Blog

28 Jan
0

Rama po krijon Republikën e Koncensioneve ku qeveria qeveris koncesionarët ndërsa koncesionarët qeverisin popullin

Të nderuar kolegë,

Po shqyrtojmë një marrëveshje e cila ka një emërtim mjaft tërheqës, ofrimi i shërbimeve publike me qendër qytetarin. Është ajo për të cilën politika inspiron natë e ditë, qytetari dhe nevojat e tij.

Por pertej emrit, eksperienca jo e paket e projekteve te tilla, ka treguar qe ne emer te qytetarit, fondet e dhena sherbejne ne rradhe te pare per ata te cilet japin asistencen teknike sesa per perfituesit e sherbimeve publike.

Per te qene i drejteperdrejte, marreveshja ne thelb eshte asistence teknike e veshur me nje komponente te nje qendre per sherbimet publike, nje numur sportelesh dhe softëaresh per te “permiresuar” sherbimet ndaj qytetareve.

Personalisht mendoj se te marresh borxh 30 milion euro per asistence teknike nuk eshte ajo qe na duhet. Ne kemi insistuar qe edhe ne projektet e zhvillimit te zvogelohet sa me shume komponeneti i asistences teknike dhe fondet te shkojne mundesisht te tera per projekte dhe hapjen e vendeve te reja te punes.

Qe nga viti 2008 Shqiperia i ka dhene fund praktikes te marrjes kredi per asistence teknike. Cuditerisht keto eksperienca te ezauruara nga vete zhvillimi vendit po na shfaqen serish me shuma te konsiderueshme prej disa dhjetra milione euro.

Sot jemi ne kushtet kur borxhi public megjithe premtimet qe na u dhane u rrit edhe gjate vitit 2015 duke kapur nivelin 73,6%. Ekonomia ndodhet ne krize te plote. Mungojne investimet publike dhe jane rrudhur ndjeshem ato me kapital privat.

Natyrshem qe jo vetem midis eksperteve por edhe midis qytetareve lind pyetja ku po shkojne keto para. Ne vitin 2013 borxhi publik ishte 63% e PBB. Sot eshte rreth 74% e PBB. Ku ka shkuar rritja prej pothuaj 11%?

Ne se do pranojme se 3-4% kane shkuar per shlyerjen e detyrimeve te prapambetura po pjesa tjeter prej 7-8% per se eshte perdorur? Perse nuk ka investime ne rruge, ujesjellsa, spitale, shkolla e qendra shendetesore dhe projekte te tjera ne infrastructure.

Fusha ku jemi thellesisht deficitare gjate dy viteve te fundit jane projektet e zhvillimit dhe hapja e vendeve te punes. Qytetaret duan pune dhe kjo eshte detyra paresore e qeverise se tyre qe te beje cdo perpjekje dhe cfrytezoje cdo mundesi per hapjen e vendeve te reja te punes.

Mendoj se jo vetem qeveria por edhe institucionet qe ofrojne kredi, si BB duhet ta shohin me kete synim cdo kredi qe i ofrojne Shqiperise, pavaresisht kushteve te favorshme, ne menyre qe te nxitet zhvillimi ekonomik dhe jo te krijohen barre te reja mbi borxhin public i cili edhe keshtu eshte ne nivele shqetesuese.

Te nderuar kolege,

Para dy apo tre ditesh u njohem me nje tjeter raport te Komisionit Europian ku trajtohej gjere ekonomia e vendit tone. Behet fjale per raportin 3 mujor per ekonomine e vendeve kandidate per antaresim ne BE.

Komisioni Europian vëren ne kete raport se Shqipëria ka punuar keq në drejtim të grumbullimit te të ardhurave buxhetore. Në raportin tremujor për zhvillimet ekonomike në vendet kandidate, Komisioni Europian  konstaton se nga Janari deri në Nëntor, të ardhurat buxhetore u reduktuan shumë poshtë objektivit me mungesa kryesisht ne të ardhurat nga TVSH-ja 3.8% nën plan dhe akcizës 10.2% më pak.

Shkalla në të cilën nuk janë realizuar shpenzimet ka qenë edhe më e madhe me 7.9%. “Mungesa e shpenzimeve është e dukshme, duke ndikuar shpenzimet operative, shpenzimet për sigurimet shoqërore dhe shpenzimet e qeverisë lokale, por mosrealizimi më i madh erdhi nga  mosrealizimi i shpenzimeve  kapitale 18.2% më poshtë objektivit, duke treguar për probleme te vazhdueshme në lidhje me menaxhimin e investimeve publike”, thuhet në raport.

Borxhi publik ka vazhduar të rritet. Pas një rritje 10.5% në terma vjetorë, borxhi publik (duke përfshirë garancitë) arriti në 73.6% të PBB-së në tremujorin e tretë.

Keto jane shqetesime serioze te cilat nuk i degjojme per here te pare. Opozita ne menyre te vazhdueshme i ka bere prezente por qeveria vazhdon avazin e vjeter qe gjithcka eshte mire dhe kemi shume arritje dhe suksese.

Gjendja ne te cilen ndodhet ekonomia ne te vertete eshte rrjedhoje e shume faktoreve te cilet varen teresisht nga puna e qeverise por sot vemendja eshte perqendruar ne njerin prej tyre i cili po than burimet financiare te vendit dhe ka lidhje me marreveshjen qe eshte paraqitur per miratim. Fjala eshte per permiresimin e sherbimeve ndaj qytetarit.

Prej dy vjetesh ne nje gare te shfrenuar qeveria eshte angazhuar ne dhenjen e dhjetra koncesioneve me synim ne dukje permiresimin e sherbimeve ndaj qytetarit, sherbime te cilat sipas qeverise sektori public nuk eshte ne gjendje ti ofroje.

Cfare po ndodh ne te vertete?

Po shpenzohen para pa fund dhe jo vetem sherbimet nuk po permiresohen por ne disa raste qytetaret nuk i kane asfare prioritet sherbimet e ofruara. Vetem ne vitin e fundit qeveria ka dhene me koncension sherbime te tilla ne shendetesi si Check-up 120 milion euro, sherbimi i sterilizimit te paisjeve mjeksore 83 milion euro, sherbimi i dializes 75 milion euro, dhe eshte ne proces ai i laboratoreve te analizave.

Por nuk eshte vetem Shendetesia. Ne sektore te tjere jane dhene koncensioni i landfillit per perpunimin e mbetjeve ne Elbnasan 5 milion euro, Hekurudha Fier-Vlore, Llotaria e kuponit tatimor, koncensioni per vjeljen e gjobave, koncensioni per zonen e lire ne Spitalle sa per te permendur disa prej tyre.

Qeveria ka ne proces koncensione te tjera ne fusha shume te rendeshishme te cilet vleresohen ne disa qindra milione dollare. Te tille jane koncensioni i hidrocentralit 2 te Skavices, pritet te shpallet ai i targave te makinave me rreth 150 milion euro me kosto rreth 50 euro per cdo targe makine si dhe nga sa na eshte bere e ditur se fundi koncensioni i mbledhjes se TVSH. Por nuk mbarojne ketu, Ministria e Ekonomise ka pergatitur nje pakete me rreth 70 koncensione per tja dhene sektorit privat vlera totale e te cileve kap shumen 3 miliard euro.

Proceset e dhenies se koncensioneve deri me sot kane qene jo transparente, te mbyllura dhe te paracaktuara duke nxjerre si fitues njerez afer qeverise dhe kryeministrit dhe per me keq kane krijuar monopole ne sektoret ku jane dhene. Mjaft prej tyre kane lidhje dhe eksperience qesharake ne fushen ku kane fituar duke qene me shume te njohur si kontrabandiste cigaresh, pronare kioskash kafeje apo emigrante ne Itali.

Midis koncensioneve te dhena shquhet per abuzivitet skandaloz ai i sherbimti baze shendetesor apo i njohur ndryshe si i check-up te cilin edhe vende te zhvilluara nuk e ofrojne. As 20% e qytetareve shqiptare te grupmoshes 40-65 vjec nuk i kryejne keto kontrolle dhe nuk do i kryejne edhe ne te ardhmen. Megjithate qeveria ka llogaritur qe 920 mije qytetare te kalojne ne kete kontroll.

Javen e kaluar opozita paraqiti prova qe 1,7 miliard leke per rreth 100 mije persona jane keqperdoruar per te perfituar para ata qe kane marre koncensionin. Aq i vertete eshte ky pretendim sa vete qeveria u detyrua te paralajmeroje pergjysmimin e madhesise se projektit ne 470 mije vete dhe ta zbrese fondin ne 64 milion dollare.

Qeveria jep me koncension sterilizimin e pajisjeve mjeksore ne gjithe Shqiperine ne nje kohe qe per kete sherbim eshte marre kredi para pak vitesh, eshte ndertuar qendra perkatese e sterilizimit dhe pajisur me paisjet dhe mjetet e nevojshme. Perse duhet atehere q   e ky sherbim ti jepet privatit? Perse u shpenzuan miliona euro apo qe sot ti japim qendren, paisjet dhe aktivitetitn dikujt qe ka lidhje me qeverine?

Perse shteti nuk qenka i afte ta ofroje kete sherbim vehte sikurse ishte planifikuar disa vjet me pare? Pergjigjen e di vetem Ministria, Kryeministri dhe emigranti ne Itali qe ka fituar koncensionin duke pasur nje firme me 1500 Euro kapital dhe nje punonjes te regjistruar.

E njejta histori perseritet me sherbimin e dializes ku nje pronare kafeneje ne Berat behet fituese e nje koncensioni prej disa dhjetra milione euro per dhjete vjet.

Cudia me e madhe na u ofrua para disa ditesh kur Ministria e Financave na njoftoi se do jape me koncension sherbimin e mbledhjes se TVSH. Me kete levizje qeveria tejkalon cdo parashikim pasi do behemi vendi i vetem ne bote i cili mbledhjen e taksave e jep me koncension.

Pavaresisht se Kushtetuta dhe ligjet e vendit e ndalojne dhenjen e mbledhjes se taksave sektorit privat, kryeministri nuk tutet dhe urdheron Ministrine e Financave te zbatoje porosine e tij.

Te mos harrojme se dy vjet me pare, megjithe kundershtimet e ashpra dhe paralajmerimet per deshtim nga opozita, qeveria i dhe nje kompanie te huaj kontrollin e doganave me premtimin se do shtoheshin te ardhurat doganore me 100 milion euro. Projekti deshtoi teresisht dhe i vetmi kontribut qe firma e huaj i dha vendit ishte zbulimi ne ditet e fundit te qendrimit te saj ne Shqiperi se ne doganat shqiptare valon kontrabanda ne nivelet me te larta drejtuese.

Perse duhet qe pas deshtimit ne dogana qeveria te hidhet ne eksperimente edhe ne tatime? Por ne te vertete keto nuk jane eksperimente por vjedhje dhe plackitje e prones publike, vjedhje dhe plackitje e taksave te qytetareve shqiptare.

Sikurse zbuloi vete ministria e Financave, koncesionari, te cilit nuk i dihen as aksioneret e tij, do te mund te fitoje rreth 140 milion euro ne 10 vjet kurse shteti vetem 40 milione. Ne se koncensionari nuk arrin qe te fitoje shumen e mesiperme qeveria jone merr persiper ti kompesoje diferencat. Keto quhen reforma ne interesin me te mire te ekonomise dhe per te rritur e permiresuar sherbimin ndaj qytetareve.

A jane keto qe shpreha me siper ekzagjerime te opozites e cila nuk le gje pa nxire me synimin per te ardhur ne pushtet? Le ta leme opoziten dhe ti referohemi Komnisionit Europian per ceshtjen e dhenjes se koncensioneve nga qeveria shqiptare.

Ne raportin e fundit te progresit Komisioni Europian deklaron se: Shqiperia ka devijuar nga rruga per zbatimin e kritereve europiane per koncensionet, sepse ka bere hapa pas duke vendosur masa te papajtueshme me acquis communittare dhe ka paqartesi serioze midis “koncensionit dhe “sipermarrjeve te puneve publike”.

Jane shkaqet qe ben te ditur Komisioni Europian qe kane rritur borxhin public ne 74% te PBB me nje rritje 11% ne dy vjet, jane keto shkaqet qe nuk ka investime, qe nuk hapen vende pune dhe njerezit ja mbathin nga syte kembet ne kurbet, sepse ne vend te ndetohet Shqiperia e premtuar po ndertohet Shqiperia e Vilma Nushit, e miqve dhe shokeve, e djemve dhe vajzave te hierarkise rilindase dhe te deputeteve te saj.

Shqiperia po rrokulliset perdite e me shume ne gremine sepse sikurse tha dikush “te majtet shqiptare me Edi Ramen e kane shitur shpirtin e tyre tek koncensionet” dhe kane krijuar Republiken e Koncensioneve ku qeveria qeveris koncesionaret kurse koncesionaret qeverisin popullin.

Faleminderit!


Fjalimi në Kuvend i deputetit të PD, Edmond Spaho, 28 Janar 2016

Read More
27 Jan
0

Koncesionet e Edi Ramës nuk sjellin, por marrin para nga arka e shtetit​

Të dashur anëtarë të Grupit Parlamentar,

Të dashur bashkëqytetarë që na ndiqni përmes medias,

Fillimin e mbledhjes së grupit parlamentar dua ta përdor për një sqarim, për një bashkëbisedim me ju dhe me qytetarët për sa i përket stadit aktual të reformës në drejtësi. Ku jo vetëm çfarë ka ndodhur në syrin e medias dhe publikut, por edhe ajo çfarë ka ndodhur e po ndodh në kontaktet e vazhdueshme dhe intensive të opozitës me partnerët ndërkombëtarë ka patur, ka dhe do të ketë një emërues të përbashkët: Vullnetin e Partisë Demokratike, vullnetin e grupit tonë parlamentar, të opozitës parlamentare, të aleatëve tanë për të bërë një reformë në drejtësi sipas standardeve europiane, sipas rekomandimeve të Venecias. Për të pastruar drejtësinë nga korrupsioni në prokurori dhe gjykata, për të gozhduar dhe eleminuar korrupsionin politik si forma më e lartë e korrupsionit dhe e kapjes së drejtësisë dhe për të marrë të gjithë hapat e nevojshëm që drejtësia të jetë e drejtë, e shpejtë dhe në bazë të ligjit me të gjithë qytetarët shqiptarë e me theks të veçantë në luftën ndaj korrupsionit qeveritar.

Lufta kundër korrupsionit qeveritar, lufta kundër korrupsionit zyrtarëve publikë kërkon të gjithë instrumentat e nevojshëm dhe ne jemi mirënjohës partnerëve ndërkombëtarë për sugjerimet e vlefshme që kanë bërë në këtë drejtim, siç është edhe Byroja Kombëtare e Hetimit pas shqyrtimit nga  Gjykata Kushtetuese, pas reflektimit të vërejtjeve nga Gjykata Kushtetuese për të cilat kemi dhënë dakordsinë tonë tash 4 muaj.

Po çfarë po ndodh të nderuar deputetë, bashkë me qytetarët?

Prej më shumë se 4 muajsh pengesa për reformën në drejtësi e ka emrin Edi Rama. Njeri i investuar politikisht, emocionalisht dhe personalisht kundër konsensusit, kundër konsensusit si vlerë dhe kundër konsensusit si i vetmi mekanizëm për të miratuar një reformë gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe afatgjatë.

Dikur kur e thonim këtë ndokush edhe na paragjykonte sepse të rrish gjithë ditën me një kryeministër që shkumëzon kundër konsensusit për dreka dhe për darka, fillon ndoshta mendon që konsensusi mund të jetë një prodhim demonik. Por sot nuk është opozita që e thotë, është Komisioni i Venecias që e thotë këtë, janë partnerët tanë euro-amerikanë që insistojnë tek dialogu politik, tek konsensusi, tek marrëveshja jo si pazar nga ato të Vilës 30 apo 31, por si një vlerë politike që çimenton besimin e publikut tek një reformë që bëhet për publikun, për qytetarët, jo për politikën e për politikanët.

Ia kam ofruar dhe vazhdoj t’ia ofroj ndonëse në rrethana normale vendi është mësuar që kryeministri ofronte dhe kryetari i opozitës refuzonte dhe për këtë besoj se kujtesa edhe afatshkurtër iu shërben si qytetarëve ashtu edhe politikanëve. Por jemi në një situatë absurde ku opozita ofron bashkëpunimin dhe kryeministri i vendit e refuzon atë duke luajtur blofin me 64 vota.

64 vota të cilat të gjithë e dimë që nuk mund të kalojnë reformën në drejtësi por që mund të shërbejnë për të djegur reformën në drejtësi e për t’i shërbyer kapriçove politike të një qeverie të dështuar në të gjitha planet dhe të braktisur nga opinioni publik, nga votuesit, pritshmëritë e të cilëve kanë takuar dhe takojnë zhgënjime të hidhura si në fushën ekonomike, në fushën e shërbimeve publike, të punësimit, mirëqenies e çdo fushë tjetër.

Po shpëtimi nuk mund të jetë keqpërdorimi i reformës në drejtësi. Reforma në drejtësi duhet të kryhet dhe opozita shqiptare, Partia Demokratike, unë personalisht jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që kjo reformë të kryhet.

Më vjen keq që reporterët e Venecias e kanë zhgënjyer përsëri zotin kryeministër, kur deklaruan këtu në Tiranë se nuk është çështje numerike 2/3 apo 3/5-tat, siç kemi thënë dhe vazhdojmë të themi ne por është çështje vlere, parimi, përfshirje substanciale e opozitës, pjesëmarrje konsensuale në reformën në drejtësi e cila duhet, mund dhe do të bëhet vetëm përmes konsensusit.

Nuk ka konsensus, nuk ka as përpjekje për konsensus. Madje as përpjekje për dialog. Edhe për çështje që kemi rënë dakord Edi Rama zvarritet. Sot ka ardhur momenti që të ndaj me qytetarët shqiptarë që Partia Demokratike ra dakord me draftin e propozuar nga ekspertët amerikanë për Byronë Kombëtare të Hetimit, si një strukturë speciale, e përbashkët e Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë, sigurisht sipas Kushtetutës nën drejtimin e Prokurorisë, e trajnuar me qendrat më të specializuara të botës, SHBA-të me paratë e taksapaguesve amerikanë dhe më një mandat të qartë, të përcaktuar mirë dhe të domosdoshëm për të sotmen dhe të nesërmen e Shqipërisë, hetimin e korrupsionit në nivele të larta. Kemi tre muaj që kemi dhënë dakordsinë tonë.

Ky zotëri që çirret nga mëngjesi deri në darkë për domosdoshmërinë e reformës në drejtësi pse nuk e jep dakordsinë e tij? Çfarë e pengon? Kush e ka kapur prej xhakete? Kush ia mban dorën? Forcë e madhe duhet të jetë, derisa ka 4 muaj që refuzon partnerin tonë strategjik SHBA-në , në një objektiv po kaq strategjik siç është lufta kundër korrupsionit.

Zonja dhe zotërinj deputetë ju e dini kjo ka qenë e përhershme e diskutimeve këtu në grupin parlamentar, qytetarët e dinë dhe duhet ta dinë pengesa për reformën në drejtësi e ka emrin Edi Rama. Alibitë dhe alibirat nuk vlejnë më. Korniza tashmë është e qartë, Venecia solli opinionin e saj, reporterët erdhën dhe shkuan. Ne presim edhe opinionin final por “pata“ e kapjes së drejtësisë nuk do t’ia bëjë vezën e artë Edi Ramës.

Drejtësia shqiptare nuk do të kapet. Ndaj tani është momenti të flasë qartë si kryeministër, pa u fshehur pas ekspertëve që vetë ka emëruar. Të dalë dhe të thotë e do reformën në drejtësi, e ka me të vërtetë apo e kishte dhe e ka një alibi. Sepse  i leverdis drejtësia e kapur, drejtësia e shantazhuar, drejtësia si alibi dhe jo si fakt. I leverdis shantazhi, dosjet që i mban dhe i nxjerr sipas qejfit, pra i leverdis bizantizmi dhe jo e ardhmja europiane e Shqipërisë. Nëse po, i përsëris ftesën të ulemi dhe të punojmë me konsensus për t’i dhënë shqiptarëve një drejtësi të pavarur, eficente, të pastruar nga korrupsioni dhe të aftë për të qëndruar e pastruar nga korrupsioni por e pakapur politikisht.

Fatkeqësisht kjo që do të them tani është në konflikt të plotë me ftesën që sapo i dhashë kryeministrit, por ky nuk është faji dhe problemi im është realiteti i shqiptarëve. E kam fjalën për luftën frontale pa pauzë, pa kompromis kundër gjithë aferave të korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin nga  qeveria Rama-Meta dhe zyrtarët e çdo niveli që ne i kemi shpallur që prej ditës tonë të parë dhe që kemi intensifikuar veçanërisht vitin e fundit ku kemi perceptuar si të drejtë denoncimin e  vjedhjeve  dhe skandaleve qeveritare.

Përballja me të keqen në Parlament dhe në të gjitha aulat e tjera publike  është parim  i opozitarizmit  tonë.

Ne këtë  betejë,  kundër një kundërshtari të rrezikshëm që  ka  përdorur dhe vazhdon të përdorë  si armën e vet më të dashur propagandën, demagogjinë, trushplarjen, gënjeshtrën dhe  mjegullën, ne kemi kemi parashtruar të vërteta me fakte të pakundërshtueshme të cilat u kanë dhënë mundësi qytetarëve të kuptojnë qartë natyrën e korrupsionit në  qeverisjen  e sotme.

Nuk kemi të bëjmë me atë  korrupsionin që vjen si pasojë apo si deformim i  sistemit, por kemi të bëjmë me një korrupsion të ngritur në sistem nga vetë  qeveria  dhe kreu i saj me vendime të Këshillit të Ministrave, me ligje të aprovuara verbërisht, me  politikën  e  tyre të ambalazhimit të  vjedhjeve me retorikën e reformave,  me qëllimet e tyre të lexueshme për  të  vënë pasuri për vete dhe për një grusht oligarkësh të oborrit dhe orbitës qeveritare përmes abuzimit me funksionet, asetet dhe paratë publike.

Çfarë është kontrabanda kolosale e duhanit, kontrabanda e naftës dhe mallrave të tjera të akcizës? Aksident apo një zgjedhje? I ndodhi si fatkeqësi Ramës sepse e tradhtuan të emëruarit e tij? Kjo është një fabul mjerane që nuk e besojnë as fëmijët e kopshtit.

Jo zonja dhe zotërinj, siç e kemi provuar, siç ka plasur tashmë sheshit jo vetëm nga denoncimet tona por edhe nga dokumentat zyrtare të Agjentëve të Kurorës dhe vetë bilancet e Ministrisë së Financave, kjo kontrabandë  ka patur dhe ka bekimin e Edi Ramës, pra është zgjedhje e tij, vepër e tij, përfitim i tij dhe kupolës Tahiri- Ahmetaj-Kokëdhima.

E njëjta vlen për evazionin e madh në tatime, për tenderat e korruptuar  në palcë, me  fitues të paracaktuar, ku i fundit del i pari sepse është mik, ndërtuesi apo i përzgjedhuri i kryeministrit.

Edi Rama dhe kupola rreth tij është destinacioni përfundimtar, magazina e rreth 400 milionë dollarëve që mungojnë në gropën e madhe të dështimit në mbledhjen  e të ardhurave të planifikuara gjatë vitit 2015.

Kjo është gropa e korrupsionit që ka gërmuar kjo qeveri.  Këta shtuan rojet dhe rriten  vjedhjet.

Shtuan  kontrollet dhe  rritën evazionin.

Shtuan dhunën dhe thelluan krizën.

Me injorancë dhe arrogancë menduan dhe vazhdojnë të mendojnë se mund të pajtojnë abuzimin me suksesin, duke hedhur vellon  e propagandës. Por abuzimi i hedh në erë të gjitha maskat, të gjitha hilet dhe të gjitha qëllimet e mbrapshta.

Sigurisht, jo pa rolin tonë, jo pa rolin tuaj, të  opozitës, që në rrethanat e Shqipërisë së sotme është vendimtar. Jo pa rolin e pazëvendësueshëm të qytetarëve në protestë. Jo pa rolin  po kaq jetik të medias të lirë e të pakapur.

Sot, për fat të mirë janë shtuar e po shtohen aktorët dhe zërat brenda dhe jashtë vendit që po denoncojnë korrupsionin e ngritur në sistem në Shqipëri duke bërë përgjegjëse dhe treguar me gisht qeverinë.  Rasti i  denoncimit nga “Crown Agent’s” të korrupsionit  të madh në doganat shqiptare është një shembull domethënës i ditëve të fundit.

Ditë për ditë çdo akuzë e opozitës po vërtetohet dhe pranohet nën presionin e qytetarëve dhe mediave, dhe në pamundësinë për ta fshehur apo mbuluar edhe nga Edi Rama që si xhongler mundohet ta hedhë përgjegjësinë tek të tjerët.  Por ajo që është më e rëndësishmja është  rritja e vetëdijes në  mbarë spektrin shoqëror dhe politik të vendit për domosdoshmërinë e izolimit dhe largimit të  Edi Ramës dhe bandës së dyzet hajdutëve nga drejtimi i qeverisë.

Duhet të themi, të nderuar deputetë, se luftën pa pauza kundër korrupsionit dhe skandaleve nuk e kemi  zgjedhur dhe nuk e zgjedhim ne,  por  na e ka diktuar kjo qeveri që nuk ka reshtur, nuk ka pushuar  as ditë  as natë, me babëzinë dhe  bëmat e saj korruptive nga njëra anë, njëra më e zezë se tjetra, më e dëmshme se tjetra për financat publike, për shërbimet publike, për mirëqenien e qytetarëve, për zhvillimin, për punësimin dhe për vlerat e moralin e qeverisjes së mirë që aspirojnë me të drejtë qytetarët shqiptarë.

Kanë marrë disa goditje si kërrkush më parë nga defiçitet dhe dështimet që kanë në themel korrupsionin. Janë demaskuar brenda një kohë të shkurtër si askush tjetër. Iu ka dalë boja e parë, dora e dytë dhe dora e tretë. Por nuk kanë nxjerrë asnjë mësim. Në vend që të frenoheshin, po dyfishojnë kudo që mundin me nxitim të shfrenuar sikur po vjen dita e apokalipsit në rrugën e abuzimeve.

Kjo provon atë që ne kemi thënë dhe që e kanë thënë shumë aktorë të shoqërisë civile, politikanë  të distancuar nga  Rama me kompani, se ky kryeministër dhe kjo qeveri nuk ka në plan asgjë tjetër përveçse të  shtojë përfitimet nga pushteti.

Kjo provon se mekanizmi i korrupsionit që kanë kurdisur nuk është i ndalshëm apo I korrigjueshëm, por  mund të asgjësohet vetëm duke e flakur bashkë me ata që e kanë kurdisur.

Vitin e fundit babëzia qeveritare është përqendruar tek koncensionet siç i konceptojnë këta. Siç po i jep ky, ku po i jep ky dhe kujt po ia jep ky. Kjo është gjuetia e re dhe shprehja e re e hajdutërisë. Ne i kemi denoncuar në kohë reale disa nga këto koncensione që kanë befasuar dhe skandalizuar opinionin e do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Sot, nesër në sallën e parlamentit e kudo. Duke filluar me check-up-in e famshëm, 120 milionë euro kompanisë së Vilma Nushit pa përvojë në këtë fushë. E licencuar vetëm 2 ditë para hapjes së tenderit dhe ku mbrëmë i vënë nën presion, Rama deklaroi se mund ta ulte pak vlerën e rryshfetit. Sepse ishte kaq e madhe saqë edhe po u ul fondi është i mjaftueshëm. Abuzim i paskrupullt. Nuk ka pikë rëndësie se sa shqiptarë e marrin shërbimin. Paratë jepen dhe do të jepen sikur shërbimin e kanë marrë edhe 100 mijë që nuk e kanë marrë. Check-up-i është një simulim i madh, një gënjeshtër, një vjedhje e pastër që ka shkaktuar një indinjatë të thellë në mbarë komunitetin e punonjësve të shëndetësisë dhe në opinionin publik. Është tenderi i fituar me paracaktim nga një kompani pa eksperiencë pune në sektorin e shëndetësisë, me licencë laboratori të lëshuar vetëm dy ditë para aplikimit, me ofertë me të lartë se kompanitë e s’kualifikuara dhe ku specifikimet teknike për sistemin e informacionit çojnë me detyrim përcaktim me sistemin operator që operohet nga kompania e ministrit Beqa, Intech plus.

Koncesioni i sterilizimit 83 milionë euro për 10 vite. Thjeshtë dhe thellësisht e pajustifikuar sepse qeveria shqiptare me dy kredi, qytetarët shqiptarë kanë marrë dy kredi me bankën e Këshillit të Europës dhe kanë siguruar fonde të mjaftueshme për të ndërtuar qendrën e sterilizimit qendror dhe diagnostikimit funksionale  si dhe për të vënë në përdorim repartin e centralizuar të sterilizimit që është ndërtuar dhe pajisur. Ndërkohë është trajnuar edhe personeli për përdorimin e këtij reparti. Por jo. Pasi investohen lekët të marra me kredi merret furra gati, punonjësit e trajnuar dhe i jepet Ilir Rrapajt me 8 mijë euro kapital i cili merr 83 milionë euro tender. Është pronar i një kompanie ku ka të punësuar një murator. Ti themi siç është. Në Peruxhia, kompania, sipas burimeve gazetareske investigative, “Birn” në këtë rast, ka një kapital prej 1500 eurosh. E mohoi lidhjen me të derisa i dolën fotografitë para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve me siguri do ti dalin edhe ato që kanë lidhje me operacionin e tij në Bolonja dhe me vilën në Toskana.

Koncesioni i landfillit të Elbasanit. Arben Ahmetaj. Specie e veçantë. Peshkaqeni i madh i bardhë. Mësuesi më i pasur i anglishtes në historinë e civilizimit botëror. Emblema e korrupsionit. Mësuesi me i pasur i anglishtes në historinë e civilizimit botëror. Emblema e korrupsionit në qeverisjen Nano. Transplantuar mjeshtërisht tek qeverisja Rama. 5 milionë euro nga taksat tona, nga taksat tuaja për t’ia dhene një kompanie të porsakrijuar, me vetëm 100,000 lekë kapital dhe pa asnjë eksperiencë të vërtetuar.

Vendimi i marrë në fshehtësi nga Këshilli i Ministrave në 17 dhjetor pa asnjë shpallje paraprake, pa publikim të njoftimit të kontratës. Në kundërshtim të hapur me nenin 22 te ligjit, edhe me nenin 9 te po këtij ligji, qe sanksionon parimin e transparencës, konkurrencës dhe mosdiskriminimit.

Koncesioni i Skavicës, i cili pas aferës CEZ është ndoshta projekti me korruptiv dhe pazari më i dyshimtë i Edi Ramës me pasuritë publike.

Mungesë e plotë e transparencës.  E fshehën vendimin që shpallën se e kishin marrë me 23 dhjetor. i dhanë 8 pikë bonus kompanisë Suzer, në lista të zeza kombëtare dhe ndërkombëtare, praktikisht i kanë falur koncesionin. Kur ne e denoncuam se kishte shkuar atje nga kjo kompani, me shpenzimet e kësaj kompanie, për të negociuar drejtpërdrejtë me këtë kompani në mënyrë të paligjshme, e mohoi. Por faktikisht ia nxori petët lakrorit peshkaqeni i madh i bardhë. I shkau goja tek Arian Çani dhe pohoi se investimi madhor i kësaj qeverisje është Suzeri. Suzeri i cili i ka sjellë çarterin Arben Ahmetajt. i ke fshehur të dhënat e TIMS dhe nuk i ke vënë vulë pasaportës. Suzeri i ka gjetur miqtë edhe në policinë kufitare turke. Por të dhënat e aviacionit nuk i fsheh dot. Prandaj sot i kërkoj të bëjë publike se sa herë ka udhëtuar me çarter drejt Turqisë vitin e kaluar. Ku ka qëndruar dhe kush i ka paguar hotelin. Në pritje të përgjigjes sigurisht që një përgjigje e kemi edhe ne. Negociata të paligjshme për këtë projekt të rëndësisë strategjike kombëtare për energjitikën dhe një projekt të sigurisë kombëtare për vendin. Ndërkohë që ka një studim të plotë që qeveria bën sikur nuk e di dhe vetë Edi Rama mundohet me taktikat e tij banale të ngatërrojë studimin francez të Tiranës me studimin francez të Skavicës i cili ekziston dhe të cilit i kanë rënë ndesh kapitull për kapitull me kontratën korruptive e cila nuk duhet, nuk mund dhe nuk do të kthehet kurrë në një kontratë të vlefshme ligjore në Republikën e Shqipërisë. Le të vlejë ky si paralajmërim për Suzerin dhe Suzerët e tjerë. Dita do të jetë e shpejt kur do ta marrin me shkelma nga autoritet e zgjedhura me votë të lirë të vendit dhe të mos shpenzojë më asnjë cent për këtë aferë korruptive. Ne nuk do ta njohim. Skavica duhet dhe do të mbetet pasuri publike. Interesi i Shqipërisë dhe Shqiptarëve është që Skavicat të mbetet pronë e jona, të zhvillohet nga ne dhe jo ti falet në fshehtësi të plotë një kompanie pa asnjë eksperiencë në fushë.

Koncesionin e hekurudhës Fier –Vlorë iu dha me goditje të përqendruar djalit  të deputetes Valentina Leskaj në shkelje flagrante të procedurave dhe  të   ligjit për konfliktin e interesit.

Në të njëjtën linjë u procedua me Koncesionin e  Dializës.

E njëjta praktikë  korruptive dhe antiligjore  konstatohet edhe tek e ashtuquajtura “Llogari e Kuponit Tatimor, ku  “fituesit”, në kundërshtim te hapur me legjislacionin tatimor, parashikohen të shpërblehen nga të ardhurat e mbledhura nga TVSH. A thua se TVSH-ja është pronë e Shkelqim Cani apo Edi Ramës.

Koncesioni për vjeljen e gjobave e cila u dha për 20 vite një kompanie private e quajtur “Shërbimi Përmbarimor ZIG”.

Koncesioni i Spitallës. Në gusht 2015 mediat raportuan se Arben Ahmetaj po bëhej gati të jepte me koncesion për 99 vjet zonën e Spitallës, vëllait të Kryeministrit, me një VKM Nr. 666 të datës 29.07.2015 të shpallur si zonë e “veçantë”. Në Janar 2016 skadoi afati dhe qeveria nuk ka shpallur fitues ende. Po e presim me shumë kuriozitet se si do të përfundojë kjo shpallje mediatike e përfitimit të zonës nga askush më pak se vëllai i kryeministrit.

Jemi njoftuar për një tjetër koncension. Targat, 150 milionë euro për 10 vjet. Targa të reja me chip. 50 euro për targë çdo shqiptari. Ky është një shembull kaq i avancuar i teknologjisë sa e ka vetëm një vend në botë; Taxhikistani. Borati Azamati dhe Edi Rama. 150 milionë euro koncension për targat.

Dua  të ndalem pak në  koncesionet e lajmëruar së fundi nga qeveria.

I pari është koncesioni për mbledhjen e TVSH-së, përgatitur si zakonisht në fshehtësi të plotë dhe që u mbaj sekret për ta bërë fakt të kryer derisa u rrodhi nëpër media.

Çfarë është  në thelb  ky koncesion i padëgjuar, i paimagjinueshëm për një vend si yni. Qeveria në rastin konkret, “delegon” një ndër funksionet e veta kryesore: mbledhjen e taksave në territorin  kombëtar.

Ka ngjashmëri me koncesionin  që iu dha po nga kjo qeveri  dy vjet me parë kompanisë  “Crown Agent’s”, në një rol  pothuajse dublues me autoritetin doganor vendas,  me zotimin për të mbledhur  100 milionë euro me shumë në dogana.  Dështimi i bujshëm i këtij objektivi, që “u realizua” katër fish me shenjën e minusit përpara, që do të duhej të vuloste dështimin e eksperimenteve  të këtij lloji.

Por jo. Qeveria vendos ta  përgjithësojë dështimin e saj si të kishte qenë sukses. Del në skenë koncesioni  i paparë  për mbledhjen e TVSH-së. Sipas vlerësimeve tona, mbështetur  në projektin e qeverisë, kompania fituese, që natyrisht është paracaktuar, do të përfitojë një shumë mbi 100 milionë euro që mund të shkojë deri 150 milion euro.

Pa shkuar me tej, gjithkush mund të pyesë: Nga vinë këto  para? Përgjigja është: nga biznesi shqiptar! Pyetja që pason është: Po pse të mos shkojnë në buxhet, pse të mos bëhen rroga, pensione, shërbime, por u dashka ti jepen një  kompania të huaj? Përgjigja është: për qëllime përfitimi të një grushti njerëzish, që janë të njëjtët, Edi Rama, banda dhe kupola e tij dhe oligarkia.

Përveç se abuziv dhe klientelist, koncesioni për mbledhjen e TVSH-së është në shkelje të hapur  të Kushtetutës, të Ligjit të Procedurave Tatimore, të Ligjit të Partneritetit Publik- Privat. Fushat e zbatimit të këtyre ligjeve e përjashtojnë  më mënyrë kategorike  dhënien e një koncesioni të tillë, pavarësisht kamuflimit që përpiqet t’i bëje Edi Rama.

Me  një koncesion të tillë Edi Rama pranon dështimin dhe kapitullimin  e saj në luftën kundër evazionit, por nga ana tjetër konsumon një vepër penale, duke qenë  se me ligj të ardhurat nga TVSH dhe taksat e ndryshme nuk mund të kenë asnjë destinacion tjetër përveç buxhetit të shtetit dhe shpenzimeve  buxhetore.

Cila është veçoria e koncesioneve që ka dhënë e kërkon të japë qeveria Rama?

Veçoria, ajo gjë që le pa mend çdo njeri që ka sadopak njohuri për koncesionet, është se këto janë koncesione me paratë e buxhetit të shtetit, me paratë e taksapaguesve shqiptarë, pra krejt e kundërta me kuptimin klasik të koncesioneve si një mënyrë për të thithur  investimet e huaja  në vepra të ndryshme, siç u bë me hidrocentralet. Në koncesionet e Check-up, sterilizimit, dializës, TVSH-së, kuponit tatimor, e tjerë, privatët e përzgjedhur nga Edi Rama nuk sjellin, por marrin para nga arka e shtetit.

Ndaj  bëhen pa transparencë, ndaj  konceptohen dhe realizohen në shkelje të ligjeve. Këtu është vjedhja, këtu është korrupsioni gjigand me paratë e shqiptarëve.

Filli përbashkues i koncesioneve të qeverise së sotme është korrupsioni. Ne u kemi shpallur  luftë dhe kjo luftë do të kulmojë kësaj jave dhe në javët në parlament dhe në publik ku Partia Demokratike, ju si deputetë të saj, ne të gjithë se bashku do t’i bëjmë gjyqin shembullor, me fakte dhe argumente, kësaj grabitjeje, makutërie të padëgjuar.

Beteja jonë është e do të jetë politike dhe ligjore. Do të kërkojmë me urgjencë  gjithë dokumentacionin  që lidhet me koncesionin e TVSH-së dhe me Lotarinë e Kuponit Tatimor dhe koncesionet e tjera.

Do të ndërmarrim të gjithë hapët e nevojshëm, siç kemi bëre deri  tani, ku kemi çuar mjaftueshmërisht dosje që prokuroria të nisë punën për të çuar para drejtësisë përgjegjësit e  grabitjes “me ligj”, por në mënyrë të paligjshme, të miliona e  miliona eurove pasuri  të shqiptarëve.

Qytetarët i kemi në mbështetje, por duhet të jemi me ta, në komunikim të vazhdueshëm.  Korrupsioni me  koncesionet ka marrë erë e po qelbet. Shumica e njerëzve  janë të skandalizuar. Sarkazma  më e përhapur  sot në publik është se me këtë logjikë i bie që Rama të  japë me koncesion edhe qeverinë, të heqë edhe zgjedhjet  sepse nuk i duhen më njeriu dhe vetë të dredhë  zinxhirin si pashallarë me agallarët e tij  duke iu gëzuar haraçit që merr.

Qeverinë do ta dorëzojë, kjo është e sigurt. Por jo me koncesion. Shqiptarët po kërkojnë  dhe do të kenë një qeveri të re të votës së lirë.

Faleminderit!


Fjala e Kryetarit te Partisë Demokratike, Lulzim Basha në mbledhjen e grupit parlamentar, 27 Janar 2016

 

Read More
27 Jan
0

Tahiri ministri i lidhjeve kriminale, ka shkatërruar besimin e qytetarëve tek policia

Saimir Tahiri predikoi pa turp sot ligjin, besimin dhe etikën në polici, tre elementë për të cilat ky ministër duhej të kishte ikur me kohë nga detyra e të ishte përgjigjur para drejtësisë.

Saimir Tahiri ka shkelur ligjin, dhe këtë e di çdo shqiptar. Ai vetë pranoi se ka shitur në të zezë taksinë e drogës, makinën e tij private, dhe këtë shitje nuk e ka deklaruar. Ai vetë, publikisht deklaroi se nuk pranon të zbatojë një vendim gjykate në fuqi. Një shkelje e rëndë e ligjit.

Saimir Tahiri ka shkelur besimin publik që duhet të kenë qytetarët tek policia, pasi me makinën e tij personale private, banda e habilajve i është fshehur kontrolleve dhe ka kryer trafik droge.

Saimir Tahiri është një shkelës i madh i etikës, pasi megjithë skandalet që kanë ndodhur, me gjithë provat e faktet e përfshirjes së tij në trafik e lidhje me krimin, ai nuk ka mbajtur përgjegjësi dhe ka vazhduar ti shërbejë bandave me postin e tij.

Një seri ekzekutimesh mafioze kanë ndodhur vetëm në muajin Janar. Dhe Tahiri nuk mban asnjë përgjegjësi.

Ai është ministri më i inkriminuar në Ballkan, dhe sa më shumë qendron në detyrë, aq më shumë stimulon krimin e trafiqet, dhe minon besimin e publikut tek policia.


Deklarata për mediat e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Ina Zhupa, 27 Janar 2016

 

Read More
26 Jan
0

Nën presionin e denoncimeve, Edi Rama përgjysmon rryshfetin e tij në konçesionin e check-up

Nën presionin e denoncimeve të Partisë Demokratike, dhe të një pjese të medias së lirë, Edi Rama sot u detyrua të përgjysmojë rryshfetin e tij me konçesionin e check-up-it.

Ndërkohë që e kishte paracaktuar fituesen e këtij koncesioni, donatoren e tij Vilma Nushi, me ofertën më të lartë në garë, 25 përqind më shumë se konkurentët e tjerë, çka do të thotë 18 milionë euro dëm shtetit, 18 milionë euro dëm parave të shqiptarëve, pra kishte planifikuar se do ti jepte të përzgjedhures së tij 120 milionë euro, sot del dhe thotë se ka ndërmend ti japë 64 milionë dollarë.

Ky është një mashtrim skandaloz, një përpjekje për të shpëtuar nga skandali ku Rama, Beqaj dhe donatorja e tij janë kapur në flagrancë, duke vjedhur fondet e shëndetësisë, duke vjedhur paratë e shqiptarëve, duke manipuluar shifrat e check-up, për grup moshën 40-65 vjeç, një target grup prej 920 mijë personash.

Sipas kontratës, pavarësisht numrit të personave që do bënin kontrollin, Edi Rama kishte planifikuar që të ndante me vilmën e tij paratë për kontrollin e 920 mijë personave, edhe pse të dhënat zyrtare tregojnë se vetëm 20 përqind e kësaj grupmoshe e bëjnë check-up-in.

Pas fushatës dhe denoncimeve të Partisë Demokratike, Edi Rama pranoi se do ti japë para vilmës së tij, jo për 920 mijë persona, por për 475 mijë.

Dy ditë më parë ne treguam me prova e fakte se si kanë abuzuar në vitin 2015 duke paguar 1.7 mld lekë më shumë, për 100 mije kontrolle të pakryera kurrë. Pra të dashur qytetarë, vilma mori nga Rama 1.7 miliardë lekë për një punë që nuk e kishte kryer.

Kjo skemë do të zbatohej edhe në vitet në vazhdim.

Propaganda e sotme e Edi Ramës, është thjesht një tërheqje pas denoncimit me prova e me fakte të Partisë Demokratike, mbi këtë abuzim skandaloz me shëndetin e shqiptarëve.

Ne duam të ndajmë sot një bejetë të fituar me korrupsionin e Edi Ramës, i cili sot u detyrua të përgjysmojë hisen e tij në këtë megaskandal.

Por pavarërisht kësaj, Partia Demokratike i bën edhe një herë thirrje Prokurorisë të hetojë me shpejtësi, me përgjegjësi e me profesionalizëm, e të nxjerrë para ligjit e përgjegjësisë autorët e kësaj vjedhjeje me paratë e shëndetin e shqiptarëve.


Deklarata për mediat e deputetes Albana Vokshi, 26 Janar 2016

 

Read More
26 Jan
0

Korrupsioni Zgjedhor dhe Politik armiku më i madh i shqiptarëve

Ju falenderoj për ftesën, për iniciativën ju, Koalicionin e Vëzhguesve Vendorë dhe organizatat që ju kanë mbështetur, dhe në veçanti partnerët europianë dhe amerikanë.

Sot jemi mbledhur për një temë konkrete që quhet “Korrupsioni zgjedhor”  dhe unë e vlerësoj shumë faktin që nuk na keni mbledhur thjesht për shfaqje apo për deklarata të përgjithshme, ndonëse rreziku është i madh që të mos flitet për rrezikun zgjedhor por për çfarë bëra unë, e çfarë bëre ti, e çfarë bëj unë, e çfarë bën ti, e çfarë do të bëj unë, e çfarë do të bësh ti.

Korrupsioni zgjedhor është thelbi i problemit në Shqipëri, është valvula që shkarkon korrupsionin në tendera, në koncesione, në dogana, në tatime. Ky është problemi më i madh sot.

Tema e sotme nuk është akademike, njerëzit duhet ta dinë, njerëzit e dinë, “Pushteti dhe paraja” –“Paraja dhe pushteti” janë të lidhura ngushtë dhe jo vetëm këtu, kudo në botë. Por në Shqipëri lidhja e parasë me pushtetin, lidhja e parasë së korruptuar dhe kriminale me pushtetin është edhe shkaku kryesor i korruptimit të pushtetit, i shikimit të pushtetit si një mjet për tu pasuruar, për të siguruar influenca të jashtëligjshme dhe të kundërligjshme dhe jo si një mënyrë për t’i shërbyer qytetarëve dhe për të përcaktuar dhe implementuar ndryshimet që një shoqëri ka nevojë ti jetojë e prekë në ekonomi, bujqësi, shëndetësi, arsim, siguri, integrim e kudo tjetër.

Në qoftë se ka një armik të madh sot ky është korrupsioni zgjedhor, korrupsioni zgjedhor që ju keni zgjedhur si temë dhe të cilës dua ti qëndroj fort në 15 –minutëshin që më keni caktuar. Nga një shqetësim në të shkuarën, ai u kthye në një kërcënim në vitin 2013 dhe sot është kanceri më i rrezikshëm për procesin zgjedhor.

Në 2013 u testua tregu i votës dhe komisionerëve dhe u gjet çmimi dhe pastaj në zgjedhjet e Korçës u shndërrua në një poligon testimi të armës së sofistikuar të blerjes së votave në masë, të përpunimit të skemës të shpërndarjes së parave, të gjetjes së alibive si pagimi i autobusit, mbulimit me praninë me kokën anash dhe sytë mbyllur të policisë, të heshtjes së prokurorisë dhe në përfundim të amnistisë me ligj nga qeveria në Parlament të hetimit për shit-blerjen e votave në Korçë.

2015 ishte skema e implementimit të blerjes industriale së zgjedhjeve. Vota që bliheshin, karta identiteti që bliheshin për të mos shkuar në votim, kjo është më e keqe se blerja e një vote sepse anulon të drejtën e votës. Emigrantë që nuk vijnë më me bileta të paguara sepse mund të rrinë në shtqëpi në Itali, në Greqi e gjetkë, e ndërsa për ta votojnë militantët me karta të falsifikuara dhe të blera me para të paligjshme.

Sot një votë ka çmim, një mandat ka çmim, një zonë shumë emërore ka çmim, një Parlament ka çmim në euro, sigurisht mund të përkthehet edhe në dollarë, apo lekë. Ky është fundi i demokracisë para se të fillojë ashtu siç duhet. Sot blihet vota, blihet karta, blihen komisionerët, blihen mediat, blihen aktorët e shoqërisë civile, blihen “badge” vëzhguesish për të mbushur qendrat e votimit me militantë e shpeshherë me kriminelë e persona në kërkim. Kur s’mjafton kjo përdoren burime shtetërore, përdoret ligji i amnistisë që miratohet me mandate të blera, ndryshohet në mënyrë të njëanshme pa konsensus ndarja territoriale. Ky është pushteti i fituar me çdo çmim. Dhe meqenëse çmimi është i lartë duhen shumë para.

Jo sa merr një parti, por sa harxhon një parti, ky është treguesi i vërtetë. Kandidati i shumicës në Tiranë, sot kryetar i bashkisë përdori miliona e miliona euro për fushatën mediatike në Tiranë përmes reklamës. Sipas ligjit duhet ti deklaronte burimet dhe shpenzimet. Mjafton të mbledhësh minutat e reklamës me çmimin e ditur dhe të shpallur botërisht në çdo media dhe të arrijmë në shumën. Kush e nxori këtë shumë? Cila OJF? Cila parti politike e shpalli? Ekspertët tanë bënë një përllogaritje të minutave, intervaleve dhe çmimit të deklaruar të mediave dhe çmimi që arrinte në fund të fushatës ishte 1.8 milionë euro që është larg shumës së deklaruar sot nga kryetari i bashkisë.

Partitë e pushtetit hapën qindra zyra elektorale. Nuk ka asnjë metodë matje por të gjithë e dinë se zyra kushton me miliona për tu marrë me qira, për tu mobiluar, për pajisjen, për mirëmbajtje.  A ka një verifikim zyrtar se sa kushtuan këto zyra. Askush nuk e ka bërë se po të bëhej shifra do të dilte dhjetëra milion euro, të padeklaruara. Po të bëheshin llogaritë personat përgjegjës në një sistem drejtësie funksional do të ishin prapa hekurave.

Korrupsioni zgjedhor dhe blerja e votës janë sekrete publike. Të gjithë i bëjnë muhabete, barcaleta në tavolina, të gjithë e dinë çmimin e votës, të kartës së identitetit por në tavolina si kjo apo në studio mediatike kur flet opozita analistët e qeverisë dalin dhe e përqeshin. Ligji me standarde pra siç e deklaron OSBE-ja edhe në raportin e fundit nuk i ndalka dot metastazat e këtij kanceri, as raportet ndërkombëtare nuk i ndalin dot, as kjo tryezë nuk e ndal dot nëse shprehja e vullnetit mbetet këtu dhe nuk përkthehet në një aksion të thellë politik ku rekomandimet e OSBE/ODIHR-it të jenë emëruesi më i ulët i përbashkët, minimumi i minimumeve, e domosdoshme por tërësisht e pamjaftueshme për zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri.

Korrupsioni zgjedhor është vetëm një aspekt i korrupsionit politik që është nëna e nënave të korrupsionit. Korrupsioni politik prodhon çdo derivat.

Pushteti me çdo kusht prodhon korrupsionin politik, ky pjell korrupsionin zgjedhor që blen pushtetin. Pushteti i korruptuar prodhon mega korrupsionin e tenderave, të ankandeve, të koncensioneve. Ky korrupsion blen mediat, lidh policinë, prokurorinë, gjykatat dhe këtu fillon e gëlon edhe krimi i organizuar nën tutelën e qeveritarit të korruptuar. Ky është modeli i shtetit mafioz-oligarkik ku nuk ka më demokraci por ka një merkato. Në vlerësimin tim dhe të opozitës këtë e kemi sot këmbëkryq në Tiranë dhe në Shqipëri.

Dy janë burimet kryesore të financimit të korrupsionit politik dhe atij zgjedhor, korrupsioni i madh i tenderave që bëjnë qeveritarët dhe paraja e krimit të organizuar, trafiqet dhe sistemi i gjobave që ngre me shpejtësi ky krim.

Për këtë të dytën kemi hedhur një hap të madh përpara sëbashku, nuk do të arrihej dot pa një bashkëpunim politik, që është ligji për dekriminalizimin. Ligji për dekriminalizimin i cili pret akoma aktet nënligjore që uroj të miratohen së shpejti në Kuvendin e Shqipërisë për ti hapur rrugë zbatimit të këtij ligji.

Por është vetëm një gjysëm hapi sepse nëse 2008 solli një sistem që fuqizoi kryetarët e partive politike nën parimin se do të ishte kështu më e lehtë të diktohet cilësi më e lartë e kandidimit ky parim u zhgënjye, u tradhtua dhe prodhoi për rrjedhojë parlamentin më të inkriminuar në historinë 25 vjeçare të pluralizmit.

Spastrimi i listave me ligj nga personat me rekorde të tmerrshme kriminale do të mbetet i pamjaftueshëm nëse vullneti politik i liderëve të cilët nën këtë sistem caktojnë listat zgjedhore do të çojë që në vend të personave me rekorde kriminale në listat e ardhshme të kemi prezentë motrat, nipat apo mbesat e tyre duke iu lënë këtyre personave në dorë fijet për ti tërhequr ata si pelushanë. Prandaj problemi i krimit dhe lidhjes së krimit me politikën është problemi më i madh, më i rëndë, më unik i korrupsionit zgjedhor, i korrupsionit politik sot në Shqipëri.

Kjo tryezë dhe hapat që duhet të hedhim pas saj janë vendimtarë në qoftë se konfirmohet vullneti politik për të shkuar përtej germës së ligjit, tek shpirti i ligjit. Për të pastruar listat e ardhshme zgjedhore, jo thjesht nga personat me rekorde kriminale sepse këtë tashmë e dikton ligji, por nga çdo influencë kriminale. Për ti dhënë shqiptarëve atë që meritojnë, më të mirën mes demokratëve, socialistëve, lësëistëve dhe çdo partie tjetër. Për të mos i dhënë mundësi zgjedhjeje mes një ish të dënuari për prostitucion dhe një ish të dënuari për trafik droge, por mes një profesori, një profesionisti, një militanti që i bashkohet partisë politike për idealet dhe vlerat që ajo mbart jo për peshën e kuletës apo numrin e “Range Rover”-va, apo numrin e djemve të armatosur që do të mobilizojë ditën e votave.

Së dyti, çështja e parave që mobilizohet përmes korrupsionit. Sigurisht korrupsioni nuk bëhet vetëm për të financuar zgjedhjet por fakti që përmes korrupsionit të zyrtarëve publikë, skemave korruptive, shpeshherë të kaluara deri në nivelet më të larta, me VKM-ra dhe me ligje një pjesë e parave shkon për blerjen e votës, përbën një kancer të avancuar sepse në këtë rast hajduti, firmëtari i kontratës korruptive, përfituesi, kërkuesi i ryshfetit edhe glorifikohet se çon paratë te partia, i shërben grupit.

Ky është legjitimi i korrupsionit të paktën në sytë e një grupi që e pranon në heshtje dhe e përdor në fushatë ryshfetin e marrë në dogana, në tatime, në tendera, në koncesione dhe në forma të tjera të korrupsionit publik.

Kështu që këtu mendoj se Shqipëria ka nevojë për një hap radikal. Çfarë i kushton më pak shqiptarëve: të financojnë plotësisht, 100% fushatën e partive politike nga taksat e tyre në mënyrë transparente apo të vidhen me miliarda euro fondet publike me tendera, me koncensione nga buxheti i tyre në mënyrë që një 5% e kësaj vjedhje t’ju shpërndahet si 50 mijë apo 20 mijë lekësh natën para zgjedhjeve?

Cila është fatura më e madhe?! Pyetja është retorike sepse shkatërrimi i zgjedhjeve e ka vendosur se cila faturë është më e madhe. Sepse nuk ka faturë që nuk ja vlen të paguhet për të ruajtur demokracinë.

Ndaj jo vetëm çështja e reklamave për të cilën bie dakord me atë që tha kreu i ekzekutivit dhe kryetari i PS-së por çdo çështje financimi duhet të futet në lupën e reformës zgjedhore. Nuk është çështje ligji është çështje e vullnetit politik.

Të financojmë 100% fushatat politike, të kriminalizojmë çdo donacion që vjen në mënyrë private për të blerë me 5 lekë tenderin e ardhshëm 500, 5000 apo 5 milionë dollarë. Modele të tilla ka, nuk do ta shpikim ne rrotën. Nuk argumentojmë për sistem “sui generis”, argumentojmë për një ndarje sa më të madhe, sa më të thellë midis parasë së pistë, parasë së korrupsionit dhe parasë së krimit nga njëra anë dhe pushtetit e aspirantëve për pushtet nga ana tjetër.

Nuk është e lehtë. Pushteti korrupton, pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute. S’ka gjë më të vështirë sesa të dorëzosh pushtetin apo pjesë të pushtetit, veçanërisht për ne kryetarët e partive. Unë jam këtu për të demonstruar vullnetin tim personal, të Partisë Demokratike dhe besoj të gjithë aktorëve politikë opozitarë për të dorëzuar atë pjesë të pushtetit që vjen me një kosto të papërballueshme për qytetarët shqiptarë dhe për të kërkuar të njëjtin vullnet tek krerët e shumicës aktuale.

Prania ime këtu sot nuk është thjesht në shenjë respekti ndaj punës në kushte tmerrësisht të vështira të Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë apo në mirënjohje të partnerëve ndërkombëtarë që e mbështesin këtë aktivitet.

Nuk ka asnjë tërheqje të opozitës sa përket faktit se establishmenti aktual, përgjegjës për gjendjen ekonomike dhe të korrupsionit në vend të cilin e kemi denoncuar me shifra, me fakte dhe vazhdojmë të denoncojmë ditë për ditë,  – nuk dua të abuzoj me këtë tavolinë për ti rikthyer këtyre denoncimeve –  nuk është në gjendje të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Prandaj një parakusht për zgjedhje të lira dhe të ndershme është një qeveri teknike.

Por prania ime sot këtu është një shenjë vullneti edhe në këtë situatë të rëndë, të paprecedentë në këto 25 vite për të tu ulur pa paragjykim për të nesërmen, por ama duke mos shmangur asnjë përgjegjësi dhe duke mos i ikur asnjë sfide që shtron për zgjidhje rekordi i tmerrshëm i prishjes dhe kapjes së zgjedhjeve, i korrupsionit zgjedhor, i blerjes së votave dhe i manipulimit të vullnetit të popullit në këto dy vitet e fundit.

Ky është vullneti që dua të shpreh sot dhe për hir të qytetarëve shqiptarë – që me të drejtë na perceptojnë në një autobus të izoluar nga jeta dhe dita e tyre e përditshme, ku luhen fatet e tyre dhe shpenzohen miliardat e tyre – qytetatërt shqiptarë  të kenë më në fund një proces transparent dhe që t’u përgjigjet atyre. Sepse sovrani janë ata, paratë janë të tyre, pushteti është i tyre.

Çdokush që është në pozitat e uzurpimit duhet të marrë faturën. Shmangien e kësaj fature përmes deformimit të vullnetit të zgjedhësve Partia Demokratike nuk mund dhe nuk do ta pranojë më. Ky është një stacion fundor i tranzicionit ndaj është emergjente që të nisim me problemin e problemeve, me korrupsionin zgjedhor dhe ti japim një zgjidhje radikale, të qëndrueshme, afatgjatë dhe në përputhje të plotë me modele ekzistuese europianë dhe euro-atlantike.

Ju faleminderit!  ​


Fjala e kryetarit të PD, Lulzim Basha në Konferencën Kombëtare “Korrupsioni zgjedhor; Nevoja për një reformë elektorale të thelluar dhe gjithëpërfshirëse”

 

Read More
26 Jan
0

Crown Agents konfirmon korrupsionin e Ramës në dogana

Raporti i publikuar pak ditë më parë nga kompania Crown Agents, mbi korrupsionin dhe abuzimet në doganë, është një tjetër provë kokëfortë e gjendjes së mjerueshme në të cilat ndodhen doganat, të cilat janë kthyer në fole të korrupsionit dhe abuzimit me postet publike.

Kompania koncesionare që është paguar me 8.2 mln euro për të sjellë në buxhetin e shtetit mbi 100 mln euro, dëshmon në raport, organizimin perfekt të korrupsionit në Drejtorinë e Doganave ku nga Shkurti 2014 deri në Shkurt 2015, raportohet se janë vjedhur 17 mln euro. Përballë këtyre argumenteve, qeveria jo vetëm që nuk ka reaguar, por paturpësisht i ka dekoruar me poste publike përgjegjësit, ata që kanë ngritur traun e doganës për miqtë dhe klientelën.

Zbulimi i Crown Agents është vetëm maja e ajsbergut të korrupsionit dhe abuzimit në Drejtorinë e Doganave, e cila përgjatë këtij viti ka shënuar rekordin më negativ të mbledhjes së të ardhurave. Vetë auditi i brendshëm i doganave është shprehur i shqetësuar për nivelin e lartë të mosrealizimit. Megjithëse jemi vendi me barrën më të lartë fiskale në rajon, ku për dy vjet rresht u ngritën akcizat, si ajo e duhanit, është pikërisht Drejtoria e Doganave shkaktarja kryesore e mosrealizimit me 70% të të ardhurave.

Meqënëse duan të krahasohen me veten e tyre, janar – nentor 2015 rezulton 7.4 mld lekë më pak se janar-nëntor 2014. Të mos flasim sa sa taksa e akciza janë rritur!

Duke përforcuar edhe një herë faktin dhe të vërtetën që nuk ka zyrë përgënjeshtrimi apo transparence, që të mohojë raportin e Crown Agents që thotë se kontrabanda e cigareve dhe e naftës po gëlon në vend dhe është në ditët e saj të arta.

Çdokush e di, se as aksionet blic për bujë mediatike me largime nga puna e kthim pas dy javësh të të njëjtëve njerëz në të njëtat vende, as justifikimet qesharake me bursë ndërkombëtare, nuk e fshehin dot faktin se kryedoganeri i Shqipërisë është Edi Rama, dhe vjedhjet në dogana janë vepër e tij.

Nuk besoj se ka çështje tjetër për të cilën opozita ka folur më shumë, ka diskutuar, ka propozuar amendamente, ka ofruar alternative, por të gjitha kanë rënë në vesh të shurdhër.

Miliona euro që vidhen çdo ditë, janë investime të mohuara, rrugë të mohuara, janë shkolla të mohuara, rritje të mohuara të pagave e pensioneve.

Eshtë në dorën e shqiptarëve të ndalojnë këtë hajdutëri masive, e t’i kthejnë doganat në shërbim të vendit e jo në biznes të kryeministrit.


Deklarata për mediat e deputetes Jorida Tabaku, 26 Janar 2016

 

Read More
25 Jan
0

Shkresa e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike drejtuar Metës për komisionin e posacem të Reformës Zgjedhore

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË DEMOKRATIKE

KRYETARI

Tiranë, më 25.01.2016

Lënda:            Për fillimin e mënjëhershëm të punës së Komisionit të Posacëm           Parlamentar për Reformën Zgjedhore

Drejtuar:           ZOTIT ILIR META

                           KRYETAR I KUVENDIT TË SHQIPËRISË

  1. Kryetar i Kuvendit,

Në vijim të propozimit tonë zyrtar për caktimin e anëtarëve të Partisë Demorkatike në Komisionin e Posacëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, kërkojmë miratimin e menjëhershëm, në seancën plenare të datës 28.01.2016, të vendimit për përbërjen e këtij Komisioni, që do t’i hapte rrugë vijimit pa vonesa të punës për realizimin e reformës zgjedhore.

Grupi Parlamentar i Partisë Demorkatike vlerëson se kjo reformë duhet të sigurojë forcimin dhe konsolidimin e procesit zgjedhor dhe po ashtu, ndërtimin e shkallës së besueshmërisë për zgjedhje të lira. Reforma duhet të sigurojë që zgjedhjet të jenë standardi bazë-substancial i zhvillimit të demokracisë, legjitimimit të qeverisjes dhe shtetit modern, duke respektuar plotësisht vullnetin e lirë të qytetarëve shqiptar. E rëndësishme në këtë rast është që të kemi një ligj lehtësisht të zbatueshëm për votuesit dhe që u reziston sfidave dhe shndërrohet në një mekanizëm efektiv për të siguruar zgjedhjet e lira dhe demokratike, në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe standardet e Këshillit të Evropës, si dhe me detyrimet dhe standardet e tjera ndërkombëtare për zgjedhje demokratike.

Përmbyllja në një kohë të shpejtë e Reformës Zgjedhore dhe reflektimi në legjislacionin shqiptar i të gjitha Rekomandimeve të OSBE/OHDIR-it apo shqetësimeve madhore të ngritura prej tij në raportet përfundimtare të viteve 2013 dhe 2015 për zgjedhjet në Shqipëri, është premisë e domosdoshme për të garantuar zgjedhje të lira, të ndershme dhe të barabarta. Dëshirojmë të kujtojmë këtu se rekomandimet e dhëna nga OSBE/OHDIR në Raportin për zgjedhjet e vitit 2013, për shkak të mungesës së vullnetit politik të mazhorancës aktuale, nuk u adresuan kurrë në legjislacionin shqiptar, duke sjell në këtë mënyrë deformimin e zgjedhjeve të vitit 2015.

Ne vlerësojmë se implementimi i kësaj reforme, duhet të pamundësojë përdorimin e pushtetit publik për qëllime të përfitimit në zgjedhje, blerjes masive të votave me paratë e krimit të organizuar, përdorimit të institucioneve shtetërore si mekanizëm për të siguruar vota apo për të ushtruar presion mbi votuesit, apo keqpërdorimin politik të Policisë së Shtetit.

Përsa më lart, kërkojmë marrjen e masave të menjëhershme për të garantuar fillimin e punës së Komisionit të Posacëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, bazuar në një proces transparent, gjithëpërfshirës dhe konsensual.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin,

KRYETARI

EDI PALOKA

Read More
25 Jan
0

Rama mbron Kokëdhimën nga drejtësia, Kushtetuesja të zbardhë vendimin

Gjykata Kushtetuese vonon zbardhjen e vendimit për mandatin e Koço Kokëdhimës, i kapur me 150 shkelje të ligjit themelor, duke përfituar fonde publike me biznesin e tij.

Jam sot këtu, për ti kerkuar Gjykatës Kushtetuese të zbardhë e të bëjë efektiv sa më parë vendimin për rastin e deputetit Koço Kokedhima. Edhe pse kërkesa e Partisë Demokratike për mbarimin e mandatit të Kokëdhimës është bërë në verën e vitit të kaluar, Gjykata e ka marrë në shqyrtim në nëntor të 2015, por ende nuk ka zbardhur vendimin që e shpalli si anti-kushtetues fshehjen ndaj drejtesisë që Rama bëri për deputetin Koço Kokëdhima.

Parlamenti me urdhër të Edi Ramës doli në mbrojtje të milionave të Kokëdhimës, në mbrojtje të 150 transfertave financiare që ai kishte përfituar në shkelje të Kushtetutës.

Gjykata Kushtetuese e shpalli këtë qëndrim të parlamentit, si në kundershtim flagrant me Kushtetuten, duke i kërkuar dërgimin para drejtesise së deputetit që ka përfituar fonde publike, sipas kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Mirëpo nën presionin e Edi Ramës, vendimi ende nuk është zbardhur dhe nuk është bërë efektiv.

Duke treguar mirëkuptim për ngarkesën dhe axhendën e Gjykatës Kushtetuese, i kërkojmë të zbardhë sa më shpejt vendimin, pasi çështja ka të bëjë me korrupsionin shtetëror, kapjen e shtetit si nje fenomen në rritje, ndaj është e një rëndësie të madhe publike.

Rasti Kokëdhima i hap rrugën edhe mbarimit të dy mandateve të tjera, që janë kapur në shkelje të Kushtetues, si zonja Leskaj e Rakip Suli, pasi familjarët e tyre kanë përfituar miliona nga fondet publike.

Fshehja që po u bën Edi Rama deputeteve ndaj drejtesise, tregon menyrën se si po qeveris: sa më shumë shkelje e abuzime, aq më shumë i mban njerëzit e tij, dhe ia fsheh drejtësisë.

Shembulli i Ilir Beqës e dëshmon qartë këtë. Gjykata Kushtetuese i hoqi mandatin e deputetit për perfitim fondesh publike, por Edi Rama e bëri ministër duke i besuar koncesionet qindra milion euroshe.

Dhe sot, Beqja ka përfituar nga firma e tij, për të cilën humbi mandatin e parë, mbi 31 tendera dhe mbi 12 milionë dollare.

Ky është modeli sesi qeveris Edi Rama, milionat dhe mbrojtje nga drejtesia për miqtë, dhe burgun për të pamundurit.

Ndaj, sot më shumë se kurrë kemi nevojë për drejtësi, profesionale, eficente, të pakorruptuar por dhe të pavarur e të pakapur nga Kryeministri.

Një drejtësi që lufton korrupsionin e bëhet garante e zbatimit të ligjit, edhe kur akuzohen miqte e kryeministrit.


Deklarata për mediat e deputetit Eduard Halimi, 25 Janar 2016

 

Read More
25 Jan
0

Tomorr Alizoti në krye të Departamentit të të Përndjekurve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka emëruar në krye të Departamentit të të Përndjekurve Politikë zotin Tomorr Alizoti.

Z. Alizoti ka mbaruar studimet e larta për gjermanistike dhe më tej për sociologji në vitin 2006 në Manhaim në Gjermani. Në vitin 2007 ka kryer kolegjin diplomatik të Berlinit.

Ai ka shërbyer më parë si diplomat, ku ka ushtruar detyrën e Sekretarit të Parë për 4 vite në ambasadën e Shqipërisë në kryeqytetin gjerman.

Tomorr Alizoti ka spikatur në debatin publik dhe mediatik dhe është autor i dhjetëra shkrimeve, analizave dhe editorialeve.

Ai vjen nga një familje e njohur me traditë patriotike që u persekutua ashpër nga regjimi diktatorial.

Bashkangjitur gjeni një cv të përmbledhur të z. Tomorr Alizoti.

I lindur më 6 dhjetor, 1976. Në vitin 2000 diplomuar për Studime Gjermanistike. Në vitin 2002-2003 diplomuar për pedagogji në gjuhën gjermane. Në vitin 2006 studime për sociologji në Manhaim, Gjermani.

Në vitin 2007  kryer Kolegjin Diplomatik në Berlin. Gjatë periudhës 2006-2010  diplomat, në gradën e sekretarit të parë në Berlin. Gjatë periudhës 2013-2014 diplomat në Berlin, sektori politik. Gjatë periudhës 2010-2013 pedagog në Universitetin Justiniani.  Gjatë periudhës 2014-2015 këshilltar në Bashkinë e Tiranës. Aktualisht  pedagog në Universitetin Luarasi.

Referime mbi politikën e jashtme në kuadër të Ministrisë së Jashtme Gjermane, në: Berlin, Slloveni, Estoni, Gjeorgji, Poloni, Rumani. Antar i Dhomës së Diplomatëve, Berlin.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 25 Janar 2016

 

Read More
24 Jan
0

Korrupsion dhe me stadiumin, plani i Ramës për “Qemal Stafën”, biznes për të dhe miqtë e tij

 

Plani i Edi Ramës për stadiumin Qemal Stafa, është një skemë e mirëfilltë korruptive, projekti ndoshta më fitimprurës për të, miqtë dhe klientelën e tij.

Edi Rama kërkon ta kthejë stadiumin kombëtar, në një qendër të madhe tregtare dhe biznesi dhe ta trajtojë si pronën e tij, duke shpërndarë hapësirat sipas interesave personale në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës.

Për Edi Ramën nuk është prioritet fusha dhe sporti, por dyqanet, baret dhe njësitë tregtare që parashikon skema e tij.

Partia Demokratike lajmëron të interesuarit dhe sipërmarrësit që janë thirrur të bëhen pjesë e këtij plani korruptiv e financiar të Edi Ramës, se ne nuk e njohim dhe do ta anullojmë menjëherë këtë projekt hajdutërie, sapo shqiptarët të na besojnë drejtimin e vendit.

Eshtë në rriskun e tyre personal dhe në përgjegjësinë e tyre nëse hedhin para në një projekt që Edi Rama kërkon ta trajtojë si pronën e tij, një projekt që do të hidhet poshtë nga Partia Demokratike.

Partia Demokratike është në favor të një stadiumi serioz, sipas të gjitha standarteve olimpike moderne, ku prioritet do të ketë loja, sporti dhe spektatori, dhe jo klientela e kryeministrit që kërkon të zaptojë hapësirat fitimprurëse të impiantit më të rëndësishëm në vend.

Do të ketë stadium për futbollin e për sportet e tjera, dhe jo stadium për bizneset e Edi Ramës, për tu majmur ai dhe miqtë e tij.


Deklarata për mediat e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Ina Zhupa, 24 janar 2016

 

Read More