Blog

05 Maj
0

Ministri Beqja kërkon të mbulojë krizën në shëndetësi me gënjeshtra publike‏

Ministri Ilir Beqja po i shton krizës së shëndetësisë edhe gënjeshtra e mashtrime, duke e thelluar më tej agoninë e sektorit më jetik për qytetarët shqiptarë.

Një nga shenjat, provat e rënda të krizës që ka shkaktuar kjo qeveri me shëndetësinë është largimi i kompanisë Glaxo Smith Kline Export Limited, Kline 1 Actaves. Sado të mundohet të përgenjështrojë Ilir Beqa, Glaxokompani është larguar nga Shqipëria. Ja ku është dokumenti që e provon. (dokumenti i bashkangjitur ne email).

Sot po i tregojmë publikut  deklaratën e kompanisë  Glaxo, drejtuar Ministrisë së Mirëqënies sociale ku dëshmohet mbyllja e zyrës dhe pushimi kolektiv i punonjësve të saj nga puna.

Motivi është i shkruar bardhë mbi të zezë; Kriza e tregut, kriza ekonomike në tregun lokal.

Tashmë është e qartë dhe e kuptueshme se situata e 

rrezikshme e monopoleve dhe interesave klienteliste në tregun farmaceutik, e orientuar  nga Rama – Beqja po shkaktojnë ikjen e kompanive më serioze në botë, që furnizojnë tregun me ilaçe cilësore dhe efikase për pacientët.

Kryeministri pretendoi se çmimet e ilaçeve janë ulur me  30%. Por e vërteta është që Beqja-Rama kërkon ta fshehë, pas manipulimit me fjalë, dhe kjo është e rrezikshme. Çmimi me 30 përqind të listës së barnave, është rritur në fakt deri në 150 përqind.

Por jo vetëm kaq, largimi i kompanive më serioze në botë, është sinjal për rënien e sigurisë shëndetësore në vend, për sigurinë e medikamenteve.

Kompanitë serioze farmaceutike si Glaxodhe Aktavis, nuk mund të operojnë në kushtet e një qeverisjeje klienteliste, që i jep hapësirë vetëm firmave të veta.

Zoti kryeministër, ministër i shëndetësisë .

Nga dita në ditë shëndetësia falas po kthehet në një mall luksi për shqiptarët,  ilaçet e kompensuara dhe të ulëta në çmim janë vetëm mashtrim dhe manipulim, ashtu sikurse edhe check-up, që rezultoi krejtësisht fiktiv. Kjo është dita më e keqe për shëndetësinë shqiptare, falë Edi Ramës dhe Ilir Beqës.


Njoftim për shtyp e Partisë Demokratike, 5 Maj 2015

Dokument 1 (1)    Dokument 1 (2)

Read More
05 Maj
0

Banorët: Puna është e para. Duma: Punësimi, prioriteti im‏

Kandidatja për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma dëgjoi nga afër banorët e zonës së ish kënetës mbi problemet ekonomike dhe sociale të kësaj zone me mijëra banorë të braktisur. Banorët kërkuan punën të parën dhe shprehën mbështetjen për projektin e zonjës Duma për Durrësin.

“Jemi në skamje të madhe. Duam punë që të kemi para. Ne po e marrim bukën me listë. Jemi në vuajtje e sakrificë. Puna është e para. Me dy duar do të japim votën sepse është krizë. Jo vetëm unë por të gjithë siç na sheh. Ndaj bëhu zonjë e fortë”,u shpreh një e moshuar.

“Njerëzit e kanë kuptuar se kanë vuajtur për copën e bukës dhe nuk do shiten më për një thes me miell. Të falenderoj që ke ardhur ditën dhe jo si ata natën me zarfe në xhep”, tha një banor tjetër i zonës.

Komuniteti shprehu shqetësim parësor sistemin e kanalizimeve ndërsa kërkuan vëmëndjen e bashkisë së ardhshme për ti dhënë fund braktisjes së tyre. Kandidatja Duma tha se kjo lagje e qytetit është pjesë e projektit të saj ndërsa theksoi se punësimi është prioriteti i saj.


Njoftim për shtyp e Partisë Demokratike, 5 Maj 2015

Read More
05 Maj
0

Romët presin Halim Kosovën: Na ke hapur gjithmonë dyert

Kandidati për kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova u takua sot me banorë të komunitetit rom, në një ditë të shënuar për ta, që simbolizon lënien pas të së keqes, dhe ardhjen e të mirës.

Halim Kosova i dëgjoi me vëmendje kërkesat e tyre dhe u angazhua që të njëjtin përkushtim që ka pasur më parë në shëndetësi ndaj kësaj shtrese, ta vërë në jetë edhe në Bashki.

“Komuniteti rom është komuniteti më i marxhinalizuar, komuniteti më i harruar, komuniteti më i diskriminuar”, u shpreh një përfaqësuese e këtij komuniteti.

“Ju sot keni festën e Shën Gjergjit, që sipas traditave, lini pas të keqen dhe me fillimin e pranverës filloni të mirën. Unë po ju them diçka, që sa herë t’iu takoj do t’ua them, shfrytëzoni momentin, që ka ardhur koha më në fund në Shqipëri që ju të llogariteni në rezultatin e zgjedhjeve”, u drejtua Kosova.

“Na ke hapur dyert nëpër spitale dhe të falenderoj për këtë gjë, jam nëna e pesë fëmijëve. Strehimi ështe njëherë e para. Po u strehua fëmija, çdo gjë do jetë në rrugën e vet. Këtë duam”, tha një banore.

“Nuk ka shembull më të qartë se sa e mbrapshtë bëhet politika për qytetarët e vet, ku një pjesë e mirë jeni ju, kur i mban shtëpitë mbyllur, gati 120 apartamente, dhe nuk ia jep njerëzve në nevojë se bëjnë llogaritë me votat”, u shpreh Halimi.

Kandidati për kryebashkiak tha se romët meritojnë vëmendje të veçantë dhe serioze.

“Puna e shkollimit të fëmijëve të rrugës. Sado vonë qeveria, pushteti lokal, të kujtohet për këto fëmijë, aq më shumë këto fëmijë do brengosen nga e keqja që i rrethon në diferencë nga fëmijët e tjerë”, tha Kosova.

Romët shprehën vlerësimin që një nga përfaqësuesit e tyre do të jetë në listën e Këshillit Bashkiak të Tiranës, përkrah Halim Kosovës.

“Një kërkesë kam për doktorin, duam kandidatin tonë në Keshillin e Bashkisë. Faleminderit o Zot që u realizua”.

“Nëqoftëse kam patur mundësi t’ju ndihmoj veç e veç, pse mos bëjmë një diçka që t’ju ndihmojmë më shumë?”, u shpreh kandidati Kosova.

“Më the që sëbashku do hartojmë një plan pune. Ta gëzosh planin e punës. Siç ka Bibël ka dhe Kuran, ka dhe një plan pune ku mund të shpëtojnë romët”, tha një prej banorëve duke i dorëzuar kandidatit për kryebashkiak një listë me kërkesa konkrete.

“Ky plani punës le të fillojmë njëherë, le ta ndjejmë njëherë që po bëhet diçka se ka humbur besimi që do bëhet diçka”, u përgjigj Kosova.

“Ka shumë për të thënë, nuk do jetë ky takimi i parë dhe i vetëm se s’ka qenë i pari se doktor Halimi e ka treguar se s’ka shumë fjalë por ka shumë vepra”, u shprehën banorët në këtë takim me Halim Kosovën.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 5 Maj 2015

Read More
05 Maj
0

Halli juaj është halli im‏

Kandidati për Kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova u takua sot me banorët e Shëngjergjit në turin e dëgjimit të kërkesave që do të përfshihen në programin e tij, dhe u angazhua që ata do të kenë vëmendjen e tij pavarësisht distancës. Banorët e Shëngjergjit kanë traditë në blegtori, dhe kërkojnë mbështetje në këtë drejtim.

“Kjo Malësi e Tiranës e ka si traditë që merret me blegtorinë. A do të mund të kemi mbështetjen e Bashkisë për grante”, shprehet një banor.

“Në konceptin im, është që cikli të mbyllet këtu, prodhimi dhe shitja, nëpërmjet pikave që mund të krijojmë. Nuk ka pse të robtoheni në Tiranë e në rrugët e saj për të shitur prodhimin tuaj. Ne kemi ndërmend të zgjerojmë nismën e Bashkisë, që u mundëson ju marrjen e kredive me interes zero. Kjo do të bëjë të mundur që të rrisni punën e prodhimin, e të krijoni edhe vende pune”, tha Kosova.

Një prej të pranishmëve në takim është i shqetësuar pasi ndarja e re administrative krijon distancë të madhe mes zonës së tyre dhe Bashkisë qendrore.

“Me këto zhvillimet me këtë ndarjen, ne tani jemi shumë larg. Si do shkojë puna jonë, kush do kujdeset për ne”, pyet një banor.

“Ne do të zgjidhim punët sëbashku. Po të bashkohemi, distance bëhet zero. Ju do të tregoni kërkesat dhe shqetësimet, unë do të angazhohem për zgjidhjen e tyre, si për çdo banor tjetër të Tiranës”, tha Kosova.

Banorët e Shëngjergjit kanë shumë mangësi e probleme në jetën e tyre të përditshme.

“Unë kam një pyetje për shëndetësinë. Ne kemi një laburante këtu e paisje të vjetra. Si i bëhet a mund të kemi mjekë këtu”, ankohet një banor.

“Edhe për gjërat që nuk janë kompetencë e Bashkisë, unë angazhohem se po të punojmë sëbashku do ti zgjidhim. Halli juaj është halli im. Për çdo shqetësim që kemi, do të ulemi bashkë e do të gjejmë një zgjidhje”, shprehet Halim Kosova.

Kandidati për kryebashkiak vizitoi edhe fshatin e largët Shën Mëri, ku kërkoi të takonte Lefterie Deliun, një grua që z.Kosova iu gjend afër në dimrin e vështirë të vitit 85, pasi ajo ishte në rrezik për jetën. Zonja Deliu i shprehu Halim Kosovës edhe një herë mirënjohjen e saj, për shërbimin e marrë natën më të vështirë të jetës së saj, 30 vite më parë.


Njoftim për shtyp e Partisë Demokratike, 5 Maj 2015

Read More
05 Maj
0

Basha: 21 qershori do të jetë festë e demokracisë, askush s’mund të devijojë vullnetin e zgjedhësve‏

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezantoi kandidatin për kryetar bashkie në Kamëz, z. Xhelal Mziu. 

Z. Basha theksoi se 21 qershori do të jetë festë e demokracisë dhe askush nuk do të mund të devijojë vullnetin e zgjedhësve.  Z. Basha bëri të ditur se këtë e ka diskutuar edhe me ambasadorët e SHBA-së, BE-së dhe OSBE-së me të cilët zhvilloi një takim para prezantimit të kandidatit në Kamëz. 

 “Me përfaqësuesit më të rëndësishëm të institucioneve ndërkombëtare në Shqipëri, ndava bindjen time të thellë se procesi i zgjedhjeve të 21 qershorit, me mbështetjen e institucioneve ndërkombëtare dhe Partinë Demokratike nuk do të mund të devijohet dot nga vota dhe vullneti i lirë i qytetarëve shqiptarë. I sigurova se së bashku me Partinë Demokratike dhe opozitën shqiptare, shumica dërrmuese e shqiptarëve, të djathtë e të majtë janë vendosur ta kthejnë 21 qershorin në festën e demokracisë, në triumfin e votës së lirë, në verdiktin e pashmangshëm të qytetarëve për qeverisjen dhe për pushtetin” theksoi zoti Basha. 

Nga Kamza z. Basha i kujtoi mazhorancës premtimet e pambajtura, premtime të cilat i firmosën publikisht në Kamëz përpara zgjedhjeve të 23 qershorit siç është ai për legalizime falas. 

“Nga ky shesh nisi mashtrimi i madh i shqiptarëve në 23 qershor, në këtë shesh pak ditë para përfundimit të fushatës elektorale u bë mashtrimi më lapidar. Këtu u firmos kontrata e turpshme, kontrata e mashtrimit se gjoja shqiptarët do të përfitonin legalizime falas, se edhe po të çohej Enver Hoxha nga varri, shtëpitë, banesat, bizneset e shqiptarëve nuk do të prekeshin. Këtë e bëri kryemashtruesi i kohëve moderne, këtë e bëri njeriu që premtoi legalizime falas por që sot shëtit nëpër Shqipëri si një adhamudh duke mashtruar ditë për ditë me fletushka që nuk janë legalizime dhe sigurisht nuk janë falas. A mos ishte vallë kjo e vetmja gënjeshtër e Edi Ramës? A nuk erdhi ai me premtime për 300 mijë vende pune, për ulje taksash, për ulje të çmimit të energjisë, për ulje të çmimit të karburantit e subvencione për fermerët, a nuk erdhi ai me premtimin e shëndetësisë falas, a nuk erdhi ai me premtimin e aksesit në arsim për të gjithë të rinjtë?! Premtimet e tij u shkelën një pas një menjëherë sa mori pushtetin. Në vend u vendos diktatura dhe tirania e egër e mjerimit, e kërbaçit për qytetarët e thjeshtë dhe të pamundur por e privilegjeve të pushtetit për pushtetarët. E nisi këtu, nga Kamza, ku shkatërroi objekte në proces legalizimi apo objekte me leje edhe pse kishte premtuar të kundërtën, e nisi dhe e zgjeroi të keqen në të gjithë Shqipërinë. E keqja sot është shtrirë nga jugu në veri, e keqja ka formën e fadromave të paligjshme të bandave të INUK-ut, e keqja ka fytyrën e bandës së OSHEE-së e cila vjen të kërkojë haraçin e paligjshëm e abuziv të faturave më të kripura ndonjëherë të çmimit të lartë të energjisë. E keqja shkakton viktima mes nesh, kryefamiljarë që humbin jetën e tyre, që vetëflijohen sepse nuk kanë me çfarë t’ia dalin, nuk kanë si t’u dalin përpara fëmijëve e vogëlushëve të tyre, nuk kanë si t’i përgjigjen rinisë, sepse rrugët, shtigjet për mirëqenie dhe punë janë mbyllur nga dyshja e së keqes, nga dyshja Rama-Meta”, theksoi z. Basha. 

Zoti Basha tha se shqiptarët janë sot të bashkuar si asnjëherë më parë sepse presin mirëqenie, siguri, punë dhe kthimin e shpresës pasi eksodi nuk është zgjidhje. 

“Shqiptarët duan një rrugë tjetër, një mundësi tjetër, shqiptarët duan një ofertë tjetër dhe shqiptarët e kanë në dorë sepse në 21 qershor vjen zgjidhja e vërtetë dhe kjo është vota juaj. Në 21 qershor, hapi i parë, çelja e rrugës së daljes nga kjo mynxyrë, nga kjo gjendje e tmerrshme e krizës ekonomike, shpirtërore e psikologjike që ka kapluar të madh e të vogël, gegë e toskë, të djathtë e të majtë fillon me çelësin e artë, atributin e sovranit të vërtetë, padronëve të vërtetë, padronëve të përhershëm të këtij vendi, që jeni ju qytetarët e Kamzës dhe gjithë Shqipërisë. Vota e lirë është gjykimi, është instrumenti në dorën tuaj, ndaj padurimi juaj ka këtë emër, emrin e votës së lirë. Emri i padurimit tuaj është padurimi për të ndëshkuar me votë, në 21 qershor të keqen, për t’i dhënë mësimin e merituar dyshes Rama-Meta e për të hapur perspektivën e shpresës dhe besimit në të ardhmen tonë. Të bashkuar si asnjëherë janë shqiptarët sepse presin rrugëdalje të vërteta, zgjidhje të vërteta e të prekshme për mirëqenien e tyre, për sigurinë e tyre, për hallet e problemet e tyre të shumta të cilat i kanë bërë si asnjëherë tjetër, t’i drejtohen eksodit, kësaj alternative të dëshpërimit e të vrasjes së shpresës. Në 21 qershor, me votën tuaj, ne do të ndalim eksodin e shqiptarëve, do të ndalim largimin e shqiptarëve dhe do të nisim largimin, shporrjen e së keqes nga vendi që nis me largimin e qeverisë Rama-Meta”, theksoi z. Basha. 


Njoftim për shtyp e Partisë Demokratike, 5 Maj 2015

Read More
04 Maj
0

Basha: Standardi i dyfishtë i qeverisë, pasuri për vete, varfëri për qytetarët‏

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, prezantoi sot kandidatët për kryetar bashkie,  Elez Maçin në Has dhe Besnik Dushën në Tropojë.

Lideri i opozitës theksoi se kjo mazhorancë punon me standarde të dyfishta. “Ndërsa shqiptarët janë sot në kufijtë e mbijetesës, dyshja Rama – Meta dhe klientët e e tyre po pasurohen ditë për ditë”,- deklaroi Kryetari i PD-së.

“Qytetarët burgosen për 30 mijë lekë të vjetra, fatura të papaguara të energjisë, ndërsa miqve dhe klientët e Ilir Metës dhe Edi Ramës u falen milion lekë detyrime.”

“Para pafund për vete dhe klientelën e saj,  papunësi, varfëri, lakun në fyt  për familjet shqiptare. Këta që nuk lejojnë qytetarët të kapin mistrinë me dorë,  për vete sarajet i lartësojnë  nga Surreli i Dajtit në Qeparo të Himarës.  20 mijë familje shqiptare janë hequr me të padrejtë  nga listat e ndihmës ekonomike, ju është hequr buka e gojës, ndërkohë që ata që kanë mbetur në listë marrin për ndihmë ekonomike aq pak sa nuk paguajnë dot as  gjysmën e faturave të energjisë” .

“Situata e rëndë ekonomike që po kalojnë familjet shqiptare, tha zoti Basha,- është merita e dyshes Rama-Meta që me politikat e tyre, arrogancën dhe papërgjegjeshmërinë kanë bërë që shqiptarët të shohin si të vetmen shpresë eksodin. Shumica e qytetarëve marrin borxh për bukën e gojës, ndërsa nuk presin asnjë permirësim në muajt që vijnë.”

“Mijëra familje hasjane dhe shqiptare janë kredhur në mjerim, marrin borxh për të shtyrë muajin, mijëra te tjera kanë dyfishuar listat nëpër dyqane, qindra të rinj enden të pashpresë rrugëve. Në vend që të sigurojë punësim, shkatërron vende pune, mbyll qepena dyqanesh, rritën taksat kur kishin premtuar uljen e tyre. Me pabesi rritën çmimin e energjisë kur kishin premtuar uljen e saj”,- theksoi Basha.

Zoti Basha tha se kjo situatë e rëndë ekonomike, padrejtësisë që po i bëhet çdo qytetari, ka sjellë një bashkim të madh të shqiptarëve që me votën e tyre më 21 qershor do t’i japin një mësim të madh të keqes që ka mbërthyer vendin.

“Padurimi po i mbledh shqiptarët nëpër sheshe, nëpër rrugë, po i mbledh kudo ku ne bëjmë prezantimet paraprake te kandidatëve tanë. Ky është i njëjti padurim si ai i 23 viteve më parë, kur u ndamë me votë nga regjimi i tollonave, nga regjimi i kërbaçit,  nga regjimi i arratisë, nga regjimi komunist”,- theksoi lideri i opozitës Lulzim Basha.


Njoftim për shtyp e Partisë Demokratike, 4 Maj 2015

Read More
04 Maj
0

Projekt për uljen e kostos së prodhimeve që të mos rëndojnë në xhepin e qytetarëve‏

Kandidati për kryebashkiak, Halim Kosova takoi sot banorë të Tiranës pranë Sheshit Avni Rustemi, dhe dëgjoi shqetësimet e qytetarëve teksa u ndal tek Pazari i Ri. 

Gjatë një bashkëbisedimi me një qytetare, Kosova shpjegoi dy prej nismave për uljen e kostove që mbajnë lart çmimet në treg, dhe për punësimin.

“Çmimet janë shumë të larta dhe e kemi të pamundur ti përballojmë, vështirësitë shtohen kur ke dhe fëmijë të vogël”, u shpreh qytetarja. 

“Ne kemi një projekt ku Bashkia të luajë rolin e rregullatorit, që prodhimet e fshatrave të Tiranës të vijnë këtu me një kosto të ulët që të mos rëndojnë qytetarët”, tha Kosova. 

“Unë jam e arsimuar, kam mbaruar dy fakultete, njërin jashtë dhe jam tani në proces doktorature. Jam pa punë, dhe është shumë e vështirë për të gjetur një punë” , u shpreh qytetarja. 

“Kemi ndërmend që ta zgjerojmë dhe të rrisnim mundësitë, që qytetarët, të rinjtë, kush ka një ide, një iniciativë, të ketë mundësi të marrë një kredi me zero interes, me ofrimin e garancisë në Bankë nga Bashkia, në mënyrë që jo vetëm të keni mundësi për ju dhe familjen tuaj, por edhe të punësoni njerëz të tjerë”, u shpreh Kosova. 

Kandidati për Kryetar Bashkie në Tiranë, takoi qytetarë të papunë dhe në kushte të vështira. Halim Kosova u bëri thirrje që ta vlerësojnë 21 qershorin si një datë për kthimin e shpresës. Qytetarët të mendojnë për 4 vite, jo për një ditë.


Njoftim për shtyp e Partisë Demokratike, 4 Maj 2015

Read More
04 Maj
0

Rama krenohet me shëndetësinë në gjendje agonie‏

Kur vendi është përfshirë nga hemoragjia e eksodit masiv të shqiptarëve, kryeministri pretendoi se paska ndaluar hemoragjinë në shëndetësi. Manipulatori ekselent i publikut, foli sot nga një kongres mjekësh, ku mashtroi se, çmimet e ilaçeve janë ulur me 30%.

Borxhet dhe gropat më të mëdha në historinë e farmaceutikës i ka krijuar Rama dhe Beqja me monopolet, klientelizmat, shantazhet, të cilat sollën si pasojë edhe ikjen e kompanive me prestigjioze të barnave. 

Pyesim sot Ramën:

 – Për cilat ilaçe foli sot Kryeministri, kur në listën e rimbursimit të këtij viti, më shumë se 30% e barnave kushtojnë deri në 150% më shumë (kryesisht ato që prodhohen dhe tregtohen nga klientët e maxhorancës)

–  Pse Kryeministri nuk u shpjegon shqiptarëve, që ishin pikërisht trysnia e pandërprerë e qeverisë dhe gjendja mjerane, ku ai e ka çuar ekonominë shqiptare, arsyet që çuan në largimin e dy prej kompanive nga më të mëdhatë në botë të prodhimit të barnave: Glaxo dhe Actavis.

–  Sot, shumë barna cilësore të kompanive serioze farmaceutike po tërhiqen nga tregu shqiptar dhe po zëvendësohen me barnat e Rilindjes. Rastet e denocuara publikisht nga Partia Demokratike për barnat Avastinë dhe Altuzan ende nuk janë trajtuar apo kanë marrë përgjigje nga Prokuroria. 

Kryeministri i gënjeu përsëri shqiptarët kur tha se, kostoja e barnave u ul me 70 milion lekë në buxhetin e shtetit, mungesa e alternativave të para në treg (për arsye se kompanitë nuk i sjellin për mungesë interesi), kanë sjellë që qeveria të rimbursojë alternativat pasardhëse që janë shumë më të shtrenjta.

Sot në farmaci dhe spitale mungojnë barna jetike për kurimin e disa sëmundjeve të rënda si kancer, leucemi etj, (lista bashkangjitur e disa prej barnave që sot mungojnë në treg, nxjerrë nga një studim që i kanë bërë tregut farmaceutik koordinatorët e Partisë Demokratike). 

Pyes sot Kryeministrin:

Për çfarë plagësh të shëruara në shëndetësi flet ai, kur pacientët molestohen brenda ambjenteve të QSUT-së? Kur pacientët hidhen në rrugë në mënyrë makabre nga ambulancat? Kur qytetarëve u mohohet dializa dhe shërbimet bazë? Kur pacientëve me hemofili u mungon kura prej tre muajsh?

Për cfarë situate në qendra shëndetësore flet Rama, kur një pjesë shumë e madhe e tyre është kthyer në gërmadha apo stehë për kafshë rruge? Qendrat shëndetësore dhe spitalet janë pasqyrimi më i saktë,  më i pagabueshëm i krizës dhe mjerimit që ka shkaktuar kjo qeveri për dy vjet. 

Për cfarë reforme flet Rama kur check-up falas rezultoi një projekt fiktiv, korruptiv dhe i dështuar, ku asnjë analizë nuk kryhet realisht dhe njerëzit që super paguhen për të nuk kanë lidhje me mjeksinë, por vetëm me klanin Beqja-Rama?‎ 

Kur sistemin e kap mafia ajo pushton çdo hapësirë konkurrence dhe ligjore. Çka do të thotë që, të gjitha paratë e taksapaguesve janë mbledhur në dy ose tri duar, qeveri-parlament- ministri, dhe ky rrjet kontrollon dhe menaxhon edhe qindarkën e fundit.

Këta njerëz pasurohen pa fund ndërsa spitalet dhe qendrat nuk furnizohen as me sapun, ujë dhe ilaçe, madje as me kartela e receta shëndetësore. Tenderat kryhen jashtë çdo kriteri dhe në terr të plotë informimi. Në top listën e mashtrimeve të Ramës tashmë zë vend të parë SHËNDETËSIA FALAS. 

Sot, shëndetësia është në agoninë e vdekjes dhe Rama – Beqaj nuk e Rilindin dot!!! 

ANEKSI 1

 Emrat e ilaceve që mungojnë:   

“Femara , helpogen ,dermobiolene ,acy oftalmik Warfarine 3dhe5mg.euxat 0.3ose coral 0.3.dintoine.enaran 20.citalopram 10.capill tub.fitostimuline tub.silvaderm tub.gentamicine + betametazon idi.milflonid 0.2.acid valproik 0.5 eg.ventoline pompe. glitrine spay.lopril 10+hct.seroxat. Rissar , helpogen, Xalacom Tamoxifen 10 mg Latanoprost,ponstan,depakine 500,ins 25/75, pyridostigmine, brequal, anastrazol, losartan, Imatinib.

Grodurex, metotrexat, bromkriptine, mesaflor, moduretic, belosalic, hydroksiure, gabapentine, fludara, avodart, fluoksetine, adirateron, fenofibrat, azitromycine, baktrime fluconazol, vit b1, “


Njoftim për shtyp e Partisë Demokratike, 4 Maj 2015

Read More
04 Maj
0

Fuqia blerëse ka rënë, biznesi po falimenton në Durrës‏

Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma dëgjoi nga afër bizneset në Tregun Industrial dhe Tregun Ushqimor në lagjen numër 12 të qytetit. Tregtarët e vegjël shprehen se janë në prag të falimentimit. Fuqia blerësë ka rënë në mënyrë drastike ndërsa taksat për biznesit janë rritur edhe më shumë.
“Kemi nga viti 1991 që punojmë por në dy vite kemi arritur në fund. Po jetojmë në kohën me të keqe”, u shpreh një prej tregtarëve të vegjël. Tregtarë të tjerë shprehen se janë në prag të falimentit. “Ne kemi falimentuar. Nuk po shesim një gjë që të shlyejmë pronaren”, tha një tregtare tjetër.

Zonja Duma foli edhe me shumë qytetarë durrsakë në treg të cilët ankohen për rënien e të ardhurave të tyre nga masat drastike të qeverisjes. “Siç e marr pensionin ia çoj shtetit. Vetë rri pa bukë”, u shpreh një pensioniste.

Kandidatja Duma u shpreh se ndihma për biznesin dhe punësimi janë prioritet për rritjen e të ardhurave të qytetarëve të Durrësit.


Njoftim për shtyp e Partisë Demokratike, 4 Maj 2015

 

Read More
04 Maj
0

Veliaj kërkon t’i fshihet debatit për varfërinë, eksodin, taksat e rritura, çmimin e rritur të energjisë‏

Askush nuk ka ndërmend të marrë leksione politike apo fushate nga Erion Veliaj, një kandidat që ka mashtruar qytetarët për 2 vjet që kur ka qenë ministër i Rilindjes, i kësaj Rilindjeje që ka rrënuar qytetarët shqiptarë. Nga ana tjetër Halim Kosova po takon drejtpërdrejt qytetarët e Tiranës, duke dëgjuar hallet dhe shqetësimet e tyre duke prekur problemet çdo ditë.

Erjon Veliaj vazhdon ti vendosë qytetarët në shfaqje mediatike, me propagandë, me reklamë, me show që i bën me stafin e tij dhe militantë të Partisë Socialiste të trajnuar mirë për ti bërë atij pyetje natyrshëm në transmetime që i bën live. Qytetarët e kuptojnë shumë mirë së kush është ai që mashtron, kush është ai që është fallto, kush është ai që nuk ka ndërmend të punojë për qytetarët, por ka ndërmend të punojë për veten e vetë.

Përse nuk del Erion Veliaj për të diskutuar për eksodin, për mijëra qytetarë shqiptarë që sot janë detyruar të ikin nga Shqipëria se nuk ka mirëqenie sociale, por ka vetëm mirëqenie personale për ministrin në fjalë dhe ministrat e tjerë.

Përse nuk del të flasë për rritjen e taksave që po e uzurpon dhe po e shkatërron biznesin shqiptar sot.

Përse nuk flet për bizneset e huaja që kanë ikur nga Shqipëria duke rritur papunësinë, përse nuk flet për çmimin dhe nuk debaton për çmimin e rritur të energjisë elektrike ku 80 përqind e qytetarëve shqiptarëve paguajnë më shumë sot seç paguanin dje dhe vetëm një grusht i vogël paguajnë më pak sot seç paguanin dje dhe kam përshtypjen që edhe ministri në fjalë, kandidat për Tiranën, është tek ky grup njerëzish që sot paguajnë më pak. Heqja e diferencimit të çmimit nga kjo qeveri dhe rritja e çmimit të energjisë varfëron më shumë shqiptarët por pasuron pasunarët.  Erion Veliaj duhet të mbarojë së bëri show. E bëri këtë gjë 2 vjet rresht duke qenë ministër i mirëqenies personale dhe sot duhet të dalë të flasë dhe të debatojë për pasurimet që ka bërë me taksat e qytetarëve shqiptarë, me taksat dhe paratë e qytetarëve shqiptarë dhe të lërë show-n, të lërë propagandën, të lërë reklamat. Shqiptarët nuk duan reklama, shqiptarët duan punë dhe dinjitet, duan punë dhe të ardhura për familjet e tyre.


Njoftim për shtyp e Partisë Demokratike, 4 Maj 2015

Read More