Blog

03 Dhj
0

Vetëm hetimi ndërkombëtar zbardh aferën CEZ

Të nderuar kolegë,

Më shumë se 2 muaj më parë, PD depozitoi ne Kuvend, projektligjin per Hetimin Nderkombetar te aferes CEZ. Faktet e nxjerra ne media lidhur me kompanine CEZ, hodhen drite dhe vertetuan akuzat e PD te bera nje vit me pare, se zgjidhja me mirekuptim e bere nga qeveria shqiptare, ku shteti dhe qytetaret humben me shume se 600 milion euro, dhe bllokimin i hetimit te saj me vendim te mazhorances, ishte nje afere e paster e cila ndalonte ndershkueshmerine e autoreve te saj. Bashkuar kjo edhe me provat e paraqitura nga avokati i qeverise shqiptare ne arbitrazhin nderkombetar, per kompanine DIA si nje kompani me lidhje te dyshimta dhe transaksione po te dyshimta ne miliona euro.

Gjate debateve publike, kryetari i PD, deklaroi se kjo afere duhej te hetohej ne menyre te shpejte dhe efikase, nga nje trupe prokuroresh te huaj, pa ndikim politk per shkak se dyshoheshin si te perfshire ne te kryeministri, disa ministra dhe kryetari i kuvendit. Per kete shkak PD depozitoi projektiligjin per ta shqyrtuar me procedure te pershpejtuar.

Kreu i Kuvendit, njekohesisht kreu i LSI, deklaroi se ishte dakord me hetimin nderkombetar, por kerkoi qe hetimi te perfshinte gjithe procesin e CEZ, nga ardhja e tij e deri tek largimi. Kryeministri, njekohesisht kreu i PS, deklaroi se ishte per hetim nderkombetar, por se prokuroret e huaj  duhet te ishin prane PP.

Ne seancen e 1 tetorit 2015, kryetari i grupit parlamentar te PD, pranoi propozimin e kryetarit te kuvendit, dhe deklaroi se ishim gati te hetonin gjithe procesin nga a deri tek zh. Cdo element te kontrates me CEZ. Po ashtu dhe pretendimi i kryeministrit se prokuroret duhet te ishin prane PP, gjente pasqyrim ne projektligjin e PD per hetimin nderkombetar. Gjate 5 oreve te seances se dates 1 tetor nuk u pranua qe projektligji te shqyrtohej me procedure te pershpejtuar sepse sipas PS, ligji duhet te ishte me shumice te cilesuar, dhe per kete u votua ne seance. Arsyeja e vertetet: per ti dhene kohe fashitej se sensibilizimit te kesaj afere dhe per te zgjidhur problemet qe kishin  ne ate PS-LSI.

Projektligji filoi shqyrtimin ne limitet e perfundimit te afateve. Gjate shqyrtimit te tij ne komisionin e ligjeve, LSI nuk paraqiti asnje amendament si kishte deklaruar me pare kreu i saj, por abstenoi, ndersa PS e rrezoi projektligjin duke paraqitur disa pretendime te cilat do ti analizoj ne fund te fjales sime.  As kreu i LSI dfhe as kreu i PS nuk iu permbajten premtimeve te bera per hetim nderkombetar, por heshten. Po sot kryetari i PD deklaroi se jemi gati te hetojme cdo ceshtje dhe cdo moment, dhe kush hesht ka frike nga e verteta.

Po perse PD, kerkon nje ligj per hetimin nderkombetar?

Eshte nderkombetarisht e njohur se zgjidhja e marveshjes me CEZ nga qeveria shqiptare duke i dhene asaj edhe 85 ml euro, ne shkelje te hapur te ligjeve te vendit, ne shkelje te hapur te rekomandimeve te bera nga studiot nderkombetare financiare e ligjore te zgjedhura nga qeveria shqiptare, perbejne nje afere. Nje afer e cila u mbyll me nje projektligj te miratuar ketu ne kuvend, nga mazhoranca, e cila kerkonte ti ndalte hetimin ndaj saj nga autoritet shqiptare.

Eshte e njohur fakti se CEZ a.s. nuk zbatoi kushtet e kontratës së nënshkruar me shtetin shqiptar, duke shkaktuar dëme të pariparueshme sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike.

Në këto kushte, në Tetor të vitit 2012, Banka Botërore këshilloi shtetin shqiptar të ndërmerrte masa për heqjen e licensës së CEZ a.s dhe orientoi Qeverinë të kontaktonte dhe të thërriste në garë disa kompani ligjore të specializuara në fushën e arbitrazhit të investimeve. Qeveria pranoi kete sugjerim, duke zgjedhur  më 5 Nentor 2012  nje studio ligjore nderkombetare.

Në Nëntor 2012, pas dështimit të negociatave me CEZ a.s., studio ligjore ndërkombëtare këshillojë Qeverinë Shqiptare t’i hiqte licensën CEZ shpërndarje dhe në vijim të angazhohej fuqishëm për ngritjen e padive në arbitrazh ndërkombëtar referuar Marrëveshjes së privatizimit. Konkretisht, CEZ a.s, sipas avokatit nderkombetar te qeverise se kohes,  duhet të mbante përgjegjësi për:

  1. Dëme të rrjedhura nga mosrealizimi i masës së investimeve të nevojshme për përmbushjen e detyrimeve të CEZ a.s. sipas kontratës për shitblerjen e kuotave dhe abuzimi me pasuritë e CEZ Shpërndarje të vlerësuara përafërsisht në masën 700 milion Euro;
  2. Dëme të rrjedhura nga shkëputja e pajustifikuar e energjisë elektrike më 16 nëntor 2012 dhe në raste të tjera;
  3. Likujdimi i faturave ndaj KESH dhe OST në masën e rreth 300 milion Euro.

Përvec, padive civile, studio ligjore ndërkombëtare këshillonte Qeverinë të ngrintekallëzim penal ndaj stafit ekzekutiv të CEZ si dhe përgatiti një plan masash të cilat duhet të ekzekutoheshin nga ana e institucioneve të shtetit shqiptar. Ky kallzim është depozituar në Avokatura e Shtetit me nr. 526/34 prot., datë 24.07.2013 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më 5 mars 2013  CEZ kërkoi zgjidhjen e mosmarrëveshjes me ndërmjetësim.

Më 19 Prill 2013 studio ligjore ndërkombëtare, e qeverise se kohes, i ka paraqitur me shkrim autoriteteve shqiptare, avantazhet dhe disavantazhet e zgjidhjes me ndërmjetësim, duke vlerësuar se në kushtet kur ende nuk janë mbledhur provat, nuk mund të vijohet me vlerësimin e plotë ekonomik dhe juridik të situatës, për të evidentuar mundësitë e zgjidhjes me ndërmjetësim.

Më 28 Gusht 2013 është nënshkruar kontrata me BDO  dhe më pas me Becker Buttner Held që do të përfundonte në 8 javë Vlerësimin Teknik të Cez sh.a dhe BDO.

Më 30 shtator 2013 av. Hamid Gharavi shpreh shqetësimin e madh për cënimin e interesave ekonomikë të Republikës së Shqipërisë në rast se nuk ndërmerren në mënyrë urgjente disa masa të caktuara.

Në  10 Shkurt 2014,  janë përgatitur dhe dorezuar qeverise socialiste Raportet e ekspertëve (Vlerësimet teknike, financiare dhe vlerësimi i Claims kundër CEZ a.s. dhe nga CEZ a.s.), por rezultatet janë mbajtur të fshehura nga Qeveria.

Sipas studiove financiare nderkombetare, te qeverise shqiptare, parashikonin në 10 Shkurt 2014, se:

  1. CEZ a.s. nuk investoinë kompaninë e shpërndarjes referuar marrëveshjes (fq. 67-74 Vleresimi i Padive BDO);
  2. kompania u shkatërrua me qëllim nga CEZa.s., e cila kishte një vit që përgatitej të largohej (67-74, 80-85 Raportit BDO);
  • paratë e marra me kredi nuk ishin përdorur për të bërë investimet e kërkuara (po aty);
  1. CEZ kishte dështuar për të reduktuar borxhin e keq referuar SPA ( fq75-79 BDO);
  2. pjesa takuese e shtetit shqiptar 24 % kishte shkuar në zero (80-100 BDO);
  3. e gjithe vlera e kompanisë kishte shkuar në zero(80-100 BDO);
  • paratë e mbledhura nuk ishin investuar por në kundërshtim me ligjin ishin transferuar në parajsat fiskale nga kompanitë fantazëm të kontraktuara nga CEZ (fq.92-97 i raportit BDO);
  • CEZ a.s. kishte dështuar të investonte, të ulte humbjen në rrjet dhe të ulte borxhin e keq, i cili rezultonte i rritur nga 8 milion ne vitin 2007 në 53 milion në Janar të vitit 2013;
  1. CEZ shpërndarje në kundërshtim me ligjin kishte transferuar para tek CEZ a.s. në mënyrë preferenciale karshi kreditorëve të tjerë (fq.100 BDO);
  2. heqja e licensës nga ERE ishte mëse e drejtë;
  3. faturat e papaguara nga CEZ ndaj KESH dhe OST 3,6 Miliard lek (fq. 102-106 i BDO);
  • paditë e paraqitura nga CEZ a.s. janë të mbivendosura dhe nuk janë të llogaritura drejt (fq.132 BDO);
  • paditë në lidhje me taksat të cilat janë humbur në gjykatat e brendshme  në 3,9 miliard Lekë(fq.125 i BDO).

Sipas ketyre kompanive finaciare, jo sipas opozites, detyrimi qe CEZ  i kishte shtetit shqiptare ishte nga 580 mln eur ne 1-3 miliard eur. (lexo raportin)

Por ne kete situate, ne injorim te plote te rekomnadimit te eksperteve nderkombetare, qeveria shqiptare pa u konsultuar me asnje ekspert apo avokat nderkombetar, vendosi ta zgjidhe me mirekuptim mosmarveshjen me CEZ.

Për të gjitha faktet mësipër, rezulton që nga nënshkrimi i marrëveshjes për zgjidhjen me mirëkuptim ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë CEZ, a. s., të miratuara me ligjin nr. 114/2014, datë 31.07.2014, i janë shkaktuar shtetit shqiptar te pakten 580 milion EURO dëm ekonomik, të cilat përbëjnë vepër penale dhe që kanë nevojë për një hetim të plotë dhe të thelluar, për të vënë përpara përgjegjësisë ligjore autorët e kësaj vepre të rëndë.  

Kjo marveshje kaloi ne parlament duke i dhene garanci paleve qe e kishin nesnhkruar se nuk do kishin asnje ndjekje penale. Pak muaj me pare gjate nje auditi edhe KLSH dorezoi nje kallzim penal per kete kete marveshje e cila sipas eksperteve te saj  kishite shkaktuar nje dem prej 460 ml euro

Ndaj pa as me te voglin dyshim kjo marveshje me nje dem te permasave historike te busxhit perben nje afere dhe duhet te hetohet ne menyre te shpejte dhe efikase.

Ashtu sic kemi paraqitur dhe ne relacion se krijohen dyshime se perben afere edhe disa fakte të rënda, te bera publike nga deshmimtaret e avokateve te qeverise që ka lidhje gjithashtu me kompaninë CEZ: Ceshtja DIA.

Detajet e akuzave kanë rrjedhur pasi DIA hodhi në gjyq kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike për prishje kontrate, duke kërkuar 130 milionë euro në vitin 2013, kohë kur kjo e fundit quhej CEZ Shpërndarje dhe ishte nën pronësinë e gjigantit Çek të energjisë, CEZ Grup. Sipas një kërkese për t’i hedhur poshtë akuzat e ngritura nga DIA, studio ndërkombëtare ligjore e Qeverisë shqiptare“Clifford Chance”pretendon se nje ish kryeminister ka qenë një nga përfituesit e pagesave prej miliona eurosh, të përfituara nga kompania e mbledhjes së borxheve prej CEZ Shpërndarje gjatë viteve 2010 dhe 2011.

Sipas dokumentit të protokolluar nga Clifford Chance në gjykatën e arbitrazhit më 30 qershor 2015; DIA ka përfituar në total 4.5 milionë euro nga CEZ Shpërndarje, gjatë një periudhe gati një vjeçare nga Nëntori 2010 deri në Tetor 2011. Këto para u paguan nga CEZ Shpërndarje për një raport të pavlerë për identifikimin e debitorëve, si dhe si një parapagesë për kostot operative të DIA për mbledhjen e borxhit. Sipas raportit të avokatit ndërkombëtar të Qeverisë Shqiptare: “Brenda transfertave [përfituesve] të lekëve që DIA mori nga CEZ Shpërndarje ishin…politikanë të rëndësishëm shqiptarë, përfshirë një ish kryeministër i proceduar për korrupsion.”.

Clifford Chance eshte kompani e perzgjedhur dhe e paguar nga qeveria shqiptare, dhe sipas legjislacionit nderkombetar ajo nuk mund te depozitoje as edhe nje dokument apo deshmi pa u konsultuar paraprakisht me klientin e saj, pra qeverine shqiptare. Ashtu sic ka depozituar dhe deshmine e Hejsek i cili ngre ngre akuza konkrete.

Clifford Chance, avokati i qeverise shqiptare arrin ne konkluzionin që hetimi i rastit DIA-CEZ mund të ekspozojë rastin më të madh të korrupsioni dhe mashtrimit në Shqipëri.

Ne kete pike PD dhe avokati nderkombetar i qeverise socialiste, nje nga studiot me te medha dhe me ne bote, e rankuara e 6 ne bote, bien dakord plotesisht:Hetimi mund te ekspozoje rastin me te madh te korrupsionit dhe mashtrimit ne Shqiperi.

Po perse ne themi se keto afera duhet te hetohen nga prokurore te huaj?

Për vetë kompleksitetin që kanë këto dy cështje, si dhe për faktin se në këtë aferë janë të përfshirë zyrtarët më të lartë të shtetit (përfshirë Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit, Ministrin e Energjitikës, Avokatin e Përgjithshëm të Shtetit, etj.), vlerësojmë se një hetim i pavarur nga ekspertë ndërkombëtar të organeve ligjzbatuese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës apo vendeve të Bashkimit Europian, do të garantonte besueshmëri tek opinioni publik, se hetimi është i plotë dhe i përgjegjshëm. Hetimi nuk mund të kryehet vetëm nga autoritetet ligjzbatuese shqiptare, për shkak se bëhet fjalë për të hetuar drejtuesit kryesor politik dhe shtetëror në vend. Presioni politik ndaj organit të prokurorisë dhe kërcënimet e vijueshme që i bëhen sistemit të drejtësisë nga mazhoranca aktuale, nuk krijojnë anjë premisë për të patur një hetim të plotë dhe të pavarur.

Po cfare hetimi te pavarur propozojme ne me ket p/ligj?

Ne propozojme ne kete projektligj, qe per hetimin e ketyre akuzave te vijne ne shqipare nje grup prokuroresh nga SHBA apo te vende te BE, te perzgjedhur nga Prokurori i Pergjithshem. Keta prokurore gjate gjithe veprimtarise se tyre, nga mberritja ne Rinas dhe deri diten e largimit duhet te respektojne Kushtetuen e Shqiperise dhe KPP shqiptare. Ata do te perbejne trupen e hetimit te cilet do kene te drejte, te hetojne, te marrin prova, te mbledhin deshmi, te kqyrin sende, por nese do te duhet te marrin masa sigurimi, apo vendime te tjera, veprimtaria e tyre duhet te kooordinohet nga PP.

Nese nga hetimi do te rezoltoje se nuk ka krim ne keto afera, atehere ceshtja mbyllet ketu, dhe do te perbeje nje precedent edhe per te ardhmen ne Shqiperi. Nese do te rezultoje nga hetimi i trupes se prokuroreve te huaj se ka veer penale, atehere PP do te jete ai qe do ngreje akuzen dhe do te ushtroje ndjekjen penale ne gjykata shqiptare sipas Kushetutes shqiptare.

Ky p/ligj eshte sui generis ne llojin e tij. 3 vjet me pare ne kemi miratuar nje ligj te tille i cili lejonte hetimin nga prokurre te huaj, per llogari te nje gjykimi nderkombetar, te akuzave te ngrituar nga Dick Marty ne ate kohe. Dispozitat e hetimit jane pothuajse kopje te marra nga ai ligj i hartuar me ekspertizen me te mire ndekrombetare ne ate kohe. Por ai ligj ishte me radikal, pasi gjykimin nuk do ta benin gjykatat shqiptare.

Në fund te projektligjit parashikohet dhe shfuqizimi i neneve te aktmarshjes qe i ka dhene amnisti autoreve te hartimit te saj.  Kaq parashikon projektligj ne vija te pergjithshme.

Lidhur me kete p/ligj, PP eshte shprehur se nuk eshte dakord, ndersa misioni OPDAT i SHBA ne Tirane, ka refuzuar te beje komente por ka shprehur gadishmerine per te caktuar eksperte nese do ti kerkohej.

PS ne komisionin e ligjeve e rrezoi kete projektligji sipas atyre qe une kam shenuar, ne 5 arsye:

  1. Arsyeja e pareishte se edhe PS donte te bente nje hetim te shpejte dhe efikas te kesaj afere, pra te hetonte Edi Ramen, kryetarin e saj dhe ministrat, por nuk  e lejonte Kushtetuta, dhe se ne, opozita, donim patjeter qe te shkelej kushtetuta, pra po detyronim PS te shkelte ne derrase te kalbur.

Ky pretendim eshte falls. E para, projektligji nuk shkel kushtetuten, nenin 148 sic pretendohet, sepse ndjekjen penale do e bejne autoritete shqiptare, dhe se prokuroret e huaj do te bejne vetem hetimin. Ne rast se nuk do kete veper penale, atehere, nuk ka akuze. Nese do te kete vp, ngritja dhe gjykimi I akuzes do behet nga Prokuroria, pra sic parashikohet ne Kushtetute. (neni 5 i projekligjit)

E dyta eshte thene e zeza mbi te bardhe se prokuroret e huaj, do te detyrohen te zbatojne nje me nje, cdo nen te Kushtetutes shqiptare dhe  legjislacionin e saj. (neni 4)

E treta, nuk bie ndesh me KPP ne asnje pike sepse eshte thene se cdo veperim procedurial do te ndermeret nga autoritetet shqiptare dhe se ata do bejne vetem propozimin. (neni 5)

  1. Arsyeja e dyte sipas PSeshte se edhe ata duan ta hetojne kryetarin e PS dhe ministrat, njelloj si ne, por kane merakun e sovranitetit shqiptar, sespse po erdhen prokuroret e huaj ketu te hetojne, na bie sovraniteti.

Edhe ky pretendim eshte falls sepse nuk ka lidhje me prekjen e asnje sovraniteti hetimi I perbashket me prokurore te huaj, si ka qene edhe marveshja me Italine ku prokurore te huaj mund te hetojne krimin e organizuar ketu bashke me koleget shqiptare.  Sa per sovranitetin pastaj, besoj se eshtja behet komike.

  1. Arsyeja e trete sipas PSeshte se nuk e votojne projektligjin sepse po e miratuan, atehere bllokohen hetimet e nisura, dhe se ne te PD e bejme kete per te bllokuar hetimet ndaj Rames dhe ndaj Metes. Argumenti teknik eshte i thjeshte dhe I parashikuar ne nenin 7 te projektligjit, dhe bie menjehere nese PS do te pranonte te diskutonim nen per nen dhe te gjenim nje zgjidhje. Argumenti politik pastaj eshte naiv dhe i panevojshem per tu trajtuar.
  2. Arsyeja e katert sipas PSeshte se nuk e votojne hetimin nderkombetar, per CEZ, sepse nuk jane hetuar nderkombetarisht edhe eshtje te tjera qe sipas tyre perbejne afera. Edhe ky argument bie ne sekonde sepse ata jane ne pushtet dhe mund te miratojne cdo ligj per cdo ceshtje, te hetojne me prokurore shqiptare e te huaj nga mengjesi deri ne darke. Ndaj ngelet thjesht nje alibi.
  1. Argumenti i fundit qe u dha per rrezimin eshte me spektakolari: nuk e votojme ligjin sepse reforma ne drejtesi do na hetoje dhe Cez. Zbardhjen e aferes se CEZ do e bejme pasi te miratojme reformen ne drejtesi.

Padyshim se ky argument perle nuk ngelet pas atyre te thena e sterthena deri tani per reformen ne drejtesi: se do ule dhe cmimet, taksat, do shpetoje spitalet, do beje shendesine falas, deri sa para disa ditesh dikush u ngrit e tha se kish gjetur super receten per te shpetuar nga drejtesia e korruptuar, sikur te kish dale nga recetat komike te Cajupit: te dhemb dora, prije gjithe krahun, madje te dy krahet.

Por pertej retorikes qe po pushton kete proces te rendesishem per vendin, ne situaten ku eshte sot drejtesia, e kapur, e korruptuar dhe nenshtruar ndaj politikes per shkak te pandershkueshmerise, nuk besoj se argumenti i PS bind asnje femije 10 vjec.

E tha para pak ditesh dhe vete perfaqesuesi i PP ne nje tryeze, ekspert I afert me PS, me ze me figure: nuk i hetojme dot zyrtaret e larte, sepse ata kane mundesi te nderhyjne dhe ushtrojne presion.

Prokuroria duhet te jete apolitike ne menyre qe te hetoje politiken.

Ne sot – tha nje prokuror I vjeter ne nje tryeze- kemi nje 1 prokuror nga 365 ‎dhe thoni se prokuroria eshte nen ndikimin politik. Me draftin ju sillni edhe 5 te tjere qe do jene ne keshill, madje do emeroni edhe shefin e keshillit nga politika. Madje do emeroni dhe gjithe komisionin qe do chekoje prokuroret, te gjithe nga politika, madje do emeroni dhe te gjithe inspektoret qe do kontrollojne punen e prokuroreve, te gjithe nga politika, e sikur e gjithe kjo te mos mjeftonte, md qe sot nuk guxon te trokase ne PP me ligj, e sillni me kushtetute, si super ëach, kryekontrollor. Jo kjo nuk shkon. Te fusesh nga 1 ne 15 njerez nga politika, nuk e ben me te pavarur prokurorine, por e ve nder kembe.

Ky prokuror me nje experience prej mbi 30 vjet kishte te drejte.

Diskutimi padyshim qe eshte parimor dhe nuk ka lidhje me emrat. Pasi reforma ne drejtesi dhe paketa e ndryshimeve kushtetuese te propozuara jane gjera krejt te ndryshme. Refroma pervecse duhet te largoje gjyqtaret e prokuroret e korruptuar duhet doemos te mbaje larg duart e politikes nga drejtesia, te shkepuse pazarin e politikes me drejtesine, ti nuk ndershkon, as une nuk te ndershkoj, ti me jep nje dore, une te jap te dyja.

Pazari nuk shkeputet nese drejtesine ne e marrim nen vehte, as nese I emerojme ne kryetarin e KLD, kryetarin KLP, te emerojme prokuroin e pergjithshem, te emerojme ne ketu, me sa vota te doni, gjithe komisionin qe te spatroje gjyqtaret e prokuroret e korruptuar, te emerojme ne, gjithe antaret e ILD qe te do kontrollojne dhe shkarkojne gjyqtaret e prokuroret. Nik iken pazari politik nese emerimet e atyre qe do kontrolojne, spastrojne drejtesine i ben Edi Rama kryeminister, nuk iken as nese I ben Lulzim Basha kryeminister, dhe ky eshte parimi.

Nuk behet me e mire drejtesia nese ne ketu i emerojme te gjithe ata qe do ti kontrollojne. JO. Kjo do e beje me keq drejtesine, do e beje te me kapur drejtesine, dhe shpata e te keqes do bjere mbi qytetaret.

Sepse une e kam te pamundur te pranoj se aferen e CEZ do e hetojme pasi te miratohet paketa e ndryshimeve kushtetuese. Te thuash  qe prokuroria e vene nen kembet e kryeministrit, do hetoje Kryeministrin qofte ky Edi Rama, qofte Lulzim Basha, behesh qesharak dhe nuk te beson askush.

Por a duhet te jete gjithmone keshtu? Qe sa here KM ben korrupsion ne te marrim prokurore te huaj?

Jo nuk duhet te jete keshtu. Per te mos qene keshtu duhet qe reforma ne drejtesi te garantoje pavarsine e drejtesise nga politika

Neser eshte dita e fundit e konsultimeve, dhe pas saj, paketa do vije ketu. Deri tani nuk ka asnje reagim per te levizuar nga skema. Kur te vije ketu, une  ‎e di qe propoaganda, arragonca do mbylle arsyetimin racional, dhe do te triumfoje etja per pushtet per ti marre te gjitha per vehte.

Ndaj thirja ime sot ndoshta nga te fundit ne kete salle, i drejtohet atyre qe na degjojne, qe te sensibilizohen per te ndryshuar kete draft qe e ben me keq drejtesine.

Sa per aferat e CEZ, ne kete moment qe ndodhet drejtesia nuk mund ta hetoje. Zgjidhja dhe shpresa e vetme per te hetuar keto afera ngelet hetimi nderkombetar.

Nese  nuk keni gje per te fshehur dhe miratojeni sot. Nese nuk e miratoni, me keq nga te gjithe dilni ju, qe keni dicka per te fshehur dhe keni frike nga ndershkueshmeria.

Ju faleminderit shume per vemendjen.


Fjalimi në Kuvend i deputetit të Partisë Demokratike, Eduard Halimi, 3 Dhjetor 2015

Read More
03 Dhj
0

Kush nuk ka frikë, voton ligjin për hetimin e CEZ, kush ka vjedhur bën të kundërtën

Të nderuar deputetë,
Të dashur qytetarë shqiptarë,
Sot në Kuvendin e Shqipërisë do të shqyrtohet projektligji i paraqitur nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike për Hetimin Ndërkombëtar të marrëveshjes së 24 qershorit 2014, midis  qeverisë shqiptare dhe  kompaninë çeke CEZ, të pasojave dhe dëmeve që ka prodhuar kjo marrëveshje për  financat  shqiptare, të personave përgjegjës pa dallim që  kanë shkelur ligjet e vendit në gjithë ketë aferë komplekse,në këtë megaskandal.
Siç e dimë të gjithë, ky projektligj që u tentua të futej për shqyrtim me  procedurë të përshpejtuar nga grupi ynë parlamentar në kulmin e debateve që provokoi në vend, në rrafshin politik, mediatik, në opinionin e gjerë publik shpërthimi i skandalit DIA,  që duke qenë një degëzim i aferës mëmë CEZ,  plasi në përmasa të panjohura më parë në tërësinë e aferës më të errët dhe më të madhe korruptive në  gjithë historinë e shtetit shqiptar në këto 25 vite.
Dyshja Rama-Meta e refuzoi futjen e ligjit me procedurë të përshpejtuar me  argumentin se nuk ekzistonte justifikimi ligjor i urgjencës. Koha  tregoi se ky ishte një pretekst për të fituar kohë, për të gjetur gjuhën e  mbylljes së skandalit dhe për të fshehur sërish vjedhjen duke shantazhuar njëri-tjetrin, për të refuzuar nismën tonë për hetim ndërkombëtar.
Rrëzimi i  hetimit në Komisionin e Ligjeve nga deputetët e  Edi Ramës,  me ndihmën e  abstenimit të  deputetëve të  LSI-së së Ilir Metës, është  parathënia e  rrëzimit të ligjit edhe në  sallën e Kuvendit. E gjithë kjo në dhunim flagrant të së drejtës së shqiptarëve për të mësuar me transparencë të plotë të vërtetën për  600 milionë euro të aferës CEZ, pasuri e  qytetarëve shqiptarë  dhe  135  milionë eurot e aferës DIA.
Nëse kjo ndodh,nëse hetimi ndërkombëtar rrëzohet edhe në seancë me kartonët e shumicës, Ilir Metës i duhet të gëlltisë premtimin e tij solemn dhe publik të dhënë para zgjedhësve të tij në Skrapar dhe në shumë tribuna të komunikimit politik se do të votojë pro këtij projektligji.
Edi Rama duhet të vjellë mashtrimin e tij publik për angazhimin nga ana e qeverisë të ekspertëve ndërkombëtarë nga SHBA dhe Bashkimi Europian për hetimin e aferës. Të dy duhet të lëpijnë ku kanë pështyrë, pra njëri -tjetrin.
Mund ta bëjnë. Kanë bërë gjëra shumë më të rënda. Ne nuk befasohemi. Por edhe nuk e çojnë nëpër mend të tërhiqemi nga nismë.
Sot deputetët tanë do të shpalosin para qytetarëve shqiptarë domosdoshmërinë e këtij ligji në kushtet kur drejtësia është nën presionin e jashtëzakonshëm të Ramës dhe Metës që kërkojnë ta kapin me çdo kusht. Deputetët tanë do të argumentojnë thjesht dhe bindshëm se ky është një ligj që mbështetet plotësisht në Kushtetutën e vendit, se nuk ka asnjë arsye ligjore për të mos e pranuar.
Ndërkaq, do t’u japim mundësi deputetëve të çdo krahu, do t’u japim mundësi edhe atyre që kanë ngrënë fjalën e dhënë të ngrihen në lartësinë e detyrës në mbrojtje të interesit publik, të pasurisë së qytetarëve, të Kushtetutës, të dinjitetit të vendit, duke u distancuar nga kusaria dhe kusarët.
Sot është dita për të zgjedhur: do të pranohet apo jo hetimi ndërkombëtar i çdo prove, i çdo dyshimi, i çdo akuze që është hedhur nga ne si opozitë dhe nga kundërshtarët tanë ne qeveri, nga  mediat, nga zyrat avokatore ndërkombëtare  të  qeverisë shqiptare për humbjet  kolosale  në shifra miliarda eurosh, që kanë pësuar tashmë dhe mund të pësojnë sërish financat e Shqipërisë,  financat e taksapaguesve shqiptarë nga marrëveshja me kompaninë CEZ.
Sot është dita për t’i lënë mënjanë llogjet dhe për të vendosur:  do të pranohet apo do të refuzohet nga dyshja Rama-Meta thelbi i projektligjit tonë për të pajtuar në këtë hetim prokurorë dhe ekspertë të sprovuar nga vendet mike e partnere, nga SHBA dhe Bashkimi Europian, që do të ftohen dhe do të hetojnë nën autoritetin e Prokurorit të Përgjithshëm të  Republikës së Shqipërisë.
Sot është dita për të ndarë shapin nga sheqeri,: kush është për ta mbajtur pambarim këtë aferë kriminale në  planin e llafeve  dhe kakofonisë së qëllimshme, ku të gjithë akuzojnë të gjithë dhe askush nuk e merr vesh kush është hajduti i vërtetë  dhe kush është për të votuar  zbardhjen ligjore nga një hetim i kualifikuar dhe i pavarur ndërkombëtar. Kush është për të vijuar me akuza politike që kanë për qëllim të shmangin drejtësinë, sikur kanë gisht të gjitha palët, sikur janë të përlyer të gjitha palët, dhe kush për identifikimin para drejtësisë  të personave përgjegjës për këtë vjedhje të shekullit.
Ky është pra një moment i madh  përgjegjësie dhe transparencë, që do të hapte një kapitull të ri në jetën politike institucionale të vendit, duke bërë  ndarjen  e parë të  madhe nga pandëshkueshmëria e zyrtarëve të lartë dhe nga të gjitha spekulimet e qëllimshme që janë bërë e bëhen me të.
Kemi folur e do të vazhdojmë të flasim shumë për reformën në drejtësi, për rëndësinë e saj të madhe. Por një akt i madh ligjor siç është votimi sot i projektligjit ka një vlerë të barabartë politike me këtë reformë përsa i përket mesazheve që do të japë, sinqeritetit të qëllimeve dhe efekteve në rrafshin e drejtësisë reale.
Sot është një ditë sprove për Edi Ramën dhe për deputetët e Partisë Socialiste. Rama dhe disa prej këtyre deputetëve kanë mbrojtur me zë të lartë marrëveshjen e qeverisë me kompaninë CEZnë qershor të vitit 2014.
Për të zhurmuar akuzat konkrete të mbështetura në dokumentet zyrtare të avokatëve ndërkombëtarë të qeverisë, denoncimet e bërë nga rrjeti i gazetarëve investigativë të Ballkanit Perëndimor BIRN dhe së fundi edhe në raportin e  detajuar të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Rama më të tijtë  janë hedhur në sulm duke formuluar lloj-lloj akuzash  kundër prej disa prej ministrave dhe zyrtarëve  të lartë të qeverisë së Partisë Demokratike gjatë viteve të operimit të kompanisë CEZ në Shqipëri.
Ja ku janë. Ja ku jemi. Le të votojmë hetimin ndërkombëtar. Le të  hetohen të gjithë zyrtarët që kanë patur lidhje apo gisht, pavarësisht cilës qeveri apo ngjyre politike i përkasin. Hetim gjithëpërfshirës, ky është projekti ynë. Kjo është sfida, kjo është ora e të vërtetës. Kush nuk ka frikë, voton ligjin. Kush ka mizën nën kësulë, kush ka milionat e vjedhura nën kësulë bën të kundërtën.
Sot është një moment sprove për Ilir Metën dhe grupin e tij. Ilir Meta është akuzuar nga avokatët e qeverisë Rama për marrje ryshfeti në shuma  të  mëdha nga kompania DIA, e cila pretendon të përfitojë në arbitrazhin ndërkombëtar kundër qeverisë shqiptare një shumë prej 135 milionë eurosh. Meta ka refuzuar të japë dorëheqjen si kryetar i Kuvendit, kërkuar nga ne pas publikimit të akuzave të rënda. Por është zotuar të votojë ligjin e hetimit ndërkombëtar dhe t’i nënshtrohet hetimit në bazë të këtij ligji.
Në qoftë se nuk  janë tallur me popullin, tani është moment të votojnë ligjin.
Të gjitha fjalët ndahen sot. Hetimi ndërkombëtar është përballja guximtare me të vërtetën e  aferës me të rëndë të shekullit.
Hetimi ndërkombëtar është premisa e sigurt për transparencë dhe drejtësi.
Por ndërkohë Rama dhe Meta, paraprakisht kanë ndërmarrë hapat të tjerë, në përpjekje për të mbuluar gropën e madhe financiare që i kanë krijuar shtetit me aferën e tyre me CEZ.
600 milionë euro. Dhe nga do t’i nxjerrin këto para? Sot kanë në plan të kalojnë një tjetër masë kriminale, represive në Parlament, ndryshimin në Kodin Penal që ligjëron burgun për një kupon.
Vetë këta ju kanë vjedhur shqiptarëve 600 milionë euro vetëm me aferën CEZ, para që i kanë ndarë në pazarin e tyre. Dhe sot, nga njëra anë do të votojnë të mbyllin hetimin për veten e tyre, dhe pak minuta më vonë do të votojnë burgun për qytetarin që nuk merr kuponin për një kile kripë.
Kjo është dyfytyrësia, padrejtësia që ulërin, që revolton e ngre peshë shpirtin e revoltës qytetare.
Ne do ta kundërshtojmë sot në Kuvend me deputetët dhe votat tona këtë ligj terrori mbi sipërmarrjen. Ne i bëjmë thirrje sipërmarrësve, biznesit të vogël, biznesit familjar, ambulantëve, fermerëve të bashkohen me ne të martën me 8 dhjetor për të hedhur në kosh të mbeturinave këtë ligj diktatorial dhe bashkë me të edhe hartuesit e tyre hajdutë.
Po ashtu, gropën e madhe financiare prej 600 milionë euro që kanë shkaktuar me aferën CEZ, si dhe me vjedhjet e abuzimet e përditshme, do ta vuajnë në kurriz pronarët, për të cilët qeveria ka planifikuar të kalojë sot në Kuvend një shpronësim të ri.

Është shpronësim, marrje me forcë e pronës së tyre, ajo që ka ndërmend të bëjë Edi Rama, duke vendosur çmime qesharake për kompensimin e pronave. Duke caktuar çmimin sa vlente prona në kohën kur etërit e bijve të korruptuar sot, ua morën pronën pronarëve.
Njësoj e dhunshme është kjo masë, madje është legjitimimin i shpronësimit komunist të pronarëve.
Ne nuk mund ta pranojmë kurrë këtë padrejtësi të dytë.Ky akt është legjitimim i diktaturës dhe akteve të saj barbare. Është e qartë tashmë për të madh e të vogël se Edi Rama krenohet me aktet e mizorisë dhe barbarisë hoxhiste duke dekoruar xhelatët dhe kriminelët në një përpjekje profane për t’i shpëlarë ata nga llumi i historisë kombëtare ku i ka caktuar vetvetiu ndërgjegjja e një kombi të tërë.

E ç’mund të presin pronarët nga ky, që dekoron shpronësuesit, xhelatët, torturuesit e familjarëve të tyre dhe mijëra viktimave të tjera të terrorit komunist.
Ligji për pronat është vetëm një zgjatim i mendësisë së bijve të nomenklaturës hoxhiste dhe njëkohësisht një perde e grisur për të mbuluar hajdutërinë dhe babëzinë e tyre për lekët dhe pronat e popullit.
Lufta kundër këtij shpronësimi të ri të pronarëve nis sot në Kuvend por do të vazhdojë në çdo hapësirë publike dhe institucionale derisa ta rrëzojmë. Ndaj ju bëj thirrje pronarëve të bashkohen në marshimin e protestës më 8 dhjetor për të rrëzuar këtë shpronësim të dytë, për të rrëzuar hartuesit e tij hajdutë.
Të nderuar deputetë,
Kemi hyrë në dhjetorin e 25 vjetorit të Lëvizjes Demokratike studentore, intelektuale dhe popullore për pluralizëm, liri dhe demokraci si gjithë Europa.
Në datën 8 dhjetor, në përkujtim të ditës së parë të protestës historike të studentëve misionarë të demokracisë, ne kemi thirrur një marshim të madh proteste në Tiranë kundër qeverisë  Rama-Meta të krizës me të rëndë, varfërisë dhe depresionit më të madh, korrupsionit galopant, qeverisë më të papërgjegjshme dhe më të korruptuar që ka njohur vendi.
Kur e keqja në qeverisjen e vendit mblidhet, zmadhohet, bëhet një mal në këto përmasa, mënyra më e mirë për të nderuar një ngjarje që ka hyrë në histori si simbol i përballjes me të keqen është të zbresim në rrugët dhe sheshet e protestës, të përballemi, të kërkojmë me forcë largimin e qeverisë që ka mbushur e po derdh çdo ditë kupën më bëmat e saj antipopullore, antidemokratike, abuzive dhe korruptive.
Nuk ka asnjë shenjë dhe asnjë shpresë se situata mund do të përmirësohet për shqiptarët. Përkundrazi: po përkeqësohet e do të përkeqësohet deri ku nuk mban, deri aty ku do të jetë shumë  shumë e vështirë për t’u ringritur.
Mjafton të themi sot se deficiti në dogana dhe tatime edhe për muajin nëntor është një rekord historik. Ky është nëntori i zi përsa i përket të ardhurave në raport me planin, që vendi nuk e ka njohur as në vitet me të këqija të trazirave sociale.
Si një qershi e kalbur mbi tortën e prishur të qeverisë po vjen buxheti i vitit 2016, buxheti i recesionit të përshpejtuar, me të ardhura më të ulta, me shkurtime masive për popullin, shpenzime luksi. Po vinë gjobat poshtëruese dhe shkatërruese, e vetmja “mjeshtëri” e qeverisë së  falimentuar.
Kasta oligarkike në krye të qeverisë është një barrë e shtuar për qytetarët çdo orë, çdo ditë që kalon.
Ne mblidhemi kësaj radhe jo thjesht për të protestuar. Mblidhemi për zgjidhje. Zgjidhje që vjen nga shpirti i qytetarëve të pakënaqur, të dëshpëruar, të pamundur, zgjidhje që përqafohet dhe kthehet në thirrje për mbarë qytetarët shqiptarë është largimi i kësaj qeverie të dështuar, të inkriminuar dhe të korruptuar deri në palcë.
Zgjidhja është krijimi i një qeverie teknike që do të  përgatisë reformën zgjedhore, do të implementojë ligjin e dekriminalzimit, dhe do të përgatisë vendin për zgjedhje të reja.
Nuk duam thjesht të largohen këta dhe të vijmë ne. Duam një zgjidhje për Shqipërinë në mes të së keqes që e ka mbërthyer.
Se kush do të vijë, le ta vendosë populli me votë.
Me 8 dhjetor fillojmë përballjen popullore pa kthim për këtë zgjidhje, për largimin e qeverisë së katastrofës kombëtare.
Partia Demokratike do t’i prijë kësaj përballje. Ftojmë të gjithë qytetarët e Tiranës nga mbarë vendi të mblidhemi për zgjidhjen, në një protestë të madh kombëtare në sheshin “Skënderbej”, të martën me 8 dhjetor në orën 11:00.


Fjala e Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ne mbledhjen e grupit parlamentarë, 3 Dhjetor 2015

Read More
02 Dhj
0

Koha kur biznesi shikohet si një lopë për t’u mjel dhe për të mbushur kovën e boshatisur korrupsionit dhe hajdutërisë do të marrë fund

Të nderuar përfaqësues të biznesit shqiptar, dhomave të tregtisë, shoqatave të biznesit të vogël, të shoqatave të ndryshme të sektorëve të ekonomisë, nga turizmi, nga agrobiznesi, tregtia, manifaktura, prodhimi, ndërtimi, etj.
Së pari, dua t’ju falënderoj për pjesëmarrjen tuaj në këtë tryezë sot e cila na mbledh bashkë në një moment shumë të vështirë për ekonominë shqiptare. Na mbledh bashkë me anëtarët e komisioneve e Ekonomisë, Financave dhe  Veprimtarive Prodhuese të opozitës të cilët së bashku me grupin e punës dhe me përfshirjen të ekspertëve më të mirë me formim dhe përvojë të gjatë akademike dhe në terren kanë përgatitur një platformë të plotë fiskale, si një komponent kyç i programit të Partisë Demokratike për të nxjerrë vendin nga kriza ekonomike.
Nuk është e rastësishme që kjo tryezë mbahet vetëm pak ditë para diskutimit në parim të projektbuxhetit qeverisë për vitin 2016. Nuk jemi këtu për të bërë oponencën e këtij projektbuxheti, as të paketës fiskale, as të paketës së shpenzimeve  për një arsye të thjeshtë të cilën dua ta ndaj me ju dhe me publikun drejtpërdrejtë.
Nuk na është dhënë asnjë arsye të besojmë  se kjo paketë përmban qoftë edhe një element realist me përballjen e gjendjes katastrofike të ekonomisë shqiptare. Në fakt kjo paketë është një zgjatim i lëngatës të shkaktuar pikërisht nga kjo mendësi e prapambetur, e dëmshme dhe shkatërrimtare për ekonominë shqiptare të cilën nga kjo sallë kemi paralajmëruar plot dy herë qeverinë nuk ia kemi dalë dot ta ndalim në kursin e vet shkatërrimtar.
Këtë e them jo vetëm për shkak të konstatimeve të përditshme, në bisedat me ju, me biznesin, më sipërmarrjen në tërësi, këtë e them bazuar në të dhënat më objektive, shumica dërrmuese produkt i drejtpërdrejtë i institucioneve shqiptare, i kësaj qeverie, qeverisë së Edi Ramës, të cilat kanë çuar edhe në konkluzione të rëndësishme dhe aspak optimiste të institucioneve ndërkombëtare siç është raporti i Bankës Botërore “Doing bussines” apo raporti i “Pay taxes” dhe me klimën fiskale në vend.
Nuk është rasti të ndalem gjatë me një situatë që tashmë e njeh mirë çdo përfaqësues, çdo pronar dhe çdo konsumator të gjendjes së vendit. Sot do ta kemi shumë të vështirë jo vetëm në këtë kolektiv, jo vetëm në këtë komunitet, por do të thoja me gojën plot në kushtet e sinqeritetit politik që dikush prej jush mund të thotë që është kontrandicion termash, që të shprehet optimist apo i kënaqur të gjenim edhe ndonjë deputet të shumicës që të shprehet optimist apo i kënaqur me ecurinë fiskale dhe ekonomike të kësaj qeverie.
Vlerësimet flasin vetë kemi humbur 11 vende, në vazhdim të vendeve që humbëm vitin e kaluar si vend ekonomi fiskale të kufizuar, të coptuar, jemi renditur të 142-tët nga 182 vende që ka bota, ku përfshihen edhe ishuj me popullsi prej 30 mijë banorësh.
Në “Doing bussines” po kështu vazhdojmë të jemi në rënie të lirë pasi të gjithë aspektet e ndërveprimit e qeverisjes me biznesin janë në përkeqësim që nga nisja e biznesit ku në një vit ra me 4 pozicione. Tek lejet e famshme të ndërtimit kemi rënë 67 pozicione. Tek furnizimi me energji ku kemi rënë 3 pozicione me një vit, regjistrimi i pronës, marrja e kredive dhe sigurisht tek pagesa e taksave. Ndërkohë vetë dokumentet zyrtare të qeverisë vërtetojnë atë që patëm paralajmëruar dy herë radhazi, që kjo politikë e taksave të larta nuk funksionon, nuk ecën. Por jep rezultat negativ në të dyja drejtimet, në tkurrjen e ekonomisë kombëtare, në mbylljen dhe falimentimin e bizneseve nga njëra dhe nga ana tjetër në rënien dramatike të të ardhurave si rezultat i informalitetit të shtuar, si rezultat i evazionit të shtuar, i kontrabandës së shtuar dhe natyrisht si rezultat i shtimit matematik i bazës së taksapaguesve. Ca prej hallit dhe ca sepse thjesht nuk ja dalin dot më, pra mbyllin qepenat dhe nxjerrin njerëzit në mes të katër rrugëve.
I pamë statistikat e janar-tetorit, tani së shpejti zyrtarizohen edhe të nëntorit, 26.3 miliardë lekë mungojnë vetëm nga tatimet dhe doganat. Në tetor kanë shkuar në 326 milionë apo 32.6 miliardë lekë, 326 milionë dollarë gropa vetëm në tatime dhe në dogana.
7.1 miliardë deri në fund të tetorit, 71 milionë dollarë, 7.1 miliardë lekë vetëm në TVSH, që diktatori më i qartë, përgënjeshtrimi më i saktë që i bëhet gënjeshtrave që konsumi është rritur. Mos flasim për rimbursimin i cili ka rënë poshtë kuotës më të keqe të qeverisjes së mëparshme e cila ka qenë 8 milionë dollarë në muaj dhe tashmë është 6.1 milionë dollarë në muaj për këtë vit.
Akcizat 9.4 miliardë më pak në veçanti duhani dhe karburanti, janë edhe dy vatrat kryesore të infeksionit dhe kontrabandës në Dogana. 915 ton karburant më pak të zhdoganuara në 9 muaj. 502 ton më pak cigare të zhdoganuara në 10 muaj.
Të ardhurat personale 5.4 miliardë lekë më pak se planifikimi, pra 54 milionë dollarë më pak në 5 muaj. Taksat nacionale dhe të tjerat 40 milionë dollarë më të ulëta, e si rezultat pastaj efekti shihet tek shpenzimet për të cilën jam i sigurt që do të kemi një ditë tjetër për t’u ulur dhe për t’i parë, por ky është realiteti. Ja ku çoi politika e taksave të larta.
Biznesi në gjendje emergjence, arka e shtetit dyfish në gjendje emergjence.
Gjendja e ekonomisë, marrim vetëm të dhënat e fundit, importi në tetor 4.3% se tetori i vitit 2014.
Eksportet 9.3% më pak se tetori i vitit 2014. Importet në 10-mujor, 2% më pak se e njëjta periudhë janar –tetor 2014.
Eksportet 4.3% më pak janar-tetor, sesa janar-tetor 2014. Shifrat e kreditimit po t’ua them do t’u duken të mira sepse jam i sigurt që secili prej jush përballet me vështirësi shumë të mëdha në bizneset që drejtoni  por totali i kredisë për muajin shtator vazhdon të jetë në pikiatë, tetori po kështu me 1.7% më pak se muaji paraardhës. Krahasuar me shtatorin 2014 kredia për bizneset është -2.4%, një shifër që në fakt vërtetohet edhe  nga të dhënat dhe parametrat e tjera ekonomike të vendit. Nuk është se është diçka e huaj për ju sepse jeni shprehur dhe vazhdoni të shpreheni vazhdimisht me anketat e organizuara nga institucionet shtetërore shqiptare, besimi i konsumatorit dhe biznesit në 3-mujorin e tretë është ën rënie të lirë, 2.7% më pak në 3-mujorin e tretë sesa 3-mujorin pararendës.
Besimi në sektorin e industrisë 2.9%. Besimi i sektorit të shërbimeve në rënie me 3.9%, besimi i konsumatorëve tek ekonomia shqiptare është në rënie nga tremujori në tremujor. Kjo është gjendja dhe kjo është sfida e madhe me të cilat përballet sot Shqipëria, ekonomia, ju si pjesëmarrës dhe kapitenët e ekonomisë shqiptare dhe konsumatorët nga ana tjetër dhe ushtria në shtim e të papunëve dhe të pashpresëve.
Ndonëse vitin e kaluar ne çuam një paketë amendamentesh në Parlament prej 25 amendamentesh të cilat i diskutuam në një tryezë pjesëmarrëse si kjo, pak a shumë të ngjashme kjo nuk pati asnjë efekt, asnjë prej amendamenteve nuk u diskutua për meritën e tij por u rrëzua politikisht, verbërisht. Ndaj këtë të premte dhe javën e ardhshme Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk do të çojë më amendamente. Ta mendosh diçka që është thellësisht e gabuar dhe e provuar si e rrezikshme, shkatërrimtare për ekonominë është së paku naive dhe nuk ka kohë më për shfaqje.
Ne vijmë sot para jush për të shpalosur një vizion të ri, një revolucion fiskal si pjesë e vizionit tonë për të rikthyer besimin tek ekonomia shqiptare, për të nxitur punën, prodhimin, kreditimin, punësimin përmes një paketë të gjerë dhe të thellë ndërhyrjesh në politikën fiskale të vendit. Të shoqëruar sigurisht me një vizion shumë më të plotë të politikave tona ekonomike dhe platformave për sektorët e veçantë të ekonomisë, të cilët po kështu do të mblidhemi dhe do të diskutojmë së shpejti. Por sot dua që prezantimi i paketës tonë fiskale, që propozimi ynë fiskal të jetë në qendër të diskutimit tonë si një mundësi reale dhe si një nevojë e ngutshme për ndërhyrje të forta dhe të guximshme që të garantojnë jo thjesht ndaljen apo ngadalësimin e rrokullisjes ekonomisë shqiptarëve por një perspektivë e rritjes ekonomike me ritme dyfish se ato që planifikohen në letër dhe kurrë në kapen në realitet.
A është kjo e mundur? Të gjithë intelekutorët bien dakord që Shqipëria i ka këto potenciale. Çelësi për t’i ç’kyçur këto potenciale është dilema dhe thelbi i debatit. E pra, ne ju ofrojmë sot, sipërmarrësve shqiptar, biznesit shqiptar, konsumatorëve shqiptar, punëdhënësve shqiptar, investitorëve të huaj vizionin tonë për të dalë nga kjo situatë katastrofike dhe për të ecur të sigurt drejt një ekonomie konkurruese brenda për brenda dhe në raport me ekonomitë e tjera të rajonit. Konkurrues është çelësi, fjala kyç e propozimit tonë fiskal. Duke nisur me taksën e sheshtë 9%, 9% taksë e sheshtë, tatim-fitimi, 9% kontribut i sigurimeve shoqërore.
Duke vazhduar me një ndryshim themelor të keqkuptuar në panik e sipër nga kryeministri dhe kopjuar vetëm pjesërisht për lehtësimin e biznesit të vogël, jo vetëm nga ana fiskale por në radhë të parë nga represioni i padrejtë  dhe arbitrar i tatimorëve që përpiqen të nxjerrin dhjamë nga pleshti kur balenat iu kalojnë nën hundë doganorëve dhe antikontrabandës nga Kakavija në Kapshticë, nga Durrësi në Morinë e kudo tjetër.
Ky propozim konsiston në një tatim përafërsisht 0.5 % të xhiros për biznesin e vogël, tavan i cili  do të ngrihet deri në 12 milionë lekë të reja xhiro vjetore.
Me tre fasha:
Në fashën e parë 0-5 milionë i tatim të përllogaritur në vlerën e 10 mijë lekëve të reja.
5-8 milionë përllogaritur në vlerën e 30 mijë lekëve të reja.
8-12 milionë në vlerën e 50 mijë lekëve të reja.
Të shoqëruar edhe kjo natyrisht me të njëjtat kushte të taksës së sheshtë apo të them më mirë të analogjisë së taksës së sheshtë dhe sigurimeve shoqërore me një taksim për kontributin me një vjelje të kontributit shoqëror me një vlerë totale prej 18% për të vetëpunësuarit apo 9+9 në situatën e punësimit dhe punëdhënies.
Vendimi që do të komunikoj tani nuk ka qenë një vendim i lehtë dhe ndoshta ka qenë çështja më e debatueshme në diskutimin e platformës fiskale në grupin e punës, dhe ju e dini fare mire se kemi një ekip superior në vlera e përvojë, një ndërthurje e shkëlqyer të përvojës dhe të kapaciteteve të reja. Diskutim i cili është bërë duke patur parasysh qëllimin kryesor që Partia Demokratike ka dhe shpalos me këtë program fiskal, nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe të punësimit përmes nxitjes së besimit tek ekonomia, përmes nxitjes së konsumit që do të nxis kreditimin, investimet dhe do të krijoi një frymë të re pozitive, një energji të re pozitive kombëtare përballë një qeverie që duhet të jetë në krah dhe jo kundër biznesit.
Ky propozim ka të bëjë me shkallën e TVSH-së në Shqipëri. Dhe është bërë pas një diskutimi të përgjegjshëm dhe simulimit të disa skenarëve të plotë të efekteve që kjo do të ketë në ekonominë e vendit por dhe në të ardhurat, dhe rrjedhimisht në shpenzimet sipas vizionit tonë për një portofol të fortë investimesh publike.
Pa dyshim që jemi gati ta ndajmë këtë diskutim me ju, por së pari dhe mbi të gjitha duam të marrim nga ju vlerësimet tuaja për këtë hap të rëndësishëm, jo të lehtë por tashmë të rakorduar dhe një vendim i marrë në Partinë Demokratike, një vendim i marrë nga unë.
Kjo është vendimi për ti dhënë Shqipërisë nivelin më konkurrues ne Ballkan të TVSH-së prej 15%. 15%, pra një ulje prej 25% e tatimit mbi vlerën e shtuar, si një instrument i fuqishëm ndërhyrje që do të rrezatojë besim dhe shpresë tek të gjithë zinxhirët dhe konkurrentët e zinxhirëve të ekonomisë shqiptare, duke nisur me konsumin dhe duke me mbaruar me prodhimin dhe me eksportin.
Koha kur biznesi shikohet si një lopë për t’u mjel dhe për të mbushur kovën e boshatisur korrupsionit dhe hajdutërisë do të marrë fund. Koha kur biznesi kërcënohet me burg dhe me ndjekje penale për mos pagim taksash do të marrë fund. Ndjeka penale duhet të fillojë me evazorët e mëdhenj në vend që detyrimisht do të shkojë tek bashkëfajtorët e tyre në qeveri.
Për biznesin nuk ka dhe nuk do të ketë ndjeke penale dhe dënim me burg për mospagim taksash. Instrumentet që ne do të përdorim dhe që bazohen në rrallë të parë tek vetëdeklarimi, tek vetëpjesëmarrja në insistent të drejtë taksimi si ky që shpalosim sot janë mëse të mjaftueshme dhe do të jenë në përputhje të plotë  me praktikat më të mira të Bashkimit Europian, e jo të mesjetës apo Afrikës Ekuatoriale, apo nuk e di se ku i ka nxjerrë modelet e burgut ky Kryeministër për të mbushur gropën e shkaktuar nga  kontrabandistët e lidhur me të.


Fjala e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në prezantimin e Projekt-Programit fiskal, 2 Dhjetor 2015

Read More
02 Dhj
0

8 Dhjetori, të rinjtë shqiptarë takohen në protestë si para 25 vitesh

Të rinjtë e Mirditës mirëpritën sot tre kandidatët për kreun e Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Qindra të rinj morën pjesë në debatin mes Belind Këlliçit, Ervin Salianjit dhe Orjela Nebijajt të cilët folën për ngjarjet më të rëndësishme politike që ndikuan në përfshirjen e tyre në politikë.

Të tre kandidatën veçuan ditën e Rinisë 8 Dhjetorin si datën më të rëndësishme politike që ka frymëzuar ata dhe mijëra të rinj shqiptarë për një Shqipëri më të mirë. Ata bënë thirrje të tre bashkë që ditën e 8 Dhjetorit të bashkohen të gjithë në sheshin kryesor të Tiranës për të nisur betejën kundër maxhorancës në pushtet që po varfëron shqiptarët e që pol argon të rinjtë nga vendi duke vrarë aspiratat e tyre që nisën 25 vite më parë.

I ngarkuari i kryesisë deputeti Aldo Bumçi falenderoi të rinjtë e Mirditës për angazhimin e tyre dhe i ftoi ata të protestën e madhe të opozitës në datën 8 Dhjetor në Tiranë.

Nesër zhvillohet konventa e parafundit e debatit të të rinjve e më pas do të kulmohet në Tiranë në datën 6 Dhjetor ku do të shpallet edhe fituesi i garës.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 2 Dhjetor 2015

Read More
02 Dhj
0

I tmerruar nga protestat popullore, Rama shpif dhe vjedh propozimet e PD

I tmerruar nga revolta popullore, nga bashkimi i madh i qytetarëve në protestën e 8 dhjetorit, Edi Rama po riciklon çdo ditë shpifje ndaj kryetarit të Partisë Demokratike.

Eshtë kjo frikë që e detyron të kopjojë propozimet e opozitës. Falja e kamatëvonesave për familjet në nevojë, është kërkuar me forcë nga Partia Demokratike.

Por as falja e kamatëvonesave, dhe asnjë marifet i vogël, nuk do të bëhët  dot komardare shpëtimi për Edi Ramën, për kryeministrin më të korruptuar në Ballkan, me 200 milionë euro pasuri sipas dokumentit të punës së OSBE. Pasuri e vënë me rryshfete si ai që kërkoi për pallatin 16 katësh në zemër ët Tiranës.

Qytetarët po ngrihen,  me 8 dhjetor do të tregojnë forcën e sovranit para Edi Ramës, që nuk mbajti ndaj tyre asnjë premtim, që rriti çmimin e energjisë për të pamundurit, dhe me energjinë bëri miliarda për vete e 40 hajdutët e tij.

Për 11 vite mori rryshfete për çdo leje ndërtimi në Tiranë, shkatërroi qytetin, e sot vjedh çdo ditë 1 milionë dollarë në dogana e tatime, dhe qëndron pas çdo tenderi e koncesioni miliona eurosh.

Agonia e këtij kryeministri të korruptuar është drejt fundit, dhe një rrugë e re hapet për Shqipërinë pas 8 dhjetorit.


Deklarata për mediat e Sekretares për Marrdhëniet me Publikun, Grida Duma, 2 Dhjetor 2015

 

Read More
02 Dhj
0

Deklaratë e Partisë Demokratike

Partia Demokratike përshëndet ftesën që NATO i bëri Malit të Zi për të nisur negociatat e anëtarësimit në Aleancë. Ky është një vendim historik jo vetëm për Malin e Zi por për të gjithë Balkanin Perëndimor për të përmbushur vizionin e një Europë të bashkuar, të lirë dhe në paqe. Partia Demokratike e Shqipërisë shpreh bindjen se politika e dyerve të hapura e NATO-s do të vazhdojë të jetë një nga nxitësit kryesore të transformimit dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 2 Dhjetor 2015

Read More
02 Dhj
0

Gjirokastër: Ky është Dhjetori i dytë për liri dhe demokraci

Partia Demokratike dhe anërarët e Grupimit “Dhjetori 90”, startuan nga Gjirokastra turin e aktiviteteve përkujtimore të Lëvizjes studentore “Dhjetori 90,  sa afër dhe larg”. Lëvizja studentore që udhëhoqi revoltën kombëtare të rrëzimit të diktaturës më të egër në Evropë dhe themelimit të Partisë Demokratike, 25 vite më parë, frymëzon edhe më shumë shqiptarët në këto kohë krize dhe rreziku, me idealet e saj, besimin tek vlerat e lirisë dhe demokracisë.
Gjatë forumit anëtarët e Grupimit thanë ndër të tjera se ky Dhjetor është një apel për protestë kombëtare për ti dhënë vlerë lirisë, demokracisë dhe të ardhmes së Shqipërisë.
“25 vite pas rrëzimit të komunizimit, endrra e studentëve dhjetoristë,“E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” u pre në mes me qeverisjen dhe mazhorancën e krizës dhe të korrupsionit, por ky Dhjetor është përsëri afër sepse të rinjtë janë fryma dhe shpirti i ndryshimit, u shpreh kryetari i Grupimit Bislim Ahmetaj. Sekretari i Përgjitshëm i PD, Arben Ristani, duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën kombëtare të 8 Dhjetorit, tha se kjo qeveri nuk po ndërton një vepër të dobishme për shqiptarët pasi të gjitha arritjet historike të integrimit euroatlantik të Shqipërisë janë të firmosura nga Partia Demokratike.
Demokratët, studentët dhe intelektualët e Gjirokastrës, theksuan se vetëm demokratët dhe lidershipi i tyre mund të kthejë shpresën dhe të ringrejë Shqipërisë drejt rrugës së prosperitetit evropian, mirëqënies dhe zhvillimit.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 2 Dhjetor 2015

Read More
02 Dhj
0

Qeveria, licensë për prerjen e pyjeve, moratoriumi vjen pasi të shkatërrohen parcelat e mbetura

Para 5 ditësh, vetëm pak minuta pas zhvillimit të ankandit për prerjen e pyjeve të fundit të mbetura në parcelat në Korçë (Bofje, Shere, Panarit dhe Treskë), Berat (Mali i Bardhë, Qeshibesh, Liqeth), Lezhë (Munelle) dhe Gjirokastër (Dhembel), qeveria deklaroi shpalljen e moratoriumit për prerjen e pyjeve për një periudhe 10 vjeçare, por duke filluar nga 1 Janari 2016. Pse jo nga sot? Apo duhen rrafshuar edhe ato pak parcela pyjore që kanë mbetur?

Partia Demokratike e sfidon qeverinë që;

1.Moratoriumi për prerjet e pyjeve të ketë efekt të menjëhershëm duke filluar nga sot!

2.Të anullohet liçensa e prerjes se pyjeve për kushëririn e Ylli Manjanit dhe dajen e deputetit Spahiu në Bulqizë pasi kjo ka shkaktuar gjendje lufte civile dhe peticion masiv nga mbi 500 fshatare të 3 fshatrave kundër prerjes së pyjeve.

3.Të anullohet çdo liçensë prerje pylli për banditët e Taulantit në Stebleve – Librazhd, që edhe kur u kapen nga dy gazetarë duke prerë brenda në Park Kombetar, në vend që të burgoseshin si keqbërës, u trimëruan dhe qëlluan me armë zjarri mbi gazetarët.

4.Të anullohen liçensat e prerjeve të pyllit për vellezërit Bicaj në Lenie të Gramshit, apo për nënkryetarin e Bashkisë së Ersekës në Germenj-Shelegur.

5.Të ndërpritet me efekt të menjëhershëm çdo prerje pylli që po ndodh përditë edhe brenda zonave të mbrojtura si Parku Kombëtar Dajt, Germenj-Shelegur, Stebleve, Lenie, etj.

6.Të anullohen 10 ankandet e fundit të prerjes së pyjeve të shpallura para pak ditësh, sipas buletineve Nr. 40, 41, 42 dhe 43 të Agjensisë së Prokurimit Publik

Partia Demokratike fton qeverinë të reflektoje ndaj kësaj kasaphane siç shihet edhe në fotot bashkëngjitur dhe të ndalë urgjentisht kafshimin e mushkërive të Shqiptarëve.

Ne ftojmë qytetaret të ndalojmë shkatërrimin e pasurisë kombëtare, të pyjeve tona, duke shkulur nga rrënjet këtë bandë të korruptuar që zhvat me tendera dhe koncesione, si nëntoken edhe mbitokën tonë.


Deklarata për mediat e kreut të Departamentit të Mjedisit, Jamarbër Malltezi, 2 Dhjetor 2015

 

Read More
01 Dhj
0

Me 8 Dhjetor bashkohemi për të përmbysur tiraninë e krimit, korrupsionit e hajdutërisë së Edi Ramës dhe për të marrë në dorë fatet tona

Të dashur të rinj e të reja të Forumit Rinor të degës së Durrësit

Në Forumin Rinor, në Partinë Demokratike ashtu si dhe në partitë simotra anembanë Europës, tradita e zgjedhjes me parimin një anëtar një votë, tradita e besimit tek vota, tek gjykimi i anëtarësisë është një traditë gjithmonë në konsolidim e sipër.

Unë besoj fort se askush nuk është i pagabueshëm por se vota e lirë gabon më pak se kushdo tjetër. Ndaj kam besim të madhe se në këtë  proces në Durrës në pararendje të dy debateve të fundit para se ta mbyllim në Tiranë, ju të rinj dhe të reja durrsake, demokrate dhe demokratët e vijëe së parë të betejave tona politike do të dini ti jepni vlerë të plotë me pjesëmarrjen tuaj, me votën tuaj.

Me vëmendje të madhe është ndjekur kjo garë siç e keni parë, është ndjekur me vëmendje nga mediat, është ndjekur me vëmendje edhe nga kundërshtari politik sepse Forumi Rinor i Partisë Demokratike, zhvillimet në këtë forum kanë qenë gjithmonë subjekt interesi legjitim i qytetarëve shqiptar, i demokratëve në radhë të parë sigurisht por edhe i kundërshtarëve politik, të cilët e njohin shumë mirë forcën e Forumit Rinor kur ai është i bashkuar dhe i vendosur për t’i shkuar betejave deri në fund.

Bashkë kemi diskutuar në raste zgjedhjesh të brendshme, takimesh, fushatash, diferencën e madhe mes kundërshtarit dhe Partisë Demokratike. E keni parë sesi në këto ditë të fundit të nëntorit ju ka dalë në pah kompleksi që kanë për legjitimitetin e tyre, ju ka dalë në pah kompleksi që kanë për të kaluarën e tyre.

Pse vjen kjo? Sepse e dinë që përballë kanë një kundërshtar politik i cili ndonëse sot në opozitë është krenar dhe mbron vlerat më të çmuara të këtyre 25 viteve. Lirinë në radhë të parë! Lirinë që 25 vite më parë ishte investimi më i çmuar i shqiptarëve të bashkuar me thirrjet “Liri Demokraci!”. Lirinë nga e cila lindi  forca jonë politike, Partia Demokratike e Shqipërisë. Lirinë më të cilën transformuan një ndër vendet më të izoluara të botës, vendin më të prapambetur të Europës. Shqiptarët, qytetarët më të varfër në Europë e të krahasuar për nivelet e të ardhurave të tyre edhe me vendet më të varfra afrikane, në këto 25 vite ia kanë dalë të ecin përpara më shpejt se çdo shoqëri tjetër për shkak të lirisë dhe jo për shkak të qeverisë.

Liria pra është themeli, është virtyti është vlera më supreme në të cilën bazohet Partia Demokratike, demokratët e padyshim edhe Forumi Rinor i Partisë Demokratike. Por kjo liri dhe vlerat e saj të cilat mbaheshin të ndrydhura 25 vite më parë me frikë, me terror, me propagandë është sot përsëri nën kërcënim. Po, është nën kërcënimin e një forme të re diktature, të diktaturës së krimit i cili sot është veshur me pushtet, është futur në sallat e vendimmarrjes politike, në Parlament, në bashki, në makinat shtetërore e kudo ku merren vendime për shqiptarët.

Krimi sot dikton se cilat vendime merren e cilat nuk merren, se si, kur, kush fiton pasuritë publike. Krimi sot nuk ka frikë të marrë peng, se në fakt peng e mori që prej ditës që e mbështeti në kandidim Vangjush Dakon, kryetarin e kryekorruptuar të bashkisë së Durrësit. Ta marrë peng për orë të tëra dhe ta detyrojë të gris një vendim  të mëparshëm korruptiv për të firmosur një tjetër vendim edhe më korruptim. Këtu në Durrës krimi dhe bandat e krimit janë bërë njësh me pushtetin, ato terrorizojnë qytetarët, ato vendosin se kush mund të bëjë aktivitetin ekonomik dhe se në cilin sektor, ata vrasin e presin jo vetëm ndërmjet tyre për të larë hesapin por kudo ku shohin se ka diçka për të marrë e për të zhvatur. E bëjnë këtë pa frikë madje nën vëzhgimin e shpeshherë nën pushtetin vendor dhe qendror.

Këtu në Durrës nga porti në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë vijnë edhe denoncimet më të mëdha për bashkëpunimin e njerëzve të krimit të veshur në uniformën e policisë të cilën e kanë ndyrë siç kanë ndyrë duart e tyre në pazaret e drogës, siç kanë ndyrë duart e tyre në pazaret e shit-blerjeve korruptive të pasurive të shqiptarëve në bregdet, në qytet, në Gjirin e Lalzit e kudo tjetër.

Këtu në Durrës është një nga nyjet më të rrezikshme kriminale të mafias ballkanike e europiane me bekimin e drejtpërdrejtë të Edi Ramës dhe ushtarit të tij të bindur Vangjush Dakos. Kjo diktaturë e krimit në fakt i ka tentakulat anembanë Shqipërisë. Ajo nuk ka frikë të nxjerrë kokën e të godasë jo vetëm qytetarët e pafajshëm por edhe ata që i kundërvihen, oficerit trimat të policisë të cilët e gjejnë veten e tyre të transferuar pa asnjë motiv. Oficerët e policisë që gjenden nën akuzë pikërisht sepse ndihmojnë në luftën kundër krimit dhe drogës. Oficerë të policisë të cilët vriten mizorisht nga plumbat e krimit ndërkohë që kriminelët lejohen të arratisen me lejen personale të Edi Ramës dhe ministrit të tij të Brendshëm. Kjo është diktatura e krimit e cila sot është përgjegjëse për miliarda euro të vjedhura nga xhepat e shqiptarëve, nga pasuritë tona kombëtare, nga taksat dhe tatimet, nga doganat, nga tenderët korruptivë, nga lagunat, pyjet, trojet,fabrikat, nafta të cilat gjithsesi janë dhe mbetet pasuri e jona e përbashkët. Por vidhen gjithsesi nga mëngjesi deri në darkë nga një grusht kriminelësh që ndajnë paratë tyre me padronët politik në Tiranë me Ilir Metën, Sajmir Tahirin, Arben Ahmetaj, Koço Kokëdhimën me Damian Gjiknurin me gjithë bandën e 40 hajdutëve me në krye Edi Ramën që e ka provuar veten në këto dy vite se është drama më e dhimbshme për Durrësin dhe gjithë Shqipërinë.

Erdhi në pushtet me një festival premtimesh të bujshme, një pjesë prej të cilave në fakt rezononin me shqetësimet e shumë prej bashkëqytetarëve tanë,  300 mijë vende të reja pune, legalizimet falas për 6 muaj, shëndetësia falas. Ku jemi sot? Ku ndodhet sot Shqipëria? Megaskandalet po plasin ditë për ditë, premtimet janë harruar sepse në vend se të merret me premtimet dhe realizimet e tyre ditë për ditë merremi me zullumet qeveritare. Me arkivin që sa vjen e shtohet të aferave korruptive. Me milionat e eurove, dollarëve miliardave të lekëve që zhvasin ditë për ditë në dogana, tatime tendera dhe prokurorime. Ku janë sot 300 mijë vende pune? 73 mijë më shumë të papunë thonë vetë burimet qeveritare.

U shkaktuan prej represionit, prej kërbaçit, prej agresionit të bandave tatimore të Edi Ramës mbi biznesin e vogël kryesisht në muajt shtator dhe tetor. Nuk kishim nevojë të shikonim statistikën, mjafton të dalësh në qytetet tona, në fshatrat tona dhe të shikosh qepenat e mbyllur. Të shikosh sipërmarrësit që mbajnë kokën me duar tek lexojnë faturat të pa përballueshme gjobash apo kamatash.

Ku është shëndetësia falas? Shikoni spitalin e Durrësit shikoni, spitalet në Tiranë e imagjinoni se në çfarë gjendje është sot shëndetësia nga jugu në veri në qytetet dhe në fshatrat tona, nuk ka shëndetësi falas. Ka një shëndetësi në kolaps, ka një shëndetësi që nuk arrin dot t’i përgjigjet qytetarët as me mjetet më elementare me garzat, pambukun, alkoolin me dorezat kirurgjike sepse mungojnë ose kur ekzistojnë janë skarco,  vepër e drejtpërdrejt e kryehajdutit Ilir Beqaj dhe padronit të tij Edi Rama. Po ku kanë shkuar paratë e shëndetësisë? Ju e dini fare mirë se ku kanë shkuar. 100 milionë euro i kanë marrë gjoja për sterilizimin, për një proces që mund të kryhet pa as një shpenzim ekstra sepse investimet janë bërë, personeli është trajnuar. Po si ndryshe mund të vidhej përveçse duke dhënë me koncesion, duke dhënë me tender 100 milionë euro.  10 milionë euro në vit, diçka që realizohet  deri më sot brenda fondeve buxhetit të shëndetësisë. Po check-up? Check-Up i famshëm, automati i parave për Vilma Nushin një prej oligarkëve në krye të kupolës që ndah dretë përdretë fitimet e kësaj kontrate korruptive me krye përgjegjësin dhe skuadrën e tij të 40 hajdutëve. Kush e ka bërë check-up këtu në sallë të ngrejë dorën? Kush i ka marrë rezultatet e check-up këtu tek të rinjtë? Po prindërit tuaj? Cili nga ju ka dijeni për check-up për prindërit tuaj?  Nuk ka check-up por paratë tuaja, paratë e prindërve tuaja merren ditë për ditë dhe i paguhen  kësaj afere fantazëm, këtij korrupsioni të pastër për tu ndarë më pas  me dramën me 40 hajdutë.

Veprat të vetme të Edi Ramës dhe Ilir Metës në këto dy vite janë pasurimi i tyre dhe i klientelës tyre, pasurimi i një grusht ministrash me paratë e publikut. Veprat e vetme janë rrënimi i ekonomisë, vjedhja dhe  zhvatja e çdo pasurie kombëtare. Këto janë arsyet e gjendjes ku ndodhet vendi sot. Pyesin shqiptarët pse rriten çmimet, pse rriten taksat dhe ku shkojnë paratë? Përgjigja është e thjeshtë, paratë vidhen, taksat rriten që paratë të vidhen. Paratë nuk përfundojnë as njëherë në konton e shtetit. Në fund të nëntorit sipas të dhënave paraprake shuma e vjedhur nga doganat dhe tatimet shqiptare ka mbërritur në 360 milionë dollarë, 1 milionë dollarë në ditë. 1 milionë dollar në ditë mungojnë në doganat e tatimet e shtetit, kryesisht në sektorët e duhanit dhe të karburanteve. Aty ku ka vërsulur tentakulat e saj korruptive oligarkia e bërë njësh me qeverinë dhe qeveria e bërë njësh me krimin.

1 milionë dollarë në ditë, në ditë mungojnë nga doganat dhe tatimet tona. Pse vallë? A mos sipërmarrësit këtu në Durrës nuk i paguajnë taksat? Që ç’ke me të me kërbaç në dorë ua marrin një më një . A mos vallë dhe ne nuk po paguajmë TVSH, tatimet? Që ç’ke me të! Kuponin për 1kg qepë ose përndryshe të pret burgu thotë kokoshi 200 milionësh. Atëherë ku shkojnë paratë? Vidhen, përfundojnë të gjitha në pasuritë e qeveritarëve, përfundojnë të gjitha në luks, vila, në konto bankare jashtë shtetit dhe pastaj bëjnë të habiturin kur raportet e punës të OSBE-së deklarojnë se kryeministri I vendit më të varfër në Europë përllogaritet të ketë një pasuri prej 200 milion eurosh. Një shumë e cila është e paimagjinueshme përfundojnë të gjitha në luks, në vila, në konto bankare jashtë shtetit dhe pastaj bëjnë të habiturin kur raportet e punës së OSBE-së, deklarojnë se kryeministri i vendit më të varfër në Europë përllogaritet të ketë një pasuri prej 200 milionë eurosh. Një shumë e cila është e paimagjinueshme për shumicën dërrmuese të shqiptarëve, për shumicën dërrmuese të shqiptarëve është e pamundur të ngërthehet kuptimi i plotë i 200 milionë eurove pasuri. Është baras me 1/3 e pensioneve vjetore  të Shqipërisë. Është baras me dy herë, dy vite financim të plotë të buxhetit të arsimit. Është baras me vitin më të mirë të ndërtimit të rrugëve, ujësjellësve- kanalizimit në Shqipëri. Ndaj vendi sot ndodhet në këtë gjendje sepse nuk ka as investime, nuk ka as infrastrukturë, nuk ka as rrite rrogash, nuk ka as vende të reja pune sepse paratë i ka përthithur kuçedra e korrupsionit, kuçedra me dy koka e Edi Ramës dhe Ilir Metës.

Ky është bilanci, këtu shkojnë lekët, kjo është e vërteta, ky është marifeti i rilindjes. Rrit taksat, por jo rrogat, rrit gjobat por jo investimet, planifiko më shumë por mblidh më pak sepse vjedh më shumë. Ky është një realitet i cili sot shkakton mes shqiptarëve pasigurinë dhe vrasjen më të madhe të shpresës që vendi ka njohur këto 25 vite. Kjo është arsyeja se pse shqiptarët braktisin masivisht vendin. Nuk ka reformën por ka hajdutërinë. Nuk ka shtet por ka zuzarë. Kjo është arsyeja dhe ne e dimë fare mirë.

Po për ata që kanë shpresuar dhe kanë besuar se ndoshta do të kishte reflektim, do të kishte një ndryshim, le ti lexojmë sot se çfarë ka përgatitur qeveria e Edi Ramës vitin e ardhshëm për shqiptarët me buxhetin dhe paketën fiskale 2016.

Ky që rreh gjoksin se po ul taksat kur në fakt me një gjobë të vetme ju merr sa 50 taksa sipërmarrjes, biznesit të vogël. Ky ka shkruajtur të zezë mbi të bardhë se vitin e ardhshëm do të marrë 20 milionë dollarë më shumë taksa nga shqiptarët.

Tjetër gjë thotë e tjetër gjë bën. 20 milionë dollar në total përmes 5-fishimit të sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore për profesionet e lirë, për dentistë, mjekë, avokatë, sektorin financiar. Rritje të taksave mbi pronën, prezantim të taksës së re mbi truallin. Rritje dhe vetëm rritje taksash me përjashtim të pjesës që kopjoi nga programi i opozitës e që as vetë nuk e kupton.

Por çfarë po bën? Çfarë po bën me taksat shtesë që po mbledh? Çfarë po rrit?

42 milionë dollarë më pak se buxheti i aktit normativ, 200 milionë dollarë më pak se buxheti i janarit 2015-të vjen ky buxhet. Pra, rrit taksat dhe ul shpenzimet. Pse? Sepse nuk ka rritje pagash. Sepse vazhdon ngrirja e tyre për të tretin vit radhazi. Nuk ka rritje të pensioneve por vetëm indeksim me vlerën e inflacionit. Sa për shpërblimin e Vitit të Ri, sa për gjelin e detit tani me atë që e tallnin dhe përqeshnin më përpara, tani gjelat e detit janë specia më e sigurt në Shqipëri nuk i blen kush, jo se nuk i hanë por nuk kanë me se ti blejnë.

Rritet papunësia, e thonë shifrat e qeverisë, e thotë Banka Botërore, e thotë Komisioni Europian,  e prekim dhe e shohim përditë por në buxhet nuk ka rritje për pagesën e papunësisë.

Thellohet varfëria por nuk ka asnjë lek rritje për fondin e ndihmës ekonomike.

Rritet çmimi  i energjisë, hiqet fondi i kompensimit për shtresat në nevojë  vitin e ardhshëm.

I premtuan të përndjekurve politikë se brenda mandatit do të pagunin në tërësi dëmshpërblimin e tyre, vetëm 2 miliardë lekë  këtë vit.

Investimet publike, rrugët, ujësjellësi, kanalizimet, shkollat, spitalet, ambulancat, kanalet vaditës është buxheti më i ulët në 25 vite, plot 75 milionë dollarë më pak se buxheti i këtij viti të cilin e pamë që s’bëri asgjë, asnjë një metër rrugë, asnjë urë, madje ka lënë përgjysmë edhe veprat e mëdha të cilat i gjeti gati.

Pra, rriten taksat por nuk kthehet asnjë vlerë tek qytetarët shqiptarë. Ah më fal diçka rritet! Rritet luksi qeveritar plot 2.7 miliardë lekë për blerje  pajisjesh zyrash, për ndërtim, rikonstruksion ndërtimesh zyrash dhe makina.  2.7 miliardë lekë, 27 milionë dollarë barabartë me pensione fshati për 326 mijë fshatarësh që marrin pensionin, 180 mijë pensione qyteti ose 122 mijë paga minimale ose 393 mijë paga papunësie, 632 mijë pagesa për ndihmën ekonomike që nuk do të jepen sepse Edi Rama dhe banda e tij me 40 hajdutëve i ka planifikuar t’i bëjë rrush e kumbulla, t’i bëjë zyra, t’i bëjnë “Jaguar” , t’i bëjnë makina, luks për veten e tyre. Ndërkohë që ka planifikuar vetëm 1 miliardë lekë për papunësinë, 2 miliardë lekë për të përndjekurit.   

Imagjinoni çfarë mund të bëjë me 2.7 miliardë lekë që këta duan ti vjedhin ashiqare përmes tenderave korruptivë në sektorin më të prekur në këto dy vite, që është arsimi universitar. Kjo do të thoshte që ju dhe prindërit tuaj të mos paguanit asnjë lek në Durrës, në Tiranë, anembanë Shqipërisë për tarifat universitare. Kjo do të thoshte që arsimi publik i lart në Shqipërie të mbetet ashtu siç meriton të jetë, falas dhe i hapur për të gjithë studentët.

Por jo, do t’i bëjë rrush e kumbulla i kanë bërë gati t’i vjedhin. Kjo është një qeveri pashoq, pa të dytë në Europë, jo vetëm sepse vjedh por sepse ka ardhur vetëm për të vjedh. Këtë e  bënë nga mëngjesi deri në darkë.

Ky është shteti më hajdut që nga koha e shpalljes së Pavarësisë. Ky është shteti më i korruptuar në këto 25 vite.

Çfarë të presim? A ka më kohë? T’i lëmë kohë kësaj të keqe të vazhdojë të hajë në trupin e drobitur të ekonomisë shqiptare, të thellojë plagët e papunësisë dhe varfërisë?

A ka më kohë për fermerët të presin? E çfarë të presin kur nuk do të kenë më as subvencione, as investime kur situata premton të jetë edhe më e keqe se këtë vit që lamë pas?

A ka më shpresë për të papunët që do të hapen ato 300 mijë vende të reja pune, kur të vetmet që po hapen janë zyrat e punës, pa vende pune e pa punësim?

A ka më shpresë për zhvillim, kur të vetmet që hapen janë zyrat për zhvillim, të paguara me para\të e korrupsionit e me skemat korruptive në kurriz të qytetarëve shqiptarë?

A ka më kohë të presim? Përgjigjen për këtë pyetje do ta japim më 8 dhjetor në Tiranë dhe përgjigja e 8 dhjetori nuk do të jetë vetëm përgjigja e demokratëve por do të jetë përgjigja e gjithë shqiptarëve, e të zhgënjyerve, e të papunëve, e të mashtruarve, e të plagosurve.

Më 8 dhjetor 25 vite më parë shqiptarët morën në dorë fatet e tyre, përmbysen tiraninë, tiraninë e diktaturës. Më 8 dhjetor sot një javë përsëri do të bashkohemi për të përmbysur tiraninë e krimit, për të përmbysur tiraninë e korrupsionit, për të përmbysur tiraninë e hajdutërisë së Edi Ramës dhe për të marrë në dorë fatet tona.

Miliardat i takojnë qytetarëve dhe jo hajdutëve. Ligji do të jetë i barabartë për të gjithë dhe jo ca për të nënës, e ca për të njerkës.

Më 8 dhjetor do të hapim sërish rrugën e bllokuar europiane të Shqipërisë dhe rinia do t’i prijë.

Fitore, fitore, fitore!


Fjalimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në Konventën e Forumit Rinor në Durrës, 1 Dhjetor 2015

 

Read More
01 Dhj
0

Nga paniku i revoltës popullore, Edi Rama riciklon shpifje e mashtrime

I kapur në frikë e panik nga revolta popullore, Edi Rama urdhëroi sot shpifësin e tijj të dënuar me vendim gjykate, të riciklojë shpifje e sulme kundër kryetarit të Partisë Demokratike.
E vërteta e aferës së pallatit 16 katësh në zemër të Tiranës është se Edi Rama si kryebashkiak, i ndërpreu me forcë punimet, pasi nuk mori nga investitorët rryshfetin e lartë që kishte kërkuar. Pikërisht, rryshfeti i Edi Ramës ishte baza e procesit gjyqësor që ndoqi më pas investitori, i cili e fitoi të drejtën në Gjykatën e Strazbugut.
Leja për pallatin është dhënë në vitin 1998, pra jo në periudhën kur z.Basha ishte kryetar Bashkie.
Nuk mund të gjejë shpëtim Edi Rama, kokoshi 200 milionësh, që shkatërroi Tiranën me qindra lejeve korruptive e po shkatërron sot Shqipërinë e shqiptarët me vjedhjen e hajdutërinë e tij në dogana e në tatime dhe në çdo tender e koncesion.
Me 8 dhjetor shqiptarët do të ndalin këtë bandë hajdutësh.


Deklarata për media e Sekretarit Organizativ të PD, Enno Bozdo, 1 Dhjetor 2015

Read More