Blog

22 Shk
0

Testimi, përpjekje e qeverisë për të fshehur problemet e thella të shëndetësisë

Qeverisja, në vend që të reflektojë dhe tërhiqet nga vendime të tilla të rrezikshme, ngulmon në rrugën e saj duke thelluar përplasjet me personelin e sistemit shëndetësor. Ajo po tregohet e shurdhër qoftë edhe për të dëgjuar mendimet e Urdhërave, Komisionit Parlamentar, Avokatit të Popullit etj.

Së pari, dëshiroj të përshëndes sot Urdhërin e Infermiereve për paraqitjen e kundërshtimit në Gjykatën Administrative të vendimit qeveritar për të ashtuquajturin “testim”.

Së dyti, përshëndesim solidaritetin e plotë të mjekëve, stomatologëve, farmacistëve, infermierëve, laborantëve etj, të demostruar këto javë për të ndaluar këtë projekt të paligjshëm e diskriminues ndaj atyre vetë.

Por fatkeqësisht, qeverisja në vend që të reflektojë dhe tërhiqet nga vendime të tilla të rrezikshme, ngulmon në rrugën e saj duke thelluar përplasjet me personelin e sistemit shëndetësor.

Ajo po tregohet e shurdhër qoftë edhe për të dëgjuar mendimet e Urdhërave, Komisionit Parlamentar, Avokatit të Popullit etj.

Në këtë mënyrë po kërkohet që artificialisht të krijohen konflikte të pa nevojshme mjekë-pacientë, për të fshehur përgjegjësitë për problemet e mëdha dhe reale të atij sistemi, që kjo qeveri veçse po i shton e zgjeron çdo ditë.

Kërkohet kështu që nëpërmjet këtij “testimi” arbitrar të hidhet mbi personelin shëndetësor përgjegjësia për atë çfarë po ndodh me të gjithë përbërësit e shëndetësisë shqiptare.

Po tentohet nga ana tjetër që ky personel të mbahet i heshtur dhe i terrorizuar, si dhe që vendet e punës të rindahen sipas vullneteve politike e klienteliste.

Në këto kushte anormale, ne dëshirojmë të sigurojmë të gjithë ata që po përballen e ndeshen me padrejtesi të tilla të pashembullta, për solidaritetin e mbështetjen tonë të plotë.

Mbështetja jonë nuk do t’u mungojë atyre në të gjitha hapat e mëtejshme që ata do të ndërmarrin në kundërvënien ndaj arbitraritetit dhe në mbrojtjen e një mjedisi demokratik.


Deklaratë për media e drejtuesit të Departamentit të Shëndetësisë, Tritan Shehu, 22 Shkurt 2015

Read More
21 Shk
0

Deklaratë e Partisë Demokratike

Kryeministri i vendit vizitoi së fundi Brukselin dhe i vetmi lajm që krijoi nga qendra e Europës ishte fyerja e gazetares shqiptare Erisa Zyka.

Edi Rama manifestoi arrogancë dhe ofendoi korrespondenten e njohur pikërisht në zemrën e Europës së vlerave, aty ku liria e shprehjes dhe komunikimi kanë strehën e tyre. Është po ky kryeministër që ofendon e agreson opozitën, Presidentin e vendit, gjyqtarët e drejtuesit e mediave në mënyrë periodike në Tiranë. Ofendimet janë tashmë kostumi i Edi Ramës.

Partia Demokratike dënon këto sjellje të kryeministrit që dëmtojnë imazhin e vendit dhe janë akte të përsëritura kundër lirisë së shprehjes.

Edi Rama nuk përfaqëson askënd tjetër pos vetes së tij me qëndrime të tilla antieuropiane, por ai është frymëzuesi i dhunës verbale e fizike ndaj mendimit ndryshe, fjalës së lirë e opozitës.


 Deklaratë e Partisë Demokratike, 21 shkurt 2015

Read More
21 Shk
0

OSHEE çon në vetvrasje babain e tre vajzave

Pothuajse çdo ditë raportohen akte dëshpërimi të qytetarëve përballë kësaj sjellje anti-humane të qeverisë dhe OSHEE, që nuk kanë sy të shohin e vesh të dëgjojnë. Ata nuk po u lënë qytetarëve asnjë zgjidhje tjetër përpos errësirës e burgut. Dhe për fat të keq, e gjitha kjo po merr dhe jetë njerëzish. 56 vjecari u vetëflijua, duke lënë një akuzë të fortë e të drejtpërdrejtë për Edi Ramën dhe OSHEE-në e keqbërësve të tij.

Një kryefamiljar 56 vjeçar në Vlorë, Llazi Nasi, baba i tre vajzave, i ka dhënë fund jetës, pasi OSHEE e njerëzit e saj e kishin futur në një rrugë pa dalje, duke e mbifaturuar me shuma të papërballueshme për të.

Familjarët e viktimës dëshmojnë se ai ishte ankuar disa herë për faturën e padrejtë, 10  herë më të lartë se sa shënonte matësi.

Vëllai i tij duke folur në media, thotë se zyrtarët e OSHEE veç kësaj po i nxirrnin dhe pengesa të tjera me dokumentacionin.

Kryefamiljari po depersonalizohej çdo herë e më shumë, pasi nuk po gjente zgjidhje në zyrat e OSHEE, ku punonjësit i tregonin derën pa e trajtuar asnjëherë shqetësimin e tij.

Fatura e padrejtë e sjellja arrogante e cnjerëzore e OSHEE, ia doli ta kalonte këtë prind në depresion.

Dje, përpara se të kryente aktin ekstrem të vetëflijimit, 56 vjecari kishte shkuar edhe një herë, për herë të fundit në zyrat e OSHEE, por sërish nuk mori zgjidhje.

Partia Demokratike akuzon OSHEE-në dhe qeverinë për plagën e madhe sociale që po krijojnë.

Vetëvrasja që shkaktuan dje nuk është e para.

Kjo politikë i mori jetën edhe të ndjerit Qamil Zela në Lushnje.

Pothuajse cdo ditë raportohen akte dëshpërimi të qytetarëve përballë kësaj sjellje anti-humane të qeverisë dhe OSHEE, që nuk kanë sy të shohin e vesh të dëgjojnë.

Ata nuk po u lënë qytetarëve asnjë zgjidhje tjetër përpos errësirës e burgut. Dhe për fat të keq, e gjitha kjo po merr dhe jetë njerëzish.

56 vjecari u vetëflijua, duke lënë një akuzë të fortë e të drejtpërdrejtë për Edi Ramën dhe OSHEE-në e keqbërësve të tij.


Deklaratë e Valbona Mezinit, 21 Shkurt 2015

Read More
21 Shk
0

Policia, luftë me qytetarët paqe me kriminelët

Rreh barbarisht të rinjtë në mes të qytetit, shoqëron me dhunë në komisariat, banorët që protestojnë për errësirën, por nga ana tjetër Policia ende nuk ka ndaluar asnjë prej grabitësve të 10 ditëve të fundit, të bankës, të biznesit në autostradë, të grabitjes në Vlorë, të grabitjes në Shkodër, të grabitjes në Kamëz, të grabitjes në Korçë.

Ka dalë qartë në sytë e mbarë opinionit publik se kush janë prioritetet kryesore të policisë së shtetit.

Nga njëra anë është dhuna primitive ndaj qytetarëve të pamundur, në rrugë dhe në komisariat, dhe nga ana tjetër është përfshirja e saj në trafik droge.

Rastet e rrahjes brutale në Kavajë dhe në Korcë, të zbuluara falë dëshmitarëve në këto skena, në mes të ditës, nuk janë episodike, por janë dëshmi e raportit që ka krijuar Policia e Shtetit me qytetarët, janë dëshmi e sjelljes së saj të dhunshme e të paligjshme që shkel me këmbë qytetarët.

Policia poshtëron një të ri, duke e rrahur në mes të qytetit të Korcës, vetëm se ka gërvishur makinën e nëndrejtorit të policisë, nga ana tjetër maskat po godasin cdo ditë, duke e kthyer grabitjen me armë në një ritual.

Familjarët tregojnë se i afërmi i tyre është goditur nga policia edhe në spital ku ishte për mjekim.

Policia dhunon barbarisht një të ri në Kavajë duke e goditur me shkelm në fytyrë teksa mbahet i lidhur, ndërkohë që oficerë të forcave operacionale, dhe shefat e tij, janë të përfshirë në trafik kokaine dhe heroine.

Kjo është e kundërta e Policisë që i duhet vendit.

Sot janë shoqëruar me dhunë në komisariat, banorë të Kamzës që protestojnë se po jetojnë në errësirë prej muajsh, për shkak të represionit të qeverisë, nga ana tjetër Policia ende nuk ka ndaluar asnjë prej grabitësve të 10 ditëve të fundit, të bankës, të biznesit në autostradë, të grabitjes në Vlorë, të grabitjes në Shkodër, të grabitjes në Kamëz, të grabitjes në Korcë.

Luftë me qytetarët, paqe me kriminelët.

Peshku është qelbur nga koka dhe nga koka duhet të nisë largimi i së keqes.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 21 Shkurt 2015

Read More
20 Shk
0

Basha: Është koha të çlirojmë Shqipërinë nga e keqja, të kthejmë vendin në rrugën e zhvillimit

Të nderuar pjesëmarrës në këtë ceremoni përkujtimore, të organizuar nga grupimi i dhjetorit 90,

Të dashur të rinj e të reja,

Zonja dhe zotërinj,

Përfaqësues dhe drejtues të opozitës politike të Partisë Demokratike,

ish studentë të Dhjetorit, të përndjekur politik, intelektualë, qytetarë të Tiranës.

Si çdo vit, edhe këtë vit të gjithë sëbashku, përkujtojmë këtu në Tiranë dhe mbarë vendin, një ngjarje të shënuar të historisë së re të Shqipërisë. Si sot 24 vite më parë, më 20 shkurt  të vitit 1991, Tirana, qytetarët e saj, rrëzuan përmendoren e diktatorit Enver Hoxha, simbolit të diktaturës më të egër në Europë.

Si çdo komb që respekton kthesat e mëdha historike, ne rikujtojmë sot momentet e rilindjes së vërtetë të Shqipërisë së viteve ’90, dhe përkulemi me mirënjohje dhe nderim të thellë para heronjve të atyre ditëve që ndryshuan përgjithmonë jetët tona.

Ne nderojmë studentët e Dhjetorit që nxorën para gjyqit të kohës dhe para gjyqit të historisë figurën e diktatorit Hoxha dhe kërkuan pa kushte e me çmimin e sakrificave deri sublime, si greva e urisë, heqjen e emrit të tij nga Universiteti i Tiranës. Ne nderojmë Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, që ngriten në këmbë solidaritetin e madh mbarëqytetar me studentët. Ne nderojmë me mirënjohje dhe respekt të veçantë qytetarët e Tiranës, burrat dhe gratë e  20 shkurtit, që sfiduan frikën dhe dhunën policore të regjimit, vërshuan në sheshin “Skënderbej” dhe rrëzuan përmendoren e diktatorit.

Ky akt trimërie civile dhe patriotike lartësoi Shqipërinë dhe shqiptarët në sytë e botës së lirë e cila u mahnit me kronikat e një populli të ngritur në këmbë. Kjo ngjarje historike i tregoi kujtdo se ndryshimi ishte i vërtetë dhe i pakthyeshëm. 20 shkurti tregoi se Tirana dhe Shqipëria e hodhën diktatorin dhe nuk do të lejonin përpjekjen për rilindjen e tij në demokraci.

Demokratët e 20 shkurtit – studentët, sindikalistët, qytetarët, politikanët, intelektualët – morën vendimin e madh të prishnin në embrion hibridin që synonte ta shndërronte në farsë demokracinë shqiptare.

Demokracia nuk mund të shartohet me asnjë element të diktaturës, aq me pak me simbolin e saj. Ky është mësimi i 20 shkurtit. Eshte një mësim i vyer që udhëton në kohë nga një brez në tjetrin. Është një mësim që përcakton vijën ndarëse të Shqipërisë së re demokratike nga Shqipëria e vjetër hoxhiste dhe reminishencat e saj.

Sot, njëzët e katër vite më vonë, demokratët, qytetarët e Tiranës dhe mbarë vendit kanë arsye të ndihen krenarë për aktin historik të rrëzimit të përmendores së diktatorit Hoxha. Atë ditë nuk u hodh vetëm një shtatore bronxi, por një model i të keqes, një mishërim i doktrinës ç’njerëzore të shtypjes, të dhunës, të luftës së klasave, të shpronësimit dhe kolektivizimit, të izolimit, të varfërisë proverbiale, të mohimit absolut të çdo lirie dhe të drejte njerëzore. Sepse Hoxha ishte kreu i së keqes që u mori qytetarëve pronë, liri dhe besim në Zot.

E kujtojmë 20 Shkurtin, se kjo datë ndan dy modele qeverisje, dy botë, dy rrugë për të ardhmen e vendit – ne që shikojmë dhe mësojmë nga modeli i demokracive perëndimore dhe të tjerë që shohin nga modeli lindor dhe stalinist i Hoxhës.

Sepse ka ende nga ata që vazhdojnë të ushqejnë adhurim për abuzuesit e pushtetit, adhurim për frikën, për agresionin dhe për dhunën. Modelet represive të së shkuarës vazhdojnë të frymëzojnë pushtetarë me karakter të dobët dhe pa busull morale. Ushtrimi i pushtetit në dy vitet e fundit tregon se modeli i diktatorit fle në kokat e idhtarëve të tij. Përdorimi antiligjor i pushtetit, dhuna ndaj qytetarëve, urrejtja dhe dhuna ndaj kundërshtarëve politik dëshmojnë vazhdimësinë e së keqes. Festimet e 70 vjetorit të instalimit të regjimit komunist dhe glorifikimi i Hoxhës, tregojnë admirimin për modelin represiv të pushtetit. Siç thotë Gandi, “veprimet janë demonstrime të mendimeve tona”. Shqiptarët sot drejtohen nga njerëz që kanë idhuj të gabuar, që mendojnë dhe veprojnë si ata.

Asnjëri prej nesh nuk harron e nuk duhet të harrojë  se  ndërsa në një Shqipëri të lirë, anëtare e NATO-s dhe kandidate në Bashkimin Europian, hoxhizmi,  diktatura  dhe ideologjia komuniste nuk mund të kthehen  si qëmoti, qeveria e idhtarëve të pushtetit absolut   bën çmos   të kthejë  hoxhizmin si praktikë sundimi  në  një formë tjetër.

Në formën e oligarkisë, që me forcën e pushtetit dhe parasë duan të vënë nën kontrollin e tyre gjithçka, deri fjalën e lirë dhe zgjedhjet e lira. Që kanë vetëm një synim: të pasurohen për vete me çdo mjet, deri duke bërë aleanca dhe ortakëri me krimin e organizuar, të çimentohen në pushtet si oligarkë, nuk ka rëndësi si jetojnë, si mbijetojnë, si mundohen, si vuajnë  dhe çfarë mendojnë shqiptarët.

Kjo  është  qeveria Rama-Meta. Kjo është oligarkia Rama-Meta. Qeveria aktuale është për të gjithë ne këtu sot, për të gjithë shqiptarët që kanë busull liritë, ligjin dhe punën e ndershme, një devijim i madh dhe i pabesë nga akti i 20 shkurtit 1991.

Rama-Meta është në thelbin e veprimit të saj një qeveri neohoxhiste, që nuk mund të sjellë Enverin, por ka sjellë asfiksimin e ekonomisë, goditjen e pronës dhe lirive të qytetarëve, monopolet, taksat e larta, tendencat për eleminim të opozitës, arrogancën dhe arbitraritetin e shkollës së vjetër antidemokratike. Është qeveria që frikëson, dhunon dhe plaçkit pasuritë publike dhe individuale për interesa vetjake dhe klanore.

Regjimi i një grushti njerëzish mbi ligjin dhe Kushtetutën, që me pushtet dhe para kontrollojnë gjithçka, është rreziku më i madh që i kanoset vendit. Rrezikohet fjala e lirë, mediat, zgjedhjet dhe konkurenca. Rrezikohet prona, biznesi, puna dhe shkolla. Rrezikohet shteti ligjor dhe vetë demokracia. Aleanca e politikës me krimin e organizuar rrezikon  t’i kthejë shqiptarët në qytetarë te robëruar të Europës. Ky rrezik është sot kërcënimi më i madh për Shqipërinë.

A do mund ta kthejnë këta Shqipërinë nga orientimi perëndimor në atë lindor? A do kenë sukses? Kjo varet nga ne. Nese nuk i vëmë kufijtë së keqes, rrezikojmë të na përsëritet.

Devijimi apo jo i Shqipërisë nga aksi i vlerave demokratike varet nga ne, qindra mijë shqiptarë që hodhëm përmendoren e diktatorit, nga të gjithë ne që për dekada punojmë ta bëjmë Shqipërinë si Europa, e në veçanti nga rinia shqiptare, drita europiane e syrit të kombit shqiptar.

Prandaj është e rëndësishmë të kujtojmë 20 shkurtin. 24 vjet më parë në hodhem përmendoren, sot duhet të ç’rrenjosim përgjithmonë rilindjen e modelit të diktaturës. Enver Hoxha dhe nipërit e tij politike,
manjakë abuzivë të pushtetit, nuk duhet të jenë pjesë e modeleve tona të qeverisjes.

Më shumë se kurrë duhet të besojmë sot në vlerat demokratike, të besojmë në fuqinë e  bashkimit të qytetarëve të lirë si në 20 shkurt 1991, të besojmë tek forca e shembullit që  kjo ngjarje ju përcjell brezave.

Sot është koha të hedhim tutje modelin hoxhist të idhtarëve të pushtetit absolut.

•sot është koha të luftojmë terrorin mbi shqiptarët;

•është koha të luftojmë kriminalizimin e politikës;

•është koha të luftojmë për të drejtat dhe liritë;

•është koha të punojmë për dinjitet dhe mirëqenie për çdo shqiptar.

•është koha ta çojmë Shqipërinë përfundimisht në Europë

Së bashku, të çlirojmë Shqipërinë nga e keqja, të kthejmë vendin në rrugën e zhvillimit.

Rroftë liria.

Zoti e bekoftë Shqipërinë.


Fjala e plotë e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në përkujtimin e 20 shkurtit 1991, 20 Shkurt 2015

 

Read More
19 Shk
0

Deklaratë për shtyp e Partisë Demokratike‏ të Shqipërisë

Ka dy mënyra se si mund të trajtohet krimi në vend. Njëra mënyrë është të luftohet pa ndërprere, pa kompromis dhe pa mbajtur anë tjetër përveç ligjit. Tjetra është t’i lëshosh terren e të besh pakt me të. Qeveria dhe Edi Rama nuk kanë zgjedhur ta luftojnë krimin dhe kjo dëshmohet nga ngjarjet tronditëse që po ndodhin çdo ditë. Ata kanë zgjedhur të luftojnë  dhe sulmojnë opozitën, e cila po denoncon çdo ditë pasigurinë dhe rënien e rendit, pra po i jep zë asaj që përjetojnë çdo ditë qytetarët.

Si kryeministër i vendit, Edi Rama do të duhej ta dënonte kërcenimin që Shullazi i bëri kryetarit të opozitës. Por ai zgjodhi ta bekojë këtë ngjarje të rëndë duke heshtur e duke mos u distancuar. Duhet të kujtojmë këtu se kërcënimi i Shullazit erdhi ditën kur ky person përfitoi të gjithë shërbimet qeveritare, nga pastrimi i provave e zonës së krimit, deri tek shoqërimi në banesë. Mosdistancimi është po aq i rëndë sa edhe kërcënimi. Mosdistancimi dhe mosdënimi i kësaj ngjarje nga Edi Rama është baraz me dalje zot kërcënimit, është baraz me mbrojtjen e kërcënuesit.

Sot me papagallin e radhës përpiqet edhe ti rregullojë biografinë kërcenuesit.


Njoftim për shtyp e Partisë Demokratike, 19 Shkurt 2015

Read More
18 Shk
0

Basha: Ora e votës po vjen, shqiptarët do ndahen nga mashtrimi e krimi

-Ajo që po kërkon këto ditë me paradat e tij të shplara propagandistike Edi Rama, është vota. E kishte  harruar votën prej tetëmbëdhjetë muajsh por është kujtuar këto ditë, ndërsa po  afrohet fushata e zgjedhjeve vendore. Në fakt ora e votës po afron. Ora e sovranit po afron.

-Kjo do të jetë pa dyshimin më të vogël ora e gjykimit me votë për qeverinë e pabesive, mashtrimit dhe gënjeshtrës.

-Edi Rama nuk ka shok në planet përsa i perket shkeljes së kontratës me zgjedhësit, shpërdorimit dhe dhunimit të votës me të cilën erdhi në qeveri.

-Premtoi uljen e çmimit të energjisë  elektrike dhe e rriti atë. Askush s’e ka harruar, të gjithë e dinë, shumica dërmuese e vuajnë në kurriz.

-Premtoi uljen e taksave dhe i ngriti ato në qiell. Askush s’e ka harruar, të gjithë shqiptarët paguajnë më shumë.

-Premtoi shëndetësi falas dhe solli shëndetësinë e ilaçeve fallso si vetë politikën e tij. Të gjithë të sëmurët e vuajnë në trupin e tyre, të gjitha familjet e vuajnë në buxhetin e tyre.

-Premtoi legalizime falas dhe i hëngri fjalët sa mori votën.

-U përbetua me zë të lartë se edhe Enver Hoxha po të ngrihej nga varri nuk i shembte shtëpitë e qytetarëve. Askush s’e ka harruar, të gjithë e panë se u ngrit vetë në vend të Enver Hoxhës dhe rrafshoi qindra mijë shtëpi në proces apo në pritje të legalizimit, kursimet e jetës së mijëra shqiptarëve.

-Premtoi treqind mijë vende të reja pune dhe ka mbyllur me mijëra me politikat e tij mbytëse për sipërmarjen e lirë. Askush s’e ka harruar, të gjithë mund t’i bëjnë vetë llogaritë.

-Premtoi uljen e informalitetit në ekonomi dhe e ka dyfishuar atë. Të gjithë po shohin se me taksa dhe akciza të rritura këta mbledhin me pak të ardhura dhe kjo ka vetëm një shpjegim: kontrabandë, informalitet, korrupsion.

-Premtoi përmirësim dhe solli vetëm përkeqësim në çdo sektor, në çdo fushë. Të gjithë e ndjejnë në xhepin e tyre, në pasigurinë e tyre.

Të nderuar deputetë,

Vëmendjen e Partisë Demokratike, të grupit tonë parlamentar dhe të opozitës në tërësi e kanë marrë me të drejtë ngjarjet e jashtëzakonshme të javëve të fundit – përmbytjet në Jug të vendit, vala e shpërthimeve me tritol në Tiranë, skandalet që s’kanë të reshtur në sektorin e energjitikës, në shëndetësi, gjendja ekonomike e rënduar e qytetarëve.

Në fakt është e pasaktë të flasim në Shqipërinë e sotme për ngjarje të jashtëzakonshme. Ato janë aq shumë dhe kaq të shpeshta sa, duke i parë të ndërthurura me skandalet, abuzivizmin, papërgjegjshmërinë dhe pashpirtësinë qeveritare, mund të flasim me plot gojën dhe bindje të thellë për gjendje emergjence kombëtare që nuk ka të bëjë  vetëm me goditjet e motit të keq, por me qeverine e dështuar, me situatën e shthurur dhe jashtë kontrollit të rendit publik dhe sigurisë në vend, me krizën e thellë ekonomike, me varfërinë mbytëse, me shtrëngimin e lakut për qytetarët, fermerët dhe për sipërmarrjen.

Ka keq e me keq. Kjo shprehje e padëshirueshme është kthyer në sentencën e përditshme në fushën e rendit dhe sigurisë. Shpërthimet me tritol në mes të Tiranës, akoma pa autorë, akti i rëndë i rrëmbimit të personit në Fushë-Krujë, pa autorë gjithashtu, u pasuan menjeherë me grabitje banke në mes të ditës në Tiranë, grabitje me maska në Shkodër, grabitje me maska në Vlorë, tonelata droge që qarkullojnë në Shqipëri e përmes pikave tona kufitare drejt Europës. Grabitje biznesesh, dhunë dhe vjedhje.

Krimi i shumëzon me zero sukseset imagjinare të qeverisë dhe njoftimet demagogjike për beteja të fituara kundër tij.

E ka marrë vesh gjithë Shqipëria se dhomat e paraburgimit dhe burgjet janë mbipopulluar me njerëz të thjeshtë, por bandat e krimit të organizuar shëtisin lirisht, bëjnë ligjin, sulmojnë kur duan, pushojnë kur duan, për të filluar përsëri aktivitetet e tyre, sulmet e tyre tronditëse kundër ligjit, kundër qytetarëve e pronës së tyre. S’duan t’ia dinë fare a ka polici, a ka qeveri, a ka shtet.

Ç’të mbjellësh do të korrësh, thotë një  fjalë e urtë. Kështu e ndërtuan që në fillim zotërinjtë e vetquajtur rilindas projektin e tyre për rendin dhe sigurinë, kështu e vazhduan dhe kështu po e vazhdojnë: duke u rrahur shpatullat individëve me rekorde kriminale dhe kontigjenteve të krimit, duke bërë pazare me ta, duke i promovuar në Kuvend dhe në poste të rëndësishme.

Harruan se, të keqes, po i dhe dorën, të merr krahun. Krimi i ka marrë anën kësaj qeverie. Sot, po të shohim me vëmendje statistikat, nuk është çudi të konstatojmë se në qeverinë Rama-Meta ka më shumë individë me rekorde kriminale në poste zyrtare, sesa ka, të arrestuar nga kjo kategori gjatë qeverisjes se tyre.

Lulëzon krimi i organizuar, por nuk mbetet prapa kriminaliteti që u nxin jetën njerëzve të thjeshtë. Në mbarë vendin në fshatra e qytete ka pllakosur një valë vjedhjesh nga gjëja e gjallë, tek makinat e banesat. Sot kërkesave të qytetarëve për të drejta ekonomike, u ka paraprirë kërkesa  emergjente e legjitime për rend e siguri.

Ne jemi shumë të shqetësuar për këtë katandisje pa precedent të rendit publik. Ne kemi denoncuar e do të vazhdojmë të denoncojmë me forcë shkaqet themelore të kësaj situate. Por nuk do të mjaftohemi me kaq.

Bashkë me shqiptarët që jetojnë në akthin e pasigurisë së jetës dhe pronës, bashkë me shoqërinë civile që nuk mund të pajtohet me ngritjen e krimit në pushtet, kërkojmë e do të kërkojmë me forcë largimin e shpejtë dhe me çdo kusht nga qeveria dhe qeverisja e vendit të  zyrtarëve të lartë që janë në ortakëri me krimin e organizuar, me bandat dhe bandidët që terrorizojnë dhe plaçkisin vendin. Kjo është rruga tani për tani për të sjellë një ndryshim sado të vogël në fushën e rendit dhe sigurisë.

Por kjo qeveri nuk e lufton dot krimin. Nuk kemi më iluzione për këtë. Besojmë se as qytetarët nuk kanë më iluzione. Zgjidhja përfundimtare është largimi i saj. Ky është një mision i opozitës që do të synojmë ta përmbushim dhe do ta përmbushim bashkë me qytetarët e lirë shqiptarë.

Një problem tjetër madhor që po mblidhet si  lak nga dita në ditë dhe po u merr frymën çdo ditë e me shumë qytetarëve është ai i energjisë. Edi Rama i ka  gënjyer dhe përqeshur  qytetarët duke rritur me 25 përqind çmimin e energjisë elektrike, ndërsa kishte premtuar  solemnisht në dorovitjet elektorale, uljen e çmimit. I ka mashtruar dhe sfiduar duke detyruar mijëra
familje të paguajnë fatura abuzive e me kamatë për një detyrim të shpallur të paligjshëm nga ERE që në vitin 2011. I ka poshtëruar, duke u treguar e duke u dhënë burgun, për kundravajtje që nuk e përligjin këtë masë ekstreme.

Në gjithë kontinentin dhe në vendet e rajonit shohim përpjekje dhe vendime kurajoze të qeverive për të lehtësuar e ndihmuar me politika njerëzit në nevojë në lidhje me pagesat e energjisë elektrike dhe detyrimet e tjera. Vetëm kjo qeveri mburret se ka kapur dajakun kundër njerëzve me halle, ndërsa puthet me krimin e organizuar.

Edi Rama ka sfiduar edhe mesazhin e protestës masive popullore së 22 nëntorit që i kërkoi me forcë të mos rriste çmimin e energjisë elektrike. Ja pra; qeveria dhe kryeministri i hodhën dorashkat e tyre të sfidës ndaj kësaj kërkese të drejtë popullore, ndaj qytetarëve.

Tani është radha jonë, është radha e qytetarëve të përgjigjemi. Dhe do të përgjigjemi. Në rast se me 22 nëntor ishim shumë, në protestën e radhës mbarëpopullore duhet të jemi dyfish, trefish më shumë. Vetëm prania mbarëpopullore në protestë do të japë mesazhin e mospranimit, do të japë mesazhin e uljes së çmimit të energjisë si zgjidhje, do të japë mesazhin e bashkimit, në një zë të vetëm, për çdo kërkesë tjetër të drejtë të qytetarëve, për çdo të drejtë të nëpërkëmbur dhe shpërfillur nga kjo qeveri.

Përmbytjet ishin një fatkeqësi e madhe që  vazhdon  të mbetet e tillë  me pasojat e shkaktuara  për banorët e komunave të përmbytura.

Vështirë se do të harrojnë fermerët e zonave të përmbytura dhe të mbarë vendit, se ky kryeministër nuk shpalli gjendjen e emergjencës me justifikimin se nuk është e nevojshme, duke nëvlerësuar kësisoj me kokfortësi, deri në fund, përmasat e përmbytjes dhe duke privuar kështu deri në fund të dëmtuarit, nga përfitimet ligjore që fut menjeherë në veprim shpallja e gjendjes së emergjencës.

Kjo qeveri dhe ky kryeministër i mbajti mbyllur të gjithë rrubinetat që hapen në raste të tilla për të mbështetur njerëzit në fatkeqësi. Këta i rrisin  dhe i mbledhin taksat duke thënë “jemi shteti”, “jemi qeveria”,  por kur vjen puna për të ndihmuar të përmbyturit  sillen sikur nuk janë qeveria, sikur nuk janë struktura e një shteti që e ka për detyrë t’u vijë në ndihmë, por një organizatë e keqe joqeveritare që gjithçka e bën për propagandë, për t’u dukur.

T’i gëzojnë delet, t’i gëzojnë frigoriferët dhe lavatriçet ata që po i marrin për të zevendësuar të mbyturat e të prishurat nga vërshimi. Ne kemi bërë thirrje për solidaritet, vetë kemi dhënë e po japim shembullin tonë me njerëzit tanë. Por, kur bën sikur po i jep kryeministri, duhet të  ketë  trasparencë për publikun. Kush i ka dhënë, kush po i jep? T’i jemi mirënjohës atij që i jep dhe ta dimë të gjithë se po i jep me zemër.

Një kryeministër normal nuk e fsheh autorësinë e  sipërmarrësve që ofrojnë ndihma, nuk  hiqet sikur ka shpikur dele apo lavatriçe duke fërkuar mollëzat e gishtave. Ndihmat regjistrohen, ndihmat jepen nga subjektet, ndihmat u jepen banorëve, dhe jo kryeministrit. E kundërta ka ndodhur me shfaqjet televizive të dhurimit të ndihmave që ka organizuar Rama me shpurën e tij. Kjo ngre dyshime për bonuse që mund të kërkojnë nga kryeministri dhe qeveria, këta bamirës anonimë.

Shteti ligjor, shteti normal, nuk fuksionon kështu, me shfaqje propagandistike dhe për shfaqje propagandistike. Ndihmat dhe zhdëmtimi i dëmeve duhet të bëhen me seriozitet, pa diferencime, njëlloj për të gjithë, në bazë të llogaritjes të nevojave dhe dëmeve. Qeveria duhet të marrë përgjegjësitë e saj. Të bëjë publike nëse ka vënë, dhe sa fonde ka vënë, në dispozicion e jo të fshihet pas shfaqjeve me keca të dhuruar nga të tjerët.

Ajo që po kërkon këto ditë me paradat e tij të shplara propagandistike Edi Rama, është vota. Po, po kërkon votën e qytetarëve. E kishte  harruar votën prej tetëmbëdhjetë muajsh por është kujtuar këto ditë, ndërsa po  afrohet fushata e zgjedhjeve vendore.

Në fakt ora e votës po afron.

Ora e sovranit po afron.

Kjo do të jetë pa dyshimin më të vogël ora e gjykimit me votë për qeverinë e pabesive, mashtrimit dhe gënjeshtrës.

Edi  Rama nuk ka shok në planet përsa i perket shkeljes së kontratës me zgjedhësit, shpërdorimit dhe dhunimit të votës me të cilën erdhi në qeveri.

Premtoi uljen e çmimit të energjisë  elektrike dhe e rriti atë. Askush s’e ka harruar, të gjithë e dinë, shumica dërmuese e vuajnë në kurriz.

Premtoi uljen e taksave dhe i ngriti ato në qiell. Askush s’e ka harruar, të gjithë shqiptarët paguajnë më shumë.

Premtoi shëndetësi falas dhe solli shëndetësinë e ilaçeve fallso si vetë politikën e tij. Të gjithë të sëmurët e vuajnë në trupin e tyre, të gjitha familjet e vuajnë në buxhetin e tyre.

Premtoi legalizime falas dhe i hëngri fjalët sa mori votën.

U përbetua me zë të lartë se edhe Enver Hoxha po të ngrihej nga varri nuk i shembte shtëpitë e qytetarëve. Askush s’e ka harruar, të gjithë e panë se u ngrit vetë në vend të Enver Hoxhës dhe rrafshoi qindra mijë shtëpi në proces apo në pritje të legalizimit, kursimet e jetës së mijëra shqiptarëve.

Premtoi treqind mijë vende të reja pune dhe ka mbyllur me mijëra me politikat e tij mbytëse për sipërmarjen e lirë. Askush s’e ka harruar, të gjithë mund t’i bëjnë vetë llogaritë.

Premtoi uljen e informalitetit në ekonomi dhe e ka dyfishuar atë. Të gjithë po shohin se me taksa dhe akciza të rritura këta mbledhin me pak të ardhura dhe kjo ka vetëm një shpjegim: kontrabandë, informalitet, korrupsion.

Premtoi përmirësim dhe solli vetëm përkeqësim në çdo sektor, në çdo fushë. Të gjithë e ndjejnë në xhepin e tyre, në pasigurinë e tyre.

Çdo gjë në rrokullisje, çdo gjë në vyshkje, lulëzon vetëm propaganda dhe demagogjia. Me propagandë dhe demagogji erdhi në pushtet. Me propagandë dhe demagogji po qeveris. Me propagandë dhe demagogji  mendon të mashtrojë përsëri shqiptarët.

Ora e së vertetës  po afron.

Kjo do të jetë ora e qytetarëve, ora e zgjedhësve që do të vendosin me votë nëse e pranojnë apo e refuzojnë modelin e  premtim-mashtrimeve të Edi  Ramës dhe Ilir Metës.

Ne, opozita, e presim me shpresë dhe besim të madh orën e votës, orën e të vertetës. Ne kemi bindjen se përgjigja e zgjedhësve shqiptarë do të jetë një refuzim dhe një mësim për t’u mbajtur mend nga qeveria Rama-Meta; një refuzim dhe një mësim për t’u mbajtur mend, mashtruesve dhe gënjeshtarëve.

Kjo përgjigje do të vijë jo vetëm nga zgjedhësit opozitarë, jo vetëm nga zgjedhësit e moderuar apo të lirë që mund të kenë votuar koalicionin e majtë në zgjedhjet e kaluara, por edhe nga një numër shumë i madh zgjedhësish të majtë që me siguri kanë pyetur e pyesin veten: për këtë qeveri votuam, për të shtrënguar zgjedhën në  qafën
e qytetarëve, për t’u shembur shtëpitë e  mundit dhe gjakut njerëve të ndershëm, për t’i dhënë status të privilegjuar kontigjenteve të krimit, për t’i bërë rrush e kumbulla paratë e publikut, për të pasuruar një grusht oligarkësh  dhe klientelën e tyre të ngushtë! Për këtë votuam?

Por të nderuar deputetë, duke njohur pakënaqësinë e madhe të publikut me këtë qeveri, e dimë se midis pakënaqësisë ndaj qeverisë dhe besimit ndaj opozitës, qëndron një mrekulli pune e përpjekjesh reflektuese, reformuese dhe rinovuese nga ana jonë.

Ndaj për ne Nisja e Re, me gjithçka ajo përmban e nënkupton, pikësëpari me të jetuarit përditë me realitetin e gjallë të njerëzve, dhe reflektimin e halleve, problemeve dhe shpresave të tyre, në propozimet dhe politikat tona, është projekt dhe sfidë e dorës së parë që mund dhe duhet ta fitojmë vetëm me qytetarët, dhe për qytetarët e këtij vendi.


Fjala e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim basha në mbledhjen e grupit parlamentar, 18 Shkurt 2015

 

Read More
18 Shk
0

Basha: Ora e votës po vjen, shqiptarët do ndahen nga mashtrimi e krimi

Ajo që po kërkon këto ditë me paradat e tij të shplara propagandistike Edi Rama, është vota. E kishte  harruar votën prej tetëmbëdhjetë muajsh por është kujtuar këto ditë, ndërsa po  afrohet fushata e zgjedhjeve vendore. Në fakt ora e votës po afron. Ora e sovranit po afron.

Kjo do të jetë pa dyshimin më të vogël ora e gjykimit me votë për qeverinë e pabesive, mashtrimit dhe gënjeshtrës.

Edi Rama nuk ka shok në planet përsa i perket shkeljes së kontratës me zgjedhësit, shpërdorimit dhe dhunimit të votës me të cilën erdhi në qeveri.

Premtoi uljen e çmimit të energjisë  elektrike dhe e rriti atë. Askush s’e ka harruar, të gjithë e dinë, shumica dërmuese e vuajnë në kurriz.

Premtoi uljen e taksave dhe i ngriti ato në qiell. Askush s’e ka harruar, të gjithë shqiptarët paguajnë më shumë.

Premtoi shëndetësi falas dhe solli shëndetësinë e ilaçeve fallso si vetë politikën e tij. Të gjithë të sëmurët e vuajnë në trupin e tyre, të gjitha familjet e vuajnë në buxhetin e tyre.

Premtoi legalizime falas dhe i hëngri fjalët sa mori votën.

U përbetua me zë të lartë se edhe Enver Hoxha po të ngrihej nga varri nuk i shembte shtëpitë e qytetarëve. Askush s’e ka harruar, të gjithë e panë se u ngrit vetë në vend të Enver Hoxhës dhe rrafshoi qindra mijë shtëpi në proces apo në pritje të legalizimit, kursimet e jetës së mijëra shqiptarëve.

Premtoi treqind mijë vende të reja pune dhe ka mbyllur me mijëra me politikat e tij mbytëse për sipërmarjen e lirë. Askush s’e ka harruar, të gjithë mund t’i bëjnë vetë llogaritë.

Premtoi uljen e informalitetit në ekonomi dhe e ka dyfishuar atë. Të gjithë po shohin se me taksa dhe akciza të rritura këta mbledhin me pak të ardhura dhe kjo ka vetëm një shpjegim: kontrabandë, informalitet, korrupsion.

Premtoi përmirësim dhe solli vetëm përkeqësim në çdo sektor, në çdo fushë. Të gjithë e ndjejnë në xhepin e tyre, në pasigurinë e tyre.

Të nderuar deputetë,

Vëmendjen e Partisë Demokratike, të grupit tonë parlamentar dhe të opozitës në tërësi e kanë marrë me të drejtë ngjarjet e jashtëzakonshme të javëve të fundit – përmbytjet në Jug të vendit, vala e shpërthimeve me tritol në Tiranë, skandalet që s’kanë të reshtur në sektorin e energjitikës, në shëndetësi, gjendja ekonomike e rënduar e qytetarëve.

Në fakt është e pasaktë të flasim në Shqipërinë e sotme për ngjarje të jashtëzakonshme. Ato janë aq shumë dhe kaq të shpeshta sa, duke i parë të ndërthurura me skandalet, abuzivizmin, papërgjegjshmërinë dhe pashpirtësinë qeveritare, mund të flasim me plot gojën dhe bindje të thellë për gjendje emergjence kombëtare që nuk ka të bëjë  vetëm me goditjet e motit të keq, por me qeverine e dështuar, me situatën e shthurur dhe jashtë kontrollit të rendit publik dhe sigurisë në vend, me krizën e thellë ekonomike, me varfërinë mbytëse, me shtrëngimin e lakut për qytetarët, fermerët dhe për sipërmarrjen.

Ka keq e me keq. Kjo shprehje e padëshirueshme është kthyer në sentencën e përditshme në fushën e rendit dhe sigurisë. Shpërthimet me tritol në mes të Tiranës, akoma pa autorë, akti i rëndë i rrëmbimit të personit në Fushë-Krujë, pa autorë gjithashtu, u pasuan menjeherë me grabitje banke në mes të ditës në Tiranë, grabitje me maska në Shkodër, grabitje me maska në Vlorë, tonelata droge që qarkullojnë në Shqipëri e përmes pikave tona kufitare drejt Europës. Grabitje biznesesh, dhunë dhe vjedhje.

Krimi i shumëzon me zero sukseset imagjinare të qeverisë dhe njoftimet demagogjike për beteja të fituara kundër tij.

E ka marrë vesh gjithë Shqipëria se dhomat e paraburgimit dhe burgjet janë mbipopulluar me njerëz të thjeshtë, por bandat e krimit të organizuar shëtisin lirisht, bëjnë ligjin, sulmojnë kur duan, pushojnë kur duan, për të filluar përsëri aktivitetet e tyre, sulmet e tyre tronditëse kundër ligjit, kundër qytetarëve e pronës së tyre. S’duan t’ia dinë fare a ka polici, a ka qeveri, a ka shtet.

Ç’të mbjellësh do të korrësh, thotë një  fjalë e urtë. Kështu e ndërtuan që në fillim zotërinjtë e vetquajtur rilindas projektin e tyre për rendin dhe sigurinë, kështu e vazhduan dhe kështu po e vazhdojnë: duke u rrahur shpatullat individëve me rekorde kriminale dhe kontigjenteve të krimit, duke bërë pazare me ta, duke i promovuar në Kuvend dhe në poste të rëndësishme.

Harruan se, të keqes, po i dhe dorën, të merr krahun. Krimi i ka marrë anën kësaj qeverie. Sot, po të shohim me vëmendje statistikat, nuk është çudi të konstatojmë se në qeverinë Rama-Meta ka më shumë individë me rekorde kriminale në poste zyrtare, sesa ka, të arrestuar nga kjo kategori gjatë qeverisjes se tyre.

Lulëzon krimi i organizuar, por nuk mbetet prapa kriminaliteti që u nxin jetën njerëzve të thjeshtë. Në mbarë vendin në fshatra e qytete ka pllakosur një valë vjedhjesh nga gjëja e gjallë, tek makinat e banesat. Sot kërkesave të qytetarëve për të drejta ekonomike, u ka paraprirë kërkesa  emergjente e legjitime për rend e siguri.

Ne jemi shumë të shqetësuar për këtë katandisje pa precedent të rendit publik. Ne kemi denoncuar e do të vazhdojmë të denoncojmë me forcë shkaqet themelore të kësaj situate. Por nuk do të mjaftohemi me kaq.

Bashkë me shqiptarët që jetojnë në akthin e pasigurisë së jetës dhe pronës, bashkë me shoqërinë civile që nuk mund të pajtohet me ngritjen e krimit në pushtet, kërkojmë e do të kërkojmë me forcë largimin e shpejtë dhe me çdo kusht nga qeveria dhe qeverisja e vendit të  zyrtarëve të lartë që janë në ortakëri me krimin e organizuar, me bandat dhe bandidët që terrorizojnë dhe plaçkisin vendin. Kjo është rruga tani për tani për të sjellë një ndryshim sado të vogël në fushën e rendit dhe sigurisë.

Por kjo qeveri nuk e lufton dot krimin. Nuk kemi më iluzione për këtë. Besojmë se as qytetarët nuk kanë më iluzione. Zgjidhja përfundimtare është largimi i saj. Ky është një mision i opozitës që do të synojmë ta përmbushim dhe do ta përmbushim bashkë me qytetarët e lirë shqiptarë.

Një problem tjetër madhor që po mblidhet si  lak nga dita në ditë dhe po u merr frymën çdo ditë e me shumë qytetarëve është ai i energjisë. Edi Rama i ka  gënjyer dhe përqeshur  qytetarët duke rritur me 25 përqind çmimin e energjisë elektrike, ndërsa kishte premtuar  solemnisht në dorovitjet elektorale, uljen e çmimit. I ka mashtruar dhe sfiduar duke detyruar mijëra familje të paguajnë fatura abuzive e me kamatë për një detyrim të shpallur të paligjshëm nga ERE që në vitin 2011. I ka poshtëruar, duke u treguar e duke u dhënë burgun, për kundravajtje që nuk e përligjin këtë masë ekstreme.

Në gjithë kontinentin dhe në vendet e rajonit shohim përpjekje dhe vendime kurajoze të qeverive për të lehtësuar e ndihmuar me politika njerëzit në nevojë në lidhje me pagesat e energjisë elektrike dhe detyrimet e tjera. Vetëm kjo qeveri mburret se ka kapur dajakun kundër njerëzve me halle, ndërsa puthet me krimin e organizuar.

Edi Rama ka sfiduar edhe mesazhin e protestës masive popullore së 22 nëntorit që i kërkoi me forcë të mos rriste çmimin e energjisë elektrike. Ja pra; qeveria dhe kryeministri i hodhën dorashkat e tyre të sfidës ndaj kësaj kërkese të drejtë popullore, ndaj qytetarëve.

Tani është radha jonë, është radha e qytetarëve të përgjigjemi. Dhe do të përgjigjemi. Në rast se me 22 nëntor ishim shumë, në protestën e radhës mbarëpopullore duhet të jemi dyfish, trefish më shumë. Vetëm prania mbarëpopullore në protestë do të japë mesazhin e mospranimit, do të japë mesazhin e uljes së çmimit të energjisë si zgjidhje, do të japë mesazhin e bashkimit, në një zë të vetëm, për çdo kërkesë tjetër të drejtë të qytetarëve, për çdo të drejtë të nëpërkëmbur dhe shpërfillur nga kjo qeveri.

Përmbytjet ishin një fatkeqësi e madhe që  vazhdon  të mbetet e tillë  me pasojat e shkaktuara  për banorët e komunave të përmbytura.

Vështirë se do të harrojnë fermerët e zonave të përmbytura dhe të mbarë vendit, se ky kryeministër nuk shpalli gjendjen e emergjencës me justifikimin se nuk është e nevojshme, duke nëvlerësuar kësisoj me kokfortësi, deri në fund, përmasat e përmbytjes dhe duke privuar kështu deri në fund të dëmtuarit, nga përfitimet ligjore që fut menjeherë në veprim shpallja e gjendjes së emergjencës.

Kjo qeveri dhe ky kryeministër i mbajti mbyllur të gjithë rrubinetat që hapen në raste të tilla për të mbështetur njerëzit në fatkeqësi. Këta i rrisin  dhe i mbledhin taksat duke thënë “jemi shteti”, “jemi qeveria”,  por kur vjen puna për të ndihmuar të përmbyturit  sillen sikur nuk janë qeveria, sikur nuk janë struktura e një shteti që e ka për detyrë t’u vijë në ndihmë, por një organizatë e keqe joqeveritare që gjithçka e bën për propagandë, për t’u dukur.

T’i gëzojnë delet, t’i gëzojnë frigoriferët dhe lavatriçet ata që po i marrin për të zevendësuar të mbyturat e të prishurat nga vërshimi. Ne kemi bërë thirrje për solidaritet, vetë kemi dhënë e po japim shembullin tonë me njerëzit tanë. Por, kur bën sikur po i jep kryeministri, duhet të  ketë  trasparencë për publikun. Kush i ka dhënë, kush po i jep? T’i jemi mirënjohës atij që i jep dhe ta dimë të gjithë se po i jep me zemër.

Një kryeministër normal nuk e fsheh autorësinë e  sipërmarrësve që ofrojnë ndihma, nuk  hiqet sikur ka shpikur dele apo lavatriçe duke fërkuar mollëzat e gishtave. Ndihmat regjistrohen, ndihmat jepen nga subjektet, ndihmat u jepen banorëve, dhe jo kryeministrit. E kundërta ka ndodhur me shfaqjet televizive të dhurimit të ndihmave që ka organizuar Rama me shpurën e tij. Kjo ngre dyshime për bonuse që mund të kërkojnë nga kryeministri dhe qeveria, këta bamirës anonimë.

Shteti ligjor, shteti normal, nuk fuksionon kështu, me shfaqje propagandistike dhe për shfaqje propagandistike. Ndihmat dhe zhdëmtimi i dëmeve duhet të bëhen me seriozitet, pa diferencime, njëlloj për të gjithë, në bazë të llogaritjes të nevojave dhe dëmeve. Qeveria duhet të marrë përgjegjësitë e saj. Të bëjë publike nëse ka vënë, dhe sa fonde ka vënë, në dispozicion e jo të fshihet pas shfaqjeve me keca të dhuruar nga të tjerët.

Ajo që po kërkon këto ditë me paradat e tij të shplara propagandistike Edi Rama, është vota. Po, po kërkon votën e qytetarëve. E kishte  harruar votën prej tetëmbëdhjetë muajsh por është kujtuar këto ditë, ndërsa po  afrohet fushata e zgjedhjeve vendore.

Në fakt ora e votës po afron.

Ora e sovranit po afron.

Kjo do të jetë pa dyshimin më të vogël ora e gjykimit me votë për qeverinë e pabesive, mashtrimit dhe gënjeshtrës.

Edi  Rama nuk ka shok në planet përsa i perket shkeljes së kontratës me zgjedhësit, shpërdorimit dhe dhunimit të votës me të cilën erdhi në qeveri.

Premtoi uljen e çmimit të energjisë  elektrike dhe e rriti atë. Askush s’e ka harruar, të gjithë e dinë, shumica dërmuese e vuajnë në kurriz.

Premtoi uljen e taksave dhe i ngriti ato në qiell. Askush s’e ka harruar, të gjithë shqiptarët paguajnë më shumë.

Premtoi shëndetësi falas dhe solli shëndetësinë e ilaçeve fallso si vetë politikën e tij. Të gjithë të sëmurët e vuajnë në trupin e tyre, të gjitha familjet e vuajnë në buxhetin e tyre.

Premtoi legalizime falas dhe i hëngri fjalët sa mori votën.

U përbetua me zë të lartë se edhe Enver Hoxha po të ngrihej nga varri nuk i shembte shtëpitë e qytetarëve. Askush s’e ka harruar, të gjithë e panë se u ngrit vetë në vend të Enver Hoxhës dhe rrafshoi qindra mijë shtëpi në proces apo në pritje të legalizimit, kursimet e jetës së mijëra shqiptarëve.

Premtoi treqind mijë vende të reja pune dhe ka mbyllur me mijëra me politikat e tij mbytëse për sipërmarjen e lirë. Askush s’e ka harruar, të gjithë mund t’i bëjnë vetë llogaritë.

Premtoi uljen e informalitetit në ekonomi dhe e ka dyfishuar atë. Të gjithë po shohin se me taksa dhe akciza të rritura këta mbledhin me pak të ardhura dhe kjo ka vetëm një shpjegim: kontrabandë, informalitet, korrupsion.

Premtoi përmirësim dhe solli vetëm përkeqësim në çdo sektor, në çdo fushë. Të gjithë e ndjejnë në xhepin e tyre, në pasigurinë e tyre.

Çdo gjë në rrokullisje, çdo gjë në vyshkje, lulëzon vetëm propaganda dhe demagogjia. Me propagandë dhe demagogji erdhi në pushtet. Me propagandë dhe demagogji po qeveris. Me propagandë dhe demagogji  mendon të mashtrojë përsëri shqiptarët.

Ora e së vertetës  po afron.

Kjo do të jetë ora e qytetarëve, ora e zgjedhësve që do të vendosin me votë nëse e pranojnë apo e refuzojnë modelin e  premtim-mashtrimeve të Edi  Ramës dhe Ilir Metës.

Ne, opozita, e presim me shpresë dhe besim të madh orën e votës, orën e të vertetës. Ne kemi bindjen se përgjigja e zgjedhësve shqiptarë do të jetë një refuzim dhe një mësim për t’u mbajtur mend nga qeveria Rama-Meta; një refuzim dhe një mësim për t’u mbajtur mend, mashtruesve dhe gënjeshtarëve.

Kjo përgjigje do të vijë jo vetëm nga zgjedhësit opozitarë, jo vetëm nga zgjedhësit e moderuar apo të lirë që mund të kenë votuar koalicionin e majtë në zgjedhjet e kaluara, por edhe nga një numër shumë i madh zgjedhësish të majtë që me siguri kanë pyetur e pyesin veten: për këtë qeveri votuam, për të shtrënguar zgjedhën në  qafën e qytetarëve, për t’u shembur shtëpitë e  mundit dhe gjakut njerëve të ndershëm, për t’i dhënë status të privilegjuar kontigjenteve të krimit, për t’i bërë rrush e kumbulla paratë e publikut, për të pasuruar një grusht oligarkësh  dhe klientelën e tyre të ngushtë! Për këtë votuam?

Por të nderuar deputetë, duke njohur pakënaqësinë e madhe të publikut me këtë qeveri, e dimë se midis pakënaqësisë ndaj qeverisë dhe besimit ndaj opozitës, qëndron një mrekulli pune e përpjekjesh reflektuese, reformuese dhe rinovuese nga ana jonë.

Ndaj për ne Nisja e Re, me gjithçka ajo përmban e nënkupton, pikësëpari me të jetuarit përditë me realitetin e gjallë të njerëzve, dhe reflektimin e halleve, problemeve dhe shpresave të tyre, në propozimet dhe politikat tona, është projekt dhe sfidë e dorës së parë që mund dhe duhet ta fitojmë vetëm me qytetarët, dhe për qytetarët e këtij vendi.


Fjala e kryetarit të PD, Lulzim Basha, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, 18 Shkurt 2015

Read More
17 Shk
0

Basha-Reynders: Mazhoranca po vë në rrezik marrëveshjen për dekriminalizimin‏

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti sot zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Mbretërisë së Belgjikës, z. Didier Reynders.

Basha e njohu z.Reynders me zhvillimet në vend, dhe i shprehu shqetësimin për mungesën e vullnetit nga ana e mazhorancës për të ecur përpara me zbatimin konkret të marrëveshjes për dekriminalizimin, një akt që u arrit përmes ndërmjetësimit energjik të partnerëve europianë. Shtyrja e ngritjes së komisionit po vë në rrezik marrëveshjen, tha Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike i tha kryediplomatit belg se shqetësuese për qytetarët e vendit janë dhe rritja galopante e kriminalitetit, e pasigurisë së jetës dhe e trafiqeve të drogës, cka përbën një kthim prapa pas shumë viteve pune të bëra për ta larguar Shqipërinë nga harta e narkotrafikut.

Partia Demokratike ka mbështetur dhe mbështet cdo nismë në favor të integrimit europian të vendit, nënvizoi kryetari i opozitës, por  qeveria po bën hapa pas, po zhbën standartet e arritura, po dhunon liritë dhe të drejtat e qytetarëve, po minon sundimin e ligjit, dhe po kap drejtësinë me masa të njëanshme, shumë larg reformave europiane me gjithpërfshirje e konsulencë të partnerëve ndërkombëtarë.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 17 Shkurt 2015

Read More
17 Shk
0

Faturat abuzive, asnjë përgjigje nga qeveria

Ajo çfarë presin qytetarët është se çfarë do të bëhet me këtë lloj abuzimi në kurriz të tyre. Janë me mijëra faturat ndëshkimore, për të plotësuar planin. Qytetarët nuk duan të dëgjojnë një kryeministër që flet e flet, ata duan zgjidhje për padrejtësinë që u bëhet, dhe duan zgjidhje sot.

Dy ditë më parë ne denoncuam faturimin abuziv, ndëshkimin më saktë të OSHEE-së, ndaj disa familjarëve të një pallati, me 7 fatura identike, me vlerë 300 mijë lekë në muaj për secilin, pavarësisht konsumit të tyre.

Ky faturim abuziv vjen në kohën kur Rama propagandon vendosjen e rregullit dhe të kontratës së drejtë me qytetarin.

Po sigurisht kjo ndodh vetëm në retorikë, pasi realiteti është krejt e kundërta.

Pas denoncimit tonë, OSHEE reagoi duke thënë se ka marrë masa, me largime nga puna të përgjegjësve.

Në fakt, të gjithë e dinë se këto janë çokat partiake, të emërim-shkarkimeve sipas interesave të ditës.

Ajo cfarë presin qytetarët është se cfarë do të bëhet me këtë lloj abuzimi në kurriz të tyre.

Janë me mijëra faturat si këto, për të plotësuar planin.

Qytetarët nuk duan të dëgjojnë një kryeministër që flet e flet, ata duan zgjidhje për padrejtësinë që u bëhet, dhe duan zgjidhje sot.

Ndërkohë, qeveria vazhdon të dënojë abonentët familjarë me të tilla gjoba, të cilëve u lë edhe afat për pagesën. E më pas vjen kamat-vonesa. E kështu, abuzim mbi abuzim, derisa qytetarët përfundojnë ose në errësirë, ose në burg.

Janë me mijëra ankesat e qytetarëve që myken në zyrat e OSHEE pa marrë një përgjigje në kohë.

Partia Demokratike i bën thirrje qytetarëve të denoncojnë cdo rast abuzimi dhe të kundërshtojnë me cdo mjet ligjor këto masa represive.

Ne i ftojmë qytetarët të dokumentojnë arbitraritetin ndaj tyre, pasi këto janë provat para të cilave keqbërësit e OSHEE do të japin nesër llogari.


Deklaratë per mediat e anetares se Keshillit Kombetar te PD, Reila Bozdo,  17 Shkurt 2015

Read More