Blog

12 Shk
0

Fjala e ish-kryeministrit Berisha në Parlament

Zonja deputete/ zotërinj deputetë,

Zoti kryesues i seancës,

Të dashur qytetarë dhe qytetare,

Këtu para meje dëgjuat një ligjëratë prej 1 orë e 45 minuta, të atij që tani në popull po e thërrasin rëndom “halla” e “Njeriut me Top” apo “hallë Esmaja” që niste dhe si pushonte goja pa ditur se çfarë thoshte. Por këto i zgjidh me Dritëroin ai.

Unë do kthehem tek problemet tona. Vendin e kanë pllakosur probleme të mëdha! Dy janë më të mprehtat! Pa diskutim, krimi dhe përmbytja!

Krimi, po pushton çdo javë horizonte të reja. Goditja e tij dy ditë më parë, e kam thënë dhe po them prapë, ishte tritoli në zarf për Ministrin e Brendshëm, ishte tritoli në zarf për Ministrin e Brendshëm dhe kjo është një gjë shumë e keqe, për opozitën, për pozitën dhe për gjithë vendin. Kjo është një gjë e papranueshme dhe e dënueshme. një gjë që ska ndodhur në asnjë nga kohërat e përparme. Nuk ndodhi në kohën kur Spartak Poçi, që siç e dini për hir të së vërtetës goditi bandat dhe sot ecën i lirë në rrugët e qytetit. Nuk ndodhi me të ndjerin Sokol Olldashi, i cili siç e dini çmontoi mbi 200 e ca banda dhe grupe. Por kjo ndodhi tani dhe ndodhi në mënyrën më të egër.

Krimineli që kreu aktin para kamerave, apo kriminelët, dëshmuan se ata mund të godasin ku të duan. Dëshmuan se ata janë në gjendje të projektojnë akte kriminale në seri njëri pas tjetrit, dëshmuan se ata mund t’i kryejnë me preçizion ato akte. Zgjodhën ministrin për t’i vënë plumbin në zarf, por jo plumb, por tritol, zgjodhën shefin e Policisë për t’i thënë që ne po të duam i godasim shefat e Policisë. Dhe kjo përbën një ngjarje shumë të rëndë për vendin. Por siç kam theksuar, më vjen keq të citoj veten, në një farë mënyre të hidhur këto janë paralajmërime të krimit për qeverinë; se ke kalur vijën kuqe. Ku e ka kaluar qeveria vijën e kuqe? Prisni! Unë them më mirë dëgjoni. Unë jam i bindur që Edi Rama çdo gjë në botë të bëjë, por mësim nuk nxjerr. Unë i them këto këtu për të bërë detyrën time por unë nuk i them këto kurrë që ai të mund nxjerrë mësimin më të vogël. Jo por bëj detyrën time ndaj vendit dhe e qytetarëve.

Le të kthehemi pak tek ngjarjet e mëdha të këtyre kohëve të fundit. “Hakmarrja për Drejtësi” u shfaq më e fuqishme se kurrë, dhe ata që s’guxojnë t’i përmëndin emrin tregojnë se ajo u ka fut frikën deri në palcë. Ua them unë ju, me dosje, dokumenta e të gjitha se Gentjan Gjonaj ka qenë një nga eksponentët më kryesorë, më të rrezikshëm të bandës. A jeni ju o socialistë, a është minstri juaj që u mor me këtë bandë, për hir të së vërtetës, a është ministri juaj që Neritan Nallbatin e nxorri nga shërbimi policor si bashkëpunëtor të bandës. A jeni ju ata që e çuat Neritan Nallbatin në Elbasan, pikërisht aty ku donte banda, ku banda kishte folenë. A e dini ju që Vilson Bala, Shefi i Komisariatit të Elbasanit, disa ditë para ardhjes së urdhër arrestit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e arrestoi Kelmend Dalipin bashkë me një që kishin në shoqëri, i cili quhet Abaz Lala, se në komunikatë në FB kam përdorur iniciale jo të sakta me qëllim, e arrestuan tek fabrika e kokainës, sepse e përpunonte kokainën duke vjedhur energjinë. Por çfarë ndodhi? Brenda gjysmë ore erdhi urdhëri nga lart “të lirohet urgjentisht Klement Dalipi”.

Çfarë ndodhi tek rruga e Kavajës? Përpjekjet më primitive, më të turpshme të qeverisë për të nxjerrë të larë Emilin e Paritsë, për të nxjerrë Shullazin të paimplikuar mbi atë terror që u ushtrua mbi qytetin, sepse respekti nuk është për qytetin dhe qytetarin, respekti është për Shullazin dhe “shullazarët”.

Atëherë çfarë ishte tritoli në zarf?

Tritoli në zarf ishte pikërisht për t’i thënë se guxuat të na prekni aty ku na kishit dhënë garanci. Në fakt ata i preku Prokuroria e Krimeve të Rënda, sepse Policia i kishte në patronazh të plotë.

E dyta, ishte mesazh për të thënë se mirë ne na arrestuat, por janë nja 13 të pa arrestuar, ndaj mos guxoni t’i prekni.

Pra, çfarë u ndodhi me Vilunin? Këtu në këtë sallë i jam drejtuar këtij që nuk dua t’i drejtohem, por prapë është ministër, dhe unë s’mund të them kurrë që krimi të godasë një ministër, por mos u bëj zëdhënës i një bande kundër një bande tjetër. Bandat një fytyrë kanë. Bandat një destinacion duhet të kenë. Ai është igji. Por ju u tregoni ligjin qytetarëve të thjeshtë dhe mirë bëni s’jam kundër, por që arrestoni pa motiv dhe që keni arrestuar apo ndaluar 38.000 qytetarë. Nuk e besojnë njerëzit por është statistikë e Policisë kjo që them une, jo e imja. Merreni kërkojani drejtorit të Policisë, ne na e ka dhënë. 38 mijë, të nderuar zotërinj, të ndaluar dhe të arrestuar. Kërkojani drejtorit të Policisë, atë statistikë na kanë dhënë ata vetë dhe madje janë edhe më shumë sepse thonë në përgjigje se nuk mbajnë statistika për ata që i thërrasin dhe vijnë vet në komisariat. Po kriminelët? Kriminelët shëtisin. I marrin në telefon vetë këta.

Po përse kërkova tabulatet unë? Po kanë kilometra biseda me këta, me secilën bandë, dhe unë ua di mirë. Unë nuk e them kot këtu. Në mënyrë absolute nuk e them kot. Dhe për të më përgënjeshtruar mua le të dalin të nxjerrin tabulatet, unë u ofrova të nxjerrin tabulatet e mia, hajde të më përgjeshtrojnë dhe t’u thonë shqiptarëve shikoni sa gënjen ky. Por nuk e bëjnë dot këtë. Se bëjnë dot se e dinë mirë shumë. I dinë mirë shumë bisedat dhe kërcënimet që kanë marrë prej tyre, Nga i di unë? Mos kujtoni se mban sekret banditi, banditi s’ka sekret.

Ky është vetëm një stad. Sot, vendimin e merr krimi në Shqipëri.

Pra problemi është se, a do ecim në këtë mënyrë? Vazhdojmë po të doni! Ne shkojmë drejt një gremine të paimagjinueshme si shoqëri. Ndjehem jashtëzakonisht jo mirë kur çdo ditë partnerë të huaj më thonë: “Si është e mundur!” “Çfarë ndodh!” Këto janë realitete. Shkoni arrestoni bandat. Ju bëni luftë me njeri tjetrin. Arrestoni për të dytën herë Shpëtim Gjikën. Pse kujtoni ju se më dhimbset mua Shpëtim Gjika? Kurrë s’më dhimbset por ka një rregull. Ti e arrestove, i rendite të gjitha akuzat. Ore tjetrit mund t’i hapësh dhjetë çështje, nuk jam kundër, por mos përsërit të njëjtën praktikë të shëmtuar dhe shkon pastaj ta arrestosh. Absolutisht luftë brenda jush është.  Pse do krijohen këto…

Erdhi përmbytja! Por është turp. Keni një listë. A e ndryshuat drejtorin aty? Të partisë aleate e keni, shkoni merrni të dhënat aty. Se thoni se nuk janë lënë fasulet. Po s’janë lënë fasulet janë lënë 30 mijë kilogram miell, janë lënë 5 mijë pako makarona, 5 mijë kg oriz..etj por edhe po nuk janë lënë fare, ripërtëritje, çështje buxheti. Si mund të akuzoni një buxhet të vitit 2013 në vitin 2015? Po që këtu kuptohet që ju nuk njihni as “abc”-në e buxhetit. Buxheti i vitit 2013 zerohet në fund të vitit me të gjitha rregullat. Buxhti i vitit 2014 planifikon
tjetër, 2015 tjetrin. Dhe u jepni qytetarëve, që i lini në mëshirë të fatit, u jepni buxhetin e 2013-tës.  Qendrime të papërgjegjshme të bazuara kryekëput në mashtrime. Nëse doni, ju jeni deputetë mos dëgjoni mashtrimet e këtyre, shkoni dhe në qoftë se nuk u dalin, hajdeni thojeni këtu. Në vitin 2005 janë dhënë 44 milionë lekë, në vitin 2006 janë dhënë 339 milionë lek. Ne kemi përmbytje, kemi lumenj të rrëmbyeshëm, kemi kaskadën e Drinit dhe kompleksin ujor të Shkodrës që është unik në botë ndoshta. Në  vitin 2007 janë dhënë 187 milionë lekë, në 2008 janë dhënë 603 milionë lekë, në vitin 2009 janë dhënë 224 milionë lekë, në 2010 janë dhënë 15 miliardë lekë, në vitin 2011 janë dhënë 43 miliardë lekë, në vitin 2013 janë dhënë123 milionë lekë. Këto janë të gjitha lëvizje me thesar, nuk janë asgjë jashtë thesarit.

Para se të tregojë përralla e të flasë si halla e “Njeriut me Top” e Dritëro Agollit më mirë të marrë shifrat sepse i ka të gjitha aty. Këto nuk sjellin asnjë ndihmë për këta që janë në hall, dhe janë në hall të madh, këta duhet të ndihmohen. Dhe fatmirësisht, duhet të falenderojmë Zotin që kjo nuk na ndodhi edhe në veri sepse do të kishte ndodh edhe më keq. Edhe më me vështirësi. Por këta përballohen, por jo me një lumë fjalësh, sharjesh, mashtrimesh, gënjeshtrash të padenja për një zyrtar siç ndodh këtu. Vjen këtu dhe përdor një fjalor, i cili është një fjalor ordiner. Ç’ke ti me opozitën, shkon dhe arreston atje eskponentë të opozitës, djemtë që po shpërndajnë çdo ditë, ato pak ndihma që arrijnë të mbledhin. Në vend që tu thuash faleminderit, ua bllokoni. Merrni videon. Shikojini se janë burra me thinja ata që të kanë bllokuar ty nuk janë të rinj. E kam unë videon, nuk të ka bllokuar Forumi ty.

I nderuar zoti kryesues i seancës,

Një problem tjetër tronditës është vdekja e një qytetareje nga ilaçet e rreme. Përsëri raportohet një vdekje. Kjo ka në origjinë kryekëput një urdhër antiligjor të ministrit të shëndetësisë për të lejuar importet aletrnative nga një grup mafioz i dënuar ndërkombëtarisht, i dënuar, i denoncuar edhe nga Food and Drug Administration, nga enti Amerikan i ilaçeve dhe ushqimeve. Kjo është një gjë shumë e rëndë.

Problemi është se kjo po shtrihet tek ilaçet e fëmijëve dhe nuk po them këtë kot, po e them mbi baza të dhënash të sigurta, që tani, ilaçet të importuara për fëmijë janë të paefektshme. Sa është ulur çmimi i këtyre ilaçeve? 5 %. Ja ku i kam çmimet këtu. Po 5 % të kalosh nga ilaçi në princip tek niseshteja dhe të vdesë tjetri, është krim i shëmtuar. I gjithë sistemi është transformuar në një rrjet të tmershëm mafioz. Do t’u jap një shembull të vogël. Është një Zhan Levani aty, vet është rregjistrues, të shoqen e ka në depo. Eshtë rast tipik. Ky zotëri porosit një ilaç në një firmë irlandeze, të cilin e merr në Jordani. Ilaçi është një psikotrop, shumë i domosdoshëm për ata që e marrin. Ilaçi dorëzohet në doganat shqiptare me 2.9 euro flakoni.

Natyrisht me rregullimin e çmimit shkon tek 4.6. A e dini sa e shet Zhan Levani së bashku me të shoqen e tij, e shet 29 euro ampulën. Janë të gjitha këtu. Dhe e shet akoma pa marrë vërtetimit nëse është efektiv apo jo nga laboratori, pra e shet me çmim të 8 fishtë dhe e shet pa marrë vërtetimin.

Të luash me ilaçet do të thotë të luash me jetët e njerëzve. Çdo njeri do të donte të merrte me çmime të ulëta ilaçet, çdo njeri e di se është rruga më e sigurtë për ti ul çmimet, por çon drejt vdekjes, ajo është rruga  mafies, ajo nuk është rruga e ndimës së të sëmurëve, dhe kjo është kundër edhe vendimit të qeverisë suaj.

E kam këtu vendimin e qeverisë suaj! Por kur flet xhepi heshtin të gjitha ligjet. Kjo dosje, me një dëm prej 300 mijë dollarësh është mbajtur në Prokurori dy muaj. Nga kush thoni ju? Nga heroi i Partisë, prokuror Troci, dhe e ka mbyllur. Heroi i Partisë, prokuror Troci, që lëshon urdhër arreste për të njëjtën çështje për Shpëtim Gjikën në emër të Partisë, për Fullanin në emër të Partisë, kur vjen puna për ilaçin, i cili del në treg, në vend që të dalë me 4.6 euro shitet me 29 euro, ai është një kriminel për shoqërinë, është një hero për Partinë.

Pra, i bëj thirrje Prokurorisë që të shqyrtojë dosjen sepse nuk ka rast më flagrant në të gjitha aspektet se sa rasti që ka mbyllur prokurori i Partisë, prokuror Troci. Pra nuk po marrim sot dosjet e korrupsionit se më vonë kemi ligjin për Ushtrinë dhe ato janë të mëdha sa kjo sallë. Janë pjesë e krimit, sepse korrupsioni ëshë palca e krimit. Krimi gëlon për shkak të korrupsionit. Vendi është në një rrezik të jashtëzakonshëm nga krimi.

Paralajmërimi që mafia i bëri qeverisë është vija e kuqe, është ragimi i mafies ndaj vijës së kuqe, e cila konsiston në arrestimin me urdhër të prokurorit të gjysmës së grupit, se gjysma tjetër është e lirë. Së dyti, u gjet fabrika tjetër këtu, diku afër Durrësit. Unë i bëj thirrje Prokurorisë të bëjë hetime sepse në periferi të Vlorës ekziston mundësia që të ketë një fabrikë tjetër. Njerëzit flasin, siç flisnin kur u gjet e para se janë dhe dy të tjera.

51 kilogramë që vinin nga Turqia, se iku ai përfaqësuesi i grupit Gjura që isht këtu (Balla), po ato ishin destinacioni Librazhdi dhe Elbasani. Ua them këtu. Grup kryesor droge, i heroinës ka qenë grupi i Gjurës, që ne e çmontuam, me të cilin zotëria që foli këtu është i lidhur me dokumenta.

Shkoni merrni TIMS, sa herë e ka kaluar kufirin me Maqedoninë me Fatos Gjurën, merrni të dhënat dhe hajdeni, thoni Jo. I them sepse e ka kaluar kufirin. Eshtë e sigurtë. Filloi tani kanali tjetër i kokainës. Shqipërinë po e ha droga dhe shqiptarët kanë vetëm një rrugëdalje nga kjo situatë e tmerrshme, janë zgjedhjet e parakohshme.

Read More
11 Shk
0

Të rinjtë demokratë, ndihma të tjera në zonat e përmbytura

Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike ishin sërish sot pranë zonave të përmbytura në Fier dhe Vlorë ku shpërndanë ndihma të tjera për banorët e dëmtuar.

Ndalesa e parë e të rinjve ishin dy fshatrat e Fierit Poro dhe Rrethfik të cilët janë dëmtuar rëndë nga përmbytja në tokat dhe blegtorinë e tyre. Të rinjtë demokratë shpërndanë pako me ushqime si dhe koli me ujë të pijshëm.

Më pas ata u drejtuan drejt Vlorës në fshatrat e Mifolit dhe Akernikut ku shpërndanë ndihmat e tjera. Në total të rinjtë demokratë shpërndanë 200 pako me ushqime për të 4 fshatrat sipas listës së bërë nga vetë fshati për familjet më nevojtare. Pakot e ushqimeve kishin ushqime të domosdoshme, një koli me ujë të pijshëm, por edhe lëngje frutash, ushqime për fëmijët dhe ëmbëlsira.

Të rinjtë demokratë së bashku me nënkryetaren e FRPD-së Greta Koçin dhe kryetarin e PD-së Vlorë Moisi Meminaj vizituan edhe disa nga familjet që nuk kanë pasur vëmëndjen e duhur shtetërore dhe që po paguajnë më shumë pasojat e përmbytjes.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 11 Shkurt 2015

Read More
11 Shk
0

Rimëkëmbja e Ramës, një litër naftë e blen 4800 lekë, dy gjeneratorë që kushtojnë 79 milionë lekë, i blen 220 milionë lekë

Rimëkëmbja ka ndodhur vetëm për drejtuesit e qeveritarët të cilët janë zhytur në tendera korruptiv, pasi qytetarët e vendit në të kundërt po vuajnë çmimin e rritur të energjisë, mungesën e trajtimit të ankesave të tyre, errësirën në të ftohtë dhe shpesh qelinë e burgut.

Asnjë sallë e regji qendrore nuk i mbulon dot problemet me energjinë në vend, dhe abuzimin në kurriz të qytetarëve.

Dhjetra mijë qytetarë që janë mbifaturuar, janë goditur në qindarkat e tyre të fundit nga faturat skandaloze të OSHEE, nuk morën sot asnjë përgjigje.

Rimëkëmbja ka ndodhur vetëm për drejtuesit e qeveritarët të cilët janë zhytur në tendera korruptiv, pasi qytetarët e vendit në të kundërt po vuajnë cmimin e rritur të energjisë, mungesën e trajtimit të ankesave të tyre, errësirën në të ftohtë dhe shpesh qelinë e burgut.

Edi Rama vazhdon të flasë për plane e investime, por nuk thotë asnjë fjalë për 600 milionë euro, që iu falën kompanisë CEZ, detyrime të njohura, të cilat do të mjaftonin 2 herë për të rinovuar sistemin e shërbimin ndaj qytetarëve.

Rimëkëmbje është, kur me njërën dorë ua shet energjinë elektrike kompanive private me 30 euro megavatin, dhe e blen me dorën tjetër me taksat e publikut, po tek këto kompani me 57 euro megavatin, vetëm që drejtuesit dhe qeveritarët të bëjnë biznes 4 milionë eurosh për dy javë?

Rimëkëmbje energjitike është kjo, kur KESH e blen naftën me 480 lekë litrin? Ja ku është dokumenti.

Rimëkëmbje energjitike është kur KESH jep 220 milionë lekë për dy gjeneratorë, ndërkohë që në dokumentat doganorë rezulton se ato kushtojnë 79 milionë lekë?

Ky është rrënim energjetik për vendin e taksat e shqiptarëve. Eshtë vetëm rimëkëmbje financiare për drejtuesit e sistemit dhe qeveritarët që po majmen cdo ditë me të tilla abuzime alarmante.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 11 Shkurt 2015

Read More
11 Shk
0

Basha pret deputetët e Bundestagut: Shqetësim krimi dhe zhbërja e standardeve demokratike

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot një delegacion deputetësh Gjermanë, Thorsten Frei, Christian Petry, Andrej Hunko, Manuel Sarrazin,  anëtarë të Komitetit të Cështjeve Europiane të Bundestag-ut.

Z.Basha i falenderoi deputetët gjermanë për mbështetjen e çmuar që Bundestagu dhe Gjermania i kanë dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit europian, në veçanti në marrjen e statusit të vendit kandidat.

Duke u ndalur në zhvillimet në vend, Basha shprehu shqetësimin e thellë të opozitës për terrenin që kanë fituar krimi i organizuar dhe trafikantët dhe depërtimin e krimit në nivele drejtuese të administratës dhe deri në Kuvendin e Shqipërisë. Zbatimi i marrëveshjes së 24 dhjetorit për dekriminalizimin kërkon vullnet politik dhe vendosmëri theksoi zoti Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike i njohu deputetët gjermanë me shqetësimet për goditjen e shtetit ligjor dhe zhbërjen e standardeve në themelet e demokracisë, sic janë të drejtat e njeriut, hapësirat kushtetuese të opozitës, kapja e institucioneve të pavarura, largimet masive të nëpunësve publikë dhe zëvendësimi i tyre me militantë.

Deputetët e Bundestagut shprehën vlerësimin për qëndrimin e Partisë Demokratike në mbështetje pa kushte të nismave që kanë të bëjnë me integrimin europian të vendit.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 11 Shkurt 2015

Read More
11 Shk
0

Shëndetësia e Edi Ramës nën akuzë, ndahet nga jeta gruaja që u trajtua me ilaç jashtë standardeve

Futja e ilaçeve të falsifikuara në treg, e ka origjinën në modifikimin ligjor që i bëri Ministri i Shëndetësisë tenderit, i nxitur nga interesat e lobeve të farmaceutikës, për të lejuar importin paralel të ilaceve. Kjo ndërhyrje e qeverisë, ka dëmtuar rëndë sigurinë e medikamenteve, dhe ka krijuar hapësira për biznes për klientelën pranë Edi Ramës, në kurriz të shëndetit të qytetarëve.

Shëndetësia e Edi Ramës është sot para akuzës më të rëndë publike.

Kemi një viktimë, që sipas familjarëve të saj, vjen si pasojë e trajtimit të papërgjegjshëm e korruptiv nga administrata e spitalit publik.

Qytetari Ilir Pojako, ka denoncuar dje publikisht, se bashkëshortja e tij u nda nga jeta, sipas dyshimeve tashmë të përsëritura se trajtohej me një ilac jashtë standarteve, i falsifikuar.

Pak kohë më parë, Ilir Pojaku e shprehu shqetësimin e tij edhe në media, se Altuzani që përdorej në komioterapi, nuk ishte origjinal, e nuk po jepte efekte. Ndarja nga jeta e bashkëshortes së tij, një ditë më parë i përforcon edhe më shumë këto dyshime.

Futja e ilaceve të falsifikuara në treg, e ka origjinën në modifikimin ligjor që i bëri Ministri i Shëndetësisë tenderit, i nxitur nga interesat e lobeve të farmaceutikës, për të lejuar importin paralel të ilaceve. Kjo ndërhyrje e qeverisë, ka dëmtuar rëndë sigurinë e medikamenteve, dhe ka krijuar hapësira për biznes për klientelën pranë Edi Ramës, në kurriz të shëndetit të qytetarëve.

Eshtë kriminale, lejimi i importimit të barnave pa certifikatë sigurie dhe pa informacion për vendin e origjinës.

Sipas një raporti te FDA (Food and Drug Administration), ALTUZAN rezulton të jetë një medikamet i falsifikuar. (ja ku është edhe njoftimi i FDA, të cilin PD e ka bërë publik edhe ne Konferencën për shëndetësinë në dt 31 korrik 2014).

Ky rast u denoncua pak kohë më parë publikisht edhe nga një aktivist i njohur i shoqërisë civile. Cili ishte reagimi i qeverisë. Të ndjerës, bashkëshortes së Ilir Pojakut iu hoq kempi pas dyshimeve që shprehu në media, ndërsa Galdini kallëzoi në polici kërcënimet që kishte marrë pasi u shpreh në publik për dyshimet e tij.

Një skemë e mirëfilltë kriminale, e dirigjuar nga klani mafioz që ka kapur shëndetësinë.

Ministria e Shëndetësise dhe Qëndra Kombëtare e Kontrollit të Barnave duhet të përgjigjet se:

-Në cilat kushte është kryer transporti i Altuzanit, Herceptines, Mabteres, Velcades?

-Kujt i janë dorëzuar rekordet e temperaturave?

-Kush mban pergjegjesi për cilësinë?

Edhe sa qytetarë duhet të humbin jetën, që Edi Rama të reagojë. Deri ku shkon etja kriminale për pasurim i klientelës së tij, në kurriz të shëndetit e jetës që qytetarëve.

Eshtë rasti që Prokuroria të nisë një hetim të plotë e të thellë. Përgjegjësit e këtij rrjeti kriminal e vrasës, duhet të dalin menjëherë para ligjit.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 11 Shkurt 2015

Read More
10 Shk
0

Basha: 10 ditë përmbytje nga uji dhe braktisje nga qeveria

Kryeministri nuk kishte plan konkret ditën e parë, nuk ka plan konkret as sot, ditën e 10-të të përmbytjes. Ka demagogji, ka llafollogji, ka akuza ndaj opozitës. Ky është plani dhe oferta e tij. Edhe kur njerëzit nuk kanë ujë për të pirë edhe kur fermerët shohin tu ngordhë bagëtia sepse nuk kanë çfarë ushqimi t’u japin.

Privon mijëra e mijëra banorë nga mbështetja dhe shërbimet që aktivizohen me shpalljen e gjendjes emergjencës. I privon nga ndihma ndërkombëtare gjithashtu. Bruskeli e ka thënë qartë përmes zyrtarëvë të saj të lartë se është gati të ndihmojë Shqipërinë, siç ka ndihmuar vendet e tjera të rajonit dhe botës kur janë goditur nga fatkeqësi natyrore, por Shqipëria duhet të sqarojë tabllonë e përmbytjes. Kur nuk e vlerëson si emergjencë qeveria shqiptare përmbytjen në  Vlorë dhe Fier, si mund ta vlerësojë Brukseli?

Ne, Partia Demokratike dhe opozita, e akuzojmë  sot politikisht qeverinë Rama-Meta për mosveprim me pasoja të rënda në dëm të pasurisë dhe pronës së mijëra familjeve të përmbytura. E akuzojmë kryeministrin për abuzim me funksionet shtetërore për të fshehur paaftësinë dhe papërgjegjshmërinë e tij në menaxhimin e situatës

Të nderuar anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike,

Sapo jam kthyer nga disa takime së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm z. Arben Ristani, me banorë të fshatrave Shtyllas, Qarr, Bocovës, Rrethfik dhe Nartë.

Mjaftojnë këto takime, jo të gjata me banorët, për të kuptuar se realiteti atje është krejt ndryshe nga ai që paraqet qeveria.

“E kemi situatën nën kontroll”, janë fjalët që kemi dëgjuar nga qeveritarët, nga mëngjesi deri në darkë. Por atje mijëra banorë janë pa ushqim për vete, për fëmijët, pa medikamente, pa ushqim për gjënë e gjallë që është asgjesuar thuajse tërësisht nga uji. Pa ujë të pishëm në shumë raste. Dhe në zona të tëra, janë lënë si në ishull, të rrethuar nga uji. Asnjëri prej tyre nuk e di se si do të jetë e nesërmja.

Janë në kufinjtë e mbijetesës. Sigurisht përpara natyrës, të gjithë jemi të pafuqishëm, por kur ndodhin gjëma të tilla, qeveria bën maksimumin e saj. Eshtë qeveria me resurset që ka, me fondet që ka, me strukturat që ka, entiteti që mund dhe duhet të japë përgjigjen e duhur. Kjo përgjigje, edhe pse sot është dita e dhjetë e fatkeqësisë natyrore, nuk po vjen e nuk po vjen nga Edi Rama.

Qeveria nuk ekziston prej 10 ditësh në zonat e përmbytura. Po qeveria nuk ekziston as për arsyen kryesore të ekzistencës së saj, që është rendi dhe siguria. Siç e dëshmojnë edhe shpërthimet e njëpasnjëshme të tritolit në Tiranë në ditën e sotme. Ku ta kërkojmë qeverinë? Ku ta kërkojmë qeverinë kur nuk u gjendet pranë qytetarëve të përmbytur në ditën më të vështirë të tyre? Ku ta kërkojmë qeverinë kur nuk është në krah të qytetarëve për rendin publik dhe për sigurinë. E gjejmë në ekrane, e gjejmë në Facebook si një agjensi argëtimi, që ka vetëm një detyrë, të prodhojë shfaqjen e përditshme, si ato reklamat e mërzitshme që duan të shesin një mall që nuk shitet. Mall që nuk vlen, siç e kanë kuptuar dhe njerëzit. Kot lodhen. Qeveri e tillë nuk na duhet. Kjo qeveri nuk është zgjidhja, por problemi.

Kryengjarja e vendit, ajo që ka marrë dhe po merr e do të vazhdojë të marrë deri në fund gjithë  vëmendjen dhe angazhimin tonë politik, por dhe njerëzor e institucional, është  përmbytja. Fatkeqësia që u ka rënë mbi kokë  dhjetra-mijë bashkqytetarëve tanë, burrave, grave, fëmijëve, të rinjve, të rejave, të moshuarve, veçanërisht në rrethet e jugut dhe natyrisht kush ka një minimum qytetarie, humanizmi, dhe shqiptarie nuk mund të ndihet i qetë, nuk mund të flejë i qetë kur sheh dhe dëgjon çfarë u ka nbdodhur dhe çfarë po u ndodh familjeve të goditura nga kjo fatkeqësi natyrore, kur përballet përmes ekraneve apo drejpërsëdrejti me gjendjen e tyre të rëndë përtej fjalëve dhe përfytyrimit, kur mendon  ku do ta kalojnë dhe si do ta kalojnë natën apo ditën fëmijet, të moshuarit, nënat dhe ballaballarët ndërkohë që shtëpitë e tyre mbeten të pabanueshme. Si po mbahen, me çfarë po mbahen? Si po ndihmohen dhe si do të ndihmohen për ta kapërcyer të keqen? Si do të shpëtohet ajo pjesë e gjesë së gjallë që nuk është mbytur? Si do të dëmshpërblehen për dëmët e pësuara? Këto janë pyetjet  dhe shqetësimet, e solidaritetit mbarëshqiptar me banorët  e zonave të përmbytura.

Sikurse  herë të tjera në  fatkeqësi  të  tilla, Shqipëria dëshmoi e po dëshmon se e ka virtyt të qytetarëve të saj solidaritetin me njerëzit në hall dhe me familjet në nevojë. Shumica dërrmuese e shqiptarëve kanë qënë dhe janë me zemër dhe me mendje pranë familjeve të përmbytura. Mjaft prej tyre kanë ndihmuar e po ndihmojnë sipas mundësive, pa dallime politike. Pa dallime politike shqiptarët kanë kërkuar e po kërkojnë me forcë, në të gjitha format e komunikimit publik, që qeveria të shpallë gjendjen e emergjencës dhe të marrë përgjegjësitë që i takojnë një qeverie, për të ndihmuar deri në një të goditurit.

Kjo, dua të theksoj sot, se është shprehja më e lartë e solidaritetit qytetar dhe popullor, sepse është një popull i tërë që i kërkoi dhe vazhdon ti kërkojë kryeministrit të zgjohet, të organizohet, të marrë vendime, të çelë fonde në favor të familjeve të shpërngulura apo të rrënuara në Vlorë, Fier dhe kudo gjetkë për shkak të përmbytjeve. Eshtë një popull  i tërë pra që e shtyu dhe po vazhdon të shtyjë qeverinë të bëjë atë për të cilën ekziston dhe për të cilën paguhet. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë.

Qytetarët kanë të drejtën themelore t’i kërkojnë qeverisë të mbështesë me fonde familjet e përmbytura sepse këto fonde janë të qytetarëve, janë të taksapaguesve. Qytetarët e krijojnë buxhetin dhe janë pronarët reale të pasurisë publike, ndërkohë qeveria është apo duhet të jetë në këtë rast administratore e tyre.

Në këtë rast dua të përsëris qëndrimin tonë, ne çmojmë lart dhe inkurajojmë çdo fond solidariteti dhe mbështetjesh me ndihma familjeve në nevojë. I kemi bërë thirrje mbështetësve dhe simpatizantëve tanë, i jemi shumë mirënjohës për ndihmën që kanë dhënë deri më tani, ata dhe kushdo tjetër. Dua të falenderoj anëtarët e Grupit Parlamentar për kontributin e tyre financiar i cili u destinua pothuajse tërësisht për t’u ardhur në ndihmë me medikamente të veçanta për gjënë e gjallë banorëve të zonave të Fierit dhe të Vlorës. Do të vazhdojmë të japim shembullin tonë në këtë drejtim, siç e kemi dhënë në këto ditë. Këto ndihma pa dyshim kanë vlerë të madhe për të zbutur të keqen, por nuk mjaftojnë për ta mundur te keqen.

Gjendja e zgjatur emergjencës dhe pasojave të saj kërkon domosdoshmërisht ndërhyrje të fuqishme nga ana e qeverisë. Qeveria në situata të tilla duhet të këtë inciativën, të jetë e para. Në situata të tilla qeveria është e pazëvendësueshme.

Kryeministri nuk kishte plan konkret ditën e parë, nuk ka plan konkret as sot, ditën e 10-të të përmbytjes. Ka demagogji, ka llafollogji, ka akuza ndaj opozitës. Ky është plani dhe oferta e tij. Edhe kur njerëzit nuk kanë ujë për të pirë edhe kur fermerët shohin tu ngordhë bagëtia sepse nuk kanë çfarë ushqimi t’u japin.

Nuk shpalli dhe nuk shpall emergjencën që po ia kërkon një popull i tërë. Nuk e shpall jo se nuk e ka parë me sy batërdinë, por për inat të opozitës. Pandeh se po i ulet hunda. Për teka të tilla të një mendësie primitive privon mijëra e mijëra banorë nga mbështetja dhe shërbimet që aktivizohen me shpalljen e gjendjes emergjencës. I privon nga ndihma ndërkombëtare gjithashtu. Bruskeli e ka thënë qartë përmes zyrtarëvë të saj të lartë se është gati të ndihmojë Shqipërinë, siç ka ndihmuar vendet e tjera të rajonit dhe botës kur janë goditur nga fatkeqësi natyrore, por Shqipëria duhet të sqarojë tabllonë e përmbytjes. Kur nuk e vlerëson si emergjencë qeveria shqiptare përmbytjen në  Vlorë dhe Fier, si mund ta vlerësojë Brukseli?

Ne, Partia Demokratike dhe opozita, e akuzojmë  sot politikisht qeverinë Rama-Meta për mosveprim me pasoja të rënda në dëm të pasurisë dhe pronës së mijëra familjeve të përmbytura.

E akuzojmë kryeministrin për abuzim me funksionet shtetërore për të fshehur paaftësinë dhe papërgjegjshmërinë e tij në menaxhimin e situatës. A nuk është abuzim i ulët, krejtësisht i padenjë për një njeri që duhet ta njohë shtetin pasi ka drejtuar përgjatë njembëdhjete vjetëve bashkinë me të madhe të vendit, të dalë para shqiptarëve dhe të thotë se e gjetëm bosh arkën e emergjencës civile ndaj s’kishim ç’ti bënim përbytjes? Nëqoftëse nuk e keni harruar, me të njëjtën papërgjegjshmëri, në  mënyrë spekullative e demagogjike ka përdorur të njejtën përqasje gjatë ndërrimit të pushtetit duke thënë e gjetëm bosh arkën e shtetit. Atëherë ishim detyruar t’i themi si një fëmije të shkollës  elementare se buxheti nuk është arkë me para, por një proces dinamik  i prodhimit dhe mbledhjes së të ardhurave nga tatimet, doganat dhe burimet e tjera publike dhe private. Të njëjtën gjë i themi edhe sot për fondet e emergjencave civile, por kësaj radhe me një shembull konkret: Gjatë vitit 2014 fondi i emergjencave civile ka qenë 110 milion lekë, i përdorur plotësisht gjatë vitit të kaluar edhe pse nuk ka patur një shpallje të emergjencës civile. Opozita do të merret me faktin se ku kanë shkuar këto para, por për momentin le të themi se janë përdorur për të mirën publike. Me logjikën e Ramës, ndërsa fondi i vitit 2014 është harxhuar njëqind për qind, duhet thënë se qeveria e Ramës e vitit 2015 ka trashëguar zero lekë për emergjencat civile nga qeveria Rama e vitit 2014. Në fakt zero lekë duhet të trashëgojë se fondet caktohen për t’u përdorur, e në fund të buxhetit ose përdoren ose digjen. Qeveria ka një fond të ri të emergjencave civile për vitin 2015, që është po njësoj si vitin e kaluar, 110 milion lekë. Kjo është e vërteta. Qeveritarët nuk mund të hiqen si budallenj për të mashtruar publikun! Fondet e emergjencës dhe të shumë shërbimeve të tjera krijohen nga e para në çdo vit buxhetor.

Kishin 110 milionë vitin e kaluar. I kanë bërë tym, edhe pse nuk ka pasur gjendje emergjence.

Kanë 110 milion këtë vit. Pse nuk shpallin gjendjen e emergjencës? Përse nuk i përdorin për Fierin dhe Vlorën, çfarë presin, çfarë duhet të ndodhë më shumë?

Kanë rritur taksat dhe tarifat që paguajnë qytetarët. Deklarojnë se mbledhin më shumë para dhe më shumë duhet të mblidhen sepse taksat janë rritur.

Ku  i kanë paratë? Për çfarë i kanë kur nuk i përdorin për të përballuar fatkeqësinë e mbi 50 mijë bashkëqytetarëve në nevojë?

A ka pasur fond të rezervës së shtetit vitin e kaluar? Ka patur! 6 milionë lek. Për çfarë është përdorur, çfarë blerjesh janë bërë me këtë fond? Nuk e di.

A ka fond të rezervës së shtetit për ketë vit? Ka, edhe këtë vit. 10 milionë lek. Së bashku siç e bëmë publike edhe dje rezerva e shtetit ka planifikuar për të dy vitet në total 120 mijë euro, plotë 80 mijë euro më pak se sa qeveria dha për përmbytjet në Bosnje dhe Serbi. Për çfarë po përdoret?

A ka fond rezerve ky kryeministër? Buxheti thotë po, ka. Për çfarë e përdor? Nëse jo për përmbytjet, për çfarë tjetër?

Mundësitë për të mbështetur me fonde publike sipas ligjit njerëzit në nevojë dhe fatkeqësi janë të shumta. Por kur nuk ta ndjen për njerëzit, vjen vërdallë me batuta.

Deputetët tanë do të kërkojnë trasparencë të plotë për këto fonde; ne kërkojmë dhe ngulmojnë për destinimin e tyre në mbështetje të familjeve të përmbytura.

Nga ana tjetër, ne do të do të marrim nismën për një amendement në ligjin e  buxhetit të shtetit me qëllim alokimin e fondeve që janë dhënë për vepra luksi për zhdëmtimin e gjithë dëmeve në zonat e përmbytura.

Çështjet e energjisë do të  vijojnë të jenë në fokus të impenjimeve tona politike. Do të ngulmojmë në kërkesat për faljen e gjithë kamatvonesave dhe uljen e çmimit të emergjisë elektrike për kosumatorët shqiptarë, duke argumentuar me shifra se ato janë plotësisht të mundshme, si një domosdoshmëri për zbutjen sadopak të varfërisë që ka pllakosur çdo shtëpi shqiptare me ardhjen e qeverisë Rama-Meta. Një vit e gjysëm ka mjaftuar për të sprovuar se qeveria oligarkike di të prodhojë vetëm një gjë: përkeqësim, rënie, varfëri për qytetarët, favore dhe pasurim abuziv e korruptiv për klientelën e saj të ngushtë të kryeministrit dhe ortakut të tij në koalicion. Të mos kemi iluzione: sa kohë të jenë këto karrike e njejta gjë do vazhdojë. Me keqardhje e themi: nuk ka asnjë shpresë për përmirësim. Publiku e qytetarët e kanë kuptuar tashmë. Ky stan këtë bulmet ka. Kjo qeveri këtë bereqet ka. Detyra jonë si opozitë për ti larguar nga pushteti dhe për ti ofruar Shqipërisë një rrugë tjetër shprese dhe zhvillimi bëhet çdo ditë një imperativ i shoqërisë shqiptare.


Fjala e kryetarit të PD, Lulzim Basha, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, 10 Shkurt 2015

 

Read More
10 Shk
0

Basha: 10 ditë përmbytje nga uji dhe braktisje nga qeveria


Fjala e Kryetarit të Partisë Demokratike në mbledhjen e grupit parlamentar.

-Kryeministri nuk kishte plan konkret ditën e parë, nuk ka plan konkret as sot, ditën e 10-të të përmbytjes. Ka demagogji, ka llafollogji, ka akuza ndaj opozitës. Ky është plani dhe oferta e tij. Edhe kur njerëzit nuk kanë ujë për të pirë edhe kur fermerët shohin tu ngordhë bagëtia sepse nuk kanë çfarë ushqimi t’u japin.

 

-Privon mijëra e mijëra banorë nga mbështetja dhe shërbimet që aktivizohen me shpalljen e gjendjes emergjencës. I privon nga ndihma ndërkombëtare gjithashtu. Bruskeli e ka thënë qartë përmes zyrtarëvë të saj të lartë se është gati të ndihmojë Shqipërinë, siç ka ndihmuar vendet e tjera të rajonit dhe botës kur janë goditur nga fatkeqësi natyrore, por Shqipëria duhet të sqarojë tabllonë e përmbytjes. Kur nuk e vlerëson si emergjencë qeveria shqiptare përmbytjen në  Vlorë dhe Fier, si mund ta vlerësojë Brukseli?

 

-Ne, Partia Demokratike dhe opozita, e akuzojmë  sot politikisht qeverinë Rama-Meta për mosveprim me pasoja të rënda në dëm të pasurisë dhe pronës së mijëra familjeve të përmbytura. E akuzojmë kryeministrin për abuzim me funksionet shtetërore për të fshehur paaftësinë dhe papërgjegjshmërinë e tij në menaxhimin e situatës

Të nderuar anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike,

Sapo jam kthyer nga disa takime së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm z. Arben Ristani, me banorë të fshatrave Shtyllas, Qarr, Bocovës, Rrethfik dhe Nartë.

Mjaftojnë këto takime, jo të gjata me banorët, për të kuptuar se realiteti atje është krejt ndryshe nga ai që paraqet qeveria.

“E kemi situatën nën kontroll”, janë fjalët që kemi dëgjuar nga qeveritarët, nga mëngjesi deri në darkë. Por atje mijëra banorë janë pa ushqim për vete, për fëmijët, pa medikamente, pa ushqim për gjënë e gjallë që është asgjesuar thuajse tërësisht nga uji. Pa ujë të pishëm në shumë raste. Dhe në zona të tëra, janë lënë si në ishull, të rrethuar nga uji. Asnjëri prej tyre nuk e di se si do të jetë e nesërmja.

Janë në kufinjtë e mbijetesës. Sigurisht përpara natyrës, të gjithë jemi të pafuqishëm, por kur ndodhin gjëma të tilla, qeveria bën maksimumin e saj. Eshtë qeveria me resurset që ka, me fondet që ka, me strukturat që ka, entiteti që mund dhe duhet të japë përgjigjen e duhur. Kjo përgjigje, edhe pse sot është dita e dhjetë e fatkeqësisë natyrore, nuk po vjen e nuk po vjen nga Edi Rama.

Qeveria nuk ekziston prej 10 ditësh në zonat e përmbytura. Po qeveria nuk ekziston as për arsyen kryesore të ekzistencës së saj, që është rendi dhe siguria. Siç e dëshmojnë edhe shpërthimet e njëpasnjëshme të tritolit në Tiranë në ditën e sotme. Ku ta kërkojmë qeverinë? Ku ta kërkojmë qeverinë kur nuk u gjendet pranë qytetarëve të përmbytur në ditën më të vështirë të tyre? Ku ta kërkojmë qeverinë kur nuk është në krah të qytetarëve për rendin publik dhe për sigurinë. E gjejmë në ekrane, e gjejmë në Facebook si një agjensi argëtimi, që ka vetëm një detyrë, të prodhojë shfaqjen e përditshme, si ato reklamat e mërzitshme që duan të shesin një mall që nuk shitet. Mall që nuk vlen, siç e kanë kuptuar dhe njerëzit. Kot lodhen. Qeveri e tillë nuk na duhet. Kjo qeveri nuk është zgjidhja, por problemi.

Kryengjarja e vendit, ajo që ka marrë dhe po merr e do të vazhdojë të marrë deri në fund gjithë  vëmendjen dhe angazhimin tonë politik, por dhe njerëzor e institucional, është  përmbytja. Fatkeqësia që u ka rënë mbi kokë  dhjetra-mijë bashkqytetarëve tanë, burrave, grave, fëmijëve, të rinjve, të rejave, të moshuarve, veçanërisht në rrethet e jugut dhe natyrisht kush ka një minimum qytetarie, humanizmi, dhe shqiptarie nuk mund të ndihet i qetë, nuk mund të flejë i qetë kur sheh dhe dëgjon çfarë u ka nbdodhur dhe çfarë po u ndodh familjeve të goditura nga kjo fatkeqësi natyrore, kur përballet përmes ekraneve apo drejpërsëdrejti me gjendjen e tyre të rëndë përtej fjalëve dhe përfytyrimit, kur mendon  ku do ta kalojnë dhe si do ta kalojnë natën apo ditën fëmijet, të moshuarit, nënat dhe ballaballarët ndërkohë që shtëpitë e tyre mbeten të pabanueshme. Si po mbahen, me çfarë po mbahen? Si po ndihmohen dhe si do të ndihmohen për ta kapërcyer të keqen? Si do të shpëtohet ajo pjesë e gjesë së gjallë që nuk është mbytur? Si do të dëmshpërblehen për dëmët e pësuara? Këto janë pyetjet  dhe shqetësimet, e solidaritetit mbarëshqiptar me banorët  e zonave të përmbytura.

Sikurse  herë të tjera në  fatkeqësi  të  tilla, Shqipëria dëshmoi e po dëshmon se e ka virtyt të qytetarëve të saj solidaritetin me njerëzit në hall dhe me familjet në nevojë. Shumica dërrmuese e shqiptarëve kanë qënë dhe janë me zemër dhe me mendje pranë familjeve të përmbytura. Mjaft prej tyre kanë ndihmuar e po ndihmojnë sipas mundësive, pa dallime politike. Pa dallime politike shqiptarët kanë kërkuar e po kërkojnë me forcë,
në të gjitha format e komunikimit publik, që qeveria të shpallë gjendjen e emergjencës dhe të marrë përgjegjësitë që i takojnë një qeverie, për të ndihmuar deri në një të goditurit.

Kjo, dua të theksoj sot, se është shprehja më e lartë e solidaritetit qytetar dhe popullor, sepse është një popull i tërë që i kërkoi dhe vazhdon ti kërkojë kryeministrit të zgjohet, të organizohet, të marrë vendime, të çelë fonde në favor të familjeve të shpërngulura apo të rrënuara në Vlorë, Fier dhe kudo gjetkë për shkak të përmbytjeve. Eshtë një popull  i tërë pra që e shtyu dhe po vazhdon të shtyjë qeverinë të bëjë atë për të cilën ekziston dhe për të cilën paguhet. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë.

Qytetarët kanë të drejtën themelore t’i kërkojnë qeverisë të mbështesë me fonde familjet e përmbytura sepse këto fonde janë të qytetarëve, janë të taksapaguesve. Qytetarët e krijojnë buxhetin dhe janë pronarët reale të pasurisë publike, ndërkohë qeveria është apo duhet të jetë në këtë rast administratore e tyre.

Në këtë rast dua të përsëris qëndrimin tonë, ne çmojmë lart dhe inkurajojmë çdo fond solidariteti dhe mbështetjesh me ndihma familjeve në nevojë. I kemi bërë thirrje mbështetësve dhe simpatizantëve tanë, i jemi shumë mirënjohës për ndihmën që kanë dhënë deri më tani, ata dhe kushdo tjetër. Dua të falenderoj anëtarët e Grupit Parlamentar për kontributin e tyre financiar i cili u destinua pothuajse tërësisht për t’u ardhur në ndihmë me medikamente të veçanta për gjënë e gjallë banorëve të zonave të Fierit dhe të Vlorës. Do të vazhdojmë të japim shembullin tonë në këtë drejtim, siç e kemi dhënë në këto ditë. Këto ndihma pa dyshim kanë vlerë të madhe për të zbutur të keqen, por nuk mjaftojnë për ta mundur te keqen.

Gjendja e zgjatur emergjencës dhe pasojave të saj kërkon domosdoshmërisht ndërhyrje të fuqishme nga ana e qeverisë. Qeveria në situata të tilla duhet të këtë inciativën, të jetë e para. Në situata të tilla qeveria është e pazëvendësueshme.

Kryeministri nuk kishte plan konkret ditën e parë, nuk ka plan konkret as sot, ditën e 10-të të përmbytjes. Ka demagogji, ka llafollogji, ka akuza ndaj opozitës. Ky është plani dhe oferta e tij. Edhe kur njerëzit nuk kanë ujë për të pirë edhe kur fermerët shohin tu ngordhë bagëtia sepse nuk kanë çfarë ushqimi t’u japin.

Nuk shpalli dhe nuk shpall emergjencën që po ia kërkon një popull i tërë. Nuk e shpall jo se nuk e ka parë me sy batërdinë, por për inat të opozitës. Pandeh se po i ulet hunda. Për teka të tilla të një mendësie primitive privon mijëra e mijëra banorë nga mbështetja dhe shërbimet që aktivizohen me shpalljen e gjendjes emergjencës. I privon nga ndihma ndërkombëtare gjithashtu. Bruskeli e ka thënë qartë përmes zyrtarëvë të saj të lartë se është gati të ndihmojë Shqipërinë, siç ka ndihmuar vendet e tjera të rajonit dhe botës kur janë goditur nga fatkeqësi natyrore, por Shqipëria duhet të sqarojë tabllonë e përmbytjes. Kur nuk e vlerëson si emergjencë qeveria shqiptare përmbytjen në  Vlorë dhe Fier, si mund ta vlerësojë Brukseli?

Ne, Partia Demokratike dhe opozita, e akuzojmë  sot politikisht qeverinë Rama-Meta për mosveprim me pasoja të rënda në dëm të pasurisë dhe pronës së mijëra familjeve të përmbytura.

E akuzojmë kryeministrin për abuzim me funksionet shtetërore për të fshehur paaftësinë dhe papërgjegjshmërinë e tij në menaxhimin e situatës. A nuk është abuzim i ulët, krejtësisht i padenjë për një njeri që duhet ta njohë shtetin pasi ka drejtuar përgjatë njembëdhjete vjetëve bashkinë me të madhe të vendit, të dalë para shqiptarëve dhe të thotë se e gjetëm bosh arkën e emergjencës civile ndaj s’kishim ç’ti bënim përbytjes? Nëqoftëse nuk e keni harruar, me të njëjtën papërgjegjshmëri, në  mënyrë spekullative e demagogjike ka përdorur të njejtën përqasje gjatë ndërrimit të pushtetit duke thënë e gjetëm bosh arkën e shtetit. Atëherë ishim detyruar t’i themi si një fëmije të shkollës  elementare se buxheti nuk është arkë me para, por një proces dinamik  i prodhimit dhe mbledhjes së të ardhurave nga tatimet, doganat dhe burimet e tjera publike dhe private. Të njëjtën gjë i themi edhe sot për fondet e emergjencave civile, por kësaj radhe me një shembull konkret: Gjatë vitit 2014 fondi i emergjencave civile ka qenë 110 milion lekë, i përdorur plotësisht gjatë vitit të kaluar edhe pse nuk ka patur një shpallje të emergjencës civile. Opozita do të merret me faktin se ku kanë shkuar këto para, por për momentin le të themi se janë përdorur për të mirën publike. Me logjikën e Ramës, ndërsa fondi i vitit 2014 është harxhuar njëqind për qind, duhet thënë se qeveria e Ramës e vitit 2015 ka trashëguar zero lekë për emergjencat civile nga qeveria Rama e vitit 2014. Në fakt zero lekë duhet të trashëgojë se fondet caktohen për t’u përdorur, e në fund të buxhetit ose përdoren ose digjen. Qeveria ka një fond të ri të emergjencave civile për vitin 2015, që është po njësoj si vitin e kaluar, 110 milion lekë. Kjo është e vërteta. Qeveritarët nuk mund të hiqen si budallenj për të mashtruar publikun! Fondet e emergjencës dhe të shumë shërbimeve të tjera krijohen nga e para në çdo vit buxhetor.

Kishin 110 milionë vitin e kaluar. I kanë bërë tym, edhe pse nuk ka pasur gjendje emergjence.

Kanë 110 milion këtë vit. Pse nuk shpallin gjendjen e emergjencës? Përse nuk i përdorin për Fierin dhe Vlorën, çfarë presin, çfarë duhet të ndodhë më shumë?

Kanë rritur taksat dhe tarifat që paguajnë qytetarët. Deklarojnë se mbledhin më shumë para dhe më shumë duhet të mblidhen sepse taksat janë rritur.

Ku  i kanë paratë? Për çfarë i kanë kur nuk i përdorin për të përballuar fatkeqësinë e mbi 50 mijë bashkëqytetarëve në nevojë?

A ka pasur fond të rezervës së shtetit vitin e kaluar? Ka patur! 6 milionë lek. Për çfarë është përdorur, çfarë blerjesh janë bërë me këtë fond? Nuk e di.

A ka fond të rezervës së shtetit për ketë vit? Ka, edhe këtë vit. 10 milionë lek. Së bashku siç e bëmë publike edhe dje rezerva e shtetit ka planifikuar për të dy vitet në total 120 mijë euro, plotë 80 mijë euro më pak se sa qeveria dha për përmbytjet në Bosnje dhe Serbi. Për çfarë po përdoret?

A ka fond rezerve ky kryeministër? Buxheti thotë po, ka. Për çfarë e përdor? Nëse jo për përmbytjet, për çfarë tjetër?

Mundësitë për të mbështetur me fonde publike sipas ligjit njerëzit në nevojë dhe fatkeqësi janë të shumta. Por kur nuk ta ndjen për njerëzit, vjen vërdallë me batuta.

Deputetët tanë do të kërkojnë trasparencë të plotë për këto fonde; ne kërkojmë dhe ngulmojnë për destinimin e tyre në mbështetje të familjeve të përmbytura.

Nga ana tjetër, ne do të do të marrim nismën për një amendement në ligjin e  buxhetit të shtetit me qëllim alokimin e fondeve që janë dhënë për vepra luksi për zhdëmtimin e gjithë dëmeve në zonat e përmbytura.

Çështjet e energjisë do të  vijojnë të jenë në fokus të impenjimeve tona politike. Do të ngulmojmë në kërkesat për faljen e gjithë kamatvonesave dhe uljen e çmimit të emergjisë elektrike për kosumatorët shqiptarë, duke argumentuar me shifra se ato janë plotësisht të mundshme, si një domosdoshmëri për zbutjen sadopak të varfërisë që ka pllakosur çdo shtëpi shqiptare me ardhjen e qeverisë Rama-Meta. Një vit e gjysëm ka mjaftuar për të sprovuar se qeveria oligarkike di të prodhojë vetëm një gjë: përkeqësim, rënie, varfëri për qytetarët, favore dhe pasurim abuziv e korruptiv për klientelën e saj të ngushtë të kryeministrit dhe ortakut të tij në koalicion. Të mos kemi iluzione: sa kohë të jenë këto karrike e njejta gjë do vazhdojë. Me keqardhje e themi: nuk ka asnjë shpresë për përmirësim. Publiku e qytetarët e kanë kuptuar tashmë. Ky stan këtë bulmet ka. Kjo qeveri këtë bereqet ka. Detyra jonë si opozitë për ti larguar nga pushteti dhe për ti ofruar Shqipërisë një rrugë tjetër shprese dhe zhvillimi bëhet çdo ditë një imperativ i shoqërisë shqiptare.

Read More
10 Shk
0

Basha me banorët e fshatrave të braktisur nga qeveria

“Kjo situatë kërkon patjetër ndërhyrjen e shtetit. I bëj thirrje kryeministrit edhe një here, që kjo punë nuk bëhet vetëm me vullnetarizëm, por të caktojë fondet dhe të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. Nuk ka ikur problemi se doli dielli. Banorët janë pa ushqim për kafshët, ç’ka po ua asgjeson pasurinë e vetme që kanë. Persekutimi të ndalet ndaj këtyre njerëzve. Duhet përkushtim serioz dhe jo shfaqje”.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vizitoi sot fshatrat  Shtyllas, Bocove, Rrethfik dhe Poro të Fierit, si dhe zonën e Nartës në Vlorë.

Në Shtyllas të Fierit ku jane permbytur tërësisht 500 hektare toke dhe ku banorët kanë humbur ushqimin për mbi 4 mije krerë bageti, askush nga shteti nuk është dukur akoma.

Gjatë takimit me Bashën ata u shprehën se asnje ndihme nuk është shpërndare.

“Kjo situatë nuk zgjidhet vetëm me solidaritetin e biznesit dhe qytetarëve. Qeveria duhet të celë  fondet nga buxheti. Dha 200 mijë euro për Serbinë e Bosnjen, por spo cel fonde për popullin e vet. Detyra jonë si opozitë është t’u gjendemi pranë mesa mundemi”, tha Basha.

Rrugës për në fshatin Rethfik, Basha u ndal në Bocovë ku qindra banorë ishin mbledhur te revoltuar para qendrës së shpërndarjes. “Nuk kemi marrë asnjë ndihmë, “as nje fije bar”, u shprehën banorët. Askush nuk ju përgjigjet. Magazina në Qarr është e mbyllur, shteti është memec.

Ne Rrethfik uji mban të rrethuar dhjetra familje dhe ka prishur të gjithe bazën ushqimore për bagëtine. Banorët janë në gjendje të dëshpëruar. Ata ankohen për braktisje dhe diskriminim. “Ato pak ndihma që erdhën para 5 ditësh u ndanë me mik. Shumica mbeti pa marrë asgjë”, ankohen banorët.

Në Poro, banorët kanë humbur të gjithe bazën ushqimore për lopët dhe delet. 70 hektare tokë bujqësore janë përmbytur. Ujësjellësi që furnizon 15 fshatra është vetem 10 metra larg gllabërimit nga Vjosa. “Askush nuk ka ardhur të na shohë, të na dëgjojë apo të na qajë hallin”, shprehen banorët.

“Kjo situatë kërkon patjetër ndërhyrjen e shtetit. I bëj thirrje kryeministrit edhe një herë që kjo punë nuk bëhet vetëm me vullnetarizëm, por të caktojë fondet dhe të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. Nuk ka ikur problemi se doli dielli. Banorët janë pa ushqim për kafshët, cka po ua asgjeson pasurinë e vetme që kanë. Persekutimi të ndalet ndaj këtyre njerëzve. Duhet përkushtim serioz dhe jo shfaqje”, deklaroi Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike vizitoi zonën e Nartës ku pa nga afër gjendjen mjaft të rrezikshme që ka krijuar diga e hapur. Basha u kërkoi autoriteteve dhe ekspertëve të vlerësojnë seriozisht situatën.

Read More
10 Shk
0

Tirana gdhihet nën tritol e shpërthime

Partia Demokratike është e shqetësuar për këtë nivel pasigurie, dhe për këtë arsye, ne kemi denoncuar që në fillim, rënien e dobësimin e policisë nga njëra anë, dhe forcimin e krimit dhe kriminalitetit nga ana tjetër. Për çfarë na duhet qeveria, policia, dhe politika, nëse nuk i ofrojmë qytetarëve, shërbimin kryesor, më të qënësishmin, që është rendi dhe siguria publike

Tirana është gdhirë sot nën pluhurin e tritorit dhe ankthin e shpërthimeve të njëpasnjëshme.

Aktet e rënda kriminale janë shprehje e pikës më të ulët ku ndodhet rendi dhe siguria publike.

Shthurja e Policisë së shtetit, largimi prej saj i profesionistëve, përdorimi i kësaj strukture më urdhëra politikë dhe për propagandë qeveritare, ka lënë terren të lirë për bandat më të rrezikshme e për shfaqjen më të rrezikshme të krimit, sic janë shpërthimet me tritol.

Njerëzit e tritolit dhe të krimit kanë lehtësi sot, derisa persona të inkriminuar janë futur në polici, dhe oficerë të policisë janë anëtarësuar në banda.

Në asnjë kryeqytet të botës, edhe atje ku ka gjendje lufte, nuk ndodh një manifestim i tillë kriminal që e ka goditur rëndë sigurinë e qytetarëve.

Partia Demokratike i kërkon Porkurorisë të hetojë me shpejtësi dhe energji, mbi motivet e shpërthimit tek familjarët e Ministrit të Brendshëm. Motivet janë të rëndësishme për të kuptuar lojërat dhe aleancat politike me krimin.

E sigurtë është një pistë, se ky nuk është reagim i malavitës ngaqë ndjehet e frikësuar prej Tahirit. Prej ditës së parë të detyrës, edhe më parë madje kur u aktivizua në politikë, Tahiri është në një dyshim publik, për shkak se ka jo pak dëshmitarë të shoqërimit të tij me emrat më të njohur të krimit të organizuar në vend.

Sot kufijtë mes policisë dhe bandave kriminale nuk janë të dallueshëm, ndaj vetëm Prokuroria ka kreditet e duhura për të hetuar e zbardhur ngjarjet.

Partia Demokratike është e shqetësuar për këtë nivel pasigurie, dhe për këtë arsye, ne kemi denoncuar që në fillim, rënien e dobësimin e policisë nga njëra anë, dhe forcimin e krimit dhe kriminalitetit nga ana tjetër.

Për cfarë na duhet qeveria, policia, dhe politika, nëse nuk i ofrojmë qytetarëve, shërbimin kryesor, më të qënësishmin, që është rendi dhe siguria publike.

Kur krimi godet shtetin, e vazhdon të godasë në mes të Tiranës tregon se sa thellë ka depërtuar ai brenda tij. Pasiguria ndjehet sot kudo anembane vendit.

Përplasje me armë, shpërthim tritoli kërcënime rrembim personi kjo është situata e rendit sot.

Read More
09 Shk
0

PD, ndihma në ushqime e veshje në Bishan

Partia Demokratike ndihmoi sot disa familje në Bishan të Novoselës duke shpërndarë 25 dyshekë, 50 batanije, 200 bidona me ujë të pishëm, 500 kg oriz, vaj, sheqer dhe detergjentë. Sekretarja për Organizatat Partnere në PD, Mezini dhe kryetari i degës së PD-së së Vlorës, Meminaj u takuan me banorët të cilët ndihen të braktisur dhe pa vëmendjen e duhur nga strukturat e qeverisë.

Thirrja e Partisë Demokratike për ndihma dhe solidaritet ka angazhuar shumë qytetarë, sdipërmarrës e anëtarë të opozitës që po kontribuojnë çdo ditë me mundësitë që kanë.

Kjo është dita e 9-të që përfaqësues të Partisë Demokratike janë çdo ditë në terren me banorët e përmbytur të zonave të Fierit e Vlorës, duke dëgjuar shqetësimet e tyre dhe duke dhënë ndihmesë për nevojat e tyre bazike në ushqime, veshje e ushqime për gjënë e gjallë.

Read More