Blog

26 Pri
0

Basha: Edi Rama është kryeministri turist i një populli refugjat‏

Basha prezanton kandidatët për kryetar bashkie në Delvinë, Konispol, Sarandë, Libohovë.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar me prezantimet e kandidatëve për kryetarë bashkie në Delvinë zotin Dhurim Alinani, Konispol zotin Malo Myrtaj, në Sarandë zotin Kreshnik Bozho dhe në Libohovë Altin Çomo.

Situata e rëndë ekonomike ka qenë në qendër të shqetësimeve që banorët i shprehën zotit Basha. Si pasojë e papunësisë pasigurisë dhe pamundësisë për të përballuar jetën e përditshme, qytetarët kanë drejtuar sytë tek emigrimi.

” Një brengë tjetër, një brengë e vjetër që na rikthehet si një dramë e re, ajo e ikjes, e ikjes së familjeve të tëra në kërkim të shanseve për një jetë që nuk e gjejnë këtu. Në këto dy vite kanë humbur çdo shpresë, kanë humbur shpresën tek e sotmja dhe ç’është më e keqja, kanë humbur shpresën tek e nesërmja.

Zbarkoi me premtime të mëdha, aluçilante, për 300 mijë vende pune, për shëndetësi falas, për rend e siguri, për uljen e çmimit të energjisë, për uljen e çmimit të karburantit, për subvencione në bujqësi e në peshkim,  për uljen e taksave për 97% të shqiptarëve, e kur tha 97% të shqiptarëve  le t’i shohim ato duar të ngrihen, atyre që u është ulur taksa në këto dy vite ose të atyre që janë futur në punë këto dy vite, ose të atyre që paguajnë më pak faturën e energjisë se sa një vit apo dy vite më parë , spo ngrihen duar se s’ka sit ë ngrihen se e vërteta është krejt ndryshe,  dhe dhemb në çdo zemër, në çdo familje, në çdo vatër, në çdo qytet, por as për dhimbje nuk duan t’ja dinë! Nërsa qytetarët si pasojë e keqeverisjes së Rama-Metës kanë marrë rrugët e emigrimit, kryeministri tha zoti Basha sillet si turist çdo fundjavë rrugëve të Europës.

“Edi Rama është kryeministri turist i një populli refugjat për te cilin as nuk do t’ia dijë.
Si mendoni ju se do të hapin vende pune , duke ju rritur taksat e duke blerë palma, duke ju rritur çmimin e energjisë e duke ndërtuar kulla korrupsioni, duke ju shembur të pamundurve djersën dhe gjakun e duke i lartësuar sarajet e tyre nga Surreli në Qiparo.

21 qershori, tha kryetari i Partisë Demokratike është dita e gjykimit të madh për keqqeverisjen dhe dita kur shqiptarët me votën e tyre do t’i kthejnë shpresën qytetarëve të këtij vendi.

“Më 21 qershor vëllezër dhe motra, në radhë të parë e mbi të gjitha do të keni në dorë një instrument shumë të fuqishëm, të gjykimit me votë ,  të keqqeverisjes së këtyre 2 viteve, të politikës se  lakut në fyt për shumicën e luksit për pakicën. Vota juaj duhet të jetë vota për projektin, rrugën, shpresën, që të hap vende pune, të krijojë mirëqenie e të rikthjë lekun në duart e qytetarëve e jo  në xhepat e qeveritarëve. Që mos ta kemi më alternativën e ikjes të vetmen alternativë, por të nisni të ndërtoni pa asnjë pengesë të ardhmen tuaj dhe të ardhmen e fëmijëve tuaj në vendin tuaj”, tha Basha.


 

Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 26 Prill 2015

Read More
26 Pri
0

Reagim i Partisë Demokratike ndaj deklaratës së deputetit Ervin Bushati‏

Sot nuk ka qytetar të Tiranës apo shqiptar që nuk e di se Lulzim Basha  i ka dhënë Tiranës vizionin e një qyteti modern dhe europian me Bulevard të ri, terminal multimodal, transport modern pasagjerësh me tram, 200 projekte të realizuara në infrastrukturë, kopshte, shkolla e çerdhe, 25 mijë vende të reja pune, etj.

Ndërsa Edi Rama si kryebashkiak betonizoi Tiranën, si kryeministër është përgjegjës për papunësinë, varfërinë, mjerimin, pasigurinë dhe eksodin. Por përgjigjen më të mirë do ta japin qytetarët më 21 Qershor.  Qytetarët shqiptarë pyesin sot ku është Edi Rama?

Pse nuk ballafaqohet me popullin e tij? Pse fshihet pas papagajve të tij? Pse fshihet nëpër salla të errëta ku prezanton kandidatët larg syve të qytetarëve? Revolta popullore e ka futur sot në depression Edi Ramën por është e sigurt se me ndëshkimin që do marrë me 21 Qershor, nuk do të ketë doktor që ta marrë në dorë.


 

Deklaratë për media e kandidates për Këshillin Bashkiak, Reila Bozdo, 26 Prill 2015

Read More
26 Pri
0

Basha: 21 qershori është dita e gjykimit politik për dyshen Rama-Meta‏

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka prezantuar në qytetin e Gjirokastrës kandidatin për kryetar Bashkie Igli Kokalari. Zoti Basha ka theksuar se në të gjithë Shqipërinë qytetarët janë bashkuar si asnjëherë më parë dhe po presin me padurim ditën e votimit, për t’i dhënë ndëshkimin e merituar, dyshes Rama – Meta.  21 qershori, tha Basha është dita e gjykimit politik, është dita e llogarisë para shqiptarëve, është dita e ndëshkimit me votë të keqqeverisjes Rama – Meta.

“Pse po vërshojnë qytetarët, pse po vërshojnë njerëzit në mënyrë plebishitare, popullore, në takimet tona paraprake të prezantimit të kandidatëve tanë? Ç’është ky vërshim si në kohët e përmbysjes së regjimit të tollonave e arratisë? Ç’është ky entuziazëm në mes të kësaj gjendje të tmerrshme ekonomike që ka kapluar vendin?! Ju a them unë se e ndiej në shpirt. Njerëzit po presin me padurim ditën e votimit, ka një padurim për të votuar, për t’u dhënë një mësim që ta mbajnë mend, për t’u dhënë ndëshkimin e merituar.

21 qershori është dita e gjykimit politik, është dita e llogarisë para shqiptarëve, dita e gjykimit me votë të keqqeverisjes Rama-Meta”.

Kryetari i Partisë Demokratike ndërsa është njohur me problemet e mëdha të qytetarëve, theksoi se qeveria i ka vënë qytetarëve lakun në fyt me pabesitë e saj, me mashtrimet e saj, me taksat, me arbitraritetin e saj, me rritjen pa kufi të taksave, me rritjen e çmimit të energjisë të cilin premtoi se do ta ulte, me rritjen e çmimit të naftës. Gjirokastritët nuk do të pranojnë të qeverisen nga Gjiri i Lalzit tha Basha  por do ti besojne votën Igli Kokalarit

“Për çfarë vijnë të kërkojnë votën këta? Për çfarë e kërkon votën qeveria? E kërkojnë si miratim për gënjeshtrat e mashtrimet e tyre, për gjoja 300 mijë vende të reja pune apo shëndetësinë falas, rendin e sigurinë, uljen e taksave për të gjithë shqiptarët apo uljen e çmimit të energjisë?! Të gjitha gënjeshtra. E kërkojnë votën tuaj për të miratuar politikën e lakut në fyt dhe vota juaj do ta miratojë këtë politikë të lakut në fyt ose do ta heqë lakun nga fyti i shqiptarëve.

Kërkojnë votën tuaj për të zhbërë me votën tuaj, me duart tuaja pushtetin vendor, që vendimet  për Gjirokastrën të mos merren në Gjirokastër por në Gjirin e Lalzit.

Bashkisë së re të Gjirokastrës, qytetarëve të rinj e të vjetër të këtij qyteti e çdo komune, një njeri i sprovuar në shërbimin ndaj tyre, një njeri që urdhrat nuk do i marrë as nga Tirana e as nga Gjiri i Lalzit por do i marrë nga gjirokastritët dhe ky eshte Igli Kokalari”, tha Basha.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 26 Prill 2015

 

Read More
26 Pri
0

Basha: Më 21 qershor t’i hapim rrugë shpresës, të ardhmes, punës dhe dinjitetit‏

Ndërsa ishte në Berat për të prezantuar kandidatin për kryetar të Bashkisë, zotin Kasem Mahmutaj, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndaluar nga qytetarë të shumtë të cilët kanë shprehur shqetësimet e tyre që nga emigrimi tek taksat e rritura që po çojnë drejt falimentit bizneset e deri tek pamundësia për të ushqyer fëmijët.

Basha u shpreh se për Ramën dhe Metën populli nuk ka dinjitet dhe e konsiderojnë mall që blihet dhe pasi i marrin votën u vënë lakun në fyt siç u dëshmua këto dy vjet.

Qytetare: Varfëria ka arritur ekstremin, shumë të rinj janë drejtuar jashtë vendit dhe është për të ardhur keq.

Biznesmen: Biznesi ynë ndihet i rrezikuar. Partnerët tanë po kërkojne të zhvendosin bizneset e tyre nëpër vende të tjera.

Basha: Sa të punësuar keni?

Biznesmen: Kam rreth 80

Basha: Sa janë rritur taksat?

Biznesmen: Unë nuk di të them që të paktën njëra taksë më është ulur dhe të tjerat janë rritur, që të gjitha janë rritur.

Qytetare: Jemi pa buke, pa drita, me fëmijë në spitale dhe nuk na i kapin me dorë pa punë.

Basha: “Nuk mund t’ia lëmë peng të ardhmen tonë, fëmijët tanë, zullumit Rama-Meta.  Ka ardhur koha të çohemi të gjithë në këmbë, pa dallim, të djathtë dhe të majtë, e t’i themi ndal kësaj mënxyre.

Ndaj zgjedhjet e 21 qershorit nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë thjesht dhe vetëm zgjedhje vendore.

Në Kuçovë kryetari i Partisë Demokratike ka prezantuat kandidatin për kryetar Bashkie,  zotin Myslym Haxhi.

Lideri i opozitës theksoi se dëshpërimi ka kapluar çdo shtëpi ndërsa pushtetarët pasurohen çdo ditë.

“Shqipëria e pushtetarëve është Shqiperia e vogël e luksit, e amoralitetit, është Shqipëria e favoreve për njëri – tjetrin, është Shqipëria e milionave për miqtë. Shqipëria e madhe është Shqipëria e vuajtjes, e dëshpërimit e të papunëve, e të pamundurve, e fermerëve që shesin bagëtitë e mbetura për të paguar faturat e energjisë”.

Në Urën Vajgurore zoti Basha ka prezantuar kandidatin për kryetar Bashkie, zotin Bujar Hoxha. 

Rama-Meta tha zoti Basha  është burim i çdo fatkeqësie që përjetojnë sot shqiptarët ndërsa janë përgatitur t’i kthehen zakoneve më të keqia, parave për për blerë votën.

“A do pranojmë që këtu në Urën Vajgurore si kudo tjetër në Shqipëri të vendosin kukulla me emrin Rama – Meta të shkruar në ballin e tyre. Taksidarë që të marrin kacidhen e fundit nga xhepi juaj, njerëz që nuk duan t’ia dinë për ju, apo do t’i themi jo, me votën tonë do t’i themi ndal me voten tone.  T’i hapni rrugë shpresës, t’i hapni rrugë së ardhmes, t’i hapni rrugë punës dhe dinjitetit”, theksoi Basha.


 

Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 26 Prill 2015

Read More
25 Pri
0

Basha: Rilindja po provohet një varrmihëse e shpresave, më 21 Qershor do marrë përgjigjen e shqiptarëve‏

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prezantoi sot kandidatët për kryetarë bashkie,  zotin Kasem Mahmutaj në Berat,  zotin Myslym Haxhi në Kuçovë dhe zotin Bujar Hoxha ne Urën Vajgurore.

Lideri i opozitës theksoi se deshpërimi ka kapluar çdo shtëpi. Mijëra qytetarë i kanë vënë dryrin shtëpive dhe kanë emigruar. Ai tha se dyshja Rama-Meta është burim i çdo fatkeqësie që përjetojnë sot shqiptarët ndërsa janë përgatitur t’i kthehen zakoneve më të keqia, parave për për blerë votën. Basha u shpreh se për Ramën dhe Metën populli nuk ka dinjitet dhe e konsiderojnë mall që blihet dhe pasi i marrin votën u vënë lakun në fyt siç u dëshmua këto dy vjet.

“Sot, në këtë ditë të bukur, në këtë qytet të krenarisë tonë jemi mbledhur të gjithë me një sens shprese. Por kohët, janë kohë të vështira. Janë kohë të vështira për Beratin, janë kohë të vështira për beratasit, janë kohë të vështira për shqiptarët anëembanë. Dy vjet pas ardhjes në pushtet të një qeverie që erdhi me premtime të mëdha para shqiptarëve, gjërat po shkojnë keq e mos më keq.  Marrëzitë, zullumet, katastrofat me të cilat shqiptarët janë përballur që me ardhjen e dyshes Rama-Meta në pushtet nuk kanë të mbaruar.

E zeza e keqqeverisjes, e korrupsionit, e vjedhjes, e përbuzjes së virtytit, e përbuzjes së dijes që është kaq e shtrenjtë e kaq e çmuar për shqiptarët, e në veçanti për qytetarinë beratase, e ngritjes në kult të rryshfetit, të korrupsionit e së fundmi edhe krimit, e kanë nxirë imazhin e Beratit dhe të gjithë Shqipërisë. Ia ka dalë  të nxijë edhe muret e bardha shekullore, shtëpitë e vjetra beratase. Kjo duk me zezë që e ka emrin Rama-Meta nuk ka sjellë asgjë të mirë në këto dy vite. Jo 300 mijë vende pune, por asnjë vend të vetëm nuk ia kanë dalë të hapin.  Përkundrazi, dhjetra, qindra njerëz çdo e javë e çdo muaj, ose nën rryshfetin dhe arbitraritetin e spastrimit të administratës, ose sepse kompanitë të vogla, mesme, mëdha mbyllin dyert, largojnë punonjësit, i nxjerrin në rrugë, sepse taksat janë rritur, faturat janë shtuar, çmimi i energjisë që premtuan se do ta ulin është rritur. Çmimi i naftës në Berat është më i lartë se në Berlin.

Kjo nuk është Shqipëria që ne ëndërruam, kjo nuk është Shqipëria që ne duam, ky nuk është Berati që ju meritoni, kjo nuk është e sotmja dhe e nesërmja që meritoni ju apo fëmijët tuaj. Dëshpërimi pa cak ka kapluar çdo prag.  Dëshpërimi është pasojë e drejtpërdrejtë e keqqeverisjes, e vrasjes së vendeve të punës përmes taksave të larta, çmimeve të rritura, por mbi të gjitha e vrasjes së shpresës se e nesërmja mund të sjellë diçka më të mirë.

E pra sot jemi mbledhur këtu jo thjesht për të treguar me gisht përgjegjësit e kësaj situate sepse të gjithë i njohim, e kanë emrin Rama-Meta, ose këtu në Bërat Meta-Rama. Edhe këtu në këtë qytet zullumi i tyre nuk njeh kufi. Në fakt është kaq i madh, saqë ka hedhur përtej edhe barrierat politike. E shumë prej jush, të mërzitur siç jeni, të pashpresë siç jeni, siç keni qenë që ditën e parë me të ashtuquajturën “Rilindje”, po provohet një varrmihëse e shpresave të shqiptarëve, e dini se edhe ata që i votuan dy vite më parë, edhe votues të tyre, madje edhe militantë të tyre, madje edhe anëtarët e partive të tyre, iu ka ardhur në majë të hundës, aty ku nuk mban më, sepse nuk ka asnjë fije idealizëm, asnjë fije militantizëm, ka pazar, pazar dhe vetëm pazar.

Shpresa ka lindur dhe rilindur nga muret e lashta, nga kujtesa dhe tradita, nga tabani i mençurisë beratase dhe do të rilindë dhe po rilind prap. Nuk ka si të jetë ndryshe. Nuk mund t’ia lëmë peng të ardhmen tonë, fëmijët tanë, zullumit Rama-Meta.  Ka ardhur koha të çohemi të gjithë në këmbë, pa dallim të djathtë dhe të majtë, e t’i themi ndal kësaj mynxyre.

Ndaj zgjedhjet e 21 qershor nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë thjesht dhe vetëm zgjedhje vendore. Nuk do të ishin të tilla as në ndonjë rast tjetër. Sepse ndryshimi arbitrar që i bënë hartës lokale kishte dhe ka për qëllim asgjesimin e qeverisjes vendore, që do të thotë vendosjen e oligarkisë Rama-Meta në nivel lokal. Që do të thotë hendek që thellohet me qytetarin, shurdhëri, verbëri ndaj halleve dhe problemeve tuaja, jo zgjidhje por përbuzje, shpërfillje, braktisje të beratasve, jo vetëm nga Tirana por tashmë edhe nga Berati.

Por nuk është vetëm problem që këta me poshtërësinë më të madhe iu kërkojnë të votoni me duart tuaja zhbërjen e pushtetit vendor, zhdukjen e të vetmes hallkë që ka mbetur dhe që e ka për detyrë të jetë sa më afër qytetarëve. Jo, këta kërkojnë që me votën tuaj më 21 qershor të sanksionojnë të keqen, ta sanksionojnë me çdo kusht e për këtë janë të përgatitur të bëjnë më të pabërat. Janë përgatitur edhe njëherë t’iu kthehen zakoneve më të ndyra, parave për votën, kërcënimeve për votë. Sepse në mendjen e tyre ju nuk keni dinjitet, ju nuk keni personalitet, ju nuk trajtoheni si njerëz, si qytetarë. Dy vjet zullume për Beratin,Kucoven uren vajgurore dhe mbare shqiperine dy vjet fatkeqësi për Beratin, papunësi, varfëri, lakun në fyt, rripi që shtrëngohet, faturat që shtohen gjithnjë e më shumë të kripura, dhe mendojnë se kur të vijë dita e gjykimit mund t’ia mbyllin gojën me 20 mijë lekë, apo me 30 mijë lek, apo me 40 mijë lek, apo me 50 mijë lekë, e t’ju thonë futeni këtë shupë lekësh në xhep, dhe e dini çfarë keni, mbylleni gojën, uleni kokën dhe qerohuni. Kështu i bëjnë hesapet ata.

A i bëjnë hesapet drejtë me Beratin kur mendojnë kështu? A do të ecë kështu vallë fati i këtij qyteti dhe i gjithë Shqipërisë? Kjo është pyetja në buzën e çdo shqiptari dhe përgjigja që do të japim më 21 qershor nuk ka se si të jetë përveçse një përgjigje politike, ndaj një projekti ogurzi i cili tashmë po kulmon me marrjen peng të 100 mijë shtëpive të shqiptarëve, për t’i marrë peng për faturat e papaguara afrofe, abuzive, të çmimit të rritur të energjisë.

Prandaj dhe përgjigja jonë është dhe duhet të jetë një përgjigje politike, është dhe do të jetë përgjigja e rezistencës, është dhe do të jetë përgjigja Ndal dhe Jo oligarkisë në Tiranë dhe kukullave të oligarkisë këtu në Berat. i kanë nxjerrë nga oxhaqet nepotike kandidatët apo i kanë nxjerrë nga xhepi i tyre, pak rëndësi ka, i kanë apo si kanë dhëndur politik, pak rëndësi ka. Ata nuk kanë fytyrën e tyre, ata nuk kanë vullnetin e tyre, ata nuk përfaqësojnë veten e tyre, e lër më t’ju përfaqësojnë ju, nuk ju përfaqësojnë ju, nuk do t’ju përfaqësojnë ju. Ata janë thjesht dhe vetëm të caktuarit për të bërë këtu zullumin e Rama-Metës, për të ndarë këtu rryshfetin e Rama-Metës, për të qenë këtu xhandarët e Rama-Metës.

Kandidatët e Partisë Demokratike kanë një dhe vetëm një urdhër të lartë, t’ju përfaqësojë ju. Të luftojë për ju, të luftojë për bizneset që të mos i mbyllin dyert, mos t’i ulin qepenat, mos të shtojnë rradhët e të papunëve. Të luftojnë për ndërmarrjet që të mos i nxjerri në rrugë nënat, kryefamiljaret, kryefamiljarët, por të investojnë dhe të hapin më shumë vende pune.   Duke votuar në zgjedhjet e 21 Qershorit do ti themi ndal revanshit dhe marrëzisë të kësaj qeverie, taksave të larta, çmimeve të larta, faturave të kripura të energjisë, çmimit të lartë të karburanteve. Për t’i thënë ndal arbitraritetit dhe arrogancës së pushtetit, terrorit të pushtetit mbi njerëzit e thjeshtë, selektivitetit dhe mungesës së zbatimit të ligjit njësoj për të gjithë.   Ju ftoj të bashkoheni si asnjëherë më parë në votën tuaj qytetare e të zgjidhni birin tuaj, shërbyesin tuaj, njeriun e punës dhe të mirave për t’i thënë jo fatkeqësisë, për ta zbrapsur fatkeqësinë dhe për të hapur ditët e shpresës dhe besimit për  gjithë Shqipërinë”, tha Basha.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 25 Prill 2015

 

Read More
25 Pri
0

Reagim i Partisë Demokratike ndaj deklaratës së deputetit Bushati‏

Sot nuk ka qytetar të Tiranës apo shqiptar që nuk e di që Lulzim Basha  i ka dhënë Tiranës vizionin e një qyteti modern dhe europian me Bulevard të ri, terminal multimodal, transport modern pasagjerësh me tram, 200 projekte të realizuara në infrastrukturë, kopshte, shkolla e çerdhe, 25 mijë vende të reja pune, etj. Ndërsa Edi Rama si kryebashkiak betonizoi Tiranën, si kryeministër është përgjegjës për papunësinë, varfërinë, mjerimin, pasigurinë dhe eksodin. Por përgjigjen më të mirë do ta japin qytetarët më 21 Qershor.  Qytetarët shqiptarë pyesin sot ku është Edi Rama? Pse nuk ballafaqohet me popullin e tij? Pse fshihet nëpër salla të errëta ku prezanton kandidatët larg syve të qytetarëve? Revolta popullore e ka futur sot në depresion Edi Ramën por është e sigurt se me ndëshkimin që do marrë me 21 Qershor, nuk do të ketë doktor që ta marrë në dorë.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 25 Prill 2015

 

 

 

Read More
25 Pri
0

Basha: 21 Qershori është ora e gjykimit për dështimet dhe mashtrimet e qeverisë‏

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prezantoi në Roskovec kandidatin për kryetar Bashkie z Gëzim Çaushi.
Basha tha se 21 Qershori është momenti ku qytetarët do japin përgjigje plagës së madhe që ka pllakosur sot Roskovecin, Fierin dhe gjithë Shqipërinë që është papunësia, varfëria, mungesa e shpresës për një të nesërme më të mirë, e cila ka vulosur dhjetra e qindra dyer tek fierakët, banorë të Roskovecit e banorë të zonave përreth, e që i ka detyruar ata të marrin rrugët e kurbetit në një eksod, përmasat e të cilit i kishim harruar në këto 25 vite.

“Me 21 Qershor, vëllezër e motra, fjalën nuk e ka më qeveria, fjalën nuk e ka më kryeministri, fjalën nuk e ka më politika, fjalën e kanë qytetarët, fjalën e kanë banorët e Roskovecit, fjalën e kanë banorët e Fierit, fjalën e kanë shqiptarët që do të vulosin me votën e tyre. Më gjatë se kurrë më tha dikush para disa ditësh, por dalngangalë ora e gjykimit të drejtë popullor me votë po vjen. Ora e gjykimit për dështimet dhe mashtrimet në kurriz të banorëve të Roskovecit dhe gjithë Shqipërisë po vjen. A do të jetë kjo ora kur zullumqarët përsëri të arrijnë ta blejnë zërin tuaj, mendjen tuaj, shpirtin tuaj, zemrën tuaj, të ardhmen tuaj dhe të fëmijëve tuaj për për një grusht parash ?! A do jetë kjo dita kur ata të thonë ‘punë e madhe që nuk bëmë gjë në roskovec’ ‘punë e madhe se nxorëm me dhjera e qindra nga puna’ ‘ shkojmë e i fusim një 20 mijë lekësh e tu themi; ja ku i keni,  mbylleni gojën ?! A do të jetë kjo ditë 21 Qershori ?! A do të jetë kjo dita e poshtërimit të dytë të burrave dhe grave të Roskovecit, të fëmijëve dhe së ardhmes së Roskovecit ?!

Apo do të jetë dita e ngritjes me krenari të kokës tuaj, e kërkimit me votën tuaj e me votën tuaj ta vini përpara përgjegjësisë së dështimeve e mashtrimeve?! Atyre që dy vjet më parë ju premtuan parajsën dhe pastaj u zhdukën pa lënë gjurmë duke nisur me përfaqësuesen tuaj të derisotme në Parlament që nuk e ngriti njëherë zërin për dhjetra investime të nisura por të bllokuara prej dy vitesh për qindra banorë të kësaj zone që u ka shkuar laku në fyt, që shtrëngojnë rripin ditë për ditë, që nuk kanë punë, që nuk kanë para e ç’është më e keqja nuk kanë shpresë se e nesërmja do të jetë më e mirë. Apo do të jetë dita kur të bashkohemi të gjithë e të themi Jo ?!

Nuk duam një kukull të Rama-Metës në Roskovec që kujdeset për punët e Rama-Metës e të marë e të pres në mes rryshfetet e Rama-Metës e të përfaqësojë interesat e e Rama-Metës. Por duam zërin, fytyrën, forcën, fuqinë e banorëve të Roskovecit që t’ju përfaqësojë denjësisht këtu, të ngrejë zërin për ju, të punojë për ju, të qajë hallet me ju e bashkë me ju të bëjë gati kthimin e faqes për Roskovecin nesër e për Shqipërinë pasnesër duke premtuar solemnisht se nuk do të rriten taksat por do të luftojë me ju që t’i ulë ato . Duke u bërë pjesë e kauzës tuaj të drejtë, duke u hequr, bashkë me ju, marshimin tuaj, në krahun tim e në krahun e gjithë shqiptarve të tjerë që kërkojnë një të nesërme ndryshe, për të ulur çmimin e energjisë, për të ulur çmimin e karburantit, për të rritur pensionet, për të rritur rrogat , për të çuar paratë në investime që hapin vende pune dhe jo lluks për qeveritarët”, tha Basha.

Pashpirtesia, tha kreu i opozitës, është virtyti i kësaj qeverie që s’ka mbajtur asnjë premtim, nuk ka hapur asnjë vend të ri pune, por e ka zhytur vendin në varfëri he mjerim.

“Duke i trajtuar me pashpirtësi të madhe, duke i ballafaquar me virtytin e vetëm të kësaj qeverie, pashpirtësinë. Paaftësinë për të dëgjuar, për t’ju dëgjuar ju, për t’ju shikuar ju, për t’ju ndjerë ju, për të prekur dhimbjen tuaj siç e ka prekur deri më sot dhe si do ta prekë ditë për ditë nesër, duke u përpjekur dhe luftuar me ju për ta pakësuar dhimbjen tuaj duke hapur me ju, me mua, me gjithë shqiptarët horizontet e së nesërmes që patjetër do të jetë më e mirë.

Kandidati ynë sot dhe kryetari i ardhshëm i Bashkisë së Roskovecit, Gëzim Çaushaj. Nuk jua sjellim këtë kandidat për Partinë Demokratike. Nuk jua sjellim Gëzim Çaushin për veten tonë. E gjejmë këtu mes jush me përkushtim, me integritet, me punë shumë e fjalë pak dhe jam i sigurtë , unë dhe të gjithë demokratët, jam i sigurtë unë dhe të gjithë shqiptarët që kërkojmë një të nesërme ndryshe se duke i besuar votën atij keni një arsye më shumë që sëbashku me njëri tjetrin, sëbashku me kryetarin e ardhshëm të Bashkisë së Roskovecit, sëbashku me mua, të hapim një kapitull të ri se koha nuk pret më” theksoi Basha.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 25 Prill 2015

 

Read More
25 Pri
0

Familjet në nevojë i kërkojnë ministrit Veliaj ndihmën ekonomike që ua ka hequr prej 8 muajsh

Kraja: Realiteti është larg suksesit imagjinar të ministrit

Familjarë që janë hequr nga ndihma ekonomike deklaruan sot se ndihen të fyer dhe të braktisur nga ministriErion Veliaj. Ndërsa kanë treguar problematikat e tyre, ata theksuan se në mungesë të plotë transparence u thonë që nuk përfitojnë ndihmë ekonomikë, ndërkohë që janë futur në skemë persona me vila dhe makina.

“Unë quhem Rajmonda Morava, jam e njësisë nr. 4. Na thonë hajde aplikoni, shkojmë aplikojmë . Në fund të muajit thonë do merrni përgjigjen, e merrni apo nuk e merrni asistencën. Shkojmë në Bankë thonë nuk e kemi neve por e ka njësia numër 4. Se çështë kjo punë nuk e di. Unë kam tre muaj që nuk e mar asistencën. Hajde sot e hajde nesër, tallen me ne këta? Ne mezi e presim atë asistencë, sikur çfarë po na japin, 40.000 lekë të vjetra. Çfarë do bëj me atë asistencën, të paguaj drita a ujë, që na kërkon dhe kryeministri të paguajmë dritate ujin? Prandaj I bëj thirrje qeverisë të na ndihmojë, mos na I ndërpresi se atë asistencë kemi, nuk kemi asnjë të ardhur tjetër. Burrin pa punë, vetë pa punë”, u shpreh një qytetare në nevojë.

“Përshëndetje, jam një e përndjekur politike. Prej qershorit unë nuk marrë asistencë, se për çfarë më penalizuan nuk e di. Jam e ardhur nga Bulqiza, me asistencë , me pashaportizim, me vite pune edhe që në qershor 2014 sa fituan këta të rinjtë, unë kur shkoj të marr asistencën nuk marr asistencë. Ulem para nënpunëses , aplikoj me pastërtinë time si qytetare dhe më tha që nuk e meriton.  Banoj me gocën time, fëmijët e mi s’kanë të hanë bukë e jo më të më japin mua.  I kërkoj ministrit Veliaj që të më japë të drejtën time se s’kam lënë institucion pa shkuar”, tha një kryefamiljare.

Jam kryefamiljar , jemi 5 veta në familje dhe kam 8 muaj që s’marr ndihmë ekonomike. Se si është kjo punë nuk e di. Hajde apliko sot, hajde apliko nesër . Kamshkuar aty por tani nuk e di se çfarë do bëhet.  Nëqoftëse s’janë të zotë të na japing ndihmë ekonomike, na gjeni punë të shkojmë të punojmë te mbajmë fëmijët. Ai Erjon Veliaj mos të shohë ato tavernat ato qefet e veta por të shohi hallet e popullit me gjithë kryeministrin që thotë paguaj drita e paguaj ujë se nuk kemi me çfarë ti paguajmë. Të na gjejnë punë, të na japin ndihmë ekonomike që ti paguajmë edhe ne. Që nesër mos vijë të më fusë në burg ai e ti lë fëmijet rrugëve”, u shpreh një tjetër.

Koordinatori kombëtar i Partisë Demokratike,  Akil Kraja i tregoj ministrit se ky është realiteti dhe kjo është Shqipëria reale ndryshje ajo e sukseseve imagjinare që rrefen bëper ekrane. Aktualisht, janë rreth 20 mijë familje që janë larguar nga skema e ndihmës ekonomike.

“Është një rrëfim që fatkeqësisht dëgjohet anëembanë Shqipërisë dhe që dëshmon më së miri nevojën për të zbritur nga qielli i propagandës dhe me këmbë në tokë për të dëgjuar njerëzit, për t’I shërbyer qytetarve të cilët kur janë të varfër kanë nevojë për ndihmë  kanë më shumë nevojë për ndihmë dhe jo për t’I trembut me llojë llojë politikash propagandistike, reforma të cilat nuk kuptohen . Reforma të cilat janë të keqadministruara apo akoma më keq të cilat as nuk transmetohen siç duhen teik këto familje në nevojë. Përgjigje nuk ka, reforma diku është . Këto njerëz presin ndihmën sociale për të mos I vendosur në një vështirësi gjithmonë e më të madhe. Sot një dëshmi, por si keto jane mijera te tjera te një situate qe eshte anembane  Shqipërise situate kritike për familjet shqiptare”, tha Kraja.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 25 Prill 2015

Read More
25 Pri
0

Reagim i Partisë Demokratike ndaj sulmit të makinës së deputetit, Bedri Hoxha‏

Partia Demokratike dënon ashpër sulmin ndaj makinës së deputetit Bedri Hoxha. Ky sulm me prapravijë politike bëhet për shkak të detyrës, ndaj Partia Demokratike i kërkon autoriteteve ligjore të zbardhin ngjarjen dhe të vendosin autorët përpara përgjegjësisë. Partia Demokratike dënon sulmet e përsëritura ndaj zyrave, makinave dhe personaliteteve të saj në prag të fushatës elektorale, duke e vlerësuar këtë situatë të rëndë si një histori presioni ndaj opozitës.


 

Reagim për shtyp i Partisë Demokratike, 25 Prill 2015

 

Read More
25 Pri
0

Projekligj për dekriminalizimin e zgjedhjeve të 21 Qershorit‏

Kryetari i Komisionit të Dekriminalizimit, deputeti Oerd Bylykbashi dorëzoi dje në Kuvend një nisëm ligjore të Partisë Demokratike për të dekriminalizuar zgjedhjet e 21 Qershorit. Projekligji synon të pengojë individë më rekorde kriminale të kandidojnë për zgjedhjet lokale dhe qëndrore.

Prononcimi për mediat i deputetit Oerd Bylykbashi:

Partia Demokratike ka dorëzuar dje në Kuvendin e Shqipërisë projektligjin me ndryshime në Kodin Zgjedhor, ndryshime tranzitore, të cilët bëhen në kuadër të Rezolutë së Parlamentit të datës 24 Dhjetorit për dekriminalizimin e politikës, qoftë në nivel qendror apo vendor.

Janë ndryshime tranzitore që synojnë pas miratimit të tyre nga Parlamenti të pengojnë në zgjedhjet e 21 Qershorit të individëve me rekorde kriminale, të dënuar për krime të rënda dhe të një natyre më të vogël, në mënyrë që politika në nivel qendror , por dhe vendosur në rastin konkret, të mos jetë më e prekur nga këta individë me një CV kriminale.

Janë amendamente, të cilët do të bëjnë të pamundur që këta persona të kandidojnë duke filluar që nga afati i rregjistrimit por dhe në se zbulohet më pas rekordi do të humbasin mandatin.

Është një praktike shumë e mirë, mbi të cilën këto amendamente janë bazuar. Jemi bazuar kryesisht në modelin italian, por dhe në modele të tjera qoftë në atë amerikan apo britanik për të bërë të mundur që Kodi Zgjedhor të ketë rregulla të forta dhe të ashpra për këta individë.

Sigurisht që vonesat dhe pengesat e vazhdueshme përfshirë pengesën një mujore për të kërkuar ndihmën e Komisionit të Venecias nuk mund të pëngojnë Parlamentin që të miratojë këto dispozita ashtu sikurse kërkon Parlamenti Europian të jenë efektive përpara 21 Qershorit 2015. Dhe për rrjedhoje ne dje kemi propozuar një projektligj që do të shyrtohet drejtpërdrejt nga Parlamenti nëpërmjet procedurës së tij standarde për t’u kaluar në seancë plenare sa më shpejt që të jetë e mundur dhe për të hyrë në fuqi menjherë sipas procedurës që parashikon Kushtetuta.

Pyetje: Zoti Bylykbashi, a jeni pak vonë për këtë propozim, sepse vetëm pak pas ditësh përfundon afati për rregjistrim e kandidatë ve finalë?

Unë mendoj që kemi kohë të mjaftueshme që Parlamenti ta marrë në shqyrtim sa më shpejtë të jetë e mundur, ta miratojë dhe ta fusë në fuqi. Duke e miratuar në Kodin Zgjedhor, të hyjë në fuqi menjëherë ky projektligj dhe të bëjë të mundur që në 21 Qershor këta persona të mos kandidojnë. Sigurisht që të gjitha ato vonesat që keni parë në Komisionin për Dekriminalizimin, qoftë bllokimin e caktimit të ekspertëve, qoftë thirrjen e ekspertëve ndërkombëtarë kanë patur qëllim vetëm këtë që sot dikush të thotë që nuk kemi më kohë dhe për rrjedhojë të kandidojnë individë me rekorde kriminale, ashtu siç janë denoncuar nga Partia Demokratike. Por kohën e keni të mjaftueshme dhe asnjë lloj justifikimi nuk mund të ketë për mazhorancën për të penguar bllokimin e tyre. Projektligji është i bazuar në praktikën dhe standardet më të mira ndërkombëtare.

Pyetje: Konkretisht çfarë ndryshimesh propozoni?

Në mënyrë specifike janë dy nene tranzitore në Kodin Zgjedhor, të cilët do të bëjnë pengimin e personave të dënuar me vendim gjykate përfundimtar për krime të rënda, që janë dënuar për më shumë se dy vjet burg për krime të tjera apo dhe persona të tjerë që janë dënuar nga një minimum prej gjashtë muaj kohe për vepra penale të kryer me dashje. Sigurisht në to përfshihen dhe raste kur në mënyrë shumë specifike kur përfshihen raste të krimeve shumë të rënda sikurse janë terrorizmi, krimi i organizuar dhe janë persona në hetim dhe personat janë në masën e arrestit me burg apo arresti shtëpie. Pra përpiqemi që me këto ndryshime të bllokojmë maksimalisht që këta persona, të cilët kanë molepsur politikën në nivel qendror dhe në nivel vendor të mos kenë mundësi dhe shans ta ripërsërisin dhe kryeministri dhe kryetari i Kuvendit të mos kenë mundësi të përdorin mekanzmin që kanë përdorur deri më sot për penetrimin e krimit në politikë.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 25 Prill 2015

Read More