Blog

24 Kor
0

Droga e trafikantëve të qeverisë pushton Shqipërinë

Është fakt tronditës përhapja masive e kultivimit të drogës në Shqipëri. Muajt e fundit kanabisi ka leshuar rrënjë në gjithë territorin e vendit.

Nga jugu në veri, nga lindja në perëndim, harta e Shqipërisë po merr ngjyrën e drogës.

Kjo është një fatkeqësi për shqiptarët, burim krimi e rrënimi, por është një biznes që po sjell fitime marramendëse për trafikantët e lidhur me qeverinë.

Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur pushtimi masiv i vendit nga kanabisi siç po ndodh nën këtë qeverisje, me mbikqyrjen e Ministrit të Brendshëm. Është e qartë se njerezit refuzojnë me përbuzje propagandën false e mashtruese të fidanëve e disa rrënjëve që nxjerr qeveria në ekran gjoja si sukses të luftës ndaj drogës.

Fakti është se kultivimi masiv në çdo cep të vendit ndodh me bekimin e qeverisë, me lejimin e këtij biznesi kriminal për kapot e lidhur me mazhorancën. Bie ne sy veçanërisht lulëzimi i madh i drogës në territoret e bashkitë ku kanë marrë pushtetin trafikantët e njohur, si në Krujë, Tepelenë, Malësi e Madhe.

Në shumë territore, tashmë, janë zgjedhur baronët lokalë, të përzgjedhurit e të besuarit e Edi Ramës. Nuk ka dyshim se frymezuesi kryesor i kësaj fushate droge është vetë Kryeministri, arsyeja, motivi dhe rezistenca ndaj dekriminalizimit, megjithë denoncimet me emra nga ana e partnerëve ndërkombëtare.

Ndërkohë, zgjidhet të bëhen koka turku cironkat e këtij trafiku, për të mbuluar kokat e mëdha të kanabisit dhe personat me “kontribut” në fushatën e fundit elektorale, të cilët paraprakisht kanë marrë garanci prej shtetit dhe krimit që e drejton.

Kjo politike narko-enveriste e Edi Ramës po gërryen vendin duke e futur në një spirale kriminale që do kërkojë shumë kohë e mund për ta nxjerrë jashtë e për ta shpëtuar.

Po e damkos Shqipërinë si në ditët e errëta duke e kthyer në republikë të drogës. E gjitha kjo sjell përfitime për klanet kriminale të lidhura me qeverinë por po dëmton rëndë të ardhmen e vendit, të rinisë dhe fëmijëve tanë.

Partia Demokratike nuk do lejojë që droga të kthehet në model, rend, e sundim. Bashkë me shqiptarët do pastrojmë Shqipërinë nga droga e trafikantët e vërtetë që gjendën në parlament e në qeveri.

Deklaratë për shtyp e deputetit të PD, Gent Strazimiri, 24 Korrik 2015

Read More
23 Kor
0

Dyshja Rama-Meta e zhytur në krim e korrupsion, qeveris për veten dhe klientelën‏

Të nderuar deputetë,
 
Kjo është mbledhja jonë e fundit për këtë sesion parlamentar. Ky ka qenë sesioni ku shqiptarët kanë parë grupin tonë parlamentar, deputetët tanë të përkushtuar dhe aktivë, në vijën e parë të përpjekjeve për mbrojtjen me pasion dhe argumente në aulën e kuvendit dhe komisioneve përkatëse, të interesit publik në përgjithësi dhe interesave të qytetarëve nga shpërfillja dhe arroganca e qeverisë Rama-Meta, nga ligjet e mbrapshta, antidemokratike dhe antikushtetuese të kësaj shumice, nga poshtërimi, braktisja, shpërfillja.
Ky ka qenë sesioni ku përmes deputetëve të PD ka ardhur dhe ka folur me zë të lartë në foltoren e Kuvendit, Shqipëria e  vertëtë, Shqipëria e papunësisë në rritje, e vështirësive në rritje, e varfërisë në rritje, Shqipëria e pasigurisë së përditshme për jetën, punën, familjen dhe pronën, Shqipëria e nëpërkëmbur, Shqipëria e të braktisurve nga qeveria, Shqipëria  e të zhgënjyerve deri në palcë nga mashtrimet e kësaj qeverie, Shqipëria e të pamundurve për shkak të mjerimit të thellë, Shqipëria e eksodit për shkak të vrasjes së shpresës, Shqipëria e qytetarëve dhe intelektualëve të indinjuar për shkak të zhbërjes së pandalshme të standardeve demokratike të transparencës, llogaridhënies dhe zgjedhjeve të lira, Shqipëria e  guximit, besimit, skrupujve dhe virtyteve më të larta, që nuk mposhtet, nuk gjunjëzohet, nuk thyhet, nuk dorëzohet, por shpreson dhe lufton për një të  neserme të re, pavarësisht se vendi ka rënë, përkohësisht, në duart e qeverisë më të papërgjegjshme, më të korruptuar dhe më të kriminalizuar që vendi ka njohur në dy dekada e gjysëm.
Kjo është Shqipëria e madhe e qytetarëve, krejt e ndryshme nga Shqipëria e vogël e qeveritarëve dhe klientelës së tyre të ngushtë ku luksi dhe pasuritë e vëna me abuzime dhe korrupsion nuk kanë asgjë të përbashkët me pasurinë e ndershme në shoqërinë e nismes së lirë, por janë një turp dhe një provokim i madh për gjendjen ku jeton shumica dërmuese e qytetarëve.
Opozita, grupi ynë parlamentar, Partia Demokratike, i ka dhënë dhe do të vazhdojë t’i japë mbrojtje, mbështetje, zë dhe drejtim kësaj Shqipërie, Shqipërisë së qytetarëve, me bindjen se dinjiteti i çdo individi, nga i pari tek i fundit, është themeli i programit tonë, është kushti numër një për ekzistencën e një shoqërie të drejtë e të lirë.
Ky ka qenë sesioni kur grupi ynë parlamentar zyrtarizoi për herë të parë në Kuvend dhe luftoi të çonte përpara drejt një ligji konsensual nismën për dekriminalizimin, e cila e  nxorri nga errësira në dritë, nga  shpërfillja në rendin e ditës problemin e tmerrshëm të kriminalizmit të  jetës politike dhe institucionale nga Edi Rama dhe Ilir Meta.
Jehona e kësaj nisme ka qenë e madhe, brenda dhe jashtë vendit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE e kanë indentifikuar si problem madhor të Shqipërisë, pa zgjidhjen përfundimtare të të cilit nuk mund të ketë demokraci normale dhe integrim europian të vendit.
Nisma jonë e shoqëruar me përqasjen e vendosur për të shkuar drejt një ligji konsensual, ka nxjerrë në pah shkallën e lartë të kapjes së kësaj shumice nga krimi. Kjo është arsyeja që dyshja Rama Meta ka vazhduar avazin, duke mbrojtur, rehabilituar e kandiduar sërish në zgjedhjet vendore persona me rekorde të tmerrshme kriminale, e gjithë kjo në sfidë të hapur ndaj publikut, opozitës dhe në veçanti ndaj miqve tanë amerikane dhe europianë.
Dua të denoncoj sot vënien e kapakut mbi një skandal të paprecedent të inkriminimit të instancave të larta të shtetit, dhe shërbimin që qeveria dhe Edi Rama i bëjnë krimit në radhët e tyre.
Mbyllja e hetimit për fshehjen e urdhërit për ekstradim të aleatit të Edi Ramës, deputetit Mark Frroku, është çuarja deri në fund e shërbimit që kryeministri i bëri të zgjedhurit të tij në Parlament.
Deputeti Frroku kërkohej nga drejtësia belge për vrasje, por zyrtarët më të lartë të Policisë e mbajtën të fshehtë kërkesën e Interpolit për ekstradimin e tij, pasi deputeti në fjalë po i shërbente Edi Ramës dhe Ilir Metës me dëshminë e tij, në lidhje me akuzën më të rëndë të bërë në këto 25 vite nga radhët e mazhorancës, për porositjen e vrasjes së dy deputetëve nga kryetari i Kuvendit.
Dëshmia e deputetit të mazhorancës, Mark Frroku, shkoi sipas porosisë së Kryeministrit dhe dje u mbyll edhe hetimi i fshehjes së urdhërit të Interpolit për ekstradimin e tij.
Pra sipas Edi Ramës, asgjë nuk ka ndodhur. Fshehja e kërkesës së Interpolit për deputetin e tij, është normale sipas tij, dhe askush nuk mban përgjegjësi, çështja është e mbyllur.
Normale është edhe lirimi i vëllait të tij Arben Froku për të bërë fushatë për Edi Ramën dhe me Edi Ramën në Pukë e pastaj për tu larguar në kohë e pa asnjë pengesë madje me ndihmën e policisë në drejtim të paditur, një ditë para se të dënohej me burg përjetë për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt.
Normale është për Edi Ramën që Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, agresorët me urdhër të tij të opozitës në parlament të lirohen me një vendim bastard të marrë nën presionin politik të vetë Edi Ramës.
Normale është që vrasësit të ulen e të takohen me ministrin e Brendshëm të darkojnë e të drekojnë me të dhe me pushtetarë të tjerë duke marrë zemër dhe imunitet dhe inkurajim pushtetar për vrasjet dhe krimet e kryera në zemër të Tiranës.
Normale është që vendi të mbulohet me drogë, cep më cep. Me autorizimin, bekimin dhe avokatinë e pushtetarëve, me përjashtim të ndonjë ngastre që bëhet shembull për sy e faqe ndërsa të tjerëve u shkelet syri e u shtrihet dora e bashkëpronësisë.
Ky është krimi në pushtet, kjo është qeveria që sundon sot në vend.
Situata është shumë e rëndë. Dyshja Rama Meta, kanë shkuar deri aty sa të venë në peshore dhe të rrezikojnë aleancat strategjike të Shqipërisë për hir të individëve me rekorde kriminale në piramidën e pushtetit të tyre. Por kjo nuk mund të zgjasë, e ca më pak të çimentohet. Shqipëria e njerëzve të lirë dhe aleatët e saj amerikane dhe europianë janë shumë më të fortë se krimi i veshur me pushtet në Shqipëri. Ata do të humbin. Shumë shpejt. Kjo është e sigurtë. Rezistenca e tyre nuk bën gjë tjetër veçe rrit koston dhe faturën që paguan vendi dhe koston që do të paguajnë ata vetë me pengesat që kanë nxjerrë dhe nxjerrin përballë nesh dhe ndërkombëtarëve që po u kërkojnë çdo ditë; “ndahuni nga individët me rekorde kriminale, hiqni individët me rekorde kriminale nga Kuvendi, nga  Bashkitë, nga postet publike”.
Përballja në këto nivele, pra në një rrafsh që tani është ndërkombëtar, ilustron në mirë se asgjë drejtësinë, por edhe sfidat e kauzës sonë për dekriminalizimin.
Opozita, grupi ynë parlamentar kanë luftuar në kushte të vështira për një mori çështjesh të interesit publik, demokratik dhe kombëtar. Por nuk janë  dekurajuar, nuk janë tërhequr. Përkundrazi.
Ky ka qenë sesioni i opozitës. Opozita ka qenë dhe mbetet kuptimi i vërtetë i Parlamentit dhe parlamentarizmit.
Unë ju falenderoj dhe ju përgëzoj për performancën tuaj. Zgjedhësit ju kanë  ndjekur nga afër. Nuk ka dyshim se ata kanë ditur e dinë të çmojnë rolin dhe kontributin e çdo deputeti.
Qëndrimi ynë i opozitës së fortë, ballore dhe të pandashme ndaj dyshes Rama-Meta mbështetur në fakte, argumente, arsye dhe alternativë, strategjia dhe taktikat tona të  ballafaqimit dhe përballjes kanë  bërë të mundur daljen në pah të një problemi shumë të madh politik të kësaj qeverie.
Një problem që tani e sheh gjithkush, por nuk do të kishte rënë në sy kaq qartë po të mos bënim ne opozitën që bëjmë. Kjo është një qeveri që qeveris pa qytetarët, pa publikun e interesin qytetar. Nuk pyet as ekspertë vendas, as ekspertë të huaj, as grupe interesi, askënd. Sepse i vetmi grup interesi për ketë qeveri janë vetë qeveritarët, tarafet dhe klientela e tyre e ngushtë, një grusht njerëzish që pasurohen me rrugë të paligjshme apo me konkurencë të pandershme.
Injorohen grupet e interesit për taksat, injorohen pronarët për ligjin e ri të pronave, injorohen profesorët, pedagogët, prindërit dhe studentët për ligjin e arsimit. Ligjet i shkruan interesi klientelist, kryeministri i vë vulën me konceptin e tij arkaik sikur është votuar për të bërë sipas qejfit, si ti vijë për mbarë atij dhe hienave që ka mbedhur rreth vetes, në shkelje të standardeve, praktikave të mira, ligjeve dhe Kushtetutës së vendit.
Këtë shfaqje e pamë së fundi  në debatin për ligjin e  arsimit, një ligj ku qeveria, siç nuk ka ndodhur kurrë, nuk ekspozoi ekspertizën vendase  apo të huaj për arsyen e thjeshtë se nuk ka patur dhe nuk mund të ketë ekspertizë reale një ligj eklektik, një ligj me arna, që nuk i gjendet modeli në asnjë vend të  botës, një ligj “Rama”, siç e pagëzuan me seriozitet dhe jo me ironi klientët.  
Rama nuk ka fakultetet për të prodhuar një ligj “Rama” për arsimin e lartë. Në shumë raste të ngjashme eksperimentet dhe padija e tij kanë prodhuar vetëm deshtim dhe pasoja. Ligji i pardjeshëm do të ketë pasoja shumë të rënda në arsimin shqiptar, nëse do të ketë fatin e keq të implementohet. Por unë kam bindjen se nuk do ta ketë. Demokracia ka fuqinë e zhvlerësimit me protesta dhe votë popullore të ligjeve të gabuara, të mbrapshta apo amatoreske.
Injorimi i plotë i grupeve të interesit, zhdukja e konsultimit të vërtetë me ta,  eliminimi i demokracisë pjesmarrëse, rënia në deliret alla-hoxhiste sikur udhëheqësi di gjithçka, të gjitha këto  e kanë çuar në rrugë pa  krye dhe do  ta çojnë në aventura të tjera akoma më të dëmshme për vendin, Edi Rama dhe qeverisja e tij.
Ne do të vijojmë të kemi si busull interesin publik, interesin e prindërve, të kryefamiliarëve, të të rinjve, fëmijëve dhe të moshuarve.
Zonja dhe zotërinj;
Mbyllim këtë sesion, në kushtet kur shumë prej bashkqytetarëve tanë vazhdojnë të nisen edhe këto ditë, siç kanë bërë gjatë gjithë këtyre muajve, në një rrugë tjetër, në rrugën eksodit. Kjo është rruga e një drame të re kombëtare, që po rritet në përmasa biblike në qeverisjen e pashpirtësisë dhe shpresave të vrara. Eshtë rruga e tragjedive që godasin në hallkat me të dobëta të familjes dhe shoqërisë sonë.
Më e fundit tragjedi me familjen Sholla nga Ardenica e Lushnjës që humben vajzën katërmbëdhjete vjeçare, Marijen, në përpjekjen e tyre për të emiguar në Greqi dhe prej aty në Gjermani, siç kishte shkruar Marija në ditarin e saj. Nuk kishin punë, nuk kishin shpresë, nuk kishin asgjë. Ndaj u nisën. Por ëndrra për t’i shpëtuar mjërimit i përplasi me një fatkeqësi të jashtëzakonshme. U kthyen pa mbërritur askund, me trupin pa jetë të vajzës në arkivol. 
Ngushëllimet, sado të thella e të sinqerta, nuk kanë forcë për ta zbutur dhimbjen e tragjedive të tilla. Për shkaqet që e krijojnë, kjo e familjes Sholla është një  tragjedi kombëtare. Siç është në tërësi vetë eksodi i mijëra e mijëra familjeve shqiptare.
Eshtë e tmerrshme të shohësh e të dëgjosh si sillen qeveritarët tanë me tragjeditë  e eksodit, siç i ndodhi Marijes, me tragjeditë e heqjes së dhunshme nga puna të nepunësve civilë apo punonjësve të vjetër, siç i ndodhi Mark Brahimajt nga Lezha, me tragjeditë e poshtërimit të qyetarëve duke i harruar në burg për  tridhjetë mijë lekë të vjetra, siç i ndodhi Qamil Zelës nga Lushnja, me tragjeditë e qindra e mijëra kryefamiljarëve prej pamundësisë, varfërisë dhe papunësisë ku janë kredhur.  
Kur në origjinë të fatkeqësive është qeveria, fati i keq i të paktëve i përfshin një ditë prej ditësh të gjithë. Ky është ligji i pashkruar i diktaturave dhe oligarkive.
Publiku nuk ka marrë ende përgjigje nga Edi Rama ku janë 150 milion dollarët që mungojnë në dogana dhe tatime që nga fillimi i këtij viti?
Ku janë 50 milion dollarët e kontrabandës masive të cigareve? 
Kush janë garantët dhe përfitusit e kontrabandës së cigareve në qeveri? Kush janë garantët dhe përfituesit e kontrabandës gjigande të naftës “Virgin”, që u është shitur qytetarëve për naftë të cilësisë së parë?
Kush mban përgjegjesi politike për këto krime ekonomike monstruoze? Kush do ti dëmshpërblejë qytetarët për dëmet e pësuara? A ndihet përgjegjës kryeministri  që në vendin e qeverisur prej tij futen aradhë të gjata botesh me naftë “Virgjinia” kontrabandë, që tregtohet ditën për diell në pikat e shitjes me pakicë?
A ka ndonjë analizë për këto krime, që  pas  shumë peripecish janë marrë apo do merren në dorë edhe nga prokuroria e vendit? Këto pyetje, që unë i bëj prej disa javësh në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike janë parasëgjithash pyetjet e publikut. Por edhe sikur të ishin thjesht të mijat si kryetar i opozitës, Edi Rama ka detyrimin të përgjigjet.
Sepse bëhët fjalë për miliona dollarë që i takojnë arkës së shtetit, por i kanë  grabitur krokodilët e korrupsionit për të jetuar në luks dhe për të blerë vota; u janë marrë pensionistëve, ish të përdjekurve, ish pronarëve, qytetarëve në asistencë, nëpunësve publikë, shkollave, shëndetësisë që është katandisur në pikë të hallit, gjithë shqiptarëve.
Heshtja e zgjatur e bën dorëbrenda, pra të përfshirë, Edi Ramën në aferat e mëdha të kontrabandës dhe korrupsionit në dogana e tatime.
Që tani, pa qenë nevojë të presim prokurorinë, duket qartë se kontrata e tij me  “Croën Agents” është një dështim që kundërmon erë korrupsioni. Kjo kompani mori nga qeveria shqiptare paratë dhe lehtësirat e njohura, të cilat i kemi kundërshtuar që në krye të herës, por nuk realizoi asnjë prej objektivave të shpallura me bujë nga vetë Edi Rama.
Përkundrazi, doganat u kthyen në kohërat me të errëta të kontrabandës masive. Kjo është vepra e zezë e Edi  Ramës, që u shtohet të tjerave me të njëtën ngjyrë.  Ai duhet të japë llogari e do të japë llogari deri në fund për ketë katandisje të doganave dhe tatime shqiptare si nyje kontrabande dhe hajdutërie. Kontrata me “Croën agents” duhet të ndërpritet. Shqiptarët nuk duhet të paguajnë më asnjë qindarkë për këtë  kompani të lobuar nga kryeministri. Mjaft kanë paguar dhe kot kanë paguar.
Zoti Rama e ka bërë zakon t’i paraqesë me ngjyra të  bukura zullumet e tij, sikur po sjell risi, por kur zullumet plasin dhe qelbin vendin, siç është kjo e doganave dhe e “Croën Agent’s”, hiqet dorëjashtë, bën të paditurin, sikur nuk ka qenë ai autori, por ndonjë tjetër. Madje për tu dukur sikur nuk e ka fare mendjen  projekton një zullum të ri duke shkuar me mendimin se një zullum mund të mbulohet nga një tjetër.
Pikërisht këto ditë, kur ka plasur skandali i kontrabandës në dogana, zotëria njoftoi se po kërkonte një kompani të huaj për të menaxhuar portin e Durrësit!  Pak muaj më parë, e mbani mend, u vu në kërkim të një guvernatori të huaj për bankën qendrore.
Meqenese nuk bën dot vetë punën e kryeministrit, mendon se nuk ka shqiptarë për të bërë mirë punët e tyre në porte, në dogana, në bankë, e tjerë. Ide të tilla kanë në themel korrupsionin. Zhvillimet ne dogana e tatime e dëshmojnë.
Një gjë mungon sot në Shqipëri: qeverisja e mirë, qeverisja e përgjegjshme. 
Si opozitë kemi bërë e do të bëjnë gjithçka për të ulur sa të jetë e mundur koston e dëmeve që i shkakton vendit qeverisja e keqe Rama-Meta.
Presim me padurim shtatorin për të intensifikuar me grupin parlamentar, me  qytetarët shqiptarë dhe me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarëve betejën e madhe e të pandalshme kundër korrupsionit dhe krimit të ngritur në sistem dhe kundër kapjes dhe zhbërjes së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Kjo do të jetë beteja e re e rinisë shqiptare dhe qytetarëve të lirë shqiptarë për të ndaluar të keqen dhe për të çelur perspektivën e  demokracisë normale europiane  në Shqipëri.
Njeherësh, do të vijojmë të shpalosim alternativën tonë të taksave të ulëta, të  hapjes së vendeve të punës, të investimeve prodhuese, të investimeve në burimet natyrore të zhvillimit, të sigurisë juridike si një kusht për thithjen e investimeve të   huaja, e në tërësi të alternativës dhe platformës tonë për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Forca jonë, forca e Partisë Demokratike kanë qenë dhe janë parasëgjithash vlerat eurotllantike, vlerat e sprovuara të partive popullore simotra, vlerat e SHBA-ve dhe BE-së. Këto vlera janë dhe mbeten busulla që do të na çojnë drejt suksesit dhe fitores.
Faleminderit!

Fjala e kryetarit të PD, Lulzim Basha, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, 23 Korrik 2015

Read More
22 Kor
0

Ligji për arsimin e lartë është i papranueshëm. Mobilizim dhe përballje me shqiptarët

Sot kemi mbajtur një tjetër takim me përfaqësues të pedagogëve dhe studentëve menjëherë pas vendimit të dyshes Rama-Meta, për të kaluar në mes të natës një ligj shkatërrimtar për arsimin, një ligj që pamundëson studimet e larta për ata që nuk kanë mjete financiare për të paguar tarifa universitare më të larta, sesa i gjithë rajoni, si vlerë absolute dhe, pesë deri 25 herë më të larta si vlerë relative në raport me fuqinë blerëse të shqiptarëve, sesa Bashkimi Evropian.

Kjo është një vjedhje e organizuar shtetërore që i bëhet prindërve shqiptarë, të cilëve dy vite më pëprara dyshja Rama-Meta u premtoi rritje të buxhetit të arsimit në tërësi dhe për arsimin e lartë në veçanti dhe mbrëmë jo vetëm i preu në besë, po u vuri një tjetër lak në fyt, sepse paratë për financimin e arsimit të lartë nuk do të vinë më nga buxheti i shtetit, nga taksat tashmë të paguara nga shqiptarët, por do të vijnë nga një taksë tjetër shumëfish më e lartë; do të vijnë në formën e tarifave të rritura universitare.

Nga ana tjetër, cilësia universitare premton të shkojë prapa dekada të tëra, përmes shkatërrimit të autonomisë vendimmarrëse të universiteteve, goditjes në themel të cilësisë së mësimdhënies së pedagogëve, klientelizmit dhe kapjes politike të trupës pedagogjike dhe akademike, përmes bordeve të komisarëve të emëruar nga kryeministri.

Me këtë vendim Edi Rama dhe Ilir Meta synojnë ti vënë në rresht dhe ti përdorin si marioneta politike pedagogët, profesorët kërkuesit shkencorë, doktorët e shkencave, asistentët; kërkojnë pra, ti kthejnë në shtesa, në apendikse të pushtetit në vend të zërit të pavarur dhe të përvojës akademike dhe shkencore që janë e duhet të jenë Profesorati dhe trupa akademike e çdo vendi.

Nga kjo pikëpamje, me vendimin e djeshëm nuk është mbyllur asgjë, po është hapur një betejë e madhe, frontale; nga njëra anë, qeveria dhe pakica klienteliste korruptive, interesat e të cilës u shërbyen dje me kalimin e ligjit dhe, nga ana tjetër, të gjithë shqiptarët që nga fëmijët e vegjël në shkollë ëndrra e të cilëve për të ndjekur studimet e larta cilësore, pesë, dhjetë, 15 vite më vonë, ka marrë goditjen më të rëndë, e deri tek më të moshuarit gjyshërit, prindërit,  baballarët, nënat, në xhepat e të cilëve, janë futur duart korruptive të pushtetit, për të financuar një sistem klientelist, pa asnjë garanci cilësie dhe për të shkatërruar me themel aksesin në arsimin e lartë.

E kanë ndërmarrë këtë hap një amalgamë deputetësh dhe ministrash pa diplomë, me diploma falso, apo me rekorde kriminale. Për paradoks, ironi, ashtu  sikundër kërkohet që reforma në drejtësi të kalohet me votat e të dënuarve nga drejtësia, reforma në arsim kaloi me votat e të padiplomuarve, me votat e injorantëve, me votat e të korruptuarve dhe të kapurve nga klientela, të cilës i shërbehet me këtë ligj.

Kurrë më parë nuk ka qenë kaq e qartë e drejta se me cilën anë rëndon, kurrë më parë nuk ka qenë kaq i qartë dëmi i madh që i bëhet shqiptarëve, me një ligj të tillë. Ne do të ndërmarrim një aksion të gjerë informimi, ndërgjegjësimi të çdokujt; çfarë  do të thotë ky ligj për gjimnazistët, sesi hidhen në kosh të plehrave përpjekjet e qindra mijëra gjimnazistëve për të arritur rezultate të lartë në shkollë, se si të zotët, të aftët goditen; si mediokriteti, paaftësia stimulohen përmes këtij ligji, pasi edhe janë stimuluar me të gjitha veprimet e kësaj qeverie që ka ngritur në kult, modelin e të paaftit e të kriminalizuarit, e servilit. Çfarë do të thotë kjo për studentët, duke nisur nga ky tetor e në vijim, për tarifat e studimeve. Çfarë do të thotë kjo për pedagogët, çfarë do të thotë kjo për prindërit; pra një fushatë ndërgjegjësuese, e cila nis sot dhe vazhdon pa ndërprerje me rinisjen e jetës akademike, me vitin e ri akademik.

Së dyti një aksion masiv  institucional me të gjitha instancat që kanë në dorë për të bërë diçka për të ndaluar këtë ligj. Që nga Presidenti i Republikës, Gjykata kushtetuese, ku opozita, Partia demokratike do të jenë në  mbështetje të  plotë të  aksionit të pedagogëve, të studentëve, të cilët kanë një plan të qartë veprimi.

Partia Demokratike ka përcaktuar një qëndrim, të cilit do ti shkojë deri në fund dhe ne do të mbështesim plotësisht edhe iniciativën e pedagogëve dhe studentëve për ti kërkuar instancave përkatëse kushtetuese duke nisur me Presidentin e Republikës të mbajnë qëndrime të prera dhe të qarta në mbrojtje të interesit publik. Kjo nuk është axhendë politike e Partisë demokratike, kjo është axhendë e çdo shqiptari dhe, siç e vini re dhe në aktivitetin e djeshëm dhe të sotmin, edhe në protesta nuk ka asnjë paragjykim politik. Të majtë e të djathtë janë të  bashkuar kundër këtij ligji

Ne do të përfaqësojmë dhe do të mbrojmë interesat e shqiptarëve, të asnjë grupi të veçantë interesi por të interesit publik në të gjithë drejtimet. Në drejtimet institucionale, në drejtimet ligjore dhe kushtetuese për të cilët kemi ngritur tashmë grupin e ekspertëve të cilët do të jenë në dispozicion të hartimit të një strategjie dhe të hapave që dot hidhen duke përfshirë dhe ankimin në Gjykatë kushtetuese.

Por të mos harrojmë që nuk ka qenë një vendim teknik dhe ligjor ai që u mor dje, pavarësisht se është dhe një atentat kushtetues. Shpresa dhe rruga për të sprapsur këtë vendim të padrejtë, për ta nxjerrë para shqiptarëve ashtu siç është, të deligjitimuar nga një pakicë kartonësh dhe interesash, është bashkimi i shumicës së  vërtetë të shqiptarëve, që janë kundër këtij ligji, pedagogë, studentë, prindër dhe gjimnazistë.

Prononcim për mediat i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, 22 Korrik 2015

Read More
21 Kor
0

Ligji për Arsimin e Lartë, një aventurë për Shqipërinë

Nuk mund të ndalem pa iu thënë dy fjalë zonjë (Ministres Nikolla). Ndoqa nga zyra fjalën tuaj, u zhgënjeva në një kuptim njerëzor. Fole këtu si Madam urrejtja. Por kjo gjë, një gruaje nuk i shkon. Natyrisht unë jam i pritur për respekt për zonjat, për gratë, i vetmi urim që i kam bërë zotërisë aty ka qenë kur ai emëroi 5 zonja në kabinetin e qeverisë tij. Por nuk mund të mendoj se mund të përdoret në këtë mënyrë platforma sepse fjalori është i perbashkët. Në fjalor kanë akses të gjithë dhe aty mund të rrëmojnë e të gjejnë shumë lloj fjalësh.

Përsa i përket ligjit, unë e konsideroj këtë seancë dhe këtë ligj të një rëndësie kapitale për vendin, të rëndësie kushtetuese për atë që Jean Jack Russo e ka quajtur problemin më serioz të shoqërisë që është arsimi i lartë. Jam marrë me këtë ligj personalisht, me këtë koncept, dy vite me radhë, me dëshirën më të madhe që të adaptojmë këtë sistem. Pse? Ky është sistemi i një vendi që ka universitetet pa diskutim më të mira të Europës dhe nga më të mirat e botës, ky është sistemi i Britanisë së Madhe. Por, nuk kam patur një këshilltar si ai Gjonçaj që u bë famoz për shëndetësinë falas që u solli ju, por zotin Hatinson, këshilltarin e Megi Thatcher për arsimin, këshilltar i Bankës Botërore për arsimin.

Pse unë arrita në përfundimin se ky koncept dhe ky ligj do ishte një aventurë për Shqipërinë, ndonëse kisha dëshirën më të madhe të ecnim drejt tij, por gjeta një mur të pa kapërcyeshëm. Sepse nëse proçedohej në këtë formë do bënim një gabim të tmerrshëm, të krahasuar me të pakrahasueshme. Të krahasonim qytetarin e Britanisë së Madhe, i cili ka tre shekuj mos më shumë, që ka dhe ujë të nxehtë brenda shtëpisë, me qytetarin shqiptar që akoma nuk ka ujë të pijshëm në shumë zona brenda shtëpisë.

Të krahasonim qytetarin britanik, që është nga qytetarët me të ardhura më të larta në botë, me qytetarin shqiptar që e nisi këtë rrugë me 204 dollarë për frymë dhe sot është në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta, më duhej të krahasoja shoqërinë britanike me shoqërinë shqiptare, shoqëria britanike e cila ka shekuj që prodhon diploma universitare, diplomon specialistë te fushave më të ndryshme, me Shqiëprinë e cila ka universitetin më të ri shtetëror në Europë, pas unviersitetit të Maqedonisë, më duhet të krahasoja Britaninë e koncepteve liberale me Shqipërinë e koncepteve totalitare, e cila edhe kur hapi unviersitetin e shndërroi atë në privilegj të kastës dhe të një grupi që ishin me mësime të mira.

Nga 75 mijë djem dhe vajza të grupmoshës së atyre viteve, në të gjitha kurset e universitetit kishte gjithsej 7 mijë djem dhe vajza shqiptare që shkolloheshin në unviersitetin e Tiranës. Dhe Shqipëria kishte një përqindje afrikane të shkolluarish, sepse etërit e këtyre që janë sot në pushtet ishin kategorikisht kundër shkollimit për arsye se kishin frikë prej tij, por do shkollonin nomeklaturën dhe njerëzit e besimit.

Isha kundër dhe u vendosa kundër sepse konstatova se ky parim, kjo reformë mbyll dyert e universiteve për të varfrit e vendit.  Isha kundër, absolutisht, sepse që në vitet ’80 janë nga vitet më të rëndësishme në arsimin e botës, universitetet hapën dyert dhe numri i studentëve u tre – katër fishua me shpejtësi në botë.

Kurse zotëria ka fobinë e taksistit. Sigurisht që kur s’ke bërë një shkollë si duhet atëherë të kap frika e taksisitit që është jurist, dhe ua tregon shqiptarëve si një gjetje të madhe. Çfarë tregon, tregon komplekset e tua. Ti udhëton me taksi pa shkollë të përshtatshme, ai udhëton me diplomë juristi, dhe ky është mëkati i tij.

Pra, isha kundër që të mbyllnim dyert për të varferit. Mos harroni se Shqiëpria para 5-6 vitesh kishte gjithsej më pak se 3 % të popullatës me diploma universitare, në një kohë kur kjo përqindje ishte dhjetë herë më e madhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishte 8 herë më e madhe në gadishullin skandinav, ishte shumë herë më e madhe në të gjitha vendet përveç Shqipërisë. Isha kundër, sepse ne do të kapnim kohën e humbur.

Unë absolutisht mbështes dhe do mbështes çdo hap drejt cilësisë dhe ka nevojë të madhe të plotësohet, por jo të mbyllen dyert. Ka studime te OECD të cilat tregojnë se nxënësit të cilët shkojnë me nota të ulëta në universitet, shumë e shumë vende i kanë të hapura pranimet, pa asnjë kufizim, ata mbeten, 50-60 % e tyre. Pra, nuk ia vlen, por atëherë këtyre u jepet mundësi për shkolla të tjera, të cilat i mbyllët dhe po i hapni kundrejt ryshfetit dhe xhepit.

Nuk jam kundër kontrolleve në mënyrë absolute por s’duhet të harrojmë një gjë tjetër, arsimi ka një funksion themelor, qytetërimin e personit, ka një funksion themelor edukimin. Imagjinoni ju se sa dënojmë ne në këtë mënyrë, duke ua bërë atyre përshesh, duke ua shkatërruar ëndrrën universitare. Një njeri që jeton mes maleve, që njeri që jeton në zona të varfëra, dhe ti i thua s’mund të ndjekësh shkollën, sepse edhe po të shesë lopën e parë, po të shesë lopën e dytë, po të shesë çfarë ka, nuk paguan dot borxhin e kredisë. Kush e bën këtë? E bëjnë këta zotërinjtë të cilët pa asnjë ndjenjë njerëzore duan të përjashtojnë të varfrit nga unviersitetet, duan të përjashtojnë nga shkollimi, edukimi dhe gjithë ato funksione. Kjo është antikombëtare, e theksoj me bindjen më të thellë se është anti kombëtare.

Ky është më i pashkolluari komb në Europë, por a ka mekanizma për të rritur cilësinë, po, a duhet rritur cilësia po, por jo mbi bazën e xhepit? A është ky modeli britanik? Nuk është ky modeli britanik, ka pjesë të tij, por modeli britanik ka pjesë private, asnjëri prej tyre nuk thotë që është unviersitet publik. Shko pak në Unviersitetin e Edinburgut, ska asnjë lidhje publike, jane kthyer te tjeret, unviersitetet kryesore britanike janë publike, por tani po lindin edhe private, ndërsa ju thoni ti kthejmë të gjithë në publike. Por ky nuk është problemi më kardinal. Problemi më kardinal është se ju mbyllni dyert për të varfrit e vendit për të cilën nuk keni pyetur kurrë.

Dekapitoni autonominë e universiteteve, e dekapitoni totalisht. Nëse ju i merrni fjalët e mia si deklarata politike unë do tu lexoj ju këtu ekspertizën që i ka bërë ligjit Jan de Groof, i cili është profesor i njohur në universitetin e Bruzhit, president i shoqatës së universiteteve, ky thotë se ky ligj është e kundërta e prirjeve europiane në arsimin e lartë.

Ju mund ta votoni, votojeni, ne kemi fjalën dhe i qëndrojmë deri në fund. Nuk bëhen ligjet me lobingje që paguajnë miliona euro. Arsimi është gjëja më serioze e një kombi. Po të ishte se ky sistem ecte e përdorte Gjermania, e përdorte Franca, e përdorte Suedia, e përdornin vendet e tjera, ja që janë vetëm dy tre vende që kanë obsionuar për këtë. Njëri pa sukses, një tjetër e ka në diskutim dhe e vendosim ne.  Po çfarë bëni ju me çmimet. Vitin e kaluar i rritët 30%, tani thoni do ti përcaktojë fakulteti. Garantoni kredinë. Ai fshatari i Çermenikës, i Mokrrës, apo i Tropojës, i Mirditës apo i Përmetit, ta zëmë mblidhet dhe shet çdo gjë për të marrë një kredi për fëmijën e parë. Po me fëmijën e dytë çfarë do të bëjë? Po ju tregoj një histori. Në vitet e diktaturës erdhi një kohë, kur nuk ia jepnin fëmijës të drejtën e shkollës, u shkolluan dy, nuk ia jepnin të tretit të drejtën e shkollës.  Dhe ju këtë bëni ju prisni rrugët. Nuk është ky funksioni që duhet të ketë shteti ndaj arsimit. Mund të rreshtoj një listë vërejtjesh dhe të jem dakord edhe për shumë gjëra, por dobësitë janë të lidhurat edhe me ne. Pse janë të lidhura me ne? Sepse numri i pedagogëve është qartësisht më i ulët sesa në vende e OECD. Nëse kanë një pedagog për 15 studentë, ne kemi 30 studentëvpër një pedagog. Atëherë hajde të shtojmë pedagogët, hajde të shtojmë buxhetin?! Kollaj të merrni mendjen e atij që ju tha se do të bëjmë shëndetësinë falas, ju solli sistemin britanik dhe ju la në baltë. Kur të gënjen tjetri njëherë pse mos të të gënjejnë dy herë. E di pse vjen kjo?  Se ishte ne sintoni me këtë këtu. 20 vite më parë janë investuar qindra e qindra milion nga çdo qeveri më radhë. Vetëm vitet e para mbi 15 milion ka dhënë BE për kualifikimin e pedagogëve tanë në universitete perëndimore, sepse duhej ndryshuar softi, se duhej bërë i ri. Arsimi ka nevojë për ndryshime të vazhdueshme, ka nevojë për investime të vazhdueshme, ka nevojë për kujdes maksimal. Kurse kjo lufton vetëm me një dëshirën tuaj, të shkollojmë sa më pak.

Përsa i përket cilësisë. E keni ekzekutuar që në fillim. Vutë mesataren, vutë ryshfetin. Rikthyet panairet  e korrupsionit, do të merrni  raportin për to. Ai nuk duhej kthyer kurrë, sepse ishte shëmtia më e madhe e korrupsionit në publik. Do ti shikoni tani. I përdorët metodat për të blerë votat. Kurrë ndonjëherë ndaj arsimit shqiptarë nuk është bërë një batërdi e tillë. Unë po lexoj edhe dy gjëra. Jan de Groof pyet se Cili është roli i shtetit? Çfarë është autonomia? Cilat janë funksionet e shtetit? Është dramatike thotë, sepse ky ligj interferon në kompetencat e ministrisë dhe kjo është shokuese. Duhet të respektohet autonomia e universiteteve dhe ky është vërtet problemi kryesor.  Kur i merr dhe i emëron të gjithë kryeministri, autonomia është një top futbolli.  Dalin Mozat, Lizat e të gjitha me radhë, se ky është ligji. Si mund të respektohet autonomia kur  thuhet se gjen rregullime në ligje të tjera. Si mund të realizohet autonomia kur ti ia transferon ligjeve të tjera.  Atëherë ligjin do e zhgarravisësh sipas interesit tënd.  Zotëria ky specialisti thotë, po tek autonomia, shteti nuk është faktor kyç, faktor kyç është bota akademike, studentët dhe tërësia e botës akademike. Në kapitullin e  dytë neni 7 thotë, kur flitet për ministritë, nuk është kjo përqasja e duhur, i gjithi mentalitet i ndërtuar keq, nuk thotë mentalitet i etërve tuaj se ai nuk merret me analizën time, por kjo është e vërteta.  Nuk është ministria rojtari kryesor. Ky thotë se unë jam edhe pedagog edhe burokrat, të dyja i kam. Ministrat nuk janë ekspertët, por janë burokrat. Ekspertët janë dhe duhet të jene akademia, atëherë si do të bëjmë të fusim duart e ministres, të kryeministrit më shumë.  Unë nuk them se nuk duhet bërë përpjekje, edhe është jetike, sepse pa diskutim pa liri akademike nuk ke kurrë realizim qëllimesh. Por a është kjo mënyra?  Jo nuk është mënyra kjo. Përkundrazi është e kundërta thotë ky specialisti i shquar.

Dhe së fundi, unë e kuptoj se është e kotë, sepse ju keni marrë urdhër për ta votuar pavarësisht se çfarë do të themi ne. Por profesori thotw se 15 nene shkojnë në të kundërt me qeverisjen e mirë të arsimit. Absolutisht, shpreh bindjen e tij më të thellë ky ekspert, ky president i universiteteve evropiane për legjislacionin.

Unë do ta mbyll zonja Leskaj, unë do të uroja ty për detyrën, por nuk e bëj dot, sepse erdhe si rezultat i një kompromisi më të pandershëm që mund të mbahet mend, erdhe për të pjesëtuar për dy Shpëtim Idrizin. Unë e kam mirëpritur vizitën e Koxias në Tiranë, absolutisht, unë  mirëpres dhe vlerësoj çdo përpjekje për përmirësimin e marrëdhënieve, nuk ka diskutim. Shqiptarët duhet të bëjnë përpjekje për të ndërtuar marrëdhënie sa më të mira me fqinjët tanë  por kërkesa ultimative, për përzënien e Idrizit dhe kompromisi i bërë, që po vjen nën kryetar për ta distancuar Idirizin nuk ju nderon juve dhe ata që hoqën besimin nga PD dhe e vendosën tek ju.

Faleminderit!

Replika me Ramën

Unë dua të theksoj disa momente, unë e ndoqa diskutimin dhe dy gjëra kam për të theksuar. Së pari, dy botë të ndryshme. Shpalosi gjithccka, konceptet dhe mentalitetin e etërve të tij, është për seleksionin dhe kufizimin, pandjeshmërinë totale ndaj tyre që nuk kanë. Të varfërit shumëzohen me zero nga një njeri që u rrit në parajsën e bllokut, nga një njeri që kishte 8 mësues privat për të marrë liceun. Pra, dy botë, dy koncepte.

Së dyti, në fjalën e tij më kujtoi absolutisht kryetarët e grupeve të kontrollit punëtor që na vinini e na rrokanisnin me shembuj nga më marrëzorët që i lejonin vetes të thonin gjithccka sepse kishin karta biankën e kontrollit proletar. Së fundi lexoi një fjalim që do të hyjë në historinë e Parlamentit si kulmi i medioktritetit që skuptonte ato që thoshte. Cilido ta marrë këtu, cilido nga pedagogët dhe njerëzit që njohin unviersitetet le ta marrë, të vijë të më thojë që s’është kështu.

Pas këtyre konkluzioneve do ndalemi pak. Nuk ka diskutim, që arsimi është problem themelor për çdo vend, aq më tepër për ne, kjo është jashtë dyshimit. Nuk ka diskutim se arsimi kërkon reformim të vazhdueshëm, por të flasësh për arsimin nga pozita nihilizmi, dëshmon se sdi asgjë, dëshmon se ske konceptet bazë, kur paraqet me këmbëngulje se në vitin 2005 kishte 7 programe. A e kuptoni ju! Ccdo të thotë 7 programe në unviersitetet e vendit. Në një botë tregu, në një vend të hapur …prej 15 vitesh, a mund të imagjinohet kjo që thoni ju’ por ai nuk e ka të qartë destinacionin e programit, ndaj dhe flet këtu në këtë mënyrë dhe mendon se po thtoë gjëra të qëlluara, njëlloj si kryetarët e grupeve të kontrollit punëtor që na dërdëllisnin çfarë u thoshte mendja mbi bazën e psikologjisë proletare.

Por nëse kanë qenë 7 programe s’mundesh kurrë, ti ske idenë se ccështë unviersiteti,  ccështë katedra, ccështë universiteti. Kjo s’mund të ndodhë në asnjë mënyrë. Kanë kaluar 1 mijë e 400 e ca, është statistika e Gjergjit, statistika e një sharlatani mashtrues. Do tu them ju çfarë u tha Gjergji shqiptarëve me porosi të këtij para tre ditësh? Para tre ditësh Gjergji u tha shqiptarëve se, është për të qarë jo për të qeshur, u tha se përdorëm dy metoda për vlerësimin e rritjes ekonomike, njëra tha është me prodhimin tjetra është me konsumin. Të dy metodat, kjo me konsumin prezantohet për herë të pare. Metoda e konsumit, në bazë të një ankete, thotë se 80 e ca % të peshës e zë konsumi i popullatës, i qytetarëve, sa shpenzojnë, sa blejnë, dhe u tha shqiptarëve se rritja ekonomike me dy metoda konfirmohet 2.82. Ccfarë thotë Gjergji, po me statistikën e tij? Thotë se rritja ekonomike me metodën e konsumit na rezulton recesion, -1.07 %. Merreni i keni ne uebsajt. Gjergji u thotë shqiptarëve se na ka dalë me dy metoda, ai i cili është i porositur që të mashtrojë thotë që është -1.07, dhe se shpenzimet totale, janë -1.22 %. E kuptoni ju se si e rrit rritjen ekonomike 10 herë edhe del këtu e flet.

Ka filluar rrokullima, më vjen keq për qytetarët shqiptarë. Por kam paralajmëruar nga kjo tribunë, me dhjetëra e qindra herë. Zotëri ke meritën famkeqe të shtyrjes drejt rrokullimës së ekonomisë së këtij vendi, kambanat po bien. Fondi Monetar, Komisioni Europian, Banka Botëror dhanë alarmin këto ditë. Prisni po përgatitet në shtator me anketën tjetër, mashtrimi i ri. Unë jam kundërshtar politik i juaji, por kjo kushton aq shtrenjtë mprapa. Këtë e bëjnë vetëm ata që s’dijnë ccështë rritja. Mashtrimin e rritjes  e bëjnë vetëm njerëzit që skanë konceptet më elementare makro-ekonomike.

Zotëria thotë se rritja ekonomike është më e madhe në prodhim se sa në konsum, po ka mendje njerëzore që e thotë një gjë të tillë? Ja bëjnë vetëm ata që janë në nulitet dhe s’dinë se ccfarë është rritja ekonomike. Ekonomia, meqënëse krenarisht po flet, a e dini ju sa kanë rënë eksportet? Eksporti i naftës, eksporti i kromit, eksporti i mineraleve. Ja jua thotë Gjergji, eksporti i mallrave thotë ka rënë -21 %, merrni statistikën, i mallrave Made in Albania. Pra, sa është deficciti i llogarisë korrente? Deficciti i llogarisë korente është -26% nga 12% që ishte. Si është krediti për ekonominë. Ekonomia, thotë Banka e Shtetit, bizneset nuk kërkojnë kredi. Ka rënë kërkesa thotë Banka. Para 4 ditësh e ke komunikatën. Ccfarë po ndodh në këtë vend. 250 miliardë lekë kanë ikur nga Shqipëria, i kanë përzënë sicc po përzënë mijëra shqiptar çdo muaj. Dilni këtu me shifra. Absolutisht asnjë investim skeni bërë përvecc atyre që lamë ne, madje edhe ato dhe një pjesë po ikin.

E dini ju që në vitin 2005 interneti ishte molla më e ndaluar? Sa ishte? 4.8% dhe arriti 68%. Është kollaj të mburresh me punët e tjetrit por duhet të rrahësh gjoksin me punët e tua. Ti mburresh me ato zhgarravinat tabllo që sti blen njëri. Përdor pushtetin për tu bërë piktor. Ky mëndjen tek bojrat e ka se ka tek puna.

Dëgjova një ministër dje tek thoshte se nuk e prek fasadën ajo mballoma plastike. Po nuk është shtëpia jote ajo, si bëhet kurrë kjo gjë asaj godine, ti vësh plastikë me poça neonë dhe ta shesësh për art. Shko ccoje në një banjo publike, por as aty sta lënë. Apo gjën një gazetar që i mbush mëndjen se ndërtesa qënka vepër e komunizmit. Mashtrim total. Po ti ke mashtruar botën jo më një gazetar të Financial Times.  Dhe pse e thotë këtë? Ajo është një nga ndërtesat më të mira qeveritare që mund të bëhet. Dinjitoze. Ccdo kryeministër që është futur aty ka shprehur vlerësimet më pozitive. Dhe ky tani për të justifikuar mballomën që ka vënë në hyrje i thotë se kjo është një zymtësi e komunizmit dhe se po e rinovon. Ai gazetar është viktimë e një mashtruesi të specializuar. Pra kemi të bëjmë me një paradë mashtrimesh.

Ndonëse jemi përpjekur për të bërë shumë, por shumë më tepër duhet të bënim për arsimin. Ama, ka rekorde që nihilizmi yt përplaset me to dhe dështon. Dhe këto rekorde janë, së pari, 70% e mësuesve në zonat rurale, 38% e mësuesve në shkallë kombëtare në vitin 2005 ishin pa arsim përkatës. Mësuesit largoheshin masivisht nga profesioni sepse rrogat e tyre ishin të papërballueshme për jetën. Ccfarë bëmë? Rritëm rrogat 120-150%. Ccfarë ndodhi? Së pari u ndërpre largimi nga puna, së dyti në vitin 2005 në shkollat e Shqipërisë kishte gjithsej 960 kompjuter me inventar. E dorëzuam me 24.500 kompjutera në shkollat e vendit. Sw treti, sa ishte stafi i shkollave tw larta nw 2005? 5600 asistentw e pedagogw. Sa ishte stafi nw 2013? 11.600 asistwntw e pedagogw. Sa ishte nw twrwsi rekrutimi? Mbi 30% e tyre ishin doktoruar jashtw shtetit. U vendoswn stimuj, u vendos programi ekselencws, kanw pwrfituar edhe fwmijwt tuaj, dhe e kanw merituar. Nuk e di cca keni bwrw tani me tw. Sw katwrti, shkollat ishin njw tmerr pwr tu parw. 1360 shkolla, kopwshte dhe objekte arsimi u ndwrtuan apo rindwrtuan. Flet sikur ska jetuar kurrw nw kwtw vend por si nihilist. Mos harro se nihilistwt janw tabula rasa, ai qw wshtw nihilist ai sdi asgjw por duhet tw ruhesh shumw prej nihilizmit. Vazhdo sa tw duash se mua vetwm mirw mw vjen kur tw shoh nihilist. Nw Shqipwri u ftua kompania mw e mirw pwr rateingun, kompania gjermane dhe u bw rateingu.

Nuk di tw ketw ndonjw vend nw botw, nw dijeninw time, qw nuk ka sistem korrespondence. Sistemi korrenspondencës bazohet në filozofinë e hapur të shoqërisë, të atij që ska kurrëfarë mundësie të ndjeki ditën shkollën, ndaj atij që është detyruar të mbajë fëmijën apo familjen, e që për njëmijë arsye ka ngelur pa shkolluar dhe tani i krijohet mundësia. Nëse ka ndonjë vend të zhvilluar që e ka ndaluar këtë sistem atëherë unë do ta studioja me shumë kujdes. Unë jam informuar mbi këtë problem. Unë e kam gjetur atë përfshirë SHBA që është absolutisht vendi me arsimin më të zhvilluar, pra sistemin part time. Po të sulmosh një praktikë botërore, hajde ta përmirësojmë por jo ta sulmojmë. Ke shtruar një tezë ku thua se Berisha kryeministër I mbushi universitetet për të blerë kohë. Po mirë, po tani Berisha në opozitë po kërkon të mbushi universitetet për të blerë kohë për ty?? A e mendon një gjë të tillë. Po pse për të blerë kohë qeveria punokam unë. Jo ore zotëri, se ka interesa më të mëdha. Nuk jam marrë as atëherë për të blerë kohë, nuk insistoj as tani për të blerë kohë kjo qeveri por insistoj që ëndrra universitare e fëmijëve shqiptarë të respektohet jo të veprosh me modelet dhe parimin e vjetër.

Ti smund të kuptosh se arsimi një nga misionet e tij ka luftën kundër varfërisë. Kujt i thoni ju se nuk rriten çmimet. Këto janë gënjeshtra. Për 8 vite rresht, jam përballur jo me fakultetet por me ministrinë e financave por dhe me ministrat dhe jam përballur në çdo mbledhje për tarifat e universiteteve sepse donin ti rrisnin derisa bëra vendimin që nuk mund të rriten përveç inflacionit. Pse e bëra? Skishte nevojë qeveroa ime për para. Shumë. Por tarifat kështu siç janë janë dy-pesë herë më të larta në proporcion me çdo vend të Europës, përveç Britanisë së Madhe.

A ka probleme? Absolutisht ka probleme, dhe nuk zgjidhen problemet duke i komplikuar shumë më tepër, nuk zgjidhen problemet duke goditur trendin. Nuk zgjidhen problemet duke marrë një kompani dhe të merresh vesh me të që ti mbyllë të gjitha, se kthehemi tek ajo kohë kur fëmijët e një kaste pavarësisht nga mësimet ndiqnin universitetet kurse të tjerët duhet të ishin të shkëlqyer që të mund të trokisnin në dyert e tyre.  Po të emërosh Gazhelin në krye të agjencisë së larjeve të parave, po ska më të paimagjinueshme. Vazhdoni se mirë e keni.

Së fundi dy gjëra për zgjedhjet. Unë kam folur këtu, por meqënëse i djeg se ka bërë dhunimin më të pashembullt në zgjedhje, i them që, më vjen keq që flas kështu, këtë proces zgjedhor nuk do ta gëzoni.

Fjala në Kuvend e ish Kryeministrit, Sali Berisha, 21 korrik 2015

Read More
21 Kor
0

Të gjithë kundër projektit të qeverisë për Arsimin e Lartë

Të nderuar Kolegë,

Kjo seancë e thirrur jashtë radhe në fakt legjitimon edhe më shumë tezën se kjo mazhorancë e ka nxjerrë parlamentin jashtë radhe, e ka nxjerrë jashtë cdo shine ligjore e kushtetuese. Sepse për këtë qeveri, për këtë mazhorancë, për këtë Kryeministër, parlamenti duhet të jetë thjesht noteri i cdo ligji dhe nisme që i hap rrugë realizimit të aferave megakorruptive që ju keni dhe guximin dhe sfidoni duke i cilësuar “reforma”. Vini këtu dhe sillni në mënyrën më arbitrare, sikurse ndodh vetëm në republika diktatoriale, një ligj që në mëndimin tim personal është antikombëta, dhejam e bindur tek ky epitet pasi një ligj që kryqëzon interesat e rinisë dhe aspiratat e të ardhmes së saj evropiane, meriton të quhet I tillë.

Ne, si opozitë, nuk mund të marrim pjesë në certifikimin e një turpi të tillë historik të parlamentarizmit shqiptar, seanca e të cilit sot ngjan me seancat e pleniumeve ku konfiskoheshin tokat, pasuritë e atyre që parardhesit tuaj i quanit kulakë, ku firmoseshin në unison pushkatimet e deputetëve dhe elitat e kombit.

Me këtë seancë ju e futet parlamentarizmin në tunelet më të errëta të historisë dhe praktikave parlamentare të cilat e vënë në pikpyetje lirinë dhe pavarësinë e tij si një parlament i vendit anëtar të NATOs.

Keni hartuar një ligj që ka hasur në rezistencën dhe refuzimin më përcmues jo vetëm të të rinjve, jo vetëm të atyre që kanë dalë në protestë, por mijëra familjeve shqiptare dhe mbi të gjitha intelektualëve, njerëzve të dijes dhe pedagogëve dhe akademikëve. Pra, I keni të gjithë kundër!!!

Sikurse thotë filozofi i madh, francez Zhan Pol Sartri: “intelektual do të thotë të përgjigjesh JO”. Ky ligj jo vetëm u përball me këtë reagim por shumë më fort se mohimi e kundërshtia…Ajo është neveria popullore që ka shkaktuar kjo qeveri në këta dy vjet që ka rrënuar shqiptarët sa për 20 vjet skamje e mjerim. Dhe kjo neveri e përcmim lidhet me trajtimin dhe shpërfilljen që kjo qeveri i bën zërit dhe vlerësimit të mendjes, punonjësve dhe pedagogëve të nderuar të universiteteve, profesorëve, doktorëve etj.

Mesa duket kjo qeveri, ky kryeminister e kanë ndarë mendjen që cdo ligj dhë pseudoreforme ta sjellë me standartin e antikushtetueshmërisë. Kjo është rruga e të parëve dhe mentorëve të idealit të tyre ku cdo politikë bazohej në manifestin e partise komuniste.

Të nderuar qytetarë, të nderuar student,

Nuk ka ndodhur në praktikën legjislative parlamentare një mënyrë e ngjashme e hartimit dhe miratimit të një pr.ligji si ky që po diskutojmë sot. Dhe praktika ligjvënëse që ka ndjekur ky draft që në fillimet ardhjes në komisione e deri në këtë shoëseancë është antiligjore, antidemokratike që shkërmoq cdo procedurë e praktike të trupës parlamentare.

Si fillim, që të ndërmerret një reform e rëndësishme, dhe kjo është më e rëndësishmja, paraprakisht duhet ndërmarrë një studim I mirëfilltë, një analizë e detajuar e gjendjes aktuale të sistemit: cfarë ka funksionuar e cfarë jo, % e punësimit të studentëve sipas fushës së studimit. Pra, ku është ky studim? Ku janë eskpertët? Shqiptarë apo të huaj???

Thuhet (na u tha edhe në mbledhjet dhe dëgjesat e Komisionit) që është konsultuar me palët e interesit. Por vallë a e dinë këta qeveritarë se c’do të thotë fjala “konsultim”?? për t’ju ardhur në ndihmë, hapa fjalorin e gjuhës shqipe për t’ju sjellë përkufizimin e saktë të kësaj fjale:

Konsultë f.

  1. Mbledhje me specialistë a me përfaqësues të një dege të caktuar të shkencës, të arsimit, të prodhimit etj. ku shtrohen e rrihen probleme dhe shkëmbehen mendimet e përvoja për një punë. Konsultë pedagogjike. Konsulta e partisë. Konsulta e mësuesve. Konsulta e novatorëve.

Kjo e juaja duhet te ketë qenë konsulte partiake…

Po ajo që ju keni bërë a afrohet këtij procesi??? Sigurisht që jo!!! a jeni konsultuar vërtetë me specialistët e fushave? A keni marrë mendimin e tyre?? Nga mbledhjet e djeshme rezultoi që jo. Mund të keni bërë mbledhje, sa për të kaluar rradhën, me disa qindra mjekë e specialtë, në një sallë të madhe…por ky nuk quhet konsultim, pasi është e pamundur të shkëmbehen mendime të vyera në një sallë të këtyre përmasave… Por, profesorët e nderuar, doktorët, specialistët, nuk përtuan të vinin edhe  para komisionit që në përbërje ka deputetë dhe mjekë të nderuar, edhe në një lajmërim urgjent të orës së fundit, edhe në mes të vapës, për të përsëritur sugjerimet dhe komentet e tyre…mbase duke lënë edhe ndonjë punë jo pak të rëndësishme në spital. Ata njerëz të nderuar, erdhën para Komisionit me shpresën që mendimet e tyre do të merreshin parasysh, e që sigurisht do të conin në përmirësimin sadopak të disa neneve të këtij pr.ligji përsa I përket sektorit më jetik, atij të shëndetësisë.

Po ashtu, edhe Forumet me akademikë, shoqatat, pedagogët, studentët kanë folur e folur…por askush s’ka denjuar ti dëgjojë. Po, e vërtëtë, janë kërkuar mendime nga Ministria e Arsimit dhe e Shëndetësisë, janë dërguar sugjerime nga shumë palë interesi…por asnjëra prej tyre s’është marrë parasysh…nuk janë reflektuar dhe pr.ligji I rradhës ka qenë edhe më i përkeqësuar se i pari. – thonë profesorët…

Absolutisht të gjitha grupet e interesit ju I keni kundër!! Jo vetëm studentët, por edhe pedagogët, dekanët, senate etj ne sektorin publik.

E meqënëse po flasim

Në fakt është SKANDALOZE që për hir të interesave të një grupi shumë të vogël njerzish, të disa klientëve pranë Kryeministrit, të ndërhyet e të shkatërrohet një system I tërë arsimor…dhe akoma më e TMERRSHME është që kjo t’u fikë të ardhmen rinisë shqiptarë për hir të aferave korruptive qeveritare.

Shëndetësia tashmë është nën grahmat e korrupsionit masiv. Raporti I Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) e vë sektorin e parë në listën e atyre më të korruptuar së bashku me drejtësinë. Shëndetësia është thërmuar, copëtuar, gllabëruar tashmë…por babëzia nuk paska kufi…tani edhe sektori tjetër më jetik, ai I arsimit po gllabërohet…po shkatërrohet një system I tërë, që ka ndikim jo vetëm në të tashmen, por më së shumti për brezat që vijnë.

Jo vetëm ne si opozitë, por të gjithë, përvec këtij grupi të vogël njerëzish, kanë bindjen që ky projektligj përvecse është antikushtetues; shkel të drejtën e trajtimit të barabartë të qytetarëve shqiptarë në marrjen e një të mire publike si arsimimi.

Debate të shumta ka pasur në lidhje me trajtimin krejtësisht preferencial të “Doktorëve” që kanë mbaruar studimet në ventet e BE dhe OECD me studentëtë që kanë marrë këtë gradë në Shqipëri, që merret pas një periudhe jo të vogël specializimi, e jo me pak mund. Këta të Shqipërisë, ligji I trajton si profesionistë të dorës së dytë, që mund të rrinë në stolin e rezervave, nëse rastësisht mbarojnë miqtë e qeveritarëve që mund të kenë studiuar diku, në një universitët të vogël në një cep të një vendi të BE, por që plotëson kriterin e rëndësishëm të të qenit I afërm apo mik I një qeveritari. A ka diskriminim me të madh se ky?? Pse ka frikë qeveria nga konkurrenca e hapur?? Nga trajtimi i barabartë në një konkurrim në të cilin vota është përcaktuese??? A e dinë qeveritarët që ligjet nuk hartohet për sot, apo për mbas një viti, por që duhet ti mbijetojnë kohës, mandateve qeverisëse etj.

Sot, unë dua të shpreh kënaqësinë time, në cilësinë e kr së komisionit për cështjet ë shëndetësisë, që presioni jonë për zbatim të rregullores së kuvendit bëri të mundur diskutimin, debatimin, konsultimin me të gjitha palët e interest në lidhje me disa nene për sektorin e shëndetësisë, që solli edhe një përmirësim të dukshëm të tyre. Gjej rastin të falenderoj deputetet e PD, LSI por edhe ata deputetë të PS të cilët, mendjehapur, treguan që ndjenja e profesionalistit në një mjek mund të mos jetë shuar nga politikat klientelistë të shefave të tyre Sidomos kur trajtohet një ligj jetik,  për zhvillimin e një vendi, sikurse është arsimi apo shëndetësia.

Të nderuar kolegë,

Ndryshe nga ajo që pretendohet, ky pr.ligj nuk ka në qender STUDENTIN, ka cdo gjë në qendër përvec atij.

Ndryshe nga ajo qe pretendohet, ky pr.ligj shkatërron autonominsë universitare, nëpërmjet orientimit krejt etatist të trajtimit dhe hartimit të tij. Shteti është kudo, kontrollon cdo gjë, në cdo nivel, nëpm bordit të administrimit, administratorëve e sigurisht nëpërmjet numrit të shumtë të agjensive që ai po ngre. Shteti përcakton fondet, kuotat, pagat, fushat, bursat. Sa para do t’i shkojnë publikut, e sa para privatit. Appo sa para do t’i hiqen publikut për tja kaluar atij privati që ka qejf qeveria. Pra…me pak fjalë…cdo gjë. AUTONOMIA ka vdekur!!! Dhe miratimi I këtij pr.ligji do të ishte FUNERALI I saj!!

Një gjë është e sigurt!!! Edhe nëse e keni ndarë mendjen dhe e miratoni këtë pr.ligj, kam shumë dyshime që ai do të implementohet, pasi të gjithë kanë premtuar rezistencë të vazhdueshme që do vazhdojë në ditët e muajt që do të vijnë…

Të nderuar kolegë,

Sot ju sillni ligjin më refuzues, më bllokues për një nga dimensionet më kryesore të zhvillimit të një shoqërie që është arsimi.

Ky nuk është një ligj integrues por izolues kur i privon qindra e mijëra të rinjve një të drejtë kushtetuese sic është edukimi universitar. E për cfarë janë qeveria, ministria e arsimit, institucionet arsimore kur nuk i shërbejnë fëmijëve tanë, familjeve shqiptare?? Përse duhet të paguajnë ata taksat e tarifa mbytëse, kur kanë një qeveri që mbyll dyert, veshët, errëson arsyen dhe bën një ligj diskriminues përcmues për 80 përqind të popullsisë e cila jeton nën nivelin mesatar të të ardhurave për frymë dhe një pjesë e saj në kufijtë e mbijetesës? A ka legjitimitet dhe kredo morale e politike kur ajo refuzon të dëgjoje intelektualët, pedagogët, akademikët që gjithmonë përfaqësojnë vlerat më të konsoliduara dhe idetë më novatore dhe skrupuloze të një shoqërie??

Nga qasja sociale, drafti përbën një ngërc të madh, një shkaktar për krizë edhe më të fortë sociale e kulturore që vuajnë të rinjtë sot.

Me këtë draft ju vini në udhëkryq të rrezikshëm interesat e rinisë për një të tashme dhe të ardhme të mirë që sigurohet nëpërmjet universiteti dhe diplomës. Ju doni tia mohoni sikurse po bëni me realitetit që po ia bëni të pamundur dhe po i nisni natën edhe ditën për azil. Kjo nuk është qeveri sociale, kjo është qeveri autoritare që mendon për babëzinë vet dhe jo për të mirën publike.

Me këtë për ligj dhe atë të të pritshëm për pronat ju po provokoni rëndë shqiptarët duke i mohuar të drejta kushtetuese sikurse kanë bërë parardhësit e tyre 50 vjet.

Ministra tha që ky ligj nuk është përjashtues, por mbështet të rinjtë mbi bazë meritash. Po për cilat merita flet Ministrja‎?? Kur studentëve ju blihet vota në mes të ditës, në mes të auditorëve, qoftë edhe me një udhetim vajtje – ardhje për në Korcë? A është përkrahja dhe militantizmi politik një meritë për të fituar të drejtë studimi apo bursë? Që këtu, LIRIA dhe vlerat e saj, aq më tepër akademike, humb referimet e saj pasi ajo dhunohet. Dhe kur shitet e blihet, meritat bijen.

Sot, vota kundër këtij pr.ligji nuk është vota e deputetëve të opozitës, po është zëri I refuzimit të mijëra të rinjve, familjarëve të tyre të cilët universitetin e fëmijëve të tyre e kanë qëllim të jetës.

Sot, vota kundër këtij pr.ligji, nuk është vota kundër e deputetëve të opozitës, por zëri I revoltës së heshtur, pa retorikë e britma politike I intelektualëve dhe pedagogëve, njerëzve të mendjes e fjalës së lirë.

Sot, ju qeveritarë, do të merrni vulën e turpit të historisë dhe përcmimin e rinisë.

Fjala në Kuvend e deputetes së PD, Albana Vokshi, 21 Korrik 2015

Projektiligji për Arsimin e Lartë, antikushtetues

Zoti kryetar

Zonja deputete, zoterinj deputete

Pak dite me pare ne seancen e fundit pati nje tension politik gati te pakuptimte.  Ne kundershtim te hapur me rregulloren e Kuvendit, edhe pse Komisionet Parlamentare nuk kishin përfunduar shqyrtimin e projektligjit për arsimin e lartë, edhe pse e dinin te gjithe se ishte e pamundur juridikisht qe projektligji te kalonte ne seance sepse neni 70 i Rregullores nuk e lejonte, përsëri mazhoranca insistoi me arrogance ta fuste ne rend dite.

“Tensioni politik demton reformat” tha 1 jave me pare presidenti I PE, Martin Shulc. Ai e keshilloi Ramen ketu ne syrin tone, qe mos jete arrogant dhe mos krijoje tensione. Por, e verteta eshte se Rama donte te krijonte tension, dhe donte te kalonte projektligjin ne kundershtim me cdo rregull. E dinte shumë mire edhe Kryetari i Kuvendit.

Dhe eshte po kaq e vertete se ceshtja shty me nderhyrjen e forte te partnereve nderkombetare

Dhe ja ku jemi sot  në këtë seancë plenare atipike dhe jashtë rradhe, për të shqyrtuar gjithashtu një projektligj atipik dhe jashtë cdo standardi dhe parimi ndërkombëtar.

U ndala pak tek procedura sepse ajo eshte tregues i autoritarizmit. Dhe Rama njihet nga te gjithe si njeri qe vuan nga autoritarizmi, si nje njeri qe e urren ligjin, e injoron ligjin dhe Kushtetuten. Per te ligji, rregullorja dhe kushtetuta jane asgje. Moto e tij eshte qellimi per ti kapur dhe per ti pasur nen kontroll të gjithë. “Kapja” dhe “nënshtrimi politik” eshte kryefjala e filozofise se tij ne menyren si qeverise. Dhe nga kjo metodë qeverisëse pak shanse ka qe reformat te shkojne ne dobi te qytetareve. Ato shkojne ne te mire te partise dhe kryetarit te saj, por jo të qytetareve.

Nuk ka prind qe shqetesimin me te madh ka arsimimin e femijeve te tij, ndaj dhe debati per kete ligj duhet te jete i rendesishem per ta. Nese ligji do ishte ne te miren e tyre, nese do ta bente me te lehte shqetesimin e tyre, te pedagogeve dhe akademikeve, te shoqerise civile, atehere padyshim qe ne do ishim sot bashke.

Tensioni politik, rremuja ne diskutime, arroganca, jane mjetet dhe menyra per te fshehur qellimin qeveritar. Dhe qellimi qeveritar eshte i qarte ne drite te diellit sot. Qellimi i Rames asgjesimi dhe vënia nën kontrollin e tij politik tw akademikëve dhe profesorëve.

E verteta eshte se Kushtetuta e Shqiperise mbron autonomine universitare. Po pse eshte e rendesishme kjo?

Gjykata Kushtetuese me vendimin nr. 9/2008 konkludon se: “Qëllimi autonomisë universitare është ruajtja e lirisë së shkencës, kërkimit shkencor dhe mësimdhënies, si dhe mbrojtja e studiuesve dhe profesorëve nga influencat politike …. se shkenca dhe mësimdhënia, normalisht, mund të ekzistojnë dhe të sjellin progres vetëm kur janë të lira dhe të pavarura. Autonomia universitare është thelbi i vetëqeverisjes, e nevojshme për vendimmarrjen efektive të institucioneve të arsimit të lartë në përmbushjen e detyrave akademike dhe arsimore.”

Kete thote GJykata Kushtetutese. Por ky ligj qe kemi sot eshte jo vetem nje marrezi por eshte shokues:

Është dramatike se si ky ligj interferon me kompetencat e Ministrisë së Arsimit, është shokuese. do te thoshte Prof. Jan De Groof[1]

Kurrë se kam parë më parë këtë lloj modeli. Ky ligj është  i pazakontë, tamam  një marrëzi–  Do te shtonte notat profesori.

Paratë publike shkojnë e duhet të shkojnë për interes publik, për universitete publike dhe jo tek private. Ne qender duhet te student dhe akademiket dhe interesat private.

Por ky modeli i qeverise eshte nga Rumania na thane ne komisionin e ligjeve.  Por cfare thote profesori? Ai  thote se :

Projektligji nuk është mjaftueshëm europian.Dimensioni evropian është trajtuar shumë dobët në disa kapituj. Marrëdhëniet me Bashkimin Evropian janë të lidhura edhe me këtë ligj për arsimin e lartë. Rasti i negociatave në Rumani për ligjin e arsimit të lartë ishte një rast i dështuar dhe që ndikoi për keq në marrëdhëniet e mëtjeshme të vendit për anëtarësimin në BE

Projektligji nuk përputhet me parimet e qeverisjes së mirë Nuk zbatohet parimi i kontrollit dhe balancës. Dokumenti krijon problem në qeverisjen e universiteteve. Ligji per profesorin eshte nje marrezi.

Dhe ne do e votonim nese do ishte nje ligj i mire, i nje qeverisje te mire, por e dime te gjithe se Gjykata Kushtetutese ka te drejte, se profesori Belg ka te drejte, se Ligji  bie ndesh me Kushtetutën.

Se eshtë një ligj i hartuar:

  • Për interesa klienteliste të Kryeministrit;
  • Për të asgjesuar zërin e akademikëve dhe profesorëve të pavarur;
  • Për të pamundësuar shkollimin për mijera të rinjve shqiptar;
  • Për të vënë nën kontrollin politik univeristetet publike dhe private.

Në këtë mënyrë ligji, nga garant për respektimin e parimit kushtetues të autonomisë së institucioneve të arsimit të lartë, kthehet në një instrument që e cenon atë nëpërmjet ndërhyrjes së organeve ekzekutive. “Kompetencat e ministrise dhe qeverise jane absurde thone profesoret, perfshi dhe Profesorin e shquar Belg.

Të emëruarit nga Kryeministri do të vendosin për gjithcka që ka të bëjë me administrimin e universitetit. Kryeministri pasi e ka shpallur veten Kryepolic, kryeprokuror, Kryegjykatës, pas miratimit të këtij projektligji de facto është edhe Kryerektor i të gjitha universiteteve publike.

Të nderuar kolegë,

Po e mbyll fjalen time me fjalet e profesorit belg: Ky ligj eshte nje marrezi dhe kete model nuk e kam pare askund, as ne Afrike.

Kjo cmenduri sigurisht qe nuk mbyllet ketu. Marrezite i paraprije shkaterimit . Unë kam bindjen se të gjithë bashkë, opozita, akademikët, profesorët dhe studentët, do ta vijojne betejen per kete marrezi me te gjithe forcen vullnetin dhe te gjitha dimesionet.

Faleminderit!

Fjala në Kuvend e deputetit të PD, Eduard Halimi, 21 Korrik 2015

Read More
21 Kor
0

Basha pret ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri

Kryetari Partisë Demokratike Lulzim Basha priti sot ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, znj Jiang Yu, me rastin e marrjes se detyres.

Zoti Basha theksoi se Partia Demokratike është e angazhuar në zhvillimin e marrdhenieve midis Shqipërisë dhe Republikes Popullore të Kinës dhe do të jetë gjithnjë në mbështetje të projekteve të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashket, si në ekonomi, infrastrukturë, turizëm, apo kulturë.

Duke vlerësuar projektet aktuale dhe investimet kineze në Shqipëri, Basha tha se ka ende shumë për të bërë për të çliruar energji të reja dhe potenciale të reja mes dy vendeve.

Ambasadorja Yu vlerësoi mikpritjen dhe bashkëpunimin me Partinë Demokratike.

Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 21 Korrik 2015

Qeveria urdhëron në fshehtësi testimin arbitrar të infermierëve

Për habinë e të gjithëve i ashtuquajturi “testim”, i iniciuar si një mjet seleksioni arbitrar e presioni mbi personelin shëndetësor, u rishfaq përsëri.

Ministria e Shëndetësisë me një komunikim aspak transparent urdhëron drejtoritë e institucioneve shëndetësore që në periudhën 24 korrik- 2 gusht të kryejnë “testimin” e infermierëve të vendit.

Sipas urdhrit në fjalë ky testim do të fillojë me 24 korrik me infermieret e spitaleve obstetrike-gjinekologjike të Tiranes dhe atij “Shefqet Ndroqi”.

Në tërësi në të gjithë këto veprime është mbajtur një regjim fshehtësie i plotë.

Urdhri i Infermiereve, shërbimet universitare, fakultetet perkatese etj, nuk kanë asnjë njoftim dhe nuk kanë marrë pjesë në përgaditjen përkatëse.

Nuk është bërë publik asnjë dokument shpjegues, platformë a pyetsor.

Ky proces kërkohet të realizohet pa pritur opinionin e Gjykatës së Lartë ndaj ankesës së Urdhërit të Infermierëve për këtë inisiative.

Dhe për me tepër, e gjithë kjo kërkon të kryhet pikërisht në këtë periudhë kulminante pushimesh, pra jashtë vëmëndjes së opinionit publik mjekësor !

Nga ana tjetër, kjo iniciativë po përsëritet në mënyrë krejt të njëanshme, në një kohë kur në Komisionin Parlamentar e Kuvend dominoi vullneti i përbashkët për ndryshimet e ligjit të edukimit të vazhduar.

Kështu, tashmë në këtë ligj përfshihet i gjithë personeli shëndetësor, pra dhe infermieret.

Në këtë mënyrë, ky vendim bie ndesh edhe me këto ndryshime ligjore, qe do të hyjnë ne fuqi mbas pak ditësh, pavarësisht vendimit të kaluar të “Gjykatës Aministrative”.

Në këto kushte ne kërkojmë anullimin e këtij “testimi”, pritjen e hyrjes në fuqi  të ndryshimeve të fundit ligjore, si dhe përcaktimin më tej të një procedure të qartë e të plotë për edukimin e vazhdueshëm të infermiereve, në baze të së cilës duhet te procedohet.

Deklaratë për shtyp e kreut të Departamentit të Shëndetësisë, Tritan Shehu, 21 Korrik 2015

Read More