Blog

21 Mar
0

Reforma zgjedhore, Basha: Këta janë orientuar tek karrigia. Fillimisht tek karrigia e Alibeajt, tani na thonë hajdeni ju uluni tek një karrige tjetër që na ka caktuar Edi Rama

 

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, në emisionin Top Story u shpreh:

 

Pavarësisht se në procedurë është që ajo që kanë tani është shumë më pak se ajo që kishte opozita pak më parë. Pra është e qartë që thelbi është diçka tjetër, procesi është diçka tjetër. Procesi ka marrë një goditje të rëndë. Dhe formati në komisionin e reformës zgjedhore siç ishte deri para pazarit, kishte të  të drejta të garantuara të opozitës. Në këtë format, është kokë a pil, është në dorën e Ramës. Po përtej kësaj po them këtë gjë, nëse këta janë të gatshëm të shkojnë përpara me propozime që shkojnë tej karakterit partiak dhe politik si listat e hapura, si votimi elektronik, si vota e diasporës, në veçanti këto të fundit, koha është tani se s’ka më kohë, nuk na intereson në, as nuk duam të jemi në çfarëdo formati. Edhe po të jetë me qilim të kuq dhe Edi Rama të shkojë atje, me Edi Ramën e me Damian Gjiknurin të përqafohen të puthen, po t’i sjellin këto propozime në Kuvend, kanë votën tonë. Gjithçka tjetër mbi këto që ne kemi kërkuar, fjala bie vetting i politikanëve apo zerimi i imunitetit të parlamentarëve, apo fuqizimi i rolit të SPAK-ut për krimet zgjedhore, të gjitha këto kanë votën tonë. Pra ne jemi të orientuar tek produkti, jo tek karrigia. Ndërsa këta janë orientuar tek karrigia. Fillimisht tek karrigia e Alibeajt, tani na thonë hajdeni ju uluni tek një karrige tjetër që na ka caktuar Edi Rama. Ndërkohë koha po mbaron dhe reformë zgjedhore nuk ka.

Read More
21 Mar
0

Shpallja e Berishës non grata, Basha: Po të ndiqte këshillën time, PD do ishte afër pushtetit

 

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, në emisionin Top Story u shpreh:

 

Edhe sot e kësaj dite e përsëris, ndjej keqardhje thjeshtë sepse nuk jam nga ata që harron historinë. Po të kishte ndjekur këshillën time, sot PD do ishte shumë më mirë, në mos në pushtet, shumë afër pushtetit. Faza e dytë, është procesi zgjedhor i 6 marsit, siç e dimë fare mirë me ndihmë të nëndheshme të Edi Ramës arriti që në Shkodër të korrte një fitore jetëshkurtër. Dorëheqja ime erdhi me idenë që të kishte një tërheqje. Gjërat shkuan shumë më keq, një grup i mbetur në PD u përpoq të gjente rrugën më të shkurtër duke iu nënshtruar Berishës për ta çuar partinë atje.

Read More
21 Mar
0

Basha: Shumica e shqiptarëve nuk do këtë qeveri, por e kupton se një pjesë e opozitës ka rënë në kurthin e interesave të ngushta

 

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, në emisionin Top Story u shpreh:

 

Përveç nevojës ekstreme nuk i shtyn dy palë që pretendojnë të jenë protagonist me përplasjen e tyre, pra antagonist politik në një bashkëpunim të tillë përveç rrezikut reciprok që shohin. Dhe një shumicë e heshtur të papërfaqësuar akoma politikisht që nuk do t’i shoh më me sy. Kjo është shumica e shqiptarëve që nuk e do këtë qeveri, por që e kupton që një pjesë e opozitës ka kohë që ka rënë në kurthin e interesave të ngushta. Sfida jonë është që kësaj shumice numreike, fizike që e duan këtë ndryshim, t’i koagulojmë në një shumicë politike.

Read More
21 Mar
0

Basha në Top Story: Është një grusht njerëzish që kur vjen puna për Reforma të nevojshme për njerëzit, i sakrifikojnë. I tillë është dhe ai i reformës zgjedhore

 

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, në emisionin Top Story u shpreh:

 

Unë personalisht nuk kam bërë përpjekje për të qenë në këtë lojë. Unë kam refuzuar me vetëdije të jem pjesë e kësaj loje. Ka një lojë të nëndheshme e cila në këto 34 vite ka marr formën e ‘mishin ta hanë, por kockën ta ruajnë’, të një kaste politike e cila është prodhim në Shqipëri dhe disa vendeve të tjera.

Është një grusht njerëzish të cilët edhe kur vjen puna për Reforma të nevojshme për njerëzit, i sakrifikojnë. Komisioni i Reformës Zgjedhore është një institucion, por sot ka rënë dhe është zëvendësuar në një qyp.

Ka një komision të ligjeve, dhe këta thanë do krijojnë as një nënkomision jo, por një grup pune.

Faktet tregojnë se PD është e vetmja palë e angazhuar në Komision, qëndron pjesërisht fakti që nuk ka funksionuar për shkak të palës tjetër, por vetë PD ka dy momente kyçe që ka depozituar në dhjetor të 2023 dhe nëntor të 2024, dy drafte që trajtojnë dy problematika.

Ishte kërkesa jonë që u keqpërdor nga Rama kur bëri sikur hapi listat, por në fakt hoqi koalicionet. Fakti ky është, dhe Berisha dhe të tjerët kanë qenë në krahun tim. Pastaj çfarë thuhet pasi ka rrjedhur koha dhe ngjarje të tjera, kjo duhet gjykuar. Ne kemi kërkuar hapje listash që në 2020, dhe PS bëri sikur dhe vendosi herësin dhe hoqi koalicionet. U hapën pjesërisht dhe i kushtuan qytetarëve 85 mijë vota të pavlefshme.

Read More
21 Mar
0

Komisionet hetimore/ Alibeaj: Lënia jashtë i hetimit të dializës dhe laboratorëve, është pazar i atyre që para 6 muajsh e nisën kërkesën për 4 koncensione, e sot bëhen gati të votojnë vetëm për 2

 

Reagimi i plotë i sekretarit të përgjithshëm të PD, Enkelejd Alibeaj:

 

Meqë dita e marrëveshjes “së madhe” filloi paradite me sakrifikimin e reformës zgjedhore, ja edhe efekti tjetër që po gatuhet (ende pa mbaruar dita). Ngushtimi i objektit të hetimit të komisionit parlamentar të koncensioneve të shëndetësisë, nga 4 në 2 është pazari i radhës mes Foltores dhe Ramës.

Të katër koncensionet në shëndetësi, ai i dializës, check up-it, pajisjeve të laboratorëve dhe sterilizimit janë abuzive dhe dëmtojnë interesat e qytetarëve.

Selektimi për hetim vetëm i sterilizimit dhe check-up-it (SPAK ndërkohë e mbaroi hetimin e tyre) dhe lënia jashtë hetimit i dializës dhe laboratorëve, është pazar dhe arsyet e vërteta i dinë ata që para 6 muajsh e nisën kërkesën për të hetuar 4 koncencione, e sot bëhen gati të votojnë vetëm për 2.

Bojkotuan muaj të tërë parlamentin, ndezën revolucionin me tymuese duke u shitur për interesat e oligarkut të radhës. E megjithatë të vërtetën nuk e fshehin dot sado te mundohen!

 

Read More
21 Mar
0

Sekretarit për çështjet ligjore dhe zgjedhore në PD, Indrit Sefa, nxjerr e-mailet me propozimet konkrete të PD për reformën zgjedhore

 

 

REAGIMI I SEKRETARIT PËR ÇËSHTJET LIGJORE DHE ZGJEDHORE NË PD, INDRIT SEFA

 

 

Për pazarexhinjtë që turpin duan ta hanë me bukë dhe thonë se Komisioni aktual i Reformës Zgjedhore nuk ka dhënë asnjë produkt konkret. Ja e vërteta:

 

Një ndër argumentet që përfaqësuesit e PS-së dhe ata të Rithemelimit artikuluan në seancën e sotme, por edhe më parë, është se përgjatë dy viteve Komisioni i Reformës Zgjedhore me bashkëkryetar Enkelejd Alibeajn, nuk ka dhënë asnjë produkt konkret.

 

E thonë një gjë të tillë sigurisht për të legjitimuar dështimin e komisionit aktual dhe për të pasur “të drejtën” për një pazar mes tyre, ngjashëm me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008.

 

Dhe dihet që sa herë Berisha dhe Rama bëhen bashkë, ata janë duke kurdisur me siguri diçka në dëm të shqiptarëve dhe në interesin e tyre personal.

 

Por si qëndron e vërteta? A ka pasur një produkt Komisioni i Reformës Zgjedhore dhe, mbi të gjitha, a ka pasur propozime konkrete Partia Demokratike e përfaqësuar në atë komision nëpërmjet bashkëkryetarit, Enkelejd Alibeaj?

 

Një gjë e tillë në seancën e sotme u sqarua disa herë nga Basha dhe Alibeaj, mirëpo, përtej fjalëve të gjithsecilit, faktet ngelen.

 

Fakti i parë është kjo foto e dërgimit të materialit të parë nga une si Sekretar Ligjor i PD-së, pikërisht në datën 14 dhjetor 2022, ora 11:19 AM, me titullin: Projekt-ligj për ndryshimet e Kodit Zgjedhor PD.

 

Materiali, sipas procedurës, i ka shkuar Sekretares së Komisionit, znj. Elona Toto.

 

Ky material, përveç të ashtuquajturës Paketa e Sigurisë Zgjedhore, që mbart propozime konkrete se si mund të shmanget manipulimi i votës dhe elemente të tjera të sigurisë, ka pasur bashkëlidhur edhe propozimet konkrete dhe të detajuara të Partisë Demokratike lidhur me Ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

 

Përveç kësaj, bashkëlidhur po ju bëjmë publike edhe përgjigjen dhe njoftimin e Sekretares së Komisionit, znj. Elona Toto, e cila njofton deputetët se “me porosi të bashkëkryetarit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore, ju njoftoj se mbledhja e Radhës do të zhvillohet ditën e premte, dt. 16 dhjetor 2022, në ora 10:30 me rend dite: Propozimet e ekspertëve të komisionit (përfaqësues të Partisë Demokratike), lidhur me ndryshimet ligjore për zgjedhjet (i gjeni bashkëlidhur)…”

 

Pra, një pjesë e deputetëve të PS-së dhe të Rithemelimit që sot gënjejnë paturpësisht për mungesën e mbledhjes, së punës dhe të produktit të këtij komisioni, duke qenë se kanë qenë të informuar dhe prezent, do duhet, të paktën, të skuqeshin kur të artikulonin gënjeshtrat e tilla për konsum të politikës ditore.

 

Me sa duket, verbëria për karrigen e deputetit i ka bërë që të humbasin çdo normë dhe çdo moral, duke mos pasur as vetëdije politike, por, mbi të gjitha, as vetëdije qytetare.

 

Fatkeqësie e madhe se në çfarë bataku ka rënë përfaqësimi i Parlamentit të Shqipërisë, ku burrat zhburrërohen me porosi të shefit, mjafton që t’u pëlqejnë atyre, pavarësisht se çfarë gënjeshtre apo turpi artikulojnë.

 

Read More
21 Mar
0

Prononcimi për mediat i kryetarit të Partisë Pemokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, në oborrin e Kuvendit

 

PRONONCIMI PËR MEDIAT I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË, LULZIM BASHA, NË OBORRIN E KUVENDIT

 

E di që për njerëzit që vuajnë katastrofën ekonomike të shkaktuar nga korrupsioni dhe keqqeverisja 11 vjeçare e Edi Ramës, shpeshherë bëhet e pakuptueshme të flasësh për reformën zgjedhore. Por në fakt aty nis dhe ai është shkaku it ë gjithë të këqijave, sepse është deformimi i vullnetit të qytetarëve që sjell parlamente të deformuara, me deputetë kokëulur, në vend që të mbrojnë qytetarët, presin kockën e radhës, presin benefitet e radhës. Në vend që të kalojnë ligje për qytetarët, kalojnë ligje në dobi të pushtetarëve dhe të oligarkëve, ndaj dhe e keqja duhet të niset të shpërbëhet dhe të kurohet aty ku e ka zanafillën. Kjo është arsyeja se pse për 2 vite Partia Demokratike ka insistuar në një reformë zgjedhore për qytetarët, jo një reform për interesa të ngushta partiake. Kjo është arsyeja se pse kemi propozuar prej fillimit një paketë integrale. Çfarë do të thotë integrale, do të thotë që të funksionojnë bashkë me njëra-tjetrën. Listat e hapura që tashmë janë një domosdoshmëri sidomos pas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Por më shumë se kaq është një domosdoshmëri për të prishur paktin e 2008-ës që ia hoqi të drejtën qytetarëve të dërgojnë atë që duan, atë që kanë besim në Parlament dhe jo atë që u cakton kryetari i partisë.

 

Numërimi elektronik dhe votimi elektronik që i paraprin atij është provuar në 4 palë zgjedhje që shmang një sërë problemesh të cilat janë pjesë e lojës kryesisht të pushtetit për të manipuluar votimin, nxjerrjen e pavlefshme të votave apo numërimin. Shqipëria një zonë zgjedhore do të thotë që votat nga Vlora në Kukës të jenë njësoj të barabarta dhe jo diku të nxjerrim më shumë deputetë dhe diku më pak deputetë. Dhe padiskutim vota e diasporës. Fakti është që i gjithë ky pazar këtë ka synuar. Nga njëra anë pot ë bësh një pyetje të thjeshtë: çfarë fitoi shqiptari i thjesht? Çfarë fitoi publiku shqiptar pas pothuajse 6 muajsh të ashtuquajtur revolucion në sallën e parlamentit? Shohim që jo vetëm që s’ka fituar por ka asgjësuar palcërisht interesin e publikut shqiptarë. Ky Parlament siç është katandisur prej kohësh, prap se prapë kishte 2, 3 mundësi për të detyruar transparencën dhe njëra prej tyre ishin komisionet hetimore. Por duke përfituar nga aksioni pa kokë i revolucionarëve, Edi Rama ndryshoi ligjin për komisionet hetimore. Ndaj, dhe 2 nga ato 8 komisione që kërkuan, se vetëm 2 u ka dhënë do të jenë në kushtet e një ligji që ofron shumë më pak transparencë dhe shumë më pak llogaridhënie për më shumë një nga dy komisionet do tëtrajtojnë një subject që tashmë SPAK-u e ka hetuar dhe po bëhet gati t’i çojë  në gjyq për t’i dënuar.

 

Pra në këtë aspekt, përfitimi i publikut është pothuajse zero. Por dëmi më i madh i publikut shqiptar është tek ato që kanë mbetur pa thënë. Dhe për të kulmuar tek reforma zgjedhore, por nuk është vetëm reforma zgjedhore është buxheti i shtetit, është ligji për investimet strategjike, është heqja në bllokë e 30 milionë eurove nga Fondi i Kompensimit të Pronarëve, për t’ia kaluar AlbControlit për të mbushur një grop të shkaktuar nga arbitrariteti penal i Edi Ramës në çështjen Beketi, dhe është natyrisht reforma zgjedhore. Tania ty u thanë shumë fjalë dhe siç e patë kishte një marrëveshje mes palëve që Partisë Demokratike të mos i jepej koha e duhur për t’iu përgjigjur pretendeimeve të gënjeshtërta që u lëshuan. U lëshuan lloj lloj pretendimesh. Që nga listat e hapura që kush ka qëndruar për listat e hapura ju e dini fare mirë që në 2020-ën ne bëmë një betejë për listat e hapura, por ajo u përdor nga Edi Rama për t’i mbajtur listat e mbyllura dhe për të hequr koalicionet. Ndërkohë që listat e hapura dhe Shqipëria një zonë efektivisht rikthejnë koalicionet. Por mbi të gjitha pati një pretendim sikur ky ishte fundi i një merkatoje, në fakt sot fillon merkatoja.

 

Sot ishte fundi i një përpjekjeje transparente para shqiptarëve, për t’i dhënë shqiptarëve atë meritojnë ata dhe jo atë që duan protagonistët e këtij pazari. Viktimë e këtij pazari janë shqiptarët të cilët përballen me këtë skenar. Dhe po j’ua them skenarin. Nga njëra anë, pra duan të shkatërrojnë një komision bipartizan dhe të njëjtën gjë kanë bërë dhe në 2008-ën. Në 2008-ën u shkatërrua komisioni bipartizan dhe u bë një negociatë e nëndheshme që i çoi në ndryshimet kushtetuese të 2008-ës. Dhe tani duken shenjat nga të njëjtët protagonistë. Dua t’u tërheq vëmendjen ndaj diçkaje që Partia Demokratike dhe unë personalisht e kemi denoncuar disa herë javën e kaluar dhe që meriton vëmendje. Një nga propozimet e Damian Gjiknurit, një protagonist i 2008-ës, janë ndryshimet në ligjin e dekriminalizimit. Ligji i dekriminalizimit është një nga arritjet e pakta të parlamentit shqiptarë, sigurisht krenar që është propozimi i imi dhe i Partisë Demokratike që pamundëson që personat me rekorde të tmershme kriminale përfaqësojnë qytetarët e Shqipërisë. Dhe kur bëhet fjalë për rekorde të tmerrshme kriminale, nuk bëhet fjalë për gjobitje për shkelje dritash trafiku. Bëhet fjalë për korrupsion dhe për krim të organizuar. Ndaj, merkato sapo ka filluar.

 

Do të bëhet largë syve të shqiptarëve, do të bëhet në një format që i shërben interesave private të një grushti njerëzish. Pra i jeoet fund një mekanizmi transparent, një mekanizëm në të cilin kishin vendin e garantuar të gjithë ata që nuk erdhën dhe që e drejtojnë gishtin ndaj atyre që ishin aty për të bërë detyrën si bashkëkryetari Alibeaj. Që nuk iu thotë goja një fjalë për produktin më të mirë që partitë politike në 34 vite pluralizëm kanë sjell ndonjëherë në një komision bipartizan të reformës zgjedhore, siç është paketa e parë dhe paketa e dytë e Partisë Demokratike. Por interesi i tyre nuk ishte për fajësimin i këtyre shqetësimeve dhe zgjidhjeve për shqiptarët. Ta themi fare qartë, ata duan t’i mbajnë listat e mbyllura. Frika e tyre, siç e tham fare qartë dhe në këtë seancë, është përballja me gjykimin popullor në një mënyrë të pakufizuar. Ndaj duan ta kufizojnë, duan të fshihen pas siglave, pas emblemave, pas firmave të kryetarëve të partive, ku në fakt qytetarët me kushtetutë meritojnë tëzgjedhin drejtpërdrejtë përfaqësuesit e tyre. Pra, tensioni në këtë sallë nuk është midis dy pikpamjeve të ndryshme se si do t’i shërbejmë qytetarëve.

 

Por midis dy palëve në pazar për interesat e tyre, kundër interesave të shqiptarëve dhe palës tjetër e cila i dnoncon këto interesa, nuk ka të bëjë asgjë me këto interesa, ka sakrifikuar qartësisht nga interesat e veta le të themi të ngushta partiake dhe politike për t’i shërbyer interesave të shqiptarëve. Për ta përmbyllur, sigurisht që beteja nuk mbaron këtu. Demokracia është një betejë në zhvillim edhe për demokracitë më të zhvilluara. Ajo që nis sot këtu, pra merkatoja që nis sot këtu, se çfarë do marrim e çfarë do japim për njëri-tjetrin, bëhet në kurriz të shqiptarëve. Ne do t’ju drejtohemi shqiptarëve me të gjitha format dhe mënyrat, në aleancë me të gjithë faktorët politikë dhe shoqëror të cilët ndajnë të njëjtën agjendë si ne. Një gjë është e qartë dhe besoj nuk i ka shpëtuar as vëmendjes tuaj qoftë nga matjet shkencore, qoftë nga përvoja e gjithësecilit prej jush si qytetarë, si prindër, si bij e sib ja nënash, shumica dërmuese e shqiptarëve është neveritur nga kjo status quo dhe nga kjo gjendje. Shumica dërmuese e shqiptarëve kërkojnë ndryshim dhe ne si Parti Demokratike, as nuk suegjestionohemi, as nuk impresionohemi, as nuk na bën përshtypje diçka që e kemi parë prej kohësh, që nisi si pazar dhe bitisi si pazar. Ne do të qëndrojmë fortë për interesin publik me besim të madh. Se të luftosh për besimin publik me të vërtetë të vjen me kosto të lartë, në veçanti kur kundër ke institucionet e deformuara shtetëore, nga vullneti i deformuar i qytetarëve.

 

Shpeshherë media në një influencë të tmershme politike dhe ekonomike dhe të tjera aspekte. Por me vete kemi sh[resat e shumicës dërmuese të shqiptarëve për ndryshim. Në këtë aspekt, atë që kemi nisur dje me një hark opozitar, do ta zgjerojmë edhe më tej me factor të tjerë shoqëror, në një dialog të hapur me shoqërinë, me qytetarët, ku sigurisht sfida do të jetë t’i bëjmë të kuptojnë që gjithçka që vuajnë në kurrizin e tyre, që nga pensionet më të ulëta në ballkan, tek taksat më të larta për profesionistët e lirë, tek gjendja e sipërmarrjes shqiptare dhe mungesa e subvencioneve për fermerët, tek kolapsi total i shëndetësisë. Larg qoftë kush prej jush e ka provuar apo i është dashur ta provojë kohët e fundit, e ka kuptuar se çfarë ka qenë keq është bërë dhe më keq, tek falimentimi i sistemit tonë arsimor, janë produkt i falimentimit të demokracisë tonë.

 

Ne kemi një gjasme parlament, një gjasme qeveri që duan të mbajnë në këmbë një gjasme proces zgjedhor, që janë të frikësuar madje nga një aspekt që iu ka dalë jashtë kontrollit që është pjesë e sistemit të drejtësisë. Sepse edhe aty duan të kenë një gjasme drejtësi nën kontrollin e tyre. Detyra jonë t’i japim shqiptarëve një sistem të vërtetë zgjedhor, që është pastaj nëna e një parlamenti real, e një qeverisje reale me llogaridhënie para qytetarëve. Ajo që i tremben këta këtu në këtë sallë, ëstë pikërisht llogaridhënia. Aty ka deputetë që kanë 3 vite që nuk kanë qenë të thonë as faleminderit për votën që kanë marrë. Pse? Sepse janë deputetë të listave të mbyllura. Pavarësisht se atyre nuk u vjen mirë ta dëgjojnë dhe pretendojnë sikur se dëgjojnë, unë marr pjesën time të përgjegjësisë edhe për votën time si deputet në 2008-ën dhe kërkoj ndjesë publikisht për këtë, edhe për rolin tim në hartimin e listave të 2021-it. Pork jo s’do të thotë të mos reflektosh e most ë përpiqesh të ndryshosh për të mirë. Dhe kjo ka qenë ftesa im ndaj të gjithëve, pa asnjë paragjykim.

Read More
21 Mar
0

Fjala e kryetarit të PD, Lulzim Basha, në seancën plenare

 

FJALA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË SEANCËN PLENARE

 

Të dashur bashkëqytetarë, zonja dhe zotërinj deputetë, tek dëgjon fillimin e kësaj seance pothuajse harron 6 muaj. 6 muaj, 1/8 e kësaj legjislature të kaluarashtu siç kaloi dhe pyetja e parë që çdo shqiptar bën: a ishin këta more këto 6 muaj apo ishin të tjerë? Po gjithsesi, për shqiptarët rëndësi ka një parlament me të vërtetë funksional. Pyetja është çfarë çmimi kanë paguar shqiptarët për të arritur deri këtu? Jo këta, por shqiptarët. Dhe çmimi është i paimagjinueshëm. Këtë vit siç me të drejtë krenohet taksavënësi më i madh në historinë 34 vjeçare të vendit, 7 miliardë euro do të dalin nga xhepat e shqiptarëve, por si do të shpenzohen këto para, çfarë do të marrin dhe pse nuk do të marrin pensionistët, pronarët, fermerët, këtë nuk patëm shansin ta diskutojmë. Sikundër miliona euro u hoqën nga fondi i kompensimit për të mbushur një tjetër gropë të krijuar nga arbitrariteti i kësaj qeverie.

 

Ligji për komisionet hetimore u ndryshua duke vendosur një precedent të papranueshëm në 34 vite të pluralizmit shqiptarë, duke e zvogëluar deri në zerim efektivitetin e komisioneve hetimore për transparencë dhe si një paradhomë e ndjekjes penale. Por zonja dhe zotërinj, dëmi më i madh është ai që nuk duket. Ndonëse sot është një ditë e veçantë për atë dëm. Pas një viti, vendi do të jetë në fushatë zgjedhore, kodi zgjedhor në përfitim të shqiptarëve është sakrifica më e madhe, fjilimi më i madh në emër të këtyre 6 muajve denormalizim e normalizim.

 

Ndaj sot para se të nisni punimet, kam një thirrje: Hiqni dorë për një moment nga agjendat tuaja të ngushta partieke, nga interesat tuaja personale dhe jepini shqiptarëve deri në fund të këtij muaji një komision të reformës zgjedhore, me parametrat siç kanë qenë gjithmonë dhe me një vendimmarrje mbi propozimet që gjenden aty tash e 2 vite dhe mos përsërisni skandalin e 2008-ës, që erdhi pas një tjetër skandali dhe gjëme dhe shkaktoi një gjëmë edhe më të madhe. Thirrja ime është para se të procediojmë me këtë rend dite, të shprehemi me zë dhe me votë për diçka që çdokush që i dhimbset ky vend, që shqetësohet për fatin e demokracisë, që shqetësohet edhe më shumë për fatin ezgjedhjeve të ardhshme kërkon nga ky parlament reformë zgjedhore për qytetarët dhe jo për politikanët.

 

 

PJESA E DYTË E FJALËS SË KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË SEANCËN PLENARE

 

 

Zonja kryetare për dike që ka pasur për 2 vite rolin e bashkëkryetarit të komisionit të reformës zgjedhore duhet të kishit treguar pak më shumë durim. Pas 6 muajsh sjellje vërdallë të propozimeve të opozitës, sot duhet të kishit guximin të dilnit para shqiptarëve të shpreheshit me një po ose jo të qartë, e jo të bënit lojëra si kryetari i grupit tuaj apo si ministrja përgjegjëse për Parlamentit. Lojërat e fjalëve nuk pinë më ujë. Shqiptarët duan të dinë se çfarë qëndrimi keni ju për propozimet tona dhe smund të gënjeni as me ndohmën e gënjeshtarëve të tjerë që ka 2 vite që komisioni nukka produkt, sepse produktin e keni aty. Produktin e keni brenda. Në dhjetor të 2022-it paketën e parë, në nëntor të 2023-it paketën e dytë. E para kundër vjedhjes së votës, kundër përdorimit të administratës shtetërore dhe aseteve shtetërore, për ndëshkimin e praktikave korruptive që kanë shënuar zgjedhjet e kaluara sipas raporteve të OSBE-ODIHR dhe paketa e dytë që po kështu e keni brenda, por s’keni dëshirë ta diaskutoni e aq më pak të bëni transparencë ndaj qytetarëve për listat e hapura, votimin elektronik, numërimin elektronik, votën e diasporës dhe Shqipërinë një zonë zgjedhore. Është e qartë pjesa më e dhimbshme për qytetarët, më e shtrenjtë që donin t’i impononin demokracisë, votuesve dhe shqiptarëve në tërrësi, është pazari i heshtur i ineteresave të ngushta për t’u mbërthyer pas karrigeve, të mbërthehen pas servilizmit ndaj kryetarit të partisë, produkt i kushtetutës së 2008-ës. Dhe po ka të drejtë zonja ministre, se kemi ngritur zërin atëherë. Duhet të keni sinqeritet, unë kam kërkuar ndjesë ndonëse atëherë përgjegjësitë i kisha të tjera, po e kërkojë ndjesën sot edhe si kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, sigurisht paksa edhe shpresonim edhe ndryshimet kushtetuese do të ndryshonin cilësinë e parlamentarëve të Shqipërisë, në fakt e përkeqësuan atë dhe shkaëtrruan balancat kushtetuese, institucionale dhe na sollën këtu në këtë sallë, në këtë teatër kukullash ku nuk ka rëndësi se çfarë thuhet dhe çfarë bëhet sepse gjithçka vendoset jashtë kësaj salle, kundër shqiptarëve për interesat e ngushta të një grushti njerëzish që nuk bëjnë as një të dhjetën e grupit tuaj parlamentar siç e dimë fare mirë nëntë të dhjetat e grupit tuaj parlamentar. Kjo s’është demokraci. Ndaj ky është momenti, 6 muaj teatër, ky është momenti t’i jepni fund teatrit. Është e qartë që vendimin e keni marrë, dallohet në ato që thoni dhe në ato që nuk thoni, por shqiptarëve j’ua keni borxh tani, në rendin e ditës tani. Të hishni propozimet institucionale të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe të kërkoni votën e anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë në mënyrë që çdo shqiptar ta kuptoj, jeni pro listave të hapura, apo kundër listave të hapuram jeni pro votës së diasporës apo kundër votës së diasporës, jeni pro votimit dhe numërimit elektronik, apo kundër votimit dhe numërimit elektronik.

Read More
20 Mar
0

“Ne s’jemi nisur për karrige”, Basha nga Durrësi: E nisëm për listat e hapura, votimin elektronik, votën e diasporës, për Shqipëria një zone

 

Pjesë nga fjala e kryetarit të PD, Lulzim Basha, në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD, Durrës:

 

Edhe ata pak që kanë mbetur dhe që se kuptonim se cilat janë motivet e vërteta të atyre që për interes personal u përpoqën ta thyenin në dysh Partinë Demokratike, duke i bërë dhuratën më të mirë pushtetit të korruptuar ilegjitim të Edi Ramës. Po sot ku janë? Me përqafimin të Edi Ramës me shokë. E kanë nisur si pazar dhe duan ta vazhdojnë si pazar.
Shikoni çfarë thonë sot, “ejani ju se kemi dhe një karrige për ju”. Ne se kemi nisur këtë për karrige. Se kemi nisur për karrige, s’ishte kjo punë për karrige. Enkelejd Alibeaj nuk ishte aty për karrigen e tij. As i kisha thënë unë rri për karrige. Ishin listat e hapura, ishte për votimin elektronik, ishte për votën e diasporës, ishte për Shqipëria një zonë. S’duam karrigen, ne duam të drejtat e shqiptarëve, ne duam që pazari 34 vjeçar i fëlliqtë, trashëgimnia më e pisët e Ramiz Alisë, trashgimtarit të fundit komunist të marrë fund. Sepse është ky Pazar që rëndon pronarët dhe të përndjekurit, sipërmarrësit dhe profesionistët, fermerët dhe arsimtarët, rininë shqiptare. S’na duhen karriget. Thojini shqiptarëve sot, ku qëndroni në raport me listat e hapura? Jeni për lista të hapura, po apo jo, votoni për listat e hapura, votimin elektronik, Shqipëria një zonë, votën e diasporës, s’na duhen karriget.
Këtë betejë nuk e nisëm për karrige, por janë kaq të obsesuar me karrigen, e kanë ngjitur kaq shumë kokën, barkun pas karrigeve sa u është bërë mendja karrige. Dhe mendojnë se pasi bënë pazarin me Edi Ramën, mund të kthehen tek ne e të na thonë: keni dhe ju një karrige. Ju plaçin sytë, se kuptoni që kemi 2 vite e gjysmë që e bëjmë për shqiptarët jo për karrige? Dhe të bësh betejë për shqiptarët nuk është e lehtë në një vend që ka 34 vite kastë politike që bëjnë betejë për veten e vet me metodat dhe mënyrat më të pista.

Read More
20 Mar
0

Tryeza e dialogut del me deklaratë të përbashkët: Reformë zgjedhore në dobi të shqiptarëve

 

DEKLARATË

HARKU OPOZITAR EURO-ATLANTIK

Me kërkesë të Partisë Demokratike të Shqipërisë, ditën e sotme u zhvillua tryeza e dialogut me pjesëmarrjen e partive politike dhe aktorëve të rëndësishëm opozitarë. Gjatë këtij takimi pjesëmarrësit diskutuan hapur dhe me përgjegjshmëri qytetare, intelektuale e politike rreth situatës së rëndë politike, institucionale, ekonomike dhe funksionimit të cunguar të demokracisë në Shqipëri.

Gjatë këtij takimi u diskutua dhe u ra dakord sa më poshtë:

1. Emergjenca e hartimit dhe zbatimit të një pakete të plotë reformash ligjore e institucionale për të korrigjuar ndërhyrjet e rënda të ndryshimeve kushtetuese të prillit 2008, të cilat i mohuan të drejtën shqiptarëve të zgjedhin me votë përfaqësuesit e tyre, prishën balancat e pushteteve, polarizuan ekstremisht diskurin politik në vend dhe rrënuan demokracinë funksionale nëpërmjet mungesës së kontrollit të legjislativit.

2. Nëpërmjet Reformës Zgjedhore duhet synuar që të rregullohet përfaqësimi dinjitoz i përfaqësuesve të popullit në Kuvendin e Shqipërisë, bazuar në vlera meritokracie, në mënyrë që ky përfaqësim të kontribuojë në ndërtimin dhe përmirësimin e shtetit shqiptar dhe jo të jetë përfaqësues i pushtetit të radhës dhe i oligarkisë, që investon te pushteti paret e njerëzve që u vjedh nëpërmjet shtetit.

3. Shteti ynë, anëtar i NATO-s, duhet të jetë në standardin më të lartë të anëtarësimit si hapi më i sigurt dhe një urë e sigurt për anëtarësimin e shpejtë në BE.

4. Ky hark opozitar do të ketë në themel të veprimit të vet politik frymën e qartë dhe të pa diskutueshme euro-atlantike, larg pazareve të ulëta politike dhe korruptive që po e mbajnë peng demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

Për të realizuar këtë mision për demokracinë dhe shtetin e së drejtës sot është emergjencë kombëtare:

– Vota e lirë, barazia e saj sipas Kushtetutës së Shqipërisë;

– Listat e hapura;

– Shqipëria një zonë zgjedhore;

– Mundësimi i votimit të diasporës;

– Votimi dhe numërimi elektronik;

Ne jemi të vendosur për luftë të pakompromis kundër korrupsionit, mbështetje të pakushtëzuar të organeve të reja të drejtësisë dhe dhënien fund pandëshkueshmërisë. Barazia para ligjit dhe demokracia funksionale janë parakushte për integrimin e plotë të vendit në BE, si aspirata më e lartë e qytetarëve shqiptarë.

Read More