Blog

02 Sht
0

Prononcimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas votimit unanim të pranimit në Partinë Popullore Europiane

Partia Popullore Europian pranoi si anëtare me të drejta të plota Partinë Demokratike të Shqipërisë. Kryetari i Partisë Demokrike, Lulzim Basha e ka konsideruar këtë vendim si vlerësim nga grupi më i fuqishëm i Bashkimit Europian dhe mbështetje për aksionin opozitar të Partisë Demokratike për kundërvënien ndaj zhbërjes së standardeve demokratike të shtetit ligjor, për luftën pa kompromis kundër inkriminimit të politikës dhe korrupsionit që janë shkaqet kryesore  të krizës ekonomike.

“Është një vlerësim nga grupi më i fuqishëm i Bashkimit Europian. Partia Popullore numëron Presidentin e Komisionit Europian, Presidentin e Këshillit Europian, grupin më të madh parlamentar në Parlamenin Europian, numrin më të madh të komisionerëve në Komisionin Europian, pra është një vlerësim nga grupi më i fuqishëm politik i Bashkimit Europian. Prej sot Partia Demokratike është anëtare me të drejta të plota i këtij bashkimi politik, i Partisë Popullore Europiane.

Së dyti, është një mbeshtetje për aksionin opozitar të Partisë Demokratike për kundërvënien ndaj zhbërjes së standardeve demokratike të shtetit ligjor, për luftën pa kompromis kundër inkriminimit të politikës dhe korrupsionit që janë shkaqet kryesore të krizës ekonomike të thellimit të varfërisë dhe papunësisë dhe humbjes së perspektivës për shqiptarët të cilët po largohen masivisht nga vendi pasoja që nuk janë më thjesht dhe brenda vendit por që po ndihen edhe nga vendet anëtare të BE”, tha Basha.

Numri i lartë dhe gjithnjë në rritje i azilkërkuesve nga Shqipëria ka zënë një vend të rëndësishëm në punimet e Asamblesë politike të PPE. Zoti Basha theksoi se shkaqet kryesore të fluksit të azilkërkuesve nga Shqipëria drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera të BE-së janë konsideruar keqqeverisja, inkriminimi i pushtetit, korrupsioni galopant i shtrirë në të gjitha nivelet e qeverisjes.

“Qendrimet e europarlamentarëve dhe zyrtarëve të lartë të BE-së me të cilët kam patur rastin të takohem dhe të bisedoj gjatë qendrimit në Bruksel janë të qarta. Ata identifikojnë si shkaqe kryesore të fluksit të azilkerkuesve nga Shqipëria drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera të BE-së keqqeverisjen e cila përbëhet nga kollona kryesore siç është inkriminimi i pushtetit, korrupsioni galopant i shtrirë në të gjitha nivelet e qeverisjes siç citojnë dhe raportet europiane dhe amerikane dhe papërgjegjshërinë, padrejtesinë dhe arbitraritetin në hapat dhe aksionet e ndërmarra nga qeveria. Përveçse u konstatuan shkaqet e krizës Rama që është keqqeverisja, bashkëqeverisja me krimin dhe korrupsioni, u theksua dhe  mungesa e vullnetit për të ndryshuar. Tashmë është fakt që qeverisja Rama-Meta nuk ka zgjidhjen dhe nuk ofron zgjidhje as për problemin e shqiptarëve që po largohen masivisht  dhe as për probleme të tjera me të cilat përballet vendi në mënyrë të përditshme. Shqiptarët kanë nevojë për zgjidhje. Ndaj, Partia Demokratike dhe unë jemi plotësisht të angazhuar të japim  zgjidhje realiste për të ndalur krizën dhe përkeqësimin e përditshëm dhe për të ofruar një perspektive pozitive, një shpresë të re europiane për shqiptarët dhe për këtë kam marrë mbështetje të plotë në gjirin e Partisë Popullore Europiane”, tha Basha.

I pyetur për reformën në drejtësi, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha  theksoi se pavarësisht mungesës së vullnetit të mazhorancës për të bashkëpunuar, Partia Demokratike është e angazhuar të qendrojë fuqimisht e përkushtuar në vlerat e saj për një drejtësi të pakorruptuar për përjashtimin e gjyqtarëve të korruptuar nga sistemi por ama një drejtësi të pakapur. Test fundamental, tha Basha, është dekriminalizimi për të cilën theksoi se PD është e  vendosur ta bëjë edhe përkundrejt mungesës së vullnetit të Edi Ramës dhe përkundrejt vullnetit të Ilir Metës. Të premten, tha zoti Basha, PD do të cojë ligjin për dekriminalizimin në Parlament.

“Ne kemi marrë pjesë në komision por në takimin e parë të komisionit, shumica edhe njëherë ka treguar se opozitën nuk e sheh palë për të bashkëpunuar për një gjë të rëndësishme siç është reforma në drejtësi, por si një fasadë për të mbuluar përpjekjet për të kapur edhe njëherë sistemin e drejtësisë, siç kjo qeveri me këtë ngjyrë e kapi në periudhën 2000-2004. Megjithatë ne jemi të angazhuar të qëndrojmë fuqimisht të përkushtuar në vlerat tona për një drejtësi të pakorruptuar, për përjashtimin e gjyqtarëve të korruptuar nga sistemi por ama një drejtësi të pakapur, se turpi i Shqipërisë sot është një Shqipëri e kapur, janë gjyqtarët e kapur që marrin vendime që u diktohen në telefon nga Edi Rama dhe Ilir Meta, dhe nga kjo sigurisht vendi nuk sheh asnjë të mirë, sheh e do të shohë vetëm të këqia. Megjithatë, testi fundamental i  reformës në drejtësi dhe i çdo reforme duke përfshirë dhe hapat që duhen hedhur për të rikthyer besimin në zgjedhje të lira dhe të ndërshme, që u plagosën rëndë më 21 Qershor nga dyshja Rama-Meta, është dekriminalizimi. Demokratë, kristiandemokratë dhe socialistë në Parlamentin Europian kërkojnë dekriminalizimin e politikës shqiptare, i gjithë opinioni publik shqiptar, të djathtë, të majte e të pa parti kërkojnë dekriminalizimin e politikës. Opozita e ka këtë një betejë kryesore. Të vetmit që heshtin dhe refuzojnë ta bëjnë këtë janë dyshja Rama-Meta. Pa përfunduar me sukses testin e dekriminalizimit, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë perspektivë pozitive përpara. Ne jemi të vendosur që dekriminalizimin ta bëjmë edhe përkundrejt mungesës së vullnetit të Edi Ramës dhe përkundrejt vullnetit të Ilir Metës. Do të çojmë këtë të premte ligjin tonë për dekriminalizimin në parlament”, tha Basha.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 2 Shtator 2015.

Read More
02 Sht
0

Reagim i Partisë Demokratike

Erion Braçe pranoi sot të bëhet uturaku i Edi Ramës për të sulmuar zonjën e nderuar Doris Pack. Erion Braçe, ky kanal i zakonshëm i ujërave të zeza u trazua sot nga deklaratat fisnike të zonjës Pack që ishin në favor të Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane. Zonja Pack denoncoi kriminalizimin e pushtetit dhe lidhjet e tij me personat me precedentë penal, foli për fakte të njohura botërisht, duke i bërë shërbim demokracisë dhe vendit. Por nuk kanë si t’i pëlqejnë të tilla qendrime madhore një tartabiqi politik, që është zëdhënës zyrtar i një prej bandave më famëkeqe, si ajo e Lushnjës. Qendrimet kundër krimit në pushtet prishin rehatinë e braçeve e pusetave të tjera të mazhorances, por janë qendrime në krah të Shqipërisë e shqiptareve, në krah të endrrës tonë të përbashkët europiane.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 2 Shtator 2015.

Read More
02 Sht
0

Basha në Bruksel: Mbështetje e fortë për aksionin opozitar dhe përgatitjen e programit qeverisës të demokratëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po merr pjesë në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane (PPE) e cila pritet të votojë për kërkesën e Partisë Demokratike për t’u bërë anëtare me të drejtat të plota e PPE. Emigracioni ka zënë një vend të rëndësishëm në ditën e parë të punimeve të kësaj asambleje. Kritika të ashpra kanë ardhur nga përfaqësues gjermanë të asamblesë politike të EPP-së, të cilët kanë venë në pah se në Gjermani ndihen pasojat e humbjes së perspektivës së qytetarëve shqiptarë si pasojë e zhbërjes së standardeve demokratike në Shqipëri, gjë të cilën Lulzim Basha e ka denoncuar prej muajsh në Partinë Popullore Europiane.

Keqqeverisja që ka çuar në krizë ekonomike, korrupsioni, promovimi i personave me rekorde kriminale në postet më të larta drejtuese që nga parlamenti, qeverisja vendore, administrata, policia etj, janë shkaqet kryesore të rritjes galopante të numrit të azilërkuesve shqiptarë në Gjermani. Eurodeputetët e kanë konsideruar tejet shqetësues një numër kaq të lartë azilkërkuesish për një vend që ka statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkim Europian si Shqipëria.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me presidentin  e Partisë Popullore Europiane, Joseph Daul, kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, Elmar Brok, eurodeputetet Kukan, Fleckenstein, Rubig dhe zyrtarë të tjerë të lartë europiane.

Procesi zgjedhor i 21 Qershorit ku zgjedhësve iu mohua nga dyshja Rama -Meta të shprehnin lirshëm vullnetin e tyre, blerja e votës, presionet ndaj administratës, votuesve dhe institucioneve, mungesa e vullnetit nga ana e mazhorancës për të zbatuar marrëveshjen e dekriminalizimit dhe kandidimi në zgjedhje i personave me rekorde kriminale, ishin disa prej shqetësimeve kryesore të ngritura në këto takime.

Partia Demokratike, theksoi zoti Basha, do të ketë së shpejti gati programin e saj qeverisës e cila do t’i japë zgjidhje situatës së rëndë ekonomike në vend, zhbërjes së standardeve demokratike dhe do kthejë shpresën qytetarëve që ta shohin të ardhmen në vendin e tyre dhe jo të shohin si rrugëzgjidhje emigrimim. Zoti Basha ka marrë mbështetjen e presidentit Daul për të ofruar ndihmën e PPE për programin qeverisës të demokratëve.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 2 Shtator 2015

Read More
01 Sht
0

Korrupsioni në shëndetësi, ngel dy herë në provimin e shtetit, Edi Rama e bën kryefarmaciste të vendit

Shëndetësia, sektori më i rëndësishëm në vend, sektori nga ku varet jeta e qytetarëve, është zhytur në korrupsion të thellë, dhe po qeveriset sot nga klientela dhe interesat financiare.

Edi Rama po ulëret për informalitetin, por shihni çfarë ndodh me ilaçet.
Drejtoresha e Drejtorisë Farmaceutike në Ministrinë e Shëndetësisë, ajo që duhet të kontrollojë cilësinë e ilaçeve, ka ngelur në provimin e shtetit. Madje ka ngelur dy herë me radhë.
Pra, ajo nuk mund të ushtrojë dot profesionin e farmacistes, por ama është bërë kryefarmacistja e vendit, falë lidhjeve politike e financiare. Ky është një informalitet skandaloz që ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.
Ish-drejtori i Qendres së Kontrollit të Barnave, i kapur nga KLSH për abuzime, i akuzuar për shpërdorim detyre e falsifikim dokumentash, është promovuar me Edi Ramën, dhe është bërë Drejtor i Rimbursimit në Fondin e Detyrueshëm të Kujdesit  Shëndetësor, pikërisht aty ku plasi skandali me faturat dhe recetat fiktive e me fitimet marramendëse me skemën kriminale që ishte ngritur.
Ky është një informalitet i padëgjuar ndonjëherë. Korrupsion dhe kapje e shëndetësisë, biznes me jetën e qytetarëve.
Edi Rama ulëret për informalitetin, por shihni çfarë ndodh në Agjensinë e Kontrollit të Barnave dhe Paisjeve Mjekësore. Gjatë muajve korrik-gusht janë emëruar nga Ministri Beqja, 13 punonjës, vetëm 3 prej tyre kanë arsimin e kërkuar me ligj, 9 të tjerët vijnë nga lidhje informale, politike, nepotike e korruptive.
Këto janë pra standartet e Edi Ramës.
Ky është informaliteti më i rrezikshëm në vend, i mbjellë nga ai vetë dhe Beqja i tij, në sektorin më të rëndësishëm, në shëndetësi aty ku varet jeta e shqiptarëve.
Ai është krijuesi, themeluesi dhe ushqyesi i informalitetit dhe skemës skandaloze korruptive në shëndetësi e kudo.


Deklaratë për shtyp e deputetes së PD, Albana Vokshi, 1 Shtator 2015

Read More
01 Sht
0

Trafiku i drogës me avionë vazhdon, kumbarët në qeveri

Avionë të vegjël të trafikut të drogës vazhdojnë fluturimet në zonën e Vlorës dhe Sarandës. Dëshmitarë okularë dhe burime serioze të policisë tregojnë se transporti i drogës me avionë të vegjël vijon dhe asgjë nuk bëhet për ta ndaluar këtë biznes kriminal.

Nuk mund të ndalet ky biznes kriminal, sepse kumbarët e tij i ka në Polici, i ka në qeveri.

Edhe në rastin e pak ditëve më parë, ishte pala italiane që solli informacionin dhe zbuloi të gjithë mekanizmin e grupimin, që udhëhiqej nga shefi i Policisë së Vlorës.

Autoritetet tona nuk kishin nga tia mbanin dhe u detyruan të ndërhynin.

Mirëpo trafiku i drogës me avionë vazhdon sërish, derisa të zbulohet e të ndalohet nga policitë e vendeve fqinje.

Trafiku i drogës do të vazhdojë sigurisht sepse është rezultat i kanabizimi të vendit, në cdo fshat e në cdo cep.

Biznesi i trafikut të drogës pritet të ketë rritje të metejshme sidomos në Jug të vendit, tani që zyrtarisht kjo zonë i kaloi për administrim Koco Kokëdhimës me dekret të vecantë të Edi Ramës.

Cfarë mund të presim tjetër kur trafikanti është kthyer nga Edi Rama në model, kur trafikantët janë futur prej tij në parlament, kur trafikantët janë bërë kryetarë bashkish e kanë kapur poste kyçe në administratë.

Ky fenomen shkatërrues për vendin dhe për qytetarët, është dëshmi e krimit të lidhur me pushtetin dhe pushtetit të lidhur me krimin.

Partia Demokratike nuk do të pajtohet asnjë minutë me këtë kriminalizim, me kthimin e vendit në republikë të drogës.

Ne bashkë me qytetarët do ta ndalim këtë ortakëri të qeverisjes me krimin që sjell përfitime për një grusht trafikantësh e zyrtarësh dhe sjell rrënim për qytetarët e për vendin.


Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Arben Ristani, 1 Shtator 2015

Read More
31 Gus
0

Bilanci tragjik në miniera, Rama përgjegjës për mungesën e kushteve të nëntokës

Partia Demokratike është e tronditur nga vdekja në minierën e Selishtës të Miftar Loshës dhe Albert Loshës dhe dëshiron të përcjellë ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave.

Por sot është rasti të denoncojmë qeverinë për neglizhencën vrastare ndaj minierave e kushteve në to, që po marrin çdo javë jetë njerëzish.

Prej ardhjes së rilindjes, 26 qytetarë, familjarë që ushqejnë fëmijët me sakrificën e tyre, kanë humbur jetën në galeritë e nëntokës.

Ky është bilanci më tragjik i 25 viteve të fundit, dhe kryeministri, Edi Rama, ashtu si edhe në të gjithë rastet e tjera që prej ardhjes në pushtet, nuk gjen 1 minutë kohë as për ngushëllime.

Kur ishte në opozitë, Edi Rama shfrytëzonte çdo ngjarje në minierë për të përfituar politikisht.

Ai premtoi se do të ofronte siguri e kushte të mira pune, por mashtroi. Mashtroi dhe braktisi premtimet dhe minatorët.

Edhe sot një ditë pas tragjedisë ku humbën jetën dy familjarë në minierën e Selishtës, edhe pse foli një orë para medias, nuk gjeti asnjë moment për të shprehur ngushëllimet.

Sot çdo shqiptar e sheh Edi Ramën si përgjegjës për humbjen e jetës së bashkqytetarëve tanë në miniera, për shkak të papërgjegjshmërisë, pandjeshmërisë dhe moskrijimit të kushteve të duhura të sigurisë.


Deklaratë për shtyp e deputetes së PD, Albana Vokshi, 31 Gusht 2015

Read More
31 Gus
0

Këshilltarët e PD në Kavajë e Krujë, nuk njohin për kryetarë bashkie personat e inkriminuar

Këshilltarët e Partisë Demokratike në Bashkinë e Kavajës nuk e njohin kryetarin e kësaj bashkie dhe kanë vendosur të mos marrin pjesë në mbledhjet e thirrura prej tij. Këshilltarët demokratë nuk njohin legjitimitetin e një kryetari Bashkie si Elvis Roshi, me precedentë të rëndë penalë, një përfaqësues të trafikut të drogës. Po ashtu, edhe këshilltarët demokratë të Bashkisë së Krujës, nuk e njohin për kryetar Bashkie, Artur Bushin, person i arrestuar dhe i proceduar nga policia italiane për trafik droge. Keshilltarët demokratë të këtyre bashkive besojnë se qytetarët e Kavajës dhe të Krujës, meritojnë të përfaqësohen nga persona me integritet të lartë e që janë në shërbim të tyre, dhe jo nga njerëz të inkriminuar që janë në shërbim të pushtetit të tyre personal.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 31 Gusht 2015

Read More
31 Gus
0

Forma të reja të dhunimit të votës së 21 qershori, pushteti i blerë s’ka të ardhme

Një javë më parë Partia Demokratike denoncoi blerjen nga Ilir Meta dhe Edi Rama të Kryetarit të Komunës Mollas, Agron Hysa duke i dhënë 8 miliardë e 600 milionë lekë tender përpara zgjedhjeve të 21 qershorit, në këmbim të votave dhe të fushatës për kandidatin e saj në Cërrik.
Ky tender ishte në kundërshtim të hapur me ligjin, pasi fituesi i shpallur që u ble nga qeveria për ti shërbyer kandidatit të Ilir Metës në Cërrik, kishte bërë ofertën më të shtrenjtë financiare, pothuajse sa fondi limit.
Kjo shkelje duhet të jetë subjekt i Prokurorisë, por mbetet një nga rekordet shembullore të blerjes së votës në zgjedhjet e fundit nga dyshja Rama-Meta.
Format e blerjes së votës, të presionit dhe shkeljes së standardeve nga dyshja Rama Meta kanë qenë të gjithanshme. Kemi këtu një dokument të bërë publik nga media, që Partia Socialiste e ka shpërndarë masivisht tek funksionarët publikë në institucione. Ky dokument, shërbente për të evidentuar në listë nëpunësit e administratës shtetërore, për të kontrolluar votën e tyre, dhe për t’u bërë atyre presion me largim nga puna në rast se nuk hidhin votën për kandidatët e qeverisë, duke i gjurmuar ata deri tek qendra e votimit.
Ky dokument dhe kjo metodë është dëshmi e presionit kriminal ndaj administrates publike, e shantazhimit të saj sistematik për ta detyruar të votojë kandidatët e qeverisë.
Frymëzuesi, madje urdhëruesi i kësaj metode është Edi Rama, i cili porositi vetë drejtpërdrejt drejtorët e administratës të mbushin kutitë me vota duke ju thënë shprehimisht:
“Çdo drejtor, çdo shef, çdo pergjegjës, çdo person që ka marr një fije pushtet nga PS, dhe nga LSI do ketë detyrë konkrete. Dhe detyra konkrete do të jetë: Sa kuti votimi do të kesh ti nën përgjegjësinë tënde personale”.
Konstatimi i këtyre shkeljeve dhe dhunimeve të standarteve zgjedhore  detyruan institucionet ndërkombëtare të flasin njëzëri dhe të dënojnë edhe në raportet paraprake; presionin politik ndaj administratës, zgjedhësve dhe institucioneve, blerjen masive të votës, dhe përfshirjen e kontigjentit kriminal, që minuan besimin e qytetarëve tek procesi zgjedhor.
Mashtrimet, kriminalizmi dhe korrupsioni qeveritar pretendojnë se janë legalizuar me votën e shumicës së qytetarëve. Kjo nuk mund të ndodhë në zgjedhje të lira. Por mund të imponohet përkohësisht në zgjedhje të kapura si ato të 21 qershorit. Vetëm përkohësisht.
Partia Demokratike është më e vendosur se kurrë dhe bashkë me qytetarët do ta flakë zgjedhën e regjimit oligarkik të Edi Ramës dhe Ilir Metës. Pushteti i vjedhur dhe i blerë nuk ka të ardhme.


Deklaratë për shtyp e sekretarit për çështjet zgjedhore në PD, Ivi Kaso, 31 gusht 2015

Read More
30 Gus
0

Edi Rama zyrtarizon Kokëdhimën si Beun e Jugut, modelin e hashashit, rrëmbimit të pronave e shkeljes së ligjit

Edi Rama e pranoi zyrtarisht dhe publikisht se Beu i Jugut është Koço Kokëdhima.

De facto, Kokëdhima ka qene deri me sot  kryeministri i të gjithë aksit Lushnje-Fier-Vlorë-Sarandë. Ai vendos për gjithçka, për çdo tender, privatizim, e punësim. Por dje ai eshte  shpallur edhe “de jure” nga Edi Rama si padron i Jugut. Dje  nën justifikimin e një organizimi të ri të PS, Kokëdhimës i është shtuar nën zotërim edhe qarku i Gjirokastrës.

Me këtë akt, Edi Rama pranoi se modeli i tij për rajonin e Jugut është Koço Kokëdhima, pra është; përvetësimi i pasurisë publike, i bregdetit, zhvatja e pronave, ndërtimi i paligjshëm i kështjellave buzë Jonit, mbjellja e hashashit, kapja dhe trafikimi i çdo vendi pune, afrimi në stafin e ngushtë të pedofilëve që këmbejnë vende pune me favore seksuale, promovimi i personave me precedentë të tmerrshëm kriminalë si kryetari i Qarkut Vlorë, si dhe shkelja e Kushtetutës në te pakten 150 raste të përfitimit të fondeve publike duke qënë deputet.

Në të vërtetë Koco Kokëdhima nuk përfaqëson asnjë qytetar dhe asnjë socialist të ndershëm të jugut dhe të gjithë Shqipërisë.

Ai është përfaqësues i oligarkisë që ka kapur pushtetin dhe e ushtron atë çdo ditë e çdo orë për interesat e veta financiare.

Modeli i Ramës për Jugun është modeli i ideatorit të legalizimit të drogës dhe rrëmbimit të çdo prone.

Janë me dhjetra ankesat e denoncimet e përditshme të qytetarëve për Koço Kokëdhimën.

Janë me mijëra ankesat e denoncimet të vetë socialistëve të tradhëtuar nga deputeti i tyre dhe nga mënyra se si e ushtron ai pushtetin.

E megjithatë, Edi Rama e shpalli me ceremoni dhe e kurorëzoi Koçon si beun e Jugut duke e legjitimuar pushtetin e tij të paligjshëm, duke sjellë në krye modelin më të keq të abuzimit e përfitimit me pushtetin.

Por Partia Demokratike, ne besojme se qytetarët e Jugut dhe te gjithe vendit do të dinë ta refuzojnë shtypjen e poshtërimin që u bën çdo ditë Edi Rama si kryeministër i vendit.


Deklaratë për shtyp e kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Edi Paloka, 30 Gusht 2015

Read More
29 Gus
0

Rama në vendin e krimit, asnjë shpjegim për trafikun e drogës

Prej 4 ditësh, Kryeministri dhe ministri i tij nuk japin asnjë shpjegim për përfshirjen direkte të funksionarit të lartë të policisë së Vlorës në trafikun e drogës,ashtu sikurse nuk kanë dhënë asnjë shpjegim për përfshirjen e këtyre elementeve kriminal në nivelet  drejtuese në Policinë e Shtetit.

Edhe pse Rama gjendej sot në vendin e krimit, ai nuk gjeti asnjë moment për ta dënuar ngjarjen e përfshirjen e zyrtarëve të lartë në trafik droge,ashtu sikurse nuk ka gjetur asnjë moment të shpjegojë hashashizimin e Shqipërisë duke treguar  në këtë mënyrë qe gjithshka ka edhe ka patur bekimin e tij dhe mburojën e sejmenit të tij.

Megjithëse Partia Demokratike dhe opozita kanë denoncuar parreshtur me fakte trafikun e drogës me avionë, megjithëse ju ngeci në rërë Riformato, përsëri ky trafik ka vazhduar të  zhvillohej dhe do të zhvillohej dhe sot e kësaj dite nëse nuk do të ndërhynin autoritetet italiane.

Trafikantët kishin garanci për aktivitetin kriminal nga shefi i policisë së Vlorës, dhe shefi i policisë së Vlorës kishte garanci e imunitet edhe më lart për trafikun e drogës.

Përgjegjësia shkon tek Ministri i Brendshëm.

Ky është rasti tipik i krimit të veshur me pushtet e pushtetit të veshur me krim.

Derisa sejmeni ministër nuk jep asnjë shpjegim se përse u rikthye në detyrë shefi i policisë i kapur në krye të trafikut, pasi ishte përjashtuar në 2007 me po keto argumenta, nuk jep pergjigje se  kush i jepte atij pushtet për të lëvizur drogën, cili deputet apo qeveritar i ofronte atij mbrojtje e paprekshmëri, atëherë ministri i Brendshëm është vetë drejtpërdrejt i lidhur me këtë aferë e duhet të mbajë përgjegjësi për të.


Deklaratë për shtyp e deputetit të PD, Flamur Noka, 29 Gusht 2015

Read More