Blog

01 Tet
0

Afera CEZ, çështja është komplekse, të dyshuar janë kryeministri dhe kreu i parlamentit, vetëm një hetim i plotë ndërkombëtar nxjerr përgjegjësitë

Të nderuar kolegë deputetë

Partia Demokratike dhe opozita ka kërkuar një hetim ndërkombëtar, si e vetmja zgjidhje që mund të arrijë në një hetim të plotë, të gjithanshëm, të besueshëm, për aq kohë sa këto ditë i gjithë sistemi i drejtësisë është vendosur nën gijotinë si dhe Prokurori i Përgjithshëm është kërcënuar me amendamentet kushtetuese për ndërprerjen e mandatit të tij. Në këtë çështje janë përfshirë drejtpërdrejtë zyrtarët më të lartë të vendit dhe është e pamundur që një hetim vendas të bëhet jashtë një ndikimi politik të këtyre zyrtarëve më të lartë të vendit. Partia Demokratike ka kërkuar që ky projekligj i depozituar prej saj të miratohet me procedurë të përshpejtuar. Patëm debate të gjata në konferencën e kryetarëve dhe së fundmi konferenca e kryetarëve e rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për shqyrtimin e ligjit me procedurë të përshpejtuar.

Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, dua të bëj të qartë për qytetarët shqiptarë se çështja për të cilën kërkohet një hetim i plotë ndërkombëtar i shpejtë, efikas, gjithëpërfshirës dhe i gjithanshëm, është një çështje jashtëzakonisht e rëndësishme dhe në interes të gjithë qytetarëve shqiptarë. Ashtu siç të gjithë e dinë, në vitin 2009 qeveria shqiptare miratoi kontratën e shitjes së OSSH-së dhe po ashtu janë fakte të njohura botërisht se CEZ nuk zbatoi asnjë nga kushtet me shtetin shqiptar duke shkaktuar dëme të pariparueshme të sistemit të energjisë elektrike. Në këto kushte, në tetor të vitit 2012 Banka Botërore këshilloi shtetin shqiptar të ndërmerrte masa për heqjen e licensës së CEZ dhe orientoi qeverinë që të kontaktonte dhe të thërriste në garë disa kompani të specializuara ligjore në fushën e arbitrazhit të investimeve. Për këta arsye, më 5 nëntor 2012 nga ministria e Drejtësisë u shpallën fituese në një garë dy kompani. Në nëtor 2012, pas dështimit të negociatave me CEZ, studio ndërkombëtare e këshilloi qeverinë shqiptare ti hiqte licensën CEZ-it dhe në vijim të angazhohej fuqimisht për ngritjen e padive në arbitrazh ndërkombëtar referuar marrëveshjes së privatizimit. Konkretisht, sipas konsulentit ndërkombëtar, CEZ duhet të mbante përgjegjësi. Ajo studio, e zgjedhura nga qeveria e mëparshme dhe jo nga kjo qeveri, thoshte se  CEZ duhet të mbante përgjegjësi për dëme të rrjedhura nga mosrealizimi i madh i investimeve të nevojshme për përmbushjen e detyrimeve të CEZ sipas kontratës së shitblerjes e vlerësuar në afërsisht 700 milionë euro. Nuk e ka thënë qeveria shqiptare. E ka thënë studio ndërkombëtare e zgjedhur nga qeveria shqiptare në 2012. Së dyti, dëme të rrjedhura nga shkëputja e energjisë. Së treti, likundime të faturave ndaj KESH dhe OST në masën 300 milionë euro. Pra të gjitha bashkë në masën e 1 miliardë eurove. Ky ishte raporti i një studio ligjore të kontaktuar në vitin 2012 e cila për hir të së vërtetës i ka çuar të njëjtin raport edhe qeverisë së re të dalë mbas zgjedhjeve të qershorit të vitit 2013. Më 28 gusht është nënshkruar një kontratë me BDO-në dhe më pas me Bejker, dhe një kompani tjetër, e cila për 8 javë duhet të bënte një vlerësim edhe njëherë nga e para dhe kjo tashmë e sjellë në datën 30 shtator 2013. Në shkurt 2014 janë përgatitur raportet e eskpertëve, vlerësimet teknike financiare dhe vlerësimet e claim-s kundër CEZ Sha dhe të CEZ AS por për hir të vërtetës këto rezultate janë mbajtur të fshehura për opinionin shqiptar. Të dyja raportet e vlerësimit teknik dhe financiar i janë dhenë qeverisë në shkurt 2014 dhe shprehin shprehimisht; se CEZ nuk investoi në kompaninë e shpërndarjes referuar marrëveshjes së bërë në vitin 2009. Kjo gjendet në faqen 67 dhe 74 të vlerësimit të tyre. Së dyti, kompania u shkatërrua me qëllim, se kishte një vit që përgatitej të largohej. Kjo e thënë në të njëjtin numër faqesh. Më pas vazhdon me një sërë pikash të tjera dhe konfirmohet edhe njëherë se detyrimi që CEZ i kishte shtetit shqiptar ishte 1 miliardë euro.

Pavarësisht detyrimit që CEZ i kishte shtetit shqiptar në minimumin, nga raportet e ekspertëve ndërkombëtarë, në vlerën e 1 miliardë eurove, qeveria deklaroi se kishte arritur të zgjidhte me mirëkuptim marrëveshjen duke i falur të gjitha detyrimet dhe duke i dhënë CEZ-it edhe 95 milionë euro të tjera. Kjo marrëveshje arrihej kur CEZ pretendonte edhe 200 milionë euro të tjera nga qeveria shqiptare në një arbitrazh investimesh ndërkohë që kjo kompani ishte eskpozuar karshi shteti shqiptar në një padi arbitrazhi tregtar nga 1 deri në 3 miliardë euro.

Pra, të dashur qytetarë, çështja e referuar sipas raporteve të sjella nga studiot financiare në shkurt 2014 ka qënë një situatë kur CEZ ishte përballë shtetit shqiptar në një padi ku i kërkohej nga 1 deri në 3 miliardë euro, të thëna sipas raportit, ndërkohë që CEZ kërkonte 200 milionë nga shteti shqiptar. Eshtë e qartë dhe e thënë botërisht se asnjë avokat ndërkombëtar nuk rezulton të ketë këshilluar qeverinë shqiptare për të zgjidhur në këtë formë mosmarrëveshjen me CEZ përveçse konsulentëve privatë të kryeministrit. Nuk ka ndodhur asnjëherë në këto 20 vite që një mosmarrëveshje që ka qënë në arbitrazh, ku njëra palë kërkon nga 1 deri në 3 miliardë euro dhe pala tjetër 200 milionë euro, të zgjidhet në mirëkuptim dhe të mos ketë një studio ligjore të vetme që të ketë konsultuar qeverinë shqiptare në këtë mënyrë. E gjithë kjo sigurisht përbën një dëm të madh shkaktuar interesave të qytetarëve shqiptarë dhe buxhetit të shtetit dhe kjo përbën një vepër penale e cila ka nevojë për një hetim të plotë e të thelluar për të vendosur përpara përgjegjësisë autorët e kësja vjedhje.

Po kështu, pak javë më pare, janë bërë publike fakte të tjera të rënda për një aferë tjetër korruptive që ka lidhje me të njëjtën çështje, CEZ-in. Ish-kryeministri dhe sot kreu i Parlamentit akuzohet se ka marrë rryshfet nga kompania DIA dhe kjo është thënë jo nga opozita por ka ardhur nga një raport nga avokati i zgjedhur nga qeveria shqiptare, një nga studiot më të mira në Europë. Me aq njohuri sa kam, është fakt i njohur që asnjë strategji mbrotje e studiove ligjore nuk mund të kalojë në asnjë moment pa u konsultuar me klientin. Ky klient në rastin konkret është qeveria shqiptare dhe kryeministri. Pra asnjë strategji, procedurë, apo dokument nga kompania ligjore nuk mund të nisë një aksion apo procedurë ligjore pa marrë më parë më parë miratimin e avokatit të përgjithshëm të shtetit dhe respektivisht edhe të kryeministrit. Pra del e qartë se procedura dhe faktet e bëra publike nga kompania ligjore vijnë të vërteta të bazuara sepse ngrejnë akuza konkrete për përfitimin e 4.5 milionë eurove gjatë një periudhë gati 1 vjeçare nga nëntori 2010 deri në tetor 2011. Të gjitha këto janë aksione komplekse dhe për faktin se në to janë përfshirë zyrtarët më të lartë të vendit, ndaj është tërësisht e kuptueshme se vetëm një hetim i plotë ndërkombëtar mund të nxjerrë në shesh të vërtetat.

Ndaj dhe Partia Demokratike është angazhuar dhe e ka bërë hapin konkret duke sjellë projekligjin i cili duhet të miratohet me procedurë të përshpejtuar për arsye se edhe hetimi duhet të bëhet me procedurë të përshpejtuar. Ajo që ka kërkuar Partia Demokratike është autorizimi i Prokurorit të Përgjithshëm, si në rastet e mëparshme të miratuar në këtë parlament, të kërkojë një ekip prokurorësh të huaj euro-amerikanë të cilët të bëjnë hetimin e plotë dhe të gjithanshëm të kësaj çështje. E theksoj edhe njëherë se në këtë aferë janë përfshirë zyrtarët më të lartë të vendit përfshi edhe faktet se menjëherë pas daljes së kësaj afere u nxitua duke bërë amendamente kushtetuese ku propozohej se prokurorit të përgjithshëm i ndërpritej mandati në mënyrë të menjëhershme dhë të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët e vendit janë vendosur nën gijotinë. Nisur nga kjo situatë, vetëm një hetim i plotë dhe i shpejtë ndërkombëtar mund të zbardhë të vërtetën për shumë çështje që përfshihen në këtë histori komplekse, mbi motivet se pse raporti i ardhur nga një studio ndërkombëtare të paguar nga taksapaguesit shqiptarë u injorua në shkurt 2014 ku thoshte se CEZ i kishte borxh Shqipërisë nga 1 deri në 3 miliardë euro por edhe mënyrën se si u zgjidh nga kryeministri. Nuk ndodh që një çështje në arbitrazh të zgjidhet pa një konsulencë ndërkombëtare. Nuk ndodh kjo dhe nuk ka ndodhur. Kjo fsheh aferën e madhe që do një hetim të plotë dhe të gjithanshëm, ashtu si çështja e dytë që ka të bëjë me DIA-n dhe po ashtu motivet e kryeministrit që raportin e një prej studiove më të mira nuk ia çoi Prokurorisë por e fshehu derisa e nxori media. Të gjitha këto mund të dalin në dritë vetëm në sajë të një hetimi të plotë ndërkombëtar.

Po çfarë ndodhi?! Maxhoranca e rrëzoi duke ngritur alibinë se procesi i miratimit të ligjit kërkon 84 vota sepse ka implikime kushtetuese. Ligji për hetimin ndërkombëtar ka zero implikime në kodin e Procedurës Penale dhe në çdo kod të Republikës së Shqipërisë. E them që është zero dhe nuk ka asnjë implikim. Ligji duhet të miratohet me shumicë të thjeshtë i cili nuk ka injektim në Kushtetutën e vendit, apo në Kodin e Procedurës Penale, apo Kodin Penal pasi prokurorët e huaj që do vijnë këtu do zbatojnë legjislacionin shqiptar. Personat e implikuar do të dënohen sipas Kodit Penal shqiptar dhe hetimi do të jetë sipas legjislacionit shqiptar dhe ne nuk ndryshojmë asnjë normë hetimi përveçse subjekteve që do të kryejnë këtë hetim. Siç e thashë, këta duhet të jenë prokurorë të huaj për arsye se janë përfshirë zyrtarë të lartë.

Alibia se duhet të kalojë me 84 vota dhe jo me procedurë të përshpejtuar është një alibi që duan për ta zvarritur, dhe është një alibi që vjen mbas deklarimit të djeshëm të kryeministrit se nuk do ketë hetim për CEZ-in. Duan ta shtyjnë sa më gjatë. Ndaj dhe opozita është e vendosur që ky hetim të fillojë sa më parë. Asnjë procedurë parlamentare dhe asnjë alibi teknike që nuk ekziston nuk mund të zhbëjë kërkesën për një hetim të shpejtë efikas dhe të gjithanshëm ndërkombëtar nga parlamenti shqiptar. Ndaj dhe kërkoj dhe njëherë që kjo çështje të vendoset nga seanca, për sa kohë që neni 28 i rregullores thotë që kur nuk bien dakord në Konferencë Kryetarësh, këtë çështje e vendos seanca. I bëj thirrje edhe njëherë maxhorancës të tërhiqet nga qendrimi i saj për të bllokuar hetimin ndërkombëtar apo për ta shtyrë atë me shpresën se kjo çështje nuk do të hetohet, me shpresën se provat do të humbasin dhe dëshmitarët do të intimidohen dhe do të fshehin të vërtetën. Hetimet penale të tilla komplekse kërkojnë shpejtësi dhe kjo ishte arsyeja e vetme që Partia Demokratike kërkoi që ky projekligj të miratohet me procedurë të përshpejtuar.

Ndaj z.kryetar duke u bazuar edhe në deklarimet e tua publike, nëse nuk keni ndryshuar mendje nga qendrimi i djeshëm i kryeministrit, duhet që hetimi të jetë me procedurë të përshpejtuar dhe që ju ti qendroni deklarimeve. Edhe alibia juaj tjetër që paska dy qendrime nga opozita nuk qendron, po ua bëj të qartë ju dhe opinionit publik se ne jemi për një hetim të plotë të të gjithë aferave të çështjes CEZ që janë bërë publike. Askush nuk ju ka penguar ju, kur jeni në qeveri prej dy vitesh, që të hetoni çfarë të doni, ku të doni dhe të depozitoni çfarëdo kallëzimi ndaj çdo zyrtari të këtij vendi për 8 vite që kemi qënë ne në pushtet. Nga viti 1912 po të doni, dhe nuk u ka penguar askush. Ne e shprehëm gadishmërinë në emër të grupit parlamentar të PD-së, që në objektet e hetimet që është depozituar për dy aferat t’i shtohet çdo kërkesë e ardhur nga çdo kryetar partie apo grupi parlamentar për të hetuar me prokurorë të huaj, çdo çështje që ju mendoni se nuk e zgjidhnit dot këto dy vjet me prokurorinë apo me sistemin e drejtësisë shqiptare. Ndaj, qendrimi i PD është i njëjtë më atë që ka pasur, që jemi për një hetim të plotë e të gjithanshëm ndërkombëtar të aferës CEZ sha.


Fjala në Kuvend e nënkryetarit të grupit parlamentar të PD, Eduart Halimi, 1 Tetor 2015

 

Read More
01 Tet
0

Për një çështje ndërkombëtare, duhet hetim ndërkombëtar

Zonja deputete, zotërinj deputetë, të dashur qytetare dhe qytetarë që ndiqni këtë seancë, dhe që me të drejtën më legjitime prisnit sot që kjo seancë të votojë ligjin për hetimin ndërkombëtar, të aferës, të superaferës korruptive që ju ka kushtuar ju, secilit prej jush 1200 euro gjobë personale, pa llogaritur rritjen e çmimit, ndërprerjet e energjisë, pa llogaritur gjobat e tmerrshme dhe të pamerituara të enteve energjitike ndaj jush vetëm e vetëm për të mbushur gropën e krijuar, pa llogaritur bizneset e falimentuara dhe shpunësimet për shkak të kësaj afere.

Parlamenti ka mure dhe muret janë memoria e tij. Në këtë sallë, jo një herë por dhjetëra herë unë kam denoncuar këtë aferë. Kam denoncuar dhe denoncoj përsëri, në memorien time dhe në historinë e vendit kjo është afera korruptive më e tmerrshme që ka ndodhur ndonjëherë. Kam denoncuar kohë para se të dalin të dhënat në arbitrazhin e Vienës, kam denoncuar se një aferë, në të cilën enti energjitik shqiptar, ose le të themi autoritetet shqiptare ishin palë me autoritetet e CEZ-it, CEZ-it sipas dokumentave të pakundërshtueshme iu falën në zarf të paktën 800 milionë euro, sepse këtë thotë auditi ndërkombëtar. është e vërtetë se ne, entet tona i kishim CEZ-it 200 milionë euro. Pra, borxhi neto, pa claimet e dëmtimeve, borxhi monetar ishte 800 mln euro. Kam denoncuar me hipotezë, një veprimtari të qëllimshme të Edi Ramës të lidhur direkt me komisionerin Fule, e kam bërë kur ai ka qënë me funksion, e kam bërë sepse interesi vendit tim më shtyn mua të mbroj me çdo kusht interesin publik të shqiptarëve. Nuk e kam bërë me kënaqësi këtë, por e kam bërë sepse kam parë aferën e tmerrshme që po rëndon mbi qytetarët.

Në çdo moment, qeveria ime është bazuar në dy parime. Parimi parë; të ndihmojë me gjithçka për suksesin e CEZ-it brenda ligjeve të vendit, parimi dytë; të mbrojë me çdo kusht interesin publik. Kjo ka qënë. Ti që leh nga vendi (i drejtohet T.Ballës), duhet të dish se ka dy vendime gjykatash për atë çështje, është qeveria ime që e ka çuar në gjykatë atë, ka vendim gjykate për atë çështje, ka vendim të shkallës së parë dhe vendim të shkallës së dytë për të. Po të isha pajtuar nuk shkonte në gjykatë, po të isha pajtuar nuk jepte dorëheqjen. Pra, në çdo rast është mbrojtur interesi publik. Momenti kur CEZ falimentoi, natyrisht ishte e domosdoshme heqja e liçensës, duke u marrë me të gjithë bazën ligjore. Edi Rama dhe çakejtë e tij sulmuan haptaz se po sulmojmë CEZ-in, se përzumë CEZ-in, se i hoqëm liçensën, dokumenta këto që do përdoreshin në arbitrazh kundër palës shqiptare. ERE nga ana e saj në bashkëpunim me BB mori kompaninë që do përcaktonte proçedurat e heqjes së liçensës. Autoritete të tjera, nga ana e tyre morën kompani të tjera të cilat do të bënin auditin dhe vlerësimin e dëmeve të borxhit. Ka qënë Haxhinasto, ministër i ngarkuar nga unë për të kryesuar gurpin, dhe në dijeninë time ai ka bërë punën, ka përcaktuar me dokument rrugën që duhej të ndiqej dhe atë nuk e ka bërë me kokë të vet, atë e ka bërë në bashkëpunim me BB, e cila ishte ndërmjetës pasi kishte menaxhuar privatizimin e CEZ. Pasi iku CEZ, natyrisht çoi mesazhe se duhet ta zgjidhim me pajtim dhe për këtë arsye mundësoi një takim në Vjenë. Cfarë ndodhi në Vienë, ja u them unë ju. Pala shqiptare u përfaqësua me një nga avoketërit më të mitrë ndërkombëtar që ka Europa sot dhe nga përfaësues të autoriteteve. CEZ-i kërkoi 85 milionë euro dëme dhe u zotua se çëshjen e DIA-s do ta zgjidhte vet CEZ, është çështje e tyre jo e palës shqiptare. Avokati ynë u përgjigj duke e pyetur se po me ato 600 milionë euro fatura detyrime financiare ndaj doganave, tatimeve, OST, KESH etj etj, çdo bëhej me to, a do i pranonin ato? CEZ iu përgjigj se nuk do i pranonte. Atëherë përgjigja ishte se edhe ne nuk do pranojmë pajtimin, ne do shkojmë në arbitrazh ndërkombëtar. Avokati ynë, i cili është një nga më të suksesshmit na thotë se ne do ta fitonim çështjen sepse kemi gjithçka të dokumentuar. Të dhënat që erdhën nga kompanitë ndërkombëtare ishin kryekëput mbështetëse për palën shqiptare. Kompanitë e kontraktuara nga ne për avokati, që të gjitha u morën nga lista që sugjeroi BB, e cila sugjeroi kompanitë më të mira. Por, çfarë ndodhi.

Qeveria shqiptare fshehu, Edi Rama i fshehu publikut, Gjiknuri i fshehu publikut, rezultatet e këtyre kompanive. Këtu keni qënë, i kemi kërkuar ti dorëzoni në Parlament, kemi kërkuar me insistim ti dorëzoni në Parlament ndërsa ju keni refuzuar në mënyrë kategorike.Ntyrisht ne i kishim, ne i dinim, por donim që ti merrnin vesh shqiptarët, në mënyrë legale nga Parlamenti i tyre. Qytetarëve u fshehet studimi i kompanive ndërkombëtare, nga ana tjetër filluat përsëri sulmin ndaj qeverisë së mëparshme, paçka se kishte trajtuar pikë për pikë në të gjithë proçedurën ministri Haxhinasto dhe e kishit në koalicion, se është përzënë dhe i është hequr liçensa CEZ-it padrejtësisht, gjë e cila kur e thotë qeveria në pushtet e bën zero shansin e arbitrazhit sepse qeveria në pushtet merr fajin e palës shqiptare, merr përgjegjësitë e palës shqiptare. Nuk ka ndodhur kurrë në histori kjo. Cfarë ndodhi. Siç ishte rakorduar, thoni për veton që të vjedhim bashkarisht, flisnit se do vëmë veton për Shqipërinë që të vjedhim bashkarisht. Dhe kështu u bë. Qeveria çeke s’mund të vinte kurrë veton, ajo nuk mund të bllokonte kurrë vendimin politik të BE për një çështje tregtare. Ne nuk thonim se nuk e njohim, por ne thonim se do ta zgjidhim me arbitrazh ndërkombëtar dhe ajo s’mund të përbënte kurrë motiv vetoje, ajo ishte një veto e kërkuar atyre që u duhej për të ndarë patratë. Nuk ekziston asnjë vendim zyrtar i qeverisë çeke që të bllokohej Shqipëri derisa të firmosej marrëveshja me CEZ-in. Kjo ishte një kërkesë e Edi Ramës sepse duheshin ndarë paratë dhe duhej përdorur një pretekst. Unë nuk dua të ngre aludimepër asnjëri, kam shprehur dyshimet e mia që kam patur për qëndrimet e komisionerit Fule. Uroj që të ketë qënë e izoluar, por normale nuk e quaj, Nuk e quaj aspak normale as qëndrimin e zotit Kopac, për të cilin kam respekt, por nuk është normale që të thotë se u firmos në zyrën e tij marrëveshja. Po pse ai duhej të ishte kumbari marrëveshjes, ç’punë kishte ai me marrëveshjen, cila është kjo marrëveshje që ai interesohet me kaq vendosmëri dhe detyohet të vi në Tiranë për të bërë diversion para qytetarëve për të mbrojtur Ramën? Kjo nuk qëndron. Unë kam shumë respekt për institucionin, Komisionin, por kjo është një shkelje, nuk mund të vish se pastaj më duhet të të shtroj pyetjen; a ke ndonjë lidhje me CEZ-in dhe a jeni në konflikt interesi. Dhe unë nuk di të ketë asnjë lidhje por nuk mundet një zyrtar nga Brukseli, të shkulet dhe të vij në komisionin e veprimtarive prodhuese të Parlamentit për tu thënë shqiptarëve, se ajo marrëveshje që firmosi Edi Rama, pas gjysëm ore hoqi veton. Atëherë idel ajo që tha Sali Berisha, që marrëveshja u firmos në kulisa dhe është marrëveshje kulisash në kurriz të shqiptarëve. Pra, mega-afera 800 milionëshe u firmos në kulisa, nuk ka autoritet në botë që mund ti lejonte vetes një gje të tillë. Nuk them jo, por besimi im është absolut është kjo, se nuk mundet që qeveria çeke që të dilte haptaz se atëherë do i thuash qeverisë gjermane, do i thuash presidentit francez, kryeministrit anglez që të paguaj unë 600 milionë euro biletën për të marrë statusin. S’mund të jenë kurrë dakort ata, kategorikisht, ajo bie ndesh mbi çdo parim mbi të cilin bazohet Europa. Kaq i duhej kryeministrit shqiptar, kaq i duhej ministrit të jashtëm shqiptar, tu thoshte me rradhë ministrave të jashtëm të vendeve kryesore të BE; ore na thoni a duhet ta paguajmë ne 600 milionë euro biletën? Se në këtë mënyrë, siç thoshte dje Edi Rama, s’duhet të ketë drejtësi më.

Cfarë po bënim ne? Po i drejtoheshim drejtësisë ndërkombëtare, arbitrazhit ndërkombëtar. POo pse ne ishim më të fuqishëm se ala çeke? Jo ore jo, por ne besonim se kishim të drejtën me vete. Edi Rama thotë se do humbim qindra milionë, bashkë me Kopac. Zotërinj po nëse do nisemi nga kjo prerogativë atëherë duhet ti shuajmë gjykatat, s’duhet të ketë më gjykata. Sepse po të nisesh se spo shkojmë në gjykatë se po e humbasim çështjen atëherë për çfarë duhen gjykatat? Ne kërkonim arbitrazh ndërkombëtar, nuk kërkonim arbitrazh në hënë, dhe Edi Rama sulmoi qeverinë shqiptare bashkë me Damianin e tij dhe firmosi në kulisa marrëveshjen me të cilën mund të ketë marrë 10, mund të ketë marrë 30, mund të ketë marrë 50 milionë, x milionë por e sigurtë se pa u shpërblyer nuk do mbetej.

Sot ne kemi bërë një diskutim në kryesi se ky ligj duhet të jetë me 3/5 apo s’duhet të jetë. Po t’u pyes unë, neni 19 që votuat ju këtu, neni turpit i cili thotë “ne vodhëm e vodhëm por nuk po dënohemi”, a është një lloj amnistie apo jo, a është nen amnistie, a është nen që merr pushtetin e drejtësisë? Ka vetëm një rrethanë mbi tokë në Kushtetutën e këtij vendi, kur ky institucion merr pushtetin, atë e ka përcaktuar Kushtetuta; ajo ka përcaktuar kushtet kur Parlamenti ka të drejtën e amnistisë. Në asnjë rrethanë tjetër s’mund të ndërhyjë në çështje në gjykim. Ai që ka frikë nga hetimi ndërkombëtar…. Ndaj dhe, mendoj se paqja dhe stabiliteti i vendit e kanë jetik këtë hetim. E shifni sa ndërkombëtare është çështja? Cështja është shumë ndërkombëtare, ndaj dhe duhet hetim ndërkombëtar.

Tani do vijmë të çështja e dytë, çështja DIA. DIA është një kontratë midis CEZ dhe një kompanie shqiptare private. Qeveria nuk ka anjë tagër të ndërhyjë te çështja e nënkontraktorëve, ka një ligj që përcakton çdo marrëdhënie. Por, meqënëse doni ta dini, sapo janë bërë të qarta veprimet abuzive të përbashkëta CEZ-DIA, menjëherë janë nisur në prokurori. Dhe është qeveria e mëparshme, avokati i shtetit të mëparshëm që ka futur për ndjekje penale aktorët e këtij kompleksi dhe jo vetëm DIA-n por dhe kompanitë e tjera të cilat po ndiqinin praktikat e DIA-s. Cfarë bëtë ju? Ju i amnistuat me nenin 19, ju votuat këtu për ti amnistuar ato. Ato ishin të gjitha në ndjekje. Dhe prokuroria pak ditë më parë ndaloi, njoftoi se ska më ndjekje, sepse zbatoi nenin tuaj. Cdokush mund të pyesi po ç’bëri opozita. Opozita në mënyrën më të vendosur ka denoncuar në këtë platformë, fuqishëm, këtë mega aferë korruptive, opozita kishte pregatitur të gjithë planin, në mos gaboj marrëveshja iu votua më 31 korrik. Për ata të cilët shtrojnë pyetjen se çfarë bëri opozita, opozita bëri shmë, opozita denoncoi disa herë këtu në Parlament, natyrisht hapa ligjorë nuk mund të marrësh dot për një dokument që nuk është votuar.

Dokumenti s’ishte votuar. U votua, sollëm nismën ligjore këtu për të hequr nenin 19. Nëse ju nuk pranoni hetimin, pastaj opozitës i lind e drejta të ndërmarrë çdo hap tjetër në mënyrë që të mbrojë interesin publik.

Vijmë prapë tek DIA. Ju zotëri që jeni këtu, të përpiqesh të shesësh Vilson Ahmetin për Ilir Metën këtë nuk ta beson njëri. Por ti vazhdo s’kam kundërshtim.  Ti ke bërë një akt, të bëhet hetim ndërkombëtar dhe unë shpresoj ti qendrosh këtij.

Së dyti, nuk jam unë është Hajkes dhe mediat që kanë botuar Hajsek që thonë se erdhi në Pragë për të negociuar për kompaninë DIA. Nuk jam unë se unë se dija. Po ta dija e thoja me kënaqësi. Hajsek e thotë këtë. E ke takuar Hajsek se ke takuar ajo është punë hetimi pastaj s’është punë e imja as punë e jotja. Pa diskutim që kjo është shumë thjeshtë e zgjidhshme. Ke qenë me Kastriot Ismailajn, ske qenë me të? Hetoje!

Referencat tek një një njeri që s’jeton më, s’nidhmojnë asgjë. Pse? Sepse ka shënime dhe të dhëna të tjera, dhe dëshmi të tjera që faktojnë të kundërtën e asaj që ai ka pretenduar. Por ai ndjesë pastë nuk është më. Por fatmirësisht ka dëshmitarë, të cilët dëshmojnë qartësisht të kundërtën. Qenka ky, Elvis Mata i vëllai i  Endri Matës, unë atë Elvisin nuk e njoh, Endrin e njoh ëhstë një djalë i shkëlqyer, brilant, një fullbright nga më të suksesishmit, një njeri me të cilin kam punuar ngushtësisht për “Shqipërinë në moshën dixhitale”, e filluam me 4.8 % dhe e arritëm në  68 % me gjithë ekipin më rrethonte.

Nuk mund të them se cila ëhstë shkalla e implikimit të Elvisit, atë e gjen prokuroria por ai, me deponimet e tij i ka bërë një shërbim të madh këtij vendi. Sepse ai tregoi. Cdo shqiptar shtron një pyetje; po pse kur në Vjenë CEZ tha se DIA-n dhe aferën e DIA-s e marr unë përsipër pse e mori pala shqiptare përsipër? Pse iu hoq CEZ-it dhe u kalua tek ne? Pse? Kush e zhbëri këtë? Çfarë kompromisi ishte ky? Çfarë qëllimesh kishte kjo? Në këto rrethana ky ish punonjësi i DIA, ekspert në fushën bankare, mori anën e interesit publik, dneoncoi çfarë dinte për veprimtarinë e paligjshme të Kastriot Ismaliaj të DIA-s dhe lidhjet e tij. Unë mendoj se çdo presion ndaj tij është shumë i gabuar, i pandershëm, i padrejtë, sepse ai vuri veten në anën e interesit publik duke marrë parasysh çdo lloj rreziku.

Akuzat se ka nxjerrë dokumente janë qesharake. Ai ka bërë një dëshmi në prorkurori,  se kemi këtu dhe prokurorë përpara, nuk i ka dhënë kopje fare. Tani, si mund ta merrte ai kopjen e dëshmisë në prokurori? Po të bësh akuza të tilla janë gjërat më qesharake.

Kopjen tek prokurori e marrin vetëm ata të cilët zytarsiht ndjekin procedurën dhe ajo kopje shkoi në Vjenë. Po pse paska nxjerrë ky atëherë sekretin? Hiqni presionet ndaj tij se është e turpshme, është kriminale. E kuptoni që njeri që lufton për të shpëtuar 135 milionë euro. Duhet të dini një gjë ju, Kastriotit i janë ofruar 29 milionë euro. Po absolutisht. Absolutisht i kanë ofruar 29 milionë euro dhe ska pranuar, jo ka thënë, dua 135 milionë euro. E kuptoni apo jo. Po sigurisht, se një siguri Kastrioti e ka, se nga çështje që ishte midis tij dhe CEZ ajo u kalua çështje midis autoriteteve shqiptare dhe Kastriotit. Por ata që e kaluan çështjen ata e kaluan që ti jepnin 135 milionë atij. A e dini ju që në gjithë zinxhirin e punës në OSHEE, mbi OSHEE ka jo një por disa të interesuar që të fitojë Kastrioti.

Dëgjoja një ditë një që merret me dosjen, kam pas repsekt për të, ishte djalë i zoti, jurist, i thoshtë këtij Matës se na dëmton sepse ke nxjerrë dokumenta.  Po rri ore zotëri se ti po bën lojën e atyre që duan të humbasin paratë në këtë mënyrë kurse ai mbeti zëri i vetëm që kërkon që ato para të mos humbasin. Dhe ti zoti Romeo që na jep dhe intervista, të ishe në krah të tij për çështjen, tani përpiqesh ta trysnosh. Mos bëni presion ndaj atij njeriu që po lufton me dëshminë e tij të shpëtojë 135 milionë euro.

Po, po 135 milionë euro. Presion bëjnë nga ministria, presion bëjnë nga OSHEE, presion bëjnë nga rruga. Ndaj dhe, mendoj se hetimi ndërkombëtar në emër të paqes dhe stabilitetit të vendit, të interesit publik është jetik. Me asgjë nuk do mund të shkohet për të zbardhur këtë çështje. Unë ju siguroj se do të bëj gjithçka ç’kam të mundur në mbrotje të interesit qyetatrëve shqiptarë ndaj një afere të tmerrshme, ndaj një afere që u kushton atyre 800  milionë euro.

Ç’kishit ju, humbiste arbitrazhi, humbist Sali Berisha, për mua e bëtë atë ju? Apo s’duhet të ketë drejtësi se e humbasim. Këtë e bën vetëm një hajdut. Skisha dëgjuar kurrë. Unë ju bëj thirrje ju zoti Ruçi që të votoni hetimin ndërkombëtar. Nuk ka gjë më të urgjente se kjo. Nëse do bejmë këtë veprim, ne do ngrihemi në lartësinë e përgjegjësisë tonë para qytetarëve shqiptarë. Hetimi të përfshijë që nga dita e parë e inicimit të procesit të privatizimit deri në ditën e votimit të marrëveshjes, pa asnjë kufizim. Kujt s’ja mban ka gjithë përgjegjësinë!”

REPLIKA PAS FJALES SE RUCIT:

Së pari, dua të informoj opinionin dhe të qartësoj se në mënyrë absolute as dhe një shtetar i vetëm, i lartë europian, kam qenë kryeministër, unë jam marrë me kryeministra, në mënyrë absolute nuk ka bërë kurrë asnjë deklaratë se Shqipëria po ngutet  për të paraqitur kërkesën për anëtarësim të plotë në Bashkimin Europian.

Asnjë! E them këtë, sepse ai vendim është një vendim konsensual dhe në rast se do të kasha patur një kryeministër, të isha informuar se ka rezerva, unë do të kasha lobuar pranë, do të isha përpjekur për të bërë sqarime pranë tij, por kam bërë zero përpjekje të interesohem tek kryeministra të caktuar që ajo ti jepet Shqipërisë. Besoj se qendrimet duhet të ndërtohen mbi fakte reale dhe jo perceptime të gabuara apo deklarata të zyrtarëve të rangut të tretë e të pestë, të cilët natyrisht nuk përcaktojnë politikën e vendit të tyre. Pra, asnjë, në mënyrë absolute dhe kurrë ndonjëherë në këtë problem çështja CEZ nuk ka qenë në mes.

Së dyti, unë ekspozenë tuaj e kuptoj se ju nuk pranoni hetim ndërkombëtar nëse thoni e pranoj por, nuk e pranoni e viktimizoni me “por”.  Unë nuk çuditem sepse nenin 19 e keni votuar ju jo unë, unë e kam kundërshtuar me forcën më të madhe. Nuk çuditem sepse dje Edi Rama deklaroi publikisht se nuk e pranon hetimin ndërkombëtar.

Dhe së treti, të jem i hapur me ty, kemi një jetë të tërë këtu në Parlament, po ta thoshte Koçua, diçka mund të lëkundesha se është faktikisht pushteti në hije i sivllaut të tij, kurse druaj se ju zotëri ju lë në baltë sa herë ti teket. Megjithatë urdhëro, plotësoje aferën. Përmende edhe çështje të tjera. Ne kemi sjellë një ligj për një çështje dhe e them publikisht se jemi për hetim integral të saj, nga alfa tek omega pa asnjë kufizim. Ju përmendet këtu autoritetet hetimore shqiptare, po, por kemi praktikë ne.

Nëse, vrasësit direkt të trubitit të lirisë Azem Hajdari u burgosën, kjo është meritë e prokurorëve ndërkombëtarë në radhë të parë. E di unë se si ka qenë ajo. Dy prokurorëve ndërkombëtarë. Unë nuk isha kaq i kënaqur me punën e tyre sepse ata mbetën në një nivel por prapë se prapë u garantoj shqiptarëve se po të mos ishin ata asnjë nga vrasësit nuk do dënohej. Ua u them se unë di çdo gjë për atë problem. Ndaj dhe ne kemi një praktikë me prokurorë ndërkombëtarë. Njëri prej tyre suedez, i shkëlqyer, përfaqësoi vendin e tij në prokurorinë e Kosovës për krime kundër luftës, tjetra norvegjeze ka punuar në vende të tjera po në këtë fushë. Nuk ka asgjë të turpshme këtu ti thërrasësh. E vetmja gjë që s’mund të bësh, dhe jam dakord me ty, është që ti smund të bësh kurrë një ligj që do një prokuror francez, gjerman, amerikan, këtu kjo nuk bën. Ti do hetimi ndërkombëtar. Pastaj mekanizmat ndërkombëtar, institucionet ndërkombëtare janë ato të cilat e vënë vet në lëvizje, ti je anëtar i këtyre mekanizmave.

Unë po u jap një shembull. Në Guatemal presidenti u pllakos. Prokurorët amerikanë, po pse prokurorët amerikanë? Sepse qeveria e Barak Obamës ka vendosur një fond 20 miliadrë dollarë për një grup vendesh të Amerikës Latine dhe u thotë luftoni korrupsionin në doni ti merrni. Siç kishte Bushi “Millenium Challenge Açount”, Oabama ka krijuar një fond për vendet e Amerikës Latine, 20 miliardë dollarë. Dhe Presidenti Obama, në takim me këtë që dha dorëheqjen dhe tani është në burg, i tha zotëri kur do lëvrohet fondi, hapini rrugë hetimit dhe pranoi prokurorët. Por nuk jemi në këto kushte, ne nuk mund ti themi një vendi, ne themi kërkojmë hetim ndërkombëtar, cili do të jetë vendi që do të ofrojë mundësitë, atëherë kanë mënyrën e bërjes së kërkesës, siç e bëmë rastin e parë që ua thashë këtu, siç e bëmë rastin e dytë, i cili nga pikëpamja ligjore marrëveshja që votuam ne është shumë më e fortë, ajo faktikisht i jep autoritet të plotë atij që hetonte akuzat e Dick Martit. Ndaj dhe të mos rrimë të fshihemi prapa gishtit, mos të rrimë të sofizojmë por të ngrihemi në lartësinë e përgjegjësive tona, dhe urdhëro zotëri, hetim nga alfa tek omega, çdo etapë, çdo moment, çdo vendim, të hetohet dhe të dalin përgjegjëistë. Jeni për këtë? Unë e shoh që me lumin e fjalëve që lëshuat këtu, që filloi me periudhën kur unë jam bërë president dhe vazhdoi me numërimin e minutave që unë flas këtu. Por nëse flas këtu more zotëri, e kam thënë 20 herë pse flas? Sepse nuk flisni! Unë flas sepse ju nuk filsni! Kaq është e gjitha.


Fjala në Kuvend e ish kryeministrit Sali Berisha, 1 tetor 2015

Read More
01 Tet
0

Reagim i deputetit Myqerem Tafaj

 

Që në fillim, dëshiroj të theksoj se vendimi i marrë nga Prokuroria Përgjithshme është i padrejtë dhe, si i tillë, duket se është marrë nën presionin e Qeverisë. Unë e kam kundërshtuar këtë vendim të Prokurorisë duke parashtruar argumente dhe sqarime të hollësishme. Çështja lidhet me një urdhër për hapje të programeve të studimit, ndërkohë që shkolla e lartë jopublike Vitrina dhe fakultetet e saj kanë qenë të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave.

Dëshiroj të nënvizoj se çdo vendimmarrje për hapje programesh studimi është bërë sipas kompetencave që i jep ministrit Kushtetuta e Republikës, Kodi i Procedurave Administrative, ligji i veçantë, aktet nënligjore, si dhe sipas procedurave administrative në fuqi.

Urdhri, i kallëzuar në këtë proces, ka ardhur duke respektuar të gjitha hallkat e parashikuara të vlerësimit të projektit të paraqitur nga subjekti, përfshirë edhe hallkën e ankimimit të subjektit aplikues.

Gjatë mandatit tim si ministër kam punuar me përkushtim maksimal për tiu shërbyer sa më mirë nxënësve, studentëve, mësuesve, pedagogëve dhe zhvillimit të sistemit tonë arsimor në  të gjitha nivelet e tij. Këtë detyrë e kam çmuar si një vlerësim të lartë, përgjegjësi të madhe  dhe mundësi për të kontribuar për zhvillimin e vendit tim.

Si deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë, dëshiroj të siguroj Partinë Demokratike dhe qytetaret, që më kanë votuar dhe besuar, opinionin publik, institucionet dhe organizatat ndërkombëtare që mbështesin reformat në vendin tonë, se mbështes fuqimisht zbatimin e ligjit dhe luftën kundër pandëshkueshmërisë, por sigurisht nuk mund të pranoj fushata apo vendime për ‘prerje kokash’ për hir të luftës politike të qeverisë ndaj opozitës, apo thjesht për hir të statistikave.

Besoj se gjykata do ta gjykojë këtë çështje në mënyrë të pavaruar dhe të drejtë, sepse jam i sigurtë në pafajësinë time.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 1 Tetor 2015

Read More
01 Tet
0

Fermerët në ditën më të keqe, qeveria i braktisi, jep para për klientelën

Projektligji që po diskutojmë tani, bën fjalë për disa ndryshime të cilat përmirësojnë ligjin aktual “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, por nuk e ndryshojnë thelbin e tij.

Këto përmirësime konsistojnë:

Së pari, në krijimin e lehtësirave për importuesit dhe prodhuesit e materialit mbjellës e shumëzues bimor,

Së dyti, në përcaktimin e rregullave më të qarta për importin, testimin, certifikimin, analizimin dhe rianalizimin e materialit mbjellës e shumëzues bimor,

Së treti, në përmirësimin e rregullave të inspektimit nga Autoritetit Kombëtar i Ushqimit.

Këto ndryshime vijnë si rezultat i kërkesave dhe konsultave me biznesin e bujqësisë, kryesisht furnizuesit në rolin e importuesit dhe prodhuesit të materialit mbjellës e shumëzues bimor, për të lehtësuar procedurat për regjistrimin e varieteteve dhe hibridëve në Katalogun Kombëtar, si dhe pas kërkesave të vazhdueshme të fermerëve për të përdorur material mbjellës me cilësi.

Për arsyet që përmenda më lart, shprehem pro këtyre ndryshimeve në ligjin aktual.

Por pavarësisht miratimit të këtyre ndryshimeve, që ju vinë në ndihmë agrobiznesit dhe fermerëve, nuk mund të rri pa denoncuar nga kjo foltore, situatën e vështirë në të cilën ndodhen sot bujqësia dhe fermerët shqiptarë.

Bujqësia shqiptare është më e kërcënuar se kurrë nga politikat dhe administrimi i papërgjegjshëm i kësaj qeverie.

Po bëhet gjithnjë e më e vështirë për sipërmarrjen, po bëhet gjithnjë e më vështirë për fermerët dhe qytetarët, po bëhet gjithnjë e më vështirë për fshatin dhe për qytetin, po bëhet gjithnjë e më vështirë për çdo familje shqiptare.

PS erdhi në pushtet me mashtrime të bujshme. Por mashtrimet më spektakolare ishin ato që ju bënë fermerëve, bujqësisë në veçanti dhe zhvillimit rural në përgjithësi.

Kaluan dy vjet dhe nuk po mbahet asnjë prej premtimeve te shpallura  ne programin elektoral te koalicionit te majte  për mbështetjen e sektorit bujqësor dhe industrisë agroushqimore.

Ku shkuan angazhimet e programit elektoral të PS për politika fiskale që synojnë uljen e drejtpërdrejtë të çmimeve të inputeve bujqësore, dhe për heqje të TVSH për të gjitha plehrat kimike, farat, fidanat, materialin gjenetik që përdoret në blegtori, vaksinat, ilaçet dhe për çdo lëndë të parë që përdoret për bujqësinë dhe blegtorinë?

Në programin elektoral dhe në atë të qeverisë socialiste thuhej se do të investoheshin 160 milion dollarë për sistemin e ujitjes dhe kullimit, brenda një periudhe 4 vjeçare.

Por realiteti është krejt ndryshe.

Kryeministri krenohet që mbështet investimet ne bujqësi, por gjatë dy viteve të qeverisjes, fondet për ujitje dhe kullim janë shumë herë më pak, se ç’pati premtuar, duke e lëne bujqësinë ne mëshire te fatit.

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, me Aktin Normativ për Buxhetin 2015, qeveria shkurtoi me 520 milionë leke, ose 25.6% më pak,  investimet ne ujitje dhe kullim.

Por edhe këto pak fonde që akordohen nga qeveria për ujitjen dhe kullimin, vidhen dhe shpërdorohen nga drejtuesit rajonale të bordeve të kullimit.

Mediat denoncojnë shpërdorime të mijra litrave naftë, e cila nuk është përdorur për punime bonifikuese, por ose ka përfunduar në xhepat e drejtuesve, ose është përdorur gjatë fushatës së fundit elektorale.

Punonjësit e këtyre institucioneve janë në dijeni të këtyre shpërdorimeve, por nuk bëjnë zë, nga frika e humbjes të vendit të punës.

Por edhe kur zëri i protestës përcillet tek deputetë dhe drejtues të partive të mazhorancës, ato bien në vesh të shurdhët, pasi abuzuesit i kanë shpatullat të ngrohta.

Kryeministri është në dijeni të një sërë skandalesh, abuzimesh e shpërdorimesh të fondeve publike nga drejtues të bordeve të kullimit.

I bëj thirrje Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe organeve ligjzbatuese, të verifikojnë këto denoncime dhe abuzuesit të përballen me ligjin.

Do të 5 fishojmë financimin publik për skemat mbështetëse të bujqësisë, ka qenë një tjetër premtim i bujshëm i PS.

Por si paraqitet në fakt realiteti?

Struktura dhe aktivitetet e parashikuara për mbështetje, përjashtojnë pothuajse tërësisht fermerin për shkak se është hequr dore nga shtimi i sipërfaqeve  te mbjelljeve ne fushe dhe ambiente te mbrojtura.

Ne këto kushte, sipas Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, deri më 31 gusht, për vitin 2015, janë financuar vetëm 2253 aplikime, me një vlerë prej 584 milion lekë, ose me një realizim vetëm 36%, ndërkohe kur vetëm në qarkun e Korçës, gjatë viteve 2007-2012, janë financuar 5880 aplikime, pra rreth 3 herë më shumë, me një vlerë prej 631 milion lekë.

Në shkallë vendi, gjatë viteve 2008-2013, janë financuar 4000-7500 aplikime në vit, ose mesatarisht janë financuar 5500 aplikime në vit, pra rreth 2.5 herë më shumë.

Por sikur të mos mjaftonin këta tregues kaq të ulët, për skemat mbështetëse të bujqësisë për këtë vit, me Aktin Normativ për Buxhetin 2015, qeveria shkurtoi me 95.7 milionë leke, zërin “Transferta buxhete familjare-llogaria 606”, të cilat gjatë muajit shtator dhe në vazhdim do të pakësojnë me 40 milion investimet dhe me 55.7 milion skemat e fermerëve. Tendenca e Ministrisë te Bujqësisë për te ndryshuar kahun e financimit nga pagesa direkte për hektar te sipërfaqes se mbjelle (ullinj, peme frutore, agrume, etj,) drejt financimit te ngritjes se kapaciteteve grumbulluese,  ruajtëse dhe përpunuese, është e gabuar, sepse rrezikon  frenimin e rritjes se prodhimit bujqësor si dhe shpenzimin e fondeve  ne mënyre  jo eficente.

Por për kë ka qenë edhe kjo pak mbështetje, sipas shifrave që përmenda më lart?

Kjo mbështetje me grante falas nga buxheti i shtetit ka qenë për  individë apo subjekte,  ne shuma qe shkojnë deri ne 150 mije $, ne një kohe kur mijra fermerë nuk përfitojnë asnjë lek.

Individët dhe subjektet te cilët kanë përfituar shuma te tilla janë përzgjedhur pa  respektuar asnjë kriter konkurrues, por sipas “porosive nga lart”, për klientelën e qeveritarëve.

Ne kushtet kur buxheti i shtetit për bujqësinë është mjaft i limituar, këto shuma mund te jepeshin ne  formën e kredive me norma te ulta interesi, ose edhe me  interes zero,  por jo te faleshin për klientët e qeverisë.

Pra qeveria, me një te rene te lapsit, ka përjashtuar nga mundësia e financimit shumicën e fermerëve qe derdhin djersen çdo dite ne fushe, duke e konsideruar këtë, sipas kryeministrit, si një lëmoshë për fermerët, të cilët, deri tani, nuk paskan ditur të konkurrojnë.

Ministria e Bujqësisë i heq të drejtën e peshkimit peshkatarëve të Lagunës së Patokut dhe ja jep të vëllait të deputetit, nëpërmjet forcës dhe pushtetit që i ka dhënë kryeministri Rama.

Para disa ditësh, Gjykata Administrative, ka rrëzuar vendimin e Ministrisë së Bujqësisë, me argumentimin se kriteret e përcaktuara për zhvillimin e tenderit për administrimin e lagunës, i plotësonte më mirë shoqëria “Cali”.

Sipas Gjykates Administrative, Ministria e Bujqësisë nuk ka marrë parasysh dokumentet e shoqërisë “Cali” dhe nuk ka zbatuar korrekt ligjin gjatë prokurimit.

Ja pra, me këto metoda klienteliste punon kjo qeveri.

Nga 1 shtatori qeveria ka nisur të ashtuquajturin aksionin kundër evazionit dhe informalitetit, për të mbushur sadopak gropën e madhe prej 200 milion dollarësh të evazionit, korrupsionit dhe kontrabandës.

Eshtë folur shumë për informalitetin dhe evazionin fiskal në biznesin e madh dhe të vogël.

Po me fermerët dhe prodhimet e tyre si do të veprohet? Cilat do të jenë aktet nën ligjore qe do të nxjerrë qeveria për sektorin e bujqësisë, në zbatim të ligjit “Për procedurat tatimore”, që u miratua vetëm me votat e maxhorancës, javën e kaluar?

Sipas Ministrisë së Bujqësisë, pas 31 Dhjetorit 2015, asnjë fermer nuk do të lejohet më që të shesë vetë prodhimin e tij ne tregjet me pakicë.

Ata do të mund t’i sheshin prodhimet vetëm tek tregtarët apo në pikat e grumbullimit.

Ky vendim i ka alarmuar fermerët e vegjël. Nuk mjafton kostoja e lartë e prodhimeve të tyre bujqësore, por tashmë dhe çmimi i ulët i shitjes në grosistët apo në pikat e grumbullimit, duke mos mbuluar dot shpenzimet e prodhimit.

Kështu atyre do tu hiqet dhe e ardhura e vetme që kanë për të jetuar.

Shitjen e prodhimeve tek tregtarët apo në pikat e grumbullimit, fermerët do ta bëjnë vetëm pasi të kenë vetëdeklaruar produktet dhe të jenë pajisur me një kod që merret pranë Drejtorive Rajonale Tatimore, ose në Drejtoritë e Bujqësisë.

Imagjinoni 350 mijë fermerë, që brenda 3 muajve, duhet të paraqiten  pranë Drejtorive Rajonale Tatimore, ose në Drejtoritë e Bujqësisë, për të vetë deklaruar produktet e tyre bujqësore dhe për tu pajisur me kod.

Po për këtë periudhë si do të veprohet?

Jemi në pikun e prodhimeve bujqësore dhe gjithçka është e bllokuar.

Fermerët nuk po shesin dot prodhimet e tyre bujqësore, sepse tregtarët e shumicës dhe impiantet frigoriferike për konservimin e frutave, veçanërisht të mollës, nuk mund të grumbullojnë këto prodhime, pa faturë tatimore, që fermerët nuk e disponojnë.

Por tashmë, fermerët shqiptarë nuk mund të mashtrohen më, me gënjeshtra dhe të ngopen me lugën bosh të rilindjes të vetë demaskuar si gënjeshtra më e madhe në historinë e Shqipërisë demokratike.


Fjala në Kuvend e deputetit Gjergji Papa, 1 tetor 2015

Read More
30 Sht
0

Qeveria ka rënë, Rama-Meta nuk qeverisin por luftojnë njëri-tjetrin dhe nxjerrin alibi për milionat që kanë zhvatur

Të nderuar deputetë,

Megaskandali i vjedhjeve, shpërdorimeve, abuzimeve dhe korrupsionit kolosal në një prej pasurive më të mëdha kombëtare, atë të energjisë elektrike i cili ka tronditur këto ditë mbarë qytetarët shqiptarë ka vulosur rënien de-fakto të qeverisë Rama-Meta, të cilës për shkak të dështimeve, mashtrimeve dhe skandaleve të njëpasnjëshme i kishte ardhur fundi edhe pa të.

600 milonë euro të thata është shuma që Shqipëria, qytetarët shqiptarë, i madh dhe i vogël, u kanë paguar skemave të zhvatjes dhe rryshfeteve në një anë, dhe marrëveshjes kriminale të qeverisë Rama-Meta me kompaninë CEZ nga ana tjetër.

Kjo është vjedhja e shekullit, ky është pazari i ndyrë, ky është korrupsioni i padëgjuar i ndonjë qeverie me pasuritë e popullit të vet.

Nuk e themi sot që ujërat e zeza kanë plasur nga gjirizet e këtij skandali shokues. E kemi thënë, e kemi denoncuar me zë të lartë përpara seancës parlamentare  famëkeqe të 31 korrikut 2014, kur shumica e kartonave anonimë e shurdhmemevcë apo me rekorde kriminale votuan marreveshjen që kish për qëllim t’i vinte kapakun, aferës së megakorrupsionit që kishte bërë bashkë hijenat e njohura e të panjohura të  kësaj pasurie publike.

Shqiptarët duhet ta dinë: nga kjo pasuri e tyre e zhvatur, 350 milionë Euro janë fatura të papaguara dhe të njohura pra të pranuara nga CEZ ndaj KESH dhe OST; 15 milionë euro janë detyrime tatimore me vendime gjyqësore të formës së prerë. Të gjitha këto të vërtetuara dhe të pranuara me faturë.

Qeveria Rama-Meta i fali, ia fali CEZ-it në tavolinë, i fali si mall skarco, gjatë të ashtuquajturave bisedime “shumë të sukseshme”, siç njoftoi asokohe ministri i Ramës. Kur e dëgjon duket si tallje. Në fakt është dramë.

Por nuk mbaron këtu. Shqiptarët duhet ta dinë se qeveria shqiptare mori përsipër  në marrëveshjen e turpit me CEZ edhe vlerën 135 milionë Euro, të padisë që kishte ngritur DIA kundër CEZ.

Shqiptarët duhet ta dinë se pas një pune të gjatë dhe voluminoze, ku ishin mbledhur mijëra dokumente dhe prova, avokati ndërkombetar i Shqipërisë dhe  institucione financiare me rëndësi botërore që ndiqnin procesin, këshilluan se qeveria shqiptare  i kishte të gjitha letrat në rregull për të fituar 2 miliard euro në arbitrazhin kundër CEZ.

Shqiptarët duket ta dinë se qeveria Rama-Meta jo vetëm hoqi dorë të kërkonte çfarë i takonte, por vendosi të kënaqte orekset e kompanisë debitore që kishte ikur pa paguar, duke e dorovitur edhe me 95,5 milion euro të tjera nga taksapaguesit shqiptarë. Kur e dëgjon duket e pabesueshme, në fakt eshtë drama, tragjedia e zezë me paratë e popullit.

Shqiptarët duhet ta dinë se në marrëveshjen e negociuar në fshehtësi të plotë dyshja, Rama-Meta jo vetëm hoqi dorë nga të gjitha gjyqet civile, të cilat rezultonin të fituara nga shteti; por mori përsipër fshehjen dhe ndalimin e ndjekjes penale ndaj Hesjek me kompani, pavarësisht se këto kallëzime ishin regjistruar nga qeveria Berisha.

Opozita i ka akuzuar dhe i akuzon, unë si kryetar i PD-së i kam akuzuar dhe i akuzoj dyshen Rama-Meta, ideuesit dhe autorët e kësaj marrëveshje si dëmtues  të interesit publik, si shpërdorues dhe humbës të të paktën 600 milion eurove, pasuri e qyetarëve shqiptarë, si bashkndarës plaçke dhe hajdutë të kësaj shume kolosale.

Ka njerëz që mendojnë se marrëveshja kriminale e 31 korrikut 2014 me CEZ dhe skandali i pagesave fiktive dhe rryshfeteve CEZ-DIA që ka plasur këto ditë janë dy gjera të ndryshme.

Të ndryshme janë padyshim. Por ato janë të lidhura dhe pjesë e një skandali të vetëm.

Lidhja, prova e zjarit që i bën bashkë është klauzola famëkeqe e ndalimit të çdo kallzimi në proces, e çdo hetimi dhe e çdo padie të re për çfarë ka ndodhur gjatë operimit të CEZ në Shqipëri.

Kjo klauzolë dhe kushti për ta kaluar marrëveshjen pa zhurmë e pa debat padisin  njohjen dhe vetëdijen e Ramës dhe Metës për shkeljet, abuzimet, shpërdorimet, batakçillëqët, vjedhjet dhe pisllëqet e bëra. Prandaj shpikën këtë klauzolë, për  varrosjen e një krimi  të stërmadh financiar.

Por të vërtetat si këto nuk ka kapak t’i mbyllë. Haku i qytetarëve nuk mund të varroset. Pjesa më e errët e kësaj historie që ka të bëjë me pagesat fiktive dhe rryshfetet nga mbledhja e borxhit të keq, po del në dritë duke bërë të munduar daljen e të gjithë djajve nga shishja.

Në përpjekjen e tyre të lavdërueshme për të rrëzuar në arbitrazh padinë dhe  pretendimin e DIA-s për shumën 135 milion euro, që në skenarin eventual të mosrrëzimit do të duhet ta paguajë buxheti i shtetit, pra shqiptarët nga xhepat e tyre, avokatët e qeverisë shqiptare kanë ngritur dyshime dhe akuza në adresë të Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, si personi që ka lobuar e rekomanduar pranë çekëve presidentin aktualisht në hetim të shoqërisë DIA, dhe si përfitues  rryshfetesh  në shuma të mëdha  nga kjo kompani.

Për shkak të këtyre akuzave të rënda, ne kemi kërkuar dhe kërkojmë dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta dhe që ky të vihet në dispozicion të hetimit si një deputet i zakonshëm.

Nuk e nxorrëm ne Ilir Metën nga strofkulla e tij, siç i pëlqen të mendojë e të thotë  për të rritur rëndësinë e tij apo për  të relativizuar akuzat që i bëhen.

Nuk marrin merita që nuk i kemi.

E nxorrën avokatët e qeverisë shqiptare pranë arbitrazhit ndërkombëtar, e nxorrën publikimet e rrjetit të gazetarëve investigativë të Ballkanit Perëndimor, BIRN, e nxorën, në piknisje, njerëzit e qeverisë në Tiranë që janë marrë e merren  me ndërtimin e strategjisë për të shpëtuar 135 milion euro të pretenduara nga miku i Ilir Metës në arbitrazhin ndërkombëtar.

Si opozitë dhe si qytetarë ne mbështesim fuqishëm përpjekjet për të rrëzuar  pretendimet e kusarëve dhe dallaverexhinjve me damkë për tu marrë qytetarëve shqiptarë në  arbitrazhin ndërkombëtar shuma të tjera marramendëse pas atyre që u kanë marrë tashmë dhe që janë subjekt i hetimit penal.

Ne jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund, me gjithë çfarë varet nga ne,  zbardhjes së megaskandalit dhe rekuperimit maksimal të dëmit që i është  shkaktuar financave të  vendit, financave  të qytetarëve.

Njëherësh me kërkesën për dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, kemi paditur në Gjykatën Kushtetuese klauzolën që ndalon hetimin për aferat e CEZ dhe ortakëve  e bashkëpunëtorëve të saj; kemi dorëzuar dje në Kuvendin e Shqipërisë  projekligjin për hetimin ndërkombëtar të akuzave nën autoritetin e Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë; kemi kërkuar dhe kërkojmë zbardhjen  nga prokuroria të të gjitha padive që qeveria Berisha ka depozituar në organin e akuzës kundër ish-zyrtarëve të lartë të CEZ dhe firmave të kontraktuara apo të sajuara nga CEZ për mbledhjen e borxheve të këqija.

Jemi në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët për informimin dhe ndërgjegjësimin e tyre për këtë gjëmë të madhe; u kemi bërë thirrje të shmangin me mençuri zhurmimin e skandalit nga altoparlantët e qeverisë, të thonë fjalën e tyre për paratë e vjedhura e t’u dalin zot sepse janë paratë e tyre. Askush, asnjë forcë politike, asnjë institucion politik nuk është aktive si opozita, si Partia Demokratike për të sjellë transparencë dhe drejtësi për megaaferën e CEZ-it.

Presim dhe kërkojmë nga Kuvendi një votë konsensuale për projektligjin tonë të hetimit ndërkombëtar, presim nga Prokuroria veprime të shpejta, profesionale  dhe kurajoze për hetimin dhe çuarjen para drejtësisë të personave përgjegjës. Ne i garantojmë mbështetjen tonë të plotë.

Asgjë nuk na ndal në këtë betejë. As diversioni i trashë, as diversioni i hollë, as manovrat e trasha, as manovrat e holla të Ramës dhe Metës.

As puthjet dhe as të pështyrat që shkëmbëjnë me njëri tjetrin, natën dhe ditën,  teksa luajnë kukafshehtasi me njëri- tjetrin në fushën e minuar të megaskandalit, me qëllim që edhe plaçkën miliona euro ta gëzojnë, edhe njëri- tjetrit tIa fusin, edhe lopën e pushtetit ta mbajnë në këmbë edhe njerëzit  ti mashtrojnë.

Kjo është një histori batakçinjsh, tipike për klanet e malavitës që ia kanë me të pabesë njëri-tjetrit, por bashkohen rreth presë së përbashkët që në rastin e dyshes Rama-Meta është pushteti.

Prandaj Ilir Meta ka heshtur për faljen e mbi 500 milionë eurove  nga  Edi Rama dhe negociatorët e tij. Për këtë arsye Ilir Meta me deputetët e tij kanë votuar pa fjalë marrëveshjen kriminale  të 31 korrikut 2014.

Përveç klauzolës që ndalonte hetimet dhe paditë, Rama ka ofruar në këtë pazar me ortakun e tij edhe angazhimin e qeverisë për t’i paguar DIA-s 135 milionë eurot e vendimit eventual të arbitrazhit. Kjo i ka bërë të fërkojnë duart të gjithë kumbarët.

Sekush pjesën e vet dhe të gjithë të fituar- ky ka qenë pazari.

Por, me dashje apo vetvetiu pazaret kanë marrë erë.

Tani nuk është më plaçka dhe pazaret, por rryma e vrullshme e zbulimeve dhe akuzave ajo që po përcakton drejtimin e ngjarjeve, ku personazhet e implikuar i mbajnë duart njëri-tjetrit sikur po i shtrëngojnë, në fakt për të mos u goditur pas shpine.

Ilir Meta nga një anë akuzon kryeministrin e qeverisë ku bën pjesë, nga ana tjetër i garanton atij poltronën e kryeministrit.

Qëndrimi i Edi Ramës është akoma më absurd, akoma më fyes për standardet më minimale të politikës dhe për inteligjencën e shqiptarëve.

Gjithë Shqipëria flet, gjithë Shqipëria zien për skandalin më të madh, vetëm Rama  nuk flet, vetëm Rama bën sikur nuk kupton për kë e kanë fjalën avokatët e qeverisë së tij.

Nga njëra anë nuk përgenjështron asgjë, bilez duket i kënaqur që ndokush e tregon si njeriun që qëndron prapa evidentimit të rryshfetit që ka dhënë DIA. Nga ana tjetër, nuk bën detyrën elementare të kryeministrit: të dalë në skenë, të  kërkojë hetim të plotë të akzuave, kombëtar e ndërkombëtar.

Edi Rama sillet sikur nuk është kryeministër. Nuk është rasti i parë, nuk është skandali i parë. Ai ka kohë që ka humbur ndjenjën e detyrës. Eshtë rob i politikës së cicmiceve dhe intrigës. Edhe kur përmasat e skandaleve janë të tilla që kërkojnë përballje, ai fshihet. Më e shumta që bën, hedh gurin e fsheh dorën.

Pse e bën këtë? Sepse ka hallin e marrëveshjes kriminale të 31 korrikut. Hedhja e saj në erë do ta qelbte vendin me të panjohurat që përmban. Nuk janë 6 milionë, as 60 milionë, por 600 milionë Euro.

Ankthi i daljes në shesh të të palarave po e ndjek pas kokoshin 200 milionësh në çdo përçapje. Sepse nuk ka shqiptar t’i besojë dënglat e tij dhe zarave apo kopacëve që mbledh andej këndej, se 600 milionë Euro para të thata paskësh qenë gjoba çeke për të mos vënë veton për statusin kandidat.

Jo jo. Kjo është gjoba Rama-Meta, pazari i 1 prillit dhe aleancës që prodhoi ai.

Si mund të vazhdojë qeverisja e vendit kështu, kur të dy protagonistët e saj kanë kapur njëri tjetrin në skandale të ndërsjellta, që i përdorin për t’i bërë presion njëri tjetrit, për t’i vënë kushte njëri-tjetrit, për t’i mbyllur gojën njëri tjetrit, për të rritur pazaret me njëri tjetrit?

Si mund të vazhdojë qeveria kështu? Kush mund të tregojë një shembull nga  gjithë historia e demokracive ku një qeveri të zhytet kaq thellë në batak dhe të vazhdojë  të bëjë sikur është në punë?Qeveria Rama-Meta nuk ekziston më. Ajo mund të kacavirret si turmë kartonash, si mbledhje mekanike numrash,  por jo si shumicë politike. Krerët e saj janë të zënë me gjetjen e alibive për akuzat që ju kanë plasur, me gjetjen e mekanizmave për t’i shpëtuar drejtësisë, me gjetjen e rrugëve për të fshehur e siguruar pasuritë  e paligjshme që akuzohen se  kanë vënë e po vënë.

Pushteti është në ditën me të keqe. Ligji ka vdekur. Sundon arbitrariteti. Njerëzit janë lënë vetëm përsa i përket mbrojtjes së qeverisë dhe institucioneve që duhet të garantojnë liritë dhe të drejtat e individit. Por janë nën thundrën e përditshme të kërbaçit dhe lakut në fyt si të vetmet instrumenta që ka vërtitur e vërtisin mbi kokat e shqiptarëve kjo qeveri e dështuar në çdo rrafsh.

Me qeverinë që kemi do të kishte vdekur edhe demokracia, po të mos ishte opozita, në mbështetje të medias së lirë aq sa është, dhe me mbështetjen opionionit të shëndoshë publik dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian.

Si opozitë kemi qenë, jemi e do të jemi zëri i standardeve më të përparuara të demokracisë perendimore, kemi qenë, jemi e do të jemi në përballje dhe në luftë  të pakompromis  me kriminalizmin dhe korrupsionin në qeverisje dhe kudo, kemi  qenë, jemi e do të jemi zëri i të vërtetës që jetojnë qytetarët shqiptarë në familjet e tyre, në punën  e tyre,  në lagjen, qytetin dhe fshatin e tyre, një realitet krejt tjetër nga ai që vazhdon të  paraqesë propaganda  e Edi Ramës.

Mburren në propagandën e tyre për faturat e energjisë elektike dhe harrojnë qindra mijëra shqiptarë në errësirë, që nuk paguajnë dot sepse nuk kanë, sepse nuk i rimburson njeri, sepse nuk i llogarit njeri, sepse i kanë hequr nga defteri si njerëz; harrojnë se sot në epokën dixhitale kanë kthyer kandilin për qindra mijëra familje; harrojnë përmendoret e pashpirtësisë së tyre, vetëvrasjet në seri të njerëzve të poshtëruar nga faturat dhe gjobat e papërballueshme të energjisë, harrojnë çmimet e rritura që e kanë shtërnguar ku nuk mban më lakun në qafën e shqiptarëve të thjeshtë.

Harrojnë se kanë vjedhur 200 milionë dollarë në dogana e tatime gjatë tetë muajve, harrojnë se kanë kthyer kontrabandën e duhanit dhe naftës si në kohërat më të zeza, harrojnë se kanë çuar në vdekje ekonominë e vendit me taksat e larta dhe me mentalitetin e tatimeve të jashtzakonshme, harrojnë se kanë mbjellë epideminë e mjerimit anembanë vendit, harrojnë  se kanë kthyer eksodin masiv të shqiptarëve, harrojnë se kanë ngritur krimin në sistem. Ata harrojnë, por nuk harrojmë ne për asnjë çast.

Përveçse zëri i të vertëtës së qytetarëve, ne jemi çdo ditë e më bindshëm shpresa, arsyeja pse duhet shpresuar, arsyeja pse duhet ëndërruar përsëri për një Shqipëri të drejtë në kursin e ligjit, lirive, mundësive dhe meritës; për një Shqipëri të zhvilluar, një Shqipëri pa krim në pushtet, pa pushtet të krimit.

Kjo është alternativa e Partisë Demokratike. Ky është zotimi dhe vendimi im i pakthyeshëm si kryetar i saj.

Hartimi i programit tonë dhe një pakete shpëtimi me qëllim nxjerrjen e Shqipërinë nga humnera e krizës, mjerimit dhe qorrsokakut ku ndodhet, duke e vënë në kursin e zhvillimit, në kursin e demokracisë së re, po merr formë dhe shumë shpejt do të jetë pjesë e konsultave të gjera me qytetarët, me sipërmarrjen, me fermerët me rininë dhe me grupe të tjera të interesit.

Në funksion të hartimit të programit dhe shpalosjes së alternativës të Partisë Demokratike janë vënë dhe po vihen burimet më të mira njerëzore me mbështetje të madhe e të çmuar nga partnerët tanë.

Zonja dhe zotërinj

Ligji i hetimit ndërkombëtar të aferës CEZ doli si si një emergjencë në kushtet e shpërthimit të skandalit më të madh financiar në historine e vendit, në valën e diskutimeve për projektligjin historik të dekriminalizimit. Ligji i hetimit ndërkombëtar është në funksion të ligjit të dekriminalizimit. Grupi ynë parlamentar do t’i avancojë njërin pas tjetrit duke kërkuar konsensus me shumicën por pa bërë lëshime dhe kompromnise që cënojnë thelbin e këtyre ligjeve.

Kemi paraqitur treqind amendamente për reformën në drejtësi, investimi më i madh në vëllim dhe në cilësi që ndonjë opozitë ka paraqitur ndonjëherë. Eshtë e kotë të deklarojmë vullnetin dhe disponimin tonë për një reformë të standarteve më të avancuara demokratike në fushën e drejtësisë. Treqind amendamentet tona flasim vetë. Vizioni ynë është aty. Qeveria mund të konfrontojë vizionin e saj me tonin për  të shkuar sëbashku drejt një varianti gjithpërfshirës.

Por askush të mos e çojë nëpër mend se me alibine e reformës së nevojshme në drejtësi mund të kapë politikisht drejtësinë për ta çuar prapa, për ta bërë më keq. Askush të mos mendojë se mund të përdorë e shfrytëzojë reformën në drejtësi për të shpërfytyruar balancat kushtetuese, për të risjellë në organet e drejtësisë prokurorë dhe gjyqtarë politikë të lidhur ngushtë me regjimin komunist para vitit 1990 dhe me kupolën e PS-së së Ramës sot.

Paketa jonë e shpëtimit ekonomik vjen menjëherë në radhë. Propozime të gjithanshme, e të mirëpeshuara për të rindezur motorrët e shpresës dhe zhvillimit ekonomik do ti bashkangjiten qëndrimeve tona të shpallura tashmë për qeverisjen e ardhshme të demokratëve, siç janët taksa e sheshtë 9 përqind dhe ulja e çmimit të energjisë dhe naftës, dy masa këto që do të rikthejnë në xhepat e shqiptarëve mbi 300 milion euro në vit që aktualisht i vjedh mafia, oligarkia dhe dyshja Rama-Meta me gabzerrët e saj të pangopur.

Megaskandalet korruptive dhe asfiksimi i ekonomisë, rënia de-fakto e kësaj qeverie kërkojnë nga ne të jemi gati për të thënë e bërë tonën në çdo situatë. Aleanca jonë është me Shqipërinë e vërtetë dhe me ndërgjegjen e shqiptarëve. Premtimi dhe zotimi ynë kongenital është Shqipëria e zhvilluar, moderne dhe perëndimore. Kjo na dikton të ngrihemi në standartin më të lartë të integritetit, kurajos dhe vendosmërisë duke shpërfillur çdo batak-pazar me fundin e kazanit të tranzicionit që është dyshja Rama-Meta.


Fjala e kryetarit të PD, Lulzim Basha, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, 10 Shtator 2015

Read More
29 Sht
0

Antimafia italiane në alarm për drogën shqiptare, Rama krekoset me ministrin AA003GB

Prokurori i antimafias së Leces, Cataldo Motta, bëri para dy ditësh një deklaratë tronditëse.

Ai tha se droga nga Shqipëria në Itali vazhdon me të njëjtat ritme, duke theksuar edhe narkotikët e fortë të Afganistanit që kalojnë tranzit në vendin tonë, por më shqetësuesja thotë zyrtari i lartë Italian, është se tani ka nisur edhe trafiku i armëve.

Prokurori i antimafias tha gjithashtu se krerët e këtyre grupeve kriminale që veprojnë në Itali e më gjërë, gjenden në Shqipëri.

Këto këmbana alarmi nga vendi fqinj vijnë në kohën kur Shqipëria është mbuluar nga droga, dhe kur në krye të ministrisë së rendit, qendron personi i akuzuar me prova e me fakte si i lidhur drejtpërdrejt me bandat e trafikut.

Eshtë normale që të shqetësohen autoritetet e vendit fqinj për trafikun e drogës, kur bandat e narkotrafikut përdorin makinën personale të Saimir Tahirit, gezojne imunitet të plotë dhe nuk preken dot nga policia.

Sigurisht që trafiku i drogës drejt Italisë do të vazhdojë kur të afërmit e ministrit, një grup kriminal i mbajtur nën vëzhgim, të njohur si kontigjentë, përdorin edhe makinën e ministrit, edhe skafin e tij.

Edi Rama mund të vazhdojë me propagandën e tij, mund të vazhdojë të jetë krenar me Saimirin e targës AA003GB, por e vërteta që dinë autoritetet italiane është ndryshe, është tronditëse.

E vërteta që dinë qytetarët shqiptarë është ndryshe. E vërteta është se droga ka mbuluar vendin, dhe se ministri i rendit është këmbë e krye i lidhur me trafikun e trafikantët.

Ka vetëm një rrugë. Largimi i tij nga detyra dhe nisja e një hetimi të plotë e serioz.


Deklarata për mediat e deputetit, Keltis Kruja, 29 Shtator 2015

 

Read More
29 Sht
0

Edi Rama inkriminoi edhe Arkivën e Shtetit

Nga kjo seli, që nga Nëntori i vitit 2013, ne kemi denoncuar emërimet në administratë të personave me të kaluar penale dhe rekorde kriminale. Në të gjitha nivelet e administratës dhe në të gjitha qarqet e Shqipërisë.

Por rasti që po u sjellim sot është i veçantë sepse mban personalisht firmën e Edi Ramës si kryeministër dhe bëhët fjalë jo për një drejtori ujësjellësi, apo drejtori prefekture. Bëhet fjalë për Arkivin Qendror të Shtetit, ku çdo shtet serioz mban memorien kombëtare. Bëhet fjalë për Arkivin Qendror të Shtetit Shqiptar ku janë dokumentet e para qeverisë së Ismail Qemalit por edhe ato pas saj. Aty janë dokumente të vyera ku palët me çështje pronësie dhe të tjera, zgjidhin ose jo problemet e tyre.

Aty Edi Rama ka emëruar një ish-major policie, Gjet Ndojin, i cili në vitin 2000 është përjashtuar nga radhët e Policisë për; mospastrim të radhëve nga të inkriminuarit, përgjegjësi për grabitjen e Bankës, përgjegjësi për vjedhjen e makinave, përgjegjësi për shkelje në zyrën e pasaportave dhe vizave.

Të gjitha këto zullume ky major i ka bërë kur ishte kryesisht si shef i komisariatit të Kukësit dhe për këtë është përjashtuar nga Policia me motivacionin që lexova nga ministri i Brendshëm i asaj kohe, Spartak Poçi.

Pavarësisht kësaj të kaluare, pavarësisht se është kryetar partie, ç’ka e  ndalon specifikisht ligji i Arkivave, neni 90 i tij, u shpërblye nga rilindistët si Drejtor i Përgjithshëm Arkivës Qendrore të Shtetit.

Nuk mjafton kjo por janë larguar 51 arkivistë me përvojë për tu zëvëndësuar nga të paktën 7 farefis i afërt i Gjet Ndojit. Këto janë standardet e rilindistëve në pushtet. Këto janë gjërat që ka bërë Edi Rama që normalisht në standardin dhe rregulloren më të ulët të këtij institucioni duhej të ishte konsultuar me SHISH, Policinë dhe DSIK. Ndërkohë, hoqi një personalitet të fushës si znj Nevila Nika.

Prandaj është shumë e rëndësishme që një orë e më parë të miratohet një ligj për dekriminalizimin, jo me dyer dhe dritare që të kalojnë Gjetot e Edit, por në mënyrë strikte dhe rigoroze të miratohet sa më parë nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.


Deklarata për mediat e deputetit, Genc Pollo, 29 Shtator 2015

 

Read More
28 Sht
0

Drafti i qeverisë i njëanshëm, synon kapjen e drejtësisë

Kjo mbledhje e komisionit kishte të bënte me procedurën e shqyrtimit të draftit të amendamenteve kushtetuese të përgatitur nga ana e maxhorancës dhe ekspertëve të emëruar prej saj. Opozita, gjatë gjithë ditës së sotme, ka pasur komunikime të vazhdueshme edhe para mbledhjes, ku kemi kërkuar në fillim të saj dhe gjatë saj, që drafti i amendamenteve të shkonte në Komision të Venecias së bashku me paketën që kishte të bënte me komentet e opozitës lidhur me draftin.

Gjatë kësaj jave, ekspertët e propozuar nga opozita do të përgatisin këto komente dhe sigurisht arritja e një kompromisi të tillë, pra që drafti të shkojë në paketë bashkë me amedamentet dhe komentet e Partisë Demokratike, është një hap i mirëpritur. Mund të ishte kursyer i gjithë ky debat, siç e pate edhe ju, sepse kërkesa proceduriale në fillim u rrëzua me votat e maxhorancës. Sigurisht që përshëndes faktorët që bënë të mundur arritjen e një konsensusi të tillë, pra që paketa të shkojë drejt Komisionit të Venecias. Do të jetë Komisioni i Venecias që do të shohë më pas draftin e amendimeve të përgatitur në mënyrë të njëanshme. Siç e thashë edhe gjatë mbledhjes, kemi vlerësimin maksimal për kontributin e eskpertizës ndërkombëtare, për misionin EURALIUS të Bashkimit Europian, për misionin OBDAT dhe ekspertët e tyre por siç edhe ju e pate, nuk mund të mos vëmë re ndikimin e ekspertëve vendas të cilët janë më të shumtë në numër.

Përqendrimi rreth tyre, ne e kemi shprehur, krijon dyshime të arsyeshme se gjithë drafti i përgatitur, në pjesën më të madhe shkon drejt kapjes. Kjo sepse 9 institucione të reja që krijohen me Kushtetutë, sipas draftit që ju keni parë, të nënta këto institucione, që do të kenë nën kontroll të gjithë sistemin e drejtësisë, do të emërohen nga mazhoranca e Ramës dhe e Metës pa një pjesëmarrje të opozitës e cila do të ishte një filtër për të frenuar kapjen. Këto janë çështjet paraprake që ekspertët kanë evidentuar në këto 48 orë. Besoj se komentet e tjera do të vijnë gjatë javës edhe prej eskpertëve të cilat do ti drejtohen Komisionit të Venecias për të parë nëse këto zgjidhje që kanë ardhur nëpërmjet këtij drafti do të jenë zgjidhje që forcojnë gjyqsorin, luftojnë korrupsionin apo e mbajnë në mënyrë të njëkohëshme edhe luftën ndaj korrupsionit edhe pavarësisë.

Ne përshëndesim dhe besoj se do të gjejmë pika të përbashkëta në gjithë paketën dhe në githë pjesën që bën fjalë për luftën ndaj korrupsionit dhe krijimit të institucioneve, që shkojnë në drejtim të luftës ndaj korrupsionit në sistemin e drejtësisë, por jemi tepër skeptikë lidhur me procesin dhe amendamentet që kanë të bëjnë me kriteret e emërimit të gjyqtarëve të cilat, siç i evidentuam edhe sot, lënë mënjanë Shkollën e Magjistraturës, përjashtojnë studentët e Shkollës së Magjistraturës në karrierën në sistemin e drejtësisë dhe kthejnë gjyqtarët, hetuesit, prokurorët e kohës së diktaturës.

Kjo për ne shkon drejt kapjes. Ne jemi kundër kapjes së sistemit të drejtësisë dhe emërimeve në të gjithë sistemin e drejtësisë nga Rama sepse krijohet përceptimi se do të jetë Edi Rama ai që do të emërojë me 84 vota, kur sot Rama dhe Meta kanë 88 vota, të gjithë anëtarët e lartë të gjyqsorit, ata që do kontrollojnë gjyqtarët, këshillin e prokurorëve, Prokurorin e Përgjithshëm, që do të shkarkohet dhe emërohet nga kjo maxhorancë, anëtarët e KLD-së do të emërohen nga kjo mazhorancë. I gjithë ekipi dhe institucionet që do të emërohen do të kontrollojnë sistemin e drejtësisë dhe do të emërohen me maxhorancën e Ramës dhe Metës. Për këtë çështje ne nuk biem dakord.


Prononcimi për mediat i deputetit Eduard Halimi pas mbledhjes së Komisionit të Reformës në Drejtësi, 28 Shtator 2015

 

Read More
28 Sht
0

Mbështetje e plotë ndërkombëtare për dekriminalizimin dhe luftën kundër korrupsionit

Me partnerët tanë diskutuam çështjet kryesore që prekin qytetarët shqiptarë si çështjen e dekriminalizimit, prioritet i të gjitha prioriteteve, nyja gordiane për të zgjidhur krizën e gjithanshme politike, parlamentare dhe ekonomike të vendit. Pra largimin e kriminelëve nga Parlamenti, nga pushteti vendor, nga  administrata publike. Jam i lumtur për mbështetjen e plotë dhe të gjithanshme që partnerët ndërkombëtarë i japin kësaj beteje jetike për vendin, dekriminalizimi është një çështje jetike për vendin. Dua të përsëris edhe një herë se për këtë çështje jetike për vendin dhe për luftën kundër korrupsionit, Partia Demokratike është e vendosur të mos bëjë asnjë kompromis apo pazar politik. Do t’i shkojmë deri në fund me ndihmën e partnerëve tanë ndërkombëtarë do ta realizojmë qëllimin tonë, duke e fituar këtë betejë jetike të dekriminalizimit, kalimin e ligjit të dekriminalizimit dhe zbatimin e tij të menjëhershëm.

Pyetje: Çdo të thotë nuk bëjmë asnjë pazar politik. Kush ka kërkuar pazar politik?

Basha: Nuk ka asnjë dyshim për ne, se në Parlament, në qarqet politike ka kundërshtarë të ligjit për dekriminalizimin. Dhe unë e kam thënë dhe në mbledhjen e fundit  të grupit parlamentar, dhe gjej rastin ta përsëris; Partia Demokratike për këto dy çështje, pra për dekriminalizimin dhe luftën kundër korrupsionit, PD nuk bën pazare dhe kompromis. Jemi të vendosur ta çojmë deri dhe fund. E shohim veten tone, dhe jemi përfaqësues të interesit qytetar dhe vetëm të interesit qytetar. Nuk bëjmë pra asnjë pazar politik për këto dy çështje kryesore. Çështje të tjera që diskutuam kanë të bëjnë me reformën në drejtësi ku theksuam vendosmërinë për luftë pa kompromis kundër korrupsionit në drejtësi, por po kështu, për luftë pa kompromis kundër kapjes së drejtësisë apo çdo projekti që çon drejt zgjatjes së duarve të politikës në përgjithësi dhe ekzekutivit në veçanti, për të vënë nën gjunjë drejtësinë dhe për ta vënë në shërbim të interesave politike.

Diskutuam edhe për çështjen e mbështetjes së hetimeve ndaj akuzave  për korrupsion. Ju konfirmoj se sot Partia Demokratike sapo depozitoi në Parlament ligjin për hetim ndërkombëtar të aferës së CEZ dhe CEZ-DIA, pra të faljes së 600 milion euro, fatura të njohura nga CEZ, fatura, detyrime ndaj shqiptarëve nga qeveria Rama si dhe të akuzave për 135 milion euro, afera të DIA-CEZ , akuza ndaj kryeparlamentarit. Dua të përshëndes gadishmërinë e kryeparlamentarit për të mbështetur këtë iniciativë ligjore në Parlament dhe t’i kërkoj që këtë mbështetje me fjalë, ta kthejë në një veprim të menjëhershëm, duke thirrur që sot konferencën e kryetarëve, duke e futur ligjin që sapo kemi depozituar për shqyrtim këtë të enjte në Parlament. Nuk besoj se ka asnjë alibi për ta vonuar këtë, aq më shumë kur ligje të tjera që kanë pasur kundërshtimin e plotë të grupeve të interesit, siç ka qenë Ligji për Arsimin, janë futur në tejkalim edhe të procedurave parlamentare, në shkelje të Kushtetutës; prandaj  kërkoj duke e përshëndetur për qëndrimin që ka pro për hetimin ndërkombëtar, që sot, të mbledhë konferencën e kryetarëve dhe të enjten ligji për hetim ndërkombëtar të aferës së CEZ, të votohet nga Parlamenit duke i hapur rrugë pranisë së prokurorëve dhe ekspertëve ndërkombëtarë në hetimin e aferës më të madhe korruptive në Shqipëri.

Pyetje: Zoti Basha ju po thoni që ta votojmë të enjten dhe kjo sikur varet vetëm nga votat tuaja dhe të LSI. E harroni PS?

Basha: Aspak, por kryetari i LSI që është dhe kryetari i Parlamentit, ka shprehur gadishmërinë dhe ky është momenti që nga shprehja, të kalojë në vepra, dhe të njëjtën gjë, të njëjtën thirrje i bëj dhe Partisë Socialiste dhe kryetarit të saj që është kreu i ekzekutivit, të votojmë bashkarisht sepse edhe ai sigurisht, me siguri do të ketë interes të zbardhet pjesa e tij, në faljen apo ndarjen e 500 milion euro po ti heqim 135 të CEZ-DIA, ku akzuat janë për ortakun e tij. Pra të votjmë ligjin ti hapim dritën jeshile pranisë së prokurorëve dhe ekspertëve ndërkombëtarë në hetimin e aferës më të madhe korruptive në vend.

Pyetje: A e mbështesin amerikanët këtë iniciativë?

Basha: Këto janë pyetje që ju duhet t’ua drejtoni ambasadave apo qeverive mike. Por unë dua t’u them që për luftën kundër korrupsionit, sikundër për dekriminalizimin e politikës shqiptare, ne kemi mbështetjen e plotë dhe të gjithanshme të partnerëve tanë ndërkombëtarë.

Pyetje: Z. Meta ka mbështetur një tjetër çështjen tuaj që është çështja për dekriminalizimin. Ndiheni komodë si Parti Demokratike që LSI, në një farë mënyre, e ka kushtëzuar Partinë Socialiste me votat e saj për këtë çështje?

Basha: Nuk bëj komente se për çfarë kushtëzohen, për çfarë shiten dhe për çfarë blihen ata mes njëri-tjetrit. Axhenda jonë është e shpallur, publike dhe në interes të qytetarëve. Në këtë kuptim, i bëjmë thirrje çdo deputeti të Kuvendit, dhe çdo deputeteje të Kuvendit, të votojë nismat tona ligjore; dekriminalizimin në radhë të parë, hetimin ndërkombëtar të aferës korruptive në CEZ, dhe të respektojë interesin qytetar në reformat e tjera të rëndësishme të vendit siç është reforma në drejtësi, duke u bërë palë me qytetarët për të luftuar korrupsionin por jo palë me dyshen Rama-Meta për të kapur drejtësinë.

Pyetje: Hetimi ndërkombëtar a kërkon 84 vota në Kuvend?

Basha: Teknikalitetet diskutojini me ekipin tim ligjor.

Pyetje: Z.Basha, kreu i Kuvendit është çuditur që ju kërkoni vetëm dorëheqjen e tij dhe jo të kryeministri Rama kur në fakt afera kryesore që ju keni denoncuar është ajo e faljes së borxheve të CEZ?

Basha: Së pari, unë nuk kam kërkuar dorëheqjen e Ilir Metës si kryetar Kuvendi, ndonëse ai është një shkelës serial i Kushtetutës siç e ka konfirmuar edhe Gjykata Kushtetuese, ku parlamenti i drejtuar prej tij, në disa raste ka dhunuar rregulloren dhe Kushtetutën e vendit, ka dhunuar të drejtat e opozitës, për të cilat nuk mund të rrahë gjoksin. Unë e kam kërkuar dhe e kërkoj dorëheqjen e Ilir Metës për akuzat që i janë bërë për kohën që ishte zv-kryeministër dhe Ministër i Jashtëm, si personi që ka lobuar, që qendron prapa kompanisë DIA dhe marrjes së 135 milionë euro të shqiptarëve nga kjo kompani. Dhe këto janë akuza që nuk i kam bërë publike unë, por i kanë bërë publike avokatët e qeverisë, avokatët e ortakut të tij, të cilin nuk ka pse ta kërkojë prapa pemëve në oborrin e selisë së Partisë Demokratike, sepse e ka në krah. E ka poshtë kur e ka në parlament dhe e ka në krah politikisht që prej marrveshjes së 1 Prillit. Pra kjo është e vërteta. Nuk ia kam kërkuar dorëheqjen dhe nuk ia kërkoj si kryetar Kuvendi, por ia kërkoj se është nën një akuzë me dokumente zyrtare të bëra publike nga mediat ndërkombëtare si personi që ka përfituar rryshfet në aferën më të madhe të korrupsionit në Shqipëri. Këto janë fjalët e avokatit të qeverisë shqiptare. Dua të kujtoj këtu se ky është minimumi që mund t’i kërkoj, sepse për një akuzë tjetër shumë më të pakët në shumë, ortaku i tij i sotëm jo vetëm mori dorëheqjen e Ilir Metës, nuk u mjaftua me këtë, por i vuri edhe flakën institucioneve të shtetit.

Pyetje: Por 600 milionëshi është më i madh se 135 milionëshi…

Basha: Por nuk është më pak se 700 mijë euro

Pyetje: Për këtë shqetësohet z.Meta që ju kërkoni vetëm dorëheqjen e tij dhe jo të z.Rama…

Basha: Sepse deri tani akuzat tona të Partisë Demokratike për bashkëndarjen apo për vjedhjen e 500 milionë eurove nga qeveria Rama, nga kryeministri Rama dhe ministri i tij përgjegëjs për marrëveshjen me CEZ, mbeten në rrafshin e akuzave që ne duam ti nënshtrohen një eskpertize të plotë juridike me pjesëmarrjen e prokurorëve dhe eskpertëve ndërkombëtarë. Ndërsa në rastin e Metës akuzat janë publikuar.


Prononcim për mediat i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, 28 Shtator 2015

 

Read More
28 Sht
0

Qeveria heq sigurinë e ilaçeve, hap portat për klientelën dhe abuzimin me shëndetin e shqiptarëve

Deputetët demokratë akuzuan sot qeverinë për cenimin që po i bën jetës së shqiptarëve me sjelljen e ndryshimit ligjor të Ligjit “për barnat dhe sherbimin farmceutik”. Në mbledhjen e  Komisioni për Punën Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, u theksua se propozimi i sjellë nga Qeveria, kërkon të heqë kriterin e vendosur në ligjin aktual, i cili përcakton se për tregtim autorizohen “barnat e prodhuara ne vendet e Ballkanit vetëm kur kanë marre autorizim për tregtim dhe qarkullojnë në vendin e tyre, si dhe në një nga vendet e BE”. Projektligji i qeverisë  heq kriterin “e rregjistrimit ne vendet BE”, duke vënë në rrezik sigurinë e shtetasve shqiptarë dhe për këtë arsye, deputetët demokratë kërkuan shqyrtimin e projektligjit edhe në Komisionin e  Sigurisë. Kryetarja e komisionit, deputetja Albana Vokshi tha se ndryshimi i ligjit ka frymë klienteliste dhe rrezikon rëndë cilësinë e sigurisë së medikamenteve që hyjnë në vendin tonë.

“Ndryshimi ligjor duhet të sanksiononte mekanizmat e kontrollit, certifikimit dhe monitorimit, si për medikamentet e prodhuara në vend, ashtu dhe për ato të importuara jashtë vendeve të referimit. Cilësia e medikamenteve në vend, duhet të jetë ajo e vendeve të BE”,tha deputetja Vokshi. Deputetët demokratë theksuan se në kushtet aktuale kur tregu farmaceutik është në konfuzion dhe i cënuar nga monopolet, kur mungojnë kapacitetet kontrolluese të medikamenteve, nuk mund të pranohet ky ndryshim ligjor i propozuar nga Ministria e Shëndetësisë. Nje hap i tillë i njëanshëm do të hiqte dhe një nga barrierat e fundit të sigurise shëndetësore të mbetura ende në fuqi.

Deputetët trajtuan dhe problematikat e shumta të sektorit të shëndetësise, si mungesa e ilaceve, pajisjeve dhe sherbimeve ne spitale dhe qendra shendetesore, si dhe denoncuan abuzimin, korrupsionin dhe klientelizmin.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 28 Shtator 2015

Read More