Blog

16 Tet
0

Letër revolte kundër diskriminimit !

Drejtuar:    Erion Veliajt

Kryetar i Bashkisë së Tiranës

Në shkelje flagrante të të Drejtave Themelore të Njeriut, dhjetra familje rome po dëbohen me forcë nga Liqeni Artificial, pas një urdhëri të Kryetarit të Bashkisë Tiranë. Në cilësinë e Kryetares së Komisionit për Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë në Parlamentin e Shqipërisë kërkoj të anulloni vendimin për shpërnguljen me dhunë të 44 familjeve nga zona e Parkut Kombëtar në Tiranë, deri në gjetjen e një vendstrehimi të përshtatshëm dhe të mirëpritur nga vetë komuniteti rom dhe egjiptian.

Në këtë korrespondencë zyrtare, shpreh shqetësimin për deklaratat raciste të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, një vepër penale e sanksionuar në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë. Qëndrimet raciste të Kryetarit të Bashkisë Veliaj janë antikushtetuese dhe shkelin angazhimet e Shqipërisë në institucionet europiane për trajtimin e barabartë të të gjithë personave dhe luftimin e racizmit, ksenofobisë, antisemitizmit dhe intolerancës.

Dhjetra familje rome dhe egjiptiane përjetuan këtë javë shpënguljen barbare në presion psikologjik dhe policor, ku u përfshinë edhe inspektorët e IKMT-s.

Në aksionin racist me polici e fadroma u përndoqën edhe këshilltarët e djathtë, të cilët ngritën zërin në mbrojtje të të Drejtave të Komunitetit Rom dhe Egjiptian, të shpërngulur me forcë.

Në një foto mesazh, që bëri xhiron mediatike pak ditë pas betimit si ministër i Mirëqënies, ju shfaqeni me një fëmijë rom, të cilin e mbani në krahë. Ndërsa sot, ky fëmijë dhe familja e tij me urdhërin tuaj janë dëbuar kushedi se ku, për një të ashtuquajtur “Masterplan gjelbërimi”, në kundërshtim edhe me vendimin e lobuar nga ju në qeveri për ndalimin e projekteve të zhvillimit të qyteteve në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Në mbështetje të reagimit të Avokatit të Popullit dhe Amnesty International, lëvizjes globale në mbrojtje të Drejtave të Njeriut, kërkojmë të sqarohen rrethanat e këtij aksioni racist të ndërmarrë nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Kërkojmë informacion se ku kanë përfunduar familjet e rome dhe egjiptiane, të debuara me forcë nga zona e Liqenit Artificial.

Ndërkohë Parlamenti dhe institucionet përgjegjëse qeveritare duhet të angazhohen në plan veprimin për ofrimin e një zgjidhje të qëndrueshme të strehimit, punësimit dhe ofrimit të shërbimeve të munguara për komunitetin rom dhe egjiptian.

Parlamenti është shtëpia e të gjithë shqiptarëve, të cilët meritojnë trajtim të barabartë . Respektimi i të Drejtave Universale të Njeriut është më së shumti detyrë e institucioneve qeveritare dhe bashkiake.

Sigurisht që shembullin e parë si Kryebashkiak z. Veliaj e dhatë në një model aspak evropian dhe qytetar.  !


Letër e hapur drejtuar kryetarit të Bashkisë së Tiranës nga kryetarja Komisionit Parlamentar për Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Albana Vokshi, 16 Tetor 2015

Read More
16 Tet
0

Rama refuzoi sërish hetimin për aferën me CEZ, PD do i shkojë deri në fund

Ka vetëm një njeri sot, që marrjen e 600 milionë eurove nga xhepat e shqiptarëve dhe faljen e kësaj shumë kompanisë CEZ, e quan marrëveshje të mirë.

Ky është Edi Rama, i cili edhe mbrëmë, përmes zëdhënësit të tij Gjiknuri, sërish e cilësoi marrëveshje të mirë.

Për Edi Ramën, zëdhënësin e tij, e kushdo tjetër që është përfshirë në aferën më të madhe korruptive në historinë e vendit kjo është një marrëveshje e mirë.

Të ndash 600 milionë euro në një kohë kur kryeministri e soji i tyre janë sulur për të vjedhur e zhvatur, është patjetër një marrëveshje e mirë.

Sa më shumë e mbrojnë, sa më shumë bëjnë avokatin, aq më shumë identifikohen si autorët e vjedhjes së shekullit.

Opozita, Partia Demokratike e denoncoi të nesërmen e 31 korrikut, ditën kur kjo marrëveshje kriminale me CEZ kaloi në parlament përmes deputetëve kartona.

Avokatët ndërkombëtarë të qeverisë i rekomanduan Edi Ramës jo vetëm të mos falë këto 600 milionë euro, por i thanë se ekzistojnë të gjitha rrethanat për të pretenduar 2 miliardë euro prej kompanisë CEZ, për shkeljet që ajo i kishte bërë kontratës.

Shtypi, agjensitë ndërkombëtare hetuan e nxorën të palarat në shesh.

Së fundmi, Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka konstatuar se me marrëveshjen me CEZ, shtetit, qytetarëve të këtij vendi, u është bërë një dëm prej 479 milionë eurosh.

Këtu përfshihen detyrimet e njohura prej kompanisë, që u falën.

Përfshihen edhe 95 milionë eurot që qeveria ia dha në fund në dorë kompanisë, si shpërblim për këtë marrëveshje kriminale.

Pra i dha edhe 95 milionë euro, pasi ndau me të qindra miliona euro të tjera.

Çdo faktor jashtë këtij pakti, avokatët ndërkombëtar, opozita, shtypi, kontrolli i lartë i shtetit, qytetarët e vendit, e denoncojnë skandalin më të madh financiar të vendit. Vetëm për Edi Ramën kjo është një marrëveshje e mirë dhe e mbron me çdo kusht.

Por është i izoluar, i rrethuar në krimin e tij. Hetimi do të bëhet. Kjo çështje do të zbardhet deri në fund.

Këto para janë pasuria e vendit, me të cilat është bërë pazar për tu mbushur xhepat e Edi Ramës dhe skotës se tij.

Nuk janë letra që rriten në kopshtin e saraveje të Surrelit. Janë mundi, djersa gjaku i shqiptarëve.

Janë para që nuk shkojnë për rritje rrogash e pensionesh, për rrugë e spitale, për kopshte e çerdhe, për krijimin e vendeve të punës.

Janë para që u takojnë shqiptarëve, që u janë marrë me dhunë nga Edi Rama.

Por nuk kanë për ta mbyllur dot këtë aferë pavaresisht se edhe dje refuzuan hetimin nderkombëtar duke mos pranuar futjen ne kalendarin e punës të Kuvendit të propozimit të Partisë Demokratike për këtë qëllim.

Paratë do gjenden, përgjegjësit do shkojnë para ligjit. Bashkë me zbardhjen e këtij skandali, do të zbardhë një ditë e re për vendin, demokracia e re, ku qeveria vendos bashkë me qytetarët dhe prihet nga interesat e tyre.


Deklaratë për shtyp e deputetit të PD, Edmond Spaho, 16 Tetor 2015

Read More
16 Tet
0

Rama e Lame vjedhin 600 mijë dollarë për një punë të bërë

Tanimë nuk po mbajnë as premtimin për të vjedhur me lezet. Njoftojmë Prokurorinë se një akt vjedhje shumë i rëndë prej qindra milionësh po ndodh këto ditë në zyrat e ALUIZNI-t.

Rama dhe Lamja po organizojnë një vjedhje ashiqare miliona eurosh duke dhënë para për kinse konsulenca për të dhëna që ekzistojnë në serverat e ALUIZNI-t prej shumë vitesh. Po shpallin tendera me objekti i prokurimit: “Evidentimi faktik në terren i ndërtimeve pa leje…”

ALUIZNI i kish kryer matjet në terren për thuajse të gjithë objektet që ishin në proces legalizimi qysh para 2013 dhe këto të dhëna gjenden në serverat e ALUIZNI-t. Sikur të mos mjaftonte kjo, në intervistat në dy vitet e fundit Rama-Lamja janë vetëmburrur se kanë bërë gjithë matjet me një shpejtësi të madhe.

Kështu, me 4 korrik 2014 z. Lame deklaroi në gazetën e partisë së tij se në 4 muaj kishin kryer 20,400 matje në terren

http://www.zeri-popullit.com/index.php?option=com_content&vieë=article&id=6829:legalizimi-45-mije-dosje-te-paplota-lame-procedurat-nisin-nga-e-para-falas&catid=36:intervista&Itemid=128

9 muaj më pas, me 28 Mars 2015, z. Lame deklaroi për fletushkën e Koços se (Citoj):

ALUIZNI ka “40 grupe pune, rreth 100 specialistë, që punojnë në terren vetëm në qytetin e Tiranës me matjet e ndërtimeve informale të vetëdeklaruara” http://www.shekulli.com.al/p.php?id=234511

Por nga vetëmburrjet e para pak muajve, tani po shohim sesi Rama-Lamja po shkojnë tek ndarja e miliona eurove mes tyre për punë që ekzistojnë.

Buletini nr. 33 datë 24 Gusht 2015 i Agjensisë së Prokurimeve Publike:

Shpallet tenderi “Shërbimi i evidentimit faktik të ndertimeve pa leje në Durrës”

500 milionë lekë pa TVSH ose 650 milionë lekë me TVSH për një punë 80 ditore.

Buletini nr 39, date 5 Tetor 2015 i APP njofton për fituesin e tenderit dhe se në Shtator 2015 është lidhur kontrata me kompanine private.

Tender konsulence për 600,000 USD që kryet për 2 javë?! Në Gusht shpallet tenderi dhe në Shtator është lidhur kontrata prej 600,000 dollarësh?!

  1. Kush specialist prokurimesh garanton pastërtinë e këtij procesi? Pyesni një specialist prokurimesh të Bankës Boterore dhe ju tregon ai/ajo se çfarë do të thotë dhe sa procedura ka për një tender të tillë prej 600,000 dollarësh për konsulencë.
  2. Ku qenkan kompanitë e konsulencës që paskan mbi 200 punonjës të trainuar dhe me experiencë që të tejkalojnë ritmet e ALUIZNI-t që kish mbi 100 punonjës në terren vetëm në Tiranë?
  3. Kush kompani konsulence paguhet 8,000 dollarë në ditë? 8,000 dollarë/dita nuk e kanë as studiot më të mëdha urbanistike të Europës, por mos vallë Shqipëria e Ramës është më të pasur se Europa?!
  4. Pse duhen bërë këto matje nga firma private, kur ALUIZNI e ka strukturën të ngritur prej vitesh, me qindra punonjës me eksperiencë?

Kjo është një aferë kuterbuese që e paditen vetë nëpunësit seriozë të ALUIZNI-t pasi nuk pranojnë të jenë pjesë e kësaj vjedhjeje.

Kërkohet urgjentisht ndërhyrja e prokurorisë për të shpëtuar paratë publike. Kjo pasi Rama-Lamja edhe javën e shkuar që Shqipëria ishte e përmbytur vijuan lojën e përlarjes së parave dhe kanë përmbyllur tendera të tjerë qindra milionësh edhe për shumë qytete të tjera të vendit apo për zona të Tiranës. 0 lekë për dëmin nga përmbytjet që ju shkaktuan banorëve të Vlorës dhe Fierit, ndërsa përlahen miliona euro për punë të kryera prej vitesh.

Qeveria në turravrapin të vjedhë ç’të mundet nuk po pyet me as për premtimin e saj solemn për të vjedhur me lezet. Nuk besoj të ketë as socialist të ndershëm që t’i quajë “me lezet” vjedhjet 600 miliona eurosh me CEZ, koncesionet miliona euroshe në shëndetësi, vjedhjet 150 milionë eurosh në dogana dhe tatime, apo vjedhjen miliona euroshe përmes ALUIZNI-t. Shqiptarët nuk meritojnë këtë qeveri hajdutë.


Deklaratë për shtyp e kreut të departamentit të Turizmit dhe Ambjentit, Jamarbër Malltezi, 16 Tetor 2015

Read More
16 Tet
0

Ulja e taksave, do të rrisë punësimin si prioriteti më i madh i Partisë Demokratike

Në vijim të turit “Fjalën e kanë qytetarët”, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua me biznesmenë të Beratit teksa vizitoi edhe biznesin fason. Zoti Basha u njoh me dhunën dhe terrorin që po ushtrohet çdo ditë biznesit, pasigurinë juridike, rritje e madhe të taksave të cilat ua kanë vështirësuar punën. Në këtë situatë sipas biznesmenëve janë të detyruar të largojnë njerëz nga puna, dhe as nuk bëhet fjalë për të hapur vende të reja pune. Ndër shqetësimet kryesore të biznesit ishte tarifa, e niveli ulët i të ardhurave për tu klasifikuar si biznes i vogël, terrori që ushtrojnë tatimorët për ryshfet, taksa e pronës, çmimi i energjisë, i naftës, etj.

Kryetari i Partisë Demokratike ka bërë të ditur disa nga opsionet që po shqyrton Partia Demokratike për nivelin e  taksave dhe çmimin e energjisë ndërsa drafti përfundimtar, theksoi zoti Basha do të jetë gati pas përfundimit të konsultimeve me qytetarët.

Niveli i të ardhurave për tu klasifikuar biznes i vogël do të rritet në 120 milionë lekë deklaroi kreu i demokratëve, sikundër do të aplikohet një model i ri për të mbajtur larg tatimorët nga bizneset.

Biznesmen: Është shqetësim i të gjithë biznesit  të vogël tarifa prej 20 milionë lekësh të vjetra në vit, është një vetëvrasje për këtë biznes. Do të ketë një lëvizje të tarifave?

Basha:Po shqyrtojmë këtë propozim.Ta çojmë nivelin e biznesit të vogël në 120 milionë lekë të vjetra. E dyta,  biznesi i vogël do të paguaj një herë, vetëm një herë  do të vendosë pullën në dritare siç e kemi pasur me automjetet  dhe tatimorët. Nuk kanë më punë të shkojnë dhe të bëjnë terror te bizneset”.

Pas shqetësimit të biznesit fason për taksën e pronës e cila i rëndon më së shumti ata për shkak të sipërfaqeve të mëdha në të cilat shtrihet biznesi i tyre, zoti Basha ka theksuar se kjo taksë do të ulët dhe do të shkojë në nivelin që ka qenë para ardhjes në pushtet të kësaj mazhorancë  që e rriti nga 1250 lekë në 3000 lekë. Paratë e këtyre taksave të shtuara, tha Basha do ti mbeten biznesit për të shtuar vendet e punës si interesi më i madh i Partisë Demokratike.

Biznes fason: Zoti Basha çdo të bëhet me taksën e pronës? E kishim 1250 lekë të reja për metër katrorë e çoi 3 mijë lekë me vendim qeverie,  me  30% që uli bashkia i bie prapë 2700 lekë të reja metri katrorë. Po të mendosh sipërfaqet e mëdha që kanë bizneset tona, i bie që  të punosh tërë jetën për të paguar tatimin për metër katrorë.

Basha:Taksa e pronës do të rikthehet  në nivelet që ka qenë  dhe të mblidhet sepse këtu nuk mblidhet. Qëllim më të madh se punësimi i njerëzve qeveria nuk duhet të ketë dhe ju siguroj se qëllim më të madh qeveria ime kur të më jepni besimin nuk do të ketë. Ulja e taksave do të jetë në këtë funksion.”

Kryetari i Partisë Demokratike bëri të ditur dhe disa prej opsioneve që po diskutohen në lidhje me çmimin e energjisë, siç është ulja e TVSH-së për energjinë ndërkohë që menjëherë pas ardhjes në pushtet, zoti Basha bëri të ditur se do të ulë me 240 lekë që u rrit në këto dy vite taksën e qarkullimit.

Tregtarë: Si do jetë trajtimi për çmimin e energjisë pasi  në 95% të këtyre bizneseve është rritur mbi 40%.

Basha:Për çmimin e energjisë po studiohet ulja e TVSH-së. Do bëjmë simuli me uljen 15% dhe deri  me 19%  uljen e TVSH-së e energjisë për konsumatorin dhe për industrinë. Të tjera propozime mund ti diskutojmë dhe të vijmë me zgjidhje të tjera. Por një gjë është e sigurt,  nëse Shqipëria nuk e bën energjinë, karburantin me një çmim konkurrues më të ulët mundësisht se çdo treg tjetër në Ballkan “Rrahim ujë në hava!”. Taksa shtesë e qarkullimit do të jetë e para që do të ikë 240 lekë për litër, nuk është pak”.

Zoti Basha u ndal dhe në fshatin Guriçan ku vizitoi disa sera dhe bashkëbisedoi me fermerët. Shqetësimi i tyre i madh ishte kanali kullues, mungesa e tregut dhe kërkesa absurde sipas tyre siç është NIPT-i. Ndonëse fondet për kanalin kullues janë dhënë, theksuan fermerët ato kanë përfunduar në xhepat e pushtetarëve dhe në kanal nuk është bërë asnjë investim. Përsa u përket subvencioneve, fermerët thanë se që ti përfitosh ato duhet ti ndash përgjysmë me përgjegjësit e miratimit të tyre.

Fermer: Subvencionim ne nuk na bie njëri këtu edhe kur duan të sjellin, ata kërkojnë gjysëm për gjysëm.

Fermer: Kanali kullues është shumë shqetësim. Këtu bën 10 milionë lekë shpenzime, një të mbytur kjo dhe falimenton fare.

Fermer: Nxjerr një kosh rrush për të shitur fshatari atje, për të siguruar bukën e gojës  dhe po ua marrin nëpër tregje,  u kërkojnë kuponin tatimorë.

Fermer: Farna të pakontrolluara nuk dihet se nga po vijnë, plehrat po hedhim gurë në ugare jo pesticide po gurë të graniruar, kur vetë në fund të fuçisë  del rërë. Kë doni me naftën, tregun e pakontrolluar  numër NIPT-i, atë e dimë ne sistemi i Papandreut është ky?!


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 16 Tetor 2015

Read More
15 Tet
0

Punësoni votuesit tuaj, flakni kundërshtarët

Të nderuar deputetë,

Meqë po diskutojmë për ligjin e shërbimit civil, më lejoni të bëj një citim:

“Punësoni votuesit tuaj. Flakni kundërshtarët.

Mënyra më e mirë për të qëndruar në pushtet është të merrni në punë votuesit tuaj. Ka plot vende pune për të ofruar, nga këshilltarët tek sanitaret.

Nëse është e qartë se ajo që ka rëndësi është përkatësia në partinë tuaj, kjo do t’ju ndihmojë të mblidhni vota dhe mbështetje për partinë. Shumë nga shërbyesit tuaj civilë do të rekrutojnë dhjetëra votues vetëm që të ruajnë vendin e tyre të punës.

Oponentët tuaj mund të flaken në rrugë, nga administrata shtetërore […] apo edhe prindërit, motrat dhe vëllezërit e tyre. Ka plot mënyra t’i bëni të mendohen dy herë kur flasin për ju.”

A ju kujton gjë kjo?

Ky është një nga 10 këshillat e Makiavelit të shekullit XXI për Princin e Ballkanit. Jua kam përmendur disa muaj më parë. Prof. Florian Bieber i universitetit të Graz-it duket  sikur të ketë patur parasysh këtë Kryeministrin tonë kur e shkroi këtë!

80 punonjës të ish-bashkisë së Sukthit‎, përfshirë edhe nëpunës civilë u fluturuan në grup nga puna pak kohë më parë me pretekstin e reformës territoriale dhe shkurtimeve që ajo sjell. Shumë shpejt, këto vende do t’i zenë militantët socialistë të zonës me në krye komisionerët e saj në zgjedhje. Administratori i emëruar për kontributin e vetëm, atë të kërcënimit dhe intimidimit të zgjëdhësve, që ditën e parë i përze të gjithë nga zyrat.

Në Shijak, kryetari i ri e ka të deklaruar që kush është marrë në punë pas 2011, do të ikë nga puna.

‎Dhjetëra punonjës të bashkisë Tiranë po hiqen nga puna. Kryetari i Bashkisë kujton se duke tallur e stigmatizuar individë, mund të fshehë spastrimin që po bën? Na thotë se nuk punon dot me kundërshtarët e tij. E thotë me bindje. Ka nga ata që thonë: Pooo, ka të drejtë Erioni, si mund të punojë me njerëzit e besuar të Bashës?!

Me batutat sharlatane që i ka në majë të gjuhës, kryetari i bashkisë do vazhdojë të masakrojë punonjësit civilë që nuk i ka vënë vetë. Nëpunës civilë hiqen në kundërshtim me ligjin dhe detyrohen të përplasen dyerve te gjykatave. I vetmi ngushëllim për ta mbetet refreni që fillon me vargun: Në ato maja, rripa rripa‎…

Ligji i nëpunësit civil, si rregull as që duhet të marrë në konsideratë nëse i pëlqen apo jo të punojë me ata që ka marrë në punë paraardhësi, këtij kryetari bashkie që u zgjodh duke humbur numrin rekord të votave në historinë e zgjedhjeve lokale.

Por këtyre dhjetëra kryebashkiakëve socialistë ia ka shtruar rrugën Kapiteni i tyre me ‎atë aktin normativ antikushtetues që shpartalloi ligjin konsensual për nëpunësin civil. Ju kujtohet që e paralajmëruam se me atë akt do flakeshi mijëra vetë dhe kjo ndodhi.

Që nga 30 shtatori 2013, dita kur ra hanxhari mbi sigurinë e vendit të punës së nëpunësve civilë, ligji i 30 majit, ai konsensuali, ai që miratuam se e vuri Fule si një nga 3 kushtet për statusin e vendit kandidat, pa e ngatërruar me kushtin për CEZ, ai ligji që ishte berë me ekspertizë ndërkombëtare, për të cilin edhe ju që sot jeni në mazhorancë ishit dakord, pra ky ligj është copëtuar dhe arnuar disa herë.

Qëllimi ka qenë vetëm një: t’i hapej rruga ‎spastrimit të administratës nga çdokush që Kapiteni dhe rreshterët e tij e kanë piketuar si kundërshtar politik, dhe më pas të fusin mbështetësit e tyre.

‎Fundja, Makiaveli ka dhënë këshillë me vend. Pse të mos e zbatojnë. Si mund të punojnë me armikun brenda? Si mund t’i lenë militantët jashtë? Po pse, një ligj do ua ndalka dorën Kryeministrit dhe Erionit?

LSI të kryen punë, të premton vend pune para zgjedhjeve dhe e ke të kryer, kurse këta tanët na rrejtën, u dhamë votën, u bëmë copë në fushatë por punë hiç, thonë militantët e Partisë Socialiste në Durrës.

Ndaj s’ka pse habitet njeri që flaken njerëzit me tufa. Zgjedhjet e 2017 jane vetem 1 vit e gjysëm larg. Formulën e Makivelit e kanë këta që janë në pushtet, ndaj po i largojnë njerëzit nga puna dhe po punesohen militantë, ndërsa drejtues po vendosen kriminelë.

Ligji i Nëpunësit Civil, i miratuar me konsensus më 30 maj 2013, kishte dy kolona të mëdha garantiste për profesionalizmin dhe stabilitetin e Shërbimit Civil.

Së pari, sekretarët e përgjithshëm do të ishin profesionistë, apolitikë. Do të përzgjidheshin brenda sistemit, dhe jo nga militantët jashtë tij. Kjo u zhbë dhe sot sekretarët janë komisarë politikë që egzekutojnë formulën e Makiavelit.

Së dyti, dispozita tranzitore u garantonte, me konsensus, statusin e nëpunësit civil një numri të madh nëpunësish në detyrë, sapo ligji të hynte në fuqi në minutat e para të datës 1 tetor 2013. Me aktin normativ antikushtetues, të miratuar vetëm 2 orë para 1 tetorit 2013, kryeministri i preu ne besë,shkeli marrëvshjen dhe konsensusin dhe kjo garanci ra. Sot ata mijëra nëpunës civilë janë pa bukën e gojës së fëmijëve të tyre. Ikën ata që ishin me eksperiencë pune dhe trajnime dhe vendin ua zunë njerëz që as kompiuter nuk kishin zënë me dorë në tetë vite.

Ligji që u miratua me konsensus më 30 maj 2013 ishte shumë më garantist se ligji i viti 1999. Por ligji i 1999 jepte shumë më tepër garanci se ky mishmashi ku e keni degraduar ligjin e shërbimit civil. Sot një nëpunës i shërbimit civil, nuk ka më asnjë garanci procedurale që i siguron se pasi futet ne sistem, nuk lëviz më kollaj sepse kështu i teket shefit politik.

Jo vetëm kaq, por me ligj u keni kufizuar të drejtën që të përfitojnë dëmshpërblim jo më shumë se 3 paga mujore. Ju edhe i rrihni, dhe as i lini të qajnë. Le pastaj kur merrni në telefon gjyqtarët që të mos guxojnë t’u japin të drejtë hallexhinjve kundër qeverisë. Ka gjyqtar që nuk e kupton se me reformën në drejtësi kur testuesit qeveritarë do i marrin në provim, nuk është shumë e mençur të mos ia dëgjosh fjalën qeverisë? Përndryshe del në rrugë si nëpunësit civilë.

A dini se ata që nuk janë nëpunës civilë por kanë kontratë pune sipas Kodit të Punës, kanë të drejtë të përfitojnë deri në 12 paga mujore? Pra këta qenkan më të mbrojtur se nëpunësit civilë. Ky është absurd!

Projektligji i sotëm është i pafat. Madje ka edhe qeverinë kundër. Fundja është kompetencë e Kryeministrit që ta shkërmoqë ligjin e Shërbimit Civil, jo e deputetëve.
Propozuesit kërkojnë që stafi i ERE-s të përjashtohet nga ligji i shërbimit civil. Pra të kenë kontrata me Kod Pune. Qëllimi i i propozuesve mund të jetë pozitiv, kërkohet që rregullimi ligjor për ERE-n të lejojë kapacitete më të mira. Por Shërbimi Civil është sistem garantist dhe duhet të mbrojë sa më shumë. Mesa duket, inisiatorët e kuptojnë që ligji nuk garanton më asgjë, dhe meqë barka e shërbimit civil po mbytet, të shpëtojë kush të mundet.

Fundja, po u rregullua statusi i tyre me Kod Pune dhe jo me këtë mishamashin e shërbimit civil, do kenë shans të marrin më shumë para dëmshpërblim po i hoqën nga puna.

Por problemi është  tjetër. Si mund të pranojë qeveria që listën e përjashtimeve nga Shërbimi Civil t’ia shtojnë deputetë të thjeshtë?! A e dini ç’gërmë e nenit do të ishte ky përjashtimi për ERE-n nëse miratohet sot? Gërma “ll”. Nga gërma “a” tek gërma “ll” janë plot 17 gërma. Pra 16 përjashtime i ka bërë qeveria. 16 institucione apo sektorë të administratës. Disa me të drejtë, por shumica për të lënë nëpunësit pa garanci.

Ore, po c’farë ka mbetur më në Shërbimin Civil? Çfarë mund të hiqni ende. Se po i mbetet vetëm titulli ligjit se nuk po ka më sektor administrate ku ta zbatojmë atë ligj. E keni bërë ligjin si proshutë, feta feta, dhe në fund vetëm spango që e mban varur në tra po i mbetet.

Nejse, ata që po ikin nga puna, dhe ata që kanë ikur më parë, nuk duan t’ia dinë as për argumentet ligjore, as për institucionet që përjashtohen apo jo, dhe as duan t’ia dinë për moton makiavelike të Kryeministrit “hiq nga puna kundërshtarët dhe punëso militantët e tu”.

Ata janë duke pritur fundin e strofës që fillon me vargun “Në ato maja rripa-rripa”.


Fjala në kuvend e deputetit të PD, Oerd Bylykbashi, 15 Tetor 2015

Read More
15 Tet
0

Investimet nga ana e qeverisë janë shumë të ulta

Faleminderit drejtuese e seancës.
Të nderuar kolegë.
Te nderuar qytetarë.
Para se të filloj diskutimin për projektligjin që po diskutojmë dua te mbështes fermerët e Devollit që organizuan një protestë paqësore e me leje te rregullt. Këtë protestë deshën ta pengonin për një makine me mallra vendi.
Jo të dashur pushtetarë devollitët kishin ardhur per te kerkuar vëmendje per atë, se përvec shume halleve që kanë, duan te sigurojnë bukë per familjet e tyre.
Dua të tërheq dhe unë vëmendjen se edhe në Shkodeër, si në Devoll, ka mungesë totale në mbështetjen e fermereve. Në qarkun tone nuk ka asnje lloj subvencioni. Investimet nga ana e qeverisë janë shumë të ulta, ku në total per në gjithë qarkun tonë kapin shifrën 400 mije euro.
Tani per projektligjin.
Projektligji “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha insitucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë tituj shkencorë” i sjellë për diskutim në parlament na paraqitet si një amendim shtesë i reformës së pensioneve të ndërmarra nga qeveria.
Ashtu si dhe vetë reforma në përgjithësi, e cila nuk pritet të përmirësojë situatën e pensionistëve aktualë dhe përfituesve në vitet që do të vijnë, edhe ky amendim nuk vjen për të rritur pensionet, por kontributet për  punonjësit  me tituj shkencor të institucioneve të arsimit të lartë, atyre kërkimore shkencore dhe Akademisë së Shkencave. Në  relacionin e qeverisë thuhet se përmes këtij projektligji synohet  harmonizimi i efekteve financiare që vijnë si rezultat i përfitimeve suplementare të personave me tituj shkencorë, me qëllim lidhjen më të mirë mes kontributeve dhe benefiteve, si dhe reduktimin e subvencioneve buxhetore për financimin e kësaj skeme, duke ndryshuar përkatësisht nenet, 2, 4, 5, 7, 8, 10 dhe 14 të ligjit të 2009. Sipas ligjit ekzistues, ndryshe nga punonjësit e administratës publike punonjësit me tituj shkencor në institucionet e sipëpërmendura u bënë subjekt i perfitimit të pensioneve suplementare. Në këtë ligj u përcaktua një kontribut shtesë 3,5%, i cili është 0.5% më i lartë se i specialistëve të administratës publike dhe 0.5% më i ulët se sa i drejtuesve në administratën publike, duke ruajtur edhe një ekuilibër logjik sipas pagave përkatëse. Ligji ekzistues i vitit 2009 e përcaktonte masën e kontributit për personat me tituj shkencorë të punësuar në institucionet publike në masën 3.5% të pagës referuese, ndërsa tani  ky kontribut kërkohet të rritet në 5%. Njëkohësisht ligji bën disa rregullime teknike dhe fut në skemë edhe punonjësit kërkimorë-shkencorë që kanë tituj alternative të barasvlefshëm me titujt akademikë “Profesor” dhe “Profesor i Asociuar”.
Pra siç shihet, qëllimi mbetet reduktimi i subvencionit shtetëror për këtë kategori përfituesish të cilët përbëjnë sipas raportit të qeverisë vetëm 595 përfitues dhe ka  aktualisht 510 kontribues. Po sipas relacionit, mësohet se më të ardhurat nga kontributet mbulohen vetëm 27% e shpenzimeve të skemës dhe buxheti i shtetit mbulon përmes subvencioneve pjesën tjetër prej 73%.
Në pamje të parë duket se ky amendim ka një logjikë të pranueshme ekonomike që shkon drejt shkurtimit të parave që derdh shteti, pasi numri i kontribuesve aktualisht është më i vogël se i atyre që përfitojnë.  Por vështruar në raportin e asaj fryme që gjoja po synohet të realizohet përmes kësaj skeme, nuk është balancimi mes kontributit të individit dhe përfitimit të tij në të ardhmen, por i rritet nga 3.5% në  5%, vetëm kontributi, çka mund të përkthehet se sot -ti punonjës me titull shkencor, paguan më shumë sigurime nga paga jote, jo me qëllimin që nesër do të kesh një pension më të mirë, por duhet të të marrim më shumë që të paguajmë këto që janë në pension se duam të qesim më pak para nga arka e shtetit. Një logjikë të tillë nuk e ndeshim në asnjë vend të Bashkimit Evropian. Kudo, duke përjashtuar pensionet private, shteti është subvencionuesi kryesor i pensioneve dhe skema e tyre gjithnjë llogaritet në politikat sociale.
Ajo çfarë të bën tjetër përshtypje në këtë ndryshim të ligjit mbi pensionet suplementare është pritshmëria financiare e cila sipas përllogaritjes të relatorëve duhet të jetë afro 5 milionë lekë. Një shifër kjo që duket jo vetëm e vogël, por edhe mjaft qesharake duke pasur parasysh skandalet e ryshfetmarrjes, korrupsionit dhe abuzimeve deri në 600 milionë euro me CEZ-in. Duke u nisur nga kjo mund të shihet qartë se raporti kontribute-subvencione nuk ndryshon shumë, pasi siç e thamë kontribuesit e sotëm të kësaj kategorie janë vetëm 510 vetë, pra  kjo rritje nuk e përmirëson skemën, por rëndon vetëm kontribuesit e sotëm. Madje ky grup me rritjen e kontributit në nivelin 5% nga ky ndryshim në ligj, paguan më shumë edhe se vetë drejtuesit e administratës publike të cilët e kanë kontributin në nivelin 4%.
Mendoj se mjafton vetëm kjo pikë për të parë se këto ndryshime ligjore nuk ecin aspak në harmonizim me reformën e pensioneve. Madje në këtë këndvështrim, kur paguan më shumë se të tjerët që i takojnë së njëjtës kategori pagash, padyshim që nuk shkon drejt harmonizimit të pritur, por merr ngjyra diskriminues. Mund të quhet pa frikë diskriminues, pasi rrit kontributet e sigurimeve shoqërore për punonjësit e Universiteteve në një nivel më të lartë se administrata publike. Kjo rritje e kontributit në 5 %, tani, e shndërron të drejtën e marrjes së pensionit suplementar, në blerje të tij.
Nga ana tjetër edhe koha kur vijnë këto ndryshime ligjore të bëjnë ti mendosh këto amendime si paragjykuese, si një lloj hakmarrje ndaj punonjësve akademikë. Pasi, pikërisht ato që goditen nga ky ndryshim ligjor janë  punonjësit e Universiteteve, dhe kjo bëhet në momentin kur ata kontestuan dhe kundërshtuan ligjin e ri të arsimit të lartë që miratuat sërish me forcën dhe arrogancën e kartonave tuaj si mazhorancë.
Mesa duket edhe këto ndryshime ecin në frymën e politikave të kësaj qeverie, që si vizion të  vetëm politik dhe zgjidhjet fiskale i gjen duke rënduar qytetarët.
Ndryshimet që u bënë vitin e kaluar në ligjin e pensioneve u shitën si reformë, por në të vërtetë ishin disa amendime të ligjit mbi koncepte politike që uljen e pensioneve e shesin për rritje.
Reformat e pensioneve gjithmonë parashikojnë efekte për 50 – 70 vite të ardhshme dhe ato duhet të miratohen me konsensus, sepse më shumë se politika ekonomike, pensionet janë mirëfilli politika sociale, ku shteti mbron dhe paguan moshën e tretë, sipas parimit kushtetues.
Por qeveria e majtë  uli pensionet e reja dhe bllokoi rritjen e atyre ekzituese. Prej 2 vitesh pensionet janë ulur të paktën 15% mbasi inflacioni ka qenë rreth 2%,  ndërsa çmimet e mallrave bazë të konsumit janë rritur 6-8% në vit.
Prandaj mendoj se duhet votuar kundër këtyre ndryshimeve ligjore, pasi shtërngimi i masave fiskale, rritja e taksave, po e tregojnë se nuk janë aspak zgjidhja e duhur ekonomike, madje përkundrazi po bëjnë të kundërtën, po thellojnë dhe po e zgjasin krizën, dhe po vrasin shpresën e shqiptarëve duke prodhuar vetëm eksod.


Fjala në kuvend e deputetes të PD, Irma Kopliku, 15 Tetor 2015

Read More
15 Tet
0

Të gjithë të barabartë para ligjit, por disa më të barabartë

Ka shumë gjëra që i ndajnë forcat tona politike, siç e fundit është normale për politikën në përgjithësi, por të paktën deri më sot çështjet Europiane na kanë bashkuar. Gjatë këtyre viteve, thuajse të gjitha qeveritë janë përpjekur që të përfshijnë në axhendat e tyre politike integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Padyshim disa e kanë bërë këtë me më shumë retorikë se sa me vepra, e të tjera kanë pasur më pak fantazi në publicitet dhe më shumë vullnet në vepra.

Në këtë përpjekje prej dy dekadash nga ky parlament kanë dalë ligje që janë në përputhshmëri thuajse të plotë ose të pjesshme me ligjet e bashkimit Evropian. Kjo jo vetëm si mënyrë për të shprehur vullnetin tonë politik se jemi pro integrimit, por edhe si një dëshmi edhe dakordësi e vlerave që këto ligje përfaqësojnë për shoqërinë. Si një besim se legjislacioni europian është ai që siguron një dinjitet dhe një besim të shoqërisë ndaj pushtetit.

Me sa duket, kjo filozofi dhe perceptim për ligjin dhe raportin tonë me Bashkimin Europian ka filluar të rrëshqasë në një humnerë që nisi si pa pritur e pa kujtuar duke i vënë shqelmin atij pakti të gjerë për ligjin e nënpunësit civil. Pjesë e kritereve të Komisionit Europian për hapjen e negociatave! Që vazhdoi me të bërit të paditurit kur vjen fjala për dekriminalizimin, reformën në drejtësi e kështu me radhë.

Veprime që dëshmojnë më së miri ligjërimet e një kryeministri që do të bëjë interesantin ndaj Europës, megjithëse populli të cilin ai ka marrë përsipër ta përfaqësojë dhe ta qeverisë mendon tërësisht të kundërtën e tij. E për këtë të fundit dëshmitarë janë ato qindra e mijëra shqiptarë që largohen përditë nga kjo anija e përmbytur drejt Gjermanisë. Veprimet e qeverisë që përputhen tërësisht me ligjërimin kryeministror kanë arritur deri në pikën e krijimit të ligjeve apo ndryshimeve ligjore që janë tërësisht të papërputhshme me legjislacionin e BE-së si dhe këshillat e saj.

Ligji mbi Inspektimin Financiar, që sot është në rendin e ditës, është një shembull i qartë i materializimit të ligjërimit kryeministror, e të kësaj mendësie. Për të qenë më konkret, funksioni i inspektimin financiar ekzistues është rregulluar me asistencën e BE-së, e kolegë deputetë më të vjetër se unë në këtë sallë besoj se e dinë më mirë se unë këtë fakt. Mirëpo ndonëse është një funksion që nuk ka hasur në probleme e ka funksionuar më së miri përsëri po ndryshohet. Por ky ndryshim nuk vjen në favor të përputhjes së këtij ligji me standartet e BE-së, ndonëse qeveria përdor argumentet e saj në raportin e paraqitur, kjo sepse këto ndryshime vijnë vetëm si qëllim për të fryrë numrin e të punësuarve në shtet.

Si pasojë, ndryshimet do të reflektojnë një rritje të burokracisë dhe presionin mbi të punësuarit në këto sisteme. Rezultati i këtyre ndryshimeve do të sjellë kthimin e njësisë ekzistuese nga një njësi koordinimi në një njësi inspektimi, duke rritur artificialisht dhe në mënyrë të pakuptimtë burokracinë e mbi të gjitha duke qenë në kundërshti me BE-në dhe sugjerimet e saj. Duke denatyruar funksionin kryesor të saj e duke e kthyer dhe këtë në një shkop në dorë të ministrave për të gjuajtur ata që nuk i pëlqejnë.

Prandaj sot kemi një ligj që nuk është jo vetëm në përputhje me ndonjë kritikë apo përputhshmëri me këshillat e BE-së, por që është një prurje e pakuptimtë që do të na sjellë më shumë burokraci dhe më pak efektivitet. Por duket se kjo është gjëja e fundit që mund t’ju shqetësoj disave prej jush, ndoshta edhe shumicës së një mazhorance që duket se e ka humbur atë fillin e logjikës që duhet të ketë gjithsecili prej nesh.

E fundja ne sot këtu diskutojmë disa ndryshime që shumë prej jush mund t’iu duken teknike, e kur çdo gjë po shkon keq në këtë vend pse duhet të shqetësohemi që edhe inspektimi financiar po shkatërrohet?! Kur nuk ju bën përshtypje që të ardhurat muaj pas muaji po bien, e kur ju shtoni presion të ardhura vazhdojnë bien. Kur trau i doganës jo vetëm që nuk ulet më po nuk ka mbeturë maune e kamion pa kaluar kurse të ardhurat mbeten po me minus. Kur vetëm dy muajt e fundit keni një msorealizim prej 50 mln usd, kur keni rritur numrin e kuponave tatimore por vlera për kupon ka rënë me një të tretën, kur nuk po lihet shërbim pa u dhënë me koncesione abuzive kur tendera publikë u jepen ministrave e miqve të tyre.

Çfarë mund të jenë disa ndryshime në funksionimin e sistemit të isnpektimit financiar? Sigurisht jo një dëm ëaq i madh krahasuar më këto bëma të qeverisë, por mënyra se si sistemi po ndryshon, mënyra se si çdo isntitucion po kapet, se si çdo mekanizëm thjesht po përdoret për të gjuajtur e goditur ato që nuk e mendojnë si ty është e frikshme.

I mbushni, bizneset në gjoba për të shpëtuar lëkurën e drejtorëve që keni vendosur në krye të agjencive më të rëndësishme qeveritare. I mbushni në gjoba qytetarët që mezi nxjerrin bukën e gojës dhe nuk ju ndjehet zëri kur drejtoresha e tatimeve abuzon me thuajse 10 milion euro tender. Më e bukura është që mirë se ka harxhuar si të ketë dëshirë 10 mln euro por nga ana tjetër produkti që ka nxjerrë është një faqe interneti që nuk funksionon as në kriteret më minimale. E për shkak të këtij abuzimi shumë biznese ose detyrohen të kthehen në forma primitive për të dorëzuar bilancet ose nga krahu tjetër mbushen me gjoba.

Nuk mund të pres të jeni të ndjeshëm ndaj këtij ligji, kur prej askujt nuk dëgjova të flitej një fjalë për akuzën që KLSH i ka bërë një ish drejtori të OSHEE. I cili është akuzuar nga KLSH se ka abuzuar me 9.7 milion euro në blerjen e energjisë elektrike ndërkohë që shumica prej jush ishin luftëtarë të paepur ndaj vjedhjes që ju bëhej shqiptarëve në energjinë elektrike. Po sot ku janë këto luftëtarë të paepur të barazisë përpara ligjit? Ku janë fjalimet pompoze se shteti nuk ndalon para asgjëje?

Ndërkohë që oratorët e zotë të kësaj qeverie kanë filluar të heshtin, shqiptarët jetojnë në një Shqipëri të varfër, e këtë ua thonë shifrat e INSTAT të Kryeministrit, i cili ju tregoi atë që opozita dhe aktorë të tjerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë u kanë thënë. Ju dëshmoi se konsumi ka rënë  me 3.16% në tremujorin e dytë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Duke ua përplasur në fytyrë të vërtetën që për një kohë të gjatë e mohonit, duke ua thënë edhe një herë se nuk keni as rritje të konsumit dhe as një jetesë më të mirë.

Shqiptarët sot po kursejnë dhe po shpenzojnë më pak edhe për mallrat jetikë, ato janë të detyruar të shpenzojnë më shumë vetëm në ato mallra që nuk mund t’i shmangen. E juve pikërisht si një qeveri xhandarësh rrisni çmimin e këtyre të mirave dhe shërbimeve, siç bëtë me çmimin e energjisë elektrike, me tarifat e shkollimit madje edhe me taksat të cilat në versionin e tyre neto kanë patur një impakt negativ prej 5.12%.

Sot Shqipëria nuk është më një vend që përpiqet të luftojë për të nxjerrë qytetarët e saj në një jetë më të mirë, përkundrazi është një vend që ka zgjedhur të luftojë si Don Kishoti me mullinjtë e erës. Jemi një vend që kemi zgjedhur të mbulojmë defiçitin e stërmadh buxhetor, që na vjen si pasojë e pazareve në poste të larta drejtuese me një betejë të pamëshirshme ndaj bizneseve të vogla. Të gjithë e dimë ku çalon puna dhe hiqemi sikur nuk e kuptojmë problemin, si e si për t’i shmangur problemit.

Jo më larg se pesë ditë më parë, ministri i ekonomisë ka qenë në një tryezë me aktorët ekonomikë ndërkombëtarë. Të cilët nuk i thanë asgjë më shumë se sa ajo çfarë opozita ka thënë në këtë sallë kuvendi. Ato i përsëritën qartazi se historia e kërbaçit dhe gjasme të bërit shtet nuk e ndihmon biznesin e rrjedhimisht as ekonominë edhe as nuk shëron plagën e një buxheti që me zi mbushet me të ardhura.

I përsëritën se sot e kësaj dite, biznesi është vendosur në një klimë tmerri nga një qeveri që nuk ka fuqinë për të dënuar ato që korruptohen më kollaj. Biznesit i duhet të mbyllë qepenat jo sepse shteti do të bëjë shtetin por sepse ky i fundit ka vendosur të bëjë xhandarin me të dobëtin duke mos folur aspak për ato që i vjedhin paratë e qytetarëve shqiptarë nën hundë.

Për pasojë, qytetarët e Vlorës dhe Fierit do të përmbyten sepse qeveria që pretendon se ka edhe sot e kësaj dite votat e tyre i ka shkurtuar me 25% fondet për infrastrukturën e kullimit. Qytetarët e këtyre zonave nuk mundën dot të përfitonin sepse qeveria qe e paaftë që të mblidhte paratë e kontrabandës së cigares dhe naftës. Zonat rurale të këtyre bashkive të mëdha, nuk mundet të përfitonin nga  2 miliardë lekë që ishte fondi fillestar në buxhet për infrastrukturën e Ujitjes dhe Kullimit sepse qeveria socialiste nuk mundi dot të ndalonte abuzimin me fondet publike të drejtoreshës së tatimeve.

Sot jemi më pak të sigurtë në biznes, në konsum dhe madje edhe për shëndetin tonë. Ironikisht, qeveria e shëndetësisë falas vazhdon të mbushë gazetat dhe mediat me një reformë shëndetësore që po bën namin kur në fakt përballë nesh shohim vetëm tendera abuzivë. Shëndetësia falas na është kthyer në një paketë të re kostosh për qytetarët që u duhet të paguajnë për barnat kurse Ministria e Shëndetësisë ka dështuar të sigurojë ilaçe të mjaftueshme për skemën e rimbursimit.

Por kjo nuk është problem sepse ministri i shëndetësisë nga ana e tij ka mundësuar që ish kompania e tij të fitojë tendera me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Pak rëndësi ka nëse shqiptarët paguajnë më shumë për ilaçet e tyre, nëse ato nuk marrin shërbimin e kërkuar në spital apo nëse transportohen nga mjekët e urgjencës në mjete rethanore. Me rëndësi është që ministri të jetë i qetë në punën e tij dhe të ketë mundësinë të fitojë tendera sidomos ato të cilat janë tendera të drejtë për drejtë.

Duket se të gjitha sa më sipër janë paketa e plotë rilindase e vendosur në funksion të qytetarëve. Arsim Publik Fals, Shëndetësi False dhe një qeveri që mbush xhepat e qeveritarëve, prodhuat parrullën e famshme të Oruell “Të gjithë të barabartë përpara ligjit por disa janë edhe më të barabartë”

Prandaj, sot nuk është më çështja nëse juve po qeverisni mirë apo keq sepse bëmat me të inkriminuar në parlament dhe me të korruptuar në qeveri të cilët ju i mbuloni duke arrestuar të pafajshëm, janë një argument i qartë për këdo që do të shohë. Çështja sot është se ne kemi një qeveri që përmes publicitetit fals jo vetëm po gënjen shqiptarët se po ndërton shtet por mbi të gjitha po gënjen dhe veten e saj për këtë, e kjo është më e rrezikshmja.


Fjala në kuvend e deputetes të PD, Jorida Tabaku, 15 Tetor 2015

Read More
15 Tet
0

Beqaj te japë Dorëheqjen para se ta largojnë me turp

Fillimisht, kam disa pyetje për Ministrin Beqaj:
-Cili ishte kriteri që znj. Bello u emërua si kryemafmaciste në Ministrinë e Shëndetësisë në kohën që ajo nuk ka kaluar asnjë provim shteti dhe nuk e ushtron dot profesionin e farmacistit??
-Cili ishte kriteri dhe arësyeja që z. LEvani emërohet nga ju Drejtor I PËrgjithshëm I Agjensisë Kombëtare të Kontrollit të barnave e pasi e hoqët që ndej se u zhut ën afera dhe abuzime, e thirrët më një sms nga Amerika për ta emeruar Drejtor të Rimbursimeve në Fondit e Detyrueshëm te Sigurimeve Shëndetësore, në qendrën e abuzimit, korrupsionit vjedhjes së fondeve publike??
-A e keni lexuar shkresën qe Glaxo ka dërguar në Ministrinë e Mirëqenies që lajmëron pushim kolektiv të punonjësve të tij? Pushoi të gjithë punonjësit dhe mbajti vetëm një pafëqësi të vogël. NË nuk kemi thënë asnjëherë që barnat e Glaxo nuk qarkullojnë në tregun Shqipëtar. A e dini që arësyeja pse Glaxo ka ikur është pikërisht situata ekonomike dhe politikat që ju keni ndërmarrë këto dy vitet e fundit??
-A I këni bërë ju telefon përsonalisht disa depove farmaceutike duke ju lutur që të futeshin në tenderin e barnave spitalore, pasi dështoi 3 herë pprej mungesës së interest?? Sepse ju cmimet e ilaceve I keni ulur ne mënyrë abuzive, pa I negociuar me kompanitë. A I keni premtuar atyre favour të tjera në këmbim të kësaj??
-Meqenëse jeni krejt të paaftë për atë që ju është caktuar të bëni, nuk merrni mundimin të bëni as ca llogari të thjeshta fare që nxjerrin zbuluar mashtrimin tuaj të madh me kursimin prej 70 mln dollarësh prej ilaceve. A e dini ju që xhiroja totale vjetore e qarkullimit të barnave është rreth 150 milion dollar.  Vetëm barnat që rimbursohen kushtojnë rreth 80 milione dollarë në vit. 70 mln dollar enkan kursyer sipas Ramës dhe Beqes. Pra, I bie që e gjithe vlera e qarkulluar në një vit ka shkuar për të mbuluar listën e barnave, me këtë llogjikë qeveria ka harxhuar 0 lekë për barnat spitalore, dhe farmacitë kanë tregëtuar 0 lekë barna.
Të nderuar kolegë,
Asgjë nuk e vë në pikëpyetje historike, jashtë shinave të ligjit dhe kushtetutës një parlament, sesa një ligj i rrezikshëm për interesin kombëtar.
Sot, si kryetare e komisionit të cështjeve sociale dhe shëndetësisë, por më së shumti si nënë e dy vajzave të vogla e kam shumë të vështirë dhe të trishtueshme përballjen me këtë ligj.
Si qytetare nuk besoj më prej dy vitesh tek shteti dhe ky parlament që nuk mbron asnjë interes timin dhe të asnjë qytetari tjetër të kësaj republike.
Sot, ju po bëheni firmëtarë të rrezikut që i kanos për vdekje qytetarët shqiptarë. Ligjin që keni sjellë nuk e keni dokumentin e mbrojtjes së jetës, por të kërcënimit të saj; nuk e keni ligjin e të mirës publike por të mirëqënies vetjake. Ky nuk është i tregut të lirë por i monopoleve që mbron klanet dhe interesat e KM, ministrit dhe të qeverisë.
Ky nuk është ligj që reformon por deformon dhe cënon rëndë sistemin.
Me këtë ligj ju vulosni përfundimisht me damkën e turpit te megakorrupsionit dhe të antligjshmërisë të kësaj maxhorance që punon për pushtetin e krimit dhe jo shtetin e qytetarëve. Ndaj, ju kërkoj që ta tërhiqni atë.
Sot shëndetësia është në ditën e saj më të zezë, në një agoni gati pa kthim për vetë pasojat e pariparueshme që po sillni për këtë sektor jetik të vendit. Ministri flet për reforma, por shifrat dhe faktet flasin për korrupsione dhe monopole të rrezikshme, flet për dixhitalizim kur cdo gje shkruhet e preket me dorë e diagnostifikohet me sy e veshë, flet për shmangie radhash e procedurash por shkoni një ditë në QSUT dhe radhat e kohës së Enverit do ju duken hicgjë. Spitalet të vijnë si dezha vy skenash të filmave në luftën e parë dhe të dytë botërore.
Kemi dëgjuar ditët e fundit deklaratat mjerane të Ministrisë së Shëndetësisë në përgjigje të dekaratave denoncuese të PD për aferat korruptive në shëndetësi. Kemi folur me fakte të cilat I kemi bërë publike dhe I kemi kërkuar në cdo rast prokurorisë të hetojë.
Thoni në deklaratat tuaja që ju keni prishur klientelizmin dhe monopolet e dikurshme. BRAVO nëse e keni bërë këtë. Por pse nuk I denonconi?? Cojini në prokurori. Atëherë po do na tregoni që nuk është sulmi mbrojtja më e mire për ju, por që juve vërtetë po bëni atë që duhet e për të cilën ju u votuat.
Thatë dje se në ju paskemi inat se po bëni reformat në shëndetësi…Në mos qesharake, kjo është deklaratë e turpshme ardhur pikërisht prej jush… Nuk besoj se ka një familje shqiptare që nuk e ka provuar mbi supe apo edhe me jetë reformën e zhvatjes kudo e me sa të munden në cdo fushë të shëndetësisë.
S’ka familje në shqipëri që të mos jetë rropatur spitaleve, qëndrave shëndetësore e s’ka mundur të marrë shërbimin e mjekimin që I takon e kanë nevojë. Ka nga ata që në dëshpërim për të siguruar ilace edhe janë larguar nga kjo jetë pa munduar ta marrin atë, pikërisht prej babëzisë dhe makutërisë skandaloze Ministrit Beqaj.
  • Po për cilën reformë flisni ju Z. Beqaj?? Për check up falas??? 120 mln euro në xhepat e klientes suaj, sigurisht transit për në xhepat tuaja e të shefit tuaj??? Pse nuk keni pasur guximin ti shpjegoni shqiptarëve pse në abuzim total me procedurat e tenderit ju zgjodhët pikërisht atë që tregëton duhan e alkool që të bëjë check up për parandalimin e sëmundjeve që shkaktohen nga duhani dhe alkooli?? Cilin kriter plotësonte për ju??? Sigurisht jo mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Por jam ë sigurt që lidhet me pjesën e këtij fondi që kalon direct për kompaninë tuaj INTECH+ si nënkontraktor për informatizimin e procesit…
  • Për cilën reformë flisni kur me check up tuaj të famshëm të shëndoshët po I nxirrni të sëmurë dhe anasjelltas???
  • Për cilën reformë flisni ju z Beqaj kur Fondin Sigurimeve të Detyrueshme Shëndetësore e keni shndërruar në agjensinë e më të korruptuar ku vidhen miliona e askujt nuk I hyn gjemb në këmbë se kanë mbrojtjen tuaj direkte a[p të disa deputetëve të tjerë?? Pse ende sot nuk ka asnjë të dënuar dhe asnjë masë administrative për 7 mln euro rimbursim recetash fictive???
  • Për cilën reformë flisni ju apo për skandalin e insulinave apo ilaceve të tjera të shtrenjta të cilat ja rimbursoni një depoje të vetme e cila paguan haracin tek ju??? Fiktiviteti i faturave të lëshuara prej kësaj depoje, (jo vetëm për Insulinat), rezulton të jetë një shifër e frikshme, të cilën do jau bëjmë publike shumë shpejt, por sot po sjell në vëmendjen e publikut shqiptar presionin e e madh të strukturave shtetërore ndaj prokurorisë për mbulimin e kësaj megavjedhje.
  • Për cilën reformë flisni ju kur I keni rimbursuar të njëjtës depo vetëm për një bar Ketosteril në një shumë prej 2 mln dollarësh kur në 18 muaj asnjë kuti KEtosteril nuk ka hyrë në këtë depo???
  • Për cilën reformë flisni ju kur të gjitha tenderat për barnat spitalore, shumica me prokurim të drejtpërdrejtë zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë, janë fituar nga sponsorët e pastisë klientët apo miqtë?? Po si e paskeni hequr ju monopolin dhe klientelizmin në farmaceutikë??
  • Për cilën reformë flisni ju? Për laboratoret që po ja jepni klientit të rradhës pas pazarit të rradhës?? Duke shkatërruar kështu zinxhirin e proceseve shëndetësore e duke cënuar edhe sigurinë kombëtare??
  • Apo për dializën dhe sterilizimin (rreth 200 mln euro të tjera) që sigurisht shkojnë te ata që ju japin pjesën më të madhe ju, pazarin e rradhës. E vërtetë që ne e nisëm dializën, dhe e bëmë shumë mirë. Por ne ja dhamë spitaleve dhe ata vetë e bënin pagesën për dializën sipas nevojave. Ndërsa ju, me oreksin tuaj të pafre e centralizuar dhe e morët vetë të gjithë tenderin, për tja dhënë një klienti të vetëm…
  • Apo e quani reformë mamografitë e levizshme, me të cilat u tallët dhe mashtruar për një vit gratë që qëndruan në rradhë për një mamografi “falas”por që kurrë nuk morën asnjë përgjigje…ende pas një viti ato nuk dinë nëse janë të sëmura apo jo? Nëse kanë kancer gjiri apo jo??
  • Apo për listën e barnave të rimbusrueshme e tëra dhe e bëra në shërbim të lobeve pranë qeverisë??
  • E kështu mund të vazhdoja shumë gjatë….me aferat dhe skandalet në ministrinë tuaj të drejtuara dhe dirigjuara prej jush…
Të nderuaur kolegë,
Para disa ditësh një grua humbi jetën pasi ju refuzua shërbimi në QSUT me preteksin që nuk kishte mjekë në ëeekend…Humbja e kësaj jete është përgjegjësi direkte e juaja z. Ministër, e për këtë ju bëjmë fajtor!!
Dje mora mesazh nga një mikeshë e cila më njoftonte me shqetësim që mungojnë insulinat në Durrës. Të tjerë qytetarë ankohen se insulinat nuk ju bëjnë asnjë efekt.
Para pak ditësh një nënë që e kishte të pamundur pagesën e ilaceve të shëndetit mendor për bijën e vet më tha “A kanë shpirt këta qeveritarë, a kanë fëmijë këta burra dhe gra të qeverisë dhe parlamentit??
Këto janë pyetje që të sjellin menjëherë në mend pyetjen që e ke të pamundur ti përgjïgjesh me të shpejtë: “a ia vlen të merresh me politikë në këtë Parlament, ku ka humbur cdo funksion dhe orientim cdo ndjesi të përfaqësimit të shqiptarëve?? Për cfarë jemi ne sot këtu, për cfarë duheni ju zotërinj ministra, ti ministër i shëndetësisë kur ilacet për jetën nuk arrijnë të merrën se mungojnë në treg apo nuk I paguajnë dot, kur ilacet nuk bën efekt sepse janë fallco e të skaduara.
A ka parime, a ka norma në fund të fundit morale, mbi të cilat duhet të udhëhiqet diskutimi ynë??
Ku përfundoi shëndetësia falas kolegë të mazhorancës me të cilën ju manipuluat edhe votuesit pse jo të PD, pasi kur vjen puna tek shëndetësia kurimi falas bëhet një joshje e parezistueshme sociale e jo më politike.
Të nderuar kolegë të maxhorancës, ju kërkoj të mos e votoni ndryshimin në ligjin e barnave që banda e tenderave publikë e risolli me urgjencë në Kuvend, për të pastruar me paratë e shqiptarëve bodrumet e Ballkanit, të mbushura me ilace false dhe të skaduara.
Vetëm para një muaji Komisioni Europian me kërkesë të Agjencisë Europiane të Medikamenteve (EMA) ndaloi tregtimin në Evropë të afro 700 medikamenteve të skaduara, pas hulumtimit se një kompani farmaceutike në Indi kishte manipuluar  të dhënat e tyre klinike.
Por çfarë ndodh në Shqipëri, në vendin kandidat për në Bashkimin Europian ?!
Një pjesë e 700 barnave të ndaluara nga Komisioni Europian, tregtohen ende në farmacitë e vendit, dhe Ministri nuk bën asgjë se merret me rrëmbimin e tenderave… S’janë pak, 28 tendera në 22 muaj… Por ëshët alarmante që ende qarkullojnë në treg barna fallco dhe Ministri thotë që nuk qrkullojnë. Ja ku është lista e barnave fallco që janë ndaluar të futen në BE. Ne si opozitë kemi bërë edhe punën tuaj. Merre listën z. Ministër dhe jep urdhër që ato të ndaalohen në treg. Janë barna që përdoren për hypertension, epilepsy, alergji, antibiotikë etj. Pra shumë të nevojshëm për qytetarët. Këto barna, nëse vazhdojnë të qarkullojnë, rrezikojnë shendetin e popullatës.
Mendoni pak të nderuar kolegë kur 700 barna kalojnë edhe filtrate e vendeve më të zhvilluara të BE, si mund të futen ato fare lirshëm në Shqipëri ku nuk ka asnjë filter, s’ka kapacitete e nuk ka dëshirë dhe vullnet për ta bërë.
Të nderuar kolegë,
Qeveria e Tiranës nuk ndalet në praktikat korruptive. Nën ndikimin e sponsorëve të saj, kërkon të heqë tani, me këtë ndryshim çdo element sigurie të medikamenteve, duke lejuar tashmë me ligj tregtimin e barnave false dhe të skaduara.
Arsyetimi i Qeverisë se ligji duhet të ndryshohet sepse bie ndesh me marrëveshjen e CEFTA-s është thjesht mashtrim i pastër, aq më tepër kur paaftësia bashkohet më servilizmin e tepruar që edhe justifikimet I sjellin madje pa lexuar farë dokumentat të cilave ju referohen. MEqenëse zotërinj të ministrisë se ekonomisë, ju na sollët si referencë CEFTAn, po ju lexoj nenin 17 të kësaj marrëveshjeje që thotë:
“This Agreement shall not preclude the prohibition or restriction on imports, exports, or goods in transit justified on grounds of public morality, public policy or public security, the protection of health and life of humans, animal or plants, the protection of national treasures possessing artistic, historic or archaeological value, protection of intellectual property or rules relating to gold or silver or the conservation of exhaustible natural resources, if such measures are made effective in conjunction ëith restrictions on domestic production or consumption. Such prohibitions or restrictions shall not, hoëever, constitute a means of arbitrary discrimination or a disgui sed restriction on trade betëeen the Parties”
Pra Neni 17 I marreveshjes shpreh qarte ‎që CEFTA nuk tejkalon ligjet e nje vendi kur behet fjalë për mbrojtjen e shëndetit publik.
Propozimi I PD është që barnat që prodhohen apo që hyjnë në Shqipëri (nga cdo vend I botës), të certifikohen në bazë të standarteve ndërkombëtare (EMA, FDA) dhe kjo s’do të sillte asnjë pengesë që ato te qarkullojne ne Shqiperi, pra nuk bije ndesh aspak me CEFTAn.
Në kushtet kur në Shqipëri Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Paisjeve Mjekësore, nuk ka as teknologjinë as kapacitetet njerëzor për të bërë kontrollin dhe analizën e cilësisë, sigurisë dhe efikasitetit të barnave, ligji ekzistues është një filter i domosdoshëm për barnat që importohen nga Ballkani.
Unë ju kërkoj që ta tërhiqni e të mos e votoni këtë ndryshim.
Të nderuar kolegë,
Vjedhja miliona euro me recetat e rimbursueshme, dosja “insulina” abuzimi çnjerëzor me të sëmurët kronikë dhe tenderi “si je”…janë vetëm një pjesë e bilancit korruptiv në kabinetin “shëndetësia”
Falas,  Shëndetësia dhe fondi i saj i është dhënë vetëm Ministrit të Shëndetësisë. 28 tendera janë marrë nga kompania e ministrit në 22 muaj, 14 tendera në 7 muajt e 2015, 2 tendera në muaj.
Po a e dini se për cfarë mund të kishin shërbyer 11 mln dollarët që në fakt kanë shkuar direct në llogarinë përsonalë të Beqajt??? (dhe këtu pa llogaritur rastet kua INTECH+ është nënkontraktor)
  • 11 mln dollarë të Beqajt do mjaftonin për të ushqyer rreth 184 mijë familje në një muaj nëse ju japim një pension social të Veliajt (6700 lekë).
  • 11 mln dollarë të Beqajt do mjaftonin për të ushqyer mbi 15 mijë familje në një vit duke marrë një pension social të Veliajt.
  • Mendoni sa pensionistë, persona me aftësi ndryshe, fëmijë, romë etj mund të kishin një jetë më të mire
  • Me 11 mln dollarë Beqajt mund të ishin ndërtuar 8 shkolla shumë të mira, disa katëshe me standartet e Bankës Botërore;
  • Me 11 mln dollar që mori Beqaj mund të ishin ndërtuar 15 shkolla me standartin shqiptar
  • Me 11 mln dollar të Beqajt mund të ishin ndërtuar plot 450 qendra shëndetësore, pra anekënd Shqipërisë.
  • Me 11 mln dollar të Beqajt mund të ishin furnizuar të gjitha spitalet dhe qendrat shëndetësore për një vit të tërë e asnjë qytetar nuk do vuante për mungesë barnash apo pajisjesh.
Por me qeverisjen tuaj po ngrini një histori të re të pushtetit që mund ta quajmë fare mirë TENDERokracia. Dhe në krye të listës së arritjeve historike me reformat e tenderokracisë padyshim qëndron ministri Beqja.
 
Kam një këshillë për ju z. Ministër:
Jepni dorëheqjen sa me parë para se tju heqin me turp!!!
Nga Lista e 700 barnave ne tabelë dhe në Shqipëri  pdf

Fjala në kuvend e deputetes të PD, Albana Vokshi, 15 Tetor 2015

Read More
15 Tet
0

Kemi një vend të pasur nga toka dhe nëntoka por që po e degradojnë përditë shtetarët e vet

Kolegë të nderuar!

Sot kam atë ndjesinë pozitive,  kur diskutohet mbi një projekt-ligj dobiprurës për ekonominë tonë dhe veçanërisht i nevojshëm për t’i ardhur në ndihmë sektorëve të braktisur që  lidhen me burimet minerare dhe ujore edhe pse, ky projekt-ligj është mbi 95 % e ligjit të mëparshëm Nr. 8366, dt 02. 07. 1998, bashkë  me amendimet e bëra dy herë  në vitet 2004 dhe 2010, të cilat janë përfshirë në këtë projekt-ligj.

Mendoj se Shërbimi Gjeologjik nuk ka vuajtur nga fakti se ka patur apo jo ligj një ligj të ri,  por nga fakti si është zbatuar ligji, si është trajtuar institucioni, si është financuar ai, a janë përdorur me efekasitet financimet e dhëna etj.

Konkretisht, depozitimi në Arkivin e Shërbimit Gjeologjik i të gjitha materialeve gjeologjike të punimeve të kryera nga kompani të ndryshme private (vendase apo te huaja) apo personave privatë, për mineralet e ngurta, nafte dhe ujë nuk bëhet, duke shkelur ligjin, të ri apo të vjetër qoftë.

Pozitive në këtë projekt-ligj është edhe rëndesia që ka dhe duhet të ketë shërbimi gjeologjik por, përpos kësaj si do mbështetet financiarisht ky shërbim gjeologjik, kur tashmë e dimë që  shuma  deri me sot është qesharake shtuar këtu edhe dyshimin nëse edhe kjo shumë është perdorur me efektivitet apo jo.

Problemi tjetër  është çfarë asetesh ka patur ky shërbim dhe si është katandisur sot po degdiset tek varrezat e Tufines.

Dhe a e dini përse?

Kjo është bërë për t’i hapur rrugë tenderit korruptiv për godinën që do të marrë OSSHE dhe ndokujt tjetër  që i ka vënë syrin godinës tjetër ku ndodhet Drejtoria e Pergjithshme e këtij Sherbimi në rrugën e Kavajës.

Kjo është në vazhdim të keqtrajtimit që qeveria po i bën Gjeologjise Shqiptare pasi vitin e kaluar nxori një VKM dhe i mori godinen Fakultetit te Gjeologjise dhe Minierave, para pak kohesh nxori VKM dhe i mori shërbimit gjeologjik gjithçka pati dhe e fundit fare që sapo i ka marrë edhe një kat Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, për llogari të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve.

E kemi deklaruar në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese se ky shërbim është aset kombëtar, por çfarë ka ndodhur në këta dy vjet edhe me këtë institucion? Largime nga puna dhe emërime politike dhe të gjitha këto bërë me bekimin e DAP dhe në kundërshtim të plotë me ligjin për Statusin e Nënpunesit Civil, shkelje të cilat janë konstatuar edhe nga ana e Komisionerit tëMbikqyrjes së Shërbimit Civil.

Të nderuar kolegë!

Shqipëria është një vend i pasur nga nëntoka dhe mbitoka e saj.

Vetëm në Tropojë, Kukës dhe Has, ka të dhënat e studimeve dhe llogaritjet e detajuara gjeologjike që krijojnë një imazh të qartë të pasurive minerale nëntokësore, ku  njihen tashmë rreth 14 lloje mineralesh metalore dhe jo metalore, si krom, bakër, hekur nikel etj,  por vetëm disa prej tyre janë vënë në shfrytëzim.

Aktualisht këto minerale shfytëzohen si në kohet primitive, në oborret e ish galerive apo me galeri të reja e në sipërfaqe, më shumë konflikte midis popullsisë indigjene dhe biznesmenve, të shtyrë nga mania e fitimit për tu bërë milioner brënda një dite.

Në qarkun e Kukësit  kane funksionuar disa miniera për shfrytzimin e kromit si: Kalimash, Vlahen, Qafe-Perollaj ,Kam Tropoje  etj. të cilat për momentin janë te mbyllura ose në konservim. Edhe minierat e bakrit që kanë qenë në funksion si Gjegjan Kukës , Gdheshte Shemri, Leproj Shemri, Golaj, Nikoliq 1 dhe 2 si dhe në Krumë janë të mbyllura për arsye të konjukturave të tregut.
Aktualisht shfrytëzohen disa trupa të vegjël nga disa firma private, në kushte te mjerueshme të sigurisë në punë.

Deri më tani ka 29 jetë të humbura nëpër galeri dhe asnje qeveritar nuk gjeti asnjëherë kohë për ti ngushëlluar familjet e tyre.

Me shumë shpresë që ky ligj do të përkthehet në zbatim konkret të reformës, më lejoni të risjell dhe një herë në vëmendjen tuaj gjendjen kritike që po vuan Jugu i Shqipërisë nga përmbytjet.

 Paaftësi në menaxhim, si dhe korrupsion masiv me taksat e shqiptarëve për investimet e munguara në infrastrukturë,  janë arsyet e dështimit të rëndë edhe kësaj radhe të qeverisë në përballimin e përmbytjeve dhe rrezikut të një emergjence të re nga rreshjet  në vijim.

 Ministrat flasin për një sistem të ri  hidrovoresh, dhe në këta dy vjet buxheti i parashikuar për këtë infrastrukturë jetike ishte i papërfillshëm. Nuk ka një moratorium të zbatuar për ndalimin e inerteve të lumenjve, nuk ekziston masa ndaluese e ndërshkimore për prerjen e pyjeve dhe prishjen e biodiveristetit të zonave të mbrojtura.

 Qeveria grabit pa fre, natyra merr hak, ndërsa shqiptarët vuajnë pasojat.

Edhe pse qeveria dhe ministria e energjitikës bashkë me atë të bujqësisë i shpërfilli paralajmërimet e opozitës për të marrë masat paraprake, kriza ndodhi edhe për shkak të papërgjegjshmërisë dhe cinizmit të kësaj qeverie, edhe me  ndërprerjen e energjisë së hidrovoreve.

 Asnjë zyrtar nuk jep llogari, askush nga njerëzit e pushtetit nuk merr përgjegjësi, ndërsa terrori dhe shantazhi i shtetit rritet nga dita në ditë për të vënë nën fre e gjunjëzuar këtë shoqëri. Sepse me dhunë e shpërfillje qeveriset më lehtë madje njesoj me votuest e te gjitha ngjyrave, lere më që tashmë nuk i lidh asgje as me një milion shuplakat e 2013.

Kolegë të mazhorancës,

  Në Komisionin e Veprimtarive  Prodhuese, kur kërkova që përmbytjet të ishin prioritet i rendit  të punës, ne deputetëve të opozitës na thuhej se duhej të zbatojmë procedurat dhe rregullore parlamentare.

Pra jugorë e veriorë le të mbyteshin nga furia e lumenjve , ndersa ne, ne rutinen e punes se ketij komisioni të vrojtojmë si spektator por largqoftë të mund të kemi ne dëgjese aktore dhe faktorë të kesaj mënxyre, qoftë edhe për të na treguar nëse janë marrë masat që situata të mos përsëritet.

E si për çdo gjë tjetër në këtë vend, të vetmet informacione të dirigjuara sigurisht merren vetëm nga media.

Përgenjështrimi zyrtar për hidrovorret  nga propaganda ministrore ishte po kaq mosbesues sa edhe vetë mbështetja e shpallur vetëm në televizion e shtabit të emergjencës në zonat e përmbytura.

 Ende nuk kemi në dorë si deputetë, por edhe publiku nuk ka mësuar ende,  një panoramë të detajuar për dëmet nga përmbytjet në fundjavën që shkoi dhe fillimin e kësaj jave. Cila është shuma e dëmshpërblimeve dhe raporti real me pasojat e dëmeve? Sa është kostoja dhe me cfarë buxheti do të përballohet?

 U rrezikuan qindra familje, dhe dëmet tek banesat, pronat, fermat bujqësore dhe bagëtitë,  janë kolosale, por të pashkruara nga regjistrat e pushtetit lokal.

Edhe pse kryeministri me shoën e tij qeveritar post ndeshjes me Armeninë, u përpoq fort, ti bënte anestezi publikut, për dëmet  e përmbytjeve, jam e bindur se nuk ia doli , madje përkeqësoi edhe më shumë kredon e tij publike.

Batutat dhe komente pafund ne rrjetet sociale per menyren e reagimit ne kete permbytje:

Dikur- fajin e kish Saliu…tani fajin e ka shiu…..

Si kurrë më parë Vlora, Fieri,e Lushnja u shfaqën nën pushtetin e ujit, bizneset dhe banesat u përmbytën,   gomonet u bënë automjet transporti, por ketej nga bulevardi i Tiranes, moderatori qe ishte edhe regjizor edhe aktor në shfaqjen kryeministrore u perpoq te percjelle një realitet tjetër të Shqipërisë, tifozerinë e lumtur dhe publikun futbolldashës që festonte me koncerte e parada qeveritare, me pjesmarrjen e plote te gjithe gjimnazisteve, te cilet skane shume qe kane filluar vitin shkollor dhe hiqen nga mesimi per paraden alla erion veliste te dites pa makina, tani per te pritur ne shesh kombetaren dhe kushedi cfar vjen pas kesaj.

 Me parada populiste me formatet e 1 Majit, u keq-përdor fitorja dinjitoze e kombëtares sonë, kur  në Vlorë,Fier, Lezhe e gjetke, gra e fëmijë, burra e të moshuar, të rrethuar nga uji ,kërkonin ndihmë nga shteti.

 Por nga cili shtet?

Nga ky pusht-shtet?

Sot diskutimi i këtij ligji duhet të na risjellë në vëmendje edhe gjendjen alarmante  të minierave ku si me grafik pothuajse cdo muaj mbyllet mizorisht një jetë njerëzore.

Humb jetë babai, djali, bashkëshorti që cdo ditë mbyllet në nëntokë për të ushqyer jetët që e presin si një mundësi shprese në familjen e tij.

 Por shteti hesht, qeveria nënqesh po me aq zi si vetë errësira e pafundme të tunelit të minierës.

Kolegë!

Duke iu kthyer edhe nje here frymes konstruktive te ketij ligji, mendoj se pikerisht optika e zgjidhjes dhe zhvillimit duhet te shtrihet edhe ne ligjet e debatet e tjera te ketij Parlamenti.

 Sot me shume se kurre ne kushtet e nje mjerimi total dhe mungese te plote qeverisese apo te me zi, te nje keqqeverisje, Parlamenti duhet te marre nje rol paresor ne reformat e ngritjes se shtetit dhe programet per daljen nga kriza.

 Por per ta ndermarre kete ndryshim duhet guxim dhe vullnet edhe nga deputetet e  mazhorances qe shikojne perdite zollumet e ministrave te forcave te tyre politike.

Na duhet urgjentisht te  ngreme nje  fryme per shpetim dhe dalje nga kriza por duke mos patur neper kembe pergjegjesit dhe autoret e saj.

Zgjidhja duhet te filloje shpejt dhe me vendosmerine per te prere   lidhjet e rrezikshme te ministrave me korrupsionin dhe krimin.

Si opozite kemi mision qe te kthejme besimin se shteti do rigrihet, ligji do veproje dhe ekonomia do ringjallet.

Asnje e tashme , asnje realitet, nuk mund ti rezistoje terrorit te frikes dhe asnje e ardhme nuk ndertohet mbi kete baze qe ju pretendoni se po beni shtet.

 Shqiptaret besojne tek vlerat dhe avantazhet e lirise dhe asgje me teper se ne kete cereshekulli,  renie te komunizmit po shtohet perdite rreziku i kthimit pas.

Faleminderit.


Fjala në kuvend e deputetes të PD, Mimoza Hajdarmataj, 15 Tetor 2015

Read More
15 Tet
0

Reforma zgjedhore në letër është e pamjaftueshme pa vullnet politik për zgjedhje të vërteta demokratike

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë priti në takim shefen e Misionit Vëzhgues të ODIHR për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të vitit 2015. Audrey Glover dhe këshilltarin e lartë për zgjedhjet të OSBE/ODIHR z. Richard Lappin.

Në këtë takim u shkëmbye këndvështrimi mbi zgjedhjet jo-demokratike të 21 qershorit, gjetjet dhe rekomandimet e ODIHR, dhe identifikimin e rrugëve për zbatimin e këtyre rekomandimeve.

Z.Basha, falënderoi zj. Glover për punën e misionit vëzhgues të ODIHR dhe veçanërisht për raportin realist i cili nënvizon problemet e rënda të konstatuara në zgjedhjet e 21 qershorit, si pasojë e abuzimit me pushtetin dhe presionin e jashtëligjshëm të qeverisë dhe maxhorancës.

Kryetari i opozitës, nënvizoi se të gjitha shkeljet e standardeve të OSBE-së të konstatuara nga Raporti, dhe hapat mbrapa në krahasim me zgjedhjet e shkuara, ishin produkt i drejtpërdrejtë i mungesës së plotë të vullnetit politik nga ana e krerëve të shumicës Rama dhe Meta, në funksion të qëllimit për të fituar zgjedhjet me çdo kusht.

Shkeljet që opozita ka konstatuar dhe denoncuar  të cilat evidentohen edhe në konkluzionet e ODIHR për zgjedhjet, si blerja dhe tjetërsimi i votës, intimidimi i votuesve, përdorimi i burimeve të administratës në fushatë, censura e mediave, manipulime me listat e zgjedhësve, dhe mbi të gjitha kandidimi i personave me të shkuar kriminale dhe përdorimi gjerësisht i elementëve kriminalë në fushatë janë provat flagrante të krimit elektoral të 21 qershorit, të konsumuar me vetëdije të plotë nga Rama dhe Meta.

Z.Basha theksoi nevojën urgjente për fillimin e një reforme zgjedhore përmes konsensusit, por nënvizoi se pa vullnetin politik për të zhvilluar zgjedhje të vërteta demokratike, çdo reformë zgjedhore në letër është e pamjaftueshme. Zgjedhjet e vitit 2015, që organizoi maxhoranca e kryesuar nga Rama dhe Meta, nuk janë të denja për një shtet me statusin e vendit kandidat për në BE dhe përbëjnë pengesë për hapjen e negociatave për anëtarësim.

Në këtë kontekst, z. Basha vlerësoi si të domosdoshme asistencën e ODIHR për fillimin e një reforme me qëllim garantimin e një procesi zgjedhor demokratik në Shqipëri dhe ftoi ODIHR që të kontribuojë në mënyrë aktive me ekspertizë në këtë proces. Kjo do të ishte një ndihmë e madhe për zhvillimin e zgjedhjeve të vërteta demokratike, gjë që do të kthente  besimin e publikut te kontrolli i pushtetit nëpërmjet votës së lirë.

Zj. Glover falënderoi z. Basha për pritjen dhe bashkëpunimin gjatë misionit të vëzhgimit dhe ndau me të shqetësimin për trajtimin e plotë dhe serioz të problemeve të konstatuara nga raporti përfundimtar. Ajo dhe përfaqësuesi i zyrës së ODIHR z.Lappin, shprehu gatishmërinë për kontribuar në përmirësimin e standardeve të procesit zgjedhor në Shqipëri.


Prenoncim për mediat e kryetarit të PD, Lulzim Basha, 15 Tetor 2015

Read More