Deklaratë e deputetit Strazimiri. Në Spanjë, aksidentalisht, ka dalë në pah se në çfarë derexheje është katandisur siguria kombëtare, Forcat e Armatosura, Policia Ushtarake, strukturat inteligjente dhe të informacionit të ushtrisë dhe të Policisë së Shtetit, kontrolli i territorit, lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve.
Dje në seancë plenare, Kryeministri njoftoi opinionin publik se në Malaga të Spanjës, citoj; “është rrëzuar nga Gurdia Civil”, një helikopter që transportonte drogë nga Maroku në Spanjë dhe se piloti ishte një major, pra një officer i lartë i Forcave të Armatosura të Republikës.
Më tej, Ministria dhe ministrja e Mbrojtjes e cilësoi, citoj; “një ngjarje të pakëndëshme” dhe një “gabim” të “njërit prej pilotëve më të besuar të Forcës sonë Ajrore”.
E vërteta është se në Spanjë ka ndodhur shumë herë më shumë se “një ngjarje e pakëndëshme” apo një “gabim”.
Në Spanjë, aksidentalisht, ka dalë në pah se në çfarë derexheje është katandisur siguria kombëtare, Forcat e Armatosura, Policia Ushtarake, strukturat inteligjente dhe te informacionit të ushtrisë dhe të Policisë së Shtetit, kontrolli i territorit, lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut te narkotikëve.
“Rilindja” e strukturave inteligjente të ushtrise dhe policisë, me ish-punonjës të “shtëpisë me gjethe”, operativë të Sigurimit të Shtetit, në këto 498 ditë i ka lidhur sytë, veshët, duart dhe këmbët çdo qelize të shtetit, duke u lënë dorë të lirë organizatave kriminale nga e gjithë bota të hapin praktikisht “zyrë pune” në Shqipëri.
Në 498 ditë, Edi Rama ia doli të “rilindë” trafikun e kokainës në baza më të shëndetëshme se kurrë ndonjëherë në këtë vend, madje më të shëndetëshme edhe se në ’97 kur nuk kishte fare qeveri;
me linja të mbrojtura nga qeveria, e cila “nuk I sheh” e “nuk I dëgjon”, madje as kur kanë investuar aq shumë sa për të ndërtuar laboratorë përpunimi të kokainës e kur lënda e parë e furnizimi u vjen nga ana tjetër e globit.
Në 498 ditë Shqipëria është kthyer në një vend me “ofertë” të pakufizuar për krimin dhe trafikun ndërkombëtar, I cili rekruton këdo, madje edhe ushtarakë të lartë të çertifikuar si të besueshëm nga qeveria shqiptare, madje në mënyrë të përsëritur, me firmen e vetë ministres, të cilët për këtë shkak kanë akses në informacionin dhe bazat më të rëndësishme të NATO-s, siç është rasti më I fundit I majorit të Forcës Ajrore.
Nëse aksidentalisht, helikopteri I drogës, nuk do të kishte përfunduar në telat e tensionit të lartë në Spanjë, I kthyer “nga pushimet” piloti në fjalë do të rikthehej “në krye të detyrës” I pashqetësuar, për të transportuar “sajmirin” e kryeministrit nëpër gërxhet e jugut, nga ku njofton se çfarë suksesi ka arritur në luftën kundër mushkave dhe barit nëpër monopate malesh.
Aktualisht, individë me të dhëna të tilla, “gabimesh” apo “lapsusesh” “të vogla”, të gjitha në lidhje me vepra penale të trafikut të paligjshëm, kanë penetruar për shkak të vullnetit politik në çdo qelizë të shtetit, në polici, ushtri, shërbimin civil e deri në parlament.
Sot krimi nuk po lufton me shtetin! Sot krimi është në shtet!
E vetmja gjë që ia prish qetësinë dhe harmoninë idilike me Kryeministrin dhe qeverinë, janë aksidentet, si ai i Divjakës apo ky i Spanjës, dhe herë pas here Interpoli… me operacione që fillojnë në anën tjetër të globit e përfundojnë në oborrin e qeverisë.
Read More