Blog

27 Mar
0

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Enkelejd Alibeaj, takon reporteren për Shqipërinë në PE, Isabel Santos: Ndamë shqetësimin për zbehjen e përpjekjeve të Shqipërisë në procesin e reformave të nevojshme për Integrimin Europian, veçanërisht reforma zgjedhore

 

Postimi i Alibeaj:

Sot pata kënaqësinë të prisja në një takim znj. Isabel Santos reportere për Shqipërinë në Parlamentin Europian. Bashkë me znj. Santos ndamë shqetësimin për zbehjen e përpjekjeve të Shqipërisë në procesin e reformave të nevojshme për Integrimin Europian, duke u ndalur veçanërisht për Reformën Zgjedhore, e cila do të duhet të jetë gjithëpërfshirëse, transparente, dhe të adresojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe rekomandimet e ODHIR.

Në cilësinë e bashkëkryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, e njoha znj. Santos mbi ecurinë, garancitë, transparencën, gjithëpërfshirjen e çdo fluksi politik brënda opozitës në mirëpërcaktimin e marrjes së vendimeve që ofronte mekanizmi i Komisionit, i kërkuar që para dy vitesh nga Partia Demokratike.

Po ashtu i shpreha, qëndrimet dhe propozimet konkrete të Partisë Demokratike të prezantuara që në Dhjetor 2022 e më pas në Nëntor 2023, nën formën e një projektligji të depozituar në Kuvend, ku adresohen të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR mbi shitblerjen e votës, keqpërdorimit të mjeteve dhe burimeve publike në zgjedhje, etj., të shprehura në katër shtylla:
i) Votë për Diasporën;
ii) Lista të Hapura;
iii) Shqipëria një Zonë Zgjedhore;
iv) Votim dhe Numërim Elektronik.

Ndava shqetësimin për mungesën e vullnetit politik të dëshmuar nga ana e maxhorancës socialiste për të çuar përpara Reformën Zgjedhore në frymën e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për votën e diasporës dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor, dhe theksova se çdo përpjekje për ta devijuar këtë proces me mjete informale, pa transparencë dhe jo gjithpërfshirëse dhe pa garanci institucionale, bie ndesh me interesin e qytetarëve shqiptarë.

Mbi të gjitha i shpreha Znj. Santos, qëndrimin e vendosur që Partia Demokratike ndan, në mënyrë të panegociueshme, mbi aleancën parimore me SHBA, BE dhe Mbretërinë e Bashkuar, për mbështetjen e pakushtëzuar ndaj SPAK dhe luftës ndaj pandëshkueshmërisë e korrupsionit, dhe një Reformë Zgjedhore në interes të qytetarëve shqiptarë e cila do të duhet të përmbyllet me transparencë, me gjithëpërfshirje, në kohë, për t’iu siguruar të gjithë qytetarëve një proces zgjedhor me standarte reale, të lira e të ndershme si nje kusht për avancimin e procesit te integrimit te Shqipërisë në BE.

 

Read More
27 Mar
0

PD, Alfrida Marku: Në 14 muajt e fundit, Bashkitë e vendin kanë kryer 1374 tendera me vlerë 183 milion euro në kushtet kur ka dyshime të arsyeshme për shkelje të rregullave për prokurimet publike

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SEKRETARJA PËR PUSHTETIN VENDOR DHE DECENTRALIZIMIN, ALFRIDA MARKU

Të nderuar qytetarë !
Në vetëm 14 muajt e fundit, në Bashkitë në vendin tonë janë kryer 1374 tendera me vlerë 183 milion euro në kushtet kur ka dyshime të arsyeshme për shkelje të rregullave për prokurimet publike.
183 milion euro nga taksat e qytetarëve shqiptar ka dyshime se janë shpërdoruar duke mos patur objektiv investimet cilësore dhe përmirësimin e shërbimeve publike vendore, por mundësinë për abuzimin me pushtetin. Mijëra operatorë ekonomik janë cënuar në të drejtën e tyre të konkurimit të lirë e të drejtë, duke penguar shërbimet dhe zhvillimin ekonomik.
Përvec problematikave të tjera të konstatuara, rezulton se 701 procedura janë kryer në mungesë konkurence; 652 procedura duke skualifikuar të gjithë operatorët konkurues përvec fituesit.
Shpërdorimi dhe abuzimi me fondet e pronën publike, janë shkaku kryesor i gjendjes ku vendi ynë është sot: ekonomi në krizë, shqiptarë që largohen, biznese që mbyllin aktivitetin për shkak të taksave të larta e pabarazisë në mundësi konkurimi.
183 milion euro janë sa 60% e Buxhetit të këtij viti në Bashkisë Tiranë.
183 milion euro të adresuara në procedura të dyshimta të prokurimeve publike janë po aq sa sa Buxheti për 4 vite në Bashkinë Durres; sa buxheti i 5 viteve për bashkitë Elbasan dhe Kamëz; sa buxheti për 6 vite në Bashkinë Vlorë; i 10 viteve për Bashkinë Lezhë; 11 vite për Bashkinë Saranda; 7 vite për Bashkinë Shkodër.
Në emër të Partisë Demokratike, të vendosur me cdo kusht për mbrojtjen e interesit publik, në mbështetje të cdo iniciative ekonomike apo biznesi, kërkojmë nga institucionet kompetente marrjen e masave ndaj cdo rasti abuzimi me taksat e shqiptarëve dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, në rastin konkret në fushën e prokurimeve publike.

Inkurajojmë Kontrollin e Lartë të shtetit dhe Autoritetet e Drejtësisë të marrin masa administrative dhe penale ndaj cdo rasti shpërdorimi dhe abuzimi, për ti hapur rrugë profesionistëve që duan të shërbejnë në institucionet publike vendore dhe qëndrore, në mënyrë që taksat që qytetarët e 61 bashkivë paguajnë, tu kthehen atyre në shërbime vendore të përmirësuara dhe investime cilësore, si dhe ti hapet rrugë konkurencës së drejtë e të barabartë midis operatorëve ekonomik.
Ju faleminderit !

Read More
26 Mar
0

Basha në Paris, takim me Kryetarin e Komitetit për Punët e Jashtme të parlamentit francez: Situata e sigurisë dhe kërcënimet me të cilat po përballet Europa në qendër të bisedës. Franca të mbështesë Kosovën për në KiE

 

Postimi i kreut të PD:

Kënaqësi të pritesha sot në Asamblenë Kombëtare në Paris nga Jean-Louis Bourlanges, Kryetari i Komitetit për Punët e Jashtme të parlamentit francez. Biseduam gjerësisht mbi situatën e sigurisë dhe kërcënimet me të cilat po përballet Europa, ndërsa lufta e agresionit rus në Ukrainë ka hyrë në vitin e tretë.

Situata në Ukrainë dhe hapat e ndërmarrë në Europë dhe SHBA në lidhje me mbajtjen përgjegjëse të Rusisë edhe për krimet dhe dëmet e shkaktuara ishin në qendër të takimit.

E njoha Kryetarin e Komitetit për Punët e Jashtme të parlamentit francez me rezolutën për rindërtimin e Ukrainës, ku parashikohet që Federata Ruse ka detyrimin për të kompensuar Ukrainën, qytetarët, sipërmarrjet dhe qeverinë e saj, për dëmet e shkaktuara nga aktet e saj të paligjshme. Në funksion të këtij qëllimi është edhe konfiskimi i aseteve të ngrira të Federatës Ruse dhe vendosja e tyre në mbështetje të Ukrainës.

Përtej ndihmës për Ukrainën ky hap përbën edhe një mesazh të qartë ndaj agresorëve dhe atyre që përpiqen të përfitojnë prej agresionit.

Të tilla janë përpjekjet për destabilizim në rajon, ku synimet e Moskës më mbështetjen e aleatëve të saj në Serbi janë zhytja e Ballkanit Perëndimor në kaos dhe minimi i arkitekturës së sigurisë së krahut juglindor të NATO-s duke provokuar një front të ri në zemrën e Aleancës.

Ndërkohë që nesër do të zhvillohet seanca e posaçme e Komitetit Politik për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, kërkova mbështetjen e Francës duke nënvizuar se Kosova anëtare e Këshillit të Europës është një garanci më shumë për ata që pretendojnë mbrojtjen e të drejtave të pakicave atje.

Në përfundim të takimit të përzemërt dhe të frytshëm, pata kënaqësinë ta ftoj mikpritësin të vizitojë Shqipërinë në një të ardhme të afërt.

Read More
26 Mar
0

Nënkryetari i PD, Kreshnik Çollaku, pret në seli delegacionin nga parlamenti Anglez

 

Sot në selinë e Partisë Demokratike nënkryetari i Partisë, Z. Kreshnik Ҫollaku priti delegacionin nga Mbretëria e Bashkuar, ku pjesëmarrës ishin deputetë dhe ish-deputetë të Parlamentit Anglez, Znj. Wendy Morton, Z. John Grogan dhe Z. Stephen Gethins.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi mbi situatën politike shqiptare, Partinë Demokratike dhe prioritetet e saj për vitet në vazhdim, Parlamentin, Partitë Politike, Shoqërinë Civile dhe zhvillimet e rëndësishme në vend, si dhe mbështetjen e dhënë nga Fondacionit Westminster për Demokraci (WFD) për Parlamentin dhe partitë politike.

Në fjalën e tij Z.Ҫollaku theksoi se marrëdhënia me Mbretërinë e Bashkuar është strategjike për sigurinë dhe zhvillimin e Shqipërisë dhe Rajonit. Gjithashtu ai prezantoi agjendën politike të Partisë Demokratike, boshtin e sa euro-atlantik, mbështetjen pa asnjë rezervë ndaj SPAK, si dhe luftën pa kompromis ndaj aktorëve të korruptuar në vend.

  1. Ҫollaku theksoi se prania e shtuar e Mbretërisë së Bashkuar është esenciale për paqen dhe stabilitetin në Rajon.

Partia Demokratike garanton partneritet të plotë me Mbretërinë e Bashkuar në projekte dhe iniciativa të përbashkëta.

 

 

Read More
26 Mar
0

Kryetari i PD, Lulzim Basha, takim me Mireille Clapot, nënkryetare e Komisionit për Punët e Jashtme të parlamentit francez: Kërkova mbështetjen e Francës për anëtarësimin sa më parë të Kosovës në Këshillin e Europës

 

Postimi i kryetarit të PD:

 

 

Kënaqësi e veçantë të takohesha me Mireille Clapot, nënkryetarja e Komisionit për Punët e Jashtme të parlamentit francez.

 

Diskutuam mbi situatën e sigurisë dhe zhvillmet në rajon. Shpreha shqetësimin për gjuhën kërcënuese të Beogradit ndaj paqes dhe sigurisë ne Kosovë por edhe në rajon me nxitje dhe mbështetje edhe nga Moska.

 

Kërkova mbështetjen e Francës për anëtarësimin sa më parë të Kosovës në Këshillin e Europës, kjo edhe në interes të të drejtave të pretenduara për pakicën serbe atje.

 

Ndërsa lufta në Ukrainë ka hyrë në vitin e tretë, agresiviteti i Rusisë sa vjen dhe rritet. Theksova domosdoshmërinë e mbështetjes për Ukrainën duke përdorur dhe asetet e ngrira të federatës ruse. Në funksion të kësaj është dhe Rezoluta për Rindërtimin e Ukrainës që pritet të miratohet në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Read More
26 Mar
0

PD, Kulluri: Lista e hapura dhe vota e emigrantëve çështje e sistemit demokratik. 3-4 vetë po e çmontojnë në një tryezë pazari

 

Postimi i sekretarit për marrëdhëniet me publikun në PD, Edvin Kulluri:

Çeshtja e listave te hapura dhe votes se emigranteve nuk eshte ceshtje e PD por e sistemit demokratik qe tre-kater vete po e cmontojne ne nje tryeze pazari apo marreveshjeje pa marreveshje, ta quajme si te duam!

Ajo cfare po ndodh me Reformen Zgjedhore eshte nje turp per PS dhe Rithemelimin. Rama ky “progresist i madh”, “intelektual modern” e te tjera furce po boje si keto dhe “Legjenda i Demokracise” po shbejne hapur 2 vendimet e Gjykates Kushtetuese lidhur me Listat e Hapura dhe Voten e Diaspores. Mirepo sistemi demokratik Gjykaten e Kushtetutes e ka garante te Kushtetutes perkundrejt lirive politike dhe ekonomike te individit apo grupeve sociale dhe te interesit.

Nese vendimet e GJK e cila eshte shprehur qarte per “voten parapelqyese” si koncept i percaktuar ne Kushtetute dhe “te drejten e cdo qytetari per te zgjedhur dhe per tu zgjedhur”, rrezohen ne nje tryeze anti-kushtetuese domethene qe sistemi garantues eshte goditur drejteperdrejte. Ndaj propaganda e Rames per Sazanin dhe Berishes per “rregjimin” jane thjeshte propagande idiote dhe perverse, nderkohe qe Shqiperia udhehiqet si nje autokraci bi-partizane.

Por si Rama dhe Berisha, nuk jane te vetem ne kete marrezi anti-demokratike. Ata rrethohen nga nje tufe frikacakesh, kermillash e dhjaksash politike qe nuk duan voten e lire por “emerimin” ne Kuvend nga Listat e Kryetarit! Kjo eshte kriza e vertete per te cilen cmimin e paguan vullneti i penguar e i ndrydhur i qytetareve. Kjo eshte ceshtje lirie dhe jo emrash.

Partia Demokratike dhe cdo parti tjeter qe nuk e konsiderojne veten “ceta” kryetaresh duhet te perballen me kete “atentat” ndaj Kushtetutes dhe lirive politike te shqiptareve! Perndryshe nuk ka asnje kuptim te mbledhim tryeza apo firma per peticione nese nuk gjejme rrugen per te fituar kete beteje per demokracine e jo per disa kryetare partish apo oborrin e tyre.

Asgje nuk te fal kush e aq me pak lirine!

Read More
25 Mar
0

Riorganizimi i PD, Basha: Partia Demokratike ringrihet e sigurt për t’u shndërruar shumë shpejt në alternativën e vetme të ndryshimit

 

Postimi i kryetarit të PD, Lulzim Basha:

 

Është kënaqësi e jashtëzakonshme kur sheh PD-në në të gjithë Shqipërinë që përfundon procesin e riorganizimit pas dy viteve të vështira, të cilat me padrejtësi totale ndaj sakrificave të njerëzve, derdhën dhe mbinë frymën e përçarjes dhe gjuhën e urrejtjes, nga e cila jo vetëm demokratët, por edhe shqiptarët dolën të humbur.

 

Urime të përzemërta për anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e degëve të dalë nga Kuvendet Zgjedhore, Besnik Babasi – Fushë-Krujë dhe Blerim Kuqja – Belsh!

 

Falë qëndresës, karakterit dhe fuqisë së vizionit të demokratëve, Partia Demokratike ringrihet e sigurt për t’u shndërruar shumë shpejt në alternativën e vetme të ndryshimit.

Read More
25 Mar
0

“Politikanët e vjetër nuk e kanë thjesht betejën me PD, por mbi të gjitha, ata e kanë me popullin shqiptar”. Basha: Kur mblidhen bashkë Rama, Berisha e Meta diçka po luajnë në kurriz të shqiptarëve

 

Postimi i kryetarit të PD, Lulzim Basha:

Politikanët e vjetër të tranzicionit të stërzgjatur shqiptar nuk e kanë thjesht betejën me Partinë Demokratike, por, mbi të gjitha, ata e kanë me popullin shqiptar. Jo vetëm që janë në pazar me njëri-tjetrit, por dihet se kur mblidhen bashkë Rama, Berisha dhe Meta diçka po luajnë në kurriz të shqiptarëve. Këtë radhë janë bërë bashkë në një aleancë të re kundër SPAK-ut dhe kundër Reformës Zgjedhore, sepse vetëm kështu mund të vijojnë me pazaret e vjetra të bëra në kohë të reja. Personalisht nuk impresionohet nga deklaratat e atyre që kanë marrë malet për t’iu fshehur drejtësisë, por një gjë është e sigurt: nuk u ka mbaruar vetëm koha, por edhe rruga. Dhe kur të mbaron rruga, nuk ka mal që të bën derman.

Read More
25 Mar
0

Sekretarja për pushtetin vendor në PD, Alfrida Marku: Mijëra hektarë pyje e kullota pronë publike po jepen çdo ditë në përdorim me procedura në shkelje të ligjit

 

DEKLARATË E SEKRETARES PËR PUSHTETIN VENDOR DHE DECENTRALIZIMIN NË PD, KRYETARE E DEGËS SË PD, LEZHË, AFRIDA MARKU

 

 

Projektet e nevojshme për diversifikimin e burimeve të prodhimit të energjisë elektrike janë zëvendësuar me skandalet e rradhës në Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë me implikimin edhe të shumë bashkive në vend.

Denoncimi i Partisë Demokratike më 7 janar të këtij viti se të ashtuquajturit Parqe Fotovoltaike dhe Eolike do të rezultonin në skandale të mëdha abuzimi dhe korrupsioni sikurse Inceneratorët, tashmë po vërtetohet dita ditës.

Mijëra hektarë pyje e kullota pronë publike po jepen çdo ditë në përdorim me procedura të nxituara administrative, me konsultime të improvizuara me qytetarë, për zhvillimin e projekte që nuk janë paraprirë në planet e zhvillimit vendor me detaje sipas zonave të caktuara, duke anashkaluar interesin publik, përfitimin dhe lehtësitë ekonomike për familjet kryesisht në zonat ku pretendohet të zhvillohen këto projekte, pa transparencë mbi kriteret bashkëkohore të detyrueshme për materialet që do të përdorën, detyrimisht të riciklueshme, me operatorë ekonomik historiku e kapaciteti financiar i të cilëve nuk është në raport me peshën financiarë të këtyre projekteve.

Këto dhe të tjera janë pjesë që plotësojnë skandalin e radhës të kësaj qeverisje, e ku kuptohet që fshihen interesa të mëdha, miliarda euro.

 

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar mangësi në zbatimin e kontratave koncesionare gjatë periudhës Gusht 2018-Dhjetor 2021, duke shtuar se Komisionet e Vlerësimit të Aplikimeve për miratimin e impianteve fotovoltaike nuk kanë kryer një vlerësim të drejtë të aftësive teknike, financiare dhe ekonomike, të subjekteve aplikues, nuk janë analizuar pasqyrat financiare të tre viteve te fundit të audituara nga ekspert të licencuar si dhe nëse aplikuesit kanë  realizuar me sukses kontrata të ngjashme më parë në fushën e energjisë.

Por, pavarësisht rekomandimeve dhe detyrave të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në bashkëpunim me disa Bashki në vend, ka vijuar me praktika në të cilat ka dyshime të arsyeshme se janë abuzive dhe nuk kanë fokus interesin qytetar dhe nxitjen e drejtë të biznesit:

Në mospërputhje me Planin e përgjithshëm vendor dhe njesinë strukturore të tokës, Bashkia Shkodër ka nisur procedurat për dhënien në përdorim të sipërfaqes 140.48 hektarë  në ekonomisë pyjore Drin-Gjadër-Kir, për ndërtimin e parkut fotovoltaik nga Subjekti Natyra Energy, i cili sipas të dhënave të regjistrit të Qendrës Kombëtare të Biznesit, rezulton me nje kapital prej vetëm 100 lek.

“Sitrof Energy and Construction”shpk, subjekti aplikues për marrjen në përdorim të 90.9 hektarëve nga fondi pyjor në Bashkinë Klos për ndërtimin e parkut fotovoltaik, për të cilin Bashkia dhe Këshilli Bashkiak Klos kanë nisur procedurat në tetor 2023, rezulton shoqëri e themeluar në korrik 2023, me kapital themeltar 100.000 lekë.

 

Me një proces të nxituar e paracaktuar ku subjektet që kanë aplikuar për marrjen në përdorim të pasurisë publike janë të njëjtët që kanë kryer dhe studimin paraprak, Bashkia Lezhë ka nisur procedurat për lejimin e asgjesimit të 15 hektarëve pyje në Brinjat e Kreshtës në Ungrej dhe  16 hektarëve në ekonominë pyjore “Molung” në njesitë  administrative Kolsh dhe Zejmen, për ndërtimin e Aerogjeneratorëve. Në rastin e parë, ndonëse jo pa shkak Bashkia Lezhë është kujdesur të mos bëjë publike të dhënat e plota, operatori ekonomik rezulton që në 2019 të ketë shpallur procedurat e falimentit. Në rastin e dytë, projekti është planifikuar të zbatohet afër zonës së banuar, duke rrezikuar jetën e shëndetin e banorëve nga rrezatimi i dëmshëm, zhdukjen e llojeve të caktuara të bimësisë dhe kafshëve, si dhe duke penguar perspektivën turistike të zonës.

Në 4 muajt e fundit, Bashkia Elbasan ka nisur procedurat për dhënien në përdorim të 168 hektarëve pyje e kullota, pa marrë asnjë masë dhe pa asnjë strategji për minimizimin e ndotjes alarmante në këtë Bashki.

I bëjmë thirrje Bashkive, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ti japin fund abuzimeve. Zbatimi me rigorozitet i projekteve te nevojshme strategjike për zhvillim, në rastin konkret i projekteve në sektorin e energjisë, kujdesi dhe venia ne eficence e  pronës publike, nxitja dhe mbështetja e drejtë, konform ligjit e operatorëve ekonomik, duhet të kene një objektiv të përbashkët:  interesi publik, përmirësimin e ekonomisë së familjeve shqiptare. përfitimin e drejtpërdrejtë nga energjia e prodhuar, nxitjen e zhvillimit të biznesit, dhe jo abuzimet në emër të interesit publik në shërbim të subjekteve të caktuar dhe me procedura jo transparente.

Partia Demokratike do të ndjekë rrugën ligjore për të denoncuar dhe adresuar në institucionet kompetente cdo rast abuzimi me pronën publike, interesat dhe të ardhmen e shqiptarëve.

Ju faleminderit !

Read More
24 Mar
0

25 vjet nga bombardimet e NATO-S në Serbi, Basha: Nostalgjikët e Millosheviçit vazhdojnë të përkundin ambicie të së shkuarës, por fatmirësisht sot në Kosovë është NATO

 

Postimi i kryetarit të PD, Lulzim Basha:

 

Sonte njëzet e pesë vjet më parë, NATO nisi fushatën e bombardimeve për të ndalur genocidin dhe spastrimin etnik në Kosovë. Pas shterimit të çdo mundësie diplomatike, për t’i dhënë fund fushatës brutale të spastrimit etnik të regjimit të Millosheviçit, ndërhyrja ushtarake ishte opsioni i fundit për të ndalur masakrat mbi civilët e pafajshëm.

 

Sot kujtojmë me dhimbje dhjetëra mijë civilë të pafajshëm, përfshirë mijëra fëmijë, që u vranë, mijëra të tjerë që ende sot nuk kanë varr, viktima të dhunës çnjerëzore të regjimit vrastar të Millosheviçit.

 

Çfarë ndodhi 25 vjet më parë qëndron para çdokujt sot si mësim se historia nuk mund të rishkruhet. Nostalgjikët e Millosheviçit vazhdojnë të përkundin ambicie të së shkuarës siç tregoi sulmi terrorist i 24 shtatorit në Bajnskë. Por fatmirësisht sot në Kosovë është NATO, janë miqtë dhe partnerët jetikë të shqiptarëve.

 

Mirënjohje përjetë SHBA, Britanisë së Madhe dhe aleatëve tanë në NATO për përkrahjen e paçmim për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

 

Me vetëdije për të shkuarën, Kosova dhe shqiptarët kudo ku janë, bashkë me aleatët dhe partnerët tanë me në krye SHBA, duhet të mos kursejmë asgjë për të ndërtuar të ardhmen.

Read More