Blog

26 Tet
0

Rama i jep hekurudhën e naftës djalit të Valentina Leskajt

Edi Rama ka vendosur t’i japë mikut dhe donatorit të tij, djalit të Valentina Leskajt, një ekskluzivitet qeveritar, për 25 vite.

Hekurudhën Ballsh-Fier-Vlorë.

Çdo mall që do transportohet për 25 vite, çdo pasagjer që do udhëtojë për 25 vite në këtë linjë, do paguajë paratë tek biznesmeni Arian Leskaj, mik i vjetër i Bashkisë së Edi Ramës, djali i nënkryetares së Kuvendit.

Ky koncesion është bërë pa transparencë, pa garë, pa asnjë njoftim.

Kemi të bëjmë me një biznes miliona eurosh në vit, duke ditur se në hekurudhën Leskaj, do të transportohet nafta që prodhohet në Ballsh, e cila shkon në Vlorë për t’u tregtuar më pas në Europë.

Me filozofinë pa tender, me fitues të paracaktuar, që janë gjithnjë miqtë e Edi Ramës po jepen çdo ditë ekskluzivitete për dekada të tëra.

Çdo ditë, pas çdo tenderi, pas çdo koncesioni, pas çdo pasurie kombëtare po shfaqet një mik i Edi Ramës, që ndan fitimet më të.

Edi Rama është sot kryeministri më i korruptuar në Ballkan, dhe sipas raportit të punës së OSBE pasuria e tij llogaritet mbi 200 milionë euro.

Pasuri e cila po rritet çdo ditë, pasi fondet shperndahen nga Edi Rama, i cili cakton xhepat se ku duhet të shkojnë paratë e shqiptarëve, duke i ndarë ato me miqtë dhe ndërtuesit e tij personal.

Deklarata për mediat e deputetes Liliana Elmazi, 26 Tetor 2015

Read More
25 Tet
0

Ndërtuesit personal të Edi Ramës marrin miliardat e shqiptarëve

Edhe pse Edi Rama ka bllokuar ndërtimin në gjithë vendin, dy ndërtues po bëjnë miliarda me paratë e shqiptarëve.

Janë pikërisht ndërtuesit e tij personal.
I pari, Carapuli që ngriti sarajet e Ramës në Surrel, merr 5 miliardë lekë nga OSHEE, në një tender të fryrë dhe me fitues të paracaktuar.
Carapuli i Ramës mori 5 miliardë lekë nga paratë e gjakut të shqiptarëve që banda e OSHEE i mori me dhunë e me burg, e në jo pak raste u mori dhe jetën bashkqytetarëve tanë.
Ndërtuesi  tjetër personal i Ramës, ai i vilës së tij në Dardhë, Papuli, merr miliona euro për Jaguarët luksozë që i duhen qeverisë, do marrë miliona euro për shërbimet që do u bëjë, dhe në fund, pas kontratës, makinat janë sërish pronë e tij.
Një zhvatje parash sipas tenderave që bën Edi Rama ku kriteret qepen enkas për mikun e tij, ku fituesi është i paracaktuar.
Kjo është ndarja që u bën Edi Rama parave, kryeministri më i korruptuar në Ballkan, që sipas dokumentit të punës së OSBE ka 200 milionë euro pasuri të investuara në vende OFF SHORE përmes vëllait të tij.
Ndërkohë Edi Rama nuk jep asnjë shpjegim për këto fakte skandaloze, por skërmit dhëmbët e krimbur në para.
A do ti lëmë këta hajdutë të shtojnë dhjamin, e qyetarët të zhyten më shumë në skamje.
Apo do të ngrihemi t’i dëbojmë, të largojmë shtypësit e korruptuar.
Duhet të ngrihemi se nuk ka më kohë.
Ta kthejmë këtë dimër të vështirë në një pranverë shprese për të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë.

Deklarata për mediat e nënkryetarit të PD, Edi Paloka, 25 Tetor 2015

Read More
24 Tet
0

Basha me tregtarët në Durrës: 0.5% e xhiros tatim dhe rritje e tavanit deri në 12 milionë lekë për biznesin e vogël, ulje të taksës së pronës.

Në vijim të turit “Fjalën e kanë qytetarët”, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua me tregtarët e Tregut Industrial në Durrës. Zoti Basha ka dëgjuar nga tregtarët shqetësimet e tyre, vështirësitë e të cilëve sa vijnë dhe shtohen. Rritja e taksave dhe e çmimeve dhe rënia e fuqisë blerëse e ka bërë thuajse të pamundur punën e tyre. Tregtaret thonë se po luftojnë për bukën e gojës, disa janë detyruar të mbyllin aktivitetin duke mbyllur dhe vende pune.

Tregtar: Papunësi, çmimet duke u ngritur, taksat duke u ngritur. Atëherë kuptoje që s’ke llafe shumë me mua jo, por as me popullin. Populli është dakord t’i përgjigjet qeverisë me disa taksa por kjo është e rëndë fare.

Tregtar: Duhet të çohet i gjithë populli shqiptar dhe ta djegim atë qen, atë kriminel, ai është hajdut. Ai dhe Ilir Meta duhen zhdukur nga politika. Në qoftë se ka burra këtu dhe ka shqiptar që ka zemër shqiptari duhet djegur, edhe në Gjermani s’na la qeni. Erdhi edhe atje i tha Merkeli ktheji i tha shqiptarët se do t’u gjej vendet e punës të sigurta. Ku i ka vendet e punës të sigurta qeni? Ku i ka?  Ça të hamë ne? Të hamë njëri-tjetrin?! Kriminelit s’i vjen turp atij, ai s’ka turp, ai s’ka dinjitet, ai s’është shqiptar. Ai të gjitha i ka. Ai është i poshtri i të poshtërve. Ai duhet zhduk nga politika.  Në qoftë se ka burra unë i pari flijohem.

Basha: Sa vjet ke në këtë treg?

Tregtar: Kemi 15 vite në treg.

Basha : Ke xhiro?

Tregtar: Shife vetë, ça xhiro, ne luftojmë për bukën e gojës. Unë jam socialist, po ta them puro. Ne luftojmë për bukën e gojës. Diskutojmë bukën e gojës, 126 mijë lekë pension, drita, ujë, bukë do të hajmë. 100 mijë lek në muaj i do qeraja këtu, është pjesë e tij.

Tregtar: Kam paguar 47 mijë, paguaj 150 mijë lekë. Një biznes do ta mbyll. Kjo është mbyllje pune. Edhe këtu do të ikin të gjithë vendet e punës. Të gjithë do të lenë vendet e punës.

Tregtare: S’ka punë. Populli s’ka lekë. Po të ketë populli lekë do të vijë të marri. Populli s’ka dhe ne detyrimisht…

Tregtar: Ne i kemi dërguar kryeministrit letër, ministrit të Finacës, kryetarit të Bashkisë, prefektit, drejtorit të Tatim-Taksave që në prill të 2014-ës kur doli TVSH 25 mijë lek. Në takimin që bëmë me ministra dhe deputetë na u tha që ju do të keni 0 taksë, ky premtim nuk u mbajt. Edhe po presim. Jemi një komunitet prej 1100 tregtarë me këto kioska të vogla dhe trajtohemi si një dyqan në bulevard. Shkon taksa këtu me një kosto të papërballueshme, gati në 1 milionë lekë. Ne po kërkojmë mbështetjen tuaj, kërkesave tona ekomomike ne do t’u qëndrojmë deri më një sepse është e pamundur që sot këtu po të kërkohet që të vilet taksa dhe të vihet kasa, 400 biznese këtu kanë falimentuar që tani. Taksa e pronës është rritur shumë.

Kryetari i Partisë Demokratike ka paraqitur një pjesë të platformës qeverisëse siç është rritja e kufirit deri në 120 milionë lekë të vjetra për biznesin e vogël dhe tatim vetëm 0.5% të xhiros.

“Për çështjen e taksave të shtetit, ne kemi jnë propozim që po e përgatisim dhe po ua ofrojmë shqiptarëve. Biznesi i vogël do të paguajë jo më shumë se 0.5  % të xhiros. E ke xhiron 20 milionë lekë të vjetra, do të paguash 100 mijë lekë të vjetra në vit. E ke 120 milionë, se deri në 120 milionë do ta çojmë biznesin e vogël ne, 120 milionë lekë xhiro në vit, do të paguash 600 mijë lekë të vjetra në vit. Do të marrësh pullën dhe s’ka tatimor të të afrohet as ke biznesi, as tek dyqani” deklaroi kryetari i Partisë Demokratike.

Zoti Basha ka theksuar se keshilltarët e djathtë bashkiakë të Durrësit do të kërkojnë ulje taksës së pronës me 30% siç e parashikon ligji, ndërsa me ardhjen në pushtet të demokratëve, bëri të ditur se taksa e pronës do të shkojë në nivelin që ka qënë deri në vitin 2007.

”Duke filluar që nga dita e nesërme, këshilltarët demokratë në Bashkinë e Durrësit nuk do të lejojnë asnjë mbledhje normale pa miratuar uljen maksimale të taksës mbi pronën siç e lejon ligji. Kur ne të vijmë në  pushtet, taksa nuk do ta jetë më e lartë se sa ka qënë deri në vitin 2007 anëmbanë Shqipërisë. Këta e katërfishuan taksën e pronës, e katërfishuan dhe prapë se prapë ato lek nuk përfundojnë në buxhet. E dini se ku përfundojnë?! Në pasuritë e qeveritarëve përfundojnë. Këshilltarët tanë do ta bëjnë tym e zjarr Këshillin Bashkiak derisa ta ulim me 30% taksën e pronës. Vangjush Dako ti bëjë mirë llogaritë se pa u bërë kjo, mbledhje normale nuk ka për të pas. Për këtë ju jap fjalën” theksoi zoti Basha.

Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 24 Tetor 2015

Rama porositi makinat e luksit tek miku i tij Papuli

Luksi qeveritar në kulmin e krizës ekonomike në vend, me marrjen e makinave Jaguar për ministrat, shoqërohet po ashtu me korrupsion.

Eshtë një aferë e pastër, sepse që nga përcaktimi i markës së makinës “Jaguar”, e deri tek lloji i saj më i fundit, të gjitha këto të shkruara e zeza mbi të bardhë, tregojnë se Edi Rama ka vendosur ti marrë mjetet e shtrenjta tek miku i tij Agron Papuli.
Ja ku është dokumenti qeveritar që përcakton llojin e makinës, detyrimisht dhe vendin ku duhet marrë.
Pasi dihet se këto automjete, në Shqipëri i ka koncesionari i Agron Papulit, mikut të Edi Ramës.
Ja pra se si qepet që në fillim pakti, disa milionë eurosh, për klientelën e Edi Ramës.
Ky është rasti i vetëm në botë, ku përcaktohet nga Kryeministri që në fillim lloji i makinës dhe dyqani ku duhet marrë.
Siç po ndodh në çdo tender, ku fituesi është i paracaktuar.
Ku nuk ka garë e asnjë përpjekje për të kursyer paratë e shqiptarëve.
Ka vetëm një skemë të ftohtë kriminale të Edi Ramës dhe ministrave të tij, për të mbushur thesin e për tu pasuruar sa më shpejt.
Eshtë koha për të ndalur këtë bandë hajdutësh, që sa më shumë varfërojnë shqiptarët, aq më shumë shtojnë luksin e tyre.
Dokumenti qeveritar ku tregohet se eshte percaktuar qe ne fillim lloji i makines dhe koncesionari ku duhet marre

Deklarata për mediat e deputetes Albana Vokshi, 24 Tetor 2015

Read More
24 Tet
0

Rama gënjeu, ja provat e aferës së tij me CEZ dhe ndalimit të hetimit

Skandali i 600 milionë eurove të aferës së Edi Ramës me CEZ bëhet më ulëritës sa më shumë e mohon kryeministri, sa më shumë e fsheh atë.

Në intervistën në Opinion me Blendi Fevziun, Rama paraqiti në publik një seri genjeshtrash.

Partia Demokratike do tregojë çdo ditë me fakte, manipulimet dhe të pavërtetat e qëllimshme të Edi Ramës, me të cilat mundohet të fshehë vjedhjen e 600 milionë eurove. Po e nisim nga kryemashtrimi.

Afera me CEZ ka parashikuar që autorët e marrëveshjes nga të dy palët të kenë imunitet, të mos hetohen. Por Rama e mohon. Ja ku keni në ekran qëndrimin e tij.

Fevziu: Në raportin e studios avokatore franceze thuhet në datën 30 nëntor 2012 që duhet hapur kalëzim penal ndaj stafit ekzekutiv të CEZ dhe në marrëveshjen tuaj të 2014 nuk lejohet të hapet padi ndaj asnjërit prej pjestarëve të CEZ.

Rama: Po të përsëris që nuk ka asnjë kufizim. Më dëgjo me vëmëndje sepse është turp që merrni llokume këtej e bëni ballokume andej. Nuk ka asnjë kufizim. Ajo është një kontratë mirëkuptimi siç janë të gjitha zgjedhjet me marrëveshje për palët. Ndërkohë prokuroria e Shqipërisë nuk është palë. Nuk ka asnjë detyrim prokuroria nga kjo marrëveshje. Nuk ka lidhje. Çështjet penale nuk i ka në dorë as CEZ dhe as ne.

Pra gazetari e pyet për këtë çështje, ai me arrogancë e me fyerjet e tij tashmë të zakonshme e mohon.

Po ja si është e vërteta. Në ekran keni pikat e marrëveshjes, nenet që ndalojnë ndjekjen penale të autorëve të korrupsionit më të madh në historinë e vendit.

6.2 Midis Datës së Nënshkrimit dhe Datës së Përmbushjes, asnjë Palë nuk do të ndërmarrë hapa armiqësore, veprime apo kufizime ndaj ndonjë Pale tjetër, Dege apo të Punësuarve të saj, në mënyrë të veçantë nuk do të fillohet asnjë procedim, gjykim, arbitrazh apo procedurë tjetër nga ndonjë Palë kundër Palës tjetër, Degës apo të Punësuarve të saj.

9.5. Pa ndikuar në ndonjë detyrim tjetër të përcaktuar sipas kësaj Marrëveshjeje, duke përfshirë, pa u kufizuar, detyrimet për dëmshpërblim sipas nenit 7 të kësaj Marrëveshjeje, në rast se ndonjë nga Palët Shqiptare vihet në dijeni të ndonjë procedimi ligjor nga një Palë Shqiptare kundrejt Grupit CEZ i cili përbën një Pretendim Përkatës, këto procedime do të përfundohen menjëherë.

10.2. Pa cenuar nenin 15.1 më poshtë, Palët Shqiptare angazhohen që asnjë prej Degëve të tyre nuk do të ngrejë ndonjë pretendim apo do të paraqesë apo vazhdojë ndonjë procedim në lidhje me ndonjë Pretendim Përkatës në ndonjë juridiksion kundër Grupit CEZ.

11.2. Palët Shqiptare angazhohen që as ato dhe as ndonjë prej Degëve të tyre nuk do të nxisin apo shkaktojnë (përveç kur kërkohet me ligj) apo të asistojnë ndonjë palë të tretë për të paraqitur ndonjë pretendim apo të fillojnë apo vazhdojnë, në çdo juridiksion, ndonjë procedim në lidhje me ndonjë Pretendim Përkatës.

Ja pra marrëveshja që ndalon hetimin. Që i vë kapak vjedhjes.

Eshtë e qartë, se Edi Rama e ka bërë me vetëdije të plotë aferën me CEZ, sepse ka ndarë me të 600 milionë euro.

Ka vjedhur pasurinë e shqiptarëve, ka shkaktuar dëmin më të madh në ekonominë e vendit.

Për këtë arsye, po bën gjithçka për të ndaluar hetimin.

Sulmon institucionet e pavarura që kanë konfirmuar këtë abuzim në miliona euro.

Sulmon shtypin që kërkon llogari.

Sulmon avokatët ndërkombëtarë.

Sulmon opozitën që kërkon transparencë dhe llogari para ligjit, dhe që ka ofruar edhe instrumentin për ta bërë këtë, që është hetimi ndërkombëtar.

Me çdo kusht, Edi Rama kërkon ta mbyllë, ti vërë kapak vjedhjes së shekullit.

Por nuk do ta bëjë dot.

Eshtë pasuria e shqiptarëve, dhe ka për të dhënë llogari deri më një.

Çështja do të zbardhet, paratë do tu kthehen shqiptarëve.

Deklarata për mediat e deputetit Luçiano Boçi, 24 tetor 2015

Read More
24 Tet
0

Basha me Fleckenstein: Mazhoranca s’ka vullnet për dekriminalizimin, kërkon të mbrojë personat me rekorde kriminale

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot  Raportuesin për Shqipërinë pranë Parlamentit Europian, Knut Fleckenstein. Dekriminalizimi ka qenë në qendër të këtij takimi. Zoti Basha ka vlerësuar mbështetjen  e eurodeputetit Fleckenstein për procesin e dekriminalizimit dhe angazhimin e tij për t’i shkuar deri në fund këtij procesi. Zoti Basha ka shprehur shqetësimin në mungesën e vullnetit nga ana e mazhorancës për të bërë dekriminalizimin e politikës dhe administratës. Po bëhet një vit nga arritja e marrëveshjes me ndërmjetësimin e eurodeputetëve Fleckenstein dhe Kukan, procesi vazhdon të zvarritet nga mazhoranca për të mbrojtur personat me rekorde kriminale që i ka promovuar në pushtet. Partia Demokratike, tha zoti Basha e ka propozuar që para zgjedhjeve vendore projektligjin per dekriminalizimin por nuk u pranua me qëllimin e vetëm që të kandidojë persona me rekorde kriminale  të cilat fituan dhunshëm në zgjedhjet e kapura dhe të prishura të 21 Qershorit, siç u faktua dhe në raportin e OSBE/ODHIR-it. Përveç tyre, zoti Basha bëri të ditur se me dhjetra persona të tjerë me rekorde kriminale u emëruan në administratën e qeverisjës qendrore dhe vendore.
Kryetari i Partisë Demokratike ka shprehur vendosmërinë e opozitës  për kalimin e ligjit për dekriminalizmin dhe ç’është më e rëndësishmja, implementimi e tij. Nxjerrja e kriminelëve jashtë nga Kuvendi, jashtë nga zyrat e kryetarëve të bashkive, nga administrata, jashtë nga sferat e vendimmarrjes është pritoritet i Partisë Demokratike, tha zoti Basha.

Në këtë takim u diskutua edhe për reformën në drejtuesi, aferën CEZ, korrupsionin galopant, evazionin dhe kontrabandën nga oligarkët e lidhur me qeverinë, represionin mbi biznesin e vogël dhe qytetarët dhe krizën e ekonomike që ka mbërthyer vendin.

Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 24 Tetor 2015

Read More
23 Tet
0

Vokshi me gratë në Shkodër: Beqa në fushatë tenderash, kanceri i gjirit është rritur

Kryetarja e komisionit të punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, Albana Vokshi deklaroi sot nga Shkodra se Ministria e Shëndetësisë nuk ka akorduar asnjë buxhet për shërbimin e mamografisë dhe kujdesin shëndetësor për të prekurat me kancerit të gjirit. Në një  takim sensibilizues, me gratë e Shkodrës organizuar nga lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë, znj.Vokshi tha se Ministri i Shëndetësisë është në pikun e fushatës me tenderat e kompanisë së tij dhe të ashtëquajturat mamografi të lëvizshme shëtisin vetëm për propagandë televizive dhe nuk funksionojnë.

“Në dy vitet e fundit, referuar statistikave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe ISHP, numri i rasteve të evidentuara me kancer gjiri është rritur ndjeshëm, viti 2015 kulmon në numrin e lartë të diagonzave me tumor.  Sigurisht, kjo është e lidhur ngushtë më rritjen e varfërisë, stresit, papunësisë. Kjo është një qeveri që shkakton kancer.  Shumë gra dhe vajza ende pas një viti, nuk kanë marrë përgjigjen e mamografisë”, tha Vokshi.

“Nga premtimet e gënjeshtërta për shëndetësi falas, pas dy viteve kemi rezultat vetëm dosjen e korrupsiont dhe krimit në shëndetësi”. Vokshi kërkoi rritjen e sensibilizimit ndaj kancerit të gjirit dhe i bëri thirrje Kryeministrit dhe Ministrit të Shëndetësisë të lënë mënjanë retorikat, por ti kushtojnë më shumë vëmendje dhe të alokojnë më shumë fonde për shëndetin e grave e sidomos kurimin e sëmundjeve që prekin ato.

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ‎foli per rendesine e rritjes se sensibilizimit per kancerin e gjirit. Ademi u angazhua ne hapjen e Departamentit te shendetit publik ne Bashkine Shkoder per te adresuar problemet e shendetit te grave dhe vajzave.

Çdo  vit në Shqipëri humbin jetën mbi 200 gra a të diagnostikuara me kancer gjiri, 700 gra të prekura në vit.  Statistikat  rriten, për shkak se shumë gra dhe vajza në pamundësi ekonomike nuk mund të kryejnë diagnoztifikimin e mamografisë dhe kurimin e sëmundjes .

Ldgsh është në terren dhe do vazhdoje të sensibilizojë grate dhe vajzat në të gjithë Shqipërinë per viziten e pervitshme te mamografise dhe kontrollet mjekesore per zbulimin e hershem te kancerit të gjirit‎, por edhe cështje të tjera që prekin ato.

Read More
23 Tet
0

Ja si gënjeu Edi Rama për milionat e OSHEE-së

Nuk ka mënyrë më të keqe për të mbuluar plaçkitjen e fondeve të OSHE-së, para të mbledhura me dhunë e me pranga, se sa me gënjeshtrat e kryeministrit.

E mbrojti dje Edi Rama në parlament dhe në emisionin opinion deputetin e tij Sadri Abazi, përfitues i 970 milionë lekëve, duke thënë se qenka një firmë kosovare ajo që ka marrë paratë, që thjesht i paska zyrat tek pallalet e Sadriut.

Genjen.

Alko-Impex, jo vetëm qëllon që i ka ambjentet në të njëjtën adresë me Uslugën e Sadri Abazit, të njëjtën zyrë, por ka përfaqësues ligjor Arbër Abazin. Nipi i deputetit të Ramës. Kemi këtu dhe mund ta shihni dhe në ekran dokumentin e QKR. Për më shumë mund të pyesni Taulant Ballën…

I mbrojti Edi Rama dhe firmat e tij “Ndreu” dhe “Gjici”, në parlament dhe në “Opinion”, duke thënë se paskan pasur kontrata që në vitin 2009;

d.m.th që në ditën e parë të privatizimit të kompanisë;

d.m.th, CEZ është plaçkitur që ditën e parë me bashkepunimin dhe përfitimin direkt te “rilindasve” dhe të Edi Ramës.

Çështja është se plaçkitja vazhdon njësoj edhe tani qe ish-CEZ është kthyer në OSHE, nën administrimin e kryeministrit, madje me të njëjtat shuma marramendese e nga të njëjtët monstra kryeministrore.

Madje, milionat po i marrin tani pa tender, pa njoftim, pra pa konkurence.

Në janar dhe në prill të vitit 2015, para zgjedhjeve lokale, “gjici” mori një herë 220 milionë lekë dhe një herë 110 milionë lekë.

Me një goditje, pa tender, “ndreu” mori me 16 mars të vitit 2015, 199 milionë lekë.

Për të paberat dhe plaçkitjen që CEZ në bashkëpunim të ngushtë me monstrat rilindase u bëri shqiptareve, Sali Berisha dhe qeveria demokratike zgjidhi kontraten dhe rimori në administrim kompaninë, duke filluar procedurat e dëmshpërblimit në arbitrazh.

Kryemonstra-Kryeminister, prapësoi gjithçka, pikërisht sepse plaçkitja e OSHE duhet të vazhdonte me të njëjtat ritme, nga të njëjtat monstra të pangopura për të njëjtat arsye.

“Varfërim e nënshtrim i shqiptarëve, që votën t’ua blejë me lirë”…

Kjo qeveri monstrash, armik ka gjyshen 99 vjeçare të Mirditës dhe mijëra të tjere në të gjithë vendin që varferia e padrejtesia po i çon deri në vetvrasje.

Koha po mbaron! Ka ardhur dita të pastrojme këtë vend nga MONSTRAT pa shpirt!

Deklarata për mediat e deputetit Gent Strazimiri, 23 Tetor 2015

Read More