Zoti kryesues i seancës!
Zonja deputete!
Zotërinj deputetë!
Sot është një ditë e shënuar në historinë e lirisë së shqiptarëve. Si sot 25 vite më parë studentët liberatorë, ato djem dhe vajza që u përballën me 8 – 9 -10 dhjetor me një kurajo mbinjerëzore, me një guxim në kufijtë e legjendës, të cilët pasi themeluan Partinë Demokratike të Shqipërisë, vendosën të ndërmarrin betejën më të madhe për të jetëzuar pluralizmin politik dhe liritë e shqiptarëve. Ai vendim i tyre sublim u mor në një kohë kur kulti i Satanit, i Hitlerit shqiptar të Pasluftës ishte omniprezent dhe omnipotent në çdo skaj, në çdo qoshe, në çdo rrugë e çdo shesh në mbarë vendin. Ky vendim historik erdhi pas grevave të fuqishme të studentëve të Institutit të Lartë Bujqësor, të cilat u shoqëruan menjëherë nga greva dhe bojkoti i mësimit i studentëve të universitetit të Tiranës dhe mbarë universiteteve të vendit.
Si rrallë ndonjëherë sudentët, studentet do të pushtonin me shpejtësi të madhe mëndjet dhe zemrat e shqiptarëve për kauzën e madhe që ata mbronin. Ata nuk mund të studionin në univeristetin që mbante emrin e Satanit, nuk mund të studionin në universitetin që mbante emrin e Hitlerit shqiptar të Pasluftës, nuk mund të studionin në universitetin që mbante emrin e njëriut që kishte bërë mbi shqiptarët të zeza më shumë se çdo regjim dhe çdo pushtues tjetër.
Me një vendosmëri të jashtëzakonshme, me një gjakftohtësi olimpike, studentë të ngujuar për vetëflijim, në pak më shumë se dy ditë, imponuan plotësimin e kërkesave të tyre të drejta. Qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë, të grumbulluar në solidaritet ndaj tyre, duke ditur mirë se emri i universitetit ishte vetëm njëri aspekt i kultit të Satanit dhe përmbysjen e simboleve dhe shtatores së diktatorit në Tiranë dhe mbarë Shqipërinë. Qytetarët, në orën 14 : 05 minuta të datës 20 përmbysën, tërhoqën zvarrë, i prenë kokën shtatores së diktatorit, për ti bërë atij ndëshkimin që ai meritonte nga historia e vendit. Ajo ishte një betejë kundër busteve dhe duhet të dini se vetëm një ditë më përpara, në pleniumin e komitetit qëndror të partisë, daja i Edvin Kristaq Ramës, Spiro Koleka, do të çirrej edhe ai si një shtrigë e vërtetë dhe të kërkonte t’u futeshin tanket studentëve në kështjellën e tyre të lirisë. Por ata u ngadhënjyen, ndaj dhe duke shprehur dhe një herë nderimin dhe vlerësimin tim, mirënjohjen time të pakufishme për aktin e tyre liberator, duke dënuar me ashpërsinë më të madhe dhunën që ndërmorri rregjimi ndaj PD dhe qytetarëve, vrasjet barbare në mes të rrugës, ekzekutimet nga klika në pushtet për të ruajtur dhe konsoliduar pushtetin e saj të shpartalluar, dënoj gjithahstu heshtjen e nipit të Spiro Kolekës, këtij xhelati mizor, që do ta kalojë këtë ditë pa asnjë vlerësim, pa asnjë nderim, në një kohë kur kjo është dita e kujtesës kombëtare, ditë e cila shndërroi në opozitë të vërtëtë opozitën shqiptare, në një kohë kur kjo shpërndau në të katër anët e botës lajmin e shumëprituir nga miqtë e lirisë në mbarë botën për shembjen dhe zvarritjen rrugëve të Tiranës të Hitlerit shqiptar të Pasluftës.
Zonja dhe zotërinj!
Këtu, pak ditë më parë erdhi në një vizitë historike Sekretari i Shtetit Jhon Kerry. E kemi përshëndetur para se të vijë dhe e përshëndesim me shumë mirënjohje dhe falenderime. Por dy gjëra dua të theksoj. Në një kohë kur, për të lehtësuar qëndrimet e qeverisë në një pikë ku ne ishim plotësisht dakord, iu kreferova disa herë këtu problemit të muxhahedinëve. Por njeriu që nuk ka fytyrë dhe as nuk skuqet e as nuk zbehet, m’u drejtua këtu disa herë si “gënjeshtar që po gënjen”, në një kohë kur unë po kërkoja asgjë tjetër veçse të shprehja solidaritet për një vendim, të cilin unë e konsideroj vazhdim të një vendimi tjetër të qeverisë së mëparshme, dhe e mbështes plotësisht. Pse u ndala këtu? Se ky (Rama)100 pseudonime ti ketë, ai gënjeshtar mbetet!
Ështe turpshme o socialistë të nderuar që qytetari shqiptar të mos dijë asgjë dhe ta marrë vesh nga John Kerry se erdhi t’u shprehë falenderimet qeverisë shqiptare dhe shqiptarëve për marrjen e 3 mijë muxhahedinëve. Si more e duroni? A mendoni që nukjanë hunj të kuq por janë qytetarë shqiptarë. Keni qënë ministra dhe kryeministra, si e duroni një të sëmurë psikik, një psikopat?! Po çfarë e ka ky Shqipërinë? Kopështin e Spiro Kolekës e ka? Po Shqipëria është vendi shqiptarëve. Dhe çdo shqiptar duhet ta dinte, dhe unë ftoj shqiptarët ta mbështesin këtë akt dhe të mos nisen nga një psikopat, një njëri që fsheh. Po si mund të mendosh të marrësh 2700 dhe nuk u thua një fjalë qytetarëve të tu.
I konsideronilarva qytetarët. Si njoftoni për asnjë vendim. E bëtë me armët kimike, ngritët qytetarët në këmbë kundra. Kur kemi marrë 215 muxhahedinët e parë një për një i kemi raportuar. U desh të njoftonte DASH..
Cili ishte qëllimi dytë. Lëxoni komunikatën e DASH. E fshehët dhe mashtrua gjithë ditën me mediat tuaja. Lexoni kryeartikullin e Reuters, lexoni njoftimin e DASH-it. Nuk kam lexuar kurrë një titull dhe njoftim të tillë zyrtar të tillë në karrierën time 27-vjeçare politike. Kerry e tha me ndjenjat më miqësore, e tha me dhembshuri: Nua dua ta shoh Shqipërinë si Nigeria! Pse e bëri? Sepse pa që ju përsëri mashtruat shqiptarët. Po s’mund të pranojë ai që ju të përdorni për luftë një vizitë e cila synon të ndihmojë qytetarët shqiptarë dhe jo politikanët e korruptuar shqiptarë. A e lexuat ju njoftimin e DASH të nesërmen apo jo. Ishte për të mbështetur reformat antikorrupsion. Ja u tha në takim. Cfarë ndodhi mbrapa? Cili ishte reagimi i Ramës? Dy reagime. Fole ti zoti Sekretar për dekriminalizim? Të ka thënë ambasadori yt edhe për Rroçin (Rroshin) edhe për Poçin dhe me vrap shkoi në Kavajë, rroftë Rroçi e rroftë Poçi. Po pse sfida do i bëni ju Amerikës? Po këto janë turpe primitive. Nxirrni pesë çakenj që dalin flasin gjithë ditën çfarë u thotë ai dhe kështu mendoni se kalohet..
Cfarë ishte ajo vizitë tek Rroshi, i dënuar dy herë, një herë për plagosje dhe një herë për diçka tjetër. Karshillëk? Por kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme. A ishte mesazhi dytë antikorrupsioni. Thellësisht miqësor në ndjenjat e tij ishte, por prap së prapë ai s’mund të rri kurrë pa i thënë shqiptarëve se pse erdhi.
Të nesërmen e vizitës së Kerryt shkarkohet në një akt megakorruptiv të pashembullt, një njëri për të cilin as kam qënë as jam e as do të jem kurrë në favor që të jetë zyrtar, një njëri për të cilin kam thënë që kam patur objeksione për të, por një njëri i cili është viktima e parë, në memorien time, i një ministri që shkarkohet se nuk donte të lejonte një akt korruptiv.
A u bë hetimi? A doli se është TVSH-ja e Olsit dhe e Edit. Dhe e hoqët (Canin) sepse ai zotëria nuk pranonte ta firmoste atë. Unë dua ti përshëndes ata punonjës të ministrisë që pranuan shkarkimin për të mos lejuar këtë afërë të fëlliqur sa vetë fëlliqsira, të lidhur direkt me kryeministrin e vendit. Të nesërmen e këtij mesazhi i pretë kokën atij që bllokonte këtë akt korruptiv. Dhe kë gjen?
Ja u them unë kë. Kur dy vjet më parë një njëri i afërt e pyet: “more Arben, po ti si hype kaq lart”? “Unë hypa, – tha, – se e paguaj më shumë se kushdo tjetër”. Si erdhi ky në majë të financave? Cfarë e lidh atë me financat? Po ta marrë njëri në provim, ky njëriu nuk shkruan dot pesë fjali me korrektesë të doktrinës financiare. Financat nuk janë demagogji. Në grupine shkencave ekonomike financat janë shkencë ekzakte. Ndaj dhe ky në financa është si miu në kafaz asgjë s’merr vesh.
Unë të kërkoj këtu, tërhiqu nga kjo aferë, dhe mos u bë faktor për destabilizim të vendit. Se të jesh i bindur se ne nuk do pranojmë që kryeministri yt të vjedhë TVSH e shqiptarëve nëpërmjet teje! Po fut dorë në TVSH e shqiptarëve, të cilën e paguajnë shqiptarët në çdo gotë ujë, në çdo kafshatë buke, në çdo gotë qumësht. Të gjithë ju që kujtoni se nuk paguani taksa ju them që paguani një taksë të tmerrshme. Dhe ju o të varfër edhe këtë taksë do t’ja u vjedhë Rama dhe jo me një apo dy milionë, por me 140 milionë euro. Jo zotërinj, nuk do mund ta bëni kurrë këtë. Të bëj thorrje edhe një herë, tërhiqu nga kjo aventurë mos u bë simboli më i urryer në pluralizëm për vjedhje të tilla!
Në mandatin e parë të qeverisë si zv.ministër, ti vodhe mbi 800 milionë impulse në telekomunikacion, me një vlerë prej 15 mln euro, të gjetura nga komisioni parlamentar shumicë-pakicë. Ti zotëri që je këtu,dhe që do të bëhesh mashë për të vjedhur, në 2005 si u largove ti nga Shqipëria? E kalove si shkelës kufiri dhe njeriun që e ka shoqëruar me valixhet me euro e ka arrestuar policia greke si shkëlës kufiri. Shkoi në Rumani, kërkoi azil politik, ndërhyra brenda autoriteteve rumune që të mos ia jepnin. Pagoi shuma marramendëse avokatit të partisë për ta mbyllur por s’ka për ta mbyllur kurrë. Ndaj dhe ky tani, atë që s’pranoi ta bëjë Cani, s’pranuan ta bëjnë punonjësit e tuj, merr misionin për ta bërë një njeri që në jetën e tij nuk ka lexuar qoftë konceptin më elementar të financave të një shteti apo financave në tërësi.
A mund të rrimë në duarkryq para kësaj lukunie, vjedhjeje të tmerrshme? Të kërkoj të japësh dorëheqjen e të mos e çosh vendin aty ku vendi nuk duhet të shkojë. Ne duam që debati të mbetet gjitmonë për transparencë por këto që po bëni ju, absolutisht po i detyroni qytetarët tu kërrejnë me lecka nga zyrat dhe mos të gjeni strofull, dhe mos kujto se e kalon më kufirin, edhe me valixhe, ndaj dhe ti nuk mund ta merrje kurrë këtë mision, do i bësh vendit gjëmë të madhe dhe të jesh i bindur se do ta paguash shumë shumë shtrentë këtë gjë.
Përsa i përket ligjit, shiko çfarë bëjnë këta. Një koncension e japin me ligjin e ri, një koncension e japin me ligjin e vjetër. Si tu vijë për shtat të vjedhin më shumë. Në botë kjo sndodh kurrë.
Zoti kryesues i seancës,
a i dëgjove këta naëtarë të ogranizatës kriminale që hidhen këtu kur flet deputeti opozitës? Cfarë do të thotë kjo? Janë anëtarë të organizatës kriminale. A e patë zotërinj parëmbrëmë, e ndoqët Opinionin? Dy përfaqsues e opozitës, dhe zv kryetari Bashkisë me zëvëndës kryeministrin në debat për shkatërrimin e parkut të Tiranës. Ju vidhni bashkërisht more. Po s’ka gjë më të shëmtuar dhe më të paimagjinueshme. Ti zëvëndëskryeministër shkoje aty për të bërë avokatin e prerjes kriminale të durëve në parkun e Tiranës, për të bërë avokatin e fshehjes së ndërtimeve korruptive.
Madje dhe kryetari i bashkisë; po ça bëni kështu xhanëm? Ka një rregull, apo jo? Po ca bëni kështu xhanëm. Ti vetëm faktove se shkove të mbrosh një interes personal. S’ndodh kurrë, të bëhesh ti ushtar i Erjon Velisë. Po bëhesh ti, edhe i Erjon Velisë, edhe i Maznikut, edhe i ndonjë tjetri se s’pyet ti, do vetëm të mbushësh xhepat dhe asgjë tjetër. Po ka një etikë, ka një rregull. A bëni ndnonjë mbledhje ju? Po të doni vijë unë ja u bëj mbledhjet, jua numëroj të gjitha. Unë nuk ndërhyjë në punët tuaja. Po dhe Vasilika i hëngri kokën Jolezës që merret me FB. Nuk merrem me këto unë. Këta këtu mbrapa bëjnë si gangsterë. A flet ministri mbrapa ashtu? Sepse janë të zhytur këmbë e kokë në vjedhje. Po çfarë e çon Peleshin të shkojë të mbrojë Maznikun? Korça të bëri zv.kryeministër ty more dhe ti na del të bësh avokatin e hajdutit, se ti vjedh me të. Ndodh kur mbush xhepat për vete.
Ndaj dhe një herë i bëj thirrje, dorëhiqu menjëherë nga detyra që të ka dhënë kryeministri, i bëj thirrje parlamentit të krijojë me urgjencë një komision hetimor parlamentar për të vërtetuar të gjitha këto që kanë shkruajtur agjensitë e huaja, shtypi investigativ por dhe deputetët në këtë sallë.
Replika pas fjalës së Peleshit, Ahmetajt dhe Bushatit.
Zonja deputete,
Zotërinj deputetë,
Para meje, tre anëtarë kabineti, në një pothuaj marrëzi të vërtetë, tentuan të mohojnë çdo gjë, duke faktuar se janë nihilistë, vulgarë për faktin e vetëm se nuk kanë konceptet bazë. Jo për këta, por për hir të qytetarëve shqiptarë, dua t’ju them këtyre zotërinjve se janë në muajin e 28-të të qeverisjes së tyre.
Në 28 muajt e parë të qeverisjes së mëparshme, është marrë ftesa për anëtarësim në NATO.
Në 27 muaj e parë të qeverisjes së mëparshme u firmos Marrëveshja e Stabilizim Asociimit kur ju i binit qemaneve dhe bilbilave këtu.
Në 27 muaj të qeverisë së mëparshme, ajo qeveri dha një kontribut thelbësor në pavarësinë e Kosovës dhe do të ishte Tirana, kryeqyteti ku defacto presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xhorxh Bush do të deklaronte pavarësinë e Kosovës.
Në 27 muaj, qeveria dha edhe më shumë kontribut thelbësor në njohjen e Kosovës. Ju s’numëroni dot asnjë të vetme.
Me reforma të gjithanshme dhe serioze u plotësuan të gjitha kushtet, 120 kushte për të hequr vizat për shqiptarët, u tejkalua çdo skepticizëm, u tejkaluan të gjitha mashtrimet, si ajo e letrave te Velicës me Ramën të dërguara në Bruksel se do të prisni 800 mijë shqiptarë, po hoqët vizat. Kë nuk mobilizuat, të korruptuar, të majtë dhe të majtës ekstreme për të votuar kundra heqjes së vizave të shqiptarëve. Të votonin kundër qarkullimit të lirë të shqiptarëve në Europë dhe ata ishin miqtë e ngushtë tuajt.
Arritët o nihilistë, që mendoni se mund të ndërtoni suksesin mbi nihilizmin, por mbi nihilizmin ndërtohet hiçi. Nihilizmi është psikologji nihiliste. Në atë periudhë, dy herë Komisioni Europian rekomandoi statusin e vendit kandidat. Se para kësaj, kjo administratë me sukses të plotë ju dha përgjigje 2284 pyetjeve dhe mbi 2200 nën pyetjeve, të cilat përbënin një provim të vërtetë për administratën shtetërore të një vendi nga Komisioni Europian. Pas këtyre pyetjeve, Komisioni Europian vendosi të rekomandojë Shqipërinë për statusin e vendit kandidat. Doli një njeri me aferën e CEZ në një marrëveshje të fshehtë me Stefan Fyle, u betua se nuk do të japi votën, nuk dha votën dhe e bllokoi dy herë statusin e vendit kandidat dhe ky është Edi Rama. O nihilist.
Në 18 muaj ajo qeveri vendosi para ligjit Aldo Baret tuaja, një mijë bandaitë, trafikantë, miqtë tuaj të ngushtë, që ju mbanin ju në duar. Bosët i arrestoi në të katër anët e Europës dhe botës dhe ka këtu zotërinj që e dinë mirë, por tani nuk ju leverdis, se çfarë klime kishte në Këshillin e Atlantikut për Shqipërinë. Mosbesim total, pasi kronikat e mëngjesit, të drekës dhe të darkës, të vendeve të perëndimit hapeshin me titujt ‘mafia shqiptare’, por pas këtij operacioni që zgjati gjithsej 18 muaj gjithçka ndryshoi.
Shqipëria u bë një nga vendet më të sigurta në Europë dhe meritoi ftesën për anëtarësim në NATO, në një kohë kur ju protestonit kundër anëtarësimit në NATO, madje gënjenit shqiptarët edhe ditën e ftesës se Shqipëria nuk do të marrë ftesën. Kishit nisur langojë për të raportuar nga Bukureshti se Shqipërisë do ti anulojnë ftesën, sepse ju kishin thënë miqtë tuaj, armiqtë e shqiptarëve. Historia është atje, e shkruajtur është e stamposur.
Ju që flisni si nihilistë, që bëtë këtë e atë, ju dua t’ju them këtu se në historinë e zhvillimit të këtij vendi, revolucioni fiskal i qeverisë së mëparshme, përben modelin më të shkëlqyer ekonomik, i cili i dha Shqipërisë avantazhe shumë të mëdha, e mbrojti nga kriza siç e dëshmojnë të gjitha ato institucione që ju i lexoni siç ju intereson.
Po ju rikujtoj këtu, papunësia ra në 12.8% sipas statistikave ndërkombëtare.
Po ju rikujtoj këtu se regjistrimi i biznesit nga 42 ditë dhe 4 mije euro zbriti në 30 minuta dhe 1 euro. Se ajo AIDA që shkatërrove ti, dhe i përzure, e di se çfarë bëri ajo? Nëse këta mohojnë, unë jam këtu për të hedhur në kosh të plehrave ideologjinë e hiçit.
Ai model ekonomik bëri që Shqipëria nga 72 milionë dollarë në dhjetë vite mesatarja, investime të huaja, merrni statistikën e IBRD, Shqipëria katër vitet e fundit qtë kalojë çdo vit një miliardë dollarë investime të huaja.
Keni 27 muaj që nuk tregoni në mënyrë absolute qoftë edhe një investim të vetëm serioz në këtë vend. Të gjitha ato janë investime të qeverisë së mëparshme, me TAP, me Devoll, me Fan, e me radhë.
Ju investimet i shihni si armiq, ju dini vetëm të vidhni.
Ishte ai model dhe ato reforma që solli rritjen me 300% të investimeve të huaja, që solli rritjen me 316% të eksporteve. Të ardhurat për frymë të shqiptarëve arritën në 11 mijë dollarë. Shqipëria u rreshtua në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta dhe kjo përbën një nga arritjet më madhore në tërë historinë kombëtare të shqiptarëve. Merrni statistikat. Censusi i fundit i vitit 2011 tregoi se 343 mijë familje shqiptare kishin më shumë se një shtëpi. Shqiptarët për banesa në 1 mijë banore tejkaluan jo një por 5 vendet të zhvilluar të OECD. Shqipëria rriti rrogat me 120 deri 150%. Çfarë keni bërë në këto 27 muaj me rrogat? I keni ulur të paktën në 12%. Rrogat janë ulur 12%. Rriti 100% pensionet e ulta. Sa i keni rritur pensionet? Zero! Qeveria që nuk bëri asgjë, ndërtoi në 8 vite 11300 km rrugë, ndërtoi me dhjetëra km tunele, ura, autostrada, rrugë dytësore, që shëtisni si zotërinj shkoni nëpër kafene dhe nuk takoni njerëzit. Këto janë të vërteta. Një rrugë ju lamë, Rrugën e Arbrit, në gjysëm. Ku e keni? Sa herë jeni zotuar. Po mos harroni se dibranët do t’ju ndëshkojnë në mënyrë shembullore për mashtrimin që ju bëni. Një çerek rrugë ju lamë në Pogradec, me trase të shtruar deri në qytet, e ka inauguruar dy herë deri tani kryetari juaj. Qesharake. Po rrugën e Beratit ku e keni. E tëra në fushë dhe ka vëtëm një urë. Ju ndërtoni nihilizmin dhe mashtroni veten me nihilizmin.
Në 23 muaj të mandatit të dytë u ça mali i Kërrabës dhe përfundoi autostrada. Çfarë po ndodh me juve? Ne rrugën Ibë-Tiranë nuk po e përfundoni dot. Nuk ka gjë më të turpshme se nuk përfundoni një rrugë që është vetëm 10 km. Nuk ka as tunel asgjë të vështirë. Dhe ajo është një kompani nga më seriozet të Rajonit por ju si jepni paratë. Ju jeni lukuni, dini vetëm të vidhni. Në 8 vite u investuan, vetëm në aparatura në shëndetësi 120 milionë euro. Ju shkoni dhe inauguroni ato që unë kam inauguruar në vitin 2011.
U ndërtuan 400 qendra shëndetësore.
U ndërtuan mbi 720 sisteme ujësjellës kanalizime, tregoni një që keni ndërtuar.
U ndërtuan 14 impiante të përpunimit të ujërave të zeza të gjitha i keni jashtë funksioni se nuk paguani energjinë. Çfarë ndodhi tjetër!
Porti i Sarandës, porti i Vlorës, porti i Shëngjinit u thelluan me nivele me Durrësin, por këta nihilistë nuk e dinë punën. Ku e keni një punë, na e tregoni? Kullën në Korçës? Turp. Simboli i turpit të kësaj qeverie do të mbetet përjetë ajo. I dhamë fund epokës së gjeneratorëve.
Po ju çfarë bëni sot? Pasi vodhët në CEZ 620 milionë bashkë me ata, gjobisni 200 mijë familje shqiptare me fatura aforfe. Po në energji? Erdhëm në pushtet ku në 30 vite nuk ishte ndërtuar një hidrocentral. Brenda 5 viteve e shndërruam Shqipërinë në një pol të vërtet energjetik në rajon, me dy projekte më të mëdhatë në rajon dhe më gjerë, me HEC-in e Devollit dhe me TAP. A ishte kjo politikë apo nuk ishte politikë. Çfarë bëtë ju në energji gjatë kësaj periudhe? Vetëm keni përzënë se doni të vidhni, asgjë tjetër. Po e shkatërroni Vjosën në mënyrë barbare, sepse ju kanë paguar kryetarin. Ka projekte te tjera që në Vjosë, ndërtohet dhe nuk prishet fare. Zotëria më betohet që t’ju tregoj një shkresë. Po a nuk kundërshtoi ky udhëtimet me charter dhe mediat kanë botuar se ka udhëtuar me charter. Mos më thuaj mua se është charter zyrtar, kam qenë president dhe kryeministër unë dhe nuk kam udhëtuar.
Zoti drejtues i drejtues i seancës!
Doli këtu dhe tha më gjej një charter. Ja ku e ke udhëtimin 17 herë me charter. Ja ku ke daljet dhe hyrjet në Shqipëri. Ja ku e ke gazetën, ti jep me tabela. Atëherë le të themi se “fajin e ka shtypi”. Kur erdhëm në pushtet 4.8 % ishte interneti në Shqipëri, e lamë me 63%. 43.500 projekte u financuan në mbarë vendin. 11 milionë rrënjë ullinj u mbollën në mbarë vendin, miliona arrorë u mbollën në mbarë vendin dhe drurë të tjerë frutorë, u 13 fishua prodhimi i mollëve në Korçë, u 6 fishua prodhimi i mollëve në Peshkopi. Sigurisht këto juve ju vrasin dhe nuk ju lejojnë. U ndërtuan 147 km kanale, dhe dëgjojeni kur ta përsërisë Rama këtë.
I nderuar zotëri, që të kanë vënë aty si Ministër i Jashtëm, të shpreh ty kënaqësinë dhe jo dhëmbshurinë, se të shoh që ke një nivel intelektual dhe politik të merituar me atë që të dhanë socialistët e Shkodrës. Të flasësh ti për xhelozi, duhet të jesh i verbër siç je. Se unë që po flas këtu, në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara me dinjitet të plotë i kam patur në ato kulme, për të cilat e vërteta është se ndihem i privilegjuar, sepse marrëdhëniet dhe kulmet që ka njohur Sali Berisha në këto marrëdhënie absolutisht nuk kam kërkuar kurrë me shumë.
Në vizitën time të fundit në SHBA, unë në vizita të tjera jam pritur nga presidenti dy herë, por t’ju them të vërtetën nderi që më është bërë ne vizitën e fundit nuk më është bërë ndonjëherë. Jam prit me topa, me flamuj, me tapet, por pritja që më është bërë herën e fundit më është dukur nderim ekstrem, dhe ne fakt ishte unike, sepse isha i pari kryeministër që mu dha mundësia të flas në sallën e Muzeut të Holokaustit. Unë kurrë nuk kam për ta harruar atë moment dhe atë nder që u bë për shqiptarët. Kështu që, të flasësh ti për mua për xhelozi do të thotë të jesh nja dhjetë herë më i vogël seç je. Do të thotë se nuk ke asnjë koncept mbi tokë. Por nuk mundet kurrë që shqiptarët ta merrnin vesh nga Sekretari i Shtetit. Ju jeni bijtë e atyre që urreni shqiptarët dhe mbani çdo gjë sekret nga shqiptarët. Pse të mos e thonit? A e pësuat njëherë nga kjo praktikë tek armët kimike dhe e pësuat keq. Por nëse do të njoftonit me kohe do të kishte drejtim tjetër. Ju përsëri copy paste, aq sa e detyruat Sekretarin amerikan të flasë për këtë gjë, për të cilën jemi të gjithë dakord. Pse ky konspiracion? Ky konspiracioni është frikë.
Duke e mbyllur me zotërinë, sado që të flasësh dhe të recitosh këtu, shndërrimi yt në ushtar të Maznikut është absolutisht dëshmi flagrante e një akti të mirëfilltë korruptiv dhe uroj që ai që do të ndërtojë klubin që kishit fshehur, të mos jete ndonjë bashkortak i yti!
Replika pas Taulant Ballës:
Zoti kryetar i seancës!
Në dhjetor të vitit 2013, Edi Rama, në përpjekjen e tij monstruoze për të falsifikuar historinë, organizoi një ceremoni, që synonte dhjetorizimin e tij. Në proces të dhjetorizimit ju kishte ftuar juve, kishte ftuar zonjën Doda dhe 3 – 4 ish dhjetoristë, me një qëllim të caktuar, që ta falënderonin për kontributin e tij në dhjetor. Por nuk e bëri asnjë prej tyre, përkundrazi shprehën mendimet e tyre, por askush nuk i tha “o dhjetoristi ynë që u bëre kryeministër”. Në atë ceremoni, doli një njeri që në dhjetor të 90 nuk ishte tek qershia por ishte në kopësht. Doli dhe i tha: “rroftë Edi Rama, lideri ynë i dhjetorit, që bëri këto e ato”. U fry si kokosh dhe mendoi se në këtë mënyrë u dhjetorizua. Por i shkoi mundi kot.
Pasi dështoi, çfarë bëri. Me datën 4 nëntor të këtij viti, ishte 25 vjetori i meshës së parë. Ajo ishte një ngjarje historike. Edi Rama vrapon, meqë dështoi si dhjetorist, vrapoi dhe ju tha, – “se më kujtohet shumë mirë ajo ditë, ishte me shi dhe e vërenjtur dhe sa e mori fjalën Don Simoni u hap qielli dhe një rreze drite shndërrimi si prozhektor”, etj, etj.
Argumenti i dytë i madh që dha ishte se kishte shkuar me tren në Shkodër. Mirëpo fatmirësisht organizatorët janë të djathtë, i thanë se nuk ke qenë se mbledhja ishte në ora dhjetë dhe treni vinte në ora 2 sot në këtë sallë. Ai nuk ka qenë asnjë orë të vetme në lëvizjen studentore të dhjetorit, se dajë Koleka nuhaste dhe e kishte nisur për në Korfuz. Lexoni intervistën e Blendi Fevziut. U kthye dhe ishte në mbledhjen e komisionit nismëtar, i veshur me nje amorlluk dhe me këpucë zbori dhe me çorapet e leshta të nxjerra mbi kambale, me një triko leshi, hapi derën, u fut. I thotë Gramozi: “po ty kush të tha të vije”, dhe ai thotë se “më thanë që të vija”. U ul aty dhe filloi. Tha se ne nuk ishimopozitë, se qëndrimi im ndaj Ramiz Alisë është kjo e ajo, dhe e dyta tha se duhet të shembim burgjet dhe ti bime Bllokut dhe kjo punë pa forcë nuk bëhet.
Ne i themi se “ne jemi Parti Demokratike dhe veprimet tona nuk bazohen në dhunë”. Filloi të flasë prapë. Dhe Gramozi i tha që të dilte jashtë. Pa rreth e rrotull të gjithë neve aty, nuk foli askush dhe nuk e mbrojti askush dhe doli me bisht nën shalë. I them Gramozit se pse e përzuri, dhe ai tha se e përzuri pasi qelbej erë. I thash se ky nuk është motiv. Sali tha, – Gramozi, – e përzura sepse e dërguan. Po kush e dërgoi, e pyes? Vetë ma tha se e dërguan, thotë Gramozi. Imagjinoni sa i mjerë është ky që kërkon dëshmitarë për dhjetorizim. Filloi të shkojë në Akademinë e Arteve dhe po punonte kundër. Shkon Arben Imami dhe Edmond Budina dhe e lanë vetëm me të ndjerin Ardian Klosi. Thoshte se ne nuk sulmonim Enver Hoxhën. Por kishte një ndryshim të madh. Kur ne sulmonim Enver Hoxhën si shkatërrimtar të kombit, si shkatërrimtar të qenies njerëzore me kooperativat, ne na sulmonin me kallashnikov, sigurimi i shtetit bënte çdo gjë kundër nesh. Filloi dhe mbajti fjalimin aty: “Enver Hoxha na skuqi si rus, na zverdhi si kinez, na nxiu si shqiptarë, në çdo shtyllë duhet të varim një komunist”. Pasi foli i them hajde pak. Atë babin tënd ku do ta varim? Tha se atë do të var të parin. I thash se ne jemi Parti Demokratike dhe jo parti me varje.
Organizuam një takim me intelektualë në pallatin e kulturës, doli foli edhe aty dhe tha se unë dhe Gramozi nuk mund të dilnim në krye të opozitës, etj. I doli piktorja, dhe i tha se para se të japi mend këtu duhet të dënonte krimet e babit të tij. Tani të them të vërtetën për të mos e shtuar shamatën më shumë i them lëre. Ajo me thotë se nuk e dija çfarë i kishte bërë ai dhe çfarë katili ishte ai. U ngritën edhe të tjerë. Ishin intelektualë të persekutuar. Nuk ishte e shoqja e Havzi Nelës aty, por ishin intelektualë, të cilën i thanë shko dëno krimet e babit tënd njëherë dhe pastaj hajde e jep mend këtu. U nis nga takimi dhe nuk u qas më. Tani i ka ngritur mendja që të bëhet dhjetorist. Pyeteni pak se ku ishte në shkurt? Ku ishte dhjetoristi pa dhjetor i juaji në shkurt? Ishte në bunker. Qante me dënese. Po të lexosh intervistën e fundit për ne i quajti akte barbare. Ne ishim opozitë që përpiqeshim me çdo kush të shmangnim çdo lloj konflikti. Natyrisht Edi Rama dhe sojit të tij jua thërrmuam dhe jua bëmë cope e çikë atë parajsë që ishte ndërtuar mbi shtypjen e egër të etërve të tyre, atë parajsë që prindërit e tyre kishin ndërtuar mbi thyerje kockash, mbi burgosje, mbi ekzekutime pa gjygj edhe me gjyq. Atë parajsë që kishin ndërtuar mbi krimin e shëmtuar, mbi krimin e shëmtuar nga etërit e tyre, mbi një uri të tmerrshme kronike, mbi ekzekutime pa gjyq dhe me gjyq. Jua thërrmuam atë parajsë. Një nga këta bastardët e Bllokut do të më thoshte njëherë, se këta nuk ta falin kurrë 90-91. Ç’ka më bëmë mua më shumë krenar më shumë se çdo gjë tjetër.
Ti je një shpifës që je dënuar dhe do dënohesh përsëri nga gjykata. Sa Ime bijë nuk ka qenë kurrë e kontraktuar nga ai që thua ti. Se ka takuar kurrë ndonjëherë dhe nga viti 2009 ajo nuk ka bërë asnjë konsulencë, asnjë personi, të asnjë kategorie, të asnjë vendi. Por ti je i pafytyrë dhe je mashtrues. Je dënuar 5 herë nga gjykata si shpifje dhe do të dënohesh sërish. Të garantoj se do të përballesh shumë shpejt në gjykatë me shpifjen që bërë. Me shpifje, nuk mbrohet Edi Rama. Edi Rama vetëm tregon mjerimin dhe batakun ku ka rënë.
Fjala në Kuvend e ish kryeministrit Sali Berisha, 18 Shkurt 2016
Read More