Blog

11 Qer
0

24 orë ujë të pijshëm e të sigurt në Tiranë

Kandidati për Kryetar Bashkie, Halim Kosova, prezantoi sot projektin e tij të detajuar e të mbështetur në faturë financiare, për të siguruar ujë të pijshëm 24 orë në Tiranë. Më poshtë, gjeni prezantimin e plotë të z. Kosova.

Objektivi im për katër vitet e ardhshme do të jetë: 

“Furnizim me ujë 24 orë pa ndërprerje dhe me cilësi”.

Qyteti i Tiranës sot ka në dispozicion nga burimet ekzistuese një sasi uji me prurje 3700 litër/sek. Kjo është e mjaftueshme për furnizimin me ujë 24 orë pa ndërprerje për një popullsi prej 1 000 000 banorësh, sipas standardeve.(norma 250 litër/dite për banorë).

Gjatë vitit të parë të mandatit do të realizohet furnizimi me ujë 24 orë dhe heqja përfundimtare e depozitave në Bllokun që kufizohet nga rruga “Todi Shkurti”, rruga “Ali Visha” dhe rruga “Budi”.

Investimet për realizimin e këtij objektivi në të gjithë Tiranën do të orientohen në:

  1. Burimet e Ujit
  2. Linjat e transmetimit
  3. Depot e akumulimit
  4. Rrjeti shpërndarës
  5. Integrimi i rrjetit të komunave me rrjetin kryesor të ujësjellësit
  6. Rritja e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarit
  7. Shtimi i burimeve të reja

Realizimi i investimeve të planifikuara do të bëjë të mundur:

o   furnizimin e rrjetit me ujë pa ndërprerje

o   rritjen e presioneve mbi 4 bar (a.t.m) në të gjitha pikat e rrjetit që bën tëpanevojshme pompat në shkallët e pallateve dhe depozitat ne tarraca

  1. BURIMET E UJIT
  • Menaxhimi me efiçencë i burimeve dhe pus-shpimeve aktuale.
  • Rikonstruksionii burimeve të Selitës dhe Bovillës së vjetër
  • Sigurimi i mbrojtjes sanitare dhe parametrave të cilësisë së ujit në të gjitha burimet, puset dhe stacionet e pompimit.

Vlera investimeve 3 milion Euro

  1. LINJAT E TRANSMETIMIT
  • Rikonstruksion i 15 km linja ekzistuese transmetimi
  • Ndërtimi i 18 km linja të reja

Efekti i investimeve:

  • Reduktimii humbjeve në transmetim nga burimi ne depo
  • Shtimi i sasisësë prurjeve nga burimi në depo me 500 litra/sek

Vlera investimeve 18 milion Euro

  1. DEPOT E AKUMULIMIT
  • Ndertimi i 3 depove te reja
  • Vendosja e sistemit të kontrollit të bilancit të ujit
  • Përsosjae sistemit të klorinimit

Efekti i investimeve:

  • Shtimi kapaciteteveakumuluese  me 9000 m3

Vlera investimeve  6.1 milion Euro

  1. RRJETI SHPERNDARES
  • Reduktimii humbjeve në rrjetin e brendshëm.
  • Rikonstruksion i 180 km rrjet shpëndarës në zonën urbane
  • Nxjerrjanga puna e 200 km rrjeteve të vjetra të amortizuara
  • Ndërtimi i 50 km rrjete të reja në zonat rurale
  • Rritja e presioneve  në rrjet mbi 4 bar (atm).
  • Ndarjae rrjetit në disa zona furnizimi të pavarura, për një kontroll mëefiçent të furnizimit më ujë
  • Përsosjadhe menaxhimi i sistemit të matjes

Vlera investimeve 13 milion Euro

  1. INTEGRIMI I  RRJETEVE TË KOMUNAVE ME SISTEMIN  KRYESOR TE UJESJELLESIT
  • Integrimii  rrjeteve të komunave me sistemin  kryesor të Ujësjellësit, aty ku është e mundur, për të arritur:

o   furnizim të garantuar me ujë

o   me kosto sa më të ulët

o   pa rritur çmimin për 4 vitet e ardhshme.

  • Ndërtimi rrjeteve të reja shpërndarëse për komunat që nuk mund të integrohen me sistemin e ujësjellësit të Tiranës.
  1. RRITJA E CILËSISË SË SHËRBIMIT NDAJ QYTETARIT.
  • Vendosja e administratoreve për grup-pallatesh që do të marrin përgjegjësinë e furnizimit me ujë dhe shërbimet e tjera. (sasia, cilësia, presioni i rrjetit, konsumi, leximi i matësit, etj).
  • Ofrimi i shërbimeve për pagesat e faturës në të gjitha bankat e nivelit të dytë
  • Ofrimi i kontrollit online të gjendjes së faturës dhe të debisë për qytetarin
  • Krijimi i zyrave të ankesave për zona sa më të vogla shërbimi,
  • Zgjidhja e ankesave të qytetarëve në një kohë më të shkurtër
  • Rritja e kontrollit ndaj shpërdorimit të ujit të pijshëm
  1. SHTIMI I BURIMEVE TE REJA .

Vlera investimit 18 milion Euro

  • Ndërtimi i linjës së re të transmetimit me gjatësi 10 km dhe diametër 900 mm nga Liqeni i Bovillës deri tek Impianti i ujit Bovillë.
  • Vlera 10 milion euro
  • Shtimikapacitetit të përpunimit të ujit në Impiantin e Bovillës me 600 litra në sekondë.

Vlera  8 milion euro


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 11 Qershor 2015

 

 

 

Read More
11 Qer
0

Veliaj gënjeu për të mbuluar korrupsionin, Gjonaj është proceduar për 1 ditë mungesë në punë

Për të mbuluar abuzimet e tij, korrupsionin me tenderat që ka përfituar vëllai, Erion Veliaj është gati të gënjejë në mënyrë monstruoze.

Ai deklaroi se e ka pushuar Luiza Gjonajn, nëpunësja që nuk pranoi të firmoste tenderin për vëllain e tij, madje që e denoncoi me shkresë zyrtare shkeljen e ligjit, sepse ajo paska munguar 74 ditë në punë.

Ja ku është akti i kontrollit, i bërë nga vartësit e tij. Pra procedimi disiplinor që ka urdhëruar Veliaj, pas denoncimit që Gjonaj i bëri korrupsionit.

Kontrolluesit kanë shkruar në raport, e zeza mbi të bardhë, që zonja Gjonaj, ka munguar një ditë në punë, me 8 gusht të vitit 2014.

Ja ku është raporti. Një ditë të vetme.

74 ditë tha Veliaj dhe e përsëriti këtë refren 10 minuta në emisionin Opinion, kushdo që e ka parë e mban mend.

Në të njëjtën mënyrë, Erion Veliaj gënjen, duke u përpjekur të mbulojë aferat e tij, si me vilën luksoze, dasmën luksoze të bërë me fondet publike të traku-fest, 540 milionë lekët që ka marrë kompania e vëllait të tij, e deri tek skandali më i rëndë, përfshirja në paratë e pista të Dzanashvillit, përmes bashkëshortes së tij.

Qytetarët e Tiranës janë ngopur me mashtrimet e tij për të mbuluar korrupsionin.


Deklaratë e deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi, 11 Qershor 2015

 

Read More
11 Qer
0

Meta dhe Rama me kërcënime mafioze, nuk duan zgjedhje

Partia Demokratike denoncon ashpër presionet dhe kërcënimet ndaj kandidatëve tanë në zgjedhje, nga kontigjenti kriminal që po operon në krah të dyshes Rama-Meta.

Kandidati i Aleancës për Punë e Dinjitet për Pogradecin, Eduart Kapri, ka marrë një mesazh kërcënues, të tipit mafioz, ku i kërkohet të tërhiqet për tre ditë nga gara, në të kundërt ai do të ketë pasoja të rënda.

Eduart Kapri garon përballë kandidatit të Ilir Metës. Ky kërcënim brutal, kriminal, i paprecedentë, vjen 10 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, në kohën kur të gjithë të dhënat flasin për një fitore të padiskutueshme të Eduart Kaprit në Pogradec.

Pasi kanë dështuar në të gjitha premtimet e tyre, pasi vijnë në këto zgjedhje pa bilanc dhe pa ofertë, tani u ka mbetur vetëm një zgjidhje, të mos ketë zgjedhje. Dhe për këtë përdorin dorën mafioze për të kërcënuar dhe ushtruar presion.

I bëjmë sot të ditur Ilir Metës dhe ortakut të tij Rama, se Partia Demokratike i mban ata të dy drejpërdrejt përgjegjës, nëse një fije floku i preket kandidatëve tanë, njerëzve të tyre, dhe çdo demokrati e qytetari të përfshirë në këto zgjedhje.

I kërkojmë Prokurorisë të reagojë me shpejtësi, të hetojë e të zbulojë autorin e porositësin e këtij kërcënimi e ta vërë atë para ligjit.


Deklaratë për media e n/kryetarit të Partisë Demokratike, Edi Paloka, 11 Qershor 2015

 

Read More
11 Qer
0

Duma: Drejtësi me fatura e ndihmën ekonomike. Do pastrojmë qytetin dhe trefishojmë transportin publik

Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma shpalosi programin me banorë të zonës së Shkozetit. Duma tha se pas datës 21 Qershor, çdokush që meriton ndihmën ekonomike do e marrë menjëherë dhe do vendoset drejtësi me faturat abuzive të ujit dhe energjisë me avokatinë falas nga bashkia.

“Nga 21 Qershori, do fillojmë bashkë një projekt që rregullon të gjitha rrugët, kanalizimet, ndarjen e ujërave të zeza nga ato të bardha dhe vendosjen e ndriçimit në rrugë dhe rrugica. Këto nuk janë premtime por fillesa të një bashkie të re. Nuk do të ketë më aplikime për ndihmë ekonomike sikur janë konkurse por ata që janë në nevojë për ndihmën ekonomike, menjëherë do të konfirmohet që janë në nevojë dhe të papunë  dhe pa asnjë të ardhur, do të marrin të gjithë ndihmën ekonomike dhe gjithçka që i takon sipas ligjit. Nëse ka fatura abuzive të ujësjellësit, nëse ka fatura të mbivlerësuara të energjisë elektrike, nëse nuk keni ku të mbroheni për faturat e energjisë abuzive do të keni në bashki atë që është avokatia falas për të gjitha abuzimet ku nuk keni ku të mbroheni. Punësimin e çojmë deri në fund dhe në fund të mandatit 4 vjeçar një familje do të ketë minimalisht një të punësuar. Kam thënë 15 mijë vende pune dhe pas katër viteve do të shikojmë që çdo familje të Durrësit një të punësuar”, tha Duma.

Kandidatja duma u shpreh më tej se do pastrohet qyteti dhe nuk do ketë më djegie të plehrave. Për banorët e Shkozetit dhe zonave të tjera periferike do të ketë 3 herë më shumë transport publik.

“Do ta pastrojmë qytetin dhe të kthejmë edhe mbeturinat në të ardhura ekonomike. Do zhdukim dalngadalë landfillin e Porto Romanos dhe dy herë në ditë do vijnë të pastrojnë koshat. E sigurtë që nëse votoni për alternativën tonë dhe kërkoni votën për Grida Dumën nesër do jeni vetëm kokëlartë për vetën dhe atyre që ua kërkuat. Komunitetet që janë larg qendrës vuajnë transportin publik dhe do të bëj realitet brenda 5 muajve trefishimin e transportit publik dhe së paku përgjysmimin e kohës në të cilën kalon urbani”, tha Duma.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 11 Qershor 2015

Read More
11 Qer
0

Cara: Ja prova për një nga rekordet kriminale të Ervin Rroshit

Kandidati i djathtë për kryetar Bashkie i Kavajës Engjëll Cara, prezantoi projektin e tij në fshatin Bogo, të komunës Synej. Prioritetet në këtë fshat janë punësimi dhe zhvillimi i turizmit duke qenë se ky fshat është një pikë turistike e paprekur dhe e paeksploruar deri sot, siç ësht zona e “Forsilukut”.

“Që në momentin e parë do të bëhet rruga për në “Forsiluk”, do ta bëjmë plazh publik për banorët e Bagosë, Synejit dhe të gjithë Kavajës së re”.

Përsa i përket punësimit, kandidati Cara, theksoi se çdo, shtëpi do të ketë, minimumi, një të punësuar:

“Marrim zotimin që çdo familje e kësaj zone të ketë të punsuar një pjestar të familjes”.

Më tej kandidati Cara, zbuloi për banorët se kandidati i majtë Ervin Rroshi është një person i dënuar në mungesë, në vitin 2000 për plagosje me dashje.

“Sot, ne kemi një dokument në dorë që flet për dënimin e Ervin Rroshit, pavarsisht që gjykatat e asaj kohe ishin të Fatos Nanos, ishin të Rexhep Mejdanit, ai është dënuar me vendim të Gjykatës së Parë në mungesë”.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 11 Qershor 2015

Read More
11 Qer
0

Duma: 500 banesa sociale, zgjidhje parkimit dhe pastrimit të qytetit

Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma prezantoi programin në lagjen 16 të qytetit. Duma tha se në 8 vite qyteti ka mbetur në vend dhe pas 21 qershorit do ndryshohet faqja e tij.

“Durrësi përmbytet, por ai thotë se stabilizohet për dy orë. Dalngadalë kanë kaluar 8 vite të qytetit pa stabilizim, me kaos, me varfëri të cilat në asnjë mënyrë nuk do t’i pranojmë më dhe nga 21 Qershori do ndryshojmë faqen”, tha Duma.

Kandidatja e djathtë vuri theksin tek strehimi dhe mandatin ardhshëm, bashkia do të ndërtojë 500 banesa sociale ç’ka do të jetë një zgjidhje e shpejtë për qindra familje që presin ndihmën e bashkisë.

“15 mijë vende pune në fund të katër viteve që do të thotë luftë frontale ndaj papunësisë dhe varfërisë. Janë 5 mijë aplikime për strehim dhe në 8 vite u propozuan 340 banesa. në 8 vite u realizuan 120 dhe me këtë ritëm duhen nja 50 mandate për të kaluar kërkesat aktuale. Banesat sociale do zgjidhen duke përdorur një pjesë të madhe të pronave të bashkisë për zgjidhjen e problemit të strehimit, ç’ka do të thotë që në fund të mandatit ne do të kemi 500 banesa sociale”, tha Duma.

Me banorët e kësaj lagje, Duma foli edhe për rivitalizimin urban të lagjeve duke përcaktuar edhe standardet e duhura të investimeve në infrastrukturë. Ajo foli më tej se do t’i jepet zgjidhje mungesës së parkimit në zona të ngarkuara si në zonën e Plazhit, në qytet dhe në Currila. Po ashtu, bashkia do të manaxhojë krejt ndryshe pastrimin dhe mbetjet në qytet.

“Rikostruksioni duhet të jetë në këtë standard: me ndriçim, me stol, me gjelbërim. Po nuk qe kështu, kjo nuk është investim, kjo nuk është rrugë. Dhe po nuk qe kështu, atëhere nuk kemi bërë asgjë përveçse dëm edhe këtë investimin e parë. Sot, edhe në mandatin e tretë nuk propozohet asgjë për pastërtinë e qytetit. Thuhet prap landfill, Që nuk është gjë tjetër veçse një fushë me mbeturina, që digjen atje. Zgjidhja e madhe me mbetjet është standardi që do vendosim rregull i cili është: çdo 150 metra do të kemi 3 kosha plehrash me ngjyra ku do ndajmë plastikën nga letra dhe qelqi. Sot do të fillojmë të shkojmë drejt programeve të punësimit që do të thotë ulja e taksave për të gjitha bizneset me 30 %. Do kemi 3 pika parkimi vertikal në zonën e plazhit, në zonën e Currilave dhe në zonën e stacionit e autobuzave do të jetë një lehtësim i parkimit”, u shpreh Duma.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 11 Qershor 2015

Read More
10 Qer
0

Basha: Vullneti i popullit me votë mundëson uljen e taksave dhe çmimeve, hapjen e vendeve të punës

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar takimet elektorale në Krujë. Zoti Basha e ka konsideruar pritjen e jashtëzakonshme që i rezervuan banorët e bashkisë së Krujës si shprehje të qartë të vullnetit të qytetarëve për të ndalur të keqen që ka mbërthyer vendin dhe për t’i hapur rrugën ofertës së Partisë Demokratike për punë dhe dinjitet.

“I gjithë ky bashkim vëllezër e motra është shprehje, i gjithë ky entuziazëm, i gjithë ky besim dhe bindje në fitore është shprehje e vendosmërisë, e vendosmërisë së krutanëve, për të hequr një orë e më parë lakun nga fyti, lakun e pashpirtësisë, të arrogancës dhe të papërgjegjshmërisë të dyshes Rama-Meta dhe lakejve të saj.

E shikoni sot anembanë Shqipërisë, e shikojnë dhe janë ata që po bëjnë llogaritë sepse i kishin bërë pa popullin, i kishin bërë pa Krujën. Shikojeni Krujën, dëgjojeni popullin!

Dy vjet me radhë e vunë lakun në fytin e qytetarëve të pamundur. Dy vjet me radhë goditën me kërbaçin e pashpirtësisë, shkelën premtimet e tyre para qytetarëve, rritën taksat, rritën çmimin e energjisë, rritën çmimin e karburanteve dhe menduan se do t’ja hedhin me propagandë, me gënjeshtra, me estrada, me kërcënime, me sondazhe, me shantazhe, me banditë.

Harruan se në demokraci vjen ora e llogarisë, se mund të kapësh institucionet, mund të blesh gjyqtarët, mund të trembësh zyrtarët, por popullin nuk e blen dot kurrë, popullin nuk e tremb dot kurrë”- theksoi zoti Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha  deklaroi se asgjë dhe askush nuk mund të vendos fatin e kësaj beteje përveç qytetarëve me 21 qershor ata nuk mund të blejnë varfërinë që vetë e shkaktuan,  nuk mund të blejnë dinjitetin që iu nëpërkëmbën shqiptarëve. Me votë do të vendosin të ardhmen e tyre dhe askush nuk mund të dale mbi votën e qytetarëve.

“Fati i kësaj beteje nuk do të vendoset kurrë as nga kërcënimet e Edi Ramës, as nga paratë e pista të Ilir Metës, as nga zuzarët e krimit. Fati i kësaj beteje është në duart tuaja, ju do të vendosni.

E vendos shpirti i lirë i krutanëve që s’ka pasur huliganë t’a nënshtrojë në shekuj, e vendos kurajo civile e rinisë krutane, e rinisë të pamposhtur. E vendos klithma e thekshme e varfërisë që kanë mbjell kudo, që nuk kërkon as nuk pranon lëmoshë por kërkon zgjidhje, kërkon punë, kërkon dinjitet, kërkon përkushtim si ai që sjell Hamdi Pasha dhe Partia Demokratike.

Kush janë këta që bredhin nëpër Shqipëri duke kërcënuar shqiptarët pasi e dinë se asnjë premtim i tyre nuk pi ujë? Janë këta të cilëve sot Eurostat-i, agjencia zyrtare e Bashkimit Europian, ju tha atë që ju kemi thënë ditë për ditë, ju e ndjeni ditë për ditë, javë për javë, e në veçanti muaj për muaj kur vijnë faturat e energjisë, se energjia elektrike në Shqipëri është dyfish më e shtrenjtë se në Kosovë, se në Maqedoni, se në Mal të Zi, se në Serbi, se në Islandë. Energjia, më e shtrenjta në Ballkan, nafta më e shtrenjta në Europë, më e shtrenjta në Ballkan. Taksat  të rritura  50 përqind.  Po ku janë lekët tona që i marrin si haraç me kërbaç? Ku janë paratë tuaja? A e lanë borxhin? Jo! Borxhi është shtuar me 700 milionë dollarë që kur erdhi dyshja Rama-Meta.

A hapën kantiere pune? Zero, mbyllën ato që gjetën e çfarë ka mbetur ecën me ritmin e breshkës. A sollën punësim me lekët e taksave tuaja? Aspak, kanë shpunësuar dhjetëra-mijëra shqiptarë, të rinjë e të reja, kryefamiljarë e kryefamiljare. Ku janë lekët tona? Ku janë lekët tuaja? I kanë bërë vila me pishina, i kanë bërë kështjella dhe hotele, i kanë vjedhur kjo bandë e babëzitur. Ndaj i trembet llogaridhënies me ju”- theksoi kryetari i Partisë Demokratike.

Zoti Basha ka garantuar qytetarët se do të jetë në krah të tyre derisa të mundësohet zbatimi i ofertës së shpëtimit për qytetarët, uljen e taksave, uljen e çmimeve, nxitjen e punësimit dhe zhvillimit.

“Ju që premtuat rritje të rrogave dhe pensioneve  dhe u votuat për të dhe sot keni shkaktuar mjerimin më të thellë duke e 5-fishuar mjerimin ekstrem, duke zhytur shqiptarët në dëshpërim, në krizë ekonomike dhe psikologjike. Mos t’ju gënjejë mendja se kur shqiptarët të flasin të bashkuar siç do të flasin, me votën e 21 qershorit do të mund të injoroni vullnetin e tyre. Nuk e injoroni dot vullnetin e Krujës, nuk e injoroni dot vullnetin e shqiptarëve, vota e 21 qershorit është ligji i ligjeve.

Ju jap fjalën se sot, si kryetar i opozitës, në krah të kryetarit të ardhshëm të Krujës, Hamdi Pashës, jam i vendosur ti shkoj deri në fund, pa u tërhequn deri në fitore të betejës tonë, betejëst tuaj, për uljen e taksave, për uljen e çmimit të energjisë, për uljen e çmimit të naftës, për të gjitha paratë publike në funksionin tuaj, nga xhepat tuaj, nga tavolinat tuaja, në shtëpitë tuaja dhe jo në xhepat dhe kontot e oligarkisë” -theksoi zoti Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ka kërkuar qytetarëve të Krujës të mos japin asnjë votë për trafikant e njerëz me rekorde kriminale që përdorin para të pista për të ndryshuar vullnetin e qytetarëve.

“A e keni dëgjuar partnerët tanë ndërkombëtarë ? A i keni dëgjuar përfaqësuesit e fuqive perëndimore të cilët ditë për ditë bëjnë thirrje të hiqen të inkriminuarit nga lista?! Nuk i hoqën. Sot ata i thonë popullit shqiptar, ju i njihni kush janë, ju i dini kush janë, asnjë votë trafikantëve, asnjë votë të inkriminuarve, vota për Hamdi Pashën, votën për Partinë Demokratike.

Asnjë votë për Artur Bushin, një njeri me një të kaluar më të errët se nata pa hënë. Artur Bushi mund të ketë bërë shumë para por nuk ka bërë mjaftueshëm para për të blerë të kaluarën e tij, e nuk ka blerë mjaftueshëm para për të future në thes Krujën dhe krutanët”- theksoi zoti Basha.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 10 Qershor 2015

 

Read More
10 Qer
0

Veliaj u fshihet fakteve, miliona euro të dyshimta në fushatë

Erion Veliaj nuk bën transparencë sepse është i korruptuar.

Ai tha mbrëmë se ka 108 milionë lekë të vjetra për fushatën e tij.

E vërteta është se deri më datë 7 qershor, ai ka shpenzuar 437 mijë euro vetëm me spote televizive. Ja ku është dokumenti i monitorimit nga MCMonitoring.

Nëse shtojmë dhe shumën e brandimit dhe mbajtjes së 250 zyrave elektorale në Tiranë, dhe shpenzimet ditore të aktiviteteve të tij të luksit, e flamujt e

pafund, fushata e Erion  Veliajt e ka kaluar me kohë shifrën e 1 milionë eurove.

Erion Veliaj nuk bëri transparencë mbrëmë për rastin e Luiza Gjonajt, të cilën e shkarkoi nga puna sepse ajo denoncoi aferat e paligjshme të kompanisë së vëllait të tij, EAG. Veliaj tha se e ka hequr Gjonajn sepse ajo nuk është paraqitur në punë. Ja çfarë thotë vendimi i Gjykatës Administrative, ku zonja gjonaj ka fituar gjyqin.

Pavlefshmëri absolute të procedimit disiplinor.

Kthimin e zonjës Gjonaj në detyrë.

Dhënien e pagës për zonjën Gjonaj deri në momentin e kthimit në punë.

Pra gjykata hedh poshtë deklaratat e Veliajt.

Erion Veliaj nuk bëri transparencë për fondet që ka marrë vëllai i tij.

Ja ku është shkresa e degës së thesarit. 540 milionë lekë ka marrë EAG, që është kompania e vëllait të kandidatit, është e njëjta kompani me Goglen e tij, në të njëjën adresë në të njëjtën zyrë. Pse nuk bën transparencë, sepse ky është abuzim i pastër.

Erion Veliaj nuk bën transparencë për lidhjen e tij, përmes bashkëshortes, me paratë e Dzanashvilit. Ai fshihet pas një argumenti mjeran, që paska qënë turni i gruas së tij, e punësuar në një zyrë avokatie.

Por e vërteta është se lidhjet e zotit Veliaj me këtë zyrë avokatie janë të vjetra e të forta. Ja ku është dokumenti i QKR që tregon se vëllai i Erion Veliajt, ka hapur kompaninë Gogel pikërisht me ortakun Floran Pustina, i cili ka zyrën avokatore, ku punon Ajola Xoxa, përfaqësuese me prokurorë, me të drejta të plota e Dzanashvillit.

Këto janë faktet. Erion Veliaj nuk bën transparencë, sepse është i korruptuar dhe fsheh burimin e milionave që po shpenzon në këtë fushatë zgjedhore.


Deklaratë për media e deputetit të Partisë Demokratike, Keltis Kruja, 10 Qershor 2015

Read More
10 Qer
0

Bashkia Elbasan e drejtuar nga të majtët borxh kompanive 3.5 miliardë lekë

Jemi përsëri këtu sot për të kërkuar nga Kryetari i Bashkisë z. Qazim Sejdini përgjigje për dy problematika të cilat qytetarët i kanë ngritur dhe ne kemi kërkuar shpjegime.

Sejdini, në lidhje me impiantin e djegies së plehrave, qytetarët kërkojnë përgjigjen tuaj të detajuar, pasi ju jeni garant i këtij projekti. Zëdhënësi juaj Taulant Balla, nuk është personi që qytetarët e Elbasanit duan të dëgjojnë. Përkundrazi të gjithë e dinë, se ku shkon ai, vetëm çorbë e prishur gatuhet.

Presim sa më shpejt përgjigje nga ana juaj, në bazë të kuadrit ligjor mbi transparencën, se përse kontrata koncesionare për këtë impiant, nuk është publike në faqen e Këshillit të Ministrave. Kush është kompania që po kryen këtë investim, dhe çfarë experience mjedisore ka ajo? Çfarë do të bëhet me 15 % hire toksike, që mbeten nga djegia e mbeturinave. Ku do të asgjësohen këto hire?

Sejdini, qytetarët gjithashtu presin përgjigje për tu treguar se si është situata financiare e bashkisë së Elbasanit.

A keni ju që prej vitit 2009 e në vazhdim në një borxh prej rreth 700 milionë lekësh ndaj firmave të ndërtimit për projekte të ndryshme në qytet?

A i keni ju një borxh prej 600 milionë lekësh firmës së pastrimit të qytetit?

A i keni po kësaj kompanie një borxh prej 600 milionë lekësh të tjera për  punime në infrastrukturë?

A është e vërtetë që ju pa procedura shpronësimi keni përdorur një sipërfaqe toke për varreza publike dhe pronarët e saj kanë fituar me gjyq të drejtën për tu dëmshpërblyer nga bashkia me rreth 1.5 miliardë lekë.

Pra a është e vërtetë z. Sejdini se aktualisht vetëm nga këto shifra bashkia e drejtuar prej jush ka një borxh të pashlyer prej 3.5 miliardë lekësh.

Sejdini ju ftojmë të bëni transparencën përpara qytetarëve, edhe si një akt të fundit përpara se të largoheni nga detyra që mbani prej 8 vjetësh.


Deklaratë e Kryetarit të Këshillit të Qarkut Elbasan, Eugen Isaj, 10 Qershor 2015

Read More
10 Qer
0

Banorët e Lezhës: Qyteti është kthyer në beton

Qytetarët e vjetër të Lezhës, pjesë e shoqatës “Lezha” janë bërë pjesë e bashkëbisedimit me kandidatin e djathtë për kryetar në këtë njësi vendore Fran Frrokaj, ku kanë trajtuar bashkërisht problemet e qytetit dhe mundësitë e zgjidhjes së tyre. Duke iu drejtuar banorëve autoktonë të Lezhës, Frrokaj e ka konsideruar rivalin e majtë si njeriun që nuk po del dot nga sheshi miliardësh për të parë qytetin e vërtetë që shtrihet në një sipërfaqe të vogël.

Lezhjanët autoktonë kanë reaguar ashpër ndaj keqmenaxhimit që sipas tyre kryetari aktual Viktor Tushaj po e shkatërron qytetit, dhe ndërsa kthehen nga emigracioni pranë familjeve të tyre nuk shohin asnjë ndryshim veç betonizimit të vazhdueshëm.

Nevojë për të menduar të ardhmen duke ndërtuar të tashmen e fëmijëve lezhjanë, ky mbetet objektivi i kandidatit të djathtë për bashkinë Lezhë, Fran Frrokaj  i cili kërkon që qytetari të dënojë me votë keqeverisjen e deritanishme.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 10 Qershor 2015

Read More