Jemi këtu për t’iu sqaruar se çfarë do të bëjë bashkia për biznesin e vogël dhe familjar, në vitet e ardhshme nën drejtimin tim. Bashkia ka në dorë të reduktoja taksat, të cilat do ta ulen brenda ligjit me 30 %. Unë do të negocioj që këto taksa, të vilen dhe të mblidhen nga Bashkia e Tiranës dhe do tua them arsyen se pse. Kjo i bie sikur do të ikësh në Durrës dhe nuk i bie nga autostrada por ikën njëherë në Elbasan, Peqin, Rrogozhinë, dhe vjen vërdallë për të ikur në Durrës. Ja ku është Durrëesi, shkohet për 20 minuta. Pse duhet t’i biesh rrotull. Ju e dini më mirë se unë, por ne po shohim hapat për tíu lehtësuar. Një problem është, që ju u shihni, që është ngjeshur shumë Tirana me ndërtime. Do të ulim taksën për ndërtimin në periferi të Tiranës në mënyrë që të rrisim gjallërinë ekonomike në këto zona. Edhe Tiranën e shpëtojmë nga mbindërtimet e nga mbipopullimet. Do t’i japim frymë të gjithë territorit të Tiranës. Ne do mendojmë si në qendër si në periferi të bejmë më të mirën e mundshme. Ne kemi prioritet që të gjitha bizneset e reja që do të hapin vende pune mbi 50 vetë, ti hiqet taksa vendore 4 vitet e para.
Për bizneset e reja, që ju jeni dëshmitar që sorollaten, do t’u vihet një zyrë në dispozicion, zyrat dhe sportelet e “One Stop Shop”. Bashkia do i ofrojë ndihmë individëve dhe bizneseve për t’u dhënë kredi me interes zero, pa përqindje, pa pasur nevojë për kolateral, sepse kolaterialin dhe përqindjen do ti mbulojë Bashkia e Tiranës. Kështuqë, ky fond garancie që sot është 5 milionë euro, ne do ta trefishojmë e ta bëjmë 15 milion euro, cka do të ndikojë në hapjen e 4 mijë vendeve të punës.
Gjithashtu po mendojmë që Bashkia e ardhshme e Tiranës të marrë vendim që të gjithë ata që paguajnë taksat në mënyrë të rregullt, të gjitha shërbimet që kanë një tarifë sado të jetë ajo,ti marrin falas, mjafton që ato pak detyrime që kanë për të paguar, njerëzit ti paguajnë korrekt dhe në kohë.
Një problem i madh me ndërtuesit, por që do ta diskutoj edhe me ju, janë rreth 8.000 apartamente që kanë mbetur stok në Tiranë. Çmimi i ndërtimit nuk shoqërohet me fuqinë blerëse. Bashkia do të japë kredi të buta dhe do të shohë të gjitha mundësitë, që këto 8 mijë apartamente që janë të mbaruara, por të pashitura, aty janë gropos lekët, të bëjë të mundur që ti marrin ato që kanë nevojë, dhe me ndërmjetësimin e bashkisë së Tiranës me kushte shumë lehtësuese, në mënyrë që dhe biznesi të zhbllokohet, por që edhe qytetarët që kanë shumë novojë për to, të mund ti blejnë. Kjo është edhe një nga objektivat dhe prioritetet që bashkia ka përcaktuar në katër vitet e ardhshme. Nuk do tu lodh kokën me premtime boshe, sepse në jetën time kam përcaktu objektiva, kam përcaktu standard, dhe i kam bërë, por këtu jam që të bëj një bashkëbisedim që të jemi të qartë dhe të besueshëm për çdo hap që do bëjmë në Tiranë. Kur unë them që Bashkia e Tiranës ka përllogarit fondet që të kemi ujë, që të heqim pompat e depozitat nga pallatet tona, kjo është përllogarit, i kemi bërë llogaritë dhe i kemi mundësitë. Dhe nuk them që kjo do të bëhet në fund të mandatit tim, por kjo do të bëhet që në fillim të mandatit tim. Gjithë Tirana do të jetë me ujë 24 orë, janë të gjitha mundësitë, vetëm që duhet këmbëngulje duhen përllogaritje, të cilat i kemi bërë, në mënyrë që letrat ti bëjmë realitet. Dhe nuk është puna vetëm për ujin, ajo që është më e rëndësishme është cilësia e ujit, kështu që, do të bëjmë të gjitha verifikimet në të gjitha tubacionet, në të gjitha zonat e Tiranës që e vuajnë akoma këtë problem.
-Përshëndetje. Unë jam Lediana dhe kam një pyetje për ju. Duke qenë se gjithsecili nga ne ka një problem apo ankesë për të bërë në Bashkinë e Tiranës dhe sorollaten në sportelet e ndryshme për të zgjidhur një problem shumë të thjeshtë. Do doja të dija se si mund të zgjidhet kjo që të jetë sa më e lehtë për ne që të shkojmë në Bashkinë e Tiranës? Faleminderit.
Ju faleminderoj për pyetjen. Reduktimi i sporteleve që janë kohë, janë sorollatje për qytetarët dhe për bizneset e familjarët që hapin një biznes, do të bëhet, do të shndërrohet në një sportel të vetëm. Gjithcka do të reduktohet në një të vetëm që me një të vajtur të keni mundësi t’i mbaroni të gjitha aty e të mos keni nevojë të sorollateni për të marrë vërtetime të ndryshme gjithandej dhe pastaj ti grumbulloni dhe pastaj Bashkia të japë përgjigje. Në një sportel ju do të mbaroni të gjitha punët e nevojat që ju keni. Mjafton që të troksini në derën e Bashkisë së Tiranës për të hapur një biznes, për të hapur një aktivitet e do të gjeni gjithë dashamirësinë e miqësinë e duhur për t’ju përkrahur për këtë iniciativë të mirë për gjithë qytetin
Përshëndetje, unë jam Amanda dha kam një pyetje. Ju thoni që do të ulni taksat dhe nëse kjo do të kryhet, si mendoni se do të fitoni investimet për të kryer projektet e reja të Tiranës?
Të falenderoj. Nëqoftëse ju jeni në dijeni, shumë nga ju këtu rreth e qark jeni dëshmitar se përreth zonës ku keni punuar i kanë mbyllur bizneset ose e thënë ndryshe kanë falimentuar. Unë po ju përmend një shifër që vetëm në vitin 2014 janë mbyllur 3774 biznese të vogla. Duke llogaritur edhe vitin 2013 i bie më shumë biznese që janë mbyllur, falimentuar këto dy vite. Kanë falimentuar, në radhë të pare mendoj se një ndër arsyet ka qenë konkurenca jo e ndershme midis bizneseve. Kush është më afër qeverisë mund të mbylli njërin sy edhe mund të bëjë ndonjë shtesë ose rikonstruksion e nuk ngacmohet, e kush sheh punën e vet apo është përkrahës i një partie politike që nuk i pëlqen qeverisë, goditet dhe detyrohet të mbyllë biznesin. Ideja ime për pyetjen që bëtë është që ne t’u krijojmë mundësinë edhe këtyre 5-6 mijë bizneseve që janë mbyllur ti japim lehtësirat e duhura që të rihyjnë në treg . Dhe objektivi është që sa më shumë miqësor me biznesin, sa më shumë biznese të kemi dhe ato të paguajnë në mënyrë të barabartë minimumin e mundshëm si kontribut, e kemi përllogaritur që në këtë moment Bashkia e Tiranës do të ketë 10% më shumë të ardhura sesa sot.
Përshëndetje, unë quhem Eni Gjura dhe kam mbaruar për shkenca ekonomike. Dua të prek përëri taksat, si shkencë ekonomike ajo ka qenë tema më e shpeshtë në librat tone. Ju e dini që taksat ndikojnë direkt popullin. Do doja të bëja një pyetje se si do të ndryshoni taksat, pagesa e taksave nga qendra e Tiranës e deri në Kombinat. Ju faleminderit.
Pa diskutim që në kryeqytetin tonë tashmë prej 1 milionësh, zhvillimi i zonave të caktuara por edhe brenda Tiranës, e aq më tepër i komunave apo i fshatrave ka lënë për të dëshiruar sepse ka zona vërtet të prapambetura në infrastrukturë dhe në shumë gjëra të tjera të domosdoshme. Jo shumë larg prej këtu është një kodër, që e shoh përballë dhe që banorët u ankuan që kishin njëzet e ca vjet që nuk kishin ujë dhe unë nuk largohem për të vazhduar programin tim pa e parë se në çfarë faze janë punimet sepse kam informacion që kanë filluar dhe shumë shpejt në këtë zonë do të ketë ujë. Ashtu kam bërë gjithmonë që çfarë kam pasur ndonjë problem apo devijim projekti i jam qepur deri në fund derisa të ketë mbaruar.
Bashkia e Tiranës ka bërë shumë përmirësime në pagesa dhe 60 tarifa janë hequr e shumë taksa janë ulur nën drejtimin e z.Basha. Nga ana administrative ne do t’i rishikojmë ato komuna për ti barazuar, në mënyrë që të gjithë qytetarët e Tiranës jo vetëm të kenë të njëjtin trajtim por në zonat e varfëra të ndjehet më shumë dora e bashkisë. Kështu që do të ketë një lloj barazie taksash në çdo komunë e fshat, por me prioritet për të lehtësuar zonat më të varfëra. Dhe e dyta, në çdo komunë siç ka qenë, apo minibashki, do të ketë administratorë që do të kenë zyrat e veta ku për çdo gjë, nevojë në jetën e përditshme, banorët ta kenë aty afër, për të gjetur zgjidhje.
Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 30 Maj 2015
Read More