Blog

20 Maj
0

Basha: Rama-Meta rritën taksat për qytetarët dhe morën 700 milion dollarë borxh

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vijoi turin e bashkëbisedimit me të rinjtë në qytetin e Lushnjës. Zoti Basha ka denoncuar rritjen e borxhit publik nga qeveria e cila sot ka hapur një gropë të madhe prej 700 milionë dollarësh të cilat i ka marrë borxh. Sot halleve dhe problemeve të qytetarëve të cilët nuk kanë punë dhe duhet të paguajnë fatura më të larta të energjisë dhe karburantit i shtohen dhe 240 mije lekë që duhet të paguajnë nga borxhi që ka marrë qeveria.

“I rritën taksat që të vjelin e të mjelin popullin por jo t’ua kthejnë ju, as me shërbime as me punësime, as me investime, as me larje borxhi. E pyesim ku janë vendet e punës që premtove, ai thotë po mbyll një gropë të madhe; e pyesim pse janë rritur çmimet, po mbyll një gropë të madhe, përgjigjet; pse e ke rritur çmimin e energjisë, pse i ke rritur faturat abuzive, po mbyll një gropë të madhe. Cila është kjo gropë? Është gropa e borxhit sipas tij por Edi Rama ka marrë 700 milionë dollarë më shumë borxh se qeveria paraardhëse dhe s’ka larë asnjë lek borxh qe i bie 240 mije leke të vjetra për frymë shqiptari nga foshnja tek më plaku”

Nuk mund të ketë prioritet më të madh për një parti politike dhe për liderët e saj  se sa hallet dhe problemet e qytetarëve, tha zoti Basha. Çfarë mund të ketë më prioritet se alternativat e zgjidhjes së krizës ekonomike ku e ka zhytur Rama – Meta vendin, ofrimin e shanseve për punësim në mënyrë që qytetarët të sigurojnë bukën e fëmijëve të tyre, theksoi kryetari i PD Lulzim Basha gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë e Lushnjës.

Sulmet ndaj opozitës, sulmet ndaj meje çfarë tregojnë? Se nuk kanë ofertë, nuk kanë zgjidhje për ju. Thonë Basha flet për taksën e sheshtë e për rritje të rrogave e të pensioneve e për ulje e çmimit të energjisë por ky nuk është momenti i duhur. Po kur është momenti i duhur, në qoftë se nuk është sot, kur papunësia rinore ka arritur 40%, kur papunësia kombëtare është 20%, kur mjerimi është pesëfishuar, kur çmimet janë rritur, kur nafta është më e shtrenja në Europë, kur energjia elektrike është kthyer në një makth për çdo familje?! Cilat janë prioritete, nëse jo këto çështje?! E pra, sot ju them se për ne, prioriteti numër 1 është punësimi, lufta kundër varfërisë, lufta për paga të larta, pensione të lart, për punë dhe dinjitet, asnjë prioritet tjetër nuk kemi mbi këto.”

Zoti Basha tha se propozimet e PD për uljen e çmimeve të energjisë dhe naftës, për uljen e taksave dhe krijimin e hapësirave për biznesin, për të hapur vende pune u rrëzua nga mazhoranca përmes arrogancës e kartonëve në Parlament, por më 21 qershor tha Basha kartonat janë në dorë të qytetarëve të cilët do të zgjedhin mes ofertës për punë dhe dinjitet dhe arrogancës së qeverisë që solli varfëri dhe mjerim.

“Në 21 qershor, këta nuk i kanë kartonat, kartonat i ka populli dhe me kartonat e popullit ne do ta ulim 25% çmimin e energjisë dhe do falim kamatë-vonesat për të gjithë shqiptarët. Ne do ta bëjmë Shqipërinë vendin me taksën më të ulët në Ballkan. Uljen e tarifave për të gjitha universitetet dhe për të rihapur filialet e universiteteve publike kudo ku ato janë mbyllur. Oligarkia nuk do të na ndalë dot për rritjen e rrogave, për rritjen e pensioneve, për rikthimin në listën e ndihmës ekonomike të të gjithë personave të larguar me të padrejtë, për kompesimin me vlerë tregu të gjithë objekteve të prishura në mënyrë të paligjshme.” 

Kandidati për kryetar bashkie Darien Xhindoli ka theksuar në programin e tij uljen e taksave për biznesin dhe mbështetjen e të rinjve për të hapur biznese dhe për tu punësuar është prioriteti numër një.

“Do stimulojmë çdo biznes që merr në punë të rinj, do stimulojmë të rinjtë për hapjen e bizneseve të reja me anë të kredive dhe fondeve rezervë të bashkisë.” 

Kryetari i PD-së Lulzim Basha u takua dhe me banorë të Çermës në Lushnjë. Mungesa e subvencioneve për bujqësinë dhe rritja e kostos së punimit të tokës përmes rritjes së çmimit të energjisë dhe karburantit kanë qenë shqetësimet e paraqitura nga banorët. Ulje e çmimit të energjisë dhe taksës së qarkullimit, subvencione për fermerët janë prioritete për PD, theksoi z. Basha.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 20 Maj 2015

Read More
19 Maj
0

Banorët e periferisë së Korçës: Tek Gjergji Mero, gjejmë shpresën për ndryshim dhe zhvillim

Kandidati demokrat Gjergji Mero ishte sot në disa zona informale, periferike të Korçës, ku dëgjoi dhe bisedoi në lidhje me problemet e shumta me të cilat përballen banorët. Ata i thanë z. Mero se “rrugët , kanalizimet janë lënë krejt në harresë, duke e vështirësuar çdo ditë e më tepër jetën e tyre.

“Ne nuk na nevojitej kulla, shatërvani dhe qendra  e Korçës sepse qyteti nuk është vetëm pedonalja – u shprehën ata. Z. Mero ndau të njëjtin vlerësim me banorët dhe tha se, në bashkinë e ardhshme “Korça e harruar do të jetë prioritet i punës dhe vendimeve të Këshillit të ri bashkiak.  Kjo bashki dhe nënkryetari i saj Filo, bashkë me shefin e tij qeveritar Peleshi, i kanë derdhur paratë e taksapaguesve në qendër dhe me preferenca partiake dhe jo tek nevojat e vërteta të qytetit. Në perifieri jetohet në skamje, pa rrugë, pa ndriçim, pa gjelbërim. Ku shkojnë taksat e këtyre banorëve ? Pse nuk investohet për ta, kur miliarda lekë, burim për abuzime të mëdha të pushtetarëve,  po derdhen vetëm  tek qendra, Parku Rinia dhe tek projekte të tjera fasadë, u shpreh z. Mero.

Ndërkohë kandidati Gjergj  Mero tërhoqi vëmendjen e banorëve  korçar, që të mos bien më pre e mentalitetit të çakullit elektoral,  që po mbush prej disa ditësh rrugët me gropa, të lëna  në harresë  prej tetë vitesh nga bashkia. Mero tha se do të jetë avokati dhe zëri i të drejtave të mohuara të periferisë, që do ti integrohet Korçës së zhvilluar.


 

Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 19  Maj 2015

Read More
19 Maj
0

Veliaj mashtroi për 52 mijë vende pune në industrinë prodhuese

PRAPË PREMTIME, PRAPË MASHTRIME

Erion Veliaj na habit me përsëritjen e PREMTIMEVE për hapje vende të reja pune në Tiranë.

Edhe në 2013-ën Erioni PREMTOI: 40,000 vende të reja pune dhe 12,000 vende pune shoqëruese në industrinë prodhuese nëpërmjet financimit shtetëror të 120 milion USD në 4 vjet, në mbështetje të këtij sektori.”

Ky PREMTIM doli MASHTRIM. Ku janë 40,000 vendet e reja të punës dhe 12,000 vende pune shoqëruese në industritë prodhuese? Ku janë financimet 120 miliona dollarësh?  Erioni ishte Ministri përgjegjës për ta realizuar këtë premtim. Ai kishte plot 40% të buxhetit të shtetit për të realizuar këtë si edhe dhjetëra premtime të tjera që po ia përmendim çdo ditë. Ku janë vendet e punës të premtuara? Erioni PREMTOI por MASHTROI.

Erioni prapë PREMTON veç për të marrë pushtet dhe nuk e ka problem t’i MASHTROJË sërish qytetarët sapo ta ketë pushtetin.

Çdo ditë do t’i kujtojmë Erionit nga një tjetër PREMTIM të thyer dhe nga një tjetër MASHTRIM, sepse votuesit nuk do të MASHTROHEN përsëri.


Deklaratë e kandidatit të djathtë për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Fabjan Topollaj, 19 Maj 2015

Read More
19 Maj
0

Basha: Dyshja Rama-Meta merren çdo ditë me opozitën, se nuk përballen dot me mashtrimet e tyre dhe nuk kanë asnjë ofertë për qytetarët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha bashkëbisedoi me të rinjtë e qytetit të Kukësit.

Të rinjtë e Kukësit e kanë njohur zotin Basha me shqetësimet e tyre që nga punësimi, taksat e larta që po falimentojnë bizneset dhe mungesa e shpresës se gjërat do të bëhen më mirë. Shumë familje, theksuan të rinjtë kanë marrë rrugët e emigrimit dhe të tjera janë gati për tu nisur, duke marrë madje para dhe borxh për biletat e avionit. E vetmja gjë që të ofrohet nga qeveria në Kukës sipas të rinjve është dhuna policore dhe burgu, i thanë të rinjtë zotit Basha.  

Kreu i demokrateve theksoi se kjo situatë nuk ka asnjë zgjidhje nga dyshja Rama-Meta, se për ata punësimi nuk është prioritet. 

“Ata merren ditë për ditë me opozitën sepse nuk kanë çfarë të thonë. Sepse premtuan 300 mijë vende pune dhe nuk hapën asnjë vend pune, sepse premtuan shëndetësi  falas dhe e kanë katandisur ne ditën e saj më të zezë. Ne u ofruam mundësinë në parlament, duke ofruar amendamentet tona për heqjen e taksave, për uljen e taksave për bizneset që të krijonin më shumë vende pune, nuk i pranuan, i shkelën, i hodhën poshtë.  Ai nuk ka ofertë, ai nuk ka zgjidhje sepse për të punësimi juaj nuk është prioritet. Ka dy vjet që e ka provuar. Për mua, punësimi i shqiptarëve, punësimi i të rinjve është prioriteti numër një” – theksoi zoti Basha. 

Zoti Basha, duke iu referuar rastit të dhunës policore në Kukës, ku qytetarët po protestonin për energjinë elektrike theksoi se kjo mazhorancë nuk ka mbajtur asnjë premtim dhe sot u ofron qytetarëve vetëm dhunë dhe mjerim. Zoti Basha ka theksuar se platforma e Partisë Demokratike parashikon ulje të çmimit të energjisë dhe falje të kamatë-vonesave. 

“Me votën për Partinë Demokratike, në 21 qershor ju do të votoni për alternativën tonë, për uljen me 25 % të çmimit të energjisë dhe faljen e gjithë kamatë-vonesave anembanë Shqipërisë, për të mbajtur hapur të gjitha universitetet publike dhe filialet e tyre nga Kukësi, Peshkopia e kudo ne Shqipëri dhe për të ulur tarifat studentore në nivelin e  mëparshëm”. 

Ulja e taksave dhe rikthimi tek taksa e sheshtë është prioritet i Partisë Demokratike në nivel qendror dhe vendor.  Me uljen e taksave do u mundësojmë bizneseve jo vetëm mbijetesën e tyre por edhe hapjen e vendeve te punës dhe paga më të mira për punonjësit. 

“Me taksat e rritura shkaktuan krizë ekonomike, eksod për shqiptarët, varfëri për shqiptarët, papunësi për shqiptarët, çmime të larta për shqiptarët, për vete kridhen në lukse të papara. Ne së bashku do të hapim rrugën e taksave të ulëta, më të ultat në Ballkan dhe rikthimin e taksës së sheshtë në të gjitha nivelet”. 

Kandidati për kryetar i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu  tha se ne nuk mund të pranojmë që kryebashkiaku të punojë vetëm për familjen e tij, siç ndodh në Kukës ku djali i Hasanit është drejtor dhe Pallati i Kulturës është shndërruar në  zyrë të tij. 

“Brenda pallatit të Kulturës, një pjesë të pallatit të kulturës, kryebashkiaku ia ka dhënë djalit të tij. Kur e pashë që ai e kishte bërë zyrë për një drejtori që drejtohet nga djali i tij, thashë: Vendimi i parë që do jetë, si kryebashkiak i ardhshëm të largohet sa më shpejt dhe t’i kthehet qytetarëve pallati i Kulturës” – theksoi kandidati për kryetar bashkie, Bashkim Shehu.  


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 19  Maj 2015

Read More
18 Maj
0

Kandidati Gjergj Mero: “Kjo është diktatura e mjerimit dhe taksave rrënuese”

Bashkia dhe qeveria, mbi  3 milion euro për fasadat e Pazarit të vjetër të Korçës, në të cilin tregtarët nuk bëjnë as 1300 lekë xhiro në ditë.

Kandidati i PD-së për Korçën Gjergj Mero ishte në Pazarin e vjetër, i cili po rikostruktohet me fondet e taksapaguesve në shumën prej 3 milionë euro. Ndërkohë që fasadat ndryshojnë, tregtarët që shesin brenda tij po rrënohen nga tatimi 15 % dhe  nga taksat lokale  që janë dyfishuar, dhe janë më të lartat se në të gjithë bashkitë e tjera.

Bashkia edhe pse 70% të buxhetit e merr nga biznesi nuk realizon investimet që i nevojiten realisht tregtarëve.

Tregtarët shprehen se blerësit rrallohen gjithnjë e më tepër, pasi mjerim është i madh. Për shkak të rrëmujës së kantiereve thanë disa nga tregtarët, nuk ka as pushues dhe turistë që të vijnë e të shohin  pazarin e famshëm.

Një ndër tregtarët më të vjetër të pazarit i tha kandidatit Mero se çdo ditë mbyllen afro 10 biznese të rregullta ndërkohë që, tregtarët ambulantë, po mbysin konkurrencën e tregtisë së regjistruar me letra.

“Bashkia edhe pse 70% të buxhetit e merr prej nesh nga biznesi në tërësi, nuk  realizon investimet që na hynin në punë”- u shprehën ata.

Kandidati Gjergj Mero tha se gjendja e Pazarit është alarmante sikurse në të gjithë Korçën.

“Investimet  e fasadave të Pazarit të vjetër, kulla dhe  shatërvani janë investime marramendëse luksi, që nuk i nevojiten korçarëve të mbërthyer  nga  skamja dhe mjerimi. Nuk jemi kundër investimeve publike, por ato duhet të jenë në interes të qytetarëve dhe jo pushtetarëve për show fushate dhe demagogji. Kandidati Mero tha se qeveria dhe bashkia kanë krijuar një diktaturë të re që është ajo e rrënimit ekonomik. Kjo  situatë,  tha profesor Mero duhet të ndryshojë sa më parë me gjykimin qytetar të korçarëve.

“Në programin dhe vizionin tim për bashkinë, biznesi do jetë aleat që do të dëgjohet e konsultohet në çdo vendim për ekonominë dhe investimet publike të qytetit”.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 18  Maj 2015

Read More
18 Maj
0

Veliaj mashtroi romët për ndihmën ekonomike

Erion Veliaj po na përsërit PREMTIMET për mbështetje ndaj popullsisë rome.

Por edhe në 2013-ën Erioni PREMTOI: “Do të institucionalizojmë sistemin shtetëror për mbledhjen e të dhënave për komunitetin rom dhe egjiptian, si dhe do të sigurojmë regjistrimin e tyre në Regjistrin e Gjendjes Civile në mënyrë që të lehtësojmë procedurat për përfitimin e Ndihmës Ekonomikë për këtë shtresë.”

Ky PREMTIM doli MASHTRIM. Ndihma ekonomike nuk u lehtësua për romët, përkundrazi me mijëra romë u hoqën nga listat e ndihmës ekonomike ndërsa Veliaj hoqi nga puna të vetmen përfaqësuese të komunitetit rom që punonte në Ministrinë e tij.  Erioni ishte përgjegjës për ta realizuar këtë premtim. Ai PREMTOI por MASHTROI.

Erioni prapë PREMTON veç për të marrë pushtet dhe nuk e ka problem t’i MASHTROJË sërish qytetarët sapo t’a ketë pushtetin.

Çdo ditë do t’i kujtojmë Erionit nga një tjetër PREMTIM të thyer dhe nga një tjetër MASHTRIM, sepse votuesit nuk do të MASHTROHEN përsëri.

Çdo ditë PREMTIMET e pambajtura do të postohen në faqen e internetit: www.drejtimiiduhur.al


Deklaratë e kandidates së djathtë për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Enerida Isufaj, 18 Maj 2015

Read More
18 Maj
0

Basha: Ulje taksash në nivelin më të ulët në Ballkan, taksë e sheshtë 9%

Me taksën e sheshtë 9% një punonjës me pagë 450 mijë lekë do paguajë 1350 lekë taksë, ndërsa me taksën 13% të Ramës sot paguan 1950 lekë. 45 milionë dollarë janë mbledhur më pak se plani për 4 muajt e parë të vitit.

Alibeaj: Vendimi i parë si kryebashkiak do të jetë anulimi i koncesionit të parkimeve në Fier.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vijoi turin e bashkëbisedimit me të rinjtë e Fierit. Z. Basha ka shprehur shqetësimin për situatën ekonomike që po kalon vendi. Niveli i papunësisë tek të rinjtë ka arritur në rreth 40%. Shumica e familjeve shqiptare nuk mbyllin dot muajin dhe emigrimi është e vetmja shpresë për ta. Kryetari i PD theksoi se opozita  u ka dhënë  alternativat dhe mundësitë e daljes nga kjo situatë përmes amendamenteve por ata i votuan kundër, pasi për ta punësimi dhe dalja na varfëria nuk është prioritet.

“Ne u dhamë rrugëzgjidhjet tona, rrugëzgjidhjet e halleve tuaja, sepse hallet tuaja janë prioriteti ynë dhe ata i votuan kundër. I çuam propozimin, hiq tvsh për miellin, orizin, sheqerin, vajin.  E votuan kundër. Ule çmimin e energjisë me 14% të TVSH, siç premtove në fushatë, votoje amendamentin! Votuan kundër. Ule çmimin e naftës, e votuan kundër. Për  ta prioritet nuk është punësimi, nuk është varfëria” .

Dyshja Rama Meta, theksoi zoti Basha nuk ka mbajtur asnjë premtim. Premtoi 300 mije vende pune, mbylli mijëra vende pune, premtoi ulje çmimesh, solli rritje çmimesh, premtoi ulje taksash, solli rritje te tyre. Në katër muaj, theksoi zoti Basha, në buxhetin e shtetit mungojnë 45 milionë dollarë.  Kryetari i PD, Lulzim Basha ka shpalosur platformën e demokratëve për taksa të ulëta, ulje të çmimit të energjisë dhe karburantit, eliminimin e tvsh për mallrat e shportës etj.

“Ku janë lekët tuaja, që ua marrin me taksa më të larta!? Ku janë 45 milionë dollarë që duhej të kishin mbledhur sipas planit për këta 4 muaj?!  Nuk do të marrim më shumë por do të marrim më pak lekë nga xhepat tuaj, do të ulim taksat që paguajnë familjet, taksat që paguan biznesi. 25% ulje të çmimit të energjisë, falje të kamatë-vonesave për energjinë dhe ujin anembanë Shqipërisë, ulje të taksës së qarkullimit që do të përkthehet në ulje të çmimit të naftës, subvencione për bujqësinë, eliminimin e tvsh për mallrat e shportës”.

Kryetari i PD, Lulzim Basha theksoi se projekti i Partisë Demokratike parashikon 9% taksë të sheshtë.  Me këtë taksë, qytetarët do të paguajnë më pak, tha zoti Basha dhe do të kursejnë më shumë.

“Uljen e taksës në nivelin më të ulët në Ballkan, 9% taksë e sheshtë për të gjithë pa përjashtim dhe i them sot kryeministrit: – O je gënjeshtar, ose ke mbetur në matematikë! 450 mijë lekë rrogë, 300 mijë leke rroge  janë pa taksa, ashtu e kemi bërë ne. Ato 150 mijë që taksohen, po të taksohen me sistemin e Edi Ramës, Ilir Metës e Koço Kokëdhimës sot janë 13%, paguajnë 1950 lekë. Po të taksohen me sistemin që propozojmë dhe do të jetësojmë ne, me votën e bashkuar të shqiptarëve, të djathtë e të majtë 9%, paguajnë 1350 lekë. Kush paguan më pak? Sistemi Basha apo sistemi Rama?!”

Kandidati për kryetar i Bashkisë së Fierit, Enkelejd Alibeaj duke iu përgjigjur interesit të të rinjve për parkingjet me pagesë ka theksuar se vendimi i parë i tij si kryetar bashkie do të jetë anulimi i tij.

“Akti i parë do të jetë zhbërja e koncesionit  të parkimit, aktit më korruptiv që ka ndodhur në bashkinë Fier. Është e drejtë publike e fierakëve ta parkojnë por të mos u vidhet makina, ta parkojnë por të mos u zhvaten paratë” – theksoi Alibeaj.

Kryetari i PD Lulzim Basha u takua dhe me banorë të Mbrostarit. Zoti Basha u njoh me shqetësimet e tyre për faturat e larta të energjisë elektrike, faturimet abuzive, mungesën e subvencioneve dhe rritjen e çmimit të naftës.  Z. Basha ka garantuar se në platformën e PD, ndër çështjet prioritare janë ulja e çmimit të energjisë, falja e kamatë-vonesave, dhënia e subvencioneve për fermerët dhe ulja e taksës së qarkullimit.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 18  Maj 2015

Read More
18 Maj
0

I vetmi impenjim që kam, t’u shërbej qytetarëve

Kandidati për Kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova u takua me banorë të zonës së Sharrës, dëgjoi shqetësimet e tyre, dhe u angazhua për të shërbyer e gjetur zgjidhje. Problemi kryesor që kanë banorët e kësaj zone është mungesa e ujit. Doktor Kosova e nisi ndryshe komunikimin me banorët:  “A mund ta fillojmë me një pyetje? Sa vetë kanë ardhur e ju kanë premtuar deri tani?”

Qytetari: Të gjithë.

Kosova: Të gjithë? pra të gjithë që nga 91’ 92’

Qytetari: Unë jam invalid e këtu ska as ujë

Kosova: Kur po vija nuk ma merrte mendja që s’kishte as ujë

Qytetari: ti Bashkinë ta marrësh, ta gëzosh dhe ishalla e kthen këtë vend.

Kosova: Unë Bashkinë nuk e dua për vete por për tju shërbyer juve.

“Është bërë shumë keq kjo puna ujit, rrinë gratë në radhë me 50 bidona dhe në fund i sjellin bosh. Ka shkuar deri aty sa zihem dhe me vllain per ujë prandaj pyes se ca do na bësh ti?”, shprehet një banor i Sharrës.

“Unë do të bëj që të rrish për qafe, nga mëngjesi në darkë me vëllain, e jo të zihesh. Unë nuk është se kam të drejtë të urdhëroj njeri por në fund të fundit kam dalë për një punë dhe kur shoh se diçka nuk funksionon mund të vë në lëvizje dikë që ta zgjidhë edhe tani pa u bërë Kryetar Bashkie”.

Qytetarja: Na solle ujin, hallall votën!

“Edhe një poç drite e blejmë 5000 lekë. Pastaj duhet të marrim një elektricist por edhe ai ka frike të vijë se e marrin për hajdut dhe e fusin në burg. Ne kur vijmë natën rrëzohemi nuk shohim asgjë”, thotë një banor.

“Ketu koncepti i kazanit nuk ekziston, përdorim akoma atë të zjarrit”

“Ujin të mos e përmendim se është i paarritshëm, e as dritat e rrugës jo e jo po të paktën të na rregullohet kjo rrugë. Megjithatë një pyetje kam unë, a do të na prisni në zyrë pasi të bëheni kryetar bashkie, për të qarë hallet tona?”, pyet një qytetar.

“Në qoftë se unë them, “ju 1 milionë qytetarët e Tiranës e keni derën hapur” kjo është një rrenë të cilën s’duhet ta besoni, por nëse administratorët e zonave nuk do të jenë të aftë të mbarojnë punë, do jenë të korruptuar e do vënë kushte për përmbushjen e një detyre, të jeni të bindur se do ta marr vesh më shpejt se ju që do e keni në kurriz. Nëse ti jep frymën e mospajtimit me abuzimin gjërat do ndryshojnë shumë shpejt”, thotë Kosova.

“Po me lejen e ndërtimit do kemi shanse? A do thyhen këta sekserë? A do të vijë ajo ditë që ne ta marrim lejen me postë?”, ngre shqetësimin një banor.

“Kur do vijë ajo ditë? Unë i kam shumë qejf kur gjërat bëhen brenda afatit! Afati është shumë shpejt, është data 21 Qershor”, thotë Kosova.

“Ju e keni parë që të qënit kryetar partie dhe kryetar bashkie është e pamundur sepse përveç se tu përgjigjesh qytetarëve te Tiranës duhet të kujdesesh dhe për ata nëpër të gjitha rrethet. Rrethanat kanë qënë të tilla që kryetarët e Bashkive u vunë në të tilla kushte, ndërsa unë s’do të kem asnjë impenjim tjetër përveç se t’u shërbejë juve sepse nuk është hera e parë që më propozohet Bashkia, por herë të tjera s’jam ndjerë gati ta marr përsipër një detyrë të tillë. Parimi është ky, kurrë një njeri smund të drejtojë 3 mln qytetarë kur në jetën e tij s’është marr vesh në shtëpi me tre apo katër vetë. Ky është parimi im, rregullo punët në familje, mbaro të gjitha detyrimet e pastaj dil në rrugë me ju shërby qytetarëve ndryshe s’ke dale për punë”, tha Halim Kosova.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 18  Maj 2015

Read More
17 Maj
0

Mos gjykoni politikisht, por me objektivitet për një Korçë të zhvilluar dhe me perspektivë

Kandidati për Bashkinë e Korçës Prof. Gjergj Mero ishte i ftuar në programin e Akademisë Evropiane me studentët e Universitetit Fan Noli, organizuar nga Instituti i Studimeve ndërkombëtare në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane. Profesor Mero tha se studentët dhe aula universitare janë vetë jeta e tij dhe motivi për të fituar mbi sfidat e tjera

“Çdo frymëzim dhe motiv për të ecur përpara me energji pozitive dhe me vizion e kam gjetur mes jush, tha z. Mero.  Sipas tij studentët e Korçës zotërojnë potenciale të mëdha  që duhet të vihen në shërbim të qytetit për një orientim zhvillimi urban në harmoni me traditën dhe vlerat e artit e kulturës.  Korça tha prof. Mero, i përket të gjithëve dhe pikësëpari të ardhmes që janë të rinjtë dhe  interesave të përkohshme të politikës. Drejtuesit e Korçës deri më tani kanë lënë jashtë dyerve të rinjtë dhe studentët me  aftësi të jashtëakonshme në menaxhimin e punëve të qytetit dhe rritjes së identitetit kulturor dhe emancipues të tij.

Duke i cilësuar të rinjtë si promotori i zhvillimit të Korçës, prof. Mero u dha studentëve mesazhin :” Mos gjykoni politikisht,  por me objektivitet për një Korçë me perspektivë”. Vetë studentët vlerësuan profesorin si një pedagog dhe rektor profesionist,  të drejtë dhe shumë bashkëpunues me të gjithë. Studentët thanë se idetë dhe cilësitë e figurës publike të profesor Meros po shpalosin qytetarin e  munguar dhe shumë të nevojshëm për drejtimin e Korçës.

Duke bashkëbiseduar me studentët, prof. Mero propozoi sugjerimet  e tij për rritjen e mjediseve kulturore, artistike në Universitet sikurse janë bibliotekat, forumet dhe aktivitetet së bashku me intelektualët dhe njerëzit e dijes në rritje të emancipimit  të të rinjve . Ndër të tjera kandidati i PD-së Mero ngriti shqetësimin e rrezikut të mplakjes  së qytetit, pasi të rinjtë largohen për mungesë të mundësive dhe punësimit.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 17  Maj 2015

Read More
17 Maj
0

E papranueshme që politika të luajë me nevojat e qytetarëve

Kandidati për kryebashkiak, Halim Kosova, takohet me banorët e njësisë 3 në zonën e Pediatrisë. Kosova angazhohet për të qëndruar larg luftës politike për ti shërbyer interesave të qytetarëve. Kosova gjen mbështetje në çdo takim me qytetarët.

Kandidati për kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova u takua dje me banorë të njësisë 3 në zonën e Pediatrisë. Z.Kosova u ndal në faktin se konflikti politik në vend ka dëmtuar interest e qytetarëve, dhe solli si shembull bllokimin e banesa sociale për të pastrehët.

“Çdo konflikt politik në këtë vend është kthyer në një problem më vete për jetën e përditshme të qytetarit . Nuk mund të ketë asnjë lloj agresiviteti ndaj meje që të më bëjë të kthej rrugën e vendosur që çdo minutë ta shfrytëzoj për të gjetur një zgjidhje për ju. Jam këtu për të dhënë zgjidhjen e duhur dhe të marr vendimin e duhur në kushte shumë të vështira, por me qetësinë, maturinë dhe eksperiencën që unë kam”, tha Kosova.

Përsa i takon sulmeve të kundërshtarëve, Kosova tha se: “Mundohen të më pengojnë por unë shoh që sa më shumë sinjale që unë marr dhe informacione negative, më bindin që rruga që kam ndërmarrë wshtë rruga e duhur. Sa më shumë ti shoh të trullosur sa më shumë ti shoh të egërsuar, aq më shumë bindem se bashkë me ju do shkojmë në rrugën e mbarë për Tiranën, për familjet tona për lagjet tona”.

“Kam ardhur si student, si konviktor. Kam 11 vite që jetoj si student dhe si konviktor. Edhe pse kam ndërtuar familje vazhdoj të jetoj me frikën dhe ankthin e konviktit dhe me ankthin e qerasë. Si do të zgjidhet problem im dhe i mijëra të rinjve si puna ime?”, pyet një banor.

“Nëqoftëse shkoni drejt Shkozës tek Uzina e Auto-traktoreve, do të shihni disa pallate që në asnjë penxhere nuk shihet kokë njeriu, në asnjë ballkon nuk varet një rrobë, asnjë fëmijë nuk luan në oborr, ato janë të mbyllura për faktin që politika ka mendjen në grindje. Eshtë e papranueshme që ju të keni nevoja, ju dhe shumë të tjerë dhe këshilli bashkiak mos të votojë hapjen e atyre banesave për të pastrehet për vetë faktin që kjo mund të përdoret në fushatë elektorale dhe kthehet në votë për PD”, shprehet Kosova

“Vetëm korrupsioni është ai që ti mbyll sytë dhe të bën të mos reagosh as për fëmijët, as për lodrat, as për të ardhmen e familjeve, as për të ardhmen e qytetit”, thon më tej Kosova.

“Nëse ky njeri që sot është djathtas, do të kishte kandiduar majtas, vota ime do të shkonte majtas”, shpreh mbështetjen një banore.

“Mami është e paralizuar dhe me tha, dua të vish të më marrësh me makinë sepse votën time dua tja jap Dr.Halimit”, thotë një e re.

“Unë kam vite e vite që nuk votoj. Normal se vetëm krahët e burrit kam patur. Ka punuar, ka luftuar. Kemi para, i kemi të gjitha por besimin e munguar ma keni kthyer ju dr.Halimi. Sepse të tre femijët që unë kam mi ka bërë me operacion nga ju dhe të tre i kam shkëlqyer. Për të fundit më thanë, ti do të vdesësh nëse do të lindësh. Ndërsa unë linda dhe as nuk vdiqa e as nuk pata komplikacione në sajin tuaj”, rrëfen një grua e pranishme në takim.

“E vetmja mënyrë imja pune ka qënë mos të pajtohem në asnjë moment me abuzimin dhe korrupsionin. Arsyeja se pse situata sot është e papranueshme ka të bëjë me faktin se qeveria është larguar nga hallet dhe problemet e qytetarëve”, tha Halim Kosova.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 17  Maj 2015

Read More