Blog

06 Kor
0

Basha me kryetarët e zgjedhur të bashkive; 24 orë në shërbim të qytetarëve

Të nderuar kryetarë të zgjedhur të bashkive

Dua t’ju uroj për zgjedhjen tuaj në këtë detyre fisnike, për besimin që ju dhanë bashkqytetarët tuaj me votat e tyre, për kembenguljen tuaj gjatë gjithë fushates për t’i qendruar me vendosmëri pikpamjes se këto zgjedhje duhet të ofrojne zgjidhje për qytetarët, dhe jo të jenë një ushtrim në kapjen apo mbajtjen me  çdo kusht të pushtetit për interesa dhe axhenda të ngushta partiake dhe klienteliste.

Fitoret tuaja janë edhe më të çmuara sepse ato janë arritur ne kushtet e nje procesi elektoral të manipuluar dhe nje gare të pabarabarte e të paprincipte. Fitoret tuaja janë një triumf i lirisë dhe i bashkimit të qytetarëve, që treguan se as blerja masive e votave me paratë e krimit dhe të korrupsionit, as angazhimi i kontigjentit kriminal në mbështetje të kandidateve te qeverise, as perdorimi i pafre i dhe i paligjshem i administratës dhe pasurive publike nga partitë në pushtet, as angazhimi i drejteperdrejte i shtetit me të gjithë makinerinë e tij, tatime, inspektoriate, dhe në veçanti i policise duke ushtruar presion dhe  duke kërcënuar votuesit dhe mbeshtetesit tuaj e të opozites, nuk ia dolën t’ju mposhtin, nuk ia dolën ta mbysnin tërësisht demokracinë në vend.

Ju i ofruat qytetarëve vizionin tuaj, platformen dhe ofertën tuaj për t’u përballur me problemet e mëdha me të cilat ndeshen ata çdo dite: pasigurine për të nesërmen, shtrëngesën dhe krizën ekonomike, papunësinë dhe varfërine. Mosrritje taksash dhe ulje kudo e sado të jetë e mundur, qëndrimi në krah të sipërmarrjes që siguron punësim dhe në veçanti në krah të biznesit të vogël që përballet me vështirësi dhe padrejtësi të mëdha, orientimi i të gjitha fondeve dhe pasurive të bashkisë që ju do të drejtoni drejt projekteve që nxisin zhvillim ekonomik dhe hapin vende pune. Ardhje në ndihmë familjeve në nevojë – Këto janë disa prej tipareve përbashkuese të platformave tuaja individuale dhe të larmishme për zgjidhjet që ofrojnë.

Ju i dhatë qytetarëve besimin dhe sigurinë se do ti shërbeni 24 orë në dite, pa asnjë dallim, duke qenë në dispozionin e tyre për ti dëgjuar e për të qarë hallet me ta, pa arrogancë, pa hipokrizi por me përkushtim dhe ndjenje të lartë shërbimi dhe përkujdesje ndaj tyre.

Të gjitha këto janë sot zotime që presin të përmbushen nga dita juaj e parë si kryebashkiakë e deri në fund të mandatit tuaj. Dua ta theksoj se për ju, për Partinë Demokratike dhe për për mua personalisht gjithçka lidhet me pushtetin vendor duhet të jetë në funksion të shërbimit ndaj qytetarit dhe jo ndaj politikës dhe interesave të saj.

Për fat të keq e kundërta mund të thuhet me gojën plot për palën tjetër e cila e nisi dhe e bitisi me interesa partiake dhe klienteliste. Që nga harta territoriale e cila u konceptua, u hartua dhe u vu në jetë si një Pazar elektoral.

Zbritja në fushatë si kurrë më parë e e krerëve të qeverisë dhe çdo strukture shtetërore gërshetuar me celulat e krimit të thirrura nën armë si asnjëherë tjetër.

Kërcënimet e pashembullta për një vend europian nga kreu i qeverisë se vota për kandidatët e opozitës ishte një votë e çuar dëm, dhe se ata nuk i duhen as dreqit.

Kandidimi i kriminelëve. Pra vendosja para qytetarëve e alternativës së drogës, dhunës, armës e vrasjeve. Dhe megjithë kërkesat e përsëritura të partnerëve ndërkombëtarë, të ambasadës amerikane e opinionit publik, sërish Edi Rama nuk u tërhoq nga ky model, dhe ende nuk ka gjetur asnjë moment për të dhënë një shpjegim, për të dëshmuar një shenjë reflektimi, për faktin se u dha pushtet, u dha drejtimin e jetës së qytetarëve për 4 vite, personave me precedentë të rëndë penalë, përfaqësues të botës së krimit.

Asnjë ndjesë nga Edi Rama, dhe tashmë është fare e qartë se përse ai minoi në çdo orë procesin e dekriminalizimit, pasi modeli që ai ka sjellë në paralament e tashmë edhe në krye të bashkive të vendit janë Artur Bushi, Elvis Roshi e shumë të tjerë që i ka bërë edhe pjesë të këshillave bashkiake.

E gjithë kjo ethe marrëzie për ta kapur pushtetin me çdo kusht e me ço mjet për ta vendosur atë si një rimorkio të pushtetit qendror u duk në mungesën e një ligji që të përcaktojë qartë kompetencat, autoritetin dhe detyrat e pushtetit vendor.

Nuk e bëri ligjin ndonëse ne insistuam për dy vjet me radhë. Nuke e bëri sepse po ta kishte bërë nuk i kërcënonte dot qytetarët për votën. Nuk e bëri dhe zgjodhi sepse nuk kanë prioritet qytetarin por pushtetin.

Në vend se të angazhohet për zgjidhur krizën e madhe ku gjendet pushteti i ri vendor, për ti dhënë drejtim boshllëkut ligjor dhe udhëkryqit ku gjenden bashkitë e qytetarët, në vend që të kthehet në rrugën europiane të ligjit ndarjes së qartë të detyrave dhe pushteteve, respektit për të zgjedhurit e drejtpërdrejtë, vazhdon lojërat orientale të pushtetit.

Ftesa me telefon, pa axhendë, për shfaqje mediatike, për të vazhduar fushatën e tij të llafeve e sulmeve ndaj opozitës, ndërkohë që situate është kritike.

Rama manifestoi sot se nuk respekton asnjë kryetar bashkie si të tillë, ai thjesht i trajton ata si vartës, si zgjatime të trilleve të tij.

Nuk paraqiti asnjë koncept, se si do të jetë e ardhmja e bashkive, cfarë të ardhurash do të kenë ato, çfarë autonomie, cilat do të jenë kompetencat.

Nga ana tjetër, nuk vonoi aspak për të provuar se i vetmi koncept i konsoliduar tek ai, i rrënjosur mirë, është ai i betonit klientelist. I tillë është projekti që ka ndërmend të zbatojë për parkun e liqenit. Një betonizim i stërmadh, i pabesë, i pakonsultuar me qytetarët, ndërkohë që ka premtuar publikisht krejt tjetër gjë. Por ka dalë e qartë se ai mund të ndërrojë ngjyrat, por jo zakonet. Tiranën e sheh si fabrikë të interesave të tij klienteliste e financiare, dhe këtë plan ka ndërmend të vëjë në zbatim me vartësin e tij.

Janë pikërisht interesat financiare që drejtuan fushatën e Ramës dhe kandidatitit të tij të emëruar. Miliona euro, shpenzime të pahasura ndonjëherë më parë. Para të padeklaruara, me burime të panjohura, të errëta e kriminale. Por para dhe interesa që duhet ti kthehen klientelës, pikërisht me projektin e tij të betonizimit të tmerrshëm të parkut të Tiranës.

Ku janë qytetarët e Tiranës, e të gjithë vendit në këtë histori.

Ku janë interesat e tyre.

U fshinë mënjeherë, ende pa u mandatuar zyrtarisht kryetarët e bashkive nga KQZ-ja.

Të nderuar kryebashkiakë të zgjedhur.

Unë kam shumë besim se ju do ti përmbaheni kontratës që keni bërë me Partinë Demokratike dhe me qytetarët që ju kanë zgjedhur, se do të udhehiqeni vetëm nga interesi i tyre. Qytetarët që ju mandatuan patën guximin të ndalonin makinerinë e tmerrshme të manipulimit, dhe unë besoj se ju do të keni kurajon për ti përfaqësuar në çdo moment, dëshirat, shpresat dhe pritshmëritë e tyre.

Partia Demokratike nuk do te braktisë për asnjë moment edhe ata qytetarë të cilët sot për shumë arsye të cilat i përmenda dhe pak më lart, që nga presioni, kërcënimi, blerja e votave, manipulimi etj, kanë sot kryebashkiakët që nuk i meritojnë dhe aq më keq dhe me rekorde kriminale. Ne do të qëndrojmë fort dhe të palëkundur në krah të tyre për të mbrojtur interesat e tyre.


Fjala e kryetarit të PD, Lulzim Basha, me kryetarët e zgjedhur të bashkive, 6 Korrik 2015


Read More
04 Kor
0

Reagim i Partisë Demokratike

Partia Demokratike dënon ashpërsisht vrasjen makabër të dy qytetarëve çekë dhe kërkon nga strukturat përgjegjëse shtetërore të merren të gjitha masat për një hetim të shpejtë dhe energjik për kapjen dhe vendosjen para ligjit të autorëve të këtij krimi të shëmtuar. Ne gjithashtu i bëjmë thirrje kujtdo që ka informacion në lidhje me këtë ngjarje kriminale të ndihmojë në hetimin e saj duke informuar organet e rendit dhe të prokurorisë.


Reagim i Partisë Demokratike, 4 Korrik 2015

Read More
03 Kor
0

Basha në OSBE denoncon shkatërrimin e standardeve zgjedhore, merr garanci për vlerësim objektiv të zgjedhjeve në raportin përfundimtarë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i shoqëruar nga kryetari i PR, Fatmir Mediu dhe një delegacion i opozitës u takuan në Vjenë me sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zannier dhe me përfaqësues të Këshillit të përhershëm të ambasadorëve të OSBE-së.

 Zoti Basha  ka falënderuar për misionin e vëzhguesve të OSBE që monitoruan procesin zgjedhor të 21 qershorit dhe faktimin e problemeve të mëdha të cilat siç theksohet edhe në raportin paraprak kanë minuar besimin e zgjedhësve te vota e lirë.

Zoti Basha u ndal konkretisht në problematikën e zgjedhjeve, duke nisur me kandidimin nga mazhoranca të personave me rekorde kriminale, trafikantë, tutorë, pengmarrës dhe kriminelë të njohur e të skeduar në vende të ndryshme të Europës të cilët ushtruan presion të hapur ndaj zgjedhësve dhe aktivistëve të opozitës si dhe përdorën paratë e krimit të organizuar për të blerë vota.

Në këto zgjedhje, theksoi lideri i opozitës, u aktivizuan masivisht dhe dhunshëm banda të armatosura kriminale të lidhura me pushtetin, të cilat kanë vepruar si njësi paramilitare për të kërcënuar dhe dhunuar kandidatët, aktivistët dhe zgjedhësit e opozitës para syve të policisë, të cilët nuk ndërmorën asnjë masë.

Administrata publike u vu në një presion të hapur nga kryeministri dhe kryetari i kuvendit, për të mbushur kutitë me vota, fakt i cili iu vu në dispozicion nga zoti Basha bashkëbiseduesve.

Si kurrë më parë në zgjedhje, tha zoti Basha, të gjithë strukturave të shtetit, tatimorëve, inspektoriateve, drejtorive arsimore dhe të shëndetit, burgjeve, OSHEE e në veçanti të policisë ushtruan një fushatë sulmesh, dhune, terrori, shoqërimesh, arrestimesh, kërcënimesh dhe keqtrajtimesh ndaj aktivistëve, kandidatëve dhe mbështetësve të opozitës në të gjithë vendin.

Zoti Basha u ka bërë të ditur sekretarit të përgjithshëm të OSBE dhe ambasadorëve të Këshillit të përhershëm fakte të pakundërshtueshme të përdorimit të fondeve publike, parave të krimit të organizuar dhe  të korrupsionit qeveritar, për të blerë masivisht votat me lekë, me ushqime e me veshmbathje.

Mijëra karta identiteti u janë marrë qytetarëve me dhunë dhe kundrejt shpërblimeve monetare apo ushqimore. Punonjësit e administratës, tha zoti Basha, të cilët dyshoheshin si mbështetës të opozitës janë detyruar të dorëzojnë kartat, në mënyrë që të mos marrin pjesë në votim, në të kundërt janë kërcënuar se do të humbisnin vendin e punës. Mijëra personave që nuk ndodheshin në Shqipëri, tha zoti Basha, u janë përdorur të dhënat personale për të prodhuar karta identiteti të falsifikuara, me të cilat është votuar në 21 qershor.

Lideri i opozitës ka bërë të ditur dhe manipulimin që u është bërë  listave zgjedhore dhe mbushjen e kutive të votimit, veçanërisht gjatë pasdites së 21 qershorit në një numër të madh qendrash votimi, pas nxjerrjes jashtë me forcë të komisionerëve të opozitës.

Partia Demokratike, tha zoti Basha, bëri publike para ditës së votimit transferime të paligjshme të mijëra zgjedhësve, kryesisht në Durrës dhe Kavajë, të cilat u çuan në Prokurori dhe pavarësisht vendimit të institucioneve të drejtësisë, KQZ-ja nuk mori asnjë masë për të pastruar listat e zgjedhësve.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ndal dhe në presionin e jashtëzakonshëm që qeveria dhe mazhoranca ushtroi ndaj medias dhe gazetarëve.

Duke vlerësuar raportin paraprak të vëzhguesve të ODIHR, zoti Basha shprehu rëndësinë e madhe që ka raporti përfundimtar, për të evidentuar shkatërrimin e standardeve zgjedhore dhe për të rikthyer besimin e qytetarëve te liria e votës dhe zgjedhjet.

Sekretari i përgjithshëm i OSBE Zannier e siguroi zotin Basha, për një vlerësim objektiv dhe të saktë të zgjedhjeve i cili do të reflektohet në raportin përfundimtar.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 3 Korrik 2015

Read More
01 Kor
0

Basha: PD betejë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, reflektim dhe hapje për ringritjen drejt fitores

Të nderuar deputetë të Partisë Demokratike

Të dashur bashkëqytetarë

Zgjedhjet vendore të 21 qershorit priteshin të shënonin një përparim dhe një frymëzim të ri  për demokracinë në vendin tonë, sidomos në kushtet kur kemi marrë statusin e  vendit kandidat në Bashkimin Europian dhe synojmë hapjen e bisedimeve për anëtarësim të plotë në familjen europiane.

Për fatin e keq të shqiptarëve dhe për turpin e qeverisë Rama-Meta këto zgjedhje po vulosen dita-ditës, sa më qartë del në pah e vërteta e tyre tronditëse, si zgjedhje jashtë çdo standarti bashkohor europian, si zgjedhje jo te lira dhe të ndershme.

Në këto zgjedhje u dëshmua shfaqja më brutale e krimit të veshur me pushtet dhe pushtetit të veshur me krim në qeverisjen e Republikës së Shqipërisë.

Tashmë në historikun e demokracisë shqiptare dhe në kancelaritë e botës perëndimore këto zgjedhje janë shënuar për:

  1. Aktin e paprecedentë të kandididimit të perfaqësuesve të krimit, trafikantë, tutore, pengamarrës dhe kriminelë të njohur e të skeduar që dyshja Rama-Meta i kandidoi pasi refuzoi thirrjet opozitare, mbarëqytetare, kombëtare dhe të komunitetit ndërkombëtar për t’u tërhequr nga ky akt poshtërues për Shqipërinë dhe shqiptarët.
  2. Aktivizimin masiv dhe të dhunshëm të bandave të armatosura kriminale që vepruan nën mbrojtjen e policisë para dhe gjatë ditës së zgjedhjeve, duke kërcënuar kandidatët e opozitës, mbështetësit e saj dhe zgjedhësit.
  3. Angazhimin si kurrë më parë në zgjedhje të të gjithë strukturave të shtetit, tatimorëve, inspektoriateve, drejtorive arsimore dhe të shëndetit, burgjeve, OSHEE e në veçanti të policisë, e që ushtruan një fushatë sulmesh, dhune, terrori, shoqërimesh, arrestimesh, kërcënimesh dhe keqtrajtimesh ndaj aktivistëve, kandidatëve dhe mbështetësve të opozitës nga Malësia e Madhe në Sarandë, Nga Durrësi në Korcë, nga Bulqiza në Gjirokastër, nga Mallakastra në Cërrik, nga Mati në Vorë, nga Puka në Rroskovec e kudo.
  4. Kërcënimin e administratës publike për votën dhe përdorimin e aseteve publike në funksion të fushatës të kandidatëve të qeverisë, urdhërin kriminal ndaj drejtorëve të administratës nga kryeministri i vendit për të marrë në dorë rezultatin e kutive të votimit.
  5. Derdhjen marramendëse të fondeve publike dhe parave të krimit dhe të korrupsionit qeveritar për të blerë masivisht votat me lekë, me ushqime e me veshmbathje.
  6. Sekuestrimin e mijëra kartave të identitetit, kundrejt shpërblimive monetare apo ushqimore, por dhe si kurrë më parë, nëpërmjet kanosjes dhe persekutimit të votuesve të djathtë, duke synuar paralelisht dhe manipulimin dhe falsifikimin e mijëra të tjerave dhe përdorimin e një numri të madh për votime false në emër të personave që rezultojnë jashtë vendit dhe në emigracion për muaj e për vite të tëra. Manipulimin e listave zgjedhore dhe mbushjen e kutive të votimit veçanërisht gjatë pasdites së 21 Qershorit në një numër të madh qendrash votimi pas nxjerrjes jashtë me forcë të komisionerëve të opozitës.
  7. Presioni dhe kercenimet ndaj gazetarëve, medias dhe kufizimet e lirisë së shprehjes.
  8. Presioni ndaj institucioneve administruese të zgjedhjeve, si KQZ, vendimet antiligjore dhe standartet e dyfishta të së cilës merituan një vend të veçantë në raportin e ndërmjetëm të ODIHR.

Une dua te sjell sot para jush vetëm disa prej rasteve flagrante te dhunimit të standarteve të zgjedhjeve, dhe deformimit te vullnetit te zgjedhesve.

Ndonëse Partia Demokratike dhe aleatët tanë ndërkombëtarë SHBA, BE, PE u angazhuan fuqimisht në procesin e dekriminalizimit, dyshja Rama Meta në shpërfillje të hapur të angazhimeve të tyre formale kandiduan në zgjedhjet vendore përfaqësues të botës së errët të krimit si Artur Bushi në Krujë, Artur Bardhi në Kurbin, Elvis Rroshi në Kavajë, Ndoni në Këlcyrë, Peci në Tepelenë, Qaja në Devoll, Kokoneshi në Divjakë, Hasalla në Peqin, individë që ushtruan presion të hapur ndaj zgjedhësve, punonjësve të administratës si dhe përdorën paratë e krimit të organizuar për të blerë vota.

Në zgjedhje u përfshinë banda të lidhura me pushtetin, të cilat vepruan me si njësi paramilitare për të kërcënuar, trembur dhe dhunuar kandidatët, akitivistët dhe zgjedhësit tanë para syve të policisë që nuk ndërmori asnjë masë edhe përkundrejt denoncimeve të opozitës. si ajo Shullazit dhe Xhabaftëve në Tiranë dhe Vorë, “Hakmarrja për Drejtësi” në Lushnje dhe në Vlorë, bandat e Ben Qimes në Fier, banda e Kazazëve në Kavajë, bandat e Taullaut, Dokles, Lul Berishës, dhe Hoxhes në Durrës, banda e Spahinjve në Bulqizë banda e Suel Celës në Elbasan etj.

I dënuari me burgim të përjetshëm përr për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt, Arben Frroku u përfshi në një fushatë të ethshme në Pukë. Ai jo rastësisht u lirua pak para zgjedhjeve por si garanci për të punuar në krah të Edi Ramës në Pukë me të cilët është parë dhe në ambiente publike. Si shpërblim Aben Frroku mori të drejtën për t’u larguar jashtë vendit vetëm pak ditë para se ai të dënohej me burgim të përjetshëm nga gjykata e Apelit.

Kandidatët e opozitës u kërcënuan që nga mbyllja e bizneseve, dhunimi i të afërmve e deri me jetë në mënyrë që të tërhiqeshin nga gara. Raste të bëra publike janë ato të kandidatit të Partisë Demokratike në Pogradec që u kërcënua me jetë përmes një mesazhi, kandidatit në Pukë që u kërcënua në ambientet publike, kandidatit të Kamzës ku në drejtim të tij u qëllua me armë zjarri, kandidatit të Vaut të Dejës ku një punonjës policie qëlloi në drejtim të vëllait të tij. Kandidatit të Cërrikut të dy nipërit e të cilit u goditën barbarisht në sulme të vecuara dhe kandidatit të Vorës ku e gjithë makineria shtetërore u investua për t’a shantazhuar. Ka patur madje dhe raste kërcënimesh me jetë ndaj kandidatëve për këshillin Bashkiak si në Delvinë, arkitektit Pandi Zhonga. Në malësi të madhe deputetin Sterkaj, nxorri armën, gjate procesit te numurimit te votave më 23 qershor, brenda Qendres se Numurimit te Votave te KZAZ-se Nr. 1 .

Kërcënime që shoqëroheshin nga presioni permanent i grupeve të individëve që lëviznin me makina pa targa, me xhama të zinj e të armatosur siç është raportuar gjerësisht në Krujë, Vorë, Bulqizë, Pukë, Cërrik. Në Fushë-krujë u vendos dhe eksploziv pranë një zyre elektorale të kandidatit tone metra larg komisariatit të Policisë.

Vëllai i kandidatit të mazhorancës në bashkinë e Selenicës njëkohësisht shef komisariati në Skodër i vuri pistoletën e shërbimit në kokë anëtarit të KZAZ-së së PD-së duke i thënë: “Do të te jap një plumb në kokë”. Shefi i komisariatit nr.6 të Policisë së Tiranës, shefi i Policisë Vorë  dhe inspektorë tëi policisë  u fotografuan në aktivitete elektorale në shoqëri të individëve me precedentë penalë dhe njëherësh kanë ushtruar presion ndaj anëtarëve të shtabit elektoral të kandidat të PD, anëtarëve dhe simpatizantëve të kësaj partie në Vorë, duke i shoqëruar në mënyrë periodike në komisariat.

Po në Tiranë, aktivistë të Partisë Demokratike, njësia 8, u shoqëruan në komisariatin nr.4 me qëllimin e vetëm për të përhapur panik ditën e votimit, më 21 qershor.

Shefi i Komisariatit të Policisë Bulqizë, u kap duke pasur në makinën e tij kutinë e votimit nr.1076 nga fshati Gjuras.

Kryeplaku i i fshatit Bërshi dhe anëtar aktiv i Partisë Demokratike në Burrel, z.Qazim Rexhepi, u kërcënuar nga vëllai i shefit të Policisë Kriminale në Burrel.

Anëtarë të PD në Mallakastër u kërcënuan me armë në kokë efektivë të Policisë së Shtetit disa orë para mitingut të kreut të opozitës, dhe dy ditë me vonë ku pa asnjë shkak është ndalur dhe kandidati i opozitës.

Në fshatin Postribë, policia ushtroi dhunë dhe terror në banesat e mbështetësve të Partisë Demokratike. Shoferi i kandidtait të PD në Klos u godit nga shefi i krimeve të Klosit, Ferdi Kola, njëkohësisht bashkëshorti i kandidates së majtë, Valbona Kola.

Dhunës barbare nuk i kanë shpëtuar dhe anëtarë e simpatizantë të Partisë Demokratike, në Sukth u dhunuan të rinjtë e Partisë Demokratike para nje tubimi elektoral, në Malësi të Madhe policia ushtroi dhunë ndaj simpatizantëve të PD-së pas takimit elektoral të kryetarit të opozitës, dhunë e cila vazhdoi edhe gjatë procesit në numërimit në këtë njësi ku u godit kreu i PD lokale si dhe u arrestua një numërues i PD.

Banore e fshatit Fushë Prezë, thonë se forcat e policisë të shoqëruar nga persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpitë e tyre dhe kanë ushtruar terror për më shumë se gjashtë orë në mënyrë që të mund të bënin dëshmi të rreme se kandidati i opozitës u ka dhënë , “thasë mielli”, praktikë kjo e njohur e LSI-së dhe PS-së. (siç është ajo shprehja e urtë:”Hajduti thotë, kapeni hajdutin!” )

Kemi bërë publike prova dhe fakte që votues të opozitës u ndaluan për të votuar, u terrorizuan dhe rrahën në ditën e zgjedhjeve nga bandat dhe individë me precedentë kriminalë siç është rasti i znj.Mereme Agalliu, bashkëshortja e  kryetarit të PD-së për seksionin nr. 6 në Durrës, që u dhunua barbarisht apo në Elbasan z.Xhevdet Mustafaj, që u kërcënua me jetë së bashku me familjen e tij nga banditët Çela me urdhër të Qazim Sejdinit.

Mosndëshkimi i fenomenit të faktuar të blerjes së votave në tetor 2013, në Korçë dha një garanci të mosndëshkimit për krime të tilla elektorale duke sjellë një blerje masive të votave në zgjedhjet lokale të 2015-ës.

Si kurrë më parë, në kundërshtim të hapur me ligjin, vetëm dy ditë para zgjedhjeve, të burgosurit janë regjistruar masivisht për të votuar në zgjedhjet lokale, në dhjetra njësi në mbarë vendin. Vota e detyruar e tyre në favor të kandidatëve të pushtetit ka qenë vendimtare jo në pak nga këto njësi.

Manipulimi i një numri të madh të kartave të identitetit (rreth 2000) në rrethin e Shkodrës është denoncuar nga media e pavarur.

Një tjetër video regjistrim i bërë public tregoni se negociatat për të shitur 70 karta identiteti për kandidatin e majtë për bashkinë e Kamzës Safet Gjicin, pra dhënien e kartës së identitetit në këmbim të parave.

Në Durrës, ka prova konkrete të emigrantëve të cilët nuk ishin fizikisht në Shqipëri në 21 qershor por kanë votuar. Përveç kësaj, ka raporte se të dhënat e TIMS vazhdojnë të manipulohen në mënyrë që të përputhen me të dhënat e votimit. Ka edhe dëshmi të zgjedhësve që ju është refuzuar e drejta e votës pasi persona të tjerë kishin votuar më parë me identitetin e tyre.

Në Durrës brenda më pak se një muaji Vangjush Dako dhe drejtorët e tij regjistruan  më shumë se 2,800 votues fiktivë ndërsa në rrethin e Kavajës, Rroshi regjistroi në adresën e Fabrikës së Letrës  595 votues të rinj janë brenda 12 ditëve.

Në të gjithë vendin, ka qindra dëshmi të qytetarëve të cilët pohojnë se shitën votën në këmbim të parave dhe ushqimeve. Komuniteti rom, familje në varfëri ekstreme dhe të papunë kanë qenë në shënjestër të blerjes së votave.

Por, përveç kësaj forme të blerjes së votave, kemi mbledhur gjithashtu qindar raporte të kartave të identitetit të “blera” ose “mbajtur” nga votuesit e mundshëm të opozitës deri në ditën pas zgjedhjeve, për të pamundësuar votimin e tyre.

Janë raportuar më shumë se 500 raste familjesh të kërcënuara me jetë në mënyrë që të dorëzonin kartat e identitetit dhe nëse ky fakt do të bëhej publik në media ata u kërcënuan se do t’u rrëmbeheshin fëmijët.

Shërbimet e detyrueshme nga entet publike u kushtëzuan për qytetarët me votën për koalicionin qeveritar. Rast flagrant është dhënia e kempit në këmbim të votave në Dibër. Ndërsa në Gramsh, familjet e varfëra janë kërcënuar me ndërprerjen e ndihmës sociale dhe ato më vulnerabël në zonat rurale, me ndërprerjen e energjisë elektrike, nëse nuk votonin për kandidaten socialiste.

Presion i jashtëzakonshëm është ushtruar ndaj punonjësve të administratës. Atyre u është kërkuar të garantonin dhe të faktonin një numër të caktuar votash në këmbim të vendit apo jqnë kërcënuar se do të pushoheshin nëse merrnin pjesë në votim apo në procesin zgjedhor si vëzhgues apo komisionerë të opozitës.

Presion i jashtëzakonshëm është ushtruar ndaj punonjësve të administratës anembanë vendit. Atyre u është kërkuar të garantonin jo vetëm votën e tyre, madje dhe ta fotografonin atë, por dhe të siguronin një numër të caktuar votash në këmbim të vendit të vendit të punës.

Nënpunës civilë të djathtë janë kërcënuar se do të pushoheshin nëse merrnin pjesë në mitingjet tona e e në votim, apo e jo më për të folur nëpër procesin zgjedhor si vëzhgues apo komisionerë të opozitës.

Godinat, automjetet dhe burimet njerëzore të administratës janë përdorur masivisht për të organizuar ose mbushur mitingjet elektorale të kandidatëve të majtë.

Qindra raste janë denoncuar kur bizneseve të njohura si të djathta, në Tiranë, në Kukës, në Has në Sukth e në Korçe janë gjobitur, persekutuar dhe madje mbyllur si në Vorë, nga një administratë terësisht në shërbim të interesave klienteliste elektorale e jo të qytetarëve.

Pamjet shokuese të Qazim Sedinit dukë kërcënuar gazetarët janë maja e ajsbergut të kërcënimeve, të fshehta, publike dhe të drejtpërdrejta ndaj medias, dhe ndaj gazetarëve. Vetë kryeministri i vendit ka kërcënuar jo vetëm publikisht dhe në mënyrë të përsëritur kandidatët e opozitës por edhe ka kërkuar tërheqjen e kandidatëve të pavarur nga gara duke i kërcënuar se në rast mosbindje do të trajtoheshin sic trajtohen armiqtë.

Në Gjirokastër, fotografja e stafit elektoral të kandidatit tonë është shoqëruar në komisariat ndërsa në Mat, makina e korrespondentit të TV Mar, Enver Doci, është djegur sipas tij, në vijim të kërcënimeve të vazhduara nga njerëz të lidhur me PS.

Se çfarë ka ndodhur në 21 qershor në Shqipëri e   kanë thënë, po e thonë dhe do ta thonë akoma më troç në ditët e ardhshme misionet dhe organizatat ndërkombëtare e kombëtare të vëzhgimit të këtyre zgjedhjeve.

Raporti i parë i misionit  të OSBE-ODHIR-it  listoi një numër të  madh shkeljesh dhe parregullsish në ditën e votimit, shkelje të cilat, të marra së bashku “minuan  besimin e publikut në integritetin e gjithë sistemit”, konkludon me këtë sentencë të rëndë misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë.

Në  mbështetje të  këtij raporti, Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklaruan: “U bëjmë jehonë  gjetjeve paraparake të OSBE-ODHIR për zgjedhjet vendore  dhe  ndajmë shqetësimet e tyre për blerjen e votave, pretendimet për  presione  mbi votuesit, institucionet e politizuara dhe parregullsi të tjera”.

Këshilli i Europës deklaroi “Ne jemi të shqetësuar për raportet që kemi dëgjuar për frikësimin, presionin që u është bërë atyre që punojnë në administratën publike që të votojnë në një mënyrë të caktuar apo për kërcënimet se do të hiqen nga  puna. Është një situatë që nuk ështtë  dinjitoze për një demokraci të pjekur në rast se,  përshembull,  mësuesit e shkollave apo zyrtyarët e tjetër publikë  kanë frikë se do të humbasin  punën në rast se nuk mbështesin një kandidat të caktuar, qoftë edhe një person të pavarur. E njëjta gjë edhe për raportet  të cilat na kanë ardhur për blerjen e votave apo abuzimeve për sa i përket rrushfeteve. Kjo është shkatërruese për kredibilitetin e administratës zgjedhore dhe po ashtu dobëson edhe besimin e popullsisë te zgjedhjet”.

Pasi u njoh me raportin e parë të misionit të OSBE/ ODHIR, kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian u tha mediave se sikur gjysma e kësaj liste parregullsish të jetë e vërtetë, zgjedhjet janë të falsifikuara.

Brukseli dhe Uashingtoni  po përballen papritur me  një farsë zgjedhore  të re,  të padëgjuar në tokën e Europës, e cila ka treguar deri tani vetëm majën e  ajzbergut dhe kjo u pa edhe dje në debatin  që u zhvillua në Parlamentin Europian për zgjedhjet në Shqipëri,  ku  parregullsitë e listuara  në raportin e parë të OSBE/ ODHIR përcaktuan tonin e debatit  kritik për këto zgjedhje.

Organizatat e pavarura vendore të vëzhgimit të zgjedhjeve kanë publikuar fakte të tjera domethënëse të dhunimit të Kodit Zgjedhor dhe cënimit  së standarteve  demokratike  të zgjedhjeve të lira, të ndershme e të barabarta.

Partia Demokratike  nga ana e saj është angazhuar fuqishëm, që ditën e zgjedhjeve dhe sidomos  pas përfundimit  të numërimit të votave, në  përgatitjen  e dosjes së plotë  të dhunimit dhe manipulimit të zgjedhjeve vendore të 21 qershorit, që do ta bëjë publike, do ta  denoncojë e ankimojë  rast pas rasti, siç kemi nisur, në organet e drejtësisë, do tua verë në dispozicion miqve dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë, do të kërkojë ndihmën dhe mbështetjen  e tyre, siç po e  kërkojmë:

-për demaskimin dhe dënimin  e atyre që ideuan, drejtuan dhe realizuan  njollosjen  e zgjedhjeve  të  21 qershorit në Shqipëri;

-për  rikthimin me çdo kusht të standartit të zgjedhjeve të lira e të ndërshme, pa të cilat,  siç e kemi përsëritur shpesh,  nuk  ka liri për askënd,  nuk ka demokraci për askënd, nuk ka zhvillim ekonomik dhe shoqëror,  nuk ia vlen të jetohet.

Ndryshe nga sa premtuan për të vënë standardet mbi rrezultatin, Rama-Meta vunë në këto zgjedhje gjithçka mbi standartet.

Mbi garën e ndershme e të barabartë vunë babëzinë e tyre për pushtet të pakufizuar.

Mbi të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur lirisht e në qetësi partinë dhe kandidatin e  zemrës  vunë interesa të  ndyra  të një klientele partiake apo kriminale që arriten deri aty sa të merrnin peng të drejtën  kushtetuese të mjaft shtetasve për të votuar.

Mbi aspiratën mbarëpopullore për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE vunë aleancën e tyre me  botën e krimit dhe korrupsionit, vunë  llogaritë e tyre të ulta dhe meskine.

Rama-Meta shkelen me të dyja këmbët standartet për t’u shpallur fitimtarë në një pseudogarë me rregulla të dhunuara.

Rama-Meta sakrifikuan zgjedhjet, si pasuria më e madhe e qytetarëve, për të konfirmuare vazhduar politikën e tyre të përkeqësimit  dhe  varfërisë galopante në vend.

Ata i shndrruan zgjedhjet vendore në  pazarin më të pashembullt në Shqipëri  dhe në  Europë.

Ata e  shtrinë  në nivele të reja të  panjohura pengmarrjen e pushtetit vendor nga  krimi dhe malavita.

Ata e sfiduan ashpër dhe brutalisht nismën jetike, kombëtare dhe ndërkombëtare, për dekriminalizimin e pushtetit; ata sfiduan opozitën që e mori këtë nismë dhe SHBA e Europën që e mbështetën fuqishëm deri më thirrje publike të adresuara për të mos votuar kandidatë me rekorde kriminale, kandididimi të cilëve “është një poshtërim për popullin shqiptar”, siç u shpreh ambasadori amerikan, Donald Lu.

Në bindjen time, ata i kanë bërë një dëm të madh demokracisë dhe vendit dhe ky dëm nuk do vonojë të dalë në dritë  të diellit  në gjithë  përmasat e veta.

Shqipëria do ta  paguajë oreksin e shfrenuar të dyshes për të  marrë peng zgjedhjet e lira.

Ka plot që pyesin sot “ ku ishit ju”, duke na kujtuar rekordet e mëparshme të Ramës dhe Metës në prishjen  e zgjedhjeve dhe urtësinë e popullit se ujku qimen e ndërron por zakonin nuk e harron.

E mirëkuptoj pyetjen  qoftë kur bëhët me dashamirësi, qoftë kur bëhet pa dashamirësi.

Ne ishim dhe jemi në këtë betejë për zgjedhje të lira e të ndershme me paralajmërimet  dhe denoncimet tona frekuente  kundër kandidimit të individëve  me rekorde kriminale nga kundërshtari ynë.

Ishim dhe jemi në këtë betejë me paralajmërimet dhe denoncimet tona konkrete e të vendosura kundër angazhimit të bandave nga kundërshtarët tanë në një operacion elektoral kriminal  të përmasave të panjohura në Europë.

Ishim dhe jemi në këtë betejë me paralajmërimet dhe denoncimet tona të vazhdueshme kundër blerjes së votës, kundër kërcënimit të zgjedhësve nga kryeministri dhe lukunia e tij, kundër përdorimit të administratës herë si xhandar, herë si mish për top për interesat e qeverisë.

Ishim dhe jemi në këtë betejë përkrah SHBA dhe Europës, me mjetet tona demokratike, me ndershmërinë dhe kurajon tonë, me vendomërinë dhe bindjen tonë  se vetëm zgjedhjet e lira na çojnë përpara.

“Alternativa” tjetër do të ishte, sipas disa zërave, mospjesmarrja në zgjedhje. Kundërshtari është investuar me kasandrat e veta për këtë opsion, pra për largimin e demokratëve dhe opozitarëve nga zgjedhjet. Kjo  nuk ka qenë, nuk është e nuk do të jetë një opsion i Partisë Demokratike. Sa të ketë  pluralizëm  në Shqipëri dhe demokraci në botë- dhe do të ketë gjithnjë- Partia Demokratike do të jëtë në fushën e betejës. Vetëm në  këtë mënyrë  dalin në pah  në gjithë përmasat e tyre të neveritshme manipulimet dhe marifetet e kundërshtarit në pushtet, vetëm në këtë mënyrë mbahet gjallë shansi i qytetarëve për të ndryshuar,  vetëm në këtë mënyrë shkohet përpara drejt  fitores. Kundërshtarin nuk e zgjedhim.

“Alernativa” tjetër, sipas së cilës duhet ti përgjigjemi kundërshtarit  me të njëtën monedhë, pra kriminelë ai, kriminelë dhe ne, blerje votash ai, blerje votash dhe ne, armët e zjarrit në brez ai, armët e zjarrit në brez edhe njerëzit tanë, nuk meriton as të  zihet në gojë. Ne jemi demokratë. pjesë e Partisë popullore europiane. Në sistemin tonë të vlerave dija, integriteti, ndershmëria dhe pozitivizmi  janë cilësitë  bazë të njerëzve që  propozojmë për të drejtuar e përfaqësuar në çdo nivel të pushtetit. Dekriminalizmi për ne  është  një mision jetik për vendin, demokracinë,  imazhin e vendit, familjen, edukimin e fëmijëve dhe të rinjve.  Kemi bindjen e plotë se  qytetarët e lirë  na kanë mbështëtur e do ta na  mbështesin  pa rrezerva në këtë mision.

Ne e dimë e duhet ta dimë:  Dyshja Rama-Meta dhe bandat që u angazhuan në këto zgjedhje prisnin  një rrezultat tjetër, prisnin, pse jo,  zvogëlimin deri në zhdukje të  PD-së dhe qendrës së djathtë, që është ëndrra e tyre e vjetër,  ashtu siç kishte paralajmëruar kreu i ekzekutivit, Edi Rama, kur deklaronte lart e poshtë se  të djathtën e vërtetë e kishte në koaliconin e tij!

Por pavarësisht skemës kriminale për t’i marrë frymën opozitës, pavarësisht manipulimeve, blerjes së votave dhe marifeteve që do të jenë objekt i betejës sonë të re juridike dhe politike, Partia Demokratike dhe opozita u rrit në këto zgjedhje.

Vota për kandidatët tanë merr realisht një vlerë të shtuar në kushtet e presionit të  madh,  bombardimit të pandalshëm me propagandë  dhe rrethimit të egër ku e vuri pushteti. Njëqind  e njezet mijë votat për Halim Kosovën në Tiranë, për të marrë vetëm një shembull, janë  vertetë të arta në këtë aspekt. Besoj se për këtë arsye,  Ambasadori  i SHBA në Tiranë, zoti   Lu,   i drejtoj një  letër shumë domëthënese Halim Kosovës, duke promovuar pozitivizmin dhe ndërshmërinë e tij në  garë, një  kontrast si nata me ditën me politikanët e korruptuar dhe kriminelë që janë përshirë në blerje vote, manipulim dhe zhantazhim  të institucioneve  demokratike. Unë  gjej rastin ta falenderoj nga zemra ambasadorin  Lu. Vlerat e  Halim Kosovës janë vlerat tona referuese për sot dhe për neser. Promovimi i këtyre vlerave  na frymëzon dhe na mbush me besim së në dy vitet e mbetura të legjislaturës rritja jonë do të dyfishohet, ndërsa  rënia e kundështarëve tanë  do të  futet në ritmin e konsumimit të përshpejtuar.

Vetëm Edi Rama gëzohet dhe eglendiset me një fitore të damkosur nga vjedhjet dhe manipulimet, që as ia ka njohur as ka për t’ja njohur si të ndershme asnjë institucion dhe vend mik.

Vetëm Edi Rama guxon të festojë  pazarin dhe ankandin e zgjedhjeve  nën qeverisjen e tij, një  njollë turpi që vendit do t’i duhet kohë dhe punë për ta  hequr.

Zgjedhjet, të nderuar deputetë, ishin një problem qëkurse kjo dyshe futi në sistem blerjen e votës. Por sot, në dritën e manipulimeve të mëdha të evidentuara edhe nga ndërkombëtarët, zgjedhjet kanë dalë në pahun e kohës si problemi më madhor që ka vendi.

Përballja me këtë problem, duke bashkëpunuar ngushtë me miqtë  dhe partnerët tanë,  është  beteja jonë e re. Është detyra jonë e dorës së parë të punojmë:

– Për të nxjerrë në dritë të plotë të vërtetën e këtyre zgjedhjeve.

– Për ta ndarë këtë të vërtetë ashtu siç është, me opinionin publik e partnerët ndërkombëtarë.

– Për të konceptuar një reform zgjedhore që do të mundësojnë e garantojë shpëtimin e votës dhe zgjedhjeve nga pabarazia, blerja, vjedhja, tjetërsimi, e tjerë dhe që do të garnatojë përfaqësimin dnjitoz të shqiptarëve në qeverisjen vendore dhe atë qendrore.

U zgjata në çeshtjen mesiperme sepse kjo është jetike për demokracinë, për Shqiperinë, jo vetëm për Partine Demokratike. Nuk mund te kemi pluralizem dhe demokraci fallco. Nuk mund të kemi zhvillim, përparim dhe integrim në Europës pa zgjedhje të lira. Nuk mund të ketë liri, nuk mund të ketë shtet, nuk mund të ketë qeveri dhe qeverisje  legjitime pa zgjedhje të lira.

Zgjedhjet e lira e të ndershme dolën edhe njëherë në pahun e kohës që jetojmë si çeshtja  më madhore e gjithë shqiptarëve, e Partisë demokratike dhe opozitës.

E them me bindje.

Por as e mendoj, as e them  si alibi.

Unë e di se në të gjithë, me mendje dhe me zemër, kemi pritur  dhe deshiruar nje rezultat ndryshe, një rezultat më të mirë  nga ky që morëm.

Dua tu shpres serish mirënjohjen tim më të thellë të gjithe atyre qe besuan që besuan tek Partia Demokratike dhe opozita, që besuan  te unë, që besuan tek kandidatet tanë dhe na votuan. Ky besimmerr nje vlerë te shumefishte perballe makinerisë së presionit, joshjes, parave, dhunës dhe kercënimit me të cilën u përballën votuesit tanë. Por ata i sfiduan të gjitha këto, qëndruan për të votuar Partinë Demokratike.

Ky është një mesazh i madh force dhe frymëzimi për të gjithë ne. Sikurse është një detyrë e madhe për të reflektuar. Unë dhe gjithë drejtuesit e  Partisë Demokratike, nga baza në qendër, kemi një pergjegjesi të madhe per të analizuar në thellësi rezultatin  e këtyre zgjedhjeve kuti për  kuti, bashki për bashki; Për të parë më shumë nga vetja jonë, të gatshem të  njohim dhe pranojme defektet dhe të metat tona, pasi keshtu do të behemi më të forte.

Vota e atyre qe na besuan do të perbëje bazen e ringritjes tonë. Do të analizojmë fitoret për t’i patur si shembull, do të analizojmë humbjet për të nxjerrë mesime me qëllim  për të dhënë më shumë, për të qenë në lartësinë e këtij besimi dhe pritshmërie, që të ngrihemi, të forcohemi, të përgatitemi shumë më mirë për betejën e radhës, të  hedhim hapin vendimtar të  fitores.

Kemi kaluar dy vite te vështira ku mbi të gjitha na është dashur të mbijetojmë dhe të rezistojmë përballë dhunës,  agresionit, sulmeve dhe presioneve që synonin deri eliminimin  e opozitës politike. Vota e 21 qershorit është deshmia me e qarte qe ne ja dolem te qendrojme e te ngrihemi.

Por për të arritur fitoren që të gjithe duam duhet te ringrihemi mbi këtë  besim  dhe ketë force. Bashkim, ribashkim, hapje, për të ftuar e  bashkëpunuar me këdo dhe me të të gjithë ata që pranojnë të ndajnë opozitën me ne dhe jo interesin.

Një hapje shumë më e madhe  dhe një  bashkëpunim më i ngushtë me shoqërinë civile, me botën intelektuale e akademike; një intensifikim shumë më i madh i komunikimit me qytetarët për të kompletuar pa humbur kohë programin më  konkret dhe më të detajuar të zhvillimit që ndonjë opozitë ka patur ndonjëherë.

Shqipëria duhet të na shohë që ketë vjeshtë, qytet me qytet e fshat me fshat,  duke komunikuar me njerëzit për  problemet e tyre dhe alternativën tonë.
Në historinë e saj PD ka patur momente të veshtira dhe shumë të vështira. Këta që ferkojnë duart sot i kane ferkuar dhe atëhere, duke menduar se e zhduken, e blenë dhe kesisoj do mund të mbreteronin  te qete. PD as nuk zhduket, as nuk blihet. Ajo ka  ditur të ringrihet dhe të fitojë ne momente te tilla sfidash për të mirën e Shqipërisë.  Unë ju premtoj se do të punoj me mish e meshpirt për të aritur këtë dhe nuk do ta tradhtoj besimin tuaj.

Sfida e sotme është instalimi i një qeverie oligarkike në aleancë me botën e errët të krimit. Rama-Meta bërtasin për fitore por nuk u shndrit gëzimi. Janë kapur duke prishur dhe kapur zgjedhjet. Kanë  krijuar krisje me partnerët  tanë strategjikë me ngulmimin e tyre për të kandiduar individë me rekorde kriminale.  Kanë pritur e shërbyer me çdo mjet shkatërrimin e opozitës, por  panë rritjen e saj.  Ndaj janë të dëshpëruar e të helmuar.

Ka lindur një vetedije e re popullore kundër mashtrimit dhe krimit në pushtet. Kjo vetëdije është busulla, është e nesermja e vendit.  Jam i bindur për këtë.  Por jam  edhe më i vendosur se kurrë, bashkë me ju, bashkë me demokratët,  bashkë me opozitarët, bashkë me gjithë qytetarët e lirë të këtij vendi, të udhëheqim këtë zgjim të madh kombëtar aspiratave popullore për zgjedhje demokratike, për një qeverisje të pastër e të përgjegjshme.


Fjala e kryetarit të PD, Lulzim Basha, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, 1 Korrik 2015

Read More
30 Qer
0

Shkatërrimi i zgjedhjeve të 21 Qershorit është tashmë i dokumentuar

Një takim produktiv me kryetaren e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it. Shqetësimet e prekura në raportin paraprak për shkatërrimin e standardeve zgjedhore janë dokumentuar nga vëzhguesit në terren. Ndërkohë, Partia Demokratike është në procesin hartimit të një raporti të detajuar të shkatërrimit të standardeve zgjedhore që kulmuan në ditën e zgjedhjeve por që nisëm që me fushatën elektorale. Shqetësimet tona dhe të ODIHR-it kanë pika të përbashkëta siç është shitblerja masive e votës, kandidimi i personave me rekorde kriminale, përdorimi i bandave nga pushteti për të kërcënuar votuesit dhe aktivistët e opozitës, presioni mbi median e lirë, shitblerja, mbledhja, falsifikimi i kartave të identitetit, presioni mbi administratën publike dhe përdorimi i saj për të ushtruar presion tek zgjedhësit, tek të afërmit e anëtarëve të administratës publike ose jo. Politizimi i institucioneve zgjedhore dhe vendosjen e dy standardeve të vendimeve të këtyre institucioneve. Presion i hapur mbi këto institucione.

Këto shqetësime dhe shqetësime të tjera tashmë janë bërë publike, siç u pa qartë edhe në takimin e djeshëm të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian. Shkatërrimi i zgjedhjeve të 21 Qershorit është tashmë i dokumentuar. Ne do të bashkëpunojmë me OSBE-në, ODIHR-in, Bashkimin Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian që çmojnë standardet demokratike dhe progresin demokratik të 25 viteve të Shqipërisë për të ndalur këtë gremisje të demokracisë shqiptare, për të dalë nga ky udhëkryq i rrezikshëm i zhbërjes së demokracisë ku e futën vendin Edi Rama me Ilir Meta me shkatërrimin e zgjedhjeve të 21 Qershorit. Por, natyrisht kjo është një betejë në të cilën Partia Demokratike dhe unë personalisht kemi misionin dhe detyrën të qëndrojmë në ballë të gjithë qytetarëve të lirë shqiptarë, të cilët duhet të kenë besim të plotë se e drejta e tyre themelore për të dhënë votën e tyre të lirë nga presionet, nga kërcënimet, nga frika, nga shantazhi, nga blerja e votës, për kandidatë të denjë për votën e tyre, kjo e drejtë themelore do të mbrohet deri në fund nga Partia Demokratike dhe nga unë personalisht dhe se jemi të vendosur që me gjithë forcën tonë si opozitës, si Parti Demokratike të nisim një betejë pa kthim për rivendosjen e standardeve të zhbëra demokratike në zgjedhjet e 21 Qershorit.

Kjo do të thotë një reformë e re zgjedhje z Basha?

Kjo do të thotë një rishikim total, padyshim, edhe i sistemit për të pamundësuar këtë maskaradë  dhe këtë banditizëm masiv me zgjedhjet e 21 Qershorit, por do të thotë më shumë se kaq. Do të thotë një zgjim i madh qytetar, një zgjim i madh kombëtar popullor në mbrojtje të demokracisë, në mbrojte të standardeve zgjedhore, në mbrojtje të zgjedhjeve të lira si parakusht i një demokracie funksionale.


Prononcim për mediat i kryetarit të PD, Lulzim Basha, pas takimit me kryetaren e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it, 30 Qershor 2015

Read More
30 Qer
0

Si u mbush kutia me vota në Shkodër, PD publikon videon

Partia Demokratike publikon sot një provë se si pushteti masakroi standardin për zgjedhje të lira më 21 Qershor.

Në komunën Pult të bashkisë së re të Shkodrës, kutia e votimit nr 0092 të fshatit Brucaj është tejmbushur me vota nga komisionerët e Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Në videon që po transmetojmë dhe që po ia vëmë në dispozicion gjithë medias, duket qartë që komisionerët e majtë kanë mbushur duart me fletë votimi dhe votojnë në masë dhe me qetësi të plotë. 2 komisionerët e Partisë Demokratike janë nxjerrë forcërisht jashtë komisionit të votimit.

Në kutinë e votimit u gjetën 388 fletë votimi, kur në votim kishin firmosur 377 persona.

Në zgjedhjet e vitit 2013, në këtë qendër votimi morën pjesë 125 votues.

Rezultati për këtë qendër votimi me fletë të hedhura në kuti flet qartë për shkallën e madhe të manipulimit të zgjedhjeve nga pushteti. Për kandidaten e majtë Keti Bazhdari janë 331 vota ose rreth 88 %, 2 vota për kandidatin e pavarur ndërsa për kandidaten fituese Voltana Ademi vetëm 44 vota.

Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë të nisë menjëherë procedimin penal ndaj komisionerëve që me urdhër mbushën kutinë e votimit për kandidaten e pushtetit. I bëjmë thirrje misionit të OSBE/ODIHR të marrë në ngarkim këtë provë të shkatërrimit të standardit të zgjedhjeve të lira në Shqipëri.

Partia Demokratike nuk do të ndalet në denoncimin e çdo akti kriminal të shkatërrimit të zgjedhjeve të 21 Qershorit dhe dyshen e pushtetit që minuan demokracinë shqiptare duke mbushur kutitë e votimit.


Deklaratë për shtyp e deputetit të PD, Eduard Halimi, 30 Qershor

Read More
30 Qer
0

A do ishte i lirë Arben Frroku nëse nuk do drejtonte fushatën e PS në Pukë ?!

Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit i cili ktheu në vend drejtësinë për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, Arben Frroku nuk është pas hekurave, por është larguar në drejtim të paditur, apo më saktë në drejtimin e duhur.

E themi këtë dhe e denoncojmë këtë fakt sepse Arben Frroku nuk do të ishte sot i lirë edhe pse i dënuar nga Gjykata e Apelit:

po të mos kishte udhëhequr fushatën e Partisë Socialiste në Pukë prej dy muajsh;

po te mos kish mbështetjen dhe aksesin e kryeministrit të vendit i cili kaloi më shumë se 1 orë me të, tek turizmi i Pukes, në mes të qytetit vetëm 1 javë para ditës se zgjedhjeve;

po të mos kish kaluar lirshëm dhe pa pengesë pikën kufitare me Malin e Zi;

dhe po të mos kishte marrë ‘ok’ e zyrës së Interpol Tirana në momentin që u ndalua nga autoritetet në piken kufitare mes Malit te Zi dhe Kroacisë.

Kryeministri i vendit ka dhe duhet të ketë përgjegjësinë dhe detyrim ligjor t’i japë përgjigje para qytetarëve shqiptarë për këto fakte tronditëse.

Por, për fat të keq, dhe në dëm të Shqipërise dhe shqiptarëve, ky ishte standardi i Edi Ramës në këto zgjedhje elektorale; blerja masive e votës; përdorimi dhe presioni i administratës; kandidimi i personave të inkriminuar dhe përfshirja e elementëve të inkriminuar për të mbështetur ata dhe për të shantazhuar shqiptarët. Këto tashmë janë fakte evidente jo vetëm për shqiptarët por edhe për ndërkombëtarët, të cilët e kanë denoncuar qartazi këtë realitet në politikën shqiptare.


Deklaratë për shtyp e deputetit të PD, Gert Bogdani, 30 qershor 2015

Read More
29 Qer
0

Basha: Pas 25 vitesh goditet rëndë demokracia, Shqipëria pa zgjedhje të lira dhe të ndershme

Kryetari i Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha, priti sot bashkëraporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, z. Jonathan Evans, z. Andrej Hunko, z. Bas Klein, zv-Kryetar i Sekretariatit të Komisionit të AP, të KiE dhe z. Delphine Freymann, Sekretare e Komisionit të Monitorimit të AP të KiE.

Zoti Basha pasi ka falenderuar raporterët e Këshillit të Europës për monitorimin e procesit zgjedhor në Shqipëri nga delegacioni i vëzhguesve, tha se fatkeqësisht ky proces  e ka futur Shqipërinë në listën e vendeve që nuk realizojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Zoti Basha u ndal konkretisht në problematikën e zgjedhjeve, duke nisur me kandidimin nga mazhoranca të personave me rekorde kriminale,  të cilët ushtruan presion të hapur ndaj zgjedhësve, punonjësve të administratës si dhe perdorën paratë e krimit të organizuar për të blerë vota.

Në zgjedhje u perfshinë  banda të lidhura me pushtetin,  të cilat kanë vepruar si njësi paramilitare për të kërcënuar, trembur dhe dhunuar kandidatët, akitivistët dhe zgjedhësit tanë para syve të policisë, të cilët nuk ndërmorën asnjë masë.

Administrata publike u vu në një presion të hapur nga kryeministri dhe kryetari i kuvendit,  për të mbushur kutitë me vota, fakt i njohur botërisht.

Po keshtu janë raportuar me qindra raste të shantazhimit të punonjësve të administratës të cilët duhet të sillnin një numër të caktuar votash, ti faktonin ato përmes fotografive në kembim të vendit të punës.

Partia Demokratike, tha zoti Basha, bëri publike transferime të paligjshme të mijëra zgjedhësve,  kryesisht në Durrës dhe Kavajë, të cilat u çuan në Prokurori dhe pavarësisht vendimit të institucioneve të drejtësisë, KQZ-ja nuk mori asnjë masë për të pastruar listat e zgjedhësve.

Me mijëra raste janë faktuar tashmë nga opozita dhe mediat, tha zoti Basha,  të falsifikimit të kartave të identitetit duke mundësuar votimin në 21 qershor të personave që nuk ndodheshin në Shqipëri.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u ndal dhe në presionin e jashtëzakonshëm që qeveria dhe mazhoranca ushtroi ndaj mediave. Ndër rastet flagrante që solli në vëmendje zoti Basha ishte ai i kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, i cili kërcënonte gazetarët  me vendin e punës nëse thonin të vërtetën, mbyllja e një televizioni, i cili denoncoi fallsifikimin e  kartave të identitetit disa ditë para zgjedhjeve apo shoqërimi në komisariat i fotoreporteres së kandidatit të opozitës në Gjirokastër, pasi kishte shkruar një status në Facebook kundër kandidates së mazhorancës.

Për herë të parë në 25 vite demokraci në Shqipëri,- tha zoti Basha, është shënuar dhe një rast i paprecedent, anti demokratik e anti europianist, ai i kërcënimit të zgjedhësve nga krerët e qeverisë, se po votuan për opozitën nuk do të kishin bukë dhe ujë.

Në këto zgjedhje, theksoi lideri i opozitës, është shënuar blerje masive e votës me para të korrupsionit dhe krimit të organziuar, fakt tashmë i regjistruar si shqetësim madhor edhe nga raportet zyrtare të vëzhguesve ndërkombëtarë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vuri theksin në këtë takim se pas 25 vitesh në Shqipëri goditet rëndë demokracia, cka kulmoi meshkatërrimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Sot Shqiperia është në një udhëkryq të vështirë,- tha zoti Basha, por Partia Demokratike është e vendosur dhe do të qëndrojë me  të gjithë forcën e saj për të mos lejuar kthim prapa dhe për të rivendosur standartet demokratike dhe të shtetit ligjor.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 29 Qershor 2015

Read More
29 Qer
0

Frroku në aleancë me Ramën, drejtoi fushatën e PS në Pukë

Partia Demokratike përshëndet vendimin e Gjykatës së Apelit i cili ktheu në vend drejtësinë për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. Kjo ishte një kronikë e një ngjarje të paralajmëruar nga opozita shqiptare. Vendimi i pafajësisë u dha për Arben Frrokun në shkallën e parë për të përdorur vëllain e tij deputet në procesin e vrasjes së dy deputetëve nga Ilir Meta, të denoncuar nga Tom Doshi.

Por kjo histori nuk u mbyll me kaq. Prej 2 muajsh Arben Frroku udhëhoqi fushatën elektorale të Partisë Socialiste në Pukë fshat më fshat, e më pas vulosi hapur aleancën e tij me Edi Ramën në takimin prej mëse 1 ore në mes të qytetit të Pukës tek turizmi, ditën e mbylljes së fushatës në këtë bashki.

Të gjithë qytetarët e Pukës e dinë fare mirë kush drejtoi fushatën në këtë bashki e më pas krejt në mënyrë të papritur, ditën e shtunën, në prag të vendimit të Gjykatës së Apelit, Arben Frroku largohet nga Shqipëria dhe fushata në Pukë.

Pasi u përdor disa muaj për fushatë elektorale në Pukë, Edi Rama i dha ndihmën e fundit aleatit të tij duke i dhënë lejen që ai të largohet në drejtim të paditur jashtë Shqipërisë.

Ky ishte standardi i Edi Ramës në këto zgjedhje elektorale; blerja masive e votës, përdorimi i administratës dhe i elementëve të inkriminuar për të shantazhuar shqiptarët. Tashmë lidhjet e Ramës dhe kësaj maxhorance me krimin janë një fakt evident jo vetëm për shqiptarët por edhe për ndërkombëtarët, të cilët e kanë denoncuar qartazi këtë realitet në politikën shqiptare


Deklaratë për shtyp e kryetarit të Grupit Parlamentar, Edi Paloka, 29 Qershor 2015

Read More
27 Qer
0

Vokshi denoncon në Forumin e Grave të PPE manipulimin e zgjedhjeve

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë (LDGSH), deputetja Albana Vokshi e cilësoi të manipuluar dhe të cënuar procesin zgjedhor në 21 Qershor. Në forumin e grave të Partive Popullore Europiane që u mbajt në Maltë, zonja Vokshi i bëri me dije kolegeve europarlamentare, deputeteve dhe politikaneve të vendeve të BE-së se ka patur një proces masiv të shitblerjes së votës, klimë shantazhuese të qeverisë dhe mazhorancës mbi vullnetin e lirë të shqiptarëve, angazhim në proces kandidatë me rekorde kriminale, të gjitha të evidentuara edhe në raportin paraprak të OSBE-ODIHR.

“Në një skenar të mirëpregatitur me ndarjen e re territoriale, PS dhe LSI minuan standardet e zgjedhjeve, duke e kthyer votimin, në një proces diktatorial, ku votuesit fotografonin votën në këmbim të parave dhe të vendeve të punës”, tha zonja Vokshi

Znj. Vokshi vuri theksin te klima kërcenuese për të marrë votën e grave dhe të nënave me vendin e punës, tek parregullsitë e shumta që lidheshin me organizimin e infrastrukturës zgjedhore, si kutitë, shpërndarja e fletët e votimit, vulat dhe terma të tjera teknikë, të cilët ndikuan drejtëpërsëdrejti në mbarëvajtjen e procesit.

“Partia Demokratike ka depozituar të dhëna të shumta me fakte dhe argumenta pranë OSBE, ODHIR dhe të gjithë organizmave ndërkombëtare  për fenomenin e blerjes se votave, për presionin  dhe klimën shantazhuese ndaj administrates dhe  biznesit në favor të një rezultati manipulues të mazhorancës në zgjedhjet locale”, tha Vokshi.

Presidentja e Forumit të Grave të Partive Popullore, Dors Pack dhe lideret e vendeve të BE-së në referencë të raportit paraprak të misionit të vëzhguesve OSBE-ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri, shprehën shqetësimin e madh për cënimin e standardeve, manipulimin e zgjedhjeve, te cilat mund te kene ndikim në proceset integruese të vendit.

Demokracia dhe shteti i së drejtës është më në rrezik se kurrë nga qeverisja dhe mazhoranca e inkriminuar, e cila ka sfiduar sistemin dhe me vendosjen e kandidatëve të lidhur me krimin, tha më tej Vokshi. Partia Demokratike, deklaroi deputetja Vokshi, do të nisë një betejë frontale për të vënë para përgjegjësisë politike dhe ligjore manipuluesit e zgjedhjeve në Shqipëri. Opozita  do të vazhdojë e pa lëkundur në betejën e saj me antiligjin dhe pushtetin  e inkriminuar i cili ka kapur çdo institucion dhe strukturë të pavarur.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 27 Qershor 2015

Read More