Blog

17 Nën
0

Prononcim i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas takimit me ambasadorin amerikan Donald Lu

Pyetje: Z.Basha ishte një takim i gjatë 60 minuta me ambasadorin amerikan Lu, një çështje që është tjetër e nxehtë është edhe çështja “CEZ”, që po diskutohet aktualisht në Komisioni e Ligjeve, ka një qëndrim për këtë?

Basha: Gjendja në vend është shumë e rëndë dhe arsyet e kësaj krize ekonomike, politike dhe psikologjike që po kalojnë shqiptarët, rrënjët e të keqes janë inkriminimi i politikës, korrupsioni i pandëshkuar i zyrtarëve të lartë dhe aftësia jo e më të mirëve dhe më të aftëve për të përparuar në ekonomi, në biznes, në shkollë dhe në politikë, por aftësia e krimit për t’iu imponuar në vendimmarrje në çdo fushë të jetës.

Ndaj Partia Demokratike dhe unë personalisht qëndrojmë të vendosur për të çuar deri në fund aksionin tonë politik, për dekriminalizimin e politikës, të vendimmarrjes për vënien para drejtësisë të ministrave të korruptuar, të deputetëve të korruptuar, zyrtarëve të lartë të korruptuar, si një parakusht për të kthyer besimin te drejtësia shqiptare, si parakusht për të përgatitur zgjedhja të vërteta demokratike,  zgjedhja të lira dhe të ndershme ku qytetarët të kenë mundësi të zgjedhin midis fitores, ofertave dhe programeve politike dhe jo nga njëra anë e një oferte politike dhe programe politike, siç është ajo e PD-së që po shpaloset ditë për ditë me qytetarët shqiptarë për uljen e taksave, për luftën kundër korrupsionit, për kthimin në ekonomi të 500 milionë eurove. Dhe nga ana tjetër një shumicë e cila në mungesë të ofertës përpiqet të imponohet përmes muskulit kriminal dhe zyrtarëve të korruptuar. Lekët që marrin  nga tenderat publikë, nga koncesionet, nga pasuritë e shqiptarëve po përgatiten që të imponojnë në zgjedhjet e ardhshme  vullnetin e tyre dhe jo vullnetin e qytetarëve. Kjo është një gamë e madhe problematikash që unë e kam në qendër të vëmendjes time, jo vetëm me diskutimet me qytetarët por edhe në diskutimet me partnerët tanë ndërkombëtarë, nga të cilët kam gjetur dhe kam mbështetjen e jashtëzakonshme për axhendën dhe aksionin tonë politik.

Cili është ky aksion?

Së pari, përfundimi pa vonesë, pa kushte i ligjit për dekriminalizimin dhe akteve shoqëruese kushtetuese dhe nënligjore  për të nisur menjëherë implementimin e tij. Për të larguar një orë e më parë nga Parlamenti shqiptar, nga kryesimi i bashkive shqiptare dhe nga administrata publike shqiptare i personave me rekorde të tmerrshme kriminale i trafikantëve, kriminelëve, vrasësve, i njerëzve të krimit të organizuar.

Së dyti, një luftë frontale kundër korrupsionit. Korrupsioni, vjedhja e parave të shqiptarëve nga qeveritarët, nga zyrtarët e lartë është sot një plagë e paprecedentë në Ballkan. Po në Shqipëri jo vetëm që vidhet, vidhet haptazi por hajdutët rrahin gjoksin. Nuk ka kryeministër në Ballkan apo në Europë që pasi të jetë denoncuar se po përgatitet të japë 5 milionë dollarë nga kompania e OSHE-së  ndërtuesit të vilës së tij, jo vetëm të mos të sprapset nga ky akt, por edhe të rrahë gjoksin për këtë vjedhje të pashembullt që po i bënë parave të shqiptarëve.

Nuk ka kryeministër në Europë si kryeministri shqiptar i cili pasi konfrontohet nga të dhëna të pakundërshtueshme të hajdutërisë së ministrave të tij. Të Beqës llogaria e të cilit ka shkuar 31 milionë euro tendera. Të Arben Ahmetaj që ka duart dhe gishtat e tij në çdo aferë korruptive në vend. Të Mimi Kodhelit, të Damian Gjiknurit, apo të ministrit të Brendshëm që është bërë palë me krimin në vend që të luftojë krimin që të vazhdojë të ndihet krenar dhe të shprehet krenar para nj populli që varfërohet ditë për ditë.

Kjo është një situatë dramatike dhe nëse nuk ka refleksion, nëse nuk ka bashkëpunim për të ecur përpara me dekriminalzimin dhe me hapat që duhet të hedhim për zgjedhje të vërteta demokratike, zgjedhje të ndershme dhe të lira për shqiptarët atëherë nuk mbetet asgjë tjetër veçse ta përballim këtë qeveri me vullnetin e qytetarëve, me të gjitha format dhe mënyrat demokratike deri në largimin e saj.

Pyetje : Deri kur do të prisni për refleksion?

Basha: Siç ju thashë kemi mbështetjen e plotë të partnerëve tanë të cilët sigurisht na kanë garantuar, na garantojnë se do të bëjnë gjithçka për të mbështetur objektivat tona të drejta, objektiva që u shërbejnë shqiptarëve dhe Shqipërisë, dhe jo thjesht një partie politike dhe ne e vlerësojmë shumë këtë mbështetje. Por ashtu sikundër PD, unë, qytetarët shqiptarë e shohim që ora po troket po kështu edhe partnerët ndërkombëtarë po e shohin që ora e vendimmarrjeve të mëdha po vjen. Do ti marrim këto vendimmarrje bashkë me kundërshtarët tanë politik apo do ti marrim pa ta, kjo nuk është në dorën tonë është në dorën e kundërshtarëve tanë politikë. Sot ju bëj një thirrje të fundit, të reflektojnë pa vonesë për ligjin për dekriminalizimin, të reflektojnë pa vonesë për gjendjen e mjerë të ekonomisë shqiptare  si rezultat i korrupsionit dhe hajdutërisë ose përndryshe në ditët dhe javët në vazhdim do të përballen me një aksion masiv, popullor, të Partisë Demokratike.

Pyetje: Këto që na thatë neve, i keni diskutuar me ambasadorin amerikan?

Basha:  Siç ju thashë me partnerët tanë ndërkombëtarë problematikën e madhe me të cilën gjendet sot shqiptarët, varfërinë, depresionin, klimën e biznesit, mijëra vende pune të shkatërruara si rezultat i politikës së kërbaçit, i selektivitetit, i korrupsionit qeveritar, vrasjen e shpresës për qindra e mijëra të tjerë që kërkojnë  të largohen nga vendi, ose janë larguar tashmë duke kërkuar azil në vendet e  BE. Rrugët e zgjidhjes që kalojnë patjetër përmes dekriminalizimit të politikës si hapi i parë dhe më i rëndësishëm edhe për një vendimmarrje të drejtë, edhe për të siguruar lirinë e votës, edhe për një sërë masash të tjera për të luftuar korrupsionin galopant në Shqipërie, korrupsionin e ministrave, deputetëve dhe zyrtarëve të lartë.

Pyetje: Ku ka mbetur dekriminalizimi z.Basha?

Basha: Ka mbetur tek refuzimi i qeverisë kriminelët e futur në poste publike nga kryeministri Rama, tek dispozitat e këtij ligji pra për ti lënë ata të largohen nga sferat e vendimmarrjes publike, nga zyrat që kanë zaptuar në kundërshtim me parimet e ligjit që ne kemi tashmë gati.

Pyetje: A do të tërhiqet PD nga testi i drogës?

Basha: Testin e drogës PD nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë tërheqje por kjo nuk e pengon aspak ligjin që të shkojë në Parlament dhe të votohet me gjithë dispozitat e tjera të rëna tashmë dakord.

Pyetje:  Sot për pak minuta ju thatë dy herë që duhet të marrim masa për të luftuar dhe çuar përpara drejtësisë ministrat e korruptuar. Se keni thënë ndonjëherë tjetër, ka ndonjë nisëm për këtë, çfarë do të ndodhë?

Basha: Ne për më shumë se një muaj kemi denoncuar aferat korruptive të ministrave qeverisë Rama, të vetë kryeministrit dhe padyshim efekti dhe qëllimi i këtyre denoncimeve nuk ka qenë thjesht të bëjmë transparencën para qytetarëve, por edhe të vëmë në lëvizje mekanizmat për ti përballur këta ministra të korruptuar, njerëzit që janë përgjegjës sot bashkë me kryeministrin për vjedhjen e 1 milionë dollarëve në ditë vetëm nga doganat dhe tatimet, për 777 milionë  dollarëve të tjerë nga tenderët dhe prokurimet, për ti vënë ata para drejtësisë. Koha kur nga njëra anë shumica dërrmuese e qytetarëve luftojnë për bukën e gojës dhe në fund  të ditës mezi ja dalin, dhe nga ana tjetër qeveritarët e këtij vendi jetojnë në luks të shfrenuar, me vila, automjete luksoze, në orë që kushtojnë më shumë se shtëpitë e një shqiptari. Duhet të marrë fund.

Pyetje: Ju flisni se qytetarët duhet të largojnë këtë qeveri, e keni fjalën për zgjedhje të parakohshme?

Basha:  Padyshim që zgjedhjet e parakohshme dhe një qeveri teknike që do ti paraprijë zgjedhjeve të parakohshme është një ndër opsionet politike që PD shtron në tavolinë. Por sot për sot ne insistojmë në përmbushjen e axhendës që është edhe aksioni ynë politik, ligji për dekriminalzimin për t’i hapur rrugë një politike të pastër, që është e denjë për shqiptarët dhe Shqipërinë.

Faleminderit!


Prononcim për mediat i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas takimit me ambasadorin amerikan Donald Lu, 17 Nentor 2015

Read More
17 Nën
0

Thellohet korrupsioni në shendetësi, Beqa milliona për të blerë heshtjen e të arrestuarit

Skandalet korruptive në shendetësi, në sektorin më jetik në vend po thellohen.

Dosja e vjedhjeve dhe abuzimeve po zmadhohet çdo ditë, sipas skemës që ka ngritur Edi Rama me Ilir Beqën.

Kompani nën hetim me pronarë të arrestuar për skandalin e faturave fiktive fitojnë edhe sot tendera me firmën e Ilir Beqajt.

Marrin miliona nga paratë që duhej të shkonin për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e qytetarëve shqiptarë, që duhet të shkonin për të sëmurët kronikë, pensionistët, personat me aftësi të kufizuar, gratë e fëmijët.

Kamerat mund të fokusojnë tre tenderat e “freskët”:

Siç e shikoni, buletini i djeshëm i APP tregon që Beqaj i ka dhënë Omegafarmës, pronari i të cilës është nën arrest dhe hetohet për korrupsion e abuzim, 3 tendera: në Spitalin e Vlorës, Gjirokastrës dhe Durrësit, në vlerën totale 310 milionë lekë.

Këto tendera i shtohen atyre që Omegafarma mori para disa ditësh. Në buletinin e APP dt 2 nëntor 2015, del se Ministri jo vetëm i dha disa tendera Omegës, (fq 110 – 112), por nxitoi të lidhte edhe kontratën duke i çuar mesazhin pronarit që ai do ta mbronte deri në fund, në këmbim të heshtjes së tij.

Dhe këto tendera ndjekin dhjetra të tjerë që Omega ka marrë këto dy vite me firmën e Beqës.

Ju kujtojmë këtu që Omegafarma është akuzuar dhe është nën hetim për abuzim masiv me faturat fiktive. Prokuroria deri tani ka vlerësuar që dëmi i shkaktuar ga kjo kompani vetëm për një ilaç: Ketosterili, shkon mbi 2,2 mln euro.

Ndaj Beqaj po vazhdon ti japë tendera Omegafarmës, pasi kërkon të blejë me paratë e qytetarëve shqiptarë, heshtjen e pronarit në burg. Nëse Nadiri flet, ska magjistar ta shpëtojë Beqën nga burgu.

Kështu, Beqa po vazhdon ti japë tendera e miliona Nadirit, që të mos bëhet shok qelie me të.

Ministri Beqaj është në hall të madh pasi ka qenë në dijeni që ditën e parë për të gjithë skandalin e insulinave, ketosterilit dhe ilaçeve të tjera të shtrenjta.

Ministri është në hall të madh se ka frikë që Nadiri pas hekurave mund  t’i dalë jashtë kontrollit, të flasë e të tregojë gjithë skemën e vjedhjes me faturat fiktive;

PD i bën thirrje prokurorisë që të thellojë hetimet për këtë megaskandal pasi pazari në kurriz të shëndetit të qytetarëve është krim mbi krimet që duhet ndëshkur me forcën e ligjit.

Omegafarma kryente 90% të fiktivitetit në tregun farmaceutik, dhe abuzimi shkon shumë më tepër së 2.2 mln euro.

Ja konkretisht;

Abuzimi me Insulinat:

Për 7 lloje insulinash, vetëm Omegafarma në vetëm 3 muaj ka lëshuar fatura fiktive për 116,117 pena me vlerë rimbursimi 950,517,110 lekë.

Në total sasia e faturave fiktive për këto Insulina është 152,415 pena me vlerë rimbursimi  1,260,587,030 lekë.

Për këto Insulina, depot importuese kanë deklaruar se i kanë bërë dalje depove shpërndarëse dhe farmacive 67,140 pena, kurse depot shperndarëse kanë bërë dalje 219,555 pena, pra shkurt 70% fiktivitet. Dhe fiktivitetin më të madh e ka bërë vetëm një depo, Omegafarma. Dhe për këtë skandal, Ministri ka qenë në dijeni të plotë.

Kjo vjedhje është lehtësisht e verifikueshme sepse Fondi ka informacionin që dërgojnë çdo muaj depot importuese dhe mjafton ta krahasosh atë me konsumin mujor, del diferenca dhe merren masat e menjëhershme për stopuar vjedhjen.

Abuzimi me barnat e tjera të shtrenjta;

Vetëm në një ditë, një farmaci E&E ka bërë dalje për Omegën

– 83,000 flakonë SERETIDE 50/500 me vlerë 5,5 miliardë lekë (një flakon kushton 66,000 lekë)

– 45,098 flakonë për SERETIDE 50/250 me vlerë 2.6 miliardë lekë (një flakon kushton 59 mijë lekë)

– 32400 flakonë – vlerë 727 milionë lekë

– 4500 flakonë me vlerë 200 milionë lekë

As fabrikat nuk kanë sasira kaq të mëdha, mendoni një farmaci e cila me ligj nuk mund të shesë me shumicë, pro vetëm me pakicë. Përveç faktit që ligji është shkelur me të dyja këmbët, vlera e abuzimit për vetëm 4 barna abuzimi nga Omegafarma, me dijeninë e Beqes, është mbi 9 milionë dollarë.

Pra 9 milion dollarë, vetëm me një kompani.

Para të ndara me të. Ky është korrupsioni me shëndetin e qytetarëve, kjo është skema e zhvatjes së ka ngritur Edi Rama me ministrin e tij Beqa.

Dok4 Dok3 Dok2 Dok1


Deklarata për mediat e deputetes Albana Vokshi, 17 Nentor 2015

 

Read More
17 Nën
0

Thellohet korrupsioni në shendetësi, Beqa milliona për të blerë heshtjen e të arrestuarit

Skandalet korruptive në shendetësi, në sektorin më jetik në vend po thellohen.

Dosja e vjedhjeve dhe abuzimeve po zmadhohet çdo ditë, sipas skemës që ka ngritur Edi Rama me Ilir Beqën.

Kompani nën hetim me pronarë të arrestuar për skandalin e faturave fiktive fitojnë edhe sot tendera me firmën e Ilir Beqajt.

Marrin miliona nga paratë që duhej të shkonin për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e qytetarëve shqiptarë, që duhet të shkonin për të sëmurët kronikë, pensionistët, personat me aftësi të kufizuar, gratë e fëmijët.

Kamerat mund të fokusojnë tre tenderat e “freskët”:

Siç e shikoni, buletini i djeshëm i APP tregon që Beqaj i ka dhënë Omegafarmës, pronari i të cilës është nën arrest dhe hetohet për korrupsion e abuzim, 3 tendera: në Spitalin e Vlorës, Gjirokastrës dhe Durrësit, në vlerën totale 310 milionë lekë.

Këto tendera i shtohen atyre që Omegafarma mori para disa ditësh. Në buletinin e APP dt 2 nëntor 2015, del se Ministri jo vetëm i dha disa tendera Omegës, (fq 110 – 112), por nxitoi të lidhte edhe kontratën duke i çuar mesazhin pronarit që ai do ta mbronte deri në fund, në këmbim të heshtjes së tij.

Dhe këto tendera ndjekin dhjetra të tjerë që Omega ka marrë këto dy vite me firmën e Beqës.

Ju kujtojmë këtu që Omegafarma është akuzuar dhe është nën hetim për abuzim masiv me faturat fiktive. Prokuroria deri tani ka vlerësuar që dëmi i shkaktuar ga kjo kompani vetëm për një ilaç: Ketosterili, shkon mbi 2,2 mln euro.

Ndaj Beqaj po vazhdon ti japë tendera Omegafarmës, pasi kërkon të blejë me paratë e qytetarëve shqiptarë, heshtjen e pronarit në burg. Nëse Nadiri flet, ska magjistar ta shpëtojë Beqën nga burgu.

Kështu, Beqa po vazhdon ti japë tendera e miliona Nadirit, që të mos bëhet shok qelie me të.

Ministri Beqaj është në hall të madh pasi ka qenë në dijeni që ditën e parë për të gjithë skandalin e insulinave, ketosterilit dhe ilaçeve të tjera të shtrenjta.

Ministri është në hall të madh se ka frikë që Nadiri pas hekurave mund  t’i dalë jashtë kontrollit, të flasë e të tregojë gjithë skemën e vjedhjes me faturat fiktive;

PD i bën thirrje prokurorisë që të thellojë hetimet për këtë megaskandal pasi pazari në kurriz të shëndetit të qytetarëve është krim mbi krimet që duhet ndëshkur me forcën e ligjit.

Omegafarma kryente 90% të fiktivitetit në tregun farmaceutik, dhe abuzimi shkon shumë më tepër së 2.2 mln euro.

Ja konkretisht;

Abuzimi me Insulinat:

Për 7 lloje insulinash, vetëm Omegafarma në vetëm 3 muaj ka lëshuar fatura fiktive për 116,117 pena me vlerë rimbursimi 950,517,110 lekë.

Në total sasia e faturave fiktive për këto Insulina është 152,415 pena me vlerë rimbursimi  1,260,587,030 lekë.

Për këto Insulina, depot importuese kanë deklaruar se i kanë bërë dalje depove shpërndarëse dhe farmacive 67,140 pena, kurse depot shperndarëse kanë bërë dalje 219,555 pena, pra shkurt 70% fiktivitet. Dhe fiktivitetin më të madh e ka bërë vetëm një depo, Omegafarma. Dhe për këtë skandal, Ministri ka qenë në dijeni të plotë.

Kjo vjedhje është lehtësisht e verifikueshme sepse Fondi ka informacionin që dërgojnë çdo muaj depot importuese dhe mjafton ta krahasosh atë me konsumin mujor, del diferenca dhe merren masat e menjëhershme për stopuar vjedhjen.

Abuzimi me barnat e tjera të shtrenjta;

Vetëm në një ditë, një farmaci E&E ka bërë dalje për Omegën

– 83,000 flakonë SERETIDE 50/500 me vlerë 5,5 miliardë lekë (një flakon kushton 66,000 lekë)

– 45,098 flakonë për SERETIDE 50/250 me vlerë 2.6 miliardë lekë (një flakon kushton 59 mijë lekë)

– 32400 flakonë – vlerë 727 milionë lekë

– 4500 flakonë me vlerë 200 milionë lekë

As fabrikat nuk kanë sasira kaq të mëdha, mendoni një farmaci e cila me ligj nuk mund të shesë me shumicë, pro vetëm me pakicë. Përveç faktit që ligji është shkelur me të dyja këmbët, vlera e abuzimit për vetëm 4 barna abuzimi nga Omegafarma, me dijeninë e Beqes, është mbi 9 milionë dollarë.

Pra 9 milion dollarë, vetëm me një kompani.

Para të ndara me të. Ky është korrupsioni me shëndetin e qytetarëve, kjo është skema e zhvatjes së ka ngritur Edi Rama me ministrin e tij Beqa.

Dok4 Dok3 Dok2 Dok1


Deklarata për mediat e deputetes Albana Vokshi, 17 Nentor 2015

 

Read More
16 Nën
0

Nuk zgjidhet kriza Rama me kopje gjysmake te programit te opozites. Rama kërkon të blejë kohë nga frika e protestave dhe revolta ne vend

Edi Rama dhe skota e tij vjedhin ditë për ditë paratë e  fermerëve, banorëve të qyteteve e të fshatrave, të punësuar, pensionistë, të rinj vjedhin taksat,  vjedhin doganat, vjedhin tatimet. Ndaj nuk do habiteni po tu them sot që kur e pamë duke vjedhur propozimet e opozitës nuk menduam keq. Sepse një njeri që vjedh doganat 1 milionë dollarë në ditë, një njeri që shpërdoron 777 milionë dollarë në tendera e prokurime të drejtpërdrejta nuk e ka për gjë të vjedhë propozimet e opozitës.
Brenda 10 ditësh e kemi kapur 2 herë me presh në duar. Para 10 ditësh kompjoi propozimin tonë për pullën fiskale dhe sot propozimet tona për detaksimin e biznesit të vogël. Në këtë rast deri në 50 milionë lekë se deri aty arriti ta shikonte kompjen që po bënte. A zgjidhje problem i krizës ekonomike së shqiptarëve duke kopjuar nga një kryeministër që është kryekëput përgjegjësi për situatën ekonomike ku është vendi ?! 73 mijë të papunë vetëm në Shtator-Tetor. E thotë drejtoria e tij e Tatimeve. Janë shpunësuar si rezultat i masave repressive, i kërbaçit të gjobave, i represionit selektiv dhe  antilogjore të bandës së tij të tatimeve. 100 mijë shqiptarë të larguar për një vit. 200 mijë të tjerë kanë aplikuar për tu larguar në Amerikë. Mijëra e mijëra të burgosur,  të paraburgosur, e të dënuar për një kupon tatimor. Në këtë klimë represiviteti, dhune, brutaliteti, ekonomia jo vetëm është tkurrur por është në hemoragji. Bie kreditimi, bie konsumi, bie punësimi, mbyllen qepenat, falimentojnë bizneset. Pse?! Sepse Edi Rama me politikën e tij të mbrapshtë të rritjes së taksave, me të vetmin model të propagandës me regji qendrore, nuk ofron asgjë zgjidhje.  Kjo krizë nuk na vjen nga Zoti, kjo krizë nuk është fatalitet por është produkt i Edi Ramës dhe politikave të tij në këto dy vite.
Nuk mund të them që më vjen keq që kopjon pjesë të propozimimeve tonë sepse qëllimi i platformës që unë kam dy muaj që diskutoj së bashku me Partinë Demokratike në qytete dhe fshatra të Shqipërisë, qëllimi i pakëtës tonë të shpëtimit është të ndalë rrokullisjen ekonomike, është tu ofrojë shqiptarëve një alternativë, një rrugëdalje nga kriza “Rama”, nga reçesioni “Rama”, nga depresioni “Rama”, nga fatkeqësia kombëtare, nga ky aksident i historisë tonë me emrin “Rama”.
Por si çdo kopjac i keq nuk arrin dot të marrë konceptin, tërësinë e alternativës tonë.  Ashtu si ai që kopjon në provim, një rresht këtu dhe një rresht aty por nuk kupton asgjë. Këto zgjidhje Edi Rama nuk i kupton sepse zgjidhja e tij ka qënë një tjetër. Ka qënë zgjidhja e rritjes së taksave, ka qënë zgjidhja e rritjes së kërbaçit, ka qënë zgjidhja e  falimentimit të bizneseve. Nuk arrin t’i kuptojë dhe nuk arrin ti zbatojë sigurisht në tërësinë dhe unitetin e tyre planin e masave që ne u propozojmë shqiptarëve sot, alternativën tonë.Ashtu siç populli thotë:”nuk mbahet shtëpia me miell hua”, as qeveria nuk mbahet duke kopjuar opozitën e vendit tënd.
Por një lajm ka në politikën e ditës. Sillet nga sillet, me kërbaç, me libër gjobash, me fjalorin e tij prej laci, prapëseprapë kryeministri kthehet e gjen si zgjidhje, zgjidhjet e opozitës, zgjidhjet e Partisë Demokratike, zgjidhjet e Lulzim Bashës. Jo se kemi nevojë që të na kreditojë Edi Rama për këto zgjidhje se tashmë qytetarët, fermerët, sipërmarrësit e kanë kuptuar që; 1-shkaktari i gjendjes është Edi Rama dhe 2-opozita, perveç denoncimeve, ka një alternativë. Një alternativë që mund dhe do të funksionojë. Tashmë e ka pranuar edhe vetë kundërshtari ynë politik, kryeministri i vendit. Por pyetje shtrohet pse tani?! Dhe pse është i pabesueshëm?!
Së pari, sepse nuk ka tërësinë e zgjidhejve. Kopjon pullën fiskale, kopjon detaksimin e biznesit deri në 50 milionë lekë. Por konceptin nuk e ke të qartë. S’mund ta kesh të qartë sepse nuk është e jotja z. 200 milionësh.
Së dyti, sepse me të njëjtën keqdashje, mungesë vizioni me të cilin i është vërsulur biznesit këto dy vite vazhdon sot ti vërsulet pasurisë publike përmes tenderave korruptivë, përmes korrupsionit të hapur në prokurorimet publike, përmes koncensioneve korruptive, ky pra është problemi që kopjon pa sukses pjesë të zgjidhjes nga alternative sepse ai beson ne tjetër gjë.
Po pse tani?! Sepse ka frikë sepse e ka parë që njerëzit janë ngritur në protestë e në revoltë, se zemërimi popullor po derdhet në rrugë, i studentëve, i të rinjve, i sipërmarrësve, të vegjël, të mesëm e të mëdhënj, i të papunëve, i pensionistëve që ka dy vite që i gënjen e i mashtron.
I gënjeu për 300 mijë vende pune, i gënjeu për shëndetësi falas, i gënjeu për legalizime falas, i gënjeu për ulje taksash, i gënjeu për rritje pagash dhe pensionesh, i gënjeu për ulje çmimesh. Të gjitha dolën gënjeshtra. Tani dëshiron vetëm të fitojë më shumë kohë për të shtuar zullumin, vjedhjen, korrupsionin.
Prandaj, deri në momentin që të çohemi të gjithë së bashku e ta heqim dorën e tij vjedhacake nga xhepat e çdo shqiptari, Edi Rama do të vazhdojë të prodhojë krizë, depresion dhe dramë në çdo familje shqiptare.
Unë ju ftoj të vazhdojmë së bashku të nderuar qytetarë, bashkëbisedimin tonë për alternativën e opozitës. Është alternative që sot ka ngjallur dhe po ngjall besim dhe shpresë për të dalë nga kjo situatë katastrofike si rezultat i hajdutërisë, keqqeverisjes dhe korrupsionit të qeverisë Rama.  Dhe nuk është aspak rastësi për këtë besim të madh që po na jepni, që po më jepni në bashkëbisedimet me ju që një ndër të bindurit është edhe kryeministri kopjac, i cili nuk e mban dot shtëpinë me miell hua.


Deklarata për mediat e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, 16 Nëntor 2015

Read More
16 Nën
0

Konventa e Kavajës, kandidatët për kreun e FRPD ide për zgjerimin dhe funksionimin e Forumit

Debati i hapur i kandidatëve për kryetar të Forumit rinor të Partisë Demokratike vijoi sot në Kavajë.
Në hapje të forumit, i ngarkurari i kryesisë, deputeti Flamur Noka tha se për herë të parë në historinë e këtij forumi zhvillohet një risi gare për platforma, ide, vlera, e vizione për drejtimin e tij. Duke përcjellë përshëndetjet e kryetarit Basha drejtuar të rinjve të Kavajës, vatër e rezistencës heroike për liri dhe demokraci, deputeti Noka tha se të rinjtë demokratë  kanë sot një rol historik shumë qënësor, për përballjen me regjimin e korrupsionit dhe krimit të qeverisjes së majtë. Rinia tha ai do të sjellë ndryshimin e shumëpritur dhe kthimin e shpresës për të gjithë shqiptarët.
Gjatë shpalosjes së programit kandidatët për drejtimin e forumit u përqendruan tek dimensioni i zgjerimit të Forumit rinor dhe mënyra e funksionimit të tij në bazë.
Forumi ka vijuar me diskutime interaktive mes vetë kandidatëve mbi idetë e projektet e tyre për zgjerimin e forumit dhe modelet e strategjisë së drejtimit të tij.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 16 Nentor 2015

Read More
16 Nën
0

PS-LSI mbulojnë të inkriminuarit në administratën publike

Komisioni hetimor për verifikimin e ligjshmërisë të të emëruarave në administratën publike zhvilloi sot mbledhjen e radhës me një propozim të ri nga maxhoranca për të mos kryer hetim të plotë për të inkriminuarit e emëruar pas ardhjes në pushtet. Deputetët e Partisë Socialiste Musa Ulqini dhe Ulsi Manja kërkuan që të ndryshojë plani hetimor i Komisionit që ishte miratuar ndërkohë me konsensus që në mars të këtij viti, kur nënkryetar ishte deputeti socialist Taulant Balla.

Sipas kërkesës së deputetëve të maxhorancës, kërkohet që të kufizohet e drejta e komisionit hetimor për të kërkuar informacion të plotë nga ministritë dhe organet qeveritare mbi emërimet e tyre. Deputetët e opozitës kundërshtuan dhe votuan kundër këtij propozimi që ngre dyshime të arsyeshme që PS dhe LSI kërkojnë të mbulojnë e të mbrojnë njerëz të inkriminuar që janë emëruar në pjesë të ndryshme të administratës publike.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 16 Nëntor 2015

 

Read More
16 Nën
0

100 milionë dollarë buxhet për bujqësinë, pa taksa dhe pa akcizë për fidanët, farat, plehrat, naftën për fermerët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua me banorë dhe fermer të Selenicës në vijim të turit “Fjalën e kanë qytetarët”.  Zoti Basha është njohur me situatën e rëndë që po kalojnë fermerët dhe banorët të cilët sot nuk kanë mundësi të përballojnë kostot për punimin e tokës të cilat janë rritur ndjeshëm. Ata e kanë të pamundur të marrin borxh pasi tregtarët nuk u japin se janë të detyruar të presin kuponin dhe kanë frikën e burgut. Përmbytjet e ndodhura pak kohë më parë u kishin shkatërruar të gjithë ushqimin e bagëtive disa fermerëve dhe deri tani askush nuk u kishte ardhur në ndihmë.

Fermer: Kam 13 dynym tokë nuk e mbjell dot. Vajta për supro, sot nuk ma ka dhanë njeri.

Basha: Pse nuk ta dhanë?

Fermer: Vajta me borxh, ky këtu duhet të të japë kuponin, dhe nuk më jep mua më borxh. Unë jam mbytur deri në grykë, ça do më japë më?!

Shitës: Na thonë që po nuk dhe kuponin do të të fusim në burg. Ky zotëria vjen e merr me listë. Tani t’i jap unë kupon apo mos t’i jap kupon, apo të vete unë në vend të këtij në burg.

Tregtare: Unë kam 30 milionë lekë pa mbledhur, e kujt t’ia kërkoj? Ai doli kërkonte listat kur ishte në fushatë, sa mori pushtetin,  mashtrues s’kish më ku të vente. Premtoi  se do të binte Perëndia në tokë. Ku e ka ai? Të gjithë e ktheu së prapthi dhe e hëngrën njerëzit. Thotë tani s’keni parë ju gjë akoma, çfarë do të shikojmë, ja fukarai i pagoi të gjitha.

Taksist: Rruga e Gjibardhës na është bërë gangrenë. Na kanë gënjyer gjithë kohës, do të behët sot, do bëhet mot. Hajde investitor dil në televizor dhe po bëhet vetëm në televizor, vetëm në ekran.

Basha: Këta që u kërkojnë kuponin  për një kilogram qepë fshatarëve, këta vjedhin ditë për ditë 1 milionë  dollarë në Dogana e Tatime. Ku i vjedhin? Me naftë  e cigare kryesisht, mallra të akcizës.  Me paratë që ju marrin nga xhepat tuaj, përfundojnë në xhepat e tyre, ne do t’i kthejmë në xhepat tuaj. Vetëm me uljen e taksave ne do t’i kthejmë shqiptarëve 500 milionë euro në vit.

Fermer: Taksa doganore është rritur 40%  nga vjet me sivjet i kam me faturë. Lëndë e parë soja 130 mijë lekë  toni,  20 ton 2 milionë e 600 mijë lekë, 10 herë në vitUnë prodhues derrash jam.  Ça shes unë, drogë që ta marrin këta?!

Fermer: Na mungojnë farërat elitë, janë zhdukur dhe sjellin farërat më të degraduara që nuk po marrim asnjë lloj rezultati. E merr në degë të farërave misrin dhe nuk mbin asnjë kokërr.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka njohur me programin për bujqësinë e cila parashikon një buxhet prej 100 milionë dollarësh, buxhetin më të madh të planifikuar deri më sot. Aktualisht buxheti për bujqësinë është vetëm 5 milionë dollarë.

Ne parashikojmë:

  1. Buxhetin më të madh për bujqësinë që ka patur ndonjëherë ky vend. Sot e ka 5 milionë, ne do ta çojmë në 100 milionë. 100 milionë dollarë vetëm për bujqësinë. Nga të cilat  40 milionë siç i kemi llogaritur ne, do të përdoren për të zeruar  taksat për fshatin. Kjo do të thotë që fidanët, farat, plehrat, naftën do t’i paguani pa taksë pa akcizë.
  2. Do të forcojmë kontrollet. Mos të vijnë mashtruese këtu, Kokëdhimat e farave dhe fidanëve dhe t’ju shesin ju mall kallp.
  3. Të gjithë fermerët do të kenë mundësi të shesin produktet e tyre në tregjet e fermerëve kudo nëpër Shqipëri, pa i ra në qafë askush dhe pa NIPT.
  4. Kamatëvonesat do te falen pa diskriminim të gjitha, konsumatorët, fermerët në qytet, në fshat dhe biznesi.

Banorët kanë shprehur shqetësim dhe për sa i përket rritjes së çmimit  të energjisë elektrike dhe abuzimit me faturat aforfe që u vijnë banorëve të Selenicës, dhe ku energjia u është ndërprerë nga OSHË.

Qytetarët:  Edhe Enver Hoxha të jepte 3 mijë lekë në muaj dhe 100 lekë paguaje drita, sot ai të merr 80 mijë lekë drita dhe të jep 100 mijë lekë. 200 lekë më ngelën mua.

Qytetarë: Kam 6 muaj, jam pa drita më kanë prerë dritat  dhe më vjen çdo muaj e verifikoka 25 mijë lekë fature.

Basha:  Të mblidhemi bashke  dhe me të gjitha mjetet t’ia shkurtojmë ditët kësaj qeverie. Të rrëzojmë e ta çojmë vendin  në një rruge tjetër, përndryshe këta do ta zbrazin vendin.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 16 Nëntor 2015

Read More
13 Nën
0

73 mijë qytetarë kanë humbur punën në dy muaj, Rama-Meta kanë preokupim të ruajnë garnizonet e hajdutëve dhe vendet e tyre të punës

Pyetje: Kryeministri Rama ka deklaruar se tregtarët po përdoren, në fakt cili është qëndrimi i Partisë Demokratike lidhur me këtë protestë sot dhe lidhur me shifrat e papunësisë, siç raportojnë mediat kanë shkuar 75 mijë?

Basha: Së pari dua t’ju them se protestën e tregtarëve në Tiranë, sikundër në Fier, Korçë dhe Shkodër, Partia Demokratike e ka mbështetur dhe e mbështet me të gjitha format dhe mënyrat që një parti politike mund ta bëjë këtë. E mbështes sepse është një protestë e drejtë e njerëzve që po detyrohen për bukën e gojës së fëmijëve të tyre, t’i kthehen mjetit të fundit demokratik që është protesta, ngritja e zërit për të drejtën e tyre.

Problemi është që Edi Rama dhe Ilir Meta nuk e shohin protestën, nuk kanë parë sot, se gjithë këto ditë kanë bërë ecejaket sa nga zyra e tyre te zyra e Mehmet Shehut, se kanë të tjera shqetësime. 73 mijë sipas statistikave zyrtare të Drejtorisë së Tatimeve kanë humbur vendet e punës vetëm muajt shtator –tetor. 73 mijë shqiptarë, 73 mijë familje kanë humbur, të punësuar, me shumë gjasa të vetëpunësuar bukën e gojës për shkak të gjobave, për shkak të taksave të rritura, për shkak të korrupsionit, për shkak të arbitraritetit të Edi Ramës dhe Ilir Metës.

Këto nuk i shohin sepse ndërkohë që ndodhin këto, ndërkohë që 73 mijë që kanë humbur vendet e punës në atë orë, në këto orë me siguri të tjerë kanë humbur vendet e punës. Këta kanë një preokupim të ruajnë vendet e tyre të punës, të ruajnë garnizonet e hajdutëve të Edi Ramës dhe Ilir Metës që i janë vërsulur pasurive publike. Të ruajnë Damianët, Gjiknurët, Haxhinastot, Tahirët, Beqët, Kodhelët, Kokëdhimët. Ky është shqetësimi kryesor i Edi Ramës dhe Ilir Metës.

Kjo është pra një qeveri që ka humbur çdo lidhje me realitetin. Kjo qeveri është arsyeja që në vetëm dy muaj kemi 73 mijë të papunë sepse në vetëm në një vit kemi 100 mijë azilkërkues në Europë, 200 mijë aplikime për Llotarinë Amerikane, i bie 600 mijë shqiptarë, po ti marrim nga tre veta për familje.

Në vend që të reflektojnë, në vend që të marrin përgjegjësitë, në vend që të kuptojnë që janë ata me politikën e tyre, me korrupsionin e tyre, me rritjen e taksave, me gjobat, me hajdutërinë, shkaktarët e kësaj gjendjeje, ka një dhe vetëm një preokupim: Si t’i mbyllin gojën qytetarëve, si t’i mbyllin gojën opozitës, si t’i mbyllin gojën mediave. Kësaj nuk ka për t’ia arritur kurrë, as kokoshi poturembushur dhe as ortaku i tij krenar dhe i qetë me pazarin e rinovuar.

Partia Demokratike dhe Lulzim Basha nuk do të tërhiqen nga kërkesat e qytetarëve shqiptarë të bëhemi gati dhe të rrëzojmë me gjithë mjetet e ligjshme demokratike qeverinë e kusarëve Rama-Meta.

Faleminderit !


Prononcimi për mediat i  kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, 13 Nentor 2015

 

Read More
13 Nën
0

Inkriminimi, Tahiri kthen në Interpol oficerin e përfshirë në drogë dhe korrupsion

Kur Ministri i Brendshëm është i lidhur me bandat e në shërbim të tyre, kur dy drejtues të rëndësishëm si ai i Gjirokastrës dhe i Korcës janë kapur të përfshirë direkt në trafik droge, atëherë inkriminimit të policisë i është hapur dera dhe rastet nuk do të mungojnë.

Saimir Tahiri ka rikthyer në polici dhe në një detyrë shumë delikale në zyrën e Interpolit, Alban Ahmetajn, i cili u largua pak kohë më parë nga detyra e shefit të forcave operacionale pasi rezultoi i përfshirë në trafikun e drogës.

Pas denoncimit që bëri Partia Demokratike, megjithë mbrojtjen që pati nga Didi e Tahiri, largimi i Ahmetajt ishte i pashmangshëm.

Ai u akuzua nga oficeri i tij Demushi që u kap me sasi droge, madje iu shtua edhe afera korrupsion, pasi kishte marrë 4 mijë euro nga ky oficer për ta bërë pjesë të forcave operacionale.

E megjithë këtë të kaluar kriminale, dhe jo të largët, të pak muajve më parë, Tahiri e rikthen sërish Ahmetajn në detyrë, dhe pikërisht në Interpol.

Ahmetaj është pjesë e segmentit të ngushtë të Tahirit, e njerëzve të tij të besuar në punët e pisëta të policisë. Ai është gjithashtu donator i Partisë Socialiste.

Rikthimi i tij në zyrën e Interpolit, provon se inkriminimi është i pandalshëm në Policinë e Shtetit, dhe se me Saimir Tahirin postet kyçe janë të kapura nga bandat dhe trafikantët e drogës.

Largimi i Tahirit dhe pastrimi i Policisë së Shtetit nga të inkriminuarit e tij është një emergjencë kombëtare.

Koha nuk pret më.


Deklarata për mediat e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkeleid Alibeaj, 13 Nentor 2015

 

Read More
13 Nën
0

PD do bllokojë në gjykatë vjedhjen e qytetarëve me “Veliaj parking”

Me ardhjen e Erjon Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës, lukunisë së hajdutëve të maxhorancës Rama-Meta i është shtuar dhe një front i ri vjedhjeje.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak, Veliaj shpejtoi të kalonte pa debat krijimin e agjencisë “Tirana Parking” si instrumenti që do të rrjepë qytetarët edhe në këtë sektor.

Veliaj miratoi në terr informativ tarifat e parkimit në 71 rrugë të kryeqytetit në dhjetra sheshpushime lagjesh, tarifa këto më të larta se të gjithë kryeqytetet e rajonit dhe nga më të lartat në Europë.

Nën modelin Rama me tarifa, taksa dhe tatime arbitrare, Erjon Veliaj është kujdesur të shtojë dhe një taksë të re për te gjithë qytetarët e Tiranës, taksën e parkimit te mjeteve e cila varion nga 1000 lekë ora për mbi 30 rrugë të Tiranës, në 400 lekë ora në mbi 30 rrugë të tjera.

Nëse çmimi i rritur i naftës ka detyruar banorët të fikin makinat dhe lëvizjen me mjetet personale ta konsiderojnë  luks, sot falë Erjon veliajt, në Kryeqytet nuk kushton vetëm udhëtimi me makinë por kushton njësoj, ndoshta ca më tepër, dhe qendrimi parkuar.

Agjencia Tirana Parking nuk është gjë tjeter veçse krijimi i shtratit juridik për zhvatjen dhe shfrytëzimin nga klientela e Veliajt për qëllime korruptive, të aseteve të Kryeqytetit.

Vonesa 2 orëshe e anëtarëve të LSI në Këshill dhe negociatat me Veliajn nuk rezultuan të kishin për qëllim uljen e tarifave të parkimit, as mbrojtjen e rezidentëve që do duhet të paguajnë njësoj si vizitorët e qytetit nga ora 7;30 deri ne orën 20 të mbrëmjes, por kishte vetëm një synim, ndarjen me drejtësi të tortës së korrupsionit, në mënyrë që me asetet e qytetit të mos vjedhë vetem Erjon Veliaj por dhe LSI e Ilir Metës.

Që qytetarët e Tiranës të mos informoheshin për këtë skandal të fëlliqur, jo vetëm Këshilltarëve të Opozitës iu ndërpre fjala, jo vetem rioshët e LSI dhe veteranët e PS provokonin incidente në mbledhje, por kur të gjitha këto rezultuan jo efektive, vetë truproja e Erjon Veliajt që ka qëlluar të jetë dhe kryetari i Këshillit Bashkiak, mbylli në mënyrë arbitrare mbledhjen, duke u hequr mundësinë e fjalës pjesës më të madhe të këshilltarëve dhe duke kaluar pa diskutim pjesën më të madhe të çështjeve të rendit të ditës.

Partia Demokratike jo vetëm do të denoncojë këtë procedurë korruptive dhe antidemokratike në opinion dhe tek partnerët ndërkombëtarë, por do të bllokojë zbatimin e vendimit klientelist të parkimeve duke ndjekur çështjen në rrugë gjyqsore për shkak se akti i miratuar me shpejtësi dhe në shkelje të të gjitha procedurave të funksionimit te Këshillit Bashkiak, prek disa ligje dhe akte nënligjore, dhe është bërë vetëm e vetëm për të vjedhur.

Ne nuk do lejojmë që “Veliaj dhe LSI parking”, të pasurohet në kurriz të qytetarëve të Tiranës.


Deklarata për mediat e anëtarit të Këshillit Bashkiak, Fabian Topollaj, 13 Nentor 2015

 

Read More