Blog

13 Qer
0

Meta e Rama duan Bashkinë e Vorës me çdo mjet të paligjshëm e mafioz

Mazhoranca Rama-Meta apo Meta-Rama nuk po ndalet  përpara as një akti të jashtëligjshëm dhe kriminal në funksion të dhunimit të vullnetit të qytetarëve që kanë vendosur të votojnë kandidatët e opozitës në zgjedhjet e 21 qershorit.

Aktet e fundit në Vorë ku policia e shtetit është vënë tërësisht në shërbim e në urdhrat e Ilir Metës dhe LSI-së tregojnë qartazi që kjo mazhorancë, Meta por edhe bashkëpunëtori i tij Rama, janë gati të çojnë demokracinë drejt shkatërrimit dhe vendin drejt stabilizimit për interesat e tyre mafioze.

Në Vorë policia e drejtuar prej Bujar Lazes nga Skrapari dhunon çdo ditë mbështetësit e opozitës, i ndalon, i keqtrajton dhe i kërcënon që të mos mbështesin kandidatin e djathtë Fiqiri Ismaili.

Dhunë direkte ka patur gjatë gjithë kësaj kohe edhe ndaj biznesit të kandidatit Ismaili.

Iu bllokua malli nga ministri i LSI-së.

Iu bllokuan mjetet e punës dhe nga dje prej mëse 14 orësh policia në mënyrë të paligjshme ka bllokuar tërësisht biznesin e tij.

Me metoda tipike të sigurimit të shtetit kërcënohen dhe detyrohen qytetarët të bëjnë dëshmi të rreme në zyrat e komisariatit të LSI-së se gjoja kandidati i së djathtës ka kërkuar tu blejë votën.

Për të gjitha këto Partia Demokratike po bën gati denoncimin për ndjekje penale ndaj shefit të komisariatti vorë.

Shqiptarët e dinë shumë mirë se kush e përfaqëson mafien sot në pushtet.

Shqiptarët e dinë shumë mirë se kush me paratë që u grabit ditë, kërkon tu blejë votat natën dhe nuk mund të mashtrohen as nga spotet cinike të LSI-së as nga metodat e sigurimit të shtetit.

Shqiptarët po shohin përditë qartazi impenjimin me të gjitha format e Metës dhe Ramës në Vorë dhe në të gjithë zonat e tjera ku mazhoranca ndjen humbjen.

Partia Demokratike u bën thirrje të gjitha institucioneve ndërkombëtare që merren me monitorimin e zgjedhjeve të impenjohen seriozisht për evidentimin dhe denoncimin e akteve të tilla kriminale ku e gjithë struktura e shtetit duke filluar nga policia përdoren si organizata kriminale dhe mafioze për të grabitur votën e shqiptarëve.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 13 Qershor 2015

Read More
13 Qer
0

Bashkia do shlyejë kamatëvonesat për tarifat e prapambetura të ujit dhe taksat vendore

Në një nga takimet me qytetarët,  kandidati Gjergji Mero tha se Bashkia e re do të shlyejë për shtresat në nevojë gjithë kamatëvonesat e tarifave  të prapambetura të ujit dhe  ato  vendore si pastrimi, gjelbërimi etj. Me bashkinë e re,  subvecionet e bashkisë për familjet e varfra do të jenë prioritet i programit social dhe, pas 21 Qershorit nuk do të ketë banor që do të prangoset pse nuk paguajnë ujin dhe dritat. Ndërkohë vetë këto tarifa me Bashkinë e re do të ulen në ndjeshëm që mund të përballohen nga të gjithë, tha kandidati Mero. Kjo qeverisje e pashpirt po ua merr shpirtin të varfërve tha kandidati Mero, I cili shprehu trishtimin e thellë për fletoret e ushqimeve veresie që shtohen nga dita në ditë në Korçë  dhe për varfërinë që nuk mundëson ushqim normal për fëmijët e këtyre familjeve.

“Në programin tone, shtresat në nevojë do të jenë në fokus për punësim dhe strehim tha z. Mero. Strehimi i të pastrehëve në apartamentet e financuara nga Bashkia në bashkëpunim me biznesin privat, ngritja e një mence sociale,  dhe rritja e zyrës në shërbim të komuniteteve me përfaqësues nga vetë këto komunitete, janë disa  nga pikat e prioriteteve për shtresat në nevojë. Në fjalën e tyre banorët e këtyre kategorive  vunë theksin tek respektimi që i bën z. Gjergji Mero të varfërve pas diskriminim racor dhe social.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 13 Qershor 2015

 

Read More
13 Qer
0

Bashkia e Elbasanit borxh firmave të ndërtimit 3.5 miliardë lekë

Kandidati për Kryetar Bashkie i Partisë Demokratike në Elbasan Ardjan Turku, zhvilloi një takim me banorë të lagjes Luigj Gurakuqi të qytetit. Duke folur përpara banorëve kandidati Turku, theksoi edhe njëherë faktin se ka ardhur momenti që kreu aktual i bashkisë të largohet, pasi e ka zhytur qytetin, në një mungesë të theksuar të demokracisë, lirisë së shprehejes dhe mungesës së vizionit të zhvillimit.

“Kam dalë me zemrën plot, kam dalë me mendjen top, me këshillën por edhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve të mi të politikës dhe me dijeninë e plotë që do të kem mbështeje të plotë qytetare, për të tjetërsuar këtë lloj situate. Kjo situatë më besoni duhet tjetërsuar. Uji është qelbur, uji duhet të ndërrohet në bashkinë dhe në qytetin e Elbasanit. Ky është konkluzioni im përfundimtar, kjo histori duhet të marrë fund”.

Në fjalën e tij përpara qytetarëve, Turku ka evidentuar edhe faktin se sot bashkia e Elbasanit ka një borxh prej 3.5 miliardë lekësh të pashlyera ndaj firmave të ndërtimit, të pastrimit apo palëve të treta, përveç 8 miliardë lekëve kredi që ka marrë nga një bankë e nivelit të dytë. Ndërkohë në lidhje me impiantin e ri të djegies së mbeturinave, Turku edhe njëherë ka theksuar se kërkohet një transparencë e plotë në lidhje me këtë projekt.

“ Një kompani e krijuar në shtator, pas asnjë lloj experience të kaluar në 17 dhjetor, fillon koncesionin jo ndërkombëtar, me vendim qeverie, për impiantin e djegies së Elbasanit. Një impiant djegie duhet të ketë një kompani, një tender ndërkombëtar, dhe një kompani që të paktën të ketë eksperienca të kaluara në këtë fushë, sepse bëhet fjalë për 22 milionë euro, dhe kurrë nuk bëhet kështu me ligjet shqiptare. Ska vendim për vlerësim të thelluar të ndotjes mjedisore dhe çon një ndotje të re pikërisht tek ndotja e vjetër, atje ku është 60 cm e kontaminuar. Së treti ku do të shkojnë hiret, s’ka asnjë pikë kontrata, kontrata e gjetur privatisht se nuk është në faqen e këshillit të ministrave, kontrata që ka lidhur Këshilli i Ministrave por që sigurisht me ndërmjetësimin e kryetarit të bashkisë së Elbasanit, që nuk është e vërtetë që ka vënë vetëm firmën por është promotori. Pra ku do të shkojnë këto hire toksike, që nuk thuhet asgjë se ku do të shkojnë. Pra kam ngritur një mori pikëpyetjesh ligjore dhe mjedisore dhe i them, bravo të qoftë që e ke zgjidhur këtë punë, nuk është zgjidhur akoma problemi se zgjidhet kur të mbarojë ndërtimi, pro që e ke zgjidhur këtë punë e ke vënë në vijën e zgjidhjes. Të falenderoj shumë, uroj me gjithë zemër që kjo të jetë krejt e pastër nga ana ligjore dhe nga ana mjedisore. Por qytetarët dhe unë duam transparencë, dil dhe na jep garanci. A do ketë më ndotje mjedisore shtesë kjo, apo do të jetë një gjë krejtësisht e pastër. Dhe s’kam pritur nga Taulant Balla të më tregojë sa sera do të ndërtohen për këtë punë. Pra kur unë kërkoj transparencë, atë që i ka munguar Këshillit Bashkiak, që i kanë munguar kryetarit dhe bashkisë, ai del dhe thotë Ardjan Turku e kundërshton. Jo mor jo, dua që të bëhet që të shpëtojë ky qytet, por duam ta dëgjojmë , duam transparencë, dhe nuk e jep transparencën, e shiti mbrëmë. E di qeveria tha, ç’më duhet mua, unë zgjidh punën. Jo or jo duhet ta japë, kryetari i bashkisë ka vënë firmën”.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 13 Qershor 2015

Read More
13 Qer
0

Duma: Një qytet ndryshe pas 21 Qershorit

Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma prezantoi programin me banorët e lagjes nr 1 në qytet. Duma tha pas 21 qershorit, Durrësi do të jetë një qytet krejt ndryshe nga ai që përmbytet apo që nuk mirëmban arkeologjinë.

“Këtu jemi në një zonë të bukur që kemi disa kollona e na kujtojnë qytetin por fatmirësisht dhe fatkeqësisht kemi përballë me atë që dikur ka qënë muzeu por që ky kryebashkiaku i sotëm e njeh për vetër arkeologjike. Kur i numëroi tha dy, Amfiteatrin dhe Muzeun. Ndoshta duhet ti mësojmë që muzeu nuk është vepër arkeologjike por është një ndërtesë që duhet mirëmbajtur që të mirëmbajë arkeologjinë. Qyteti përmbytet përmbytet nga shirat, kanalet dhe papastëria dhe e vetmja përgjigje që kam gjetur këto ditë për argumentimin se pse qyteti përmbytet, nuk është që qyteti nuk duhet të përmbytet por ky kryebashkiaku thotë sot se për 2 orë stabilizohet gjendja.  Le të lëmë se çfarë ka kaluar në 4 apo 8 vete dhe në dhjetra vite dhe të fillojmë e të ndërtojmë bashkë atë që është qyteti pas 21 Qershorit”, tha Duma.

Kandidatja e djathtë u shpreh se do të ketë një linjë të drejtëpërdrejtë të komunikimit të saj me qytetarët duke shtuar se administrata e re nuk do të kryejë asnjë lloj presioni qytetarëve apo biznese për ta kthyer Durrësin në shembull lirie.

“Nepërmjet një numri falas tek i cili do të mund të merrni në telefon, menjëherë mesazhi dhe problematika juaj do të shkojnë drejtepërdrejtë tek zyra ime. Nuk do guxojë njeri nga stafi i Grida Dumës të ushtrojë çfarëdo lloj presioni mbi këdo qytetar apo biznes vetem se e ndjen veten se është administratë. Nëse nuk i shërben njerëzve në komunikim dhe normalitet, mbajeni mend që do bëjmë shembuj sepse këtë qytet do e kthejmë në shembull të lirisë”, tha Duma.

Ajo foli edhe për projektin e rivitalizimit të kësaj lagje ne qender të qytetit dhe ne veçanti për manaxhimin e mbetjeve në qytet.

“Të gjithë zonën që kemi tek Vollga do ta pastrojmë të gjithën dhe do krijojmë plazhin urban 4 metra të mbushur me rërë dhe gjithë zonën që fillon nga Currilat në Porto Romano do të kemi patjetër që në vitin e parë plazh publik të qytetarëve të Durrësit. Nga sot e tutje projekti për pastërtinë e qytetit do të fillojë nga ndarja e mbeturinave që në tre koshat. Projekti për pastërtinë e qytetit do fillojë nga monitorimi dhe kontrolli i përditshëm për mbledhjen e mbeturinave nga zyra përkatëse dhe çuarjen e tyre drejt riciklimit dhe zhdukjes më të fund të dalgadalëshme të landfillit të Porto Romanos që nuk është zgjidhje dhe s’mund të jetë zgjidhje. Nuk është zgjidhje që t’u thuash qytetarëve që do t’ua heq nga Porto Romano dhe do ua çoj Manëz kur Manza  është pjesë e turizmit dhe agroturizmit. Përsa i përket punësimit të të rinjve kam thënë që paketën siguruese të të gjithë atyre kompanive që punësojnë mbi 10 të rinj do ta paguajë bashkia”, u shpreh Duma.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 13 Qershor 2015

Read More
12 Qer
0

Basha nga Berati: Njerëzit duan punë, duan bukë, duan shpresë dhe jo investime që mbushin xhepat e qeveritarëve

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar nga Berati se asgjë dhe askush nuk mund t’a ndalë vrullin e fitores së 21 qershorit pasi ajo është fitorja e çdo qytetari që kërkon punë dhe dinjitet.

Entuziazmin, shpresa dhe zëri i fitores ndjehet kudo tha zoti Basha, pasi sot të majtë e të djathtë po vuajnë nga keqqeverisja e dyshes Rama – Meta.
“Rritën taksat, i frynë dhe i shumëfishuan faturat e energjisë, rritën çmimin e naftës, nxorrën kërbaçin dhe morën kacidhen e fundit nga xhepi i të pamundurve, miliona, miliona euro i falën apo i ndanë me CEZ –in, plot 6 milionë të tillë. Rritën çmimin e energjisë, por sot për faqen e tyre të zezë u mungojnë 130 milionë dollarë, 130 milionë euro, 150 milionë dollarë në arkën e shtetit. Ku janë paratë që i morët shqiptarëve? Ku janë paratë e Beratit, ku janë paratë e familjeve tuaja?
A mos vallë hapën kantiere pune? Jo, edhe ato që gjetën i kanë në vend-ndalje apo ecin me ritmin e breshkës. A mos vallë e bënë shëndetësinë falas siç premtuan? Jo, e kanë zhytur Shqipërinë në skandalin më të pashembullt të korrupsionit në shëndetësi, kjo tregon pashpirtësinë dhe fytyrën e vërtetë të atyre që premtuan shëndetësinë falas por vodhën edhe fondet e diabetikëve dhe pacientëve të tjerë me sëmundje të rënda.
A mos vallë e lanë borxhin që s’ju ndahej nga goja kur ishin në opozitë ? Jo, e shtuan me 700 milionë dollarë në dy vite, 240 dollarë për frymë më shumë borxhe morën këta. Po ku janë paratë e shqiptarëve? Ku janë paratë tuaja? Ku janë paratë tona? Në kazinotë e pushtetit, në vilat me pishina të oligarkëve, në sarajet e tyre nga Surreli në Qiparo. Nuk u ngopën duke vënë taksa të larta e duke abuzuar me to, ndaj sot nuk kanë asnjë fjalë për të thënë para jush për varfërinë që mbollën kudo, për mjerimin që 5-fishuan, për mijëra kryefamiljarë, dhjetëra-mijëra kryefamiljarë që nxorrën në mes të katër rrugëve sepse me taksat e larta, me çmimet e larta falimentuan me mijëra biznese të vogla, detyruan bizneset e mëdha që të nxjerrin njerëzit nga puna në vend që të punësojnë, shpunësuan masivisht shqiptarët. Ndërsa vetë shëtisin si turistë kryeqyteteve të Europës, në atë Europë i kanë degdisur bashkëatdhetarët tanë si refugjatë”- theksoi zoti Basha.
Varfëria, papunësia, pamundësia janë hallet që kemi prekur, diskutuar dhe qarë bashkë për dy vite tha zoti Basha duke sjellë në vëmendje bashkëbisedimet me qytetarë që nuk siguronin dot bukën e fëmijëve e që kanë arritur deri aty sa të shesin dhe gjakun e trupit për të mbajtur fëmijët. Rama-Meta janë të frikësuar tha Basha, pasi ora e gjykimit dhe e llogaridhënies po vjen.  Dita e votës është dita kur gjykatësi suprem është populli dhe vendimi i tij është i formës së prerë dhe askush nuk ka fuqinë ta diskutojë.
“Erdhën këtu dje dhe nuk foli asnjë fjalë për varfërinë, asnjë fjalë për papunësinë, asnjë zgjidhje për ju. Akoma kam në mendje zotërinë që më tha në takimin e fundit në Berat mua dhe gjithë shqiptarëve, më tha që:“Për atë Zot nuk kam bukë në shtëpi!” Kam ndërmend zonjën nga Korça që u këput me 300 lekë në mes të pazarit dhe nuk kishte para për t’i blerë bukë fëmijëve. Kam në mendje zonjën që më tha nga Rrogozhina që shes gjakun për të paguar faturat e energjisë. Shqipërinë e mjerimit, Shqipërinë e skamjes, Shqipërinë e varfërisë këta e përfillin, këta nuk duan ta shohin, nuk duan ta dëgjojnë por kjo është Shqipëria e halleve të shumëfishuara prej arrogancës së tyre, është Shqipëria e problemeve të dhjetëfishuara prej padrejtësisë së tyre është Shqipëria e mjerimit të pesëfishuar, e  papunësisë që rritet e rritet, e greminës në të cilën bien fatet e familjeve të djathta dhe të majta teksa oligarkia hedh valle në kështjellat tona, me taksat tona.
Erdhi këtu, erdhën këtu këta sharlatanë dhe mori në gojë një qytet të tërë, folën e shanë sa deshën opozitën dhe kandidatin tonë, kryetarin e ardhshëm  të bashkisë Kasem Mahmutaj, a thua se i penguam ne të hapnin 300 mijë vende pune? A thua që i penguam ne që të ulnin çmimin e enegjisë siç e premtuan? A thua se i penguam ne që të mos e rrisnim çmimin e naftës?
I kanë bërë gabim hesapet, kanë harruar se në demokraci, demokraci do të thotë sundim i popullit, se populli vendos dhe sundon me votë dhe se dita e votës po vjen.
Do të përballeni me gjykimin e Beratit ju që mashtruat pa pikë turpi se do të hapni vende pune por i mbyllët ato. Do të përballeni me gjykimin e Beratit e opozitarëve, të djathtëve e socialistëve të ndershëm ju që bëni pazar me këtë qytet dhe keni shitur çdo drejtori, e keni kthyer çdo drejtor në mitmarrës korruptiv.”
Ndërsa qytetarët e Beratit dhe gjithë Shqipërisë janë zhytur në mjerim dhe marrin borxh për bukën e gojës, kryeministri tha zoti Basha po investon miliona euro në projekte lluksi me fatura të majme korruptive.
“Edi Rama do të bëjë ishull. O piktor njerëzit duan punë, duan bukë, duan të ardhme, duan shpresë! Mbaje ishullin për vete se në ishull ke dy vjet që jeton, se po të mos jetoje në ishull do të dëgjoje zërin e njerëzve këtu që rënkojnë nga varfëria që është rritur se u ke rritur taksat, se po të mos jetoje në ishull do të bëjë diçka në vend që të grindeshe nga mëngjesi deri në darkë dhe të shaje e të merrje nëpër gojë opozitën, do të punoje për të krijuar vende pune siç premtove. Jeton në ishull nuk ke nevojë për ishull tjetër, e dinë socialistët e Beratit se në çfarë ishulli jeton ti që pasi i shite çdo drejtori organizatës kriminale që quhet LSI do të shesësh edhe Bashkinë.”


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 12 Qershor 2015

Read More
12 Qer
0

Basha: Më 21 qershor populli vendos me votë për ulje taksash, çmimesh, rritje pagash dhe pensionesh

Kuçova ka qenë ndalesa e radhës e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. 21 qershori tha zoti Basha është dita për t’i dhënë fund me votë politikës së varfërimit të qytetarëve dhe pasurimit të qeveritarëve.  Ndërsa qytetarët janë në kufinjtë e mbijetesës, qeveritarët kanë ndërtuar saraje e vënë pasuri marramëndese me taksat e rritura të qytetarëve.

“Koha e bixhozit me fatet tuaja merr fund me 21 qershor sepse ndonëse s’kanë bërë asnjë punë, s’kanë hapur asnjë kantier, nuk kanë punësuar por kanë shpunësuar me mijëra shqiptarë, për vete janë në drejtimin e duhur kanë ndërtuar vila e pishina në vila, kanë ndërtuar saraje e hotele, shëtisin çdo fundjavë si turistë  në Europë, në të njëjtën Europë ku në mënyrë të paprecedentë shqiptarët po vërshojnë si refugjat për shkak të politikës së lakut në fyt dhe kërbaçit të kësaj qeverie.”

Nga Kuçova zoti Basha i ka bërë të ditur dyshes Rama-Meta se vullneti i popullit i shprehur me votën e 21 qershorit vendos perr ulje taksash, ulje çmimesh, rritje pagash dhe pensionesh.

“Tani thonë, :“Jo më jo thonë Lulzim Basha të presë se këto janë zgjedhje lokale e ky s’i ul dot taksat.” Nuk e kanë hallin tek problemet tuaja, tek varfëria juaj që nuk pret që kërkon zgjidhje, vendoskan këta se kur ulen e kur ngrihen, megjithëse votat i morën për ti ulur dhe i ngritën. Sot i përsëris nga Kuçova, me votën popullore të 21 qershorit nuk do të luani dot nëse populli voton për ulje taksash, ulje taksash do të ketë. Nëse populli voton për uljen e çmimit të energjisë, ulje të çmimit të energjisë do të ketë. Të mos ju gënjejë mendja ndryshe, ky është ligji i ligjeve kjo është demokracia.”


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 12 Qershor 2015

Read More
12 Qer
0

Punë, jo fjalë, për qytetin që duam shumë

Fjala e Halim Kosovës në mitingun e mbylljes së fushatës në Njësinë 2 në Tiranë.

Miq, mbështetës, qytetare dhe qytetarë

Eshtë privilegj, që jam sot këtu me ju, dhe që flas me kaq shumë njerëz, që së bashku e duam kaq shumë këtë qytet dhe besojmë për një Tiranë më të mire.

Gjithashtu, është privilegj për mua, që jam i rrethuar me kaq shumë shpresë për të ardhmen dhe që besoni tek mua.

Tirana sot ndodhet në një udhëkryq. Ne kemi një zgjedhje përballë nesh, një zgjedhje se kush do të jetë Kryetari i Bashkisë për 4 vitet e ardhshme ne qytetin tone:

  • Do zgjedhim pune jo fjalë, apo fjalë jo punë?
  • Do zgjedhim një menaxher të vendosur, apo dikë që do të ketë vetem karrierë politike?
  • Do të gjejmë zgjidhje për problemet që kemi para nesh, apo vetëm do flasim për to?
  • Do të marrim përgjegjësi për të zgjidhur problemet tona, apo do t’ia hedhim fajin të tjerëve?
  • Do të zgjedhim një Kryetar që beson se Bashkia duhet t’i përkasë qytetareve të Tiranes dhe ai duhet të jetë në shërbim të tyre, apo dikë që beson se bashkia duhet të kontrollohet nga një parti, duke e vënë atë në shërbim të partisë.

Tirana ka ecur përpara gjatë këtyre 4 viteve:

  • Sot kemi një plan urban të miratuar, për qytetin tone
  • 50,000 familje më shumë kanë sot ujë
  • Ka më shumë ndriçim e gjelbërim
  • Ka më shumë kopshte e çerdhe me ngrohje për to, por mendoj se duhet bërë më shumë…

Për këtë arsye, jam duke kandiduar për kryetar Bashkie, qe të bëjmë më shumë për qytetin tonë. Dua të krijoj më shumë vende pune, të shtroj rrugë dhe trotuare, të ndërtoj shkolla të reja.

Dua ta bëj Tiranën një qytet më të mirë për të jetuar dhe punuar, sepse unë e dua këtë qytet. Tirana më ka dhënë mua shumë mundësi: shumë miq të mirë, familje të mrekullueshme, punë të respektuar dhe një profesion me shumë kënaqësi dhe mirënjohje përreth, të cilën dua t’ia shpërblej qytetit tim.

Unë nuk jam një politikan tipik, por ndoshta kjo është ajo që na duhet!

Tirana është një qytet i veçantë, me kurorën e Dajtit, produktet BIO të Shëngjergjit, me Liqenin e Farkës dhe bukuritë e Pezës e Ndroqit, me zona të zhvilluara, si dhe me zona që kanë akoma nevojë për vëmendje, që meritojne një kryetar bashkie që si qëllim kryesor ka vetëm qytetin dhe qytetarët.

Besoj e keni dëgjuar, që kundërshtarët e mi më kanë sulmuar se kam ide të mëdha. Sot po ju them që; unë vertet kam vizion, por vetëm për qytetin dhe jo për karrierë politike. Unë tashmë kam pesë prioritete kryesore për Tiranën:

–        Higjena e qytetit, Tirana e pastër dhe e gjelbër

–        Ulja e taksave me 30% për të krijuar më shumë vende pune

–        Shtrimi i rrugëve dhe trotuareve

–        Shkollat dhe cilësia e tyre

–        Kujdesi për shtresat në nevojë.

Unë ju kam prezantuar një program specifik për Njësinë 2, si dhe për Farkën. Gjithashtu, kam zgjidhje reale për çdo rrugë, çdo bllok, çdo lagje, çdo cep të Tiranës së madhe.

Këto nuk janë vetëm fjalë, por visioni im për të ardhmen e qytetit, me objektiva, standarte, afate të përcaktuara, si dhe buxhet të garantuar. Këto nuk janë thjesht numra, këto janë ndryshime reale dhe specifike në çdo lagje.

Unë kam treguar se jam një menaxher i vendosur, duke ofruar kushte shërbimi gjithnjë e më të mira për qindra e mijëra qytetarë, kudo ku kam punuar.

Gjithmonë, kam marrë përgjegjësi për ndryshim, në vend që të ankohesha për të tjerët.

Si kryetar bashkie, do të realizoj të gjitha projektet e prezantuara me nikoqirllëk dhe buxhet të mirëllogaritur me 0 tolerancë për abuzime.

Unë do të jem në shërbim të çdo qytetari, duke ju siguruar që do të ofroj në mënyrën më të mirë të mundshme, atë që ju meritoni.

Si kryetar bashkie do të jem pranë jush, duke ju shërbyer me përkushtim si dhe duke plotësuar nevojat tuaja per çdo projekt të rëndesishëm, i cili paraprakisht do të konsultohet me ju.

Kudo ku kam punuar, kam menaxhuar buxhete me përgjegjshmëri, me transparencë dhe zero tolerancë për korrupsion. Kam negociuar kontrata për 30% më pak për të njëjtat shërbime duke kursyer paratë tuaja.

Gjithmonë gjatë karrierës time menaxheriale, kam bashkepunuar me donatorë të rëndësishëm në vendin tone, si: USAID, Bashkimin Europian, Banka Botërore, UNICEF, etj, duke bërë të mundur rritjen e buxhetit aty ku kam drejtuar, në të mirë të shërbimit karshi jush.

Besimi reciprok, i krijuar me këta donatorë të fuqishëm, edhe si Kryetar Bashkie, besoj do të më shërbeje si burim i rëndësishëm financimi për shumë projekte në të mirë të qytetarëve të Tiranës.

Çdo qindarkë e vetme që do të shpenzohet nga Bashkia do të publikohet online, që qytetarët të ndjekin, se ku shkojnë paratë e tyre.

Si kryetar bashkie, do të vazhdoj te punësoj staf profesional, të përgjegjshëm, gjithmonë në shërbim të qytetarëve, i cili vazhdimisht duhet të ndjekë ritmin tim të punës duke marrë përgjegjësi, si dhe duke i realizuar ato në kohë.

Angazhohem para jush për të realizuar vizionin tim për Tiranën duke i shërbyer gjithë banorëve të saj. Parimi i demokracisë, është që sistemi është i drejtë dhe dyert janë të hapura për këdo që punon shumë dhe zbaton ligjet dhe rregullat.

Jam krenar që çdo ditë të jetës sime, kam punuar dhe do të punoj për këto vlera. Edhe si Kryetar i Bashkisë, do ti zbatoj këto vlera për çdo qytetar të Tiranës: pavarësisht nese janë me PD-ne apo PS-në, apo pa parti, të pasur ose të varfër, në komuna apo bashki, burra apo gra, të rinj apo të moshuar, të gjithë do marrin shërbimet që meritojnë dhe do të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe të drejtë.

Disa thonë që jam shumë i ndershëm për tu përfshirë në politikë, se jam shumë i qetë dhe se jam më shumë menaxher se debatues.

Ne i kemi provuar politikanët tipikë, flasin shumë, e punë pak. Ata ja vënë fajin të tjerëve duke mos zgjidhur problemet tuaja. Politikanët tipikë gjejnë mënyra për të qënë jo transparent me ju dhe për vite me rradhë janë marrë me njëri tjetrin. Unë do të merrem me Tiranën.

Do të punoj për të rritur pritshmëritë tuaja duke përmirësuar jetën tuaj të përditshme. Nuk ju premtoj që do zgjidhet çdo problem menjëherë, por ju premtoj që do të punojme së bashku  çdo ditë, për të zgjidhur hallet dhe shqetësimet tuaja.

Ky vërtet nuk është një miting përmbyllës për fushatën, por sigurisht një festë që paralajmëron fillimin e punës për qytetin tonë. Këto takime gjithmonë më japin shumë energji për të realizuar vizionin tim për Tiranën tonë.

Sot shoh edhe shumë të rinj mes jush, si dhe qytetare dhe qytetarë të të gjitha moshave. Edhe gjatë ditës së sotme, takova shumë të rinj që do të votojne për herë të parë dhe votën e tyre ma garantonin mua për Pune dhe Dinjitet.

Kur fitojmë ne, fitojnë qytetarët, fiton e gjithë Tirana, kështu që bashkohuni me ne në këtë fitore të përbashkët.

  • Bashkohuni me ne, për një qytet më të mirë.
  • Bashkohuni me ne, për punë, jo fjalë.
  • Bashkohuni me ne, për të treguar se Bashkia mund të punojë për të gjithë qytetarët, për Njësinë 2, Farkën dhe Saukun, për Dajtin dhe Ndroqin, për njësi 9 dhe Zallbastarin, me ne krye një manaxher të vendosur, per një qytet më të mirë.

Unë po e kërkoj votën tuaj, sepse së bashku do ta bëjmë punën. Së bashku me ju për familjet tona, për të ardhmen e fëmijëve tanë, nipërve dhe mbesave, si dhe për të gjithë Tiranën.

Faleminderit shumë dhe mirë u takofshim në festën e fitores!


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 12 Qershor 2015

 

Read More
12 Qer
0

Duma: Qyteti trajtohet si pronë për 5 miq, më 21 Qershor ne do jemi lajmi i mirë për të djathtë e të majtë

Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma shpalosi programin e saj me banorët e lagjes së rrotës së kuqe. Duma tha se do të zgjidhet problemi i kanalizimeve dhe ujit të pijshëm, do ketë drejtësi me ndihmën ekonomike e cila do ti jepet çdo qytetari pa dallim. Kandidatja tha se më 21 Qershor, ne do të jemi lajmi i mirë për të gjithë qytetarët, demokratë dhe socialistë.

“Kam mision ta bëj këtë qytet me kanalizime dhe me ujë. Për 6 muaj do sjellim ujin 3 herë në ditë. Për 4 vjet do kemi 24 orë ujë. Kush ka paguar faturë uji kur ujin e ka marrë me bot do të zerojmë të gjitha faturat. Kemi thënë 15 shkolla dhe me emergjencë këtu do kemi 9 vjeçaren, kopështin dhe gjimnazin tuaj. Ju them me sinqeritet që ai fond dhe buxhet që është do ndahet për ndihmë ekonomike për të gjithë ata që janë në nevojë. Ajo që ligji ua njeh do t’ua japim të gjithëve dhe mjaft më me situatën që një palë rrijnë të shkallët, një palë gjoja plotësojnë kriteret, një palë socialistë e një palë demokratë, se në fakt këtu në bashkinë e Durrësit as socialistët nuk janë trajtuar. Janë nja 5 shokë të atij zotërisë që ata janë ato që trajtohen. Sot edhe socialistët janë të gjithë të zhgënyer dhe besoj se në 21 Qershor ne do të jemi lajmi i mirë për të gjithë qytetarët që janë qytetarë të bashkisë së Durrësit. Kam bërë deklaratë publike stop ndërtimit në plazh, stop ndërtimit në qendër, mjaft më betonizim se nuk e lejojmë më këtë shkatërrim të qytetit”, tha Duma.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 12 Qershor 2015

 

Read More
12 Qer
0

Do të ngremë transport urban model për Korçën

Kandidati Gjergj Mero zhvilloi një takim me banorët e lagjes së francezëve, ku problemet më të spikatura janë papunësia, varfëria dhe banesat sociale.

Në hapje të takimit kandidati Mero vuri në dukje se korçarët ashtu sikurse çdo shqiptar, vuankrizën e madhe për shkak të keqqeverisjes qëndrore  dhe braktisjes së Bashkisë.  Investimet në infrastrukturë në qendër për të tërhequr vëmendjen,  janë kryer për interesa abuzive  të pushtetit dhe jo për të zgjidhur hallet dhe problemet e komunitetit.  Kandidati Mero tha se premtimet  boshe të qeverisë dhe kandidatëve të majtë,  vijojnë ende të mashtrojnë publikun, i  cili kësaj radhe nuk mund të manipulohet më.

Kandidati Mero duke trajtuar  një nga pikat kryesore të programit sikurse është çështja e transportit publik  tha se, do të ngrihet një shërbim urban  me cilësi.

“Do të ngremë një transport urban model, duke respektuar oraret e pritjes, si dhe do të rehabilitohen stacionet e qëndrimit.  Në standardet cilësore të transportit,  do të gjejnë veten pensionistët, shtresat  në nevojë dhe çdo njeri  që shfrytëzon këtë shërbim. Njëherësh, tha kandidati Mero, do të mundësojmë zgjidhje për uljen e çmimit të aboneve, për shtresat në nevojë, si dhe për të rinjtë  në kuadrin e zbatimit të Kartës së Studentëve.

Duke vijuar me shtjellimin e programit, kandidati Mero iu përgjigj dhe pyetjeve specifike të pjesëmarrësve të cilët më së shumti këmbëngulën në zgjidhjen e mungesës së punësimit. Një temë e mprehtë sociale e qytetit është dhe trajtimi i të moshuarve të vetmuar çështje për të cilën, kandidati Mero tha se do të mendohet ngritja e një azili social me mbështetjen nga të ardhurat e bashkisë, por dhe projekteve sociale  të shoqatave joqeveritare.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 12 Qershor 2015

 

Read More
12 Qer
0

Basha: Shqiptarët nuk kërkojnë lëmoshë por kërkojnë zgjidhje, kërkojnë punë dhe dinjitet

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar turin elektoral në Cërrik dhe Peqin. Zoti Basha tha se ka ndodhur, që një qeveri apo një i votuar të mos arrijë të mbajë dot të gjithë premtimet por nuk ka ndodhur kurrë në një vend demokratik, që një qeveri të shkojë në drejtimin e kundërt të premtimeve të saj, siç ka ndodhur me dyshen Rama – Meta. Ata premtuan uljen e çmimit të dritave por e rritën atë, siç rritën çmimin e naftës, taksat, papunësinë dhe varfërinë. Qytetaret varfërohen çdo ditë, ndërsa qeveritarët pasurohen me paratë e qytetarëve.

“U gënjen mendja se ku me presione, ku me shantazhe, ku me sondazhe, ku me thesin e miellit e ku me paratë do të arrijnë të blejnë varfërinë që mbollën në këto dy vite Drama e çdo nëne, e çdo gruaje, shumë prej të cilave janë marrë e çuar në biruca, sepse lidhnin energjinë për fëmijët e sëmurë, të tjera që dhuronin gjakun sepse nuk kishin me çfarë të paguanin faturat e energjisë e mijëra të tjera që janë pa punë, enden pa shpresë në kërkim të një kothere bukë për fëmijët e tyre. Ky është realiteti, këto janë hallet, problemet, papunësia, varfëria, kriza ekonomike. Kjo është gjëma e dyshes Rama-Meta që erdhi me premtime të mëdha para dy vitesh. Dinjiteti i nëpërkëmbur i kryefamiljarëve nuk është në shitje në 21 qershor por do të ndëshkojë me votë ata që e shkelën, ata që e nëpërkëmbën”.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur vendosmërinë tij dhe të Partisë Demokratike për të luftuar deri në realizimin e plotë të ofertës së demokratëve për ulje taksash, çmimesh dhe rritjen e punësimit.

“Do të luftoj deri në fund, deri në fitore për të ulur çmimin e energjisë me 25%, për të falur kamatë-vonesat, për të rritur rrogat e pensionet, për të rritur ndihmën ekonomike dhe për të shtuar në listën e ndihmës ekonomike të gjithë ata që u hoqën me të padrejtë, për të qëndruar në krah të më të pamundurve, duke ulur me 20% çmimin e miellit, orizit, sheqerit, vajit, vezës, qumështit dhe mishit përmes heqjes së TVSH”.

Fatin e betejës, në 21 qershor nuk e vendosin as kërcënimet e Edi Ramës, as paratë e pista të krimit, por e vendos rruga e zgjidhjes për të dalë nga varfëria e ulur këmbëkryq, që nuk kërkon lëmoshë, por kërkon zgjidhje, kërkon punë, kërkon dinjitet, kërkon respekt, – theksoi zoti Basha, duke shpalosur ofertën e Partisë Demokratike.

”Ne e kemi rrugën e daljes nga kjo krizë, ne kemi vizionin, ne kemi vendosmërinë dhe ne do ta ofrojmë atë e me votën tuaj do të hapim një rrugë tjetër. Kjo është rruga e uljes së taksave, kjo është rruga e uljes së çmimit të energjisë e cila është dyfish më e lartë se në çdo vend tjetër në Ballkan, kjo është rruga e një fondi të trefishuar për bujqësinë por që vjen drejtpërdrejt tek fermerët e nuk shkon në një grusht njerëzish që abuzojnë paratë e taksave tuaja, kjo është rruga e punës, punësimit për të gjithë të papunët e Peqinit e në veçanti për rininë punëtore e fisnike të Peqinit” – theksoi zoti Basha.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 12 Qershor 2015

Read More