Blog

01 Pri
0

15 vjetori i anëtarësimit në NATO, Basha risjell mesazhin e tij si ministër i jashtëm në ceremoninë e nënshkrimit të protokollit: Kurrë më nuk do të jemi të vetmuar në kauzën e mbrojtes së lirive tona

 

Kryetari i PD, Lulzim Basha, përmes një videopostimi në rrjetet sociale ka përkujtuar 15 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Kreu i PD, në atë kohë ministër i jashtëm i Shqipërisë, ka zgjedhur një pjesë të fjalës së tij në ceremoninë e nënshkrimit të protokolleve të anëtarsimit në Këshillin e Atlantikut të Veriut, para përfaqësuesve të të gjitha vendeve anëtare të NATO-s.

 

Postimi i plotë i kryetarit të PD, Lulzim Basha:

Basha: 15 vite më parë Shqipëria u bë anëtare e NATO-s, një arritje që bëri krenar çdo shqiptar. Për mua ka qenë nder i veçantë të shërbeja si ministër i punëve të jashtme në këtë moment historik. Sot dua të ndaj me ju një pjesë të mesazhit tim në ceremoninë e nënshkrimit të protokolleve të anëtarsimit në Këshillin e Atlantikut të Veriut, para përfaqësuesve të të gjitha vendeve anëtare të NATO-s:

“Rrallëherë, një komb që luftonte për lirinë e tij, ka rrugëtuar kaq i vetmuar në horizontet e historisë, për kaq gjatë. Izolimi, i imponuar apo i vetë shkaktuar, shënjoi historinë e kombit tim. Është saga e një udhëtimi të pashoq drejt ëndrrës europiane. Luftuam shumë dhe vuajtëm shumë. Por e ardhmja lind përmes sakrificës.

Në muzg të luftës tonë për liri ne farkëtuam aspiratën tonë kombëtare për të rrugëtuar sërish krah për krah me popujt e lirë të familjes euro-atlantike. Ndaj sot me nënshkrimin e protokolleve të anëtarësimit, shqiptarët festojnë domethënien e këtij momenti jetik në historinë tonë kombëtare. Kurrë më nuk do të jemi të vetmuar në kauzën e mbrojtes së lirive tona.

Ne do të rrugëtojmë dhe ngrihemi së bashku me ju, kurrë më të ndarë nga tirania apo shtypja por të njësuar rreth vlerave të përbashkëta të dashurisë për lirinë, respektit për dinjitetin njerëzor dhe shanseve të barabarta para ligjit. Këto vlera të paçmueshme, këto të vërteta të padiskutueshme përbëjnë kollonat e identitetit tonë të përbashkët, janë çfarë na bashkon e na bën më të fortë, janë vetë arsyet për të cilat luftojmë dhe vendosim në altarin e sakrificës sublime jetët e bijve dhe bijave tona në uniformë, sa herë këto vlera kërcënohen.”

Read More
31 Mar
0

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në Kuvendin Zgjedhor të degës nr. 1 të PD, Tiranë

 

PJESË NGA FJALA E KRYETARI I PD, LULZIM BASHA, NË KUVENDIN ZGJEDHOR TË DEGËS NR. 1 TË PD, TIRANË

 

– A bëhej dot ky antarësim pa mbështetjen e SHBA? A  ka shqiptarë që nuk e di se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO,  ishte vullnet personal i presidentit amerikan, Xhorxh W. Bush. Kush nuk e di ta mbajë vëth në vesh. Procesi kishte aleatët tanë, mbështetësit tanë, por kishte dhe kundërshtarët tanë. E them sot me përgjegjësi të plotë si ministër i jashtëm i Shqipërisë, negociata që mbeten jashtë sensacioneve mediatike. Po, po. Kundërshtarë që Shqipëria të mos antarësohej në NATO. Jo nuk është gati,  nuk jeni gati, etj. Duhej vizioni strategjik dhe vendosmëria politike e SHBA, që Shqipëria të futej në NATO,  sot e 15 vite më parë. Se ku do të ishim pa këtë vizion, se ku do të ishim pa mbështetjen e presidentit Bush, që dua në këtë ditë të veçantë ti shpreh mirënjohjen nga zemra në emër të gjithë demokratëve dhe gjithë shqiptarëve. Një Zot i madh e di. Kishte zëra në korridoret e Aleancës që thoshin: ç’na duhen këta shqiptarët?! Çdo të bëjmë me këta shqitarët?! Dhe nga ana tjetër kishe presidentin amerikan që porosiste përfaqësuesen në NATO dhe e pyeste vazhdimisht: Çfarë bëhet me shqiptarët e mi?

Çfarë bëhet me shqiptarët e mi?

Deri sa erdhi dita ku u vulos anëtarësimi i Shqipërisë në aleancën më të fortë të planetit që njeh njerëzimi, aleancën më të fortë politike, ushtarake,  por edhe aleancën më të fortë të vlerave.

Kemi detyrime politike ndaj Aleancës, dhe dihet detyrimi numër 1 i Aleancës është që një sulm ndaj një anëtari është një sulm ndaj të gjithë anëtarëve. Ne kemi detyrime ushtarake që ka vite që nuk i përmbushim. Gjendja e forcave tona të armatosura është ku thërret qameti. Në vend që të ishin zgjuar nga kambanat e alarmit që bien në Europë,  por edhe këtu në shtëpinë tonë, në Kosovë, në Banjskë, si rezultat i një serbie putiniste, revizioniste, agresive, vazhdojnë e abuzojnë ato pak fonde që u japin forcave të armatosura. Ky është një turp më vete.

 

– E treta është më e rënda. Jemi një aleancë vlerash, do të thotë jemi një aleancë ku futen vetem vende ku ka demokraci funksionale dhe ku ka shtet të së drejtës. Tani për shkak të mënyrës se si shumë politikanë shqiptarë i kanë përdorur këto fraza në këto 34 vite, mund të duken si fraza boshe, por më besoni që nuk janë fraza boshe. Janë dy strumbullarët mbi të cilat ndërtohet mirëqenia materiale, shpirtërore, shëndetësore, kulturore e kombeve, drejt të cilave largohen edhe sonte që flasim, shqiptarët në emigracion. Demokraci funksionale do të thotë që një qeveri funksionale ngrihet dhe bie si rezultat i votës së qytetarëve të vet. Shtet i së drejtës do të thotë që të gjithë janë të barabartë para ligjit. Nga një lypës që fle jashtë tek presidenti i vendit. Ku jemi ne me këto parime? Ku thërret qameti. Ne kemi disa palë zgjedhje ku vullneti I qytetarëve është deformuar. 34 vjet demokraci dhe deri para pak kohësh nuk kanë guxuar një njeri nga ata të paprekshmit para drejtësisë. Ndaj dhe shqiptarët, qoftë politikanë, oligarkë apo përfaqësues dhe faktor i krimit të organizuar. Ndaj edhe Shqipëria po boshatiset. Këta ia kanë dalë të shkatërrojnë besimin tek demokracia. 34 vjet kanë arritur të shkatërrojnë besimin te demokracia që ka 300 vjet që ndërtohet nga Britania e Madhe në SHBA e Europë.

 

– Shqiptarët janë artistë, shpikës, gjeni në mbarë botën por jo në vendin e tyre, sepse një kastë e vjetër politike vazhdon ta mendojë e ta trajtojë Shqipërinë si çifligun e tyre të trashëgueshëm. Kjo është vija ndarëse midis lindjes e perëndimit. Mes autokracive alla putiniste dhe demokracive. Kjo është vija ndarëse midis Partisë Demokratike, Partisë Socialiste dhe bishtave të tjerë, dhe ne e themi dhe e shpallim sot këtë me kokën lart dhe me zërin e plotë: Kjo është vija jonë ndarëse me politikën e vjetër të kastës së vjetër të tranzicionit. Misioni ynë nuk ka qenë kurrë më i rëndësishëm se sa të kthejmë shpresën e shqiptarëve se atë që gëzojnë në vendet e tyre mund, duhet dhe do ta gëzojnë këtu në Shqipëri. Me një kulturë të re politike,  me një qeverisje të re e cila në qendër ka interesin e qytetarëve, interesin publik.

 

– Qëndrimet tona për reformën zgjedhore u bien ndesh interesave të kastës së vjetër. Prandaj dhe kanë bërë pazarin e rradhës i cili nuk fshihet dot as me përpjekje teatrale për të tërhequr vëmendjen, as me denoncime me leje. Fakti është që është një pazar për ti mbajtur listat e mbyllura, për ta mbajtur sistemin nën kontrollin dhe diktatin e tyre, për të mos i kthyer shqiptarëve atë që dalëngadalë dhe pastaj me një goditje të madhe ia kanë vjedhur në 2008-ën, të drejtën për të emëruar shqiptarët dhe jo dinosaurët e tranzicionit, përfaqësuesit e tyre në Kuvend e rrjedhimisht në qeverisje. Prandaj janë bashkë.

Janë bashkë në pazar ku Edi Rama do të sigurojë vazhdimësinë, përkundër faktit që 2/3 e shqiptarëve nuk duan ta shohin më me sy, dhe këta të tjerët duan të sigurojnë një karrige për vete. Kaq e thjeshtë është.

 

Read More
31 Mar
0

PD nis procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputet. Kryesia përcakton rregullat dhe kriteret e kandidatëve

 

NJOFTIM PËR SHTYP

Partia Demokratike e Shqipërisë ka nisur procesin e evidentimit të kandidatëve të saj për deputet.

Kryesia e kësaj partie ka marrë miratuar udhëzimin që ua ka nisur degeve të partisë ku janë përcaktuat kriteret dhe rregullat për përzgjedhjen e kandidaturave për deputetë.

Degët që kanë përfunduar procesin zgjedhore nisin menjeherë nga procesi.

Në vendimin e Kryesisë së PDSH-së thuhet se “procesi duhet të jetë transparent, gjithëpërfshirës dhe me synim maksimalizimin e votave”.

“Brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij udhëzimi, në prezencë të anëtarit të Deleguar të Grupit të Punës, zhvillohet mbledhja e Kryesisë në çdo Degë të Partisë për fillimin e procesit të konsultimit me antarësinë dhe miratimin e kalendarit të takimeve konsultative dhe caktimin e datës së mbledhjes së Kryesisë së Degës të Partisë, në të cilën do të propozohen kandidaturat për deputetë. Mbledhja për propozimet zhvillohet jo më vonë se 7 ditë nga mbledhja e parë.” – thuhet më tej në vendimin e bërë publik të Kryesisë së Partisë Demokratike.

Një vend të veçantë në kriteret e përzgjedhjes së kandidaturave për deputetë në zgjedhjet e ardhshme, është zbatimi i ligjit të dekriminalizimit, për të cilin PD është investuar dhe e ka të panegociueshëm, ashtu sikurse ligji i lustracionit, sipas të cilit asnjë prej propozimeve të kësaj force politike nuk duhet të ketë pasur ndonjë funksion publik apo politik gjatë periudhës 1944-1991.

Kështu, në Aneksin A, kur flitet për kriteret, në pikat c dhe ç, shprehimisht thuhet se kandidati i Partisë Demokratike për përfaqësim politik për Deputet duhet të plotësojë kriteret:
c) të mos ndodhet në kushtet e pazgjedhshmërisë në një funksion publik, sipas ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i ndryshuar”;
ç) në periudhën 29.11.1944 – 02.07.1991 të mos ketë qenë anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, anëtar i Këshillit të Ministrave, kryetar i Degëve të Punëve të Brendshme, punonjës i organeve të ish-Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit apo i favorizuar, anëtar i Komisionit të Dëbim-Internimeve, hetues, prokuror, gjyqtar në procese politike.

Gjithashtu, një vend të veçantë i është dhënë përfaqësimit të grave, të rinisë, të përfaqësuesve të të përndjekurve apo pronarëve, përfaqësues të sipërmarrjes si dhe prurjeve të reja nga bota akademike apo shoqëria civile në listat e ardhshme për deputetë, ku, mes të tjerash, thuhet se “procesi i propozimit dhe konsultimit së kandidaturave mban në konsideratë: a. përfaqësimi i grave duhet të jetë jo më pak se 30 % e numrit të përgjithshëm të kandidatëve; b. përfaqësimi i të rinjve të jetë jo më pak se 10 % e numrit të përgjithshëm të kandidatëve; c. përfshirjen e përfaqësuesëve të të përndjekurve politikë apo pronarëve, përfaqësues të sipërmarrjes si dhe prurjeve të reja nga bota akademike apo shoqëria civile”.
Partia Demokratike e Shqipërisë zotohet për një proces transparent dhe në përputhje të plotë me interesin publik, duke u dhënë shqiptarëve një listë dinjizoze, ku gjithsekush të ndihet i përfaqësuar.
Vetëm një politikë me fytyrë njerëzore dhe me integritet të lartë moral dhe politik, mund ta shndërrojë politikën në shërbim të njerëzve dhe mund të kthejë besimin e humbur te politika.

Read More
30 Mar
0

Kryetari i PD, Lulzim Basha, mesazh urimi për Pashkën katolike

 

Urimi i kryetarit të PD, Lulzim Basha:

 

Të dashur motra dhe vëllezër besimtarë katolikë dhe ungjillorë që kremtoni këtë ditë të shenjtë të Ringjalljes së Jezu Krishtit, unë dhe familja ime ju urojmë nga zemra, për shumë vjet Pashkët!

Kremtimi i Pashkëve shënon triumfin e të mirës mbi të keqen, të dritës mbi errësirën, të shpresës mbi dëshpërimin. Në këto kohë të vështira, drita e shpresës dhe kurajos ndeztë në zemrat dhe mendjet e çdo familje shqiptare besimin se ditë më të mira na presin.

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!

Read More
30 Mar
0

Intervista e kryetarit të PD, Lulzim Basha, në emisionin “Kjo Javë” në News 24

 

PJESË NGA INTERVISTA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË EMISIONIN “KJO JAVË” NË NEWS 24

 

Listat e hapura i shërbejnë dy qëllimeve: në raport me qytetarët sepse u mundësojnë qytetarëve të çojnë në Parlament atë që dëshirojnë dhe jo atë që u përcakton kryetari i partisë. Dhe nga ana tjetër dhe e kuptoj që me këtë prek shumë nerva në veçanti të kryetarëve aktual të formacioneve politike, diktojnë dhe një realitet shumë më të sakt sesa primarja më masive. Pse, sepse një listë e hapur do të thotë se cili ka më shumë vota brenda partisë. Ky mund të jetë kryetari i partisë, por mund të mos jetë kryetari i partisë. Mund të jetë një tjetër grup deputeteësh dhe deputetesh. Pra në këtë mënyrë rinovon, ripërtërit edhe elitën politike brenda partive politike. Dhe natyrisht nxit konkurrencën e brendshme, nxit që çdokush që aktualisht është në pozita përgjegjësie, të vayhdojë të qëndrojë në kontakt me njerëzit në mënzrë që të meritojë besimin e njerëzve.

 

Nuk ka asnjë shans që Gjykata e Apelit të marrë vendim kundër PD. Ndaj për fat të keq po shohim histeri jashtë çdo etike politike dhe komunikimi që në fakt nga njëra anë tregon nervozizëm dhe nga ana tjetër një përpjekje të dobët për t’iu imponuar gjykatës. Gjykata do të vendos, ndërsa thirrja jonë është që pala tjetër të pranojë vendimin e gjykatës. Ndërsa nga ana tjetër ne kemi besim 100% që asgjë nuk do të ndryshojë në realitetin ligjor. Realiteti politik ështtë diçka tjetër. Realiteti politik është, nuk mund të sugjestionosh publikun me akrobacira. Ishim këtu, shkojmë aty, vijmë, shkojmë. Publiku nuk matet, forca mbështetëse nuk matet me akrobacira të tilla. Publiku në mënyrë pothuajse unanime mbështet listat e hapura, vettingun për politikanët, votën e diasporës, këtu gjendet dhe hapësira për bashkëpunim dhe për bashkim.

 

Ka qenë shumë e vështirë, jo vetëm për mua, por edhe për demokratët. Kemi nxjerrë shumë mësime. Politika e ka të nevojshme rinovimin. Listat e hapura u shërbejnë dy qëllimeve, sepse u lejojnë qytetarëve të çojnë në Parlament atë që duan, jo atë që zgjidhet nga kryetari. Kjo nxit konkurrencën e brendshme. Në kushtet e demokracisë shqiptare kjo duket pak utopike, por ne kërkojmë të rivendosim fijet e këputura mes përfaqësuesve dhe zgjedhësve.

 

Kemi një PD dhe një pjesë që iu mbivendos interesave të demokratëve për një axhendë personale. Dalja nga kjo situatë ndodh duke bashkuar forcat rreth interesit publik dhe atij të demokratëve. Nuk bëhet fjalë për bashkime mekanike. Bashkimi i PD bëhet përmes parimeve, reforma zgjedhore, qëndrimi ndaj drejtësisë dhe partneriteti me Perëndimin. Këtu jemi të hapur. Duhet të mendojmë çfarë është e mirë për PD dhe shqiptarët, jo interesat personale. Në thelb, ajo që na ndan dhe ajo që mund të na bashkojë në fund është çfarë është e mirë për shqiptarët është e mirë për PD, për shqiptarët ka nevojë për rotacion dhe PD duhet të hedhë hapat drejt rotacionit.

 

PD do të nisë evidentimin e kandidatëve për deputetë. Brenda majit do organizojmë një Kuvend programor, ku do të shpalosim programin politik dhe qeverisës të PD-së. Vendimmarrjet e PD-së janë udhëhequr gjithmonë nga interesi publik. Beteja jonë nuk është e lehtë. Ikja e shumë njerëzve lidhet me faktin se ka persona që ndjekin interesa të tyre dhe nuk duan të ndjejnë përgjegjësi mbi supet e tyre. Ne jemi koherent si PD zyrtare. Ne nuk bëjmë diçka për karriget tona, por ne besojmë tek interesi i shqiptarëve. Dera është e hapur për këdo që reflekton

 

 

PD zyrtare është problem real për Ramën. E vërteta është se protestat nuk na kanë çuar asgjëkund. Edhe PS-në kur ishte në opozitë nuk e çoi kund, e gjitha është humbje energjie. Nëse bëjmë protestë, patjetër do mblidhnim shumë njerëz. Dua të them se më 20 shkurt u bë një protestë dhe u tha se do ishte dita e fundit e Ramës. Por, protestuesit u zhgënjyen sepse nuk ishte dita e fundit e Edi Ramës. Nuk është e rëndësishme kjo, por duhet të hapim mendjen dhe të mendojmë si përcaktohet shumica.

Protestat kanë rezultat, por ngacmon nervin e shoqërisë, por aktualisht nuk kanë rezultat. Unë kam organizuar protesta në krye të PD-së, që kishin rezultat, ndërsa tani kemi protesta hije. As ata nuk janë në gjendje të detyrojnë Edi Ramën për diçka. Shumica dërrmuese e qytetarëve nuk do që Rama të jetë më kryeministër. Një program serioz na çon në qeverisje. Po, në Shqipëri numri i njerëzve që duan rotacion politik është më i madh se i atyre që duan status quo.

 

 

Ajo që kërkojmë në radhë të parë është që shqiptarët kudo që jetojnë të kenë mundësinë efektivisht të shkojnë të votojnë për Parlamentin. Jo thjesht të drejtën, por mundësinë. Dhe kjo s’mund të bëhet duke u thënë shkoni votoni në Ambasadë, apo duke u thënë shkoni çojeni në postë, se dihet që posta kontrollohet nga qeveria. Prandaj po them Shqipëria një zonë zgjedhore, kemi thënë votimi elektronik, numërimi elektronik që kryhet përmes pajisjeve siç e kemi parë në 4 palë zgjedhje të thjeshta dhe të menaxhueshme dhe këto të vendosen me marrëveshje me shtetet ku ka shumicë shqiptare, të vendosen këto në ambiente publike ku ka shkolla, zyra postare e tjerë. Ka shembuj të vendeve të tjera dhe shqiptarët shkojnë dhe votojnë me kartën e tyre të identitetit. Pra, nuk ka nevojë për regjistrim paraprak që të dalin, siç del kryeministri sot dhe thotë “nuk janë regjistruar, kemi vështirësi t’i regjistrojmë”. Çdo shqiptarë, çdo shtetas mbi 18 vjeç shkon i drejtohet vendit të votimit dhe voton në kutinë elektronike për Shëipërinë një zonë zgjedhore dhe këto vota janë të barazvlefshme me shqiptarët që jetojnë brenda kufijve të Shqipërisë. Normalisht kjo pastaj do të vendos në presion partitë politike se si do të përfaqësohen. Si do të arrijnë t’i mbledhin këto vota dhe afër mendsh që një pjesë e kandidatëve për deputetë duhet të burojnë në veçanti në zonat ku ka një përqendrim të madh të komunitetit të shqiptarëve siç janë në zonat e Athinës, Selanikut, Milanos, Italisë në tërrësi.Londrës, Neë Yourkut, Detroitit, etj. Pra po të ketë vullnet jemi në kohë ende mund të realizohet vota e diasporës.

 

Gjyqin me Edi Ramën për denoncimet që kam bërë për Olsi Ramën e kam çuar në Apel dhe pres që Apeli ta vendos në bazë të së drejtës, mendoj që jam në të drejtën time. Ndërsa për akuzën që siç e thatë vet është shpalosur që në vitin 2018 nga ana ime, pres që drejtësia, SPAK-u të bëjë zbardhjen e plotë.

Është një akuzë që e kam bërë unë në vitin 2018-të dhe ajo që kërkoj sot është që drejtësia të bëjë zbardhjen e saj të plotë. Është e njëjta gjë që kam kërkuar në vitin 2018-të. Denoncimi publik është forma më e lartë që mund të bëjë dikush dhe unë i kam bërë thirje drejtësisë që atëherë të bëjnë punën e tyre dhe e përsëris sot.

 

Në 16 prill asambleja Parlamentare do të votojë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës  dhe kjo është një arritje e vonuar në pikpamjen time, sepse ka pasur inetera politike për ta mbajtur zvarrë procesin. Por është fal Kosovës, fal mbështetjes së aleatëve të Kosovës që ne ia kemi dalë t’i tejkalojmë këto pengesa dhe në 16 prill pritshmëria ime është që Kosova do të marrë dritën jeshile nga Asambleja Parlamentare për anëtarësimin e saj të plotë në Këshillin e Europës. Nuk është hapi final, hapi final i takon Këshillit të Ministrave. Por kam besim se sinjali që do të çojë asambleja Parlamentare me votën për anëtarësimin e Kosovës në 16 prill do të jetë një mesazh i fuqishëm edhe për Këshillin e Ministrave për të bërë aktin finl. Dhe ky do të jetë një moment i veçant jo vetëm për simbolikën, por shumë prej këtyre që janë përpjjekur, Serbia kryesisht dhe disa miq të tyre në asamble që janë përpjekur ta shmangin këtë, kanë mbetur pa tekst. Ke interes të mbrosh minoritetin serb, ja ku e ke Gjykatën Europiane të Drejtave të Njeriut, anëtarësia e Kosovës mbron të drejtat e minoritetit serb. Ke synim të forcosh autonominë e komunave me shumicë serbe, ja ku ke Kongresin e autoriteteve lokale pjesë e Këshillit të Europës. Pra anëtarësia e Kosovës ndihmon edhe forcimin e autonomisë lokale dhe zgjidhjen e shumë problematikave të tjera. Pra në asnjë hap anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës nuk dëmton askënd, por ndihmon këdo, ndihmon edhe ata që pretendojnë se janë të shqetësuar për të drejtat e minoritetit serb në Kosovë.

Read More
30 Mar
0

Zëdhënësja e PD, Mirela Karabina: Gjysma e qeverisë së Edi Ramës është në dyert e drejtësisë e prapa hekurave

 

DEKLARATË E ZËDHËNËSES SË PARTISË DEMOKRATIKE, MIRELA KARABINA

Sot gjysma e qeverisë së Edi Ramës është në dyert e drejtësisë e prapa hekurave për shkak të korrupsionit të lartë.

Dhe ky model qeverisës i vjedhjes dhe korrupsionit sistemik është shpërndarë dhe në nivelin e qeverisjes vendore.

Me urdhër -arreste të SPAK të disa ditëve më parë, drejtorë dhe ish zyrtarë të Bashkisë Tiranë janë para drejtësisë dhe prapa hekurave.

Korrupsion i lartë në Bashkinë Tiranë, duke filluar nga koncesionet, tenderat e deri tek pasuritë publike e pronat e qytetarëve kanë një kryetar që i drejton, ai është Erion Veliaj.

Qytetarët e Tiranës e shikojnë me sy dhe e ndjejnë çdo ditë korrupsionin e Bashkisë Tiranë : miliona metra katror ndërtim të miratuar nga Bashkia Tiranë janë dhënë kryesisht në siperfaqe të gjelbërta të qytetit, në hapesira publike, në sheshe lojrash për femije, në parqe dhe fusha sportive. Mijëra kate betoni të ngritura në një qytet të renditur të fundit në Europë për nga cilesia e ajrit, duke shkaktuar në mënyre direkte sëmundje kronike në popullatën e kryeqytetit.

Tirana sot që Erion Veliaj përmes mashtrimit e paraqet si kryeqytetin europian të kulturës dhe sportit, në fakt është një kryeqytet në vdekje klinike në sport dhe në kulturë: Stadiumi Olimpik Historik Kombëtar “Qemal Stafa” i shembur, Teatri Kombëtar i shembur, Muzeu i Shkenave të Natyrës i shembur, Galeria e Arteve e mbyllur, Muzeu Kombëtar i mbyllur, Biblioteka Kombëtare e mbyllur, Teatri i kukullave i mbyllur, Cirku i mbyllur, fusha sportive e kinema të zhdukura dhe objekte të tjera në shënjestër për shembje.

Dhe e gjithë kjo panoramë mbylljesh e shembjes ndodh nga babëzia e madhe për të vjedhur dhe plaçkitur pasuritë publike dhe pronat e qyetarëve nga drejtorë dhe zyrtarë të Bashkisë me drejtues Erion Veliajn.

Partia Demokratike në mbështetje pa asnjë rezerevë të SPAK, inkurajon hetimet e thelluara pa kursyer askënd në Bashkinë Tiranë për të vënë para drejtësisë vjedhësit e pasurive publike dhe pronave të qytetarëve.

Partia Demokratike kërkon publikisht dorëheqjen e Erion Veliajt me qëllim që t’i hapë rrugë hetimeve të thelluara të SPAK ndaj këtij Institucioni.

Read More
28 Mar
0

“Te gjitheve do ju vijë rradha”. Arrestimet nga SPAK në bashkinë Tiranë, reagon PD, Enriketa Papa: Teksa vijonte mbledhja e Keshillit Bashkiak, kryebashkiaku lexon ne telefon

 

Reagimi i këshilltares së PD në Bashkinë e Tiranës, Enriketa Papa:

 

Te gjitheve do ju vijë rradha. Do bini si gure dominoje. Aq shume ka qene makuteria e babzise per t’u perlyer me afera korruptive dhe lidhje kriminale, sa sot berthamat e kumbullave dhe dardhave te ngrena pas kraheve, do ju bien mbi koke.

Teksa vijonte mbledhja e Keshillit Bashkiak, kryebashkiaku lexon ne telefon lajmin e arrestimit nga SPAK per korrupsion, shkelje barazie ne tendera, shperdorim detyre te 9 “çunave dhe gocave punembaruar te bashkise” te perfshire ne Aferen 5D.

Ndaj shqiptaret kane besim te drejtesia e re, SPAK, GJKKO, BKH. Po realizojne ate, qe asnje institucion apo agjensi publike dhe e drejtesise nuk ka guxuar ta beje qe prej 1992.
Kushdo qe ciceron dhe bertet kundra SPAK eshte duke ju uleritur shqiptareve, qe te plluskojne ne ujrat e ndenjur dhe te qelbur te politikes se vjeter.

 

Read More
28 Mar
0

PD sërish kërkesë Gjykatës së Apelit: Jepini zgjidhje përfundimtare problematikës gjyqësore që ka PD tash e 2 vite

 

PRONONCIMI I SEKRETARIT EKZEKUTIV PËR ÇËSHTJET LIGJORE DHE ZGJEDHORE NË PD, INDRIT SEFA

Partia Demokratike në vazhdim të të gjithë kërkesave të saj publike për përdhpejtimin e çështjes në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithsëm të Tiranës, ka ndjekur dhe rrugën ligjore dhe ato që duhet të ndiqen proceduralisht të gjitha hapat për përshpejtimin e gjykimit. Dhe kërkojmë dhe i bëjmë thirrje Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, trupës gjykuese në një kohë sa më të shkurtër të gjykoj këtë kërkesë civile në Gjykatën e Apelit dhe t’i japi zgjidhje përfundimtare të gjithë problematikës gjyqësore që ka PD tash e 2 vite. Gjitjashtu i bëjmë thirrje të gjithë palëve të përfshira, të gjithë elementit opozitar, të gjithë opinionit publik, të gjithë personave që kanë zë në këtë çështje t’i bëjnë thirrje Gjykatës së Apelit të shqyrtojë çështjen në mënyrë sa më të shpejtë dhe t’i japin zgjidhjen përfundimtare kësaj.

Gjithashti kërkoj të them dy fjalë për ndërhyrjen e palogjikshme, e paligjore, një ndërhyrje që nuk është në frymën e respektimit të institucioneve të pavarur të drejtësisë, ku si nënkryetar i Kuvendit i drejtohet gjykatës duke treguar se cilat janë shumicat dhe se si duhet gjykata të marri vendimmarrje. Dua t’i bëj thirrje nënkryetarit të Parlamentit, që ligjshmëria përcaktohet nga rregullat, legjitimiteti është përcaktuar tash e 200 vite më parë si pasojë e të gjithë praktikave ligjore. Legjitimiteti bazohet mbi rregulla dhe rregullat duhet të justifikohen në bazë të ligjeve. Ndaj, drejtësia popullore, ploretare, me numra me shumica ka sot në Republikën Popullore të Kinës, në Republikën e Koresë së Veriut të cilat janë republila Putiniste e cila ka qenë dhe Shqipëria gjatë komunizmit. Reminishencat e së kaluarës, unë e kuptoj që i ka lënë këta njerëz të merren dhe të artikulojnë të gjithë logjikën e të kaluarës dhe mënyrën se si bëhej drejtësia proletare në atë kohë. Ndërkohë i bëjmë thirrje të gjitha palëve të ndjekin rrugën proceduriale, të ndjekin rrugëm ligjore për t’iu drejtuar gjykatës për të bërë thirrje sa më parë që kjo çështje të gjykohet në një kohë sa më të shkurtër. Gjithashtu i bëj thirrje Gjykatës të marrë një vendim të drejtë, të pavarur dhe të pa ndikuar nga asnjë faktor politik. Gjithashtu i bëj thirrje komisionit të Rithemelimit i cili publikisht të shprehet që çdo vendimarrje të Gjykatës të Juridiksionit të Përgjithshëm do të pranohet dhe do të respektohet. Partia Demokratike e ka bërë të qartë që në krye të herrës, çdo vendimmarrje të Gjykatës do të respektohet. Dhe nga ana jonë kemi një kërkesë për palën tjetër, të dalin publikisht dhe të thonë që do të respektojnë vendimmarrjen e Gjykatës. Kjo është kultura juridike, kjo është kultura demokratike të cilën shqiptarët duan të dëgjojnë e të shikojnë nga ana e opozitë.

Read More
27 Mar
0

Sekretarit për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në PD, Indrit Sefa: Zoti Gjekmarkaj është simboli i politikës në 33 vite demokraci në Shqipëri

 

QËNDRIMI I SEKRETARIT PËR ÇËSHTJET LIGJORE DHE ZGJEDHORE NË PD, INDRIT SEFA

 

Indrit Sefa: Zoti Gjekmarkaj është simboli i politikës në 33 vite demokraci në Shqipëri. Ka kaluar nga zëvendës i Lulzim Bashës, në zëvëndës i Sali Berishës, dhe gjykatës iu drejtua si zëvendës i Lindita Nikollës dhe ky ishte fakti më i çuditshëm në gjithë shkresën, ku siç kuptohet dhe siç qytetarët e demokratët e dinë, zoti Gjekmarkaj ka një vlerësim të ndryshëm në lidhje me shumicat. Ai e konsideron gjithmonë shumicën atje ku është vet. Dmth shumica lëviz sipas prezencës së zotit Gjekmarkaj në një grup apo fraksion të caktuar. Por gjithësesi unë doja ta falënderoja për faktin që ka bërë një kërkesë që çështja të vihet në lëvizje dhe ne e mbështesim dhe i kërkojmë me forcë gjykatës së Apelit që kjo çështje të gjykohet një orë e më parë për t’i dhënë zgjidhje një ngërçi institucional që vazhdon prej më shumë se 2 vitesh. Ndaj ne mendojmë se çdo kërkesë e tillë do të ishte pozitive dhe i bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë, edhe në të djathtën dhe në opozitë që ti bëjnë kërkesë gjykatës së Apelit që të gjykojë një çështje shumë sensitive për demokratët dhe Partinë Demokratike.

 

Pyetje: Çfarë do të ndryshojë në operimin e PD, duke qenë se ju njiheni si PD?

 

Indrit Sefa: Normalisht nuk do të ndryshojë asgjë në operimin tonë, siç nuk ndryshon as sot, por do të kemi një përfundim të këtij kalvari gjyqësor dhe të gjithë kësaj, pretendime se kush janë organet legjitime. Nuk do të kemi më diskutime dhe do të detyrohet edhe shefja në këtë rast të zotit Gjekmarkaj,  zonjën Nikolla që të njohë institucionet e PD ashti siç janë, pasi është bërë dhe ajo pengesë e zbatimit të vendimeve të kryesisë së PD.

Read More
27 Mar
0

Kosova anëtare e KiE, Basha: Një vendim i rëndësishëm që i hap rrugë vendimmarrjes në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe Këshillit të Ministrave

 

Mesazhi i kryetarit të PD:

U kry!

Tani në Paris, Komiteti Politik sapo miratoi propozimin për antarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Një hap jetik që i hap rrugë vendimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe Këshillit të Ministrave.
Mirënjohje aleatëve të shqiptarëve për mbështetjen e dhënë.

Urime Kosovë

 

 

Read More