Blog

31 Tet
0

Afera 145 milionë dollarëshe e telefonisë, kërcënohen gazetarët e Opinion

Pas denoncimit që kryetari i opozitës Lulzim Basha i bëri një aferë të dyshimtë të një kompanie pranë qeverisë, Info-telekom, që ka arritur të 100 fishojë xhiron vjetore në vit, duke shkuar në 145 milionë euro, gazetarët e Opinion, janë thelluar dhe më tej duke zbuluar hije të tjera të këtij biznesi.

Për këtë arsye, njerëzit e përfshirë në këtë biznes, klientë të qeverisë, kanë kërcënuar sot në mënyrë kriminale gazetaret e Opinion.

Kjo është klima që ka krijuar në vend Edi Rama, i cili mbetet frymëzuesi i kërcënimeve e shantazheve që i bëhen medias sa herë që publikohen skandalet e tij dhe të ministrave të tij.

Partia Demokratike e dënon me ashpërsinë më të madhe këtë sulm ndaj medias, ndaj fjalës së lirë.

Ne i bëjmë thirrje prokurorisë të nisë hetimin për kërcënimin që i është bërë gazetarëve, për këtë akt të rëndë ndaj lirisë së shprehjes.

Partia Demokratike dhe qytetarët janë në krah të medias së lirë dhe ne e inkurajojmë atë në misionin fisnik të hetimit të korrupsionit dhe garantimit të transparencës.

Kërcënimet e shantazhet ndaj medias, janë aktet e një kryeministri të rrëzuar që është kapur me forcë pas karrikes, janë reagimet e një qeverie të zhytur në hajdutëri e krim.

Deklarata për mediat e deputetit Luçiano Boçi, 31 Tetor 2015

Read More

Rama është kryeinformali, me bandën e tij vjedh 1 milionë dollarë në ditë

Nuk mund të kalonte kjo e shtunë pa u ndyrë me propagandë bajate të pavlerë dhe kriminale nga njeriu që është sot mishërim i informalitetit në Shqipëri, ai që i thotë vetes kryeministër Edi Rama. Njësoj siç e kemi parë në filmat e mafies pasi kumbari bën një krim, shkon e futet në kishë me shpresën se do ti falet mëkati, dhe kështu sa herë që skandalet qeveritare të drogës të korrupsionit të informaliteti shpërthejnë përmes mediave të lira, Edi Rama e ka bërë zakon të organizojë shfaqje me regji qendrore.

Një shfaqje të tillë organizoi dhe sot për tri orë me radhë. Ndërsa vetë për 59 minuta u angazhua në atë që anglosaksionët e quajnë verbal diarea – diare verbale. Diare verbale, ku më pas lëshoi sharjet, shpifjet e tij, kërcënimet ndaj çdokujt, ndaj çdo gjëje. Pasi rrahu gjoksin e u krenua për bëmat dhe gjëmat e fundit, u tha shqiptarëve të bëjnë gati avokatin në fillm të janarit sepse represioni mbi biznesin do të vazhdojë.

Sot gjeti ditën për të folur për suksesin e aksionit kundër informalitetit. Po cili është ky sukses? Ministri i tij, kukudhi memec i financave, që e shikonte me sy të zbrazur e plot mosbesim, shefin me diagnozën diare-verbale, e ka publikuar në faqen e tij të  ministrisw, se Shqipërisë i mungojnë deri në fund të shtatorit plot 231 milion dollarë nga doganat dhe tatimet, ndërsa në shtator, muajin e hyxhymit kundër biznesit, kundër biznesit të vogël në veçanti, kundër konsumatorëve kundër të pamundurve, pikërisht këtë muaj, doganat dhe tatimet kanë rregjistruar një deficit prej 35 milion dollarë.

Pra më shumë se një milion dollarë në ditë, janë vjedhur në muajin e luftës kundër informaliteti. Ku kanë shkuar këto para? Ju të gjithë jeni dëshmitarë se së bashku me median e lirë, unë dhe opozita kemi gjashtë muaj që e pyesim, ku janë këto para? Ku janë 231 milion dollarë, ku është 80 milionshi ekstra për shtatorin që premtove bashkë me 330 milion dollarë të tjerë në fund të vitit? Nuk ka përgjigje, dhe jo vetëm ska, po ka një gropë , një gropë që është thelluar në muajin tetor, të dhënat e të cilit do të bëhen publike shumë shpejt. Po cila janë arsyet e kësaj grope të stërmadhe financiare?

Së pari, vjedhja e lukunive qeveritare e një grushti oligarkësh trafikantë dhe kontrabandistë, ku asnjë aksion nuk është ndërmarrë, askush nuk është vënë para përgjegjësisë, sepse doganierët e Edi Ramës, sepse tatimorët e Edi Ramës janë duke bërë diçka tjetër. Janë duke u marrë shpirtin tregtarëve të duhanit tarabosh në Shkodër, janë duke i gjurmuar berberët për kuponin tatimor, janë duke futur në burg të pamundurit që me atë punë ushqejnë fëmijët e më pas, as fëmijët nuk i ushqejnë dot.

Harta e ndikimeve të këtij batalioni zuzarësh dhe xhahilësh është publikuar sot nga një media. Ja ku e keni batalionin e zhvatjes së qytetarëve , ja ku e keni dokumentin mbi të cilin punon bleta e tatimeve. Në krye, keni Taulant Ballën, konen e çdo të enjteje në Parlament. Ja pse leh:  80 të punësuar Taulant Balla. Kjo është skedina më fitimprurëse, basti më i mirë i jetës, që ka vënë langoi, zagari i Edi Ramës në Parlament.

Në vend të dytë kemi LSI, 62 inspektorë, pastaj kemi Kokëdhimën. Qenka treguar i kursyer sepse ka vetëm 8. Ke Dakon kryetarin e rizgjedhur me votat e bandave të Durrësit, me 13 ushtarë në ushtrinë e tij të tatimeve. Dhe pas kësaj, ke 372 tatimorë pas të cilëve qëndron ose një deputet, ose një ministër apo kryetar bashkie i qeverisë.

Cili është prioriteti i tyre? Të mbushin xhepat e shefave të tyre radhë të pare, dhe së dyti të mos bezdisin e të lehtësojnë biznesin e ministrave.

Ja kjo është radioskopia e korrupsionit që ka sjellë këtë informalitet, i cili në muajin e parë të aksionit të kërbacit i kushton shqiptarëve, jo plus 80 milion siç ishte premtuar, por minus 35 milion dollar.

Shkelja e ligjit, shkelja e ligjit që është një nga flluskat më të shpeshta në diarenë verbale të kryeinformalit të Shqipërisë, Edi Rama. Shkelja e ligjit ka qenë dhe është plotësisht e dënueshme nga Partia Demokratike dhe nga Lulzim Basha.

Me fjale mund të bësh çdo gjë, por veprat tregojnë se ku je. Me vepra, ky vend , me taksa të ulëta ia ka dalë të mbledhë më shumë të ardhura në raport me prodhimin e brendshëm bruto, ndërkohë që me taksa më të larta mbledh më pak. Pse? Sepse nga njëra anë vidhet – informaliteti është fjalë e lehtë – VIDHET. Dhe nga ana tjetër shtyhen bizneset drejt falimentimit.

Cila është gjeografia e kësaj vjedhje. Cili është problemi me shkeljen e ligjit? Problemi i parë i evidentuar janë vetë ministrat hajdutë të Edi Ramës.

Kush e shkel ligjin? Berberi që nuk shtyp kuponin apo Ilir Beqja që ka marrë 28 tendera, 11 milion euro në konflikt të hapur interesi ndërkohë që ka dhënë 338 milion euro koncesione vetëm këtë vit. Kush e shkel ligjin, i pamunduri që nuk shet dot qepët pa kuponin, apo Arben Ahmetaj kumbari pas aferës së mbetjeve në Elbasan për të cilin shqiptarët paguajnë çdo muaj 300 mijë euro, me vendim të Edi Ramës. Cili e shkel ligjin, fermeri që duhet të lërë arën e të marri niptin e të bëjë transaksion bankar për 20 mijë lek të reja shitblerje domatesh, apo Damian Gjiknuri kryenegociuesi i vjedhjes së 600 milion eurove nga CEZ dhe Edi Rama. Kush e shkel ligjin, kryefamiljari që e kapën prej leckash bashkë me fëmijën 4 vjeç sepse guxoi të lidhte poçin e dritës apo Sajmir Tahiri që deklaron se e paska shitur makinën por e mban akoma pa paguar taksa, pa kupon.

Po këta janë bishta, sepse kryeinformali është Edi Rama, njeriu që ka një vilë mbi 56 metra të gjatë në Surrel dhe nuk ka treguar asnjë kupon. Po kuponit të vilës, ja shohim hajrin  ditë për ditë. Wshtë tenderi 5 milion dollarë i OSHE që ia dha ndërtuesit të vilës.

Vilës në Dardhë, për të cilën nuk ka treguar asnjë kupon dhe vilës në Durrë, për të cilën nuk ka treguar asnjë kupon e ska paguar asnjë takse. Por po ia shohim hajrin, se Gon Papuli ndërtuesi i këtyre dy vilave, vetëm tendera ka marrë dy, me miliona euro, drejtëprdrejt pa asnjë konkurrim.

Ky është mbreti i informaliteti. Edi Rama është vetë problemi. Sot në një përpjeke për t’u futur edhe më shumë frikën shqiptarëve deklaroi se i ashtuquajturi aksion kundër informalitetit do të vazhdojë. Nuk ka aksion kundër informalitetit, ka një përpjekje mafioze për të mbuluar vjedhjen, kontrabandën, e besove, e vilma nushit, e një grushit oligarkësh në naftë, në duhan, duke i rënë me kërbaç më të pamundurve, sepse në krye të kësaj piramide qëndron krye i korruptuari hajduti  me çizme, më informali që kanë njohur kohërat në Shqipëri, Edi Rama.

Dita e qametit pra ka ardhur. Ti je dita e qametit për shqiptarët. Ti i gënjeve ti i mashtrove. Ti i vjedh e prapë i mashtron.

Po nuk jemi pa shpresë. Mjafton ta kuptojnë qytetarët, se qametin e kemi në krye të qeverisë, e të çohen për ta larguar një orë e më parë për ta larguar qametin Edi Rama, kryeministrin më të korruptuar në Ballkan, njeriu për të cilin OSBE në raportin e vet të punës thotë se ka 200 milion euro pasuri. Njeriu që në dy vjet qeverisje ka kaluar 162 ditë në shëtitje dhe ekspozita piktura, ndërkohë që shqiptarët janë larguar masivisht si refugjatë, e sot dergjen krah për krah  sirianëve, në kampe e kushte çnjerëzore.

E di që jeni ngopur me llafe dhe premtime, e di që ka zhbërë edhe atë pikë besimi që ka dhe duhet të ketë një qytetar tek demokracia e vota.

Por nuk është vonë pë të reflektuar. Më lejoni të reflektoj bashkë me ju e të reflektoni bashkë me mua, se aty ku ka vullnet ka edhe rrugëdalje nga e keqja. Një fitore të vogël e kemi korrur sot. Eshtë zbythur Edi Rama nga sektori i artizanatit. Dhe kjo zbythje nuk ka ardhur prej asgjë tjetër përveç presionit opozitar, presionit qytetar që po rritet e zmadhohet çdo ditë jashtë bunkerit të regjisë qendrore.

Të ecim bashkë për të larguar zgjedhën e taksave të larta të represionit selektiv, të arbitraritetit dhe të mungesës së vizionit të një njeriu që diareja verbale e të cilit do të ngelte në klasë edhe një maturant sot.

Si?! Duke ulur taksat, duke e bërë Shqipërinw vendin me taksën më të ulët në Ballkan me 9% për biznesin. 100 deri në 600 mijë lekë të vjetra për biznesin e vogël në varësi të xhiros nga 20 milionë deri në 120 milionë lekë të vjetra me pullë fiskale të eskpozuar dhe me dekretim ligjor të kriminalizimit të pranisë së tatimorëve në biznes. Jo ju por ata do të ndërshkohen nëse vijnë kur ju keni ekspozuar pullën që provon se keni paguar detyrimet ndaj shtetit.

Me 1 lek taksë në vit për ambulantët. Me falje kamatvonese, jo të principalit, por të çdo kamatvonese pavarësisht nëse keni lidhur kontratë periodike apo u kërkohet ti paguani me një dorë paratë e sakrificave tuaja për carapulët dhe papulët e Edi Ramës.

Taksë toke 3500 lekë të vjetra për dynym dhe asnjë taksë tjetër për fermerin. Identifikim sipas numrit personal të identifikimit. Pa zhvatje, pa kërbaç, pa ushtri koçosh e dakosh mbi kokat tuaja.

Le ti japim fund kësaj ëndrre të keqe, këtij aparteidi ku nga njëra anë qendron shumica dërmuese e shqiptarëve, të djathtë e të majtë, dhe nga ana tjetër një grup horrash që për parti kanë vetëm eurot, dollarët, pasuritë që ju grabisin ditë për ditë.

Kini besim tek vetja juaj, kini besim se bashke mund ta shdërrojmë këtë gjëmë në një energji për të ndërruar njëherë e mirë kursin e një Shqipërie ekonomike të kalbur deri në rrënjë, për të marrë në dorë pushtetin, ju dhe jo politika, e për ta ndryshuar së bashku duke na besuar, duke më besuar, se interesi juaj do të jetë Kushtetuta e vetme e një Shqipërie të re politike.

E një Shqipërie që duke marrë votën tuaj për premtime plotësisht të realizueshme do të përgjigjemi jo në krye të katër viteve por çdo ditë para jush, ashtu siç jam e do të jem deri ditën e fundit të shporrjes së këtij kryehajduti nga qeverisja e vendit.

Deklarata për mediat e Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, 31 Tetor 2015

Read More
30 Tet
0

Tahiri në shërbim të trafikantëve, pengesë për luftën ndaj drogës

Disa ngjarje tronditëse për vendin kanë ndodhur ditët e fundit.

Dekonspirimi i aksionit antidrogë për kapjen e grupit që trafikonte deri në 1 ton heroinë në vit në Itali dhe njëkohësisht kapja nga policia italiane e të tjerë avionëve të vegjël të ngarkuar në Shqipëri me narkotikë.

Në të dy rastet, është policia italiane që ka informacionin dhe organizon aksionet.

Në të dy rastet, Saimir Tahiri, drejtpërdrejt i përfshirë.

Eshtë dokumentuar nga partnerët, biseda e ministrit tonë të brendshëm me kokat e trafikut, duke u justifikuar para tyre, pas zbulimit të drogës në një banesë në Durrës.

“Nuk e keni prej meje”, u thotë Tahiri kokave të trafikut.

Po sigurisht nuk e kanë prej Saimir Tahirit, sepse ai është njëri prej tyre.

Nuk e kanë prej Tahirit sepse ai është pjesë e këtij trafiku kriminal.

Vetëm policia italiane po e lufton trafikun e drogës, dhe pengesa kryesore për ta është Saimir Tahiri.

Eshtë pengesë për ta dhe lehtësi për bandat kriminale.

Kapot e tonelatave me heorinë nuk u ndaluan, arritën të largohen në kohë.

Lehtësim prej Saimir Tahirit.

Avionët e vegjël të ngarkuar me drogë vazhdojnë të kalojnë në qiellin tonë drejt Italisë.

Lehtësi prej Saimir Tahirit.

Pra trafiku i drogës intensifikohet çdo ditë, sepse mafia ka Ministrin e Brendshëm në shërbim të saj.

Droga ka pikën kyçe, ka Saimir Tahirin.

Dhe Saimiri vazhdon t’u shërbejë trafikantëve me besnikëri çdo ditë,

Çdo ditë Saimir Tahiri bën krenar dhe te lumtur Edi Ramën.

Këtu kemi arritur.

Ky është fundi. Ka vetëm një kryeministër në botë që toleron dhe rreh shpatullat e narko-ministrit të brendshëm, ky është Edi Rama.

Deklarata për mediat e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Arben Ristani, 30 tetor 2015

Read More
29 Tet
0

Shqipëria humbi 35 vende se përfiton vetëm oborri i kryeministrit

Banka Botërore publikoi raportin e saj vjetori Doing Business. Janë të dhëna tepër tronditëse dhe që mbulojnë të gjithë gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me planet e qeverisjes së vendit. Jemi duke humbur në gjithçka, edhe në fillimin e një biznesi me katër vende, edhe në lejet e ndërtimit kemi po ashtu humbje. Qeveria u mburr në reformën për energjinë elektrike, ndërkohë raporti i BB-së jep krejt të kundërtën. Biznesi ka shumë vështirësi në rritje për të aksesuar energjinë elektrike  në formë të pandërprerë dhe me çmime të përshtatshme.

Pra jemi vendi me rënien më të madhe ekonomike në rajon dhe në të gjithë botën. Sigurisht që Shqipëria kurrë më parë nuk ka humbur kaq shumë vende. Janë 35 vende të humbura nga qeveria në harkun e një viti. Çfarë ka ndodhur me ekonominë dhe qeverinë shqiptare nuk ka të bëjë aspak me reformat strukturore. Është vetëm një plan masash shtrënguese  dhe veprimesh arbitrare dhe ekskluzive nga ana e qeverisë, të cilat kanë çuar në dhunë dhe në repression në këtë perceptim të ambientit ekonomik që BB i bën ekonomisë në Shqipëri me të bërit biznes.  Jemi të fundit në botë për lejet e ndërtimit. Tani konfirmohemi si vendi i 184 për lejet e ndërtimit. Opinioni publik, por edhe media e di tashmë se edhe për të ndërruar tjergullat e një shtëpie duhet të vish në Tiranë dhe të marrësh leje tek Edi Rama. Përjashtim bën oborri i kufizuar i kryeministrit që akseson leje, ndërsa asnjë tjetër nuk ka mundësi të marrë leje në këtë sektor.  Ne e kemi pritur me shumë interes këtë konsideratë të BB-së, sepse realisht ekonomia  e vendit ndodhet në një moment shumë delikat, të pamundësisë ekstreme për t’u rimëkëmbur.  Ajo që  është për t’u habitur nga të gjithë, ishte qëndrimi që mbajti kryeministri i vendit që tha se ne e prisnim të ishim në këto parametra. Ndërkohë, ministri i Ekonomisë tha se ne nuk kemi humbur terren me veten tonë, por ka ndryshuar metodologjia. Të gjitha këto janë gënjeshtra dhe të pavërteta të mëdha. Me këtë metodologji që vlerësohet Shqiopëria janë vlerësuar të gjitha vendet e rajonit dhe të botës dhe ne jemi në këto pozicione të rankuara.  Edhe justifikimi se Shqipëria ka qenë edhe më keq në vitin 2006 nuk qëndron. Edhe viti 2012-2013 edhe pse problematike, prapë patën një progress.  Dhe nga vendi 116 që e gjetëm në 2005 e çuam në vendin e 62 dhe sot  shkojmë në vendin e 95 dhe jam i bindur që shumë shpejt, kur vitin  që vjen të publikohet i njëjti tregues do të jemi shumë më mbrapa.

Në fakt ky është raporti kryesor që  bën BB dhe që është autore e plotë e të gjitha raporteve dhe analizave që bën ajo. Ky raport është shumë i besueshëm në sytë e të gjithë investitorëve  të huaj. Ne nuk shohim asnjë gjë positive në këtë raport. Nëse kryeministri deklaron se BB thotë se ka rritje ekonomike, ne i bëjmë me dije kryeministrit se BB nuk merret me përllogaritjen e rritjes ekonomike. BB citon atë që nxjerr qeveria si rritje ekonomike. E gjithë kjo panoramë është dixhitiura e qeverisjes së një qeveri në një vit apo një vit e gjysmë. Të gjitha këto janë parulla megallomane edhe atëherë kur kryeministri deklaron se ne bëjmë shtet. Kryeministri në fakt mund të bëjë çfarëdo lloj shteti, por shtet të së drejtës,  apo at atij modeli që ne jemi të anagazhuar dhe që kërkojmë të shkojmë nuk mund të bësh. Ky shtet ka dy dimensione: shtetin e së drejtës dhe  ekonominë  e tregut. Me shtetin e së drejtës u sollën mijëra fakte  dhe madje edhe të gjitha mediat po denoncojnë çdo ditë  drejtësinë e asaj çfarë po bën ky shtet qeverisës që nga tenderat, që nga dhënia e lejeve të ndërtimit, që nga tregtia dhe investimet.

Ajo çfarë  thotë BB, është akuza më e madhe që mund t’i bëhet një qeverie, e cila edhe lirinë e tregut e ka çuar 35 hapa mbrapa. Ky është  shteti i varfërimit të tregut, njerëzve, papunësisë.

Vetë INSTAT nxjerr në raportin e tij të publikuar në internet dhe konfirmon rënien  ekonsumit. Kemi konsum 3.6 % në pak. Të tre treguesit e raportit të InSTAT  raportojnë rënie të konsumit. Raporti konfirmon rënien e eksporteve, investimeve.  Pra lëndët e para janë në rënie në krahasim me vitin e kaluar. Edhe kredi për biznesin ka më pak kredi se vitin e kaluar.

Kryeministri thotë se  PBB është rritur me 3%, inflacioni është 2% në raport me një vit më parë. Tani kur vijmë në periudhën nëntëmujore, thuhet se të ardhurat në buxhet nga tatimet dhe doganat  na janë rritur me 3.7%  për tatimet.  Pra nuk kemi rritje as nga taksat shtesë, pra ose është vjedhur  në administrim me 220 milion dollarë ose nuk keni ekonomi.  Pra nuk keni të ardhura sepse ekonomia ju ka ikur, ju ka shkuar në fund. Nuk mund të themi se kemi rritje ekonomike, rritje në administrim, por kemi më pak të ardhura në buxhetin e shtetit. Pra ky është një tregues tjetër që dëshmon situatën e vështirë ekonomike.

Edhe BB nxjerr situatë të vështirë të papunësisë.  Edhe vetë raporti i FMN-së ju nxori se ju jeni vendi i vetëm në Evropën Lindore që keni pasur  rënie të punësimit me 0.6%. ndryshe nga vende të tjera ne dhe Ukraina kemi pasur rënie tëp agave reale. Pra kjo është ajo që ka përgatitur kjo ekonomi. Nuk ka asnjë shenjë për të investuar në ekonominë e vendit.

Keni dhe një shembull tjetër të veprimit arbitrar të policimit, i cili nuk ka asnjë shenjë  në përmirësimin e klimës së biznesit. Nuk mund të jenë të dyja bashkë, edhe dajaku edhe nevoja  për të investuar në ekonominë shqiptare.

E filluat me një aksion policor për të mbledhur taksat.  Çfarë rezultatesh patët? Keni 40 milion dollarë më pak në arkën e shtetit dhe që në total për dy muajt e fundit gusht-shtator janë 90 milion dollarë më pak.

Prandaj të nderuar deputetë, ky parlament duhet të kërkojë një program reformash strukturore dhe jo dajak, program masash momentale që kapërcejnë momentin dhe shkatërrojnë nga ana tjetër ekonominë e vendit.

Fjala në Kuvend e deputetit të Partisë Demokratike, Ridvan Bode, 29 tetor 2015

Read More
29 Tet
0

Shqiptarët po mjerohen si kurrë ndonjëherë

Zonja deputete, zotërinj deputetë,

Të dashur qytetare dhe qytetarë që ndiqni këtë seancë,

Zonja kryesuese e seancës që tani në mediat sociale po thirresh rëndom si “zonja e lokomotivës”,

Pas një ligjërate, pas një koprolalie të zgjatur, të mërzitshme dhe të mbushur në çdo frazë me gënjeshtra, detyrohem t’u rikujtoj qytetarëve se parafolësi im, që ka marrë aksidentalisht detyrën, ka udhëtuar sipas sistemit TIMS 62 herë jashtë shtetit dhe 25 të tjera janë të paregjistruara, ka kaluar pa u regjistruar. Ju edhe mund të brohorisni këtu “rroftë e qoftë turisti ynë” por paratë janë të qytetarëve shqiptarë. Sipas sistemit, qëndrimet kanë qënë në 3 ditë e sipër, sipas të dhënave, parafolësi këtu vetëm për vete dhe anturazhin ka kontraktuar 8 jaguarë. A i do këto jaguarët ky sikundër do ato kërpudhat toksike, për t’u englendisur për foto e për..

Këtu para jush u betua solemnisht zoti Eduard Ndocaj, edhe unë i uroj punë të mbarë. Por i kërkoj Komisionit të Mandateve të bëj transparencën e 500 mijë eurove që i ka dhënë Ramës, a kanë shkuar ato për PS, nuk them asgjë, por a kanë shkuar ato për vilën e Surrelit, absolutisht është korrupsion dhe blerje mandati dhe kjo bën diferencë si nata me ditën. Per këtë le të merret Komisioni Verifikimit të Mandatit. Zotit Ndocaj i uroj mandatin por ky moment është për t’u qartësuar sepse mbrëmë shqiptarët dëgjuan se si një sipërmarrës i yni në Itali i jep kryetarit të PS 500 mijë euro. A ja dha për socialistët, bravo i qoftë nuk i them gjë, ja dha për Surrelin, absolutisht do bëjmë gjithë proçedurat pastaj, cila është mbetet për t’u qartësuar.

Po, është e vërtetë që ka një biznes të “lumturuar” deri në qiell në Shqipëri. Po si të mos jetë i “lumtur” sivllau Kokëdhima, që vetëm në naftë janë vjedhur këto dy vite 100 milionë euro. Si të mos “lumturohet” ai, kur paratë e shtetit i mbijnë nga të gjitha anët në oborret e sipërmarrjeve të tij. Koço është më i “lumturi” jo në Shqipëri por më i “lumturi” në Europë. Nuk është vetëm Koço por është dhe simotra Nushi përfaqsuesja e klanit Nushi. Dy klane kishte bregu; klanin Koleka dhe klanin Nushi. Këto dy klane tani janë pushteti. E dini ju historinë e saj? Simotra Nushi, që është binjakja e Koços në biznes, na fiton check up-in, 120 milionë euro për 10 vjet. Se ku shkojnë këto lëkë do e shohim. Simotra, e cila e pi shumë duhanin, 50 milionë euro i mungojnë arkës së shtetit vetëm nga kontrabanda e cigareve. Simotra duhet të marrë tani shërbimin e hipotekave, se këta kanë mësyer të gjitha investimet që ka bërë ky shtet, këta taksapagues me djersën e ballit, tani duan ta shesin, ta bëjnë të paqënë dhe simotra do marrë, pavarësisht se arritëm standartet më të shkëlqyera në disa nga zyrat e hipotekave, tani do i marrë simotra Nushi siç mori shërbimin e shpejtë doganor. Se s’mund ta bëjnë doganierët tanë, po mund ta bëj ajo. Sepse klani Nushi duhet të fryhet dhe të shkëmbejë pasuri me klanin Koleka. A dëgjuat ju se para një viti u vendos që të ngrihet impianti i diegies së plehrave në Elbasan, a e dini si ka përfunduar a jo? 300 mijë euro i paguajnë italianit çdo muaj nga ministria e financave duke filluar nga shtatori. A u tha se ai do bëntë investimin dhe çdo gjë dhe që s’kishit punë ju? Ja ku është vendimi, 300 mijë euro i paguani italianit nga Napoli. Tani na doli ndryshe nga ç’u tha, tani ky merr nga Thesari i Republikës së Shqipërisë çdo muaj nga shtatori 300 mijë euro ky i “lumturuari” tjetër. Po vëllezër siamezë në “lumturi” janë Papuli dhe Carapuli, ish kasieri i PS Carapuli dhe ish strehuesi i Edi Ramës, Papuli. Pra këta tani janë “lumturorët” e tjerë, këtyre u bien eurot dhe dollarët si shiu.

S’ka asnjë kundërshti që OSSHE të ketë ndërtesën e vet, por që ta marrë Carapuli ndërtesën e OSSHE me ofertën më të shtrenjtë, këtë nuk e pranon asnjëri përveç Ramës që është i korruptuar me të. Nuk kam ndonjë kundërshti edhe për kompleksin sportiv Dinamo, por ta marrë Carapuli me ofertën më të shtrenjtë, edhe këtë se pranon njëri. Këtë e merr Edi Rama nuk e merr Carapuli. I merr Rama këto, janë biznese “lumturorësh” këto. Nuk ka asnjëri kundërshti që të ketë ambulanca, po edhe Jaguarët edhe ambulancat Papuli? Pas binjakëve siamezë Kokëdhima dhe Nushi, tani vijnë Papuli dhe Carapuli.

Shkojmë te historia e dekoderave. Historia është se Top Channel është në pikiatë. Po nuk është në pikiatë Top Channel nga asnjë arsye tjetër veçse nga Edi Rama, i cili si maniak dikton çdo fjalë, çdo lajm, çdo frazë dhe gjithçka. Sigurisht Top Channel rrudhet dhe rrudhet, nga një televizion që ishte lider në lajme, shkoni shifeni pak ku është tani. Shifini të dhënat te kompanitë që bëjnë telemetrinë e mediave dhe t’u tregojnë se ku është. Pra, hajde si t’ja bëjmë të vjedhim i thonë kësaj. 3 milionë euro për fukaranë se ata kanë, se jemi njerëz të mëshirës thoni ju. Po nëse e bëni për mëshirë jepja ato 3 milionë për drita atyre, jepja për shkollë, ushqime, nëse e bën për mëshirë jepja ato 3 milionë ilaçe sepse këto janë shumë më jetike se sa dekoderi i Dixhitalbit. Aq më tepër kur është folur e përfolur me qindra herë se vet Rama është aksioner i Dixhitalbit.

Deputetë të nderuar, kur erdhën në pushtet këta zotërinj, betejën e parë këta bixhozxhinj e nisën me lojërat e fatit, nxorrën shpatën dhe thanë se do i sfarrosim, vetëm sa nuk krijuan Ministrinë e Virtutit dhe unë po prisja që të shpallte edhe dikasterin kundër lojërave të fatit. Atij (Tahirit) ja vranë ortakun duke folur me badiguardin e tij, dhe kjo është një lloj prite për të cilën i kërkoj Prokurorisë ta hetojë deri në fund. Filloi Olsi me klanin e vet, u bashkua dhe me Hakmarrjen për Drejtësi në Vlorë dhe në Tiranë dhe tani më thoni pak a nuk solli qeveria një ligj në Parlament në mars? Ku është ai ligj? Pse rri ai ligj sirtareve? Po hyjmë në nëntor, çfarë ndodhi me ligjin e bixhozit nga marsi deri tani? Përfundoi në ruletë. Nuk kemi kundërshti që të jepen shërbime sektorit privat, por nëse unë të jap shërbim ty, do ta bësh ti shërbimin, por të të jap shërbim që pastaj ti të vish t’a bësh tek unë më të gjithë facilitetet e mia, kjo pastaj ka një problem. Se na u mburrët për hemodializat. Edhe ne kemi dhënë, edhe ju bëni mirë që vazhdoni, se ne e gjetëm me 45 të sëmurë e çuam me 600 – 700 vetë, dhe kjo ishte politikë konstante, dhe u bë me outsourcing. Po si qënka kjo tani me outsourcing brënda në spital? Firma është e detyruar të ndërtojë të gjithë infrastrukturën e kompletimit me infermierë, me shërbim, me shtretër. Po ku ta di unë se cila është kosto e shërbimeve spitalore publike. Nuk themi të mos jepen, të jepen plotësisht, të otsource-ohen edhe shërbime të tjera në spitalet private sepse kjo është interesi i shëndëtesisë në tërësi, por të bëhen sipas rregullave. Por tani na del që kjo është bërë outsourcing në spitalet tona, se pastaj hajt ti mbyllim spitalet tona. Kjo është garë për korrupsion, për vjedhje. Kompania e ministrit (Beqja) gdhin me 125 mijë dollarë, “lumturohet” kompania e Sinanit dhe 12 milionë euro. Po kshu s’ka vjedhur kush në këtë mënyrë, se ju në çdo hap, në çdo fjalë, në çdo akt vetëm po vidhni. Dhe kjo s’mund të ndodhi në këtë mënyrë.

Ky pra ishte biznesi që “lumturohet”, por biznesi tjetër është në mjerim të madh. Ai del dhe përsërit shifra këtu, janë të gjitha trillime. As dhe një qindarkë e vetme nuk është shtuar në sigurimet shoqërore nga punëtorë shtesë. Papunësia është rritur dhe po rritet me shpejtësi të madhe. Studimet e fundit japin shifra të llahtarshme për të rinjtë, 70% pa punë ndërsa ju blini jaguarë dhe dekoderë. A e dini që nuk ka një investim të ri të huaj në dy vjet. Të gjitha investimet e huaja të këtyre dy viteve janë të kontraktuara para vitit 2013. E kam thënë dhe ethem prap, se vetëm call center-a kanë ikur 49 nga Shqipëria. Banka e Shqipërisë informon se janë larguar nga Shqipëria 3 miliardë dollarë. A e dini ju sa e ka Kosova rritjen ekonomike? Mësojeni, e ka 4%.  Sa i ka të ardhurat në 8 muaj Kosova? Mbi planin, 800 milionë euro. Po marr Kosovën këtu, spo marr Maqedoninë, e cila për klimën e biznesit qëndron në një nga pozicionet më të mira. Thoni se ka lidhje leja e ndërtimit. Merrni studioni raportin, pozicionin që kishim ne. Kishim një faktor, leja ndërtimit ishte 400 ditë, sepse ishte Edi Rama kryetar bashkie. Iku Edi Rama, e shkurtuam kohën dhe Shëipëria u rrit me shpejtësi. Tani erdhët ju dhe zbritëm 35 vende. Nuk më shqetësin kjo, ajo që është shqetësuese është se nuk tregoni dot një investitor të huaj të ketë ardhur të investojë në Shqipëri.

Si mund të veproni ju në këtë mënyrë, kur një menaxher i shkëlqyer i Aeroportit tonë, bëhet çështje në të gjitha instancat e qeverisë gjermane, sepse i del ministri dhe i thotë “ose do pranosh këtë, ose..”. Cfarë ose? Po ka një kontratë aty, s’është e imja, e ka firmosur Fatos Nano. Edhe unë mund të kem vërejtje, por unë respektoj kontratat. Ndaj doli zonja dhe ju tha se nuk ndryshohet kontrata, nuk ndryshojnë afatet. Vazhdoni, por gjerman që do të vijnë të investojnë në Shqipëri nuk do ketë po të vazhdoni kështu, as francez, as italian, as amerikan dhe asnjë tjetër. Sigurisht kur shohin se si bëni djallin e shtrigave, sesi dilni me megafon ndaj Bankers që është kompania, taksapaguesi nr një në Shqipëri. A bëri gabim? Sigurisht që bëri gabim por shkohet në mënyrë tregtare por nuk del kryeministri me megafon sikur të ishte …Ai është taksapaguesi nr 1 i Shqipërisë. Dhe absolutisht unë, në rastin e Marinzës, isha me qytetarët e Marinzës, me të drejtën e tyre, por në këtë rast qeveria nuk shpall armiq, qeveri insiston në të drejtën e qytetarëve të vet. Pra, do t’ju vijë kush ju nga Kanadaja? Askush s’do t’u vijë. Pra, këta biznesmenë, këta mjerohen sepse kanë klimën më armiqësore ndaj tyre. Pra, këta janë biznesmenë, pa folur këtu për qindra e mijëra të tjerë që rropaten nga mëngjesi në darke për të mbajtur familjen dhe që ju shkojnë në mënyrë ç’njerëzore, 8 herë në javë agjentë rrugaçë, që shkojnë e i gjobisin 8 herë rresht dhe i detyroijnë të mbyllin dyqanin, FRESSH-istë që paguhen si spiunë të tatimeve dhe rrinë në prag të derës për ti akuzuar ata, policë që u vjedhin fshatarëve me kamionë rrushin se u duhet për raki. Pra, jeni lëshuar si lukuni e paimagjinueshme, mbi ata të cilët prodhojnë kafshatën e gojës për qindra mijëra shqiptarë, po i mjeroni si kurrë ndonjëherë. Nuk është se ishin të lumtur, me djersë dhe mundim të madh siguronin jetën, po në këtë mënyrë siç po silleni ju ndaj tyre, me këtë frymë dhe klimë armiqësore kryekëput policeske, ju spo leni njëri më të jetojë në këtë vend. Unë ju garantoj ju se do bëj gjithçka për të qartësuar Europën, se shkaku kryesor i eksodit dhe azilit politik është kjo qeveri e keqe, me politikat e saj ç’njerëzore, me politikat e saj antibiznes, me poltikat të kontrollit policor të çdo gjëje. O sukses imagjinar dhe i gënjeshtër, merrni pak të ardhurat doganore. Pas 290 vitesh, për herë të parë janë më të ulta se një vit më parë, merrni pak eksportet, të cilat ka patur vite me rritje 50-60%, i keni, nga shtatori ne shtator, 4% më të ulta se një vit më parë. Vazhdoni, vijuani flakën, përzejini. Ju po shkatërroni çdo gjë, në çdo aspekt. Para pak ditësh filloi arsimi në kushtet më të vështira. 5 milionë euro për t’u shpërdoruar me Carapulin ministrja e Ramës, e ka çuar për ndjekje penale sekretarin e përgjithshëm. Po më thoni një shkollë të ndërtuar, një auditor të rindërtuar, qoftë dhe një të vetëm. Ku i keni? Përkundrazi, siç ikën do ikin edhe më shumë.

Unë, duke denoncuar këtë situatë të pashpresë, duke denoncuar këtë mazhorancë, e cila faktikisht ka rënë, e cila faktikisht mbahet vetëm me vjedhje dhe asgjë tjetër, unë prap u bëj thirrje shqiptarëve që të bëjnë një analizë, të shpëtojnë sa më parë nga kjo klikë, se vendi po rrokulliset në mënyrë të pandalshme.

Së fundi, dua të shpreh qëndrimin tim, mbështes plotësisht çdo hap që ndërmerret në mbështetje të refugjatëve, duke i  kërkuar BE-së të studiojë në Shqipëri të gjitha shkaqet që shndërruan shqiptarët në një popull azilkërkues të dytë mbas Sirisë.

Duke e mbyllur, dua të përshëndes përzemërsisht të gjithë të zgjedhurit e Luginës së Preshevës, të cilët në një akt historik, më një përgjegjësi të lartë, ata dy ditë më parë shpallën autonominë e Luginës së Preshevës. Shqiptarët e Preshevës, janë absolutisht qytetarët më të shtypur, më të diskriminuar, më me pak të drejta në Europë. Ata luftuan për të drejtat e tyre. Një marrëveshje u arrit midis tyre dhe qeverisë serbe, e ndërmjetësuar nga NATO. Qeveria e Serbisë e ka shkelur nen për nen dhe pikë për pikë marrëveshjen. Korpusi i xhandarmërisë, njëri nga korpuset e xhandarmërisë serbe është i dislokuar për ti intimiduar, për presion dhe terror ndaj tyre në Luginën e Preshevës. Autoritetet serbe kanë ndjekur dhe ndjekin një plotike konstante të spastrimit etnik të shqiptarëve në këto komuna. Qeveria serbe u zotua në takimin e OSBE-së, kur ne hoqëm veton, dhe në mos gaboj zoti Haxhinasto ka qënë përfaqsuesi, dhe bëmë të mundur që të merrte kryesimin, pasi na ndërhynë dhe miqtë bashkë me Zvicrën, u zotuan se do të njohin diplomat. Gjer sot nuk i ka njohur madje katër ditë më parë ata bënë bllokimin dhe akoma s’kanë lejuar shpërndarjen e librave shqip në Luginë. Ka një raport nga OKB, sado që i vjetër, i cili konstaton aty një inkriminim të shkallës më të lartë. Në këtë kontekst, unë vlerësoj shumë aktin e tyre, njëakt drejt lirisë, një akt që do ta bëj Serbinë më të lirë, më demokratike, natyrisht në mënyrë të prerë nuk mbështes asnjë kërkesë për ndryshim të kufinjve me dhunë. të gjitha, në kuadrin e Konventave Evropiane, në kuadrin e Kushtetutës së Serbisë dhe u them miqve tanë atje se duhet të jenë të kujdesshëm, se nuk mund të jemi në asnjë mënyrë në sintoni në asnjë rrethanë me ndonjë dëshirë të nacionalizmit serb. Interesi kombëtar i shqiptarëve është konsolidimi i këtyre kufinjve. Në kuadrin e këtyre kufinjve Presheva autonome si rajon, mund të gjejë spektrin më të gjërë të lirive dhe të drejtave që meritojnë. Unë ftoj Parlamentin shqiptar, me një rezolutë të mbështesë këtë akt, natyrisht, edhe një herë shprehem, në këtë kuadër, kuadrin e Konventave Europiane, të Autonomisë Lokale dhe Rajonale, në kuadrin e Konventës Europiane për Minoritetet, në kuadrin e Kushtetutës së Serbisë, Republikë në të cilën ata jetojnë.

Pjesa e dyte:

Zoti kryesues i seancës, dua të informoj shqiptarët për dokumenta autentike origjinale, e-maile të dërguara direkt nga zyra e KM Edi Rama nëpërmjet famozit Ermal Beqiraj, hajduti të serverit, i cili i dërgontë Ahmet Premçit, me datën 14 dhjetor 2013, në ora 12:25, Ermal Beqiraj dërgon te Ahmet Premçi dhe Ahmet Premçi dërgon tek Spartak Braho dhe tek prokurori, ja pra se si zyra e Kryeministrit drejton prokurorin e shtetit, pyetjet të cilat duhet ti bëjnë Renald Ristos, pasi e vodhën, pasi eklonuan serverin tani duhet të dënojnë Riston dhe të fshihnin gjurmët . Ja ku është dokumenti. Një orë e pak më mbrapa, të njëjtën ditë por në ora 13:21 i dërgohen nga Premçi tek Braho që do ja jepte prokurorit. Prokurori ishte elif matrak, e dinte qe aty s’kishte asgjë ndaj s’dinte çfarë pyetjesh të bëntë pavarësisht se kishte një meritë të madhe, se bashkëshorten e kishte deputete. I dërgojnë pyetjen tjetër, ja ku e kam listën me pyetje të formuluar në zyrën e kryeministrit, Ramës, për Renald Riston nga këshilltari Ramës, pyetja shtesë thotë: “A keni shoqëruar ju specialistët e Auditit të Ministrisë së FInancave në dhomën e serverave me punonjësit tuaj Robert Shahini, Sokol Ibraj, dhe Andi Allaraj për të monitoruar punën e tyre në dhomën e serverave dhe a keni mbajtur procesverbale për këto veprime”. Pra pyetje që i dërgonte Ermal Beqiri Ahmet Premçit, konfidentit tjetër të Ramës, Spartak Brahos për tja dërguar prokurorit, i cili kishte arrestuar Renald Riston.

Pyetjet po ja u lexoj.

“Përse nga ana juaj nuk u kundërshtua grupi auditit të ministrisë së financave nëse vlerësonit se duhet të futeshin në ambientet e serverave”

“Përse nuk informuat me shkrim drejtorin e përgjithshëm për shqetësimet e konstatuara”

“A ka procedurë sigurimi të të dhënave në back-up në rast sulmesh dhe ndërhyrjesh”, pyetje e trashë që bën Ermal Beqiri, nuk dinte që ka një back-up të dyfishtë.

“Përse keni lejuar përdorimin e kredencialeve, users, pasuordeve të sistemit tek më shumë se një person”. …

Pra pyetje tipike të sigurimit të shtetit. Ta marrin vesh shqiptarët se pse u bënë këto. Këto u bënë për të fshehur krimin. Këtyre u duhej të justifikonin se pse do ta ndiqnin Renald Riston dhe u duhej të fshihnin klonimin, edhe sot e kësaj dite mungojnë 4 milionë e 300 mijë deklarata.

Fjala në Kuvend e ish kryeministrit Sali Berisha, 29 Tetor 2015

Ekonomia në rënie të lirë, korrupsioni nuk njeh kufi në këtë qeveri

Ndryshimet në këtë projektligj vijnë si një përgjigje ndaj kërkesave të komunitetit të biznesit, në ndihmë të përmirësimit të klimës së biznesit.

Ato synojnë në lehtësimin e biznesit nga pagesa e tarifës së shërbimit të skanimit nëpërmjet përcaktimit të deklaratave doganore për të cilat nuk do të paguhet kjo tarifë.

Por si paraqitet në realitet situata e klimës ndaj biznesit dhe realizimi i të ardhurave nga doganat dhe tatimet?

Raporti i fundit i Bankës Botërore, Doing Bussines, mbi liritë ekonomike, konstaton rënie të lirisë për të hapur dhe për të bërë biznes si dhe rënie të lirisë fiskale, si rezultat i korrupsionit skandaloz, klientelizmit, rritjes së taksave, kontrabandës, evazionit, represionit dhe dhunës ndaj biznesit që nuk është afër qeverisë.

Sipas këtij raporti, ekonomia shqiptare është në rënie të lirë dhe ka humbur 35 vende, krahasuar me një vit më parë.

Të gjithë treguesit kryesorë janë në përkeqësim të ndjeshëm. Mjafton të përmendim lejet e ndërtimit minus 67 pikë, taksat minus 12 pikë, marrja e kredisë minus 6 pikë dhe nisja e biznesit minus 4 pikë.

Megjithëse ka dy muaj që strukturat tatimore janë sulur kundër biznesit, përsëri arkës të shtetit i mungojnë 25 milionë dollarë vetëm për shtatorin, dhe 230 milionë dollarë për këto 9 muaj.

 Statistikat fiskale të përpunuara nga të dhënat progresive të Ministrisë së Financave, për periudhën janar-shtator 2015, flasin për një rënie të të ardhurave në buxhet me 6.9 miliardë lekë më pak se plani i rishikuar, duke thelluar gropën në raport me 8 mujorin.

Me planin e rishikuar të qeverisë, plan i cili u ul për shkak të mungesës të të ardhurave, me policë në terren, dhe sërish, më pak para.

Të gjitha zërat e taksave dhe tatimeve, tatimi mbi vlerën e shtuar, tatimi mbi fitimin, akcizat, tatimi mbi të ardhurat personale, janë mbledhur më pak se plani.

Peshën kryesore të mosrealizimit të të ardhurave tatimore e mbartin të ardhurat nga Tatimet dhe Doganat në shumën prej minus 4.2 miliardë lekë.

Në vlerë absolute të ardhurat, në shtator 2015, ishin 230 milionë lekë më pak, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, pra me  shtatorin 2014, ose 1% më të ulëta.

Duke llogaritur dhe inflacionin (2.2% në shtator) dhe rritjen ekonomike (2.7% të pritshme këtë vit), tkurrja reale e të ardhurave në shtator ishte 5.9%.

Të ardhurat nga tatim fitimi ranë me 26%, në një reflektim të situatës së vështirë që po kalojnë bizneset.

Shtatori ishte dhe muaji i fundit i tremujorit të tretë, nëse kemi parasysh që në bazë të ligjit, tatimi mbi fitimin paguhet njëherë në tre muaj.

Edhe të ardhurat nga akciza ranë me 19%.

Aksioni kundër informalitetit nuk po sjell të ardhura shtesë në buxhetin e shtetit. Ose edhe mund të ketë sjellë, por mesa duket, realiteti pa këtë aksion, duket se ka qenë vërtet shumë i zymtë.

Në shtator financat raportuan me bujë rritje të ndjeshme të xhiros së bizneseve me 14 miliardë lekë, apo rreth 34%, rreth 33 mijë biznese të reja, rreth 60 mijë punonjës të deklaruar, rritje të ndjeshme të përdorimit të kasave dhe 4800 kasa të instaluar rishtazi.

Por goditja e këtij aksioni po bie kryesisht mbi bizneset e vogla, që mbizotërojnë në numër, por që kanë një peshë të vogël në buxhet, krahasuar me bizneset që lidhen me karburantin, cigaret dhe pijet alkolike.

Mijëra kontrolle të dhunshme dhe arrogante, janë sulur në bizneset e vogla dhe sipërmarrjet familjare që sigurojnë ushqimin e përditshëm me një dyqan.

Nga ana tjetër, evazioni dhe kontrabanda kanë arritur në shifra rekord, sidomos në artikujt e akcizës, si duhani dhe nafta.

Vetë ministri i Financave ka pranuar gjendjen e patolerueshme dhe dështimin e madh të kësaj qeverie në drejtimin dhe menaxhimin e këtyre sektorëve kyç, që janë burimet  kryesore  të të ardhurave për buxhetin e shtetit.

Janë mijra ton karburante dhe qindra ton cigare të çdoganuara më pak se viti i kaluar dhe në arkën e shtetit mungojnë miliona dollarë, duke bërë që deficiti, në raport me të ardhurat e planifikuara, të vazhdojë të rritet.

Kjo lloj reforme, e aplikuar në këtë mënyrë, jo vetëm që nuk do të funksionojë, por do ta paralizojë dhe atë pak të ashtuquajtur ekonomi që lëviz me zor.

Qeveria po godet biznesin e vogël, për të mbuluar evazionin që bëjnë kompanitë e mëdha, të lidhura me të.

Evazioni u krijua nga rreth 6% e biznesit dhe drurin po e hanë 94% të tjerët.

Asgjë nuk do të arrihet pa goditur evazorët e dhe kontrabandistët e mëdhenj të klientelës qeveritare, të cilët kanë marrë paratë që duhej të kishin përfunduar në arkën e  shtetit.

Këto para janë kthyer në pasuri për një grusht njerëzish, miq të qeveritarëve, dhe janë përdorur për të blerë vota.

Efektet anësore të aksionit kundër informalitetit, kanë filluar të ndihen tek biznesi, duke dhënë një efekt të kundërt nga sa pritej.

 Ky aksion, në vend që të bëhej një nxitje për formalizimin e ekonomisë, po kthehet në një ndëshkues për biznesin, duke i prerë rrugën bizneseve të cilat kanë paqartësi dhe probleme të riparueshme, por dhe iniciativave të reja të cilat nuk mund të lulëzojnë në një klimë të tillë.

Gjithashtu, masat penalizuese në ligj nuk tentojnë të edukojnë dhe të korrektojnë gabimet e biznesit, por kanë një efekt penalizmi të tejskajshëm që sjell falimentin e tyre.

Lufta kundër informalitetit duhej të fillonte si një reformë e menduar mirë, e mbështetur në politika fiskale lehtësuese, me taksa të ulëta që e nxisin biznesin të bëhet pjesë e ekonomisë formale.

Kryeministri, me mburrje, deklaroi këtu në parlament javën e kaluar se është rritur konsumi dhe është ulur papunësia.

Si mund të rritet konsumi, kur fuqia blerëse ka rënë në mënyrë drastike, si pasojë e rritjes të çmimeve nga rritja e taksave dhe akcizave, kur varfëria dhe mjerimi ka pllakosur kudo.

Si mund të rritet konsumi, kur pagat janë të ngrira për të gjithë periudhën, paga minimale nuk ka ndryshuar prej 2 vitesh dhe paga reale është ulur.

Nuk ka rritje, por rënie të konsumit. Dhe kjo, jo se e themi ne, por e thonë qytetarët, e thonë dyqanxhinjtë e lagjeve, e thotë biznesi i vogël, i mesëm dhe i madh, por e vërteton dhe vetë drejtoria e Tatimeve me mos mbledhjen e TVSh.

Po si mund të ulet papunësia, kur rënia e fuqisë blerëse, rritja e taksave dhe kontrollet e dhunshme dhe arrogante, kanë bërë që bizneset e vogla të falimentojnë një nga një.

Nga ana tjetër, biznesi i mesëm dhe i madh po tkurret. Investimet e huaja afër zeros. Kredia për investime të brendshme në rënie të plotë.

Për pasojë, mijra qytetarë kanë humbur vendet e tyre të punës dhe u janë shtuar mijra të tjerëve, që nuk shikojnë asnjë mundësi punësimi.

Skandalet e korrupsionit të qeverisë me fondet publike, po shpërthejnë çdo ditë, si kërpudhat mbas shiut.

Dy ndërtues personalë të kryeministrit, po bëjnë miliarda me paratë e shqiptarëve.

I pari, që ngriti sarajet e tij në Surrel, merr 6 miliardë lekë nga bashkia e Korçës dhe 5 miliardë lekë nga OSHEE, në një tender të fryrë dhe me fitues të paracaktuar.

Ndërtuesi tjetër personal i kryeministrit, ai i vilave të tij në Dardhë dhe në Durrës, merr miliona euro për blerje ambulanca dhe jaguarë luksozë që i duhen qeverisë, do marrë miliona euro për shërbimet që do tju bëjë, dhe në fund, pas kontratës, makinat janë sërish pronë e tij.

Dhe siç po ndodh tashmë rëndom në çdo tender, edhe këtu fituesi është i paracaktuar.

Nuk ka garë dhe asnjë përpjekje për të kursyer paratë e shqiptarëve, sepse përcaktohet nga Kryeministri, që në fillim, lloji i makinës dhe dyqani ku duhen marrë.

Qytetarët shqiptarë janë revoltuar pas vendimit të kryeministrit, për t’i shtuar rehatisë së tij dhe të ministrave edhe nga një Jaguar të tipit të fundit me paratë e tyre.

Kryeministri i jep djalit të nënkryetares të Kuvendit një ekskluzivitet qeveritar për 25 vjet, hekurudhën Ballsh-Fier-Vlorë me një koncesion të bërë pa transparencë, pa garë dhe pa asnjë njoftim.

Ministri i shëndetësisë, në 22 muaj, ka marrë 28 tendera për kompaninë e tij private me rreth 11 milionë euro.

 Nga ana tjetër shpërndan qindra milionë euro me koncesionet në shëndetësi, tek miqtë e tij e të kryeministrit.

KLSH ka depozituar pranë organit të prokurorisë kallëzimin penal për ministrin e energjisë dhe industrisë, me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, për një dëm ekonomik që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit prej 479 milionë euro.

Drejtori i ALUIZNI-t, shpenzon miliona dollarë fonde publike, me subjekte private, për evidentim në terren të ndërtimeve pa lejë, ndërkohë kur qeveria trumbeton me të madhe se, si rezultat i luftës kundër informalitetit në ndërtim, nuk ka më ndërtime pa lejë dhe kur ALUIZNI ka struktura të ngritura prej vitesh, me qindra punonjës me eksperiencë dhe të trajnuar, që paguhen për këtë punë.

Kjo është pra qeveria e Rilindjes, një qeveri hajdute. Shqiptarët nuk e meritojnë një qeverisje të tillë.

Fjala në Kuvend e deputetit të Partisë Demokratike, Gjergji Papa, 29 Tetor 2015

Read More
29 Tet
0

Për qeverinë, shqiptarët  nuk kanë të drejtë të jetojnë, vetëm të mbijetojnë

Më 18 gusht 2015 është nënshkruar marrëveshja e konsulencës ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC).

Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje kjo korporatë (IFC) do të ofrojë mbështetje në forcimin e zhvillimit të sektorit privat në Shqipëri, duke u fokusuar kryesisht në fushat e tregtisë, investimeve, mjedisit të biznesit dhe konkurrueshmërisë, me fokus të veçantë në agrobiznes.

IFC-ja ka rënë dakord të sigurojë shërbimet e konsulencës të marrëveshjes sipas projektit të tregtisë dhe investimeve në agrobiznes të Ballkanit Perëndimor, të zbatuar në Shqipëri, dhe projektit të këshillimit mbi reformën e Evropën dhe Azinë qendrore.

Shërbimet e konsulencës kanë të bëjnë me:

– reformat bazuar në tregues (IBRA);

– politikën e investimeve (për ekonominë në tërësi);

– politikën e investimeve (për sektorin);

– rregulloret e biznesit (për ekonominë në tërësi dhe për sektorin në veçanti);

– qasjen në treg (për ekonominë në tërësi).

Ky projektligj është në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.

Por nuk synon përputhjen me dispozitat e legjislacionit parësor dhe dytësor të BE-së.

Kostoja totale e shërbimit të konsulencës nga IFC-ja, e parashikuar në këtë marrëveshje është 1 730 000 (një milion e shtatëqind e tridhjetë mijë) dollarë amerikanë. Qeveria shqiptare do të kontribuojë me 140 000 (njëqind e dyzet mijë) dollarë amerikanë në para dhe 300 000 (treqind mijë) dollarë në natyrë.

– Kontributi në para: qeveria shqiptare do t’i paguajë IFC-së kontribut në 5 keste

– Kontribut në natyrë në vlerën 300 000 (treqind mijë) dollarë, gjithsej, të cilat do të konsistojnë në ofrimin e ambienteve të klientit për organizimin e takimeve, vënien në dispozicion të stafit për përmbushjen e qëllimeve të marrëveshjes.

Qeveria lidh marreveshje, merr grante, merr borxhe, megjithate eshte e paafte per te performuar pozitivisht.

Sipas bankes boterore, ne raportin e saj doing business, te publikuar dje Shqipëria bëhet njëkohësisht vendi më i keq në Ballkan në të bërit biznes, në një distancë të konsiderueshme nga vendi tjetër më i keq, Bosnja dhe Hercegovina, e cila renditet në vendin e 79. Raporti thotë se Shqipëria renditet në vend të 97 mes 189 vendeve të vlerësuara, ndërsa renditej vitin e kaluar në vend të 62.

Goditjen më të rëndë Shqipëria e mori te tregtuesi i lehtësisë së marrjes së një lejeje ndërtimi. Shqipëria u rendit këtë vit në vend të 189 për këtë vit, nga vendi 122 që qe vitin e kaluar. Si për ironi, Shqipëria ka marrë të njëjtën renditje në këtë drejtim me tre vende të tjera të botës: Eritrean, Libinë dhe Sirinë. Eritrea është një vend i izoluar diktatorial në Afrikë në brigjet e Detit të Kuq ndërsa Libia dhe Siria janë efektivisht në luftë civile dhe rrjedhimisht, vështirë se mund të mendohet për leje ndërtimi. Të renditura pak para Shqipërisë, janë Afganistani dhe Zimbabve.

Shqipëria u rendit shumë keq edhe në treguesin e lehtësisë së lidhjes me rrjetin e energjisë elektrike kur je biznes i ri. Sipas Bankës Botërore, në Shqipëri kërkohen gjashtë procedura dhe 177 ditë kohë për lidhjen e energjisë elektrike, (afërsisht gjashtë muaj). Në krahasim me vitin e kaluar, ky tregues ka ardhur në përkeqësim për shkak se kostoja e lidhjes me rrjetin është rritur ndjeshëm. Sipas BB, në vitin e kaluar, pagesa për lidhje të re me rrjetin e energjisë qe e barabartë me 474 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto për Frymë ndërsa këtë vit, kostoja është rritur në 492 për qind.

Në përkeqësim është edhe treguesi i lehtësisë së regjistrimit të një prone. Në Shqipëri kërkohet 22 ditë për të regjistruar një titull pronësie, kohë kjo e pandryshuar në krahasim me një vit më parë, por ndërkohë, kostoja e regjistrimit të pronës është rritur ndjeshëm nga 9.9 për qind e çmimit të pronës vitin e kaluar në 10.2 për qind këtë vit.

Goditja tjetër e rëndë në renditjen e Shqipërisë është te pagesa e taksave, ku kemi rënë nga vendi 130 që ishim një vit më parë në vendin 142. Numri i procedurave tatimore nuk ka ndryshuar, bizneset shqiptare bëjnë 34 pagesa në vit dhe shpenzojnë 357 orë pune për pagesën e taksave. Por barra e taksave si përqindje e fitimit të kompanive është rritur nga 31 për qind vitin e kaluar në 36.5 për qind këtë vit.

Te gjithe treguesit kane shenuar renie:

  1. Nisja e biznesit me -4 pikë.
  2. Leja e ndërtimit -67 pikë.
  3. Furnizimi me energji elektrike -3 pikë.
  4. Regjistrimi i pronës -3 pikë.
  5. Marrja e kredisë -6 pikë
  6. Taksat -12 pikë.
  7. Zgjidhja e çështjeve të paaftësisë paguese -2pikë.

Të gjitha këto përkeqësime dramatike për biznesin lidhen me qeverisjen, me kryeministrin drejtpërdrejt. Korrupsioni skandaloz i shtrirë masivisht, klientelizmi dhe fakti që vetëm ndërtuesit e kryemeinistrit punojnë sot, rritja e taksave dhe, nga ana tjetër, kontrabanda e evazioni i galopant, represioni dhe dhuna ndaj biznesit që nuk është afer qeverisë, të gjitha këto kanë sjellë këtë rezultat dramatik.

Ky është raporti më negativ që merr një qeveri shqiptare për ekonominë e vendit. Kjo është një pengesë serioze për ardhjen e investitorëve dhe për zhvillimin e ekonomisë.

Vendi është në pikiatë, në rënie të lirë.

Vendi është në krizë të thellë dhe kjo tashmë u konfirmua dhe nga raporti kryesor i Bankës Botërore.

I   dhimbshem paraqitet edhe konsumi

Renia e konsumit po thellohet nga njeri tremujor ne tjetrin. Sipas INSTAT, pas rrudhjes me -1.4 % ne tremujorin e pare, familjet shqiptare ulen serish konsumin edhe ne tremujorin e dyte, kete here me ritme me te forta -3.16 %. Ky eshte i treti tremujor me radhe qe familjet shtrengojne rripin.

Te bjere konsumi ne nje ekonomi, ku gjysma e shpenzimeve te familjeve shkon vetem per ushqime, eshte tragjedi humanitare. Me keto ritme, shume shpejt Shqiperia do vuaje nga kequshqyerja e femijeve. (Kjo eshte krize, jo ajo qe perjetojne greket)

Nga ana tjeter, e ashtuquajtura ringritje e ekonomise eshte virtualisht joekzistente. Rritja ekonomike 2.63 per qind ne gjashtemujorin e pare eshte tmerresisht zhgenjyese. por nuk mbaron ketu.

Gjashtemujori i dyte eshte paralajmeruar nga FMN si me i keq dhe eshte konfirmuar i tille nga shifrat paraprake te tregtise dhe kredise. Po ti shtosh dhe trembjen e biznesit nga aksionet, rreziku eshte qe rritja e ekonomise per kete vit te jete dukshem poshte nivelit 2.5 per qind.

Me keto shifra, ekonomia eshte duke thelluar hendekun e prodhimit. Per ta thene me thjesht, humbjet tona nga kriza po rriten. Ndaj qeveritare, mos luani teater, duke folur per rigjallerim apo ringritje.

Nderkohe kryeministri cdo here qe flet nga kjo foltore, nga ekranet televizive apo cdo event  vazhdon te perserise: ne do bejme shtet. Ne fakt, shtet beri dhe diktatori, shtetin e diktatures se proletariatit, por tani diktatura e proletariatit është zëvendësuar nga diktatura e urisë.

 20 tetor, 2015 Banka Botërore: Shqipëria në skamje, gjysma e popullsisë nuk mund të blejë një bukë

Sipas saj, 31.2% e shqiptarëve kërcënohen nga varfëria ekstreme, pra rreth 1 miljon shqiptare rrojne me me pak se 5 $  ne dite, ndërkohë që 31 mijë shqiptarë jetojnë në skamje të plotë me më pak se 200 lekë në ditë. si nuk kanë turp ata që flasin për mirëqënie?

Po  cu duhet buka fukarenjeve kur kane fjalen e ngrohte te Partise???  Ndaj dhe qeveria mendoi per kete: do te shpenzoje 170 miljon leke te reja per dekodera per  familjet ne nevoje. Se ndryshe,  Si do i degjojne sihariqet per veprat e Partise fukarenjte?? Nen kete fryme familjet ne nevoje do perfitojne dekoder per te pare televizion falas. Populli yne perpara fjales se partise nuk ve as buken e gojes!!! Rrofte dekodi(zimi) i urise…( per fjalen e partise).

Heqja nga puna, kërcënimi me burgim, largimi nga sytë këmbët i dhjetera mijera shqiptareve, në kampe azilantësh, ku pranojnë të hanë edhe njëherë në ditë, i shkon mjaft për shtat shprehjes se jemi nën diktaturën e urisë.

Sa njerëz “kanë pronotuar” kazanët e mbeturinave urbane dhe rrinë me shpresën e përditshme, se dikush do të harxhoje më shumë kanaçe, do të hedhe një shishe plastike, a ndonjë kolltuk të vjetruar, ndoshta dhe ndonje ushqim? The kryeministri qe vetem thote: kaq mund e te bëjmë. Nuk kam shkopin magjik.

Mund të rrijnë edhe ca kohë pa u restauruar ministritë, sallat e hartave, libraritë brenda kryeministrisë, bunkeri para ministrisë, zyrat luksoze të agallarëve të rinj, apo makinat qeveritare. te varfër kemi popullin, por jo qeverine… qindra mijera shqiptare perjetojne diktaturen e urisë. Për vullnet të Qeverisë ata nuk kanë të drejtë të jetojnë. Vetëm të mbijetojnë. Sipas Bankes Boterore me shume se 1/3 e shqiptareve jetojne ne mjerim. Sipas Instat kete dimer mbi 20% e tyre nuk do kene para per t’u ngrohur.  dhjetera mijera te tjere ikin nga varferia dhe mjerimi, shqiptaret jane sot azilkerkuesit e pare ne Europe dhe te dytet ne bote pas sirianeve qe largohen nga ISIS-i dhe Asadi. Kaq do te dilte e tepronte, per ta bere jo vetem te zymte, por dhe te pasigurte karriken e cdo pushtetari ne nje vend demokratik, por ne Shqiperi kryeministri jeton ne nje bote tjeter , Ne Boten e jaguareve . 44 jaguare a bejne sa ndihma ekonomike e 3652  familjeve te varfra. Pra 3652 familje te varfera qe do kishin mundesine e nje vakti me shume ne tryeze. Por nuk e kane. Sepse fondet per te varfrit kane rene me 16 per qind kete vit ndaj nje viti me pare dhe 20 per qind ndaj dy viteve me pare. Dhe do te vazhdojne te bien sepse kemi jaguaret.

Shqiptaret permbyten por hallin duhet ta zgjidhin me Zotin jo thjesht se faji eshte i Tij, por se kryeministri ka njoftuar mediat per pazarin e fundjaves dhe disa qytete nen uje nuk jane aresye e forte per te ndryshuar program dhe skenar.

Mijera familje qe nuk kane mundesi te paguajne dritat, ashtu si ne mesjete, zhyten ne erresire te plote me perendimin e diellit, por kryeministri ne vend te shkollave, spitaleve e rrugeve, qe premtoi si justifikim per te mbledhur dhunshem faturat e energjise, sot parate e zhvatura nga njerezit me te varfer te Europes, i perdor per te jetuar bashke me ministrat ne boten e Jaguareve.

Shqiptaret nuk drejtohen nga qeveritare te paafte qe te luftojne varferine, por nga pushtetare dhe arrogante qe tallen me mjerimin e tyre.

sa e veshtire eshte sot te jesh baba qe del per ndonje pune te rastit ende pa u gdhire e te kthehesh me duart boshe pasi eshte ngrysur, duke mos mundur tu japesh as buke thate femijeve, te jesh nene, qe jo per te ushqyer femijet por per te paguar faturat afrofe te OSHE detyrohesh te shesesh cdo muaj gjakun, te jesh nje i papune qe perdite I thua vetes po sot cfare do bej?  Me cfare do ta ushqej familjen? kjo nuk është gjë tjerët veçse tmerr pafund,  Me dhjetera mijera jane shtuar familjet shqiptare qe edhe buken e perditshme e marrin me liste, qe kruajne xhepin derisa të griset e nuk gjejne dot një lek

Papunësia është zhndërruar në hijen e shqipëtarit në këto vite. Tema më e përfolur midis njerëzve është puna më saktë mugesa e saj. Shqipëtari i dëshpëruar në kërkim të punës. Ky do ishte titulli i romanit që kemi shkruar të gjithë nga nje gërmë në këto vite tranzicioni.

Njerëz shëndosh e mirë me këmbë e me duar vijne verdallë të stresuar nga mungesa e punës, me mungesen e se ciles rrjedhimisht vjen edhe mungesa e shpresës, e mundesise per t’i garantuar të ardhme familjes, fëmijëve. Fatkeqesisht kjo përbën  panoramën kryesore të gjendjes psikosociale të familjes shqipëtare më saktë të shumë familjeve shqipëtare. Babai, që për cdo natë ndjehet i turpëruar para familjes, përpara fëmijëve, i pamundur per t’u ofruar qetësinë dhe mirëqënien mesatare

Mendoni pak një baba, kryefamiljar, qe nuk ka mundur dot t’i ofrojë familjes plotësimin e nevojave më elementare, ndjenjën e fajit që e shoqëron vazhdimisht këtë baba.  Rezultati eshte degradimi gradual dhe zhndërrimi i njeriut në qënie pa shpresë.

Njeriu i papunë që përditë e më tepër thellon tronditjen psikologjike dhe shpirtërore, që humb përditë e më tepër vetëbesimin dhe integritetin në syrin e familjes perbën individin e perditshëm  te shoqerise sone.

Puna, që do të thotë pak qetësi dhe garanci për të ardhmen e familjes nuk është karrierë, është sinori midis dëshirës për të jetuar me dinjitet ose i skllavëruar.

të punosh sa të fitosh dy lekë për të plotësuar nevojat bazë të familjes është nevoja jetike për të vazhduar jetesën me shpresë dhe me  dinjitet.

njeriu i papunë, njeriu pa dy lek është është realiteti qe na bie ta ndeshim përditë. Të papunët jetojnë me frikën e kafshatës, kurse ata që kanë arritur të punësohen  me tmerrin e humbjes së saj. Stresi kronik që përjeton një i punësuar në vendin tonë është i paimagjinueshëm.

Kjo eshte rilindja e deshperimit! Rilindja e depresionit! E depresionit te ekonomise! E depresionit te qytetareve te saj! Ndaj smund e sduhet te qeverise me!

Sot, Shqipëria është vendi ku diktatura e proletariatit në demokracinë që jetojmë plot bujë e arritje, është zëvendësuar nga diktatura e urisë.

Fjala në Kuvend e deputetes së Partisë Demokratike, Luljana Elmazi, 29 Tetor 2015

Read More
29 Tet
0

Basha: Për fermerët do ketë vetëm një taksë , atë mbi tokën, naftë pa akcizë, ulja e çmimit për të gjitha imputet

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua me fermerët e Petovës në Fier, në vijim të turit “Fjalën e kanë qytetarët!”. Zoti Basha u njoh me shqetësimet e fermerëve që lidhen me çmimin e lartë të plehrave kimikë, mungesën e subvencioneve, mungesën e investimeve në kanalet kulluese dhe vaditëse, si dhe mungesën e tregut. Domatja, thanë tregtarët shitet nga fermeri me 200 lekë të vjetra ndërsa në Tiranë ajo arrin në 1000 lekë të vjetra, pasi kalon në 3 apo 4 duar. Kjo e bën jo vetëm shumë të lartë koston për konsumatorin, por ul shitjen e prodhimit dhe fermerëve u kalben produktet. Fermerët, i treguan zotit Basha se çmimi i plehrave në Shqipëri është më i lartë se në Itali dhe në vendet e rajonit. Ndërsa ka bërë  të ditur se fshatarët do të paguajnë vetëm një taksë, atë të pronës. Zoti Basha ka theksuar se të gjitha paratë që do të mblidhen nga taksa e pronës do të shkojnë për investime në kanale kulluese dhe vaditëse.
Fermer: Një pleh që është shumë i domosdoshëm për serat, në Itali është 20 euro këtu tek ne është 250 mijë lek. Në Kosovë një kuintal ure është tek 30 euro, tek ne është 70 mijë lek. Edhe mungojnë tregjet zoti kryetar, ne nuk kemi  një treg, nuk dimë ku ti çojmë. Ia dhe mikut, ia dhe shokut, nuk na i ke dhënë ne.
Basha: Taksa vetme për fshatin do të jetë taksa mbi tokën. Taksë tjetër nuk do të ketë. Taksë prej 350 lekë për dynym dhe taksë e tokës do të shpenzohet e gjitha për vaditjen dhe kullimin. Hapi i dytë është nafta pa akcizë, dhe hapi i tretë që do të ndërmarrim është ulja e çmimit për të gjitha imputet.
Rritja e taksave dhe mungesa e vendeve të punës  ka qenë një tjetër shqetësim i banorëve të Petovës.  Pamundësia për të blerë plehrat kimik ka bërë që këtë vit të mos ketë prodhim i thanë banorët zotit Basha. Kryetari i Partisë Demokratike ka theksuar se në qeverisjen e Partisë Demokratike fondi për bujqësinë do të jetë shumë më i madh se sa në buxhetin më të lartë që ka patur për bujqësinë. Taksat e ulëta do të jenë në qendër të politikave të Partisë Demokratike dhe 650 milionë eurot e taksave te larta, që sot përfundojnë në xhepat e qeveritarëve do t’u kthehen qytetareve.
Fermer: Të hapen vende pune në radhë të parë, të marrin lekë ai që kërkon lekët e dritave e të gjithave. Ka hapur një vend pune ai? Ku ti gjej lekët unë ti jap unë atij.
Grua: Po lajmë me kazan, po pjek bukën me çerep, çfarë të them më. Fukarallëk i paparë dhe nuk e dimë si do të përfundojmë. Burrë i papunë, djali papunë, unë vetë papunë. Do thuash me ugaj, ugaj s’jep asgjë ne.  Sivjet nuk kanë zënë se po  nuk u hodhe pleh ato nuk zënë.
Basha: Paratë që do ti dedikojmë për fshatin do të jenë shumë më shumë se ç’kemi dedikuar ne në vitin tonë më të mirë. Këta këtë vit 6 milionë dollarë. Se çfarë do të bësh me 6 milionë dollarë kujt do t’ia japësh më parë, gjysmën i marrin për vete. 650 milionë euro që i marrin këta sot me taksat e rritura ne do t’ia kthejmë njerëzve.

Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 29 Tetor 2015

Read More