Blog

24 Pri
0

Kreu i PD, Lulzim Basha: PD do të dorëzojë në Parlament dy amendamente që do të fuqizojnë SPAK-un

 

FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË KONFERENCËN ME GAZETARËT

Duke nisur me zhvillimet e fundit, kanë të bëjnë me Raportin i Departamentit Amerikan të Shtetit i cili konfirmoi atë që shqiptarët dinë dhe e prekin përditë, që korrupsioni është një ndër problemet madhore të kësaj qeverie, me lidhje të drejtpërdrejtë me krizën ekonomike, me pamundësitë, me koston e jetesës që janë disa prej efekteve negative të korrupsionit të kudogjendur të qeverisjes qëndrore dhe vendore për të cituar një pjesë të raportit.

Ky korrupsion pra ushqehet përditë nga qeveria e Edi Ramës dhe nga të zgjedhurit e tij vendor, si në rastin e Bashkisë së Tiranës, nëpërmjet skemave që sa vijnë dhe sofistikohen. Sigurisht që në qendër të kësaj piramide qëndron vetëm një njeri, Edi Rama, sepse nuk mund të ketë një qeverisje kaq të korruptuar dhe në krye të jetë një Kryeministër i ndershëm.

Kjo e konfirmon luftën kundër korrupsionit, si prioritet kombëtar. Konfirmon prioritetin tonë në raport me zhvillimet politike por dhe me alternativën qeverisëse. Por konfirmon po kështu dhe drejtësinë e mbështetjes tonë për SPAK-un, për sistemin e drejtësisë, në veçasnti nga sulmet që i vijnë nga të pushtetshmit e qeverisë dhe të pushtetit vendor, të cilët padiskutim janë në një përpjekje të ethshme për të intimiduar, për të kontrolluar, për të asfiksuar çdo veprim të SPAK-ut, të BKH-së, të organeve të drejtësisë dhe vet këto institucione. Padiskutim në qoftë se nuk do të kishim Edi Ramën dhe këtë qeveri të korruptuar, nuk do të kishim këtë korrupsion galopant, nuk do të kishte nevojë që SPAK të ekzistonte. SPAK ka lindur si nevojë për të luftuar këtë nivel gjigand të korrupsionit dhe për t’i dhënë fund kulturës së pandëshkueshmërisë që shoqëron korrupsionin.

Ndaj përsëris thirrjen për çdo faktor politik, por përmes medias sot edhe për faktorët e tjerë për të forcuar një front të përbashkët me të gjithë njerëzit e ndërshëm të këtij vendi që kërkojnë drejtësi dhe një të ardhme më të mirë për veten dhe familjet e tyre.

Vlerësoj punën e jashtëzakonshme që po zhvillohet nga segmente të caktuara jo politike të otganizatave jo qeveritare dhe u bëj thirrje atyre si dhe donatorëve të huaj të mos reshtin për asnjë çast mbështetjen për përpjekjet anti korrupsion të medias, të organizatave jo qeveritare dhe natyrisht e mbi të gjitha të SPAK-ut. Siç paralajmërova para disa ditësh, Partia Demokratike ka bërë gati dhe do të dorëzojë në Parlamentin e Shqipërisë amendamente për të mbështetur SPAK-un në misionin që ka marrë përsipër.

Dy amendamente të propozuara kanë përfunduar pas një pune të kujdesshme dhe rigoroze të ekipit tonë juridik. I pari ka të bëjë me dispozita ligjore të cilat ndihmojnë në fuqizimin strukturor të SPAK-ut. Dhe amendamenti i dytë ka të bëjë me ndryshimin e kodit të procedurës penale me qëllim mbushjen sipas standardeve europiane të vakumit ligjor në raport me ekzekutimin e vendimeve të huaja penale, si dhe kompetencat e GJKKO-së në lidhje me njohjen e vendimeve të huaja penale.

Të dyja këto amendamente që propozohen, kanë për qëllim të përmirësojnë kapacitetet e SPAK-ut, t’i rrisin ato me efekt të drejtpërdrejtë goditjen e korrupsionit qeveritar dhe krimit të organizuar dhe në këtë mënyrë për t’i shërbyer një qëllimi, do të thoja një prioriteti mbarëkombëtarë siç është lufta kundër korrupsionit.

Read More
23 Pri
0

“Edi Rama prej 11 vitesh pengon qëllimisht votimin e diasporës”, Karabina: Turi i takimeve të kryeministrit me shqiptarët e diasporës është shfaqja e radhës

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA, MIRELA KARABINA

 

Edi Rama prej 11 vitesh ka penguar qëllimisht votimin e shqiptarëve të diasporës. Ai ka frikë nga vota e pakontrolluar e shqiptarëve nëpër botë, ashtu sikurse dhe ajo e shqiptarëve brenda vendit, ndaj pegondhe Reformën Zgjedhore për lista të hapura.

Turi i takimeve të Edi Ramës me shqiptarët e diasporës është një shfaqe e radhës, një propagandë e përpsëritur kjo e dalëboje dhe në kurriz të qytetarëve!

Shqiptarët nuk janë larguar nga vendi si pasojë e luftrave apo fatkeqësive natyrore, por për shkak të keqqeverisjes, korrupsionit galopant dhe mungesës së shpresës.

Lidhjen e diasporës me vendlindjen nuk e bën dot më Edi Rama sepse nuk ka as moralin dhe as fuqinë politike! Bashkëpunëtorët e tij më të afërt, zëvendeskryeministër nëarrati, ish ministra e ministra dhe zyrtarë të lartë paraqiten çdoditë në dyert e drejtësisë SPAK për shak të shpërdorimi tëdetyrës dhe korrupsionit.

Kështu që, cilën diasporë do të takojë Rama, atë që prej 33 vitesh kontribuon me të ardhura për të mbajtur familjet dheprindërit e tyre në Shqipëri sepse kjo qeveri ia ka vështirësuardhe pamundësuar jetesën normale?

Cilën diasporë do të takojë Rama, atë që e ka dëbuardhunshëm, rininë, së cilës nuk i siguroi as arsim cilësor e kushte normale, as punësim e pagë të mirë për një jetëdinjtoze si bashkëmoshatarët e tyre ne Rajon dhe Europë?

Shqiptarët nuk joshen dhe nuk bien pre e propagandës së Edi Ramës! Ata duan zgjidhje konkrete për zgjedhjet e ardhshme nëzbatim të ushtrimit të drejtës së votës, sipas Kushtetutës.

Partia Demokratike me prozimet e saj prej muajsh kërkon qëtë gjithë shqiptarët jashtë vendit kudo ndodhen, të ushtrojnë tëdrejtën kushtetuese të votës përmes votimit elektronik nëambasada apo konsullta në vendet ku jetojnë e punojnë.

Edi Rama ka frikë nga vota e shqiptarëve, sidomos tëdiasporës, ndaj dështoi Komisionin e Reformës Zgjedhore përlista të hapura, Shqipëria një zonë zgjedhore, votë të diasporësdhe votim elektronik.

Shqiptarët në mbarë botën ku jetojnë e kanë dhënë votënkundër të tyre, pasi ata janë larguar nga vendlindja për shkaktë Edi Ramës dhe qeverisjes së korruptuar të tij.

Read More
22 Pri
0

“Me partnerët strategjikë na bashkojnë objektivat”, Basha në Zona 0: Me Ilir Metën, njësoj me Edi Ramën dhe me faktorët e tjerë politik, na ndan qëndrimi ndaj të ardhmes së Shqipërisë

 

PJESË NGA INTERVISTA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË EMISIONIN “ZONA 0” NË TOP NEWS:

 

Të gjitha akuzat e Metës ndaj meje janë një trillium. Është tashmë fakt i njohur jo vetëm nga demokratët, por dhe nga publik i gjerë që Ilir Meta vazhdon të ekzistojë politikisht për aq sa ekziston akoma. Se ka shumë që thonë që nuk ekziston më, është fundi i rrugës së tij, për shkak të trafikimit që i ka bërë votave dhe influencës së demokratëve. Mos harroni që në 2013-ën, pasi u denoncua nga zoti Rama për videon e famshme që shkaktoi dhe 21 janarin, u përqafua nga zoti Rama. Shumë thonë për arsye të një këmbimi imuniteti nga pasojat e veprimeve të tij të mëparshme. Dhe më pas po me lojërat e tij politike, po nga Edi Rama u zgjodh president i Republikës. Pra, askush nuk ka përfituar politikisht nga Edi Rama në këto 11 vite sesa Ilir Meta. Është bërë pjesë e koalicionit qeverisë në mandatin e parë, është bërë president në mandatin e dytë. Dhe kjo simbioz vazhdon. Ju e mbani mend tërsëllimën me të cilën nisi çështja e hetimit të spiunit I.M. E kam fjalën në anën institucionale të çështjes. Pra, në momentin që diçka futet në rrjedhën institucionale, institucionet duhet ta nxjerrin haptazi se cila është e vërteta. Dhe në veçanti autoriteti i dosjeve nuk mund të fle mbi këtë dosje, që vet e denoncuan, vet e çuan tek kryetarja e Kuvendit dhe nga këtu thirrja ime është e qartë: ose të nxjerrin dosjen, ose t’i kërkojnë falje Ilir Metës. Sigurisht nëse ndodh e dyta, është pazari tjetër i Edi Ramës me Ilir Metën.

 

Partia Demokratike dhe unë personalisht si kryetar i saj, kemi një koordinim shumë të ngushtë me partnerët tanë strategjikë, për arsyen e thjesht se objektivat tona përputhen jo 99, por 100%. Duke filluar nga objektivat madhore, duam që Shqipëria të anëtarësohet një orë e më parë në Bashkimin Europian. Dhe ky proces kalon përmes reformave. Tani këta politikanë të vjetër që nuk janë zgjidhje por janë problemi, e shohin këtë rrugë të reformave në konflikt interesi me interesat e tyre. Dhe ky është konflikti i parë që na pozicionon. Ne shihemi sy më sy me faktorin ndërkombëtar konstruktiv, pra Euro-Atlantik, sepse ndajmë qëllimin më madhor sa i takon Shqipërisë. Të njëjtat qëllime madhore ndajmë sa i takon Kosovës dhe në tërrësi të faktorit shqiptar në Ballkan. Ndërsa qeveria aktuale, kryeministri aktual por dhe patericat e tij që para dy javësh amnistuan të korruptuarit, ndërkohë që Departamenti i Shtetit në raportin e tij sot thotë korrupsioni është problemi më i madh i vendit, ndërhyrrja në gjyqsor është problemi më i madh i vendit, u bënë bashkë për të amnistuar të korruptuarit. Duke dhënë një sinjal negativ opinionit publik, por dhe SPAK-ut që ju i hetoni, ne i lirojmë. Ky është tensioni, këto janë çështjet e vërteta. Pastaj ato të tjerat janë maskime që si aktorë me përvojë politike, këta i hedhin për ta shfokusu vëmendjen e njerëzve nga ato që na ndajnë me Ilir Metën, njësoj me Edi Ramën dhe me faktorët e tjerë politik, na ndan qëndrimi ndaj Shqipërisë, ndaj të ardhmes së Shqipërisë. Ne duam që Shqipëria të ndryshojëm, këta e duan Shqipërinë kështu, me një gjasme parlament, me një gjasme qeveri, me korrupsionin në majat më të larta, me katër pesë oligarkë që kontrollojnë ekonominë, me kontroll total mbi gjyqsorin. Ne duam që kjo të ndryshojë dhe ne besojmë se të njëjtën gjë duan edhe qytetarët të djathtë apo të majtë.

 

Tifozeria është diçka, vota është përgjegjësi për familjen tënde, për veten tënde. Në qoftë se ti thua ky është “Skënderbeu”, “ky është baba im”, “ky tjetri është burrë mali ose fushe”, dhe nuk shikon se si këta njerëz kanë shpërdoruar besimin e tyre, se si këta nuk kanë asgjë tjetër me na ofru, atëherë je përgjegjës para fëmijëve të tu, para prindërve të tu.

Por, përgjegjësia jonë kryesore, e PD, është që shqiptarëve t’u paraqesim një alternativë dhe një rrugë të besueshme për të arritur këtë alternativë. Pra një program me zgjidhje realiste, jo fluturon gomari, jo 300 mijë vende pune  e shëndetësi falas. Zgjidhje realiste për problemet e përditshme të shqiptarëve dhe një ekip të besueshëm që garanton ekzekutimin, zbatimin e këtij programi. Kjo është detyra jonë, është detyrë e shqiptarëve në atë moment. Por në momentin që Partia Demokratike e Shqipërisë, me aleatët e vet, me aleancën e vet e realizon këtë detyrë, shpalos një program, shpalos një ekip të besueshëm, është detyrë e shqiptarëve të zgjedhin një ekip të besueshëm, një program të besueshëm, ose me ndejt me Edi Ramën, me Sali Berishën, me Ilir Metën.

 

Programi që po hartojmë do të fokusohet pikërisht tek këto tre çështje kryesore. Tek pabarazia e madhe sociale. Do të ketë një agjendë sociale, se një vend nuk mund të eci përpara ku nga njëra anë ndërtohen mes Tiranës apo në bregdet apartamente me 3 mijë, 4 mijë apo 5 mijë euro metri katror dhe 80% e pensionistëve nuk mbyllin dot javën e parë me pensionin, nuk shkon kjo. Pra, në qoftë se ne arrijmë përmes politikave tona ekonomike duke nxitur përshembu riindustrializimin e vendit, në veçanti inovacionin, teknologjinë që kërkon  një investim të madh nga ana e qeverisë në arsimin profesional. Duke i dhënë mbështetje bujqësinë shqiptare të paktën sa merr bujku kosovar dhe duke e lidhur me potencialin e jashtëzakonshëm të turizmit shqiptar, që vetëm nuk është gërvishtur akoma. Pra duke pasur një program i cili në thelb arrin dy gjëra, politikisht t’ua kthejë institucionet shqiptarëve përmes një politike me fytyrë njerëzore që nuk i konsideron institucionet si pronën e vet. Dhe t’i bëjë këto institucione të punojnë nën ligj për qytetarët shqiptarë duke mundësuar një zhvillim ekonomik, që ta sjelli qytetarin shqiptar të paktën në një afat 2-4 vjeçar, në parametrat e qytetarit të Kosovës. Në qoftë se arrijmë të ardhura për frymë 800, 1000, 1200 euro, të rinjtë shqiptarë s’kanë pse ta braktisin vendin. Këto janë idetë, këto janë ofertat, ky është programi për të cilin po flas. Është e domosdoshme që kjo të ndodh, ndërkohë që mbështesim SPAK-un t’i jap fund kësaj kultura 34 vjeçare që nuk ofron asnjë zgjidhje, por shkakton probleme përmes korrupsionit dhe që ka arritur kulmin e gangrenës me kryeministrin aktual.

Read More
22 Pri
0

Basha kërkon kontributin e qytetarëve: Përballë kësaj qeverie të korruptuar të ndërtojmë së bashku një alternativë të re

 

Kryetari i PD Lulzim Basha kërkon mendimin e qytetarëve për programin dhe ekipin e kandidatëve për deputet. Përmes nje video Basha rendit të korruptuarit dhe të inkriminuarit e qeverisjes se Edi Ramës, ata që janë dënuar, janë arrestuar dhe janë nën hetim.

 

Në mesazhin e tij zoti Basha thekson se çdo shqiptar e di që kjo qeveri është e korruptuar, shqiptarët duan dhe presin një alternativë të re.

 

Në postimin që shoqëron videon Basha shkruan:

 

“Përballë një qeverie të korruptuar dhe të inkriminuar, që ka detyruar shqiptarët të emigrojnë masivisht, ku pagat janë më të ulëtat në rajon e çmimet më të lartat, na duhet një alternativë e re. Një program që siguron mirëqenie dhe ekip i besueshëm për ta realizuar atë.

 

Për këtë na duhet ndihma dhe kontributi juaj.

 

Na jepni mendimet për programin elektoral dhe propozime se kë doni të keni kandidat për deputet”

 

Kryetari i PD ka bashkëngjitur edhe adresën e -mail: unebesoj@demokratet.al. dhe numrin e  whatsApp. 00355 69 7039465 ku qytetarët mund të kontribuojnë me propozimet e tyre për programin dhe kandidatët.

 

 

Read More
21 Pri
0

Kulluri rendit shkaqet: Ja pse po shpopullohet Shqipëria

 

REAGIMI I SEKRETARIT PËR MARDHËNIET ME PUBLIKUN NË PD, EDVIN KULLURI

 

 

Shqiperia shpopullohet sepse:

 

-Pasuria publike rishperndahet keq prej korrupsionit;

-Financat publike rishperndahen keq po prej korrupsionit;

-Prona private dhunohet duke mos u kthyer por abuzuar prej autokratizmit qe shkel nje te drejte natyrore;

-Qeverisja vendore eshte centralizuar ne zyren e Kryeministrit prej reformes se 2008 dhe asaj territoriale te 2014;

-Parlamenti zgjidhet nga 4 persona, kryetaret e partive prej Kodit Zgjedhor te 2008;

-Drejtesia punon me 60% kapacitet dhe askush nuk thote nje fjale nga partite politike per kete gje;

-Siguria ushqimore eshte pertoke se nuk merret njeri me kete pune me shqyerjen e subvencioneve dhe fondeve te AZHBR;

-Siguria energjitike varet nga shirat dhe sa para fitojne Serbet nga varesia jone prej tyre;

-Policia eshte gjysem e popullit dhe gjysma tjeter e bandave;

 

Ka dhe me shume por le te ndalem me kaq! Ndaj thelbi eshte goditja qe ne 2008 e me pas e lirise se individit dhe komuniteteve per tu veteqeverisur! Dhe ata qe e kane prodhuar kete corbe shpopullimi nuk mund te ndalin kete hemorragji. Te vetmit njerez qe “realisht” e duan kete vend jane nja 200 politikane (nese jane te tille) qe duan te ruajne privilegjin e pamerituar, nja 500 police te inkrimuar, 30 biznesmene qe ndajne parate me te paret dhe nja 1000 gango qe bejne c’te duan se kane blere paprekshmerine nga politika dhe policia!

 

Dhe ata qe e cuan vendin ne kete pike akuzojne gjithmone “kundeshtarin” megjithese e kane bere bashke kete kasaphane! Ndaj nuk jane kundershtare por “sindikate” e interesave te perbashketa!

 

Te presesh nga arkitektet e shkaterrimit te rindertojne besimin eshte si ti kerkoje Cosa Nostras te rivendoste ligjin!

Read More
20 Pri
0

Lajm i shumëpritur nga Washingtoni: Kongresi Amerikan sapo votoi projektligjin për konfiskimin e aseteve të ngrira të Federatës Ruse dhe vendosjen e tyre në dispozicion të Ukrainës.

 

Postimi i kryetarit të PD, Lulzim Basha:

 

Përgëzime dhe mirënjohje ligjvënësve amerikanë e në veçanti nismëtarëve të këtij projektligji,  Congressman French Hill dhe kryetarin e Komitetit për Punët e Jashtme Michael McCaul. Nder dhe privilegj që edhe unë kam patur ndihmën dhe mbështetjen e tyre dhe miqve amerikanë në këtë proces jetik për Ukrainën në Këshillin e Europës.

 

Read More
20 Pri
0

“Reforma territoriale ka dështuar”, Basha me këshilltarët bashkiak të PD: Bashkitë janë kthyer në grupe të strukturuara kriminale, rasti më i qartë është bashkia Tiranë

 

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Lulzim Basha, në takimin me këshilltarët bashkiak të PD:

 

Banka Botërore e ka konstatuar publikisht dështimin total të Reformës Territoriale. Jo thjesht agjendën politike të kthimit të territorit dhe të menaxhimit të territorit në një shtojcë të manipulimeve elektorale të zgjedhjeve të përgjithshme, por dështimin total me decentralizimin i cili në vend që të çonte më shumë kompetenca dhe pushtet tek bashkitë në funksion të qytetarëve, i ka bërë ato më jo transparente, më të bunkerizuara. Dhe siç e kemi parë në rastin e Bashkisë së Tiranës, dhe nuk është i vetmi rast, është më flagranti, i ka kthyer në grupe të strukturuara kriminale. Qytetarët e dinë dhe ne duhet ta themi me zë të lartë. Një grup i strukturuar si ai i bashkisë së Tiranës, rriti taksat dhe këto taksa i kanalizoi në xhepat e një grushti njerëzish që janë drejtorët e kryetarit të bashkisë. Me një filozofi të pastër vetshërbimi. Taksat i marrim nga qytetarët dhe në vend që t’i kthejmë tek qytetarët, i bëjmë pasuri tonat, i bëjnë hotele, i zhvasin dhe i depozitojnë në llogari bankare. Pra, një skemë e pastër mafioze.

 

Denoncimi i korrupsionit, i skemës së pastër korruptive të Erion Veliajt dhe drejtorëve të tij, i rritjes së taksave, me qëllim që këto taksa t’i vidhnin, është qarku më i shkurtër i korupsionit në historinë e 124 viteve të fundit. Nuk mjafton vetëm denoncimi, nuk mjafton mbështetja e ndjekjes penale. Qytetarët ndodhen në një kurth jashtëzakonisht të rrezikshëm. Nga njëra anë ka një pushtet qëndror të korruptuar deri në palcë dhe të inkriminuar, pasqyrë e të cilit është dhe pushteti vendor dhe nga ana tjetër përballen me një krizë të opozitës e cila ushqen pretencën e dëshpëruar që gjendja kështu është dhe s’kemi çfarë të bëjmë. Automatikisht në këtë kurth mendor pranohet e keqja, edhe më e keqja si diçka e natyrshme. Kjo është fatale, jo të teori, por në praktik se kjo e zbraz vendin. Mungesa e shpresës për ndryshim, pranimi i të keqes si gjendje normaliteti, është fatale për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Çfarë mund të bëjmë? Asgjë nuk mund të bëjmë brenda 24 orësh për ta ndryshuar 100%. Por brenda 24 orësh mund ta hedhim hapin e parë për ta filluar ndryshimin.

Hapi i parë është që me zë të lartë dhe me kurajo të denoncojmë gjithçka që ndodh në bashkitë e vendit në kundërshti me ligjin. Gjithçka që lidhet me korrupsionin masiv me taksat e shqiptarëve, me zaptimin e pronave publike dhe private, me bashkëpunimin e ngusht me krimin e organizuar, me abuzimin me trojet, me tokat, me pyjet, me kullotat dhe natyrisht me mungesën totale të shërbimeve dhe investimeve në infrastrukturë.

 

 

Ne si PD përpara kemi dy etapa. E para programi ynë politik që ka lidhje edhe me zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe brenda tij koncepti ynë për qeverisjen vendore. Dhe së dyti, nisja sot si rregull 3 vite para zgjedhjeve të ardhshme lokale e programit tonë specifik për pushtetin vendor. Gjithçka, nga propozimet tona të natyrës elektorale në raport me pushtetin vendor e te konfigurimi nga kryetar bashkie, këshill bashkiak dhe kompetencat e tyre dhe deri tek propozimet konkrete të përshtatura sipas veçorive të çdo bashkie thellësisht urbane, rurale, kanë të bëjnë me fatin e  njerëzve, kanë të bëjnë me të sotmen dhe të nesërmen. Së pari me ndaljen e hemoragjisë dhe ndalimin e largimit masiv që sigurisht prek mbi të gjitha bashkitë periferike dhe në periferi të bashkive, të shkatërrimit të aktivitetit ekonomik duke nisur me bashkitë rurale aktivitetin rural, bujqësor, të infrastrukturës, të asaj që ceka më herët që në Shqipëri po ndërtohet më shumë se asnjëherë tjetër duke shkatërruar në mënyrë kriminale edhe parqet urbane dhe bukuritë natyrore në bregdet. Por ndërkoh me çdo muaj dhe çdo vit që kalon, si rezultat i infiltrimit në skemën kombëtare të ndërtimit të parave të krimit të organizuar shqiptar dhe të zyrtarëve të korruptuar shqiptarë, çmimet bëhen gjithmonë e më ta papërballueshme për shumicën dërrmuese të shqiptarëve, në veçanti për çiftet e reja. Kemi hyrë në një proces vicioz vetshkatërrimi, fryt dhe dhuratë e qeverisë më të korruptuar dhe kryebashkiakëve më të korruptuar dhe të inkriminuar në 34 vite.

Read More
19 Pri
0

Gjergj Hani: Kampi i Punës së Detyruar është trashëgimi politike dhe historike, duhet të kthehet në Muze Kombëtar mbi Krimet e Komunizmit

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SEKRETARI PËR TË PËRNDJEKURIT POLITIKË, GJERGJ HANI

 

 

Më 2010 Partia Demokratike ka miratuar Ligjin 10241, sipas të cilit ngakohet Këshilli i Ministrave të krijojë Muzeun Kombëtar të Viktimave dhe të Krimeve të Komunizmit në Shqipëri.

 

Kampi i Punës së Detyruar, kjo trashëgimi politike dhe historike duhet të kthehet në Muze Kombëtar mbi Krimet e Komunizmit. Një momument i kujtesës së vuajtjevem terrorit dhe krimeve të komunzmit në Shqipëri.

 

Spaci ka vlera të jashtëzkonshme si muze i gjallë i kujtesës historike të shkuarës dikatoriale me vlera histroike të rëndësisë kombëtare.

 

Ky është objektiv i Partisë Demokratike i materializuar tashmë, prej dy vitesh, në një projekt-ligj, depozituar në kuvend me nr. 2388 Prot, datë 30.06.2022, pasi është detyrim politik dhe moral për të gjithë ata shqiptarë që vuajtën dhe u trajtuan në mënyrë çnjerëzore në Kampin e Punës së Detyruar të Burgosurve Spaç, përgjatë regjimit gjakatar të Enver Hoxhës.

 

Sot ai është detyrim për brezat e rritur pas diktaturës, me qëllim jo vetëm njohjen por në veçanti ruajtjen e kujtesës kolektive.

Shoqëria shqiptare duhet të përballet me të shkuarën e saj, ta njohë dhe ta pranojë atë.

Ky monument dhe vlera që jeton jashtë tij nëpërmjet memories historike të së shkuarës diaktaoriale komunsite zotëron fond muzeor me vlera kulturore e historike të  rëndësisë kombëtare.

 

Përcaktimi dhe planifikimi i tij si Muze Kombëtar mbi Krimet e Komunizmit, do të siguronte që historia të përjetësohet duke u lënë trashëgim të tashmes e së ardhmes eksperiencën tragjike të dikataurës komuniste në mënyrë që ajo e shkuar të mos përsëritet më kurrë.

 

Kampi i Punës së Detyruar të Burgosurve Spaç ka një të kaluar të e zezë, pasi është përdorur nga regjimi komunist në Shqipëri për të burgosur politikisht njerëz të lirë që mendonin ndryshe.

 

Ai do të ofronte një mundësi edukative për të rinjtë sot dhe nesër që të mësojnë mbi historinë e represionit politik dhe abuzimeve të të drejtave të njeriut në Shqipëri përgjatë regjimit komunist.

 

Duke ekspozuar kushtet brenda burgut dhe historitë e njerëzve që mbaheshin aty, muzeu do të ndihmojë në promovimin e ndërgjegjësimit dhe të kuptuarit të së kaluarës së Shqipërisë.

Kthimi i Kampit të Punës së Detyruar të Burgosurve Spaҫ në Muze Kombëtar duke pranuar dhe duke u përballur me padrejtësitë e krimet e së kaluarës, përmes ekspozitave të përhershme dhe të përkohëshme së bashku me llojet e tjera të komunikimit, do të edukojë kultivimin e memories kombëtare tejet e relativizuar në këto 34 vite.

 

Menaxhimi i këtij monumenti dhe pasurisë kulturore kombëtare, ka vlerë për vendin kur vëmendja dhe investimi zhvillohet brenda Zonës së Mbrojtur. Çdo iniciativë për ta ndarë historinë dhe monumentin nga muzealizimi, nuk bën gjë tjetër, veçse kontribuon në manipulimin dhe deformimin e historisë.

 

Kampin i Punës së Detyruar të Burgosurve Spaç ka qenë destinacion për të burgosurit dhe familjet e tyre, ka qenë një njollë e errët e historisë dhe një zonë e errët e territorit dhe për ta kuptuar atë sot, ai duhet të mbetet destinacion dhe jo opsion.

 

Propozimi i miratuar nga qeveria, përcakton ndërtimin e një objekti të ri për muze autonom, përgjatë autostradës, në periferi të Respit dhe investimi kryesisht zhvillohet për të krijuar kthimin e tij në një kopje virtuale të kampit.

Kjo shkëputje nga realiteti fizik çon në pak kohë në shkatërrimin jo vetëm të vend krijimit të memories, por edhe kontroll të perceptimit dhe përjetimit të tij.

 

Evitimi i përballjes, distancimi nga e shkuara, mbivendosja dhe manipulimi nëpërmjet arkitekturës ndodhi me Piramidën, po ndodh me banesën e diktatorit, por nuk mundet kurrsesi të ndodhë me vendin e vuajtjeve dhe persekutimeve të shqiptarëve, disidentë të regjimit.

 

Ndaj Partia Demokratike në mbrojtje të dinjitetit njerëzor dhe ringjalljes së kujtesës për të mos harruar, vijon në kërkesën për të shpallur Kampin e Punës së Detyruar të Burgosurve Spaç, bashkë me kampin e internimit Tela me Gjemba në Tepelenë në Muze Kombëtar.

 

Gjejmë rastin t’i bëjmën thirrje të gjithë aktorëvë, disa prej të cilëve janë bërë pjesë e diskutimeve përgjatë këtij drafti, të shkruajnë rekomandimet tyre me qëllim realizimin e Muzeut Kombëtar të Burgut të Spaçit, deri të hënën, më 22 prill 2024.

Read More
18 Pri
0

Shpërthimet e Metës ndaj SPAK, Basha: Nuk është sjellje normale. SPAK ka trazuar shumë ujërat e kastës 34 vjeçare të politikës shqiptare dhe është një lajm i mirë

 

Kreu i PD, Lulzim Basha, në emisionin “Open” në News 24 u shpreh:

 

Nuk i kisha parë reagimet e Metës ndaj Dumanit. I kisha lexuar por nuk i kisha parë. Nuk mund të bëhet fjalë për akuza sesa për një shpërthim. Besoj që gjëja e parë që të vjen në mendje kur i shikon këto, është që kjo nuk është një sjellje normale. Të dalësh aty të shash, se këto janë sharje. Njeriu i civilizuar edhe kur ka kundërshtimin më ekstrem ndaj diçkaje apo ndaj dikujt di të reshtojë argumentet. Sigurisht nuk është i pari që demonstron këto sjellje. Sigurisht as zoti Berisha nuk është i dyti, në veçanti që pavarësisht se përpiqen ta fshehin por nuk e fshehin dot, në panik janë ata që duhet të jenë në panik dhe është një lajm i mirë për shqiptarët, është Edi Rama, Erion Veliaj. Njëri, ish dyshi i Edi Ramës, Arben Ahmetaj është në kërkim ndërkombëtar, nja dy, tre të tjerë janë në burg, ministra po them. Nja dy, tre të tjerë apo më shumë janë nën hetim. Pra është e qartë që SPAK ka trazuar shumë ujërat e kastës 34 vjeçare të politikës shqiptare. Ky është një lajm i mirë për shqiptarët.

Read More
18 Pri
0

Kreu i PD, Lulzim Basha, takim në seli me kryesuesen e OSBE, Clarisse Pasztory

 

NJOFTIM PËR TAKIMIN E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, ME KRYESUSEN E OSBE, CLARISSE PASZTORY

 

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, u takua sot me kryesuesen në detyrë të OSBE, Clarisse Pasztory.

 

Në këtë takim u diskutua për situatën në vend, reformën zgjedhore dhe drejtësinë.

 

Kryetari i PD,  shprehu shqetësimin për korrupsionin e përhapur ngado i cili  ndikon drejtpërdrejt në ekonominë e vendit dhe në emigrimin masiv të qytetarëve.

Sot institucioni i vetem që ka kopetenca për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të goditur korrupsionin është SPAK dhe sistemi i drejtësisë.

 

Prandaj, Partia Demokratike  është në krah të drejtësisë dhe SPAK në luftën kundër korrupsionit. Kushdo që ka abuzuar me paratë e shqiptarëve të shkojë para drejtësisë. Për këtë arsye, PD inkurajon dhe mbështet SPAK të hetojë nivelet më të larta të qeverisë.

Sa i përket reformës zgjedhore, zoti Basha i bëri të ditur qëndrimin e PD, qëndrime të cilat janë depozituar në Parlament. Kreu i Partisë Demokratike përmendi listat e hapura, të cilat do të mundësonin të

zgjidhej deputet ai që merr më shumë vota, Shqipëria një zonë elektorale dhe barazi vote, votim dhe numërim elektronik dhe votën e Diasporës.

 

“Detyra e politikës, –  tha Basha,  është tu japim mundësi qytetarëve të votojnë të lire dhe të vendosin të pa ndikuar për ata që duan ti përfaqësojnë ne Parlament.

 

 

Read More