Blog

06 Qer
0

Duma: Drejtësi me ndihmën ekonomike, objektivi ynë; një person për familje të jetë i punësuar

Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi me banorët e zonës së Porto Romanos mbi projektin e saj për të hapur vende të reja pune dhe zgjidhjen e problemeve të kanalizimeve, ujit të pijshëm dhe rrugëve. Duma tha se çdo qytetar që e meriton ndihmën ekonomike do ta përfitojë duke vendosur drejtësi për ta. Ajo u shpreh se objektivi do të jetë që minimalisht një person për familje të jetë i punësuar.

“Për çdo gjë që diskutojmë si për ujin, rrugën dhe kanalizimet, janë diskutime që do t’i bëjmë sezbën. E para dhe më kryesorja është puna. Ajo që do shikoni pas 21 Qershorit është projekte për punën kudo. Nuk kam për të besuar ndonjëherë tek asistenca sociale, nuk besoj dot tek ndihma ekonomike por ju them që kushdo që e meriton me të drejtë ndihmën ekonomike dhe asistencën sociale do ta marrë sezbën. Këtë drejtësi jua oftoj. Ne duhet të arrijmë një objektiv fare normal;minimalisht një person për familje duhet të jetë i punësuar”, tha Duma.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 6 Qershor 2015

Read More
06 Qer
0

Terror ndaj korçarëve dhe bizneseve që mbështesin, por fryma e fitores nuk ndalet

Kandidati Gjergj Mero ishte në lagjen 5 dhe 16, ku  trajtoi me banorët problemet e shumta  të kësaj zonë si dhe prioritetet e programit për zhvillimin e qytetit. Ai  tha se varfëria dhe papunësia kanë arritur nivele kritike si pasojë e qeverisjes Rama dhe shpërfilljes së Bashkisë ndaj shtresave në nevojë. Qytetarët korçarë, tha ai nuk do të gënjehen më me premtimet që dolën mashtrime si 300 mijë vende pune, ulje të çmimit të energjisë, karburanteve,  shëndetësia falas etj. Në 21 Qershor gara është për qytetin dhe jo për pushtetin.

Kandidati Mero tha se ka një terror të paprecedent ndaj qytetarëve dhe bizneseve që po mbështesin programin e djathtë. Por fryma  e fitores u shpreh ai nuk ndalet,  sepse njerëzit kërkojnë shpëtim për të dalë nga kriza. Ai garantoi se me bashkinë e re, korçarët nuk do të diskriminohen nga  bindjet e tyre partiake, pasi ajo është shtëpia e qytetit.

Gjatë takimit banorë të shumtë i thanë kandidatit  Mero se, u është hequr ndihma sociale prej dy vitesh dhe se faturat e larta të dritave dhe ujit, nuk sigurojnë pensionin e mbetur, as për bukën e gojës.

Më tej kandidati Mero shprehu shqetësimin e thellë si prind dhe si pedagog për eksodin masiv të  të rinjve nga Korça që nuk gjejnë shpresa , tha ai për punësim, si nga bashkia e kryebashkiaku,  ashtu edhe nga biznesi privat që është në krizë. Pas 21 Qershorit , nismat rinore për biznes do të përkrahen fort  nga lehtësimi i barrës fiskale dhe heqjes së sigurimeve për vitin e parë nga Bashkia .


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 6 Qershor 2015

 

Read More
06 Qer
0

Skandali i 7 miliardëve me ilaçet, LSI sipërmarrje e korrupsionit

Pas më shumë se dy javësh denoncime nga Partia Demokratike dhe një pjesë e medias në lidhje me skandalin e përfitimit të miliardave me receta false, më në fund prokuroria hodhi një hap dhe arrestoi Drejtorin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor në Tiranë, Pjerin Xhuvani.

I arrestuari është ky personi këtu (foto bashkëngjitur), miku i Ilir Metës, kryetar i LSI-së për Elbasanin.

Një dëshmi e qartë kjo se LSI, është një forcë politike,  me mision të vetëm korrupsionin, vjedhjen dhe abuzimin.

Skandali i vjedhjes së miliarda lekëve me receta fiktive ka nxjerrë në pah një mekanizëm kriminal, të mirëstrukturuar kokat e të cilit janë në krye të qeverisë.

Falsifikimi i recetave llogaritet të ketë futur në xhepat e mafias së ilaçeve, më shumë se 7 miliardë lekë.

Zullumi ishte aq i madh, sa edhe pse raporti i kontrollit u mbajt i fshehur per me shume se nje muaj në kryeministri, nga personi kyç i Edi Ramës që mbulon korrupsionin dhe abuzimet, sërish gjurmët ngelën dhe prokuroria arriti të arrestojë një pjesë fare te vogël të zinxhirit.

Partia Demokratike vlerëson punën e prokurorisë deri tani në lidhje me këtë skandal, por kjo do të ishte një punë e palotë, nëse nuk vihen para përgjegjësisë kumbarët e vërtetë të këtij rrjeti mafioz.

Kjo është një tango kriminale që kërkon dy vetë që të luhet. I arrestuari i LSI-së nuk ka kërcyer i vetëm në këtë skenë korruptive.

7 miliardë lekë të vjedhura, të futur në xhepat e qeveritarëve me receta fiktive, ndërkohë që qytetarët, pacientët, të pamundurit e të afërmit  e tyre po torturohen nëpër spitale nga mungesa e ilaçeve, dhe nga çmimi i tyre stratosferik.

Gishti është drejtuar nga Ministri i Shëndetësisë, i cili bëri të pamundurën për ta mbrojtur këtë skemë të turpshme të vjedhjes me receta false. Ministri I shendetesise eshte sot i akuzuari kryesor per perpjekje per manipulim dhe fshehje te provave. Ministri i Shëndetësisë persëri gënjeu kur tha që çmimet e barnave janë ulur. Sot që flasim, mbi 30 % e listës së barnave të rimbursueshme kanë çmim shumë më të lartë. Por edhe ato barna çmimi i të cilave është ulur jo me negociim por me dhunë, sot nuk gjenden në treg. Në treg sot mungojnë më shumë se 20 barna një pjesë e të cilave përdoret edhe për kurimin e sëmundjeve të rënda si kanceri. Sot jeta dhe shëndeti i qytetarëve shqiptarë është në rrezik!

Ky është një krim i padëgjuar më parë, për të cilin duhet vënë sa më shpejt drejtësi. Drejtësi e plotë deri në fund.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 6 Qershor 2015

 

Read More
06 Qer
0

Sa para mori Ajola nga Dzanashvilli, dhe pse nuk denoncoi pastrimin e parave?

Me gjithë kontrollin mbi median, me gjithë përpjekjen për ta mbyllur skandalin, për  ta fshehur të vërtetën, ky dokument mbetet.

E kam fjalën për këtë dokument, ku Dzanashvilli, një emër i famshëm i botës së krimit, i dyshuar dhe akuzuar për pastrim parash, trafik prostitucioni në shumë vende të rajonit, ka mandatuar Ajola Xoxën, si përfaqësuese me të drejta të plota për aktivitetin e tij në Tiranë.

Kjo marrëveshje ka shumë hije dyshimi, por dy pyetje janë thelbësore dhe detyrim publik për zonjën Xoxa, bashkëshortja e ministrit, sot kandidatit të Edi Ramës për kryeqytetin.

Sa para ka marrë zonja në fjale nga Dzanashvili për të drejtën e përfaqësimit? A e ka denoncuar ajo tek drejtoria pastrimit të parave, të dhënat e transaksionit të dyshimtë që lidh Dzanashvillin me Mark Frrokun, ku 30% e aksioneve të kompanisë shiten 300 mijë euro, ndërsa 15% e aksioneve të së njëjtës kompani shiten me 1.8 milionë euro?

Këtu kemi të bëjmë me detyrime ligjore, dhe zonja Veliaj, duhet të japë përgjigje.


Deklaratë për media e deputetit të Partisë Demokratike, Gert Bogdani, 6 Qershor 2015

 

 

Read More
06 Qer
0

Trajtim të barabartë qytetarëve, rrugë e shërbime në çdo cep të Tiranës

Kandidati për kryebashkiak i Tiranës, Halim Kosova, takohet me banorët e lagjeve periferike të Kombinatit

Kandidati për Kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova u takua me banorë të zonës së Kombinatit në ecjet e takimet e tij nëpër lagje, duke shpjeguar programin dhe mënyrën se si projektet do të ndikojnë në jetën e tyre të përditshme.

“Atje në fshat kur ishim e kishim 100 herë më të mirë rrugën se këtë këtu”, i thotë Kosovës, një qytetar.

“Tani me këto probleme përpara, kam një projekt të detajuar, kam objektiva se çfarë duhet të bëj me ju”, përgjigjet Kosova.

Kandidati për kryebashkiak u ka folur banorëve për parimet e tij të qeverisjes që janë transparenca dhe trajtimi i barabartë e pa dallim i qytetarëve.

“Çdo njeri, kudo që të jetë në Tiranë, kudo që të banojë, të ketë konditat që ka çdo njeri, çdo qytetar i Tiranës. A je në periferi a je në qendër, nuk duhet të ketë diskriminim, një njeri të ketë ujë dhe një jo, një me drita dhe një jo, një me asfalt dhe një me gropa. Po duhet të kenë të gjithë barazi dhe janë mundësitë për tu bërë.  Unë them që kam mundësi që ato që shikoj dhe ato që më thonë qytetarët, unë kam mundësi të gjej zgjidhje. Dua të tregoj një herë në këtë vend sesi mund të bëhen gjërat pa vjedhur. Kjo është shumë e rëndësishme, sespe do të kenë mundësi të gjithë qytetarët ta marrin vesh se sa i rëndësishëm është individi”, tha Halim Kosova.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 6 Qershor 2015

Read More
06 Qer
0

Basha: Me votë do ta ndalojmë pllakosjen e së keqes me votë do t’u kthejmë shpresën shqiptarëve

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vijoi turin e bashkëbisedimit me qytetarët në Kukës, Has dhe Tropojë. Zoti Basha u njoh me shqetësimet e banorëve dhe tregtarëve për papunësinë, rënien e fuqisë blerëse, rritjen e taksave dhe çmimit të energjisë.

Mbi 5 mijë kuksianë kanë emigruar gjatë një viti i tha një banor, zotit Basha. Jo vetëm që nuk kanë mbajtur asnjë premtim, por e kanë përkeqësuar situatën ekonomike, thanë tregtarët.

Banor: S’ka ku shkon më keq, kanë ik mbi 5000 vetë, krejt kuksianët kanë ik për shkak të gjendjes ekonomike, u bëj thirrje fëmijëve me ardh, më thonë, -Bab, më mirë i vdekur në një vend demokratik se sa i shtypur e i përbuzur në vendlindjen tonë.

Banor: Jam vetë i gjashtë, kam dy fëmijë në shkollë të lartë, nuk mund të përballohet. Tre vëllezër kanë ikur familjarisht, nuk ka punë…

Basha: Një javë që nuk keni shitur asgjë?

Tregtare: Asgjë, as një lek nuk kemi bërë, të vjetra.

Tregtar: Kam dy javë pa shitur, ku me shku, 50 mijë lekë qiraja, drita, punë.

Tregtar: Të gjitha këto, të gjitha borxhe.

Basha: Të gjitha!?

Tregtar: Të gjitha, pa përjashtim.

Basha: Ne besojmë ta zgjidhim me votë, duke ulur taksat, çmimin e energjisë, duke qëndruar në krahun tuaj si sipërmarrës, si biznes i vogël e jo përballë jush me kërbaç e me gjoba dhe me fatura.

Lideri i opozitës Lulzim Basha tha se kjo situatë kërkon zgjidhje konkrete dhe Partia Demokratike ka ofertën e shpëtimit. Ulja e taksave, ulja e çmimit të energjisë, kthimi në skemën e ndihmës ekonomike të personave që janë hequr me pa të drejtë dhe ndihmë për ata në varfëri ekomomike janë disa nga pikat e platformës së Partisë Demokratike.

“Ju meritoni zgjidhje konkrete, ne do japim zgjidhje konkrete, duke nisur me problemin më të madh, me papunësinë, me varfërinë, me pamundësinë për të mbyllur muajin që janë sot problemet më të mëdha në Shqipëri. Mbështetje për biznesin e vogël, mbështetje totale për fermerët dhe blegtorët e Tropojës, fond mbështetje për punësimin e të rinjve, për rininë tropojane, fonde për turizmin dhe për infrastrukturën.

Kryetari i Partië Demokratike Lulzim Basha mori pjesë në prezantimin e platformës së kandidatit për kryetar të Bashkisë së Mirditës, Gjergj Prenga. Ulja e taksave, mbështetja e familjeve në nevojë, fonde të veçanta për mbështetjen e të rinjve që duan të hapin biznese të reja ishin disa nga pikat e platformës së Gjergj Prengës. Zoti Basha ka vlerësuar se vota e 21 qershorit është shumë e rëndësishme për të ndalur të keqen dhe për të mundësuar realizimin e platformës së zgjidhjes së problemeve të qytetarëve në nivel vendor dhe qendror.

“Ata që në 23 qershor votuan rilindjen sepse besuan se do të kishin vende pune dhe sot nuk kanë punë, ata që votuan rilindjen sepse u premtoi që do u ulte çmimet dhe sot nuk dinë nga t’ia mbajnë se u është dyfishuar lista nëpër ushqimore,  të gjithë atyre unë u them sot, gënjeshtra erdhi me votë, mashtrimi erdhi me votë, me votë do e largojmë, me votë do ta ndalim”


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 6 Qershor 2015

Read More
06 Qer
0

Duma: Bashkë do zëvëndësojmë një model të dështuar me modelin e zhvillimit

Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi me banorët e fshatit Romanat mbi programin e saj për zhvillimin e bujqësisë dhe infrastrukturës së zonës. Duma tha se pas 21 Qershorit, do të ketë një model tjetër pune nga ai i bashkisë së sotme, me projekte që do të sjellin zhvillim.

“Të bësh rrugët me taksat është detyra e secilit. Problem është se çfarë lloj rruge bën. Problemi është a ke shpërdoruar apo jo me ato taksa. Problem është nëse ato taksa, pasi ke bërë rrugë, kanë sjellë zhvillim ?! Asnjë nga këto të treja nuk kanë përgjigje në bashkinë e sotme të Durrësit. Ai është një model i dështuar i zhytjes së qytetit në atë që është grumbullimi i betonieres së vetë, dhe i zhytjes së qytetit në atë që është varfërimi dhe papunësia”, tha Duma.

Kandidatja e djathtë u shpreh se fondi i garancisë do të mbështesë çdo fermer.

“Ajo që ju siguroj është që pas momentit që do marrim bashkinë të madhe do të vlejë të merresh me bujqësi sepse 30 % të subvencionimit dhe fondit të garancisë do ta japë bashkia për çdo projekt fermeri në bujqësi dhe blektori”, u shpreh Duma.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 6 Qershor 2015

Read More
06 Qer
0

Bashkia e ardhshme e Kavajës mbështetje për gratë në biznes

Kandidati i Partisë Demokratike për kryetar bashkie në Kavajë Engjëll Cara, zhvilloi takim me gratë dhe vajzat sipërmarrëse.

Në këtë takim Cara u dha një vend të veçantë në platformën e tij. Ai theksoi rolin e rëndësishëm që gruaja ka në zhvillimin e vendit. Ndaj gruaja do të zë një pjesë të rëndësishme në administratën e nesërme. Pika e parë e projektit të z. Cara është barazia gjinore.

“Nuk mund të ketë zhvillim shoqëria, pa patur bekimin dhe mirëkuptimin e nënave dhe të grave, të cilat nga mëngjesi deri në darkë kujdesin e kanë për ne dhe unë betohem që në Bashkinë e Kavajës do të bëj në mënyrë taksative Administratën me 50% gra dhe vajza”.

Gjithashtu, z. Cara deklaroi që do të nxisë gratë sipërmarrëse, të hapin një biznes dhe ta zhvillojnë atë me ndihmën e Bashkisë. Vënd të veçantë në projektin e z. Cara zë edhe ndihma sociale për kryefamiljaret femra.

” Do të bëjmë paketa sponsorizuese, ndihmuese, për të gjitha ato gra që do të nisin një biznes të ri, Bashkia e Kavajës merr përsipër t’i paguajë siguracionin në vitin e parë të zhvillimit të biznesit të saj. Do të bëjmë të mundur që nënat dhe vajzat e Kavajës të kenë mbështetjen e vazhdueshme të Bashkisë, kryesisht, ato nëna që janë kryefamiljare, do të kenë mbështetje sociale dhe fëmijët e tyre do të ndihmohen me bursa për arsimimin në shkollat e larta, pa patur kritere të tjera”, tha Cara.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 6 Qershor 2015

Read More
06 Qer
0

Banorët e Fierit: Të mendojmë mirë para se të votojmë, qeveria na zhgënjeu

Kandidati për bashkinë e Fierit Enkelejd Alibeaj takoi banorët e fshatit Lalar. Këta të fundit shprehën indinjatë për braktisjen nga pushteti vendor. Në fshat përveç mungesës së infrastrukturës rrugore, kanalizimeve, ujit të pijshëm dhe kanaleve kullues, mungon edhe shërbimi shëndetësor.

“Nuk kemi një infermier në fshat, e çova nënën në Patos po kjo nuk është zgjidhje”, tha një banor.

Alibeaj u tha banorëve se në programin e tij për bashkinë e madhe të Fierit përfshihet plotësimi i godinave të shërbimit mjekësor me kushtet e duhura për këtë shërbim si dhe lobimi i fuqishëm pranë qeverisë për të plotësuar me infermiere dhe mjek çdo qendër shëndetësore në çdo fshat.

Në fshatin Mbrostar, banorët shprehën mbështetje të fortë për kandidatin Alibeaj.

“Gjendja ka marrë rrokullisjen dhe kur rrokulliset guri nuk dihet se ku ndalet tha një banor tjetër i Mbrostarit. Ndaj duhet të mendojmë mirë përpara se të votojmë. Qeveria na ka zhgënjyer të gjithëve këto 2 vitet e fundit.

Në fshatin Petovë banorët ankohen mes të tjerash edhe për energjinë elektrike. Ata thonë se linja e furnizimit me energji është e improvizuar dhe nuk shërben për një furnizim normal. Nga ana tjetër kultivimi i tokës është tepër i kushtueshëm. Alibeaj tha në këtë fshat se zona ka një pozicion të favorshëm dhe strategjik për bujqësinë ndaj duhet të shfrytëzohet dhe do të shfrytëzohet si potencial ekonomik. Sistemimi i rrjetit kullues dhe vaditës është një sipërmarrje që bashkia e madhe e Fierit do ta realizojë me pak kosto. Një strukturë e posaçme me mjete do të jenë në shërbim të këtij sistemi në të gjithë fshatrat e Fierit për ta kthyer këtë sistem në funksional.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 6 Qershor 2015

Read More
06 Qer
0

Paniku nga humbja: Mafia Meta – Rama do e marrin përgjigjen edhe në Vore si në gjithë vendin

 

Jam këtu bashkë me qytetarët e Vorës për t’i thënë Ilir Metës, bandave kriminale që ka angazhuar në Vorë e kudo në Shqipëri ku kandidon me kandidatët e tij, se e ka kot , se as kërcënimi ,as presioni as pakti i Gjirit të Lalzit që ka lidhur me bandat nuk do ta mposhtin dot vullnetin e qytetarëve të Vorës për të votuar të lirë për kandidatin që duan ata, për ofertën që duan ata. Në 25 vjet pluralizëm, kurrë nuk ka ndodhur që një kandidat, e aq më pak një kandidat i opozitës, të detyrohet të zgjedhë mes biznesit dhe mandatit. Ky është një presion i papranueshëm i një stili korruptiv, mafioz, i denjë vetëm për Ilir Metën dhe skodën e tij, i denjë për dyshen Rama-Meta, i denjë për honet për të thella të antivlerave që sot vërtetiten me xhama të zinj në Bashkinë e Vorës, Bashkinë e Lezhës, Bashkinë e Ersekës e kudo ku kandidojnë hijet e Ilir Metës, të cilët e gjejnë të pamundur të përballen me qytetarët. Të vetmen shpresë kanë ndihmën e mafias, kanë ndihmën e bandave, kanë ndihmën e kërbaçit qeveritar. E kanë kot. Vullneti i qytetarëve nuk mposhtet, vullneti i qytetarëve nuk blihet, asnjë bandit, asnjë bandë, asnjë grupin mafioz me apo pa mbështetjen e kryetarit të Kuvendit, apo të kryeministrit të vendit, nuk mund dhe nuk do e devijojë vullnetin e qytetarëve të lirë. Ne jemi sot më besimplotë se kurrë në fitoren tonë fitoren e qytetarëve të Vorës, e mishëruar në kandidaturën tonë fituese me personin me qytetarin me integritet të lartë, në drejtuesin që ka prodhuar të mira dhe shërbime për Vorën, me Fiqiri Ismaili. Burimi i nervozitetit, burimi i humbjes së qetësisë dhe durimit famëkeq të Ilir Metës, i cili ka vërtitur si hiena njerëzit e korruptuar të administratës nën urdhrat e tij për të bërë një akt të pashembullt sot, për të cilin e siguroj që ai do të përgjigjet, po do të përgjigjet një më  një me emër e mbiemër  çdokush që mban firmën e tij të zezë mbi këtë akt mafioz mbi këtë akt kriminal mbi këtë akt të pashembullt të dhunimit elementar të standarteve të zgjedhjeve është bashkimi i shqiptarëve kundër keqqeverisjes së tyre. Sot ne kemi informuar të gjitha institucionet ndërkombëtare për këtë gjëmë, për këtë tentative për të shkatërruar zgjedhjet ne Vorë, për firmën dhe vulën e Ilir Metës  mbi këtë tentativë, sikundër mbi tentativën tjetër që bëri sot për të kërcënuar kandidatin tonë në Ersekë, sikundër tentativat që bën ditë për ditë, në fakt natë për natë nga Lezha në Gjirokastër, kudo ku nuk i dalin hesapet me popullin dhe mendon se popullin mund ta blejë, popullin mund ta kërcënojë njësoj siç blen dhe kërcënon zyrtarët e tij të korruptuar të çdo niveli.

Sot i them ora e shantazhimit të popullit me paratë e korrupsionit, me bandat, që i ke thirrur apo i ke nxjerrë, apo u ke dhënë leje me zyrtarët e tu të korruptuar  të burgjeve  ka marrë fund.  Shumë shpejt  modeli yt i korrupsionit, modeli yt i bandave do të marrë fund dhe ky moment do të jetë momenti i votës së qytetarëve që as ti, as ortaku yt  në krim ndaj korrupsionit Edi Rama  nuk mund dhe nuk do ta ndali. Ne jemi  në një përballje pa kthim  për Shqipërinë e standardeve Euro-Atlantike, për Shqipërinë e standardeve  Europiane. Ne e kuptojmë që Ilir Meta dhe qeniet e shoqëruara me të ndihen të rrezikuar  se nuk e shikojnë veten e tyre në Shqipërinë e standardeve Europiane. Ky është problem i tyre, ky nuk është problemi ynë. Ne nuk do ta lëmë këtë të jetë problem i Shqipërisë, ne nuk do ta lëmë këtë kurrë të bëhet problem i Vorës  dhe i qytetarëve të Vorës.

Shqipëria dhe Vora do të ecin përpara  dhe ju do të mbeteni  prapa si hijet më të zeza të së kaluarës kriminale dhe korruptive të një regjimi që do të shembet me votën e qytetarëve më 21 qershor.


Deklaratë e Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, në Vorë, 6 Qershor 2015
 

Read More