Blog

22 Pri
0

Arritjet e qeverisë, eksodi, mjerimi dhe varfëria‏

Partia Socialiste nuk e fsheh dot dështimin në qeverisjen e vendit duke sulmuar Bashkinë. Eksodi, mjerimi dhe varfëria është arritja e deritanishme e kësaj qeverie. Bilanci i bashkisë është më pozitiv se i 8 viteve të qeverisë Rama. 

Lulzim Basha  i ka dhënë Tiranës vizionin e një qyteti modern dhe europian me Bulevard të ri, Terminal multimodal, transport modern pasagjerësh me tram, 200 projekte të realizuara në infrastrukturë, kopshte, shkolla e çerdhe, 25 mijë vende të reja pune, etj.

Turpi i Edi Ramës, i deputetëve të Tiranës dhe i anëtarëve socialistë të Këshillit Bashkiak, është hakmarrja ndaj qytetarëve duke i privuar nga çdo investim nga hapja e vendeve të reja të punës gjatë qeverisjes së tyre.

Si kryebashkiak, Edi Rama mbahet mend për betonizimin. Si kryeministër do të mbahet mend për rikthimin e eksodit dhe kriminalizimin e administratës.


Deklaratë e kandidates për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Reila Bozdo, 22 Prill 2015

Read More
22 Pri
0

Basha: Sundimtarët Rama-Meta shkaktarët e eksodit, thelluan varfërinë dhe vranë shpresën‏

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prezantoi kandidatin për kryetar të Bashkisë së Vlores z. Genc Deromemaj. Zoti Basha ka ndarë me banorët e Vlorës shqetësimin për eksodin masiv të qytetarëve që ka prekur çdo fshat dhe qytet të vendit, nga jugu në veri. Kreu i opozitës theksoi se përgjegjës për këtë eksod janë dyshja sundimtare Rama-Meta që çdo ditë po varfërojnë shqiptarët dhe pasurojnë veten.

“Shqiptarët pyesin se çfarë po ndodh, vlonjatët pyesin si erdhën deri këtu, si arritën në më pak se dy vjet ta fusin ekonominë në krizën më të thellë që ka njohur në 15 vite, të mbyllin me mijëra biznese, të shkaktojnë eksodin e kapitalit që solli eksodin e investimeve, të vendeve të punës dhe tani eksodin e shqiptarëve. Si ia dolën të nxjerrin mijëra të rinj në rrugë, pa punë, shkollë, pa perspektivë, pa shpresë, si ia dolën t’ia hedhin një populli të tërë që i premtuan se do ia ulnin taksat, çmimet, se do të ulnin çmimin e energjisë ndërkohë që e rritën për 77% të shqiptarëve, rritën taksat e po i rrisin edhe më tej?! Çmimet u rritën, karburanti paguhet më shtrenjtë sot në Vlorë se sa në Berlin e Paris.

Pyesin vlonjatët, pyesin shqiptarët si erdhën deri këtu, si ia dolën t’i mashtrojnë e t’u thonë shëndetësia do të jetë falas, kur sot paguhet nën dorë më shtrenjtë e gjendja e spitaleve është e mjerueshme, si ia dolën të flasin për legalizime falas?! E vetmja gjë që bën ky palo kryeministër është një version i dobët dhe i pagëlltitshëm i “Portokallisë”, me leje legalizimesh që vetëm falas nuk janë. Si erdhën deri këtu? Pse po ikin shqiptarët? Pse po largohen shqiptarët nga vendi i tyre, aty ku peshojnë e duhet të peshojnë më rëndë se kudo tjetër, pse po ikin nga sytë këmbët dhe kur e shohin se azil nuk jepet, që askush nuk i pret me krahëhapur.

Erdhën deri këtu sepse varfëria është pesëfishuar, numri i shqiptarëve që jetojnë me 1 dollarë në ditë është pesëfishuar, është rikthyer në gjendjen ku ishte në vitin 2005, erdhën deri këtu sepse 20 mijë familje shqiptare nuk marrin më ndihmë ekonomike, nuk kualifikohen më për ndihmë ekonomike dhe e di pse?! Sepse iu gjendet një karrige në shtëpi, një tavolinë në shtëpi dhe kur gjen tavolinë e karrige nuk kualifikohesh më për ndihmë ekonomike, sepse duhet të jetë si në mesjetë që të përfitosh ato 16 mijë lekë të mjera që merr sot ajo pakicë që i merr, ndërkohë që fatura minimale e energjisë është 35 mijë lekë dhe po s’pate ta paguash, çfarë të pret?!

Si erdhën deri këtu, kur papunësia ka shkuar në 20%, me 35% e të papunëve, nën moshën 30 vjeç? Ndërkohë, arbitrariteti, arroganca, pashpirtësia e qeverisë bën kërdinë. Mbi 8 mijë të larguar nga administrata publike, nëpunës civilë, me dhjetra mijë të tjerë të larguar nga sektori privat sepse kompanitë mbyllen, investitorët i vënë kyçin, bizneset e vogla mbyllen sepse nuk paguajnë dot taksat.

Mbi 8 mijë ndërtesa në proces legalizimi, të prishura, me leje apo në proces legalizimi ndërkohë që sarajet e qeveritarëve lartësohen ditë për ditë, nga Surrojt në Qeparo. Arroganca, arbitrariteti dhe paligjshmëria, mjerimi, skamja dhe papunësia janë arsyet e eksodit. Eksodi i shqiptarëve është denoncimi më i fuqishëm i keqqeverisjes, dështimeve, është prova më e saktë se sa u përket shqiptarëve dhe halleve të tyre, këta e kanë lëshuar timonin, pa duar. Po për vete?! Për vete janë zhytur në luks të shfrenuar. 600 milionë euro të shqiptarëve po i bëjnë rrush e kumbulla, palma dhe kulla, qendrat e qyteteve të investuara jo më herët se 10 vjet përpara rindërtohen përsëri në tendera, gjysma e parave të së cilave shkojnë për pushtetarët e korruptuar. Kurrë s’ka qenë hendeku më i madh midis qytetarëve që vuajnë për bukën e gojës, që vuajnë për një vend pune, që nuk arrijnë do të paguajnë faturat dhe qeveritarëve të kredhur në luks që krekosen majë sajeve të tyre, që mbushin xhepat ndërkohë që populli vuan e rënkon, që fërkojnë duart kur njerëzit largohen, sepse u gënjen mendja se u largohen votat kundër e nga ana tjetër i bëjnë presion Europës, “shiko se ç’ju bëjmë ne!”. Ky është një rikthim i dhimbshëm në kohët më të zeza, kur sundonin jo oligarkët e sotëm por skalioni i fundit i mënxyrës që kapi për fyti këtë vend për 50 vite.

Si do të shpëtojmë? Si do të shpëtojmë nga këta?! Duke ikur nga vendi ynë, duke ikur nga Vlora apo duke pranuar ofertën që po na sjellin për zgjedhjet lokale, ofertën e komiteteve ekzekutive, ku askush nuk është pyetur për ndarjen territoriale, ku në vend që të zvogëlohej hendeku mes pushtetarit vendor dhe qytetarit, po zmadhohet aq sa nuk i del koha në 4 vite askujt të takojë qytetarët kudo që janë e jo më t’i pyesë për hallet, jo më të kujdeset për hallet e tyre?! Komiteti ekzekutiv është përgjigjja. Jo vetëm kaq por në traditën më të mirë të byrosë, i caktojnë vetë kryetarët e kandidatët për komitetin ekzekutiv.

E kanë vendosur dhe këtu se kë do të sjellin për kryetar të komitetit ekzekutiv. Do të sjellin dikë që do të zbatojë urdhrat e shefit e shefi kësaj radhe është Koço Kokëdhima. Nuk i mjaftojnë sarajet e Qeparoit, do t’i ngrejë sarajet edhe këtu, në mes të Vlorë, t’ua përplasë në fytyrë vlonjatëve. E kanë zgjedhur kandidatin që do të marrë urdhrat nga Koçua, do të punojë për Koçon, do të japë hesap te Koço. Vlonjatët, çfarë janë këta? Kush pyet për vlonjatët? Vlonjatët, merru taksën, merru votën, bleju votën, ulja kokën, mbyllja gojën! Prandaj edhe nuk guxojnë të dalin në dritë të diellit, janë mbyllur në një zyrë të errët aty  5 vetë, Koçua thotë, ja kryetari i komitetit ekzekutiv, ky do të jetë”, tha Basha.

Zgjidhja, theksoi kryetari i Partisë Demokratike, nuk është largimi i shqiptarëve por largimi i së keqes në pushtet që po u merr frymën qytetarëve.
“Kështu mendojnë këta se mund ta kalojnë, kështu mendojnë se mund t’ua hedhin, duke shkelur, nëpërkëmbur, shpërfillur, braktisur popullin e tyre dhe në fund fare edhe duke e përqeshur.  A mund ta pranojë Shqipëria diçka të tillë ? A mund ta pranojë Vlora diçka të tillë? A ka në Vlorë bijë dhe bija nënash sot që t’i dalin përballë kësaj mënxyre? Unë shoh shumë rreth e qark këtu, të rinj të viteve ’90 që u çuan një herë me guxim dhe brezin tjetër të të rinjve që është gati, i njeh dhe i di sakrificat e prindërve të vet për liri, për çlirim nga dhuna, nga terrori, për mirëqenie bazuar mbi djersën e ballit, me krahun e punës.

Sot kam në krahun tim njërin prej këtyre të rinjve, njërin prej këtyre djemve të Vlorës që nuk pranon që bashkëqytetarët e tij, që populli i Vlorës pasi është mashtruar, pasi është nëpërkëmbur, pasi është shtyrë në dëshpërim dhe eksod nga kjo politikë e zezë e mjerimit dhe varfërisë për qytetarët, e kamjes dhe e luksit për qeveritarët dhe ai të poshtërohet me caktimin e kandidatëve për komitetin ekzekutiv nga Byroja e Koços dhe miqve të tij. Ky djalë, ky burrë, ky vlonjat nuk vjen para jush, thjesht dhe vetëm si kandidat i një partie politike, thjesht dhe vetëm si kandidat i opozitës por vjen si qytetari, si djali, si burri, si vlonjati për vlonjatët që kërkon besën tuaj, punën tuaj, djersën tuaj, mundin tuaj, për t’ia marrë  Vlorën tuaj oligarkëve për t’ia kthyer njerëzve që e kanë me tapi, dem bama dem, vlonjatëve.

Kjo është arsyeja që ndër dhjetëra kandidatura dinjitoze u ndalëm tek ky qytetar i Vlorës, u ndalëm tek ky burrë, tek ky djalë sepse në fytyrën e tij do të shihni fytyrën e mijëra djemve të Vlorës, në mendjen e tij do të lexoni mençurinë e mijëra vlonjatëve dhe me vendosmërinë e tij për t’i rikthyer Vlorën vlonjatëve do të lexoni vullnetin plebeshitar të vlonjatëve të djathtë, të majtë e pa parti.

Zonja dhe zotërinj, është kënaqësia ime më e madhe t’ju prezantoj kandidatin tuaj dhe kryetarin e ardhshëm të bashkisë së Vlorës, Genc Deromemaj” theksoi Basha.

Kandidati për kryetar të Bashkisë së Vlorës, Genc Deromemaj u shpreh i bindur se vlonjatët do të votojnë për alternativën që do të punojë për ta.

“Ndjehem shumë i vlerësuar dhe i privilegjuar në këto momente që Partia Demokratike dhe kryetari i saj z.Lulzim Basha midis shumë kandidaturave të tjera dinjitoze më besoi këtë garë, këtë garë për Vlorën. Kjo garë nuk është e imja personale, është e jona, e përbashkët, e popullit të Vlorës. Në këtë garë ne do të tregojmë se Vlorës duhet t’i kthejmë besimin, një gjë të shumë munguar, shumë të merituar, do t’i kthejmë vlerën që Vlora përfaqëson.

Si përfaqësues politik dhe individ, krenar dhe me vlerat që na karakterizojnë moshën dhe integritetin tone, ju premtoj se do të jem një administrator i juaji, i popullit tonë, i Vlorës. Do të jem i denjë dhe më besoni që do t’ia arrijmë, do t’ia arrijmë të gjithë bashkë. Politikat tona nuk janë politika ekstreme, janë politika për popullin, me popullin, janë në shërbim të njerëzve, qytetarëve të Vlorës, janë në shërbimin tonë.

Kam besimin se Vlora dhe vlonjatët janë fisnikë, i karakterizon një mençuri e rrallë, kësaj radhe do të jenë të aftë dhe të zgjuar të vendosin për veten e tyre, t’ia kthejnë Vlorën vlonjatëve, t’ia kthejnë Vlorën dhe pjesa më e munguar e saj, t’ia kthejnë Vlorën neve qytetarëve, të gjithëve bashkë, të mirës tonë. Të gjithë bashkë do t’ia arrijmë! Vlora jonë !” theksoi Deromemaj.


 

Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 22 Prill 2015

 

 

Read More
22 Pri
0

Dyshja Rama-Meta, skemë mafioze për blerjen e votave‏

Një skeme tipike mafioze e blerjes së votës për zgjedhjet e 21 Qershorit është zbuluar nga Prokuroria në arrestimin e inspektorëve të lojërave të fatit dhe tatimorëve.

Nga përgjigjet e realizuara nga Prokuroria të cilat media i bëri publike, rezulton se inspektorët e shtetit janë në shërbim të partisë në pushtet ku në mënyrë të organizuar favorizohen biznese të caktuara për t’u marrë votën për Lëvizjen Socialiste për Integrim.

“LSI –në, LSI-në ndihmoje”. Këto janë fjalët e inspektorëve të lojërave të fatit që kishin ngritur një grup mafioz të gjobave ndaj disa bizneseve dhe favorizimeve për vota për biznese të tjera.

Partia Demokratike e ka paralajmëruar që herët që dyshja Rama-Meta ka instaluar një oligarki në vend e cila beson vetëm në blerjen e votës.

Kjo skemë mafioze është e shtrirë në çdo qelizë të shtetit, ku bandat e pushtetit gjobisin biznese e kryejnë favorizime për të blerë votën.

Mijëra biznese sot e kanë lakun në fyt nga kjo frymë mafioze ndërsa mijëra biznese të tjera janë mbyllur. Sot shumica e shqiptarëve janë në kufinjtë e mbijetesës, ndërsa mijëra prej tyre kanë marrë rrugët e eksodit për shkak të kësaj qeverisje oligarkike që nuk llogarit qytetarët.

I bëjmë thirrje prokurorisë që këtij hetimi ti shkojë deri në fund për të zbardhur çdo përgjegjësi në këtë skeme mafioze të blerjes së votës e cila dënohet rëndë sipas ligjit shqiptar.

I bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos bien pre e presioneve mafioze nga bandat e veshura me pushtet por ti bashkohen referendumit popullor më 21 Qershor për të rrëzuar oligarkinë Rama-Meta nga pushteti.


Deklaratë e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Oriela Nebijaj, 22 Prill 2015

 

Read More
22 Pri
0

Reagim i Partisë Demokratike ndaj deklaratave të Erion Veliajt‏

E turpshme si një anëtar i këtij kabineti që u kujdes dy vjet për mirëqenien personale e ndan Shqipërinë në tonën dhe të tyre. Njerëzit po ikin se qeveritarë dhe zotëria në fjalë kujdesen vetëm për mirëqenien e tyre. Qytetarët i kanë zhytur në mjerim, papunësia është rritur, çmimet po ashtu. Këta kredhen nëpër ekrane me suksese imagjinare. Shqiptarët po marrin rrugët e botës ndërsa këta janë strukur në luksin e siguruar nga lekët e shqiptarëve.


 

Reagim i Partisë Demokratike,  22 Prill 2015

 

 

Read More
21 Pri
0

Kandidati për Bashkinë e Tiranës Halim Kosova bashkëbisedim me artistët‏

Ema Andrea: Ishte një nga ato takime të sinqerta dhe pa premtime boshe e me fjalë të cilat e dimë që nuk do të bëhen realitet.

Kandidati për kryetar të  Bashkisë së  Tiranës, zoti Halim Kosova, ka zhvilluar sot një bashkëbisedim informal me artistët.  Takimin me artistët të kandidatit zotit Kosova, e shoqëroi lajmi i hidhur i ndarjes nga jeta të një artisti të shquar, Met Begës. Zoti Kosova ka ngushëlluar familjen, miqtë dhe të afërmit e tij.

“Kënaqësisë që unë pata sot dhe këtij informacioni shumë të vlefshëm, në fund iu bashkua një lajm shumë i hidhur, që shumë i nderuari Met Bega, paska humbur jetën dhe me këtë rast unë i shpreh familjes ngushëllimet më të thella. Jo vetëm sepse e kam pasur shumë mik, por sepse ka dhënë shumë për qytetin, ka dhënë shumë për artin. Ngushëlloj jo vetëm familjen, por të gjithë artistët të cilët kanë humbur një koleg, kanë humbur një mik, kanë humbur një shok. Për Metin dhe për shumë të tjerë që kanë ëndërruar diçka më mirë por që nuk i arritën, por që mendimet e tyre dhe eksperiencat e tyre  janë të vlefshme,  do te mobilizohemi edhe më shumë në të ardhmen per artin dhe artistët.

 Zoti Kosova ka dëgjuar sygjerimet e tyre se si qyteti mund t’i dedikojë më shumë hapësira, mundësi dhe resurse artit dhe artistëve. Pas takimit, aktorja e njohur Ema Andrea u shpreh: “Unë ju falenderoj që na konsideruat, falenderoj që na dëgjuat fjalën. Shpresoj që çfarë diskutuam, çfarë propozuam, si artistë të lirë, të jetë e mundur të realizohet. Në formë shumë të sinqertë ishte një nga ato takime të sinqerta dhe pa premtime boshe e me fjalë të cilat e dimë që nuk do të bëhen realitet. Folëm sinqerisht për problemet tona se si mundet arti dhe kultura e të gjitha zhanreve të jenë më produktive edhe në të mirë të kryeqytetit.

A mund të dimë më mirë se cilat janë konkretisht problemet e artit?

Problemet e artit sot janë problemi i centralizimit, folëm për artin në periferi, folëm për artin në edukim, për mundësitë e të qenit autonom, jo vetëm të institucioneve por edhe të artistëve të lirë. Besoj se i keni ndierë se këto janë shqetësimet në përgjithësi të artit sot që zhvillohet në institucione  të mbyllura ose në pak institucione, ka pak mundësira dhe mundësitë që do të krijojë bashkia. Ne propozuam dhe dëgjuam njëri-tjetrin që të mund të krijohen lehtësira për krijimtari për artistët, aq sa të mundet një institucion të na i krijojë. Besoj diskutuam dhe më vjen mirë që folëm,”- theksoi zonja Andrea.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike,  21 Prill 2015

 

Read More
20 Pri
0

Veliaj, bashkautor i varfërisë, papunësisë dhe eksodit të shqiptarëve‏

Ministri i Mirëqënies Personale është përgjegjës për realitetin e pashpresë të mijëra familjeve shqiptare që shohin largimin nga Shqipëria si mundësinë e vetme.

Erion Veliaj ka lënë një gjurmë të rëndë në rritjen e varfërisë në vend, në rritjen e papunësisë, në rrënimin e mijëra familjeve në vend.

Ai është bashkautor me Edi Ramën, në këtë realitet të pashpresë për mijëra familje që kanë marrë rrugët e kurbetit nga pamundësia për të jetuar në kushte esktremisht të vështira, ku vetëm në muajin Mars ka mbi 3000 azilkërkues sipas autoriteteve gjermane.

Sot ai duhet të pranonte përgjegjësinë e tij për skemën shkatërrimtare ekonomike e sociale të aplikuar në vendin tonë prej dy vitesh.

Skemë e cila ka lenë mbi 20,000 familje realisht në nevojë jashtë ndihmës sociale.

Skemë e cila ndryshe nga premtimi i 300,000 vendeve të punës e ka rritur papunesinë nga 13.4% që ishte në 18% sot, sipas INSTAT, nga keto mbi 34% të rinj.

Skemë që ka ulur pensionet në tërësi dhe ka vështirësuar pensionet për gratë në veçanti, duke u rritur atyre moshën e pensionit dhe duke hequr vitet e arsimit nga skema.

Skemë që ka ulur përfitimet e lejës së lindjes për nënat 17% deri në masën 35%.

Si minister i kësaj qeverie, ai është mbështetës i çdo mase të kësaj qeverie që ka vështirësuar jetën e qytetarëve, me rritjen e taksave, me rritjen e çmimit të energjisë, me prishjen e pronave të ndertuar me djersën e shqiptarëve të ndershëm.  Ai nuk ka kundërshtuar asnjë herë të vetme asnjë vendim të kesaj qeverie që në këto dy vite i ka përkeqësuar kushtet e jetesës qytetarëve shqiptarë.

Ka qënë vetë personalisht i përfolur për përfshirje në disa afera korrupsioni, duke mos qënë kështu në krye të ministrisë të mirëqenies sociale në shërbim të qytetarit, por në shërbim të mirëqënies personale.


Deklaratë e deputetit të Partisë Demokratike Gerti Bogdani, 20 Prill 2015

 

Read More
20 Pri
0

Basha prezanton kandidatin e Vaut të Dejës, Zef Hila: Pas 21 qershorit na pret një rrugë tjetër, e shpresës dhe e ringritjes‏

Basha: Rama-Meta  godasin qytetarët e pamundur dhe mbrojnë mafiozët e kriminelët 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar kandidatin për kryetar bashkie në Vaun e Dejës, z. Zef Hila. 

Lideri i opozitës ka ndarë me banorët e Vaut të Dejës shqetësimin për situatën e rëndë ekonomike në vend. Papunësia është rritur dhe varfëria ka zënë vend në çdo familje shqiptare.  Siç po dëshmohet çdo ditë – theksoi z. Basha, shqiptarët kanë humbur besimin te kjo qeveri, duke iu rikthyer rrugës se eksodit. Kryetari i PD theksoi se eksodi nuk është zgjidhja por bashkimi i shqiptarëve më 21 qershor dhe me votën e tyre të largojnë të keqen që ka mbërthyer vendin. 

“Më 21 qershor do të votojmë të gjithë bashkë, për t’i treguar Ilir Metës dhe Edi Ramës se banorët e kësaj zone nuk e ulin kokën para poshtërimit, nuk mund ta pranojnë politikën e lakut në fyt që i lë pa bukë në tryezat e tyre, ndërkohë që mbush kontot dhe valixhet e qeveritarëve të korruptuar Ilir Meta dhe Edi Rama. I godasin qytetarët e pafajshëm e të pamundur, po i mbrojnë mafiozët e kriminelët Ilir Meta dhe Edi Rama që ulen e hanë në sofrën e tyre”-  theksoi kryetari i PD, Lulzim Basha. 

Kryetari i PD ka shpalosur ofertën e re e cila do të çojë vendin drejt ringritjes. Ulja e taksave e çmimit te naftës dhe karburanteve, zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të reja të punës është mënyrë për të dalë nga kjo situatë ekonomike, deklaroi z. Basha. 

“Pas 21 qershorit na pret një rrugë tjetër, e shpresës, e ringritjes, e mirësisë, e përpjekjeve tona për të ulur çdo taksë, për t’i çuar të gjithë paratë në zhvillimin e ekonomisë që hap vende të reja pune për ju, për të detyruar këta që të ulin çmimin e energjisë dhe naftës. Për këtë nuk mjafton fitorja, për këtë duhet një fitore plebishitare e thellë që i ka rrënjët në zemërimin tuaj dhe i ka frytet në shpresën tuaj për një të ardhme më të mirë që do ta bëjmë së bashku”. 

Zef Hila, kandidat për kryetar bashkie i Vaut të Dejës theksoi se projekti i tij do të mbetet zhvillimi ekonomik dhe punësimi. Shfrytëzimi i çdo hapësire ligjore për uljen e taksave do të jetë në qendër të angazhimit të z. Hila, sikundër theksoi se dyert e bashkisë do të vazhdojnë si deri më sot të jenë të hapura për hallet dhe problemet e qytetarëve. 

Bashkia e Vaut të Dejës do të jetë një model, do të marrë një fytyrë të re, për një zhvillim, punësim, dinjitet” – theksoi kandidati për kryetar i Bashkisë së Vaut të Dejës Zef Hila.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 20 Prill 2015

 

Read More
19 Pri
0

Basha: Me votën e 21 Qershorit, shqiptarët do t’i thonë ndal të keqes‏

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar sot në Shkodër kandidaten për kryetare të Bashkisë znj.Voltana Ademi. Me zonjën Ademi, theksoi kryetari i Partisë Demokratike, Shkodra do të dijë të ecë përpara drejt horizonteve të reja, të mirëqenies, taksave të ulëta, punësimit, zhvillimit e qytetarisë, ndonëse kjo nuk është një sfide e lehtë pasi varfëria, papunësia dhe pasiguria janë sot prezent në çdo cep të vendit.

“Në këto kohë  ka pllakosur mënxyrë pas mënxyre, zullum pas zullumi, e keqe pas të keqes, që siç thonë shkodranët, korçarët, fierakët, durrsakët i ka kapur shqiptarët prej fyti e nuk i lëshon.  Kjo e keqe e ka emrin Edi Rama dhe Ilir Meta.

Është një e keqe e dyfishtë. Nga njëra anë, Rama-Meta janë tashmë të njohur për të madh e të vogël si njerëzit që premtuan vende pune por shkatërruan vende pune, si njerëzit që thanë se do të ulnin çmimin e energjisë por e rritën për të gjithë shqiptarët, si njerëzit që premtuan uljen e taksave për 97 % të shqiptarëve dhe i ngritën taksat për të gjithë, pra njerëzit që gatuan me duart e tyre, me papërgjegjshmërinë e tyre, me arrogancën e tyre, me mashtrimin që e kanë në shpirt e u lexohet në surrat krizën ekonomike, papunësinë dhe varfërinë që ka mbërthyer Shqipërinë cep më cep.

E keqja e dytë më e madhe është kjo. Tashmë që kriza ekonomike ka pllakosur dhe vetë shifrat e qeverisë nuk e fshehin dot, këta në vend që të reflektojnë, thonë se jemi në drejtimin e duhur, jemi në rrugën e duhur, thonë këta. Cila është rruga e duhur? Rruga e eksodit, ku shqiptarët 25 vjet pas eksodit historik të viteve ’91-’92 janë rikthyer përsëri në statistikat europiane si qytetarët me numrin më të madh të azil-kërkuesve në Europë, pas një vendi ku lufta civile po bën kërdinë, siç është Siria?!

Pse po ikin shqiptarët, pse po largohen shqiptarët, shkodranët, korçarët, krutanët, durrsakët, kuksiane, tiranasit, pse po largohen shqiptarët nga shtëpitë e tyre?! Pelivani kryeministër thotë se janë banda dhe organizata kriminale që e shkaktojnë këtë eksod. Dakord jam edhe unë. Por banda e ka emrin qeveria e Republikës së Shqipërisë, me në krye Ilir Metën e Edi Ramën. Është kjo bandë me banditë të rinj e të vjetër që ia doli dy vjet pas ardhjes në pushtet të rikthente eksodin;  ia doli të dyfishonte listat; ia doli të shpunësonte masivisht shkodranët e gjithë shqiptarët; ia doli të kthente krimin në sistem; ia doli të shkaktonte pasigurinë më të madhe që ky vend ka njohur që prej vitit të zi, 1997; ia doli të rikrijojë radhë të gjata të varfërisë e të dëshpërimit. Kjo është banda, kjo është organizata kriminale dhe askush tjetër përgjegjëse për eksodin dhe për çdo vuajtje të shkodranëve e shqiptarëve sot”, theksoi zoti Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ftuar qytetarët të bashkohen rreth ofertës së opozitës për punë dhe dinjitet dhe për t’i dhënë fund qeverisjes së oligarkëve në pushtet.

“Sot, jemi mbledhur këtu  për të filluar së bashku një aksion të madh politik që bashkon të djathtë e të majtë sepse zgjedhjet e 21 qershorit janë edhe një sfidë e madhe për çdo shqiptar, për çdo shkodran. A do të pranojmë të ulim kokën para horrllëqeve, arrogancës, poshtërimit, varfërisë dhe krimit që kanë sjellë Edi Rama e Ilir Meta; a do të pranojnë të djathtë por edhe të majtë të votojnë projektin e tyre të vazhdimit të shtypjes së qytetarëve, të shtrydhjes së xhepave të tyre, vetëm e vetëm që një grusht njerëzish në krye të kupolës të pasurohen përtej imagjinatës, me miliona e miliona euro pasuri, këtu por edhe të transferuara në konto sekrete jashtë Shqipërisë, të lidhura ngushtë me klanet e kartelet më të rrezikshme të drogës e narko-trafikut?!

Vota e 21 qershorit është një armë në dorën e çdo shkodrani e shkodraneje, është një armë në dorën e çdo shqiptari e çdo shqiptareje, për të ngritur kokën, për t’u thënë ndal oligarkëve, për t’u thënë oligarkëve Rama-Meta dhe kohortëve të tyre kriminalë se shqiptarët nuk e pranojnë këtë poshtërim, se Shkodra nuk e pranon këtë poshtërim. Ne do i ndalim me fuqinë e votës, në 21 qershor dhe do të bëjmë gati portën e largimit të tyre pas 21 qershorit, jo vetëm nga Shkodra, Tirana, Durrësi por edhe nga qeverisja e vendit.

Sot, dua t’u them votuesve të zhgënjyer të së majtës, në Shkodër e komunat përreth, që përveç një mijë e një arsyeve të zhgënjimit tuaj, papunësisë, premtimeve të pambajtura, faturave të fryra, çmimeve të rritura, pasigurisë, prerjes në besë, poshtërimit nga dyshja Rama-Meta, ne demokratët ju shtrijmë dorën e bashkëpunimit dhe arsyeja tjetër se pse duhet të votoni e të bashkoheni me ne është bija e Shkodrës, përfaqësuesja e denjë e virtyteve më të mira të vajzave, nënave të Shkodrës, ekspertja e shquar e pushtetit vendor, drejtuesja e departamentit të pushtetit vendor në kryesinë e PD, zëri juaj i deritanishëm në Parlamentin e Shqipërisë që nuk e ka braktisur për asnjë moment Shkodrën, që e do Shkodrën, që është kujdesur për Shkodrën dhe shkodranët në detyra të ndryshme që i janë besuar dhe që nesër do kujdeset për çdo shkodran e shkodrane e do të luftojë për shkodranët si kryetarja e ardhshme e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi”, deklaroi Basha.
Kandidatja e Partisë Demkratike Voltana Ademi ka theksuar se ajo dhe stafi i saj do të punojnë me angazhim dhe përkushtim për t’i kthyer shpresën qytetarëve të Shkodrës që sot janë të braktisur nga qeveria.

“Me shumë emocion, me emocionin që përcillni ju, njerëzit, unë do filloj me atë që ne përfaqësojmë, me vlerat, parimet demokratike të Shkodrës, me vlerat parimet tona që i kemi ruajtur fortë, kemi besuar fortë, për të cilat kemi luftuar fortë, do të kërkojmë që ti mbajmë fort. Do ta bëjë Partia Demokratike, do ta bëj unë me Partinë Demokratike, do ta bëjnë njerëzit, qytetarët e Shkodrës, zonjat, zotërinjtë, të rinjtë, të rejat.

Ne, ajo që i  ofrojmë qytetarëve tonë, banorëve të Shkodrës, është besnikëria, ne do punojmë me besnikëri, me besnikëri ndaj parimeve të shenjta tonat që i kemi në gen, që kemi punuar dhe jetuar fort me vite me shekuj, janë tek ne dhe mendoj që njerëzit, ju më shumë se askush, e dinë që vetëm kështu ne mund të bëjmë të mundur që ta çojmë rritjen e zhvillimin e Shkodrës më tej, ta bëjmë atë një qytet, një Shkodër me të gjithë banorët e saj, në Malësi, në Shkodër, në bregdet, në fushë, kudo duke shfrytëzuar burimet krahasimisht më të mëdha, më tërheqëse që kjo bashki ka për t’i kthyer në burimin tonë kryesor të rëndësishëm për njerëzit, me njerëzit, në shërbim të njerëzve për mirëqenien e tyre. Do ta bëjmë këtë me ju, ne do ta bëjmë bashkë. Shkodra është e jona dhe ne i përkasim Shkodrës.

Ne do ta bëjmë atë me besnikëri, do punojmë bashkë dhe do vazhdojmë bashkë  ta udhëheqim atë për të mirën tonë dhe të fëmijëve tonë, do bëjmë atë që të rinjtë e të rejat që jetojnë sot në Shkodër sikurse të rinjtë e Europës ta shohin të ardhmen e familjeve të tyre në Shkodër gjithmonë, në një qytet europian për të cilën ne tashmë e kemi nisur rrugën e zhvillimit.

Do ta bëjmë bashkë dhe do fitojmë, do fitojmë të gjithë bashkë, PD do të fitojë në Shkodër, njerëzit populli i Shkodrës, të gjithë ne dhe kështu do të bëjmë të mundur që të jetojmë në qytetin më të lumtur që kemi dëshiruar të kemi gjithmonë duke punuar fortë, me vetëmohim, përkushtim, dashuri dhe bashkë me njëri tjetrin duke ja dhënë krahun njëri tjetrit dhe duke punuar me njëri tjetrin duke u parë sy më sy, duke qenë të sinqertë dhe dukë e bërë këtë të mundur realitet. Vetëm kështu ne mund ta bëjmë”, tha Ademi.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 19 Prill 2015

 

Read More
19 Pri
0

Ish të përndjekurit në konventë kombëtare; të bashkohemi me PD në zgjedhje‏

Në takimin e organizuar në Vlorë nga Partia Demokratike u bashkuan shoqatat e ish të përndjekurve politike, ish te burgosurve, të internuarve, të dëbuarve si dhe Unioni Mbarëkombëtar i të Përndjekurve dhe Burgosurve Politike.

Departamenti për ish të Përndjekurit Politikë dhe Pronarët në Partinë Demokratike organizoi dje konventën kombëtare për “Pjesmarrjen në politikëberje të familjeve të të përndjekurve politike, si domosdoshmëri për demokracinë”.

Në këtë takim të organizuar në Vlorë nga Partia Demokratike u bashkuan shoqatat e ish të përndjekurve politike, ish të burgosurve, të internuarve dhe të dëbuarve si dhe Unioni Mbarëkombëtar i të Përndjekurve dhe Burgosurve Politike.

Më shumë se 500 pjesmarrësit e këtij takimi shprehën vullnetin për bashkimin e të gjithë shtresës së përndjekurve politikë rreth Partisë Demokratike, si dhe deklaruan nevojën imediate që ka vendi për përfshirjen e kësaj shtrese politike në vendimarrje dhe politikëbërje. Duke parë situatën kritike dhe duke bërë një analizë të aktualitetit politik, të përndjekurit u zotuan se do të bashkohen me Partinë Demokratike në këto zgjedhje vendore, si e vetmja alternativë dhe shpresë për vendin.

Në takim morën pjesë të përndjekurit nga qyteti Vlorës, Sarandës, Delvinës dhe Himarës. Në emër të Partisë Demokratike, konventën e përshëndeti Sekretari i Përgjithshëm, z. Arben Ristani, i cili theksoi vlerësimin që PD ka për këto grupime të shoqërisë, dhe pohoi rëndësinë që ka në Partinë Demokratike, Departamenti për të Përndjekurit dhe Pronarët, si department që përben dy shtyllat kryesore identitare të PD, të përndjekurit dhe pronarët. Z.Ristani u shpreh se aktualisht PD po harton një platformë të qartë dhe të mirëmenduar bashkëpunimi për të bërë të mundur angazhimin e të gjithë familjeve, fëmijëve, nipërve dhe mbesave të përndjekurve politikë, pranë Partisë Demokratike.

Në emër të shoqatës Antikomuniste Demokrate të Përndjekurve Politikë, Simon Mirakaj vlerësoi atë çfarë ka bërë Partia Demokratike, dhe u shpreh se ka ende për të bërë.

Në emër të Unionit Mbarëkombëtar të Përndjekurve dhe Burgosurve Politikë, Besim Ndregjoni shprehu zhgënjimin për qeverinë aktuale, dhe bëri thirrje për afrim pranë Partisë Demokratike dhe politikave të saj.

Në emër të Partisë të Drejtat e Mohuara e Re, z.Fatmir Hoxha, tha se sot më shumë se kurrë është jetike bashkimi me Partinë Demokratike.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike 19 Prill 2015

 

 

Read More
18 Pri
0

Vokshi në Forumin e Grave të PPE, merr mbështetje për dekriminalizimin‏

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, deputetja Albana Vokshi mori pjesë në Forumin e  Grave deputete të Partive Popullore Europiane në Varshavë, me temë “Roli i grave në forcimin e demokracive  në Europën qendrore dhe lindore , një vlerësim i të kaluarës dhe së tashmes në cerek shekulli”.

Në konferencën e organizuar nga PPE dhe fondacioni Konrad Adenauer merrnin pjesë eurodeputete,  deputete të vendeve anëtare, kryetarja e Forumit të Grave të PPE ish eurodeputetja Doris Pack,  drejtuese të forumeve politike dhe  gra personalitete të Europës Lindore.

Në fjalën e saj, zonja Vokshi kërkoi mbështetjen e kolegeve në Parlamentin Europian dhe të vendeve të tjera  për dekriminalizimin e Parlamentit dhe institucioneve shqiptare, si një kauzë jetike dhe si domosdoshmëri  për forcimin e shtetit të së drejtës dhe integrimit europian të vendit. Zonja  Vokshi u shpreh se në betejën e dekriminalizimit të shtetit,  Partia Demokratike është përfshirë me seriozitet dhe angazhim të jashtëzakonshëm dhe po drejton një komision parlamentar  të posatçëm dhe se deputetet gra kanë një rol thelbësor.

“Nuk mund të ketë zhvillim, progres dhe të ardhme europiane, nëse qeveria dhe deputetët janë të kapur nga interesa kriminale dhe mafiozë. Ata mbajnë  peng aspiratat e shqiptarëve per progres”, tha Vokshi.

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas një prezantim  të gjerë të sfidave dhe rolit historik të grave në shtetformimin shqiptar, sakrificat vetëmohuese të tyre si nëna dhe bashkëshorte në diktaturë, kalvari i gjatë i persekutimeve, pushkatimet me dhe pa gjyq ndaj grave intelektuale dhe të shtresave të ndryshme .  Zonja Vokshi njohu deputetet e djathta europiane me nismën ligjore të PD për dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare si një proces i rëndësishëm për shkëputjen nga e kaluara më e errët dhe më e vuajtur që një vend ka patur në Europë.

“Mazhoranca aktuale e rrëzoi nismën duke e refuzuar me forcën e kartonave shkëputjen nga e kaluara kriminale” , tha zonja Vokshi  e cila shtoi se qeveria mbështetet  një draft ligjor të cunguar,  aspak në funksion të pastrimit të shtetit nga zyrtarët e ish diktaturës, apo gjyqtarët e atij sistemi.

Deputetja Vokshi tha se edhe pse kanë kaluar 25 vite demokraci,  gratë dhe vajzat në Shqipëri vuajnë privime të mëdha ekonomike, sociale, punësimi dhe të drejta njerëzore për shkak të diskriminimit dhe braktisjes nga qeveria dhe mazhoranca e kapur nga krimi dhe monopolet.

Vokshi shtoi se në zgjedhjet lokale përfaqësimi në rritje i grave dhe vajzave në drejtimin  e bashkive dhe këshillave bashkiakë me 50% do të rrisë  cilësinë e vendimarrjes në pushtetin lokal.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike 18 Prill 2015

 

Read More