Blog

17 Qer
0

Erion Veliaj, 202 mijë euro spote televizive vetëm për dy ditë

Shkon në 1 milionë e 346 mijë euro shpenzimi i kandidatit të Ramës për spote televizive, deri më 15 qershor. Asnjë transparencë se nga vijnë këto para. 

Sa më shumë afron 21 qershori, aq më shumë shtohen shpenzimet e dëshpëruara të kandidatit rilindas për Tiranën, për spote e reklama televizive.

Deri më datë 15 qershor, Erion Veliaj ka shpenzuar 1 milionë e 346 mijë euro.

Pra nga denoncimi ynë i parë për 1 milionë e 144 mijë euro, shifra për dy ditë është rritur 202 mijë euro.

202 mijë euro për dy ditë shpenzon Erion Veliaj vetëm për spote, ndërkohë që mijëra familje në Tiranë e në mbarë vendin mezi mbyllin muajin dhe janë zhytur në borxhe për bukën e gojës.

Veliaj deklaroi publikisht një jave me pare se ka vetëm 108 milionë lekë të vjetra për fushatë. Por faktet flasin ndryshe!

Erion Veliaj nuk duhet të vazhdojë të fshihet dhe e ka për detyrim moral dhe ligjor të bëjë transparencë.

Kemi besimin se qytetarët e Tiranës e kanë të qartë këtë gjë dhe me datë 21 Qershor do të marrin vendimin e duhur dhe do t’i japin gjykimin e duhur.

Edhe 4 ditë! Sepse nuk mund t’i besojmë votën dhe të ardhmen një njeriu që punën e bazon vetëm në reklama dhe reklamat vetëm në gënjeshtra.


Deklaratë për media e deputetit të Partisë Demokratike, Gert Bogdani, 17 Qershor 2015

Read More
17 Qer
0

Afron vota popullore, Rama-Meta shtojnë shkeljet e dhunimet nga ankthi i humbjes

E mbërthyer nga ankthi i humbjes së zgjedhjeve, dyshja Rama-Meta po intensifikon këto ditë shkeljet e ligjit dhe aktet e rënda të cënimit të standardeve të zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Këto akte të frymëzuara e të porositura nga dyshja Rama-Meta vijnë prej frikës e dëshpërimit në prag të ballafaqimit me votën e popullit me 21 qershor.

Në minibashkitë e Tiranës të drejtuara nga socialistët, konkretisht në qendrën e votimit 1683 dhe 1683/1, janë regjistruar 278 votues, të cilët banojnë e jetojnë në lulishte. Vendi i banimit të këtyre banorëve është zyrtarisht me letra, një lulishte. Këtë e tregon dhe kjo hartë që po paraqesim sot para jush.

Në Kolonjë strukturat e PS dhe LSI janë sulur me kamionë me ndihma, dhe në mes të qytetit shpërndajnë miell e vaj në këmbim të votave. Ja ku kemi fotot që e dëshmojnë këtë rast.

Vora mbetet kampione e shkeljes së ligjit, ku strukturat shtetërore dhe kriminale të Ilir Metës kanë rrethuar shtabin e kandidatit Ismailaj, ku shantazhohet e shoqërohet çdo qytetar që hyn e del nga aty, ndërkohë që ende nuk ka asnjë masë për shefin e komisariatit i cili është kallëzuar penalisht për përfshirje në fushatën e Ilir Metës e për abuzime e shkelje.

Në Durrës, personat e shpallur në kërkim nga policia për ngjarjet e rënda në Sukth, janë çdo ditë në krah të kandidatit Dako në takimet e tij elektorale. Kemi këtu, dy raste flagrante:

Nënkomisari Artan Alinani në Sarandë, dhe në këtë foton tjetër, oficeri i policisë, shef i linjave, Shkëlqim Bello, të dy në krah të kandidatit të qeverisë për Delvinën, Rigers Balili.

Ja një zyrtare e lartë e Interpol Tirana, Irma Bime, e përfshirë në mënyrë shumë aktive në fushatën e Erion Veliajt në Tiranë, e cila shfaqet në dhjetëra foto të takimeve të kandidatit të Ramës.

Këto raste janë shkelje flagrante e Kodit Zgjedhor dhe e standardeve të zgjedhjeve.

I bëjmë thirrje Prokurorisë të hetojë e të garantojë zbatimin e ligjit dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve. I kërkojmë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, OSBE-ODIHR dhe përfaqësuesve të vendeve të BE, të rrisin monitorimin e të regjistrojnë këto ngjarje që dëmtojnë standardet e zgjedhjeve.

Por asgjë nuk do ta pengojë vullnetin e shqiptarëve, ndëshkimin me votë të dyshes Rama-Meta e kandidatëve të tyre.

Asgjë nuk e ndal fitoren e sigurt të Partisë Demokratike gjë që po dëshmohet çdo ditë në rrugët e sheshet e Shqipërisë.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 17 Qershor 2015

Read More
17 Qer
0

Fillojmë zgjidhjen e problemeve me 22 qershor e nuk ndalemi asnjë ditë

Halim Kosova takohet me banorë të Laprakës dhe të Njësisë 9 në Tiranë. 

Kandidati për kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova, u takua me banorë të Laprakës dhe Njësisë 9, ndau me ta idetë e zhvillimit të qytetit e lagjeve të tyre si dhe theksoi mesazhin për rëndësinë e votës.

“Unë jam pa punë zotëri, unë jam pa punë, ku është për punën këtu? Unë jam e papunë, më vete gjuha këtu dhe më dhemb dhembi. Taksa të ulura dhe punësimi. Je plotësisht i sigurt, do ma japësh me firmë që do ti sigurosh 40 mijë vende pune?”, i drejtohet Kosovës një grua.

Kosova: Kush ka një stilokalem o vlla?

Qytetarja: Unë do e ruaj.

Kosova: Po pse ta dhashë unë që ta humbësh? Unë po ta gjej të grisur më ngelet hatri se e kam edhe me firmë.

Qytetarja: Suksese, suksese.

Kosova: Shifi të gjithë kandidaturat dhe vendos për atë që ti beson, votën mos e ço kot. Hajde mirupafshim. Se po e le në shtëpi e ke çuar kot . Hidhe diku, aty ku beson.

Në takim me banorët e Njësisë 9, Kosova ka folur për parimet e tij të qeverisjes e administrimit.

“Ato që kam vënë re unë këto ditë kanë qenë: sa më të mëdhaja hallet tuaja aq më e madhe shpresa për fitore. Jam shumë i bindur që kemi shumë për të bërë. Nuk bëhen të gjitha në një ditë por do të fillojmë në datë 22 dhe nuk do ndalojmë asnjë ditë”.

“Do fillojmë në çdo shtëpi të sjellim shpresën, të sjellim jetën, të fillojmë të ndërtojmë mirëqenien si të vetmin sekret, për të bërë më të mirën jo vetëm për lagjen tuaj por për gjithë Tiranën. Nuk ka rrugë tjetër përveçse në krye të Tiranës të ketë një menaxher, që vjen me provë në të mirë të qytetit, në të mirë të asaj që fondet që janë për ju, kurrë mos të abuzojnë por të vijnë aty ku është halli, aty ku janë nevojat, aty ku përmirësojnë diçka në qytetin tonë”, tha Halim Kosova.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 17 Qershor 2015

 

Read More
17 Qer
0

Deliu: Premtoj shtrimin e rrugës edhe sikur të mos marr asnjë votë

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë Rrogozhinë Eqerem Deliu, nënshkroi kontratë me banorët e Zhabjakut për shtrimin e rrugës.

Gjatë takimit me banorët e zonës për shpalosjen e programit të tij elektoral, z.Deliu u shpreh se kjo zonë është lënë në harresë nga qeveria përsa i përket investimeve.

Rruga në gjatësinë prej 2 km e 200 metër është në gjendje tepër të mjeruar, e drejtuar përherë nga të majtët, kjo zonë nuk ka marrë asnjë investim.

Ndaj z Deliu u shpreh përpara banorëve:  “Premtoj se do ta bej unë këtë rrugë, do ta bëj unë edhe sikur në këtë fshat të mos marrë asnjë votë,.Ky është një zotim përpara jush dhe duhet të kuptojmë që momenti i duhur është 21 qershori.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 17 Qershor 2015

 

Read More
17 Qer
0

Basha: Vlora nuk e pranon arrogancën, zgjedh punën dhe dinjitetin

Takimin elektoral të Vlorës,  Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka konsideruar paralajmërimin e fitores, të pavarësisë së dytë të Vlorës.

“Të pavarësisë nga mashtrimi, të pavarësisë nga varfëria dhe mjerimi, të pavarësisë nga injoranca dhe abuzimi me pushtetin, të vetëvendosjes së vlonjatëve për vlonjatët të Vlorës, për vlonjatët”,- theksoi zoti Basha.

Ne dy vjet Edi Rama jo vetëm nuk mbajti asnjë premtim qe iu dha vlonjatëve si deputet i tyre, por i zhyti qyetarët në varfëri, mjerim dhe pasiguri. Edi Rama dhe Koço Kokëdhima, tha zoti Basha, e duan Vlorën për interesat e tyre siç e kanë dëshmuar në këto dy vjet qeverisje dhe jo për t’u shërbyer qytetarëve.

“Shikojeni Kryeministrin, asnjë ditë në detyrë, asnjë ditë në krye të punës dhe ditë për ditë në tribuna, duke bërë çfarë? Duke sharë, duke kërcënuar, duke fyer, duke ofenduar e së fundi edhe duke mallkuar opozitën e vendit dhe qytetarët e vet. Po pse vallë, pse vallë, pse nuk vjen e t’i shohë vlonjatët në sy e t’ju thotë, shikoni si jua kam zbukuruar Vlorën, qindra vende pune për ju vlonjatë. Taksat ja u ula, çmimin e energjisë ja u ula, naftën ja u bëra thuajse falas, ilaçet i merrni falas edhe ne të vallëzojmë e të këndojmë për Vlorën e lumtur? Sepse nuk munden, sepse kjo është një gënjeshtër e madhe televizive, sepse e vërteta është fare ndryshe, e vërteta është jeta e vështirë që Edi Rama, Ilir Meta dhe Koço Kokëdhima e kanë bërë akoma më të vështirë për Vlorën dhe vlonjatët, duke rritur taksat kur premtuan uljen e tyre, duke rritur çmimin e energjisë kur premtuan uljen e tij, duke shpunësuar me mijëra vlonjate e vlonjatë përmes politikave të kërbaçit dhe gjobave, kjo është e vërteta e dhimbshme”,- u shpreh kryetari i Partisë Demokratike.

Bilanci i mazhorancës më 21 qershor është vetëm mashtrimi me çdo premtim që bënë më 23 qershor, përkeqësimin ekonomik dhe social. Nuk përballen dot me të vërtetat e hidhura që vetë krijuan, tha zoti Basha, prandaj gjithë ditën merren vetëm duke sharë opozitën, e duke mallkuar popullin.

“Po t’i bëjmë një pyetje, ti që thua se ndjen dhimbjen e Vlorës. Pse nuk i ul taksat, ti që thua se e kupton varfërinë pse nuk eul çmimin e energjisë po e ke çuar në stratosferë, ti që thua se e kupton që ka mijëra familje që mezi e mbyllin muajin, pse nuk mban premtimin tënd more që bëre para vlonjatëve  për të ulur me 20%, për të ulur përmes eliminimit te TVSH-së çmimet e produkteve bazë. Pse ti nuk i bën, nuk i bën dhe nuk jep përgjigje. Ne u përpoqëm por nuk ksihim kartonat, në 21 qershor Edi Rama, Ilir Meta,  Koço Kokëdhima, kartonat i ka Vlora kartonat i ka Selenica, kartonat i ka Himara dhe gjithë Shqipëria dhe do t’i ngrejë këto kartona për të mirën e vetë e të familjeve të veta do të votojë për platformën e shpëtimit, paketën e emergjencës të Partisë Demokratike dhe të opozitës shqiptare, për të ulur taksat, për të ulur çmimet, për të hapur punë dhe vende të sigurta pune”,- theksoi zoti Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka kthyer përgjigje sulmeve që Edi Rama i bën kandidatëve të opozitës duke i kujtuar se një pjesë e kandidatëve të mazhorancës janë me rekorde kriminale dhe e vetmja shkolle e tyre është ajo e burgut.

“E ka tmerruar kandidatura e Gencit dhe ka filluar shpifjet, ka filluar thotë andej-këndej të flasë për arsimin e kandidatëve tanë. E kush, ky që një të katërtën e kandidatëve i ka me shkollën e burgut,  njerëz të dënuar për krime e trafiqe. Po me kë krahason ti? Krahason profesorin e mjekësisë, Halim Kosovën, njeriun e shërbimit, me një njëri me diplomë falso si Erion Veliaj. Krahason Gjush Betonin me profesor, doktor, Grida Dumën? Krahason kumbarin e Elbasanit me profesor Ardian Turkun? Apo Filo Kullën, me rektorin e universitetit të Korçës profesor Gjergji Meron? E kështu me rradhë, për të përfunduar këtu në Vlorë, ku zgjedhja s’ka ku të jetë më e qartë. Një njeri që e kanë sjellë me zorr, e që duan ta mbajnë me zorr, për veten e tyre dhe aferat e tyre, apo Gencin e Vlorës, për Vlorën”,- deklaroi nga Vlora zoti Basha.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 17 Qershor 2015

Read More
17 Qer
0

Basha: Me votën e 21 qershorit i japim vendit shpresë, shpëtim, zhvillim

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u ndal në Fier në vijim të turit elektoral. Kur kanë mbetur vetëm pesë ditë nga zgjedhjet e 21 qershorit, zoti Basha shprehu bindjen në një fitore të madhe të ofertës së Partisë Demokratike në Fier dhe në të gjithë Shqipërinë, pasi qytetarët sot e kanë më të nevojshme se asnjëherë zgjidhjen e problemeve te tyre.

“Na ka bashkuar një kohë e vështirë. Varfëri, mjerim, papunësi, taksa të larta, çmime të larta, fatura të larta, lista që dyfishohen e trefishohen nga njëra anë, e nga ana tjetër qeveritarë të verbër për hallet tuaja. Të shurdhër për problemet tuaja, pa zemër, pa ofertë, pa zgjidhje që mendojnë vetëm e vetëm për pushtetin e tyre. Mendojnë vetëm e vetëm për sundimin e tyre. Mendojnë vetëm e vetëm për pasurimin e tyre në kurrizin tuaj dhe taksave që paguani çdo ditë, çdo javë, e çdo muaj”,- theksoi zoti Basha.

Në afro dy muaj fushatë Rama-Meta nuk kanë paraqitur asnjë ofertë, asnjë zgjidhje për qytetarët, nuk i shohin dot në sy qytetarët  sepse tjetër gjë premtuan e tjetër gjë bënë, tha zoti Basha, duke renditur se premtuan 300 mijë vende pune por nuk hapën asnjë vend pune, por mbyllën me mijëra, me gjoba, me taksa të larta, me fatura të pamundura, me abuzime afrofe.

“Po çfarë shpjegimi do t’i japësh Edi Rama qytetarëve të Fierit, që pasi i gënjeve për dy vjet, pasi jetën e vështirë jua bëre edhe më të vështirë. Në vend që t’ua bëje më të lehtë, i propozon të votojnë një njeri që ngriti kartonin në parlament për të ngritur çmimin e naftës, që ngriti kartonin në parlament për të rritur çmimin e energjisë, që ngriti kartonin në parlament për të burgosur 38 mijë qytetarë tanët anë e mbanë vendit, sepse s’paguanin dot fatura nga 10 deri në 30 mijë lek të vjetra, kur deputetët e oligarkisë kanë miliona e miliona borxh.

Subashi nuk u mjaftua me kokën ulur e sytë mbyllur të votonte ligjet antipopullore të dyshes Rama-Meta. Kur ne, opozita, i çuam në parlament amendamentet tona, për të hequr lakun nga fyti familjeve pasi bashkëbiseduam me ju, amendamentet tuaja pra, interesat tuaja për të hequr TVSH nga ushqimet e shportës. Subashi votoi kundër, por kurrë nuk tha përse. Për të hequr taksën mbi energjinë, ai votoi kundër, por kurrë nuk e argumentoi përse.

Subashi që nuk la gjë pa argumentuar, kurrë nuk u tha fierakëve përse votoi kundër bukës së fëmijëve tuaj, kundër punësimit tuaj. Përgjigjen ju e dini, sepse Subashi nuk është këtu për të përfaqësuar fierakët, nuk është këtu për të përfaqësuar ju, të rinjtë e Fierit, rinia e mrekullueshme e Fierit, nuk është këtu për të përfaqësuar orthodoksët, nuk është këtu për të përfaqësuar muslimanët, nuk është këtu për të përfaqësuar fierakët denbabaden, as kosovarët, as çamët, as mallakastriotët, por vetëm oligarkinë. Vjen të marrë atë që ka mbetur e ta ndajë me padronët e tij në Tiranë. Ndaj s’ju shohin dot në sy. Ndaj merren gjithë ditën me fjalë e me opozitën. Por imagjinoni se si do të ishte Fieri, nëse këto dy vite në vend që të bënit gërr-mërr me opozitën, në vend që të baltosnin e të shanin kundërshtarët politik, në vend që të kërcënonin me kërbaç qytetarët, të punonin për të zgjidhur hallet dhe problemet tuaja. Nuk e kanë bërë sepse s’e kanë prioritet dhe thonë se ky qenka drejtimi i duhur”,- nënvizoi zoti Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ftuar qytetarët e Fierit, të majtë e të djathtë të bashkohen më 21 qershor për t’i dhënë jetë ofertës së Partisë Demokratike të uljes së taksave, uljes së çmimeve, mbështetjes për biznesin që hap vende pune.

“Ndaj, ju shohim në sy, siç shohim në sy mbështetësit tanë , e ju themi , siç u kemi thënë para një muaji mbështetësve tanë, ngrijeni kokën vëllezër dhe motra, ngrijeni kokën zonja dhe zotërinj, ka shpresë, ka shpëtim, ka zhvillim.

Me votën tuaj do ti ulim taksat , me votën tuaj do ta ulim çmimin e energjisë e do të falim kamatë-vonesat. Me votën tuaj do të heqim TVSH-në për ushqimet e shportës dhe për lëndët e para bujqësore. Me votën tuaj do të hapim perspektiva të reja për punë, punësim dhe paga dinjitoze. Ky është zotimi im, ky është betimi ynë para jush.

Ndaj, provojeni forcën e fuqisë të bashkimit, bashkojini votat, shikoni ofertën më të mirë, e konsiderojmë Fierin një serbator dhe jo një qytet. Vinë me arrogancë  e thonë juve ju kemi në xhep, bëjmë si duam e prapë se prapë juve ju kemi në xhep. Ky është poshtërim dhe Fieri nuk e pranon, ky është dhunim dhe Fieri është poshtë, kjo është braktisje dhe Fieri do t’i përgjigjet me votë me 21 qershor,. 21 qershori është dita  juaj  ju vendosni.

Shikoni njeriun, shikoni ofertën më të mirë, atë që funksionon për ju dhe familjet tuaja dhe mbani vesh vetëm kandidatët tanë kanë një platformë për uljen e taksave, vetëm kandidatët tanë janë zotuar për punësim, vetëm kandidatët tanë s’kanë pardon tjetër përveç popullit të Fierit, Roskovecit dhe Patosit”,- theksoi zoti Basha.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 17 Qershor 2015

Read More
17 Qer
0

Duma: Qyteti është i papunë se punojnë vetëm 5 miq të kryebashkiakut

Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma shpalosi programin me banorët e lagjes 5 në qytet duke vendosur theksin tek një model ndryshe që do të çlirojë qytetin pas 21 Qershorit. Duma tha se sot qytetarët janë të papunë sepse punojnë vetëm 5 miqtë e kryebashkiakut që kanë marrë peng qytetin. Po ashtu, Duma tha se shërbimet dhe investime publike janë vendosur vetëm në interesa private.

“Rrugët elektorale janë shpërdorim dhe dëm i plotë i taksave. Kur nesër ju të vendoseni përballë meje, kur ke vendosur një palë standardi do të dini se  çfarë të thoni dhe çfarë nuk kam mbajtur. Të gjitha këto standarde janë të qarta për të kërkuar llogari. Ka ndaluar gjoja ndërtimet për të shitur ato 4 mijë apartamnete që nuk i shiten. Por nuk të shiten zotëri se e ke bërë qytetin e varfër dhe po e bërë qytetin e varfër, plazhin me ujë me bot, nuk të shiten. Qyteti është bërë i varfër. Deri dje e kishte me ligj të vet që plazhin ta kishte 60 % privat dhe 40 % publik, kur sot në realitet është 97 % privat, por mendoni që e kishte kështu, dy netë përpara në mbledhjen e këshillit ka miratuar 80 % plazh privat dhe 20 % publik, ai që del dhe thotë atje që do keni plazhin publik. Do ta çlirojmë qytetin nga banda e të pestëve të cilët e kanë marrë peng edhe në punësim sepse kjo ka shkaktuar që vetëm 5 vetë punojnë. Kjo ka shkaktuar që ujësjellësi në vend që të vejë tubat shtron rrugë elektorale, kjo ka shkaktuar që disa njerëz të kenë të drejtë të bëjnë edhe sfinksin dhe ta quajnë vepër madhështore sepse dikujt duhet ti shiten pallatet. Kjo i ka shkaktuar të gjithë këto dhe njerëzit sot janë të papunë”, tha Duma.

Ajo u shpreh se do të ulë taksat që të hapë 15 mië vende pune. Po ashtu do zgjidhë problemin e kanalizimeve dhe ujit të pijshëm, do investojë në bujqësi dhe do zhvillojë pjesën e veriut të bashkisë me anë të një konkursi ndërkombëtar.

“15 mijë vende pune. Çdo familje durrsake do të ketë një të punësuar është finishi i mandatit tim. Në këtë situatë që është qyteti në varfëri duhet të ulim në maksimum taksat dhe 30 % do ti ul sa ma lejon ligji. Nga ujësjellësi tek kanalizimet, tek ndërtimi i 3 tregjeve rajonalë të mëdha të produktit bujqësor, subvencionin në bujqësi, jo kush investon 1 milionë euro por do investoj unë 30 % të projekteve bujqësore. Do të ndërtojmë zonën më të bukur të plazhit që do të egzistojë në të gjithë republikën e Shqipërisë që do të jetë porta e veriut dhe investimeve deri në Kep të Rodonit. 100 ditë konkurs ndërkombëtar për të marrë kompanitë më të mira për të shkuar drejt një standardi që nuk është fshehje pas gishtit”, tha Duma.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 17 Qershor 2015

Read More
16 Qer
0

Duma: Do heqim taksën e tokës deri në regjistrimin e plotë

Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma shpalosi programin e saj me banorët e Sukthit. Duma tha se do të heqë taksën e tokës për një periudhë 2 deri në 3 vite derisa të përfundojë plotësisht regjistrimin e sipërfaqeve. Kandidatja tha taksa do të hiqet për të gjitha njësitë që i bashkohen bashkisë së madhe të Durrësit dhe kostoja e heqjes së kësaj takse është e papërfillshme për buxhetin e bashkinë në masën e rreth 30 milionë lekësh të reja. Ajo u shpreh se do të përfundojë i gjithë sistemi i vadistjes dhe kullimit e cila ka një kosto fare minimale.

“Do të vendosim njëherë e mirë se kush janë kufinjtë e pronave me harta të hapura se nuk bëhet historia e azhornimit me harta të mbyllura. Do ta heq taksën e tokës sepse deri tani rri kot. Nëse zona është e zhvilluar me 3 kate dhe në përgjithësi lartësia maksimale është 3 kate, dhe ndonjë ka ndërtuar një kat apo dy, lejen nga Grida Duma do ta merrni me 3 kate. Do ndërtojmë 3 tregje të mëdha rajonalë të produktit bujqësor në 3 pika të rëndësishme që do të funksionojnë si pika grumbullimi të produktit. Më 21 qershor ne do kthejmë faqen dhe do kemi kapitull tjetër. Do kemi bashkinë e madhe, do kemi investime të vërteta, dhe jo me tubacion pa ujë, por dhe tubacion dhe ujë. Zgjidhjen e problemeve të kanalizimeve përfundimisht. Do zgjidhim përfundimisht standardin e ndriçimit, e rrugës me trotuar, e shkollës që të jetë afër dhe atje ku nuk do jetë afër do sigurojmë transportin falas për fëmijët. Zero taksa për të gjithë të rinjtë që hapin një biznes të vogël do përgjysmojmë taksën e pasurisë dhe taksat në tërësi”, tha Duma.

Kandidatja e djathtë tha se do të dëgjojë qytetarët e bashkisë të madhe për çdo hallin e tyre ndërsa vuri theksin tek hapja e vendeve të punës me paga më të mira.

“Duhet ta konsideroni një votë për vete, ta konsideroni një votë ku kryebashkiakja e Durrësit do presë njerëzit sa herë që duan të takohen dhe dëgjohen dhe do zgjidh përditë problemet. Sepse unë besoj që problemet tona nuk janë pak dhe kemi shumë punë për të bërë. Projekti më i madh që kemi për bashkinë e Durrësit është punësimi, rritje pagash, rregullimi i pronës. Subvencioim dhe financim në bujqësi me 30 %, financim në ndërmarrjet fason me paketën e sigurimeve që grave dhe të rinjve menjëherë t’u shkojë paga 40 mijë lekë më tepër. Të gjitha kryefamiljaret dhe të rinjtë që punësohen mbi 10 vetë në kompani do financojmë menjëherë paketën e tyre të sigurimeve. Në fund të 4 viteve, çdo familje e qytetarëve në bashkinë e madhe të Durrësit do ketë të paktën një të punësuar”, u shpreh Duma.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 16 Qershor 2015

Read More
16 Qer
0

Ekonomia në Fier drejt degradimit, tregtarët ankohen për listat e borxheve

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Fierit Enkelejd Alibeaj vijoi takimet me banorë të lagjeve të qytetit. Shqetësimet me të cilat përballen banorët e lagjes 15 Tetori dhe Afrim, shfaqën qartë në çdo rrugë të qytetit ndërsa tregtarët e vegjël tregojnë se po shkojnë drejt falimentimit për shkak të rënies së fuqisë blerëse. Nga ana tjetër banorët shprehin mbështetjen e tyre për z. Alibeaj.

Tregtar në lagjen Apollonia: Po mbyllim dyqanet. Listat e borxheve na mbetën në sirtar. Familjet nuk kanë me se të paguajnë dhe ne nuk kemi si t’ua marrim paratë që na kanë borxh.

Tregtar në Lagjen 15 Tetori: Kam dal të shes në rrugë për shkak se nuk përballoj dot taksat.

Banor: Për ne je kryetar i bashkisë.

Alibeaj u tha banorëve të kësaj zone se në mbyllje të fushatës  përfundimisht gjendja rezulton e njëjtë në të gjitha fshatrat dhe lagjet e qytetit të Fierit. Reagimi i qytetarëve me votë  është mekanizmi demokratik që i shërben shoqërisë për të ndëshkuar qeverisjen e keqe, tha Alibeaj.
“U bënë afërsisht 2 muaj që jemi në fushatë. 2 muaj që takoj njerëz me të njëjtat probleme. 2 muaj që shoh dëshpërimin, varfërinë, papunësinë në çdo fshat dhe lagje të qytetit të Fierit. Minimalisht ata duhet të kërkojnë ndjesë përpara se t’u kërkojnë votën fierakëve. Kjo mungesë reflektimi nga të  majtët është fyese. A kanë ardhur t’ju thonë se ndihen në faj për kaq vite braktisje nga pushteti vendor që drejtohej prej tyre? Jo nuk e kanë bërë këtë dhe kjo është fyese sepse ata ju trajtojnë sikur të ishit njerëz pa dinjitet dhe pa sens reagimi. Lëri pa gjë se të votojnë gjithsesi. Kjo është politika e tyre.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 16 Qershor 2015

Read More
16 Qer
0

Mile-Tollozhina simboli i LSI-së për abuzimet me fondet publike

Abuzimet me fondet e qytetarëve të cilët vuajnë për bukën e gojës tregojnë se kjo mazhorancë nuk ka prioritet hallet e qytetarëve, por të marrë sa më shumë nga paratë e tyre. Rasti i fundit është ai i Pogradecit.

LSI në Pogradec kandidon për Kryetare Bashkie një BINOM aferash korruptive me fondet publike, Kryetarin e Komunës Buçimas në Pogradec Roshi Tollozhina dhe Drejtoreshën e Urbanistikës së kësaj Komune Diana Mile.

Këta dy persona, kanë  shpërdoruar dhe abuzuar sistematikisht me fonde publike.

Gjithashtu, Kompania RD2, me administratore në themelim Diana Mile, me ortak dhe administrator aktual shoferin e Kryetarit të Komunës Ervin (Alban) Abazi, e njohur nga publiku si Kompania e skandalit të kripës dhe mirëmbajtjes së rrugës nacionale të Qafë-Thanës, përgjatë vitit të fundit ka marrë nga Komuna Buçimas fonde publike në vlerën: 67.739.290 lekë.

Domethënë, kryetari i komunës i kalon fondet e komunës, fondet e qytetarëve, drejtoreshës së tij dhe shoferit të tij.

Gjithashtu, kompania RD2, sipas dokumentave të deklaruar pranë Degës së Thesarit, furnizon Komunën me karburant dhe vaj, ndërkohë që nuk zotëron asnjë pikë karburanti në gjithë territorin e Republikë së Shqipërisë.

Roshi Tollozhina dhe  Diana Mile, kandidatja e LSI për kryetare në Pogradec  kanë edhe afera të tjetra korruptive me fondet publike.

Vazhdojmë më tej me abuzimet e dyshes Tollozhina – Mile:

Kështu, Diana Mile drejton një “Shtëpi të Gjelbër”, që përfiton fonde publike direkt nga Komuna. Vetëm për vitin 2014 kësaj OJF-je i është dhënë nga Komuna vlera prej: 22.400.000 lekësh. Këto fonde kyetari ia ka dhënë drejtoreshës së tij, sot kandidate e LSI për bashkinë e re Pogradec, brenda një hapësire kohore prej 10 ditësh për “furnizime dhe materiale zyre”.

Nuk mbaron këtu, Kryetari i komunës Buçimas, i ka dhënë babait të Drejtoreshës së Tatimeve të Komunës drejtues i kompanisë ADA CO për vitet 2014-2015: 270.323.300 lekë.

Pra siç shihet të nderuar qytetarë, fondet Publike në Komunën Buçimas, drejtuar nga LSI, ndahen brenda drejtuesve të vetë institucionit ku pjesën më të madhe e ka përfituar kandidatja e LSI për Bashkinë e Pogradecit, Diana Mile.

Por a munden qytetarët e mencur të Pogradecit të votojnë për Diana Milen, kandidaten e LSI-së që ka përvetësuar dhe abuzuar me fondet e tyre?

Ftoj Ramën dhe Metën që sot të japin shpjegime pse ata zgjodhën pikërisht Diana Milen për të kandiduar për Bashkinë Pogradec.

Qytetarët e Pogradecit nuk mund e nuk do të votojnë kurrësesi një kryetar Bashkie që siç e ka dëshmuar edhe në këto raste përdor fondet publike vetëm për interesat e saj personale.

Qytetarëve të Pogradecit u duhet një kryetar Bashkie që mendon dhe punon për qytetarët.

Qytetarëve të Pogradecit u duhet një kryetar bashkie për punë dhe t’u rikthejë atyre dinjitetin që ata meritojnë.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 16 Qershor 2015

 

Read More