Blog

15 Tet
0

Qeveria rrit taksat, por të ardhurat në buxhet bien

Prej dy vitesh rresht, Shqiperia ka ndjekur nje politike te rritjes se taksave ne ekonomi. Ne total, barra mbi individet dhe biznesin eshte rritur mbi 3 per qind e Prodhimit Kombetar.

Ka nje teori ne taksim te vertetuar shkencerisht. Pertej nje niveli te caktuar, rritja e taksave kthehet ne kunderproduktive dhe sjell me pak te ardhura ne buxhet. Llogjika eshte se barra e larte demton rritjen ekonomike dhe nxit evazionin, ndaj te ardhurat bien. vecanerisht ne vendet me administrate te dobet dhe korrupsion te larte, si ne.

Praktikisht eshte shume e veshtire te vertetohet se kush eshte presioni optimal i taksave qe sjell maksimumin e te ardhurave dhe ky presion ndryshon nga njeri vend ne tjetrin. Me sa duket buxheti yne ka nisur tatepjeten…Suksesi fiskal, që u trumbetua vitin e kaluar, ka marrë zyrtarisht rrokullimën. Kemi një krizë e mirëfilltë fiskale. Qeveria rrit taksat, por të ardhurat në buxhet bien. Përballë dështimit, të cilin nuk mund ta fshehë dot më as propaganda qesharake, qeveria është në panik. Një herë parlajmëron se do të mbledhë taksa me policë, pastaj u turret të varfërve. Premtuat  se do të ndërtonit një sistem tatimor, me të ndershëm,me te drejtin,  më të qëndrueshëm dhe më miqësor me rritjen ekonomike. Në vend të kësaj ndertuat, një system fiskal më të pandershëm, me shtigje për evazion e madje edhe kërcënues për rritjen ekonomike.

E ndershme eshte kur nëse je rrogtar më pagë 200 mijë lekë, përmes taksës progresive qeveria të merr 29 mijë lekë ose gati 15 për qind të të ardhurave mujore. Por nëse të njëjtin nivel të ardhurash e fiton përmes një biznesi të vogël, atëherë fatura e taksës është vetëm 15 mijë lekë, ose 7.5 për qind. Plot dy herë më pak. Jo, kjo nuk eshte as e drejte e as e ndershme.por pandershmeria dhe padrejtesia vazhdon.  Nëse ke një pagë 250 mijë lekë në muaj, atëherë sistemi i ashtuquajtur i ndershëm të takson proporcionalisht më shumë se korporatat e mëdha, të cilat fitojnë 25 milionë euro. Demagogjia është në modë. Në ditët e sotme mund ta quash veten mbrojtës të punonjesve dhe në të njëtën kohë ta taksosh punën dy herë më shumë se kapitali. Por kjo eshte vec demagogji e marre, se xhepi flet per te verteten…

As Qëndrueshmëri nuk solli taksa progressive..
Shqipëria ka sot një sistem tatimor, i cili i takson të ardhurat me 5 shkallë të ndryshme nga 0 në 23 për qind. Kjo nxit evazionin. Për të ulur faturën e taksave, ata në majën e shkallares së të ardhurave shfrytëzojnë çdo hapsirë për të zbritur poshtë. Dhe kjo është duke ndodhur masivisht. Në tregun e punës një pjesë e madhe e indvidëve me paga të larta, tani figurojnë të regjistruar si biznese. Duke u deklaruar të tillë nga 23 për qind tatim mbi pagën, paguajnë vetëm 7.5 për qind tatim të thjeshtuar mbi fitimin. Sistemi ka krijuar shtigje masive për evazion dhe ata që dinë të bëjnë evazion janë gjithmonë të pasurit. Pra taksa e ndershme, e ndërtuar për të ndihmuar të varfrit, është duke rënë më fort pikërisht mbi ta.

Dhe natyrisht, as Rritje ekonomike.. perkundrazi…
Debati se cili sistem taksimi e mbështet më mirë zhvillimin ekonomik është i ndezur në çdo cep të globit. Veçanërisht tani, që kriza ka ngadalësuar ekonomitë dhe ka rritur pabarazinë e të ardhurave. Sigurisht në Shqipëri debati është më pak shkencor. Por dy vjet, pas rikthimit të taksës progresive natyrshëm lind pyetja. A funksionoi ajo? Pak ditë më parë, qeveria e pranoi zyrtarisht se rimëkëmbja e ekonomisë do të jetë e ngadaltë. Rritja ekonomike u korrigjua me ulje jo vetëm për këtë vit, por në të gjithë horizontin afatmesëm. Nga ana tjetër borxhi publik do të qëndrojë në nivele të rrezikshme dhe do të ulet më ngadalë nga sa ishte planifikuar në fillim. Pra taksa, e cila dikur na u tha se do të shpëtonte ekonominë dhe financat ka ngecur në të dy frontet.

Ndaj dhe Një sistem absurd nuk mund të jetë i qëndrueshëm. I yni sapo ka filluar të lëkundet. Taksat rriten për çdo vit, por të ardhurat në buxhet jo. E gjendur dhe nën presionin e ndërkombëtarëve, qeveria është përfshirë nga paniku. Ndaj dhe qe nga shtatori qeveria po mbledh taksa me policë,por nga biznesi I vogel,  njësoj si Rusia e Jelcinit dikur…

panorama e politikes fiskale eshte si nje anije qe po lundron pa kapiten ne nje det te trazuar…. . Progresivisht kuturu. ky duhet te jete fillimi i fundit të erës progresive.

Mbi pensionet

Ju nuk keni bere reforme ne pensione. Thjesht Rritet moshen e pensionit dhe/ apo hoqet  disa subvencione , duke pretenduar se do te kene efekte ne mbylljen e deficitit te skemes se pensioneve. Por sndodhi dhe as do ndodhe  per sa kohe nuk behet kalimi ne sistemin e pensioneve me tre kollona. Pra, ajo qe duhet te beje qeveria, eshte sa me shpejt te ndermare iniciativat ligjore per futjen e kollones se dyte, ne menyre qe edhe skema shteterore e pensioneve te jete efektive.

Tashme ekziston studimi i Bankes Boterore per sistemin me tre kolona , dhe nevojitet vetem vullneti I qeverise per te ndermarre realisht reformen ne fushen e pensioneve, dhe jo thjesht te rrise kontributin e individeve dhe te ule pjesen e subvencionit te saj….

Eshte e pranuar thuajse boterisht qe nje I punesuar per te ruajtur standartin e jeteses pas lenies se punes duhet te perfitoje afersisht 67% te pages kur ka dale ne pension, port e ne ky 67% eshte shume, shume I ulet, sa pensionistet mezi mbijetojne…

Edhe ne vendet e zhvilluara, e jo me ne ato te pazhvilluara , si ne, eshte e Pamundur qe qeverite te financojne nga buxheti skemen e pensioneve per te gjithe qytetaret. Pothuajse te gjitha qeverite e kane patur te pamundur te sigurojne nje pension te kenaqshem per te gjithe qytetaret per shkak te rritjes se standartit te jeteses dhe jetgjatesise. Ndaj dhe

Ne pergjithesi ne bote shtetet aplikojne sistemin e pensioneve bazuar ne 3 kolona :

  1. Kolona e pare eshte e detyrueshme shteterore dhe quhet PAY AS YOU GO… Financohet nga kontributet e gjithsejcilit gjate periudhes se punes dhe shperndahet pensionisteve ne formen e pensionit mujor. Perllogaritet qe pensionisti te mare pension rreth 67 % te pages qe ka pasur para se te dal ne pension. Me daljen ne skene te dy kollonave te tjera kjo lloj skeme synon qe gjithsecili te perfitoje nje pension mbijetese ne moshen e thyer.

  Kolona e dyte eshte detyrueshme suplementare PRIVATE. DUHET TE ZHVILLOHET PA RRITUR KONTRIBUTET. E cila nuk ekziston tek ne… Ne pergjithesi kjo skem synon te :

  • Cliroje qeverine nga barra e ofrimit te nje pensioni te kenaqshem te te punesuarve me paga mesatare dhe te larta. Ne kete menyre qeveria dalengadale detyrohet vetem te ofroje nje pension mbijetese te pergjithshem per gjith qytetaret. Dhe nuk e financon skemen e pensionit me nga buxheti
  • Tu ofroje mundesi te punesuarve me paga mesatare dhe te larta( pergjithesisht shtreses se mesme) per te perfituar nje pension qe u mundeson te ruajne standartin e jeteses edhe pas daljes ne pension. Per kete arsye detyrohen kompanite dhe individet me ligj qe nje pjese te kontributeve te pensioneve ti paguajne ne insitutet private te pensioneve te cilat u ofrojne te siguruarve pension ( kur te mbushin moshen dhe vjetersine ) ne perputhje me kontributet e tyre.  Sejcili kontribues ka llogari te vecante ku perfshihen te gjitha kontributet ne vite dhe te ardhurat nga investimet e ketyre kontributeve. Me mberritjen e moshes se pensionit, cdo kontribues perfiton nje pension mujor ne varesi te shumes qe ka ne llogari ne moshen e pesnionit.

Dhe  kolona e trete eshte suplementare vullnetare, E cila ne shqiperi ka filluar te perdoret pas vitit 2005 por nuk eshte zhvilluar nderkohe.

Barra e uljes se deficitit te buxhetit të sigurimeve shoqërore bie mbi ata që kanë paga më të ulëta dhe ata që banojnë në zonat rurale,

Qeveria ka stopuar rritjen e pensioneve, duke denuar shume rende shtresen me vulnerable te shoqerise. Nese do beje ate qe e ka detyrim, mbrojtjen sociale te shtresave vulnerable, mire do ishte ato 600 miljon eurot qe ia fali Cez ti perdorte ne nje pjese te tyre per te rritur pensionet, e jo te ngarkonte cdo shqiptar, pra dhe cdo pensionist me nje borxh te pakten 1200 euro si shperblim per aferen me cezin.. shtojme ketu dhe 4 miljarde e 540 miljon leke qe iu dhane clienteles se kryeministrit, qe mund te perdoreshin per te rritur pensionet, nga OSHE , kjo arme tjeter e qeverise përgjegjëse për qindra burgosje, dhunime e humbje jetësh të qytetarëve të pamundur të vendit, pak dite me pare firmosi  4 miliardë e 540 milionë lekë për mikun e Edi Ramës, para të marra nga gjaku i shqiptarëve, dhe nuk jep asnjë shpjegim për këtë zhvatje.

Pensionet sot jane gjithsesi te uleta dhe po t’i shtojme kesaj shtrenjtimin e vazhdueshem te jeteses, pensionistet kalojne nga varferia ne mjerim. Kjo nuk eshte rilindje.

Projekt-Ligjin “Për Disa Shtesa dhe Ndryshime në Ligjin nr.10139, datë 15.5.2009, “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha insitucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë tituj shkencorë”

Amendimet ne kete pjligj e rrisin kontributin në nivelin 5% duke bërë që ai të jetë 1% me I lartë

Ky projektligj, si dhe ai I pensioneve te vitit te kaluar, është shprehje e një vizioni politik që zgjidhjet fiskale i gjen duke rënduar qytetarët, ashtu si keni bere me taksat e rritura. Keto ndryshime kerkohen te behen ne vazhden e ndryshimeve per te ulur pjesen e subvencionit te buxhetit te shtetit per skemat e ndryshme te pensioneve.

Rritja e kontributit qe propozohet ne kete pjligj, nga pikpamja ekonomike nuk do te kete ndonje efekt te rendesishem (nga 27% qe jane aktualisht kontributet nga kjo kategori ne kete skeme do te shkoje ne 32%, pra buxheti do te vazhdoje te financoje dicka me pak se 70%, nga 73% qe financon aktualisht), por do te kete nje impakt te rendesishem per te ardhurat e punonjesve perkates.

 Kjo rritje e kontributeve parashikon te rrise me 5 milion leke ne vit ne total dhe duke pasur parasysh se deri me sot kjo mase ka qene dicka me shume se 26 milion leke ne vit, ne perqindje do te kontribuonte me rreth 32% dhe nisur nga shpenzimet totale per kete skeme qe jane me shume se 98 milion leke, kjo rritje nuk eshte shume e rendesishme, por per xhepat e punonjesve rritja e kontributeve eshte shume e madhe rreth 42 % e rritjes se kontributit te tyre..

E thene me thjesht, do te kemi nje ulje te pages neto per punonjesit shkencore te institucioneve publike, kjo ne varesi te pages se tyre referuese.

Skema juaj e pensioneve ( qe rrit moshen e pensionit per burra e gra) nuk bazohet në lidhjen e moshës së daljes në pension me jetëgjatësinë. Qytetarët shqiptarë që kanë një jetëgjatësi relativisht më të shkurtër sesa vendet e zhvilluara edhe sot moshën e daljes në pension e kanë përafërsisht të barabartë me vendet e zhvilluara, ndërsa ju keni rritur moshën e daljes ne pension, duke thelluar  diferencen me vendet e zhvilluara, gje qe do te thote se mosha e daljes në pension e qytetarëve shqiptarë është më e madhe se në vendet e zhvilluara, në një kohë që jetëgjatësia e shqiptarëve është më e vogël sesa e vendeve të zhvilluara.


Fjala në kuvend e deputetes të PD, Liljana Elmazi, 15 Tetor 2015

Read More
14 Tet
0

Ilir Beqa, kampioni i korrupsionit, 22 muaj, 28 tendera për kompaninë e tij

Ndërsa qytetarë të shumtë përplasen dyerve të Spitaleve, ku shëndetësia është në ditën më të keqe e ku paguhet shumë shtrenjtë gjithçka, ndërkohë që sistemi i është dhënë klientelës me koncesione me fitues të paracaktuar, kur nga arka e shtetit në dy vite kanë dalë 35 miliardë lekë, por në spitale mungojnë ilacet dhe mjetet bazike, Ministri i Shëndetësisë vazhdon i qetë nga zyra e tij të fitojë tendera nën emrin e kompanisë që deri më 9 shtator 2013 e kishte edhe me letra të vetën.

Shumë biznese po mbyllen nga taksat e larta e arbitrariteti i qeverisë, por ka disa biznese që lulëzojnë si rasti i kompanisë Intech+.

Një kompani modeste e cila përpara vitit 2013 deklaronte shitje në vlerën 63.160.011 dhe Fitim Neto 8.892.074 lekë, dy vjet pasi themeluesi i saj, Ilir Beqa ka marrë postin e ministrit, ajo është shumëfishuar, ka arritur vlerën e shitjes në 160.760.830 lekë duke rritur Fitimin Neto në 42.783.998 lekë.

Qëkurse ministri i shëndetësisë, z. Beqja, ka hyrë në zyrë, kompania e tij ka rritur fitimin me gati 100 milion lekë të reja ose 2.5 herë më shumë dhe ka sjellë një 5-fishim të fitimit neto të deklaruar. Kam këtu pasqyrat e të ardhurave dhe shpenzimeve të deklaruara nga kjo kompani që tregojnë këto shifra marramendëse dhe ju mund ti shihni në ekran.

Në vitin e dytë të qeverisjes, shqiptarët janë të zhgënjyer nga premtimi i pambajtur për shëndetësi falas, por Beqja i Edi Ramës është i lumtur pasi Intech+ po merr para pa fund nga shteti nga institucionet, nga çdo zyrë e publike. Në 8 muajt e parë të vitit 2015 kompania që themeloi ai, rezulton të ketë kontraktuar e vetme kontrata shtetërore në vlerë 211.273.980 lekë ose gati 4 herë me shume se e gjithë volumi i vitit 2013.

Ndërkohë që qytetarët po burgosen për një kupon tatimor për dyqanin ku mezi ushqejnë familjen, kur varfëria ka shkuar në skaj, kur papunësia rritet e rritet cdo ditë, kur njerëzit i luten zotit të mos shkelin në spitale për shkak të shërbimit skandaloz, ministri Intech +, ka siguruar deri më tani 14 tendera në mënyrë të drejtpërdrejtë vetëm për vitin 2015 në vlerën e 795.320.911 Lekëve ose rreth 7 milionë euro.

Në 22 muaj janë plot 28 tendera që kjo kompani ka fituar e shumë prej tyre janë me prokurim të drejtpërdrejtë, pa zhvilluar as një proces tenderi, pa garë, por me urdhër, me porosi për kompaninë Intech+.

A mundet që një kompani modeste të fitojë kaq shumë para nëse ish-aksioneri i saj kryesor nuk do ishte bërë ministër i shëndetësisë? A mundet që një kompani me një numër modest punonjësish të fitojë minimalisht për vitin 2015 dy tendera me shuma mbi 100 mln lekë? Përkatësisht 181 mln lekë (siç është rasti i AKSHI) apo edhe e 149 mln lekë (siç është rasti i OSHEE), Ministria e Financave, Insituti i Sigurimeve Shoqërore, ZRPP, etj.

Kjo nuk do të ishte e mundur normalisht, por kjo është skema e Edi Ramës dhe ministrave të tij, për t’u pasuruar me taksat e shqiptarëve, për të vjedhur sa më shumë.

Kjo është qeverisja rilindase, shqiptarët më të varfërit në europë me ministrat më të pasur në kontinent.

Ky korrupsion, kjo zhvatje e parave të shqiptarëve duhet ndalur, dhe abuzuesit duhet të përgjigjen para ligjit.

Bashkë me qytetarët, do ti ndalim, e do vëmë ligjin mbi vjedhjen, ligjin mbi korrupsionin.


Deklarata për shtyp e deputetes Jorida Tabaku, 23 Tetor 2015

 

 

Read More
11 Tet
0

Përmbytjet po krijojnë situatë dramatike, qeveria të angazhohet plotësisht dhe me urgjencë

Partia Demokratike me gjithë strukturat e saj po ndjek me shqetësim situatën e rëndë të krijuar nga përmbytjet për qindra familje në Fier, në Vlorë, në Selenicë por dhe në qytete e fshatra të tjera të Jugut dhe në mbarë vendin, ku shirat e dendur që kanë nisur një ditë më parë e po vazhdojnë kanë krijuar pasoja dramatike.

Për fat të keq, ujërat e rrëmbyer morën jetën e kryefamiljarit Luan Qarri në Radhimë, dhe Partia Demokratike i shpreh ngushëllimet më të ndjera të afërmve të tij, gruas dhe tre fëmijëve.

Situata mund të përkeqësohet edhe më shumë nga shirat që vazhdojnë në gjithë vendin, ndaj një orë e më parë qeveria duhet të mobilizohet me çdo mjet, instrument dhe burime njerëzore që ka në dispozicion, për të shmangur viktima të tjera në njerëz. Jeta e qytetarëve është prioritet, mbi të gjitha.

Ne i kërkojmë Edi Ramës të lërë keqardhjen për ndeshjen e futbollit që ai nuk e sheh dot në parkun e Kryeministrisë dhe të heqë dorë nga shfaqja mediatike edhe në këto orë të vështira për bashkqytetarët tanë.

Të marrë çdo masë përpara se të jetë vonë, që të mos ndodhin fatkeqësi të tjera.

I kërkojmë qeverisë të zbresë menjëherë në terren aty ku qytetarët, familjarët, fëmijë e të moshuar, burra e gra janë mbuluar nga uji dhe balta, ku rrugët janë bllokuar e ku mungojnë gjërat bazike, si ushqimi, uji i pishëm dhe energjia elektrike.

Situata e rëndë kërkon përgjigje serioze dhe të shpejtë nga autorietet.


Deklarata për mediat e Sekretarit të Përgjithshëm, Arben Ristani, 11 Tetor 2015

 

Read More
10 Tet
0

Deklaratë e Partisë Demokratike

Partia Demokratike është e tronditur nga sulmet terroriste në Ankara dhe shpreh ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave. Partia Demoktatike i dënon me ashpërsi sulmet e sotme ç’njerëzore dhe gjendet në krah të popullit turk dhe autoriteve atje në këtë ditë të vështirë. Partia Demokratike ka qënë dhe do të jetë në frontin e përbashkët të betejës kundër çdo forme të ekstremizmit dhe terrorizmit.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 10 Tetor 2015

Read More
10 Tet
0

Deklaratë e Partisë Demokratike

Partia Demokratike është e tronditur nga sulmet terroriste në Ankara dhe shpreh ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave. Partia Demoktatike i dënon me ashpërsi sulmet e sotme ç’njerëzore dhe gjendet në krah të popullit turk dhe autoriteve atje në këtë ditë të vështirë. Partia Demokratike ka qënë dhe do të jetë në frontin e përbashkët të betejës kundër çdo forme të ekstremizmit dhe terrorizmit.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 10 Tetor 2015

Read More
10 Tet
0

Basha: 450 milionë euro që merr sot qeveria nga taksat e larta do ti kthejmë në xhepat e njerëzve, ulim taksën në 9%

Në vijim të turit “Fjalën e kanë qytetarët”, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua me fermerët në Barbullinë. Zoti Basha ka dëgjuar nga fermerët shqetësimet e tyre, vështirësitë e të cilëve sa vijnë dhe shtohen. Rritja e çmimeve dhe rënia e fuqisë blerëse e ka bërë thuajse të pamundur punën e tyre. Ata thonë se çdo ditë janë nën presionin e policisë dhe të tatimorëve me kërkesa nga me absurdet. Po kështu, ata thonë se për shkak të vështirësive që u krijohen bizneseve kosovare ata nuk marrin më prodhimet e tyre por kanë braktisur Shqipërinë dhe janë zhvendosur në Maqedoni. Fermerët i kanë paraqitur zotit Basha një sërë kërkesash për ti përfshirë në programin qeverisës.

Fermer: Kam marrë fidanët 500 mijë lek, 300 mijë lek i kam hedhur ushqim dhe të tëra, se ai ma matë me gramatur, si lugën e kafes, ma matë me gramatur unë s’marr dot gjë më.  Do ta lë s’e mbjell më. Ky shtet ka mbaru. Do të ikim jashtë.

Fermer: Kërkojmë sistem vaditës-kullues, për të kulluar tokat. Ulje të cmimit të plehrave, ulje të çmimit të naftës. Për këtë e votuam këtë që është sot në qeveri. Për të ulur këto gjëra. Asgjë s’po bëhet nga këto.

Fermer: Kosovarët thonë unë nuk vij sepse 10 dollarë më bën rruga, nafta 1400 lekë atje, 2000 këtu dhe me detyrojne ta marr këtu.  S’vjen kosovari këtu.  Ikën tutje, vete në Maqedoni, në Maqedoni ka ikur, magazinën e ka lënë bosh atje ka tre muaj.

Fermer: Të ulen plehrat, të ulet nafta  dhe energjia elektrike të vejë atje ku qe, këtë duam ne.

Fermer: Ne si fermer paguajmë tre herë, paguan ai që zhdoganon, paguan ai i shumicës, paguan ai që na shet neve dhe ne paguajmë dhe çfarë na kërkon tani, kërkon që të na marrë edhe shpirtin. Edhe shpirti na ka ngelë pa marrë.

Zoti Basha u ka bërë të ditur fermerëve se kërkesat e tyre do të adresohen në programin qeverisës të demokratëve. Ulje e cmimit te naftes me 240 leke per liter dhe ulje e cmimit te energjise dhe sa i përket taksave, zoti Basha theksoi se demokratët do të vendosin taksën e sheshte me te ulet ne Europeeprej 9 përqind në mënyrë që 450 milionë euro që mblidhen sot dhe nuk dihet se ku shkojnë t’i rikthehen qytetarëve.

 “Për mua më e rëndësishme se sa ardhja në karrigen e pushetit duke bërë pazar është mbështetja juaj për t’u zgjidh problemet. Në qoftëse ju thoni se problem kryesor është çmimi i inputeve, është çmimi i naftës, çmimi i energjisë, çmimi i plehrave, çmimi i plasmasit, është padrejtësia me taksat që ju kanë vënë, atëherë të jeni të sigurt se këtu do të jetë vëmendja jonë kryesore.

Që të ketë frikë tregtari kosovar me ardhë me marrë mallin këtu, kjo është vdekjeprurëse për ju. Jemi dukë bërë platformën dhe në platformën e taksave, në përgjithësi po ju them, taksa e sheshtë do te jetë  9 përqind. Çfarë do të thotë taksë e sheshtë 9 përqind?! Do të thotë se 450 milionë euro, që sot qeveria i takson dhe i fut nuk e dimë se ku, ato para t’ja kthejmë tregu,”-theksoi zoti Basha.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 10 Tetor 2015

Read More
10 Tet
0

Me Tahirin shtohen grabitjet me maska, rritet trafiku i drogës

Krimi në vend po rritet në mënyrë dramatike, dhe siç e shohim vrasjet janë shtuar, grabitjet me maska ndodhin në rrugët kryesore të vendit, si mbrëmë, 5 kilometra larg qendrës së kryeqytetit në autostradën Tiranë-Durrës, në aksin kombëtar më të përdorur nga qytetarët, ku me maska dhe me armë u terrorizuan udhëtarët dhe u grabit makina.

Krimi shtohet dhe sërish ministër të brendshëm kemi Tahirin që është nën akuza të tmerrshme për bashkëpunim me bandat e drogës.

Eshtë e qartë në sytë e mbarë opinionit publik se Saimir Tahiri është nxitës i krimit dhe  aleat i tij.

Derisa ministri i brendshëm ndan makinën e tij private me bandën e trafikut të drogës, siç denoncoi oficeri i lartë Zagani, derisa oficerë në pikat kyçe të trafikut të drogës, si kufiri në Dhërmi, janë në dispozicion të kushërinjve të Tahirit, atëherë krimi rritet, trafiku i drogës rritet.

Provat dhe faktet janë bërë publike.

Vetë kushëriri i Ministrit i konfirmon dëshmitë e përfshirjes së Tahirit.

Shtypi italian shkruan për akuzat tronditëse.

Anti-mafia italiane jep alarmin për volumet e drogës që kalojnë nga Shqipëria në vendin fqinj.

Vetë qytetarët e shohin çdo ditë se si hashashi ka mbuluar vendin.

Krimi kërcënon sigurinë publike.

Çfarë duhet të ndodhë tjetër që Saimir Tahiri të largohet nga detyra e tij?

Ai duhet të lërë zyrën një orë e më parë, inkrimnimi që po i bën policisë së shtetit është shërbim ndaj krimit e trafikut të drogës, është demotivim i forcave të policisë të cilët sakrifikojnë me punën e tyre me përkushtim e ndershmëri ndërsa shohin se eprori i tyre, ministri i tyre është i lidhur me bandat.

Kjo gjendje duhet të marrë fund, dhe hapi i parë është largimi i Saimir Tahirit dhe hetimi i tij i plotë për lidhjet me bandat e me krimin.


Deklarata për mediat e deputetit, Asllan Dogjani, 10 Tetor 2015

 

Read More
10 Tet
0

Me Tahirin shtohen grabitjet me maska, rritet trafiku i drogës

Krimi në vend po rritet në mënyrë dramatike, dhe siç e shohim vrasjet janë shtuar, grabitjet me maska ndodhin në rrugët kryesore të vendit, si mbrëmë, 5 kilometra larg qendrës së kryeqytetit në autostradën Tiranë-Durrës, në aksin kombëtar më të përdorur nga qytetarët, ku me maska dhe me armë u terrorizuan udhëtarët dhe u grabit makina.

Krimi shtohet dhe sërish ministër të brendshëm kemi Tahirin që është nën akuza të tmerrshme për bashkëpunim me bandat e drogës.

Eshtë e qartë në sytë e mbarë opinionit publik se Saimir Tahiri është nxitës i krimit dhe  aleat i tij.

Derisa ministri i brendshëm ndan makinën e tij private me bandën e trafikut të drogës, siç denoncoi oficeri i lartë Zagani, derisa oficerë në pikat kyçe të trafikut të drogës, si kufiri në Dhërmi, janë në dispozicion të kushërinjve të Tahirit, atëherë krimi rritet, trafiku i drogës rritet.

Provat dhe faktet janë bërë publike.

Vetë kushëriri i Ministrit i konfirmon dëshmitë e përfshirjes së Tahirit.

Shtypi italian shkruan për akuzat tronditëse.

Anti-mafia italiane jep alarmin për volumet e drogës që kalojnë nga Shqipëria në vendin fqinj.

Vetë qytetarët e shohin çdo ditë se si hashashi ka mbuluar vendin.

Krimi kërcënon sigurinë publike.

Çfarë duhet të ndodhë tjetër që Saimir Tahiri të largohet nga detyra e tij?

Ai duhet të lërë zyrën një orë e më parë, inkrimnimi që po i bën policisë së shtetit është shërbim ndaj krimit e trafikut të drogës, është demotivim i forcave të policisë të cilët sakrifikojnë me punën e tyre me përkushtim e ndershmëri ndërsa shohin se eprori i tyre, ministri i tyre është i lidhur me bandat.

Kjo gjendje duhet të marrë fund, dhe hapi i parë është largimi i Saimir Tahirit dhe hetimi i tij i plotë për lidhjet me bandat e me krimin.


Deklarata për mediat e deputetit, Asllan Dogjani, 10 Tetor 2015

 

Read More
10 Tet
0

Beqa-Rama, biznes me ilaçet, favorizojnë klientelën dëmtojnë qytetarët

Skandalet në shëndetësi të Ilir Beqës dhe Edi Ramës janë të panumërta, dhe çdo biznes miliona eurosh që kanë bërë me klientelën e tyre është shoqëruar me dëme dhe kosto për qytetarët.

Për të favorizuar importuesit e tyre, Beqa dhe Rama futën në listën e ilaceve të rimbursueshme 30 principe të reja, pikërisht duke e ditur se kush i ka dhe kush i tregton këto barna.

Nga ana tjetër, hoqën nga lista medikamente që nuk u përkasin miqve të qeverisë, me justifikime qesharake.

Në listën e barnave të rimbursueshme për të sëmurët, pensionistët dhe ata që kanë problem të vazhdueshem me shëndetin, të preferuarat janë alternativat e para. Këto pothuajse janë zhdukur, për tu hapur rrugë pikërisht barnave që fusin në treg grupet e Beqës dhe Ramës.

Fakt është se 30 përqind e barnave të listës së rimbursueshme kushtojnë nga 50 deri në 150 përqind më shtrenjtë.

Rritjen e çmimit e ka sjellë ndërhyrja e qeverisë në treg me interesa klienteliste, pasi edhe importuesit që i kanë magazinat plot me ilaçe që u duhen qytetarëve, por që nuk janë pjesë e klientelës, nuk u lejohet tregtimi pasi agjensia kombëtare nuk i pais ato me pullë, duke i dënuar kështu, duke i mbajtur larg tregut, për ti hapur rrugën miqve e donatorëve.

Si pasojë e këtyre politikave klienteliste janë larguar 2 kompani prestigjioze ndërkombëtare: Glakso dhe Actavis.

Shumë barna cilësore të kompanive serioze farmaceutike po tërhiqen nga tregu dhe po zëvendësohen me barnat e klientëve të qeverisë.

Gjë që ka sjellë pasiguri dhe shpesh dëme të rrezikshme në shëndetin e qytetarëve siç ishte rasti i denoncuar publikisht i barnave me cilësi dhe origjinë të dyshimtë nga Turqia si; Avastinë dhe Altuzan.

Sot që flasim të gjitha barnat e futura në listën e rimbursueshme në mënyrë të kundraligjshme, i janë dhënë paketë një klienti të qeverisë “Inkomed”, i cili i sjell ato nga Turqia dhe jo nga prodhuesit origjinalë.

Gjithë këtë skemë mafioze, këtë industri përfitimi në kurriz të jetës së shqiptarëve, Edi Rama dhe Ilir Beqa mundohen ta fshehin duke thënë se qenkan ulur çmimet e barnave.

Në fakt, ato flasin për çmimet e medikamenteve që janë alternativë e parë, medikamente që nuk janë më në treg, pasi janë zevedendësuar me barnat e klientelës Rama-Beqa.

Pra sipas tyre, janë ulur çmimet për disa ilave, por qytetarët nuk e kuptojnë dot, pasi ato thjesht nuk gjenden më në të treg.

Ilaçe të domosdoshme si;

  1. Ursobil 250mg
  2. Finasteride 5 mg
  3. Insulina lantus rapid
  4. Heferol 350 mg
  5. Progesteron 100 mg
  6. Nevibolol stada 5 mg
  7. Urostad 4 mg
  8. Gabaoentine 300mg
  9. Propafenon 150 mg
  10. Stada
  11. Hydroxy urea
  12. ‎Haldol ampule
  13. Amiodaron ampule
  14. Galvus met
  15. Allopurinol
  16. Olmersartan
  17. ‎Sulfasazine
  18. Ticlopidine
  19. Neifulvigal
  20. Gynodrk
  21. Flotrin uro
  22. Azatril
  23. Diontinte
  24. Katena 300

Kjo pra është shendetësia falas e Edi Ramës. Në fakt biznesi më i madh i tij dhe i Ilir Beqës, që po u kushton shqiptarëve çdo ditë e më shumë, madje po blejnë përkeqësimin e shëndetit të tyre.


Deklarata për mediat e deputetes së Partisë Demokratike, Albina Deda, 10 Tetor 2015

 

Read More
09 Tet
0

Basha pret anëtarët e bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve dhe kryetarin Granoff

Kryetari i Partisë Demokratike priti në një takim anëtarët e bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, dhe Kryetarin e Bordit të Drejorëve të këtij Fondit si dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Michael Granoff.

Zoti Basha ka shprehur mirënjohjen e tij dhe të Partisë Demokratike për ndihmën që ka dhënë Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve në nxitjen e sektorit privat, në financimin e projekteve të rëndësishme të cilat kanë kontribuar në zhvillimin e ekonomisë shqiptare, në punësimin, rritjen dhe zhvillimin e tregut të punës, por edhe në fusha të tjera sociale, kulturore etj.

Në mënyrë të veçantë zoti Basha falenderoi Fondacioin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim për mbështetjen që i dha iniciativave të tij si kryebashkiak i Tiranës për ngritjen e fondit prej 5 milionë dollarësh ëë do të mbështesë të gjithë ata që duan të hapin një biznes të vogël apo të mesëm me prioritet të rinjtë dhe gratë, si dhe për projektin e Pazarit të R i cili do të shndërrohet në model për rajonin.

Situata ekonomike në vend ka qenë në qendër të këtij takimi. Zoti Basha ka shprehur shqetësimin për krizën ekonomike që ka mbërthyer vendin.

“Rritja e papunësisë dhe mungesa e shpresës tek të rinjtë është një shqetësim i madh sot, çka ka sjellë dhe një numër të madh azilkërkuesish nga Shqipëria drejt Gjermanisë dhe vende të tjera europiane,”-tha zoti Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike theksoi se klima e biznesit është përkeqësuar,  borxhi është rritur dhe asnjë investim i ri nuk është bërë në dy vjet. Rritja e nivelit të taksave dhe pasiguria ka bërë që investitorët e huaj të kërkojnë tregje të tjera dhe të zhvendosen nga Shqipëria.

Ndërkohe lufta kundër informalitetit, si aksion dhe jo si një iniciativë e mirëstudiuar ka sjellë mbylljen e mijëra bizneseve të vogla duke rritur ndjeshëm papunësinë dhe pamundësinë e qytetarëve për të përmbushur dhe nevojat më elementare.

Rritja e ndjeshmje e taksës së qarkullimit ka bërë që çmimi i naftës në Shqipëri të jetë më i larti në Europë, gjë që ka vështirësuar punën në bujqësi.  Sipërfaqe të tëra toke janë të pambjella ndërsa edhe ai pak prodhim që kanë mundur të sigurojnë fermerët nuk gjen hapësirë për treg për shkak të rritjes së taksave, rritjes së çmimeve të naftës dhe energjisë, e rëniës së fuqisë blerëse.

Partia Demokratike, tha zoti Basha ka nisur një tur konsultimesh me qytetarët për programin qeverisës të demokratëve. Politika e taksave të ulëta, rritjes së investimeve, krijimit të një klimë miqësore për biznesin është vizioni i Partisë Demokratike.

Në këtë kuadër zoti Basha kërkoi ndihmën dhe ekspertizën e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit në mënyrë që programi qeverisës i Partisë Demokratike të krijojë një kuadër sa më të mirë për zhvillimin ekonomik të vendit, rritjen e punësimit dhe kthimin e shpresës së qytetarëve.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 9 Tetor 2015

Read More