Blog

18 Pri
0

Korça bashkohet për punë, dinjitet dhe të ardhme të sigurt‏

Mijëra qytetarë korçarë mirëpritën sot ofertën e re të Partisë Demokratike, për një mundësi të vërtetë për qytetin e tyre, që do të sjellë punë, do të ulë çmimet e naftës dhe energjisë e do të kthejë besimin e qytetarëve. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i kërkoi qytetarisë korçare të bashkohet me alternativën e demokratëve për të ndalur rrënimin dhe varfërinë. Ai tha se Rama dhe Meta kanë braktisur qytetarët duke rrënuar mirëqënien e tyre.

I kanë braktisur qytetarët dhe korçarët por janë sot të vetmuar se nuk gjendet një shqiptar i ndershëm që t’u shkojë pas. Se nuk u shkohet pas mashtruesve që premtojnë uljen e çmimit të energjisë dhe e rrisin atë. Nuk u shkohet pas atyre që premtuan 300 mijë vende pune, dhe po i nxjerrin njerëzit çdo ditë në rrugë me politikat e tyre. Premtuan uljen e taksave dhe i rritën çdo vit në mënyrë të pamëshirshme.

Premtuan drejtësi, por po u marrin shpirtin të pamundurve që s’kanë mundësi të paguajnë dritat, ndërkohë që i rrahin shpatullat deputetit të tyre këtu në Korçë që ka 205 milionë lekë debi të fabrikës së tij.

Premtuan rend dhe siguri, por krimi po bën kërdinë dhe njerëzit e krimit, të veprave më të urryera janë sot nëpër zyra e marrin vendime për ju, për fëmijët tuaj, marrin vendime për ne.

Këta janë mashtruesit që premtuan uljen e çmimit të naftës,  por po e mbajnë më të lartin në rajon me taksat e tyre, sepse kështu ka zgjedhur Edin Rama dhe Ilir Meta”, tha Basha.

Kreu i opozitës u shpreh se gjendja e fermerëve të Korçës dhe mbarë vendit është nën mjerim ndërsa qeveria u ka rritur taksat dhe nuk u jep asnjë mbështetje.

Këta janë që premtuan ndihmë për fermerët, uljen e madhe të çmimit të karburantit për bujqësinë, por si është gjendja sot. Jo vetëm nuk punohet dot toka, e nuk prodhohet,  për shkak të çmimit të lartë të naftës, por nuk ka më as një kacidhe rimbursim. Sot paratë e arkës së shtetit, paratë e arkës së përbashkët që mbushet nga qytetarët me taksat e tyre, me taksat tuaja që dalin nga xhepat tuaj, që dalin nga goja e fëmijëve juaj,  i marrin tre katër vetë, që kanë lidhje me qeverinë, me klientelën e korruptuar të  Ilir Metës dhe  Edi Ramës”, u shpreh Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike denoncoi maxhorancën për lidhjet e saj me krimin kur në prag të zgjedhjeve kanë vendosur të kandidojnë edhe trafikant droge.

Çfarë ka të përbashkët Korça me këtë model me këtë hibrid të ndërthurjes së krimit me pushtetin, të shitblerjes së votës, të korrupsionit, të babazisë për të përfituar, të arrogancës, të  fodullëkut, të pashpirtësisë e pandjeshmërisë ndaj qytetarëve ?!

Ku janë sot, a kanë reflektuar pasi gjithë Europa u shokua, u trondit nga inkriminimi kokë e këmbë që i bënë administratës dhe shtetit. A kanë reflektuar pasi mbarë qytetarët  vendit u ngritën në këmbë në rrugë e në sheshe kundër krimit dhe sundimit të tij? Aspak! Vendosën të kandidojnë në Krujë një trafikant kokaine, po sfidojnë çdokënd. Kjo është sfidë ndaj jush, ndaj qytetarëve, ndaj partnerëve, ndaj Europës, ndaj Amerikës, ndaj së ardhmes sonë”, tha Basha.

Kreu i opozitës tha se Korça e kulturës meriton më të mirën, ndaj qytetarët korçarë do të ketë kryetar të ardhshëm të bashkisë një profesor të nderuar z.Gjergji Mero ndërsa banorët e Bashkisë së Maliqit mjekun e respektuar të qytetit Xhevdet Belishta. Ai u zotua se oferta e re dhe kandidatët e Partisë Demokratike në Korçë e mbarë vendin do të jenë një garanci me kontratën e nënshkruar, për të hapur dyert për qytetarët ndaj çdo halli të tyre dhe të krijojnë çdo lehtësi për mirëqënie.

Kjo ofertë e re, ofertë që ofron rend dhe siguri, oferta që sjell zhvillim, oferta që ul taksat, oferta që ul çmimin e energjisë, ul çmimin e naftës, kjo ofetë bashkë me votën tuaj kundër rrënimit të jetës suaj të përditshme, do ta ndalë të keqen, do ta vë Korçën e Shqipërinë në punë, do ta ndalë eksodin dramatik, do të kthejë besimin e të rinjve. Kandidatët tanë janë të angazhuar dhe kanë firmosur një kontratë me Partinë Demokratike, por në fakt kontrata është me ju. Përpara se të vijnë këtu tek ju, kanë firmosur kontratën e garancisë për integritetin e tyre, për luftën që do të bëjnë për të ulur taksat dhe tarifat, për vullnetin e plotë për të qenë 24 orë në dispozicion të qytetarëve dhe banorëve të Bashkisë së re të Korçës”, deklaroi Basha.

Kandidati i Bashkisë Korçë, profesor Gjergji Mero u shpreh se ai do kthejë në punë qytetin e Korçës për të kthyer dinjitetin e munguar në qytet. “Do të respektoj kontratën me çdo njerin prej jush për të përmirësuar jetën e familjeve dhe fëmijëve tanë, për të bërë të mundur që të kemi më shumë dinjitet siç e ka pasur në traditën e vetë Korça”, tha kandidati Mero.

Mjeku Xhevdet Belishta tha se ai do t’u shërbejë qytetarëve të Maliqit sipas parimeve humane të profesionit të tij, për të qënë pranë tyre në çdo hall dhe problem. “Qytetarët e mi sot ndihen në braktisur, të harruar dhe në kufinjtë e mbijetesës. Ne mjekët flasim pak por punojmë shumë. Ju garantoj se fitores tonë do ti bashkëngjitet edhe Bashkia e Maliqit”, tha Belishta.

Fjala e kryetarit të Partisë Demokratike përpara qytetarëve korçarë:

Të dashur miq

Vëllezër dhe motra

Kryefamiljarë, të rinj e të reja

Të nderuar zonja e zotërinj

Korçarë të nderuar e krenarë, banorë të këtij rrethi që ka lartësuar si asnjë tjetër në histori virtytin e punës së ndershme, mençurisë dhe përparimit përmes vlerës dhe virtytit.

Në çdo qytet, rreth dhe krahinë të Shqipërisë përballemi me vlera unike me të cilat krenohemi.

Por në Korçë ndihemi të detyruar para qytetarisë e punëtorisë që buron nga tradita, historia, nga kultura, nga ky truall i prodhimit dhe i nderimit të punës, nga rrugicat, nga historia e saj po më e rëndësishmja që buron nga korçarët dhe korçaret, që dua ti përshendes pa dallim të mbledhur në këtë shesh, banorë të bashkisë së vjetër dhe bashkisë së re, banorë të Korrcës, Devollit, Maliqit kudo që jeni, kudo që jeni të majtë e të djathtë, myslimanë e ortodokse.

Vëllezër e motra, jemi mbledhur sot këtu jo siç e meriton ky qytet dhe korçarët për të festuar punët dhe djersën tuaj për të celebruar begatinë,  mirëqënien, apo një lajm të mirë. Nuk është kjo, fatkeqësisht, që na ka

Mjerimi, varfëria, hallet e mëdha të qytetit e komunave përrreth, na kanë bërë bashkë sot.

Nuk ka punë në Korçë, s’ka zhvillim, nuk ka mirëqënie dhe ka humbur besimi.

Në fytyrat e të rinjve dhe tërejave të Korrcës, e burrave dhe grave të Korçës, që hasim kudo në çdo lagje e fshat nuk shohim melankolinë romantike e serenatave tuaja të mrekullueshme, por dëshpërimin e papunësisë, të skamjes, të pamundësisë.

Varfëria është sëmundja më e keqe, dhe ka hedhur rrënjë thellë edhe këtu si në gjithë vendin.

Por miqtë e mi, ashtu siç mençuria korçare u dikton brezave dhe historisë, dhimbja është një burim diturie, mesimi, për të gjetur e për të vënë gishtin, për të kuptuar mirë pse erdhëm deri këtu, cilat janë shkaqet që përfunduam këtu.

Vuajtja e korçarëve na bën syçelët, për të parë qartë burimin e papunësisë, varfërisë e mjerimit, autorët që i tregon me gisht çdo shqiptar sot, autorët e kësaj dare shtrënguese e asfiksuese janë Edi Rama dhe Ilir Meta.

Ata janë autorët dhe askush tjetër, sepse prej dy vitesh sundojnë e shtypin qytetarët, ndërsa vetë janë kredhur në kënaqësitë perverse të oligarkëve që nuk shohin përtej hundës së tyre, xhepit të tyre, familjes apo klientelës së tyre, nuk ndjejnë më larg se privilegjet e tyre.

Kjo është gjendja dhe kjo na ka mblehdur sot në Korrcë si kudo në Shqipëri.

Ata kanë sot pushtetin dhe paratë, por harrojnë se nuk kanë bërë asgjë, sepse nuk kanë me vete qytetarët, nuk kanë me vete korçarët, nuk kanë me vete shqiptarët. Ata i braktisën shqiptarët, të verbuar në luksin e korrupsionit të tyre, por janë të mjerë e nuk kuptojnë se ky shesh këtu sot, si çdo shesh, në çdo qytet e cep të Shqipërisë është pasuria më e madhe, luksi e drita më e madhe, është shpirti i lirë që kërkon punë e dinjitet, ligj e siguri. Ky shesh, ju korçarët e ndershëm dhe anembanë shqiptarët, ju jeni Shqipëria e vërtetë, e gatshme për t’u treguar vendin Ramës, Metës, kopjeve e filove të tyre këtu në Korçë e kudo.

I kanë braktisur qytetarët dhe korçarët por janë sot të vetmuar se nuk gjendet një shqiptar i ndershëm që t’u shkojë pas.

Se nuk u shkohet pas mashtruesve që premtojnë uljen e çmimit të energjisë dhe e rrisin atë.

Nuk u shkohet pas atyre që premtuan 300 mijë vende pune, dhe po i nxjerrin njerëzit çdo ditë në rrugë me politikat e tyre. Premtuan uljen e taksave dhe i rritën çdo vit në mënyrë të pamëshirshme.

Premtuan drejtësi, por po u marrin shpirtin të pamundurve që s’kanë mundësi të paguajnë dritat, ndërkohë që i rrahin shpatullat deputetit të tyre këtu në Korçë që ka 205 milionë lekë debi të fabrikës së tij.

Në burg shkojnë ata që skanë 30 mijë lekë të vjetra të paguajnë energjinë, se s’kanë mese, s’kanë punë e as të ardhura, në parlament e me privilegje ai që ka 205 milionë të papaguara. Pse nuk shkoi banda e gangsterëve famëkeqë të OSHEE-së tek fabrika e mikut të Edi Ramës e Ilir Metës për të hequr dritat e për të çuar në burg pronarin? Nuk shkoi se ligji sot nuk zbatohet njësoj. Sot nuk jemi të barabartë para ligjit. Rama e Meta tratojnë shumicën si të njerkës dhe disa pak si të nënës.  Të pamundurit dhunohen, miqtë e qeverisë favorizohen.

Premtuan rend dhe siguri, por krimi po bën kërdinë dhe njerëzit e krimit, të veprave më të urryera janë sot nëpër zyra e marrin vendime për ju, për fëmijët tuaj, marrin vendime për ne.

Pak ditë më parë  denoncuam dy karaktere të tillë, një përdhunes, tjetri falsifikator, që këta, psuediorilindja e famshme i çoi në doganë e në tatime, sikur të ishin më shembullorët e qytetit.

Këta janë mashtruesit që premtuan uljen e cmimit të naftës,  por po e mbajnë më të lartin në rrajon me taksat e tyre, sepse kështu ka zgjedhur Edin Rama dhe Ilir Meta.

Këta janë që premtuan ndihmë për fermerët, uljen e madhe të çmimit të karburantit për bujqësinë, por si është gjendja sot. Jo vetëm nuk punohet dot toka, e nuk prodhohet,  për shkak të çmimit të lartë të naftës, por nuk ka më as një kacidhe rimbursim. Sot paratë e arkës së shtetit, paratë e arkës së përbashkët që mbushet nga qytetarët me taksat e tyre, me taksat tuaja që dalin nga xhepat tuaj, që dalin nga goja e fëmijëve juaj,  i marrin tre katër vetë, që kanë lidhje me qeverinë, me klientelën e korruptuar të  Ilir Metës dhe  Edi Ramës.

Le të bëjmë një bilanc të shkurtër këtu në Korcë, në këto dy viteve. Asnjë premtim i mbajtur. Investimet sot janë 6 herë më pak. Asnjë shkollë e re, asnjë ujësjellës i ri. Bashkia, bashkia e drejtuar nga ky qyqari që mbeti nënkryetar, derisa ta largoni ju me votën tuaj në 21  Qershor, është kthyer në zyrë të ndarjes së privilegjeve dhe favoreve për një klan të ngushtë të peleshëshëve dhe  kapuranëve.

Miqtë e mi!

Korçarë të nderuar

A mund ta thotë dikush;

Çfarë ka të përbashkët Korça e kulturës që ka parë bot me sy, me këtë qeveri, me këtë parlament, me këtë administratë të lidhur me krimin dhe të mbushur me trafikantë e autorë të mynxyrave të lloje llojeve  e më të pabesueshmet ?!

Çfarë ka të përbashkët Korça e artit, e kulturës, e  serenatave me këtë palo bashkiak me këtë zëvendësues të oligarkut,  që u rrit në detyrë, që i ka marrë dinjitetin qytetit dhe ka ngritur këtu kullën shëmtuar e korrupsionit për hesap të Edi Ramës,  jo për hesap të korçarëve ?!

Më tha një zonjë tek vija këtu, i thonë kulla e flijimit në Korçë, kulla e turpit e quajti Aldo, por emri i vërtetë është kulla e korrupsionit . Kjo  ngrehinë e shëmtuar ti vret sytë,  sa me mungesën totale të estetikës, aq edhe me simbolin që është kthyer, të  keqqeverisjes që shtrëngon lakun në fytin e shqiptarëve.

Çfarë  ka të përbashkët Korça e kulturës, Korça e qytetarisë, Korça e respektit për njerëzit më këtë soj të urryer sundimtarësh që i fusin të rinjtë e Korcës të blejnë e shesin vota, i fusin në pazarin më të papranueshëm të këmbimit me lekë të së ardhmes tonë, të tregtimit të lirisë më të shenjtë të njeriut,  të drejtës  për të vendosur me vullnet të pastër për drejtuesit e vendit.

Çfarë ka të përbashkët Korça me këtë model me këtë hibrid të ndërthurjes së krimit me pushtetin, të shitblerjes së votës, të korrupsionit, të babazisë për të përfituar, të arrogancës, të  fodullëkut, të pashpirtësisë e pandjeshmërisë ndaj qytetarëve ?!

Asgjë të përbashkët!  Asgjë të përbashkët nuk ka Korça e traditës, e shkollës së parë shqipe, e rilindjes, e serenatës, me këta sundimtarë primitive dhe eunukë që kanë bjerrë çdo vlerë e çdo parim.

Ndaj jam i sigurtë se edhe socialistët korçarë, nuk kanë e nuk gjejnë asgjë të përbashkët me dyshen Rama-Meta dhe fidanët e tyre këtu.

Miqtë e mi!

Ende pa u mbyllur një skandal, plas një tjetër  Dy vite zinxhir i pakëputur skandalesh, të padëgjuara më parë.

E patë se gjithë kupola e shtetit, Kryeministri, Kryetari i Parlamentit, Ministri i Brendshëm, të zgjedhurit e tyre në Kuvend u përfshinë në një histori kriminale, që të ngjeth mishtë, me akuzën e porositjes së vrasjes së dy deputetëve dhe me bashkëpunimin në fshehjen e ngjarjes. Edhe më kriminale se sa kjo skemë mafioze, që ka në bazë të saj vetëm interesa biznesi e pazaresh të ndyra , ishte makineria që u ngrit e u vu në lëvizje për mbylljen e hetimit, për mbulimin e të vërtetës.

Ku janë sot, a kanë reflektuar pasi gjithë Europa u shokua, u trondit nga inkriminimi kokë e këmbë që i bënë administratës dhe shtetit. A kanë reflektuar pasi mbarë qytetarët  vendit u ngritën në këmbë në rrugë e në sheshe kundër krimit dhe sundimit të tij? Aspak!

Vendosën të kandidojnë në Krujë një trafikant kokaine, po sfidojnë çdokë. Po, po. Kjo është sfidë ndaj jush, ndaj qytetarëve, ndaj partnerëve, ndaj Europës, ndaj Amerikës, ndaj së ardhmes sonë.

E dini çfarë ndodhi para disa ditësh këtu në Korçë? Ma thonin tek po vija këtu tek ju e me siguri që shumë qytetarë e kanë parë sepse ka ndodhur në mes të qytetit, në një orë të zymtë të ditës me shumë njerëz. Një gruaje i ra të fikët dhe kur u përmend tha se kishte 2 ditë pa ngrënë. Se ishte nëna e 3 fëmijëve dhe se shtrëngonte grushtin e saj me 200 lekë të vjetra , që nuk dinte a do ti blinte çibuk apo kothere për fëmijët e saj.

Këtu e ka sjellë punën Edi Rama dhe Ilir Meta dhe babëzia e tyre shpërdoron 3 milionë Euro për zyrat  bashkisë, 2.5 milionë Euro për kullën e korrupsionit që i marrin nga xhepat tuaj. Tani vijnë dhe kanë turpin e madh që nuk i zë e ju kërkojnë votën më 21 qershor.

Kërkojnë prej jush, këta që ju vunë përpara mjerimin, burgun, arrogancën, shtypjen, përbuzjen, pashpirtësinë, pasi morën lekët tuaj e i bënë rrush e kumbulla, pasi mbyllën mijëra vende pune e në vend që të hapin një të vetëm, vijnë këtu me Filo qyqarin, me çirakun që merr paratë që t’ia çojë shefit, që t’ja çojë shefit të tij. Vijnë me të, çfarë i thonë Korçës me Filo qyqarin, i thonë ulni kokat, zbrazni xhepat, jepni votat, mbyllni gojën, sepse mendojnë se mund të blejnë gjithçka me paratë e krimit dhe të korrupsionit. E kanë mirë apo e kanë keq? Gabim e kanë, apo jo? Nuk e blejnë dot shpirtin e korçarëve, nuk e blejnë dot të kaluarën e trafikantëve që kanë në krahë, nuk i blejnë dot gjynahet që kanë bërë me këtë popull. Nuk kemi ndërmend ti lejojmë, Korça do t’i thotë jo, Shqipëria do t’I thotë jo.

Sot jo vetëm mbështetësit tanë, por edhe ata votues të majtë që ndjehen të tradhëtuar në shpirt. Janë para dy zgjedhjesh, t’I thonë të ulin kokën e të bëjnë sikur nuk shohin, të poshtërohen e të shkelen me këmbë, të votojnë çirakun që vazhdon të ndajë paratë e t’ia çojë shefit, që t’ia çojë shefit të madh, apo t’I thonë me votë, ndal, nuk pranojmë më, jo më kështu, ndal!

Dhe unë kam besim se jo vetëm demokratët e Korçës por të gjithë korçarët kanë 1 mijë arsye për t’i thënë Jo, për të dhënë votën e tyre kundër , për të dhënë votën e tyre për shpëtim dhe për shpresë dhe jo për vazhdimin e kësaj mënxyre që nuk diskriminon, por ka kapur prej fyti të djathtë e të majtë, e pra sot, korçarët e urtë dhe punëtorë, kanë mundësi të votojnë jo vetëm për ato 1 mijë e një arsye, por edhe një arsye tjetër të madhe, për një qeverisje që ndihmon, që u del në krahë, që i stimulon, që e ka derën të hapur. Korçarët e kulturës, dijes, që duan të kenë bijtë më të mirë, bijat më të përgatitura në krye dhe ne që jemi gati bashkë me ta, janë gati të pranojnë për një arsye madhore ofertën tonë sepse ne vijmë tek ju me birin e kësaj krahine, me njeriun e dijes dhe të kulturës, me njeriun e suksesit, Rektorin e Universitetit të Korçës, prof. Gjergji Meron.

Ora e të vërtetës po vjen. Korça ka nevojë për këtë ofertë të re, për këtë qeverisje të re. ne dalim hapur para korçarëve duke votuar Gjergji Meron. Votoni për hallet dhe problemet tuaja dhe zgjidhjen e tyre. Votoni për qytetarinë, votoni për të sotmen dhe të nesërmen, votoni për njeriun që është i përkushtuar, jo ndaj shefit, e as ndaj shefit të shefit, por ndaj qytetarëve të Korçës, nga më i pari deri tek më i fundit, nga më i riu deri tek më i vjetri, të djathtë e të majtë.

Ndaj, kandidatët tanë janë të angazhuar dhe kanë firmosur një kontratë me Partinë Demokratike, por në fakt kontrata është me ju. Përpara se të vijnë këtu tek ju, kanë firmosur kontratën e garancisë për integritetin e tyre, për luftën që do të bëjnë për të ulur taksat dhe tarifat, për vullnetin e plotë për të qenë 24 orë në dispozicion të qytetarëve dhe banorëve të Bashkisë së re të Korçës. Kjo ofertë e re, ofertë që ofron rend dhe siguri, oferta që sjell zhvillim, oferta që ul taksat, oferta që ul çmimin e energjisë, ul çmimin e naftës, kjo ofetë bashkë me votën tuaj kundër rrënimit të jetës suaj të përditshme, do ta ndalë të keqen, do ta vë Korçën e Shqipërinë në punë, do ta ndalë eksodin dramatik, do të kthejë besimin e të rinjve, do ta bëjë për atë nënën që u këput në mes të pazarit, do ta bëjë për Brunilda Mekën që la dy jetimë të pashpirtësisë të xhelatëve të Edi Ramës dhe Erjon Veliajt këtu në Korçë, do ta bëjë për çdo korçare e çdo korçar dhe për të ardhmen tuaj.

A jeni gati?

Ne jemi gati!

Ora e së vërtetës po vjen, për punë dhe dinjitet, për rend dhe siguri, për ligj dhe drejtësi . Për Korçën qytetare, për Shqipërinë europiane, me Gjergji Meron, me korçarët.

Zoti e bekoftë Korçën,

Zoti e bekoftë Shqipërinë!


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 18 Prill 2015

 

Read More
17 Pri
0

Basha prezanton Alibeajn në Fier: Votoni njeriun e vlerave‏

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prezantoi sot kandidatin për kryebashkiak të Fierit, Enkeleid Alibeaj, në sheshin qendror të qytetit, të mbushur me antuziasmin e qindra qytetarëve pjesmarrës.

Basha tha se prania masive e qytetarëve në këtë takim spontan tregon nevojën që ka qyteti për të përqafuar vlerat më të mira.

“Unë dua së pari t’iu falenderoj për daljen tuaj masive në këtë shesh, ku kam për të ndarë me ju një lajm shumë të mirë e të gëzuar. Dua t’u them se nga Fieri demokratët, PD, por dhe të gjithë shqiptarët mund të nxjerrin shumë mësime, po një mësim i veçantë është bashkimi në diversitet. Ky është Fieri i firakëve den baba den, i fierakëve që ndërtuan tabanin e këtij qytetit, por është po kështu dhe Fieri i mallakastriotëve, i kosovarëve, i çamëve, i lebërve, i myzeqarëve, pa dallim,  pra bashkimi i diversitetit.

Sot kam në krahun tim një mik të vjetër, ndonësë një djalë të ri, i cili kurrë nuk ka hezituar ta thotë mendimin e tij, troç dhe pa dorashka , edhe kur nuk i pëlqente kryetarit të partisë.

E ka thënë këtë mendim dhe i ka ngritur çështjet e tij si pakkush, shkurt, saktë bindshëm dhe me elokuencë, ashtu si dinë të bëjnë banorët e kësaj treve, banorët e këtij qyteti, fierakët e vërtetë. Sot ky djalë, ky prind, ky jurist i shkëlqyer, ky anëtar i ekzekutivit që ka shkëlqyer me luftën pa kompromis kundër korrupsionit,  ky zëdhënës i pamposhtshëm në ditë të mira dhë në ditë të këqija i halleve dhe i problemeve të Fierit, dhe fierakëve, të qytetit dhe të qarkut, vjen në krahun tim, në fakt vij unë dhe e gjej në mesin tuaj si propozimin më të natyrshëm për të përfaqësuar vlerën tuaj; bashkimin në diversitet, vlerën e familjes tonë politike, vlerën e qytetarisë por edhe të vendosmërisë. Si kandidatin e Partisë Demokratike dhe opozitës, si ofertën tonë për të shpëtuar Fierin nga kthetrat e mjerimit, skamjes, arrogancës përbusëse të pushtetit. Kandidatura vjen nga bijtë dhe bijat e nderuara të Fierit. Arsyeja për të votuar këtë kandidaturë, janë këto që sapo dëgjuat. Demokratët e votojnë dhe do ta votojnë Enkelejd Alibeaj për kryetarin e ardhshëm të Bashkisë së Fierit.

Por votës së demokratëve do t’i bashkohet edhe vota e atyre të majtëve fierakë që kurrë s’mund të pranojnë që të udhëhiqen nga krimi, nga narkotrafiku, nga horrat nga njerëzit që u kanë vënë lakun në fyt, nga njerëzit të cilët premtuan gjithçka dhe s’kanë bërë asgjë për ta. Vota e 21 qershorit do të shkojë për ofertën tonë të re, për njeriun me integritet, per njeriun që i përgjigjet çdo telefonate të çdo hallexhiu, që e ka derën e tij të hapur ditë e natë për çdo njeri me probleme, me halle. Vota e 21 qershorit do të bashkohet këtu në Fier sepse shumica dërrmuese e fierakëve do të votojnë jo për kandidatin e Edi Ramës dhe Ilir Metës por për kandidatin e qytetarëve. Do të votojnë për një kandidat i cili nuk ofrohet këtu thjesht si kandidaturë e një partie politike, por që vjen si përbashkimi i vullnetit tuaj. Dhe një pjesë tjetër e qytetarëve që mund mos jenë votuesit tanë këtu në Fier dhe unë i përshëndes dhe i respektoj ata për zgjedhjen që bëjnë, kanë shansin që me votën e tyre t’i thonë Jo arrogancës, ti thonë Jo papërgjegjshmërisë, ti thonë Jo varfërisë, ti thonë Jo mashtrimit, ti thonë Jo krimit në sistem e të votojnë për një ofertë të re. T’i thonë ndal qeverisë abuzive. Me votën tuaj, qytetarë të Fierit, në 21 qershor keni në dorë të bëni dy gjëra: Do t’i tundni kokën, apo do të ulni kokën para kësaj qeverie që bën sikur nuk iu sheh, bën sikur nuk iu dëgjon, që nuk iu vë në hesap, nuk iu fut në llogari, apo do ti jepni një mesazh të fortë që ta dëgjojnë këtu në Fier e ta dëgjojnë në Tiranë, e ta dëgjojnë nga Saranda në Shkodër e në Tropojë. Ky mesazh, kjo votë paralajmërimi për ju votues të mashtruar të 23 qershorit, është e vetmja rrugë për të shpëtuar, për të mos u shkelur prapë me këmbë me 22 qershor, siç iu shkelën pas 23 qershorit të 2013, dhe kjo do të ishte arsye e mjaftueshme për votën tuaj. Po a ka arsye më të bukur për t’i thënë jo mjerimit varfërisë dhe krimit, për t’i thënë jo kandidaturës së Edi Ramës dhe Ilir Metës, se sa të votoni për Enkelejd Alibeajn për njeriun e vlerës, për projektin e vlerës, për projektin e shpëtimit, për projektin e shpresës. Ndaj e di se entuziasmi që ka mbërthyer këtë shesh dhe këta qytetarë është i madh, siç është vetëm një grimcë, në buzëqeshjen që ka kapluar fytyrat e çdo fieraku e fierakeje të ndershme kur ka dëgjuar atë që dua të konfirmoj dhe të prezantoj sot, Enkelejd Alibeaj për Fierin”, tha Lulzim Basha.

Kandidati Alibeaj theksoi se Fieri ka potencial të madh, por i duhet kthyer dinjiteti, dhe qeverisja e ndershme dhe e përgjegjshme.

“Falenderoj pa masë për përgjegjësinë e madhe që më besuat. Edhe nëse kam qenë ndonjëherë kokëfortë, kjo buron thjesht dhe vetëm se këta njerëz, shpirti i tyre, kërkon drejtësi. Nëqoftëse është kërkuar drejtësi, nëqoftëse është kërkuar që ky vend të ecë përpara për aq sa potencialin e ka, kjo buron se qytetaria e këtij vendi, qytetaria e fjerakëve meriton shumë më tepër se sa çmund t’i ofrojmë. Nëqoftë se marr përsipër me kënaqësinë më të madhe dhe me detyrimin më të madh që të gjithë sëbashku ta udhëheqim gjithë Fierin drejt një historie të re kjo ka brenda, brengën e çamëve, dhimbjen e madhe të Kosovarëve. Kryetar, ky është vendi i Apollonisë, hyut të së drejtës, të dritës, hyut të poezisë. Në fakt ky vend për shumë kohë ka qenë në errësirë. Do të duhet që kësaj here ta nxjerrim nga errësira, këtë vend që ka potencialin më të madh arsimdashës, këtë vend i cili ka potencialin më të madh ekonomik dhe kurajon më të madhe civile për ndërmarrje private dhe kjo është një sfidë që na detyron t’ia shkëpusim errësirës që ka mbretëruar për kaq kohë në këtë vend. Eshtë sfidë e të gjithëve, e duke qenë e tillë e duke parë të gjithë fytyrat e këtyre njerëzve do duhet t’i kthejmë vetëm një gjë, dinjitetin. Ky vend ka nevojë për dinjitet prandaj kjo do të jetë emblema jonë, emblema e të gjithë fierakëve që në 21 qershor të dalin të nderuar”, tha Enkeleid Alibeaj.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 17 Prill 2015

Read More
16 Pri
0

Eshtë momenti i qytetarëve, doktor Halim Kosova për Tiranën‏

Partia Demokratike shpalli sot Dr.Halim Kosovën si kandidatin për Bashkinë më të madhe në vend. Kryetari i Partisë Demokratike tha se kjo është një zgjedhje qytetare.

“Eshtë momenti i qytetarëve. Ne vetëm njoftuam që këtë orë do ishim këtu, në zemër të kryeqytetit dhe qytetarët kanë ardhur për t’iu bashkëngjitur një ngjarje me rëndësi për  jetën e tyre, për të sotmen e tyre dhe për të nesërmen e tyre. Unë jam kryetari i Bashkisë në detyrë dhe jam kryetari i Partisë Demokratike, por sot kam një nder të veçantë i cili i tejkalon të dyja këto detyra. Sepse i jap zë sot një ndjenje, konsensusit të përgjithshëm që i ka rrokur të madh e të vogël, të djathtë dhe të majtë, burra dhe gra të Bashkisë së Tiranës dhe Komunave përreth, të një entuzjazmi që i ka tejkaluar kufinjtë e bashkisë së re të Tiranës. Eshtë një entuziazëm kombëtar që sot vetëm e formalizojmë. Kam ardhur këtu, në prani të figurave të nderuara të qytetit tonë, me një pjesë prej të cilëve sapo përfunduam një kafe miqësore, për të njoftuar një vendim i cili nuk i takon vetëm Partisë Demokratike dhe nuk ka ardhur vetëm nga gjiri i saj apo i partive opozitare, por që buçet, buçet fuqishëm nga zëri i mijëra e mijëra qytetarëve të Tiranës, të cilët kanë folur dhe po flasin dhe që me zërin e tyre kanë vendosur t’i besojnë qytetin e tyre një përqasje, një përkushtimi të ri. Një përkushtimi që vjen duke zgjedhur një mjek, jo një politikan. Një njeri që u ka shërbyer qytetarëve, njerëzve në nevojë si mjek, përmasat humane e të cilit sfidojnë çdo fjalë që unë them sot dhe që tani bëhet gati t’u shërbejë si kryetari i ardhshëm i Bashkisë së Tiranës.

Duam një mjek dhe jo një politikan, thotë zëri i qytetarve dhe unë i pari dua ta respektoj këtë duke ofruar po kështu njeriun e ndershëm dhe menaxherin e sprovuar, i cili luftoi korrupsionin kudo ku iu dha përgjegjësia e menaxhimit dhe që promovoi vlerat, meritokracinë duke luftuar klientelizmin dhe horllëqet. Por mbi të gjitha, vijmë tek ju me njeriun që e do Tiranën, njeriun që ka jetuar dhe jeton në qytetin e Tiranës, që u ka shërbyer nënave, vajzave, djemve, baballarëve të qytetit të Tiranës dhe tani është gati t’i përfaqësojë ata, t’i përfaqësojë ata të gjithë dhe të luftojë për ta si Kryetari i ardhshëm i Bashkisë së Tiranës.

Unë jam me fat që këtë përgjegjësi, që siç e thashë tejkalon çdo atribut politik që unë kam, këtë gjithpërfshirje qytetare, të kandidatit tone, ta bëj publike, ju tashmë e dini, është  Dr.Halimi, Dr.Halim Kosova”, u shpreh Lulzim Basha.

Kandidati, mjeku i njohur Halim Kosova, tha se mbështetja që ka marrë këto ditë është inkurajuese dhe një përgjegjësi e madhe për t’i shërbyer qytetit.

“Ju falenderoj z.Basha për gjithçka thatë për mua. Falenderoj Partinë Demokratike që më besoi si kandidat i Tiranës, falenderoj të gjitha strukturat dhe qytetarët e Tiranës të cilët më janë vërsulur me telefonata dhe mesazhe të panumërta. Nuk është se jam një njeri që nuk e di se sa punë duhet për ndryshimin, por nga ana tjetër jam i bindur dhe besoj që çdo njeri që ka mundësi duhet të kontribuojë për familjen, për shoqërinë, për qytetin ku ka lindur dhe që e do, në mënyrë që ta çojmë aty ku duhet Tiranën tonë të dashur. Vij nga një sektor që është human, nga shëndetësia. Kam pasur mundësi ta demonstroj sa herë më jepej rasti, duke mos kursyer asgjë. Nuk është se po e braktis, sepse Tirana në vetëvete ka edhe sistemin shëndetësor brenda dhe me sa e lejon ligji do të mundohem me çdo kusht që të vihet në menaxhim, përse jo, ta përdorim për rreth 1 milionë banorë. Mbështetja që kam pasur këto ditë, qoftë edhe nga të dhënat që Partia Demokratike ka mbledhur, nuk është gjë tjetër veçse një detyrim i madh dhe sapo mu komunikua, dhe sapo filluan dhimbjet për të lindur lajmi i shëndetshëm, që sapo mu dha, mua si gjithmonë mu pre gjumi si në të tilla raste dhe duke u përpëlitur, bashkëshortja më totë: “Çfarë ke?”, i thash “Paska qenë e thënë që në këtë dynja të mos fle një herë rehat”. E pranoj me shumë kënaqësi sepse në fund të fundit do të sakrifikoj një grup njerëzish për t’i shërbyer popullatës e cila ka nevojë akoma më shumë për të shkuar aty ku duhet”, u shpreh Halim Kosova.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 16 Prill 2015

Read More
16 Pri
0

Basha i kërkon ODIHR-it prezencë maksimale në zgjedhje‏

Kryetari i Partisë Demokratike shpreh shqetësimin për cënimin nga qeveria të standarteve dhe mungesën e klimës së duhur parazgjedhore. Prania sa më e madhe e vëzhguesve do të ndihmonte për ruajtjen e procesit dhe shmangien e pasojave që mund të vijnë nga cënimi i votës së qytetarëve.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha takoi sot misionin paraprak faktmbledhës të ODIHR ku u diskutua mbi situatën parazgjedhore në Shqipëri.

Basha ngriti shqetësimin për rrethanat e krijuara që shkojnë kundër klimës dhe standarteve që kërkojnë zgjedhjet e lira e të ndershme.

Ndarja administrative ishte një proces i njëanshëm i bërë nga qeveria, pa konsultime, pa konsensus, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë në politikën e 25 viteve. Basha tha se kjo ndarje është bërë për kalkulime elektorale, duke e dëmtuar që në nisje garën e ndershme e të barabartë.

Kru i opozitës tha se një tjetër pengesë është mungesa e vullnetit e mazhorancës për të ecur me procesin e dekriminalizimit dhe shenjat e qarta për këtë janë përfshirja në zgjedhje si kandidatë të personave me precedentë të rëndë penalë. Zgjedhjet e 2013 dëshmuan se personat e inkriminuar që u afruan me mazhorancën e sotme dëmtuan rëndë standartet, duke blerë vota e shantazhuar qytetarët.

Basha veçoi presionin e vazhdueshëm që i bëhet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si një akt i rëndë që dëmton frymën e këtij procesi.

Blerja e votave në zgjedhjet e pjesëshme lokale në Korcë, dhe aministimi që i bëri mazhoranca kësaj vepre penale, dëshmojnë se Rama dhe Meta e kanë pjesë të skemës së tyre shitblerjen e votave.

Kryetari i Partisë Demokratike i kërkoi përfaqësuesve të ODIHR që të sjellin në Shqipëri për zgjedhjet e 21 qershorit misionin më të madh të mundshëm, duke parë premisat aspak të mira për zgjedhje të lira e të ndershme.

Basha tha se prania sa më e madhe e vëzhguesve do të ndihmonte për ruajtjen e standarteve dhe shmangien e pasojave që mund të vijnë nga cënimi i votës së qytetarëve.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 16 Prill 2015

Read More
15 Pri
0

Rama-Meta po futen me krimin në zgjedhje, qytetarët do t’u tregojnë vendin‏

-“Shkolla” e trafiqeve vazhdon të jetë shkolla e preferuar e partisë së Edi Ramës. Nga kjo “shkollë” ka ardhur Bushi i Krujës, Roshi i Kavajës, dhjetra e qindra të tjerë që i kemi denoncuar e do të vijojmë t’i denoncojmë publikisht në vijimësi. Si është e mundur? Pyesin të revoltuar krutanët, kavajasit, gjithë shqiptarët. Si është e mundur të kandidojë trafikantë dhe kontigjentë të krimit të organizuar edhe pas zhurmës që është ngritur në të katër anët e botës për këtë rekord të zi të qeverisë së Tiranës?

-Në rrugën pa krye ku kanë hyrë, ndërsa e dinë se nuk kanë mbështetjen e qytetarëve, ata llogarisin t’i vjedhin votat, t’i blejnë votat, t’i poshtërojnë zgjedhjet. Ky është zanati i tyre, ky është plani i tyre. Ndaj guxojnë të kandidojnë trafikantë në kulmin e betejës për dekriminalizimin. Nuk kanë projekt, nuk kanë alternativë, nuk kanë skrupuj. Kanë vetëm para droge, para korrupsioni, para trafiqesh, para të varfërisë së shqiptarëve, me të cilët do të lëshohen për të blerë skamjen e tyre ku t’u ecë. 

-Ju keni rënë qafë ku nuk mban më shqiptarëve. Jua keni lidhur lakun e varfërisë në fyt. I keni gënjyer sa ju ka dashur qejfi, ua keni mbushur zemrat me dhimbje e dëshpërim. I keni poshtëruar me ujditë tuaja të ndyra me krimin, por mos t’u shkojë mendja t’u prekni zgjedhjet e lira dhe demokratike, mos t’u shkojë mendja t’u prekni votën, t’u prekni gjykimin e lirë, pasurinë më të madhe të popullit sovran në demokraci. Mos provoni të vidhni e blini votat se ju pret fundi më i keq.

-Prindër, fëmijë, të rinj, burra e gra që nisen drejt Europës, pa pasur një projekt të sigurtë se ku po shkojnë dhe duke e ditur që nuk ka azil. Kaq e pamundur është bërë jeta për ta, kaq shumë ka humbur besimi, sa bashkëqytetarët tanë nisen gjithsesi. Eshtë si arratisje nga ferri, një ikje për t’i shpëtuar skamjes, varfërisë, papunësisë. Ky është realiteti i krijuar drejtpërdrejt nga Edi Rama dhe Ilir Meta me politikat e tyre të dhunës dhe shtrëngimit, të rritjes së taksave, të tarifave, të çmimit të energjisë, të çdo prokukti të konsumit.

-Zgjidhja vjen vetëm nga bashkimi, nga ngritja e zërit, nga këmbëngulja në kërkesat e drejta ekonomike dhe sociale. Shpëtimi vjen nga vota e 21 qershorit, që të largojmë të keqen që i ka zënë frymën vendit, që i ka hequr shpresat familjeve.  T’i largojmë me një votë masive, të bashkohemi në këtë që është kthyer në detyrë kombëtare, për t’i hapur rrugën punësimit, taksave të ulëta, çmimit të ulët të energjisë, zhvillimit, krijimit të vendeve të punës.

Të nderuar deputetë,

Beteja jonë historike për dekriminalizimin e jetës politike dhe institucionale të vendit, po hyn në një moment të ri, vendimtar për fatin dhe suksesin e saj.

Ky është momenti i së vërtetës për të gjithë: Kush e ka bindje dhe kush e ka shtirje. Kush e ka projekt dhe kush e ka fasadë. Kush e ka seriozisht dhe kush e ka për sy e faqe.

Kush e ka me vepra dhe kush e ka me mashtrime e gënjeshtra. Kush ka vendosmërinë e patundur për ta çuar përpara me çdo çmim dhe kush bën lojë të dyfishtë, duke ju hedhur hi syve ndërkombëtarëve në një një anë, dhe duke u shkelur syrin miqve me rekorde kriminale në anën tjetër!

Ky është momenti i qartësisë për të gjithë. Deri ku është ngjitur realisht  kriminalizimi i jetës politike  dhe institucionale të vendit? A është e lirë elita politike e vendit? A janë të lirë kundërshtarët tanë në qeveri të votojnë dhe zbatojnë paketën e dekriminalizimit?

A është i lirë Edi Rama t’u japë duart  individëve me rekorde kriminale, t’i largojë, të ndahet me ta, të mos i kandidojë  në zgjedhjet vendore, të mos e mendojë më t’i emërojë në poste publike me rëndësi? Të mos u japë mbrojtje kur vihen përballë policisë, prokurorisë,  gjykatave.

Natyrisht, për ne si opozitë nuk ka as enigma, as të reja në këtë histori. Për ne, Edi Rama dhe Ilir Meta janë bashkautorët e kriminalizmit në përmasat e frikshme që ka marrë ky fenomen me ardhjen e tyre në pushtet. Kriminalizimi i ngritur në sistem është vepra e tyre e zezë.

Ne nuk kemi iluzione që krimi është ngjitur në majë, duke kapur e përfshirë në vorbullën e tij të errët krerët e pushtetit. Akuzat për porositjen e vrasjes së dy deputetëve nga kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe për fshehjen e krimit nga Edi Rama e Saimir Tahiri po rikthehen në skenë me zhvillimet e reja që po merr e pritet të marrë ky skandal në Gjykatën e Lartë.

Një mori faktesh që nuk mund të anashkalohen nga drejtësia e pavarur, përfshirë fshehjen e qëllimshme të kërkesës së Interpol Brukselit për deputetin Mark Frroku, provojnë se ka patur vetëm një inskenim në gjithë këtë histori kriminale dhe ky është inskenimi i treshes Rama-Meta-Tahiri për të deformuar e fshirë nga faqja e dheut të vërtetën e  skenarit për vrasjen e dy deputetëve.

Krimi s’ka ku shkon më lart se kaq. Megjithatë  zhvillimet e këtyre ditëve  kanë një rëndësi të madhe për  njohjen e së vërtetës nga qytetarët në gjithë përmasat e saj.

Afrimi i zgjedhjeve vendore, përzgjedhja e kandidatëve për kryetarë bashkish dhe këshilltarë bashkiakë, po nxjerrin në pah më qartë se kurrë, kush nuk ka asnjë kompromis me krimin – Partia Demokratike dhe opozita në përgjithësi- dhe kush po tallet me dekriminalizmin, kush po e shkel me këmbë  dekriminalizimin- dyshja  Rama-Meta me  oborret e tyre  si kartele.

Si për të treguar botërisht se nga një vesh i kanë hyrë dhe nga tjetri i kanë dalë akuzat dhe alarmi ndërkombëtar për shndërrimin e Kuvendit të Shqipërisë në strehën më të padëgjuar në botë të narkotrafikantëve, tutorëve të prostitucionit dhe vrasësve, si për provuar se përpara paktit që ka bërë me botën e errët të krimit nuk ia ndjen as për Uashingtonin, as për Bruskelin, as për opozitën dhe as për opinionin publik,

Edi Rama ka caktuar si kandidat për kryetar bashkie në bashkinë e kryeqendrës së krenarisë sonë kombëtare, në Krujën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Artur Bushin, i arrestuar në Itali në vitin 2010 si pjesëtar i një bande që trafikonte drogë nga Italia në Hollandë.

Ne e denoncuam me fakte, me shqetësim dhe përgjegjësi të madhe këtë kandidim të mirëmenduar nga Edi Rama, që është akti i zhubrosjes prej tij të marrëveshjes për dekriminalizmin, marrëveshje e arritur me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian dhe me mbështetjen e fuqishme të SHBA-së.

Nuk skuqet, as nuk nxihet të promovojë narkotrafikantë edhe pasi është angazhuar me shkrim të bëjë të kundërtën.

Nuk skuqet, as nxihet Edi Rama tek ka vënë në lëvizje makinerinë e tij të shpifjeve dhe spekullimeve për t’i bërë pis të gjithë, që të mos i duket pisllëku i tij, për të futur në një thes dyshime dhe akuza të pakrahasueshme që kanë për qëllim të relativizojnë, justifikojnë dhe rehabilitojnë krimet e rënda, që janë subjekt i dekriminalizimit.

“Shkolla” e trafiqeve vazhdon të jetë shkolla e preferuar e partisë së Edi Ramës. Nga kjo “shkollë” ka ardhur Bushi i Krujës, Roshi i Kavajës, dhjetra e qindra të tjerë që i kemi denoncuar e do të vijojmë t’i denoncojmë publikisht në vijimësi.

Si është e mundur? Pyesin të revoltuar krutanët, kavajasit, gjithë shqiptarët.

Si është e mundur të kandidojë trafikantë dhe kontigjentë të krimit të organizuar edhe pas zhurmës që është ngritur në të katër anët e botës për këtë rekord të zi të qeverisë së Tiranës?

Si është e mundur edhe tani, kur nuk mund të bëjë më të paditurin, pasi opozita po denoncon me emra, me fakte?

Eshtë e mundur sepse Bushët dhe Roshët janë vetë Rama.

Eshtë e mundur sepse Bushët dhe Roshët janë kupola e vërtetë e Partisë Socialiste. Promovimi këmbëngulës i individëve me rekorde kriminale është fyerje e madhe për gjithë qytetarët shqiptarë, por është mbi të gjitha një abuzim dhe një fyerje e madhe për Partinë Socialiste, për elektoratin socialist, për elektoratin e majtë, që nuk meriton të përfaqësohet me trafikantë droge, me trafikantë të qenieve njerëzore, me tutorë të prostitucionit, me vrasës, me njerëz të prishur në palcën e qenies dhe shqiptarisë, që kanë detyruar bashkatdhetaret e tyre, motrat e tyre, le të themi, të  shndrrohen në skllave.

Shqiptarët me bindje te tjera apo ata të parreshtuar politikisht presin me besim të madh një reagim historik të elektoratit të majtë kundër këtyre turpeve të Edi Ramës dhe Ilir Metës.

Jam i bindur se po të respektonin dhe llogarisnin zgjedhësit e ndershëm të së majtës, dyshja Rama-Meta nuk do të guxonte t’i jepte status krimit, diplomave fallso, injorancës; nuk do të guxonte të ngrinte në nivele drejtuese këtë kontigjent në një vend ku jeton një popull dhe një rini e shkolluar, shumë e etur për dije e progres.

Në rrugën pa krye ku kanë hyrë, ndërsa e dinë se nuk kanë mbështetjen e qytetarëve, ata llogarisin t’i vjedhin votat, t’i blejnë votat, t’i poshtërojnë zgjedhjet.

Ky është zanati i tyre, ky është plani i tyre. E kanë vënë në zbatim pjesërisht në zgjedhjet e vitit 2013, e kanë kolauduar në zgjedhjet e pjeshme në bashkinë e Korçës, duan ta shtrijnë me gjerë në zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

Ndaj guxojnë të kandidojnë trafikantë në kulmin e betejës për dekriminalizimin. Nuk kanë projekt, nuk kanë alternativë, nuk kanë skrupuj. Kanë vetëm para droge, para korrupsioni, para trafiqesh, para të varfërisë së shqiptarëve, me të cilët do të lëshohen për të blerë skamjen e tyre ku t’u ecë.

Dua t’i paralajmëroj sot në emër të Partisë Demokartike, të opozitës, të  qytetarëve të lirë të mbarë vendit:

Ju keni rënë qafë ku nuk mban më shqiptarëve. Jua keni lidhur lakun e varfërisë në fyt. I keni gënjyer sa ju ka dashur qejfi, ua keni mbushur zemrat me dhimbje e dëshpërim me arrogancën dhe papërgjegjshmërinë tuaj ekstreme. I keni poshtëruar me ujditë tuaja të ndyra me krimin, jeni në borxh të madh para shqiptarëve, por mos t’u shkojë mendja t’u prekni zgjedhjet e lira dhe demokratike, mos t’u shkojë mendja t’u prekni votën, t’u prekni gjykimin e lirë, pasurinë më të madhe të popullit sovran në demokraci.

Mos provoni të vidhni e blini votat se ju pret fundi më i keq.

Kaq për ketë herë. Por do t’i kthehemi e do t’i rikthehemi çdo ditë kësaj teme madhore dhe jetike për fatin e demokracisë.

Ne jemi e do të jemi në këmbë. Do ta fitojmë betejën e dekriminalizimit. Do ta fitojmë me popullin shqiptar, me zgjedhësit shqiptarë.  Aleanca jonë me qytetarët është aleaca jonë për dekriminalizimin, për ndalimin e rënies, për nisjen e re, për ringritjen.

Ora e sovranit po afron. Ora e  votës po afron.

Zgjedhësit shqiptarë do të flakin me votë të lirë, me guxim dhe vendosmëri, ofertën e krimit të organizuar, kandidatët e krimit të organizuar, pushtetin e krimit të organizuar. Shqipëria është e qytetarëve dhe do të mbetet e qytetarëve.

Shumica Rama-Meta, të nderuar deputetë, hodhi poshtë në mënyrë të verbër të enjten e kaluar amendamentet e paraqitura nga grupi ynë parlamentar për uljen e çmimit të energjisë elektrike dhe të karburantit. Ata humben një tjetër shans për t’u ardhur sadopak në ndihmë shtresave në nevojë jo në formën e lëmoshës por për një të drejtë të merituar.

Po të pranoheshin këto amendamente, çdo familje në nevojë do të përfitonte 10-15 mijë lekë në muaj, vetëm për energjinë.

Por shumica aktuale në Kuvendin e Shqipërisë, megjithëse e quan veten të majtë, refuzoi me arrogancë dy propozime që shkojnë në favor të shtresave në nevojë.

Së dyti – dhe kjo është akoma më e jashtëzakonshme – kjo shumicë rrëzoi në aulën e parlamentit premtimet e saj elektorale për uljen e çimit të energjisë elektrike dhe  karburanteve, me fjalë të tjera rrëzoi veten e saj pa e vrarë mendjen se si do ju dalin përpara zgjedhesve të tyre.

U kanë marrë votën me premtimin e uljes së çmimit të energjisë, pasi fituan zgjedhjet e rritën e çmimin e energjisë, tani që ne u dhamë rast të korigjoheshin, pra të mbanin fjalën e dhënë, u fshehen dhe votuan nga poshtë tavolinave.

Me amendamantet e paraqitura ne donim të lehtësonim familjet në nevojë, drejtuesit e automjeteve, bizneset në lidhje zinxhir me çmimin e energjisë dhe  karburanteve.

Ndryshe nga sa thanë përfaqësuesit e qeverisë, kjo është plotësisht e mundur të bëhet pa sjellë pasoja në buxhetin e shtetit. Eshtë e mundur po të luftohet informaliteti në nivele shumë të larta. Eshtë e mundur po të mos vidhet në dogana dhe tatime dhe në çdo sportel ku ofrohen shërbime. Eshtë e mundur po të mos eksperimetohet me drejtues dhe drejtuese pa një ditë pune, me individë me rekorde kriminale, me militantë dhe klientë pa arsim. Eshtë e mundur po të mos vidhet, po të mos bëhen paratë rrush e kumbulla, palma dhe kulla.

Por të gjithë këto kërkojnë që qeveria të jetë në punë, në drejtim, në kërkim, në timon njezet e katër orë non stop, dhe jo ta lëshojë pa duar siç e kanë lëshuar. Ndërsa refuzuan të miratojnë amendamentet që u shërbejnë qytetarëve e përmirësojnë jetën e tyre, dyshja Rama-Meta, u lidhën fort e u bashkuan për të mbrojtur deputetin Koço Kokëdhima, të kapur në flagrancë duke shkelur kushtetutën 150 herë, duke përfituar fonde publike me biznesin privat, e ndaluar kjo rreptësisht nga ligji themelor.

Braktisin qytetarët e pamundur dhe marrin në mbrojtje duke shkelur ligjin e kushtetutën, oligarkun e tyre Kokëdhima. Ata treguan besnikërinë ndaj Koços sot, por shkelën rëndë ligjin dhe krijuan një precedent të rrezikshëm. Ne do ta ndjekim deri në fund këtë cështje, sepse ligjshmëria mund të shkelet me këmbë, por nuk fitohet mbi të. Ligji dhe kauza e drejtë do të triumfojë.

Javën e kaluar paraqitëm një pasqyrë të rrokullisjes së të ardhurve për dy muajt e parë të vitit, janar dhe shkurt. Të ardhurat e marsit janë akoma më keq se të shkurtit dhe të prillit parashikohen me keq se të marsit. Si do t’i ulin çmimet këta kur nuk qeverisin në sektorin kryesor që është ekonomia?

Qytetarët në hall dhe në vështirësi nga gjithë Shqipëria i kanë kërkuar qeverisë të reflektojë ose të ikë,nga sytë këmbët.

Për fat të keq, ata që po ikin nuk janë qeveritarët, por qytetarët.

Eksodi masiv i shqiptarëve, nga Veriu në Jug, është lajmi më i trishtë që po dëgjojmë këto ditë. Eshtë shenja e dorëzimit para skamjes e varfërisë, është dëshpërimi i mijëra familjeve që nuk munden më. Shumë prej tyre i kemi parë të flasin kur thonë “po ikim se nuk kemi bukën e gojës”. “Po ikim se nuk jetojmë dot më në këtë gjendje”.

Sipas statistikave zyrtare, Shqipëria vjen pas Sirisë, e cila është në gjendje të vazhdueshme lufte, për numrin e atyre që braktisin vendin.

Prindër, fëmijë, të rinj, burra e gra që nisen drejt Europës, pa pasur një projekt të sigurtë se ku po shkojnë dhe duke e ditur që nuk ka azil. Kaq e pamundur është bërë jeta për ta, kaq shumë ka humbur besimi, sa bashkëqytetarët tanë nisen gjithsesi. Eshtë si arratisje nga ferri, një ikje për t’i shpëtuar skamjes, varfërisë, papunësisë.

Ky është realiteti dramatik që e gjen sot në Kukës, në Rrogozhinë, në Orikum, në Vlorë, në Korçë, Dibër, Lezhë, Elbasan, Shkodër e kudo.

Ky është realiteti i krijuar drejtpërdrejt nga Edi Rama dhe Ilir Meta me politikat e tyre të dhunës dhe shtrëngimit, të rritjes së taksave, të tarifave, të çmimit të energjisë, të çdo prokukti të konsumit. Eshtë arratisje nga pasiguria, nga krimi që është ngritur në sistem. Këto janë pasojat e politikës së mbrapshtë të Rama-Metës, që ka çuar në  humbjen e mijëra vendeve të punës, në rrudhje, ikje dhe mbyllje të qindra bizneseve. Përpara se të nisë eksodi i njerëzve, ka nisur eksodi i biznesit, i kapitalit, i sipërmarrjes, i parasë. Kur ikën kapitali e paraja, të dëbuara nga qeveria me arbitraritetin e me taksat e saj të rritura, atëherë ka varfëri, papunësi.

Eksodi i varfërisë dhe dëshpërimit ka tronditur të madh e të vogël, mbarë Europën. E ka kthyer Shqipërinë në një kamp të madh të skamjes, papunësisë e korrupsionit qeveritar, dhe kjo i detyron qytetarët tanë të ikin.

Këta janë të dëbuarit e Edi Ramës i cili, nuk po gjen asnjë moment të thotë një fjalë për këtë zhvillim dramatik. Asnjë fjalë të vetme dhe me siguri po e shijon me kënaqësi perverse dyndjen drejt Europës, duke shpresuar se po largohen votat kundër tij.

Kam sot një thirrje për bashkëqytetarët tanë që po largohen. E di shumë mirë se kushtet janë ekstremisht të vështira, e di se keni fëmijë për të rritur e frymë për të mbajtur. Por nuk është ikja zgjidhja e problemeve. Bashkimi Europian e ka bërë të qartë se nuk lëshon azil për qytetarët e vendit tonë. Nuk vjen zgjidhja nga ikja dhe dëshpërimi.

Zgjidhja vjen vetëm nga bashkimi, nga ngritja e zërit, nga këmbëngulja në kërkesat e drejta ekonomike dhe sociale. Shpëtimi vjen nga vota e 21 qershorit, që të largojmë të keqen që i ka zënë frymën vendit, që i ka hequr shpresat familjeve.

T’i largojmë me një votë masive, të bashkohemi në këtë që është kthyer në detyrë kombëtare, për t’i hapur rrugën punësimit, taksave të ulëta, çmimit të ulët të energjisë, zhvillimit, krijimit të vendeve të punës.

Të krijojmë një rend të ri demokratik, ku qytetarët dhe qeveria janë bashkë, ndajnë e vendosin bashkë, punojnë dhe ndërtojnë bashkë nje ekonomi të fortë dhe të ardhme të sigurtë, punë dhe dinjitet për të gjithë.

Ju faleminderit.


Fjala e Kryetarit të Partisë Demokratike në mbledhjen e Grupit Parlamentar, Lulzim Basha, 15 Prill 2015

 

Read More
15 Pri
0

Oferta e re për Durrësin vjen me bijën e qytetit, intelektualen Grida Duma‏

Partia Demokratike ka shpallur sot në Durrës, kandidaten për Kryetare Bashkie, zonjën Grida Duma. Kryetari i Partisë Demokratike, tha se kjo është një ditë e bukur për Durrësin.

“Eshtë një ditë e bukur për qytetin e Durrësit, për qytetarinë e Durrësit, kësaj qendre të vjetër, krenarisë tonë kombëtare, dhe gjithë Bashkisë së re të Durrësit. Eshtë një ditë e bukur për demokratët, mbështetësit e tyre dhe aleatët tanë. Sot është dita kur shpallim kandidaturën tonë, kandidaturën e qytetarëve për një Durrës qytetar, europian dhe modern. Me demokratët këtu në Durrës dhe anembanë Shqipërisë kemi premtuar një ofertë të re, një ofertë të re sepse koha nuk pret më, sepse njerëzit duan ndryshim, të djathtë dhe të majtë, sepse në Durrës e anembanë Shqipërisë janë të pakënaqur me situatën. Ndryshimi vjen përmes ofertës së re. Oferta e re vjen përmes bashkimit të kontributeve më të mira, identifikimit të vlerave më të mira, reputacionit më të mirë të bijëve dhe bijave më të mira të Durrësit dhe shtrirjes së kësaj oferte si një zgjidhje, si një mundësi për të shpëtuar Durrësin. Për të shpëtuar Durrësin nga dara e mjerimit, e arrogancës, e shtypjes, e pamundësisë, e papunësisë, e eksodit, e mashtrimit që ka ardhur si e vetmja ofertë e Edi Ramës dhe Ilir Metës dhe përfaqësuesit të tyre betonist këtu në Durrës. Oferta jonë e re ka pasur disa personalitete dhe disa fytyra mbi të cilat është bazuar, njëri më dinjitoz se tjetri. Por zgjedhja e Partisë Demokratike dhe aleatëve tanë pa asnjë rezervë shkon tek një bijë Durrësi, tek një vajzë Durrësi, tek një nënë Durrësi, tek një fytyrë emblematike e nisjes së re të demokratëve, te një intelektuale e kalibrit europian, tek një akademike e shkëlqyer, studiuese, politikane e dashur dhe e admiruar nga të gjithë shqiptarët, administratore e sprovuar, bija juaj, kandidatja juaj dhe kryetarja e ardhshme e bashkisë së Durrësit, Grida Duma”, u shpreh kryetari i Partisë Demokratike, Basha.

Grida Duma tha se ka ardhur koha për t’i kthyer dinjtetin Durrësit dhe durrsakëve.

“Po kthehem tek qyteti im i lindjes. Po kthehem sepse Durrësi meriton ti kthehet qytetaria. I kanë gjykuar durrsakët si të frikshëm në votime dhe në zgjedhje, sepse penalizojnë fort me heshtje në mënyrën më qytetare, atëherë kur nuk ka vlera. Unë jam e bindur që sot ne do të fillojmë një etapë tjetër për Durrësin, për ata qytetarë që e ndiejnë gjithnjë në gjak, por edhe për ata qindra mijë që kur kanë ardhur këtu e kanë parë si shpresë. Do kthejmë shpresën e metropolit të dytë të Shqipërisë. Do kthejmë fitoren që e meriton Durrësi, duke i kthyer mirënjohjen Partisë demokratike që ma dha shansin për të kërkuar besimin tuaj dhe e di që do ta kem”, u shpreh Duma.

Kryetari Basha komentoi edhe për figurën e Agron Dukës.

“Siç e dini në garën për Durrësin, përveç figurave dinjitoze të PD, pati edhe një kandidaturë dinjitoze të aleatit tone, Partisë Republikane, dhe kjo figurë dinjitoze është Agron Duka. Duke vlerësuar maksimalisht dhe me pozitivitet ofrimin e figurës së tij, duke vlerësuar po kështu bashkimin pa rezerva e të fuqishëm të Partisë Republikane dhe të Agron Dukës në mbështetje të kandidaturës së Grida Dumës si një garanci shtesë për një fitore të thellë në bashkinë e Durrësit, dua të siguroj të gjithë mbështetësit tanë se gara që na pret nuk ka për qëllim fitoren e PD, nuk ka për qëllim fitoren e opozitës, por ka për qëllim fitoren e çdo qytetari të bashkisë së re të Durrësit, mirëqënien e çdo qytetari të bashkisë së re të Durrësit; ka për qëllim shpëtimin e Durrësit nga dara e mjerimit, ka për qëllim shpresën që lind dhe do të lindë nga Durrësi me Grida Dumën dhe me ju të gjithë qytetarët e ndershëm të këtij qyteti”, tha Basha


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 15 Prill 2015

Read More
14 Pri
0

PD përshëndet deklaratën e Konferencës Ipeshkvnore‏

Partia Demokratike përshëndet deklaratën e sotme të Konferencës Ipeshkvnore për zgjedhjet vendore.

Shqetësimi që ngre Kisha Katolike dhe kërkesa e saj për dekriminalizimin, për dhënien fund praktikave të shitblerjes së votave, për gjetjen e kandidatëve me integritet, janë shqetësimet e drejta të mbarë shoqërisë.

Partia Demokratike e vlerëson faktin që Kisha Katolike i jep zë problemeve dhe sfidave të mprehta që ka komuniteti ynë përpara këtyre zgjedhjeve.

Ne duam të sigurojmë çdo qytetar se standartet e larta janë të një rëndësie kyçe në këto zgjedhje, dhe Partia Demokratike është e angazhuar për të kandiduar persona me integritet, për të çuar deri në fund procesin e dekriminalizimit, për të mundësuar zgjedhje të lira e të ndershme, që vullneti i qytetarëve të shprehet siç ai buron, pa u shtrembëruar e manipuluar nga praktika e urryer e shitblerjes së votave, apo nga ndërhyrjet e keqbërësve me të kaluar kriminale.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 14 Prill 2015

Read More
14 Pri
0

Rama dhe Meta bllokojnë dekriminalizimin, kanë ndaluar procesin prej 3 javësh‏

Edi Rama dhe Ilir Meta kërkojnë ta mbajnë në këmbë regjimin hibrid që kanë instaluar të krimit me pushtetin dhe të pushtetit me krimin, në mënyrë që trafikantët, autorët e krimeve të rënda që sot i kanë deputetë e në pikat kyçe të institucioneve, të vazhdojnë të shërbejnë për ta në këto zgjedhje, për të blerë vota me paratë e krimit, e për të shantazhuar e kërcënuar votuesit, siç është në zanatin e tyre.

Prej 3 javësh, Edi Rama dhe Ilir Meta mbajnë të bllokuar procesin e dekriminalizimit, duke ndaluar çdo veprim, çdo hap përpara në këtë drejtim.

Me datë 26 mars, unë në cilësinë e kryetarit të komisionit, i kam kërkuar Kuvendit t’i kërkojë Komisionit të Venecias dhe partnerëve të tjerë, aistencën dhe ekspertizën e tyre lidhur me paketën e amendamenteve të dekriminalizimit.

Kjo letër, mbahet e mbyllur në sirtar nga ajo ditë nga përfaqësuesit e mazhorancës në komision. Kjo vonesë pengon marrjen e ekspertizës së Komisionit të Venecias përpara zgjedhjeve te 21 qershorit.

Prej 3 javësh, Edi Rama dhe Ilir Meta, gjithashtu, refuzojnë të sjellin ekspertët e tyre pranë komisionit të dekriminalizimit, megjithë kërkesat tona të vazhdueshme.

Nuk ka më asnjë dyshim, se Edi Rama dhe Ilir Meta nuk kanë asnjë grimcë vullneti për të bërë dekriminalizimin. Jo vetëm kaq, por e pengojnë dhe e bllokojnë atë në mënyrë sistematike.

Arsyet janë të dukshme, kërkojnë që dekriminalizimi të mos bëhet, dhe posaçërisht dekriminalizimi të mos bëhet para zgjedhjeve të 21 qershorit, dhe pasojat po i shohim.

Edi Rama dhe Ilir Meta kërkojnë ta mbajnë në këmbë regjimin hibrid që kanë instaluar të krimit me pushtetin dhe të pushtetit me krimin.

Duan të mbajnë këtë regjim, në mënyrë që trafikantët, autorët e krimeve të rënda që sot i kanë deputetë e në pikat kyçe të institucioneve e administratës, të vazhdojnë të shërbejnë për ta në këto zgjedhje, për të blerë vota me paratë e krimit, e për të shantazhuar e kërcënuar votuesit, siç është në zanatin e tyre.

Shembulli më i freskët, është kandidimi nga Edi Rama i deputetit Artur Bushi në Krujë, i ndaluar dhe i arrestuar në Itali për trafik kokaine.

Mbarë qytetarët e vendit janë mbledhur dhe kanë shprehur revoltën e tyre kundër krimit në pushtet e kundër trafikantëve në vendimmarrje. Europa është alarmuar nga shkalla e lartë e inkriminimit. Shtetet e Bashkuara gjithashtu. Çdo faktor, e çdo arsye, sot kërkon dekriminalizimin, përveç Edi Ramës e Ilir Metës.

Me aktet e fundit, kjo dyshe e ardhur në pushtet me krimin, ka shkuar shumë larg.

Partia Demokratike nuk do të pranojë që krimi dhe përfaqësuesit e tij të bëhen pjesë e këtyre zgjedhjeve.

Ne sot do t’i nisim Komisionit të Venecias kërkesën tonë që ata të asistojnë procesin e të ndihmojnë me ekspertizën e tyre.

Partia Demokratike do t’i shkojë deri në fund këtij procesi, kësaj nevoje jetike siç është dekriminalizimi.

Nëse Edi Rama dhe Ilir Meta do të zgjedhin sërish krimin dhe inkriminimin, atëherë qytetarët e vendit nuk kanë zgjedhje tjetër përveçse të përmbysin këtë regjim hibrid të krimit me pushtetin.


Deklaratë e deputetit të Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, 14 Prill 2015

Read More
13 Pri
0

Rama nën akuzë, sulmon opozitën dhe kandidon Gjicin e dyshimtë të 6 milionë eurove‏

Disa pyetje për kandidatin e Ramës, Safet Gjici.

-A ka dijeni ai për grabitjen e 6 milionë eurove në mes të ditës nga një bankë në Tiranë?

-Pse kompania e tij e sigurimit, dështoi në mënyrë spektakolare dhe nuk bëri asnjë përpjekje për të ndaluar grabitjen?

-Pse vëllai i tij, pjesë e eskortës së sigurimit nuk u mbajt asnjë ditë në burg?

-Pse policia e ka varrosur si çështje duke mos bërë asnjë hap edhe pse kjo është një nga grabitjet më të mëdha të bëra në Shqipëri?

 -A janë të mjaftueshme për Gjicin 6 milionë euro për të fituar mandat kryebashkiaku?

Edi Rama është prej disa ditësh nën akuza tronditëse, për abuzime me fondet publike me dhjetra mijë euro me klientin e tij belg, ndaj të cilit ka nisur hetimi penal, dhe i vetmi reagim i tij është sulmi ndaj opozitës.

Eshtë nën akuzë tronditëse sepse po kandidon për Bashkinë e Krujës, trafikantin e arrestuar për drogë në Itali, të cilin më parë e bëri deputet. Por sërish ai nuk mban asnjë përgjegjësi, por sulmon opozitën.

Kryeministri sulmon opozitën për kandidatin e Kamzës, pasi ka ndërhyrë vetë drejtpërdrejt duke manipuluar e duke sajuar një proces të paqënë ndaj tij, pa prova e pa fakte.

Kandidati i opozitës akuzohet nga Edi Rama për një tender që nuk është bërë kurrë, ku nuk ka asnjë dëm ekonomik, ku nuk ka asnjë pasojë. Çfarë ka, është vetëm skema e Edi Ramës përmes segmenteve të kapura prej tij dhe presionit te tij në prokurori e gjykatë, për të eleminuar kundërshtarin në një Bashki të rëndësishme, pra një përpjekje për ta arritur Kamzën në tavolinë, pa garë.

Dhe këtë e bën ai që ka zhpenzuar dhjetra mijë euro nga fondet publike te Bashkise se Tiranes me pare dhe te Qeverise tani, duke ia dhuruar mikut e tij belg, kur për këtë ka nisur hetimi në Bruksel.

Po kush është kandidati i z.Rama për Kamzën; ndërkohë që sulmon opozitën.

Eshtë Safet Gjici, për të cilin kemi sot disa pyetje;

-A ka dijeni ai për grabitjen e 6 milionë eurove në mes të ditës nga një bankë në Tiranë?

-Pse kompania e tij e sigurimit, dështoi në mënyrë spektakolare dhe nuk bëri asnjë përpjekje për të ndaluar grabitjen?

-Pse vëllai i tij, pjesë e eskortës së sigurimit nuk u mbajt asnjë ditë në burg?

-Pse policia e ka varrosur si çështje duke mos bërë asnjë hap edhe pse kjo është një nga grabitjet më të mëdha të bëra në Shqipëri?

 -A janë të mjaftueshme për Gjicin 6 milionë euro për të fituar mandat kryebashkiaku?

Partia Demokratike angazhohet sot se do ta zbardhë këtë ngjarje të rëndë, dhe do të gjejë përgjegjësit dhe autorët e vërtetë të grabitjes.

Partia Demokratike i bën të qartë Edi Ramës, se asnjë marifet i tij kriminal, që nga persekutimi i kundërshtarit me anë të drejtësisë së kapur prej tij, e deri tek kandidimi i një personi ndaj të cilit ka kaq shumë dyshime për grabitjen e 6 milionë eurove që do të përdoren në fushatë, nuk do ta ndihmojnë atë përballë humbjes së sigurtë, në Kruje, ne Kamëz, e kudo në Shqipëri.


Deklaratë e deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, 13 Prill 2015

 

Read More
13 Pri
0

Ramën me Brukselin e lidhin vetëm skandale‏

Asnjë shpjegim nga Edi Rama, edhe pse nisja e hetimeve për Peter Swinen, arkitekt i qeverisë flamane, i ka çuar dyshimet drejt e tek ai. Pasi rezultoi si bllokues i kërkesës së Interpol Brukselit për deputetin e tij, tani Edi Rama po shfaqet edhe me aferen e korrupsionit me arkitektin e qeverisë flamane. Sot asgjë tjetër nuk e lidh Edi Ramën më shumë me Brukselin, se sa skandalet e tij. Akte këto të kryeministrit, krejt të kundërta nga ato që kërkon anëtarësimi dhe qendra e Bashkimit Europian. 

Pas zbulimit te skandalit korruptiv të Edi Ramës nga autoritetet belge me projektin e tij Atelier Albania, kryeministri ynë ka zgjedhur heshtjen.

Asnjë shpjegim prej tij, edhe pse nisja e hetimeve për Peter Swinen, arkitekt i qeverisë flamane, i ka çuar dyshimet drejt e tek Rama.

Sipas shtypit belg, Peter Swinen, miku i Edi Ramës, i zgjedhur prej tij për të menaxhuar Atelier Albania, ka ndikuar në shpalljen e fituesit të konkursit. Ka favorizuar  mikun e tij.

Atelier Albania është punishtja e Edi Ramës nga ku do të fabrikohen interesat e tij dhe të klientelës së tij, siç ishte ai i Lungo Mares.

Eshtë zbuluar se gara për ngritjen e kësaj punishteje ka qënë e pandershme, dhe fituesi është favorizuar në mënyrë të padrejtë.

Autoritetet belge dhe mediat atje kanë kons

tatuar se asgjë nuk është rastësi, por një kalkulim i menduar mirë, që vjen prej njohjeve të hershme të arkitektit nën hetim me Edi Ramën.

Njohje që kanë nisur nga koha e Bashkisë së Tiranës, ku ky arkitekt ishte i preferuari i Ramës dhe shfaqej pas çdo projekti.

Një nga këta, Sheshi Skenderbej, një simbol i çrregullit, i kaosit, i nëpërkëmbjes së qytetarëve, që jo vetëm mbajti Tiranën të bllokuar për 4 vite por që në fund nuk parashikonte as zgjidhje për trafikun.

Miqësia me arkitektin nën hetim ka kulmuar me projektin e tij për sarajet e Edi Ramës në Surrel.

Të gjitha këto fakte të nxjerra nga autoritetet belge e shtypi belg. Por Edi Rama hesht edhe pse arkiva me skandale që lidhen me Belgjikën po pasurohet dukshëm.

Pasi rezultoi si bllokues e fshehës i kërkesës së Interpol Brukselit për deputetin e tij, tani Edi Rama po shfaqet edhe me aferen e korrupsionit me arkitektin e qeverisë flamane.

Sot asgjë tjetër nuk e lidh Edi Ramën më shumë me Brukselin, se sa skandalet e tij. Akte këto të kryeministrit, krejt të kundërta nga ato që kërkon anëtarësimi dhe qendra e Bashkimit Europian.


Deklaratë e deputetit Luçiano Boçi, 13 Prill 2015

Read More