Blog

25 Nën
0

Dekriminalizimi, interes kombëtar. Nis çlirimi i institucioneve dhe politikës nga krimi

Të nderuar deputetë,

Të dashur bashkëqytetarë,

Miratimi me konsensus i projektligjit të Dekriminalizmit  në Komisionin e Posaçëm Parlamentar dhe votimi i tij i pritshëm në Kuvendin e Shqipërisë  është një ngjarje me dimensione historike me rendësi të madhe për shoqërinë shqiptare, për demokracinë tonë, për institucionet e politike e kushtetuese të vendit, për jetën tonë politike dhe institucionale, shoqërore, ekonomike, kultutore, për imazhin e vendit tonë në skenën ndërkombëtare, për të ardhmen e fëmijëve tanë, për standardet morale, etike dhe profesionale që duhet të promovojë politika, partitë, institucionet, shteti i hapur dhe demokratik.

Të gjithë këto elementë të jetës së përditshme politike, ekonomike dhe shoqërore të shqiptarëve u kërcënuan seriozisht nga një rrezik shumë i madh, që po të mos frenohej e po të mos eliminohet plotësisht, do të krahasohej pa teprim me të këqijat më të mëdha që  mund t’i ndodhin një kombi. Ky rrezik është krimi në pushtet, krimi në sistem përmes promovimit të individëve me rekorde kriminale në institucionet e shtetit, përmes emërimit të trafikantëve, vrasësve apo tutorëve të prostitucionit në poste publike kyçe, përmes marrjes nën kontroll të vendimarrjes politike nga bota e krimit dhe përfaqësues të kësaj bote.

A mund të ketë rrezik më të madh për një shoqëri? A mund të ketë dramë, gjëmë më të madhe për një vend se sa lartësimi i krimit, krimi me status të privilegjuar, sundimi i krimit?

Konsensusi popullor thotë “jo”.  Thotë “jo” sepse  e ka provuar përgjatë shekujve se çdo të thotë për skrupujt, për moralin, për virtytin, për urtësinë, për dijen, për paqen, për dinjtetin, për  zhvillimin, mirëqënien pra për gjithë sistemin e vlerave pozitive mbi të cilat mbahet familja dhe shoqëria,  t’u mbivendoset e liga, të diktojë e dhunshmja, kriminalja. Familja  shqiptare, prindërit shqiptarë investojnë shumë, sakrifikojnë për shkollimin e fëmijëve, për edukimin e tyre me virtytet me të mira.

Krimi në sistem është mohimi brutal dhe më i poshtër i gjithë këtij investimit.

Krimi në sistem e  shumëzon me zero dijen dhe virtytin.

Krimi në sistem është fundi për gjithçka.

Në Shqipërinë e  ditëve tona ky rrezik nuk ka qenë dhe nuk është hipotetik, por real. Ne nuk kemi ngritur një alarm mbi hamendësime por mbi fakte tronditëse, me të cilat jemi përballur e do të vazhdojmë të përballemi deri në fund, krahpërkrah me qytetarët, me një vetedijë të plotë, kombëtare dhe europianiste, për domosdoshmërinë e bashkëpunimit për interesat e përbashkëta të qytetarëve, për interesat madhore të vendit.

Projektligji i Dekriminailzimit është një interes kombëtar i përmbushur, që do të vuloset në seancë plenare; është një hap i madh përpara që krijon premisat e plota ligjore për të hequr një prej njollave me të zeza dhe për të kuruar një prej plagëve më mëdha të vendit tonë, të demokracisë sonë.

I përshtatur sipas praktikave më të mira perëndimore, ligji konsensual i dekriminalizimit, vendos filtrin e pakalueshëm të  individëve me rekorde kriminale në Kuvendin e Shqipërisë, në qeveri, në pushtetin vendor, në institucionet shtetërore, në poste të rëndësishme publike. Ky ligj parashikon ndërprerjen e  çdo  mandati  dhe shfuqizimin e  çdo emërimi që bien ndesh me dispozitat e tij.

Nuk do të ndodhë më që individë me rekorde kriminale, sipas përcaktimeve të ligjit për Dekriminalizimin, ta shohin veten deputetë, kryetarë bashkish, këshilltarë bashkish, drejtorë, shefa, funksionarë dhe zyrtarë të lartë.

Nuk do të ketë më nga kjo kategori në piramidën e institucioneve të zgjedhura apo të emëruara. Ata që ligji i zë në detyrat e pamerituara, do të largohen.

Me ketë ligj merr fund një mankth i keqe, i shëmtuar, i tmerrshëm që po konturonte projektin e një  Republike të malavitës.

Me kete ligj nis çlirimi i institucioneve dhe politikës nga prania dhe pushteti i krimit.

Me ketë ligj nis sprapsja e pakthyeshme e krimit, rivendosja e autoritetit të ligjit dhe moralit të shëndoshë në gjithë ngrehinën e shtetit.

Kjo është një betejë që e luftuam dhe e fituam bashkë me qytetarët tanë, të cilët, pavarësisht bindjeve politike, mbështetën  dhe  nxitën fuqishëm  kauzën jetike të dekriminalizmit.

Bashkë me miqtë dhe partnerët tanë, SHBA  dhe BE, që reaguan me ndjeshmëri të lartë miqësore dhe demokratike, ndaj problemit të mprehtë që nxorri në pah opozita e Shqipërisë, duke këmbëngulur parreshtur për zgjidhjen konsensuale që u dha e po jepet.

Mbështetja dhe ndihma e  miqve amerikanë dhe europianë ka qenë dhe mbetet vendimtare për ta bërë dekriminalizmin ligj dhe realitet të jetës sonë politike- insitucionale.

Në emër të PD-së, opozitës dhe në emrin tim i falenderoj nga zemra të gjithë ata që kontribuan.

Drafti konsensual pret miratimin në parlament, por po kështu unë dua sot tu bëj thirrje të gjithë deputeteve të japin miratimin e tyre edhe për testin e drogës. Politikëbëresit duhet të japin shembullin te paret te modelit qe duhet te kete nje shoqeri, drejtuesit e saj.

Të nderuar deputetë,

Vetëdija jonë për rrezikun e madh të vërshimit të individëve me rekorde kriminale në politikë dhe në administratë nuk shkrepi një ditë të bukur si rrufe në qiell të kthjellët, edhe pse ngjarjet e dhunshme të muajve maj, qershor dhe korrik 2014 kundër opozitës dhe opozitarëve me protagonistë deputetë me rekorde kriminale  nga radhët e shumicës, e shtruan si emergjencë reagimin tonë.

Megjithëse palë e goditur, qasja jonë, ashtu sikurse vetëdija jonë për fenomenin, nuk ishte as spontane, as partiake, por pjesë e një shqetësimi politik të thellë e mbarëshoqëror.

Qeveritë e Shqipërisë demokratike janë përballur në vazhdimësi me krimin e çdo lloji dhe me krimin e organizuar gjithashtu. Herë me sukses dhe suksesi ka qenë bileta e Shqipërisë për integrim në NATO, lëvizje pa viza apo për avancim në BE. Herë pa sukses dhe  për këtë jemi ndëshkuar me vonesa në  rrugën e  zhvillimit dhe integrimit.

Sidoqoftë, përballja me krimin ka qenë dhe mbetet një sfidë e vazhdueshme e shtetit, e qeverive, e shoqërisë shqiptare. Ne nuk kemi venë asnjëherë vijën e ndarjes së krimeve sipas ngjyrave apo mandateve politike të njërës dhe tjetrës qeveri. Krimi ka vetëm një ngjyrë, të zezën. Edhe kur qeveris bluja, edhe kur qeveris roza.

Por çfarë ndodhi me qeverinë Rama-Meta? Ndodhi ajo që individët me rekorde  kriminale që deri dje kishin jetuar herë të fshehur e herë të pafshehur, herë të dënuar e  herë të padënuar, herë të  trembur, e herë të kapardisur si të fortë, me prona dhe pasuri të vëna në rrugë të paligjshme, u futen serbes drejt e në Kuvendin e Shqipërisë, u bënë deputetë, u bënë drejtorë, u bënë shefa, u bënë kryetarë bashkish.

Kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Opozita e pa veten përballë disa banditëve që ishin sjellë në Kuvendin e Shqipërisë në rolin e bashibozukut për t’i mbyllur asaj gojën, për t’i hequr parlamentit fjalën e lirë. Kjo ishte mjaft e rëndë, sigurisht, por nuk kishte dyshim se po ndodhte një dicka akoma më rëndë, që e tejkalonte edhe gravitetin e dhunës së orkestruar anti-opozitare në parlament.

Po instalohej në gjithë piramidën krimi i veshur me pushtet. Rrjedhimisht, duke qenë se medalja i ka të dyja anët, po instalohej pushteti i veshur me krim. Individët me rekorde kriminale kishin ardhur e po vinin, ishin ngjitur e po ngjiteshin në poste të rëndësishme publike jo thjesht si të shpërblyer për shërbimet që i kishin bërë kryeministrit. Po vinin si  frymë, si grup, si kategori. Po vinin për t’u instaluar, për t’u ngulur.

Ky ishte momenti i një alarmi të madh për fatin e  vlerave, për fatin e demokracisë në vend, për imazhin e Shqipërisë në  botë.

Forca kundërvenëse në rrethanat e krijuara nuk mund të ishte kush tjetër veç PD-së, opozita. Reagimi i parë nuk mund të ishte tjetër veçe një akt ekstrem sensibilizimi i opinionit të brendshëm dhe atij ndërkombëtar, njëherësh një akt  ekstrem distancimi nga përçudnimi dhe përdhosja e tempullit të ligjit dhe demokracisë.

Ky akt ishte ndërprerja disa muaj me radhë e marrdhënieve të grupit parlamentar të PD-së me Kuvendin e Shqipërisë. Koha tregoi se alarmi ynë ishte i drejtë.

Ndërkohë ne konceptuam zgjidhjen, konceptuam Dekriminalizimin, arritjen e një  marrëveshjeje mes shumicë dhe opozitës për ç’montimin në themel, dhe deri në vidhën e fundit, të  mekanizmit që promovon trafikantë, vrasës, pengamarrës  në Kuvendin e Shqipërisë, në bashkitë e vendit, në poste  publike.

Ne zbatim të marrëveshjes dhe rezolutës konsensusale qeveri-opozitë të muajit dhjetor 2014 për një ligj për dekriminalizimin,ne hartuam draftin e parë,  mobilizuam mbështetjen popullore dhe ndërkombëtare për këtë ligj, shërbyem me  vendosmëri dhe durim dialogun dhe bashkëpunimin, pa ceduar nga thelbi i  nismës sonë, duke  bërë të mundur shtrirjen e shqetësimit tonë  në gjithë spektrin politik dhe parlamentar të vendit.

Rruga për të mbërritur këtu ku jemi ka patur pengesat dhe vështirësitë e veta, por ne nuk jemi dekurajuar. Kemi qenë të vetëdijshëm për rëndësinë e madhe të  kësaj nisme, kemi qenë të vetëdijshëm se çdo nismë e këtyre përmasave nuk është fushë me lule.

Kemi ecur me bindjen e plotë dhe me vizionin se dekriminalizimi nuk ishte e nuk mund të ishte një çështje e interesit vetëm të Partisë Demokratike dhe opozitës,  por një çështje madhore e demokracisë. Ndaj nuk e kemi humbur asnjëherë shpresën se pala tjetër do të vinte me kontributet e saj, tek konsensusi.

Por miratimi i ligjit me konsensus është vetëm fillimi. Kauza e dekriminalizimit kërkon vullnet politik dhe vendosmëri në zbatimin rigoroz të ligjit. Zbatimi i ligjit është imperativi i ri i kohës, është detyra e re që duhet ta fillojmë menjëherë.

Partia Demokratike, grupi ynë parlamentar angazhohet të japë shembullin e vendosmërisë dhe seriozitetit për dekriminalizimin tashmë me ligj të jetës politike dhe publike në Shqipëri.

Fundi i kësaj epidemije shkatërrimtare për demokracinë shqiptare është e do të jetë një fillim i ri për Shqipërinë e  vlerave dhe virtyteve. Kemi arsye të besojmë dhe do të punojmë fort që një erë e re të fillojë, pa krim të veshur me pushtet, pa pushtet të veshur me krim. Për këtë qëllim e nisëm dhe do ta vazhdojmë deri në fund këtë betejë të madhe.

Të nderuar Deputetë

Ne e dimë se bashkejetesa me krimin, qeverisja me të, është së pari zgjedhje. Zgjedhje që bëri Edi Rama për të ardhur në pushtet, e më tej për të ushtruar pushtetin me ta.

Momenti ku kemi ardhur, për ta ndaluar me ligj këtë fenomen, është një arrritje e Partisë Demokratike. Ne i kemi bërë vendit një shërbim të madh, dhe frytet e kësaj do ti gëzojnë brezat dhe gjeneratat me radhë.

Kjo eshte nje fitore e madhe e shoqerise tone, qe kalon kufinj dhe interesat e cdo partie politike.Por nuk duhet të harrojmë pasojat e këtyre dy viteve. Ku qytetarët, shumcia e padiskutueshme në vend, u ndrydhën, u shtypën, dhe u vunë nën peshën e një padrejtësie revoltuese kur shihnin çdo ditë se si kriminelë e trafikantë, jo vetëm që morën zyra e kishin në dorë vendimmarrjen, nga pushteti vendor, në krye të bashkive, në drejtoritë rajonale, në Prefektura e Qarqe, e deri tek ligjvënësit, por akoma më shumë, kur haptazi këta kriminelë, grabisnin pasuri publike, tendera e prona, në kurriz të ligjit, kur shtonin bizneset e tyre e nuk paguanin asnjë taksë të vetme.

Ligji do të ndalojë promovimin e tyre, por ligji nuk jep zgjidhje për zgjedhjet që bëjnë partitë, lidershipi politik. Ligji nuk është garanci që kjo qasje, kjo kulturë politike e shumicës, në flirtim e bashkëpunim me krimin do të ndalet.

Dhe dëshmi për këtë kemi cdo ditë. Denoncimet tona me prova e me fakte për përfshirjen e zyrtarëve të lartë, të ministrit të brendshëm në trafikun e drogës, nuk mungojnë e nuk do të reshtin.

Një gjë është e sigurtë. Partia Demokratike dhe unë, jemi të vendosur që për asnjë ditë, të mos krijojmë asnjë hapësirë, asnjë pauzë, asnjë minutë qetësi për krimin e trafikantët.

Këto janë standardet tona për të cilat do të qëndrojmë deri në fund.

Dekriminalizimi është një arritje padyshim. Por jo e vetmja zgjidhje që ka nevojë vendi sot.

Varfëria e skajshme, kriza ekonomike, ngrirja e gjithçkaje, e biznesit, e prodhimit, e bujqësisë, ndalimi i zhvillimit, është dramatik. Gjendja është alarmante. Unë e shoh çdo ditë në takimet që kam me qytetarët në çdo cep të vendit. Qeveria ka një shpresë të ligë, se qytetarët do të mësohen me të keqen, por kjo nuk ndodh dhe ska për të ndodhur. Qytetarët duan jetë më të mirë, duan punë, duan siguri, duan shpresë për të ardhmen.

Edi Rama me buxhetin dhe paketën fiskale që ka sjellë, po tregon qartazi se viti që vjen do të jetë edhe më i vështirë. Ka ndërmend të rrisë luksin për vete, por jo investimet që sjellin vende pune.

Do shtrëngojë edhe më shumë qytetarët duke rritur barrën e sigurimeve shoqërore e shëndetësore. Asnjë qindarkë më shumë për mësuesit, infermierët e punonjësit e administratës. Asnjë qindarkë më shumë për pensionistët. Ndërkohë që çmimet rriten çdo ditë, energjia elektrike është rritur, nafta më e shtrenjë në rajon e më gjërë, dhe gjobat e penalitetet kanë bërë kërdinë.

Nuk ka asnjë shpresë se kjo qeveri sjell zgjidhje. Zgjidhja vjen vetëm me largimin e saj. Thirrja jonë për tu bashkuar me 8 Dhjetor në Tiranë për të nisur marshimin e madh, të dëbimit të këtij regjimi, është mirëpritur nga mbarë qytetarët, anembanë vendit.

Shqiptarët që e kanë kuptuar burimin e së keqes, që e kanë identifikuar qartë atë me Edi Ramën dhe qeverinë e tij, me këtë ngrehinë korrupsioni të përbindshëm që ekziston sot vetëm për të zhvatur e pasuruar, janë në këmbë dhe të gatshëm për këtë lëvizje të madhe.

Ashtu si në dhjetorin e 25 viteve më parë, ora i thërret sot sërish shqiptarët, për të marrë në dorë fatet e vendit, për të sjellë ndryshimin e merituar, një stad të ri të demokracisë, përfaqësimit, dhe krijimit të mundësive për çdo shqiptar e shqiptare të gëzojë frutet e lirisë dhe zhvillimit.


Fjala e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në mbledhjen e Grupit Parlamentar, 25 Nentor 2015

Read More
25 Nën
0

Tahiri lejoi grabitjen e furgonit me drogë në komisariat, fsheh ngjarjen dhe kërcënon ata që flasin

Po mbushet një javë që Saimir Tahiri mban të fshehur ndoshta ngjarjen më të rëndë kriminale të kohëve të fundit, grabitjen brenda komisariatit të Vlorës të një furgoni të ngarkuar me 800 kilogramë kanabis.
Furgoni me drogë në të vërtetë nuk është grabitur, por është lejuar të merret, i janë hapur portat.
Sipas informacineve që vijnë nga oficerë të papërfshirë, që kanë bërë të mundur kapjen e kësaj sasie dhe bllokimin e furgonit në komisariat, droga lidhet me kushërinjtë e ministrit, me habilajt e targës AA003GB.
Urdhëri nga lart ka qënë i prerë. Akush të mos flasë, kush hap gojën pushohet nga puna.
Skandali u zbulua pasi guardia di financa kapi pastaj në Itali, këtë sasi droge.
Tahiri mësohet se ka bërë disa lëvizje në Policinë e Vlorës për të kopsitur përfundimisht çështjen, për ta mbuluar atë.
Eshtë larguar nga detyra shefi i kufirit të Vlorës për tu zëvendësuar nga një besnik fanatik i Saimirit, dhe me lidhje të forta me habilajt.
Ja pra deri ku ka mbërritur shteti i Edi Ramës.
Shtet kriminal, me një ministër që nxjerr drogën nga komisariati për ta trafikuar, dhe me oficerë në pika kyçe që emërohen nga bandat dhe trafikantët.
Ky është shteti i Edi Ramës.
Shtet i zhytur në krim, që duhet ta rrëzojmë një orë e më parë për të shpëtuar vendin.
Ka nisur numërimi mbrapsht, me 8 dhjetor ne, shumica e shqiptarëve, do të tregojmë se jemi më të bashkuar e më të fortë se klanet kriminale që sundojnë vendin.


Deklarata për mediat e kreut të Departamentit të rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj, 25 Nentor 2015

Read More
24 Nën
0

Debati i Korçës, përgjegjësia e drejtimit të Forumit

Debati i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, për zgjedhjet e drejtuesve të rinj, u mbajt sot në Korçë me një pjesmarrje dhe energji të jashtzakonshme të të rinjve. Qindra të rinj korçarë mbushën sallën për të dëgjuar platformat dhe idetë e kandidatëve. Konventa u përshëndet nga i ngarkuari i kryesisë së Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i cili falenderoi të rinjtë demokratë për angazhimin e tyre. Ai i ftoi ata të japin kontributin për të ardhmen e e tyre dhe të vendit.

Të tre kandidatët debatuan sot për pyetjen “Çfarë do të bëni ju në drejtimin e Forumit”, duke dhënë mendime dhe alternativa të ndryshme për strukturën organizative mes të rinjve, për qasjen që duhet të ketë forumi ndaj problematikave të të rinjve si dhe për përmbushjen e kërkesave të tyre për një shkollim më të mirë dhe për punësim.

Pas konventës së Korçës, të tre kandidatët do të zhvillojnë nesër Debatin e Kurbinit.


 

Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 24 Nentor 2015

Read More
24 Nën
0

Përmbytjet, komuniteti rom në Tiranë në kushte dramatike

Deputetët e Partisë Demokratike Myqerem Tafaj dhe Jorida Tabaku vizituan sot familjet e komunitetit rom pranë bregut të Lumit në Njësinë nr 4, që kanë përjetuar një situatë dramatike nga përmbytjet dy ditë më parë. Deputetët apeluan për ndihmë ndaj këtyre banorëve pasi kanë humbur shumë nga vërshimi i ujit, jetojnë në kushte të vështira ekonomike, pa energji, pa ushqime dhe në nevojë urgjente për strehim.

“Pjesa më e madhe e këtyre familjeve është në një situatë tepër të rëndë dje dhe sot ku ne kemi qendruar pranë tyre gjatë këtyre ditëve të vështira. Këto familje jetojnë në kushte të vështira të strehimit dhe shkurtimi i fondeve për strehimin është një goditje e madhe për to. Siç e shikoni këto familje dhe femijët e tyre jetojnë në kushte të vështira. Kështu që kërkohet një ndërhyrje emergjente e qeverisë për të mbështetur këto familje por edhe për zhdëmtim për dëmet e përmbytjes së dy ditëve me parë. Po ashtu, këtyre familjeve duhet tu garantohen kushtet elementare të jetesës. Janë pa drita. Ju mund të shikoni vetëm si jetojnë banorët, dhe ne po u qendrojmë afër”, tha deputeti Tafaj.

Komuniteti i banorëve kërkoi ndërhyrje të shpejtë për normalizimin e jetës së tyre ndërsa denoncuan dhe arbitraritetin e strukturave të OSHEE që edhe në këto kushte u kanë ndërprerë energjinë e madje shumë prej tyre kanë përfunduar në qeli.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 24 Nentor 2015

Read More
24 Nën
0

Me 8 Dhjetor bashkohemi në Tiranë për të nisur një përballje pa kthim me keqqeverisjen Rama-Meta

Në vijim të turit “Fjalën e kanë qytetarët”, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua me tregtarë dhe  banorë të Vau të Dejës. Zoti Basha u njoh me shqetësimet e tyre që nga arbitrariteti i qeverisë e deri tek pamundësia për të siguruar bukën e fëmijëve.  Duke iu përgjigjur kërkesavë të vazhdueshme të qytetarëve, zoti Basha ka ftuar të gjithë shqiptarët që iu ka ardhur laku në fyt, e që janë gati për të nisur një përballje pa kthim e për të marrë në dorë fatet e qeverisjes së vendit, me 8 Dhjetor të bashkohen në Tiranë.
“Problemet e Vaut të Dejës  janë shumë të ngjashme me problemet e Selenicës, të Mallakastrës, Devollit, Kukësit, Shkodrës e të Tiranës sepse shkaku i problemeve është i njëjti, është një qeveri që nuk ia ndjen për njerëzit e vet, është një qeveri e papërgjegjshme e korruptuar deri në palcë e cila pasi rriti borxhin, pasi rriti taksat jo vetëm që nuk solli asnjë lek përmirësim në jetën tuaj, as rritje rrogash, as rritje pensionesh, as një rritje të asistencës për të papunët, por shtoi papunësinë, shtoi zullumin, shtoi gjobat, shtoi kërbaçin dhe e ka sjellë sot Shqipërinë në ditën më të zezë që shqiptarët mbajnë mend në dekada.
Me papunësin që shtohet ditë për ditë, me varfëri që thellohet ditë për ditë, me taksa të papagueshme, me gjoba që po u marrin frymën qytetarëve, me çmimin e naftës dhe të energjisë më të lartin në Ballkan dhe me asnjë perspektivë për të zgjidhur problemet e shumta, të cilat i ka bërë kapic dhe është përgjegjëse kjo qeveri.
Nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë propagandë, asnjë shfaqje televizive që ta fshehë apo zhbëjë atë që po përjetojnë sot shqiptarët. Prandaj jam sot këtu, që së bashku t’i tregojmë njëri-tjetrit nga jugu në veri, nga Shkodra në Vlorë dhe ti tregojmë qeverisë gjendjen reale të vendit dhe vendosmërinë tonë për të mos lejuar më që koha të rrjedhë pa përgjegjës. Përgjegjëse për këtë situatë është qeveria e Edi Ramës. Në fakt në vend që të marrin përgjegjësitë po duan të shtyjnë më shumë kohën me gënjeshtra. Gënjeshtra si buxheti që kanë sjellë në Parlament që është buxheti i parë në 25 vite që vjen me ulje.
Sa do të thoni ju?!
200 milionë dollarë më pak se buxheti i këtij viti. Taksat i rrit, borxhin e rrit, po shpenzimet i ul, me përjashtim të shpenzimeve për veten e tij, për luksin qeveritar i cili vazhdon të rritet në mënyrë të shfrenuar. Ky është vendi i vetëm në Europë ku paratë për shëndetësinë, për arsimin, për pensionet, për rrogat, për investimet ulen por luksi i qeveritarëve rritet. Në mënyrë që të kenë mundësi dy herë në javë si turistë të shëtisin nga Kina në Arabi me paratë që ju grabisin ju, me paratë e bukës së fëmijëve tuaj, me paratë që i nxjerrin me kërbaç dhe që çojnë drejt vetëflijimit familjarët shqiptarët.
Kjo është një situatë e papranueshme për Partinë Demokratike, për opozitën. E kemi thënë fjalën tonë prej fillimit, kur ju kemi thënë një vit më parë mos vazhdoni me rritjen e taksave se do ti merrni frymën sipërmarrjes, do të shkaktoni papunësi. Mos me arbitraritetin mbi njerëzit e pamundur se atij që nuk ka se çfarë të japë do ti merrni edhe shpirtin. Nuk dëgjuan, vazhduan këtë rrugë dhe i thonë këtyre reforma.
Cilat janë ato reforma që e zhysin popullin në varfëri dhe pasuri të qeveritarëve? Cilat janë ato reforma që e detyrojnë një popull të tërë të zgjedhë rrugët e emigrimit apo vetëflijimit ?
Këto nuk janë reforma, këto janë hajdutëri e organizuar. Kjo nuk është qeveri, kjo është banda e Edi Ramës me 40 hajdutë.
Ndaj pyetja që shtrohet sot është a do të vazhdojmë ti japim kohë kësaj qeverie, kësaj palo qeverie edhe një vit tjetër të rrisë taksat, të rrisë zullumin, të rrisë kërbaçin e të mos ketë përgjegjësi para jush për mënyrën sesi i harxhon këto lek, për mënyrën sesi zhduken ato mijëra e mijëra fatura abuzive që kthehen në tendera luksi për ndërtuesit e vilave e sarajeve të Edi Ramës, Koço Kokëdhimës e oligarkëve të tjerë në qeveri.
A meriton kjo qeveri të vazhdojë ti japim kohë se mos ndoshta ndryshon dhe reflekton, kur na ka treguar dhe në projektbuxhet se nuk ka ndërmend as ta ndjejë dhimbjen tuaj, as të reflektojë për dhimbjen tuaj, as t’ju vijë në ndihmë për të lehtësuar sado pak dhimbjen tuaj?
Në qoftë se mendoni  se duhet ti japim prapë kohë ma thoni sot, përndryshe në qoftë se mendoni se koha e kësaj qeverie ka mbaruar, se është koha për të hapur një kapitull të ri, se është koha për të bërë atë që bën çdo popull europian kur qeveria e braktis, e vjedh dhe e shkel me këmbë atëherë ju ftojmë me 8 dhjetor në marshimin e protestës në Tiranë për ti dhuruar një përballje pa kthim deri në largimin e kësaj qeverie kusarësh, hajdutësh dhe banditësh.
Me 8 dhjetor për të gjithë ata që kanë shpresuar se do të kishin një vend pune, kuptojnë se sot u mbyllën edhe ato vende pune që ekzistonin.
Me 8 dhjetor për të gjithë ata që u gënjyen për ulje taksash dhe që sot kruajnë xhepat për monedhën e fundit e s’kanë bukë për fëmijët e tyre, sepse taksat, gjobat, çmimet e larta janë kthyer në makthin e përditshëm të nënave dhe baballarëve shqiptarë.
Me 8 dhjetor për të gjithë ata që në mënyrë të padrejtë, antiligjore goditen me gjoba dhe kamatëvonesa të bandës që i thotë vetes OSHEE.
Me 8 dhjetor për të gjithë ata fermerë që jo vetëm s’ kanë parë një kacidhe ndihmë nga shteti, por i kanë lënë produktet t’u prishen dhe t’u kalbëzohen frutat, perimet, drithërat nga një qeveri që nuk e çan kokën, jo të mbajë premtimet por as të bëjë detyrat elementare për të siguruar së paku tregun e shitjeve por godet fermerët, iu kërkon NIPT-in fermerëve këta që nuk tregojnë kuponat për sarajet dhe pasuritë e tyre.
Me 8 dhjetor pra ju ftoj të gjithë banorëve të Vaut të Dejës të bashkohemi në Tiranë pa dallime politike, të gjithë atyre që iu ka ardhur laku në fyt, e që janë gati për të nisur një përballje pa kthim e për të marrë në dorë fatet e qeverisjes së vendit, fate që burojnë nga dora juaj, nga sovraniteti juaj, e nga vullneti juaj e s’mund ti tjetërsojë e vjedh askush tjetër”, tha Basha.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 24 Nentor 2015

Read More
24 Nën
0

Spitalet në gjendje alarmante, Beqaj dhe Rama e kanë mendjen tek tenderat qindramilion euroshe

Deputetët demokratë në Komisionin e Shëndetësisë, Albina Deda dhe Roland Keta ishin sot në QSUT për të parë nga afër gjendjen e Urgjencës dhe disa shërbimeve pas mungesës 24 orëshe të ujit dhe largimit të disa pacientëve nga mjediset spitalore.

Deputetët diskutuan me disa shefa pavionësh, mjekë dhe të afërm të pacientëve të cilët ngritën shqetësimin për bllokimin e shërbimeve, gjendjen kritike që u krijua nga mosfurnizimi me ujë. Pas vizitës, deputetja Albina Deda dhe Roland Keta u shprehën për mediat se ky është një skandal i paprecedent i shkaktuar jo nga natyra, por nga papërgjegjshmëria e kryetarit të bashkisë dhe ministrit të shëndetësisë, duke krijuar panik e përkeqësim të gjendjes tek pacientët dhe tek stafi mjeksor në QSUT.

“Ministri është i angazhuar në babëzinë e abuzimit të tenderave shumë milonëshe dhe nuk ndërhyn për të siguruar shërbimet më qënësore. Uji ka ardhur pas 24 orësh mungese por nuk është vertetuar nëse është i pastër dhe i shfrytëzueshëm për spitalet”, tha Deda.

“Tirana pa ujë prej tre ditesh nuk tolerohet si fakt por mosfurnizimi i spitaleve është akt çnjerëzor, një katastrofe me shkaktar jo natyren siç mundohet ta paraqesë Beqaj dhe Veliaj, por hallkat e sistemit që nuk funksionojnë, shto këtu papërgjegjshmerinë e kryeministrit, ministrit të Shendetesisë dhe kryetarit të Bashkise”, tha deputetja Deda.

Përfaqësuesit e PD u shprehën se është e pafalshme dhe mizore që ministri beqja dhe kryeministrin turist dhe piktor ekspozitash shqetësohen vetëm për tenderat qindra milion euro, kur pacientët e QSUT, nuk kanë ujë, nuk kanë barna në spital, kushtet në pavione janë skandaloze, dhe qytetarët blejnë gjithçka vetë. Nuk kanë ujë as për ndërhyrjet kirurgjikale, ndërkohë që spitali ushtarak përmbytet. Sot kemi një kaos që nuk ndodhi as në vitin 97, dhe personeli profesionist është përjashtuar nga çdo vendimmarrje.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 24 Nentor 2015

Read More
23 Nën
0

Debati i Krujës, FRPD të jetë më pranë kauzave të të rinjve

Gara mes kandidatëve të Forumit Rinor të Partisë Demokratike është ndalur në Krujë. Konventa e Krujës u prit nga qindra të rinj të zonës dhe u përshëndet nga i ngarkuari i kryesisë z Aldo Bumçi. Deputeti Bumçi vlerësoi rolin e të rinjve dhe garën e ideve për drejtimin e këtij forumi ndërsa theksoi frymën e bashkëpunimit mes kandidatëve dhe të rinjve të tjerë në Partinë Demokratike. Nga ana tjetër, z Bumçi kërkoi që të rinjtë shqiptarë të angazhohen në politikë për të garantuar ndryshimin në vend duke i ftuar ata në Partinë Demokratike.

Tre kandidatët në garë Belind Këlliçi, Ervin Salianji dhe Orjela Nebijaj kanë debatuar sot mbi mundësitë dhe punën që duhet të bëjë Forumi Rinor i Partisë Demokratike për të qënë më aktiv pranë të rinjve, në çdo problematikë apo kauzë të tyre. Të tre kandidatët kanë në platformat e tyre që forumi duhet të jetë gjithmonë pranë kauzave të të rinjve. Ata ndanë ide për mënyrat se si duhet të qasen ndaj shqetësimeve të të rinjve dhe si duhet të mbështeten kauzat e të rinjve kudo ka padrejtësi ndaj tyre.

Nesër konventa e debatit të të rinjve zhvendoset në Korçë ku një tjetër temë debati i pret 3 kandidatët në garë teksa ajo po afron drejt gjysmës së saj.


 

Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 23 Nentor 2015

Read More
22 Nën
0

Debati i Beratit, shtimi e të rinjve në politikëbërje

Konventa e debatit për rininë u mbajt sot në qytetin e Beratit ku kandidatët për kreun e Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi, Ervin Salianji dhe Orjela Nebijaj shpalosën platformat e tyre.

Tre kandidatët për drejtimin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike debatuan përpara qindra të rinjve të Beratiti për rëndësinë e përfshires së tyre në politikë. Tema e debatit për këtë konventë ishte “Përfshirja e të rinjve në politikë”.

I ngarkuari i kryesisë, nënkryetari Edi Paloka përshëndeti të rinjtë duke I ftuar ata të angazhohen sa më shumë në strukturat e Forumit Rinor. Paloka u shpreh se të rinjtë janë shpresa e ndryshimit siç ndodhi 25 vite më parë.

Nesër debati do të zhvendoset në qytetin e Krujës.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 22 Nentor 2015

 

Read More
21 Nën
0

Debati i Shkodrës, rinia pjesmarrje maksimale në politikë

Debati i Shkodrës për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të FRPD u zhvillua sot në Teatrin Migjeni me një pjesmarrje masive të rinisë së qytetit djep të demokracisë. I ngarkuari i kryesisë së Partisë Demokratike, Kadilli përshëndeti këtë konvente në fillim të këtij takimi. “Ndjej si privilegj që jam këtu në këtë Konvente kaq energjike, në këtë Konvente të shpresës dhe demokracisë. Në Shkodër më shumë se kudo, fjala shpresë ka më shumë kuptim. Sepse këtu në Shkodër, prindërit tuaj, prindërit e prindërve tuaj mbajten ndezur shpresën edhe në mes të territ komunist. Në këtë sallë, 25 vjet më parë ishte një student, Azem Hajdari që shpalli triumfin e shpresës ditën që u themelua dega e PD.  Sot, ju jeni ata që keni mundësinë të formësoni bashkë me kandidatët që duan të prijnë forumin, bashkë me Kryetarin Basha, për të ndërtuar endrrën për një Shqipëri të zhvilluar”, tha Kadilli.
Kandidatët paraqiten platformat dhe idetë e tyre për një angazhim maksimal të të rinjve në politikë, në vecanti të të rinjve demokratë.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 21 Nentor 2015

 

Read More
21 Nën
0

Skandali, Rama dhe Beqaj sterilizojnë 100 milionë euro për veten e tyre

Edi Rama dhe Ilir Beqaj po groposin gjithnje e më thellë shëndetësinë, dhe sa më shumë e dëmtojnë këtë sektor jetik për vendin, aq më shumë ndajnë milionat me klientelën e tyre.
Tenderi i sterilizimit është një nga vjedhjet më skandaloze e perverse të Beqës, i cili çdo ditë po thyen edhe rekordet e veta në fushën e korrupsionit.
Dhënia e 100 milionë eurove, ose më saktë, ndarja e 100 milionë eurove me mikun e tij, është një krim i rëndë, që duhet ndëshkuar.
100 milionë euro për sterilizimin, ndërkohë që ky sistem ishte i ngritur nëçdo spital.
Një investim prej 1.3 milionë euro i bërë nga qeveria e mëparshme, mjaft modern dhe efikas.
Por Rama dhe Beqa, kanë tjetër prioritet. Nuk u intereson sterilizimi, por milionat.
Jo vetëm kanë vendosur të japin 100 milionë euro për klientin e tyre, por i kanë dhënë atij edhe sistemin e ngritur, logjistikën, paisjet dhe mjetet për kryerjen e sterilizimit.
Me një procedurë fiktive, për të blerë një shërbim që ekziston, që thjesht duhet vënë në punë. Dhe për këtë, me një dorë jepen, ndahen pra 100 milionë euro.
Qytetarët sot janë të tronditur nga kushtet skandaloze në spitale, por janë edhe më të tronditur kur shohin biznesin e Edi Ramës dhe Ilir Beqës me shëndetësinë.
Dhe me të drejtë pyesin;
Pse nevojitet  tenderi i sterlizimit të pajisjeve, kur sitemi është i ngritur dhe ka qenë funksional?
Ku ka shkuar dhe ku do të shkojë buxheti i parashikuar në sektorin e Shëndetësisë për sterilizimin?
A ka bazë justifikimi i gjetur prej ministrisë se duhet shtuar logjistika, apo është mashtrimi i radhës?
Cilat janë garancitë për shëndetin e qytetarëve nëse kompana e paracaktuar nga Beqaj si fituese, nuk është e profilizuar në këtë fushë delikate?
Pse nuk ka transparence dhe informim sipas procedurave të tenderimit por vetëm monopol për një proces bazik për sistemin spitalor?
Ne e dimë përgjigjen, e gjitha kjo është thjesht një skemë që Edi Rama dhe Ilir Beqaj të sterilizojnë 100 milionë euro për veten e tyre.


Deklarata për mediat e deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi, 21 Nentor 2015

Read More