Blog

30 Jan
0

PD diskuton me ekspertët dhe shoqërinë civile platformën për mjedisin dhe turizmin

Partia Demokratike diskutoi me ekspertë dhe specialistë të fushës platformën për Turizmin dhe Mjedisin.

Departamenti i Mjedisit , Pyjeve dhe Turizmit zhvilloi një  tryezë publike me ekspertë dhe emra të njohur të fushës për të konsultuar platformën në këto fusha. U bënë publike fakte dhe dëshmi mbi  krizën aktuale të mjedisit dhe pyjeve, me shkatërrimin e këtyre pasurive dhe me ndotjet alarmante.

Në konferencë, ekspertët dhe profesorët e njohur vlerësuan aktivitetin si një kontribut i rëndësishëm për shpëtimin nga rrënimi që ka përfshirë mjedisin, pyjet dhe turizmin.

Gjatë tryezës u shpalosën dhe u debatuan 23 pika që u prezantuan lidhur me mjedisin, ku ndër të tjera u theksua se, PD do të mbështesë referendumet lokale për projektet në Parkun Rinia dhe atë të Liqenit në Tiranë, krijimin e një Fondi të Mjedisit dhe Pyllëzimit, ruajtjen e vlerave mjedisore, heqjen nga detyrimi për leje mjedisore e dyqaneve te vogla ne zonat e banuara (si mjet korrupsioni), monitorim të vazhdueshëm dhe raporte publike te ndotesave, infrastrukture qe respekton mjedisin sipas standarteve te BE, zbatim te ligjit dhe dënime me te ashpra për ndotësit e mjedisit dhe autoret e krimeve mjedisore, etj.

Lidhur me pyjet, Departamenti ka parashikuar 12 pika ku ndër të tjera parashikohet hartimi i një programi kombëtar për pyjet dhe kullotat, rikrijimi i autoritetit të Shërbimit Pyjor, një reformë të menaxhimit lokal të pasurive pyjore dhe ndalimin e prerjeve te pyllit për qëllim te eksportit të lëndës drusore, etj.

Prioritetet e turizmit në platformën e PD përfshijnë 17 pika që mbështeten ndër të tjera në uljen e taksave si ajo e TVSH në nivelin 5-10% , përjashtim nga tatim-fitimi me qëllim i ngritjes së kapaciteteve turistikë, mostaksimi i të rinjve të punësuar në këtë sektor , ngritja e një Mastërplani turistik, etj.

Gjatë muajit shkurt ekspertët me propozimet e tyre do të sjellin kontribute të rëndësishme për një  reformë të suksesshme në sektorët e mjedisit, turizmit dhe pyjeve. Partia Demokratike do të prezantojë publikisht programin për Mjedisin, Pyjet dhe Turizmin në muajin mars.


 

Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 30 Janar 2016

 

Read More
30 Jan
0

Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani

Partia Demokratike mbështet dhe inkurajon çdo hetim dhe akt të drejtësisë në luftën kundër korrupsionit. Partia Demokratike nuk bëhet pengesë e asnjë hetimi ndaj zyrtarëve apo ish-zyrtarëve të saj në asnjë rast dhe e vlerëson luftën ndaj korrupsionit si jetike për vendin.

Në lidhje me ndalimin e z. Ksera PD i kërkon Prokurorisë të zbardhë akuzat dhe të veprojë me profesionalizëm duke zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin.

Ne inkurajojmë hetime të drejta dhe objektive, të pandikuara nga politika dhe veçanërisht nga nevoja që ka qeveria dhe kryeministri më i korruptuar në Ballkan, për të larguar vëmendjen nga hajdutëria masive që po bëjnë çdo ditë, në dogana, tatime, tendera, koncesione dhe privatizime.


Njoftim për shtyp e Partisë Demokratike, 30 Janar 2016

 

Read More
30 Jan
0

Z. Besnik Aliaj në krye të Departamentit të Planifikimit dhe Zhvillimit Urban në PD

Kryetari i Partisë Demokratike emëroi z.Besnik Aliaj në krye të Departamentit të Planifikimit dhe Zhvillimit Urban.

Besnik Aliaj është një nga personalitetet më të spikatur të kësaj fushe në dy dekadat e fundit në Shqipëri.

Doktor i Shkencave në Planifikim Territori, z. Besnik Aliaj e ka nisur aktivitetin e tij në fillim të viteve 90 në qeverisjen vendore. Për 16 vite ka qënë pedagog në Universitetin e Tiranës, dhe në Akademinë e Arteve të Bukura.

Dr.Aliaj ka kryer studime pasuniversitare dhe specializime në Danimarkë, Hollandë, Norvegji, Itali dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dr. Aliaj ka bashkëpunim të vazhdueshëm me organizmat ndërkombëtare dhe është autor i dhjetra botimeve dhe punimeve shkencore në fushën e planifikimit dhe zhvillimit urban.

Besnik Aliaj është prej dy dekadash një nga zërat më të spikatur të shoqërisë civile. Themelues i organizatës jo qeveritare në fushën e planifikimit dhe zhvillimit Urban CO-PLAN, Aliaj e nisi angazhimin politik në vitin 2004-2005 si pjesëtar i Komitetit të Orientimit të Politikave KOP, pranë PD.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005 Besnik Aliaj kandidoi për Partinë Demokratike përballë kryeministrit te atëhershëm Nano.

Besnik Aliaj është zgjedhur në tre legjislaturat e fundit në Këshillin Bashkiak të Tiranës si këshilltar i Partisë Demokratike. Ai është themelues dhe drejtues i Universitetit Polis, institucion elitar i arsimit të lartë dhe kërkimeve shkencore në fushën e arkitekturës, planifikimit urban dhe inxhinierisë, me reputacion të lartë kombëtar dhe  ndërkombëtar.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 30 Janar 2016

Read More
29 Jan
0

Edi Rama vjedh meritat për projektin e Unazës Energjetike të Jugut

Edi Rama tentoi të marrë sot merita të paqëna nga një përurim në Babicë të Vlorës, ku nuk gjeti asnjë moment për të treguar të vërtetën, se ky ishte një investim i nisur në fillim të vitit 2013 nga qeveria e mëparshme.

Marrëveshja për projektin e Unazës Energjetike të Jugut u nënshkrua në Janar të vitit 2013 në prani të qeverisë së asaj kohe dhe ambasadores gjermane, pasi donator është KFV, në vlerën e 35 milion eurove.

Punimet në terren nisën konkretisht në qershor të vitit 2013 në Zemblak të Korçës, si pjesë e kësaj unaze.

Ne nuk presim që Edi Rama kreu i korit të hajdutëve, që po vjedh çdo pasuri të vendit, të tregohet i ndershëm me meritat e këtij projekti.

Por shqiptarët duhet ta dinë të vërtetën e këtij investimi të rëndësishëm për qytetarët e Jugut, një projekt që Edi Rama e gjeti gati.


Reagim i Partisë Demokratike, 29 Janar 2016

 

Read More
29 Jan
0

Basha në PPE:  Rama nuk e do reformën në drejtësi. Korrupsioni dhe krimi me lidhje qeveritare kanë fundosur Shqipërinë

 

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mori pjesë në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane.

Gjatë punimeve të asamblesë zoti Basha u prit në një takim nga Presidenti i Partisë Popullore Europiane Joseph Daul si dhe u takua dhe bisedoi me Sekretarin e Përgjithshëm Antonio Lopez-Isturiz ,me zv.Presidentin David Mecalister, kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian Elmar Brok dhe personalitete të tjerë.

Në këto takime si dhe ne fjalën e tij në Asamblenë Politike, kryetari i opozitës është ndalur tek kriza ekonomike që ka mbërthyer vendin, niveli i lartë i korrupsionit, reforma në drejtësi, dhe zgjedhjet e lira dhe te ndershme. Ashtu siç thekson edhe Komisioni Europian në raportin e tij për ekonominë e Shqipërisë grumbullimi i të ardhurave buxhetore mbetet shqetësuese për shkak të korrupsionit të lartë. Në vitin 2015 rreth 400 milionë euro i munguan buxhetit të shtetit vetëm nga doganat dhe tatimet.  Shqetësim është rritja e borxhit publik nga 62% në 74% . 1.1 miliard euro ka marrë borxh qeveria, tha zoti Basha dhe sot nuk asnjë investim publik, asnjë rrugë të re, asnjë shkollë, nuk ka as rritje pagash e pensionesh, as më shumë fonde për personat në ndihmë ekonomike, përkundrazi është ulur pagesa për papunësinë ndërkohë që është rritur papunësia, siç raporton Komisioni Europian.

Kryetari i Partisë Demokratike është  ndalur dhe tek niveli i lartë i korrupsionit. Zoti Basha theksoi se 1 miliardë euro janë vjedhur vetëm gjatë vitit të kaluar,  400 milionë euro nga doganat dhe tatimet dhe 777 milionë euro nga tenderat, prokurimet dhe koncesionet korruptive të cilat gjithnjë fitohen nga familjarët, miqtë dhe klientët e kryeministrit dhe ministrave të tij.

Zoti Basha u ndal dhe tek krimi i organizuar. Bandat janë ato që bëjnë ligjin, theksoi zoti Basha sepse kanë mbështetjen e pushtetarëve. Kjo situatë e paprecedentë në këto 25 vite e bën dhe më të domosdoshme dhe imediate reformën në drejtësi e cila është peng i vullnetit të munguar të Edi Ramës.  Vetë mazhoranca tha zoti Basha është e përçarë në dy drafte pasi  Rama nuk do konsensus, sepse synon kapjen politike të drejtësisë. Kjo, theksoi lideri i opozitës, do të ishte fatale për vendin sepse përtej kapjes politike do ta vendoste drejtësinë në funksion të bandave dhe krimit që sot bëjnë ligjin në vend.

Partia Demokratike është e vendosur për reformën në drejtësi pasi ajo është përcaktuese në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, dy problemet më të mprehta të Shqipërisë nën qeverisjen Rama dhe njëkohësisht dy kushte për integrimin europian të vendit.

Zoti Basha ka marrë mbështetjen e plotë të  PPE për aksionin opozitar në përpjekje për të ndalur të keqen që ka mbërthyer vendin, krizën ekonomike, korrupsionin dhe krimin që bën ligjin si dhe për ti ofruar Shqipërisë një vizion europian përmes një qeverisje të re të dalë nga vota e lirë.

 

 


 

Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 29 Janar 2016

Read More
29 Jan
0

Edi Rama bën gati Insigun për miqtë e tij Gon Papuli e Gaz Demi

Edi Rama tregoi sot me gisht për një orë rresht popullin e tij si hajdut, në një sallë të mbushur me dhunë me punonjës administrate në orar zyrtar, ndërkohë që ai vetë qëndron në krye të bandës që vjedh dhe gllabëron çdo ditë paratë dhe pasuritë e shqiptarëve.

Së fundmi, Edi Rama ka futur në kthetrat e tij edhe një tjetër pasuri  publike, për ta ndarë me miqtë dhe klientelën.

Kompania e sigurimeve INSIG, pritet të privatizohet dhe pronarët e rinj janë paracaktuar.

Procedurat do të jenë të kota e pa vlerë, pasi ky aset shtetëror me vlerë dhjetra milionë euro, do ti jepet miqve të kryeministrit.

Pronarët e rinj të INSIG pritet të jenë Gon Papuli dhe Gaz Demi.

Njëri ndërtues i sarajeve private të Edi Ramës në Dardhë e në Durrës, tjetri me lidhje të forta e së fundmi në ortakëri me Olsi Ramën në biznes.

Ky është një skandal, një akt korruptiv, me fitues të paracaktuar, pjesë e mendësisë së Edi Ramës për të marrë e plaçkitur, për të ndarë me miqtë çdo pasuri publike.

Me dhjetra koncesione e privatizime të kësaj natyre, po bëhen cdo ditë nga Edi Rama me pasuritë e paratë e shqiptarëve.

Eshtë koha, është ora që shqiptarët të reagojnë.

Shqiptarët e kanë në dorë të ndalin këtë vjedhje, këtë babëzi, këtë hajdutëri të fondeve dhe pasurive publike.


Deklarata për mediat e zëdhënëses së PD, Ina Zhupa, 29 Janar 2016

 

Read More
29 Jan
0

Edi Rama injoron interesat kombëtare, kthim mbrapa në KiE për Kosovën

Mazhoranca ka treguar edhe në Këshillin  e Europës papergjegjshmëri në perfaqesimin e interesave kombetare.

Dje Këshilli i Europës ka kaluar një rezolute e cila rikthen disa prej standardeve të para-pavarësisë së Kosovës, i jep UNMIK kompetenca shtesë në marrdhëniet me organizmat si INTERPOL dhe EUROPOL.

Por miratimi i draft-Rezolutës në komitetin politik të këshillit të Europës ka kaluar pa praninë e të vetmes përfaqesuese të Shqipërisë në këtë komitet zonjës Vlentina Leskaj.

Amendamentet e Serbisë mund të ishin rrëzuar nëse zëvendës-Presidentja e Asamblesë Parlamentare të KiE  të kishte pergjegjësinë e pjesmarrjes në komitetin politik, aq më tepër që perfaqesuesi i Shqipërisë është edhe më i domosdoshëm në mungesë të përfaqësimit të Kosoves.

Në këto kushte, duhej të kishte një reagim të shpejtë të diplomacisë dhe një kordinim me Prishtinën zyrtare.

Leskaj mesa duket ka qënë e zënë me tenderat dhe koncesionet e djemve të saj dhe nuk ka pasur kohë të ishte në komitetin politik.

Ashtu si e gjithë qeveria këto kohë është në gare kush vjedh me shume dhe as që i behet vonë se çfarë po ndodh në raport me politikën e jashtme dhe as të brendshme të Shqipërisë dhe aq me pak të Kosoves.

Pas Uneskos, ky është dështimi i dytë i paprecedent i diplomacisë nën drejtimin e Edi Ramës.

Interesat e Kosovës dhe të Kombit nuk janë prioritet per qeverine e korruptuar dhe të babëzitur të Edi Ramës.


Deklarata për mediat e kreut të Departamentit për Politikën e Jashtme, Kreshnik Çollaku, 29 janar 2016

 

Read More
28 Jan
0

Koncesioni i TVSH-së, antikushtetues

Më duhet ta nis këtë diskutim me një lajm të mirë. Një lajm që lidhet me ndërgjegjësimin e ministrit të financave për korrupsionin në përmasa historike të drejtorisë së Doganave, ky është një hap i vogël për problemin por jam e bindur që është njëkohësisht dhe një hap i madh për qeverinë. E cila, më në fund ka filluar të zbresë me këmbë në tokë duke e kuptuar që nuk mund të jetohet përherë në planetin e transparenca.al.

Gjithsesi gjithë këtë mund të ministrit e zhbën propozimi që ditët e fundit janë përjekur të shesin për kocnesionin e TVSH, që është i çuditshëm jo vetëm për çdo lloj qeverie por më së shumti edhe për një qeveri që hiqet si e majtë. Një propozim i cili, siç u mësua në këto ditë ka ardhur nga një kompani nga Hong Kong e cila vetëofrohet me një kërkesë të pakërkuar menjëherë sapo kryeministri i vendit kish ardhur nga një vizitë disa ditore atje. A është e tepërt të dyshojmë që pas kësaj oferte qëndron ndonjë nga miqtë apo familjarët e Kryeministrit?!

Gjithsecili prej nesh që jemi në këtë sallë dhe që e kemi votuar ligjin e Koncesioneve, e ka të qartë se ligji 123/2015 në fakt nuk është se propozon ndonjë diferencë të madhe ndërmjet koncesionit dhe partneritetit publik-privat. Tani, në çfarë do lloj mënyre që ta emërojmë këtë përpjekje ajo do të thotë që një shërbim publik, që është themelor si administrimi fiskal do të realizohet nga një privat në emër të shtetit.

Përpjekja për t’u marrë me përcaktimin e një emri lidhet më shumë me një diskutim mbi “mustaqet e Çelos” se sa me thelbin e debatit. I cili është dorëzimi i një detyrimi kushtetues pa asnjë të drejtë dhe pa asnjë shembull në rajon apo më gjerë në duart e një koncesionari. Ky i fundit, nga ana e tij, nuk ka asnjë eksperiencë (e përsëris asnjë eksperiencë) në këtë fushë. Lehtësisht nga faqja e tij e internetit mund të vërehet që kjo kompani ka eksperienca me banka, me sektorë të ndryshëm por asnjë eksperiencë sa i përket ndërtimit të një sistemi të tillë.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, ministria e financave ka ngritur një grup ekspertësh të cilët e kanë quajtur këtë koncesion apo PPP, siç ka qejf ndonjë nga qeveria ta quaj, si antikushtetues dhe aspak fitimprurës për shtetin shqiptar. Duke e bërë edhe më të dyshimtë këmbënguljen e Kryeministrit dhe obortarëve të tij për domosdoshmërinë e tij. E për më tepër as janë lodhur të bëjnë llogaritë minimale, por kane marrë të dhënat e koncesionarit e i kanë marrë të mirëqëna!

Arbitrariteti i kësaj marrëveshje vazhdon edhe kur njihesh me kushtet e saj, të cilat në mënyrë të dukshme favorizojnë kompaninë propozuese. Qeveria pretendon se nëse kompania do të rrisë bazën nga 11%-15% kjo e fundit do të përfitojë 90% të rritjes ndërsa qeveria 10%. Pra, për çdo 10 lek shtesë në taksa qytetarët e këtij vendi do të përfitojnë 1 lek për shkolla, rrugë edhe spitale ndërsa koncesionari do të përfitojë 9 lek.

Pastaj pazari i qeverisë me taksat e shqiptarëve vazhdon duke i dhënë koncesionarit 65% të vlerës së taksës së rritur nga 15%-17% ndërkohë që në buxhetin e shqiptarëve nga kjo rritje do të përfundojë vetëm 45%. Tani, duke presupozuar që të gjithë në këtë sallë jemi të zotë në aritmetikë, besoj se është e kuptueshme që këto terma janë favorizuese sa i takon koncesionarit. Përqindjet janë aty dhe askush nuk ka pse të gënjehet nga askush.

Por mund të ketë nga deputetët dhe ministrat që mund të argumentojnë se buxheti i shtetit ka nevojë të mbushet. Dikush tjetër mund të argumentojë se qeveria ka dështuar në mbledhjen e të ardhurave për dy vjet rresht, madje vitin që sapo u mbyll kjo qeveri rilindase ka mbledhur realisht -19.7 mld lekë dhe duke patur një rritje reale e të ardhurave negative në vitin 2015, me minus 1.6%.

Këto janë shifra të sakta dhe artikulojnë qartë një problem që si opozitë e kemi ngritur me kohë me gjithë sofizmat e një qeverie të zënë me halle të tjera. Por sado që shifrat dëshmojnë më së paku dështimin e qeverisë, ato janë po ashtu një argument më pak për koncesionin e TVSH-së. Nga të dhënat që ofron Ministria e Financave shohim se TVSH-ja e brendshme këto vite ka qenë 10-13%. Pra, vetë cikli natyral duke marrë parasysh rritjen e konomisë, inflacionin e shumë faktorë të tjerë ka mundur të mbledhë një normë shumë pranë 11% që është baza mbi të cilën po ngrihet ideja e koncesionit.

Kështu, koncesionari i cili do të paguhet nga qeveria për të ndërtuar programin do ta ketë jashtëzakonisht të lehtë të kalojë pragun që qeveria ka vendosur. Le ta shpjegojmë me shifra situatën në të cilën koncesioni në fjalë do të na sjellë nesër. Le të parashikojmë se për vitin aktual do të mblidhen 248.45 mln euro (duke përllogaritur vlerën me një normë rritje prej 14.4% në vit) vlera që do të marrë koncesionari për këtë vit është 6.74 mln Euro ndërkohë që qeveria merr 750 mijë Euro.

Kështu pas 10 vjetësh, ku sipas llogarive të qeverisë të ardhurat në buxhet do të rriten falë koncesionarit me 620 mln euro më shumë thote qeveria, ne do t’i paguajmë atij 133.15 mln euro ndërkohë që në buxhetin e shtetit do të kemi shtuar 14.79 mln euro. Për këdo që ka qejf aritmetikën dhe krahasimet ky është një shembull i mirë për të kuptuar që edhe artimetikisht ky koncesion mban erë korrupsion.

Por, nuk është vetëm ky problemi. Qeveria nesër mund të vijë këtu me një ofertë tjetër të propozuar apo mund të ndryshojë kushtet e kontratës së të ashtuquajturit PPP, a duhet ne të bindemi sërishmi që duhet ta japim me koncesion apo PPP një shërbim të tillë? Unë gjykoj që jo, ndonëse idetë e mia janë më të djathta se ndonjë ministër që hiqet si i djathtë, bindja ime qëndron që taksat dhe tatimet janë një detyrim tërësisht shtetëror.

Madje, përpjekja qeveritare për t’i dhënë këtë koncesion me afat 10 vjeçar është tërësisht i padrejtë duke qenë se prek përtej mandatit të saj qeveritar. Prandaj kërkon minimalisht ose një referendum popullor, meqë kryeministri i ka qejf referendumet, apo nga krahu tjetër një votim me 2/3 në parlament. Kjo sa i takon pjesës minimale sepse në vetvete ky koncesion është antikushtetues!

A kemi të bëjmë me një situatë ku pas kësaj oferte qëndron hija e rëndë e një kryeministri? Numrat dhe aritmetika të bëjnë të mendosh që është pikërisht kështu aq më tepër kur faktet për këto dy vjet koncesione vazhdojnë të përsërisin të njëjtën muzikë.

Janë miqtë e kryeministrit që marrin koncesionet në fushën e shëndetësisë, janë miqtë e kryeministrit që marrin koncesionet e targave, hidrocentralet e Skavicës si dhe atë të Vjosës. Janë miqtë e kryeministrit ato që fshihen pas koncesionit të hekurudhës Fier-Vlorë. Janë miqtë dhe të afërm të kryeministrit që janë pas koncesionit të Spitallës. Ngado që hedh sytë shikon të njëjtat emra dhe të njëjtat fytyra që fshihen pas koncesioneve. Prandaj kush mund të mendojë që pas këtij koncesioni kaq të dyshimtë por njëkohësisht fitimprurës nuk do të jenë sërishmi të njëjtat persona duhet të jetojë në një botë tjetër!

Aq më shumë ku vetë grupi i punës i ngritur nga Ministria e Financave ka pohuar se kjo jo vetëm është një koncesion anti kushtetues por nuk ka asnjë sens ekonomik dhe dobiprurës për shoqërinë dhe shqiptarët.

Të nderuar kolegë.

Për rreth dy vjet, ne kemi debatuar ashpërsisht nga kjo sallë për problemin e tatimeve dhe doganave ndërkohë që kemi treguar me shifra që kjo qeveri ka dështuar dhe ka prodhuar kontrabandë. Këtyre fakteve ministrat dhe kryeministri i janë përgjigjur me sofizma, ndërkohë që sot minimalisht ministri i financave dëshmon atë që ne kemi dy vjet e pak që e flasim nga kjo foltore.

Për rreth dy vjet nga kjo foltore kemi folu për një politikë fiskale dhe për abuzime në mbledhjen e të ardhurave që kanë prodhuar një rritje të papunësisë në 17.5%. Normë e cila ka reflektuar jo vetëm probleme që vijnë si pasojë e politikave fiskale por mbi të gjitha probleme që vijnë si mungesë e vizionit zhvillimor ekonomik. Shihni bujqësinë e cila ka 3.5% më pak vende pune.

Vizion i cili është gjithnjë edhe më i mangët në raport me investimet e huaja që kanë rënë me 10% tremujorin e tretë. Duke ngritur pyetjen se përse? Përse një biznes zgjedh Maqedoninë apo Serbinë të cilëve u mungojnë dhe portet përpara Shqipërisë?! Sepse këto vende kanë politika stimuluese ekonomike më të mira se sa ne.

Nëse nëve kemi një rënie të shpenzimeve me 7.9%, siç raporton edhe Komisioni Europian, nga ku 18.2% është rënia e investimeve publike do të thotë që kemi shpenzuar më pak para për shërbimet dhe rrugët. Nëse ne kemi një sistem fiskal më të rëndin në rajon që për pasojë shtrenjton çmimet e produkteve si edhe taksat e bizneseve, natyrisht që ekonomia do të ketë probleme.

Tani ju ftoj të mendoni se sa do të jenë këto shpenzime pasi ky koncesion korruptiv do të hyjë në fuqi? A do të marrin më shumë shërbime dhe të mira qytetarët e këtij vendi? A do të marrin pagesë më të lartë pensioni, papunësie apo ndihme ekonomike shqiptarët e varfëruar nga taksa, tarifa, çmim energjie dhe uji?

Absolutisht që jo!

Qeveria e borxhit publik më të lartë, që e rriti atë me 10.5% në vit, nuk është lodhur të mendoj për ato.

Nuk është lodhur për të menduar për të papunët që ka ky vend, të cilëve me këto para që do t’ia japin një koncesionari mund të ishin para të hedhura në treg për të rritur punësimin.

Mund të ishin para që mund t’u jepeshin shtresave në nevojë, para me të cilat mundë të ndërtoheshin rrugë dhe shkolla. Por që qeveria ka vendosur që t’ua japë koncesionarit të saj, si një qokë në shërbim tërësisht të interesit personal, ndërsa shqiptarëve përditë e më shumë ua rrit barrën e taksave.

Kjo qeveri refuzon të pranojë se:

Shqiptarët sot paguajnë taksa që qeveria të bëjë punën e saj, paguajnë taksa që qeveria të dërgojë para drejtësisë ato që abuzojnë me pushtetin dhe jo t’i gradojë në poste publike.

Paguajnë taksa që shteti të ndërtojë shërbime dhe të mira dhe jo që ai t’ia koncesionojë gjithçka qokës së radhës. Shqiptarët sot paguajnë taksa më të larta dhe tarifa më të shtrenjta jo që kryeministri të hapë me paratë e tyre ekspozita pikturash, as që ndërtojë sheshe dhe të mbjellë palma dhe as që qeveria t’i japë me koncesion shërbimet bazike për të cilat qytetari paguan taksën.

Shqiptarët sot paguajnë taksa më të larta dhe tarifa më të kripura që shteti të jetë në funksion të tyre dhe jo një grupi të vogël hajdutësh që kanë vendosur që vjedhjen ta pagëzojnë me një term të ri.


Fjalimi në kuvend e deputetes së PD, Jorida Tabaku, 28 Janar 2016

Read More
28 Jan
0

400 milionë dollarë mungojnë në arkën e shqiptarëve

Të  nderuar kolegë,

Te nderuar qytetare,

Perpara nesh kemi sot per miratim projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin “ofrimi i shërbimeve publike me në qendër qytetarin”.

Gezojuni pra ketij  projektligji, kesaj mareveshje huaje, sepse sic e dini, sic po e provoni ne kurrizin tuaj perdite, sic po e shihni ne tryezat tuaja famijare, qeveria jone me te do te permbushe  nje nder prioritetet e saj- “Mirëqeverisjen inovative”.

Gezojuni pra sepse cdo gje behet per ju…..cdo lek qe merret hua per projekte, tendera, koncesione, partneritete, salltanete… ka ne qender qytetarin.

Keshtu thuhet vertete, e ju ne daci mos e besoni  qe gati 30 milion euro hua do te shkojne ndermjet te tjerave per sisteme informative!!!

Si shume te tjera para ketyre edhe keto do te jene te shoqeruara me:

 1) Mungese totale te Transparences apo me nje injektim informacioni ne tregun mediatik te percipte, qe si gjithmone me shume  krijon paqartesi dhe mbulon me sa te mundet  abuzimin me fondet.

2)  Korrupsioni Kleintelist. Tashme dihet dhe eshte faktuar se mungesa e transparences ka ardhur per shkak te lidhjeve korruptive-klienteliste te ushtruara nga instancat e caktuara vendimmarrese ne Ekzekutiv, me qellim favorizimin klientelist te grupeve te caktuara sipas interesave te momentit, te kryeministrit dhe te ministrave te tij,   pa pare shume nga interesat publik.

Dhe keshtu, pas gati 3 vite qeverisje tuajen, qytetaret, po e ndjejne, biznesi e fakton dhe statistikat e provojne se ekonomia shqiptare ndodhet në momentin e saj më të keq, ne krizen e saj me te rende, ndërsa nuk kanë të ndalur vjedhjet dhe mashtrimet.

Korrupsioni, kontrabanda, evazioni, koncesionet abuzive, tendera fiktiv, parate e zhdukura ne eter pa asnje investim publik, po  e groposin edhe me shume ekonominë e vendit.

Raportet më të fundit e nxjerrin vendin gjithmonë me bilanc negativ, ndërsa kryeministri vazhdon të marrë borxh me qellimin e vetem që të mbushë xhepat e tij dhe të ministrave të tij të dështuar.

E kam cituar edhe ne fjalen time te séances se kaluar dhe po e perseris, ate qe qytetaret mesuan rastesisht se qeveria, sic nuk kishte ndodhur kurre me pare, preku fondin rezervë të buxhetit për të paguar shkrimin reklamë tek revista ‘The Economist’, pikërisht kur vendi u përball me një situatë të jashtëzakonshme si pasojë e përmbytjeve dhe qindra familje gjendeshin në qiell të hapur.

Që ekonomia ka prekur fundin, ketë na e fakton edhe komisioni Evropian.

Në raportin tremujor për zhvillimet ekonomike në vendet kandidate, Komisioni Evropian konstaton se nga janari deri në nëntor, borxhi publik ka vazhduar të rritet.

 Pas një rritje 10.5% në terma vjetorë, borxhi publik (duke përfshirë garancitë) qëndroi në 73.6% të PBB-së në tremujorin e tretë.

 Qeveria Rama,me sakte mazhoranca Rama&Meta po e certifikon parlamentin si noter për huatë , noter për marëveshje pa bereqet për nxjerrjen e shqiptarëve nga kriza,  si noter për megaskandale korrupsioni dhe mbi të  gjitha për strategjinë  e dhënies me koncesion  të  cdo shërbimi public dhe  të  funksioneve që  vënë  në  pikëpyetje drejpërsëdrejti integritetin e  një  shteti dhe institucioneve të  tij.

Ne mes te gjithe kesaj katrahure, fjalet me te perdorura keto kohe ka qene- “koncesion” dhe “ partneritet”, aq sa te krijohet pershtypja qe nuk do të  jetë  e largët dita, kur Rama të  japë  me koncesion godinat , inftastrukturën dhe vetë  ekzistencën e mazhorancës parlamentare.

Në  një  kuptim më  të  tërthortë  politik, ju jeni dhënë  me koncesion tek vetë  Rama përsa kohë  që  ai përdor vetëm fuqinë  e kartonit tuaj dhe jo të  personalitetit tuaj politik

Në  emer të  shërbimeve më  të  mira për qytetarin, në  emër të  të  bërit shtet pra, në  emër të  Popullit sikurse kryenin krime kundër njerëzimit,  parardhësit tuaj shpirtërorë, ju po thelloni krizën e identitetit të  Shqipërisë  si Republikë  Demokratike, të  një  vendi ku shteti ka humbur  cdo funksion, pra  është  në  falimentim dhe si I tillë  ai duhet të  shitet tek I pari blerës në  ankand.

Studiuar si platform ekonomike dhe politike Partneritet Publik Privat (PPP) I përket  platformave të  djathta, por artikuluar dhe bërë  avokati nga Rama dhe qeverisja e tij, ky instrument I doktrinave liberale te djathta te tregut vishet me manipulim për ta zbukurar dhe për ta shitur si politikë  suksesi dhe vjen ashtu, sikurse është  parashikuar qysh në  fillim- një  taktikë  oligarkike  për të  thërmuar shtetin për ti hapur rrugë  klanit të  interesave të  kryeministrit , ministrave të  tij të  favorizuar dhe segmenteve të  mazhorancës.

 Nuk ka asgjë  më  tronditëse kur shteti ngren duart dhe dorëzohet  para interesave kriminalë , që  nuk kanë  asnjë  lidhje dhe asnjë  domethënie me avantazhet e privatizimit apo përkrahjes liberale për tregun e lirë .

Ne mes te ketij diskutimi mbi mareveshjen e huase rreth 30 miljon euroshe për projektin “ofrimi i shërbimeve publike me në qendër qytetarin” , me lejoni te citoj ministrin e financave ne nje  interviste, para ca ditesh, ku pyetjes se gazetares se perse zgjodhët një partneritet me një kompani private për të ndërtuar dhe për të administruar TVSH? Ai iu pergjigj se…. nuk mund të bëhet nga vetë qeveria pasi ka mungesë të teknologjisë…. Ne kemi investuar pak në teknologji….. Na duhet një teknologji për të mbledhur TVSH…… Përderisa jemi keq në teknologji dhe gjithçka e bazojmë në punën e krahut, që do të thotë mbi disa taksidarë…. Etj etj..

Duke ardhur më në focus të  shqetësimit të  madh që  ka sot opozita si përcjellëse e kritikave apo e depresionit që  ka mbërthyer  shqiptarët nga kriza, më lejoni të  shtroj disa pyetje për të  njohur edhe më  mirë ju, skepticzmin dhe refuzimin tonë dhe ne nga ana tjetër të  bindemi edhe më  qartë se ju sërish po grabisni edhe më  shumë  shqiptarët.

  • Cfarë  përfitojnë  realisht shqiptarët nga mbledhja e TVSH, taksës që  jep në  buxhet afro 10 % të  Prodhimit të  brendshëm Bruto nga një  kompani private?
  • Kush e përcakton të  mirën apo interesin public në  këtë  rast ? Qeveria, parlamenti, shoqëria civile, pra cilët janë  indikatorët e matjes së dobisë së shumicës që ju keni arritur në përfundimin, se TVSH duhet mbledhur nga private dhe jo shteti?
  • Cili do të  jetë  kuptimi dhe funskioni ligjor I administratës tatimore pas këtij koncesioni?
  • A do të  prodhojë  punësim ky partneritet apo ky arbitraritet për shqiptarët? Në  një  kohë  kur modeli ekonomik, I centralizuar I monopolizuar I tenderizuar I Ramës ka sjellë  një  ngrirje totale të  indikatorëve të  biznesit dhe kjo shihet edhe tek rrritja e papërfillshme e sigurimeve shoqërore apo e mbylljes së mbi 8 mijë  biznesve të  vogla e të mesme gjatë gjysmës së  mandatit de juro të  qeverisë ?
  • A shërbue për ju zhgënjimi I madh që dha Croën Agents, te cilet dështuan në përmbushjen e detyrimeve për të rritur të ardhurat doganore me 100 milionë dollarë në vit, por qe ndërkohë përfituan pagesat 8.5 milionë euro në këto dy vite nga taksapaguesit shqiptarë

Sipas të  dhënave dhe informacione të  përditësuara që  ne si opozitë  po marrim lidhur me këtë  superaferë  është  se kompania fituese, si një  process të rësisht io paracaktuar , do të përfitojë një shumë që mund të shkojë afro 150 milion euro.

Dhe ju e keni dëshmuar qartë  dhe pastër cdo muaj të  qeverisjes  se nuk bini  dot nga standarti I përfitimet me disa zero kur vjen fjala për  pazaret me koncesionet.

Cila është  praktika, modalitetitet dhe modeli që  do të  ndiqni në  këtë  koncesionar, pse deri më  tani nuk kemi mësuar qartësisht as edhe një  drejtim të  punës që  do të  kryejë  firma private?

Sa qëndron bazuar në   Kushtetutë, Ligjit të Partneritetit Publik- Privat, Kodi I procedurave tatimore, koncesionari I  mbledhjes se TVSH-së ? Në  cfarë  raporti të  zhdrejtë  qëndrojnë  të  drejtat njerëzore të  taksapaguesve shqiptarë  me përfitimet e firmës private, që  do të  na ngrejë  infrastrukturën dixhitale për mbledhjen e saj?

Të  nderuar kolegë!

Tashmë  dihet që  kjo qeveri ky kryeministër së  bashku me  bandën e tij ministrore kanë  treguar se janë  nxënës të  10-tes  vetëm në  grabitje duke kopsitur letra me kompani fictive që së  bashku dhe me evazionin fiscal cuan në  një  hon të  madh të  ardhurat e pambledhura apo të  vjedhura në  buxhet.

400 milionë dollare që mungojnë në të ardhurat e planifikuara gjatë vitit 2015.

Lufta  e nisur ndaj evazionit dhe informalitetit, dhe pse po imponohet si një reformë e të  bërit shtet , shumë  herë  me kërbac dhe me cënim flagrant të  të  drejtave të  njeriut, ka prodhuar terror dhe zero investime publike.

 Nota ngelëse e radhës për këtë  qeveri të  korruptuar dhe që  funskionon për tendera e koncesione erdhi nga Komisioni Europian I cili në raportin tremujor për zhvillimet ekonomike në vendet kandidate vërejti se Shqipëria ka punuar keq në drejtim të grumbullimit te të ardhurave buxhetor ku nga janari deri në nëntor, të ardhurat buxhetore jane reduktuar shumë poshtë objektivit.

Raporti vëren se mungesa u shkaktua kryesisht nga të ardhurat më të ulëta se sa priteshin nga TVSH-ja (3.8% nën plan) dhe akcizës (10.2% më pak)dhe sic e  citova edhe me lart “Borxhi publik ka vazhduar të rritet, ai qëndroi në 73.6% të PBB-së në tremujorin e tretë.

Pas arritjes së  objektivave me dhunë  dhe terror shtetëror nga aksionet e INUK, CEZ OSHE dhe nga aksionet tatimore, tashmë  përqasja e të  bëri lekë  pa hesap vjen në  një  dritë  të  re, atë  koncesioneve dhe të partneriteteve public privat dhe te gjitha keto ne  një  kohë  kur shqiptarët janë  në  prag të  falimentimit.

Kjo menyrë  qeverisje,  ku partneriteti me privatin është  shndërruar vasaliteti i shtetit ndaj interesit të oligarkeve, nuk mund të  funksionojë  më  si përfaqësim i interesave të  shqiptarëve.

Ne si opozitë  do të  vazhdojme me intensitet shqyrtimin publikimin argumetimin e akuzës ,gjyqësine publike të  pushtetit që  ka kapur shtetin në  cdo dimension të  tij.

Kjo është  jo vetëm detyra e jona politike sot ne opozitë dhe ligjore neser ne qeveri por është  dhe  misioni moral për ti kthyer shqiptarëve besimin e neperkembur, për ti dhënë  dinjitet votës dhe numërimit të  saj.

Opozita cdo ditë  krahas hetimi dhe dëshmisë  publike të  cdo tenderi e koncesionari po ecën paralelisht me shpalosjen e ofertës , e platformë se saj politike për ti kthyer shtetin shqiptareve, për ti kthyer besimin tek ligji dhe funksionimit të  lirisë  dhe pavarësisë  së  institucioneve.

Faleminderit !


Fjalimi në Kuvend e deputetes së PD, Mimoza Hajdarmata, 28 Janar 2016

Read More
28 Jan
0

E vetmja qeveri që jep koncensione me lekët e shqiptarëve  

Marreveshja e huase, ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Bankes Nderkombetare per Rindertim dhe Zhvillim, per projektin “Ofrimi i sherbimeve publike me ne qender qytetarin”, ka per qellim sherbime publike te permiresuara dhe procedura te thjeshtuara per ofrimin e sherbimeve, per te lehtesuar komunikimin me publikun dhe per te shmangur korrupsionin.

Por ne fakt cfare po ndodh me korrupsionin?

A mund te ofrohen sherbime publike per qytetaret nga zyrtare te korruptuar?

Per cfare sherbime per qytetarin mund te flitet, kur parate e taksave te qytetareve shqiptare vidhen dhe shperdorohen?

Qeveria e ka ngritur korrupsionin ne sistem. Dhe shembulli me i mire i ngritjes te korrupsionit ne sistem nga kjo qeveri, jane koncesionet.

Rilindja ka hedhur në treg një lloj të ri grabitjeje, atë përmes koncesioneve, një fushë e pamatë për abuzim.

Por per ta hequr shijen e hidhur te abuzimit, qe po u le qytetareve shqiptare fjala koncesion, Rilindja po perpiqet per ta zevendesuar fjalen koncesion me togfjaleshin partneritet publik-privat.

Jane dhene rreth 700 milione euro koncesione dhe planifikohen te jepen te tjera koncesione ne shendetesi, transporte, dogana, tatime, ne rruge dhe ne  shërbime të tjera publike, për miqtë dhe klientët e kryeministrit dhe qeveritareve, duke e dorëzuar shtetin tek një oligarki e dyshimtë dhe duke e rënduar disa herë xhepin e qytetarëve shqiptarë, të cilët paguajnë edhe administratën publike nga njera anë, që nuk është ulur aspak në numur edhe privatët nga ana tjetër, për të njëjtin shërbim.

Mesa duket, qeveria po gjen rrugen me te lehte per te hequr nga vetja ato sherbime, qe ajo i ka per detyre tua garantoje qytetareve te saj.

Kur ishte ne opozite, PS deklaronte se do te rishikonte, madje edhe do ti anullonte mareveshjet koncesionare te qeverise Berisha.

Por sot, pas rreth 3 vjet qe PS dhe LSI qeverisin vendin, numri i koncesioneve po rritet frikshem.

Kjo deshmon jo vetem paaftesine e atyre qe qeverisin, por edhe faktin qe koncesionet jane kthyer ne nje parajse financiare per nje grusht klientesh te qeverise, te cilet grabisin me leje, pasurine e shqiptareve.

Keto 700 milione euro koncesione, dhurata per kompanite private,  te kaluara ne xhepat e privateve, kliente te kryeministrit, do ta kishin permiresuar sado pak jeten e qytetareve shqiptare, sikur te kishin kaluar per investime publike, per te rritur punesimin, per te rritur rrogat dhe pensionet.

Koncesioni i check up-it, ose i thene shqip, koncesioni i kontrollit mjekesor falas, ka nje vlere prej 120 milione euro, dhene nje kompanie pa eksperience ne kete fushe, e licencuar vetem 2 dite para hapjes se tenderit, me oferte me te larte se kompanite e skualifikuara.

Por ajo qe eshte me e keqja dhe qe ka indinjuar gjithe opinionin publik eshte fakti se parate jepen koncesionarit sikur sherbimin e kane mare te gjithe qytetaret e moshes 40-65 vjec.

Vetem per periudhen mars-nentor, te vitit te kaluar, koncesionari eshte paguar per 102 mije persona te pakontrolluar, me nje vlere prej 1 miliarde e 700 milione leke, pune e pakryer.

Por cudia nuk mbaron ketu, kontrolli behet me infrastrukturen, pajisjet dhe personelin e qendrave shendetesore, qe paguhen nga shteti.

Koncesioni i sterilizimit te pajisjeve kirurgjikale me vlere 100 milione euro per 10 vjet, i eshte dhene nje kompanie me kapital 8000 euro.

Ne, aktualisht, jemi duke diskutuar  marrjen e nje kredie dhe, per sterilizimin, shteti shqiptar ka mare kredi 1.3 milione euro  dhe ka siguruar fondet e mjaftueshme per te ndertuar, pajisur dhe vene ne perdorim qendrat e sterilizimit, si dhe eshte trainuar personeli per perdorimin e ketij reparti.

Keto investime behen zero dhe ky sherbim i jepet me koncesion nje privati.

Koncesioni per hemodializen, me vlere 86 milione dollare, eshte fituar nga nje kompani, zanafilla e se ciles eshte nje bar-kafe modeste ne qytetin e Beratit, nderkohe qe pronarja e saj nuk rezulton te kete lidhje me fushen e shendetesise.

Ministria e Shendetesise u mundua te justifikohet se kjo kompani e fitoi koncesionin per hemodializen bashke me Spitalin Amerikan, por me pas rezultoi se Spitali Amerikan ka vetem 15% te aksioneve ne kompanine e re, te krijuar per operimin e koncesionit.

Dhe per te siguruar parate per koncesionet e shendetesise, flaken ne rruge 600 punonjes te personelit shendetesor.

Koncesioni i hekurudhes Fier-Vlore i jepet djalit te deputetes te PS, ne shkelje te procedurave te tenderimit dhe te ligjit per konfliktin e interesit.

Ministria e Financave deklaroi para disa ditesh se koncesioni i TVSH parashikon te ndaje mes qeverise dhe koncesionarit rreth 180 milione euro ne dhjete vjet, ku pjesa dermuese e te ardhurave do ti jepet koncesionarit ne kembim te nje programi kompjuterik.

Me nje llogaritje te thjeshte, koncesionari do te marre mbi 140 milione euro per dhjete vitet e ardheshme, ndersa shteti mund te mare 40 milione euro, pra, perfitime qesharake per shtetin.

Mbledhja e TVSH dhe regjistri elektronik i Tatimeve, jane nje sherbim tipik shteteror. Ato jane detyre ligjore dhe funksionale e administrates shteterore te tatimeve.

Dhenia e ketij sherbimi me koncesion ne nje kompani private eshte jo vetem tregues i paaftesise te qeveritareve per te menaxhuar me sukses grumbullimin e te ardhurave nga tatimet, por eshte dhe nje veprim, qe, per nga menyra si eshte kryer, ngre dyshime se grupe interesi prane kryeministrit kane imponuar kete levizje.

Parate e grumbulluara nga TVSH, sado qe ato te rriten, duhet te derdhen te gjitha ne buxhetin e shtetit, per investime publike, per shtimin e punesimit, per rritje rrogash dhe pensionesh.

Koncesioni i TVSH eshte nje burim i paster korrupsioni per qeveritaret dhe klientelen e tyre.

Kryeministri, ne fjalen e tij tha qe ne shpifim dhe hedhim balte.

Por le ti referohemi FMN.

FMN i ka vleresuar koncesionet si nje nga rreziqet me te medha fiskale, duke pohuar se ato tashme zene 7% te PBB dhe te tjera jane perfshire ne proces.

Ne nje raport te posacem per transparencen fiskale, FMN thekson se qeveria shqiptare nuk eshte transparente ne dhenien e koncesioneve, pasi nuk ben publike kostot dhe perfitimet nga koncesionet.

Ligji i koncesioneve kerkon qe Ministria e Financave te mbaje nje regjister te partneritetit publik-privat per te vleresuar ndikimin e tyre buxhetor, para se ato te jene nenshkruar.

Por qeveria nuk e ka publikuar regjistrin dhe nuk ka dijeni mbi parashikimet e pagesave qe do te beje gjate zbatimit te kontratave.

Vendi yne ka nje historik te deshtuar te dhenies te disa sherbimeve me koncesion, te cilat nuk kane sjelle gje tjeter vecse kosto te shtuara per biznesin dhe qytetaret, si rasti i Croën Agents me doganat.

Kompania koncesionare u pagua me 8.2 milione euro, per te mbledhur 100 milione euro me shume ne dogana. Tashme te gjithe e dine deshtimin e bujshem te ketij objektivi.

Prandaj kalimi i te gjitha sherbimeve tek privati, jo vetem nuk eshte i dobishem, por demton ekonomine.

A do te vazhdoje akoma qeveria te marre borxh per projekte te tilla, si ky qe po diskutojme sot, duke e thelluar borxhin publik deri ne 73.6% te PBB ne tremujorin e trete te vitit te kaluar dhe nderkohe  nuk po shohim as edhe nje investim madhor publik.

Komisioni  Europian vlereson me nota negative qeverine shqiptare ne lidhje me performancen ekonomike, duke konstatuar deshtimin ne mbledhjen e te ardhurave, ndersa shpreh shqetesimin per rritjen e nivelit te borxhit publik.

Rreth 400 milione dollare mungojne ne mbledhjen e te ardhurave te planifikuara gjate vitit 2015.

Nga ana tjeter, per vitin 2015, borxhi publik pritet te mbyllet, ne nivelin 72.6% te PBB. Me kete nivel qeveria ka deshtuar disa here ne programin per borxhin, gjate vitit 2015.

Niveli i larte i borxhit publik po ndikon ne uljen e besimit nderkombetar te vendit, po demton klimen e biznesit, po ndikon ne uljen e investimeve dhe te rritjes ekonomike.

Kolege deputete!

Ne kete foltore dua te ngre edhe nje shqetesim te drejtuesve, pedagogeve dhe studenteve te Universitetit te Korces, te cileve ne menyre absurde dhe antiligjore, qeveria dhe keshilltaret e majte te Keshillit te Bashkise Korce, po i marrin ketij universiteti godinen e ish Shtepise te Ushtarakeve, prone e hipotekuar e Universitetit, me VKM nr. 530, dt.7.8.2012,per ta kthyer ne Seli te Agjensise te Zhvillimit Rajonal.

Ne kete godine zhvillojne mesim 700 studente te programeve  Bachelor dhe Master te Fakultetit te Shkencave te Natyres dhe Humane.

Gjate vitit 2015, kjo qeveri hoqi ne menyre te padrejte nga trupi i kesaj godine universitare dy pjese, asete shume te rendesishme infrastrukturore te universitetit, dhe ja dha Ministrise te Mireqenies Sociale, njeren, per nje nga te famshmet zyra punesimi dhe tjetren, per Qender Rinore, te cilat, aktualisht, nuk kryejne asnje funksion.

Kete jave, qeveria urdheron keshilltaret e majte te bashkise per te mare nje vendim antiligjor, sepse prona eshte hipotekuar ne emer te MAS dhe ne administrim te Universitetit te Korces dhe nuk eshte prone e bashkise, per te cilat ka kopetence ky keshill per te marre vendim tjetersimi.

              Prej dy vjetësh, në këtë godinë, me të ardhurat e universitetit, janë bërë investime imediate për ta kthyer atë në gjendje normale për të zhvilluar mësim. Gjithashtu, për këtë godinë është prokuruar dhe hartuar, projekti i rikonstruksionit të saj, konform të gjitha standardeve  bashkëkohore, duke synuar transformimin e kësaj godine në një godinë universitare, e cila do t’u shërbejë jo vetem studentëve, personelit akademik e administrativ, por edhe qytetit te Korces.

              Ashtu si edhe shume shpenzime te tjera te bera, edhe keto shpenzime, kjo qeveri, me nje te rene te lapsit, i con humbur.

              Nga ana tjeter ky vendim absurd dhe i paligjshem cënon ndjeshëm një prej standardeve më të rëndësishme Shtetërore të Cilësisë së Institucioneve të Arsimit të Lartë, dhe konkretisht treguesin e normativës së sipërfaqes së shfrytëzueshme për student, tregues ky i vlerësuar si ndër më kryesorët në procesin e akreditimit, duke e ulur kete siperfaqe nga 2 m2/student ne 1.7 m2/student, kur normativa minimale eshte 4 m2/student.

              Nje tjeter aresye kjo, per ta cuar kete universitet drejt mbylljes.

              Ju bej thirrje deputeteve te PS dhe LSI te Qarkut te Korces, qe, nese vertet e duan dhe e shohin kete universitet si nje qender te rendesishme akademike dhe te zhvillimit rajonal, te bejne perpjekje per ta ndaluar kete veprim absurd dhe te paligjshem te qeverise dhe te bashkise Korce, ne menyre qe kjo godine ti mbetet Universitetit te Korces dhe te gjendet nje mundesi tjeter per Seli te Agjensise te Zhvillimit Rajonal.


Fjalimi në Kuvend i deputetit të PD Gjergji Papa, 28 Janar 2016

Read More