Blog

09 Qer
0

Voltana Ademi prezanton projektin për Artet Figurative dhe Biblioteken

Kandidatja e Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës Voltana Ademi, ka zhvilluar një takim për prezantimin e programit për Artet Figurative dhe Bibliotekën me piktorë, skulptorë, shkrimtarë, poetë dhe specialistë të bibliotekave me të cilët u diskutuan ide dhe propozime për të ardhmen e Galerisë së Arteve, Bibliotekës dhe rritjes së pranisë së librit në komunitet.

Ademi pohoi se Bashkia do të punojë për ndërtimin e Galerisë së re të Arteve, rikonstruktimin e godinës multifunksionale, vendosjen e tabelave orientuese në qytet me qëllim rritjen e vizitorëve vendas dhe të huaj, plotësimin e kushteve të nevojshme të ruajtjes fizike të veprave të artit.

Në programin e saj ajo parashikon që t’u krijohen të gjithë lehtësirat dhe mundësitë e duhura për akses informacioni të papunëve, studentëve, studiuesve dhe sidomos për të moshuarit dhe njerëzit që janë fizikisht të pamundur.

Kuptohet ne do të duhet, në një filozofi që ka nisur të menaxhimit të mirë, të vazhdojmë më tutje dhe kemi menduar që të mbështesim në mënyrë direkte projekte të rëndësishme që e çojnë në një hap më tej bibliotekën “Marin Barleti”, ofrimin e shërbimit për publikun në këtë bibliotekë dhe kuptohet, përfshirjen e sa më shumë të rinjve, mbështesim atë që quhet biblioteka lëvizëse, që do të thotë që në bazë të kërkesës që ne mund të marrim që institucioni i bibliotekës “Marin Barleti” do të mund të marrë nga ju, nga shtëpia, përmes telefonit, përmes një mënyre komunikimi sidoqoftë ajo, të mund të vijmë tek ju me personelin tonë, me të rinjtë që mund të ofrohen vullnetarë për të dhënë mbështetje, duke e parë edhe si aktivitet social-vullnetar, të mund t’ju ofrojnë në shtëpi të gjithë atyre që dojnë me lexu një libër, një botim të ri që ekziston në bibliotekën “Marin Barleti” dhe t’jua ofrojmë në shtëpi.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 9 Qershor 2015

Read More
09 Qer
0

Basha: Me votë do ta ndalim të keqen, me votë do t’i kthejmë vendit shpresën, njerëzve punën dhe dinjitetin

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar turin e takimeve elektorale në Vorë dhe në Paskuqan. Shqiptarët, tha zoti Basha po presin me një padurim të madh për të shkuar drejt 21 qershorit dhe me votën e tyre, për të vendosur një të ardhme më të mirë për veten dhe familjen e tyre e për t’i dhënë një mësim të madh për mashtrimet e 23 qershorit dyshes Rama –Meta.

Premtuan 300 mijë vende pune e në fakt mbyllën mijëra vende pune, premtuan ulje të çmimit të energjisë por e rritën atë, premtuan ulje taksash por i rritën ato, premtuan ulje të çmimit të naftës por e rritën atë.

“21 qershori është dita e llogarive, është dita për të kërkuar llogari me votën tuaj për premtimet e pambajtura, është dita për të vendosur me votë një mësim ndaj pushtetarëve që mashtruan, gënjyen e ju kthyen shpinën. Detyra jonë është t’u ofrojmë shqiptarëve rrugën e daljes, të shpëtimit, rrugët e zgjidhjes të këtyre problemeve përmes uljes së taksave kombëtare në nivelin më të ulët në Ballkan, ulja me 25% e çmimit të energjisë, falja e kamatë-vonesave, rritja e rrogave e pensioneve, rifutja në listën e ndihmës ekonomike të çdo familje, të hequr me të padrejtë dhe çdokujt tjetër që e meriton, krijimi i kushteve për blegtorinë e bujqësinë dhe sipërmarrjen në tërësi që të ndihet e sigurt, të punojë e qetë, që me punë të sigurojë të ardhmen e familjes së vet dhe të sigurojë edhe më shumë punësim, punë me paga dinjitoze për rininë e papunë dhe kryefamiljarët e papunë të Vorës e Shqipërisë”.

Kryetari i PD Lulzim Basha ka pëcjellë nga Vora një mesazh edhe për dyshen Rama-Meta.

“I them sot nga ky shesh i Vorës, zëri i bashkuar i shqiptarëve në 21 qershor është ligji i ligjeve, do të detyroheni ta respektoni ose ju ka ardhur koha të largoheni! Le t’i japim me votën tonë fund këtij dy vjeçari të tkurrjes, falimentimit, rënies ekonomike dhe shpirtërore për shkak të taksave të larta, papërgjegjshmërisë, hipokrizisë, poshtërimit që solli dyshja Rama-Meta, me papërgjegjësinë e saj. 

Askush nuk ka të drejtë të vendosë me dhunën  e krimit dhe krimin e dhunshëm. Ju keni të drejtën, ju keni fuqinë, ju do të vendosni me votën tuaj, për veten tuaj dhe familjet tuaja. Ndaj, i pashmangshëm është verdikti juaj. 

As mos t’i shkojë në mendje askujt se mund të blejë apo kërcënojë votuesit këtu në Vorë! Sot, dua t’i paralajmëroj nga Vora ata që më kot u përpoqën të zhbëjnë fitoren e thellë të Fiqiri Ismailit, se janë në vëzhgimin tonë të përhershëm, se i njohim kokërr për kokërr, me emër e mbiemër. U themi, lidhini zagarët, hiqini duart nga vota e lirë e qytetarëve! Ora e gjykimit me votë nuk ndalohet, gjykimit të popullit t’i bindeni të gjithë, gjykimi po afron, fitorja po afron. Fitore, fitore, fitore!”

Në vijim të turit elektoral, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ndal edhe në Paskuqan. Zoti Basha tha se  po vidhen paratë e shqiptarëve me tenderë korruptivë, pa minimumin e transparencës. 130 milionë dollarë në më pak se 5 muaj i mungojnë arkës së shtetit, – tha zoti Basha, ndërsa qytetaret vuajnë për bukën e gojës.

135 milionë dollarë i mungojnë arkës së shtetit. Banda e doganave dhe Tatimeve, në bashkëpunim me dyshen Rama-Meta dhe klientelën e tyre jo vetëm që fusin duart thellë në xhepat tanë, në xhepat tuaj por asnjë qindarkë nuk e kthejnë në punë, punësim dhe në investime për ju. Projekte luksi po, me fatura korrupsioni, projekte ku një palmë kushton sa një pyll por asgjë të pritshme për ju, asnjë vend të ri pune për ju, asnjë ulje taksash për ju, asnjë respekt, asnjë ndjeshmëri  për dhimbjen tuaj”.

Mazhoranca nuk ka ofertë, – tha zoti Basha, ndërsa shpalosi platformën e demokratëve e cila do të mundësojë hapjen e vendeve të reja te punës, rritjen e mirëqenies dhe lehtësimin e jetës së qytetarëve.

“Vota juaj për PD, ju premtoj sot këtu nga ky shesh, vëllezër e motra, duke ju parë në sy, se do të jetë për mua, Lulzim Bashën, një kushtrim beteje pa kthim deri në imponimin e taksës më ulët në Ballkan, uljen me 25% të çmimit të energjisë, falje të të gjithë kamatë-vonesave  të energjisë e të ujit, rritjen e rrogave dhe pensioneve, kthimin ne skemën e ndihmës ekonomike të të gjithë atyre që janë larguar me të padrejtë dhe futjen në të të atyre që janë në nevojë” – theksoi zoti Basha.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 9 Qershor 2015

Read More
09 Qer
0

Veliaj i fshihet skandalit që e lidh me paratë e pista të Dzanashvillit

Ka mbi 5 ditë që kandidati rilindas për Tiranën, që nuk jep asnjë shpjegim apo përgjigje për skandalin financiar ku është përfshirë bashkëshortja e tij.

Bëhet fjalë për skandalin korruptiv të pastrimit të parave të gjeorgjianit Dzanashvilli me bizneset e deputetit Mark Frroku, ku bashkëshortja e Veliajt është përfaqësuese ligjore e gjeorgjianit sipas prokurës së firmosur prej tyre.

Transaksion që ka kaluar nëpër duart e tyre si fillim 300,000 Euro e më pas 1.8 milionë Euro.

Skandal për të cilin as mediat nuk e pyesin, diku për shkak të presionit të qeverisë siç kemi parë ditët e fundit, e diku për shkak të joshjeve! Skandal për të cilin prokuroria duhet të thellojë hetimin.

Sidoqoftë, Partia Demokratike e pyet kandidatin rilindas Veliaj sërish:

Nëse bashkëshortja e tij ka qenë thjeshtë sekserë në këtë transaksion, sa para kanë përfituar ata? Dhe, a po përdoren këto para sot, përveç kursimeve të familjes, për postera, zyra elektorale apo fushatë?

Nëse ajo ka qenë thjeshtë përfaqesuese ligjore e gjeorgjianit, a e ka denoncuar ajo këtë transaksion prej mbi 2 milionë euro në institucionet përkatëse për parandalimin e pastrimit të parave në baze të ligjit 9917 të vitit 2008?

Sidoqoftë, kandidati rilindas ka detyrim jo vetëm moral ndaj zgjedhësve, por mbi të gjitha detyrim ndaj ligjit që të bëjë transparencë, sepse transparenca nuk është kurrë zgjedhje sipas dëshirës.


Deklaratë për media e deputetit të Partisë Demokratike, Gert Bogdani, 9 Qershor 2015

Read More
09 Qer
0

Ervin Rroshi jep leje klienteliste jashtë Bashkisë, më 22 qershor do vijë drejtësia, ne kemi qytetarët

Vijojnë takimet elektorale të kandidati të djathtë për Bashkinë Kavajë z. Engjëll Cara. Takim i rradhës për kandidatin e Partsë Demokratike ishte në fshatin “Luz i Vogël”, nga ku z. Cara shpalosi platformën e tij për zhvillimin e bujqësisë në zonat rurale. Në këtë takim ishte i pranishën dhe kryetari i Partisë Republikane z. Fatmir Mediu, si pjesë e Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet. Nga ky fshat kandidati Engjëll Cara, denoncoi një shkelje flagrante të ligjit nga kandidati i majtë Elvis Rroshi, i cili ka tejkaluar kompetencat ligjore, duke dhënë leje rikonstruksioni të një ndërtese, pa juridiksionin përkatës, duke qenë që Bashkia e re nuk është kostituuar akoma.
“Ja një shembull që Ervini del jashtë ligjit. Vërtetim, nuk e them për arsye etike emrin e qytetarit në Domën, që mund të ndërtojë, rikonstruktojë çatinë dhe Ervin Rroshi, ia jep për zbatim Ilir Rrapushit. A ka shkelje ligjore më të madhe se kjo, kalim kompetence? Si mund të drejtojë ky njëri që nuk e ka të qartë ç’është ligji? Deri sa të bëhet konstituimi i Bashkisë së re, drejtues të Bashkive janë ata që janë dhe të njesive administrative, të komunave janë: Përparim Caça, Hajrulla Tafa dhe Namir Gjoci”, tha kandiati Cara.

Më pas ai u ndal dhe në disa shtylla të programit të tij elektoral, në të cilin, si prioritet për “Luzin e Vogël” është pastrimi i kanaleve kulluese dhe vaditëse.

“Do të bëjmë rregullisht pastrimin e kanaleve kulluese dhe vaditëse. Do të marrim përgjegjësinë, dhe e them këtu nga Luzi, që uji i vaditjes do të jetë në çdo parcelë të fermerëve të Bashkisë së re Kavajë”, tha Cara.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 9 Qershor 2015

Read More
09 Qer
0

Duma: Zgjidhje vaditjes dhe infrastrukturës në bujqësi, bashkëpunim për zgjidhjen e çështjes së pronave

Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi me banorët e dy lagjeve në fshatin Katund Sukth mbi programin e saj për zhvilllimin e bujqësisë dhe zgjidhjen e problemit të pronave. Duma tha se bashkia do të subvencionojë 30 % të projekteve të fermerëve si dhe brenda 6 muajve do të sistemohen të gjithë rrugët drejt parcelave dhe do ti jepet zgjidhje kanaleve të vaditjes dhe manaxhimit të rezervuarve.

“30 % të financimit të çdo projekti tuaj do ta financojë bashkia. Dhe ky 30 përqindësh i financimit të çdo projekti tuaj do të jetë bashkëecje në një projekt të suksesshëm sepse nëpërmjet produktit tuaj do të ndërtojmë shtyllën e parë të zhvillimit të gjithë bashkisë së Durrësit. Do krijohen 11 pika të vogla të vitrinave të produktit bujqësor që është investimi t parë që do shkojë drejpërdrejtë me tregjet e mëdha rajonale. Brenda një viti e 6 muaj të gjitha rrugicat drejt parcelave duhet të jenë të ndërtuara se pa atë nuk prodhojmë dot produktin që duam ta përdorim për turizëm”, tha Duma.

Në lagjen tjetër, Duma u shpreh se do t’i jepet zgjidhje ujit të pijshëm si dhe do përfundojë shkollën në këtë fshat. Po ashtu, do ti jepet zgjidhje çështjes së pronave duke bashkëpunuar me komunitetin.

“Në 6 muaj e parë, gjithë situata e kanalave vaditëse dhe probleme të tjera që kanë të bëjmë me prodhimin bujqësor, do fillojmë me emergjencë pastrimin. Ne do të kemi më së fundmi një manaxhim të rezervuarve të uji, të ujitjes dhe vaditjes, duke ulur një pjesë të madhe të kostove të mëdha që u ka dhënë nafta e rritur, pesticidet e rritura, imputete e rritura. 5 projektet e mëdha që kemi thënë si tregjet rajonalë, rrugicat për parcelat, 30 përqindëshin e subvencionit dhe të gjitha projektet që lidhen me kanalizimet dhe ujin e pijshëm por dhe atë që kemi thënë për zyrën kadastrale për zgjidhjen e problemit të pronave për këdo që ka këtë problem. Pronat në mënyrë transparente do hapen para komunitetit”, u shpreh Duma.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 9 Qershor 2015

Read More
09 Qer
0

Kandidati Turku, thirrje qytetarëve: Mos e shisni votën

Kandidati për kryetar Bashkie i Partisë Demokratike dhe koalicionit për punë dhe dinjitet në Elbasan Ardjan Turku, ka zhvilluar një takim me banorë të lagjes Partizani në qytetin e Elbasanit. Në fillim të këtij takimi duke iu drejtuar qytetarëve të pranishëm deputeti i PD Ridvan Bode, që shoqëronte zotin Turku, ka theksuar faktin se aktualisht ekonomia shqiptare ndodhet në një gjendje mjaft të rëndë, si pasojë e politikave të varfërisë që qeveria ka ndërrmarrë ndaj qytetarëve, ndaj reagimi me votë në datë 21 qershor i qytetarëve është një domosdoshmëri. Ndërkohë duke iu referuar klimës së fushatës në qytetin e Elbasanit ai ka denoncuar presionin që po u bëhet qytetarëve dhe të punësuarve në administradë.

Ndërkohë duke iu drejtuar të pranishëmve në këtë takim kandidati Ardjan Turku ka theksuar faktin se fenomeni i blerjes së votës, ka filluar të shfaqet në një masë tepër të madhe në të gjithë territorin e bashkisë së re. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të refuzojnë të japin kartat e identitetit në këmbim të parave.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 9 Qershor 2015

 

 

Read More
09 Qer
0

Kontroll, transparencë, dorë e hekurt në Bashki

Kandidati për kryebashkiak, Halim Kosova, siguron banorët se fondet do të mbërrijnë në destinacion. Ai nuk do të lejojë devijim rrugës. Penalitete të forta për ata që nuk respektojnë afatet dhe kontratat 

Kandidati për kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova, u takua me banorë të zonës së Tufinës, ku u foli për projektet e tij që do të sjellin përmirësimin e jetës, por dhe për parimet e qeverisjes, si transparenca e mbikqyrja.

“Kam hasur probleme, kam shtrënguar duar, që të dyja palët do mbikqyrim çdo lloj pune që bashkia do bëjë, çdo lloj projekti që do jetë për ju. Secili nga ne do bëjmë që të gjitha fondet, të gjitha projektet që do nisen nga Bashkia e Tiranës në drejtimin tuaj, të mos bëhen sebep për të prodhuar ndonjë shtëpi apo vilë rrugës, por të gjitha të vijnë 100% aty ku ju keni nevojë. Dhe kush më pengon mua për ti ndjekur hap pas hapi, bashkë me ju, që ato lekë erdhën tek ju apo jo?”, tha Kosova.

Kandidati për kryebashkia, tha se do të jetë rigoroz dhe nuk do të tolerojë shkeljen e kontratave dhe afateve.

“Kush nuk zbaton afatet, kokërr leku nuk ka për të marrë nga unë. Ka ardhur koha, më shumë se kurdoherë tjetër, që banorët e Tiranës të vlerësojnë nejriun e sprovuar, njeriun me provë, njeriun e ndershëm dhe jo njeriun partiak të fallsifikuar, të parafabrikuar dhe që i jepet qytetarëve jo për t’u shërbyer atyre”, tha Kosova.

Kosova u ndal tek programi i tij për të krijuar lehtësi për biznesin.

“Ju e keni parë se çfarë të mirash mund të prodhojë biznesi nëqoftëse fryma karshi tij është miqësore ose e kundërta sa vështirësi mund t’’i krijohet biznesit kur ai penalizohet, i shtohet elektriku, i shtohen taksat, i merret fryma dita ditës, derisa njerëzit pastaj marrin valixhet dhe thonë këtu s’bëhet gjë dhe marrin rrugët e mërgimit pa ndonjë ide të qartë”, tha Kosova.

“Harmonizimi i të gjithë mundësive që biznesi ka dhe nevojat e qytetarëve janë në tavolinë, do të bëj që Bashkia e Tiranës apo unë në krye të Bashkisë së Tiranës të kem mundësinë për të gjetur  një rrugë të përbashkët midis kontributit për biznesin dhe plotësimit të nevojave të familjarëve”, shtoi Kosova.

Kandidati për kryebashkiak theksoi planin e tij për të siguruar transparencë dhe komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët.

“Kemi planifikuar tre numra falas në mënyrë që t’i vëmë nën kontroll të gjitha shërbimet që Bashkia do ketë në dispozicionin tuaj dhe duke i vënë në kontroll, kontrolli i përbashkët do bëjë që çdo njeri që do jetë përkrah meje dhe unë personalisht do marr duartrokitje nga ju, ose do marr fishkëllima. Duartrokitjet apo fishkëllimat do të jenë orientuese çfarë po bëj mirë dhe çfarë duhet rregulluar”, tha Halim Kosova.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 9 Qershor 2015

 

Read More
08 Qer
0

Basha: Dyshja Rama-Meta janë një aksident në rrugën e fatit tonë që duhet t’a lëmë pas me votë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kërkuar votën e banorëve të Vaut të Dejës për t’ju hequr qytetarëve lakun që ju kanë hedhur në grykë qeveria e pashpirtësive, për të çelur me votë një prespektivë të re ekonomike të dinjitetit, të punës, të respektit, të zhvillimit e të mirëqenies.

“Po vidhen paratë e shqiptarëve me tendera korruptivë, pa minimunin e transparencës. Po vidhen paratë e shqiptarëve në projekte luksi, shumë të shtrenjta, totalisht të panevojshme për të përballuar hallet tuaja të përditshme. Po vidhen paratë e shqiptarëve në Dogana e në Tatime. Kontrabanda lulëzon si në periudhat më të errëta. Pushteti është në ortakëri me krimin, ortakëri të hapur dhe ortakëri të fshehur.

130 milionë dollarë në më pak se 5 muaj i mungojnë arkës së shtetit. Po të shohësh rënien në pikiatë të të ardhurave në Dogana, të shkon mendja se në Shqipëri po e lënë duhanin të gjithë dhe ky do të ishte lajm i mirë. Por në fakt nuk është kështu, lajmi është i zi, lajmi është i keq, lajmi është kontrabanda, lajmi është korrupsioni, lajmi është vjedhja e dyshes Rama-Meta.

Të gjithë këto kanë dhënë e s’kanë si të mos japin vetëm një përfundim, shtrëngim të lakut për qytetarët ku nuk mban më, tkurrje, ikje, falimentin të kapitalit dhe të sipërmarrjes, rritjes së papunësisë, rënie të ekonomisë kombëtare, familjare dhe individuale”- theksoi zoti Basha.

Partia Demokratike dhe kandidatët e saj kanë ofertën e daljes nga kriza, e kthimit tre shpresers dhe dinjitetit. Kryefjala e ofertës së demokratëve është punësimi, lehtësimi i jetës së qytetarëve dhe kujdesi ndaj të pamundurve dhe atyre që janë në vështirësi ekonomike, theksoi zoti Basha.

“Kërkojmë votën tuaj sepse alternativën më të mirë e kemi ne. Ofertën e plotë për këto zgjedhje në shkallë kombëtare dhe bashki për bashki. Në boshtin e ofertës tonë siç e kemi shpalosur gjatë gjithë kësaj kohe është lehtësimi i qytetarëve, heqja e lakut, puna dhe punësimi.

Ne ftojmë shqipëtarët, unë ju ftoj ju banorë të Vaut të Dejës dhe gjithë bashkisë së re të votoni për uljen e çmimit të energjisë me 25%, për faljen e kamatë-vonesave, për uljen e taksave në nivelin më të ulët në Ballkan, për rritjen e rrogave dhe pensioneve, për futjen në  listën e ndihmës ekonomike të gjithë atyre të hequrve  me të padrejtë dhe çdo kujt që e meriton”.

Kryetari I PD theksoi në fjalën e tij se dyshja Rama-Meta nuk kanë ofertë, nuk përballen dot me qytetarët prandaj kanë zgjedhur rrugën e kërcënimit, të shpifjes dhe kanë nisur të ndërtojnë skemat e manipulimit dhe shit-blerjes së votës. Zoti Basha theksoi se keto zgjedhje po vëzhgohen nga partnerë europianë dhe amerikan dhe se nuk do të njihet asnjë rezultat i manipuluar.

“Dyshja Rama-Meta nuk ka ofertë në këto zgjedhje, as këta të tjerët që kanë dalë këtu si hije, ata janë dështimi, ata janë zhgënjimi popullor, ata janë një aksident në rrugën e fatit tonë që duhet t’a lëmë pas me votë dhe duhet t’a lëmë pas me votë. Oferta e tyre është kërcënimi, janë sulmet dhe shpifjet ndaj opozitës, ndaj kandidatëve tanë, janë skemat e manipulimit dhe blerjes së votës. I kam paralajmëruar dhe po i paralajmëroj sërish: Nuk do të gëzoni asnjë votë të manipuluar, asnjë votë të blerë, nuk njohim asnjë rezultat që nuk del nga vullneti i lirë i zgjedhësve shqiptarë! Opozita është në këmbë, bashkë me miqtë tanë perëndimor kemi vendosur për tolerancë zero ndaj manipulimit dhe blerjes së votës. Tolerancë zero dhe drejtësi deri në fund për autorët e tyre”.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 8 Qershor 2015

Read More
08 Qer
0

Projekti i Halim Kosovës për Njësinë 7

Kandidati për kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova, u takua me banorë të zonës së Fsuhës së Aviacionit të cilëve u shpjegoi projektet konkrete për rrugët, lagjet, arsimin, higjienën dhe sigurimin e ujit 24 orë. 

Rikualifikim urban i Bllokut të kufizuar nga rruga “Kavajës” – “Babë Rexha” – “Fredinand Deda” dhe Lumi Lana”

Blloku ka sipërfaqe prej rreth 34 Ha.

Rrugët kryesore të këtij blloku ku do të ndërhyhet, janë:

  • Rruga “Kel Kodheli” dhe degëzimet;
  • Rruga “Skënder Shtylla”
  • Rruga “Gaqo Avrazi”
  • Rruga “Javer Malo”
  • Rruga “Nexhmedin Zajmi”
  • Rruga “Aleksandër Albani”
  • Rruga “Bedri Pejani”
  • Rruga “Ferdinand Deda”
  • Rruga “Evlija Çelebi”
  • Rruga “Gjergj Pekmezi”
  • Rruga “Janaq Paço” dhe degëzimet
  • Degëzimet e rrugës “Babë Rexha”që janë pjesë e bllokut

Projekti parashikon:

  • Ndërhyrjen në rrjetin rrugore me gjatësi rreth 3.3 km
  • Ndërtimin e trotuareve me sipërfaqe rreth 4.100 m2
  • Ndërtimin  e rrjeteve inxhinjerike (KUSH rreth 4.6 km, KUZ rreth 2.3 km)
  • Ndërttimi i rreth 6.2 km linjave rezervë
  • Vendosjen e rreth 160 ndricuesve
  • Krijimin e rreth 100 m2 sipërfaqe të gjelbëra dhe kënd shlodhëse për fëmijë dhe të rritur në fillim të rrugës “Babë Rexha” vendosja 6 stolave,
  •  Mbjellja e rreth 360 pemëve,
  • Sinjalistika horizontale dhe vertikale, vendosja e rreth 70 tabelave.
  • Shtimi i 35 vendeve për parkim

Investimet për vitet 2015 – 2017

Investime në 10 objekte me vlerë 881,438,837 lekë, të cilat konsistojnë, në:

  1. Përmirësimi i Higjenës:

 

  1. Blloku në rrugën “Vëllezërit Manastirli”;
  2. Blloku i kufizuar nga rruga “Muhamet Gjallesha”-”Myslym Shyri”-rruga e “Kavajës” me kufirin e Nj B Nr. 10.

 

  • Ndërtimi i rrjeteve inxhinjerike: 4.5 km Kanalizime te Ujrave te Zeza, 11 km Kanalizime te Ujrave te Bardha dhe 1 km rrjet ujesjellesi;
  • Ndërtimi i 700 m2 sipërfaqe të gjelbera;
  • Mbjellja e 500 pemëve të reja, si dhe e 55shkurre dekorative;
  • Ndërtimi i 4 shesheve dhe vendosja e 3 set lodra për fëmijë;
  • Vendosja e 30 stolave dhe 51koshave rrugore per hedhjen e mbeturinave;
  • Ndërtimi 1 terreni sportiv.

 

  1. Përmirësimi i infrastrukturës së arsimit parashkollor dhe parauniversitar:

 

  1. Shkolla 9 – vjecare “Dhora Leka”;
  2. Shkolla 9 – vjeçare “Pjetër Budi”;
  3. Shkolla 9 – vjecare “Sabaudin Gabrani”;
  4. Kopshtit Nr.2;
  5. Ndërtim Kopesht dhe Cerdhe;
  6. Ndërtim Çerdhe.

 

  • Rikonstruksioni i 70 klasave;
  • Ndërtimi  3 palestrave;
  • Ndërtimi i 7 grupe për cerdhe dhe 4 grupe për kopshte;
  • Vendosja e 5 set lodra për fëmijë;
  • Instalimi i sistemit të ngrohjes për 5 objekte.

 

  1. Infrastruktura rrugore:

 

  1. Blloku i kufizuar nga rruga Kavajës – Babë Rexha – Fredinand Deda dhe Lumi Lana;
  2. Blloku kufizuar nga Fusha e Aviacionit – rruga Anesti Lubonja – Lumi Lana- dhe rruga Artan Lenja.

 

  • Ndërtimi dhe rikonstruksioni i 7 km rrugë dhe 10,500 m2 trotuare;
  • Ndërtimi i rrjetit të ndriçimit rrugor, ku vendosen rreth 380 ndriçues të rinj;
  • Vendosja e 11 km linja rrezerve;
  • Sinjalistikë horizontale dhe vertikale rreth 200 tabela;
  • Krijimi i 73 vende për parking.
  • Unë nuk jam një politikan tipik, por ndoshta për këtë keni nevojë.
  • Pikërisht pse kam projekte specifikepër lagjen tuaj dhe për çdo lagje të Tiranës do tju them ekzaksisht se çfarë do të bëj.
  • Në vend që unë të fajësoj të tjerët, gjithë jetën time kam marr përgjegjësipër të zgjidhur problemet
  • Unë jam një menaxheri fortë, me vizion të qartë, vendos objektiva dhe arrij standartet.
  • Çdo projekt do të përfundohet brenda afatitkohor dhe do të tregoj tolerancë zero ndaj korrupisionitashtu siç kam bërë gjatë gjithë jetës sime.
  • Unë do të punoj për të gjithëdhe me të gjithë ju pa asnje dallim.

    Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 8 Qershor 2015

 

Read More
08 Qer
0

Duma: Pastrim kanaleve për të ndalur përmbytjet, gjelbërim, stola dhe kënde sportive në çdo lagje

Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma takoi qytetarë të lagjes së re në qytet me të cilët bashkëbisedoi mbi projektin e saj për të gjerlbëruar lagjet e qytetit. Duma tha se çdo lagje do të ketë gjelbërim dhe parqe të vegjël, stola dhe kënde sportive për fëmijët. Kandidatja u shpreh se do të pastrohen kanalet brenda 6 muajve për të shmangur përmbytjet.

“Do fillojmë me standardin; gjelbërim në çdo kuartallë menjëherë. Kanalin e ujërave të larta, brenda 6 muajve do ta pastrojmë dhe do ta ristabilizojmë se ai nuk është dëm vetëm për ju por është dëm për gjithë përmbytjet e qytetit, megjithëse ai zotëria thotë që për dy orë stabilizohet situata”, tha Duma.

Shqetësimeve të qytetarëve për faturat abuzive, Duma iu përgjigj me shërbim avokatie falas nga bashkia. “Avokati falas për të gjitha fatuzat abuzive ndaj qytetarëve. Nuk do t’u sorollasë më njeri”, tha Duma.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 8 Qershor 2015

Read More