Blog

26 Shk
0

Fjala në Kuvend e deputetit të PD, Arben Ristani

Këto që do t’ju them tani,  jam i sigurt që i dini përmendësh, por po jua përsëris për t’ju kujtuar, jo vetëm juve por të gjithë shqiptarëve, se sa shumë erë të keqe vjen qeverisja juaj, se sa i paaftë është Kryeministri juaj, sa i kompleksuar dhe i pasigurtë është ai në detyrën që ka marrë përsipër dhe se sa të pamundur e keni ju, për të bërë punë të mira e të dobishme për këtë vend.

Gjatë  takimeve të mija në Vlorë dhe qytete të tjera të Shqipërisë, jam takuar  me shumë qytetarë me dhe pa bindje partiake, të cilët janë shprehur shumë të pakënaqur ndaj politikave të Edi Ramës.  Kam takuar gjithashtu dhe shumë të majtë që ndanin të njëjtat pakënaqësi.

Pyeta një plak vlonjat, të majtë për hir të së vërtetës, pasi më shprehu pakënaqësitë e tij e pyeta,  si mendonte,  kush ka për ta marë në qafë qeverisjen e Edi Ramës?

Në fakt prisja një përgjigje tip batute, ashtu siç dinë të përgjigjen vlonjatët, por mora një përgjigje tejet prozaike, tejet të thatë, por krejtësisht të vërtetë: paaftësia, mu përgjigj plaku, duke mos dashur të komunikojë më gjatë me një të djathtë.

E dini që në fakt që ne të djathtët, duke ditur lidhjet e Edi Ramës me krimin, duke ditur ndoshta më mirë se qytatarët e thjeshtë, aferat korruptive të tij dhe ministrave të tij, si dhe shumë e shumë zullume të tjera, kemi harruar thelbin e qenies së tij: pikërisht paaftësinë e tij.

Paaftësinë për të krijuar një ekip të vërtetë qeveritar, paaftësinë për të qeverisur.

Në këtë kontekst, dua të falenderoj kolegët tanë të majtë që nuk harrojnë ndonjëherë të na e kujtojnë paaftësinë e tij, jo vetëm neve por të gjithë shqiptarëve.

Dëgjojini kto fjali:

–          disa ministra po vjedhin popullin.

–          ka fakte që edhe Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve dhe familjarët e saj janë kthyer në sekserë për përfitime personale.

–          Pas një viti e gjysëm qeverisje situata nuk është e mirë.

–          Eshtë koha për ndryshime në qeveri dhe administratë.

Këto fjali nuk janë të thëna nga Arben Ristani apo ndonjë demokrat tjetër nga ne këtu. Këtë e thotë një kolelgu ynë i majtë, deputeti Tom Doshi, që duke qarë në fakt hallin e të vetëve, qan indirekt dhe hallin e gjithë Shqipërisë.

Nuk besoj se është ulur papunësia. Nuk besoj se të varfrit sot paguajnë më pak taksa, përkundrazi janë të varfrit ata që po kontribuojnë më shumë duke marë në kthim më pak në formë shpenzimesh publike. Kemi marrë shumë borxhe për shkak të panikut, amatorizmit dhe mungesës së parashikimit. Sot ka më shumë shqiptarë që duan të ikin nga Shqipëria, etj etj.

Këto fjali përsëri nuk janë të thëna nga Arben Ristani, as nga ndonjë prej kolegëve të mi opozitar,  por nga deputeti Ben Blushi.

Vazhdoj të citoj:

Është një qeveri që nuk di të shpjegoj vetveten. Në perceptimin e njerëzve ka mbetur…drita, drita, drita… burg, burg, burg.

Këto që dëgjuat tani, që kanë dhe një pjesë dashamirësie brenda, nuk i thot Arben Ristani, po një ish kryeminsitër socialsit si Pandeli Majko.

Nuk po kaloj tek ato gjëra që bisedojmë me kolegët tanë të majtë, pasi nuk duan të vuajnë persekutimin direkt të Kryeministrit të tyre, ashtu siç mund ta vuajnë këta deputetë të cilët kanë guxuar që tja vënë në dukje Kryeministrit, publikisht, paaftësinë e tij për të qeverisur.

Po i them këto, për të qenë i sinqertë, jo se, thënë troç, më ha meraku për të majtën, por për t’i thënë shqiptarëve që kryeministri Rama dhe ato aftësi prej bojaxhiu që ka, nuk mund t’i fusë dot në punë.

Pse?!

Sepse të gjitha energjitë dhe të gjithë mekanzimat e pushtetit do ti harxhojë për të mikluar deputetet e tij që kanë kurajon dhe pergjegjësinë për të thënë të vërtetën.

Por ka edhe më keq se paaftësia.

Psikologu Robert Hare, kur flet për karakteristikat e një lloj tipi njerëzor thotë se ky tip karakterizohet nga egzibicionizmi dhe elementët butaforikë të shfaqjes. Tipi i kushton një rëndësi mjaft të madhe performancës së jashtme,   Për ta ka rëndësi se çfarë mendojnë njerëzit rreth tyre dhe kujdesen posaçërisht për këtë fakt. Kjo i bën të rafinuar dhe arrivistë në qëllimet e tyre.

Tipi ka vetëvlerësim te tepruar. Është i  shkëputur nga realiteti. Kjo i bën ata arrogantë dhe mendjemëdhenj. Këta njerëz nuk arrijnë të bëjnë vlerësimet e duhura për veten dhe realitetin, duke ngritur shumë lart një anë të balancës dhe ulur shumë poshtë anën tjetër.

Tipi ka dëshira te pangopura për Sfida. Ka një uri patologjike për sfida gjithmonë e më të mëdha. Ata janë vazhdimisht në kërkim dhe nuk ndalen dhe asnjëherë nuk llogarisin pasojat

Tipi karakterizohet nga përdorimi i gënjeshtrës. Tipi eshte gënjeshtar patologjik. Ai mund të gënjeje fare pa shkak dhe ndërtojnë marrëdhëniet përmes saj.

Tipi eshte manipulator dhe shfrytëzues i madh. Ata i shohin njerëzit vetëm si sende apo objekte që mund t’u vesh këmbën për t’u ngjitur gjithmonë e më lart. Asnjëherë nuk arrijnë të kenë empati dhe të bashkëndjejnë me të tjerët.

Mungesa e Pendesës dhe e Turpit. Pendesa dhe turpi janë diçka të huaja për ta, Keta lloj tipash nuk arrijnë dot të ndiejnë. Kjo i bën ata të verbër ndaj interesave të të tjerëve, të ashpër dhe të dhunshëm.

Mungesa e Dashurisë. Keta lloj tipash nuk zotërojnë ndjenjën e dashurisë. Kjo i bën ata të huaj dhe jashtëzakonisht të rrezikshëm në shoqëri. Karakterizohen nga një qëndrim i ftohtë dhe cinik ndaj saj.

Mungesa e Vetëkontrollit. Keta lloj tipash nuk arrijne të kontrollojnë dot veten në zemërim e sipër. Kjo i bën ata shumë agresivë dhe të rrezikshëm për familjen dhe shoqërinë.

Mungesa e Objektivave dhe e Planifikimit. Keta tipa nuk kanë objektiva dhe nuk arrijnë të planifikojnë. Ata jetojnë nëpërmjet rastësisë dhe reagojnë vetëm pasi kanë ndodhur ngjarjet.

Impulsiviteti. Ata nuk shquhen për qetësi dhe maturi. Impulsiviteti është mjeti i vetëm i tyre për zgjidhjen e problemeve. Kjo ndodh sepse ata nuk arrijnë të ndjejnë frikën për pasojat.

Mungesa e Marrëveshjeve. Keta tipa nuk ndërtojnë dot marrëdhënie dhe si pasojë nuk kanë marrëveshje. Edhe nëse ndërtojnë
një marrëveshje, ata nuk i përmbahen asaj. Nuk negocojnë dhe refuzojnë t’u nënshtrohen rregullave të shoqërisë.

Mungesa e Përgjegjshmërisë. Ata nuk marrin përgjegjësi dhe problemet i shohin gjithmonë tek të tjerët. Ata gjithmonë fajësojnë dhe kjo i gjen ata përherë në luftë dhe konflikte të hapura.

Mungesa e Besueshmërisë. Ata janë persona që nuk zotërojnë besueshmëri.

Këto karakteristika, të rënditura nga psikologu i famshëm, duket se pershkruajnë tiparet e kryerilindasit tonë.

Shikoni se çpo i bën kryerilindasi shqiptarëve,  shtyrja drejt vetëvrasjes, burgu dhe eksodi është oferta më e mirë sot e kësaj qeverie për shqiptarët.

Kjo qeveri dhe ky kryeministër nuk ka bërë dhe nuk do bëjë asnjë punë të mirë për këtë vend.

Do shihni shumë shpejt qe nuk do lyejë më asnjë godinë, nuk do mbjellë më pemë sepse do jetë duke qarë me lot te këmbët e Tomës duke u lutur që mos ta ngacmojë edhe ca kohe ose do jetë te shpia e Pezes duke kënduar kengë partizane për t’i dhënë vetes gajret sepse revolta popullore po vjen.


Fjala në Kuvendit e deputetit të PD, Arben Ristani, 26 shkurt 2015

Read More
25 Shk
0

PD, kërkesë për mbarimin e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima

Partia Demokratike ka arritur në konkluzionin, bazuar mbi fakte e dokumenta, pas një pune disa mujore hulumtimi e hetimi, të bërë nga departamenti anti-korrupsion në PD, se deputeti Koço Kokëdhima ka përfituar të paktën 150 herë fonde publike nga pasuria e qytetarëve të vendit. Kjo është rreptësisht e ndaluar nga Kushtetuta dhe sjell automatikisht përfundimin e mandatit të tij.

Jam këtu për tu informuar se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike sapo ka dorëzuar kërkesën për mbarimin e mandatit të deputetit të Partisë Socialiste, Koco Kokëdhima, bazuar në Kushtetutën e vendit.

Ne kemi arritur në konkluzionin, bazuar mbi fakte e argumenta e pas një pune disa mujore hulumtimi e hetimi, të bërë nga departamenti anti-korrupsion në Partinë Demokratike, se deputeti Koco Kokëdhima ka përfituar fonde publike nga pasuria e qytetarëve të vendit.

Kjo është rreptësisht e ndaluar nga Kushtetuta dhe sjell automatikisht përfundimin e mandatit të tij.

Eshtë provuar nga ne, se deputeti përfiton fonde publike prej shtatorit të vitit 2013.

Ka qënë media e para qe ka zbuluar disa detaje të këtyre kontratave dhe me pas ekspertët e departamentit te antikorupsionit kanë bërë hetime të hollësishme në thesarin e shtetit nga ku ka rezultuar se ‎janë të pakten 150 raste të kalimit të parave në llogaritë e deputetit Kokëdhima.

Vijmë këtu, bazuar në nenin 69, 70 dhe 71 të Kushtetutes ku parashikohet qartë se mandati i deputetit përfundon në rast se ai ka përfituar fonde publike.

Provat janë të qarta, janë të depozituara në Kuvend dhe ne i kërkojme Kryetarit të vërë në lëvizje një orë e më parë kerkesen tonë dhe të zhvilloje procedurat e parashikuara nga ligji, rregullorja, kushtetuta dhe Vendimi i Gjykates Kushtetuese, si në rastin e deputetit Ilir Beqja.

Kërkesën e plotë, me rastet e detajuara të marrjes së fondeve, prat ë shkeljes së Kushtetutës, do ta keni të gjithë ju përfaqësuesit e medias, pasi menjëherë do ta shpërndajë zyra e shtypit e Partisë Demokratike.


Deklaratë e deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, 25 Shkurt 2015

Read More
24 Shk
0

Basha në Lushnje, demokratët pranë qytetarëve dhe përballë të keqes

Kryetari i Partisë Demokratike u takua në mbrëmje me strukturat e degës së Lushnjes: “Ne nuk i braktisim njerëzit, dhe nuk mund ti braktisim njerëzit. Kemi detyrën dhe detyrimin të jemi shpresa e tyre. Tu japim shpresë dhe tu japim forcë. E keqja nuk mund të mbijetojë. Ne do të përballemi me të keqen siç jemi përballur gjithmonë”.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua sot në mbrëmje me strukturat e Partisë Demokratike të Lushnjes. Basha u shpreh para demokratëve lushnjarë se Partia Demokratike po ringrihet duke kërkuar vlerat dhe njerëzit e vlerave.

“Ky është një sistem i cili mund dhe duhet të funksionojë vetëm në bazë të vlerave më të mira të qytetarisë dhe është në antagonizëm të plotë, deri në armiqësi, me sistemin e antivlerave që ka ngritur kundërshtari. Me sistemin e diplomave falco, e diplomave të blera, me sistemin e dallkaukëve, të sekserëve e deri të kriminelëve të emëruar në administratë dhe të veshur me pushtet”, tha Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike pohoi se një vit e gjysëm pas ardhjes në pushtet të dyshes Rama-Meta, vendi është katandisur me rend të shthurur, me kriminalitet që hedh valle dhe godet ditë për ditë shtëpitë, pronat dhe jetën e qytetarve.

“Po të shohim statistikat , po të pyesim njerëzit në lagjet e qytetit, komunat dhe jo vetëm këtu por nga Saranda, në Lezhë, në Shkodër, nga Korça në Durrës numri i vjedhjeve është rritur frikshëm. Vidhen banesa, vidhen automjete, nëpër komuna vidhet gjë e gjallë, vidhen orenditë, grabitje me apo pa armë, me apo pa maska. Kësaj i shtohet edhe krimi i organizuar, i cili çdo javë godet o me grabitje, o me tritol, ose bëhet shkak për lajme tashmë jo vetëm shqiptare por ballkanike dhe europiane të trafikut të drogës”, deklaroi Basha.

Ai shtoi se nga ana tjetër kemi një polici e cila në rastin më të mirë është e paaftë të luftojë krimin, apo me një polici e cila barbarisht keqtrajton qytetarët se i grricën makinën bashibozukut të sigurimit të shtetit.

Kjo nuk është lajthitje, tha Basha, kjo nuk është politikë e gabuar. Kjo është bashkjetesë me krimin. Kjo ndodh jo se ka neglizhencë por se ka ortakëri me krimin. Dhe siç është ajo shprehja jonë shqiptare jep 5 lekë të futesh në valle dhe jep 50 dhe nuk del dot, as me 500 dhe as me 5 mijë. Nuk del dot nga vallja Edi Rama, nuk del dot nga vallja Saimir Tahiri, nuk del dot nga vallja Ilir Meta. Valle e vështirë kjo. E hedhin mjeshtrat këtë valle. E hedh Hakmarrja, e hedh Aldo Bare nga qelitë. Këta janë ortakët e tyre. Dhe gjynahet më pas janë në kurris të shqiptarëve, janë në kurrz të lushnjarëve, janë në kurriz të papunëve, sipërmarrësve, fermerëve, më të pamundurve të cilët vuajnë ditë për ditë me mungesën e rendit dhe sigurisë, të cilët janë në terror të tritolit dhe bandave që bëjnë luftë të hapur me njëri tjetrin se për policinë nuk pyesin më.

Basha tha se detyra e demokratëve është të qnëdrojnë pranë qytetarëve dhe shqetësimeve të tyre në kushtet kur ata janë braksitur në cdo drejtim nga qeveria. Nuk ka detyrë më të rëndësishme sot se sa të rrijmë afër qytetarit, evidentoi Basha.

“Ne nuk i braktisim njerëzit, dhe nuk mund ti braktisim njerëzit. Kemi detyrën dhe detyrimin të jemi shpresa e tyre. Tu japim shpresë dhe tu japim forcë. E keqja nuk mund të mbijetojë. Ne do të përballemi me të keqen siç jemi përballur gjithmonë”, u shpreh Basha.

Kreu i opozitës tha gjithashtu se Partia Demokratike do të kompensojë qytetarët për çdo ndërtim të prishur në kundërshtim me ligjin, si dhe do të sekuestrojë pasuritë e paligjshme të qeveritarëve.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 24 Shkurt 2015

Read More
24 Shk
0

Basha-Ahlin, krimi në Shqipëri, shqetësim në rritje

Kryetari i Partisë Demokratike priti sot në takim Kryetarin e Parlamentit suedez, z.Urban Ahlin dhe delegacionin që e shoqëronte.

Zoti Basha i shprehu z.Ahlin mirënjohjen për mbështetjen  që Suedia i ka dhënë Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, por gjithashtu i shprehu shqetësimin për hapat pas që po bëhen nga mazhoranca lidhur me standardet që kërkon më tej rruga e integrimit.

Basha tha se qeveria nuk po vlerëson përgjegjësitë që mbart ky proces, dhe fatkeqesisht po i zhbën standartet demokratike, të shtetit të së drejtës, konsolidimit të institucioneve të pavarura, shkeljes arbitrare të të drejtave të njeriut, shkatërrimin e administratës publike dhe nëpërkëmbjen e të drejtave të pronës së qytetarëve.

Kryetari Basha shprehu shqetësimin alarmant për situatën e rëndë të krimit të organizuar dhe trafiqeve të lëndëve narkotike që po vërshon në Shqipëri, duke kërcënuar rendin publik, jetën, familjet dhe pronat e qytetarëve.

Kryetari i Parlamentit suedez shprehu keqardhjen për gjendjen e tensionuar politike në Shqipëri dhe shqetësimin e thellë për situatën e kriminalitetit. Z.Ahlin tha se Bashkimi Europian duhet të gjejë mënyrën për ta adresuar menjëherë çështjen e krimit të organizuar në Shqipëri.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 24 Shkurt 2015

 

Read More
24 Shk
0

Basha: Çdo qytetar, çdo familje akuzon sot qeverinë Rama-Meta

Vetëvrasjet për energjinë elektrike  janë një akuzë për qeverinë. Të burgosurit, të poshtëruarit, të munduarit për këtë shkak akuzojnë qeverinë. Edhe qytetarët që mund të mos kenë probleme për të paguar energjinë, por që nuk mund të mos e ndjejnë në palcë dramën e të vobektëve, të miqve dhe fqinjve të tyre, akuzojnë qeverinë.

-U bë një muaj që kemi prezantuar amandamentet tona për uljen e çmimit të energjisë duke reduktuar me 14 përqind TVSH, siç premtoi Rama në fushatë. Edhe për çmimin e karburantit, përmes eleminimit prej 240 lekëve të vjetra apo 24 lekëve të reja, tatimit të shtuar mbi karburantet. Kanë një muaj që bëjnë shurdhin.

-Kjo qeveri nuk e vendos dot rendin, nuk e ndalon dot rrokullisjen e gjithë treguesve të zhvillimit, nuk e përmirëson dot gjendjen ekonomike dhe shoqërore në vend. Qeveria është në rrugën pa krye dhe për fat të keq edhe pa kthim të shurdhërisë dhe verbërisë.  Nuk dëgjon dhe nuk sheh përtej hundës së vet.

-Ne ndajmë, besojmë me shumicën dërrmuese të qytetarëve bindjen se kjo qeveri nuk është qeveria për të cilën u votua, se kjo qeveri e mbaroi para kohe, kohën e saj. Qyetarët kanë tagër ta çojnë në shtëpi një qeveri të dështuar në rrugën të gabuar.

Të nderuar deputetë,

Anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike

Të nderuar aleatë

Një javë më parë, në takimin tonë të radhës theksova se ngjarjet e jashtëzakonshme në Shqipërinë e sotme janë  bërë kaq të përditshme sa mund të flasim me gojën plot për një gjendje të jashtëzakonshme, për një Republikë të dramave dhe tragjedive të përditshme njerëzore.

Shkak kryesor është qeverisja e gabuar dhe e dështuar Rama-Meta, varfëria mbytëse që solli kjo qeveri  nga jugu në veri të vendit, shtrëngimi i pamëshirshëm i lakut për mijëra e mijëra familje në vështirësi. Eshtë situata e shthurur dhe jashtë kontrollit e rendit publik, shdërrrimi  i policisë së shtetit në një bazë skuadronesh kundër qytetarëve dhe kundër rendit publik.

Eshtë arroganca, poshtërimi dhe pashpirtërsia e qeverisë dhe agjencive të saj, që vetëm kërkojnë, vetëm marrin, vetëm shqyejnë xhepat e qytetarëve dhe vetë qytetarët, dhe nuk japin në shkëmbim asgjë  konkrete që do të ndizte shpresën e tyre dhe do të përmirësonte realisht gjendjen e tyre, punësimin e tyre, rendin publik, shëndetësinë, arsimin, cilësinë e shërbimeve publike dhe të gjitha shërbimeve të tjera për të cilat është dhe duhet të jetë qeveria.

Asgjë nga këto. Tani, në përfundim të viti të tyre të dytë, e ashtuquajtura qeveri e rilindjes ka një koleksionon me shumicë tragjedish dhe skandalesh pa pauza.

Pardje një tjetër qytetar, një bashkëshort, një prind, Llazi  Nasi nga Vlora,  i dha fund jetës në kushte depresioni dhe vështirësie, pamundësie për të paguar faturën e  kripur të energjisë elektrike, në kushte poshtërimi prej zyrtarëvetë OSHEE-së, siç pohuan të afërmit e tij.

I kemi shprehur dhe i shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes  dhe të afërmëve të të ndjerit. Jemi shumë të hidhëruar dhe të shqetësuar ndaj këtyre lloj reagimesh ndaj së keqes, nga qytetarët. U kemi bërë dhe u bëjmë thirrje qytetarëve të kërkojnë mbështetje dhe asistencë ligjore nga institucionet, nga gjykatat, nga Partia Demokratike, nga opozita që ka mbështetur me mijëra raste, nga organizatat  e shoqërisë civile, nga shoqëria në tërësi.

U kemi bërë dhe u bëjmë thirrje qytetarëve të mashtruar, të lënduar, të dëshmëruar, të zhgënjyer, të cënuar në dinjitetin e tyre, që është gjëja më e shtrenjtë që ka njeriu, të përdorin lirinë e fituar, armën me të fuqishme të njeriut të lirë, të bashkohemi si një trup i vetëm në qëndrime dhe protesta për t’u berë barrikadë e pakapërcyeshme të së keqes, sepse e keqja nuk mund të jetë kurrë më e fortë se e drejta, sepse ka zgjidhje, ka rrugëdalje, ka perspektivë. Dorëzimi, nënshtrimi dhe aq më keq vetëvrasja nuk është rruga e zgjidhjes.

Kemi kërkuar e kërkojmë hetim të plotë nga organi i prokurorisë të shkaqeve që çuan në ketë tragjedi,  të mbifaturimit, të sorollatjeve dhe gjithë pretendimeve të tjera që kanë ngritur publikisht familiarët e të  ndjerit.

Kërkojmë të vihen para përgjegjësisë ligjore të gjithë personat që në shkelje të ligjit kanë ndikuar në vetvrasjen e qytetarit.

Për ne dhe për të gjithë njerëzit që kanë ndjeshmëri dhe një vizion human të botës, i ndjeri Llazi Nasi meriton plotësisht interesimin dhe reagimin tonë si individë. Por në tragjedinë e tij ai nuk është thjesht një individ, është më shumë. Eshtë  një  kategori, një fashë e  gjerë e shoqërisë shqiptare, është një komunitet i madh njerëzish  në vështirësi, që janë  vënë në shenjestër të operacionit qeveritar për mbledhjen e faturave të papaguara të energjisë elektrike, ku kërkesat e ligjit ndërthuren selektivisht me paligjshmëri ekstreme, me diskriminim, me shurdhëri ekstreme, me arrogance ekstreme, me pashpirtësi ekstreme dhe me show mediatik të neveritshëm.

Nuk është ligji, por antiligji shkaku numër një i dëshpërimit që ka kapluar mijëra e mijëra shqiptarë për sa i përket çmimit, faturimit dhe mbifaturimit të energjisë elektrike, në lidhje me politikën e qeverisë për  energjinë.

Nuk është drejtësia, por padrejtësia e kryeministrit, e shtrirë si epidemi në gjithë piramidën e ekzekutivit, shkaku që njerëzit janë kaq të lënduar e kaq të revoltuar.

Ky është kryeministri që e ka për kënaqësi, për sport, të fyejë bashkatdhetarët e vet duke u nxjerrë përpara gogolin e burgut për gjithçka.

Ky është kryeministri që për të bërë spektakël dhe për të kënaqur deliret e tij ka mbushur dhomat e paraburgimit me njerëz të pafajshëm, që nuk duhet të ishin për asnjë çast në burg për çfarë kanë bërë apo çfarë dyshohet se kanë bërë.

Pardje, një banor nga fshati Gur i Zi i Shkodrës, Naim Dyli, u vu në pranga sepse rilidhi energjinë për t’i dhënë oksigjen dhe për të shpëtuar djalin e tij në krizë astme.

Rastet e sjelljes si hordhi të punonjësve të OSHEE, të frymëzuara nga pashpirtërtësia e kryeministrit, janë me dhjetra, janë me qindra, janë të përditshme. Nuk është e çuditshme që mes gjithë këtij lëndimi, dëshpërimi dhe zemërimi popullor hallkat e zinxhirit njerëzor këputen në pjesën më të dobët, aty ku goditja është e madhe dhe i godituri nuk mban më. Si rasti i Llazi Nasit  pardje, apo i Qamil Zelës  disa  javë më parë.

Nuk jemi ne që bëjmë politikë me të vdekur. E kemi refuzuar dhe e refuzojmë nekropolitikën. Por  vetvrasjet, për të cilat kemi ngritur zërin janë viktima të drejtpërdrejta të sjelljes dhe arrogancës qeveritare. Eshtë qeveria që bën politikën e shtrëngimit me taksa, tarifa dhe gjoba dërmuese për  masën e gjerë të qytetarëve. Kjo është qeveria që ka çuar e po çon në  zgrip të mbijetesës qindra mijëra shqiptarë. Kjo është qeveria që po u merr shpirtin shqiptarëve.

Në vend të respektit dhe etikës që duhet të mbizotërojë në  komunikimin e institucioneve shtetërore dhe ndërmarrjeve publike me qytetarët, qeveritarët tanë të parët dhe në shembullin e tyre militantët partiakë dhe kontigjentët e krimit në drejtimin e OSHEE dhe degëve të saj, shumica pa arsim
, ofrojnë  shpërfillje, arrogancë  deri edhe  rrugaçëri, duke i  trajtuar qytetarët si qënie pa dinjitet.

Ky është realiteti, kjo është e vërteta që bërtet në çdo cep të vendit, familje më familje, shtëpi më shtëpi. Vetvrasjet për energjinë elektrike  janë një akuzë për qeverinë. Të burgosurit, të poshtëruarit, të munduarit për këtë shkak akuzojnë qeverinë. Edhe qytetarët që mund të mos kenë probleme për të paguar energjinë, por që nuk mund të mos e ndjejnë në palcë dramën e të vobektëve, të miqve dhe fqinjve të tyre, akuzojnë qeverinë.

Opozita, Partia Demokratike akuzon qeverinë për gjithë pasojat dramatike që ka krijuar e pritet të thellojë në rrafshin ekonomik  dhe njerëzor në shumicën e familjeve shqiptare, politika e saj e papërgjegjshme dhe e pashpirt për energjinë.

Ne jemi shprehur qartë në favor të zbatimit të ligjit pa fushata, kemi dënuar e dënojmë vjedhjen e energjisë elektrike, por kemi kërkuar nga ana tjetër mosrritjen e çmimit të energjisë elektrike,  mosheqjen e fashës për familjet me të ardhura modeste apo të pakta, faljen e kamatvonesave, mbështetjen reale të atyre që  jetojnë në kushtet e varfërisë ekstreme.

Ligji  në demokraci nuk mund të jetë kurrë nëse kjo kthehet në fatkeqësi për njerëzit, nuk mund të jetë kurrë ligji në kundërshtim me parimet themelore të humanzimit. Kërkesat tona mbështeten në këtë qëndrim në këtë mendësi.

Por si për çdo  kërkesë dhe propozim tjetër të opozitës  dhe qytetarëve, qeveria ka bërë veshin e shurdhër edhe për paketën tonë për energjinë dhe karburantet.

U bë një muaj që kemi prezantuar amandamentet tona për uljen e çmimit të energjisë duke reduktuar me 14 përqind TVSH, siç premtoi Rama në fushatë. Edhe për çmimin e karburantit, përmes eleminimit prej 240 lekëve të vjetra apo 24 lekëve të reja, tatimit të shtuar mbi karburantet. Kanë një muaj që bëjnë shurdhin.

Dua të përsëris sot për gjithë shqiptarët: Këto nuk janë thjesht kërkesa. Janë premtimi ynë, janë pjesë e programit tonë, që do ta vemë në jetë kur shqiptarët të na besojnë qeverisjen.

Njerëzit, qytetarët, nuk mund të pranojnë të qeverisen si të huaj dhe me keq se si të huaj në vendin e tyre. Nuk mund të pranojnë e nuk do të pranojmë një qeveri që u merr deri kacidhën e fundit, por nuk jep llogari për asgjë, që ka ngritur kundër tyre dajakun, dhunën e fëlliqur fizike dhe psikologjike.

A ka lidhje qeveria, a ka lidhje Edi Rama me rrahjen barbare të djalit korçar, Tomi Misha, nga  policia e ashtuquajtur e shtetit? Padyshim që po. Jo një lidhje të  tërthortë, por të drejtpërdrejtë. Policia  e dhunshme që godet qytetarët në një anë, por i rri gatitu krimit të organizuar në anën tjetër, është  pasqyra më e qartë e një qeverie e një kryeministri që sillet dhe synon të vendosë “de fakto” një regjim junte. Kjo qeveri ka zhbërë që ditën e parë të ardhjes në pushtet ligjin e policisë së shtetit dhe vetë policinë e shtetit, duke ndërtuar me shpejtësi në vend të saj, policinë e qeverisë, policinë private me uniformë shtetërore të Edit dhe të Saimirit.

Kjo qeveri ka zhbërë konceptin demokratik të policisë në komunitet, ka zhbërë arritjet e para të rëndësishme të policisë shqiptare në këtë rrafsh, duke  ndërtuar me shpejtësi një polici distante, të largët  dhe deri armiqësore me qytetarët, që nuk e ka për gjë t’i rrahë egërsisht për kundravajtjen me të vogël apo edhe fare pa shkak.

Në harkun e pak ditëve kemi patur tre raste të  dokumentuara dhe të filmuara të dhunës barbare  kundër qytetarëve nga skuadronet e horrave të policisë së Ramës dhe Tahirit. Po sa janë rastet që nuk dalin, sa janë rastet që nuk filmohen me zë dhe me figurë, që mbahen të fshehta?  Me dhjetra, me qindra.

Këto nuk janë më lajthitje të tre shefave këtu dhe dy policëve atje. Kjo është frymë. Kjo është frymë  që zbret nga lart dhe shpërndahet e shumfishohet në gjithë piramidën e policisë. Ky është shteti policor që  dëshiron të vendosë Rama-Meta, një shtet i përçudnuar sa për faktin se sistemi që kemi është sistem demokratik në themelet e veta, aq edhe për faktin se ky shtet policor nuk u prek qimen e flokut bandave të krimit të organizuar, madje është në simbiozë me ta.

Shteti ligjor ka ligjin, junta dhe shteti policor kanë dhunën barbare, si ajo që ushtroi policia e Korçës kundër Tomi Mishës  jashtë dhe brenda mjediseve të drejtorisë së policisë. Dhuna ndaj Tomi Mishës  është një goditje e rëndë për shtetin e së drejtës në Shqipëri, një fyerje për ndërgjegjen qytetare dhe demokratike të mbarë shqiptarëve, është një apel jo vetëm për të hapur sytë, por për t’u ngritur, për t’ju kundërvenë dhe për të ndalur me çdo kusht, me protesta dhe me votë rregjimin e dhunës kundër qytetarëve.

Kërkojmë ndëshkimin ligjor të ushtruesve të dhunës me uniformën e policisë së shtetit në Korçë, Kavajë, Tiranë dhe kudo tjetër. Kërkojmë marrjen e masave të rrepta ndaj gjithë personave përgjegjës që kanë ndikuar me veprimet  dhe mosveprimet  e tyre për të inkurajuar dhunimin e qytetarëve nga efektivët.

Dhunimi çnjerëzor i Enver Bashës është një mesazh i mafias dhe i krimit. Një dëshmi që policia të lë në mes të rrugës, pa përkrahje, nëse je i rrezikuar. Ky djalë i ri u gjend në krah të policisë në një nga orët më të vështira të forcave të rendit dhe të shtetit në Tiranë, kur Xhuvani, miku i familjes së Edi Ramës, sapo kishte vrarë katër vetë.

Polici nuk arrinte ta arrestonte dot vrasësin me imunitet, madje dridhej para tij dhe mund të kishte rrezikuar dhe jetën. Enver Basha iu gjend në krah dhe bëri të mundur ndalimin e vrasësit. Ku gjendet policia kur ky i ri ndiqet e përgjohet në mënyrë sistematike nga persona të dyshimtë? Ku gjendet policia, edhe pasi Enver Basha ka bërë një denoncim dhe u ka treguar se i janë vënë nga pas? Askund nuk gjendet policia. Ndaj dhe krimi arrin të godasë e të japë mesazhin e tij, të koduar dhe mafioz. Enver Basha ka guxuar të ndalojë një person që kishte ngritur një grup kriminal, që bridhte në Tiranë me pistoletë brezit, që trafikonte e bënte ç’të donte, vinte edhe në parlament kur e lypte nevoja. Pra Enver Basha ka guxuar shumë. Unë duas ti uroj shërim të shpejtë, dhe të them këtu se gjesti i tij natën e krimit është një moment frymëzimi, i një të riu dhe qytetari model. Por gjithashtu, rrahja e tij brutale, braktisja e tij, lënia në mëshirë të fatit pas aktit të guximshëm që ka kryer, është një moment turpi për policinë e shtetit dhe për këtë qeveri. Një moment kapitullimi pa kushte para krimit dhe zgjatimeve të tij. Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm do ta kenë të shënuar këtë rast në Kurikulën e tyre plot me dështime, si medaljen e turpit. Një njollë që nuk do ta shlyejnë dot. Kjo pra është policia dhe qeveria që kemi. I ofron të gjithë shërbimet që i duhen kriminelëve më në zë të Tiranës, dhe i kthen kurrizin qytetarit që bashkëpunon dhe që e ndihmon në ditë dhe orë të vështira.

Por dëshmia e rëndë e braktisjes nga Policia vjen nga radhët e saj, nga oficerët e trajnuar e të suksesshëm të RENEA-s. “Ndihem i tradhëtuar”, thotë kryeinspektori i forcave speciale. Janë 7 efektivë të këtij reparti eltitë të larguar pa motiv. E keqja shkon edhe më larg kur dëshmitë janë për nepotizëm të një kategorie të papranueshme e të paimagjinueshme, kur këta oficerë zëvendësohen nga shoferë të drejtuesve. Këta 7 anëtarë të RENEA-s kanë marrë pjesë në aksionet më të rrezikshme ndaj krimit në vend. Ku janë sot? Të flakur në rrugë.

Çfarë mesazhi u jep kryeministri policëve që janë
përballur me krimin dhe që kanë një jetë që japin kontributin e tyre? Që jeni të pasigurtë, se mund të flakeni nga çasti në çast. Ky është një nga dëmet më të mëdha që mund ti bëhet Organizatës së Policisë. Dhe kur këtë e bën i pari i ekzekutivit, mendoni se në çfarë tatëpjete gjenden sot forcat e rendit. Në një theqafje që ka nisur në fakt si mendësi e largimit masiv të profesionistëve që në ditët e para të ardhjes së tyre në pushtet, e zëvendësimit me militantë dhe me persona të përlyer me krimin. Efektet e kësaj politike të gabuar i kemi të pranishme çdo ditë. Jemi nën sundimin e tritolit, grabitjeve me maska në mënyrë të përditshme.

Ne i bëjmë sot thirrje organizatave partnere, që kanë kontribuar dhe me taksat e qytetarëve europianë e amerikanë në trainimin dhe rritjen profesionale të këtyre ekspertëve të forcave speciale, të rrisin monitorimin dhe të kërkojnë llogari se çfarë po ndodh me investimin e tyre. Por dua të bëj sot të qartë për kryeinspektorin e RENEA-s e të gjithë specialistët e larguar padrejtësisht, se kur drejtësia të vijë, secili do të marrë atë që i takon, dhe secili do të mbajë përgjegjësinë që i takon për shkeljet e abuzimet në Policinë e Shtetit.

Me përgjegjësi të plotë politike, e  kemi theksuar dhe dua ta përsëris, për shumicën qeverisëse, për partnerët: situata e degraduar e rendit në Shqipëri nuk rregullohet pa ndryshime dhe ndërhyrje të thella, që duhet të fillojnë domosdoshmërisht nga kreu, nga drejtimi. Ne si opozitë, parashtrojmë  këtë zgjidhje që mund të sjellë një përmiresim sado modest në rrethanat kur vendi ka një shumicë tjetër. Bindja jonë, sidoqoftë, është se kjo qeveri nuk e vendos dot rendin, nuk e ndalon dot rrokullisjen e gjithë treguesve të zhvillimit, nuk e përmirëson dot gjendjen ekonomike dhe shoqërore në vend. Qeveria është në rrugën pa krye dhe për fat të keq edhe pa kthim të shurdhërisë dhe verbërisë.  Nuk dëgjon dhe nuk sheh përtej hundës së vetë.

A mos  është thjesht rutinë dhe rastësi që kryeministri ofendoi gazetaren Erisa Zyka në Bruskel kur u pyet prej saj për përmbajtjen e takimeve me krerë të Bashkimit Europian? Edi Rama i ka të vetat rekordet olimpike të arrogancës me gazetarët, por në rastin që pamë në Bruksel ka edhe arsye të tjera. Sjellja e tij është shprehje e refuzimit për tu pyetur, që është më shumë se refuzim i një pyetjeje konkrete. Edi Rama nuk duron më as të pyetet nga media e lirë. Kryeministri i ka vënë kryqin trasparencës dhe llogaridhënies që janë dy nga kolonat e qeverisjes së përgjegjshme. Demagogjia e tij me rendin dhe me arritjet e tjera propagandistike ka dalë boje në Bruksel. Kredibiliteti i tij është në nivele të mjerueshme, partnerët kërkojnë rrezultate, nuk ngopen me lugën bosh, siç ky e ka zakon në Tiranë. Prandaj, prej këndej vjen dhe nervozimi i tij me të parën pyetje që iu bë kur doli nga takimet. Dhe s’ka si të ndodhë ndryshe. Tollumbacja, kur është tollumbace, do të plasë, s’ka çfarë bën.

Ne ndajmë, besojmë me shumicën dërrmuese të qytetarëve bindjen se kjo qeveri nuk është qeveria për të cilën u votua, se kjo qeveri e mbaroi para kohe, kohën e saj. Qyetarët kanë tagër ta çojnë në shtëpi një qeveri të dështuar në rrugën të gabuar.

Detyra jonë, detyra e deputetëve të Partisë Demokratike, sëbashku me aleatët, është të jemi çdo ditë me njerëzit dhe për njerëzit. Çdo orë dhe çdo ditë, aty ku është dhimbja e tyre, drama e tyre, vështirësia e tyre, shpresa dhe gëzimi i tyre. Duhet të dëshmojmë se dhemshuria jonë për gjendjen dhe për njerëzit në vështirësi nuk është vetëm fjalë apo retorikë, por aksion i përditshëm, ndjenjë dhe ndjesi e vërtetë që shfaqet duke jetuar çdo ditë me ta dhe me problemet e tyre. Çdo ditë zëri i tyre, çdo ditë ndërtues të shpresës dhe besimit të tyre në një të ardhme të re, në një të ardhme më të mirë.

Faleminderit!


Fjala e Kryetarit të Partisë Demokratike në mbledhjen e Grupit Parlamentar, 24 Shkurt 2015

Read More
23 Shk
0

Kryetari i Bashkisë së Pogradecit ikën duke gënjyer

Nëse duhej ti shpëtonte procedimit penal për të cilin e kishte kërcënuar Edi Rama, duke sharë qeverinë e mëparshme, kjo është çështje e tij. Qytetarët e Pogradecit e dinë të vërtetën, e dinë shumë mirë dhe i kanë prekur nga afër projektet e mbështetura nga qeveria e demokratëve.

Kryetari në ikje i Bashkisë së Pogradecit zgjodhi ta mbyllë karrierën duke gënjyer publikisht. Në raste të tilla, një politikan, një i zgjedhur duhet të reflektojë e të tregojë me shumë respekt për të vërtetën, por jo të thotë se nuk ka marrë asnjë lek investime gjatë qeverisjes së demokratëve në periudhën 2006-2013.

Për t’i freskuar memorjen mikut të sapolindur të Edi Ramës po i kujtoj investimet që ka marrë rrethi dhe dhe bashkia e Pogradecit për periudhën 2006-2013:

1.Infrastruktura vendore, sistemim dhe asfaltim rrugësh në Bashkinë Pogradec dhe komunat Buçimas, Çërravë, Dardhas, Udënisht, Velçan, Proptisht, Trebinjë, 26 projekte, me vlerë 417.666.395 lekë.

2.Ujesjellës-Kanalizime në komunat Çërrave, Ptroptisht, Udënisht, Dardhas, Buçimas, Trebinjë, 12 projekte me vlerë 102.278.515 lekë.

3.Ndërtim shkollash të reja dhe rikonstruksione të atyre ekzistuese në Bashkinë Pogradec, komunat Çërrave, Dardhas, Udënisht, Propotisht, Trebinjë, Buçimas, Velçan, 20 projekte me vlerë 195.592.732.

4.Ambulanca dhe qendra shëndetësore në komunat Çërravë, Dardhas, Udënisht, Proptisht, Trebinjë, Buçimas, Velçan, 17 objekte me vlerë 23.594.872.

Në total të gjithë këto projekte kapin vlerën 739.132.514 lekë.

Veç sa më sipër, rilindasit më të ri të ekipit të Edi Ramës, do i kujtojmë projektet për qytetin e Pogradecit në të cilat ai ka marrë pjesë në inagurim dhe madje ka falenderuar qeverisjen e demokratëve që bëri të mundur realizimin e:

1.Ujësjellsit Pogradec dhe impiantin e mbledhjes dhe përpunimit të Ujërave të Zeza, 53.000.000 Euro financuar nga KFW dhe Fondi Zviceran për Zhvillim nga të cilat 40 milionë euro të përfunduara dhe 13 milion euro në proces.

2.Rruga Qafë Thane-Lin 305.731.000 lekë

3.Rruga Lin-Pogradec 2.055.522.000, projekt i cili vazhdon punimet

I kujtojmë Rrugën Qukës-Mokër-Qafë Plloçë financuar nga Banka Islamike për Zhvillim dhe Fondi Saudit prej 125.000.000 dollarë e cila nuk ka filluar edhe dy vjet pas sigurimit të financimit nga qeverisja e mëparshme.

Nëse duhej ti shpëtonte procedimit penal për të cilin e kishte kërcënuar Edi Rama, duke sharë qeverinë e mëparshme, kjo është çështje e tij. Qytetarët e Pogradecit e dinë të vërtetën, e dinë shumë mirë dhe i kanë prekur nga afër projektet e mbështetura nga qeveria e demokratëve.

Artan Shkembi iku si kryebashkiak pa e mësuar një shprehje që e përdorin shpesh në Pogradec. Karakteri nuk gjendet në rrugë, sepse nuk e ka humbur njeri.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 23 Shkurt 2015

Read More
23 Shk
0

Koncesion i ri i Ramës, 96 miliardë për klientët e tij

96 miliardë lekë do të jepen për sterilizimin e veglave kirurgjikale dhe dezinfektimin e sallave. Këto 96 miliardë lekë do të jepen me 30 Mars për klientët e preferuar të qeverisë, me një procedurë aspak transperante. 96 miliardë lekë janë një shumë që e tejkalon disa herë koston e këtij shërbimi. Sipas specialistëve të fushës, norma e fitimit në këtë rast është të paktën 70%. Pra miku i Edi Ramës që do të fitojë këtë koncesion, do majmet me të paktën 67 miliardë lekë.

Dokumentat që po ju paraqesim në këtë  ekran, gjatë ditës së sotme janë hequr dhe janë vënë disa herë në portalin e Agjensisë së Prokurimit. Bëhet fjalë  për një nga tenderat më të rëndësishëm të spitaleve dhe qendrave shëndetësore. Në fakt, një nga tenderat më të rëndësishëm të jetës së njeriut. Momentin kur ai hyn në sallën e operacionit.

Këto luhatje në transaprencë, janë pasqyrim i asaj, cka qeveria e di sa shumë e rrezikshme është të planifikosh një koncesion të dyshimtë, në shifrën e 96 miliardë lekë.

96 miliardë lekë do të jepen për sterilizimin e veglave kirurgjikale dhe dezinfektimin e sallave.

Këto 96 miliardë lekë do të jepen me 30 Mars për klientët e preferuar të qeverisë, me një procedurë aspak transperante.

Aktualisht, ky shërbim kryhet në shifra shumë më të vogla, dhe madje me përgjegjësi më të madhe.

96 miliardë lekë janë një shumë që e tejkalon disa herë koston e këtij shërbimi. Sipas specialistëve të fushës, norma e fitimit në këtë rast është të paktën 70%.

Pra miku i Edi Ramës që do të fitojë këtë koncesion, do majmet me të paktën 67 miliardë lekë.

Mungesa e transparencës është premisa e parë që  tregon se 96 miliardë lekët janë projektuar tashmë, dhe fituesi me siguri është paracaktuar.

Por sikur dëmi të ishte vetëm miliardat e lekëve kjo do të ishte një pjesë e të keqes, dëmi është edhe më i rëndë sepse ky koncesion i zëvendëson profesionistët që të paktën sot mbajnë përgjegjësi ligjore, me një operator privat, cka krijon më shumë pasiguri shëndetësore.

Edi Rama po lëshon një pas një të tilla koncesione, një pas një po ndan të tilla shuma marramendëse me miqtë e tij. Korrupsion tashmë jo me pasoja të tërthorta për jetën e njërëzve, por të drejtëpërdrejta.

Partia Demokratike i kërkon qeverisë të tërhiqet nga ky projekt abuziv, korruptiv.

Ne i bëjmë me dije sot kryeministrit dhe ministrit të shëndetësisë, se kur drejtësia të vijë, do të mbajnë përgjegjësi për shpërdorimin e abuzimin e pafre me paratë e qytetarëve të vendit.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 23 Shkurt 2015

Read More
23 Shk
0

“Lumi Vjosa”, qeveria mban të fshehtë projektin

Prononcim për mediat i deputetit Bumçi. Pse nuk kemi informacion?! Kjo mungesë informacioni çfarë fsheh?! Çfarë frike ka pala shqiptare që nuk informon publikun në lidhje me projektet mbi Lumin Vjosë?! Çfarë po fsheh me këtë heshtje?! Këto janë shqetësime të mëdha që ne ngrejmë si opozitë, dhe i kanë ngritur dhe pjestarë të shoqërisë civile. Besoj se të gjithë qytetarët janë të interesuar për të mësuar të vërtetën mbi Lumin Vjosa. 

Ne kërkojmë që qeveria shqiptare, Ministria e Jashtme, të japë informacion dhe llogari se çfarë ka bërë gjatë kësaj periudhe për të mbrojtur interesin kombëtar shqiptar për çështjen e lumit Vjosa. Pra, a e ka ngritur këtë çështje në takimet dypalëshe. Ministri i Jashtëm Bushati është takuar katër herë me ministin e Jashtëm Venizellos gjatë kësaj periudhe njëvjeçare e gjysëm që janë në qeverisje. Pse nuk është ngritur kjo çështje në takimet dypalëshe si çështje e një rëndësie të madhe kombëtare?! Pyetja e dytë ka të bëjë me Komisionin e Përbashkët i Përhershëm për Ujërat e Ëmbla midis Shqipërisë dhe Greqisë që është mbledhur më 9 Janar të këtij viti. Si ka mundësi që nuk ka asnjë transparencë, asnjë informacion se çfarë është disktuar mes palës shqiptare dhe asaj greke për Vjosën. Sepse ky komision diskuton vetëm çështjen e ujërave të ëmbla, Vjosa, Prespa dhe lumenj të tjerë. Pse nuk kemi informacion?! Kjo mungesë informacioni çfarë fsheh?! Çfarë frike ka pala shqiptare që nuk informon publikun në lidhje me projektet mbi Lumin Vjosë?! Çfarë po fsheh me këtë heshtje?! Këto janë shqetësime të mëdha që ne ngrejmë si opozitë, dhe i kanë ngritur dhe pjestarë të shoqërisë civile. Besoj se të gjithë qytetarët janë të interesuar për të mësuar të vërtetën mbi Lumin Vjosa.

-Çështja e Lumit Vjosa është ngritur edhe më herët por a është lajmëruar qeveria e demokratëve në lidhje me këtë çështje?

Gjatë kohës që unë kam qënë Ministër i Jashtëm nuk ka pasur asnjë informacion nga Ministria e Jashtme Greke. Nuk ka pasur as edhe një informacion të vetëm. Ne jemi informuar vetëm nëpërmjet medias. Kanë qënë bashkitë e Greqisë Veriore të cilat janë kundër projektit dhe kanë ngritur zërin. Ne jemi informuar nepërmjet tyre dhe medias dhe burimeve të tjera që ka një projekt. Mbas këtij shqetësimi kemi kërkuar që Ministria e Jashtme dhe ambasada jonë në Greqi të vihej në lëvizje dhe të mësojë më shumë për projektin. Kjo është e vërteta. Eshtë kërkuar të manipulohet në media duke dashur ta sjellin çështjen në korrik 2013. Pra kemi takime të Bushatit me Venizellosin dhe çështja nuk ngrihet ose të paktën publikisht nuk na thuhet gjë. Kemi më 9 janar të këtij viti kemi mbledhjen e Komisionit të Ujërave dhe nuk ka informacion për publikun se çfarë është diskutuar dhe kërkojnë që këtë çështje ta sjellin në korrik 2013. Kërkojnë të manipulojnë çështjen dhe ta fshehin. Kjo është një arsye më shumë që ne të jemi të shqetësuar për sjelljen e qeverisë në lidhje me Lumin Vjosa. E vërteta është që ne nuk kemi pasur asnjë kërkesë nga qeveria Greke.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 23 Shkurt 2015

Read More
22 Shk
0

OSHEE, masha e verbër e Ramës që po dhunon sistematikisht qytetarët

OSHEE po kthehet dita-ditës në një organizatë kriminale, përgjegjëse për dhunimin sistematik të qytetarëve, dhe deri më sot shkaktare e drejtpërdrejtë e humbjes së disa jetëve.

Duke qënë një mashë e verbër në duart e Edi Ramës, OSHEE po aplikon cdo ditë të njëjtën filozofi, errësirën dhe burgun për të pamundurit, dhe sulmet ndaj opozitës.

Partia Demokratike nuk po kërkon asgjë tjetër, përvec faturimit të drejtë e të rregullt të qytetarëve, mbi bazën e konsumit të tyre.

Partia Demokratike do të kërkojë me vendosmëri ndaljen e abuzimit në kurriz të qytetarëve, dhe faturimin e tyre të drejtë.

Pikërisht arbitrariteti i OSHEE i mori jetën Qamil Zelës, i cili u syrgjynos në qeli për më shumë se dy muaj për 35 mijë lekë të vjetra debi.

Arbitrariteti i OSHEE i mori jetën kryefamiljarit tjetër në Novoselë, Llazi Nasi, i cili u mbifaturua disa herë më shumë se konsumi, e nuk gjeti asnjë ditë zgjidhje në dyert e këtij institucioni.

Arbitrariteti i OSHEE vuri në rrezik jetën e djalit 7 vjecar në Gur të Zi në Shkodër i cili ka nevojë për energji, për të vënë në punë paisjen që e furnizon me oksigjen. Familjarët dëshmojnë se në zyrat e këtij institucioni nuk po gjenin asnjë zgjidhje, aq më pak ndjeshmëri e humanizëm për fatkeqësinë e tyre.

Arbitrariteti i OSHEE që sillet me qytetarët si skuadër ekzkutimi e ushtrisë armike, ka cuar në akte ekstreme e të dëshpëruara dhjetra qytetarë deri më sot.

Arbitrariteti i OSHEE ka nxitur revoltën kudo në cdo fshat, lagje, rrugë e qytet të vendit.

Kjo organizatë kriminale po mbjell dëshpërim në mijëra familje me arrogancën e saj, me abuzimin, me mbifaturimin, me faturat aforfe, e me kamat-vonesat mbi këto gjoba të padrejta.

E gjitha kjo ndodh, ndërkohë që drejtuesit e saj, janë zhytur në përvetësime galopante me tendera, dhe teksa favorizojnë miqtë e tyre që janë debitorë deri në 205 milionë lekë, si rasti i deputetit të mazhorancës.

I kujtojmë sot drejtorit të OSHEE se nuk ka korrupsion që do ta shpëtojë nga bëmat e të shkuarës së tij me tendera që kanë sjellë 1.3 milionë dollarë dëme në shtet.

I kujtojmë drejtorit të OSHEE se do të mbajë përgjegjësi për të gjitha abuzimet e dhunimet e qytetarëve, ditën kur drejtësia të vijë.

Kjo është një lavdi e përkohshme që ai po e shijon bashkë me shefin e tij, Edi Rama, frymëzuesin e represionit të pashembullt ndaj qytetarëve.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 22 Shkurt 2015

Read More
22 Shk
0

Rama bllokon e mban ndezur konfliktin politik

Modeli i Ramës është verifikuar e certifikuar tashmë si modeli i ngritur mbi mashtrim që po përkeqëson jetën e qytetarëve çdo ditë.

Sa herë që flitet për interesat e drejtpërdrejta të qytetarëve, Edi Rama shfaqet si prodhues i konfliktit politik, i bllokimit, i axhendës së vet personale në kurriz të qytetarëve.

Trashëgimia e tij në Tiranë është betonizim, klientelizëm e korrupsion, ndërsa sot në krye të qeverisë ai po bllokon të gjitha projektet e krijojnë vende pune, e përmirësojnë jetën e qytetarëve, vetëm sepse do të mbajë ndezur konfliktin politik e të pengojë një bashki ku ai është refuzuar me votë.

Hakmarrja e tij politike po i privon qytetarët nga shumë shërbime e projekte që do të ndikonin drejtpërdrejt në cilësinë e tyre të jetës.

Ndërkohë që në gjithë vendin qytetarët po vuajnë dështimin e tij, bllokimin, varfërimin, shkatërrimin e mijëra vendeve të punës, pa asnjë investim me interes publik që sjell zhvillim, e teksa shiptarët janë në kushtet e mbijetesës, Edi Rama vazhdon të mbjellë palma e të shpenzojë shumë para për trille, fryrje administrate e shpenzime të panevojshme.

Modeli i Ramës është verifikuar e certifikuar tashmë si modeli i ngritur mbi mashtrim që po përkeqëson jetën e qytetarëve çdo ditë.

Roli i deputetëve është të mbrojnë interesat e qytetarëve, jo të kthehen në skllevër të bindur të pabarazisë para ligjit dhe të paligjshmërisë që po vret sigurinë juridike dhe mijëra vende pune. Deputetët t’i kërkojnë Ramës të zhbllokojë investimet, të zhbllokojë ndërtimin e bulevardit, tramit, terminalit dhe investimeve të tjera publike që hapin vende pune dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve.  Deputetët socialistë do ti shërbenin vendit nese i kërkojnë Kryeministrit të ule taksat dhe çmimin e energjisë. Ky është interesi i qytetarëve dhe jo retorika boshe politike. Edi Rama po sjell çdo ditë vetëm varfëri dhe mjerim për qytetarët dhe pasurim përmes abuzimit dhe korrupsionit të pushtetarëve miqve dhe kliente e të tij. Edi Rama ka dëshmuar në këtë 1 vit e gjysëm si kryeminister se di vetëm të bllokojë,  shkatërrojë dhe varfërojë qytetarët.


Deklaratë për media e deputetit të Partisë Demokratike, 22 Shkurt 2015

Read More