Bashkëbisedim i kandidatit për kryebashkiak, Halim Kosova, në aktivitetin e organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë
Zhvillimi ekonomik dhe roli i qeverive lokale në nxitjen e rritjes ekonomike është duke u ripërcaktuar ne gjithë botën. Cila është strategjia juaj për promovimin e zhvillimit ekonomik lokal? Cilat do të jenë dy inisiativat tuaja prioritare për të krijuar vende pune dhe për të tërhequr investime në Tiranë?
Në 2011 punësimi dhe zhvillimi ekonomik nuk konsideroheshin si prioritete. Në këto 4 vite filloi një eksperiencë e mirë me heqjen e taksave dhe tarifave dhe fondin e garancisë, por në këtë periudhë ka nevojë të bëjmë më shumë.
Unë kam dy fusha ku dua të fokusohem: Ulja e taksave dhe bërja e një mjedisi miqësor ndaj bizneseve, zgjerimi i skemës së fondit të garancisë dhe investimet publike në infrastrukturë, arsim, etj. Investimet strategjike me Bulevardin dhe Stacionin Multimodal ku nëpërmjet Partneritetit Publik Privat do të stimulohen bashkëpunime me investitorë strategjikë.
Tirana është shtëpia e pak kompanive shumëkombëshe. Cilat janë pengesat kryesore për tërheqjen e investimeve të huaja në Tiranë? Çfarë do të bëni ju si Kryetar i Bashkisë për ta bërë Tiranën më mikpritëse për biznesin dhe për të informuar kompanitë e huaja që Tirana është e hapur për biznes?
Klimë miqësore dhe trajtim i barabartë për këdo (One stop shop). Plani urban do jetë udhërrëfyes dhe mbrojtës i interesave si të bizneseve dhe të pronarëve. Do udhëheqë investimet në qytet dhe do ndihmojmë të zhvillojmë zona të prapambetura. Do shkoj kudo për të gjetur vende të reja pune, e do shkoj kudo për të tërhequr investime të huaja.
Do ta bëjmë Tiranën qytet model për shërbimin/pastrimin me standarte të BE. Arsimi dhe vetëm arsimi do të ndihmojë që të gjitha këto të bëhen realitet, që ju të keni një forcë pune të kualifikuar e që Shqipëria të konkurojë në rajon e më gjërë. Për këtë arsye arsimi është një nga prioritetet e mia.
Partneriteti Publik Privat (PPP) mund të ofrojë mundësi për të krijuar vende pune dhe për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve publike. Si Kryetar i Bashkisë, do të jeni një avokat i PPP-ve? Ju lutem, identifikoni dy shembuj të PPP-ve që ju besoni se janë premtuese për Tiranën dhe qytetarët e saj.
Unë e di që një pushtet lokal nuk i bën dot të gjitha vetë dhe për këtë arsye do kem nevojë për ju. Shumë nga shërbimet e bashkisë mund të ofrohen në bashkëpunim me privatin, si manaxhimi mbetejeve (23.7 mln euro investim) dhe Terminali multimodal (50 mln euro investim).
Çfarë propozimesh do të bëni ju si Kryetar Bashkie për menaxhimin dhe mbledhjen e tatimit mbi pronën në Tiranë? Cilat mendoni se do të jenë zërat e fuqishem që do të sigurojnë të ardhurat e bashkise tani që të ardhurat nga taksat e biznesit të vogël kanë rënë ndjeshëm?
Po, ashtu si dhe ju dhe unë e di dhe jam i ndërgjegjshëm që qeveria i ka rritur taksat dhe sidomos ato që prekin bizneset tuaja. Jam në dijeni dhe që ju keni kërkuar ndryshimin dhe uljen e tatimit mbi fitimin, tatimin mbi të ardhurat e dividentit dhe ju jap fjalën këtu që si kryetar bashkie do të mbështes cdo lloj iniciative që ju do të propozoni dhe që do të jetë në shërbim të rritjes së vendeve të punës. Për këtë arsye unë dua të ul çdo taksë lokale si taksa e biznesit të vogël (por që ju nuk ju prek), por dhë një rikonceptim të taksës së pronës me vlerë dhe jo me vit ndërtimi që të ketë një vlerësim të drejtë të investimit tuaj. Për taksën e pronës do të krijoj një databazë të lidhur me hipotekën dhe regjistër ku të kemi një inventar të saktë të cdo prone për të pasur baraziz dhe jo selektivitet në pagesa.
Unë dua që Tirana të jetë konkuruese dhe do bëj të mundur që të ketë barazi ndërmjet jush ku disa paguajnë dhe disa jo. Me mua nuk ka selektivitet. Jam dhe në dijeni që qeveria ka dështuar në mbledhjen e taksës së biznesit të vogël, për këtë arsye do të kërkoj që kjo taksë të manaxhohet nga bashkia dhe me uljen e saj rreth 5000 biznese të vogla që janë mbyllur të riaktivizohen e të hapen. Unë do ti bëj kryeministrit dhe një propozim të veçantë ku do të kërkoj tax share (përqindje të taksave) nga ajo që ju paguani në qeveri, ti kalojë bashkisë sepse ju investoni në këtë qytet, punoni në këtë qytet dhe unë dua që dhe shërbimet bashkiake të jenë në nivelin e investimit tuaj, shërbim dinjitoz.
Tirana e re, si rezultat i Reformës Territoriale, do të rritet në madhësi dhe në popullsi dhe do të behet më i vështirë dhe më i komplikuar menaxhimi i saj. Territori i Tiranës do të rritet nga 42 kilometra katrorë në 1100 kilometra katrorë. Trembëdhjetë komuna do të bëhen pjesë e Bashkisë së Tiranës, duke përfshirë edhe komunat rurale si ajo e Krrabës dhe e Shëngjergjit. Si Kryetar Bashkie, çfarë do të bëni për të siguruar që të gjitha zonat e Tiranës së re do të përfitojnë nga shërbimet e përmirësuara? Si do të përfshini të gjithë qytetarët në procesin e vendimmarrjes? Çfarë hapash do të ndërmerrni për të patur aktivitet ekonomik në të gjitha zonat e Tiranës së re?
Një sfidë e veçantë do të jetë zhvillimi urban. Së pari harrojeni që me mua të fillojë çdo gjë nga zero. Unë do marr cdo gjë të mirë të këtyre 4 viteve e cdo gjë të mirë të 11 viteve më parë e ta vazhdoj. Historia nuk fillon me mua. Për mua nuk do të ketë selektivitet në dërtim, plani ka rregulla dhe unë do ti zbatoj. Plani është ndërtuar me konsulencë, gjithëpërfshirje. Politikani tipik fillon cdo gjë nga 0 unë jo. Ju nuk keni kohë për të humbur që ksuhdo që vjet si kryetar bashkie të fillojë të ndryshojë me vite të tëra planin urban. Ne më në fund e kemi një plan urban. Ajo që unë do bëj është integrimi i planeve urbaneve të Tiranës me komunat dhe krijimi i një plani të integruar zhvillimi. Duke përdorur më të mirat e eksperiecnën e të gjithëve. Të majtë e të djathtë. Unë nuk jam politikan i betonit, e as më duhet të jap leje ndërtimi për të siguruar votat në parti sic ka qënë bërë më parë, unë kam primar interesin e qytetarëve, pronarëve por dhe dua që bzinesei të punojë. Më duket absurde bllokimi nga ana e qeverisë e lejeve të ndërtimit sepse ju ka penguar ju të punoni. Së dyti do të ketë: Aftësi manaxheriale dhe trajtim i barabartë për këdo. E njëjta cilësi shërbimi do të jetë si në qëndër a periferi, infrastrukturë, arsim etj. Do të bëj të mundur stimulim me taksa të ulëta të zonave periferike ku të sjellim zhvillim. Do të ketë administrator lokalë me detyra të përcaktuara dhe publikuara si dhe vizita periodike në çdo njësi të Tiranës së re.
Punët krijohen kur një qytet ndërtohet mbi avantazhet e tij konkurruese, duke mbështetur zhvillimin e industrive të telekomunikacionit, arteve, turizmit, prodhimit dhe industrive mjedisore. Çfarë avantazhesh konkurruese ka Tirana dhe çfarë industrish do të shihni ju si objektiva për zhvillimin ekonomik? Çfarë veprimesh do të ndërmerrni për të mbështetur këto industri? Sot 40% e ndërmarrjeve janë në fushën e tregtisë, dhe vetëm 7% e totalit kanë më shumë se 4 të punësuar. Si do e orientoni kalimin e ekonomise se Tiranes drejt bizneseve më të qëndrueshme, përtej tregtisë dhe vetëpunësimit, qe do te siguronte zhvillim të qëndrueshëm?
Tirana ka avantazhe e saj konkuruese dhe unë mendoj që nuk duhet të kemi luftë ndërmjet qyteteve në Shqipëri. Në një ekonomi globale ne konkurojmë jo vetëm në rajon por dhe në Europë. Unë kam menduar të stimuloj disa sektorë si: Ringritja dhe mbështetja e prodhimit artizanal dhe i produkteve karakteristike të Tiranes, duke fuqizuar markën Tirana si një destinacion turistik dhe kulturor rajonal e ballkanik dhe krijuar mbi 5.000 vënde pune në turizëm dhe agro-biznes. Bizneset e reja që punësojnë mbi 50 persona u hiqen taksat vendore katër vitet e para. Diferencim i taksës së ndërtimit (më e ulët në zonat më pak të zhvilluara për të orientuar investimet atje). Përdorimi me efektivitet i fondeve publike dhe krijimi i 8.000 vënde pune si rezultat i investimeve të bashkisë në infrastrukture. Ulja e taksave dhe stimulimi i biznesit duke krijuar 7.000 punësime nga incentivët dhe projektet e Bashkise me sektorin privat apo promovimi i investimeve. Fondi i grancisë prej 15 mln usd ku prioritet do të kenë bizneset në teknologjinë e informacionit dhe sipërmarrjet e të rinjve. Ristrukturimi dhe vënia në dispozicion i aseteve të bashkise për veprimtari prodhuese nëpërmjet Partneritetit Publik Privat, krijimit e zonave të lira ekonomike me incentiva fiskale e administrative etj. Ndërtimin e 8 tregjeve të reja me një kapacitet total prej 450 vendësh, sipas standardeve të higjienës më të larta dhe traditës lokale me qëllimin kthimin e tyre në një destinacion turistik dhe rivitalizimin e tregtisë: Futjen e fermerëve dhe të sipërmarrësve rurale në skemën financiare të Bashkisë Tiranë (15 milion euro) si një mënyrë për të nxitur punësimin dhe zhvillimin rural në të gjithë territorin: Shitje të produkteve lokale nëpërmjet një promovimi më cilësor, krijimit të 13 pikave të grumbullimit por dhe nëpërmjet tregjeve të lëvizshëm dhe lokale për fermerë të grupuar sipas zonave; Mbështetje në promovimin dhe blerjen e produkteve bujqësore lokale nga rrjetet e restoranteve në Tiranë (çerdhe etj.) duke ndihmuar direkt zhvillimin e ekonomisë lokale.
Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 9 Qershor 2015
Read More