Zoti kryesues i seancës,
zonja deputete, zotërinj deputetë,
Tre orë më parë unë i shtrova disa pyetje fondamentale kreut të ekzekutivit dhe të Partisë Socialiste, dhe ai lundroi në detin e gënjeshtrave nga një cep në tjetrin por nuk ktheu asnjë përgjigje për problemin më themelor që pritet sot nga ky parlament, nga këto forca politike, problemin e reformës në drejtësi.
Reformën në drejtësi me shumë të drejtë e kanë konsideruar dhe e konsiderojnë reformën e të gjitha reformave. Reforma në drejtësi sot, absolutisht do të ishte në zbatim e sipër nëse një njeri i vetëm nuk do ishte i tmerruar prej saj, nuk do ta merrte peng atë, dhe ky njëri është Edi Rama. Ju mund të më thoni se pse e bëj këtë akuzë. A mund t’ju bëj një pyetje unë ju? A nuk ishte ky njëri që pesë muaj rrjesht nuk pranoi të çelte gojën dhe të fliste një herë për dekriminalizimin, a nuk ishte ky që kurrësesi nuk pranoi të procedohej me këtë ligj dhe në fund u detyruar,pasi e vonoi pesë muaj, të ulet në konsensus dhe ta përfundojë. Të njëjtën gjë identike bëri ky zotëri me reformën për drejtësi. Futi papagajt e tij brenda dhe jashtë, individë të ndjekur nga shërbimet shqiptarë për lidhje me Beogradin etj etj, ka memorie shteti, të bëjnë artikuj se Rama e mbështet reformën ndërsa ky e ai se mbështesin, dhe mendojnë se në këtë mënyrë, me fantazinë e një të sëmuri do mund mashtronte shqiptarët dhe botën. Po ja që gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Opozita prej 5 muajsh ka deklaruar se është e gatshme të punojë me atë formë pune që është përdorur gjithnjë në këto procese, që është forma konsensuale.
Për një qeveritar, që ka minimumin e minimumit të sensit të qeverisjes, nuk ka fat më të madh kur opozita të deklaron dhe të ofrohet për konsensus. Për një qeveri të punojë me opozitën për konsensus është arritja më e madhe. Por zotëria e tij nuk do reformën. Kam qënë kryeministër dhe kam punuar me të tre muaj në konsensus. Cfarë do të thotë? Do të thotë që në mënyrë absolute nuk i kam imponuar dot as edhe gjënë më të vogël. Pra, kreu i opozitës së asaj kohe ka miratuar ndryshimet kushtetuese që ka dashur dhe në këtë kontekst ato ndryshime janë më së shumti të dashura prej ti. Por kështu është konsensusi, do biem dakrt për ato që biem dakort. Dhe këto janë gjithnjë më mirë se çdo gjë tjetër. Zoti Rama refuzoi në mënrë të përditshme dhe mendoi se duke nxitur çakenjtë, papagaj në media të thonë se ky e do e ky se do, do dali me flamurin e reformës. Doli, por me flamurin e zi të saj ama. Ja që erdhi momenti, Venecia dha të gjithë ekspertizën. Krijoi një grup mëkatarësh, ekspertë të cilët shihnin vullnetet e tyre, shifnin reformën për pozicionet që do merrnin dhe jo reformën në drejtësi siç i duhet Shqipërisë, siç i duhet vendit. U desh që të vinin rekomandimet e Venecias, u desh qe të vepronte përsëri me kulisa, siç veproi duke pregatitur draftin e famshëm të 29 dhjetorit, që të hiqte maskën e të dilte cili është. Tani komuniteti ndërkombëtar po e realizon qartësisht se kush po e pengon reformën, dhe kjo kohë do përfundojë shpejt. Do detyrohet, pasi e mbajti peng muaj të tërë, të kthehet sepse nuk mund të mashtrojë njëri, mund të mashtrosh këtu fanatikë të verbër që bëhet reformë me 64 vota, reforma nuk bëhet as me 64 as me 84 vota, reforma bëhet me 94 e mbi vota. Ideja kriminale e tij se do blejë 10 deputetë të opozitës, ide që e përhapi kudo, tregoi fytyrën e vërtetë dhe të papërgjegjshme të tij dhe mosdëshirën për reformë. Edhe një herë i bëj thirrje zotërisë ti përgjigjet kryetarit të PD dhe të ulet, të mos humbim kohë, të ulemi dhe të nisim punën mbi një reformë të vërtetë në drejtësi, e cila nuk mban parasysh Surrelin as pallatin pa asnjë faturë, por mban ligjin dhe të drejtën dhe barazinë para ligjit mbi shqiptarët.
Zonja dhe zotërinj,
Sot këtu është një debat mbi abuzimet masive të qeverisë Rama – Kokëdhima në koncesione. Qeveria Rama – Kokëdhima është qeveria e hajdutëve të shtetit, është qeveria që në një vit ka vjedhur më shumë se të gjithë qeveritë e marra së bashku në 25 vite. Ju dilni këtu dhe recitoni gjëra të paimagjinueshme, ju ngriheni këtu dhe villni vrer ndaj koncesioneve në hidrocentrale, të cilat përbëjnë suksesin më të jashtëzakonshëm në historinë e një qeverie. Janë 161 kontrata të firmosura për 430 HEC të cilat derdhnin lumenj dhe burime ujore, që derdhnin miliarda metër kub ujë në detërat e vendit pa asnjë vlerë. Në shekuj dhe mijëvjeçar vazhdonin rrjedhjet e tyre duke dhënë më së shumti përmbytje por jo ndonjë vlerë tjetër. Ky ishte parimi që ne vendosëm, që ti kthenim ato burime ujore në burime energjitike. Dhe deri sot as këta as papagajt e tyre nuk kanë treguar qoftë dhe një kontratë të vetme që ka qënë me shkelje, dhe unë nuk them që ska, se njëqind e ca kontrata një edhe mund të ketë, por s’kanë qënë të zotë. Po çfarë solli kjo? Bëmë të zbarkoj në Shqipëri kompania nr një në botë siç është Shtatkrafti i Norvegjisë, i cili në shkurt mbyll Banjën, fillon mbushja e rezervuarit. Tani fillojnë ndërtimet në Moglicë, nga tetori – nëntori fillon prodhimi në Banjë. Në këto HEC-e qeveria shqiptare harxhon asnjë qindarkë, në këto koncensione ju taksapagues shqiptarë nuk harxhoni asnjë qindarkë, përkundrazi. Në axhendën e ndërtimit të tyre, punësimi në këto HEC-e do të arrinte në 20 deri në 32 mijë punonjës në vit. Nga Alpet tek burimet ujore të Jugut, me këto kontrata në këto koncensione shteti shqiptar nuk harxhonte asnjë qindarkë, përkundrazi. Gjithë këta të punësuar merrnin rrogat e i çonin në shtëpitë e tyre, paguanin sigurimet shoqërore, paguanin sigurimet shëndetësore. E gjithë kjo energji, përveç fisë koncensionare, paguante taksat që prodhohej. Pas 25 apo 30 vitesh, ato kthehen dhe bëhet e juaja të dashur qytetarë, këto HEC-se bëhen pronë publike. Sektori privat investon në to të paktën 4 miliardë euro minimumi. Dhe pas 25 vitesh shumica dërrmuese e tyre bëhen pronë publike dhe dalin përsëri në treg dhe fitohen sasira shumë më të mëdha. Po përveç kësaj në këto HEC plotësohen nevojat energjitike të vendit, nuk importohet, hajdutët duan import se bëjnë pazare me energjinë që blejnë kurse të ndershmit shohin balancin tregtar të vendit të tyre, ata duan prodhim e sa më shumë prodhim në mënyrë që mundësisht ta pozitivizojnë balancin tregtar, që është një nga problemet më madhore të ekonomisë.
Këto janë koncensionet për të cilat ne ndihemi krenarë, sepse ajo ishte infrastruktura energjitike më e fuqishme. Rritej me tre herë prodhimi energjisë elektrike nga burimet ekzistuese ujore, vetëm një e treta ishte e shfrytëzuar. Për 30 vite me radhë nuk ishte ndërtuar asnjë burim energjitik i vetëm. Nga 2007 e deri sot janë ndërtuar 105 burime hidrocentrale. Ju asnjë investim të huaj nuk keni siguruar dot, çdo qindarkë që investohet është e qeverisë së mëparshme, çdo qindarkë. Unë gëzohem, nuk kam keqardhje por është e tmerrshme kur mendon që në dy vjet ska asnjë investim të ri. A e dini ju se keni marrë në 18 muaj 113 miliardë lekë borxh. Në shtator të 2013, borxhi i 20 viteve i Shqipërisë ishte gjithsej 870 miliardë lekë ndërsa sot ëshët 1 trilionë e 100 milionë lekë. Keni kapur trilionin, pra 1000 miliardë, që në mars të 2015. A keni një sens për të krahasuar gjërat. A ka gjë më të dhimbshme të mendoni se qeveria e parë demokratike e këtij vendi 92 – 96, që kishte një buxhet 10 herë më të vogël se ky buxhet, ja doli të ndërtojë një segment autostrade 56 kilometra, një rrugë prej 70 km Fushë Krujë – Milot me dy korsi. E gjithë rruga Laç Milot, ura e Mtit është ndërtuar nga qeveria e asaj kohe. Ju nuk tregoni dot asnjë rrugë. Ju do hyni e do dilni nga qeveria si qeveri e VC-ve dhe tualeteve,e banjove e zyrave e tualeteve pa bërë asgjë për qytetarët. A e dini ju se kur e dorëzuam borxhin e lamë 62.7% të GDP, sa e kemi sot? 73.4% thotë komisioni europian, pa ndërtuar por vetëm duke vjedhur; “Erdhëm, Vodhëm, Ikëm”.
Marrim check up-in. A e dini se nuke e ban asnjë vend në btë. E ban i veto vend që do të vjedhë qytetarët, dhe janë këta këtu, sepse ka marrë përgjigje, studimi anglosakson i bërë në 180 mijë raste, ka faktuar se ka më shumë dëme se të mira, ka faktuar se nxjerr më shumë probleme se zgjidh. Po na duhej që dy klanet të dominojnë Shqipërinë, klani Koleka dhe klani Nushi. Për Kolekën e përfaqëson vetë kryeministri, për Nushin u zgjodh Vilma sepse edhe xhaxhi Gogo, fëmijët e tij duhet hypin në qiell tani dhe po marrin Shqipërinë, dhe po e marrin pa patur një laborator asnjë ditë. Tjetri merr sterilizimin. Po të vret Zoti me këtë që po bëni. Kemi votuar dy kredi të Këshillit të Europës këtu, kemi ndertuar ndërtesën më moderne, me aparaturat më moderne, kemi firmosur dhe kemi votuar kredinë për të pregatitur përdoruesit e tyre dhe tani shkoni e merrni një njëri, mik të Ramës, që ka një ndërmarrje me një murator, me një kapital 1500 euro, në Peruxha apo Foggia ku është dhe i jep koncensionin me 60 milionë euro për sterilizimin.
Flisni për krimin. A ndodh kund në ndonjë vend të botës që të kapet trafikanti siç u arrestua Ajet Sula falë punë së shkëlqyer të Prokurorisë dhe SHISH e të shkojë ministri ti thotë se nuk e ke nga unë, dhe për ta besuar ti çojë dhe Ajet Zyberin e Korçës që e ka patur menaxher për ti thënë të njëjtën gjë, se nuk e ke nga Sajmiri por nga prokurori. Cfarë ndodh tjetër.
Ajeti ishte pronar i sipërmarrjes së Fierit, edhe i Taivanit.
..(ndërhyrje nga salla)Po flas për Ajet Sulën dhe nuk po flas për Ajet Zyberi. Tani ka misione të tjera edhe ai Zyberi. Ajeti, në vend që ti konfiskohen të gjitha pasuritë siç përcakton ligji antimafie, siç përfaqëson Kushtetuta, të gjitha pasuritë e këtij kryemafiaozi të falimentuar Besnik Sulaj, i lejohet t’ia kalojë vëllait të tretë, dhe të mos konfiskohen. Atëherë pse ndodhin të gjitha këto benefite. Jua them unë pse ndodhin. Ndodhin se Rama është bashkëaksioner me të. Rama me Olsin kanë parkingun, se ndryshe kjo nuk mund të ndodhë. Nuk mund të ndodhë mbi tokë që një kryeministër të tolerojë një gjë të tillë. Pse nuk flet ky. A mos ka ardhur njëri të të thotë se e ka kërcënuar me jetë një investitor të huaj ky Besnik Sula. Të ka ardhur apo jo! Thuaju këtyre këtu. Investitori i huaj do vinte të bënte një investim shumë serioz këtu dhe do të ndihmonte mbi 1200 familje që i kanë fëmijët pa bukë në Ballsh. Investitori i huaj merr nga Besnik Sula kërcënimin, sepse ka Ramën ai në krah. E ka fut Ramën në parkim dhe i thotë “guxo, po do të vras”. Mos reagoni kështu. Nuk mund të them kurrë gjëra që nuk janë të vërteta këtu. Ti nuk je Adriatik Llalla, por ti ke një kryeministër, ti ke një Prokuror të Përgjithshëm dhe ti për 100 arsye je i detyruar ta denoncosh dhe të mbahet qëndrimi më i rreptë. Kështu thoshte edhe zonja e kulturës. Se ai gazetari nuk u rrah si gazetar, por u rrah si spektator. Kjo logjikë është e tmerrshme. Ajo është shtyrë nga Rama që të thotë gjëra të tilla. Drejtor Teatri që shkon dhe i bie në grushte në teatër, ai është rrugaç i pakonceptueshëm, ai është turp i Tetarit Kombëtar, s’kandodhur kurrë në teatër. Vjen dhe i del zot në parlament.
Ja pra, sepse Rama i merr për vete koncesionet. 320 milionë euro nga buxheti i shtetit fluturojnë në xhepat e hajdutërisë publiko-private. Ato që janë koncesione publiko-private të tyre janë hajdutëri publiko-private, më të neveritshmet më të tmerrshmet. Po TVSH-ja! T’ju them një gjë, ka një kompani të njohur në Zvicër, e cila bën dhe doganat e shteteve të dobëta. Kjo është një kompani që disa vende i kanë besuar krejtësisht doganat. Në botë nuk di një shtet që lëshon tatimet, absolutisht. Po pse i lëshojnë tatimet? Kompania e huaj, që është një kompani serioze bastesh, i lutet Olsi Rama dhe Gaz Demi, të dy, a na e merr ti këtë punën e mbledhjes së TVSH? Ndërsa kompania i thotë se nuk është tek punët e mia kjo. Se po të ishte do ishte do e sulmoja kompaninë. Ajo thotë se nuk është fushë e imja. Ajo thotë se unë jam kompani serioze bastesh, në Honk Kong. Jo i thonë këta. Marrin dhe fusin edhe Mjerot e stër Mjerot, langonjtë…. Të gjitha këto i kanë botuar mediat tuaja. Unë i kam informacionet e sakta.
Tani do ti japin 100 milion shpërblim. Zotëri ti po i bën shqiptarët të harrojnë vjedhjen e floririt që u bë në Krrabë. Ky është një akt i shëmtuar, anti kushtetues. Unë i them Edi Ramës, tërhiqu nga këto, se në mënyrë absolute do të bëhesh përgjegjës për çdo qindarkë që po vjedh bashkë me klanin tënd. Nuk të thash unë se ishte Olsi, e thanë gjithë mediat, të nxorën gjithë të dhënat se Olsi ishte me kompaninë. Në çdo rast ti duhet ta mbyllje dhe do tu tregoje shqiptarëve se kjo nuk do të ndodhë kurrë. Do t’ju them një histori. Një mik i imi, ish-kryeministër i Malajzisë dhe sigurisht marrëdhëniet më kryesore i kishte me Anglinë. Kishte një ndërtim hidrocentrali të madh me kompani angleze. Mediat britanike thanë se ka marrë ryshfet. Për të vërtetuar të kundërtën ai anuloi nga e para tek e fundit dhe tha se të marrë kush të dojë pjesë në tender për ndërtimin e digës, por kompani angleze nuk do të marrë pjesë, sepse ai ruajti integritetin e tij.
Ngrihet kundër koncesionit të skanerëve, e di pse e keni këtë, sepse jeni partia e kanabisit, skaneri ju nxjerr ju kanabisin. Skaneri është vdekja. Edhe kamioni që kaloi, u filmua dhe fotografua edhe me deje, edhe me lule të kanabisit, por syri i doganierit militant partie ishte i mbyllur.
Ne kishim një marrëveshje me këtë kompani për ta vendosur në të gjitha pikat dhe me një faturë për deklaratë 38 euro. Por është shpenzim i zbritshëm. Çfarë bëtë ju? Kompania do të mblidhte në vit 14 milionë euro. Ju për të ndarë paratë i thatë jo, këta do të paguajnë 22, nëse nuk plotësohen 14 milionë të tjerat do t’ja u japim nga buxheti i shtetit nga paratë e taksapaguesve. Çfarë është kjo. Si të vjedhim buxhetin përsëri. A ju kujtohet juve Lotaria Austriake. Ajo është një nga lotaritë më serioze në Europë. Fitoi. I mbani mënd daljet e tmerrshme të Ramës dhe të tjerëve se thoshte që do ta anulonte? Ku jeni tani? Ajo po funksionon dhe jam i bindur se austriakët zbatojnë ligjin sepse në tërësinë e tyre ata janë nga bizneset me serioze. Ku e keni pse nuk e thoni.
Po Skavica? Në vitin 2005 Sali Berisha dhe qeveria që erdhi në pushtet gjeti një kontratë të firmosur nga Fatos Nano me kompaninë e madhe italiane sëbashku me grupin financiar, me një projekt të gatshëm për të filluar punën. Krijonte një digë gjigante që kalonte në Maqedoni dhe e linte Dibrën pa një pëllëmbë tokë. Ky ishte projekti, për hir të vërtetës kjo ka qenë edhe idea e inxhinierëve tanë në kohën kur ndërtohej kaskada. Mirëpo problemet sociale ishin shumë të mëdha, dhe ne morëm një nga kompanitë më serioze franceze. Jo nga ato fallcot që ngul hunjtë aty ku i thotë Rama në qendër të Tiranës, por një nga kompanitë më serioze dhe kompania bëri projektin dhe studimin, nga ma seriozët. Italianit i thamë se ne do ta nxjerrim në tender, por në asnjë mënyrë me projektin tënd. Hajde dhe merr pjesë në garë. Bëmë garën, caktuam tre pikë. Ajo nuk mori pjesë. I orfuam 10 dhe nuk pranoi kurrë, ajo kishte projekt tjetër.
Ky Syzeri lejohet të fillojë në të kundërtën e asaj që duhet të fillojë. Të fillojë jo afër grykës, por të fillojë në një fshat. Po pse sepse Syseri në jep tituj, na jep benefite. Dhe shkon, hidrocentrali më i rëndësishëm rregullator i vendit si qeni në vresht pa asnjë vlerë. Po jua them edhe njëherë se nga të gjitha punërat publike që kanë ngelur për tu bërë, më fizibël dhe më i rëndësishëm është Skavica, përndryshe çdo litër ujë që zbret në kaskadë do ti paguash taksë dhe që është mbi prurjen normale të Drinit. Po pse ta gjobisësh veten? Shtet jam pse mos ta ndërtojmë vet. Por unë që bëra studimin u tërhoqa thash do e ndërtojë vet qeveria, se ndërtova unë do ta ndërtojë qeveria që vjen pas meje, se ndërton kjo qeveri do ta ndërtojë qeveria tjetër, kjo nuk lëshohet. Se me ndërtimin e saj kaskada merr një vlerë edhe një herë më të madhe sesa e ka, po keni mbushur xhepat e valixhet.
Ka ndonjë vend në botë që të sjellë rritjen e akcizës për birrën e prodhuar në vend? E bën vetëm ai që merr një valixhe me euro. Erdhi këtu, grupi votoi kundër ai votoi pro, se kish marrë paret ai se lëshonte dot. Ju jeni qeveria “erdhëm, vodhëm, ikëm” dhe do të ikni me shpejtësi të madhe. Mos bëni këto që po bëni se në mënyrë absolute azil politik nuk ju jep njëri. Sepse kjo përpjekje e madhe që behet për të dënuar korrupsionin në Shqipëri, ju dënon juve.
Tani zoti kryetar,
Është në interes të publikut shqiptar dhe kërkoj vëmendjen tuaj dhe të shqiptarëve.
“Doktor Berisha ju përshëndes, unë quhem Ervin Karamuço. Arësyeja pse po ju shkruaj, krahas respektit për ju, është se unë jam emëruar në shtator nga Transparency International Berlin si team lider për të hartuar raportin e antikorrupsionit për Shqipërinë. Grupi i drejtuar nga unë u ngrit dhe filloi të bënte testime dhe mbledhje të informacionit në terren. Pas dërgimit të 4 kapitujve, në Transparency International në Berlin, qendra Berlin u shqetësua shumë….”
Dardha e ka bishtin mbrapa dhe ky është Xhorxh Soros. (Ndërhyn Beqaj)..Unë e di se kush është Xhorxh Soros, por para tij, një kryespekulant botëror që mbështet klikat komuniste në vendet ish komuniste, unë kam interesin e vendit tim dhe s’lëviz nga ky pozicion kurrë. Mësoje këtë.
“..Kërkojnë përsëritje të testimeve në mënyrë të paargumentuar, në dhjetor të 2014 dhe krejt papritur kërkojnë shkarkimin e gjithë grupit dhe krejt papritur kërkojnë mbylljen e gjithë TIAs në Tiranë. Edhe sot e kësaj dite nuk e di kush ka vijuar punën në vendin tonë për të plotësuar të dhënat e indeksit, i cili nga të dhënat që kam përpunuar në atë kohë është i deformuar. Skandali që morëm vesh më vonë ishte se sta komunikonin me një person të tyre në Shqipëri, i cili me pritshmëri të lartë ju thoshte se ata nuk janë dashamirës ndaj qeverisë dhe disa prej tyre kanë lidhje me parti të djathta. Drejtori i TIA në Berlin është ish kryetari i bashkisë së Budapestit, lidhje e ngushtë e Sorosit dhe mik i Ramës. Në vizitën në Berlin në gusht të 2014, Rama zhvilloi takim kokë më kokë me këtë person dhe siç duket i la porosi mos i dëmtojë statistikat. Kjo është e vërteta e luftës kundër korrupsionit dhe raportit të TIA për Shqipërinë. Ju përshëndes dhe mbetem i gatshëm t’ju jap çdo sqarim”.
Gjithnjë midis Sorosit dhe Edit është cherchez la femme. Po kjo është histori tjetër kjo.
Replika pas fjalës së zotit Ruçi:
Edhe një herë ju them të ulemi e të mos humbim kohë, të ulemi dhe të nisim punën mbi një reformë të vërtetë në drejtësi. Të mos humbim kohë se është gabimi më i madh. Lidhur me atë që unë thash për Ylli Manjanin. Nuk ka nevojë ai fare për ta mbrojtur se ai ka partinë e tij dhe nuk mbrohet nga unë në asnjë rast, por dua të them këtë, se mediat njoftonin se Rama kërkonte në mbledhjen e këshillit të ministrave ta kishte në varësi të vet. Rama nuk e kupton se kjo nuk është Republikë Presidenciale, nuk mund ta ketë kurrë. Kjo është Republikë Parlamentare. Rama, i verbër për pushtet, kurse gazetat njoftonin se ministri Manjani kërkonte që Byroja të aktivizohet menjëherë në përputhje me dy sugjerimet e kryesore të Venecias. Doni ju zoti Gramoz në këtë mënyrë? Hajde ta votojmë nesër, me këto dy vërejtje, në përmbushje të këtyre dy vërejtjeve.
Përsa i përket rrugës së Kombit ajo ishte alergjia e kreut tuaj që hapi teorinë se është rruga e asgjëkundit. Nuk harrohet këto, kur dilte deputeti juaj në televizion dhe thoshte rruga e asgjëkundit. Shkoi grupi për të filluar grevën e urisë, u mblodhën mirditorët me hunj e me lopata dhe i përzunë, shkoni ku të doni se këtu grevë nuk mund të bëni se Tuneli është jeta jonë. Përsa i përket check-up, po vetëm ndrikulla Nushi mund ta bënte këtë procedurë? Se ajo i ndante paratë më mirë me kushërinjtë. Ilaçi që në Itali kushton 2 euro këtu kushton 10 euro. Kjo është e gjitha. Për mua vazhdoni por qytetarët nuk do t’jua lejojnë këtë. Ju po bëheni gati për të kërkuar azil politik. Por nuk jua jep njëri azilin politik. Ju mund të modifikoni ndonjë të dhënë nëpërmjet ndërhyrjeve të Ramës, por ato nuk shërbejnë. Hiqni dorë nga këto koncesione, ju bëj thirrje këtyre biznesmenëve; mos evidentoni veten si kocka mafioze për të gjobitur qytetarët më të varfër të Europës më hajdutët e shtetit. Qëndroni me punët tuaja se absolutisht do ta paguani shumë shtrenjtë këtë bashkëpunim të ndryrë, vjedhje të imagjinueshme të parave të buxhetit ët shtetit të qytetareve shqiptarë.
Së fundi, z. Ruçi të kërkoj ti transmetosh këto që po them, se ai (Rama) nuk del fare dhe vjen këtu. Flet për Bathoren me përçmimin më të madh me racizëm dhe diskriminim. Nuk janë të mira asnjëherë këto gjëra. Dua ti them se nëse hyjmë në kromozome dhe e kërkojmë tek stërgjyshërit, në shpatet e Shpiragut do të gjeni katragjyshin e Edi Ramës tek pëllet si lopë, jo se është lopë, por për të ndjell lopët e të tjerëve se nuk i kishte as të vetat, kjo është e vërtetë. Kushërirë (Harito) ti nuk e njeh kushëririn tënd. Si mund të përçmojë ai të tjerët që vijnë nga mali, në një kohë kur stërgjyshin e tij e ka nga shpatet e Shpiragut duke ruajtur delë e lopë.
Ndaj i them para se të përmendësh të tjerëve pyllin e Bathoren, shko njëherë në shpatet e Shpiragut, shiko ku ke origjinën tënde.
“Edi Rama njëriu që bllokon reformën në drejtësi, nuk pranon konsensusin”
Së pari, ne duhet të vemë një rregull këtu. Të vemë gjobë për çdo gënjeshtër, dhe gjoba për çdo gënjeshtër do të jetë heqja e të drejtës së fjalës, çka do të thotë se ky zotëri (Rama) edhe për tre vjet se merr më fjalën në Parlament, as në këtë as në Parlamentin tjetër. Sigurisht, derrat e kënaqur e të majmur, Sokratëve të vuajtur nuk ja u dinë. E vjetër por është aktuale kjo, sepse të thuash ti që është ulur varfëria, në një kohë që të gjitha statistikat thonë se është rritur me 30 e ca përqind, atëherë ti noton në pasurinë që ke krijuar me bosin tënd dhe s’di se ç’janë të varfërit e këtij vendi.
Zoti kryetar,
Nxorri këtu një problem madhor, dhe ky problem është reforma e drejtësisë. Sot është dita të hiqen maskat, t’ju faktojmë shqiptarëve se njeriu që nuk do reformën dhe e bllokon me çdo kusht është Edi Rama, sepse njëriu që saboton reformën në drejtësi është Edi Rama dhe këtë ja u them me përgjegjësi dhe me fakte të pakundërshtueshme. Njeriu që mashtron dhe u thotë shqiptarëve se po bëj reformën me 64 vota është Edi Rama, në një kohë kur reforma kërtkon minimumi 94 vota. Njëriu që po mban peng byronë kombëtare të hetimit e ka emrin Edi Rama. Dhe gënjen të tjerët dhe ju thotë s’ma pranon Ylli Manjani. Ylli Manjani pranon formën të cilën ka sugjeruar Komisioni i Venecias, Ylli Manjani thotë atë që ka thënë edhe Sali Berisha dhe çdo deputet, Pandeli Majko dhe çdo deputet tjetër, ka thënë dhe do thotë këtu atë që ka thënë Venecia dhe nuk mund të thotë “Edi Rama kryehetues, Edi Rama kryeprokuror, Edi Rama kryegjykatës”.
Cfarë ka Byroja e Hetimit, ja u them unë këtu. Ligji që kanë përpunuar ekspertët amerikan, përputhet tërësisht, duke marrë parasysh dhe vërejtjet e Venecias, me vendimet e gjykatës kushtetuese të Shqipërisë. Kush e pengon thoni ju? Kryetari i PD i ka thënë faktorit ndërkombëtar, sillini menjëherë ta votojmë, Edi Rama u thotë jo s’më le Ylli Manjani. Po pse kryeministër që të pengon një ministër? Zotëri ka një rregull, po ti s’je kryeministër. Ministri i cili nuk zbaton vullnetin e kryeministrit i thuhet mirupafshim. Po nuk i thua dot se ti e do për veten tënde Byronë, ti nuk e do Byronë për hetimin se Byroja Hetimit do fillojë nga vila e Surrelit, do fillojë nga pallati 5-katësh ndaj dhe gjithë kjo luftë për të, dhe angazhove papagaj në Shqipëri dhe në botë për të të paraqitur ty si mbështetës i reformës. Krijove një grup, dhe cili është grupi?
Grupi me në krye Xhafën, përfaqësues të klaneve të drogës etj etj,. Emëroi Sokol Sadushin, i cili për hir të së vërtetës është ekspert i të drejtës administrative por është militant partiak. Sa u ul aty tha tani unë dua gjykatën e lartë administrative, më bëj gjykatën administrative që urdhërat e tu ti shndërroj të gjitha në ligje gjykatash, dhe u vu amandament se do krijojmë, krahas gjykatës së lartë edhe gjykatën administrative. Tjetër, në konflikt të plotë interesi emëron kunatin e Mimi Kodhelit, të cilin unë, duke e quajtur shoqëri civile si të pavarur e mbështeta si njëri që do vëzhgonte qeverinë tonë. Tani del dhe thotë në media se “si mund të vë unë të votojnë gjykatësit kur ata e dinë se unë po bëj ligjin dhe ata s’më votojnë kurrë mua”. E kuptoni se çfarë reforme ka katranosur ky. Absolutisht asnjë prej tyre sdo mund të marrë dot funksion për tetë vjet rresht, dhe reforma do bëhet, s’do mund ta pengojë kurrë ky. Tani që i kemi hequr çdo maskë, reforma do bëhet se s’mund të mashtrojë më se me 64 vota do bëj reformën. Reforma do bëhet me 120 vota, me 130 vota. Dhe dje kryetari i PD e ftoi që të ulet, le të krijohet komisioni tresh i forcave politike dhe të proçedohet me reformën që ajo të jetë e standarteve më të mira. Por këtë nuk e do ky, Ky i jep një llokmë Dvoranit, i thotë “Dvoran do emërohesh kryegjykatës i vendit se ti je më i vjetri në gjykatë supreme”, i thotë Sokol Berberit “mbroma Koçon se do jesh më i vjetri në gjykatën supreme”. Pra pengesë kryesore absolute e reformës në drejtësi është Edvin Kristaq Rama. Dhe unë po ju them se komuniteti ndërkombëtar po e realizon plotësisht këtë gjë. Ka tre javë që me dhjetëra herë i kanë kërkuar të punojë me konsensus ashtu siç këshillon Komisioni i Venecias.
Konsensusin ka vetëm një njëri që e kundërshton, dhe ky njëri është Edi Rama, ky njëri është me 64 vota, ky njëri tallet me reformën se e di mirë që reforma kërkon mbi 94 vota. Pra ky që bënte edhe prokurorin edhe gjykatësin dhe porosiste dhe artikuj me disa persona që unë i kam të ndjekur për shërbime të huaja që në vitet 90 e me radhë.
(ndërhyrje nga salla)….Po po, shteti ka memorie, se ju jeni të përshkruar nga të gjitha anët. E dini se ç’ndohi këto ditë apo jo? Kryetarja juaj e delegacionit, me urdhër sipas saj, ose në arsye të errëta, nuk u paraqit në komisionin politik të Këshillit të Europës. E dini çka ndodhur aty? Delegacioni serb, në mungesë të delegacionit shqiptar ka vendosur amandamentin për Umnikun, sepse zonja Leskaj…Po pse të shkojë ajo kur ky nuk lejon asnjë simbol të Kosovës në ndeshjen me Serbinë, sikur Kosova të ishte një shtet nazist? Po pse do shkojë ajo të mbrojë interesat e Kosovës në Këshillin e Europës? A mund të ndodhë në botë që të ndalosh simbolet e një shteti tjetër ti pse po zhvillohet një ndeshje? Po nuk e bën kush këtë përveç Edi Ramës, është jashtë çdo lloj imagjinate. Ky është një vetposhtërim i shkallës ekstreme, kjo është një fyerje për çdo qytetar të Kosovës. Dhe tani si për çudi, kryetari i delegacionit tonë që është përfaqësues i Shqipërisë në komitetin politik të Këshillit të Evropës, nuk ndodhet në atë mbledhje dhe delegacioni serb fshin dhe bën çtë dojë dhe fut amandamente si të ketë qef sepse ne nuk jemi aty. Që të treja amandamentet janë antishqiptare dhe në mungesë të plotë të delegacionit shqiptar. . E qëllimshme apo e paqëllimshme, atë se di. Zoti e ruajt Kosovën nga ju sepse vetëm të këqija mund të presi nga ju. Rezoluta për Kosovën ka katër muaj që është iniciuar në Këshillin e Europës, 40 herë duhet të shkonte kryetarja e delegacionit të Shqipërisë në avokati të saj dhe nuk ndodhet fare aty.
Po le të kalojmë te reforma në drejtësi. Reforma për drejtësi ka një armik dhe ky armik është Edi Rama. Tani tu kërkojmë ndjesë atyre papagajve të tij, që kanë dy muaj që s’pushojnë nga ekrani në ekran se ky na qënka mbështetës i reformës dhe të tjetër po e pengokan, ja ku doli siç është; pengesë kryesore dhe bllokues i reformës. I doli bllofi, dhe faktori ndërkombëtar po e realizon plotësisht se ky është njëriu që nuk do reformën, dhe nuk e do reformën për shkak të Surrelit, të tre vilave në Surrel që i ka themelet e gjata 57 metra…
Dil këtu dhe përgjigju për vilën e Surrelit, se për të nuk po lejon reformën në drejtësi, dil këtu dhe përgjigju thirrjes së kryetarit të opozitës që të punojmë me konsensus, sepse reforma në drejtësi, pra integrimi vendit absolutisht ka vetëm një shteg, ky shteg është konsensusi midis forcave kruesore politike në këtë parlament për të bërë reformën. Silleni javën që vjen, ta votojmë këtu në përputhje me Venecian byronë e hetimit Kombëtar, por jo në gjirin tënd apo të Sajes tënd, por në gjirin e e ligjit dhe të parimeve ndërkombëtare. Dil dhe jepi llogari shqiptarëve pse bllokon reformën, dil dhe thuaju shqiptarëve pse nuk ta mban të votosh reformën, pse do të spostosh reformën nga parimet ndërkombëtare te parimet personale. Po kjo është shumë e rëndë zotërinj, sepse nga kjo varet fati shqiptarëve, një herë i ka penguar dy vjet për integrimin, tani prap do i pengojë ky për interesa personale? Nuk mund të ndodhi më kjo. Absolutisht kjo nuk mund të ndodhë!
Fjalimi në Kuvend e ish kryeministrit Sali Berisha, 28 janar 2016
Read More