Blog

08 Maj
0

Alibeaj: Rezoluta e propozuar nga kryeministri Edi Rama, synon të pengojë SPAK-un dhe GJKKO-n në punën e tyre

FJALA E PLOTË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, ENKELEJD ALIBEAJ, NË KONFERENCËN PËR MEDIAT

Besoj që arrini ta kuptoni se cili është argumenti për të cilin do të duhet të diskutoj me ju dhe nëpërmjet jush edhe me publikun. Janë disa ngjarje në fakt. Me thënë të drejtën nuk e kisha menduar që vetëm një muaj pas kalimit të amnistisë, gjërat të perceptonin kaq shpejt dhe të arrinim në atë se çfaarë parashikuam që një muaj më parë. Dhe ngjarja është ajo e djeshmja. Tashmë publiku është i njohur me një projektrezolutë nga ana e qeverisë që është hedhur në mejdanin e politikës. Dhe për të hedhur paksa dritë se çfarë përmban ajo rrezolutë, unë po përdor të njëjtën shprehje siç përdora këtu e një muaj më parë: djalli qëndron në detaje. Dhe kushdo nga mediat apo dhe nga publiku, ka durimin ta lexojë deri në fund atë rezolutë, do të kuptojë shumëçka mbi sinqeritetin, mbi vullnetin, mbi synimin diabolik që është fshehur në këtë rezolutë, do të arrijë kryeministri dhe qeveria më i korruptuar e këtij shteti. Për t’ua bërë të leht punën, së bashku edhe me ekspertët e PD, zotin Kthupi, kemi arritur të ekstraktojmë disa elementë tepër domethënës nga teksti i projektrezolutës dhe që përbëjnë në fakt edhe sintezën e saj.

Përshembull në pikën 7 të rezolutës thuhet se “palët angazhohen të garantojnë pakthyeshmërinë e reformës në drejtësi, konsolidimin e saj, rritjen e efiçencës së sistemit të drejtësisë, fuqizimin e pavarësisë dhe paanësisë së pushtetit gjyqësor. Nxitjen e cilësisë së sistemit të drejtësisë nëpërmjet forcimit të integritetit, llogari dhënies e transparencës”.

Me fjalë të tjera, kushdo kupton synimi i deklaruar tashmë aspakt i fshehur është, të ndërhyet në Reformën në Drejtësi. Të ndërhyhet nëpërmjet Parlamentit në korpusin legjislativ edhe strukturor të sistemit të drejtësisë. Nuk e fshehin në aspak, teksa në pikën 8 të rezolutës e thonë që për këtë synim duam të përdorim këtë mjet: “ngritja e një komisioni të posaçëm parlamentar, madje dhe të përhershëm që do të ketë si target të vet mirëqeverisjen, sundimin e ligjit, anti-korrupsionin, hartimin e një plani kombëtar veprimi”.

Kjo është ajo se çfarë dje është thënë dhe që ndoshta në sytë e publikut nuk është bërë aq e perceptueshme. Tani disa pyetje dalin të logjikshme, të thjeshta lidhur me këtë përmbajtje të kësaj rezolute, që është në fakt një veprim politik. Një veprim politik i cili nuk premton asgjë të mirë. Pyetja e parë është, kush? Kush e ka propozuar? Dhe të gjithë njerëzit e kuptojnë dhe publiku e kupton që është propozuar nga kryeministri më i korruptuar, i qeverisë më të korruptuar të këtij shteti që sot është objekti i hetimit të SPAK dhe GJKKO. Dhe këtu e shihni dhe besoj kushdo e kupton absurdin e madh, diferencën e madhe, përplasjen e madhe etiko, morale, politike po të doni ju. I hetuari kërkon të ndryshojë rregullat e atij që heton. Si do ta bëjë? – duke përfshirë në këtë rast edhe Kuvendin. Me një nismë politike e cila siç e thash më sipër e shkruar në rezolutë, kërkon, synon të godas sistemin e drejtësisë. Dhe kjo është pyetja e parë, dhe pyetja e parë që unë besoj rrëzon të gjithë sinqeritetin, nevojën e kësaj projektrrezolute.

Pyetja e dytë është akoma më e rëndë, pse tani? Pse pikërisht tani. Pse tani kur një zëvendëskryeministër është i hetuar dhe është në arrti. Pse tani kur një ministër i brendshëm është i dënuar? Pse tani kur një ministër tjetër është në hetim dhe pothuajse në gjykim për një nga çështjet më të rëndësishme. Bëhet fjalë për ministrin Beqja. Pse tani kur një ish ministër është në burg? Pse tani kur një ish deputetë është në burg për çështjen e inceneratorëve? Pse tani kur 5 drejtorë janë nën procedim? Pse tani kur kryebashkiaku i Tiranës, është duke frkuentuar SPAK-un? Pse tani kur i vetmi që ende nuk ka shkuar në dyert e SPAK-ut, është Edi Rama? Shikojeni avancimin që ka bërë drejtësia e re, SPAK-u. Hap pas hapi, me hapa të vegjël por të sigurt po ecën drejt majës së qeverisë më të korruptuar të këtij shteti. Po shkon tek kryeministri i korruptuar. Laku ka shkuar atje, tek ai. Dhe kjo është ndoshta përgjigjja e parë, pse tani.

Ka dhe një përgjigje tjetër pse tani, tani për shkakun se një muaj më parë Parlamenti, rreth 110 vota bën provën gjenerale të tyre se mund të ndërrmarin edhe iniciativa ligjore, reforma ligjore në rastin e amnistisë. Për amnistinë nesër kemi edhe një interpelancë të kërkuar nga PD, mbështetur në të dhënat që media ka dhënë. Në atë kohë, e them me mënyrë të sinqertë nuk e dija, thjesht kisha analizuar përmbajtjen e amnistisë. Kisha parashikuar pikërisht atë djallin e vogël që rrinte në detaje dhe detajet ishin që në një dispozitë të Kodit të Procedurës Penale, që bën pikërisht fjalë për SPAK-un, ishte hapur një dritare e vogël u quajt në atë moment, që mund të përfitonin edhe shumë të dënuar nga SPAK dhe GJKKO. E mbani mend përbetimet e ministrit të Drejtësië: “asnjë s’ka për të përfituar”, shumë shumë 2, 3 polic të vobekt në periferi të Shqipërisë. Media brenda një muaji, në një kohë shumë të shkurtër, ka raportuar pikërisht këtë gjë: nga SPAK 100, së paku 100 subjekte të dënuar nga binomi SPAK-GJKKO, të cilët kanë përfituar nga amnistia, ju është falur dënimi. Nga të cilët, gjithmonë sipas medias 40 të dënuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, janë amnistuar. 60 të tjerë të dënuar për vepra penale të korrupsionit, shkeljet e barazisë në tendera, apo shpërdorim të tre. 7 gjyqtarë të dënuar për korrupsion, kanë përfituar nga amnistia.

Gjithsesi kjo është një çështje që është për t’u diskutuar jo vetëm nesër, sepse të jeni të sigurt nuk përfundon nesër. Sepse çështja e përfitimit të amnistisë është një proces që do të vazhdojë, por të paktën nesër do të kemi një sqarim nga përfaësuesi i qeverisë, ndryshe nga sa tha këtu e një muaj më parë që askush nuk do të përfitonte. Media e besueshme ka raportuar që jo vetëm kanë përfituar, por kanë përfituar një numër i madh. Dhe ju e kuptoni fare mirë se cili ishte dhe është sinjali që i jepet SPAK-ut, është i qartë tashmë: ju hetoni, ju gjykoni, ju i dënoni, 110 e ca deputetë, një front anti-SPAK i nxjerr nga burgu dhe u jep një sinjal dekurajimi SPAK-ut. Dhe jo vetëm kaq, se te efekti më i madh që SPAK-u ka dhënë deri më tani, kur them SPAK, SPAK dhe GJKKO, besoj më kuptoni, është efekti parandalues. E keni dëgjuar besoj madje dhe shumë ministra të qeverisë që thonë asnjë nga administrata sot nuk pranon të firmoset apo të marrë pjesë në procedura tenderash. Për shkak të frikës së SPAK-ut, të drejtësisë.

Dhe kjo është vlera më e madhe, aftësia parandaluese që sistemi i ri i drejtësisë ka. Parandalimin e veprave penale të korrupsionit. Gjithsesi, kjo është një çështje që do të diskutohet nesër. Çfarë është e rëndësishme, ishte më e madhe është fakti një muaj më parë një front i madh prej 110 deputetësh u bënë bashkë dhe i treguan kujtdo të madh dhe të vogël edhe SPAK-ut në këtë rast që ne jemi këtu, ne jemi këtu dhe mund të ndërmarrim edhe akte për të mbrojtur veten edhe kundër SPAK. Nuk vonoi shumë hapi i dytë i radhës ishte e djeshmja me këtë rezolutë apo projektrezolutë.

Pyetja e tretë, çfarë? Çfarë kërkojnë dhe duan të bëjnë me këtë projektrezolutë? Kërkojnë të synojnë ndonjë gjë e cila është shumë e rëndë dhe pse jo unë e them edhe tani që ka arritur të sjell një efekt. Vetia kryesore e drejtësië së re, përfaqësuar nga SPAK dhe GJKKO, është besueshmëria e publikut. Sot SPAK-u dhe GJKKO-ja, janë institucionet më të kuotuara në publikun shqiptar. Jo thjesht dhe vetëm për faktin që si kurrë më parë kanë ecur me procedime penale deri në ato maja kur drejtësia e mëparshme nuk arrinte dot, po për një veti tjetër, për një virtyt tjetër. Fakti që SPAK dhe GJKKO sot në shumicë dërrmuese në opinionin publik shihen si të distancuar nga politika, jashtë tutelës politike, jashtë kontrollit politik. Ky në fakt ishte dhe arsyeja kryesore se përse në 2016-ën u realizua Reforma në Drejtësi. Të krijohej një strukturë e organeve të drejtësiësë, që për shumë e shumë karakteristikave që do të duhej të kishte, e aftë profesionalisht, e pastër nga korrupsioni, nga krimi e me rradhë, të kishte një virtyt, të mos perceptohej, të ishte jo e jo, po as të mos perceptohej që ishte nën kontrollin e politikës. Kjo është arsyeja thelbësore se përse SPAK sot në sytë e publikut shihet si organ i cili ka këtë mbështetje në publik.

Çfarë kërkohet të bëhet me këtë rezolutë? Që Parlamenti, që 110 e ca deputetë, ky fronti i madh ka në dorë ku të dojë po t’i shkrepi në mendje që mund të ndërmarri iniciativa ligjore dhe të ndyërhy në sistemin e drejtësisë. Cili është sinjali që duhet t’i çohet publikut? Që SPAK-u, drejtësia e re, GJKKO-ja nuk na qenkërkan të imunizuar nga ndërhyrja dhe influenca politike. E mbani mend atë se çfarë kryeministri më i korruptuar i këtij vendi thoshte 3, 4 muaj më parë: “që drejtësia e re është produkt i PS”. Duke iu lëshuar dhe përcjell publikut pikërisht këtë mesazh, që është produkt politik. Në fakt, drejtësia e re nuk është produkt politik. Nuk duhet të jetë produkt politik, s’duhet të perceptohet si produkt politik sepse politika është në fakt preja, gjahu. Me këtë që ka bërë ka synuar pikërisht këtë gjë, e bashkë me të kërkon t’i heq tullën më të rëndësishme themeleve të SPAK-ut, tullën e pavarësisë. Në qoftë se SPAK-u, kjo ngrehinë Kushtetuese ligjore që sot gëzon besimin e publikut, nëse sot vihet nën presioni, tutelën, ndërhyrjen qoftë edhe me ligje të parlamentit, e humb pavarësinë e vet.

Së treti, çfarë do të arrijë? Dhe kjo është më e rëndë, ka vendosur në pikpyetje suksesin e reformës në drejtësi. Pra kemi arritur dje, kjo pjesë e politikës, qeveria me hedhjen në mejdanin politik dhe publik, të nevojës për të bërë ndryshime edhe në SPAK, edhe te reforma në drejtësi. Praktikisht ka thënë që reforma në drejtësi sipas atij, nuk është performante, nuk është e sukseshme. Cila është arsyeja që sot, tani do të duhet të hidhte këtë dorashkë politike në mes të Parlamentit.

Pyetja tjetër është si? Si do ta bëjë dhe nuk e fshehin fare. Nuk e fshehin fare, sigurisht buron forca mesa duket që janë një front anti-SPAK prej 110 deputetësh. Shumicë edhe Kushtetuese madje, siç e thotë zoti Kthupi dhe kërkojnë të ndërtojnë një mekanizëm kontrolli nëpërmjet një komisioni parlamentar të posaçëm dhe të përhershëm. Është ajo gjë që nga kjo sallë, nga kjo tavolinë, kryetari i PD, Lulzim Basha e ka thënë që në janar dhe që në atë kohë shumëkush nuk është se e mori me shumë seriozitet. Si ka mundësi, si mund të thyhej tabuja e Reformës në Drejtësi. E pra ja, me një komision parlamentar, një komision politik i cili do t’i bëjë hije punës së SPAK-ut në mënyrë paralele gjatë gjithë kohës. Do ta markojnë, do ta eklipsojnë.

E fundit, cili do të ishte qëndrimi që në fakt politika do të duhet të mbajë ndaj sistemit të dretësiësë dhe në fakt atë që Partia Demokratike ka mbajtur. Qëndrimi i mbajtur që në 2016-ën. Qëndrimi politik që në 2016-2n. Do të ndërtojmë një sistem drejtësie i cili të jetë imun nga ndërhyrja politike dhe që politika nga ana tjetër t’i mbajë duart larg nga drejtësia. Sot e vetmja gjë që mund të bëhet dhe që ka sens të bëhet, që nga njëra anë të tregojë mbështetje për SPAK-un, që puna e SPAK-ut të eci e papenguar, nga ana tjetër të tregojë edhe vet frnimin e politikës nëse është e sinqert. Është vetëm një gjë: politika do të duhet thjesht dhe vetëm të plotësojë kërkesat që SPAK ka, atë që ka bërë PD para disa ditësh. Duke paraqitur amendamente në Parlament, qoftë për burime njerëzore, qoftë me mbështetje financiare, qoftë për çështjet e statusit. Vini re, kërkesa që vijnë dhe që burojnë nga organet e drejtësisë, jo çfarë i shpik në mendje, mendjet e sëmura dhe të frikësuara të politikës, të qeverisë dhe të kryeministrit. Kështu rritet e mbështetet dhe respektohet Reforma në Drejtësi dhe SPAK. Çfarë duhet të bëjë politika, të heq çfarëdolloj pengese që ka ngelur nga e shkuara atëherë kur drejtësia i kishte duart e lidhura, të heq imunitetin, siç dhe ne e kemi depozituar. Si ndihmohet SPAK-u meqë objekti kryesor i SPAK është lufta kundër korrupsionit dhe korrupsionin kryesor ëe bëjnë rangjet më të larta të politikës, qeveria, parlamenti po të doni ju? Të bëjnë vettingun në politik. Siç e kemi propozuar që një institucion tjetër, jo SPAK, një institucion tjetër ILDKPI-ja, meqë ka dhe detyrë funksionale të shndërrohet e të marrë, të fokusohet në punë të tjera, edhe tek vettingu i 200 e ca politikanëve, duke lehtësuar e duke përshpejtuar luftën ndaj korrupsionit.

Kjo pra është leximi i lëvizjes së djeshme të kryeministrit më të korruptuar, i qeverisë më të korruptuar të këtij shteti që ka hedhur sot si një sfidë ndaj publikut apo ndaj opozitës. Ky është qëndrimi i Partisë Demokratike që kemi mbajtur, mbajmë e do të mbajmë.

Faleminderit!

Read More
08 Maj
0

“INSTAT dhe EUROSTAT rrëzojnë propagandën e qeverisë”, Karabina: Në vitin shkollor 2023-2024 u regjistruan 3,7% më pak nxënës dhe 3.6% më pak student se një vit më parë

Zëdhënësja e PD, Mirela Karabina, në një deklaratë për mediat u shpreh se institucione serioze si INSTAT dhe EUROSTAT janë duke ia çjerrë përditë popagandën qeverisë së Edi Ramës. Ajo shprehet se sipas INSTAT, në vitin shkollor 2023-2024 u regjistruan në arsimin zyrtar 3,7% nxënës më pak se një vit më parë. Ndërsa një ulje me 3.6% ka shënuar edhe numri i studentëve në Universitet krahasuar me një vit më parë.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA, MIRELA KARABINA

Institucione serioze si INSTAT dhe EUROSTAT janë duke ia çjerrë përditë popagandën qeverisë së Edi Ramës.

Përballë retorikës për Shqipëri të lulëzuar me 10 milionë turistë në vit, të dhënat zyrtare tregojnë një realitet tjetër, të trishtë, i cili është shqetësues për të gjithë.

Sipas INSTAT-it, në vitin shkollor 2023-2024 u regjistruan në arsimin zyrtar 3,7% nxënës më pak se një vit më parë.

Në arsimin 9-vjeçar u regjistruan 3,4%, ndërsa në arsimin e mesëm të lartë 4.3%, më pak nxënës se një vit më parë.

Po ashtu, një ulje me 3.6% ka shënuar edhe numri i studentëve në Universitet krahasuar me një vit më parë.

Kjo tkurrje dhe kjo rënie e numrit të nxënësve dhe të studentëve sigurisht që shoqërohet edhe me pasoja të tjera, duke filluar nga reduktimi i mësimdhënësve dhe në uljen e personelit mbështetës.

Kriza e arsimit dhe shpopullimi i vendit është duke dhënë përditë pasoja të rënda, ndërsa nëse nuk marrim masa të menjëhershme e ardhmja do të përkeqësohet.

Të rinjtë zgjedhin të largohen si pasojë e mungesës së shpresës dhe të keqqeverisjes, ndërsa ata që mbarojnë gjimnazin largohen të studiojnë jashtë, për shkak të perspektivës dhe lehtësirave që vendi i tyre nuk ua ofron.

Në kushtet e një krize të madhe shoqërore, Partia Demokratike e Shqipërisë ka përgjegjësinë dhe detyrën për të dhënë zgjidhje dhe për ta nxjerr arsimin nga kriza.

Po ashtu, vetëm të treguarit me vepra dhe vullneti i duhur politik për ta ndryshuar këtë realitet, do të jepte mesazhe pozitive për ta ndalur në mënyrë të menjëhershme hemoragjinë e largimeve masive.

Ne jemi të vendosur për një program qeverisës që do t’i japë zgjidhjet e duhura çështjes së arsimit dhe problemeve të tjera sociale.

Do ta bëjmë këtë me ekipin e duhur të ekspertëve tanë dhe me njerëzit e përzgjedhur që do të përfaqësojnë PD-në në zgjedhjet e radhës.

Read More
07 Maj
0

Anëtarja e Kryesisë së PD, Marinela Ziu i përgjigjet Ramës: KLSH thotë se faturat e dëmit ekonomik nga shpërdorimi i financave publike është 10 miliardë euro

Anëtarja e Kryesisë së PD, Marinela Ziu, i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Rama për korrupsionin qeveritar. Në një postim në facebook, Ziu shprehet se vetëm raportet e KLSH thonë se faturat e dëmit ekonomik nga shpërdorimi i financave publike është 10 miliardë euro. Ajo më tej sjell të dhënat e Ministrisë së Finacave se dëmi nga kontratat koncesionare, që gjysmat kanë përfunduar në SPAK, është 2.2 miliardë euro.
Ziu gjithashtu nxjerr të dhëna zyrtare edhe nga Departamenti Antikorrupsion në Partinë Demokratike, në 10 vitet e fundit, ku 1 në 2 tendera jepen pa garë.

 

Reagimi i Anëtares së Kryesisë së PD, Marinela Ziu:

 

PESHKU QELBET NGA KOKA DHE KOKA E KORRUPSIONIT ËSHTË EDI RAMA!
Korrupsioni endemik në çdo kontratë publike dhe çdo institucion, mungesa totale e konkurrencës dhe gara fiktive është faktuar në çdo Raport Kombëtar dhe Ndërkombëtar.
Sipas Kontrollit të Lartë i Shtetit, fatura e dëmit ekonomik si pasojë e shpërdorimit të financave publike shkon mbi 10 miliardë euro. Në terma të thjeshtë, janë shpërdoruar të paktën 2 nga 10 buxhetet e fundit të shtetit.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, fatura e kontratave koncesionare të lidhura nga kjo qeveri, pjesa dërmuese e të cilave ka përfunduar në SPAK për shkelje të ligjit, tejfryrje të pajustifikuar të fondeve, paracaktimit të fituesve dhe pagesave miliardëshe për punë të pakryera, është të paktën 2.2 miliardë euro ose 30.6% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Korrupsioni me tendera është korrupsion i përditshëm dhe që në mënyrë zinxhir, përfshin nga zyrtarët më të lartë deri në zyrtarët më të ulët.
Nga të dhënat zyrtare dhe publike të analizuara nga Departamenti Antikorrupsion në Partinë Demokratike, në 10 vitet e fundit:
* Nëse sipas Gjykatës Ndërkombëtare të Auditit 1 në 3 tendera ishtë pa garë në vitin 2018, tashmë 1 në 2 tendera është pa garë, në mungesë totale konkurrence ose konkurrencë fiktive.
* Në procedurat me garë, nqs do të kulifikohej fituese oferta më e ulët si një nga kriteret minimale të Ligjit “Për Prokurimin Publik”, ndërkohë që kulifikohet fituese oferta më e lartë, e cila në pjesën dërmuese është në kufij 100% të fondit limit, buxhetit të shtetit do ti kurseheshin edhe të paktën 500 milionë euro.
Frika nga drejtësia e pakapur dhe fundi i pandërshkueshmërisë detyroi Kryeministrin, që gjysmën e qeverisë e ka nën hetim apo gjykuar për korrupsion nga SPAK, të dalë dhe delirojë me shifra inekzistente për korrupsionin.
Partia Demokratike është e vendosur në luftën e saj kundër korrupsionit me propozime të qarta dhe akte konkrete në mbështetje të SPAK dhe BKH.

Read More
07 Maj
0

Fjala e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në konferencën për mediat

 

FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË KONFERENCËN PËR MEDIAT

 

Të dashur bashkëqytetarë, dy orët që sapo u përmbyllën shënojnë fjalimin më të gjatë të një drejtuesi të vendit që në kohët e diktaturës. Dy orë për të justifikuar gjendjen e qeverisjes. Dy orë për t’i mbushur mendjen shqiptarëve, se pas 11 vite qeverisje ekonomia e tyre, kostoja e jetesës, shanset për punësim të rinisë, rrogat e ulëta, gjendja e mjerueshme e shëndetësisë së premtuar falas dhe përgjysmimi i vendit në këto 11 vite, nuk janë përgjegjësi as e Edi Ramës, as qeverisë së tij. Dy orë për t’i mbushur mendjen vetes dhe atyre që e rrethonin se rradha e gjatë e bashkëpunëtorëve që ndodhen sot në qelitë e SPAK-ut, në kërkim ndërkombëtar për korrupsion apo nën hetim për vjedhjet qindra milionë euroshe, nuk janë përgjegjësi as e kryeministrit, as e qeverisë. Fjalim i denjë për një mision ndërkombëtar si ato të OKB, që me helmeta blu dhe me administratë ndërkombëtare zbarkojnë për herë të parë në një vend të gërryer as nga lufta, as nga përplasja civile, por nga korrupsioni sipas raporteve të vet BE dhe SHBA, më i kudogjendur, më i përhapur, më galopant që Shqipëria dhe në fakt ballkani ka njohur.

 

E pra, për këtë Edi Rama nuk i njëh vetes së tij asnjë përgjegjësi, as politike dhe as ligjore. 2 orë fjalë pa fund, për të shpjeguar sikur të ishte dy orëshi i parë i qeverisjes së tij dhe jo fundi, muzgu i 3 mandateve se pse fajin për korrupsioni nuk e ka Edi Rama, nuk e ka qeveria, por e ka sistemi. Dhe për të premtuar sërish njësoj si para 12 vitesh, një sistem tjetër, një sistem i cili do të luftojë korrupsionin dhe do të mundësojë kaq e kaq të mira për shqiptarët dhe për Shqipërinë. Por në fakt e vërteta është ndryshe, është e thjesht, është e dhimbshme dhe dihet mirë nga çdo shqiptarë. Dihet padiskutim nga shumica dërrmuese e shqiptarëve, që e ndjejnë nën lëkurën e tyre faturën e rënduar të korrupsionit qeveritar, kur bëhet fjalë për koston e jetës, ku bëhet fjalë për nivelin e pagave, bëhet fajël për nivelin e mjerueshëm të pensioneve, ku bëhet fjalë për mungesën totale të mbështetjes për fermerin, ku bëhet fjalë për rënien në kolaps të sistemit arsimor dhe atij arsimor, ku bëhet fjalë për mirëqenien e munguar të premtuar, por kurrë të realizuar, ku bëhet fjalë për vrasjen sistematike të shpresës që ka shtyrë gjysmën e Shqipërisë jashtë kufijve të saj në këto 11 vite të qeverisjes së Edi Ramës dhe ministrave e kryebashkiakëve të tij.

 

Në veçanti dukej se ky 2 orësh i dhimbshëm për t’u dëgjuar, por domethënës në çdo fjalë të kotë ju rëmdon socialistëve. Në veçanti atyre që në veçanti prej votës për këtë qeveri dhe për këtë kryeministër, kanë parë që familjet e tyre të përgjysmohen. Fëmijët e tyre t’i drejtohen emigracionit dhe ëndrrat me të cilat ngritën fushatat e Partisë Socialiste, të shkrumbohen bashkë me milionat e shqiptarëve në inceneratorët e korrupsionit, në tenderat dhe PPP, me oligarkët dhe me bashkëpunimet me personat me rekorde kriminale, siç u mohuan në fillim, siç u zbuluan më pas dhe siç tani për fatin tonë të keq i njeh me emër dhe mbiemër çdo shqiptarë dhe e mbarë bota.

 

Në dy orë ditirambe për luftën imagjinare ndaj korrupsionit, Edi Rama dështoi të përmend emrat e disa bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë. Nga Sajmir Tahiri, tek Arben Ahmetaj, nga Vangjush Dako tek Erion Veliaj, e Lefter Koka me shokë, të cilët janë dhe zyrtarët më të lartë të ndjekur dhe të dënuar për korrupsion dhe në bashkëpunim me krimin e organizuar, sot e tash e 10 vite në raport me çdo vend tjetër më botën Euro-Atlantike. Asnjë vend tjetër, nuk ka parë, as mund të imagjinojnë qytetarët e këtij vendi që një kryeministri t’i kapet në flagrancë zëvendëskryeministri, ministri i brendshëm, kryebashkaiku i tij i preferuar, kryebashkiaku i kryeqytetit, dhjetëra ministra e zëvendësministra, sekretar të përgjithshëm, drejtorë të përgjithshëm, dhe ai vet për asnjë çast mos të pranojë përgjegjësinë që ka, përgjegjësinë politike që ka për këtë orgji korrupsioni e cila rëndon mbi shqiptarët e thjesht. Pra, në një përpjekje për të pastruar veten nga e papastrueshmja. Nga ajo që çdokush tashmë e di dhe e thotë: peshku qelbet nga koka. Është e pamundur që kjo të jetë qeveria më e korruptuar në këto 34 vite, por kryeministri të jetë dorëjashtë, të jetë i pastër, madje të jetë zemërdhembshur. Dhe të zotohet pas 12 vitesh sërish si para 12 vitesh se do të jetë ai që do të luftojë korrupsionin!

 

E vërteta është se korrupsioni po merr goditjet e para pikërisht për shkak të SPAK, këtij produkti të çmuar për çdo shqiptar që të gjithë e dimë që sot kundërshtarë kryesor në punën e tij, ka pikërisht ekzekutivin, partinë në pushtet. E cila ka ndaluar, sipas raportimeve zyrtare me urdhër çdo denoncim për korrupsionin. Ndërkohë që korrupsioni pranohet si problemi kryesor, Edi Rama shfajësohet duke thënë që denoncimi i tij nuk mund të jetë detyrë kryesore e shtetit. Nuk mund të jetë detyrë kryesore e tij apo e ministrave të tij. Sepse këta nuk paskan të drejtën të ndërynë në procedura për të luftuar korrupsionin. Në fakt e kundërta është e vërtetë, nuk ka detyrë më të rëndësishme për kryeministrin, për ministrat sesa të luftojnë korrupsionin. Nuk ka detyrë më të rëndësishme se të denoncojnë çdo aferë apo çdo dyshim për aferë në institucionet e ligjzbatimit. Kjo është A-ja e politikëbërjes në një shtet normal.

 

Por në qoftë se kjo do të ndodhte, nuk do të kishim me dhjetëra ministra të hetuar, të arrestuar, të dënuar me dhjetëra drejtorë të bashkisë së vendit, të hetuar, të arrestuar dhe afër dënimit. Fakti është, siç e thotë proverbi i lashtë shqiptar dhe jo vetëm që peshku qelbet nga koka. Dhe ndonëse aty ku drejtësia ka bërë punën e vet të lavdërueshmë, duke i nxjerrë petët lakrorit, duke bërë të pamundur dhe pas shumë e shumë përpjekjesh mbrojtjen e figurave të diskredituara si në rastin e Sajmir Tahirit. E lavdëroi si një yll në ngjitje, si bashkëpunëtori më i ngusht i kryeministrit kur u zbulua se ishte arkitekti i kanabizimit të Shqipërisë. Si në rastin e Arben Ahmetajt aleatit më të ngusht personal të Edi Ramës jo thjesht zëvendëskryeministri i tij i cili ndodhet sot në arrati pikërisht sepse Edi Rama mori 2 javë bashkë me mazhorancën e tij për të pranuar heqjen e imunitetit. Në raste të tjera mbrojtja është akoma më flagrante. Shikoni Ilir Beqajn, pasi u zbulua në vjedhje galopante përmes sterilizimit, Check Ap-it, e shumë e shumë aferave të tjera korrupstive në sektorin e shëndetësisë, u gradua si koordinator për ndihmën e Bashkimit Europian, duke i dhënë jo vetëm mbështetje politike, por siç i thonë në gjuhën popullore “i vari ujkut mëlçinë në qafë”.

 

Shikoni Frida Krifcën, ministrja e bujqësisë do të thoja unike në historinë e vendeve që aspirojnë anëtarësimin në Bashkimin Europian, e cila u kap tashmë me abuzimin e jo vetëm taksave të shqiptarëve, vjedhjen jo vetëm të subvencioneve që duhej të shkonin tek fermerët, por të taksave të europianëve që në vend që të shkonin për fermerin shqiptar, u shndërruan në vila, në restorante luksoze për pushtetarët dhe miqtë e tyre. Politikë e gjithëfarësojshëm.

 

Shikoni Olta Xhaçkën, e cila në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese u mbrojt nga kryeministri në një akt të paprecedent, të barabartë me një krizë kushtetuese, ku parlamenti refuzon t’i bindet Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese.

 

Këto janë të vërtetat, këtojanë faktet. Mund të flasësh 2 orë, mund të flasësh 12 orë, mund të pretendosh që ke ardhur sot në Shqipëri, ndërkohë që ke 11 vite që qeveris. Dhe në çdo vit, korrupsioni dhe niveli i tij janë rritur dhe sot kanë ardhur deri në grykën e këtij vendi duke përmbytur shpresat e qindra mijëra shqiptarëve që të votuan për ndryshim, por që panë që në vend të ndryshimit, vendi u llangos akoma më keq, qeverisja u bë akoma më e papërgjegjshme dhe pamundësitë ekonomike, vrasja e shpresës, larguan gjysmën e qytetarëve gjatë qeverisjes tënde. Këto janë faktet, të tjerat janë siç e thotë populli janë fukarallëk.

 

Le të ndalemi për një çast tek ajo që duket dhe jo ajo që është. Pasi është kapur në flagrancë në dhjetëra afera, qeveria, ministrat, kryebashkiakët, e kushdo tjetër në piramidën shtetërore, papritur po na ofrojnë një rezolutë për të luftuar korrupsionin. Një rrezolutë si një barcaletëm, si një hartim të dobët, si diçka të pagëlltitshme. Kujt i hyn në punë rezoluta? Rezoluta nuk tregon asnjë marrje përgjegjësie në raport me aferat e tmerrshme korrupstive, që tashmë i dinë të gjithë shqiptarët për shkak të SPAK-ut. Të atij SPAK-u që ndodhta nuk do të kishte nevojë të ekzistonte në qoftë se nuk do të ekzistonte ky korrupsion dhe kjo pandëshkueshmëri. Rezoluta nuk do t’i kthejë miliarda euro të zhdukura në xhepat e thellë të zyrtarëve shqiptarë, e të investuara në skemat e pastra të pastrimit të parave në kullat e Tiranës dhe në resortet e bregdetit dhe jo vetëm, edhe jashtë vendit. Siç e dinë fare mirë partnerët, agjencitë e tyre të ligjzbatimit dhe jam i bindur dhe vet SPAK dhe BKH. Rezoluta nuk do të bëjë asgjë për të frenuar këtë rendje marramendëse drejt pasurimit të paligjshëm të zyrtarëve të korrupstuar shqiptarë. Përkundrazi, pas një apologjie dy orëshe do të inkurajohen të vazhdojnë dhe më tej, sepse e kuptojnë që nga i pari i punës nuk ka asnjë brerje ndërgjegjje, nuk ka asnjë reflektim politik, larg qoftë marrje e përgjegjësisë politike për të bërë atë që çdo kryeministër në Europë do ta kishte bërë në rrethana të tilla. Por ka një sy shkelje që “ju vazhdoni të bëni atë që bëni në piramidën e korruptuar të pushtetit partisë socialiste, dhe unë do vazhdojë të bëj sikur nuk di gjë, por kujdes mos kapeni se atëherë nuk kam ç’tju bëj”.

 

Nëse me të vertetë Edi Rama, grupi i tij parlamentar duan të japin një sinjal në luftën e tyre kundër korrupsionit, nëse do me të vërtetë të ndalë këtë çmenduri kolektive të pushtetit të tij që ka shkatërruar më shumë se ekonominë e vendit, ka shkatërruar shpresën e shqiptarëve për të ndërtuar një jetë normale këtu, atëherë nuk është vendi për më shumë fjalë. Pas dy orësh fjalim, është e kotë të merremi prap me 2 faqe rezolutë. Koha për fjalë ka kohë që ka përfunduar. Ka përfunduar 11 vite më parë kur more pushtetin dhe premtove që do ta qeverisje vendin me një sistem që do të mundësonte korrupsioni. Sot Shqipëria ka rekordet më negative dhe ky padiskutim sikur asgjë tjetër është akti më i rëndë politik dhe përgjegjësia më e madhe që ke para shqiptarëve.

Do me të vërtetë të bësh diçka një vit para zgjedhjeve të përgjithshme, qoftë edhe për interesat e tua politike, se për të tjerat nuk besoj se ka shumë shqiptarë që të besojnë. Atëherë është fare e thjshtë, lëri fjalët dhe kalo në vepra. Ligjin për vettingun e politikanëve e ke në parlament prej 6 nëntorit, eja ta votojmë së bashku. Eja të bëjmë për çdo politikan duke e nisur nga ty dhe unë atë që ke propozuar për policët e Shqipërisë, dikur për administratën. Atë për të cilën rreh gjoksin se e paskesh bërë ti për magjistratët ti në raport me magjistratët shqiptarë. Eja të vendosim çdo politikan shqiptar të 200 politikanëve kryesor të vendit në lupën e vettingut. Të pasurive personale dhe familjare, të hetimit të tyre të hollësishëm, të hetimit të rrethit shoqëror të çdo politikani dhe të kontakteve të papërshtatshme sipas propozimit solid dhe në përputhje të plotë edhe me rekomandimin e Komisionit të Venecias që prej 6 nëntorit ti dhe Lindita jote e mbani në syrtar. Eja dhe voto heqjen e imunitetit për veten, për mua dhe për çdo politikan, në mënyrë që të marrë kuptim zotimi yt për barazi para ligjit. Se sot nuk jemi të barabart me qytetarët. Sot as SPAK, askush nuk vepron dot pa lejen e mazhorancës tënde, siç u provua edhe në vonesat pas vonese derisa i dhe mundësinë bashkëpunëtorit tënd të shkojë në arrati, numrit tënd të dytë. Eja voto heqjen e imunitetit për parlamentarët. Voto zoti kryeministër amendamentet tona për SPAK-un, të cilin sot na e shpalle si fëmijën tënd. Hiqja pra bllokadën e heshtur, darën e rrethimit që ke shpallur në nivelet e larta të qeverisjes tënde dhe jepi resurset e nevojshme, burimet e nevojshme njerëzore dhe financiare, infrastrukturën e nevojshme ligjore sipas amendamenteve që kemi paraqitur, në mënyrë që SPAK me të vërtetë të mos ketë asnjë pengesë për të luftuar korrupsionin.

Bëj këto tre akte si fillim, në qoftë se ka një grimcë të vërtete në atë që për 2 orë me rradhë u përpoqe të shplash me fjalimin e sapo përmbyllur. Në qoftë se ka një grimcë reflektimi, në qoftë se ka një grimcë përgjegjshmërie, ia ke borxh jo opozitës, jo Partisë Demokratike, jo mua, por shqiptarëve, përgjigjen ndaj këtyre tre akteve konkrete. Jo rezoluta, jo vjersha, jo fjalime pafund të lodhura, të mërzitshme të pabesueshme. Akte konkrete: Vetting për politikanët, fund imunitetit parlamentar, përforcim të SPAK me burime njerëzore dhe infrastrukturë ligjore. Aktet janë në Parlament, meri silli në seancë e t’i votojmë së bashku. Kjo është përgjigjja e Partisë Demokratike, jam i bindur kjo është ajo që presin dhe merritojnë shqiptarët si një fillim për të kthyer mbrapsht dallgën e tmerrshme të korrupsionit të këtyre 11 viteve.

 

07/05/2024

 

 

Read More
07 Maj
0

Reagim i nënkryetarit të PD, Kreshnik Çollaku: Pleniumi i komitetit qendror të Rilindjes, pamundësoi mbledhjen e Komisionit të Politikës së Jashtme

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, në një postim në facebook, shprehet se konferenca e sotme e kryeministrit Edi Rama, bashkë me grupin parlamentar të PS, ka pamundësuar mbledhjen e sotme të Komisionit të Politikës së Jashtme. Kjo sipas Çollakut, është rasti kur Partia del mbi institucionet kushtetuese të Republikës.

Reagimi i Nënkryetarit të PD, Kreshnik Çollaku:

Per shkak te “pleniumit te komitetit qendror te Rilindjes, dhe fjales se kryeministrit ne Plenium”..,sapo eshte pamundesuar dhe anulluar ne Parlament mbledhja e Komisionit te Politikes se Jashtme.
Rasti kur Partia del mbi institucionet kushtetuese te Republikes.
Rasti per te kuptuar seriozitetin e degradimit te shtetit dhe qeverisjes.

Read More
06 Maj
0

“Ky nuk mund të jetë Durrësi që duam”, kreu i PD Durrës, Joni Myshketa: Plehrat mbysin zonën e unazës së plazhit

Mbeturinat vazhdojnë të jenë shqetësimi kryesor për qytetin bregdetar, në prag të fillimit të sezonit veror. Kreu i PD, të degës Durrës, Joni Myshketa, ka denoncuar një tjetër rast, tashmë në zonën e unazës së plazhit, ku pirgu i mbeturinave përfundon në mes të rrugës apo në buzë të detit. Myshketa shprehet se ky është një rrezik pasi aty kalojnë përditë qindra banorë, të moshuar, fëmijë dhe rrezikojnë shëndetin. Ai i bën thirrje bashkisë që të marrë masa të menjëhershme, pasi çdo minutë e vonuar shkon në dëm të jetës dhe kjo nuk ka ngjyra partiake.

 

Denoncimi i kryetarit të degës së PD, Durrës, Joni Myshketa:

 

Pas denoncimeve të njëpasnjëshme të bëra nga Partia Demokratike Dega Durrës në lidhje me situatën tejet të rënduar nga plerat, mbetjet e papastërtitë që zaptojnë hapësirat e qytetit ne zonat e plazhit, pranë qendrave te banuara, qytetarët kanë reaguar duke na dërguar pamjet si më poshte ku duket qartazi situata katastrofike e ndotjes ambientale.
Ndodhemi në një nga zonat më të populluara një nga lagjet e qytetit fare pak metra larg bregut të detit ne zonën e unazës së plazhit.
Pamjet nuk lenë vend për koment.
Ky nuk është dhe nuk mund të jetë kurrësesi Durrësi që duam.
Ky nuk është Durrësi që kjo maxhorancë e korruptuar kërkon të na e shesë si histori suksesi.
Neglizhenca
Makutëria
Arroganca
Abuzimi
Janë frut I kësaj gjendje mjerane të zonës ku kalojnë përditë qindra banorë, të moshuar, fëmijë duke rrezikuar shëndetin, nga burimet e shumta te infeksionit për shkak të përhapjes së ndonjë pandemie.
Në rast shiu I gjithë ai pirg mbetjesh përfundon në mes të rrugës a buzë të detit si denoncimi I javës që shkoi.
I bëj thirrje Bashkisë të marrë masa të menjëhershme në lidhje me pastrimin e zonës, pasi çdo minutë e vonuar shkon në dëm të jetës dhe kjo nuk ka ngjyra partiake poŕ është e shtrenjtë dhe e shenjtë për secilin prej nesh.
I bëj thirrje të gjitha organeve ligjzbatuese të nxjerrin para përgjegjësisë ligjore të gjithë shkaktarët e kësaj gjendjeje pasi është përgjegjësi penale një dëm I tillë.
I bëj thirrje të gjithë qytetarëve durrsak të na adresojnë çdo problematikë që rëndon mbi ta si rasti në fjalë për shkak të abuzimit me postin publik.
Ju garantoj se Partia Demokratike është dhe mbetet përherë në krah të çdo qytetari të ndershëm pa asnjë dallim ngjyrimi politik, duke denoncuar e duke u bërë pjesë e zgjidhjeve të situatave që rëndojnë mbi jetën e secilit prej nesh.
Vetëm në aleancë të përbashkët do ja dalim.

Read More
06 Maj
0

Xhemal Gjunkshi denoncon aferën korruptive me shëtitoren e llixhave në Peshkopi: Fondet u dhanë para zgjedhjeve dhe punimet përfunduan në përrua!

Anëtari i Kryesisë së PD, Xhemal Gjunkshi, së bashku me sekretaren e degës së PD, Dibër, dy nënkryetarët dhe kryetarin e Forumit Rinor i degës, kanë denoncuar aferën korruptive të bashkisë me shëtitoren e llixhave në qytetin Peshkopisë. Gjunkshi shprehet se fondet për këtë projekt janë dhënë para fushatës elektorale, ndërsa punimet që janë kryer kanë përfunduar në përrua.

Denoncimi i Anëtarit të Kryesisë së PD, Xhemal Gjunkshi:

 

Afera Korruptive e projektit 3D e Shëtitores së Llixhave në Bashkinë Peshkopi gati për në SPAK!

Nuk kanë të mbaruar abuzimet me fondet publike të Qeverisë Qendrore dhe asaj në nivel lokal. Fonde që jepen para fushatave elektorale, për të blerë zgjedhjet dhe që përfundojnë në përrua!

 

 

Read More
06 Maj
0

Rasti i nënës me tre fëmijët në Shkodër, reagon Pampuri: Ajo që sot nuk bëhet, është alokimi i fondeve pikërisht për t’i ardhur në ndihmë grave të dhunuara

Nënkryetarja e PD, Oriola Pampuri, ka reaguar për rastin e nënës me tre fëmijët në Shkodër. Në një postim në facebook, Pampuri shprehet se trishtimi është më e pakta ndjesi që mund të ndjejë në shpirt çdokush që dëgjon rreth ngjarjes makabre.

Ajo ngre shqetësimin se sistemi i referimit, si dhe mungesa e përgjegjshmërisë e sektorëve socialë në njësitë administrative përkatëse, mundëson këto fatkeqësi. Deputetja e PD, gjithashtu tregon se “ajo që sot nuk bëhet, është alokimi i fondeve pikërisht për t’i ardhur në ndihmë grave të dhunuara, duke u siguruar strehë për banim, mundësi për punësim, mundësi për të financuar çerdhen, kopshtin e shkollën e fëmijëve deri në moshën që ata janë të aftë për punë”.

Reagimi i plotë i Nënkryetares së PD, Oriola Pampuri:

Trishtimi është më e pakta ndjesi që mund të ndjejë në shpirt çdokush që dëgjon rreth rastit të nënës dhe tre fëmijëve, në Shkodër, ku prej ditësh u deklaruan të humbur, e nga dje ngjarja filloi të marrë një rrjedhë aq tragjike sa dhe në filma horror, refuzon ta shohësh e ndërron kanal.

❗️Por bazuar në deklaratat e familjarëve, e vetmja referencë tashmë ku mund të mbështetesh për të konturuar të vërtetat është e trishtë se si sot pas kaq vitesh vijojmë ende të përballemi me histori dhune në familje, me shifra alarmante, me situata nga më makabret, dhe ajo që dëgjojmë sa herë ndodhin ngjarje të tilla, është fjalia rutinë; shtrëngim masash, forcim ligji, “shtrëngim dhëmbësh” thua se do bëjnë namin.

Në fakt ligjet i kemi, madje shumë të mira, por ajo që mungon është vëmendja dhe dëshira për të përmirësuar e për të shëruar një plagë kaq të rëndë të shoqërisë sonë.

❗️Si profesioniste më parë se ligjvënëse, kam qënë pjesë e grupeve të punës, për hartimin e manualeve të trajnimit për parandalimin e dhunës, ndërgjegjësimin e grave dhe shoqërisë në tërësi për ta referuar atë, kemi hartuar manuale e broshura ndërgjegjësimi, por ja ku jemi sërish.
Sistemi i referimit, si dhe mungesa e përgjegjshmërisë e sektorëve socialë në njësitë administrative përkatëse, të cilat duhet të kenë nën vëzhgim çdo ngjarje në komunitet, dhe duhet të referojnë çdo situatë që cënon mirqënien psikologjike të fëmijëve dhe grave.

Ajo që sot nuk bëhet, është alokimi i fondeve pikërisht për t’i ardhur në ndihmë grave të dhunuara, duke u siguruar strehë për banim, mundësi për punësim, mundësi për të financuar çerdhen, kopshtin e shkollën e fëmijëve deri në moshën që ata janë të aftë për punë, mundësimin e shkollimit apo dhënies së një profesioni të të gjitha atyre grave që durojnë dhunën psikologjike e fizike, për arsyen e vetme sepse nuk kanë asnjë lloj mundësie të përballojnë jetesën e të rrisin fëmijët.

Të gjitha këto mund të realizohen, nëse paratë nuk do të shkonin për mashtrimin e check up, për abuzimin me sterilizimin, dializën e laboratorët. Të tjerat janë lot krokodili për tu hedhur hi syve shqiptarëve.
Mjaft më me fjalë, ka ardhur momenti i akteve konkrete.

Read More
06 Maj
0

Ngjarja në Shkodër, Jupi: Tronditës lajmi! Në çdo rrethanë të ketë ndodhur, tregon mosbesimin që çdo grua dhe vajzë ka ndaj çdo hallke të sistemit të shërbimit social

Sekretarja për Gruan dhe anëtarja e Kryesisë së PD, Taulanda Jupi, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Shkodër, ku një nënë bashkë me fëmijët e saj dyshohet se është mbytur në lumin Buna për shkak të dhunës në familje. Jupi e konsideron si një lajm tronditës, ndërsa sipas saj, ngjarja tregon se “në çdo rrethanë të ketë ndodhur kjo fatkeqësi tregon qartë mosbesimin që çdo grua dhe vajzë ka ndaj çdo hallke të sistemit të shërbimit social”.

Reagimi i plotë i sekretares për Gruan dhe anëtaren e Kryesisë së PD, Taulanda Jupi:

Tronditës lajmi se një vajzë e mitur gjendet e mbytur dhe më tronditës dyshimi se ky vetflijim ashtu si edhe zhdukja prej tre ditësh e nënës së voglushes së ndjesë së bashku me tre fëmijët e saj ka ndodhur për shkak të dhunës në familje nga babai dhe bashkshorti.

Në çdo rrethanë të ketë ndodhur kjo fatkeqësi tregon qartë braktisjen ndaj çdo gruaje dhe çdo vajzë që sot pëballet me dhunën në familje apo çdo formë tjetër të saj, tregon mungesën totale të kujdesit për mirëqenien dhe shëndetit mendor ndaj grave dhe vajzave, veçanërisht në zonat rurale.

Në çdo rrethanë të ketë ndodhur kjo fatkeqësi tregon qartë tregon mosbesimin që çdo grua dhe vajzë ka ndaj çdo hallke të sistemit të shërbimit social, mosbesim ndaj mekanizmit të referimit të dhunës dhe institucioneve përgjegjës (në këtë rast në bashkinë Shkodër apo njësinë administrative), tregon mosbesimin ndaj çdo institucioni që ka detyrë mbrojtjen dhe sigurinë e jetës.

Për të ndalur dhunën ndaj grave dhe vajzave ka nevojë urgjente për akte konkrete duke filluar nga ashpërsimi i legjislacionit, zbatimi rigiroz i këtij legjislacioni, koordinim dhe reagim në kohë të institucioneve përgjegjes të pushtetit vendor, qendror dhe agjensive ligjzbatuese dhe sigurisht mbështetje financiare për viktimat e dhunës në familje.

Për të ndalur dhunën ndaj grave dhe vajzave, këtë dramë të shoqërisë shqiptare nuk mjaftojnë statuset dhe fjalët ngushëlluese nga ministrat dhe deputetët, sa herë që një grua apo vajzë humb jetën për shkak të dhunës.

Mosveprimi me akte konkrete kundrejt një fenomeni të tillë i bën bashkëpunëtorë dhe përgjegjës në këtë padrejtësi.

Read More
05 Maj
0

Dita e Dëshmorëve të Kombit/ Deputetja e PD, Bano: Më sjell ndërmend të pushkatuarit, të burgosurit dhe të internuarit. Dhanë jetën për atdhe i cili u shndërrua në diktaturën më të egër!

Në ditën e dëshmorëve të Kombit, deputetja e PD, Eralda Bano, ka përkujtuar 6027 të pushkatuar, 34135 të burgosur e të dënuar politik dhe 59009 të internuar. Në një postim në facebook, Bano shprehet se shumë dhanë jetën për një atdhe i cili u shndërrua nga marrëzia e një karakteropati, në diktaturën më të egër që kishte njohur koha. Ndërsa drama më e madhe sipas saj, është se askush nuk mbajti përgjegjësi dhe nuk u dënua për këto krime çnjerëzore.

 

Postimi i plotë i deputetes së PD, Eralda Bano:

 

Dita e Dëshmorëve të Kombit më sjell ndërmend 6027 të pushkatuar, 34135 të burgosur e të dënuar politik dhe 59009 të internuar.

Shumë dhanë jetën për një atdhe i cili u shndërrua nga marrëzia e një karakteropati, në diktaturën më të egër që kishte njohur koha.

Drama më e madhe është që kurrë askush nuk mbajti përgjegjësi dhe nuk u dënua për këto krime çnjerëzore. Dhe kurrë askush nuk denjoi të pyeste veten PSE?!

Kush i lejoi sekretarët e rinisë dhe ish-sigurimsat të ngjiteshin vetë apo të ngjisnin sojin e tyre në parlament?

Kush mban përgjegjësi që sot në pushtet për të tretën herë është djali i Kristaq Ramës?

Kush i lejoi këto rudimente komunsitësh të vinin në pushtet?

Demokracia e vërtetë ndodh kur qytetarët marrin vendime mbi bazën e i formacionit real dhe të pagjymtuar.

E kjo demokraci nuk ndodhi dot as kur emri ju vu Demokraci.

Read More