Blog

01 Qer
0

PD Kavajë prova të reja për skemën kriminale të importimit të zgjedhësve nga kryetari në ikje i Bashkisë me mbështetje të Edi Ramës

Një javë më parë Partia Demokratike e degës Kavajë bëri publike dhe dorëzoi kallëzim në prokurori mbi një skeme kriminale për manipulimin e zgjedhjeve që ka ndodhur në Bashkinë e Kavajës. Kryetari në ikje i kësaj bashkie brenda 12 ditëve ka importuar fiktivisht të paktën 595 votues nëpërmjet 194 kontratave fiktive të nënshkruara personalisht prej tij në kundërshtim flagrant me ligjet dhe detyrën publike që mban ende.

KQZ po ashtu ka dërguar në prokurori dosjen e plotë të kësaj skeme kriminale me gjetjet e auditit të këtij institucioni, prova që gjenden pranë zyrave të Gjendjes Civile Kavajë nën mbikqyrjen e vetë personit të akuzuar për krijimin  kësaj skeme.

Ekspertët e Partisë Demokratike kanë mbledhur këto ditë të dhëna të reja që vërtetojnë plotësisht se procesi për importimin e zgjedhësve për 3 muaj nga kryetari në ikje i Bashkisë së Kavajës, me mbrojtje të plotë nga Kryeministri, është tërësisht fiktiv.

Sipas 194 kontratave të nënshkruara në 12 ditë nga kryetari në ikje i Bashkisë Kavajë, rezulton se 194 familje kanë lënë shtepitë e tyre dhe janë shpërngulur për të banuar vetëm 3 muaj në këtë ngrehinë që tregohet në foto. Dhe që sipas kryetarit në ikje të Bashkisë, nenit 3 të kontratës së firmosur prej tij, kanë ardhur këtu për 3 muaj, pra deri në 24 korrik 2015, sepse nuk kanë ku të jetojnë dhe kryetari në ikje po ua përmirëson kushtet e jetesës.

E gjithë kjo është vetëm një mashtrim, pasi nga dëshmitë e mbledhura në Partinë Demokratike të degës së Kavajës, Rrogozhinës dhe Tiranës rezulton se këta votues faktikisht jetojnë edhe tani që ne flasim në këto banesa.

Emrat e familjeve nuk i bëjmë publike për shkak të ruajtjes së të dhënave personale.

Por të gjitha fiktivisht sipas Kryetarit në ikje të Bashkisë Kavajë jetojnë këtu.

Foto dhe dëshmi do ju dorëzohen sot edhe prokurorisë edhe institucioneve ndërkombëtare.

Rasti i Kavajës dhe Durrësit, ku kryetarët në ikje të Bashkive kanë importuar zgjedhës është treguesi më i qartë se të dy e dinë shumë mirë vullnetin e qytetarëve për ti larguar njëherë e mirë në 21 qershor, ndaj dhe kanë krijuar të dy skema kriminale për deformimin e rezultatit të zgjedhjeve.

Në emër të Partisë Demokratike i kërkoj edhe një herë me forcë Prokurorisë së Përgjithshme të kryejë hetime të shpejta dhe efikase në mënyrë që të ndalojë që në 21 qershor të votohet me lista fiktive apo të manipulohet vullneti i zgjedhësve.

Bllokimi i pasojave të ketyre skemave kriminale është i domosdoshëm dhe duhet të bëhet menjëherë nga prokuroria. Listat e zgjedhësve në Kavajë me të pakten 595 votues fiktivë duhet të bllokohet bashkë me të gjithë praktikat e ndjekura, duke mos i lënë mundësi organizatorëve dhe ekzekutorëve të këtij krimi elektoral të deformojnë dhe prishin provat e krimit.

Partia Demokratike paralajmeron Kryeministrin dhe kandidatin e tij të tërhiqen menjëherë nga ky krim elektoral dhe kjo skemë e ndodhur në Kavajë. Skemat kriminale që synojnë manipulimin e rezultatit zgjedhor shkatërrojnë procesin e zgjedhjeve të lira dhe për këtë ka dhe do të ketë vetëm një pergjegjës: Kryeministrin Edi Rama.

I bëjmë thirrje qytetarëve të Kavajës dhe gjithë Shqipërisë, të mos mashtrohen dhe të mos bëhen pjese e skemave të tilla kriminale. Të mos shesin votën e tyre në këmbim të favoreve për para dhe vende pune. Të vijnë pranë Parftisë Demokratike dhe të denoncojnë çdo fakt që ka të bëjë me ekzistencën e këtyre skemave kriminale.

I bëjmë thirrje BE-së, SHBA-së dhe OSBE-së që të monitorojnë nga afër procesin zgjedhor në Bashkinë e Kavajës dhe të vijojnë mbledhjen dhe administrimin e fakteve që provojnë ngritjen e skemave kriminale për manipulimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në këtë bashki.

Partia Demokratike është më e vendosur se kurrë që bashkë me partnerët ndërkombëtarë të mbrojë çdo votë dhe zgjedhjet e lira në vend, me çdo mjet dhe formë.


Deklaratë për media e deputetit të Partisë Demokratike, Eduard Halimi, 1 Qershor 2015

 

Read More
01 Qer
0

Veliaj mashtroi se do të garantonte paga minimale mbi minimumin jetik

Sot është dita që Erioni të përballet me faktet e jo më me fjalët.

Qytetarët janë të lodhur nga përsëritja e PREMTIMEVE të pambajtura që Erion Veliajt bëri dy vite dhe që tani po i përsërit me ambalazh të ri për Tiranën. Në 2013 Erioni PREMTOI: “Paga minimale do të garantohet mbi minimumin jetik të indeksuar me shtrenjtimin e shportës së ushqimeve dhe mallrave të domosdoshme.” Ky premtim s’ishte gjë tjetër veçse një tjetër MASHTRIM.

Pse Erioni nuk e çoi pagën minimale mbi Minimumin jetik dhe nuk indekson shportën e ushqimeve për të luftuar varfërinë?

Pse sot në Shqipëri nuk kemi të llogaritur minimumi jetik?

Është e qartë që llogaritja e minimumit jetik do të nxirrte në shesh politikat më antisociale të Erionit…

Erion Veliaj ishte Ministri përgjegjës për t’u siguruar që ky PREMTIM të mbahej, ashtu si dhjetëra PREMTIME të tjera që po ia kujtojmë atij dhe qytetarëve shqiptarë.

Erioni PREMTOI, por nuk e pati problem të MASHTROJË të gjithë shqiptarët.

Sot, ata ndihen të MASHTRUAR nga Erioni që vetëm flet, por nuk REALIZON asgjë.

Pikërisht prej politikave të Erionit, qytetarët shqiptarë janë shumë më të varfër se më parë. Sot, listave të borxheve në dyqanet e ushqimeve ju shtuan edhe listat e gjata të borxheve për ilaçe nëpër farmaci. Politikat e Erionit kanë bërë që shqiptarët mos të kenë të ardhura për të gjitha vaktet e ushqimit dhe për ilaçet e kurimit.

Fjalët boshe të Erionit që vetëm flet por nuk punon kanë mbytur shpresën për burrat dhe gratë, për djemtë dhe vajzat, për nënat dhe baballarët ndaj çdo ditë ata po i drejtohen një eksodi të tmerrshme që e kishim harruar prej vitesh.

Por, Erioni po guxon të PREMTOJË prapë sot, veç për të marrë pushtet, sepse ai nuk e ka aspak problem t’i MASHTROJË sërish qytetarët sapo ta ketë pushtetin.

Çdo ditë do jemi këtu për t’i kujtuar Erionit çdo PREMTIM të thyer dhe çdo MASHTRIM të bërë.

Votuesit nuk janë lodra që të MASHTROHEN përsëri prej tij!


Deklaratë e deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi, 1 Qershor 2015

 

Read More
01 Qer
0

Basha: Qytetarët s’blejnë dot ilaçet për të sëmurët rëndë, qeveritarët kanë vjedhur 5 milionë dollarë fond kompensimi

Deromemaj: Kompensim financiar për energjinë elektrike nga 3500 lekë për 6000 familje në nevojë të Vlorës

Kandidati për kryetar të Bashkisë së Vlorës Genc Deromemaj, prezantoi platformën e tij për zhvillimin e Vlorës. Ulje taksash dhe tarifash në minimumin e mundshëm ligjor, mbështetje për bizneset që hapen dhe punësojnë të rinj, hartimin e planit të përgjithshëm rregullues, zhvillimin e infrastrukturës dhe investimeve në funksion të turizmit ishin disa nga pikat e platformës së z. Deromemaj. Pas takimeve në zona të ndryshme Deromemaj tha se varfëria ka arritur kulmin dhe për këtë një vëmendje të veçantë u ka kushtuar shtresave në nevojë, duke nisur me një fond për kompensimin e energjisë elektrike.

“Para ca ditësh takova një grua e cila kishte shitur gjysmë litri gjak dhe këto lekë i kishte marrë e i kishte çuar për të paguar energjinë elektrike sepse kishte frikë të shkonte në burg. Ne do të bëjmë të mundur një fond rimbursimi për energjinë elektrike me vlerë 3500 lekë për familje. Janë 6000 familje që do i kushtojnë buxhetit të administratës së bashkisë nesër jo më shumë nga 21-22 milionë lekë të reja” -theksoi Deromemaj.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se Vlora nuk mund të jetë çiflig i Koço Kokëdhimës dhe Edi Rama. Ata, tha zoti Basha e shohin Vlorën vetëm për përfitim personal ndërsa qytetarët e Vlorës i kanë zhytur në varfëri dhe mjerim. Z. Basha u ndal dhe tek shëndetësia e cila është në ditën e saj më të zezë. Ndërsa po fliste për abuzimet me ilaçet një zonjë nga salla ka marrë fjalën për të treguar se si ajo e kishte të pamundur të kuronte djalin e saj të sëmurë rëndë dhe mjekët refuzonin ta shtronin në spital dhe t’i jenin KEMP.

“Nuk kanë  se çfarë bilanci të prezantojnë Edi Rama dhe Koço Kokëdhima edhe kur guxojnë siç guxuan sot të vijnë e të flasin për spitalin psikiatrik, të gjithë e dimë, filloi të ndërtohej në kohën kur ministrinë e Shëndetësisë e drejtonte kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës, dr. Halim Kosova, harron të thotë kryesoren. Programet investigative me kamera të fshehta treguan se si merrej 500 mijë lekë rryshfet për një KEMP.

Grua nga salla: Mua po më vdes djali….

Basha: Eja këtu ….

Gruaja: Po më vdes djali, 25 vjeç, nuk kam çfarë t’i bëj më. Punoj për 150 mijë lekë, nuk ma shtrojnë në spital, as nuk i japin as raport, as KEMP. Kjo është qeveria e Edi Ramës. Jemi të zhgënjyer që të gjithë nga Edi Rama.”

Basha: “Realiteti është ky por nga ana tjetër 5 milionë dollar i kanë vjedhur nga fondi i kompensimit për insulinën  dhe për sëmundjet e rënda. Lekët e të sëmurëve i kanë vjedhur. Deri këtu ka shkuar pashpirtësia.”

Z. Basha ka ftuar qytetarët e Vlorës të votojnë për Genc Deromemajn dhe për Partinë Demokratike, të ndëshkojnë me votë keqqeverisjen dhe t’i hapin rrugën ofertës së re për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve në Vlorë dhe Shqipëri.

“Zgjidhja dhe zgjedhja është shumë e thjeshtë. Koço, fraksion një, apo një vlonjat për Vlorën. Vota për Genc Deromemaj është vota për të ndalur të keqen që po përparon çdo ditë në familjet tuaja por është po kështu vota për zbatimin e platformës sonë për uljen me 25% të çmimit të energjisë dhe faljen e kamatë-vonesave, uljes së çmimit të naftës, rritjes së konsumit përmes rritjes së fuqisë blerëse, heqjes së TVSH për mallrat e shportës, rritjes së rrogave e pensioneve. Këto janë propozimet tona, kjo është platforma jonë, kjo është oferta  jonë”-theksoi z. Basha.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 1 Qershor 2015

Read More
01 Qer
0

Duma: Suksesi ynë, minimalisht një i punësuar për çdo familje

Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi me banorët e Katundit të ri mbi programin e saj afatgjatë për zhvillimin e bujqësisë së zonës dhe rritjes së vendeve të punës. Duma tha se sukses do të jetë që brenda mandatit, çdo familje të bashki të ketë minimalisht një person të punësuar. Ajo ftoi banorët të bashkohen të gjithë rreth fitores së përbashkët më 21 Qershor.

“Nesër nuk do të jetë arritje që me taksat do të bëjmë rrugët. Nesër do jetë arritje që çdo familje e bashkisë së Durrësit do ketë minimalisht një të punësuar. Periferia bën produktin bujqësor dhe ti jepet mundësia që ti shitet tek tregu dhe këtë do t’ua siguroj me 3 tregje të mëdha që do të lidhin zonat bujqësore, me pikën e grumbullimit, me tregun e levisshëm që do bëjmë në qytet dhe zona të tjera ku do kemi edhe produkt bujqësor por edhe produkte të tjera. Do ta çojmë produktin bujqësor drejt turizmit. Do ndërtojmë një agroturizëm që e meriton secili nga ne. Ju ftoj të ndjejmë frymën e fitores nga tani deri më 21 Qershor”, tha Duma.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 1 Qershor 2015

Read More
31 Maj
0

Ujë 24 orë në çdo familje dhe program konkret për strehimin

Kandidati për kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova u takua me banorët e zonës së Kinostudios, ku dëgjoi shqetësimet e tyre të shumta, dhe premtoi angazhim e përkushtim për zgjidhjen e tyre. Kosova theksoi projektin e tij për të sjellë ujë të rrjedhshëm 24 orë në ditë në çdo familje në Tiranë. Po ashtu, kandidati për kryebashkiak u foli qytetarëve edhe për planet e tij për strehimin dhe arsimin.

“Po bëjmë të gjithë përllogaritjet që Tirana ka mundësi të ketë furnizim 24 orë me ujë. Dhe të gjithë këto fuçira, depozita që nganjëherë bëhen dhe mollë sherri midis komshijve, të hiqen më në fund nga qyteti ynë. Do ta sjellim ujin pa qënë nevoja ta japim më koncesion se nuk duam të na ndodhë siç ka ndodhur me energjinë elektrike. Menaxhimi është plotësisht i mundshëm nga Bashkia e ardhshme e Tiranës. Në çdo objektiv të jemi të saktë, me fillime, me mbarime afatesh , me objektiva, me standarde dhe çdo gjë do të jetë e mirëkalkuluar në mënyrë që çdo gjë të bëhet realitet”, tha Kosova.

“A keni ndonjë plan ose ndonjë politikë për të dhënë banesa për të pastrehët ose për kryefamiljarët e rinj apo familjarët që shtohen duke ardhur nga rrethet?”, pyet një banor.

“Janë rreth 7000-8000 apartamente që kanë ngecur. Do të thotë që nuk shiten më në Tiranë. Idea ime është kjo, që në qoftë se një firmë ndërtuese ka 60 hyrje dhe i ka shitur 45 ose 50 dhe i kanë ngelur 10 dhe nuk po ecin më, unë do të kërkoj një çmim në kosto, në mënyrë që Bashkia të bëhet ndërmjetëse për ti marrë dhe për t’ia dhënë atyre që kanë nevojë. E para. E dyta, kur një qytetar merr një apartament me qera, ne duam të bëjmë një lloj kontrate me ndërtuesin, që personi që ka ndenjur me qera për disa vite aty, e gjithë qeraja t’i quhet dhe ti zbritet nga çmimi i shtëpisë. Ne po bëjmë të gjitha tratativat sesi t’i ofrojmë, si ta rregullojmë tregun, si ta menaxhojmë tregun, nevojat e ndërtuesve me bllokimin e punës, me bllokimin e blerjeve dhe nevojat e qytetarëve për ta hapur një derë dhe për të gëzuar jetën aty”, shprehet Kosova.

“Jam invalid. Nuk kam mundësi të sponsorizoj për fëmijët. Shteti mua më kërkon lek, ose hiqe fëmijën nga shkolla. Berisha më përjashtoi nga taksa, kurse Edi Rama thotë duhet të paguash 54.000 lekë”, thotë një qytetar.

“2500 bursa do të ofrohen për këtë qëllim. E deklaroj këtu para të gjithëve dhe ke punë me mua se je banor i Tiranës. Unë nuk e kam humbur kur për një fije diskutohej jeta e tjetrit, jo më për një pyetje. Absolutisht, rrimë sa të duash të të sqaroj. Do ta sqarojmë, në qoftë se të është bërë një padrejtësi, ja ku jemi e rregullojmë. Unë po të them një diçka. Kam qënë dëshmitar i asaj, aty ku skishte lidhje të paligjshme, shkonte te pacienti ilaçi dhe nevojat e tij plotësoheshin, aty ku krijoheshin lidhje te paligjshme, i mungonte dhe ju jeni dëshmitarë që duhet ti blinit ilaçet jashtë spitalit dhe t’i përdornit brenda. Po me të njëjtin kryeministër, po me të njëjtin ministër. Pra në qoftë se ti do të ruash çdo qindarkë që të vjen nga qeveria, për nevojat e qytetarit është shumë i thjeshtë problemi. Mjafton mos futësh dorë në xhepin e qytetarit. Kurrë nuk e kam bërë në jetën time, kurrë nuk do ta bëj. Kështu që, mos u mërzit, do të flasim dhe veç bashkë, që sonte do ta shikoj. Nuk ka lidhje që unë jam Kryetar apo nuk jam Kryetar. Unë jam njeri në radhë të parë”, tha Kosova.

“Nuk ka rrugë socialiste, rrugë demokratike, nuk ka unazë socialiste, unazë demokratike, nuk ka bulevard socialist, bulevard demokratik. Ka bulevarde, rrugë, trotuare, pemë, lulishte, shkolla për të gjithë banorët e Tiranës. Ky është sekreti im”, tha Halim Kosova.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 31 Maj 2015

Read More
31 Maj
0

Dhunohen çadrat elektorale të kandidatit të PD-së në Vlorë Genc Deromemaj

Jemi sot këtu, për të denoncuar një ngjarje të shëmtuar e të paprecedent që ka ndodhur gjatë natës së 31 majit.

Dëmtimin e katër çadrave elektorale të kandidatit të Aleancës Popullore për Punë e Dinjitet, Z. Genc Deromemaj.

Nuk ka ndodhur kurrë më parë, një dëmtim kaq masiv dhe kaq i organizuar, as në fushatat më të nxehta elektorale mes demokratëve e socialistëve.

Nuk ka ndodhur kurrë që ethet e humbjes së sigurt të manifestohen dhunshëm në dëmtimin e sendeve promocionale të fushatës apo zbatimit provokues të hapësirave publike.

Takimet e dështuara, sondazhet që ju kanë vulosur humbjen, mungesën e frymës, motivimit e besimit brenda tyre, nuk j‘ua tjetërsojnë dëmtimi brutal i katër çadrave elektorale dhe aq më pak, qebaptoret publike, që cdo ditë e më shumë dhunojnë haptas psikologjinë e vlonjatëve.

Frustimin tuaj, mos ja shtoni halleve që kanë qytetarët tanë, e aq më pak imazhit të fushatës, që për ne do të jetë në cdo moment të saj, e qytetëtuar.

E në respekt te etikës dhe ligjit, i bëjmë thirrje kandidatit part-time, shtabistit për bashkinë e Vlorës, të distancohet nga veprime të tilla.

I kujtojmë gjithashtu se ëndrra e arkitekitektit, nuk nis me shkatërrimin.

Paralelisht me të ju bëjmë thirrje krenaristëve e kanabistëve të rilindjes, të ruajnë qetësinë. Kjo është dora e tyre, sepse këto veprime nuk janë në traditën e socialistëve.

I bëjmë thirrje gjithashtu organeve të drejtësisë, organziave e partnerëve tanë ndërkombëtarë që monitorojnë zgjedhjet, ta shohin e regjistrojnë këtë rast të paprecedent, për t’i dhënë autorësinë ngjarjeve.

Ne dimë të japim përgjigjen e merituar.

Ne së bashku me qytetarët tanë, të cilët na besojnë se dimë të përcjellim dinjitet.

Kjo përgjigje është e afërt, vota e 21 qershorit.

Deri atëherë: Ju ruani qetësinë:

Po me çadrat ç’patët?!


 

Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 31 Maj 2015

 

Read More
31 Maj
0

Veliaj mashtroi se do të krijonte 11 mijë vende pune në mbështetje të turizmit

Erion Veliaj, si papagall i Ramës, po përsërit PREMTIMET e pambajtura të dy viteve më parë, dhe tani me ambalazh të ri për Tiranën. Në 2013-ën Erioni PREMTOI punësim por ishin vec fjale boshe si p.sh: “11,000 vende pune nga politikat e reja në mbështetje të turizmit gjithëvjetor si dhe rritja e kërkesave për shërbime të reja.” Edhe ky PREMTIM doli veç fjalë boshe dhe MASHTRIM.

Ku janë këto vende pune imagjinare? Veliaj ishte Ministri përgjegjës për t’u siguruar që të mbahej ky PREMTIM, si edhe dhjetëra PREMTIME të tjera që po ia përmendim çdo ditë qysh prej 3 javësh dhe ia publikojmë ne website. Kishte plot 40% të buxhetit të shtetit për këto PREMTIME por që rezultuan vetëm fjalë dhe MASHTRIME. Papagalli i Ramës PREMTOI punësim por i pati vetëm fjalë pasi me vepra largoi nga detyra 689 punonjës nga institucionet e varësisë së Ministrisë së tij, dhe shkaktari kryesor i dy vetëvrasjeve në Gjirokastër dhe në Korçë. (Brunilda Meka, specialistja shembullore që prej 20 vitesh punë në Sigurimet Shoqërore në Korçë u largua nga puna nga Erjon Veliaj dhe u detyrua te vetëvritej. Papagallit të Ramës nuk i skuqet fytyra për këto 2 vrasje në ndërgjegje).

Sot njerëzit në nevojë ndihen të MASHTRUAR nga papagalli i Edi Ramës që vetëm flet, por nuk REALIZON asnjë punë. Papunësia po i shtyn njerëzit në veprime ekstreme si në eksode masive që i kishim harruar prej 25 vitesh dhe deri në vetëvrasje.

Erioni ka veç fjalë por nuk punon për hallet e njerëzve. Papagalli i Ramës prapë PREMTON sot veç për të marrë pushtet dhe nuk e ka problem t’i MASHTROJË sërish qytetarët sapo t’a ketë pushtetin. Ka 3 javë që çdo ditë po i kujtojmë Erionit nga një tjetër PREMTIM të thyer dhe nga një tjetër MASHTRIM. Votuesit nuk janë lodra që të MASHTROHEN përsëri.


Deklaratë e kandidatit të djathtë për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Fabjan Topollaj, 31 Maj 2015

Read More
31 Maj
0

Gjergj Mero: Punësim për gratë dhe vajzat në fshat

Në takimin me gratë dhe vajzat e Mborjes, kandidati për bashkinë e Korçës Gjergj Mero tha se gratë dhe nënat  janë të parat që janë braktisur me shpërfillje nga bashkia dhe drejtuesit e saj, në këto vite. Në fshatra kemi skamje dhe papunësi te lartë,  e cila po rrënon ekonominë familjare, u shpreh kandidati Mero.

“Më shumë se gjysma e grave dhe të rejave në fshat  nuk gjejnë mundësi për punësim dhe për pasojë ato nuk integrohen njësoj me burrat në shoqëri”. Sipas kandidatit Mero bashkia dhe qeveria derdhin fonde të mëdha në investime luksi dhe nuk mbështesin ngritjen e ndërmarrrjeve agroushqimore dhe bizneseve fason për të punësuar nënat dhe vajzat e Korcës.  Kemi një bashki dhe kryetar të saj që nuk i dëgjon dhe i trajton problemet e grave dhe një kryeministër që i fyen ato në çdo aktivitet të fushatës.

“Si mundet të votojnë gratë një  bashkiak  dhe një  forcë politike që nuk i jep zgjidhje asnjë halli të tyre, por vetëm interesave për pasuri dhe mirëqenie të pushtetarëve?” , u shpreh kandidati Mero.

Kandidati Gjergji Mero tha se gratë dhe vajzat janë bashkëpunëtoret e tij më të afta dhe të përkushtuara në Universitet  dhe se në stafin e bashkisë së re do të ketë administrator nga vetë Mborja dhe fshatrat e Korçës.  Në bashkinë e re vendimarrja do të jetë në interes të zhvillimit dhe arsimimit të tyre. Nuk mund të kemi një Korçë të zhvilluar tha ai, pa  nëna dhe gra të punësuara e të shkolluara. Vetë gratë dhe të rejat e Mborjes i përcollën  kandidatit shqetësimet e një varfërie të madhe që përjetojnë ato në vatrat familjare. Ndër më të  spikaturit,  është papunësia, e cila  kushtëzon dhe integrimin e  tyre në shoqëri. Ato shprehën besimin se me kandidaturën e pedagogut Gjergji Meros, bashkia do të jetë e hapur dhe humane me  to.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 31 Maj 2015

 

Read More
31 Maj
0

Duma: Do trefishojmë pastrimin e qytetit, çdo rrugë e ndriçuar

Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma Bashkëbisedoi me banorët e lagjes 18 për cilësinë e jetës dhe shërbimeve bashkiake. Duma tha se do të trefishohet shërbimi i pastrimit në qytet dhe hapësirat mes pallatëve do të gjerbërohen të gjitha duke u kthyer në miniparqe për banorët. Një zgjidhje emergjente do të jetë ndriçimi i lagjeve pasi banorët vuajnë mungesën e sigurisë në komunitetet e tyre.

“Do të trefishojmë shërbimin e pastërtisë për qytetin. Hapësirat mes pallateve të gjithë të gjerbërta, të gjitha me stota dhe me një park minimalist. Të gjithë rrugët e ndriçuara dhe ky është premtim prej nëne sepse në errësirë ka krim”, tha Duma.

Kandidatja e djathtë u shpreh se qyteti do u kthehet interesave të qytetarëve dhe nuk do të jetë më peng i disave.

“Qyteti duhet të pushojë së qënuri peng i disave sepse qyteti është i qindra mijërave. Jemi kthyer të fortë e do marrim bashkinë e Durrësit. Do tregojmë se sa të fortë janë të mirët”, tha Duma.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 31 Maj 2015

Read More
31 Maj
0

Basha: Vendi është zhytur në greminën e mjerimit, varfërisë, taksave dhe çmimeve të larta, më 21 qershor t’i kthejmë vendit shpresën

Banorët e Fierit të zhgënjyer nga Edi Rama: Populli gaboi rëndë që i dha votën

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua me tregtarë dhe banorë të Fierit dhe Roskovecit. Z. Basha u njoh me shqetësimet e shumta që lidhen me pasigurinë për të ardhmen, abuzimet me çmimin e energjisë dhe rënien e fuqisë blerëse. Qytetarët kanë shprehur zhgënjimin për votën e dhënë për mazhorancën me 23 qershor, votë e cila u ka shkaktuar sot dhimbje të mëdha. 

Banore: Populli me një frymë të madhe ja dhanë atij por gaboi rëndë. Mua më kanë hedhur në 2014-ën, 500 mijë lek drita. Ku do t’i gjejë nëna këto lekë ti paguajë, që kam dalë rrugëve për një copë bukë? Kurse djali im më thotë -“Mama unë nuk dal në rrugë, do të hidhem nga kati i pestë.” Si do të bëjë unë për atë fëmijë që kam me edukatë, unë kam marrë për ti dhënë shkollën?! 

Banore: Policia më vrau vëllanë. Vajtën i morën patentën vëllait.

Lulzim Basha: Kur?

Banore: Para 20 ditësh ka vëllai që më ka vdekur. Nuk e përballoi dot patentën që e mori policia, piu fotoksinë e iku. Ngrihej në mëngjes në 3 të natës, nga Patosi vinte në Tiranë, mblidhte pasagjerë, vinte prapë.    

Lulzim Basha: Halli i ka bashkuar njerëzit. Vendi po shkon drejt greminës, jo në drejtimin e duhur. Në greminë do të bien të gjithë, të djathtë e të majtë. Kjo është gremina e mjerimit, e varfërisë, e taksave të larta, e çmimeve të larta, kur në fakt u premtua e kundërta. Vota me 23 qershor u mor me premtimin se do të uleshin taksat, me premtimin se do të ulej çmimi i energjisë, me premtimin se do të ulej çmimi i naftës e do të hapeshin 300 mijë vende të reja pune.

Ndërsa ka dëgjuar shqetësimet e banorëve të Roskovecit, zoti Basha u ka kujtuar se kandidatja e mazhorancës dje deputete nuk kundërshtoi asnjëherë asnjë nga nismat e qeverisë për rritje të çmimit të energjisë, naftës, rritje  taksash etj, madje ajo votoi dhe kundër propozimeve të opozitës për ulje çmimesh dhe taksash e  nxitje të hapjes së vendeve të reja të punës. Sot, tha z. Basha, Edi Rama me hipokrizi flet për dashuri ndaj grave, por respekti tregohet, u shpreh z. Basha, duke ua lehtësuar jetën dhe jo vështirësuar atë.

“Çfarë dashurie ke për gratë, kur nuk ke hapur asnjë perspektivë, asnjë mundësi për punësimin e tyre apo të burrave të tyre?  Kur vetë gratë shkojnë në shtëpi me kokën e ulur dhe me sytë përdhe, sepse shumica prej tyre nuk e dinë si ta mbyllin muajin, nuk e dinë ku t’i gjejnë lekët për të nesërmen, kur listat shtohen, kur mijëra e mijëra janë nxjerrë nga puna apo janë hequr nga listat e ndihmës ekonomike. Ndaj, me 21 qershor kemi një mundësi, ashtu siç erdhi e keqja, ashtu ta ndalim me votë. Të votojmë me 21 qershor platformën tonë të uljes së taksave, të uljes së çmimit të energjisë, të uljes së çmimit të naftës, të rritjes së rrogave dhe pensioneve si rruga e vetme për të nxjerrë vendin nga kriza”!


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 31 Maj 2015

Read More