Blog

04 Pri
0

Rama mbron inkriminimin, patericën e tij në pushtet‏

Dekriminalizimi është interesi më i lartë publik, dhe do të bëhet me çdo kusht. Qytetarët shqiptarë, partnerët ndërkombëtarë dhe Partia Demokratike e kanë të palëkundur vullnetin për të shpëtuar vendin nga sundimi i krimit.

Edi Rama u shfaq sot sërish kundër dekriminalizimit, duke i shtuar avokatisë së tij për inkriminimin edhe shpifje të ulëta. Partia Demokratike nuk pret që Edi Rama, i cili u hapi banditëve, tutorëve e vrasësve dyert e pushtetit, te administratës dhe të Parlamentit, të jetë në favor të dekriminalizimit.

Ne nuk presim që Edi Rama të jetë në favor të interesit jetik të vendit që është çlirimi i politikës dhe zyrave nga të inkriminuarit. Dekriminalizimi sjell në fakt fundin e skemës politike të Edi Ramës, rrëzon patericën ku ai mbahet.

Nuk ka si të jetë pro dekriminalizimit një kryeministër që fsheh letrat e Interpolit për deputetin e tij që kërkohet për vrasje, dhe që ndikon drejtësinë për të dhënë pafajësi për vrasje, të gjitha këto për të mbyllur paktet e hesapet e tij dhe të ortakut Meta.  Por dekriminalizimi është interesi më i lartë publik, dhe do të bëhet me çdo kusht.

Qytetarët shqiptarë, partnerët ndërkombëtarë dhe Partia Demokratike e kanë të palëkundur vullnetin për të shpëtuar vendin nga sundimi i


Read More
04 Pri
0

Vlora kërkon drejtësi, siguri, punë e dinjitet‏

Mijëra qytetarë të Vlorës protestuan sot në sheshin Pavarësia kundër varfërisë, papunësisë në rritje, padrejtësive dhe krimit në qeverisje. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh se bashkë me vlonjatët, i gjithë vendi është bashkuar në një revoltë mbarëqytetare, ndërsa kryeministri është zhdukur nga Vlora bashkë me premtimet e tij.

“U kthye përmbys për keq, dhe në vend të mrekullisë që do sillte Edi Rama, kanë pllakosur ditë të vështira, dëshpërim, varfëri, papunësi, skamje. Asnjë zhvillim, asnjë vend i ri pune.

Ato që deputeti i parë i Vlorës i fryn me pompën e propagandës janë ca copa letrash dhe shkarravina që nuk i hyjnë askujt në xhep, se vlonjatët kanë humbur shpresën, kanë humbur besimin dhe nuk shohin një ditë të mirë në jetën e tyre.

Qeveria, dyshja Rama-Meta ju ka braktisur, janë zhdukur bashkë me premtimet e tyre të fushatës. Nuk gjenden në asnjë lloj forme”, tha Basha.

Përpara qytetarëve vlonjatë, kreu i opozitës u shpreh se 21 qershori do të jetë dita e gjykimit për keqqeverisjen e Ramës dhe Metës.

“Nuk ka asgjë më të pushtetshme se bashkimi i qytetarëve për kauzën e tyre të drejtë, si ky bashkim sot në këtë shesh. Pushteti i vërtetë janë njerëzit, jo njerëzit me pushtet.

21 qershori po afron. Eshtë dita e gjykimit për të gjitha mashtrimet, mbrapshtitë dhe keqqeverisjen Rama Meta. Jam i bindur se Vlora, kjo gjykatëse e rreptë e hijerëndë do të dijë t’i japë përgjigjen e merituar një oligarkie që nuk i llogarit qytetarët, që i ka fshirë sikur të mos ekzistonin.

E keni parë se si po rend kryeministri të kapë çdo parti që mundet, çdo sahanlëpires që vjen vërdallë. Është shumë e qartë për këdo pse po ndodh kjo. Edi Rama i tërheq sepse e di tashmë se ka humbur mbështetjen e socialistëve që janë socialistë dhe nuk i lidh asgjë me pazaret e tij, nuk i lidh asgjë me malavitën. E ndjen se i është gërryer mbështetja dhe legjitimiteti. Ai e di mirë se kuotat i kanë rënë në fund. Prandaj e bën. E bën se përballja me votën e qytetarëve është makthi i tij. Është makthi i mashtruesit kur duhet të përballet me të vërtetën.

Kot e ka. Nuk clirohet dot nga ankthi duke ulur ca mashtrues më shumë në tryezën e mëkateve dhe gjynaheve kundër shqiptarëve”, tha Basha

Kryetari Basha ftoi vlonjatët dhe gjithë shqiptarët të bashkohen me opozitën për të dalë nga skamja që ka pllakusur në të gjithë vendin.

“Koalicioni i Partisë Demokratike është me qytetarët e këtij vendi. Kjo është tryeza jonë! Ky shesh është aleanca jonë! Si sot këtu në Vlorë, dje në Shkodër, në Kukës e Sarandë, në Durrës e Dibër, në Korçë e Elbasan, në Lezhë e Gjirokastër, kudo me njerëzit për njerëzit.

Me ju dhe gjithë ata që sot përtej siglave apo ngjyrave të partive janë pa punë, nuk sigurojnë dot bukën e gojës, nuk paguajnë dot faturat e dyfishuara të energjisë, çmimin e karburanteve, nuk blejnë dot ilaçe, nuk përballojnë dot spitalet e kripura që u premtuan “falas”, ata që nuk kane mundësi të çojnë fëmijët nëpër universitete për shkak të tarifave të rritura.

Me ju dhe me qindra mijë shqiptarë që janë kredhur në mjerim e skamje e që nuk pranojnë të kundrojnë asnjë ditë më shumë qeveritarët që po ndajnë milionat e tenderave”, deklaroi Basha.

Ai u shpreh se oferta e re e Partisë Demokratike do të krijojë vende pune, mirëqënie  e siguri.

“Vlora si gjithë vendi ka nevojë për një ofertë të re, për një qeverisje të përulur para qytetarëve e jo që krekoset mbi ta me dhunë e me arrogancë. Për një qeveri që dëgjon e vendos bashkë me ju. Për një qeveri që ekziston për kërkesat, hallet e shpresat tuaja. Duke ulur taksat, duke krijuar vende pune, duke hapur kantiere zhvillimi, duke sjelle rend e siguri”, pohoi Basha.

Fjala e plotë e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha:

Miq të dashur

Vlonjatë e vlonjate

Zonja e zotërinj

Ky shesh quhet Pavarësia, sepse Vlora e ka qendisur me dorën e vet fatin në histori.

Eshtë privilegj dhe emocion i madh të ngjitem këtu sot, këtu ku është zanafilla e shtetit shqiptar.

Me të drejtë, shumë herë mblidhen shqiptarët këtu për të përkujtuar të shkuarën tonë heroike.

Por më besoni miqtë e mi, nuk ka arsye më të fortë për qytetarët që të bashkohen në sheshin Pavarësia, se sa dinjiteti i tyre, se sa e ardhmja e tyre.

Dinjiteti dhe e ardhmja, sot janë të shkelura rëndë e të nëpërkëmbura këtu në Vlorë dhe në gjithë vendin, në mënyrë sistematike, ditë për ditë prej dy vitesh, nga qeveria  e lakut në fyt, qeveria  e krimit të ngritur në sistem, shkurt “Rama-Meta”.

Në çdo qytet, në çdo fshat të Shqipërisë, në çdo  lagje dhe madje në çdo shtëpi ku kam shkuar e po shkoj, nga Jugu në Veri, kam parë e kam prekur në  fjalët, vështrimet dhe dhimbjen e njerëzve, në shpirtin e tyre të njëjtën ndjenjë, : Revoltën!

Revoltën kundër pabesisë së një qeverie që  grisi dhe hodhi në kosh me të kaluar lumin premtimet me të cilat mori votat!

Revoltën kundër  vërshimit  në  drejtim dhe në pushtet të një aradhe  të gjatë personash me rekorde kriminale, trafikantë, vrasës, tutotë të prostitucionit, siç nuk ka ndodhur kurrë!

Revoltën kundër fjalëve të bukura dhe gurëve  në trastë  të Edi Ramës me  shokë që vetëm godasin në xhepat e holluar, në faturat dhe mbifaturat e kripura, në  tryezat e  varfëruara, në shpresat e fishkura,  në ëndrrat e plagosura të qytetarëve të thjeshtë.

Revolta është mbarëqytetare, revolta  është kombëtare.  Dallga e saj po  ngrihet  kudo, shqiptarët  po  bashkohen pa dallime politike rreth opozitës dhe rreth Partisë Demokratike që i prin kësaj stuhie zemërimi dhe revolte të drejtë e të përligjur të njerëzve të braktisur, të harruar, të shpërfillur, të goditur e të poshtëruar nga dyshja Rama Meta dhe shushunjat e tyre.

Sot këtu në Vlorë më lejoni t’ju rrëfej me zemër të pastër: shqiptarët kudo ku  jam ndalur në këtë tur protestash  po pyesin e po shikojnë:

C’thotë Vlora? C’do të bëjë Vlora? A do reagojë Vlora?

Cfarë do ti thotë Vlora politikës së ndarjes së njerëzve në ca të nënës dhe shumë të njerkës?

A e pranon Vlora  politikën e varfërisë dhe dajakut?

A e gëlltit  Vlora krenare e kryelartë arrogancën e qeverisë që i hedh kripë me dorën e saj cinike plagëve që ju hap njerëzve cdo ditë e gajaset me rënkimet e tyre?

A i duron Vlora  kulisat e ndyra me vrasës që nxirren nga dera dhe futen nga dritarja, për ti nxirë edhe më shumë shamitë e zeza të nënave dhe grave që kanë humbur  bijtë dhe të dashurit të tyre nga dora e krimit të organizuar?

Shqiptarët pyesin çfarë i thotë Vlora këtyre mynxyrave të dyshes Rama Meta.

Ju po thoni “jo”, nuk i pranoni, nuk i duroni. Dhe unë kështu them: Jo.

Nuk mund t’i thotë Vlora të zezës të bardhë.

Nuk mund t’i bëjë Vlora marshalla të keqes.

Nuk mund të pajtohet Vlora me arrogancën e qeverisë.

Nuk mund të mohojë Vlora veten e saj.

Përkundrazi: Vlora  po jep e do të japë shembullin e kërkimit të llogarisë deri në një. Shembullin e gjykimit dhe  ndëshkimit të drejtë, me votë kundër, të gënjeshtrave dhe zullumeve.

Kryeministri që është dhe deputeti i Vlorës, ju e mbani mend, premtoi në zgjedhje një kataklizëm, se do ta kthente Vlorën përmbys, se do të bëhej mrekullia.

Vlora u kthye përmbys, por mrekullia nuk ndodhi.

U kthye përmbys për keq, dhe në vend të mrekullisë që do sillte Edi Rama, kanë pllakosur ditë të vështira, dëshpërim, varfëri, papunësi, skamje. Asnjë zhvillim, asnjë vend i ri pune.

Ato që deputeti i parë i Vlorës i fryn me pompën e propagandës janë ca copa letrash dhe shkarravina që nuk i hyjnë askujt në xhep, se vlonjatët kanë humbur shpresën, kanë humbur besimin dhe nuk shohin një ditë të mirë në jetën e tyre.

Qeveria, dyshja Rama-Meta ju ka braktisur, janë zhdukur bashkë me premtimet e tyre të fushatës. Nuk gjenden në asnjë lloj forme.

Nuk u gjenden këtu as ditën e fatkeqësisë natyrore të përmbytjeve.

Ne i kërkuam çdo orë, çdo minutë, qëkur nisën reshjet e para e derisa balta e uji mbuluan qindra shtëpi në Novoselë, Mifol, Fitore, Bisham, Boçovë, që të merrte masat e duhura, që të jepte përgjigjen e duhur, siç e kërkonte situata.

Nuk është nder që qeveria ua bën qytetarëve, është detyrimi i saj kryesor në ato kushte shpallja e emergjencës. Nuk e bëri. Refuzoi.

Kur duhet të vijë qeveria tek njerëzit, nëse nuk vjen ditën e fatkeqësisë natyrore? Pasojat janë dhe sot prezente. Menaxhimi ka qënë skandaloz, selektiv e korruptiv që ditën e parë.

Mungoi Edi Rama në ato orë kritike, por nuk harroi të bëhej prezent me cinizmin e arrogancën e pakufi, me rruspat kriminale të INUK-ut të tij, duke hedhur në tokë qindra shtëpi të lagjes Kushtrimi, duke nxjerrë në rrugë fëmijë, burra e gra, prindër e të moshuar.

Në rrugë të madhe, në qiell të hapur. Edhe sot, edhe tani që flasim. Asnjë plan për strehimin e tyre, asnjë plan për dëmshpërblimin e tyre.

Kjo është qeveria që duan vlonjatët?

Nuk gjendet afër me ndihma kur qytetari është i pamundur dhe i dorëzuar para natyrës  dhe vjen me dhunë e bën hi pasurinë e mundin e një jete, bën atë dëm që nuk e shkakton asnjë përmbytje e asnjë tërmet.

Qeveria ka mbërritur këtu në fakt edhe me metoda të tjera ndëshkimi e shtypje të qytetarëve. Rama-Meta janë mes jush cdo ditë cdo orë si brenga, halli dhe rropatja e përditshme e cdo Vlonjati dhe Vlonjate.

Kush e rriti faturën e energjisë sic e keni provuar prej dy muajsh se paguani gati dyfish më shumë nga xhepi juaj.

Kush i rriti taksat, kush merr një pjesë të madhe të mundit tuaj kur çdokush që punon me djersën e tij mezi ia del të mbyllë muajin?,

Kush e rriti dy vjet me rradhë taksën e qarkullimit dhe e coi cmimin i naftës për shqiptarët më të lartin në rajon?

A dini ju sot, dy vite pasi ka ardhur në pushtet, të ketë bërë qeveria, Edi Rama, një gjë të vetme, një akt të vetëm që ka përmirësuar jetën tuaj?

As edhe një. A njihni ju një njeri më të lumtur në rrethin tuaj miqësor e shoqëror. Demokrat socialist apo pa parti.

Eshtë në fakt dikush i lumtur, dhe kjo është meritë e Edi Ramës. Një gjë që s’mund t’ia mohojmë. Eshtë Koço Kokëdhima. Hija e tij është pas çdo vendi pune këtu, pas çdo tenderi korruptiv, pas çdo prone, pas çdo pasurimi të paligjshëm.

Ky është modeli i qeverisjes Rama-Meta. Kjo është oligarki. Kjo është pakica që sundon shumicën. 2-3 palë duar që zgjaten, gllabërojnë e përvetësojnë gjithçka. Fondet publike e tokat e bredetit tuaj të mrekullueshëm.

Miqtë e mi,

Nuk është vetëm kriza ekonomike, padrejtësitë dhe shpresa e vrarë që risolli këtu në Vlorë kujtimet e eksodit masiv, pak kohë më parë.

Pasiguria është në nivele alarmante, krimi po godet pareshtur.

Kanë ardhur ditë të mira për krimin, se krimi ka njerëzit e vet në qeverisje.

Nëse një të akuzuar në Itali për një akt të tmerrshëm, për rrëmbimin e një vajze të mitur, e bën kryetar të Këshillit të Qarkut, i ke thënë krimit; puna e mbarë.

E ke nxitur krimin të dalë nga skuta e të shfaqet hapur me gjithë mizorinë e tij.

Në poste kyce, në institucione, deri në parlament i solli Edi Rama banditët e mynxyrave, e ktheu këtë në normë.

Cfarë lajmesh vijnë nga Tirana prej gati dy muajsh. Kryetari i kuvendit akuzohet për porositjen e vrasjes së dy deputetëve. Akuzën e bën superdeputeti tjetër i Ramës, ai i Veriut.

Kryeministri di gjithçka dhe për 6 muaj bashkë me Ministrin e përpiqen të bëjnë pazare si në tryezat e Koza Nostras. Kur s’ia dalin dot, krahu më i pushtetshëm i Mafias dominon.

Këtë bënë duke manipuluar hetimin, që arriti kulmin me manipulimin e dëshmitarit kyç. Erdhi kërkesa nga Brukseli për deputetin tjetër të Ramës. i akuzuar për vrasje dhe prostitucion. Edi Rama, fshehu letrat e Interpolit të vendit mik, derisa deputeti foli, cicëroi atë që deshi dyshja në krye.

Ky nuk është film. Kjo  është kronika e dramës së madhe që ka zënë këtë vend, e rënies së shtetit dhe ligjit, e zëvendësimit të qeverisjes me sundim kriminal, ku kryeministri e kryetari i parlamentit janë përfshirë kokë e këmbë në këto kanale të punëve të zeza.

Ky është sezoni më i mirë për krimin, ndaj vrasjet janë shtuar, atentatet janë shtuar, grabitjet me maska janë shtuar, pasiguria është shtuar.

A është ky vendi që meritojnë Vlonjatët?

Këtë pasiguri, këtë varfëri, këtë dëshpërim, meritojnë vlonjatët e shqiptarët?

Këta do të vendosin për ju, për fëmijët tuaj?

Këtyre do ua lëmë të ardhmen tonë?

Unë them jo.

Ky shesh sot thotë jo.

Vlora është në këmbë.

Vlora refuzon klikën, refuzon krimin, refuzon skamjen.

Miqtë e mi vlonjatë

Nuk ka asgjë më të pushtetshme se bashkimi i qytetarëve për kauzën e tyre të drejtë, si ky bashkim sot në këtë shesh. Pushteti i vërtetë janë njerëzit, jo njerëzit me pushtet.

21 qershori po afron. Eshtë dita e gjykimit për të gjitha mashtrimet, mbrapshtitë dhe keqeverisjen Rama Meta. Jam i bindur se Vlora, kjo gjykatëse e rreptë e hijerëndë do të dijë t’i japë përgjigjen e merituar një oligarkie që nuk i llogarit qytetarët, që i ka fshirë sikur të mos ekzistonin.

E keni parë se si po rend kryeministri të kapë çdo parti që mundet, çdo sahanlëpires që vjen vërdallë. Është shumë e qartë për këdo pse po ndodh kjo. Edi Rama i tërheq sepse e di tashmë se ka humbur mbështetjen e socialistëve që janë socialistë dhe nuk i lidh asgjë me pazaret e tij, nuk i lidh asgjë me malavitën.

 E ndjen se i është gërryer mbështetja dhe legjitimiteti. Ai e di mirë se kuotat i kanë rënë në fund.

Prandaj e bën. E bën se përballja me votën e qytetarëve është makthi i tij. Është makthi i mashtruesit kur duhet të përballet me të vërtetën.

Kot e ka. Nuk clirohet dot nga ankthi duke ulur ca mashtrues më shumë në tryezën e mëkateve dhe gjynaheve kundër shqiptarëve.

Koalicioni i Partisë Demokratike është me qytetaret e këtij vendi.

Kjo është tryeza jonë! Ky shesh është aleanca jonë! Si sot këtu në Vlorë, dje në Shkodër, në Kukës e Sarandë, në Durrës e Dibër, në Korçë e Elbasan, në Lezhë e Gjirokastër, kudo me njerëzit për njerëzit.

Me ju dhe gjithë ata që sot përtej siglave apo ngjyrave të partive janë pa punë, nuk sigurojnë dot bukën e gojës, nuk paguajnë dot faturat e dyfishuara të energjisë, çmimin e karburanteve, nuk blejnë dot ilaçe, nuk përballojnë dot spitalet e kripura që u premtuan “falas”, ata që nuk kane mundësi të çojnë fëmijët nëpër universitete për shkak të tarifave të rritura.

Me ju dhe me qindra mijë shqiptarë që janë kredhur në mjerim e skamje e që nuk pranojnë të kundrojnë asnjë ditë më shumë qeveritarët që po ndajnë milionat e tenderave e konçesioneve me miqtë e klientët e tyre.

Me ju është aleanca jonë. Me të rinjtë e të rejat që duan siguri, duan besim, duan të ardhme, duan shpresë, duan punë dhe dinjitet.

Me ju do të përfshijmë në listat e këshilltarëve, qytetarë, djem dhe vajza burra dhe gra, më të mirët prej jush, të arsimuar e me integritet, ata që vërtet duan zhvillimin e qytetit të tyre.

Vlora si gjithë vendi ka nevojë për një ofertë të re, për një qeverisje të përulur para qytetarëve e jo që krekoset mbi ta me dhunë e me arrogancë.

Për një qeveri që dëgjon e vendos bashkë me ju.

Për një qeveri që ekziston për kërkesat, hallet e shpresat tuaja.

Duke ulur taksat, duke krijuar vende pune, duke hapur kantiere zhvillimi, duke bërë rend e siguri.

Ne jemi gati, oferta e re është gati.

Do ndahemi nga e keqja, ditë të mira do të vijnë për Shqipërinë.

Me Vlorën e historisë.

Me Vlorën e Pavarësisë.

Me Vlorën e drejtë  të mençur dhe bujare.

Për punë, siguri e dinjitet.

Për një ekonomi të fortë dhe të ardhme të sigurtë.

Me vlonjatët dhe gjithë shqiptarët.

Zoti e bekoftë Vlorën.

Zoti e bekoftë Shqipërinë.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike 4 Prill 2015

 

Read More
04 Pri
0

Kokëdhima, kështjella e 10 ligjeve të shkelura‏

Ligjet dhe planet urbane që shkelen haptazi nga miqtë politikë të Edi Ramës ndërsa qytetarët e thjeshtë përballen me arrogancën e pushtetit.

Rama na mallëngjeu me deklaratën e tij: “Ne do bëjmë shtet. Kush shkel ligjin është i papranueshëm”.

Në fakt, shteti i Edi Ramës i burgos të varfërit për një tendë pa leje në shtëpinë e tyre. Por

shteti i Edi Ramës mbyll sytë kur kalon nga Zogu i Zi ku ndërtesa 6 katëshe pa leje e deputetit të tij Abazi ka bllokuar diellin dhe ajrin e fqinjëve deri në katin e 6-të.

Shteti i Ramës po e paguan në natyrë me mushkritë e Tiranës ndertuesin bujar të sarajeve të Surrelit. Shteti i Ramës fshihet dhe ikën në drejtim të paditur kur përballet me paligjshmeritë e Koçove, Sadrive, Vangjushëve, dhe gjithë Metastazave të Oligarkisë kur keta shkelin dhjetra ligje njëherësh.

Partia Demokratike po i jep mundesinë Ramës që t’a mbajë fjalën dhe mos gënjejë si gjithnjë dhe për gjithçka. Partia Demokratike depozitoi në Prokurori kallëzimin penal të argumentuar në 12 faqe lidhur me paligjshmërinë e Koços.

Sarajet e Koços dhunojnë jo 1 apo 2 por plot 10 ligje dhe 2 plane urbane. Ato përfaqësojnë një obelisk të anti-ligjit në Shqipëri. Për fat të keq, në vend që të deklaronte prishjen e obeliskut më të madh të anti-ligjit në Shqipëri, javën e shkuar Edi Rama premtoi që do i bëjë edhe një shëtitore përpara. Ky është tregues i llojit të shtetit që do të bëjë Rama.

Ndërkohë që po i shpall paligjshmëritë e Koços si “Monumente Kulture që mbrohen nga shteti i Edit” janë me qindra shtëpi e dyqane që u janë shembur të pamundurve pa procedure, pa ligj, dhe madje pa u dhënë kohë të sistemohen diku.

Koço shkel të gjithë ligjet e urbanistikës, mbrojtjës së mjedisit, lejeve mjedisore, rezervave ujore, planifikimit dhe kontrollit të territorit, inspektimeve të ndërtimit si edhe 2 Plane Urbanistike në fuqi, përkatësisht Planin e Zhvillimit të Bregdetit të Jugut dhe Planet e Detajuara Vendore të Bashkisë Himarë.

Ja tek janë hartat e Planit Rajonal dhe Planit të Detajuar Vendor që tregojnë sarajet e Koços në dhunim të plotë të këtyre planeve.

Kallëzimi penal përfshin veprat “Ndërtim i paligjshëm”, “Pushtim i tokës”, “Dëmtim të mjedisit”, “Shpërdorim i detyrës”, si dhe çdo vepër tjetër të konsumuar apo të mbetur në tentativë që do dalë nga hetimet si psh “falsifikim dokumentash” apo “dëshmi e rreme” nga drejtuesit e policisë.

Shpresojmë që Prokuroria që ka hapur çështje penale edhe për një tende pa leje në tokë të vet tek “armiqtë e partisë” dhe qytetarët e thjeshtë, do të këtë kurajon të çojë para ligjit Koçon për këto shkelje flagrante të 10 ligjeve dhe 2 planeve urbanistike në fuqi.

Nëse qeveria nuk ka qef të zbatojë shtetin ligjor në rastet kur cënohen interesat e Koçove të pushtetit, të pakten t’a bëjë në mënyrë ligjore, dhe të shtojë në Kushtetutë nenin “Çdo ligj shpallet i pavlefshem nëse bie ndesh me dëshirën e Metastazave të oligarkise së pushtetit”.

Ligjet e dhunuara nga Koço Kokëdhima:

1.      Ligji “Për urbanistikën”, i ndryshuar;

2.      Ligji “Për Rezervat Ujore”;

3.      Ligji “Për Mbrojtjen e Mjedisit;

4.      Ligji “Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis”

5.      Ligji “Për Lejet Mjedisore;

6.      Ligji “Për planifikimin e territorit”

7.      Ligji “Për inspektimin e ndërtimit”

8.      Ligji “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”

9.      Ligji “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”

10.  Ligji “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”.

Planet Urbanistike qe dhunon Koço Kokëdhima:

1.      Planin e zhvillimit të Bregut të Jugut, miratuar me Vendimin nr. 1, datë 17/07/2008,

të Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT), ish KRTRSH;

2.      Planet e Detajuara Vendore të Bashkisë Himarë, vendimi nr. 1 datë 01.06.2012 i KKT.


Deklaratë për media e drejtuesit të Departamentit të Mjedisit Jamarbër Malltezi, 4 Prill 2015

Read More
03 Pri
0

A u ble pafajësia e vëllait, me heshtjen e Frrokut në çështjen Meta?‏

Vendimi i pafajësisë për vëllain e deputetit është sot në sytë e të gjithë shqiptarëve, një vendim që ngjall dyshimet më të forta se është diktuar nga qeveria, për të mbyllur pazarin për çështjen Meta. A u ble heshtja e Mark Frrokut, me lirimin e Arben Frrokut, i cili me gjasë do të ulet në krah të Edi Ramës në Kuvendin e Shqipërisë?

Partia Demokratike mësoi si gjithë qytetarët e vendit vendimin e gjykatës për të shpallur të pafajshëm vëllain e deputetit Frroku, i akuzuar nga prokuroria për vrasjen e komisarit të policisë Lamaj, për të cilën, organi i akuzës kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm.

Jemi sot këtu për të shprehur në emër të Partisë Demokratike, shqetësimin e thellë për këtë vendim, që ka shkaktuar tronditje të mbarë opinionit publik, dhe ka lënë dyshime të forta si vendim i influencuar politikisht.

Vendime të tilla, pasi shumë prova e fakte janë bërë publike dhe qëndrojnë fort në favor të akuzës, merren në një kohë kur ka dyshime të forta se dyshja Rama-Meta ka pakte për të mbyllur me vëllain e të akuzuarit, dhe kur ata kanë çuar në një shkallë të paimagjinueshme ndërhyrjet në drejtësi, me telefonata e kërcënime për gjykatësit, fakte të bëra publike kohë më parë dhe të pakundërshtuara deri më sot.

Vendimi i pafajësisë për vëllain e deputetit është sot në sytë e të gjithë shqiptarëve, një vendim që ngjall dyshimet më të forta se është diktuar nga qeveria, për të mbyllur pazarin për cështjen Meta. A u ble heshtja e Mark Frrokut, me lirimin e Arben Frrokut, i cili me gjasë do të ulet në krah të Edi Ramës në Kuvendin e Shqipërisë?

Partia Demokratike i respekton institucionet dhe vendimet e gjykatave. Nuk komenton vendimet e tyre.

Por ajo çfarë ka ndodhur sot është një alarm për drejtësinë e demokracinë në vend. Eshtë një alarm për sigurinë, derisa paktet kriminale arrijnë të mbyllin një vrasje të një komisari policie.

Ne inkurajojmë dhe shpresojmë që ky vendim do të apelohet dhe drejtësia do të bëhet.


Deklaratë e deputetit të Partisë Demokratike Eduard Halimi, 3 Prill 2015

Read More
03 Pri
0

Kallëzim penal për Kokëdhimën, shkeli 10 ligje e dy plane me sarajet në Qeparo‏

Departamenti i Mjedisit dhe i Ligjeve në Partinë Demokratike kanë hulumtuar dhe kanë konstatuar se deputeti Kokëdhima ka shkelur 10 ligje e dy plane urbane me ndërtimin e tij buzë detit. Ndërtimi i Kokëdhimës është një monument paligjshmërie dhe abuzimi, shkelje brutale e një seri ligjesh, dhe lejohet çdo ditë nga Edi Rama, edhe pse është denoncuar publikisht nga mediat dhe nga opozita.

Partia Demokratike do të depozitojë sot në Prokurorinë e Përgjithshme një kallëzim penal për deputetin Koço Kokëdhima, për shpërdorim detyre, ndërtim të paligjshëm, pushtim toke e dëmtim mjedisi, me sarajet e tij në Qeparo.

Departamenti i Mjedisit dhe i Ligjeve në Partinë Demokratike kanë hulumtuar dhe kanë konstatuar se deputeti Kokëdhima ka shkelur 10 ligje e dy plane urbane me ndërtimin e tij buzë detit.

Ndërtimi i Kokëdhimës është një monument paligjshmërie dhe abuzimi, shkelje brutale e një seri ligjesh, dhe lejohet çdo ditë nga Edi Rama, edhe pse është denoncuar publikisht nga mediat dhe nga opozita.

Edi Rama ka shembur banesat e të pamundurve, ka nxjerrë në rrugë qindra e mijëra familje, ka lënë pa të vetmin burim jetesë ato që mbaheshin me një dyqan, dhe lejon 20 metra larg detit kompleksin luksoz turistik të Koço Kokëdhimës.

Meqënëse kryeministri ka zgjedhur të mbrojë paligjshmërinë e Koços, këtë ngrehinë të madhe të abuzimit e nëpërkëmbjes së çdo norme, ne i jemi drejtuar sot prokurorisë me besimin se do të bëhet garante e zbatimit të ligjit.

Pabarazia që thellon çdo ditë Edi Rama duke lejuar sarajatet e beut të tij të jugut Kokëdhima, pabarazia që po arrin kulmin duke e i bërë miqtë e klientelen e tij të paprekshëm, po ndodh çdo ditë në sytë e qytetarëve, dhe nga qytetarët do të marrë shumë shpejt përgjigjen e merituar.


Deklaratë për media e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Oriela Nebijaj, 3 Prill 2015

Read More
02 Pri
0

Shkodra e heronjve të Demokracisë do rrëzojë sundimin e krimit‏

-Mijëra qytetarë shkodranë protestojnë në përkujtim të 2 prillit, kundër varfërisë, papunësisë dhe krimit në pushtet

-Kryetari i Partisë Demokratike fton qytetarët ta kthejnë 21 qershorin në referendum historik për tu ndarë nga e keqja

Mijëra qytetarë të Shkodrës kanë protestuar sot kundër varfërisë, papunësisë, padrejtësisë, dhunës dhe krimit të veshur me pushtet. Në ditën e përkujtimit të vrasjes së katër dëshmoreve të demokracisë, shkodranët përkujtuan dhe pabesinë e Edi Ramës dhe Ilir Metës, të cilët pasi morën pushtetin hodhën në kosh çdo premtim me të cilin erdhën në pushtet.

“Me të njëjtën pabesi që regjimi komunist vrau 4 bijtë tuaj në 2 Prill, u sollën Rama dhe Meta me Shkodrën dhe me qytetarët shqiptarë. Firmosën paktin e krimit më 1 Prill, marrëveshjen e zezë të rrenave dhe mashtrimeve, morën votën dhe i prenë në besë shkodranët, prenë në besë gjithë Shqipërinë. Kam hidhërim të madh ta them, por e ndaj sot me ju, me gjithë Shkodrën, me gjithë Shqipërinë bindjen time se me këta të dy më keq do bëhet. Ata janë drama e Shqipërisë deri ditën kur ti largojmë nga pushteti. A do ti largojmë? Po, do t’i largojmë sëbashku. Së bashku do t’i largojmë. Me Shkodrën do t’i largojmë. Me Shqipërinë do ti largojmë. Në zgjedhjet  e 21 qershorit. Duke votuar në një referendum historik për ti thënë Jo Sundimit, Jo Gënjeshtrës në sistem, Jo krimit në sistem. Jo Ilir Metës, Jo Edi Ramës!”, u shpreh kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Duke theksuar aktualitetin që ka sot rezistenca e të rinjve shkodranë ndaj regjimit komunist, Basha u shpreh se gjendemi para një sundimi të ri. Ai vuri theksin tek gjendja e rëndë e kriminalitetit dhe e skamjes që ka mbuluar vendin dhe Shkodrën.

“Dua të pyes çfarë i sollën Shkodrës në këto dy vite sundimtarët Rama Meta? A i sollën Punësim? A i sollën zhvillim? A i sollën investime të reja? A i sollën rrije të rrogave dhe pensioneve? A i sollën ulje të çmimit të energjisë elektrike, siç kishin premtuar? A i sollën shëndetësi falas? A i sollën arsim të garantuar për të gjithë? A i sollën rend dhe siguri? Asgjë nuk sollën. Përkundrazi, keq e më keq. Rritën çmimin e energjisë. Rritën çmimin e karburanteve. Nuk hapën vende të reja pune, por me presionin e tyre mbyllën dhjetra e qindra biznese. Flakën mijëra në mes të katër rrugëve. Shëndetësia në ditën e saj më të zezë. Mjerimi dhe varfëria shtrëngojnë lakun në fytin e çdo shqiptari, por dyshja Rama-Meta dhe lakenjtë e tyre pasurohen çdo ditë në kurriz të taksapaguesve të shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë”, u shpreh Basha para mijëra qytetarëve të mbledhur në sheshin 2 Prilli.

Kreu i opozitës shprehu sigurinë se ky soj, kjo oligarki nuk përfaqëson më qytetarët e vendit, nuk përfaqëson më as socialistët shkodranë të cilët edhe ata nuk ndihen asnjë ditë krenarë për qeverinë e tyre.

“Po të kishin një minimum vetëdije dhe kuptimin për qeverisjen si altar të besimit tek vlerat, tek virtytet me të mira të qytetarëve, nuk i jepnin status të privilegjuar krimit, siç nuk ka ndodhur gjëkundi në asnjë vend të Europës, nuk mbushnin Kuvendin dhe administratën e tyre me individë të njohur, me bosë dhe ushtarë të botës së krimit. Krimi është aleati i tyre për të sunduar. Me krimin janë në ortakëri për të sunduar me çdo mjet. Dhe tani, shihet qartë se me krimin janë bërë njësh, nuk dallohet ku fillon Edi Rama dhe Ilir Meta dhe ku mbaron krimi i veshur me pushtet”, pohoi Basha.

-Më poshtë, fjala e plotë e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Të  dashur qytetarë dhe qytetare të Shkodrës,

Të dashur prindër, familjarë, të afërm, miq dhe shokë të dëshmorëve të 2 prillit, heronjve që na bashkojnë sot në këtë shesh dhe anembanë Shqipërisë.

Të  nderuar deputetë të Partisë Demokratike dhe zyrtarë vendorë të saj,

Vëllezër dhe motra.

Zonja dhe zotërinj,

Sa herë jam në Shkodër, sa herë jam mes jush është sikur vij për herë të parë. Por kur je këtu në këtë shesh dhe mes jush me 2 prill, asgjë nuk krahasohet me emocionet që mbërthejnë këdo, kaq shumë e do ky qytet lirinë, kaq shumë e refuzon sundimin e egër, kaq shumë të frymëzon me historinë, me protestat, me heronjtë e 2 prillit, me monumentin e lirisë që ka ngritur mbi persekucionin e egër komunist të 50 viteve.

Sot, tani, tek po përkujtonim e po nderonim thellësisht 4 heronjtë e 2 Prillit nën tingujt dhe fjalët legjendare të hymnit tonë kombëtarët, rreth flamurit të përbashkuar, e ndjeva, e preka në zemrën time dhe të gjithësecilit prej jush dhe të qindra shqiptarëve që na ndjekin, se sot jemi të gjithë shkodranë, jemi të gjithë rreth Shkodrës së përbashkuar për të krijuar që këtej pranverën e shpresës, pranverën e lirisë, pranverën e rikthimit të demokracisë në themel të jetës tone, dhe të shporrjes të Ilir Metës dhe Edi Ramës.

Protesta masive popullore po zhvillohen qytet me qytet. Në këto protesta, mijëra qytetarë janë përbashkuar kundër qeverisë Rama-Meta, qeverisë të krimit të ngritur në sistem dhe lakut në fyt për shumicën dërrmuese të qytetarëve shqiptarë, dhe sot ja tek vjen protesta juaj, protesta e Shkodrës, protesta e rinisë shkodrane vjen e përbashkuar në këtë përvjetor të dhimbshëm por legjendar, me një homazh fisnik për katër djem të Shkodrës, për katër njëzet vjeçarë, për Arben Brocin, Bujar Beshanakun, Nazmi Kryeziun dhe Besnik Cekën, 4 heronjtë e Shkodrës dhe demokracisë të cilët u vranë pabesisht me armë zjarri në 2 prill të vitit 1991 nga ndërtesa e komitetit të Partisë së Punës së Shqipërisë, kryeselia e rregjimit barbar dhe gjakpirës së Shkodrës dhe gjithë shqiptarëve.

I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre.

E përjetshme është lavdia e tyre në zemrat e Shkodrës e gjithë Shqipërisë. E përjetshme është buzeqeshja e tyre e drejtuar nga një e ardhme e re, me të cilën ishin lidhur fort që të katër.

Ata na mungojnë sepse nuk i kemi fizikisht mes nesh. Por ata i kemi mes nesh brez pas brezi me ëndrrën e madhe të demokratëve për një Shkodër zonjë, për një Shqipëri zonjë në familjen e kombeve të lira.

Ata janë vetë e ardhmja, njezet vjeçarë të përjetshëm që na tregojnë e ritregojnë historinë e rrugës nga u nisëm.

2 prilli i vrasjes së Arbenit, Bujarit, Besnikut dhe Nazmiut është padyshim dita e një tragjedie të pakthyeshme për familjet dhe të afërmit e tyre, për miqtë dhe shokët e tyre, për demokratët  dhe qytetarët e Shkodrës dhe për shqiptarët që e duan lirinë anembanë.

Por është në në të njëjtën kohë dita e një dëshmie të shkruar me gjakun e kulluar të bijve të Shkodrës.

E dëshmisë se tirania komuniste në Shqipëri e kishte nisur me dhunë, e kishte vazhduar me dhunë dhe po e mbyllte me dhunë si bisha që godet në grahmat e fundit.

E dëshmisë se kur fitojnë zgjedhjet, siç bënë me 31 mars 1991, dy ditë para vrasjeve të 2 prillit, nxënësit, pinjollët dhe trashëgimtarët politikë të bllokut hoxhist heqin çdo maskë dhe kthehen sërish në fis. I thërret kushtrimi i të parëve, verbohen, nuk lënë mjet pa përdorur për të sunduar në kurriz të qytetarëve, në dhunim të lirive, në shkelje të Kushetutës, ligjeve dhe standarteve demokratike.

Kjo është një dëshmi që flet e duhet t’u flasë brezave si një testament i gjallë.

Qytetarët e Shkodrës nuk harrojnë.

Rinia shkodrane e viteve nëntëdhjetë, ajo që ishte shpirti dhe forca vullkanike e demostratave antikomuniste të kohës, nuk i harron kurrë të rënët nga radhët e saj.

Rinia e sotme e Shkodrës, kjo që ka mbushur e zbukuruar sot si asnjëherë tjetër këtë shesh, nuk ka si të mos e dijë e të mos jetë krenare për historinë e këtij qyteti me emër të madh, me njerëz të mëdhenj, shembull i qytetarisë, i trimërisë dhe kurajos civile; nuk ka si të mos adhurojë e mësojë rinia e sotme nga ata që u ngritën para një çerek shekulli, që luftuan, sakrifikuan dhe fituan një botë të ndaluar, një botë të re, lirinë, hapjen, të drejtat, dinjitetin.

Kjo rini dhe ne të gjithë përkulemi sot me nderim të thellë para kujtimit të pavdekshëm të dëshmorëve të 2 prillit, heronjve tanë, heronjve të Shkodrës, heronjve të Shqipërisë.

Përkulemi dhe kujtojmë. Përkulemi, mendojmë dhe reflektojmë.

Kujtojmë fytyrat e tyre të përndritura nga ëndrra e demokracisë. Kujtojmë vrasjen e tyre të pabesë dhe kujen e Shkodrës, kujen e Shqipërisë.

Mendojmë për absurditetin e atyre vrasjeve, të cilat, përtej verdiktit që dha drejtësia, rëndojnë përjetë në koshiencën e atyre që urdhëruan të qëllohet me armë zjarri mbi rininë shkodrane nga një seli e destinuar për t’u zhdukur me turp në kujtimet më të këqija.

Mendojmë dhe reflektojmë sot për mesazhin cinik të ngjarjeve të 2 prillit, që u ka kujtuar demokratëve të kësaj kohe dhe na kujton sot e kësaj dite thënien e vjetër të popullit “ujku qimen e ndërron por zakonin s’e harron”, thënie aktuale, më aktuale se kurrë në qeverinë e sotme Rama-Meta të njëmijë e një të zezave.

Shkodra, qyteti bastion dhe simbol i rezitencës antikomuniste, embrioni, Jeruzalemi, Betlehemi dhe Meka e demokracisë e di mirë se trajektorja e pushtetit të punistëve në diktaturë dhe e trashëgimtarëve të tyre sot në postdiktaturë ka kaluar tre “stacione” që janë: idelogjia vrastare në sistem, korrupsioni i ngritur në sistem dhe së fundi krimi i ngritur në sistem. Kjo është trajektorja e izolimit të vendit, e poshtërimit të popullit, e varfërimit të skajshëm të qytetarëve.

Qëllimi, objektivi është i njëjti, po i pari, ai që kishin etërit dje në diktaturë.  Vetëm mjetet i kanë ndryshuar në përshtatje me kohën. Qëllimi është sundimi me çdo mjet i shqiptarëve. Sundimi është qëllimi.

Kastat komuniste dhe pinjollët e  tyre kanë njohur e njohin vetëm sundimin, por jo qeverisjen. Ata nuk kanë mësuar kurrë të qeverisin, nuk kanë mësuar kurrë se qeverisja e popullit, për popullin dhe prej popullit nuk është parullë, por vlerë  themelore e shoqërisë së lirë demokratike; nuk kanë mësuar se qeverisja është përgjegjësi, është llogaridhënie, është transparencë, se qeverisja nuk është ajo që kontrollon qytetarët, por janë qytetarët ata që kontrollojnë qeverisjen.

Këta ujq qimendërruar por zakon paharruar, po të kishin respektin minimal për konceptin demokratik të qeverisjes, pra po të mos ishin të pushtuar nga zakoni i vjetër i sundimit, nuk  flaknin në kosh, pa u skuqur, shumicën dërrmuese të premtimeve elektorale, nuk mburreshin pa turp siç i shohim të mburren se po  shtrojnë popullin në dajak, si të ishin konkuistadorë të mesjetës, nuk iu binin paturpësisht borive të propagandës dhe daulleve siç u bien ditë për ditë, ndërkohë që kriza ekonomike thellohet, përkeqësimi rritet, varfëria shtohet, dëshpërimi shtohet, revolta ngrihet.

Po të kishin një minimum vetëdije dhe kuptimin për qeverisjen si altar të besimit tek vlerat, tek virtytet me të mira të qytetarëve, nuk i jepnin status të privilegjuar krimit, siç nuk ka ndodhur gjëkundi në asnjë vend të Europës, nuk mbushnin Kuvendin dhe administratën e tyre me individë të njohur, me bosë dhe ushtarë të botës së krimit.

Krimi është aleati i tyre për të sunduar. Me krimin janë në ortakëri për të sunduar me çdo mjet. Dhe tani, shihet qartë se me krimin janë bërë njësh, nuk dallohet ku fillon Edi Rama dhe Ilir Meta dhe ku mbaron krimi i veshur me pushtet.

Ne e dimë vëllezër dhe motra se kjo oligarki nuk përfaqëson më qytetarët e vendit, nuk përfaqëson më as socialistët shqiptarë të cilët nuk ndihen asnjë ditë krenarë për qeverisjen e tyre, të cilët si demokratët, si çdo shqiptar nuk e gëlltisin dot më çorbën e prishur Rama-Meta.

Vëllezër dhe motra,

Kam ardhur disa herë në Shkodër në funskionin e kryetarit të Partisë Demokratike. Këtu nga ju kam marrë bekimin dhe frymëzimin për nisjen e re të demokratëve, për demokracinë e re për Shqipërinë. Këtu, kemi folur me zemër të hapur dhe më pas edhe në qytete të tjera të vendit për problemet, për dhimbjen, mungesën e shpresës, për vuajtjet, për pamundësitë, por dhe për shpresat tona, për zgjidhjet, për rrugët e reja. Nuk dua të përsëris çfarë kam thënë në takimet e mëparshme, por dua të pyes çfarë i sollën Shkodrës në këto dy vite sundimtarët Rama Meta? A i sollën Punësim? A i sollën zhvillim? A i sollën investime të reja? A i sollën rrije të rrogave dhe pensioneve? A i sollën ulje të çmimit të energjisë elektrike, siç kishin premtuar? A i sollën shëndetësi falas? A i sollën arsim të garantuar për të gjithë? A i sollën rend dhe siguri? Asgjë nuk sollën. Përkundrazi, keq e më keq. Rritën çmimin e energjisë. Rritën çmimin e karburanteve. Nuk hapën vende të reja pune, por me presionin e tyre mbyllën dhjetra e qindra biznese. Flakën mijëra në mes të katër rrugëve. Shëndetësia në ditën e saj më të zezë. Mjerimi dhe varfëria shtrëngojnë lakun në fytin e çdo shqiptari, por dyshja Rama-Meta dhe lakenjtë e tyre pasurohen çdo ditë në kurriz të taksapaguesve të shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë.

Lista e rrenave është e gjatë, të gjithë e kanë parasysh. Por nuk mund të themi se nuk kanë sjellë asgjë, apo jo? Kanë sjellë varfëri të madhe në Shkodër, kanë sjellë poshtërim të Shkodrës si askush para tyre, kanë sjell krim në Shkodër.

Ky qytet ka ecur gjithnjë në një korsi tjetër, kulturën ka zgjedhur, dijen ka zgjedhur, Europën ka zgjedhur. Kur hyn në Shkodër, tek tabela e Bunës shikon që tregon Zagrebin, Gracin, Vjenën. Ka hënën e vet të mbarë Shkodra dhe shkodranët, por ditë të këqia erdhën pas 23 qershorit. Nuk ishte zgjedhja juaj që banditët të merrnin në dorë qytetin, ishte paja e Edi Ramës dhe Ilir Metës. Jemi pra nën një sundim njësoj asfiksues si 24 vjet më parë. Jemi nën thundrën e një diktature të re, të pushtetit veshur me krim dhe krimit veshur me pushtet. Por Shkodra nuk mban më. Shkodranët nuk mbajnë më. Shqiptarët nuk durojnë më.

Varfëria dhe kriminalizimi janë dy veprat e mëdha, veprat e zeza dhe të pabesa të Edi Ramës dhe Ilir Metës në dy vitet e sundimit  të tyre.

Me të njëjtën pabesi që regjimi komunist vrau 4 bijtë tuaj në 2 Prill, u sollën Rama dhe Meta me Shkodrën dhe me qytetarët shqiptarë. Firmosën paktin e krimit më 1 Prill, marrëveshjen e zezë të rrenave dhe mashtrimeve, morën votën dhe i prenë në besë shkodranët, prenë në besë gjithë Shqipërinë.  Kam hidhërim të madh ta them, por e ndaj sot me ju, me gjithë Shkodrën, me gjithë Shqipërinë bindjen time se me këta të dy më keq do bëhet. Ata janë drama e Shqipërisë deri ditën kur ti largojmë nga pushteti.

A do ti largojmë? Po, do ti largojmë sëbashku. Së bashku do t’i largojmë. Me Shkodrën do ti largojmë. Me Shqipërinë do ti largojmë.

Në zgjedhjet  e 21 qershorit.

Duke votuar në një referendum historik për ti thënë Jo Sundimit, Jo Gënjeshtrës në sistem, Jo krimit në sistem. Jo Ilir Metës, Jo Edi Ramës!

Shpëtimi nga e keqja që ka mbërthyer  vendin  dhe çelja e një të adhmjeje të re që ka për kryefjalë zhvillimin, sigurinë, dinjitetin, punën, ekonominë, është vepër e Partisë Demokratike, është detyrë e opozitës, është detyra ime dhe iu jap fjalën në këtë shesh se do ta përmbush me sukses para jush dhe gjithë shqiptarve.

Por, zonja dhe zotërinj, shpëtimi nga e keqja, shpëtimi nga e zeza që ka mbërthyer sot vendin është më shumë se kurrë detyrë e gjithë qytetarëve shqiptarë të bashkuar pa dallim.

Së bashku, më të bashkuar se kurrë, të bashkuar si para 24 vitesh,  do t’ia dalim.

Askush që ka në zemër idealet e pastra të lirisë dhe atdhedashurisë nuk duhet të mungojë në këtë bashkim. Gjithkush që ka këto ideale mirësevjen, mirësevini.

Shkodra dhe shkodranët do të jenë në ballë. Shkodra ka barrën dhe  nderin të mbajë lart pishtarin e idealeve pa mort të lirisë, të  vendoset e para kundër ngritjes së krimit në sistem nga oligarkia Rama-Meta, t’u bëjë me dije se nuk mund  ta poshtrojnë Veriun, nuk mund të poshtrojnë Jugun, nuk mund të poshtrojnë Shkodrën. Shkodra ka barrën dhe nderin të përqafojë ofertën e re të demokracisë së re. Ndaj ndizini furnaltat e zemrave shkodrane.

Tiktaku i orës në çdo rrahje afron fundin e pashmangshëm të sundimit oligarkik Rama-Meta.

Ora e sovranit është afër.

Krimi në pushtet i ka ditët të numëruara.

Fitorja e Shkodrës, fitorja e qytetarëve është më afër se kurrë.

Dëshmorët e demokracisë janë frymëzimi jonë.

Rroftë Shkodra

Rroftë Shqipëria


Fjala e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, 2 Prill 2015

Read More
01 Pri
0

Deklaratë e përbashkët për shtyp e koalicionit opozitar‏

Tryeza e koalicionit opozitar shpreh vullnetin politik që bazuar në parimet e transparencës, kolegjialitetit, proporcionalitetit dhe bashkëqeverisjes, koalicioni të dalë me kandidatë të përbashkët për kryetarë bashkie në zgjedhjet e 21 qershorit 2015, me objektiv fitoren e këtyre zgjedhjeve.

Tryeza e koalicionit të opozitës shqiptare vendosi të zhvillojë negociata deri me datë 6 prill 2015 dhe bazuar në parimet e sipërpërmendura të materializojë marrëveshje dy palëshe të çdo subjekti të koalicionit me Partinë Demokratike.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 1 Prill 2015

 

Read More
23 Mar
0

Kryetari Basha uron Presidentin e UMP Sarkozi për rezultatin në zgjedhje‏

 

Tiranë, 23 mars 2015

I nderuar zoti President, i dashur mik,

Kam kënaqësinë e madhe t’iu uroj për fitoren në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale dhe të shpreh besimin tim të plotë se kjo fitore në këto zgjedhje të rëndësishme për Francën e më gjërë, do të konfirmohet plotësisht në raundin e dytë.

Rezultati i arritur nga UMP nën drejtimin tuaj është domethënës dhe një akt besimi i qytetarëve francezë ndaj projektit tuaj, si një burim shprese dhe optimizmi për Francën.

Por jo vetëm kaq, ky rezultat është inkurajues për të djathtën dhe qendrën e djathtë kudo në Europë, edhe në vendin tim, dhe një inkurajim për të ecur përpara me programet tona dhe ofertën tonë për qytetarët që ka në qendër zhvillimin ekonomik, punësimin, sigurinë dhe dinjitetin e qytetarëve tanë përmes lirisë së sipërmarrjes, taksave të ulëta, sundimit të ligjit, dhe qeverisjes së vogël e të përkushtuar ndaj njerëzve.

Me përshëndetjet e mia më të përzemërta dhe urimet e mia dhe të Partisë Demokratike për një rezultat sa më pozitiv edhe në raundin e dytë.

Juaji sinqerisht, Lulzim Basha

Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë


Njoftim për shtyp, 23 Mars 2015

Read More
23 Mar
0

PD publikon platformën e dekriminalizimit, masa të ashpra për të shkëputur krimin në Kuvend, institucione e administratë

Qëllimi i platformës është dekriminalizimi i organeve të zgjedhura, institucioneve të pavarura si dhe i administratës publike. Objektivi i kësaj platforme është hartimi dhe miratimi i instrumentave kushtetues dhe ligjor për verifikimin, identifikimin, largimin nga funksioni i deputetit, i të zgjedhurve vendorë, e çdo zyrtari të emëruar në të gjitha nivelet e institucioneve shtetërore apo të administratës publike, të atyre që janë sot në detyrë, apo atyre që në të ardhmen do të kërkojnë të marrin funksione si të zgjedhur apo të emëruar.

Partia Demokratike ka prezantuar sot platformën për dekriminalizimin e Kuvendit, institucioneve dhe administratës publike. Deputetët Oerd Bylykbashi, Eduard Halimi dhe Gent Strazimiri, paraqitën para medias objektivin, qëllimet dhe mënyrën se si do të funksionojë kjo platformë, amendimet ligjore e kushtetuese që synojnë dekriminalizimin.

Oerd Bylykbashi: Në vijim të mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe asaj që deklaroi në përfundim të mbledhjes kryetari i PD, ne sot jemi këtu si anëtarë të komisionit për zbatimin e marrëveshjes së dhjetorit të parlamentit shqiptar dhe mbi të gjitha për dekriminalizimin e parlamentit, për të paraqitur atë që Partia Demokratike shpall si platformë për dekriminalizimin e Kuvendit, institucioneve dhe administratës publike. Qëllimi i platformës është dekriminalizimi i organeve të zgjedhura, institucioneve të pavarura si dhe i administratës publike. Objektivi i kësaj platforme është hartimi dhe miratimi i instrumentave kushtetues dhe ligjor për verifikimin, identifikimin, largimin nga funksioni i deputetit i të zgjedhurve vendor, e çdo zyrtari të emëruar në të gjitha nivelet e institucioneve shtetërore apo të administratës publike, të atyre që janë sot në detyrë, apo i atyre që në të ardhmen do të kërkojnë të marrin funksione si të zgjedhur apo të emëruar. Platforma e Partisë Demokratike për dekriminalizimin do të synojë të vendosë rregullat më të forta dhe më të ashpra për këtë problem kaq të madh e të rëndë që përballet shoqëria shqiptare, kriminalizimin në nivelet më të larta të politikës dhe të institucioneve. Këtë do ta bëjmë bazuar në modelet më të forta dhe më të spikatura europiane dhe botërore siç janë shembujt e Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara, Australisë por edhe rasteve të tjera, dhe në çdo rast, e mbështetur kjo në jurisprudencën më të mirë të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në lidhje me këto çështje. Problematika shqiptare është shpesh herë e pakrahasueshme me atë që janë përballur të tjerët, por janë disa shembuj të jashtzakonshëm që ne, do të na japin mundësinë të fusim instrumentat më të fortë për të përballur problemin. Ndërhyrja do të jetë imediate duke ndërhyrë drejtpërdrejt në Kushtetutë për të trajtuar problemin e zyrtarëve, e deputetëve apo personave të tjerë të emëruar, të cilët kanë rekorde të rënda kriminale, rekorde të tmerrshme që shqiptarët i bëjnë të dridhen kur mendojnë që në krye të institucioneve më të larta mund të kenë zyrtarë të cilët kanë në CV-në e tyre vepra penale të kryera dhe dënime të rënda. Do të përdoren në rekordet kriminale jo vetëm dënimet në Shqipëri, por edhe jashtë Shqipërisë pa përjashtim, në mënyrë që të mos ketë asnjë lloj mundësie që në të ardhmen duke filluar nga tani, persona të tillë të mund të penetrojnë në administratë dhe në organet më të larta të shtetit shqiptar. Në platformën që paraqet Partia Demokratike sot, sigurisht do të trajtohet me prioritet të lartë rasti i krimit të organizuar, vepra penale të lidhura me krimin e organizuar, për të cilën PD do të propozojë masa të rrepta që do të çojnë deri në përjashtimin përjetë nga e drejta për të kandiduar apo për t’u emëruar në detyra, apo funksione të zgjedhura, përfshirë edhe Parlamentin e Shqipërisë. Askush, asnjë shqiptar nuk mund të pranojë që dikush që është i përfshirë në krim të organizuar të jetë përfaqësues i tij, dhe PD është e gatshme që nga ky moment e tutje, kjo histori të jetë e mbyllur një herë e mirë. Sigurisht që në paketën që do të prezantojmë duke filluar ditën e mërkurë kur thirret mbledhja e radhës e Komisionit të Dekriminalizimin, ne do të prezantojmë edhe amendamentet kushtetues për të trajtuar situatën aktuale në Parlamentin e Shqipërisë, dhe në këtë paketë mbi bazën e platformës do të fusim edhe instrumentat dhe procedurat  e nevojshme, efikase, për identifikimin e rasteve me rekorde kriminale dhe procedurat për largimin apo ndërpretjen e mandatit për këta persona. Sigurisht, këta persona do të kenë detyrimin mbi të dhënat e tyre ose mospasjen e rekordeve  kriminale, me përgjegjësi penale. Platforma që paraqet PD do të jetë e gjithanshme në trajtimin e çështjes, do të ndërhyet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë me amendamente që do të kenë vlerë të përhershme, që do të bëjnë të mundur që persona të dënuar, të humbasin funksionin, apo të mos kenë të drejtën të kandidojnë në të ardhmen dhe gjithashtu do të ndërhyhet në legjislacionet e tjera me shumicë të cilësuar duke përfshirë Kodin Zgjedhor, Kodin Penal, Kodin e Procedurës Penale, dhe nëse është e nevojshme edhe në legjislacione të tjera që rregullojnë administratën publike e më tej. Besoj që në përfundim të punës së komisionit mbi bazën e kësaj platforme nuk do të ketë më shteg ligjor apo arsye që të ndodhë më, ajo që Edi Rama dhe Ilir Meta bën pas datës 23 qershor, kriminalizimin e politikës dhe administratës publike në nivele të papranueshme jo vetëm për shqiptarët por tashmë edhe në nivel ndërkombëtar.

-Z. Bylykbashi, amendamenti kushtetues që ju do prezantoni është për ndërprerjen e mandateve aktuale të deputetve e para dhe e dyta sa kushtetues është ky amendament kur Gjykata Kushtetuese ka vendosur se ndërprerja e mandateve, përshembull për anëtarët e Gjykatës së Lartë, apo Kushtetuese në rastin e Ligjit të lustracionit ishte antikushtetues?

Oerd Bylykbashi: Ne, siç e thashë, do të bëjmë një propozim të një amendamenti në Kushtetutë, i cili, bazuar në praktikën e shteteve të tjera, siç është rasti i Shteteve të Bashkuara, që me një ndryshim kushtetues, ka vënë kufinj për persona të cilët janë dënuar më parë, për të pasur mundësinë e kandidimit. Duke u bazuar në këto praktika, ne do të ndërhyjmë për të ndërprerë mandatin nga momenti që verifikohet ekzistenca e rekordit kriminal për persona të cilët janë në Parlament. Eshtë ndryshim kushtetues dhe si i tillë nuk është i trajtueshëm në atë nivel që ju sapo përmendët. Do të jetë një rregull kushtetues i cili do të aplikohet nga momenti që hyn në fuqi për të gjitha rastet që do të kapen nga mekanizmi verifikues që do të vendoset në Parlament, për persona të cilët janë në Parlament dhe do të verifikohen që kanë rekorde kriminale në të shkuarën e për rrjedhojë, mbi bazën e këtij amendamenti tranzitor në kushtetutë, ata do të humbin mandatin. Më pas, sigurisht problemi është i këtyre individëve që nëse këta kanë diçka për t’u thënë shqiptarëve dhe duan të justifukojnë rekordin e tyre kriminal, problemin e kanë ata, por Kushtetuta në synimin tonë, do të ndalojë menjëherë vazhdimin e funksionit të tyre në Parlamentin e Shqipërisë.

-A keni verifikuar se nga ana e Partisë Socialiste ka vullnet politik për të miratuar amnadamentet tuaja?

Eduard Halimi: Në fakt sensibilizimi dhe sjellja në qendër të vëmendjes të Parlamentit Europian të këtij fenomeni, pra të kriminalizimit të Parlamentit dhe Administratës Publike, dhe angazhimi i Parlamentit Europian për të detyruar këtë maxhorancë që të prishë këtë kontratë që ka me krimin, sigurisht që është e qartë për të gjithë qytetarët shqiptarë, që është një fitore e aksonit opozitar të këtyre muajve, por që në mënyrë të padiskutueshme ngelet i vështirë si process, por ama është fondamental për gjithë aksionin opozitar dhe është fondamental për demokracinë në vend. Dekriminalizimi i Parlamentit dhe Administratës Publike dhe largimi i menjëhershëm i të gjithë atyre individëve që ndodhen në Parlament apo në Administratë, sigurisht që nuk merr sot përgjigje në mënyrë përfundimtare sepse para së gjithash dhe mbi të gjitha, ky proces kaq i vështirë dhe kaq fundamental nuk është vetëm çështje normash dhe ligjesh, por është para së gjithash dhe mbi të gjitha, një vullnet i padiskutueshëm që duhet të ekzistojë tek të gjitha partitë politike dhe sidomos tek kryetarët e partive politike. Ajo që ne sot, ajo që prezantoi z. Bylykbashi, është një tërësi normash juridike të cilat përfshijnë ndryshime në Kushtetutë, ndryshime në disa ligje të tjera të cilat kanë si element dy faktorë. E para tregojnë se vullneti i opozitës për këtë proces është fundamental, është i  hekurt, dhe në rradhë të dytë i japin mundësi mazhorancës që ajo të japë opsionet e veta. Ne nuk ia imponojmë askujt që drafti që ne paraqesim, është zgjidhja e vetme. Detajet, teknikat, instrumentet janë të thjeshta, gjenden kollaj. Modele ka gjithandej, ka në vendet rreth e qark Shqipërisë, ka në BE, ka në vendet euroatlantike, por ajo që është mbi të gjitha e rëndësishme është vullneti i hekurt që duhet të ekzistojë tek forcat politike . Në rast se nuk ekziston ky vullnet, procesi do vazhdojë të ngelet i vështirë dhe i pamundur në mënyrë të padiskutueshme. Nëqoftëse ata nuk do të pranojnë këto amendamente, në mënyrë të padiskutueshme, do të përballen me opozitën, do të përballen me qytetarët shqiptarë. Ne tregojmë vizionin tonë, tregojmë vullnetin tonë të hekurt për të dekriminalizuar një orë e më parë Parlamentin dhe administratën publike. Pjesa tjetër sigurisht i ngelet mazhorancës për të shprehur vullnetin e tyre. Ajo që theksojmë ne dhe e theksoi edhe dje Kryetari i Partisë Demokratike është që ky proces do të vazhdojë pa asnjë kompromis. Procesi i dekriminalizimit aktual të Parlamentit dhe të Adminitratës aktuale është proces fundamental për të cilin Partia Demokratike nuk do të bëjë asnjë kompromis. Sigurisht që është po aq e rëndësishme dhe pjesa tjetër që ka të bëjë me Parlamentin e ardhshëm, në mënyrë që kushdo që të jetë në pushtet, kushdo që të ketë mundësi për të vendosur emrat për kandidatë për deputetë apo për kandidatë për zgjedhjet e ardhshme lokale, të mos ketë asnjë mundësi dhe asnjë alibi që në krye të tyre të vendosin individë me rekorde të tmerrshme kriminale. Për ata individë paguajnë qytetarët shqiptarë. Paguajnë nga taksat, nga gjaku, nga djersa e fëmijëve të tyre, dhe ne si opozitë po tregojmë sot vullnetin e hekurt që do ecim në këtë rrugë në mënyrë të padiskutueshme dhe pa asnjë kompromis.

Gent Strazimiri: Unë do doja të shtoja vetëm dy fjalë . Duke qenë se e shoh të pashmangshme të mos bëjmë një retrospektivë. Opozita është përfshirë në një betejë parlamentare dy vjeçare. Gjatë këtyre dy viteve, mjerisht, është konsideruar një opozitë pa kauzë, denoncimet e saj për rekorde kriminale dhe për kriminelë në Parlament dhe në Administratën Publike, janë konsideruar dhunë verbale nga kryeministri aktual dhe krerët e maxhorancës. Më tej, bëri një hap prapa, bëri që të fshihej pas faktit që nuk ka pasur instrumentat ligjor të duhur për ta bërë një verifikim të tillë, ndërkohë që sot kjo është një kauzë e shoqërisë shqiptare, jo e opozitës, është një kauzë që ka përfshirë, siç e thanë edhe dy kolegët, Parlamentin Europian dhe të gjithë partnerët tanë euroatlantikë. Procesi është i pandalshëm. Sot në këtë kauzë, në të cilën është tërhequr zvarrë edhe qeveria, e vetmja gjë që i mbetet të vërtetojë për suksesin e saj, është vullneti politik. Të gjitha çfarë janë në dorë të opozitës sot, përfundimisht edhe me këtë akt, ne po i bëjmë. Vullnetin politik të maxhorancës, të Kryeministrit dhekrerëve të saj, sigurisht nuk e ka në dorë opozita. Nëse ata nuk kanë vullnetin politik për t’i dhënë zgjidhjen e duhur kësaj kauze tashmë të shqiptarëve dhe të partnerëve euroatlantik, sigurisht që zgjidhja do të jetë politike.


Njoftim për shtyp, 23 Mars 2015

Read More
23 Mar
0

Platforma për Dekriminalizimin e Kuvendit, Institucioneve dhe Adminitratës Publike

Në përputhje me Rezolutën e datës 24.12.2014 të Kuvendit të Shqipërisë, në lidhje me dekriminalizimin e parlamentit dhe administratës publike, Partia Demokratike parashtron këtë platformë për dekriminalizimin:

Qëllim i platformës është dekriminalizimi i organeve të zgjedhura, institucioneve të pavarurara si dhe i administratës publike.

Objektiv i platformës është hartimi dhe miratimi i instrumentave kushtetues dhe ligjore për verifikimin, idetifikimin dhe largimin nga funksioni, i deputetit, i të zgjedhurit vendor dhe çdo funksioni tjetër të emëruar nga parlamenti në institucione kushtetuese, të krijuara me ligj, nga shërbimi civil dhe administrata publike në nivel qendror dhe vendor, si dhe pengimin e zgjedhjes apo emërimit në këto funksione në të ardhmen të personave që kanë kryer vepra penale të cilat kanë cënuar besimin publik tek ushtruesit e funksioneve të zgjedhura apo emëruara.

Instrumentat kushtetues dhe ligjore, do të synojnë vendosjen e rregullave më të ashpra për dekriminalizimin, bazuar në praktiken legjislative më të spikatur europiane dhe botërore (Itali, Mbretëri e Bashkuar, SHBA, Australi) në përputhje me jurisprudencën e GjEDNj, me qëllim përballjen sa më efikase dhe trajtimin më të thellë të situates së paprecedent të kriminalizimit të organeve të zgjedhura, funksioneve të emëruara dhe administratës në Shqipëri.

Veprat penale që do të përbëjnë shtyllën e platformës janë veprat penale që përbëjnë krim të rëndë në përputhje me përcaktimet e Konventes së Palermos e OKB-së e vitit 2000, duke nisur me krimin e organizuar, si dhe veprat që cënojnë rëndë autoritetin e shtetit si dhe besimin publik, ku përfshihen veprat korruptive.

Për raste të krimeve me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, do vendosim norma që pengojnë zgjedhjen apo emërimin në organe të larta të shtetit të personave që kanë rekorde të rënda kriminale, dhe që jane në proces hetimi apo gjykimi, dhe ndaj të cilëve janë marrë masa sigurie personale (arrest me burg, etj), ose janë në kërkim policor ndërkombëtar.

Do të përcaktohen rregulla të qarta e të forta për të penguar kandidimin, zgjedhshmërinë si dhe për të bërë të pamundur qëndrimin në detyrë të personave që kanë kryer vepra penale. Ndalimi për t’u zgjedhur apo emëruar do të aplikohet në mënyre të njëjtë si për dënimet e marra në Shqipëri edhe jashtë saj.

Për veprat e rënda si krimi i organizuar, propozohet që periudha e ndalimit të kandidimit apo marrjes së një funksioni publik të jetë përjetë. Një periudhë 20 vjeçare para marrjes së mandatit apo detyrës propozohet edhe në funksion të ndërprerjes së mandateve apo funksioneve aktuale.

Për krimet e rënda, masa e ndërprerjes së mandatit apo pengimi për t’u zgjedhur apo emëruar do të lidhet vetëm me faktin e ekzistencës së rekordit kriminal dhe dënimit.

Ndërhyrjet kushtetuese dhe ligjore do të jenë në dy plane. Së pari, do të trajtohet me prioritet paraqitja e amendamenteve kushtetuese dhe ligjore për ndërprerjen e mandatit të funksionarëve të zgjedhur apo të emëruar që mbajnë mandate aktualisht dhe që kanë rekorde kriminale të rënda. Së dyti, do të ndalohen në të ardhmen personat e dënuar, nga kandidimi, zgjedhja, emërimi dhe ushtrimi i detyrës publike.

Do të ndërhyhet në legjislacionin ekzistues për futjen e procedurave efikase për verifikimin e rekordeve kriminale të funksionarëve publikë të zgjedhur apo emëruar, në detyrë aktualisht apo në të ardhmen, si dhe për ndërprerjen e mandatit apo ushtrimit të funksionit. Këto procedura do të përfshijnë detyrimin për vetdeklarim me përgjegjësi penale të mospasjes së rekordeve kriminale.

Për realizimin e kësaj platforme, në zbatim të rezolutes, parashikohet ndërhyrje në Kushtetutë me amendamente të përhershme dhe dispozita tranzitore, Rregulloren e Kuvendit, Kodin Zgjedhor, Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, dhe sipas nevojës, ligjet që rregullojnë emërimin në institucione kushtetuese apo të krijuara me ligj, në sherbimin civil, etj. Në funksion të harmonizimit dhe efikasitetit të zbatimit të instrumentave të rinj, do të forcohet regjimi i mbajtjes dhe shkëmbimit të informacionit për rekordet kriminale.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 23 Mars 2015

Read More