Blog

08 Qer
0

Albana Vokshi: Kandidatët tanë, programe për zhvillimin e nënave dhe vajzave

Kryetarja e LDGSH-së Albana Vokshi zhvilloi një takim me gratë e Krujës në mbështetje të kandidatit Pasha. E pritur në mënyrë entuziaste zonja Vokshi tha se gratë dhe nënat janë misionaret e ndryshimit të madh dhe kthimit të shpresës në këto zgjedhje . Duke vlerësuar mbështetjen e madhe që ato po i japin kandidatit Hamdi  Pasha, zonja Vokshi tërhoqi vëmendjen se nënat dhe vajzat janë viktimat më të drejtpërdrejta të mjerimit ekonomik dhe papunësisë së lartë.  “Kjo qeverisje ky kryeministër u shpreh ajo, diskriminon gratë dhe i përçmon ato. Këtë arrogancë dhe shpërfillje ndaj gjysmës së popullsisë është bërë publike dhe në takimet me kandidatet e veta gra. Kryeministri dhe kandidatët e PS LSI për bashkitë nuk kanë prioritete në programet e tyre për nënat dhe vajzat. Mjafton ti dëgjojmë ata kur nuk japin asnjë zgjidhje për mbi mijëra gra kryefamiljare që rrisin fëmijët me vetëmohim,  që u është hequr ndihma sociale, KEMP i invaliditetit, pagesa për fëmijët të sëmurë dhe shumë privime të tjera. Sot gratë nënat vetëflijohen, sepse nuk kanë as ushqim dhe para për shkollim tha zonja Vokshi. Zonja Vokshi tha se kandidatët demokratë për të gjitha bashkitë dhe vetë zoti Pasha, kanë projekte konkrete zhvillimi për punësimin e vajzave dhe nënave në shërbimet publike dhe në hapjen e bizneseve të vogla duke ulur taksat vendore dhe nxitur projektet e artizanatit dhe traditës.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 8 Qershor 2015

 

Read More
08 Qer
0

Qytetarët e Elbasanit po kërcënohen për të mos mbështetur PD-në

Kandidati për kryetar Bashkie i Partisë Demokratike dhe koalicionit të djathtë në Elbasan Ardjan Turku ka zhvilluar takime me qytetarët. Duke u ndalur me banorë të lagjes Visarion Xhuvani, kandidati Turku, ka theksuar faktin se situata e fushatës zgjedhore në Elbasan nuk është aspak e qetë dhe qytetarët po kërcënohen për të mos qenë pjesë e fushatës së tij dhe detyrohen të jenë pjesë e aktiviteteve të kundërshtarit të tij politik.

Ndërkohë një banore e kësaj lagjeje ka shprehur shqetësimin e heqjes nga skema e ndihmës ekonomike, duke sjellë vështirësi të mëdha financiare.

Ndalesa tjetër e kandidatit Ardjan Turku ishte ajo në lagjen “11 Nëntori”. Duke biseduar me banorët në këtë takim, kreu i PD-së në Elbasan Aurel Bylykash,i ka kërkuar mbështetjen e gjithë qytetarëve për Ardjan Turkun dhe PD-në, si zgjidhje e problemeve të mëdha që kanë pushtuar Elbasanin dhe mbarë familjet shqiptare. Ndërkohë duke u ndalur tek sondazhet e fundit të publikuara në disa media, ai i ka cilësuar ato të paguara dhe jashtë realitetit.

Ndërkohë banorëve të kësaj lagjeje kandidati Ardjan Turku u ka shprehur shqetësimin se gjatë këtyre viteve me taksat e tyre, bashkia aktuale ka paguar njerëz të cilët të vetmen detyrë të tyre kanë raportimin tek kreu aktual se çfarë thotë qyteti për të.

Ndalesa e fundit e kandidatit Ardjan Turku në takimet e tij ka qenë lagja Beqir Dardha ku ai ka takuar banorë të saj, nëj pjesë e mirë e të cilës përbëhet nga anëtarë të komunitetit rom e egjyptian. Në këtë takim kandidati Turku është ndalur edhe tek fenomeni i blerjes së votës, i cili po tentohet të përdoret gjerësisht në këto zgjedhje.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 8 Qershor 2015

Read More
08 Qer
0

Duma: Qendër, transport falas, subvencion komisionit bankar dhe shërbime për invalidët

Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi me shoqatat e të verbërve dhe invalidëve në qytet. Duma tha se do të ketë një qendër multifuknsionale për ta ku do të ofrohen shërbime falas por edhe mundësi për të marrë shërbime shtesë. Kandiatja e djathtë tha se bashkia do të subvencionojë komisionin bankar që u mbahet qytetarëve në nevojë.

“Do të kemi një qendër për moshën e tretë ku do të ofrojmë disa shërbime bazike falas. Ka plot shoqata si ajo e autizimit, sëmundjeve të rënda etj që sjellin mjekë nga bota që duan që në qytet të ketë vetëm një qendër të që ofrojë disa shërbime. Kjo qendër për moshën e tretë do të jetë për diagnistifikim, pë rata që dua një palë syze dhe nuk i blejnë dot, për ata që duan një vizitë special që nuk e bëjnë dot. do të ketë orë dhe ditë të caktuara që shoqata të shumta që kanë punuar me mua kur kam qënë zëvëndësministre e Integrimit thonin se ne e bëjmë këtë por nuk kemi ku shkojmë. Edhe ambjenti i shkollës tjetër që do akomodohet në një ndërtesë të madhe në atë zonë do të funksionojë për ju dhe disa shoqata të tjera”, tha Duma.

Kandidatja e djathtë u shpreh se shërbimi i transportit do të jetë falas për këtë shtresë të shoqërisë dhe i përshtatshëm me pedanë në autobuzë për ta. Po ashtu ajo tha se një prej djemve të shoqatës do të pëfshihet në projektet sociale të bashkisë.

“Zgjidhja është në qendër të Durrësit afër ish stacionit të vjetër të trenit, një godinë multifunksionale për ju, për të verbërit dhe për të tjetë persona me aftësi të kufizuara. Duhet të keni shërbime të transportit publik falas me një pedanë që linja e autobuzit duhet ta hapin nëse nuk e kanë të instaluar tani. nuk mund tu meret ju komision dhe pagesa tu vijë vonë. Do ta paguajmë ne komisioni përderisa e keni të detyruar në bankë dhe bashkia nuk ua paguan, komisioni jemi të detyruar ta paguajmë. Djali do jetë pjesë e stafit për të gjitha projektet që do të kenë natyre socialë ”, u shpreh Duma.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 8 Qershor 2015

Read More
08 Qer
0

Do të ulim taksën e turizmit, për shtretër nga 3.5% në 1.5%

Genc  Deromemaj prezanton programin për Orikumin

Kandidati i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet Genc Deromemaj ka publikuar programin e tij për Orikumin. Me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme dhe interes të lartë qytetarët, banorë të gjithë zonave përreth kanë dëgjuar projektin konkret të zhvillimit pas 21 qershorit. Projekti parashikon ndërhyrjet imediate në 100 ditëshin e parë, të cilat kanë të bëjnë me taksat dhe shërbimet. Rehabilitim dhe mirëmbajtje në infrastrukture si dhe rivitalizimin e turizmit. Lehtësitë fiskale do të jenë prioritet i Deromemaj në krye të bashkisë. Ai premtoi se do të ulen në masën 50 % taksat për bizneset e kësaj zone, 30% ulje e taksës së shërbimit të pastrimit do të bëhet edhe për familjarët e bzineset, si dhe do të eleminohen tarifat për shërbimet që ofron bashkia. Gjithashtu ai garantoi se do të ulet taksa për akomodim nga 3.5% në 1.5%, duke i dhënë mundësi bizneseve turistike të marrin frymë e gjenerojnë më shumë të ardhura.

Të rinjtë dhe punësimi i tyre janë një tjetër prioritet për Orikumin. Deromamaj tha se do të ngrihet pranë bashkisë një zyrë këshillimore për ta. Këshillim e lobim të fortë do të ketë edhe nga pikëpamja juridke, për problemet e pronësisë dhe energjisë. Deromemaj premtoi se do të bëhet rikonstruksion i të gjitha shkollave, kopshteve e do të dnërtohet një cerdhe me kapacitet 120 fëmijë për Orikumin dhe zonat përreth, ndërsa për nënat kryefamilajre kostoja për këto do të jetë minimale. Gjithashtu do të bëhet rimburism në formën e ndihmës ekonomike për energjinë elektrike për çdo familje në nevojë.

Zhvillimi i turizmit gjeron punësim. Por të kemi turizëm gjithëvjetor, duhet të kthejmë në markë cdo produkt tonin dhe cdo potencial që na ofrohet, tha Deromemaj.  Ai garantoi se Bashkia do të bëjë të mundur promovimin e çdo aseti të Orikumit, ndërsa premtoi se do t’i jepet një rëndësi e veçantë agroturizmin, nëpërmjet panaireve të lëvizshme, ku bashkia do të lehtësojë kostot për bizneset pjesëmarrëse.

Programi për zhvillimin e Orikumit në katër vitet që vijnë parashikon ndërhyrje në shumë akse rrugore, si ai i Tragjasit e Rradhimës. Furnizimi me ujë të pijshëm në mënyrë sistematike. Sistemimin e rehabilitimin e rrjeteve inxhinierike. Pastrimin e kanaleve kulluese për evitimin e përmbytjeve të kësaj zone.

Deromemaj tha se kjo është një alternativë e qartë zhvillimi, për këtë ftoi banorët e kësaj zone që në 21 qershor të votojnë njeriun që do t’i shërbejë gjithë bashkisë së re, me punë e ndjeshmëri të lartë për çdo hapësirë të saj për t’i kthyer dinjitetin Orikumit dhe çdo qytetari.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 8 Qershor 2015

Read More
08 Qer
0

Basha: Mazhoranca mungesë vullneti për dekriminalizimin, standardet e zgjedhjeve në rrezik

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot zëvendës-ndihmës sekretarin e shtetit, z. Hoyt Yee, i cili shoqërohej nga ambasadori i SHBA-së në Tiranë, z. Donald Lu.

Basha shprehu mirënjohjen për mbështetjen e madhe që SHBA dhe ambasadori Lu po i japin iniciativës së Partisë Demokratike për procesin e dekriminalizimit.
Kryetari i Partisë Demokratike ndau shqetësimin për mungesën e vullnetit të mazhorancës për të miratuar aktet ligjore që do të ndalonin personat me precedentë kriminalë të garonin në zgjedhjet e 21 qershorit dhe të promovoheshin ne administratën publike.

Zyrtarët e lartë amerikanë përgëzuan z. Basha  për hapat konkretë dhe vullnetin e treguar në një vendimmarrje të guximshme për të çuar përpara procesin e dekriminalizimit. Lideri i opozitës Lulzim Basha ka ritheksuar se për Partinë Demokratike është më e rëndësishme pastërtia e figurës së kandidatit sesa kalkulimet elektorale, gjë që u vlerësua si një standard i lartë, vendosur nga Partia Demokratike.

Me gjithë angazhimin e Partisë Demokratike – tha z. Basha, ka mungesë vullneti nga ana e mazhorancës, për të realizuar procesin e dekriminalizimit e cila vazhdon të promovojë  persona me precedentë kriminalë të cilët janë sot pjese e garës për kryetarë bashkie.

Një vend të rëndësishëm në këtë takim zuri dhe situata zgjedhore në Shqipëri, ku z. Basha ka shprehur shqetësimin për përpjekjet e vazhdueshme të mazhorancës për të ndryshuar vullnetin e zgjedhësve, duke vënë në rrezik standardet e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Basha theksoi se dyshja Rama-Meta ka nisur të ngrejë skemën e blerjes së votave, duke u bërë presion të hapur drejtorëve te administratës publike, për të blerë votat përmes  falsifikimit të  kartave të identitetit e shtimit të votuesve në zona të ndryshme të vendit, fakte të cilat janë bërë publike dhe çuar para drejtësisë, konkretisht në Durrës dhe në Kavajë.

Kryetari i PD-së shprehu shqetësimin edhe për dhunën e ushtruar ndaj anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike gjatë tubimeve elektorale. Z. Basha solli në vëmendje rastin e Durrësit, ku militantët e PS dhunuan anëtarë të PD-së, rastin e Ersekës ku u tentua të goditet kryetari i opozitës, rastin e Malësisë së Madhe, ku pas takimit elektoral, policia ushtroi kontrolle ndaj simpatizantëve të PD-së. Në Vorë dhe në Sukth, persona me precedentë kriminalë, të armatosur janë vënë në shërbim të Partisë Socialiste dhe LSI dhe terrorizojnë banorët.

Kulmi i shantazhit qeveritar është presioni i hapur që i bëhet kandidatit të Partisë Demokratike në Vorë apo kandidatit të Ersekës që është kërcënuar nga ministri i Mjedisit. Dhuna policore dhe presioni ndaj disa kandidatëve janë një shembull i keq i përdorimit politik nga qeveria të Policisë së Shtetit, me përpjekjen për të shantazhuar mbështetësit e opozitës.

Sipas zotit Basha është e dënueshme dhe e papranueshme gjuha fyese e kryeministrit ndaj kandidatëve të opozitës dhe presioni e kërcënimet që ai u bën qytetarëve, kur thotë se do të bllokojë fondet nëse nuk votojnë kandidatët e tij. Po ashtu, u denoncuan edhe rastet e vendosjes së qeverisë dhe aseteve të saj në shërbim të kandidatëve të majtë, si një shkelje flagrante e Kodit Zgjedhor. Kjo situatë po dëmton procesin normal zgjedhor, – theksoi z. Basha.

Pasi u njoh me situatën nga zoti Basha, zëvendës – ndihmës sekretari i shtetit, z. Hoyt Yee tha se do të merren të gjitha masat që vëzhguesit e ambasadës së SHBA të jenë prezentë dhe monitorojnë me kujdes procesin në të gjithë bashkitë, në zgjedhjet e 21 Qershorit.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 8 Qershor 2015

Read More
08 Qer
0

Gjergj Mero: Llogaridhënie publike për çdo zbatim të programit

Kandidati Gjergji Mero nënshkroi  kontratën sociale me shoqërinë  civile për premtimet që lidhen me zhvillimin dhe fuqizimin social të rinisë. Kontrata është një projekt i  shoqërisë civile mbështetur nga Ambasada suedeze , e cila  synon të monitorojë premtimet e të dy kandidatëve Mero dhe Filo ndaj rinisë së qytetit. Premtimet lidhen me infrastrukturën,  ku problem serioz është parkimi, kinemaja e munguar, ngrohja në shkolla, biblioteka qëndrore, karta e studentit, biznesi social, rritja e transparencës me qytetarët për fondet publike dhe përfshirja e më shumë të rinjve në investimet e bashkisë. Këto 10 prioritete janë përcaktuar nga vetë të rinjtë si interesat më të rëndësishme për përmirësimin e jetës së tyre. 
Kandidati Gjergj Mero, duke vlerësuar shoqërinë civile si një strukturë të rëndësishme në vizionin e tij për të drejtuar bashkinë tha projektet për një jetë më të mirë dhe me shpresë  për të rinjtë janë  prioritet i programit. Njëherësh ai tha se nënshkrimi i kësaj kontrate sociale, do të thotë se me drejtimin e Bashkisë ai do të japë llogari publike për çdo pikë të programit. Kandidati Mero është ndër të parët  kandidatë që programin e tij e ka publikuar në faqen e tij në facebook për ballafaqim me publikun.
“Çdo investim dhe shpenzim fondesh publike do të jetë në transparencë të plotë me publikun, mediat klasike e website-t e bashkisë si dhe në konsulencë me çdo grup interesi.  Kontrata sociale është pjesë e një filozofie  thelbësore të vendeve me demokraci të konsoliduara dhe me pushtet lokal të pavarur. Ndërkohë kandidati Mero në një forum civil me prezencën dhe të kandidatit Filo prezantuan prioritetet e programeve sipas sektorëve të zhvillimit.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 8 Qershor 2015

Read More
08 Qer
0

Veliaj nuk bën transparencë, i fshihet skandalit të Dzanashvillit

Prej 4 ditësh Erion Veliaj i shmanget skandalit të përfshirjes së bashkëshortes së tij në skemën e Dzanashvillit për pastrimin e parave.

Nuk jep asnjë shpjegim, me shpresën se kjo histori tronditëse e lidhjes me një prej emrave më të njohur të trafikut në rajon, do të harrohet.

Por faktet janë kokëforta, nuk mund të mbulohen.

Ja ku është prokura. ( bashkëngjitur në email )

Dzanashvilli, ka zgjedhur të ketë Ajola Xoxen, bashkëshorten e Veliajt si përfaqësuese të tij me të drejta të plota në Shqipëri.

Dhe Ajola Xoxe ka zgjedhur të jetë përfaqësuesja e tij në Shqipëri.

Pse nuk bën transparencë kandidati që flet lart e poshtë për rregull e ligje.

Sa para mori bashkëshortja e tij nga kjo kontratë?

A ka raportuar ajo në momentin kur u bënë transaksionet e dyshimta financiare, për çka ka nisur edhe hetimi për pastrim parash?

Ligji nr 9917, i vitit 2008, e detyron Ajola Xoxen të raportojë në momentet kur bëhet një transaksion i dyshimtë, sidomos në vlerat prej miliona eurosh.

Neni 3 thotë se subjektet e këtij ligji janë, avokatët, noterët, përfaqësuesit ligjorë, ekspertët kontabël, etj. Zonja Veliaj është pikërisht përfaqësuese ligjore e z. Dzanashvilli. Ligji e detyronte atë të raportonte transaksionin e dyshimtë.

Neni 4 i këtij ligji, thotë se subjektet, pra pikërisht avokatët e përfaqësuesit ligjorë, duhet të marrin masat për transaksione të dyshimta, apo për transferta që e kalojnë shumën 1 milionë lekë të vjetra.

Zonja Veliaj, ende nuk flet nëse ka denoncuar ajo tek drejtoria pastrimit të parave, të dhënat e transaksionit që lidh Dzanashvillin me Mark Frrokun, ku 30% e aksioneve të kompanisë shiten 300 mijë euro, ndërsa 15% e aksioneve të së njëjtës kompani brenda pak muajsh, shiten me 1.8 milionë euro?

Transparenca në këtë rast është detyrim ligjor, nuk është një zgjedhje fakultative sipas dëshirës.

Por transparenca është ajo qe i mungon kandidatit rilindas për bashkinë e Tiranës dhe të afërmve te tij, që çuditërisht gjenden gjithmonë në qendër të skandaleve me shuma të tilla parash.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 8 Qershor 2015

Read More
08 Qer
0

Projekti i Kosovës për zonën e Dajtit

Kandidati për kryebashkiak në Tiranë, Halim Kosova, bisedoi sot me banorët e Priskës, të cilëve u shpjegoi konkretisht se si programi i tij për zonën do të ndikojë në përmirësimin e jetës së tyre. Kosova u ndal në rrugët e lagjet konkrete, si dhe në specifikat konkrete për këtë komunitet.

Më poshtë, projekti i detajuar për zonën e Dajtit.

KOMUNA DAJT

Objetivat dhe Investimet për vitet 2015 – 2017 

  1. Përmirësimi i Higjenës 

Objektivi:         Përmirësimi i kushteve të jetësës duke synuar rritjn e nivelit të shërbimeve në të gjithë zonën administrative të Dajti

Investimet:

Ndërtimi i rrjetit të kanalizimeve të ujrave të zeza në 2 fshatra:

  • Tufinë
  • Qesarakë

Rritja e cilësisë së furnizimit me ujë:

  • Sigurimi i furnizimi me ujë të pijshëm me cilësi dhe pa ndërprerje
  • Mirëmbajtja e linjave ekzistuese të ujësjellësit
  • Ndërtimi i linjave të reja të furnizimit.

Mbrojtja nga ndotjet e mbetjeve urbane dhe ujrat e zeza:

  • Ndërtimi i dekantuesve të ujrave të zeza në pikat e shkarkimit në përrenj e lumenj
  • Eleminimi i pikave më të ndotura
  • Përmirësimi i cilësisë së shërbimit të grumbullimit, transportit dhe depozitimit të mbetjeve urbane. 

Përfitojnë rreth 12.300 banorë 

  1. Përmirësimi i infrastrukturës së arsimit parashkollor dhe parauniversitar

Objektivi: Përmirësimi i kushteve të mësimdhënies dhe rritja e sigurisë në objektet arsimore në zonën administrative të Dajtit 

Investimet: 

Rikonstruksioni i 6 objekteve arsimore:

  • Rikonstruksion shkolle 9-vjecare në Ferraj;
  • Rikonstruksion shkolle e mesme dhe ndërtim palestre në Surrel;
  • Instalimi i sistemit të ngrohjes për 6 objekte
  • Rikonstruksioni i nyjeve sanitare në të gjitha shkollat
  • Sigurimi i internetit.

Ndërtimi i 4 objekteve

  • Ndërtimi i 3 cerdhe, (2 në Linzë dhe 1 në Shtish tufinë)
  • Ndërtimi i 1 kopshti, Shtish Tufinë

Për fëmijë të shëndetshëm në nivelin parashkollor:

  • Vendosja e 6 kënde lojrash për fëmijët parashkollor
  • Pasurimi me mjete didaktike

Përmirësimi i sigurisë në shkolla nëpërmjet:

  • Sigurimi i transportit për fëmijët që banojnë 30min larg objekteve arsimore
  • Vendosja e sinjalistikës së nevojshme për sinjalizimin e shkollave

Përfitojnë rreth 1.850 fëmijë 

  1. Infrastruktura rrugore

Objektivi:         Përmirësimi i kushteve të lëvizjes së njerëzve dhe produkteve në të gjithë zonën administrative të Dajtit

Investimet:

Rikonstruksioni i rrugëve

  • Rruga Nacionale – Qafë  Mollë
  • Rruga Nacionale – Shkallë
  • Rruga Nacionale – Murth,
  • Rruga Nacionale – Selbë
  • Rruga Nacionale – Darshen,
  • Rruga Shtish Tufinë – Tujan 

Përmirësimi i gjendjes së rrjetit rrugor

  • Përmirësimi i kushteve të lëvizjes në 27 km rrjet kryesor që lidhet me rrjetin rrugor kombëtar brenda vitit të parë të mandatit
  • Asfaltimi i 13 km rrugë dytësore që lidhin fshatrat me njëri tjetrin
  • Përmirësimi i kushteve të lëvizjes në 31 km rrjet rrugor dytësorë dhe rrugë të brendshme brenda 2 viteve të para të mandatit

Përmirësimi i kushteve të sigurisë rrugore

  • Riparimi i sinjalistikës në rrugët ekzistuese si dhe kompletimi me të gjithë elementët e sinjalistikës horizontale dhe vertikale në 40 km rrjet rrugor kryesorë dhe dytësorë
  • Ndricimi rrugor në qendrat e komunave

Përmirësimi i kushteve të lëvizjes për këmbësorët

  • Ndërtimi i trotuarëve në rrugët që do rikonstruktohen
  • Krijimi i rampave për PAK (persona me aftësi të kufizuara)

Përfitojnë rreth 12.300 banorë

Unë nuk jam një politikan tipik, por ndoshta për këtë keni nevojë. Pikërisht pse kam projekte specifike për lagjen tuaj dhe për çdo lagje të Tiranës do t’ju them ekzaksisht se çfarë do të bëj. Në vend që unë të fajësoj të tjerët, gjithë jetën time kam marr përgjegjësi për të zgjidhur problemet. Unë jam një menaxher i fortë, me vizion të qartë, vendos objektiva dhe arrij standardet. Çdo projekt do të përfundohet brenda afatit kohor dhe do të tregoj tolerancë zero ndaj korrupsionit ashtu siç kam bërë gjatë gjithë jetës sime. Unë do të punoj për të gjithë dhe me të gjithë ju pa asnje dallim.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 8 Qershor 2015

Read More
08 Qer
0

Basha: Vota e 21 qershorit është ligj, për të ulur taksat, çmimin e energjisë, rritur pagat dhe pensionet

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi takime elektorale në Lushnjë, Bathore (Kamëz) dhe në Divjakë. Në Lushnjë, zoti Basha ka garantuar qytetarët se me votën e bashkuar, në 21 qershor të majtë e të djathtë do të largojnë bandat e drejtuara nga Tushe – Rama që po përvetësojnë paratë e qytetarëve në projekte korruptive, ndërsa qytetarët vuajnë për bukën e gojës. Me Dariel Xhindolin, tha zoti Basha, bashkia do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo të qeveritarëve.

“Me votë do i shporrim bandat nga Lushnja, do ta çlirojmë arkën e qytetit, me votë do u japim mundësi qytetarëve të Lushnjës të qeverisen hallet e  tyre, të zgjidhim problemet tuaja, të investojnë sipas prioriteteve tuaja. Puna dhe punësimi në radhë të parë, puna dhe respekti për ju, dinjiteti juaj, këto janë prioritetet e Dariel Xhindolit, kjo është vula e fitores së tij.”

Në Bathore, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha theksoi se punësimi është prioriteti kryesor i Partisë Demokratike dhe i kandidatëve të saj. Shumica e shqiptarëve sot marrin borxh për bukën e fëmijëve, ndërsa qeveritarët janë zhytur në afera korruptive nga investimet e luksit deri tek vjedhja e miliona eurove në dispozicion të rimbursimit të ilaçeve.

“Ne vijmë në këto zgjedhje me një prioritet të madh dhe ky ka të bëjë me hallin më të madh të shqiptarëve, ka të bëjë me papunësinë. Zgjidhja jonë për këtë hall konkret është ulja e taksave, ulja me 25% e çmimit të energjisë dhe falja e kamatë-vonesave për shqiptarët, është taksa më e ulët në Ballkan si zgjidhje, si përgjigje ndaj asfiksimit të ekonomisë dhe largimit të investitorëve”.

Kryetari i opozitës Lulzim Basha u ndal dhe në Divjakë, aty ku fermerët nuk kanë përfituar asnjë subvencion edhe pse iu premtuan dy vjet më parë, u janë rritur kostot e prodhimit si rezultat i rritjes së çmimit të naftës dhe energjisë. Papunësia e madhe dhe rritja e taksave ka sjellë rënie të fuqisë blerëse dhe rritje të çmimeve çka i ka bërë fermerët të mos shesin dot prodhimet e tyre. Prandaj, 21 qershori, tha zoti Basha është dita e ndëshkimit me votë të mashtrimit dhe hapjes rrugë të ofertës së shpëtimit që propozon Partia Demokratike.

“Ku janë premtimet për 300 mijë vende pune, ku janë premtimet për t’u ardhur në ndihmë fermerëve, për lëndët e para, për çmimin e naftës. Për një vit zhdukën 800 milionë lekë me një skemë të pashembullt abuzivizmi e korrupsioni, privatizimi i Lagunës për interesat e xhepat e tyre. Vota popullore e 21 qershorit është ligj, ligj për të ulur çmimin e energjisë, ligj për të ulur taksat, ligj për t’u ardhur në ndihmë fermerëve”


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 8 Qershor 2015

Read More
08 Qer
0

Zgjidhje të menjëhershme të krizës për 500 familjet e Institutit

Kandidati për kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova u takua me banorët që jetojnë pranë Insititutit Bujqësor, dhe pa nga afër gjendjen e tyre të mjerueshme, ku fëmijë e të rritur jetojnë pa drita e pa ujë, dhe pa asnjë kusht normal jetese.

Kosova dëgjoi hallet e tyre dhe u angazhua për zgjidhje.

“A ka mundësi nëqoftëse fitoni, edhe urime, të na sillni dritat, kemi katër muaj , a ka bërë vaki doktor, të gjithë por unë si invalid sidomos e kam të vështirë doktor Halimi”, tha një banor i Insitutit në Kamëz.

“Pa dallim politik, si ka mundësi kjo parti të flasë për shkolla, të flasë për për këtë e për atë, në një kohë ku fëmijët, urdhëro, ky ku do lexojë, për të shkuar në shkollë? Ky zotëria që e kam si vëlla, si ka mundësi ky të çohet e të zbresë , kur është në kat të katërt, ky të zbresë që të shërohet , pa drita, pa asgjë”, thotë një tjetër banor.

“Jam me tre fëmijë jetim, të jetosh me tre fëmijë jetim në këtë gjendje, në 2015, pa drita, pa ujë. Nuk duam asnjë gjë tjetër. Mendo, jemi 500 familje, janë fëmijë këta, do plasë ndonjë epidemi. Tani kanë marrë edhe pushimet ata, këta duan të lozin jashtë, i ke të gjithë ditën me mbeturinat, këta duan të lahen, ujin na e kanë ndaluar qysh prej tre ditësh”, thotë një nënë.

“Këto janë kushte që vërtet të dëshpërojnë shumë kur i sheh, por në të njëjtën kohë të bëjnë që të të lëvizi zemra e truri për të gjetur një zgjidhje. Sepse në një vend ku janë 8000 apartamente të mbylluara me çelës, ka shumë mundësi ti shpëtojë të dyja palët, si atyre që i janë bllokuar ndërtimet dhe si ata që kanë nevojë dhe mezi presin dhe çdo ditë flini dhe zgjoheni me një mendim që ishalla nesër e ishalla nesër, dhe mesa më thoni keni kaluar rreth 20 vjet në këto kushte. Më lini pak të mendoj se çfarë do bëj në dy drejtime: çfarë do bëj diçka urgjente dhe çfarë do bëj pak më vonë. Por ta dini që objektivi final është që ju të sistemoheni njëherë e mire”, thotë Halim Kosova.

“Ju jeni vërtet në aq urgjencë sa as ju vet nuk e kuptoni. Pse se kuptoni? Nuk e kuptoni se pavarësisht halleve, dhe mbajeni mend këtë që po ju them, edhe ju është mësuar pak syri me të keqen. Kurse unë asnjëherë nuk kam pranuar në jetën time që një gjë që nuk shkon ta lë të iki gjatë, se po tu mësua syri, s’është mirë. Juve thoni që ujë dhe drita. Nuk është vetëm uji dhe dritat. Janë 200 mijë gjëra që ju keni nevojë”, shton Kosova.

“Nëqoftëse ishallah do Zoti të fitosh , ktheje kokën nga Instituti Bujqësor”, kërkon një banor

“Nuk do ta kthej pas zgjedhjeve, unë do ta kthej para. Mundësitë tani dhe pas do t’ua them po këtu në këtë shesh që bëmë edhe këtë takim sot. Këtë ta keni të sigurtë. Sa më shumë shoh të këqija, aq më shumë mobilizohem dhe them që ke bërë gjënë e duhur që ke vënë emrin në shërbim të banorëve sepse të jeni të sigurtë që do i ndryshoj gjërat. Edhe ato që juve ju duken të pamundura do i bëj të mundura”, tha Halim Kosova.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 8 Qershor 2015

 

 

Read More