Blog

06 Nën
0

Qeveria ka vendosur kontroll të plotë mbi fjalën dhe mendimin e lirë

Të thuash që me këtë ligj po ndihmojmë shoqërinë civile në lirinë dhe autonominë e saj kur këtë Këshill e kryeson dhe drejton Ministri, i Mirëqënies Sociale, është të vësh duart në kokë.

Të nderuar qytetarë, të nderuar kolegë të mazhorancës, projektligji për krijimin dhe funksionimin e Këshilllit Kombëtar për Shoqërinë Civile (KKSHC) është tentativa më e qartë që dëshmon qëllimin final të kësaj qeverisje për ta rikthyer komunizmin në Shqipëri, periudhë në të cilën fjala dhe mendimi çensurohej, pengohej, dënohej, atrofizohej, internohej, dhunohej, duke shkelur çdo parim dhe duke deformuar karakterin dhe thelbin e një shoqërie. Shtypje dhe kontroll në mendime e gjykime duke mos qënë i lirë  në asgjë.

Ky ligj risjell sërish këtë qasje dhe kjo është e dukshme në të gjitha nenet e tij.

Edhe pse në dukje dhe gjatë seancave dëgjimore në komision na është deklaruar nga përfaqësues të ministrisë se ky ligj ndihmon shoqërinë civile në fakt është e kundërta dhe kjo jo përse e them unë por se vetë Avokati i Popullit, Komiteti i Helsinkit, përfaqësues të të drejtave të njeriut, përfaqësues nga Delegacioni i BE në Shqipëri për shoqërinë civile si dhe përfaqësues të tjerë hodhën poshtë shumë prej neneve të tij dhe i kundërshtuan ato dukshëm.

Kështu fillimisht mbeti të sqarohej nëse ky ligj ishte për apo i shoqërisë civile sikurse kanë kërkuar ata vetë. Ne si opozitë i qëndruam dhe propozuam të ishte një ligj i shoqërisë civile për një organizim dhe funsionim sa më të pavarur të tyre. Ky propozim ishte në përputhje me vetë kërkesat e shoqërisë civile dhe ato të Avokatit të Popullit i cili edhe pse ishte plotësish në mbështetje të një ligji për shoqërinë civile theksoi jo pak vërjetje:

Sipas Av. të Popullit disa nga vërjetjet ishin si më poshtë:

Së pari në lidhje me dizenjimin nuk janë mbajtur parasysh parimet e lidhura me Institucionet Ndërkombëtare që merren me iniciativa të tilla mbi të drejtat e njeriut, “ Parimet e Parisit”.

Këtë desha t’ia risjell edhe njëherë në vëmendje  koleges sime parafolëse e cila theksoi në fjalën e saj se ligji mbështet në standartet Europiane dhe në ato të Institucioneve ndërkombëtare.

Institucione të tilla, thotë Avokati i Popullit,  duhet të jenë të pavarura për nga struktura dhe përbërja, një nga parimet themelore siç theksoi ai. Pra, këshilli duhet të jetë një institucion i pavarur çka jo vetëm që nuk reflektohet por cënohet në këtë ligj po sipas tij. Përkatësisht në nenin 6 i cili ka të bëjë me përbërjen dhe përfaqësuesit e këshillit thuhet se janë 27 anëtarë, 13 nga institucione publike, 13 nga përfaqësues të OJF dhe një nga Biznesi. Përfaqësuesit e Institucioneve publike të (“ Këshillit Kombëtar të Shoqërisë Civile”)  në kët ligj janë:

Kryeministria

Ministria e Drejtësisë

Ministria e Punëve të brëndshme

Ministria e Integrimit Europian

……………………

Dhe të gjitha ministritë me rradhë në nivel ministrash apo zëv. Ministrash apo në nivele të larta drejtuesish

Kryetari (ministri) dhe zëvendës kryetari është I paracaktuar që në ligj.

Ndërkohë që në nenin 5 të këtij projektligji thuhet se KKSHC është organ këshillimor, autonom, pranë Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.

Tani le të analizojmë edhe njëherë se ku është autonomia këtu ku gjithçka është kaq e centralizuar dhe e përqëndruar në shtet. Ku është shoqëria civile këtu dhe sa ka ajo mundësi të funksionojë si e pavarur në këto kushte.

Po në nenin 5 pika 7 thuhet mbledhjet e  KKSHC (Këshillit Kombëtar të Shoqërisë Civile) mbahen në mjediset e ndërtesës së Kryeministrisë…. Më thoni ju se edhe sikur fare ndikim të mos ketë, gjë që është pak e besueshme me këtë ligj, vetë efekti psikologjik i të bërit të mbledhjeve të këshillit në një institucion qeveritar siç është kryeministria a nuk ndikon për ta trembur dhe për t’ia mbyllur gojën shoqërisë civile. Kjo ankesë u bë në fakt dhe nga vetë ata në komision.

Asnjë nga propozimet që ne bëmë në komision të mbështetura në kërkesat e Shoqërisë Civile dhe Avokatit të Popullit nuk u morën parasysh dhe u votuan kundër

Në shërbim të pavarësisë dhe autonomisë këshilli duhet të ketë një  ëebside të personalizuar theksoi Av.i Popullit. Më thoni juve mua se si do të funksionoj ky këshill në mënyrë transparente ku gjithçka do të publikohet në ëebside-in e Kryeministrisë

Institucione të tilla si ministritë , thotë Av. i Popullit, duhet të jenë në rolin e vëzhguesit por në fakt me këtë ligj (ku sikurse e parafola shumica apo shumicën nuk e ka shoqëria civile por ministritë) këta përfaqësues kanë të drejtë vote, votojnë, (për shoqërinë civile!).

Zgjedhja e paracaktuar e kryetarit( ministrit), thotë përfaqësuesja e Komunitetit të Helsinkit prish thelbin, zemrën e këtij këshilli ndërkohë që shumicën nuk e ka shoqëria civile. Neni 6 pika 1.

Parimet e theksuara në nenin 4 nuk gjenden të zhvilluara nëpër nene çka krijon mundësinë e daljes me VKM. Pra, gjithë pushteti i fjalës së shoqërisë civile, nëse do të ketë fjalë që do të dëgjohet në këtë rast dhe me kët ligj, në duar të ministrave.

Përfaqësuesi BE në Shqipëri për shoqërinë civile hodhi tërësisht poshtë nenin 16 të ligjit duke thënë së ky nen nuk është veçse një zonë e mbyllur, një zonë gri, një qark i mbyllur, një liri fals. Theksoj se ky nen ka të bëje me kriteret dhe proçedurat e përzgjedhjes sëpërfaqësueve të tjerë nga OJF kur kriteret i bëjnë Ministri, pse jo dhe Kryeministri, dhe Zëv. Ministrat, anëtarët e parazgjedhur të Këshillit.

  1. Ministër sot në seancë dhe zëv. Ministrja në komision gënjyen kur thanë se janë bazuar tek modeli kroat, pastaj kur thanë se është i përzier me atë malazes, pastaj i përshtatur allashqiptarshe.

Më thoni Z. Ministër a e kryeson në modelin Kroat këshillin ministri. Si gjidhen përfaqësuesit dhe kush e ka shumicën në modelin kroat dhe si zgjidhen ata me këtë ligj? Si zgjidhet kryetari Z. Ministër në modelin kroat dhe sa është nr i përfaqësuesve nga shoqëria civile dhe sa është nr i përfqësueseve nga institucionet qeveritare, ministritë?

Pra një kontroll i plotë i fjalës dhe mendimit me këtë ligj.

Unë shpresoj që Shoqëria Civile dhe Avokati i Popullit të reagojnë ashtu sikurse edhe në komision për këtë ligj të vendosur sot nga Partia-Shtet. Faleminderit!


Fjala në Kuvend e deputetes Arbjola Halimi, 5 Nëntor 2015

Read More
06 Nën
0

Papunësia në rritje, vendi në prag  të trazirave sociale

Te nderuar kolege!

Dy dite me pare  Sabahete Puka 62 vjecarja  nga Shkodra vrau veten me arme zjarri, kur pa se ne deren e baneses saj kishin mberritur permbaruesit, per ti marr shtepine dhe per ta nxjerr ate ne rruge, sepse nipi I saj e kishte lene peng per nje kredi 2.5 miljon leke !

Sabahetja I dha fund jetes se nuk gjeti drejtesi, askush nuk I dha ndihme, shtetit I saj  ja mbylli deren dhe e detyroi te vetvritej..

Si puna e Sabahetes kemi rastin e Qamil Zeles nga Lushnja I cili vari veten ne burgun e Rrogozhines vetem per tre mije leke energji elektrike te papaguara.

Arif Doda me banim ne  Sauk qelloi veten me automotik duke lene dy femije jetim e ne meshire te fatit se I kishin nderprere energjine elektrike edhe ky nuk kishte mundesi ta paguante.

Me qindra familje jetojne ne erresire pa drita si ne Kohen e kandilit, 4000 persona te tjere jane arrestuarper pamundesi per te paguar energjine.

Dramat sociale jane te shumta sa tashme jane bere te zakonshme dhe nuk te bejne me pershtypje:

I detyroni te vetvriten per dritat, per borxhet, per buke, per shkak te humbjes prones, vdesin  se nuk kane  mundesi te blejne sherbimin shendetesor, ne pritje te nje operacioni, ne pamundesi per te blere ilaqet

E ju ne vend qe te plotesoni detyrimet tuaja tu vini ne ndihme qytetareve sic ndodh ne cdo vend tjeter te botes demokratike silleni sikur te ishit skllavopronar dhe shqiptaret skllever

Po ne te vertet keta qytetar nuk jane vetvrare, I vrau buxheti I vitit 2014, po I vret buxheti I ketij viti, dhe kam frike se do vazhdoni  ti vrisni edhe me buxhetin e vitit 2016, I vrane politikat e padrejta, presioni, qeveritar, arrogance, neglizhenca, korrupsioni dhe papergjegjeshmeria e politikave tuaj

Buxheti I vitit 2014 do te hyj ne Histori si buxheti me I zi qe detyroi te largohen nga Shqiperia rreth 100 mije qytetar dhe te kerkojne azil ekonomik ne Gjermani.

Ju more zoteri jeni te paafte per te drejtuar nuk jeni krijues, nuk keni programme, ju mungon vizioni,nuk jeni te zote te beni buxhete, nuk dini te gjeni rruget e duhura, politikat e duhura per te rritur ekonomine.

Nuk rritet ekonomia duke bere presion, me kercenime, me frike, me burg, duke I shpallur te gjithe armiq por duke krijuar nje klime miqesore me qytetarin, duke inkurajuar biznesin, investitorin dhe duke bashkepunuar me ta.

Zoteri nga I merrni ju rrogat, kush ju mban ne kembe, kush paguan per ju? A nuk jane taksa paguesit, biznesi nga te cilet ju dhe ne paguhemi ? sic e keni nisur shume shpejt do mbeteni dhe pa rroga se po ju ikin te gjithe dhe do ta shkaterroni shqiperine.

Mos e matni ekonomine tuaj me ekonomine e qytyetareve shqiptar, dilni e shihni se sa jane rritur listat e borxheve ne Kamze e Paskuqan, ne Kukes, Has, Tropoje ne te gjitha rrethet por dhe ne mes te Tiranes.Ju them sinqerisht se edhe ne mes te Tiranes ne dyqanet e bukes do te gjeni lista borxhesh, ja pra sa eshte rritur ekonomia

Se cfare eshte bere me buxhetin e vitit 2014 e gjeni ne raportin e KLSH, 777 miljon euro u jane grabitur qytetareve shqiptar nga prona publike.

12 miljard leke jane marr hua per shpenzime operative . Nga 481 tendra te kontrolluara ne 399 prej tyre jane konstatuar 1254 shkelje me nje dem ekonomik rreth 7 miljon euro.

Vetem ne 6 tendra te zhvilluar ne MB I eshte shkaktuar dem buxhetit te shtetit ne vleren e 44 miljon leke e cila perfaqeson 11% te fondit limit.

Vetem dy firma kane fituar 37% te fondit 4.4 miljard leke ne MB nga ku rezulton se keto dy firma kane marr dhe tenderin e karburanteve ku nuk ka patur asnje leke ulje.

28 tendra te fituara ne 23 dite nga kompania e ministrit. Ja pra ku kane shkuar parat e buxhetit te vitit 2014, dhe nuk ka menduar askush per premtimet e dhena

Kryeministri premtoi 300 mije vende pune, shendetesi e legalizim falas, arsim cilesor,  ulje e e tvsh se energjise elektrike, heqjen e tvsh per ushqimet e perditshme, heqjen e kazinove nga qendra e Tiranes, zhvillim te bujqesise e siguri per qytetare, percaktimin e minimumit jetik, rritje te ndihmes ekonomike e shume premtime te tjera, ulje te borxhit etj

Te dal e te thot Kryeministri se cilin premtim kishte planifikuar ne buxhetin e vitit 2014  dhe pse nuk e realizoi apo cfare premtimi ka realizuar deri tani?

Thot se kam shtuar vende pune, as edhe nje vend pune I ri thjesht ka formalizuar ata qe kane qene te punesuar.

Nga te dhenat qe kemi nr I te papuneve ka ardhur duke u rritur, mendohet se papunesia reale te jete mbi 37%,

Energjia eshte rritur, shendetesia pothuajse ka degraduar plotesisht, cmimet e ushqimeve  jane rritur, eshte rritur mosha e pensionit ka shkuar ne 67 vjec njelloj si per burrat edhe per grate. Vetem ne Kamze jane hequr nga ndihma ekonomike mbi 4000 familje, cmimi I naftes eshte rritur.

Keni rritur taksat mbi hallexhite, eshte rritur taksa e hipotekes, parkingjet me para, polici rri me bllok ne dore per te vene gjoba dhe nuk sheh cfare behet me tej

Prodhimet ne vend I kane mbytur monopolet, as edhe nje pellemb toke nuk eshte future nen uje ne keto dy vite, cmimi naftes eshte rritur sa I perket sigurise nuk kam cfare te them eshte bere Shqiperia si kolumbia e mbuluar me droge dhe cdo dite degjojme skandale ku na dalin te imlikuar ne trafikun e droges Ministri dhe drejtues polici

Nuk u ka mbetur asnje kod moral, edhe mafia kishte nje kod moral

Zyrat e punes ishin nje propogande bajate fallso vete per te punesuar disa militant me gjej nje person qe te jete njoftuar nga zyra e punes per tu punesuar.

Ne Kamze e Paskuqan shume familje moren kredi per te paguar dritat, tani nuk jane ne gjendje per te paguar as kredine as dritat dhe rrezikojne te mbeten dhe pa shtepi nga permbarimi dhe per 1 miljon leke te vjetra.

Dimri po afron dhe keta njerze nuk kane para as per tu ngrohur. Gjendja do behet me kritike . Kerkoj qe ta rishikoni dhe njehere marrveshjen me familjet e varfera ulni tvsh e energjise dhe ushqimeve te perditshme sic keni premtuar rriteni ndihmen ekonomike te pakten ne stinen e dimrit.

Ne te kundert shteti do te jete I rrezikuar dhe trazirat sociale nuk mund ti ndal askush

Keto dite keni hapur tenderin per te vene nje takse ne rrugen e kombit me argumentin se shteti nuk mund ta perballoj kostot e mirmbajtjes

Kjo rruge eshte bere me buxhetin e shtetit, kane paguar njehere qytetaret shqiptar dhe vazhdojne te paguajne cdo dite per mirmbajtjen e saj ne cdo liter karburant paguhet taks shtese vetem per mirmbajtjen.

Koncensioni me rrugen e Kukesit do te jete vjedhja e dyte me e madhe qe po I behet ketij populli pas skandalit te vjedhjes se CEZIT.

Me vendosjen e kesaj takes per 5 euro per veturat, 7 euro per fugonat, 15 e 25 euro per makinat e tjera me te medha ju do I varferoni edhe me shume qytetaret e Kukesit.

Qytetaret e Kukesit, Hasit, Tropojes Nuk do keni mundesi te vijne me ne Tirane por dhe ne Kosove nuk shkojne dot se edhe per nje thes ple kimik para disa ditesh u arrestua nje qytetar nga Kukesi. Harruat shume shpejt premtimin se nuk do te kete dogane midis Kosoves e Shqiperise.

Sot tek ne nje liter karburant shkon ne 1800 leke ndersa ne Kosove qe Kosova furnizohet me karburant nga Shqiperia e shet nje liter karburant me 99 cent me pak se 1400 leke ose 400 leke me lire se tek ne.

Keni vene edhe kufizime per kosovaret qe udhetojne drejt shqiperise nuk u lejohet qe ne sabaratoret e tyre te kene me shume se 200 litra

Ky eshte nje burg edhe me I madh per veriun e varfer por kjo do te ndikoj dhe ne gjithe shqiperine. Ja pra me keto politika ju do ti detyroni shqiptaret e Kosoves  te mos vijne me per turizem ne shqiperi, ku dihet se kosova ze peshen me te madhe per turizem ne vendin tone, e kjo do te ndikoj ne ekonomine e gjithe shqiptareve

Nga kjo takes qytetaret e kukesit do tu duhet te blejne bileten me shtrejte, ta paguajne ndertimin me shtrejtee, prodhimet e tyre do I shesin me lire. Qarku I Kukesit I ka dhene shtetit shqiptar me shume se te gjithe token e permbytur nga liqeni I fierzes ndersaa sot nuk kane mundesi te paguajne energjine elektrike qe nga hidrocentrali I fierzes furnizohet gjthe Shqiperia ndersa 5000 familje me rreth 20 mije banore nuk jane kompensuar per tokat e permbytura

Kukesi priti rreth 1 miljon kosovare dhe qe ka bere luftrat me te egra me serbine po doni ta nenshtroni dhe te largoni kur nuk u largua dje ne lufte po e largoni sot ne paqe

U bej thirrje te gjithe shqiptareve te bashkohemi dhe te mos lejojme qe te na marrin per se treti para per mirmbajtjen e kesaj rruge

PD per 4 vite mbaroj autostraden Milot Morine ne harkun kohor te kater viteve me gjaatesi 116 km ndersa qeverisja juaj nuk ka mundur te perfundoj dublimin e 7 urave ne aksin kukes morine te filluar ne vitin 2009 pa permendur  mbikalimet e nenkalimet ku shpesh Jane bere shkak per aksidente dhe humbje jetesh njerzore.


Fjala në Kuvend e deputetit Asllan Dogjani, 5 Nëntor 2015

Read More
05 Nën
0

Sa më shumë rilindja qeveris, aq më i gabuar është drejtimi

Kur flet për buxhetin faktik të vijnë në mendje dy ngjarje; Së pari, mundësia për ta gjykuar buxhetin nën efektin e tij të plotë jo vetëm në 2014 por edhe në kuadrin e gjëmave të vitit aktual dhe së dyti, mundësia për të riparë fjalimet pompoze të atyre që pretenduan se kishin sjellë në binarët e duhur ekonominë. Ministri Financave është shprehur, e unë uroj që të mos e ketë harruar, se  “programi i Rilindjes së Qeverisë po jep rezultatet e veta”. Dhe në fakt po i jep!

Sot, në Shqipëri tre gjëra janë të sigurta; Vdekja, taksat e rritura dhe gënjeshtrat qeveritare në çdo seancë plenare e mbi të gjithë në çdo seancë buxheti!

Ajo që i duhet sot ekonomisë është një raport korrekt dhe i saktë për problemet që buxheti i 2014 pati, përderisa qeveria në fillim të këtij viti e rishikoi atë për t’i dhënë mundësi bizneseve pranë saj të shfrytëzonin letër kreditë. Duke ndikuar dhe duke patur efekt padyshim edhe në buxhetin e këtij viti. Dhe ajo që na duhet ne sot të gjithëve është një diskutim profesional, por që nuk e shpresoj një të tillë, sidomos nga ana e majtë e kësaj salle!

E kuptueshme për këtë qeveri është që të mos na sjellë një raport korrekt të buxhetit. Padyshim, nuk mund të bëjnë sikur kanë arritur sukseset imagjinare. Por megjithë këtë thatësirë investimesh ende nuk kemi një sqarim apo një reflektim për të ndryshuar gjendjen. E kjo duket do të vazhdojë gjatë!

Qeveria pretendon, në raportin e saj, se kemi patur rritje ekonomike. Megjithëse nuk na tha për çfarë rritje ekonomike e ka fjalën duke qenë se prisnim një rritje prej 2.1% në vitin e shkuar por që sipas shifrave të INSTAT rezultoi të kishim një rritje prej 1.9%.

Në raport flitet për stabilizimin e makroekonomisë. A mund ta quajmë korrekt dhe të saktë, përcaktimin për një gjendje makroekonomike të mirë kur ndonëse taksat u rritën, përfshirë akcizën dhe taksat e tarifat indirekte, arkës së shtetit në 2014 i munguan 70 milion USD megjithëse buxheti u rishikua në fund të vitit të shkuar?!

Sot, raporti i Bankës Botërore raporton se numri i të rinjve të papunë është duke shkuar në 34.2% dhe fakteqësisht që nga viti 2014 ka nisur një eksod i përmasave të mëdha, mbi të gjitha i të rinjve nga ky vend. Jo se më parë nuk ka patur të rinj që kanë ikur dhe që kanë dashur të ikin, por është pikërisht kjo qeveri përgjegjëse për mungesën e politikave të punësimit që sot 60% e shqiptarëve duan të ikin nga ky vend. Ndërkohë që qeveria flet për stabilitet ekonomik.

Sot e kësaj dite edhe juve e pranoni se shqiptarët po ikin mbi të gjitha sepse këtu nuk gjejnë një vend pune. Madje kjo vërtetohet lehtësisht edhe nga të dhënat e INSTAT. Sipas tyre rezulton se në qershor 2015, numri i të punësuarve mbi 15 vjeç ishte 1 milion e 80 mijë. Numër thuajse i barabart me numërin e të punësuarve në mars 2013 (1 milion e 90 mijë). Madje, edhe për vitin 2014 numri i të punësuarve u pakësua me 120 mijë nga marsi i 2013-ës deri në mars 2014, dhe pastaj, u shtua me 110 mijë deri në qershor 2015. Për t’u rikthyer kështu, atje ku kish qenë para dy vjetësh.

Praktikisht, opozita e djeshme që në 2013 pretendonte 1 milion të papunë e ka nurmin e të punësuarve gati po aq sa në marsin 2013. Kohë kur Kryeministri fliste për papunësinë dhe vdekjen e shpresës. Ironike apo jo? Të jesh pikërisht ti personi që e predikon dhe që në fund e realizon atë që ke predikuar. Shifrat janë kokëforta dhe më bindëse se retorika juaj.

Nuk është habi që besimi i konsumatorit në tremujorin e fundit të vitit të shkuar dha shenjat e para të një krize të pritshme, në tremujorin e fundit ku edhe logjikisht besimi i konsumatorit në politikat ekonomike të qeverisë duhet të pasqyronte rritje. Ndodhi e kundërta, sepse ai ra me  3.9 pikë përqindje në tremujorin e katërt të 2014. Fatkeqësisht, me gjithë ndonjë rritje të përkohshme në vitin aktual, i njëjti tregues për tremujorin aktual ka rënë prapë me 3.9%!

Kur Ministri i Financave, apo ndonjëherë ai i Ekonomisë që e zëvendëson të parin shpesh, foli në shtator për AN të rishikimit të Buxhetit,u shpreh se buxheti kishte çliruar biznesin nga kthetrat e qeverisë, e këtu e ka fjalën që bizneseve u është paguar borxhi. Po a mund të na shpjegojnë llogarinë se si ka mundësi që buxheti që ka paguar faturat e prapambetura të punimeve të investimeve publike në masën e gati 9.8 miliardë lekëve; kur nga po i njëjti buxhet na rezulton se po e njëjta qeveri ka paguar 13 miliardë lekë më pak po për të njëjtat kontrata punimesh krahasuar me vitin 2013?

Gjithashtu, janë vetë të dhënat e Ministrisë së Financave që flasin se në muajin shtator investimet në punët publike të vendit kanë rënë me 5.5 miliardë lekë më pak se sa plani i qeverisë dhe po aq më pak krahasuar me 2013. Simptomë kjo e uljes së shpenzimeve publike që dallohet edhe në vitin aktual. Për 9 mujorin 2015 qeveria ka realizuar vetëm 50% të planit që kishte parashikuar, duke e barazuar kështu veten me të njëjtin nivel shpenzimesh të vitit 2014, pra 297 miliardë lekë.

Padyshim, në raportin e qeverisë mbi Buxhetin Faktik flitet për realizimin e investimeve publike. Dhe këtu mendoj se ai e ka fjalën për paratë publike që kanë shkuar në xhepat e drejtorëve dhe ministrave apo të njohurve të tyre në formën e koncensioneve apo prokurimeve publike. Në ndihmë të pohimit të mësipërm na vjen raporti i KLSH i cili raporton se keni shpërdoruar nga këto investime publike 777.2 milionë euro.

Një qeveri që ka taksuar më shumë, ka mbledhur më pak para nga bizneset! Një qeveri që ka shpenzuar më pak në shërbim të qytetarëve sepse ka vjedhur më shumë në shërbim të xhepit personal. Kësaj qeverie nuk i mbetet gjë tjetër vetëm se ta shesë dështimin si arritje vetëm përmes konferencave mbi ekonominë.

Për këtë arsye ky vizion i një qeverie të pangopur me abuzime nuk ka sjellë si pasojë vetëm uljen e besimit të konsumatorëve; por edhe rënien e besimit të investitorëve. Jo më larg se një javë më parë indeksi i besimit të investitorëve është ulur në 2.7 përqind më pak nga tremujori i shkuar, nuk e di se çfarë alibie mund të ketë për këtë?

Bizneset që qeveria u qesh në takime formale nuk kanë më dëshirë të zgjerojnë dhe të gjenerojnë punësim dhe novacion; të gjenerojnë rritje ekonomike sepse taksat në këtë vend janë më të larta se dje, abuzimi i tatimeve dhe doganave është në ditët më të këqija të këtij vendi. Vetë bankat e nivelit të dytë kanë kohë që kanë dhënë sinjalet për uljen e kredidhënies ndaj bizneseve. Së fundmi ato kanë filluar të ngrenë akoma më shumë zërin duke iu drejtuar jo vetëm individëve por fatkeqësisht kapitalin monetar po e nxjerrin jashtë.

Atëherë për çfarë stabiliteti makroekonomik e kemi fjalën këtu? Çfarë të mirash u ka sjellë realisht ky buxhet familjeve shqiptare dhe ekonomisë sonë?!

Në një rajon ku fqinjët dhe njëkohësisht konkurentët tonë në thithjen e investimeve po ulin taksat dhe po përmisojnë shërbimet ndaj biznesit, çfarë i ofrojmë ne këtij të fundit?!

U lodh qeveria duke bërë ligje abuzive dhe që i bien në qafë pronarëve, duke ua rrëmbyer tokat dhe duke ua dhënë falas investitorëve dhe ato nuk vijnë në këtë vend. Nuk mund të vijnë në këtë vend investitorët kur e dinë që shteti të rrëmben tokën tënde dhe nuk mund të vijnë në këtë vend investitorët kur ne kemi një sistem jokonkurues fiskal në treg, nuk mund të vijnë në një vend ku kredia nuk jepet sepse bankat nuk kanë besueshmëri dhe nuk ka një politikë qeveritare në ndihmë të ekonomisë.

Ndonëse qeveria përpiqet për të thithur investitorë duke u përpjekur të bëjë atë që di të bëjë më mirë, pra konferenca dhe takime mundësisht në anglisht, sërishmi investimet për vitin 2014 kanë rënë me 13.4% sipas raportit të BSH.

Ndërkohë që ministri merret me leksione sa i takon “Diplomacisë ekonomike” vendet fqinje vazhdojnë të thithin investime të huaja më shumë se sa ne. Natyrisht ato rrisin të ardhurat e tyre ndërkohë që ne mbajmë leksione ekonomie!

Më duket e kotë që vrasin mendjen se si të prezantojnë një produkt pa bërthamë. Mjafton vetëm që ato të jenë më të ndershëm me veten e  tyre dhe të pranojnë se në këto dy vjet ishin tërësisht gabim. Pastaj, janë të lirë të kopjojnë apo të na dëgjojnë këshillat.

Por dyshoj se kjo qeveri do të pranojë gabimin apo të dëgjojë këshillat. Ajo mund të kopjojë keq, mund të rrisë më kollaj taksat dhe nëse këto bëhen të pamundura për një sërë faktorësh atëherë plani B është goditja e të vobektëve. Pak rëndësi ka se çfarë pasojash ka makutëria dhe shpenzimet pa fre që qeveria bën me ekspozita qeveritare, tenderat për kompani ministrash e kështu me radhë.

Kështu që nuk përbën habi,  abuzimi me koncensionet publike, ku sipas raportit të KLSH rezultojnë se 83% e tyre ose plot 399 tendera kanë shkelje dhe të dhënat dëshmojnë se këto tendera të shqyrtuar raportojnë 1254 shkelje. Një pjesë të këtyre abuzimeve, qytetarëve u janë bërë të ditur jo vetëm nga opozita por fatmirësisht edhe nga mediat, megjithëse mënyra se si qeveria ka vendosur t’u kthejë përgjigje është më së paku qesharake.

Me shumë mundësi jeni e vetmja qeveri, në rang rajoni që ka ndërtuar një faqe interneti që pretendon se ka të vërtetën. Me këto ritme jam e bindur që shumë shpejt do të kemi dhe ministrinë e të vërtetës.

Të nderuar kolegë.

Jam e bindur që do dëgjojmë apo dhe dëgjuam moralistë që do të flasin se buxheti e ka dërguar vendin në një udhë të mbarë duke u shitur qytetarëve një gënjeshtër të rreshtuar bukur. Megjithëse kam përshtypjen që nuk mundet dot t’i kthejnë përgjigje realitetit që votuesit tanë por edhe vetë votuesit e juaj ju transmetojnë përditë.

Njëri prej jush shprehej pak kohë më parë se do të dëshironte të kishte kohë të palimituar, se qeveria kishte rikthyer besimin e qytetarëve tek Doganat dhe Tatimet?

Sa e vërtetë është kjo kur Drejtoresha e Tatimeve ka abuzuar me rreth 10 mln euro për të ndërtuar një sistem për të cilin kishte një koncension të mëparshëm?

Sa besueshmëri ka sjellë kjo qeveri tek qytetarët kur shuma që Tatimet, Doganat dhe ISSH u ka biznesëve dhe individëve është 789.9 milionë euro?

Kjo është vetëm një copë e vogël e mirëmanaxhimit rilindas e një “filozofie të re”.

Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin e tij për buxhetin faktik ka drejtuar gishtin duke ngritur një problem që vetë mazhoranca e sotme e ka patur flamurin e saj opozitar “Borxhin e fshehur”. Sipas saj vlera e borxhit të fshehur nuk është raportuar saktësisht duke qenë se qeveria ka gjithmonë nga një shifër të re. Ndërkohë që shton se raporti i investimeve me të ardhurat është në disproporcion të lartë duke rrezikuar drejtë për drejtë rritjen e borxhit publik.

Nëse mund të përmbledh në pak paragrafë buxhetin tuaj faktik dhe mbi të gjitha rrugën ekonomike që keni ndjekur. Mund të them se;

Deri më tani ky mandat i juaji ka qenë një Vaterlo për vendin. Rilindja ekonomike dhe manaxhimi i të mirave publike ka rezultuar një tullumbace. Qeveria është e vetmja në balonën e buxhetit dhe sot ajo ndodhet përballë malit të lartë të papunësisë, inflacionit, rënies së investimeve, ikjes së bizneseve të lemerisur nga ky vend, abuzimeve në çdo fushë me shifra të frikshme.

Siç edhe Ciceroni u shpreh dikur “Një vend nuk mund të qeveriset nga një dhelpër dhe një luan. Ato do jenë shumë të zënë për t’i ngritur kurthe njëri tjetrit dhe jo për të siguruar mirëqënien e qytetarëve të tyre”.


Fjala në Kuvend e deputetes Jorida Tabaku, 5 Nëntor 2015

Read More
05 Nën
0

Ministri Beqaj mori sërish tendera para 2 ditësh, 3.2 miliardë lekë

Është e papranueshme heshtja e Kryeministrit ndaj sjelljes rrugacërore të Ministrit Beqaj. Në mendimin tim falja që kërkoi ai s’ka asnjë vlerë. Nuk mund të cënohet më fjalor të urrejtjes një kolege, një mjeke, një nënë.

Jam e surprizua nga heshtja e kolegeve të mija të maxhorancës pasi Aleancën e Grave Deputete e ngritëm me një qëllim të përbashkët e duhet të dënojmë thyerjen e kodit të etikës nga kolegët e cilësdo palë.

Thyerja e Kodit të Etikës nga një Mistër arrogant ë të korruptuar ka cënuar rëndë kredibilitetin e kësaj maxhorance.

Kryeministri duhet të reagonte menjëherë për të vërtetuar që nuk i ka saju kot takimet me gratë, për gratë në Neë York e ku arritja kryesore e Qeverisë së tij ishte numri i grave në Qeverinë e tij. Sjellje të tilla nuk duhet të zënë vend në këtë Parlament.

Sa për rastin e djalit të vogël të sëmurë, do e ftoja z. Ministër ta ndihmonte sadopak atë financiarisht pasi mund ta ndihmonte shumë për shërimin e tij dhe shpëtimin e jetës me një pjesë shumë të vogël të shpenzimeve që ke bërë vetëm për mobilimin e kuzhinës në shtëpinë e re, shpënzime që shkojnë deri në 58 mijë euro.

Shpresoj të kesh mjaftueshëm dokumenta për të justifikuar në ILDKP këto shpenzime marramendëse e të mos kesh nevojë të kthehesh e të thuash që je ortak te INTECH+ dhe i ke nga kjo kompnai të gjitha këto shpenzime. Ndërkohë që INTECH vazhdon e fiton cdo ditë tendera. Dy tendera të fituar në ditët e fundit, të dyja te AKSHI, në total 3,2 miliardë lekë. Dhe të tjera tendera më thonë janë në proces. Kjo është marrëzi, është babëzi;

Sa për fyerjen ndaj koleges, unë e kuptoj Ministrin por nuk e mirëkuptoj. Ti zoti Ministër je sot në hall të madh, pasi i gjithë skandali i recetave fiktive e pati pikënisjen pas Venditim që ti nxorre për të mos kontrolluar farmacitë që bënin mbi 20 milionë lekë xhiro mujore. Pra ti je përgjegjësi kryesor për atë abuzim marramendës e për atë ti duhet të mbash përgjegjësi e duhet të shkosh para drejtësisë;

Ti je në hall të madh pasi ti ke qenë në dijeni që ditën e parë për të gjithë skandalin e insulinave, ketosterilit dhe ilaceve të tjera të shtrenjta. e nëse jo mbase për përfshirje të drejtpërdrejtë në këtë aferë abuzive me rimbursimin e faturave fiktive Omegafarmës, ti duhet të shkosh para drejtësisë për fshehje të fakteve e për devijim të qëllimshëm të hetimeve të prokurorisë;

Ti je në hall të madh se ke frikë që Nadiri pas hekurave mund të cedojë e të të dalë jashtë kontrolli e të fillojë të flasë…të tregojë gjithë skemën e vjedhjes me faturat fiktive;

Unë i bëj thirrje prokurorisë që të vazhdojë hetimet për këtë megaskandal e ti shkoje deri në fund pasi pazari në kurriz të shëndetit të qytetarëve është krim e për këtë duhet dënuar. Dhe aty ka shumë për të hetuar. Abuzimi i Omegafarmës që kryente 90% të fiktivitetit shkon shumë më tepër së 2.2 mln euro.

Për të ardhur sadopak në ndihmë dua të jap disa fakte të tjera:

o             Vetëm një farmaci, E&E ka bërë dalje për Omegën 83,000 flakonë SERETIDE 50/500 me vlerë 5,5 miliardë lekë (një flakon kushton 66,000 lekë)

o             Po atë ditë ka bërë dalje e njëjta farmaci 45,098 flakonë për SERETIDE 50/250 me vlerë 2.6 miliardë lekë (një flakon kushton 59 mijë lekë)

o             Vetëm për këto dy barna, abuzimi është rreth 8 milionë dollarë.

o             E njëjta farmaci E&E ka bërë dalje për Omegën 32400 flakonë – vlerë 727 milionë lekë

o             E njëjta farmaci ka bërë dalje 4500 flakonë me vlëerë 200 milionë lekë

o             Pra vetëm me 4 barna abuzimi është mbi 9 milionë dollarë.

Po a e dini ju të nderuar kolegë cfarë bëri Beqaj me Omegën? Në buletinin e APP dt 2 nëntor 2015, shohim Omegën që ka fituar tendera nga Ministria e Shëndetësisë (fq 110 – 112). Dhe jo vetëm ka fituar tender po në nxitim keni lidhur edhe kontratën me këtë Kompani. Jam e sigurt për të blerë heshtjen e Nadirit të Omegës pas hekurave të burgut.

Të nderuar kolegë,

Le t’i kthehemi pr.ligjit qëpo diskutojmë sot që është absolutisht shumë i rëndësishëm.

Fillimisht dua të shpreh keqardhjen time për vijimin e një praktike të rezikshme që ky Parlament ndjek për të legjitimuar cdo nisëm të qeverisë. E tillë vjen dhe kjo e sotmja si një apendix i ekzekutivit i cili në vend që të japë llogari për tenderat dhe korrupsionin marramendës krijon artifica ligjorë që kërkon të vërë nën kontroll tani edhe shoqërinë civile.

Avokati i Popullit, Komisionerja për diskriminimin, dhe pothuajse të gjithë përfaqësuesit e shoqërisë civile folën në një zë kundër modelit të propozuar për Këshillin që duhet të ishte I tyre…

Por cfarë bëri Qeveria, ashtu si në rastin e ligjit të Lustracionit, edhe këtu Qeveria vodhi draftin e shoqërisë civile, e ndryshoi sipas qejfit dhe interesave të saj dhe paturpësisht e prezantoi si të sajën. Vetë titulli, një rreng, tallje, mungesë respekti, fyerje, poshtërim për shoqërinë civile!! Modeli që Qeveria në relacion thotë që është ai kroat, është mashtrim!! Qeveria nuk po ngre një Këshill Kombëtar të tyre (OJQ) – ashtu sic ata vetë e kishin kërkuar dhe menduar, por një Këshill Kombëtar tërësisht të kontrolluar e nën tutelën e saj.

Të nderuar kolegë,

Shoqëria civile në Shqipëri ka një histori të brishtë dhe me plot vakuume sa dhe vetë politika e pushtetet në këta 25 vite liri e demokraci. Një ligj për konsolidimin e misionit të saj është një gjë pozitive, dhe ne si opozitë ishim plotësisht dakort, por kjo kërkon më së paku një parlament më funksional, më të kristalizuar politikisht e moralisht sesa ky i sotmi, ku gjysma e qeverisë dhe e mazhorancës janë nën akuzë publike për krime dhe korrupsione.

Për të ardhur më në në brendësi të diskutimit:

Avokati i Popullit, në rekomandimet e tij ka sugjeruar që në dizenjimin e këtij organi kolegjial me karakter këshillimor, duhet të mbahen parasysh Parimet ndërkombëtare të quajtura ndryshe Parimet e Parisit janë disa standarte të cilat përcaktojnë se si duhet të ngrihen dhe si duhet të funksionojnë institucione Kombëtare të të drejtave të njeriut, pavarësisht rolit të tyre këshillimor. Disa nga propozimet e Avokatit të Popullit janë:

–              Institucionet Kombëtare duhet të jenë të pavarura nga qeveria përsa i përket strukturës, përbërjes dhe mënyrës se si veprojnë.

–              Anëtarët e partive politike si dhe përfaqësuesit e institucioneve qeverisëse nuk duhet të marin pjesë në organet qeverisëse të këtyre institucioneve.

–              Me qëllim që të promovohet pavarësia në vendimmarrje duhet të evitohet konflikti i interesit që përfaqësues të qeverisë të kenë influencë në vendimmarrjen e këtyre Institucioneve;

–              Financim dhe buxhet i mjaftueshëm për ngritjen dhe funksionimin e Institucioneve të tilla.

–              etj

Sugjerimi I tij dhe I përfaqësuesve të shqërisë civile propozuan që Këshilli Kombëtar i shoqërisë civile duhet të jetë një Këshill i cili duhet të funksionojë si i pavarur nga Këshilli i Ministrave, I pavarur nga Ministri, I pavarur nga strukturat si AMSHC që sot janë ndër institucionet që kanë abuzuar më shumë me fondet e buxhetit të shtetit të programuara për shoqërinë civile.

Por cfarë miratuan kolegët tanë të opozitës?? Duke “grisur” propozimet e opozitës të depozituara zyrtarisht, si dhe cdo propozim të institucioneve të pavarura dhe shoqërisë civile, KKSHC na vjen tani

1-            Me një përbërje dominuese qeveritarësh dhe njerëz të institucioneve publike, të kryesyar nga Ministri

2-            Mbledhjet do zhvillohen në godinën e Kryeministrit

3-            Nuk do të kenë ëeb më vete

4-            Nuk do kenë buxhet dhe ambente me vete

5-            E sigurisht s’kishte si të ishte ndryshe: AMSHC do jetë sekretariat.

Kështu, Projektligji nuk krijon asnjë premisë për një monitorim  të pavarur dhe me sens kritik të shoqërisë civile. Si mund të funksionojë një juri qeveritare për vlerësimin dhe mbështetjen e shoqërisë civile? Cdo gjë rrotullohet mbi mjaftistët, g99. Projektligji vë në lëvizje kontrolluese dhe dominuese  drejtues  institucionesh në konflikt të hapur interesi sikurse është rasti ish drejtuesve të G99 dhe Mjaft me fondet publike për shoqërinë civile.

Qëndrojmë tek “çorba” që po kërkohet të gatuhet me Shoqërinë Civile… Në listat e përfituesve të fondeve për Shoqërinë Civile cfarë nuk gjen.

Në listën e përfituesve janë personazhe Brenda zyrës së Kryeministrit që mbrojnë eprorin duke influencuar publikun.

Edhe njeriu i investuar për të censuruar median, është anëtar bordi I ASHMC, zadhanësi dhe fondemarrësi i kryeministrit…

Por lista e përfituesve shkon gjithmonë në derën e kryeministrit. Ish kabineti i tij në Bashki kryeson listën e përfituesve të fondeve të ASHMC.

Historia e talljes me aksione civile vijon me këtë listë të gjatë:

  1. Në tre thirrjet e fundit AMSHC ka ndare 156 milion lek te reja ose 1.5 mln $, në total 80 projekte, nga te cilat:
  2. ne masen rreth 80% kemi te bejme me organizata fantazem të cilat nuk disponojnë asnjë faqe interneti, madje as llogari në fb, apo nuk kanë asnjë aktivitet. Thjesht janë krijuar për ngrënë ca fonde
  3. shumë interesante është tematika e përzgjedhur për fondet, do ju këshilloja të mërrnit pak kohë e të studionit listë e projekteve.
  4. Do e filloj nga një projekt me një titull goditës, që ka përfituar plot 18 milionë lekë më titull: Kariesi nuk është destin për personat me aftësi të kufizuara – ai mund të luftohet duke krijuar shprehitë e duhura”
  5. Po ashtu, projekti: “zëri I një kitare te thyer” OJQ me orientim artistik ka fituar në pothuajse cdo thirrje, dhe vetëm për kitaren e thyer ka marrë 18 mln lekë
  6. Projekti “të gjithë kundër diskriminimit në zonat rurale” ka fituar plot 14 mln lekë, dhe thuhet se është implementjuar në fshatrat e zonës që unë mbuloj në Durrës, atë të rrashbullit. Meqenëse unë nuk kam parë deri më sot askënd që të bëjë një projekt të tillë për shfaqje diskriminuese në atë zonë rurale, mbase kolegu im deputet i rrashbullit dhe ministri beqaj që kanë bërë fushatë në atë zonë mund të më japin një ndihmë që të gjejmë rrënjët e këtij projekti 14 mln. . . mgjse nuk e di a ja vlen koha e ministrit pëër 14 mln lekë se ai merret me gjera të mëdhaja…11 ln dollarë psh.
  7. Mbase deputetët e Vlorës mund të na tregojnë eksperiencat e tyre pas implementimikt të projektit ”nxitje e zhvillimit të kuzhinës tradicinale vlonjate” – jam e bindur që ky projekt 15 mln lekë
  8. projekti “respektimi i tjetrit bazë e zhvillimit të demokracisë” ka marrë plot 20 mn leke.
  9. Organizata të tjera, që kanë përfituar plot 50 mln lekë nga një thirrje e AMSHC, por edhe projekte të tjera nga ministria e turizmit etj, dhe nuk kanë as faqe interneti, por kanë një page në fb me 100 like dhe vetëm një postim. Pra thjesht shoqata anonime…të krijuara enkas për të vjelë ca fonde..
  10. Të gjithë anëtarët e bordit kanë bërë qokat për veten e tyre fillimisht, e pasi të gjithë kanë dalë të kënaqur…kanë filluar të bëjnë qokat në mjaftistë, 99-shas, miq e shokë…
  11. Por djelmoshat e “ASHMC” sypatrembur kanë financuar forumin rinor të Partisë së eprorit të tyre, kryeministrit Edi Rama…plot 7 mln lekë për xxxx… Duke devijuar në mënyrë të hapur fonde publike për financim seksionesh të vetat partiake, Agjencia ka shkelur ligjin dhe në një univers paralel shteti dhe drejtësie normale, do të ishte subjekt procedimi të menjëhershëm penal.

Ndaj edhe i tërë procesi i dhënies së fondeve nga AMSHC duhet hetuar.

Të papërlyer kolegë,

Përdora këtë mbiemër të nyjshëm, për t’ju prekur sadopak ndërgjegjen dhe kujtuar se keni bërë një betim… ju nuk mund të lejoni më këtë teatër absurd, që luhet në të gjitha institucionet e më së shumti në këtë sallë të Parlamentit, ku krimet dhe korrupsioni amnistohen me ligj…

Ne të gjithë duhet t’i themi ndal censurës mbi median dhe aksionin qytetar, dy institucione që bëjnë dallimin e demokracive nga shtetet totalitare.

Shëipëria po kthehet në diktaturë, ku për një fjalë goje, shteti të fut në burg dhe për një thes me para, krimineli të bëhet epror !

Nëse shoqëria civile hyn në kryeministri… nuk ka më liri mendimi dhe fjale…të gjitha të kontrolluara dhe të censuruara , jemi rikthyer te burgjet e “Enverit”


Fjala në Kuvend e deputetes  Albana Vokshi, 5 Nëntor 2015

Read More
05 Nën
0

Faktet ulërasin, ekonomia po rrokulliset drejt greminës

Buxheti faktik që diskutujmë sot fakton dështimin progresiv të një modeli ekonomik i cili në filozofinë e tij e ka mbytjen e biznesit, rëndimin e qytetarit dhe grabitjen e pasurisë shtetërore e njerëzore.

E me sa duken bathët në këto kohë, me këtë lloj qeverisje, kjo punë e ngratë do vejë sic ka vatë.

Ekonomia shqiptare i ngjason një demi të plagosur, të cilin qeveritarët tanë, për ta ngritur, nuk e kapin nga brirët, po e tërheqin nga bishti.

Madje shumicës së tyre, përfshirë dhe kryeministrin duket qartë, që nuk i ngjason si dem, por i duket si lopë dhe bishtin ja tërheqin me tjetër funksion. Me tjetër funksion, sepse vazhdojnë ende ta mjelin atë në mënyrë galopante, pa pikë galje se ajo u dhemb njerëzve, për të përmbushur nga aty orekset e një luksi të pakufij.

Disa, kuptohet “më të talentuarit”, në këtë tërheqje e mjelje,  nuk përdorin as duart e tyre, pasi dhe sot po t’i dëgjosh e t’i shohësh, i ngrejnë ato përpjetë dhe bërtasin me të madhe se i kanë të pastra.

Përdorin metoda “shkencore”, “me kamuflazh” do bërtiste ndonjë sigurims, “me lobim” do shtonte duke shkelë syrin ndonjë politikan i majtë,  pa u përzier fare vetë drejtpërdrejtë.

Diktojnë fitues tenderash, përcaktojnë koncesione,

devijojnë  gjoja “ligjërisht”, fonde marramendëse për ish-bizneset e tyre,

vendosin njerëzit besnikë në pikat kyce në të cilat edhe “po nuk rrodhi, dicka do pikojë” nga thesi i madh i shtetit tonë të vogël,

bëjnë ligje “për tu qarë me ligje”, si e si të mbrojnë pacavuret e grabitjeve së pasurisë në mes të ditës e në mes të kryeministrisë e parlamentit.

Më i spikaturi në këtë pikë është ai që është në krye, i cili, sic thonë në rrethet tuaja të ngushta, nuk le as mizën të kalojë, kur bëhet fjalë për gjëra të mëdha miliardëshe.

I mbajnë duart lart,  me demek i kanë të pastra,  për t’ja demonstruar njerëzve, ose më saktë për t’i zënë atyre sytë, pa kuptuar që janë zhytyr në batak deri në fyt.

Jo më kot treguesit makroekonomikë janë në atë derexhe sa do tmerronin dhe ekonomistin më optimist e më të paformuar, e jo më atë që thyen cdo ditë lapsin që i ka dhënë në dorë votuesi, për të zgjidhur hallet e qytetarit në fakt dhe jo për të bërë llogaritë e konakut.

Ekonomia vazhdon të rrokulliset drejt një kolapsi të pashmangshëm. Investitorët e pranishëm largohen cdo ditë, ndërsa ato që vijnë rishtas tmerrohen nga klima aspak miqësore e nga pamundësia për të bërë atë që kanë planifikuar e menduar.

Faktet ulërasin vetë:

Shpenzimet përgjatë 2014 janë më pak.

Të ardhurat gjithashtu më pak

Investime publike kemi më pak.

Nuk u ndërtuan as ujësjellësa, as rrugë të reja, as shkolla sa duhej e asnjë spital rajonal

Subvencione për fermerët janë më pak ose aspak

Asnjë rritje page

Asnjë rritje të shumës për ndihmë ekonomike

Asnjë rritje të pensioneve

Ndërsa me shumicë është borxhi publik, është deficiti, pa harruar arrogancën, harbutërinë e makutërinë.

Me shumicë  është varfëria, mjerimi, rrënimi, azilimi, pesimizmi.

Me shumicë është papunësia, janë korrupsioni e skandalet.

Përgjatë kësaj kohe, duke huazuar një shprehje që ja ka ënda shumë kryeministrit tuaj, mund të them se ju vërtet:

I keni mashtruar njerëzit sa për 20 vite të marra së bashku.

I keni marrë në qafë sa për njezet vite të marra së bashku.

I keni burgosur sa për 20 vite të marra së bashku.

I keni vrarë shpresat sa për gjithë jetët të marrë sa bashku.

Megjithatë ky alarm nuk krijon asnjë lloj ndjesie tek drejtuesit e shtetit, që kalamenden karrigeve të rehatshme e makinave komode.

Kryeministri vazhdon të delirojë majë podeve, duke u përpjekur të na mbushë mendjen që ne jetojmë në një ekonomi të lumtur, e cila në fakt jashtë dritave e sallave të zbukuruara, bën më shumë tym se sa kilometra kur ecën dhe më shpesh rrëzohet se sa ecën. Më shumë thith para se sa prodhon para. Më shumë gjeneron borxhe se sa shlyen borxhe.

Paaftësia e atyre që  e drejtojnë këtë vend sot është ulur këmbëkryq dhe na tregon të gjithëve përrallën e rradhës me na ishte dikur. Por më e keqa është se paaftësinë tuaj na e interpretoni si sukses dhe madje si reformë.

Përfundimisht sot mund ët deklarojmë se falë jush ne jemi një shtet dhe shtetas nën reformë, sipas parimit nga reforma vijmë në reforma shkojmë. Nën eksperiment!!!! do ishte shprehja më e saktë, por juve ju pëlqen termi reformë.

E përsërisni aq shpesh sikur të ishte Eureka. Reformë quani vjedhjen tek CEZ. Si reformë servirni dhe rrjepjen e xhepave të studentëve me Ligjin e kontestuar të arsimit të lartë. Reformë na etiketoni përpjekjen për të kontrolluar sistemin e drejtësisë. Reformë bërtisni është dhe burgosja e biznesmenëve e qytetarëve për kupon tatimor, drita apo ujë. Reforma me sukses na dolën dhe koncesionet me shuma marramendëse, të orientuara drejt klientelave personale. Ka rrezik që dhe goditjen ndaj televizioneve dhe gazetarëve oponentë të na e quani reformë me kohë të gjatë. Kam frikë se dhe shfaqjen tre herë në ditë të Kryeministrit në ekrane do ta quani reformë. Por për të qenë të sinqertë duhet ta quani reforma e manipulimit të opinionit publik. Në fund tremben se mos dhe funeralin e qeverisjes suaj do ta shpallni si reformën më të suskseshme të karrierës suaj.

Dhe duket që nuk e keni me nxitim. Ju ecni me hap funerali, pasi tek e fundit për ju të rrisësh ekonominë kombëtare me vetëm 2% është sukses magjepës. Ndërsa të rrisësh ekonominë personale me 2000% juve ju duket trishtim i thellë.

Kjo ndodh sepse kuti juaj i matjes është krejtësisht i ndryshëm nga i popullit të thjeshtë. Njerëzit e zakonshëm të demokracisë sonë të ndricuar, i shtyjnë ditët duke pjestuar cdo mëngjes bukën me qindarkat e mbetura, duke luftuar në një garë të pabarabartë, nëse në fund do të fitojë borxhi i rradhës apo buka e përditshme. Shumica e dinë që në fund të muajit do të gjunjëzohen, por përsëri e përsëri ata vazhdojnë për të disatën herë betejën për mbijetesë. Nqs e mbani mend në këtë sallë kam sjellë rastin e sekuestrimit të duhanit banorëve të Shpanjës në Bradashesh. Pasi i rrëmbyet mallin i quajtët kontrabandistë e banditë. Sot  e dy javë këta “banditë” e “kontrabandistë” nuk kanë dritë në shtëpitë e tyre sepse nuk mund të paguajnë dot. Jua morët të gjitha duke i lënë pas vetëm errësirën.

Përkundër kësaj, pushtetarët tanë i kalojnë ditët duke shumëzuar e shijuar pareshtur shifra marramendëse dhe duke rreshtuar zerot e pasurisë si fëmijët ëndrrat. Shpesh duke bërë dhe kinse romuze të bukura me të cilat mbushin faqet e gazetave dhe fjalimeve të tyre.

Herë pas herë, për relax, rrëkëllejnë për qef ndonjë tender, fond, ose ndonjë nder. Në fund të ditës, sipas rastit nuk harrojnë të hartojnë qarkore me armiqtë e betuar të perandorisë së tyre meskine, për t’i treguar atyre vendin e merituar.

Dhe nuk harrojnë dhe të bëjnë lista për mësues e infermierë, për doganierë e magazinierë, sepse u duhen në fund dhe ca like në facebook dhe jo vetëm kaq. Dhe po ti dëgjosh këtu janë ata që bërtasin më shumë e betohen më fort se të tjerët se gjithcka e bëjnë në emër të atdheut e dashurisë për popullin. Janë po ata që dje bënin sikur qanin këtu për kultivuesit e ullinjve e qershijave e sot qeshin e tallen me fermerët e mollëve.

Listat e dala së fundmi në media, për ndërhyrjet emërimeve, shokon dhe dekurajon cdo të ri i cili aspiron të gjejë të drejtën e punësimit sipas meritës, rezultatit e përkushtimit.

Pas kësaj ngjarje nuk e kuptoj se ku e gjen kurajën Ministria e Arsimit të hartojë carcafët e udhëzimeve, që shpesh bien dhe në kundërshtim me ligjin, për emërimin e mësuesve. Ku e gjen bazën morale të ndërmrrë një testim tërësisht përbuzës për profesionin e mësuesit.

Dhe mbi të gjitha ku e gjen kurajën K/ministri ynë i nderuar, kur në mënyrë përcmuese deklaron se shkaku i papunësisë tek të rinjtë na qenka fakti se 70% e tyre duan punë në shtet?!

Jo Z. Kryeministër! Të rinjtë kërkojnë të fitojnë të drejtën e punësimit me dinjitet e nder  dhe jo duke ja vjedhur ju disave, për t’ja dhuruar disa të tjerëve. Kërkojnë një pagë dinjitoze, karrierë të vlerësuar dhe një vend me ekonomi të shëndoshë e  të vërtetë.

Shqipëria nuk mund të jetë më, ekspozita e gjërave imagjinare.


Fjala në Kuvend e deputetit Luçiano Boçi, 5 Nëntor 2015

Read More
05 Nën
0

Kjo qeveri po zhvat pasurinë e financat publike

Buxheti i vitit 2014, edhe pse u quajt nga qeveria si më i madhi në histori, ishte  tamam nje piramidë me baze tre kendore qe u mbeshtet ne tri shtylla: ne bllokim të punësimit, ne mosmbështetje të përformancës ekonomike dhe në borxhe. borxhi qe parashikonte te merrte qeveria ishte 1,5 miljard dollare ose sa ¼ e borxhit publik qe ka ekonomia e vendit aktualisht. ky buxhet thjesht  dëmtoi rëndë perspektivën e zhvillimit ekonomik të vendit, lezionoi  në mënyrë ekstreme kohezionin aq të domosdoshëm shoqëror për të përballuar situata ekonomike si ajo në të cilën ndodhej ekonomia shqiptare dhe krijoi një perspektivë të zymtë, në mos më keq, i dha goditjen fatale ekonomisë sonë, për ta zhytur në honet e recesionit dhe të krizës si shumë ekonomi të tjera. Në fakt ky ishte një akt i pritshëm, pasi prej kohësh qeveritarët aktualë kanë ndërmarrë një fushatë agresive për të denigruar ekonominë e vendit, për të shuar çdo perspektivë që ende qytetarët shqiptarë shihnin tek e nesërmja e tyre, te neserme qe tashme ua vrau qeveria, ndaj dhe shqiptaret moren rruget e europes masivisht, si 20 vite me pare, kur dolen nga diktatura, por me nje ndryshim thelbesor_ atehere iknin me shpresen per tu kthyer nje dite, ndersa sot ikin nga syte kembet per mos u kthyer me kurre.

Rritja me 13% e borxhit publik, nën pretekstin e borxheve të lëna nga qeveria e mëparshme, të cilat sikurse faktohen në atë që janë futur në këtë buxhet nuk zënë më shumë se 2%, dëshmoi qëllimin e kësaj qeverie që t’i krijojë “komoditet” vetes  për të qeverisur pa program, pa angazhim dhe pa vizion, qellim te cilit ia doli me se miri ta arrije. fundi i taksave proporcionale është fillimi i një regresioni për ekonominë dhe për qytetarët.

 Paketa fiskale e taksimit progresiv goditi rëndë perspektivën e ekonomisë shqiptare dhe mjafton të lexoni fabulën e qeverise për buxhetin, ku rriti prodhimin e përgjithshëm të vendit me 400 milionë dollarë dhe nga ana tjetër, futi në buxhet 420 milionë dollarë të ardhura shtesë. Qe do të thotë se ekonomisë dhe konsumatorëve nuk u mbeti asgjë, as që të rrisin konsumin, as të investojnë. De facto qeveria pranoi me  kete buxhet se ekonomia shqiptare në vitin 2014 do të jetë në recesion, gje qe e provon dhe buxheti faktik.

Paketa fiskale dhe buxhetore e aplikuar ne 2014, u provua se  nuk ishte gje tjeter vecse nje hap fatal të kalimit të Shqipërisë nga stabiliteti në varfëri, nga qëndrueshmëria ekonomike në krize, nga drejtësia sociale në padrejtësi.

Ajo eshte kundër prodhimit, investimit, punës dhe dijes.
ajo ofron  me shume taksa per te gjithe, me pak kursime per individet dhe me pak fitime per bizneset, per tu riinvestuar, pra me pak vende pune, me shume varferi, destabilitet te ekonomise dhe recession.

Me kete buxhet ju jeni qeveria e vetme në Europë që nuk planifikuat dhe as ofruat asnjë lehtësim dhe asnjë nxitës zhvillimi në kohë krize, ndaj sipërmarrjes së lirë, si motorri i zhvillimit të ekonomisë, i punës dhe punësimit të njerëzve.
• – ju jeni qeveria që e sheh sipërmarrjen jo si partnere, por si një lopë për ta mjelur, madje s hezitoni ti fusni ne burg edhe per nje kase apo kupon tatimor.
• – ju jeni qeveria e vetme në Europë që rrit taksat në përgjithësi dhe ato të zhvillimit e konsumit në veçanti, në kohë krize, duke shkuar në një drejtim krejtësisht e diametralisht të kundërt me politikat që  ndjekin kursin e mëkëmbjes dhe shëndoshjes së ekonomive.
• – nga ana tjetër, jeni e vetmja qeveri që rrit shpenzimet për luksin e vet dhe borxhin në kohë krize dhe fshin nga faqja e dheut investimet publike.

Ju po qeverisni mbeshtetur ne filozofine e abuzimit, grabitjes dhe zhvatjes se fondeve dhe pasurise publike. Ky eshte konkluzioni i raportit trondites  se KLSH .

Dëmi i shkaktuar shtetit është i paprecedent plot 777 milionë euro, apo 1 miljard $ vetëm për vitin 2014, nderkohe qe 1 miljon shqiptare mezi mbijetojne ne mjerim…. Jetojne diktaturen e urise. 1 miljard $ abuzim I qeverisjes suaj jane parate e atyre shqiptareve te varfer qe zhyten ne erresire pa perenduar dielli si ne mesjete, se nuk mund te paguajne dot energjine, ose nese duan te shohin pakez drite nga llampa, I prêt burgu… jane parate e shqiptareve …. Fale te cilave , permes zullumit njemiljardsh dollaresh te abuzimit, ju jetoni ne boten e xhaguareve.

 Shqiptare te dashur. Eshte  më shumë se 2 milionë e 120 mije euro në ditë dëmi qe ju eshte shkaktuar juve dhe ekonomisë së vendit nga kjo qeverisje vetem ne nje dite… kafazi eshte pak per grabitqaret… ata nuk ngopen kurre…dhe te uritur do ti sulen prese perseri… nese nuk ndalen… po e bejne edhe tani ne 2015…   2 milionë e 120 mijë euro në ditë abuzim i qeverisjes, kur papunësia është rritur, kur eksodi ka njohur shifra rekord, kur varfëria është ne extrem, ku më shumë se 1/3 e popullsisë është në mjerim të plotë.

Raporti i KLSH, dëshmon atë çfarë ne kemi denoncuar, por edhe çdo shqiptar ka përjetuar.
Drejtoria e tatimeve dhe doganave, kanë mbledhur 70 milion EURO më pak të ardhura per buxhetin, duke mbushur xhepin e tyre dhe pushtetareve, ndonëse taksat  për qytetarët u rritën. Dhe kjo thuhet qartë në raportin e KLSH! Kulacin per vete, kerbacin per popullin, sarajet e keshtjellat per vete, burgun per te varferit.. vete jetojne ne boten e xhaguareve, por 1/3 e shqiptareve ne boten e skamjes dhe mizerjes… kjo eshte filozofia e qeverisjes…
institucionet qeveritare kanë abuzuar duke u zhvatur shqiptareve plot 1 miljard dollare. parajsa per vete, ferri per popullin.
Ka abuzuar edhe ai, kerbaci I qeverise ndaj te varferve, OSHEE, me 32 mln euro, duke mbingarkuar me 9 miljone euro shqiptaret dhe duke u treguar dhe burgun.
Në 2014, nga tenderat e CEZ dhe OSHEE  çdo qytetar ka humbur 300 euro nga ky abuzim.

Ky Buxhet e goditi per vdekje ekonominë e cila vazhdon te jete ne koma…

Investimet publike, të cilat janë shpenzimet e vetme produktive të buxhetit jane më të ulëtat në 8 vitet e fundit, ose  rreth 5.5 miliarde leke me pak sesa plani rilindas per kete vit, ose pothuajse 5 miliarde leke me pak sesa fakti i vitit 2013. Vite më parë, John Maynard Keynes, një nga ekonomistët më autoritarë të të gjitha kohërave do të thoshte: “Sa herë që qeveria kursen 5 paund, i ka hequr ditën e punës dikujt.” Pikërisht kjo është ajo që po bën politika fiskale në Shqipëri.

Në kohë krizash ekonomike, kur sektori privat është i trembur dhe ul kërkesën për mallra dhe shërbime, janë qeveritë ato të cilat vendosen në linjën e parë të aktivitetit ekonomik. Duke rritur shpenzimet për investime, qeveritë konsumojnë, krijojnë kërkesë në ekonomi dhe hapin vende të reja pune. Kjo më pas shkakton një efekt pozitiv kaskadë, përmes të ashtuquajtuarit multiplikator fiskal, ku një lek shpenzim i qeverisë e rrit prodhimin më shumë se aq. Në terminologjinë ekonomike, këto janë ato që njihen si politikat kundërciklike ose stimujt fiskal.

Në vitin 2008-2009 qeveria Berisha e përdori në mënyrë agresive stimulin fiskal, duke shpenzuar deri në 10 për qind të prodhimit kombëtar për investime publike. Sipas FMN-së, keto politika ishin një nga arsyet kryesore që e mbajten ekonominë larg recesionit,

Është fakt qe Shqipëria tashmë e ka mbipërdorur huamarrjen dhe nuk mund të mbështesë më rritjen ekonomike tek borxhi. Por kjo qeveria nuk  shpenzoi dot as paratë e taksave. Për ta thënë më thjesht, në 2014, qeveria ka hequr para nga tregu përmes taksave te rritura 50% që jua mblodhi qytetarëve dhe nuk I rihodhi në ekonomi, duke vrarë rritjen ekonomike .

Apatia e politikës fiskale në zërin e investimeve eshte një kosto e drejtëpërdrejtë që i ngarkohet ekonomisë.

E cila frenoi gjallërimin e kërkesës dhe rritjen ekonomike. Kjo eshte Një hara-kiri ekonomik, ose krizë e vetëkrijuar. pra buxheti nuk e ndihmoi ekonominë. Perkundrazi…

Qeveria perdori nje procedure ekstraligjore, Leter Kreditet, me te cilat  pagoi kompanite private me miliarda leke ne avance (pa kryer punet) ne daten 31 dhjetor. Ndonese nuk ka studime, demi qe mund t’i jete bere ekonomise nga kjo eshte ndoshta me shume se 1% ngadalesim rritje ekonomike.

Ndaj, ky buxhet e DERRMOI KAPITALIN FIZIK  

2- Kaluan plot 365 dite te vitit 2014 dhe ndonese qeveria parashikoi qe te shpenzoje 1.1 miliarde leke per zerin “kompensim per shtresat ne nevoje“, as edhe nje qindarke nuk eshte paguar per kete ze. Per me teper, ne vend qe ky fond te shkonte per keto shtresa, qeveria vendosi ta perdorte per “shpermblimet e fundvitit”, shperblime me karakter klientelist dhe politik.
Dy vitet e mevonshme kriza ka qene edhe me e thelle. EDHE PSE Gjasat jane qe rritja  nr te VARFERVE GJATE 2014 te kete qene me dramatike, buxheti paguan 20 deri me pak. Kjo ka hedhur kosto te llahtarshme mbi shoqerine dhe ekonomine. tragjedite dhe vetevrasjet e deshmojne kete. Pra ky buxhet THJESHT E MASAKROI .
KAPITALIN HUMAN

3-DEFICITI BUXHETOR
per vitin 2014 rezulton ne masen 72.1 miliarde leke, APO rreth 5.2 miliarde leke me te larte sesa deficiti i vitit 2013, duke thyer rregullin e arte te vendosur dhe te respektuar nga qeverisja e meparshme, rregullin: shpenzimet per investime te jene me te larta sesa deficiti, me qellim qe borxh te merret vetem per investime dhe jo edhe per shpenzime korente.

 PRA, Politika fiskale ishte dhe vazhdon te jete ne apati.

Ne kohe krizash dhe situatash te veshtira ekonomike, qeverite perpiqen qe permes politikave buxhetore aktive te ndihmojne ekonomine. A E beri  buxheti 2014 kete? Sigurisht qe JO sepse permes pasivitetit, buxheti I vuri shkopinj nen rrota ekonomise. Kjo eshte e tmerrshme per nje vend.

Niveli i jetesës ka rene
Në fund të vitit 2014, paga mesatare ishte, sipas Bankës së Shqipërisë 5.8 për qind më e ulët së një vit më parë.

I vetëm ky tregues flet shumë. Por ka dy implikime madhore, të cilat qëndrojnë mbi të gjitha. Së pari, paga nuk është asgjë tjetër, përvecsse çmimi i punës dhe ashtu si çmimi i çdo të mire tjetër, përcaktohet nga mekanizmi i kërkesë-ofertës. Ajo rritet kur ka pakësim të ofertës nga individët ose rritje të kërkesës nga biznesi dhe ulet kur ka shtim të krahut të punës ose rënie të kërkesës nga ndërmarrjet. Meqënëse shqiptarët nuk u shtuan vitin e kaluar, përkundrazi u pakësuan duke marrë rrugët e kurbetit, shkaku i shtrëngimit në tregun e punës duket te jete ai i dyti. Ekonomia nuk prodhon vende pune.
Së dyti, në tortën e të ardhurave totale që sigurojnë familjet shqiptare, gjysma vijnë prej punës. Kur ky zë tkurret, gjasat janë që gjysma e familjeve të përjetojnë përkeqësim në nivelin e jetesës. Por sërish, puna nuk është zëri i vetëm i të ardhurave që është ndrydhur. Dërgesat e emigrantëve, fitimet e biznesit, dividentet dhe pothuajse i gjithë spektri i të ardhurave janë në rënie sipas shifrave te ketij buxheti.  Rritja ekonomike për familjet shqiptare vitin e kaluar ishte thjesht   një iluzion.

Er ekonomine ajo ishte rreth  2 për qind. Por e vetme shifra e rritjes ekonomike nuk e tregon të gjithë historinë.
Së pari një pjesë e rritjes, që ekonomia regjistroi vitin e kaluar është e lidhur drejtëpërdrejtë me stimulin fiskal. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, në 2014-ën qytetarët u ngarkuan dy herë më shumë me borxh se sa mesatarja e tre viteve të meparshme. Në një farë mënyre, kjo është rritje ekonomike në kurriz të së ardhmes.
Së dyti, ambienti rrethues vjet ishte shumë më i favorshëm. Bashkimi Europian, partneri më i madh, ekonomik i Shqipërisë, vitin e kaluar shënoi një rritje ekonomike prej 1.3 për qind. Dy vitet paraardhëse 2012-2013, ekonomia e BE ishte në recesion, me rënie respektivisht -0.5 dhe -0.1 për qind. Dhe ecuria e ekonomisë europiane është përcaktuese për Shqipërinë. Në këtë sens, pyetja a e shfrytëzoi ekonomia shqiptare sa duhet ambientin e favorshëm për të gjeneruar rritje- merr pergjigje negtive.
Rritja ekonomike vazhdon të jetë anemike.

Por cilat jane grupimet shoqerore qe kane vuajtur me shume pasojat e ketij buxheti ?

  • Jane qytetaret e thjeshte te cilet kane mare me shkak sherbime edhe per shkak te uljes se te ardhurave te pushtetit vendor si rezultat I renies me 13.5% te te ardhurave nga biznesi I vogel
  • Jane te perndjekurit politike, pasi ne vitin 2014 jane shperndare 3 milliard me pak se ne 2013
  • Ish pronaret, te cilet kane mare 30.6% me pak se 2013
  • Jane shtresat ne nevoje te cilet pothuajse nuk moren asgje nga fondi 1.1 milliard lek I parashikuar.
  • Jane bizneset te cilet jane ballafaquar me nje ambient mbytes me taxa me te larta, konkurrence te pandershme per shkak te evazionit dhe kontrabandes qeveritare, me dhunen e institucioneve shteterore
  • Gjithashtu kane e kane pesuar investimet publike dhe si rjedhim gjithe shqiptaret pasi ne 2014 jane realizuar 5.5 milliard lek me pas se plani dhe 5 milliard me pak se 2013.
  • Gjithashtu e pesojne perseri gjithe qytetaret nepermjet rritjes se deficitit me pothuaj 5 miliard lek krahasuar me 2013. Deficit I cili eshte krijuar per shpenzime operative dhe jo per investime.

Ajo cka perjetuan dhe po perjetojne shqiptaret , por jo oligarket pushtetare apo financiare, te ngjason me fatin e Thanasit tek ai filmi i vjetër grek Thanas , shtrengo rripin.. Kur Pacienti eshte ne koma. Dhe kura nuk jep efekt, ajo duhet te ndryshohet.


Fjala në Kuvend e deputetes Liljana Elmazi, 5 Nëntor 2015

 

Read More
05 Nën
0

Janë rrënuar xhepat e qytetarit dhe bilancet e biznesit

Duke shqyrtuar sot realizimin e Buxhetit Publik të 2014 në fakt në nxjerrim konkluzionet për efektet e politikave qeveritare për të parin vit të qeverisjes Rilindase.

Ajo qe se pari te bie dukshem  ne sy eshte braktisja e menjehereshme e pothuajse e plote e premtimeve te shumta e joshese te leshuara pergjate fushates zgjedhore te 2013. Pra Drejtimi i Duhur, sllogani simbol i fushates se Rilindjes per pushtet, u braktis pa u shkelur fare dhe qeverisja nisi qe ne fillim te lundroje ne nje Drejtim krejt tjeter.

Se dyti verehet qe dhe politikat e ketij Drejtimit tjeter ne perfundim te vetem nje viti qeverisjeje nuk prodhuan asgje inkurajuese, nxitese apo optimiste per ekonomine apo qytetarin.

Perkundrazi.

Rezultatet e matshme tashme, te mbylljes se te parit vit, flasin me se shumti vetem per perkeqesim dhe efekte negative.

Taksat, direkte apo indirekte u rriten ndjeshem ne fillim te 2014 por te ardhurat buxhetore ne fund te vitit nuk u rriten aspak as ne raport me ate rritje modeste te ekonomise por as edhe ne raport me rritjen e vete nivelit te taksave. Erozioni i te ardhurave publike , fenomen qe normalisht nuk cfaqet ne vitet e para te nje qeverisjeje te re , juve ju pllakosi si epidemi qe ne muajt e pare.

Borxhi publik u rrit me gati 10% ne kte vit dhe u justifikua me nevojen e mbushjes se gropes se detyrimeve te shtetit te trasheguara apo me nevojen per nje rritje te ndjeshme te investimeve publike si mekanizem i nxitjes se kerkeses agregate ne ekonomi. Rezultati ne fund te vitit, as gropa e detyrimeve nuk u mbush dhe as investimet publike nuk dhane ndonje impakt sado te vogel nxites ne ekonomi.

 Dhe kjo e fundit per disa aresye: – Sepse borxhi i marre vetem pjeserisht vajti per investime kapitale, -sepse investimet e planifikuara nuk arriten as te realizoheshin brenda vitit,- sepse pjesa me e madhe e investimeve publike u kanalizuan ne lloje shpenzimesh pa impakt te drejtperdrejte e te menjehershem ne ekonomi( 2014 eshte viti me perqindjen me te ulet te investimeve ne infrastrukturen rrugore, bujqesore, ujore apo arsimore e shendetsore.). Mos realizimi i investimeve u shkaktua nga anarkia administrative por dhe nga oreksi e makuteria per te abuzuar ne prokurimin e tyre. Akoma me keq, jane rastet e fondeve per investime te raportuara si te harxhuara kur shpenzimi i materializuar ne objekte eshte vetem nje fraksion i vogel i tij ( rasti i investimeve ne kanale ujitese e kullimi per vitin 2014 ku nga rreth 40km kanale te raportuara si te kryera fizikisht nuk gjen me shume se sa 10km).

Po erozionin epidemik fiskal te vitit te pare cfare e shkaktoi?

– se pari rritja e ndjeshme e nivelit te taksave nxiti rritjen e prirjes per tju shmangur pageses se tyre. Dhe per kete ishit te paralajmeruar.

-se dyti ineficenca e nje administrate fiskale ne drejtimin e se ciles u parashutuan gardiste rinor te Rilindjes e jo profesionistet

-se treti lezetimi i menjehershem prej evazionit e kontrabandes , i klienteles se ngushte te bisnesit rilindas.

Tej politikave buxhetore e fiskale te vitit 2014, edhe me absurde e kunderproduktive cfaqen disa aksione te tjera te ndermarra nga kjo qeveri .

– Bllokimi teresor i lejeve te ndertimit, sigurisht nen justifikimin qe do vendosim rregull e do te bejme shtet, frenoi plotesisht nje nga motoret kryesor te rritjes sone ekonomike pra sektorin e ndertimit.

-Krahas reduktimit te ndjeshem te investimeve publike u ulen ndjeshem dhe investimet private, vendase apo te huaja, qofte prej ndryshimit te menjehershem te rregjimit fiskal por dhe prej retorikes agresive ndaj bisneseve te huaja te perdorur ne menyre aventureske gjate dhe pas fushates zgjedhore.

-Shtremberim ekstrem i konkurences ekonomike ende te dobet ne mjedisin tone, prej padurimit qe tregoi klientela sponsorizuese e Rilindjes  per te kapur ne tendera te gjithe parane publike apo leshimi favorizues e monopolizues  i lejeve koncesionare sidomos ne sherbimet publike.

Pra politikat e Qeverise qe ne fillim te 2014 u deklaruan si politika te tipit antikrize ne fakt ne realizimin e tyre as nuk frenuan e as nuk kompesuan gje ne efektet tkurrese te krizes ne ekonomi.

Rezultati perfundimtar i politikave te qeverise ne fund te vitit te pare te saj eshte: Nxitje e paket dhe e pamjaftueshme e rritjes ekonomike. Renie e konsumit prodhues por dhe te atij te qytetarit. Klime e sforcuar pesimizmi e mosbesimi te aktoret ekonomike.

Dhe ska asnje ngushellim per aq sa shohim qe viti i dyte i qeverisjes, 2015, po deshmon vetem nje perkeqesim te metejshem ne keto fenomene e ne keto prirje.

Neqoftese do perpiqesha te mos isha agresiv ne etiketimin e atyre qe ju i quani Reforma historike, do te thoja vetem qe me shume se sa reforma ato po cfaqen si Melo-reforma apo reforma melodioze. Titujt e tyre kumbojne kendshem per veshet tuaj por shijojne hidhur ne xhepat e qytetarit apo ne bilancet e biznesit.

Kot akuzoni se eshte kjo Opozite qe po ju prish imazhin e reformave e te qeverisjes. Me thene te verteten per prishjen e ketij imazhi po punoni vete cdo ore e cdo dite,  me zell milingone e me oreks ulkonje.

Fakti qe na etiketoni ne si primitive, nuk eshte se ju ben juve te jini moderne

Fakti qe na etiketoni ne si kryepleq fshati nuk eshte se ju ben juve reformatore.

Fakti qe na etiketoni ne si politikane te mbrapshte, nuk eshte se ju ben juve politikane te mbare.

Fakti qe perdite qe plas sheshit nje skandal korruptiv i ndonje ministri a zyrtari aktual ju rrekeni vetem te etiketoni opoziten si te korruptuar, nuk ju ben juve te besoheni per te ndershem.

Fakti qe nuk lodheni se etiketuari si “epoke e erresires” periudhen 1990-2013, nuk ben askend qe ta shohe si “epoken e drites” kte dyvjecar te Rilindjes.

Prandaj kthellojuni e urtesohuni ca, se vec mire do tju beje.

Shqipja ka disa metafora me te cilat shqipetari ka dashur te shprehe thjesht e qarte ndjenjen e durimit ndaj halleve e veshtiresive te jetes. Pershembull, ” po te zuri e keqja, hapi deren” ose dhe tjetra ” halli te ben ti thuash edhe derrit daje”. Dhe sot shqiptari eshte ne goxha halle por nuk besoj aspak se ka me ate durim saqe nga halli qe e ka zene,  tju quaje ende Ju,  Rilindas e per me teper Reformatore.

Qe ne fillim te vitit te pare te mbreterimit tuaj, braktiset Drejtimin e Duhur e vozitet ne Drejtimin Tjeter . Sot ne mbyllje te vitit te dyte mund te thuhet pamedyshje qe po vozisni teresisht ne Kundravajtje.


Fjala në Kuvend e deputetit Genc Ruli, 5 Nëntor 2015

Read More
05 Nën
0

Plani i opozitës shpëton vendin nga vjedhja masive e qeverisë

Të nderuar kolegë,

Sot në axhendë plenare kemi “ buxhetin faktik 2014”, i cili në cdo paragraf dhe term të tij është nje faqe e zeze e kesaj Qeverie. Është dokumenti i cili edhe pse është riparë disa herë nga Qeveria, prapë nxjerr zbuluar të ardhurat e parealizuara, investimet e munguara dhe keqmenaxhimin e fondeve publike.

Është buxheti që fakton skandalet e grabitjes së parave me aferën e CEZ dhe OSHE. Vetëm për vitin 2014 abuzimet me OSHEE kanë qenë në vlerën e 32 milion eurove, ndërkohë që 2600 shqiptarë janë dërguar pas kangjellave te burgut  sepse nuk kanë para për bukën e gojës, ndërsa qeveria  i kërkon kamatëvonesat.

Është buxheti që fakton dhe shpjegon  fatkeqësisht pse burrat dhe grate, familjare dhe kryefamiljare,  arrijnë dhe vetëflijohen pasi nuk mund të paguajnë faturat e dritave, te ujit, te transportit, te shkollimit, e te kurimit nëpër spitale.

Buxheti që evidenton  gropat e zeza nga evazioni fiskal në tatime e dogana, me 70 milion Euro që ju kërkoni ti mbushni me sulmet tatimore duke i gjobitur në cdo orë të natës dhe të ditës, edhe të shtunë e të dielë, duke u marrë  dhe qindarkat e fundit të arkës , dyqaneve me lista dhe blloqe veresije.

Tenderat korruptive në shëndetësi ku vetëm nga 22 të tilla fitimi i ministrit dhe kompanisë së tij, ka qenë mbi 11 milion euro. Dhe me këtë rast më lejoni të përgëzoj dhe disa nga kolegët e  mazhorances që më se fundi  po ngrenë zërin kundër  anakondave të korrupsionit në qeveri që  gllabërojnë cdo fond publik.

Është buxheti që fakton se nuk është hapur asnjë vend real pune por vetëm propagande faktike me fjalime e zyra punësimit të miltantëve. Shkalla e papunësisë është rritur 7 % duke e cuar atë mbi 32% në nivel kombëtar.

 Ky buxhet skanohet nga raporti i KLSH i cili në cdo faqe të tij është dëshmi me shifra dhe me argumenta ndonëse jo krejt të plota të  megaskandaleve dhe korrupsionit qeveritar.sipas këtij raporti vitin e kaluar tek   399 tendera  janë kontstatuar 1254 shkelje të procedurave të prokurimit.

Është buxheti që fakton se taksat e shqiptarëve të mbledhura me hir dhe pa hir nuk investohen në ujësjellësa, shkolla, qendra shëndetësore, rrugë, hidrovore, por tek mirëqënia e qeveritareve,luksi i tyre, tek ministrat dhe klanet e interesave me mbi 1 miliardë dollarë në një vit.

Emigrantet tane, ne ndryshim nga ata siriane, prej mëse dy vitesh po i  tregojne botes dhe vendeve  azilkerkuese,   se shqiptarët janë në një luftë të ethshme me mjerimin ekonomik, si një refren i jetës së pamundur që na e ka bërë dhuratë kjo qeverie që nga qershori i 2013.

 Është kjo skamje që  i ka shtyrë mbi 80 mijë shqiptarë dhe i shtyn me mijëra të tjerë të braktisin shtëpitë dhe atdheun për të gjetur një mundësi shprese për punësim dhe jete normale.

Kolegë

Duke dalë nga trajtimi makro i buxhetit më lejoni të argumentoj qe, edhe pse shpesh ne fjalet e mia neper seanca per projektligje te ndryshme, citoj Qarkun  Kukes, Tropojen qe une perfaqesoj ketu ne parlament, nuk e bej aspak qe ti jap ndonje sens krahinizmi apo lokalizmi ne ate qe argumentoj  por thjesht te citoj burimin e informacionit, shqetesimin real per situaten ne zonen time zgjedhore.

 Edhe ne kete rast kur po  diskutohet  ky buxhet faktik i vitit 2014, nese ju tregoj shqiptareve se Veriu/ qarku Kukes/ Tropoja jane  izoluar  dhe përcmuar  krejtësisht nga investimet publike ne keto 2 vjet kjo nuk do te thote qe nje koleg tjeter nuk konfirmon te njejten gje dhe te tregoje qe në pikë të hallit  është edhe Vlora qyteti i Ramës deputet, apo e braktisur fare eshte edhe Gjirokastra e kryebashkiakut Veliaj e ministrit të turizimit Ahmetaj.

  Është  pikërisht ky buxhet që fakton se Kukësi, Hasi e Tropoja nuk kanë  patur parvjet, vjet por sigurisht dhe sivjet  vëmendjen më minimale të këtyre pushtetarëve të cilët prioritet kanë pasurinë dhe babëzinë dhe jo daljen nga kriza.

 Buxheti vërteton me shifra dhe të dhëna të zezë mbi të bardhë se tashme fajin nuk mund ta kete askush tjeter pervec qeverise.

Për të ardhur tek investimet e munguara dhe të ardhurat e parealizuara në nivel qarku më lejoni ti referohem fakteve sipas sektorëve.

Personalisht, do preferoja qe here pas here gjate diskutimit   te ndalem dhe citoj pjese “ te arta” nga programi I qeverise  per periudhen 2013-2017, ne menyre qe ashtu si ne fabula ku thuhet qe genjeshtra I ka kembet e shkurtera, edhe mashtrimet qe u premtuan e  kishin kohen shume te shkurter te demaskimit dhe daljes ne drite te diellit.

  • Mbështetje për biznesin e vogël e të mesëm thoshit ju atehere kur ethshem dhe me cdo kusht kerkonit te vinit ne pushtet.
  • Do të hiqet taksa e biznesit të vogël dhe do të reduktohet barra fiskale e biznesit të vogël brenda vitit të ardhshëm thoshit ju ne program, pra I bie brenda vitit 2014.
  • Do të rrisim efikasitetin e shërbimeve të administratës publike në favor të biznesit të vogël e të mesëm duke krijuar një partneritet të qëndrueshëm e të suksesshëm shtet-biznes;

Pervecse demagogji dhe mashtrim asnje emer tjeter faktet dhe realitetin e ketyre dy viteve per sa citova me lart nga programi juaj rilindas. Ndersa faktet jane thene dhe sterthene nga kjo foltore dhe e kane faktuar shqiptaret kudo ku jetojne dhe perpiqen tashme jo per biznes por per buken e gojes.

2-Per bujqesine.

ata qe kane hartuar programin kane qene shume dore leshuar, ndoshta kane menduar sa tu marim ne fillim voten fshatareve dhe zonave rurale, pastaj shohim e bejme.

“Do të reduktohet tatimi mbi vlerën e shtuar për farërat, fidanet, materialin gjenetik shtazor, plehërat kimike, pesticidet, vaksinat e blegtorisë etj”- . Faktet dihen,

“Do të zbatohet programi i furnizimit të naftës pa akcizë për bujqësinë dhe aktivitetet rurale të ngjashme” – perralle nga e kaluara..

 “Do të nxitet dhe mbështetet, blerja në grup e pajisjeve të mekanikinerive bujqësore, traktorëve dhe moto-kultivatorëve” – shati, beli,kazma vazhdojne te jene veglat e punes per ta.

“Do të 5-fishojmë financimin publik për mbështetjen e zhvillimit rural”  thuhet ne program por nese keni patur zeron si shifer referuese per 5 fishim ketu jeni ok pasi prap zero keni mbetur,

 “Do të mbështeten me përparësi ngritja e qendrave të grumbullimit, ruajtjes dhe tregtise me shumicë të prodhimeve bujqësore dhe blegtorale”  por deti tani asnje qender e tille nuk eshte ngritur ne asnje prej tre rretheve, kukes has dhe tropoje si dhe  nuk eshte ngritur asnje treg agroushqimor.

 “Do të mbështeten me fonde të garancisë, zbatimi i skemave të sigurimit të prodhimeve nga dëmtimet natyrore të kulturave bujqësore dhe blegtorisë” ,kush eshte permbytyr e ka provuar ne kurriz edhe kete premtim te pambajtur.

Dhe qershia mbi torte per nga premtimet per bujqesine ka qene;

“ Synojmë të investojmë 160 mln USD për rimëkëmbjen e sistemit të kullimit dhe vaditjes”

Nese keto ishin parashikuar per 4 vjet, ku jane  gjysma 80 miljon apo cereku te pakten pasi asnje kokerr leku nuk ka shkuar per asnje veper vaditëse, ekzistuese ne qark ku pjesa më e madhe e tyre nuk funksionojnë.

3- Infrastruktura.

Pasi keni hedhur balte dhe tallje gjate fushates per  cdo rruge te ndertuar ne Qeverisjen  Berisha, ne programin tuaj keni permendur si Korridori i Gjelbër Autostradal Veri-Jug; Korridori i Kaltër Veri-Jug, madje edhe  investime në rrugët rajonale e  të fshatrave.

Dimri ka trokitur dhe shume problematike paraqitet situata në rrugët rurale te Kukësit, Hasit  dhe Bajram Currit. Ka disa rrugë që për arsye të pronësisë, që janë të Drejtorisë së Përgjithshme të rrugëve dhe jo ish njësive vendore, kanë mbetur të shkatërruara dhe nuk ka vënë dorë askush.

4-Punësimi.

Per gjate  gjithe fushates elektorale, I rate tam-  tameve cep me cep te Shqiperise dhe madje e shkruajtet edhe ne programin tuaj qeverise me “perbetim”

“Angazhohemi të krijojmë 300 mijë vende të reja pune”

Dhe cfar ndodhi ne keto 2 vjet?

 Tallje publike ministrash qe vendet e punes I kemi por nuk kemi njerez te kualifikuar qe ti punesojme.

Zyra  e Punës në Qarkun  Kukës ka  të regjistruar si punëkërkues të papunë më shumë se 10 mijë persona. Asnjë kompani fasone apo ndërmarje e madhe nuk operon në tre rrethet e këtij qarku, nderkohe qe nga aksionet tatimore dhe taksat  tejet te larta kane detyruar te mbyllen  shume  dyqane ku familjet siguronin nje jetese  minimale.

5-Zhvillimi urban dhe Turizmi
Pas marrjes së vendimit për pezullimin e dhënjes se kredive me interes të ulët, për familjet e pastreha, në Kukës, Has e Tropojë nuk ka mbërritur ende asnjë gjë zyrtare se cfarë do bëhet për trajtimin e tyre. Në total janë më shumë se 800 familje që kërkojnë të aplikojnë për marrjen e kredive me interes të ulët.

 Pika turistike e Valbonës nuk ka një plan rregullues, madje as  vend për grumbullimin e mbeturinave po keshtu edhe pika turistike e Shishtavecit ka të njëjtat problem.

Dhe cfar kishte programi per kete sektor?

“Krijimi i një modeli turizmi vjetor të integruar, aktiv dhe social, me fokus në dimensionin kulturoro-natyroro-ekologjik dhe si një kombinim midis turizmit familjar dhe elitar”  thoshte programi por asnje fond asnje projekt asnje percapje nuk e pa askush me sy deri  me sot.

“Do të krijojmë një paketë të veçantë turistike Shqipëri-Kosovë-Rajon”  por edhe pas gati 3 vitesh nuk shihet asnje nisme bashkepunimi as  ndermjet Gjakoves dhe Malsise se Gjakoves  me qëllim kontributin në zhvillimin ekonomik të integruar ndermjet shqiptaresh ketej dhe matan kufirit  e jo me gjate ne rajon.

Nese edhe per kete sektor te rendesishem sic eshte turizmi, endrra vazhdon, te jeni te sigurte qe dikush do t’ju gjuaj me veze qe do t’ju zgjoje,  se koha nuk pret.

6- Industria.

Meqenese qarku i Kuksit eshte kaq i pasur me minerale, gjate lundrimit neper programin tuaj dhe vecova :

“ Zhvillimin dhe modernizimin e mëtejshëm të sektorit të gjeologjisë dhe minierave duke e shndërruar këtë sektor në një industri me kushte e standarde bashkëkohore”.

 “ Hartimin e politikave specifike që nxisin, orientojnë dhe garantojnë investime e financime masive të brendshme e të huaja në industrinë minerare”.

“ Rritjen e eksporteve minerare si një element i rëndësishëm i rritjes ekonomike, punësimit dhe nivelit të jetesës në zonat minerare”.

Ashtu si ky buxhet qe tashme eshte faktik, faktet nga realiteti jane kokforta.

Në qarkun e Kukësit ushtrojnë aktivitet minerar kompani të cilat nuk janë të pajisura me dokumentacione përkatëse. Edhe ato kompani që janë legjitime, herë pas here nuk zbatojnë kriteret e punësimit, për personat që punësojnë. Nuk i paguajnë normalisht dhe nuk i përfshijnë në skemën e sigurimeve shoqërore e shëndetësore.

7-Në sektorin energjetik

Rindasit e Kukesit, u mburren disa  dite me pare se kane nenshkruar 14 mijë Akt – Marreveshje, per energjine elektrike. Po ku i keni cuar këto  lekë mundi e sakrifice pa fund që i merrni banorëve, pse nuk ka asnjë investim tek rrjeti energjetik ku për herë të fundit ështe vënë dorë në vitin 1970. Ndërkohë që nuk po flasim për investimet në jetën e komunitetit sikurse mashtroni njerëzit cdo ditë me spotin televiziv të OSHE se me këto para të faturave do të ngrejë shkolla, spitale kopshte, etj e etj.

 Kam ketu nje foto qe ma derguan me kerkese te vecante per tua treguar nje fakt dhe qe eshte bere  jo nga ndonje zone e thelle por  ne nje lagje te Kukesit me ekzaktesisht ne lagjen Bozhe ku banoret energjine e marrin me shtylla druri, si ne kohen e mesjetes. Keto shtylla jane vendosur sa per dijeni nga vete banoret e lagjes…dhe te tilla ka plot.

8-Shëndetësia,

Bemat ministrore per tendera dhe afera, irritojne kedo dhe per me teper ata qe iu bie halli dhe i drejtohen spitaleve apo qendrave shendetesore per te marre ndihme mjeksore.

Ka aparature mamografie ne Tropoje por nuk ka asnje te dhene reale se sa gra kane perfituar dhe a ka ndonje pergjigje te analizave. Nderkohe ne Kukes jo vetem kjo paisje  qe mungon por edhe ajo per skopine. Ka mjek kirurg por nuk anestezist ne spitalin e B.Currit nderkohe qe nuk ka mjek te specialiteteve te vecanta ne spitalin e Kukesit lere pastaj godina e ketij spitali apo edhe e maternitetit qe jane drejt rrënimit total.

Por keto jane thene e sterthene, por a e dini se cfare shqetesimi absurd me ka percjelle keto dite Ardjani nga Geghyseni i Tropojes dhe le ta degjoje ministri qe krenohet perdite.

“Per vete jam invalid me thote ai. Me sakrifice kemi artitur te derdhim kontributin e kerkuar per te perfituar bashkeshortja lejen e lindjes e cila nuk kap rrumbullak shifren pere 80 mije leket te vjetra. Ka mese 4 muaj qe ne qendren shendetesore te njesise adminiatrative Bujan nuk ka modular raporti leje lindje”. Mbas  interesimit tim, me rezulton qe eshte shqetesuese per krejt zonen.

Dikush nen dore ta ofron kundrejt pageses deri ne 10 mije leke me thote ai.

Po si mund te krenohet ministri me shendetesine e tij apo te tjeret me tenderat e pafund kur perfitimet shkojne ne xhepat e zyrtareve dhe ju mohojne qytetareve ate qe iu takon, se tenderi per te prodhuar letra- modulare nuk ka rezultuar fitimprures aq sa duhet, perndryshe do ta kishin bere me kohe e me vakt.

Të nderuar kolegë

Mendoj se diskutimi i këtij buxheti, në kohën kur më shume se gjysma e kabinetit qeveritar është në akuzë publike për qindra  tendera monopole abuzive, jo vetëm nuk ju bën nder por ju ul edhe më shumë kokën per  përgjegjësinë e rëndë publike që keni për rrënimin e Shqipërisë dhe varfërisë së tejskajshme të shqiptarëve .

 Për këtë mazhorancë ky buxhet është një këmbanë e shtuar  alarmi për krizën ku po lëngon vendi, për cdo mundësi të mohuar e të munguar e shpresë të fikur për cdo grua, nënë , baba e të ri  që nuk ka punësim, nuk ka shkollim , nuk ka të ardhura për shtyrë ditën e jo më të ngrejë një ide për një të ardhme të afërt.

  Për ne si opozitë është dokumenti që duhet të na bëjë të ngrejmë zërin edhe më fort për ti zgjuar shqiptarët se nuk duhet më ti binden e frikesohen  kësaj qeverie e cila mashtroi për shërbime falas dhe solli vetëm grabitje e terror për taksapaguesit, premtoi për shtet ligjor po ngriti vetëm shtet policor, premtoi punësim por solli rrënim. Ky është buxheti i mjerimit dhe jo i shpëtimit.

Por fale Zotit, ka akoma shprese dhe ajo buron nga  plani i Opozitës më taksa të ulëta, ngritjen  e forcimit të tregut , punësim dhe mbi të gjitha ngritjen e shtetit të së drejtës dhe besimit publik tek një qeveri e përgjegjshme dhe mbi te gjitha atdhedashëse.

Te mposhtim friken dhe te ngjallim shpresen te shqiptaret, kjo gjykoj qe do te jete motoja e Opozites  ne vigjiljen e Dhjetorit te 25-te te Levizjes se madhe Studentore  “ per Liri dhe Demokraci”.

Faleminderit


Fjala në Kuvend e deputetes Mimoza Hajdarmata, 5 Nëntor 2015

Read More
05 Nën
0

Qeveria po mbyt çdo zë të lirë të shoqërisë shqiptare

Të nderuar kolegë,

Projektligji për krijimin dhe funksionimin e këshillit kombetar për shoqërine civile , është një projektligj i rëndësishëm , që ka të bëjë me demokracinë, lirinë e qytetarëve shqiptarë.

Dhe sigurisht ndryshimet qe paraqitni sot , jo vetem nuk jepni rolin e saj , misionin e shoqerise civile , misionin ne mbrojtjen e interesave te qytetareve, por e cenoni rende ate.

Sot Shqiperia eshte ne krize, te demokracise dhe lirise dhe sot ajo ka nevoje, me shume se kurre  per shoqerine civile.

Qeverisja e ketyre 2-viteve si qeveri e krizes , e centralizimin e  te gjithe pushteteve ,atij vendor dhe qendrore , dhe institucione e pavarura .

Sot kjo keq-qeverisje, ka nevoje per zerin e qytetareve , zerin e shoqerise civile .

Ajo sot ne kete projekt ligj dhe sidomos ne disa nene , cenon rende pavaresine e shoqerise civile , dhe kur cenon rende pavaresine , ka cenuar jeten dhe interesat e qytetareve Shqiptare , lirine e tyre .

Une dhe shume kolege deputet, por edhe shoqeria shqiptare po e kuptojne qellimin dhe qeverisjen mbas viti 2013 .

Ajo po na rrikthen diktaturen , centralizimet e shume pushteteve , ajo pjesen me te madhe te ligjeve, ka kete synim  dhe sigurishte ka ngjall panik , frike , percarje mes shoqerise , partive politike, duke i pare kundershtaret opozitar si armiq .

Ajo me ligjet e miratuara   me pare, dhe sidomose kohet e fundit dhe per biznesin permend vetem   fjalen burg-burg dhe vetem burg.

Kjo ishte edhe misioni i diktatures , kjo eshte edhe sot . keshtu ju vepruat, me njerzit ne nevoje qe nuk kishin mundesi te blenin buken e gojes , dhe i burgoset pasi nuk paguanin energjine elektrike .

Keshtu vepruat edhe me qytetaret qe jetonin ne qytet dhe ne fshat , ku as ne pronat e tyre nuk i lejuat te ndertonin , por i shkatruat te gjithe ndertimet e ndertuara prej vitesh , duke i burgosur ato, dhe duke i shkatruar mundin e shume viteve .

Ja per kete duhet shoqeria civile , zeri i qytetareve , zeri i grupeve te interesit .

Shoqeria civile duhej dhe duhet te veproje per ate cfare po ndodh me pushtetin vendor  .

Ajo duhet te reagonte qe nga cenimi i autonomise vendore , ku qeveria  nderhyri, ne pavaresine e pushtetit vendore , dhe nga kjo nderhyrje jane prekur interest e qytetareve . Sic ndodhi me heqjen e menaxhimit dhe mbledhjes se takses se biznesit te vogel, duke ja kaluar pushtetit qendror dhe pikerisht organit tatimor . Por  kjo solli renie te theksuar te te ardhurave nga 90% ne 60 %, pra miliona dollar, me pak investime per komunitetet tona .

 Ja per kete duhet shoqeria civile , roli i qytetareve per te monitoruar qeverisjen .

Para disa ditesh institucionet nderkombetare e klasifikuan Shqiperine 32 vende me poshte se viti i kaluar per lirine e biznesit .

A e dini pse ndodhi kjo ?

Sepse qeveria ka nderhyre ne kopetencat e pushtetit vendore per menaxhimin e territorit , ne dhenien e lejeve te ndertimit .

Ja per kete duhet te nderhyje shoqeria civile , sepse ka prekur direkt zhvillimin ekonimik te qyteteve tona , ka ulur ndjeshem zhvillimin  e biznesit , ka sjelle miliona dollare me pak te ardhura , me pak shkolla , rruge , uje-sjellesa .

Shoqeria civile ka role te rendesishem ne integrimin Europian , ajo eshte nje nga pjeset me te rendesishme te shoqerise demokratike .

Ajo merr nje rendesi akoma me te madhe ne kushtet qe ndodhet shqiperia sot.

Integrimi nuk munde te jete i efektshem dhe ne vlere, ne qofte se qeverisja, nuk behet pjese e diskutimit te shoqerise civile .

Ne asnje vend te bashkimit Europian shoqeria civile drejtohet nga  qeveria , dhe atehere cfare i duhet ?  Cfare vendimesh merr ajo ? Kujt do ti sherbej ajo .

Perberja e keshillit kombetar nga Ministrite e ndryshme , dhe drejtimi nga Ministria e Mirqenies Sociale e politizon , e centralizon pra i heq pavaresine .

Me kete projekt ligj cdo gje eshte ne dore te shtetit .

Ju sot me kete projekt ligj i nderprisni shoqeris civile , qytetareve , oksigjenin dhe zerin e tyre .

Kjo eshte shqetesuese , kjo eshte e rende , dhe per kete duhet te ngrihemi te gjithe , se pasojat do te jene te renda .

Kjo ka te beje me demokracine e vendit tone ,lirine e saj  .

Per kete demokraci dhe lirite tona u ngritem te gjithe , ne vitet 90 , ajo duhet   perseritur .

Ajo sot ka nevoje per shoqerine civile .

Shoqeria civile nuk mund te funksionoje, si objekte dhe ne funksion te qellimeve te institucioneve shteterore .

Shoqeria civile nuk duhet te jete  pjelle e qeverise  , apo te bosave te mafies , por ajo duhet te vazhdoje, rrugen ligjore, dhe aspirate per te cilat jane krijuar .

Ajo duhet te luaj nje rol te rendesishem ne zhvillimet sociale , ekonomike , politike ne vend , nepermjet koncensusit politik .

Nxitjes se pjesemarrjes se publikut, ne hartimin dhe zbatimin e reformave te rendesishme te vendit .

Vetem keshtu do ti sherbeje vendit , shoqerise ,zhvillimit e mireqenies sociale .

Cdo kush mendon, dhe pyet a e ka kryer rolin dhe misionin e saj shoqeria civile ?

Une dhe shume kolege ne kete salle mendojne qe jo .

Eshte e vertete se vendi jone ka shoqata me shume, se shume vende te ballkanit , dhe vende te tjera .

Ka  organizata jo fitimprurese qe ne emer te humanizmit , kane zaptuar objekte te rendesishme, dhe abuzojne me fondet qe marrin nga BE , dhe keto nuk jane pak miliona dollare .

Sot ka sindikata qe gjoja perfaqesojne interesa te shtresave te ndryshme , sic jane te minatoreve , arsimtareve , dhe ne fakte posedojne pasuri dhe asete te medha .

Dhe behen pjese e politikes dhe e qeverive  , dhe nuk realizojne asgje per qytetaret , per minatoret  e shtresa te tjera te shoqerise .

A eshte shoqeria civile aktive ne Shqiperi ?

Sigurishte qe jo , per keto dy vite nuk ka reaguar per problemet qe shqetesojne qytetaret dhe shoqerine.

Ajo nuk po reagon per drejtesine e munguar

  • Pse nuk reagon per mos mbajtjen e premtimeve te qeverise Rama-Meta `.
  • Pse nuk reagon per varferine dhe papunesine e madhe
  • Ajo nuk po reagone per koncensionet abuzive dhe klienteliste ne shendetesi,si koncesioni i cechapit,ai instrumentave kirurgjikale,I dializes, skandali i rimbursimit efekiv te ilaceve  ,I insulinave dhe ketosterilit, duke isjell shtetit 2,2 mil dollare.
  • Ajo nuk reagon per shendetesine falas
  • Shoqeria civile duhet te ragoje per aferen e madhe te CES-it
  • Pse nuk reagon te numrin e madhe te azil kerkusve
  • Ajo duhet te ragoje , per dhunen qe ushtron policia ne komisariate
  • Ajo duhet te reagoje per mungesen e ilaceve dhe gjendjen e mjerueshme te shendetesise sot
  • Duhet te reflektoje per perhapjen e korrupsionit
  • Duhet te reflektoje per gjendjen dhe kushtet e minatoreve per statusin e tyre .

Shoqeria civile ne qarkun e Dibres duhet te ragoje edhe per ate cfare ndodhe ne qeverisjen ne Bulqize .  Me nepotizmin e theksuar , emerime familjare , jo profesionale .

Arsimtare pa mbaruar arsimin, dhe jashte sistemit emerohen ne shkolla te ndryshme .

A e dini se cfare ndodh ne Vicisht te Bulqizes , arsimtaria qe ka mbaruar per biokimi , duke qene e djathte, nuk lejohet te ushtroje profesionin e saj ,pra  te jape biokimi , por kete lende, e jep nje mesues  tjeter pa arsim perkates .,

Ja per kete duhet te reagoje shoqeria civile .

Ajo qe eshte e habitshme dhe e cuditeshme eshte ne Ostren te vogel , nga 10 mesues ,5 jane  te  nje familje ,  Faik Ibrahimi  me bujqesore, zevendeson Vera Bajramin me 25 vjete pune .

Kurse anglishten e jep arsimtari  ,  por qe nuk din asnje fjale anglishte , dhe ska mbaruar per anglishte , kjo eshte cudia qe ndodh atje , ne ditet ne vazhdim do te pasqyroj edhe raste te tjera .

Ja per kete duhet te ngrihet, jo vetem shoqeria civile por duhet nje reagim i forte qytetar .

Shoqeria civile ne Bulqize duhet te reagoje edhe per shfrytezimin e paligjshem te pyjeve , atje banoret po protestojne per te drejtat e tyre  , u jane drejtuar te gjithe institucioneve .

Vetem institucioni i prefektit e ka vleresuar shqetesimin e drejte te tyre, dhe me shkresen nr 470/2 prot . dt 12.10.2015 dhe deklaron se shqetesimet e banoreve te fshatrave Dushe dhe Kocej, eshte i drejte , dhe veprimet e subjektit privat, jane te jashte-ligjshme

Por cfare po ndoshe atje : po dhunohen , kercenohen cdo dite nga strukturat e shtetit .

Te nderuar deputet

Projekt ligji i sotem cenon rende pavaresine dhe lirine shoqerise civile , keto ndryshime prekin misionin e saj , kufizon te drejtat e shoqerise civile .

Te gjithe shoqatat , avokati i popullit , organizmat nderkombetare (komiteti i Helsinkut )  i shohin shqetesuese  ndryshimet  e  sotme  ligjore, dhe  ato u shprehen  kundra  edhe  ne  komisionin  parlamentar , dhe  deklaruan  se  keto  ndryshime  centralizojne  rolin e  shoqerise  civile .

Nuk  ka  pavaresi  te  shoqerise  civile , kur  keshillin kombetar e  drejton qeveria , ku ne  perberjen e keshillit, pjesen  me  te  madhe  e  ka qeveria , dhe kryetari i keshillit  eshte  ministri i Mirqenies Sociale .

Opozita  paraqiti  ndryshimet  ligjore , qe  kane  te bejne  me  pavaresine e  shoqerise civile .

Ku  konsistonin  se  drejtimi i keshillit te  behej nga shoqeria civile ,

Perfaqesuesit e qeverise te mos kene te drejt vote .

Ne ju kerkojme te votoni ndryshimet e paraqitura nga opozita , pasi ato jane, edhe propozime te komitetit te Helsinkit  , te shoqerive civile dhe avokatit te popullit

Ju faleminderit


Fjala në Kuvend e deputetit Roland Keta, 5 Nentor 2015

Read More
05 Nën
0

E keqja e vendit, bashkëjetesa Rama-Meta

Keshilli Kombëtar i shoqërisë civile është një projektligj qe sjell nje instrument te ri te bashkepunimit  qeveri, shoqeri civile.  Do te jete nje organ këshillimor ndërsektorial i Qeverisë, ku marrin pjesë përfaqësues të ministrive dhe agjencive shtgetërore përgjegjëse për fushat kryesore që prekin OSHC-të, si edhe përfaqësues të OSHC-ve të përzgjedhur mbi bazën e kriteteve dhe procedurave të parashikuara në  projekligj.

Nuk eshte nje gjetje apo nje organizem me shume ne listen e gajte te atyre forumeve konsultative qe kemi, pra ne parim une nuk e shoh aspak te tepert te kete nje marredhenie me te ngushte bashkeveprimi mes shtetit dhe shoqerise civile.  Sigurisht qe ky nuk eshte hapi i pare qe institucionalizon pergjegjesine  qe ka qeveria per te nxitur e fuqizuar shoqerine civile.

Ne vitin 2009 kemi ngritur Agjensine  per mbeshtjetjen e Shoqerise Civile , me pas kemi hartuar Karten e Shoqerise  Civile e cila  u miratua me resolute ne Parlament, vjet dhe sot ngrihet ky Keshill.

Struktura te ngjashme ekzistojne edhe ne rajon. Me ngjan se ky model yni i sjelle sot per miratim eshte nje mix mes atij Kroat dhe atij te Mal te Zi.

Deri ketu  nuk ka asgje te jashtzakonshme. Qellimi eshte shumë i mire, se sa mire do te ece keshillimi kete do ta shohim.

Per mendimin tim shoqeria civile dhe aksioni i saj ne Shqiperi eshte fragmentizuar dhe ne shume raste atrofik. Te mos me keqkuptojne asnje nga perfaqesuesit serioze te shoqerise civile ne Shqiperi, por une jam e bindur se ne Shqiperi  ka nje atrofi te pjesmarrjes civile dhe indifirence madhore te reagimit civil.

Shoqeria civile dhe aksioni i saj ne Shqiperi eshte i pamjaftueshem ose i manget  i fragmentizuar po te citoj PR e vjetshem ne permbushjen e misionit qe ka te pakten sipas parimeve ne karta shoqeria civile pra qe te nxise , mbështese t’I dale ne krah  parimeve te lirise, mos diskriminimit te shtresave te ndryshme ne shoqeri ,te ofroje transparence, te jete partner i demokracise funksinale ne nje vend.

A duhet forcuar shoqeria civile? Absolutisht po, por i duhet hapesire  reale qe kjo te ndodhe dhe hapesiren nuk ia jep vetem ligji, as keshilli konsultativ, as agjencia e  mbeshtetjes se shoqerise civile, keto jane instrumenta. Hapesiren ia jep pavaresia.

Ketu po ndalem pak.

Ne parim shoqeria civile eshte nje sfere veprimesh te lira nga kontrolli i qeverise.

Ky keshill konsultativ ne projektligj thuhet se do te drejtohet nga Ministri i Mireqenies Sociale dhe mbledhjet  do t’I zhvilloje ne Keshillin e Ministrave. Per mua kjo e cenon autonomine e keshillimit te pavarur qe ky Keshill do t’I beje qeverise.

E dyta. AMSHC thuhet ne pr ligj do te ndihmoje KKSHC per pune administrative, por Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile eshte  ent publik qendror buxhetor, që organizohet e funksionon sipas legjislacionit në fuqi.  C lidhje ka ose si e forcon pavaresine e keshillit te pavarur , fakti qe punet e zyres do t ja beje nje  ent buxhetor. Pra AMSHC qe ndan fondet  te buxhetit te shtetit per organizata te shoqerise civile  si mund te jete secretariat i Keshillit te pavarur, autonomy, qe duhet te keshilloje qeverine se si ta beje me te pavarur shoqerine civile?

E treta  dhe kjo ua ben me te qarte situaten. AMSHC shperndan fonde publike tek organizatat jo fitimprurese ne baze te nje buxheti vjetor te cilin kur u ngrit e hartonte Ridvan Bode, tani e harton Shkelqim Cani.

64 projekte ka financuar vjet AMSHC. Bordi eshte me perfaqesues te organizates MJAFT.  Fondet si ndahen?

Psh nje projekt i quajtur: “Nisma lobuese për një qeverisje më të mirë lokale për komunën Frakull”. Sh mire qe te mbeshtet pushteti lokal sepse aty kane nevoje me shume per fonde, por cfare i ndodhi Frakullit me kete nisme?  5 milione leke, a di njeri ga ju deputetet e Fierit te me thote dy fjale per kete nismen lobuese?

Une di  qe Frakulli ishte nje nga zonat e permbytura vjet me deme mbi 1 miliardë leke.

Tjeter; qendra Sfida, 8 ml leke, në kuadrin e projektit “Organizatorë të komunitetit. Nje qender e drejtuar nga ish sekretarja e Mjaft.

 7 milionë, Qendra Eurosocilaiste Rinore Shqiptare. Shume mire te mbeshteten forumet rinore,por jo me fonde publike qe shkojne per forume partiake qe regjistrohen si NGO se kjo eshte shkelje e ligjit.

Dhe meqenese jam ketu.

AMSHC eshte nje agjenci e cila buxhetin mund te mos e kete sh te madh por misionin per te ndihmuar, nxitur e forcuar shoqerine civile  e ka te madh. ndaj bashke me ngritjen e ketij Keshilli Konsultativ, le te nise edhe KLSh nje kontroll per  menyren se si eshte ekzekutuar ky buxhet.

Per nje arsye te thjeshte. Sepse une e shoh shoqerine civile si dhe institucionet  e pavarura ,  si dhe avokatin  e popullit ne rrezik.

Ne rrezik jo vetem te humbjes se pavaresise, por dhe te korruptimit politik.

Sepse e shoh reagimin civil  dhe nuk kam parasysh me reagim civil ate te kaciles se vezeve, jo, por reagimin per te mos pranu degradimin politik, ekonomik, social, gjinor, reagimin per t ju kundervene  pazarit, intriges, mediokritetit, falsitetit, e shof te ngordhur.

Kur dikush  thote “kap ca tkapesh” dhe “ varja” nuk e perdor vetem per batute por sepse kjo eshte filozofia  e shoqerise tone sot. E dorezuar para te keqes te perditshme qe po manifeston cdo pushtet ne Shqiperi.

Ne sot kemi demokraci, por pa qytetare.

Qeveria qeveris vec veten. Dhe ky eshte standart i ri realisht.

Kur kryeministri thote koalicioni nuk ka asnje te care ne duhet te pranojme se nuk qenka ashtu sic e kishim menduar,

Kur kryetari i kuvendit thote duhen impulse te reja ne qeveri,por nuk e kisha fjalen per ministrat ne prap duhet te pranojme se nuk qenka ashtu sic e kishim menduar.

Kur ortaku i ministrit arrin te fitoje 10 milionë euro në dy vite, ky eshte standart normal i respektimit te ligjit dhe kush guxon e flirton me mendjen e vet duke e quajtur favorizim ne tendera, dmth korrupsion, eshte budall se vetem kjo nuk mund te te shkoje ne mend.

Kur KLSH thote se  nga 481 tendera , 399 jane me shkelje, apo megjithe rritjen e taksave, te ardhurat jane minus, ne as duhet te na shkoje ne mend se ketu behet fjale per korrupsion apo se rendimenti fiskal ka rene.

Kur Banka Boterore thote se jemi te fundit ne rajon dhe une e besoj jo vetem se e thote Banka Boterore, por sepse e shoh te pazonjen per te qene konkuruese ne rajon ne asnje sector ekonomine tone, ne duhet te pranojme se jemi keqkuptuar pasi eshte ceshtje metodologjie.

Kur dalim ne liste te dytet pas Sirise per numrin e azilkerkuesve, ne vend te ballafaqimit me dramen e shqiptareve qe iken e dramen e atyre qe do te kthehen,  duhet te mos nxitohemi se mbase kane ardhur me te vertet nga Greqia.

E kuptoni? Cdo gje per qeverine ka nje shpjegim ndryshe nga ai qe ne te tjeret kemi menduar

Dhe keshtu  vazhdon zinxhiri. Politika eshte e  pabesueshme

Drejtesia e pabesueshme

Media qe gjykon e jep vendime per dy minuta me nje lajm per cilindo pushtet a aktor politik a civil ne Shqiperi  vete perjeton krizen ne te cilen eshte po vete kontributore dhe eshte po ashtu ne agoni te se verteses.

Shoqeria civile do ia dale dot per te keshilluar qeverine qe te jete me e besueshme?

Kam deshiren me te sinqerte per te patur nje shoqeri civile qe t ‘i sherbeje vetem interesit te civilizimit te shoqerise, por dhe ia qaj hallin shume misionit te veshtire te shoqerise civile qe duhet te jetoje e mbijetoje ne nje shoqeri aspak civile.

Dhe ketu nuk eshte sfida t i biesh kembanave kunder rilindjes,  po kunder kesaj qasje qe po rilind papergjegjshmerine dhe talljen me qytetaret.  Dhe ne fakt nuk e ka te keqen as te programi i rilindjes, as tek ideologjia  e majte qe pretendoni se eshte baza e kolacionit tuaj. Do te kishte qene zhvillim demokratik t ‘i ishit permbajtur atij programi qe ju solli ne pushtet. Jo. E keqja qendron tek bashkjetesa politike me shpirt nder dhembe e duart ne leke, qe keni ndertuar. Kjo eshte marredhenia me e deshperuar dhe hileqare qe mund te ekzistoje mes dy partnereve.

Sepse jeni qeveri ne sherbim te interesit privat dhe ne konflikt te hapur me inetresin publik, ate te qytetareve

Dhe eshte kjo qe nuk ju ka lene te mendoni se keni program per t ju sherbyer qytetareve. Dhe si per t i vene kapakun produktit tuaj te roberimit politik te njeri tjetrit, perdite e me shume jeni te fokusuar se si te gjeni nje forme te re qe qytetaret t ju sherbejne juve.

Ne zgjidhemi t’ju sherbejme atyre apo ata ekszistojne qe te na sherbejne ne?

Po t’i shohesh njerezit thjesht si numra, e statistika hallesh  e gjen kollaj fillin e nje megaabuzimi te ri.

Dhe dilni tani e vazhdoni “nuk eshte ashtu si mendoni”.


Fjala në Kuvend e deputetes Majlinda Bregu, 5 nëntor 2015

Read More