Blog

17 Dhj
0

Buxheti i varfërimit të mëtejshëm të shqiptarëve

Qeveria është përgjegjëse për ekonominë, por rritja e taksave për prodhime vendase dhe ulje për ato të importit, nuk I shërbejnë rritjes ekonomike dhe  rritjes se punësimit në vend.Propozohet rritja e aksizes së birrës vendase me 11% dhe ulet me 14% aksiza për birrën e importit.Pra dëmtohet prodhimi vendas dhe favorizohet ai I huaj.Vetë bizneset kundërshtojnë këtë rritje dhe shprehen se nuk është konsultuar qeveria dhe me ta..

Kjo qeveri i nis shpenzimet e veta jo me investime publike se këtë nuk e njohin, por me blerje makinash dhe rikonstruksione godinash qeveritare.

Por nga ana tjetër,as shifrat e INSTAT dhe të Bankës Botërore nuk raportojnë për ulje të varfërisë gjatë kësaj periudhe dhe jo rritje të punësimit, por mbyllje qepenash në minibizneset.”Shqipëria turistike”—duhet të jetë synimi i qeverisë, por kjo bie ndesh me atë që kjo qeveri bën:sepse për industrinë turistike, është zhgënjim që nuk u mbajt premtimi i qeverisë për uljen e TVSH, madje politika penguese për zhvillimin e kësaj dege të rëndësishme të ekonomisë.

Konkretisht  TVSH:Shqipëria- 20%, Italia- 8%, Mali i Zi- 7%..Maqedonia- 5%, Greqia- 6.5%.

Në këto vite qeverisje, pretendoni se buxheti pëson rritje, por pse është rritur numri e të larguarve nga puna?Pse shkarkimet nga puna vazhdojnë edhe në 2016, duke u prekur rreth 25 mijë familje?

Klima demotivuese për biznesin, jo vetëm që solli pushimin e qytetarëve nga puna, por këto biznese nuk i zëvendësuan me punëtorë të tjerë. E këtë e konfirmojnë vetë bizneset, por shurdhëria qeveritare..nuk përgjjigjet!

Ju flisni për punësim të rritur, por pse është rritur varfëria, pse ka rritje të numrit të familjeve që janë ekstremisht të varfërave.

Qytetarët shqiptarë duan të dinë si do ju shkojë filli atyre? Me se do ushqehen, kur të gjithë janë papunë në një familje?Me se do paguajnë energjinë elektrike? Të shkojnë në burg?

Por ato biznese të mëdha , madje afër jush dhe janë debitorë me shuma të larta per energji? Dhe flisni pastaj për luftë kundër informalitetit, duke e quajtur “aksion mbreslenës”

Ju jepni shifra buxheti, por shpjegoni pse u zhvillua ankandi për prerjen e pyjeve në Korcë, Lezhë, Berat, Gjirokastër dhe po atë kohë qeveria deklaroi shpalljen e monatoriumit për prerje të pyjeve për 10 vjet, por duke filluar nga janar 2016?Cdo të thotë kjo? Se duhen prerë dhe ato që kanë mbetur?

Qytetarët shqiptarë sot duan të dinë:sa afër atyre është ky buxhet, sa vende pune të reja  hap ky buxhet dhe në cilat sektorë?? Aq më tepër që edhe këtë vit nuk do të ketë rritje pagash dhe pensionesh.Pagat mbeten në nivelin e 2013.Pensionistët duhet të presin akoma.Ndonëse thuhet nga qeveritarë se ka rritje..dihet gjuhen e shifrave e perdorni shume mire për ti mashtuar edhe këtë kategori: më qartë ai fond pensionesh që rritet është si pasojë e rritjes së numrit të pensionistëve për këtë vit, fond I detyrueshëm. Por ka dhe një fond tjetër që quhet fondi për politika të reja pensionesh.Ky fond është 1.2 miliard lekë apo 12 milionë dollar.Po tan dash për 12 muaj I takon 1 milion dollar në muaj.Por ky 1 milion dollar në muaj, po të ndahet në 600 mijë pensionistë në kuota mujore I takon 1.6 dollarë në muaj..

Dhe 1.6 dollarë në muaj nuk bën dot as indeksimin e plotë e jo më rritje të pensioneve.Por nuk ka rritje pensionesh, por rritje të numrit të pensionistëve…dhe nga skema e re e pensioneve përfitojnë ata që janë me paga më të larta. Tamam qeveri për të varfërit!!

 Ndërsa ato nuk rriten, rriten lukset qeveritare,rriten shpenzimet operative dhe dietat e qeveritareve nga 37,2 miliard në 2014 në 43.6 miliard në 2016. Dhe po kështu shpenzimet për makina qeveritare rriten me 3.2 miliard në 2016.Por ka rritje për një kategori…dhe kjo është rritja e numrit të atyre që janë në sherbim të qeverisë…E thënë qartë: më pak fonde për të varfrit, dhe 343% më shumë për Ramën. Ky është buxheti I regresit për qytetarët dhe buxheti I luksit për qeveritarët.

Së fundmi,investimet publike si paraqiten: 3 here më pak se 2015!!! Kur dihet se ato janë një shtysë për të vënë në lëvizje ekonominë, kur konsumi është në nivele minimale.Kujtojmë që qeveria po merr borxh , por nuk po hedh para të grumbulluara më tepër, qoftë në këto 2 muajt e fundit.Plus kësaj, paketa fiskale ka krijuar një klimë të pafavorshme për biznesin, duke sjellë që të largohen jo vetem investitorë të huaj,por dhe biznesi vendas të largohet nga Shqipëria.

 “ Bujqësia drejt zhvillimi të qëndrueshëm”?????

Për cfarë zhvillimi të qëndrueshëm të bujqësisë flasin qeveritarët, kur prodhimet e fermerëve nuk shiten, por kalben.Për cfarë zhvillimi të qëndrueshëm  të bujqësisë flasim, kur politika ekonomike nuk realizojnë orientim të prodhimeve të fermerëve sipas kërkesave të tregut.

Për cfarë zhvillimi të qëndrueshëm të bujqësisë flasin qeveritarët, kur fermeri nuk është më I sigurt të hedh para për tokën e tij, ndërkohë që nuk ka asnjë të ardhur tjetër përvec atyre që mund të marrë nga shitja e prodhimeve.

Për cfarë zhvillimi të qëndrueshëm të bujqësisë flasin qeveritarët, kur për 2015 ju ulët fondin për kullimet etj…, dhe tokat bujqësore patën përmbytje nga reshjet, po kështu dhe blegtoria pati dëme të konsiderueshme.

Mund të flisni më për zhvillim të qëndrueshëm të bujqësisë???Të paktën termat përdorini saktë e referojuni studiusve cdo të thotë zhvillim I qëndrueshëm dhe cilat janë mekanizmat për cdo degë të ekonomisë për një zhvillim të qndrueshëm, e pastaj shikoni cdo bëni konkretisht për qëndrueshmërinë…, por duke patur në qendër të politikave fermerët , kur është fjala për bujqësinë.

E pas këtyre, do pyesja:

–              Sa është prodhimi I produkteve bujqësore të pashitura për këtë vit.?

–              Sa është numri I fermerëvë që ka përfituar subvencione nga qeveria dhe c’% zë ky numër në raport më numrin total të fermerëve?

–              Sa është shumë në tendera në këtë sector, dhe ne c masë përfitojnë fermerët nga to?

–              Në c;masë buxheti I vitit të kaluar ndikoi tek fermerët?

Dhe vetëm pas përgjigjeve korrekte të ketyre pyëtjeve mund të gjykojmë  për buxhëti I 2016 këtë sector…si do të jetë.

Të vetmen detyrë që bëni shumë mirë, është loja e shifrave me interpretimin e tyre.Por fermerëve iu duhet ti jepni përgjigje të sigurt se a do ti shiten prodhimet e tyre ? A do te kene lehtesime taksash për to?

E thënë qartë: cdo bëni ndryshe nga këto 2 vite qeverisje që do mendoni në këtë vit për fermerët? Por a ju besojnë dot më???Sigurisht që jo! Kështu nga rreth 6000 fermerë që përfitonin mesatarisht cdo vit, këtë vit dhe në vazhdim pritet të ketë rret 200 përfitues tregtarë dhe jo fermerë..Vetëm gjatë 2015 u trefishuan kontributet e fermerëve për sigurimet shoqërore. Nga 23 dhe 30 mijë lekë që paguajnë sot sipas zonave..në 2016 duhet të paguajnë 80 mijë lekë në vit pavarësisht zonës..

Taksa që do rëndojnë më shumë qytetarët shqiptarë..Indeksi I pagesës së taksave për vitin 2016 e rendit Shqipërinë në vendin e 142 -të në nivel global nga 189 ekonomi të marra në shqyrtim. Ndërkohë që një vit më parë Shqipëria renditej në vendin e 131.Madje Shqipëria është vendi që ka njohur rritjen më të madhe në normën totale të taksave për një vit, me 5.2%.

Do ulni borxhin publik premtuat…pasi e rritët atë në skaj…dhe një mënyrë është të ulni shpenzimet….por jo shpenzimet tuaja të luksit…se për ato I mbani karriget si duket, por duke shkurtuar punonjës, madje dhe në sektorin e shëndetsisë e vecanërisht në  spitale.. Aq më tepër që nuk mund të flitet për shëndetsi falas.Të ulësh numrin e shtretërve dhe të personelit në spitale vetëm e dëmtoni sistemin spitalor, ndërkohë që ai ka numrin e shtretërve dhe të personelit nën normat europiane..

Por duhet t’ju vrasë ndërgjegja ju kolegë të mazhorancës të miratoni një projektbuxhet të tillë që kërkon të kursejë milionat për shtetin, duke hequr qindra persona nga puna..e kështu ulen shpenzimet për paga e këtyre që do hidhen ne rrugë të madhe.Ju kolegë keni marrë votbesimin e zgjedhësve tuaj, por I dilni dot para syve këtyre zgjedhësve për të cilët ju do firmosni sot të keqen e tyre?

Investimi për arsimin është i domosdoshëm për një vend që synon të jetë shtet Europian.Ulja realisht e fondit për arsimin, është lëvizje e gabuar,në kohën kur Shqipërisë i duhet arsimimi në të gjitha dimensionet.

Në cdo vend, arsimi dhe shëndetsia marrin pjesë të konsiderueshme nga fondet publike, sepse ky shpenzim në këto fusha, sjell përfitueshmëri në linja të tjera sociale dhe ekonomike.Fondet për arsimin, duhet të rriten sidomos për cilësinë e arsimit parashkollor.Ndonëse u premtua nga qeveria se buxheti për arsimin do të zerë 5% të PPB, ndërkohë që Shqipëria është shumë larg dhe mesatares rajonale për arsimin ( 4.6%).

Edhe pse në fushatë u premtua se arsimi do të ishte në fokusin kryesor të kësaj qeverie.kur hartoi projektbuxhetitn 2016 për arsimin nuk e mori parasysh këtë premtim, aq më tepër që me miratimin e Ligjit të Arsimit të Lartë rriten ndjeshëm tarifat, që janë direkt në kurriz të familjeve shqiptare, ndërkohë që rriten shpenzimet për kryeministrinë.

Arsimi dhe buxheti i tij, nuk kanë pikë ku mund të takohen.aq larg janë me njëri-tjetrin.Flitni për terrene sportive që i ndërtoni të reja, shumë mirë se edukimi fizik është pjesë e kurrikulës, por si e përdorni këtë buxhet për këto terrene? Kontrollojini terrenet sportive në qytetet malore që pas nje muaj që inagurohen dhe cuditërisht natën, pas shirave dhe ngricave të muajit…janë dëmtuar.Madje po i ruajnë si muzeume…se vetëm për fizkulturë nuk do përdoren.I tillë është buxheti që ju përcaktoni!

“Burimet e Fondit Financiar të Kompensimit të pronave, janë: të ardhurat nga buxheti I shtetit për kompensimin e pronarëve”.Por për c buxhet bëhet fjalë në këtë rast?

Ky projektligj për moskompensimin e pronarëve është një dhunim i hapur dhe i papranueshëm i të drejtave legjitime të pronarëve.Ai bie në kundërshtim të hapur me angazhimet dhe detyrimet e Shqipërisë para Këshillit të Europës dhe është në kundërshtim të plotë me jurispodencën e Gjykatës Evropiane të të drejtave të Njeriut.

Drafti i ligjit socialist per kthimin  dhe kompensimin e pronave eshte legjitimimi i rrembimit dhe i shtetezimit te pronave. Kompensimi monetar ne nje mase diskriminuese dhe ne nje kalvar te gjate dhe sfilitës per pronaret eshte antkushtetues dhe kunder cdo konvente nderkombetare per te drejtat e prones.

Hartimi i ketij ligji dhe diskutimi i tij ne komisionet parlamentare ishte nje proces refuzimi per grupet dhe shoqatat e pronareve pasi degjesat me ta u ben per shoë televizove dhe jo si degjesa reale dhe frytdhnese per kerkesat e tyre.

Ne nje pozicion arrogant qendroi pala qeveritare perfaqesuar nga Agjensia e kthimit te pronave e cila si ne komision ashtu edhe ne daljet mediatike shprehte mllef per punen e pasardhesve lektronte per cakun se ku duhet te shkoje masa e kompensimit dhe ne asnje moment nuk u dhane shkaqet pse qeveria vendosi per nje demshperblim shperfilles dhe aspak ne masen e tregut.

Me këtë projektligj, qeveria parashikon që ajo mund të ulë fondin në vitet me vështirësi financiare..Kjo krijon probleme:së pari, qeveria mund të shpallë vështirësi financiare në vitet e para, gjë që e bën të pazbatueshme në realitet këtë projektligj. Mos harrojmë faturat financiare të ngarkuara nga Gjykata e Strasburgut për pronat….dhe kur ky projektligj rrezikon moszbatueshmërinë e tij,faturat financiare të ngarkuara qeverisë për pronat do e falimentonin atë.

Ky eshte ligj qe perligj diskriminimin klasor që ju si klase politike keni ndaj berthames se te djathtes qe jane pronaret dhe familjet e tyre. Me kete kompensim qesharak ju godisni i rende besimin dhe durimin cerekshekullor qe ata kan ndaj drejtesise se shtetit ligjor. Por ky koncept per ju nuk ekziston madje eshte pengesa me e forte per qellimet e pasurimit dhe mireqenies suaj.

Eshte e vertet qe PD gjate qeverisjes se saj la probleme te pazgjidhura te kompensimit dhe kthimit te pronave por mohimi qe i behet arritjeve si sistemi elektronik i te dhenave databesi i dosjeve etj eshte shmangje dhe refuzim per zgjidhjen ligjore te problemit. Mos te harojme qe ceshtja e pazgjidhur e pronave kjo e drejte e mohuar dhe e shkelur keqaz keta dy vjet nga arroganca dhe korrupsioni qeveritar eshtë pengese kryesore per moshapjen e negociatave. Artikulimi kritik me tone te forta i Ke ne progres raportin eshte nje note jokaluese per kete qeveri e cila i konsideron pronaret nje karegori e tejkaluar historike derisa i cilson dhe si “ish pronare.” Ky peremer eshte i qellimte si kategorizim diskrinues per nje te drejte e cila nuk ka asnjehere afat skadence pasi eshte e trashegueshme dhe per zbatimin e saj.

Kolege

Une mendoj dhe jam e bindur se me kete konfiguracion politik dhe moral qe ka Parlamenti nuk mund te priten kurrsesi ligje te dobishme per shqiptaret. Keto drafte qe bien ndesh me Kushtuten i vijne per shtat vetem interesave qeveritare dhe klaneve te saj por jo qytetareve te cilet rropaten cdo dite dyerve te pazeshme te pushtetit. Qellimisht cenoni te drejten kushtuese te kompensimit dhe kthimit te proave per ti hapurr ruge abuzimit te metejshem me tokat ne bregdet apo zona turistike ku tentakulat e klaneve aeveritare kane interesarmt e tyre. Me kete ligj ju frenoni dhe perkqesoni edhe me tej investimet e huaja  serioze ne turizem, bujqesi dhe industri. Pronesia e pazgjidhur eshte vetem produkt i nje mentaliteti te nje qeverisje autokratike qe nuk pranon ligjin dhe standartet nderkombetare, konventat dhe mareveshjet per zbatimijn e kesaj te drejte. Sigurisht erdhi si manipulim i radhes dhe vizita e deklarata e kryeministrit Rama ne hipoteken e Tiranes ku theksoi arritjet e dixhitalizimit te sherbimeve ndaj qytetaret. Krejt e kunderta eshte e vertet qe do te thote shqiptaret zvarriten, presin me ore e dite te tera, paguajne dhe shpenzojn pa fund e energji per nje te drejte qe nuk e marrin kurre ose nje leter pa vlere e fuqi zbatuese te ligjit. Ky eshte parlamenti dhe shteti qe keni ngritur ju: Avokat i interesave dhe klaneve te pushtetit dhe jo vendi ku sovrani merr te drejten qe i takon dhe mbrohet nga ligjet e tij.

Ligji per pronat i shtohet edhe me tej represionit te ketij pushteti ndaj shqiptareve dhe gjunjezimit te ligjit para krimit dhe perfaqesimit te tij politik.

Ne si opozite kemi qen dhe mbetemi ne krah te pronareve si nje nder shtresat me perfaqesuese me fisnikeri te shoqerise sone. Ne do ta shfuqizojme kete antiligj dhe dokument antkushtetues ne dem te interesave te shqiptareve dhe te mires publike.


Fjalimi në Kuvend e deputetes së PD, Eleina Qirici, 17 Dhjetor 2015

Read More
17 Dhj
0

Rama nuk ka pendesë, ka vetëm kompleksin e turpit

Së pari, këtu duhet të ishte njëriu që dekoroi xhelatët sepse vinte si pasardhës direkt i xhelatëve, i Spiro Kolekës i cili çoi në varr, një nga një qindra intelektualë shqiptarë që u shkolluan në perëndim, si xhelat i tmerrrshëm i diktaturës komuniste, dajos së këtij që ju drejton ju sot që në vitin 90 për një pjesë që ishin në atë kohë në Qytetin Studenti, do isjte i vetmi, sipas pleniumit të Komitetit Qëndror, që kërkonte t’u futeshin tanket studentëvve. Të vijë këtu Edvin Kristaq Rama, sepse i ati i tij ka firmosur në gusht të vitit 88 varjen në litar në sheshin e Kukësit të poetit Havzi Nela vetëm sepse shprehu besim se “era e OSBE-së do fryjë dhe tek ne dhe do na mbrojë të drejtat tona”. Të vijë këtu njëriu që kryetar bashkie, për të nderuar kujtimin e Ndreko Rinos emërtoi rrugë, xhelatit të vërtetë të veriut të Shqipërisë, njëriu që pushkatoi pa gjyq me dhjetëra e qindra qytetarë shqiptarë. Të vijë këtu dhe të mos fshihet prapa të tjerëve. Të vijë këtu, njëriu i cili, sapo u bë kryeministër, ndonëse PS-ja kishte qenë 8 vjet në pushtet dhe s’kishte ndodhur, sapo u bë kryeministër kremtoi 70-Vjetorin e Çlirimit me portretet e Enver Hoxhës dhe i shpërndau në FB-un e tij në të gjithë botën. Ju doni të fshiheni. Do e lexoj ligjin këtu.  Ligji 94 ndalon dhënien status të kriminelëve të luftës së klasave të  genocidit komunist.

Të vijë këtu… Erdhi..të qëndrojë këtu e të mos fshihet prapa Mimit, të dalë vetë, njeriu që iu kundërvu me të gjitha mënyrat, largimit nga funksionet publike të xhelatëve të genocidit komunist, njeriu që ishte autor dhe nismëtar kryesor i amendimit të ligjit nga PS në 99 apo vitin 2000 në të cilën hoqi klauzolën që ndalonte dekorimin e kriminelëve të luftës së klasave.

Të vijë këtu njeriu, se ai është personifikimi që çoi në Gjykatën Kushtetuese, ligjin e dytë që bëmë ne si shumicë në vitin 2008, për përjashtimin nga funksionet publike të xhelatëve të diktaturës komuniste.

E gjithë kjo që bëhet, bëhet për legjitimimin që ju i bëni krimit të diktaturës komuniste…Këtu ka prej tyre që në Dhjetor ishin në anën tonë, ishin kundër. E çfarë ju lidh juve atëherë me xhelatët?! Ju lidh Edi Rama. Ai ju lidh pazgjidhshmërisht. A keni konstatuar juve se revolta mbarëpopullore që po përpiqet ta shpërndajë tek ju, është për të, urrejtja është për të! I dridhet zëri, i dridhet shpirti, i dridhen leqet e këmbëve dhe ka tre ditë që ditë e natë përmënd pa ndërpre “PD”/ “Sali”/“Lulzim Basha” etj.

Ndaj, urdhëroni të miratojmë Rezolutën, të bëjmë hapin e dytë, lustracionin. Urdhëroni të dënojmë çdo përpjekje për të kthyer simbolet e së shkuarës së zezë dhe lexoni dhe njëherë, flakët e bunkerit janë flakë për ty! Janë flakë urrejtjeje të shqiptarëve ndaj akteve të tua! Janë flakë të atyre që për 70 vjet me radhë jetuan jetën më të tmerrshme, se 35% e buxhetit futej në bunker; e atyre që jetuan në bunkerët, burgjet e komunizmit dhe që t’i ua ndërton si konstelacion. Nuk duan të venë zjarre njerëzit, nuk ishte flake zjarri ajo, por   ishte flakë urrejtje ndaj teje, provokator!”

Fjala pas fjaës së Ramës:

Askush nuk duhet të harxhojë qoftë dhe një minisekondë të përgënjeshtrojë një njëri të damkosur si gënjeshtari më i madh në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare në historinë e Europës së Pasluftës, njr 1 dhe këtë ja kanë përcjellë në mënyrë konsistente burimet më serioze mbi tokë. Por unë, për respekt të qytetarëve do të lexoj këtu ligjin e vitit 1994 dhe amendimin që i bëri zotëria kur u kthye nga Parisi ku shiste ikona të vjedhura, sipas Fatos Nanos, për të rikthyer etërit e tij. Ja çfarë thotë ligji:

LIGJ

Nr.7874, datë 17.11.1994 PER STATUSIN E VETERANIT TE LUFTES KUNDER PUSHTUESVE NAZIFASHISTE TE POPULLIT SHQIPTAR

Neni 6: Statusin e veteranit nuk e gëzojnë personat që janë dënuar

ose dënohen me vendim të Gjykatës për krime kundër lirisë dhe

pavarësisë së Atdheut dhe kriminelë në luftën genocide të klasave

në regjimin totalitar.

L I G J Nr. 8526, date 23.9.1999

PER DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NE LIGJIN NR.7874, DATE 17.11.1994 “PER STATUSIN E VETERANIT TE LUFTES KUNDER PUSHTUESVE NAZIFASHISTE TE POPULLIT SHQIPTAR”

Neni 6 ndryshon si vijon: “Statusi i veteranit nuk u njihet ose u hiqet personave qe janë dënuar ose dënohen me vendim gjykate te formës se prere, për krime lufte, për bashkëpunim me pushtuesit nazifashistë ose për veprimtari agjenturore kundër interesave të Atdheut.” Eshtë hequr përcaktimi që “nuk e gëzojnë kriminelët e luftës genocide të klasave të regjimit totalitar”. Je ti (Rama) një nga nismëtarët e amendimit të këtij ligji.

Kur të shoh ty (Ramën) kur më citon ti mua duke t’u dridhur zëri të them që nga njëra anë më bëhet zemra mal se ti tregon atë që je. Unë jam një ish kryeministër, s’jam më as kryeministër jam një deputet si të gjithë ju të tjerët këtu dhe vetëm ty të ka mbetur mëndja se unë jam gjithçka, se unë jam kryeministër. Fakti që ti del pas citimit të fjalimeve të Enver Hoxhës dhe pas pamfletit famëkeq që shkruajte kur vdiq ai, del tani dhe lexon fjalimet e Sali Berishës. Po ç’i duhen qytetarëve fjalimet e mia, i lexojnë vetë ata po ti duan. Po ç’i duhen fjalimet e mia të mbajtura këtu e dhjetë vjet përpara. Dhe bravo u qoftë që s’u interesojnë. Megjithatë ti nxirri, nuk kam asgjë po unë ndërtoj mbi projekte, nuk ndërtoj mbi fjalime. Kurse ti ndërton mbi mashtrime për Shqipërinë dhe fjalimet e mia.

Duhet të bësh falje publike që amendove ligjin. Ligji për dekoratat, i amenduar në vitin 2012 nuk njeh asnjë lidhje midis veteranit dhe dekoratës, përkundrazi përcakton se dekorata është individuale mbi bazën e vlerësimit të meritave të caktuara. Ai lëshohet me një çertifikatë dhe nuk bëhet kurrë kolektive. Këtij i duhet të fshihet tani. Se ky nuk ka pendesën, ky ka kompleksin e turpit, se po të ketë pendesën ngrihet këtu kërkon të falur dhe duhet të anulojë dekoratat, të rikthejë në fuqi lustracionin, të amendojë ligjin. Këto janë qëndrimet e njëriut të qytetëruar. Po ti udhëhiqesh nga parime të tjera, nga probleme të tjera. Ti nuk ke absolutisht asgjë të përbashkët me një njëri të qytetëruar. Edhe vetë i ke mendimet më të zeza dhe çfarë nuk ke tjetër të zezë e merr nga Koço kusari. Shkoi një Jug zotëria, volli vrer kundër 100-200 max 300 familjeve, shumica e të cilave të internuara në kohën e Enver Hoxhës, me origjinë nga Veriu, dhe nga aty pastaj shkoi vizitoi sarajet e Koços. Po të jetë puna për të çuar në Sarandë, kanë çuar lebër aty, dhe ka qënë politikë e imja, me misionarë  me emisarë i kam zbritur nga e gjithë labëria dhe kanë marrë toka atje ku duhet të merrnin. Ka qënë politika ime e kthimit të kombit drejt detit. Nuk kishte nevojë të zbriste njëri, kishte breg nga Velipoja gjer në Durrës e më tutje, me mijëra kilometra. Kam pas projekte zhvillimi unë jo projekte mashtrimi si ky. Sigurisht kombi duhet të kthehet drejt detit. Besojauni ju tokat Koço kusarit. Në momentin që ti sulmoje këta alpinë harroje që kur këta alpinë luftonin për pavarësinë e Shqipërisë, gjyshi Koço Kokëdhimës rreshtohej me Zografin. Kokëdhima ishte pikë mbështetëse e Zografit në atë zonë. I harron këto dhe përpiqet tani ti kalojë duke damkosur ata. E kanë për nder ata që janë alpinë sepse ata kanë qëndruar aty, si dëshmi e një shpirti të pamposhtur, si dëshmi e një dashurie të pakufishme për tokën dhe shtëpitë e tyre dhe i kanë ruajtur ato zona.

Edhe një herë, votoni rezolutën, edhe juve ju takon. Me disa nga ju kemi qënë aktiv në lëvizjen e dhjetorit, u ndatë për arsye tuajat dhe se quaj të gabuar se nuk patët qëllim të keq kur u ndatë, patët qëllim që të mundtë reformonit, po nuk e dinit që një ditë do ju vinte e zeza mbi kokë si puna e këtij. Nuk e dinit se një ditë do kthehej njëriu i nxjerrë nga hundët e Spiro Kolekës, që ka uurrejtjen e Spiros për opozitën, që zgjohet mëngjes, drekë, darkë duke mallkuar opozitën, duke shpifur e trilluar, që shpik ligje për ti mbyllur gojën opozitës. Po ne këtu jemi dhe absolutisht do qëndrojmë, vetëm ti të këshilloj,  lexoje mirë flakën e bunkerit, nuk ishte flakë për çimenton dhe çelikun ajo. Lexoje mirë!

Fjala pas replikës së Ramës

Të dashur qytetarë dhe qytetare e dëgjuat Nastradinin, njeriun që për realitet të vetëm krijon, njeh dhe pranon atë që krijon në mendjen e tij. Një nga këto realitet është se alpinët paskan okupuar, pushtuar, 50 mijë ha tokë në bregun e Shqipërisë dhe se këtë e paskan bërë nga Sali Berisha. Kjo është e vërtetë sa ç’ishte heqja e TVSH-së për ushqimet, sa ç’ishte shëndetësia falas, ku ky është gënjeshtar kurse në 50 mijë ha ju garantoj se ky është 50 mijë herë gënjeshtar. Nuk është në gjendje të gjejë qoftë edhe një familje të vetme e cila ka marrë nga Sali Berisha qoftë dhe një metër katror, jo në Sarandë por në mbarë Shqipërinë. Gjatë qeverisjes sime dhe PD me aleatët, u bë gjithçka për të zhdukur atë diskriminim krahinor të instaluar për gjysmë shekulli e më shumë në Shqipëri. Vetëm në rrethin e Sarandës ku ky Nastradini deklaronte se Llogara e poshtë nuk është bërë një investim, harronte se ishin bërë mbi 220 mln euro investime. 80 km rruga Orikum-Sarandë. 18 km Sarandë-Butrint, 32 km rruga Qafë Botë-Sarandë, rruga e Finiqit, dhe një seri rrugësh të tjera, landifilli i Sarandës, ujësjellësi i Sarandës, porti detar i Sarandës, hyrja e Sarandës. Ky është ai, nuk është Nastradini, ky është Nastradini ri. Dhe thotë se i paskemi injoruar ne, se po investon ky në Qeparo me Koçon dhe pallatet e resortet e veta dhe aty është bota te pallatet dhe resortet e tyre.

Vetëm në fshatrat e bregut me program të BB u investuan 37 mln dollarë. Vetëm për fermerët e bregut të Sarandës dhe Delvinës, përfshirë dhe idhullin  e tij Koço Kokëdhimën, u investuan, i financuam mbi 700 projekte, në agrume, ulli, në vreshta dhe prodhime blegtorale. Vetëm në energjetikë u investuan nga Orikumi në Konispol të paktën 40 mln euro dhe Unaza e Jugut e tëra, qindarkë për qindarkë është vepër e qeverisë së mëparshme, që ky shkon e inauguron tre herë në segmente të ndryshme. O gënjeshtar! Ti që flet aty, ti zonjë…është e vërtetë që e anulova tenderin e linjës Tiranë-Prishtinë sepse kishte brenda korrupsion dhe sepse herën e dytë u kontraktua me 8 mln euro më pak. Jam krenar sepse u shpëtova shqiptarëve 8 mln euro, dhe jam krenar se ajo kompani të cilën e përjashtuan se gjoja ajo se ndërtonte dot, asaj ja dhanë se s’kishin ku të shkonin, se ofroi 8 mln euro më pak.

Kur flasin këtë e kam kollaj, u këpus nga një nofkë, por për zonjat është mirë të përmbahesh, se për definicion jam i detyruar t’ju respektoj. Ky zotëri që shkoi pardje në Shkodër, me 730 policë dhe ushtarë të Gardës, dy batalione. S’ka ndodhur kurrë që nga koha e Enver Hoxhës të bllokohen rrugët e qytetit se kalon frikacaku nëpër to. 723 policë dhe gardistë në Shkodër. Shkodra u shpreh, për qytetarët e saj foli ajo zonja, për hir të së vërtetës foli edhe ai militanti socialist që desh e sikterisi nga salla.

Mashtron prap dhe flet për 40 mijë legalizime. Zero legalizime ka bërë. Nëse letrat pa vlerë i quani legalizime ju talleni me veten tuaj dhe ata që u lëshoni letra. Shkon e shëtit nëpër Shqipëri. Cffarë i tha qytetari në Kamëz. I tha ato që s’guxoni t’ja i thoni ju; “ti nesër do na përcaktosh çmimin tre herë më të madh se sa e kërkonte ai tjetri”.

Ju bëj thirrje asnjë qindarkë mos shpenzoni për legalizimin e shtëpisë. Të gjitha do t’i legalizojë PD me 1 euro. Asnjë qindarkë, mosbindje të plotë civile ndaj mashtruesit. Mosbindje të plotë civile, asnjë qindarkë mos i jepni hajdutit. Të gjitha do t’i legalizojë PD me një euro. E bën këtë sepse iu mashtroi, iu tha se do të legalizojë falas ndërsa tani do t’i përcaktojë çmimet sa do. Të vazhdojmë protestën. Edi Ramës nuk i ka hyrë lepuri në bark. I ka hyrë Saliu në bark. Është i pashpresë, po vdes nga frika.


Fjalimi në Kuvend i ish kryeministrit Sali Berisha ne Kuvend, 17 Dhjetor 2015

Read More
16 Dhj
0

“Buxheti 2016; dekreti i dënimit me vdekje të ekonomisë”

Të nderuar deputetë, deputete të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike,

Të dashur qytetarë,

Seanca e ditës së nesërme ka në rendin e ditës ligjin më të rëndësishëm të vitit:  projektbuxhetin e qeverisë për vitin 2016 dhe paketën fiskale shoqëruese.

Në vlerësimin tonë si opozitë dhe të shumë prej grupeve të interesit në vend; të sipërmarrësve, të prodhuesve vendas, të pensionistëve, të përndjekurve politikë, të pronarëve, të  personave që marrin ndihmë ekonomike, të papunëve, të punëmarrësve të çdo sektori dhe niveli, të studentëve, të vetëpunësuarve dhe të profesioneve të lira- ky është buxheti i katastrofës, buxheti i zhvatjes së mëtejshme të qytetarëve që paguajnë taksa gjithmonë e më të larta dhe plaçkitjes së taksave të tyre nga një grusht kusarësh që i thonë vetes qeveri bashkë me shokët e tyre oligarkë. Projektbuxheti i fundit i plotë i kësaj qeverie dhe akti i fundit që konfirmon të zezë mbi të bardhë se po t’i lëmë do ta bëjnë akoma më zi, do ta bëjnë akoma më keq seç e kanë bërë deri me sot,  e për të cilin  kemi dhënë alarmin dhe kemi propozuar zgjidhjen: largimin e  qeverisë  Rama-Meta, krijimin e një qeverie teknike që do të përgatisë zgjedhjet e reja parlamentare.

Ne qëndrojmë dhe do të qëndrojmë fort në këtë zgjidhje bashkë me qindra e mijëra qytetarë nga mbarë vendi, që morën pjesë në protestën madhështore të 8 dhjetorit;  bashkë me qindra e mijëra të tjerë që nuk ishin në bulevard për arsye të ndryshme, por që mbështesin me shpirt e pa rezerva zgjidhjen e propozuar nga opozita dhe janë pjesë e mosbindjes civile që manifestohet në forma të shumëllojshme në çdo qelizë të shoqërisë; bashkë me socialistët e zhgënjyer dhe kokulur  me qeverinë  që nuk është  as socialiste, as socialdemokrate, por thjesht një  bandë kusarësh e oligarkësh që shtojnë çdo ditë pasuritë e tyre dhe rrisin çdo ditë varfërinë e  vendit.

Edhe nesër këtë do të bëjmë, këtë zgjidhje do të shërbejmë përmes aksionit të  kombinuar të deputetëve tanë në sallën e Kuvendit, me protestën qytetare para Parlamentit.

Në shënjestër është projektbuxheti dhe paketa fiskale, dy dokumente si dy dekrete vdekje të ekonomisë kombëtare.

Do të bëjmë çmos t’i ndalojmë. Deputetët tanë do  të argumentojnë  në  foltoren e Kuvendit pse ky është projektbuxheti  i varfërisë dhe  recesionit  më të  thellë, pse paketa fiskale është një përpjekje e mjerë për të qepur  interesat e  kontrabandistëve të oborrit qeveritar me ndonjë ide të keq kopjuar dhe për qëllime demagogjike nga programi i shpëtimit që ka paraqitur dhe bërë publik Partia Demokratike.

Në fakt, përveç amatorizmit, filli që përshkon edhe projektbuxhetin, edhe paketën fiskale është paniku. Banda dhe Oligarkët janë në panik. Ekonomia i ka rrëzuar. Ata nuk qeverisin. Shtyjnë ditët dhe vjedhin ku të mundin dhe sa të mundin.

Me ketë bindje qytetarët para Parlamentit do të vijojnë protestat dhe aktet demokratike paqësore për largimin e qeverisë Rama-Meta, jo vetëm për shkak të dështimeve të saj spektakolare në raport me premtimet elektorale, por mbi të gjitha sepse kjo është tashmë një qeveri e rrezikshme, një rrezik në veprim për të gjithë, siç është një virus, siç është një pandemi.

Nuk ka e nuk do të ketë lajme të mira prej saj. Ka e do të këtë vetëm lajme të këqija. Mekanizmi oligarkik i përkeqësimit që ka ndërtuar Edi Rama mund të ndalohet vetëm duke e shkatërruar si të tillë.

 E kam thënë edhe më parë se kam keqardhje kur parashtroj para qytetarëve të mi parashikime të tilla. Interesi ynë dhe interesi im si kryetar i partisë më të madhe të opozitës ka qenë dhe është stabiliteti, përparimi, mirëqenia e qytetarëve.

Edhe kur këto synime i realizon një qeveri kundërshtare. Ka gjithmonë hapësirë për një alternativë më të mirë, ka gjithmonë mundësi të reja për opozitën. Por Partia Demokratike nuk ia ka lejuar e nuk ia lejon kurrë vetes të manipulojë shpresat e shqiptarëve, duke fshehur të vërtetën për pasojat e politikave të qeverisë Rama-Meta.

Ne kemi parashikuar që në fillim, që në vitin e parë të qeverisjes së dyshes Rama-Meta atë që ka dale e vërtetë, atë që qytetarët kanë përjetuar dhe po e përjetojnë në kurriz, atë që ekonomia e ka vuajtur dhe po e vuan.

Nuk jemi fallxhorë. Me njerëzit tanë, me përvojën e grumbulluar, me instrumentet politikë që kemi, jemi përpjekur dhe ia kemi dalë të parashikojmë saktë. Kjo që po themi gjithë këto ditë për perspektivën e katastrofës me ketë qeveri nuk është vetëm një prognozë, nuk mund të konsiderohet më thjesht një parashikim. Është një realitet që po ndodh, po thellohet e do të thellohet sa më gjatë ta lejojmë.

Ndaj ju drejtohem sërish bashkëqytetarëve të mi. Ngrihuni pa dallime politike, mblidhuni nesër masivisht para para Parlamentit, të protestojmë, ta largojmë  me bashkim qeveri-fatkeqësinë, të diktojmë krijimin me marrëveshje të një qeverie teknike që të përgatisë zgjedhjet e reja, të votojmë pastaj gjithsekush për partinë dhe programin e zgjedhjes tuaj personale.

Kjo është thirrja, kjo është zgjidhja!

Shikoni buxhetin. Për të tretën herë radhazi dhe për herën e fundit në mënyrë të plotë:

 -nuk ka rritja e pagave, por “de facto” ulja e tyre për shkak të rënies së fuqisë blerëse. Çfarë duhet prisni më?

-Nuk ka rritja të pensioneve, por vetëm indeksim i tyre në bazë të rritjes së normës së inflacionit. Çfarë duhet prisni më?

-nuk rritet pagesa e papunësisë, ndonëse papunësia ka pllakosur vendin dhe aktualisht është 17.3% nga 14% që e morën qeverisjen dy vjet më parë. Çfarë duhet pritur më?

-nuk ka rritje të fondeve për ndihmën ekonomike (përkundrazi, parashikohet një ulje prej 1.2 miliardë lekë, duke qenë se zëri i parashikuar prej 1.6 miliade lekë për rimbursimin e rritjes së çmimit te energjisë elektrike tashme do të përfshihet në fondet e ndihmës ekonomike), ndonëse varfëria sipas të gjithë të dhënave kombëtare dhe ndërkombëtare  është përhapur në shumë familje shqiptare, ku rreth 20 mijë familje janë nxjerrë padrejtësisht nga skema përfituese. Çfarë duhet të presim më?

-megjithëse kishte premtuar pagesën e dëmshpërblimit brenda dy viteve të  gjithë ish-të përndjekurve politikë që janë  gjallë dhe brenda mandatit katërvjeçar të gjithë përfituesit e kësaj skeme, qeveria ka planifikuar shumë më pak fonde sesa do të duheshin për të mbajtur premtimin elektoral. Me ritmet e planifikimit duhen 20 vite për të ezauruar  detyrimin financiar ndaj  ndaj ish -të përndjekurve. Çfarë duhet të presim më?

Qeveria e taksave më të larta në rajon,  qeveria “Rama” ka  mbledhur  më pak se çdo vend tjetër në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto dhe vazhdon të  ulë nivelin e të ardhurave edhe në buxhetin e  ri, duke vërtetuar edhe njëherë “dëshirën e qeverise” për të mos ulur kontrabandën dhe evazionin galopant në karburante, cigare, e tjerë, por duke shtrydhur biznesin e vogël, duke i kërcënuar me burg dhe gjoba stratosferike, të cilat do të sjellin vetëm dështim dhe falimentim të tyre.

Qeveria e taksave të larta rriti stokun e borxhit publik me 26 përqind,  pra Edi Rama ka marrë borxh brenda dy viteve sa një e katërta  e borxheve që kanë marrë të gjitha qeveritë marë së bashku në 23 vite, i ka hedhur në pikiatë investimet  publike, duke zbritur nivelin më të ulët të viteve të fundit në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto.

Ku shkojnë paratë e taksave të larta?  Ku shkojnë paratë e borxhit të rritur?

Këtë pyetje të pyetjeve shqiptarët nuk kanë përse ta shtrojnë më si pyetje, siç e kanë shtruar dhe siç e kemi shtruar disa herë përgjatë këtyre dy viteve.

Duhet ta shtrojnë dhe po e shtrojnë si akuzë. Duhet ta shtrojnë dhe po e shtrojnë si vendim.

Paratë shpërdorohen dhe vidhen në tendera dhe koncensione korruptivë,  në investime dhe shpenzime  luksi për miqtë, familjarët, shokët dhe ortakët, paratë avullojnë në kazanin e kontrabandës dhe të evazionit në favor të  një grushti oligarkësh dhe oborrit qeveritar.

Këtë kanë parashikuar edhe me buxhetin e ri. Këtë duan ta bëjnë përsëri. Ndaj duhen larguar, ndaj duhen shporrur.

Të  nderuar deputetë,

I shtrënguar në rrethimin e dështimeve, zarareve dhe skandaleve që nuk i ka njohur më parë ky vend, por duke dashur të vazhdojë avazin e tij, Edi Rama po trumbeton me të madhe se po bën shtet, se represioni, laku dhe dajaku  qeveritar në kurriz të qytetarëve nuk është asgjë më pak se sa një reformë e shtetformimit, siç ka dëshirë ta quajë ai.

Ai ka vajisur me paratë e korrupsionit dhe ka vënë në punë  gjithë makinerinë e tij propagandistike për të ngritur kultin e shtetformuesit, mitin e tij të shtetfomimit.

Me dashje apo nga injoranca ngatërron zbatimin e ligjit si një detyrë e çdo qeverie me shtetin dhe shtetformimin.

Me dashje apo nga injoranca fyen dhe lëndon me megalomaninë e tij një popull që ka ditur të  krijojë  rregulla dhe të jetojë në frymën e ligjeve të veta edhe në kohërat me të errëta të historisë.

Me dashje apo nga injoranca ngatërron lidhjen e pandashme mes ligjit, lirisë dhe së drejtës, tri nocione të shenjta të shoqërisë së hapur, që  japim e marrin, por nuk duhet të përplasen e fërkohen, siç na mësojnë korifenjtë e demokracisë.

Nuk na shkon mendja dhe nuk kemi as kohë, as dëshirë të debatojmë mbi këto rrafshe me një injorant  demagog që nga ligji  ka treguar herët se kupton pak, që veten e di mbi ligjin.

Por është detyra jonë të demaskojmë përdorimin prej tij të retorikës së ligjit si një alibi për arrogancën, arbitraritetin, shkeljet, abuzimet, korrupsionin, dështimet dhe dhunën mbi qytetarët shqiptarë.

Cili ligj qenka ai që godet lirinë dhe dinjitetin e sipërmarrësve duke u qëndruar me hanxhar mbi kohë sikur të mos ishin faktori numër një i punësimit dhe zhvillimit të vendit?

Cili ligj godet të drejtën e jetës? Cili ligj çoka njerëzit në vetëvrasje sepse nuk paguajnë dot llambën  e dritës?

Ligje të tilla nuk ka në demokraci. Ato janë ligjet e pashpirtësisë, ligjet e  oligarkisë.

Erdhën në pushtet duke  pretenduar se evazioni është 1 miliard euro.  Qeverisen dy vjet duke dekoruar e puthur me medalje njëri-tjetrin sikur po bënin një ndryshim historik në dogana dhe tatime. Papritur u plasi tullumbacja e informalitetit, evazionit  dhe kontrabandës në niveleve historike.

Çfarë kishin bërë, ku e kishin zbatimin e ligjit?

Gënjeshtër, rrenë dhe vetëm rrenë. Hipokrizi, hipokrizi dhe vetëm hipokrizi. Vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje.

Ulën planin, plasën aksionin e famshëm kundër evazionit, premtuan se do të mblidhnin 330 milionë dollarë  më shumë. Mblodhën 400 milionë dollarë më pak.

Nuk mund të ndodhte ndryshe. Nuk mund të luftohet kontrabanda dhe evazioni kur kontrabandistët dhe evazorët e mëdhenj janë pjesë e bandës qeveritare. Nuk mund të paguajë  sipërmarrja  e lirë për oligarkët e oborrit qeveritar.

Ligji që diferencon qytetarët, ligji që nuk është i barabartë për të gjithë, ligji i Edi Ramës dhe qeverisë së tij është një ligj i vdekur, një ligj që nuk e ngre por e shkatërron shtetin, nuk e garanton por e rrëzon përparimin dhe zhvillimin.

Në fakt  Edi Rama dhe Ilir Meta një “shtet” po mundohen ta ngrenë. Shtetin e të padrejtës.

Këtë e kanë bërë e po e bëjnë duke goditur themelet kushtetuese të ligjit, duke vjedhur zgjedhjet, duke vjedhur taksat, duke inkriminuar politikën.

Po bëjnë shtetin e të padrejtës që dhunon në mënyrë të hapur e të përsëritur, edhe kur paralajmërohet, edhe kur kapet duke dhunuar Kushtetutën e vendit.

Shtetin e së padrejtës që refuzon zbatimin e vendimeve të gjykatave.

Shtetin e të padrejtës që refuzon ekzekutimin e vendimeve të formës së prerë për të rikthyer në punë nëpunës civilë të hequr në kundërshtim me ligjin, për të zhdëmtuar pronarë, pronat e të cilëve janë shkatërruar në kundërshtim me ligjin, për të vënë para përgjegjësisë ligjore ata që dhunojnë, intimidojnë, terrorizojnë sipërmarrjen e lirë, biznesin e vogël, të mesëm apo të madh, me gjoba, ryshfete me qëndrime kryekëput antiligjore.

Shtetin e  të padrejtës që nga njëra anë, në përputhje me dispozitat e shkruara apo të ndryshuara të Kodit Penal mban për 80 ditë në qelitë e birucat e paraburgimit një berber sepse ka trishtuar emocionalisht një taksidare, por nga ana tjetër refuzon të nisë hetimin për aferën më të madhe korruptive në Europë që nga skandali “Lockhëd Martin”, vjedhjen 600 milionë euro të parave të shqiptarëve nga afera e përbashkët e kompanisë shtetërore CEZ dhe qeverisë shqiptarë, përkatësisht kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Kuvendit Ilir Meta.

Shtetin e të padrejtës që refuzon dhe bën gjithçka për të pamundësuar hetimin në aferat korruptive me paratë e shqiptarëve të denoncuara jo vetëm nga opozita, por dhe nga mediat ndërkombëtare dhe kombëtare, siç janë koncesionet e konceptuara dhe ndërtuara me një qëllim dhe vetëm me një qëllim, zhvatjen e parave publike të shqiptarëve për llogari të miqve, shokëve, ortakëve  dhe familjarëve, pra në konfliktit të hapur, në shkelje të hapur të ligjit për konfliktin e interesit.

Shtetin e të padrejtës që me urdhër politik të Edi Ramës liron nga burgu deputetin agresor dhe mban në burg qytetarët e agresuar.

Shtetin e së padrejtës që bën sikur skandalizohet me dy xhama të thyer nga dy-tre  protestues në  lumin prej njëqind e pesëdhjetë mijë protestuesish dhe jo me shtypjen dhunimin mashtrimin dhe vjedhjen që i bëhet ditën për diell miliona shqiptarëve e që i shtyn ata në dëshpërim, në vetëflijim e në arrati.

Shteti i së padrejtës që po ndërton Edi Rama, shtetin që është në kundërshtim dhe në armiqësi me parimet perëndimore të lirisë dhe demokracisë. Ne e konsiderojmë “non grata”, ne e refuzojmë, ne e luftojmë.

Shtetin e të padrejtës dhe gjithë demagogjinë që e mbështjell, gjithë spekulimet sikur opozita është kundër zbatimit të ligjit.

Ne jemi demokratë. Shteti i së drejtës dhe sundimi i ligjit janë të shenjta për ne. Sikurse është e shenjtë Liria dhe e Drejta e njeriut.

Për këto vlera ekzistojmë, për këto vlera të rrezikuara kemi ngritur e po ngremë në këmbë ne dhe mbarë Shqipërinë.

Por nuk jemi vetëm ne!

A ka njeri sot perveç atyre që i shërbejnë Edi Ramës që nuk sheh se në vend të 300 mijë vendeve të premtuara të punës, kemi 300 mijë vetë që kanë ikur e duan të braktisin vendin.

A ka njeri sot përveç atyre që i shërbejnë Edi Ramës që nuk sheh se në vend të shëndetësisë falas, është instaluar oligarkia plaçkitëse me mbi 300 milionë euro koncesione për miqtë e klientelën.

A ka njeri sot përveç atyre që i shërbejnë Edi Ramese që nuk sheh paligjshmërinë dhe inkriminimin, përfshirjen direkte të ministrit të Brendshëm në trafik droge.

A ka njeri sot përveç atyre që i shërbejnë Edi Ramës që nuk sheh se shteti i të drejtës ka rënë, ku për të njëjtën çështje deputetët agresorë lihen të lirë, qytetarët viktima mbahet në burg.

A ka njeri sot përveç atyre që i shërbejnë Edi Ramës që nuk sheh se mungojnë 400 milionë dollarë në dogana e tatime dhe se për një vit janë abuzuar 777 milionë euro në tendera sipas raporteve zyrtare të institucioneve të shtetit.

Kush nuk sheh se Edi Rama cakton 3 vjet burg për një kupon, ndërsa për vete ndalon me ligj hetimin e aferës më të madhe korruptive në vend, vjedhjes së shekullit 600 milionë euro, nuk është i mjegullt, por nxitës i dy standardeve.

Kush nuk sheh se vota, i vetmi instrument për ndërrimin e qeverisë është dhunuar, kërcënuar, blerë e manipuluar nga Edi Rama dhe Ilir Meta, nuk është i paditur por bashkëfajtor.

Por shqiptarët po e shohin çdo ditë se si po rritet shteti i të padrejtës, shteti i korruptuar dhe kriminal.

Ashtu siç po rritet çdo ditë revolta dhe kërkesa e qytetarëve për ta ndalur këtë klikë të paligjshme.

Vendimi është marrë.

Vendimin e kanë marrë qytetarët e vendit, ata që shohin më qartë nga të gjithë, ata që kanë sensin e drejtësisë; qytetarët janë të pagabueshëm.

Vendimin e kanë marrë qytetarët që duan një rrugë tjetër, një shteg të ri që sjell zhvillim, mirëqënie, drejtësi dhe barazi para ligjit.

Ky vendim është i pakthyeshëm, i paapelueshëm dhe i pandalshëm.

Ne i kamë dalë zot dhe do t’i prijmë deri në realizimin e tij.

Duke vijuar me protestën e nesërme, bashkimin e nesërm të zemrave dhe mendjeve të lira para Parlamentit.

Ju faleminderit !


Fjalimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në mbledhjen e Grupit Parlamentar, 16 Dhjetor 2015

 

Read More
16 Dhj
0

Shtohet banda e hajdutëve të Ramës, Rakip Suli i merr milionat me emrin e të birit

Partia Demokratike ka dorëzuar sot në Kuvend kërkesën për mbarimin e mandatit të deputetit Rakip Suli, pasi ka shkelur ligjin për konfliktin e interesit, duke përfituar fonde publike nga OSHEE.

Milionat që merr çdo muaj nga OSHEE, sjellin automatikisht papajtueshmërinë e mandatit të deputetit të Ramës.

Pas denoncimit tonë tre ditë më parë, Suli e pranoi se godina e tij ka kontratë qiraje me OSHEE, por tha se ai nuk ka më aksione në këtë biznes.

Dokumenti i QKR që keni në ekran, tregon se tashmë aksionet i ka Saimir Suli, djali i deputetit.

Dhe ligji 9367, pika 1 e nenit 24, ndalon kontratat apo përfitimet me fondet publike edhe për familjarët e deputetit, fëmijët e tij madhorë, siç është në këtë rast me djalin e zotit Suli.

Ky është një rast i përsëritur i abuzimit, i zvhatjes së milionave të parave të shqiptarëve nga deputetët e Edi Ramës.

Ky është shteti i korruptuar i Edi Ramës, ku në çdo drejtim, në çdo fushë është ngritur skema e ndarjes së milionave.

Banda e hajdutëve të OSHEE, me porosi të Edi Ramës vazhdon të shpërndajë pako me miliona për njerëzit e kryeministrit, ndërkohë që me dhunën dhe arbitraritetin që tregon çdo javë lë pas një viktimë, një qytetar apo familjar të pamundur që nuk përballon dot errësirën në këtë dimër të ftohtë.

Kështu i zhvasin milionat këta. Ilir Beqa bën sikur heq dorë nga firma e tij, dhe merr 31 tendera me mbi 11 milionë dollarë, sadri abazi po ashtu, merr 970 milionë lekë, Kokëdhima merr miliarda. Kështu pasurohet banda e Edi Ramës dhe 40 hajdutëve të tij.

Për këto abuzime, vjedhje e padrejtësi, Populli është në këmbë. Revolta do ta ndalë shtetin e korruptur të Edi Ramës. Nesër në orën 10, në dyert e parlamentit qytetarët do të tregojnë se ata janë zot të vendit.

Dokumenti i QKR qe tregon se deputeti Suli ia ka kaluar biznesin djalit te tij


Deklarata për mediat e Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun, Grida Duma, 16 Dhjetor 2015

 

Read More
15 Dhj
0

Rama nuk kërkon falje, mbron bunkerin e xhelatët nga Shkodra

Edi Rama konfirmoi sot degradimin e tij të plotë politik e moral, duke u shfaqur i habitur dhe duke fajësuar popullin që është në revoltë edhe për dekoratat e tij për xhelatët e diktaturës.
Edhe më keq, nga Shkodra, Edi Rama zgjodhi të merrte në mbrojtje bunkerin, simbolin e izolimit dhe të paranojës shkatërruese të komunizmit.
Edi Rama e kishte në dorë, të hiqte dorë nga dekorimi, ti anullonte medaljet e tij për persekutorët, por zgjodhi sot ti qëndrojë deri në fund këtij akti kriminal e provokues.
Në vend se të kërkonte falje, ai zgjodhi tamam Shkodrën për të fyer qytetarët duke i quajtur të marrë pse nuk e duan bunkerin, pse janë kundër simbolit të regjimit më të egër komunist të lindjes.
Ky çudan, i përçudnuar hajdut e arrogant, bën të paditurin edhe kur qytetarët revoltohen për deklaratat e tij raciste, përçarëse, e nxitëse të urrjetjes mes shqiptarëve.
Partia Demokratike i bën të ditur Edi Ramës se populli është në këmbë për gjithë perversitetet e tij të përziera me korrupsion e krim, prandaj të mos habitet aspak.
Populli nuk është thjesht në këmbë. Populli është ngritur për ta larguar atë, për ta shporrur bashkë me bandën e tij të hajdutëve.
Edi Rama do të japë llogari deri më një, për fyerjet, provokimet, për aktet që rikthejnë të kaluarën e dhimbshme me të cilën shqiptarët janë ndarë me gjak e sakrificë.
Ai do të japë llogari për çdo të keqe që po i shkakton sot popullit, për çdo qindarkë që po i vjedh.
Të enjten para Parlamentit qytetarët do të tregojnë se ata janë zot të vendit, dhe ai është dhe ishte thjesht një aksident i shëmtuar i historisë sonë.


Deklarata për mediat e Nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edi Paloka, 15 Dhjetor 2015

Read More
15 Dhj
0

Basha me drejtues të lartë të PPE dhe CDU:  Qeverisja e sotme, rrezik që i kanoset demokracisë dhe shtetit ligjor

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mori pjesë në Kongresin e partisë së kancelares Angela Merkel CDU, mbajtur në Karlsruhe. Gjatë punimeve të kongresit, zoti Basha u takua dhe bashkëbisedoi me drejtues të lartë CDU-së dhe Partisë Popullore Europiane, me eurodeputetë, deputetë të Bundestagut, ministra të kabinetit qeveritar, etj.

Korrupsioni, krimi me lidhje qeveritare, rënia e shtetit ligjor dhe shkatërrimi i zgjedhjeve si shkaqet kryesore të krizës ekonomike, politike dhe sociale ishin në qendër të diskutimeve që zoti Basha zhvilloi me presidentin e Partisë Popullore Europiane Joseph Daul, kryetarin e Parlamentit të Gjermanisë Norbert Lammert, kryetarin e Komisionit të Çështjeve Europiane në Bundestag Gunther Krichbaum,  kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian  Elmar Brok, me zëvendëspresidentin e Partisë Popullore Europiane dhe eurodeputetin gjerman David Mcallister,  ministrin e Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere me Sekretarin e Përgjithshëm të CDU-së Peter Tauber, kryetari i grupit parlamentar të CDU-së Andreas Lammel etj.

Kryetari i Partisë Demokratike ka shprehur shqetësimet për situatën e rëndë që po kalon vendi ku Edi Rama ka instaluar shtetin e të padrejtës i cili dhunon qytetarët duke shkelur ligjet e vendit dhe mbron krimin e korrupsionin duke bllokuar hetimet për megaaferat korruptive, siç është afera CEZ prej 600 milionë eurosh dhe ministrat e zhytur deri në fyt në vedhje dhe lidhje me krimin e narkotrafikantët, ndër të cilët është ministri i Brendshëm i faktuar botërisht për lidhjet e tij me narkotrafikun. Revolta popullore që ka shpërthyer në të gjithë vendin dhe numri i lartë i azilkërkuesve shqiptarë është dëshmia më e qartë e situatës së rëndë ekonomike, papunësisë që shtohet dhe dhunës qeveritare ndaj të pamundurve, theksoi zoti Basha.

Buxheti i ri me rritje taksash, dhe shpenzime për luks qeveritar dhe asnjë investim për hapje vendesh të reja pune, tregon se qeveria “Rama” nuk ka asnjë plan per nxjerrjen e vendit nga kriza por do ta thellojë atë dhe vjedhjen e korrupsionin.

Të gjitha kategoritë shoqërore ndihen të goditura dhe të poshtëruara, theksoi kreu democrat, dhe ndaj vazhdimi i kesaj keqqeverisje është një humbje më e madhe, një kosto shtesë për vendin, për çdo familje, për çdo shqiptar dhe një rrezik i madh që i kanoset demokracisë dhe shtetit ligjor.

Kjo gjendje po shton revoltën dhe zemëratën popullore, e cila po përkthehet në protesta të njëpasnjëshme, tha zoti Basha, duke sjellë në vemendje pjesëmarrjen në mitingun madhështor të datës 8 dhjetor.

Zoti Basha i ka njohur bashkëbiseduesit me programin qeverisës të Partisë Demokratike i cili synon t’i japë frymëmarrje ekonomisë përmes uljes së taksave, një klime pozitive besimi që do të kontribuojë në vende të reja pune me paga më të mira. Ky program i cili hartohet edhe me asistencën e partive simotra gëzon një mbështetje të madhe të qytetarëve dhe sipërmarrësve, deklaroi zoti Basha.

Bashkëbiseduesit janë interesuar dhe për ecurinë e procesit të dekriminalizimit, ligj për të cilin sipas zotit Basha pritet të miratohet së shpejti. Kryetari i Partisë Demokratike shprehu shqetësimin për zbatimin e tij nga kreu i Partisë Socialiste i cili është autori kryesorë i  promovimit të  personave të inkriminuar në poste të rëndësishme të administratës, qeverisë dhe në Parlament.

Shitblerja e votës, një fenomen i shfaqur masivisht në zgjedhjet e fundit vendore qe u reflektua ne raportin e OSBE- ODHIR-it, ishte çështje që dominoi diskutimet mes zoti Basha dhe personaliteteve të larta të politikës gjermane dhe europiane.

Me këtë qeveri të faktuar si shkatërruesja e zgjedhjeve vendore, Basha tha se Shqipëria nuk mund të ketë një proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor dhe as zgjidhje për situatën e  rëndë ekonomike. Zgjidhja, theksoi Basha, eshte qeveria teknike e cila do të përgatise dhr garantoje zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kryetari i Partisë Demokratike pati një bashkëbisedim edhe me kancelaren Angela Merkel të cilën e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Shqipërisë sikundër vuri në pah shpresën e tij se Gjermania do të jetë në mbështetje të ëndrrës europiane të shqiptareve ashtu siç mbështeti fuqimisht dhe liberalizimin e vizave.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 15 Dhjetor 2015

Read More
15 Dhj
0

Shteti i korruptuar i Edi Ramës, ja si ndahen vendet e punës në burgje si plaçkë lufte

Çdo ditë e më tepër, çdo shqiptar po bindet se Edi Rama është në krye të një shteti të korruptuar, kriminal, nepotik e partiak.

Justifikimet e tij për papunësinë në rritje, dhe për pakënaqësinë në rritje ndaj tij edhe brenda partisë socialiste, se ai po bën shtet dhe jo punësime në shtet, janë qesharake dhe nuk ia beson më askush.

Kemi sot këtu, një letër konfidenciale që zëvendësdrejtori i përgjithshëm burgjeve, Bledar Skenderi, ia drejton Edi Ramës, ku tregohet se si, në të vërtetë, kryhen punësimet në shtetin e Edi Ramës.

Ky zyrtar i lartë e informon Edi Ramën se nga tetori i vitit 2013 e deri në gushtin e 2014, nga 762 emërime, vetëm 300 i ka bërë partia socialiste, ndërsa 462 i ka bërë LSI.

Zyrtari i Lartë ankohet se LSI nuk po respekton marrëveshjen për ndarjen e pushtetit.

Ky zyrtar ankohet se disa drejtorë burgjesh, punësojnë njerëz sipas dëshirave të tyre dhe nuk marrin në konsideratëe listën zyrtare me emra që i ka çuar Partia Socialiste.

“Në përgjithësi të gjitha emrërimet në stafet drejtuese të policisë së burgjeve (shefa policie dhe oficerë) janë marë nga jashtë sistemit, njerëz jo me formimin e duhur profesional dhe kjo po cënon rëndë sigurinë në këto institucione”, kështu shprehet zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve.

Ai i sugjeron Ramës që Partia Socialiste duhet të marrë nën drejtim burgun e Fierit pasi aty ka 700 vende pune.

Ja pra kush është shteti i Edi Ramës.

Një shtet që trajtohet si plaçkë që ndahet mes aleatëve si tortë e pushtetit.

Një shtet i korruptuar, ku punësimet bëhen ose me firmë të partisë ose me lek nën dorë.

Një shtet kriminal që në këtë rast, ka vënë në rrezik edhe sigurinë në burgje për shkak të babëzisë për të trafikuar vendet e punës sipas interesit financiar dhe partiak.

Pikërisht këtë shtet jemi ngritur ta shporrim, bashkë me shqiptarët.

Partia Demokratike ju ben thirrje, Të enjten në orën 10, të rimblidhemi në dyert e Parlamentit.

1-Letra konfidenciale e zv-drejtorit te Burgjeve per Ramen 2-Letra konfidenciale e zv-drejtorit te Burgjeve per Ramen 3-Letra konfidenciale e zv-drejtorit te Burgjeve per Ramen


Deklarata për mediat e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Arben Ristani, 15 Dhjetor 2015

 

Read More
14 Dhj
0

Shteti i korruptuar i Ramës, deputetët e ministrat sekserë të punësimit

Edi Rama thotë se po bën shtet, dhe ka ardhur për të bërë shtet jo për të punësuar njerëzit në shtet.

Kjo sigurisht është një prej gënjeshtrave e mashtrimeve të koleksionit të tij.

Ai në fakt është në krye të një shteti të korruptuar, kriminal, një ngrehine me lidhje nepotike, ku në punë të fut vetëm paraja dhe njohja me deputetin e ministrin.

Ja cfarë ndodh në drejtorinë e Burgjeve.

Ky dokument konfidencial, që qëndron në tavolinën e Drejtorit si kujtesë për të, tregon të punësuarit, dhe në krah të tyre, sekserin.

Në 6 raste, sekseri është Saimir Tahiri.

Në 11 raste, sekseri është fatmir Xhafaj.

Në 6 raste, sekseri është ministrja kushërirë, Milena Harito.

Në 5 raste, sekseri është Ditmir Bushati

Në 4 raste, sekserja është Lindita Nikolla

Në 6 raste, sekseri është Rakip Suli.

Në 4 raste, sekseri është Sadri Abazi.

Në 7 raste, sekserja është Vasilika Hysi

Në 6 raste, sekseri është Besnik Bare.

Në 7 raste, sekseri është Pandeli Majko

Ky pra është shteti i Edi Ramës.

Një shtet i korruptuar, tribal, që funksionon me lidhje nepoltike e me rekrutime me para në dorë.

Skandale si këto e një qeverie të zhytur në korrupsion e krim e kanë ngritur popullin në këmbë.

Padrejtësi si këto kanë nxitur revoltën e madhe popullore.

Ndaj qytetarët, të majtë e të djahtë, pa dallim, janë në këtë protestë për ta shporrur këtë shtet të korruptuar e kriminal.

Me 17 dhjetor, të enjten, në dyert e parlamentit për të ndalur qeverinë më të korruptuar të popullit më të varfër në Europë.

  Lista e emerimeve ne Drejtorine e Pergjithshme te BurgjeveLista 2Lista 3


Deklarata për mediat e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj, 14 Dhjetor 2015

Read More
13 Dhj
0

Shteti i korruptuar i Edi Ramës, miliona në muaj edhe për deputetin Rakip Suli

Me mijëra euro kosto nga taksat e shqiptarëve me transmetimet live disa orë në ditë, Edi Rama po predikon të kundërtën e asaj që po bën në realitet.

Flet për shtet, shtet, shtet, por edhe të pranishmit në sallat e tij, ata që janë thirrur me listë, nuk e besojnë më.

Nuk e besojnë sepse të gjithë e dinë, dhe e shohin se Edi Rama ka ngritur e po mban me thonj, një shtet të korruptuar e kriminal.

Një ngrehinë të kthyer në biznes, që ai, ministrat, deputetët dhe klientët e tij të marrin çdo ditë miliona për veten e tyre.

Ne kemi denoncuar me prova e me fakte, tenderat, koncesionet, milionat e shpërndara nga Edi Rama në rrethin e tij të ngushtë.

Ja cilin shtet përfaqëson Edi Rama;

Shtetin, ku OSHEE, pasi ka dhënë 5 miliardë lekë për carapulin ndërtuesin e sarajeve të Ramës, 970 milionë për Sadri Abazin, 850 milionë për safet gjicin, 340 milionë për pjerin ndreun, ka menduar edhe për një deputet tjetër të Ramës, Rakip Sulin.

Do marrë edhe ai hisen e tij, sepse me porosi të Ramës, godina që ka në autostradën Tiranë-Durrës, Aurora Grup, është marrë me qira nga OSHEE.

Për një kat në këtë godinë, Rakip Suli, deputeti merr nga OSHEE miliona lekë në muaj. Ndërkohë që banda e hajdutëve të Ramës, që vazhdon tu marrë jetën qytetarëve e kryefamiljarëve, se nuk kanë mundësi të paguajnë e janë në errësirë në këtë dimër të ftohtë, ka vendosur të trefishojë shpërblimin për deputetin e Ramës, pasi po i merr dhe dy katet e tjera me qira.

Ky pra është shteti i Edi Ramës. Vjedh dhe ndan miliona me miqtë, ministrat e deputetët.

Ky është shteti i korruptuar e kriminal, një shtet tribal hajdutësh, që duhet ta largojmë sa më parë.

Një shtet që zhvat e abuzon me paratë e pasuritë publike, dhe që ka ngritur popullin në këmbë.

Revolta po rritet cdo ditë e më shumë, dhe shqiptarët do ta shporrin këtë shtet gjakpirës, e nuk do ta lënë të gëzojë më asnjë fond, asnjë taksë, asnjë pasuri të vendit.

Të enjten me 17 dhjetor, në këmbë në dyert e Parlamentit.


Deklarata për mediat e Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun, Grida Duma, 13 Dhjetor 2015

 

Read More
12 Dhj
0

Nisim të enjten sezonin e protestave për largimin e qeverisë

Pyetje:  Çfarë u diskutua në këtë mbledhje dhe cila do të jetë protesta e radhës?

Basha: Thash se do më pyesje se për kë bien këmbanat?! Këmbanat bien për qytetarët shqiptarë, për një bashkim të madh të enjten me datë 17 para Kuvendit të Shqipërisë ku banda kriminale në pushtet që mbylli me ligj hetimin e vjedhjes më të madhe, vjedhjes së shekullit prej 600 milionë euro. Dëshiron të rikuperojë para duke vendosur taksa të reja, me taksa më të larta për vitin 2016. Në Kuvendin e Shqipërisë të enjten dentistët, avokatët, llogaritarët, të vetëpunësuarit, biznesi i vogël, i mesëm apo i madh do të duhet që sipas llogarisë së kusarisë që e çuan veten në qeveri të fusin duart më thellë në xhepat e tyre paguar hajninë e tyre gjatë vitit që po mbyllim vitin 2015 dhe vitin e ardhshëm.

Në Kuvendin e Shqipërisë ku fermerëve vitin e ardhshëm jo vetëm që nuk i shkon asnjë lek më shumë për të zgjidhur hallet e tyre që sa vijnë e shtohen por ju pakësohen të gjitha mbështetjet, subvencionet, investimet dhe padyshim ju shtohet barra për të kultivuar tokën apo për të rritur, mbarështuar kategoritë e blegtorive me të cilat merret, duke iu bërë jetën e tyre edhe më të vështirë.

Në Kuvendin e Shqipërisë ku studentëve duke nisur që nga viti i ardhshëm do ju shtrenjtohet më tej shkollimi.

Kuvendin e Shqipërisë ku pensionistëve nuk ju jepet më asnjë shtesë, madje as indeksim.

Kuvendin e Shqipërisë ku ndonëse papunësia po rritet ditë për ditë po shtyn drejt akteve ekstreme të flijimit edhe vetë militantët e harruar të Partisë Socialistëve, siç ishte rasti i dhimbshëm sot në Përrenjas, rast të cilin sot dua ta ngushëlloj familjen e Fluturimit të gjendur sipas informacioneve tona, për muaj në mbërthimin e errësirës dhe se drita iu erdhi vetëm pasi i afërmvi i tyre u largua nga një akt i dëshpëruar nga  jeta, e ku mijëra e mijëra të pamundur të tjerë në vend që të shohin te qeveria mundësi për t’i mbështetur me ndihmë ekonomike. Ndihma ekonomike vjen duke pakësuar vitin e ardhshëm, ndërsa varfëria shtohet, pagesa e papunësisë pakësohet, ndihma ekonomike pakësohet, por rritet paraja që Edi Rama, Ilir Beqaj, Arben Ahmetaj, Saimir Tahiri, Damian Gjiknuri dhe hajdutët e tjerë të kësaj bande kusarie, së bashku me ortakun e tyre Ilir Metën dhe LSI do të vjedhin përmes tenderave korruptivë paratë e shqiptarëve rrush e kumbulla në “Benza”, “Jaguar”, zyra të reja, perde, kolltuqe ku të rehatohen e të mendojnë se si të vjedhin më shumë e si t’ia nxijnë jetën më shumë qytetarëve shqiptarë.

Pra shkurt, të enjten brenda në Parlament banda e kusarëve do të mundohet të konfirmojë me kartonat shurdhë-memece të deputetëve, të pakicës oligarkike në Shqipëri, atë që shumica e shqiptarëve demokratë, socialistë nuk e duan. Një buxhet të konfirmimit të krizës, një buxhet të konfirmimit të dështimit të kësaj qeverisje, një buxhet të konfimimit të katastrofës kombëtare.

Ne do të përpiqemi ta ndalojmë me çdo kusht brenda në Parlament me deputetët tanë dhe jashtë me gjithë qytetarët shqiptarë me gjithë shtresat që përmenda e dhjetëra të tjerë, grupe interesi të cilët e gjejnë veten e tyre të goditur në palcë nga ky nbuxhet dhe të tjerë që do të shtohen. Dhe siç na u bashkuan me 8 dhjetorë për të ndalur këtë katastrofë kombëtare dhe për të larguar këtë qeveri për zgjedhjet e parakohshme parlamentare me një qeveri teknike dhe për t’iu ofruar shqiptarëve më shumë në këtë dimër të ftohtë, shpresën, ngrohtësinë dhe një programi të realizueshëm për investime do që do të hapin më shumë vende pune, për taksa më të ulëta, për vende pune me rroga më të mira që është dhe alternativa e Partisë Demokratike që po përgatit dhe ndan me shqiptarët anembanë Shqipërisë. Kjo është thirrja që ne iu drejtojmë qytetarëve sot. Ky është vendimi i kryesisë së Partisë Demokratike. Sezoni i protestave nis për të mos u ndalur deri në largimin e qeverisë Rama-Meta .

Pyetje: Z.Basha ju thatë me çdo kush, ndërkohë që qeveria ju ka akuzuar për dëme të shkaktuara në protestën e parë. Si do të jetë kjo protestë?

Basha: Unë mendoj se ia kemi dhënë përgjigjen qeverisë. Qytetarët shqiptarë ia dhanë përgjigjen masivisht me 8 dhjetor, do t’ia japin përgjigjen me 17 e deri sa kjo qeveri ta kuptojë se nuk përfaqëson më shqiptarët por vetëm bandën e hajdutëve me të cilët është kthyer me vullnetin e saj më të lirë.


Prononcim për mediat i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas mbledhjes së kryesisë, 12 Dhjetor 2015

 

Read More