Blog

07 Sht
0

Reagim i Partisë Demokratike për ngjarjen kriminale në Gruemirë

Partia Demokratike dënon më forcë sulmin kriminal ndaj qytetarit dhe mbështetësit të Partisë Demokratike në Gruemirë, Arsim Burgaj.

Prona e Burgajt është shkatërruar me tritol nga një sulm me motive politike, prapa të cilit qendron deputeti socialist Paulin Sterkaj, i cili ka pasur dhe ka garancinë e Edi Ramës për të gjithë sulmet që kryen në Malësi të Madhe ndaj kundërshtarëve politikë.

Burgaj ishte angazhuar në fushatën e fundit për zgjedhjet vendore, dhe ishte në listën e deputetit Sterkaj për t’u goditur.

Siç goditi me armë kreun e Partisë Demokratike në Malësinë e Madhe. Po ky person, ky bandit me imunitetin e Edi Ramës, që nuk u ndëshkua për krimin e parë që bëri në zgjedhjet vendore, ka sërish dorë në sulmet dhe goditjet e mbështetësve të Partisë Demokratike.

Këto akte të rënda, janë grahmat e fundit të këtij regjimi kriminal, me banditët e veshur me pushtet, dhe me garancinë që u jep Edi Rama në çdo cep te vendit.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 7 Shtator 2015

Read More
06 Sht
0

Rasti i Prengës, dëshmi e inkriminimit masiv nga Rama dhe Meta

Pyetje: z. Strazimiri, çfarë u vendos në mbledhjen e sotme të Këshillit?

U vendos ti hapet rrugë Prokurorisë për hetimin e mëtejshëm dhe ti hiqet imuniteti i deputetit Prenga. Unë do të doja të theksoja që kemi 2 vjet që ky vend drejtohet nga një bandë kriminale, nga një mazhorancë e inkriminuar autorë të secilës janë Edi Rama dhe Ilir Meta. Aktualisht nuk patë asgjë të re dhe opinioni publik dhe të gjithë bashkë u bëmë  dëshmitarë të puntatës më të fundit të një seriali kriminal i cili si regjisor, producent dhe skenarist ka Edi Ramën dhe Ilir Metën në mënyrë të qëllimshme dhe në mënyrë shumë të kujdesshme. Nëse bëni retrospektivën e ngjarjeve do të arrini të gjeni që një nga një po mbushet lista e atyre që ka denoncuar opozita që prej 2 vitesh. Është një mazhorancë e kriminalizuar që ka kriminalizuar shtetin.

Secili prej nesh duhet t’i bëjë pyetjen vetes se pse kur shikon polic në rrugë largohet me vrap duhanshitësi i cigareve, ai ambulanti dhe jo shpërndarësi i drogës. Pse kur shikon polic në rrugë largohet me vrap fshatari që mbjell duhan dhe jo ai që mbjell kanabis. Të gjithë bashkë duhet ti bëjmë pyetjen vetes si shoqëri se përse dridhet nga frika ai që ka ndërtuar një strehë për fëmijët e tij apo një biznes të vogël, një dyqan të vogël, dhe jo ata që në mënyrë të papërgjegjshme po gllabërojnë çdo centimetër, çdo gram të pasurisë kombëtare. Pse ka frikë qytetari nga policia ndërsa krimineli arrin të futet deri në komisariat me dy armë, jo më një, dhe arrin të sfidojë shtetin duke plagosur 7 persona mu në derën e komisariatit.

Mendoj se është një sfidë e madhe e shoqërisë, është kauza e shoqërisë. Është shumë më tepër se kauza e opozitës. Ka dy vite që është kauza e opozitës megjithëse disa thonë që kjo është kauzë pa kauzë. Sot është kauza e të gjithë shoqërisë. Eshtë një gjë që e ka kaluar konfliktin politik dhe përmasat e tifozllëkut politik midis forcave të majta e të djathta. Po na mbyt krimi nuk ka nevojë të gjejmë modele të tjera. Shqiptarët e kanë bërë njëherë mrekullinë. Në vitin 1990, nëse kauza do të ishte vetëm e atyre të pushkatuarve pa gjyq apo e 75 mijë të burgosurve në mënyrë të padrejtë nga regjimi komunist, sigurisht që akoma sot do të kishim Ramiz Alinë të gjallë në pushtet. Ajo u bë kauza e të gjithë shqiptarëve pavarësisht se kishin apo jo tesër ndaj dhe ai regjim u shemb. Kjo është thirrja që kam sot. Të gjithë bashkë duhet të kuptojmë që nuk mund të kemi frikë nga shteti i kriminelë. Shteti i kriminelëve është vetëm për t’u rrëzuar.


Prononcim për mediat i deputetit të PD, Gent Strazimiri, 6 Shtator 2015

Read More
06 Sht
0

PD publikon dëshminë tronditëse të oficerit Zagani për lidhjet e ministrit të brendshëm me bandat e drogës, Tahiri të Largohet

Një nga dëshmitë më tronditëse të kohëve të fundit, të oficerit të lartë të anti-drogës, Zagani, që flet për lidhjet e Ministrit të Brendshëm me bandat e trafikut të hashashit, heroinës e kokainës, u ndërpre me dhunë nga qeveria.

Oficeri i Lartë i anti-drogës, që ka marrë vlerësime gjatë punës së tij nga partnerët e vendeve fqinje, ka konstatuar banda që transportonin tonelata me drogë, që ishin të mbrojtura, të paprekshme, sepse kishin lidhje me Saimir Tahirin.

Ishin të afërm të tij dhe përdornin edhe mjetet e tij private.

Kjo pjesë thelbësore e dëshmisë së oficerit u ndërpre nga kërcënimet e qeverisë, të Edi Ramës e Saimir Tahirit ndaj stafit dhe pronarëve të televizionit news 24. Autori i intervistës e botoi më pas të plotë në rrjetet sociale. Ne premtuam se do ta bënim publike këtë pjesë të intervistës, dhe po e shfaqim tani për publikun.

Pra, zonja dhe zotërinj kjo ishte dëshmia e oficerit të lartë të antidrogës Zagani i cili në punën e tij shumëvjeçare në Policinë e Shtetit ka pasur bashkëpunim të mirë dhe ka marrë vlerësime pozitive nga policitë parnere të vendeve fqinje. Kjo është një dëshmi që provon atë që është thënë prej muajsh në mënyrë të përsëritur dhe me forcë nga Partia Demokratike ndaj dhe Partia Demokratike dhe opozita kërkon tashmë me zë edhe me të fortë mbas kësaj dëshmie që Saimir Tahiri të largohet nga Ministër i Brendshëm dhe t’i nënshtrohet hetimit penal. Dhe ana tjetër e problemit, mbyllja e gojës së medias nga qeveria është një akt i rëndë që duhet denoncuar me forcë duke theksuar njëkohësisht që Partia Demokratike është në krah të dhe në mbështetje të gazetarëve, televizioneve, portaleve dhe të gjitha mediave që duan të japin të vërtetën për publikun e tyre, për lexuesit dhe shikuesit. Edhe kur ato bien në shantazh, edhe kur ato në një moment mund të çedojnë, ne përsëri do ti përkrahim që të jenë një kanal i së vërtetës për publikun e tyre. Dhe është edhe momenti edhe si kryetar i komisionit Parlamentar të Medias të bëj edhe një apel për ato shoqata gazetarësh, federate mediash, asosacione të ndryshme të kësaj fushe, që kanë përfituar nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, europiane dhe amerikanë, që nëse kanë heshtur këto 3 ditë të ngrenë zërin e tyre nesër e tutje. Të thonë fjalën që u përket nga e hëna në vijim sepse një rast i tillë i bllokimit të gjysmës së dytë të një interiste me të dhëna shokuese, është diçka që në Shqipërinë e post komunizmit nuk më kutjohet të ketë ndodhur. Eshtë rast i paprecedent, ndaj sërish apeli për të tërë ata që kanë në mision të punës së tyre të përditshme lirinë e fjalës dhe lirinë e medias, lirinë e gazetarëve për të dhënë në publik gjetjet e tyre, të ngrenë zërin dhe të provojnë që janë për atë që janë.


Deklarata për mediat e deputetit të Partisë Demokratike Genc Pollo, 6 Shtator 2015.

 

 

 

Read More
05 Sht
0

Kryesia e Partisë Demokratike përcakton qendrimet për gjendjen e rëndë në vend

Gjendja në vend është e rëndë dhe e përkeqësuar ndjeshëm gjatë 72 orëve të fundit. Sot në mëngjes, në të gdhirë, një deputet i Edi Ramës i sjellë enkas prej tij nga skutat më të errëta të krimit, gjakosi brenda komisariatit të Laçit 4 qytetarë. Përfaqësuesi i popullit goditi me armë zjarri popullin. Ky është fryt i drejtpërdrejtë i kriminalizimit të pushtetit. Eshtë dëshmi e qartë e fryteve që sjell inkrimiminimi i politikës nga Edi Rama, veshja me pushtet e kriminelëve, sjellja e tyre në Parlament dhe veshja dhe armatosja e pushtetit me krim.

Edhe më e rëndë, është përpjekja që nisi për të mbajtur të fshehtë ngjarjen duke kërcënuar mediat për mosraportim të saj, derisa reagoi opozita. Përpjekja e mëtejshme, për të manipuluar faktet me një qëllim; shpëtimin e deputetit bandit të Edi Ramës, përpjekje e cila duket se reshti pas presionit të kombinuar të opozitës, disa mediave dhe partnerëve ndërkombëtarë, por që ka rinisur në tentativën e qartë të Edi Ramës për të manipuluar të dhënat kriminale, sipas vetë deponimit të mashës së Edi Ramës dhe Saimir Tahirit, kreut të Komisariatit të Laçit. Pra, larg reflektimit, marrjes së përgjegjësisë së kriminelit në Parlament, se këtë gjëmë do të sillte se për këtë ishte sjellë, sepse këtë rekord ka, goditjen e deputetëve kundërshtarë, për këtë u shpërblye me lagunën e Patokut nga Edi Rama me një tender korruptiv që duhet të jetë po ashtu objekt i hetimit të prokurorisë, pra, larg të dorëzuarit të deputetit kriminel në duart e ligjit, Edi Rama provoi edhe në këtë rast se; kur i volit politikisht, Armando apo Edmond Prenga, ashtu si Artur Bushi, ashtu si Elvis Roshi, ashtu si Arben Ndoka, Pjerin Ndreu, ata janë dhe mbeten mbi ligjin.

Ndërkohë, rrjeti investigativ i gazetarëve të rajonit BIRN, shpalosi para qytetarëve shqiptarë atë që avokatët e qeverisë shqiptare e quajnë skandalin më të madh korruptiv dhe të mashtrimit në Shqipëri, skemën e rryshfetit miliona eurosh që ka përfituar kryetari aktual i Kuvendit, Ilir Meta, sipas tyre, në aferën qindra milionë euroshe të CEZ-it. Një aferë e denoncuar prej nesh, por tashmë është një nga argumentat e avokatëve të qeverisë shqiptare në çështjen e Arbitrazhit në Vjenë.

Kemi nga ana tjetër, oficerin e lartë të anti-drogës, të vlerësuar nga partnerët ndërkombëtarë, i cili denoncon me zë dhe figurë Saimir Tahirin si protektorin e bandave të narkotrafikut në Vlorë e gjetkë, njeriun, mjetet e të cilit janë në dispozicion të kokave të trafikut të drogës, në një intervistë rrënqethëse, të ndërprerë fatkeqësisht në mes për shkak të presionit mafioz ndaj gazetarëve dhe pronarëve të News 24. Censura përmes presioneve dhe kërcënimeve është rikthyer pas më shumë se një dekade, si një nga gomonet e fundit të shpëtimit të një qeverie të zhytur deri në fyt në krim dhe korrupsion. E përkundër këtij boshti kriminal dhe mafioz, mungojnë 160 milion dollare në tatime dhe dogana, por në Gusht mungojnë edhe 40 të tjera, duke e çuar në 200 milion dollarë shifrën e parave që kanë vjedhur oligarkët në bashkëpunim me qeveritarët. Ndërkohë që nafta mbetet më e shtrenja në rajon, ndërkohë që pagat e shqiptarëve bashkë me të bjellorusëve pësuan rënie, papunësia pësoi rritje sipas FMN-së, ndërkohë që papunësia, pamundësia dhe varfëria po detyron mijëra e mijëra bashkatdhetarë çdo muaj, ti drejtohen eksodit si e vetmja rrugë shprese.

Kjo është situate, në të cilën kryesia e Partisë Demokratike u mblodh dhe diskutoi me përgjegjësi për të përcaktuar qendrimet tona, për të përcaktuar propozimet tona para gjithë shqiptarëve për daljen nga kjo gjendje dramatike, nga këto orë dramatike që po kalon vendi. Pas një diskutimi të gjatë dhe të frytshëm, Kryesia e Partisë Demokratike miratoi me votë qendrimet të cilat, opozita, Partia Demokratike do të ndjekë duke nisur nga disa e nesërme;

1-Duke konfirmuar kërkesën tonë për dorëheqjen e Ilir Metës dhe hetimin e tij të menjëhershëm për aferën korruptive më të madhe sipas avokatëve të qeverisë shqiptare.

2-Largimin e menjëhershëm të Saimir Tahirit dhe marrjen e tij të pandehur nga akuza bazuar mbi provat e bëra transparente dhe që do të vijojnë të bëhen transparente në orët në vijim nga Partia Demokratike, si koka e bandave të drogës në Jug.

-Në funksion të këtyre dy kërkesave, të qendrimeve tona, krijimin e hapësirave të nevojshme ligjore dhe institucionale për angazhimin dhe hetimin e rasteve të korrupsionit dhe lidhjeve kriminale të zyrtarëve të lartë, të eskpertëve të kualifikuar ndërkombëtarë nga agjensitë e ligjzbatimit të vendeve euroatlantike.

3-Aprovimin brenda shtatorit të projekligjit të dekriminalizimit dhe largimin e menjëhershëm nga Kuvendit të kriminelëve, personave me rekorde kriminale, largimin e tyre nga pushteti vendor dhe nga administrata. Partia Demorkatike është e vendosur ti shkojë deri në fund kësaj beteje. Ne kemi mbështetjen e plotë dhe të gjithanshme të partnerëve ndërkombëtarë për kurorëzimin me sukses të kësaj beteje.

-Unë dua ti garantoj ata dhe qytetarët shqiptarë se Partia Demokratike nuk do të bëhet pjesë e asnjë kulise apo konjukture që për përfitim politik ta vendosë këtë çështje madhore për shqiptarët në pazaret e ndyra të politikës, por se do ti shkojmë deri në fund në mënyrë që shqiptarët të kenë një politikë të pastër nga krimi dhe bota e krimit, si një parakusht për një Shqipëri të denjë dhe të zhvilluar.

4-Rikthimin e besimit të qytetarëve shqiptarë në zgjedhjet e lira dhe të ndershme, besim i cili sipas raportit paraprak të ODIHR-it u minua nga shkeljet dhe dhunimet e standardeve zgjedhore të 21 Qershorit, dhe ndëshkimin ligjor të autorëve të dhunimit të standardeve të zgjedhjeve të 21 Qershorit.

5-Së fundmi por jo nga rëndësia, një paketë emergjence, për gjendjen ekonomike në vend dhe për çështjen e eskodit. Këto janë vendimet e Partisë Demokratike, këto janë qëndrimet tona dhe jemi të vendosur që me të gjitha format dhe mënyrat që janë në dispozicion të një opozite, të nisim betejen frontale bashkë me qytetarët shqiptarë për arritjen e këtyre objektivave.


Deklarata për mediat e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, 5 Shtator 2015.

Read More
05 Sht
0

Fundi i shtetit ligjor, deputeti i Ramës hap zjarr brenda në komisariat, Rama-Tahiri fshehin për 10 orë ngjarjen

Sot pas mesnate, brenda komisariatit të policisë në Laç, deputeti socialist Armando Prenga ka shkaktuar një gjakderdhje, një kasaphanë me disa të plagosur.

Brenda komisariatit të Policisë, aty ku duhet të ofrohet siguri për qytetarët, në zyrën e shtetit, që e kemi për të na mbrojtur të gjithëve, aty shfaqet deputeti i armatosur me bandën e tij dhe hap zjarr mbi njerëzit.

Për 8 orë me rradhë, me urdhër te Edi Rames dhe Sajmir Tahirit policia vendosi një shtetrrethim te vërtetë në vendngjarje dhe tek spitali për të fshehur ngjarjen, për të mos dhënë informacion, për të manipuluar provat, për të mbrojtur agresorin, të përzgjedhurin e Edi Ramës në Laç.

Terri informativ për këtë ngjarje të rëndë u thye vetëm pas denoncimit tonë. Por përpjekjet e Edi Ramës dhe Sajmir Tahirit për të mbrojtur deputetin kriminel nuk reshtën, derisa u përballën me presionin e opozitës, partnerëve ndërkombëtarë dhe kurajon e disa mediave për të hedhur dritë mbi të vërtetën.

Jam këtu si kryetar i Partisë Demokratike dhe i opozitës, por po ju drejtohem edhe si qytetar, si një nga ju.

Ky, është fundi i shtetit ligjor në vend, dhe pavarësisht se armët i shkrehu një bandit deputet, autori i kësaj gjendje të rëndë është Edi Rama.

Nuk do të ishim në këtë situatë sot, kur banditi dhunon me armë qytetarët brenda komisariatit, nëse Edi Rama nuk do ta kishte kërkuar e përzgjedhur për ta bërë deputet të Parlamentit të Shqipërisë, Armando Prengën, pikërisht për këto cilësi që ai ka. Që vret e pret, që bën të fortin, që sulmon qytetarët, merr vota me dhunë, godet edhe përfaqësuesit e opozitës brenda Parlamentit.

Nuk do të ishim në këtë situatë, të rënies së shtetit, ku krimineli bën ligjin, nëse Edi Rama nuk do ta kishte shpërblyer deputetin e tij me Lagunën e Patokut, me një tender skandaloz, në shkelje të të gjithë kritereve dhe procedurave, duke ua hequr peshkatareve që mbanin familjen me këtë aktivitet prej dekadash.

Merret gangsteri, bëhet deputet, i jepet edhe më shumë pushtet, i jepet më pas edhe pasuri publike, dhe ligji nuk vepron mbi të. Hyn në komisariat, hap zjarr mbi qytetarët, dhe policia e shteti bëjnë gjithçka për të qenë në anën e tij.

Kjo është prekja e fundit. Ska më shtet, ska më standarde.

Janë orë dramatike për vendin.

Autori është deputet, pjesë e një grupi të inkriminuar, me rekorde për vepra të rënda penale, në një parlament që drejtohet nga Ilir Meta, që pak kohë më parë manipuloi një hetim ku akuzohej për porositjen e vrasjes së dy deputetëve, dhe tani është nën akuzë për marrje rryshfeti në shuma të mëdha, me prova e fakte të njohura botërisht.

Autori, deputeti i Edi Ramës, e kryen veprën e rëndë penale brenda komisariatit, në zyrat e policisë që drejtohet nga Saimir Tahiri, i cili gjendet nën akuzë nga oficerë të lartë të policisë si kumbar i bandave të drogës në vend, dhe i cili vetëm pak kohë më parë bënte pazare me vrasës me pagesë, sa në Ministri, në plazh, në kafe e në rezidencat qeveritare.

Të gjithë këtë mekanizëm kriminal e mban në këmbë dhe e kontrollon Edi Rama që tërheq fijet sipas interesave të pushtetit të tij.

Ky është inkriminimi, krimi i veshur me pushtet, pushteti i veshur me krim.

Nuk mund të presësh tjetër nga inkriminimi, nga vendosja e banditëve në administratë, në poste kyçe, dhe zgjedhja e tyre deputet e kryetarë bashkie.

Frytet janë këto, gjakderdhje, trafik droge, censurë medias, vrasje, sulm dhe goditje opozitës.

Ky është sundimi, shtypja e qytetarëve, me anë të krimit dhe kriminelëve.

Edi Rama e themeloi aleancën me krimin, erdhi në pushtet me krimin dhe po qeveris me krimin.

Jemi sot nën një tutelë banditësh.

Edi Rama nuk na ka lënë zgjidhje tjetër, përvese të ngrihemi në këmbë.

I madh e i vogël, prind e qytetar, të rinj e të reja.

Do të ngrihemi e do ti japim fund këtë pushteti tërësisht të inkriminuar.

Sovranit i ka ardhur ora ta heqë këtë zgjedhë nga qafa.


Deklaratë për media e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, 5 Shtator 2015.

 

 

 

 

Read More
04 Sht
0

Rama dhe Tahiri dhunojnë median, ndalojnë dëshminë për lidhjet kriminale

Edi Rama dhe Saimir Tahiri kanë dhunuar sot median, duke bllokuar përmes kërcënimeve dhe presionit ndaj gazetarëve të neës 24, intervistën e paralajmëruar ku oficeri i lartë i anti-drogës, Dritan Zagani, dëshmon me zë dhe me figurë me fakte dhe prova lidhjet e Saimir Tahirit me narkotrafikantët e hashashit, heroinës e kokainës në Shqipëri.

Partia Demokratike e dënon këtë ndërhyrje kriminale të Edi Ramës dhe Saimir Tahirit, kundër medias dhe gazetarëve në vend.

Kërcënimi dhe mbyllja e gojës së medias nga qeveria, nga kryeministri dhe ministri i brendshëm është një atentat ndaj demokracisë, ndaj krejt shoqërisë tonë.

Kjo është një ditë e zezë për median dhe lirinë e fjalës.

Këto janë pasojat e inkriminimit, e ortakërisë së qeverisë me krimin. Për interesat e bandave të drogës, dhe protektorit të këtyre bandave, Saimir Tahiri, Edi Rama kërcënon median, ushtron presion ndaj medias, i mbyll gojën medias.

Kjo është Mafia. Ky është krimi i veshur me pushtet dhe pushteti i veshur me krim. Rama-Tahiri-Habilaj dhe gjithë bandat e drogës që kërkcënojnë median, vënë poshtë median, dhunojnë lirinë e shprehjes.

Partia Demokratike i bën thirrje ambasadorëve të Bashkimit Europian në Tiranë, Këshillit të Europës, OSBE-së, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbajnë qëndrimet e tyre për këtë krim ndaj lirisë së shprehjes.

Ne i bëjmë thirrje mediave dhe gazetarëve të vendit të ngrihen sëbashku dhe të refuzojnë, e të denoncojnë presionin dhe censurën e kësaj qeverie mafioze.

Ne i inkurajojmë ata ta pasqyrojnë intervistën e ndaluar.

Këto janë grahmat e fundit të një regjimi të lidhur me krimin, sepse e vërteta do të triumfojë.

Partia Demokratike zotohet para qytetarëve shqiptarëve se brenda 24 orëve të ardhëshme do t’i transmetojë të plota dëshmitë tronditëse, me zë e me figure, të pjesëve të intervistës së ndaluar sot.

Ne së bashku me qytetarët e partnerët ndërkombëtare, shoqërinë civile, mediat dhe gazetarët e lirë nuk do të lejojmë kurrë që liria e shprehjes dhe e mendimit, liria e medias, të dhunohen dhe nëpërkëmben nga Edi Rama, Saimir Tahiri dhe krimi i bërë një me ta.


Deklaratë e zëdhënëses së Partisë Demokratike Orjela Nebiaj, 4 Shtator 2015.

 

Read More
04 Sht
0

PD dorëzon në Kuvend ligjin për dekriminalizimin, pastrim të pushtetit publik nga krimi

Sot Partia Demokratike paraqiti zyrtarisht në Kuvend ligjin e po‎saçëm për dekriminalizimin.

Ky ligj i hap rrugën largimit të menjëhershëm të kriminelëve nga parlamenti, pushteti vendor dhe çdo funksion publik dhe ndalon kandidimin e tyre në të ardhmen.

Ky veprim konkretizon aksionin dy-vjeçar moral dhe politik te Partisë Demokratike kundër penetrimit dhe kapjes së shtetit nga krimi në marreveshje me krerët e kësaj mazhorance.

Ligji që depozituam në Kuvend është në përputhje me modelet më të mira europiane dhe botërore si dhe standartet e vendosura nga Gjykata e Të ‎Drejtave të Njeriut e Strasburgut dhe Komisioni i Venecias.

Nisma e sotme legjislative është përgjigje për zvarritjen dhe bllokimin e qëllimshëm të procesit dhe komisionit të dekriminalizimit‎ nga mazhoranca, në shkelje të hapur të marrëveshjes së 24 dhjetorit, marrëveshje e arritur me ndërmjetësimin e Parlamentit Europian.

Vullneti i opozitës për dekriminalizim nuk mund të ndalet nga mungesa e vullnetit e Ramës dhe Metës.

Qytetarët shqiptarë nuk mund të mbajnë në kurriz njollën e turpit që i ka vënë pakti i kësaj mazhorance me krimin. Shqiptarët meritojnë një pushtet publik të pastër dhe të denjë.

Eshtë koha për Kuvendin ta votojë këto ligje pa asnjë vonesë dhe pretekst dhe t’ia heqë njollën e turpit shqiptarëve.


Deklarata për mediat e deputetit Oerd Bylykbashi, 4 Shtator 2015. 

 

Read More
04 Sht
0

Thellohet skandali i rryshfetit, hetimet dhe deklaratat e avokatëve të qeverisë të çojnë tek Ilir Meta

Skandali i rryshfetit të Ilir Metës u thellua dhe mori më shumë erë nga përpjekja e Edi Ramës për ta mbuluar, edhe pse reagimi i Kryeministrit është i thatë, sa për të larë gojën.

Me anë të zyrës së tij, Edi Rama u mundua të komunikonte se avokatët e qeverisë në zyrën e arbitrazhit në Vjenë nuk paskan përmendur emrin e Ilir Metës si përfitues të rryshfeteve në shuma të mëdha.

Po çfarë kanë deklaruar zyrtarisht në fakt, të zezë mbi të bardhë Oliver Seyd dhe Tim Schreiber, avokatët e qeverisë shqiptare në dokumentin zyrtar drejtuar Arbitrazhit të Vjenës me datë 30 qershor 2015:  Ata janë shprehur si më poshtë:

DIA ka marrë miliona euro nga CEZ në atë kohë, dhe i ka justifikuar këto shuma për rryshfete për zyrtarë të lartë, përfshirë një ish-kryeministër i cili ka qenë nën akuzë më parë për korrupsion.

Agjensia ndërkombëtare e lajmeve BIRN që botoi këtë skandal ka arritur në konkluzionin se ish-kryeministri që përmendin avokatët e qeverisë, i cili ka qenë nën akuzë më parë për korrupsion, është Ilir Meta.

I gjithë hetimi bazuar edhe në deklaratat e mëparshme të CEZ para autoriteteve shqiptare, con ashtu sic e kanë pranuar zyrtarisht avokatët e qeverisë shqiptare, tek Ilir Meta.

BIRN flet edhe për rrethana të tjera, që e lidhin Ilir Metën me DIA-n, si përshembull vajtjen e tij deri në Pragë në zyrat qendrore të CEZ për të lobuar që DIA, kompania që ka shpërndarë rryshfete, të kontraktohej për mbledhjen e borxheve dhe shërbime të tjera.

Dokumente të siguruara nga BIRN, dhe të publikuara në një shkrim të datës 3 qershor 2015, tregojnë se ish drejtori I përgjithshëm i CEZ Shpërndarje, Josef Hajsek ka konfirmuar se Kastriot Ismailaj u rekomandua nga Ilir Meta, i cili u ofrua si garant i marrëveshjes.

Këto janë faktet, kjo është e vërteta.

Të tjerat janë përpjekje të dëshpëruara për të mbuluar këtë skandal.

Ngjarja është e rëndë dhe kërkon hetim të menjëhershëm e serioz nga Prokurori i Përgjithshëm.

Por kjo mund të arrihet vetëm pas dorëheqjes së Ilir Metës nga posti i numrit dy të vendit, dhe dorëzimin e tij para drejtësisë si qytetar i thjeshtë.


Deklarata për mediat e deputetes Jorida Tabaku,4 Shtator 2015

 

Read More
03 Sht
0

Rryshfeti miliona euro, Ilir Meta të dorëhiqet, prokuroria të nisë hetimin

Jam sot këtu për ti kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës, të nisë një hetim të shpejtë e serioz ndaj Ilir Metës, i cili akuzohet se ka marrë rryshfet nga kompania DIA, kompani që ishte kontraktuar nga CEZ, nën ndikimin e Ilir Metës për mbledhjen e borxheve të energjisë.

Faktet janë tronditëse dhe të publikuara tashmë në media.

Avokatët e huaj të qeverisë shqiptare që po mbrojnë çështjen e OSHEE në arbitrazh, kanë deklaruar se kanë prova që Ilir Meta ka marrë rryshfet nga kompania e mikut të tij, Ismailaj, person që gjendet aktualisht nën arrest për pastrim parash, ndërtim skeme mashtrimi dhe korrupsion.

Kompania DIA e Ismailajt u krijua enkas për këtë biznes, për të mbledhur borxhet e CEZ, sipas Agjensisë së njohur BIRN, me lobimin e drejtpërdrejtë të Ilir Metës, i cili shkoi edhe në Pragë në zyrat qendrore të kompanisë çeke, për të ndikuar në kontraktimin e firmës në fjalë.

Avokatët e qeverisë shqiptare kanë zbuluar se firma e mikut të kryetarit të Kuvendit ka përfituar miliona euro, dhe një pjesë të parave e ndante me Ilir Metën.

Faktet janë publikuar. Dosja është e plotë. Çështja është shumë serioze.

Siç shprehet avokatja e qeverisë shqiptare Clifford Chance, hetimi mund të zbulojë skemën më të madhe të korrupsionit dhe mashtrimit në Shqipëri.

Korrupsioni, marrja e rryshfetit, përvetësimi i miliona eurove është kthyer në normë sjellje e Ilir Metës dhe Edi Ramës, është bërë zakoni i tyre. Por kjo është e papranueshme për ne, është e papranueshme për qytetarët shqiptarë.

Ne nuk do të lejojmë që korrupsioni e rryshfeti të sundojnë vendin.

Ilir Meta ia ka dalë ti shpëtojë drejtësisë më parë, duke ndikuar hetimet, për akuza shumë të rënda, duke i paracaktuar konkluzionet e hetimit me pushtetin e tij.

Ndaj, Partia Demokratike, dhe unë, kërkojmë sot dorëheqjen e menjëhershme të Ilir Metës nga posti i tij, dorëzimin para drejtësisë pa imunitet, pa pushtetin e numrit dy të vendit.

Largimi i tij nga detyra është një parakusht që çështja të zbardhet e plotë.

Të shkojë para drejtësisë e të japë llogari për akuzat, si qytetar i thjeshtë.

Barazia para ligjit do të arrihet me çdo çmim. Drejtësia do të vendoset me çdo mjet. Nëse Ilir Meta e ortaku i tij Edi Rama do tentojnë sërish manipulimin, do të përballen me forcën e qytetarëve të bashkuar.


Deklaratë për mediat e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, 3 Shtator 2015. 

 

Read More
03 Sht
0

Krerët e Policisë dhe qeveria nën akuzë, oficeri i lartë: Tradhëtuan policinë, ndihmuan trafikantët e drogës

Sot, krerët e lartë të Policisë dhe qeveria janë nën akuzë për favorizim të trafikut të drogës, për lejimin e rrugëve të transportit të saj, për dhënie imuniteti ndaj grupeve të strukturuara kriminale.
Akuza vjen nga një oficer i lartë policie, i cili shpjegon mekanizmin kriminal, si ishin të organizuara bandat e trafikut të drogës në Vlorë pas vitit 2013, lidhjet e tyre me krerët më të lartë të policisë dhe qeverisë në Tiranë.
Oficeri që ka hetuar për shumë kohë këto grupe kriminale, deklaron se informacionet që dërgonte tek eprorët, shiteshin tek trafikantët dhe aksionet dekonspiroheshin.
Lidhjet e krimit kanë shkuar deri aty, sa oficeri  dhe burimi i tij i informacionit, janë kërcënuar nga trafikantët. Tradhëtia e policisë në misionin e saj shkon deri aty sa dhe bandat e drogës kishin siguruar edhe të dhënat personale të oficerit dhe bashkëpunëtorit të tij në terren.
Akuzat e oficerit  që ka hetuar rrjetin kriminal të drogës në Vlorë, janë tronditëse dhe kanë shokuar mbarë opinionin publik.
Deri në këtë moment që flasim, nuk ka asnjë reagim nga krerët e policisë dhe nga Ministri i Brendshëm.
Pushteti i bandave, mbrojtja e tyre, imuniteti dhe pakrekshmëria, tradhëtia që i është bërë policisë dhe oficerëve që kanë hetuar trafikun e drogës, është sot çështja më e mprehtë publike, është kauza e gjithë vendit.
Ndaj qeveria, Ministri i Brendshëm, janë të detyruar të shpjegohen, të përgjigjen:
Cilat janë bandat e trafikut të drogës në Vlorë?
Pse lejohet aktiviteti i tyre?
Cilat janë lidhjet e këtyre bandave me policinë e me qeverinë?
A ka lidhje vet ministri me kete histori tradhetie dhe trafiku?
Përse kanë dështuar aksionet për ndalimin e tyre?
Kush e trafikon informacionin e oficerëve që luftojnë krimin, duke vënë jetën e tyre dhe të familjeve të tyre në rrezik?
Përse lejohet ky biznes kriminal dhe si ndahen paratë e drogës?
Krerët e Policisë janë nën akuzë, qeveria dhe Ministri i Brendshëm janë nën akuzë. Heshtja e tyre vërteton implikimin e drejtpërdrejtë.


Deklarata për mediat e deputetetit të Partisë Demokratike Flamur Noka, 3 shtator 2015.

Read More