Blog

20 Mar
0

PD organizoi tryezën e dialogut “Harku Opozitar Euro-Atlantik”, Basha: Komisioni u përfundua pa një reformë zgjedhore

 

Partia Demokratike e Shqipërisë dhe kryetari i saj, Lulzim Basha kanë zhvilluar ditën e sotme një tryezë dialogu me parti politike opozitare dhe faktorë të tjerë politikë. Kreu i PD u shpreh se kjo tryezë mblidhet një dit pas skadimit të afatit të komisionit bipartizan të reformës zgjedhore dhe si një këmbanë alarmi se për interesat e shqiptarëve që edhe një herë rezikojnë t’i nënshtrohen interesave të ngushta personale të atyre që me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008.

 

“Sot ndodhemi më pak se një vit nga data fillestare e caktimit të zgjedhjeve, sipas kodit zgjedhor dhe në një moment tërësisht të parapërgatitur nga një pjesë tjetër e politikës, për t’i mohuar shqiptarëve, përfitimet e një reforme të vërtet zgjedhore. Nesër është afati i fundit i komisionit të reformës zgjedhore dhe nuk është e rastësishme që kjo tryezë dialogu me gjithë faktorët politik, partitë politike opozitare mbahet sot pikërisht si një këmbanë jo për interesat e partive politike që përfaqësoni, por për interesat e shqiptarëve që edhe një herë rezikojnë t’i nënshtrohen interesave të ngushta personale të atyre që me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 përmbysën balancën institucionale, përqendruan pushtetin dhe në këtë mënyrë dëmtuan jo pak funksionimin e demokracisë, llogaridhënien politike, rolin e parlamentit dhe vet përfaqësimin e interesave të qytetarëve. Detyra jonë në një situatë normale është hartimi ose shpalosja të një alternative të plotë dhe të besueshme qeverisëse. Po përgjegjësia për të zgjedhur atë, apo për të vazhduar për t’u qeverisur nga monarkët e post-tranzicionit, është e qytetarëve shqiptarë. Por nuk jemi akoma aty. Nuk jemi akoma aty sepse për shkak të 2008-ës qytetarët e kanë të pamundur të finalizojnë vullnetin e tyre. Sepse siç e kemi parë zgjedhje pas zgjedhjesh, një jo shumicë qytetarësh, kthehet në një shumicë politike qeverisëse. Legjitimiteti i pushtetit është thellësisht i cënuar” – u shpreh Basha.

 

Zoti Basha gjithashtu shpalosi edhe propozimet e PD për reformën zgjedhore të cilat janë propozuar që në nëntor të vitit të shkuar.

 

“Si Parti Demokratike, në kontekstin aktual të zhvillimeve ne kemi kërkuar një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura, me votim elektronik dhe numërim elektronik. Kombinimi i këtyre rrethanave, bën të mundur dhe votimin e diasporës masivisht, efektivisht dhe pa probleme apo mundësi manipulimi. Listat e hapura nuk i kërkojmë për veten tonë. Në fakt nisur nga interesi i ngusht, një kryetar partie nuk do të dorëzonte një pushtet shtesë krejtësisht të pamerituar që mori me sistemin e 2008-ës. Por listat e hapura janë një farë kompensimi për një mazhoritar të pastër dhe mundësojnë që shqiptarët të dërgojnë në parlament burrat dhe gratë që ata mendojnë se meritojnë t’i përfaqësojnë. Por që listat të jenë të hapura dhe të mos përfundojmë përsëri në një masakër me 85 mijë vota të pavlefshme plotë 8 mandate, ndërkohë diferenca mes opozitës dhe mazhorancës është 7 mandate na duhet votimi dhe numërimi elektronik. Votimi dhe numërimi elektronik është provuar në 4 procese zgjedhore dhe ka rezultuar i suksesshëm dhe që kundërshtohet pa asnjë argument. Ndërsa sistemi Kombëtar jo vetëm i jep fund deformimit të votës, duke zhvleftësuar  e një qytetari në Kukës në raport me qytetarin në Vlorë vetëm për interesa të ngushta politike.  Por bën po kështu duke e trajtuar Shqipërinë si një zonë elektorale, të heqim grykën e shishes që pamundëson efektivisht votën e emigrantëve. Këto janë propozimet tona institucionele. Të dorëzuara në detaje në nëtor të vitit të kaluar në komisionin bipartizan të reformës zgjedhore, paketa e dytë. Ndrkohë paketa e parë merret me problematikat konkrete të parandalimit të shitblerjes së votës, të aseteve shtetërore, të administratës publile etj” – u shpreh Basha.

 

Në këtë komision morën pjesë dhe kishin fjalën e tyre edhe ish-presidenti Bamir Topi, analisti Preç Zogaj, avokati Spartak Ngjela, profesor Rexhep Uka si dhe përfaqësues të partive opozitare në vend.

 

Read More
19 Mar
0

Dhuna e kryeministrit ndaj gazetares, reagon sekretarja për gruan në PD, Taulanda Jupi: E papranueshme dhe e dënueshme

 

REAGIMI I SEKRETARES PËR GRUAN NË PD, TAULANDA JUPI

 

Dhuna dhe gjuha kërcënuese me të cilën Edi Rama ju drejtohet gazetarëve është e papranueshme, e dënueshme dhe mbi të gjitha e patolerueshme për një kryeministër, i cili e ka detyrim të përgjigjet mbi çështjet për të cilat publiku kërkon përgjigje.

 

Me gjuhën e ngjyer në llumin e vulgaritetit Edi Rama vazhdon me të njëjtën retorikë agresive dhe kërcënuese pavarësisht kritikave apo thirrjeve të vazhdueshme për të ndryshuar këtë mënyrë komunikimi me gazetarët, qoftë nga organizatat dhe forumet kombëtare për mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve, qoftë nga organizmat ndërkombëtarë.

 

Do të duhej të bëheshin bashkë gazetarë e gazetare dhe ta bojkotonin të paktën për disa ditë Edi Ramën. Nesër mund të jetë radha e secilit prej tyre të bullizohen, dhunohen apo kërcënohen për shkak të detyrës.

 

Çdo gazetar/e duhet të ndihet i lirë, duhet mbështetur të kryejë me kurajë, guxim dhe integritet e standart profesional misionin e tij të informimit të publikut, raportimit të lajmit, denoncimin e aferave korruptive dhe kriminale.

Read More
19 Mar
0

Shorti në Apel, reagon nënkryetarja e PD, Pampuri: Të trajtohet me prioritet nga Gjykata. Koha kur për interesat personale kërkohet të mbahet peng një parti politike duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë

 

Postimi i Orjola Pampurit:

 

Pas hedhjes së shortit dhe përcaktimit të trupës gjykuese që do të shqyrtojë në themel çështjen e PD-së, ne i kërkojmë Magjistratëve të Apelit që ta trajtojnë atë me prioritet dhe me profesionalizëm, si interes për demokracinë dhe vendin dhe jo thjesht si një çështje të brendshme partiake.

Pas më shumë se dy vitesh zvarritjesh të pakuptimta dhe duke qenë se jemi një vit para zgjedhjeve të përgjithshme, është koha që ky diskutim të marrë fund dhe që Partia Demokratike të vijojë misionin e saj për t’u shndërruar në shpresën që presin shqiptarët.

Koha kur për interesat personale kërkohet të mbahen peng një parti politike duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë.

Dhënia fund e diskutimit të statusit të saj do ta çlirojë PD nga pengmarrja dhe nga përdorimi për interesa vetjake, dhe do ti japë mundësi të jetë alternativa e duhur për njerëzit.

Read More
18 Mar
0

Deklaratë e Partisë Demokratike, sekretari i përgjithshëm, Enkelejd Alibeaj

 

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SEKRETARI I PËRGJITHSHËM, ENKELEJD ALIBEAJ

 

 

Tashmë që beteja e rreme në Parlament mori fund dhe që normaliteti u rikthye për të cilin marrë shkas dhe ta përshëndes, sepse një parlament normal është në dobi të qytetarëve, çdokush me të drejtë kërkon të dijë se çfarë u fitua në këto 5 muaj beteje të Rreme. Cili është bilanci?

E së pari bilanci duhet bërë duke iu drejtuar jetës parlamentare. Tashmë nga kjo marrëveshje ende okulte, ajo se çfarë di publiku është fakti që janë marrë një apo dy komisione hetimore, interesi publik i të cilëve duket që nuk është ai që publiku kërkon. Pra nuk drejtohen drejtpërdrejtë kundër Edi Ramës.

Së dyti, komisione hetimore të cilat vazhdojnë me një ligj të bërë nga Edi Rama, me rregulla të përcaktuar nga Edi Rama.

Së treti, e sakrifikuara e madhe është reforma zgjedhore. Siç edhe në media është thënë, ndoshta dhe me krenari nga përfaqësuesit e mazhorancës, arritja e parë e hidhur më e madhe e kësaj marrëveshje hipokrite, e kësaj beteje të rreme është pikërisht, sakrifikimi i reformës zgjedhore. E në fakt për opozitën ka një kosto të madhe. Fakti është që opozita ka humbur atë që ka qenë garancia më e madhe e saj, e drejta e vetos për t’i vendos një kufizim mazhorancës që mos të kalojë ligje të rëndësishme, e sidomos reformën zgjedhore në mënyrë të njëanshme duke peshkuar vota apo elektrone të lirë nga opozitare tashmë që interesat individuale, pragmatiste të deputetëve janë më të shfaqura se kurrë.

Partia socialiste e dështoi reformën zgjedhore dhe kjo ka një bilanc të hidhur edhe për publikun. Optika tjetër me të cilën do të duhet parë frytet e hidhura të këaj marrëveshje okulte janë: çfarë iu mohua publikut?

Së pari, iu mohua ndryshimi i pazarit famëkeq të 2008-ës Rama-Berisha. Partia socialiste arriti të ruajë edhe me ndihmën e të tjerëve, të konservojë edhe një herë sistemin zgjedhor famëkeq që e ndan Shqipërinë në domen kryetar partish si në 2008-ën. Së dyti, sot që flasim, e sakrifikuara e madhe është vota e diasporës. I sakrifikuar është në fakt vendimi i gjykatës Kushtetuese që prej kohësh në fakt kërkonte që vota e diasporës të bëhej efektive. Sot që jemi një vit para ditës së zgjedhjeve, do të duhej të kishte filluar në fakt puna sipas asaj që ne ofruam në komisionin e reformës zgjedhore, ndërtimi i logjistikës dhe i mekanizmit të votës efektive të diasporës. Votë diaspore me Postë, votë diaspore me postën e Edi Ramës e cila është nën tutelën e patronazhistëve të Edi Ramës, është ndoshta mashtrimi më i hidhur që bëhet shqiptarëve jashtë Shqipërisë.

Së dyti, sakrifikimi më i madh është mohimi i kthimit të shqipërisë në një zonë zgjedhore. Nuk është gjë tjetër vecse të asgjësosh brazinë e votës së shqiptarëve në Kukës, gjirokastër apo në Vlorë, duke i konsideruar shqiptarët ca të dorës së parë e ca të dorës së dytë. Por më e rëndësishme është fakti që duke ruajtur këtë sistem, duke e ndarë Shqipërinë në këto 12 çifligje elektorale , i fituari i madh është Edi Rama, i cili vetëm prej këtij sistemi garanton në tavolinë më së paku 6 mandate.

Nuk mjaftojnë patronazhistët, nuk mjafton administrata, nuk mjafton buxheti i shtetit, por i duhet dhënë e duhet ndihmuar Edi Rama që të hyjë në procesin zgjedhor edhe me 6 mandate në tavolinë. E pra, ky është primi në fakt që kërkonte ta ruante përfaqësuesi i mazhorancës Damian Gjiknuri, Edi Rama.

Oferta jonë për ta bërë Shqipërinë një zonë zgjedhore jo vetëm që garantonte barazinë e votës, por i hiqte mundësinë Edi Ramës që të mos kishte në tavolinë primin 6 mandate në tavolinë.

Së treti, mohimi i listave të hapura. Mesa duket ky është thelbi i refuzimit nga ana e mazhorancës, por edhe deputetëve të tjerë të cilët kontribuan për ta dështuar reformën zgjedhore. Të mohosh listat e hapura, do të thotë të kesh frik nga qytetarët. Por ç’kuptim ka një pralament, ç’kuptim ka lufta politike në parlament që mund të bëjnë deputetë për sa kohë që kanë frikë të përballen dhe të japin llogari me shqiptarët? Ç’kuptim ka të mbash qëndrime parimore e të godasësh ligje apo të bësh dhe komisione hetimore po të doni ju, nëse nuk i bën ato në interes të qytetarëve, të cilët për shkak të kësaj lufte parimore do të duhet të të shpërblejnë? Dhe të të shpërblejnë me sistemin e listave të hapura, ku deputet zgjidhet ai që merr një votë më tepër. Dhe një votë më tepër nga publiku e merr ai deputet, ai grupim politik i cili ka bërë një luftë të ndershme dhe të sinqertë në interes të shqiptarëve. Për sa kohë që është bërë gjithçka për të mbrojtur listat e mbyllura të pazarit Rama-Berisha, Berisha-Rama të 2008-ës, po rinovohet edhe tani, do të thotë që është hipokrite gjithçka. Një Parlament i cili ka frikë nga vota e qytetarëve.

E s’mjafton kjo, por mesa duket do të jetë dhe një sakrificë tjetër, do të ketë dhe një therror tjetër, që është ligji i dekriminalizimit. Me propozimet e sjella nga ana e partisë socialiste, të cilat nuk kishin asnjë shans të kalonin në komisionin e reformës zgjedhore për shkak të votës që opozita kishte, tashmë ka mundësinë që duke peshkuar andej këndej deputetë, të mund të bëjnë edhe ndryshime në ligjin e dekriminalizimit, pra të rifus edhe njëherë të gjithë individët që dikur janë anatemuar dhe jën larguar nga politika, janë larguar nga parlamenti, janë larguar nga pushteti vendor për shkak të rekordeve kriminale. E ky është një shkallmim e një arritjejendoshta më të mëdha që opozita e këtyre viteve ka pasur.

Ndaj, për këto arsye qëndrimi i Partisë Demokratike sot ishte i tillë: të shihte e të vëzhgonte me hidhërim frytet e asaj marrëveshjeje qoftë në komisionin e ligjeve sot, apo në komisionet e tjera të cilët të vetmen gjë nuk prekën këtë lloj marrëveshjeje. Ishte e udhës sot që të paktën në komisionin e ligjeve të kërkohej: cila është kjo platformë? Cili është ky mekanizëm? Cila është kjo kompetencë që opozita ka për të garantuar së pari listat e hapura nëse po, për të garantuar Shqipërinë një zonë, për t’ia hequr primin Ramës 6 mandate që merr në tavolinë. Cili është mekanizmi që garanton sot për ta bërë efektive pas një viti votën e diasporës, cili është mekanizmi për ta ruajtuar të paprekur ligjin e dekriminalizimit?

Asgjë nuk ndodhi. Ndaj është detyra e Partisë Demokratike që jovetëm të qëndrojë fortë në të gjitha këto çështje që janë në interes të publikut për t’i çuar deri në fund. Për të bërë thirrje të gjitha flukseve, partive politike, grupimeve të cilat duan një demokraci funksionale, e cila është në duartë qytetarëve ta çojë deri në fund këtë luftë. Dhe këtë do të bëjmë gjatë gjithë kësaj kohë. Faleminderit!

 

Read More
18 Mar
0

PD, Arbi Agalliu: Kryeministri Rama ka sulmuar sërish SPAK-un në Asamblenë e PS-së, ku tha se vënia nën sekuestro preventive të planit të investimit për portin e Limionit në Sarandë, është absurde

 

DEKLARATA E SEKRETARIT PËR PROGRAMIN DHE DEPUTETI I PD, ARBI AGALLIU

Përshëndetje të nderuar qytetar!

Partia Demokratike ka denoncuar prej kohësh faktin që një pjesë e mirë e politikës së vjetër, pikërisht ata të cilët kanë futur duart në xhepat e shqiptarëve, i ushtrojnë presion sistemit të drejtësisë e veçanrisht SPAK!

Rasti i fundit është i kryeministrit Rama, i cili në fjalën e mbajtur në Asamblenë e PS-së, tha se vënia nën sekuestro preventive të planit të investimit për portin e Limionit në Sarandë, është absurde.

Faktet kanë treguar se në emër të investitorëve strategjik kanë përfituar klient të qeverisë apo dhe pjestarë të saj sikurse është rasti i ish ministres Xhaçka!

Ndaj cdo sulm kunder SPAK bëhet për të mbrojtur klientet e qeverisë dhe aferat korruptive të saj lidhur me investimet strategjike.
Për më tepër kjo nxit dhe hap rrugë që edhe krimi i organizuar të bëj të njëjtën gjë. Kjo u evidentua disa dite më parë edhe nga drejtuesi i SPAK!

Partia Demokratike mbështet pa kushte sistemin e drejtësisë e sidomos SPAK të vijojnë luftën kunder korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Partia Demokratike mbështet dhe inkurajon çdo hetim të thelluar sidomos kundër korrupsionit të politikanëve.

Ju faleminderit!

Read More
17 Mar
0

PD, Edvin Kulluri: Kryeministri, sot për të dytën herë në pak javë u shfaq i nervozuar për hetimet që po kryen SPAK dhe BKH ndaj korrupsionin qeveritar

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SEKRETARI PËR MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN, EDVIN KULLURI

 

Kryeministri, sot, për të dytën herë në pak javë u shfaq i nervozuar për hetimet që po kryen
SPAK dhe BKH ndaj korrupsionin qeveritar. Disa javë më parë shfaqi pakënaqësi ndaj
menyrës sesi BKH po sillet ndaj ekzekutivit, ndërsa sot nga Ansambleja e pas-pazarit me
Foltoren, sulmoi SPAK se gjoja po godet Sovranin, pra Kuvendin, për vënien nën sekuestro të Portit të Limionit në Sarande, bazës ushtarake me të cilën ka “qerasur” shokët e tij.

Ky akt i ndërmarrë në paligjshmëri të plotë është ekzekutuar ndaj një instalimi ushtarak ka qënë pjesë e Planit të Përhapjes së Forcave të Armatosura. Por në emër të cilit “sovran” flet Kryeministri?

Të deputetëve që kanë thyer çdo rekord
nënshtrimi ndaj tij për një vend në listat e mbyllura, në vend që të ngrenë zërin për
arrogancën korruptive me të cilën qeveriset vendi? Po qytetarët që u rrëmbehet një aset
publik si Baza e Limionit a nuk janë sovrani i vërtetë i vendit?!

Kryeministri duhet të kuptojëse pronat publike nuk janë plaçkë që mund ta shesë duke përdorur Kuvendin e Shqipërisë si noter falsifikimesh.

Si i vetmi Kryeministër i NATO-s që jep për biznes asetet ushtarake të vendit të tij, Rama
duket se po ndjen lagështirë nën këmbë për shkak të vendosmërisë së SPAK dhe BKH për të hetuar këdo dhe çdo gjë në nivelet e larta të qeverisjes. Mesa duket as marrëveshjet me
perfaqësuesin e Ballkonit në kurriz të reformës në drejtësi, reformës zgjedhore e kontrollit
parlamentar ndaj ekzekutivit, nuk e kanë qetësuar.

Ndaj Partia Demokratike reagoi për marreveshjen okulte Çuçi-Bardhi si një aleancë anti-drejtësi, anti-reformë zgjedhore dhe anti-kushtetutë që i hap rrugën kontrollit të
institucioneve të pavarura siç Eduart Shalsi e paralajmëroi disa muaj më parë.

Po ashtu i bëjmë thirrje ish deputetit te PD, Gazmend Bardhi, që të mos përdoret si facoletë për të pastruar mëkatet e qeverisë, pasi ka boll punë për të bërë në Ballkon. Facoletat e përdorura grisen shpejt.

Read More
17 Mar
0

Sekretari për çështjet ligjore dhe zgjedhore në PD, Indrit Sefa

 

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SEKRETARI PER ÇESHTJET LIGJORE DHE ZGJEDHORE NE PD, INDRIT SEFA

 

Pazari i rinovuar i vitit 2008 midis ramës dhe berishës po shfaqet publikisht përdit e më shumë për qytetarët shqiptarë.

Rama bashkë me partnerin e tij të vjetër, Berishën, më në fund gjeti mundësinë që të legjitimojë dëshirën e tij të kaherëshme për të mospenguar të kandidojnë persona me preçedentë penal.

Edi Rama, nepermjet Damian Gjiknurit, kerkon qe te amnistoje personat me precedente penale per te qene kandidate. Kjo per faktin se Rama e ka te pamundur te fitoje pa krimin e organizuar ne lista, ndersa partneri i tij strategjik kerkon te amnistoje veten qe te mundet te jete pjese e listave ne zgjedhjet e vititit te ardhshem.

Fakti që partia demokratike nuk do të pranonte kurrë një pazar të tillë e detyrojë Edi Ramën të kthehet nga partneri i tij i vjetër, të cilët ndajnë të njëjtat halle dhe të njëjtat objektiva siç është dhe sulmi ndaj SPAK dhe organeve të drejtësisë.

Pazarit të dyshës Rama-Berisha për të mbyllur listat, për mos të lejuar diasporën të votojë, për ti dhënë Ramës në tavolinë 6 mandate si pasojë e kësaj ndarje rajonale, ju shtua dhe një element i ri siç është goditja përfundimtare e ligjit të dekriminalizimit.

Fakti që Rama pati guximin të propozojë ndryshimin e ligjit të dekriminalizimit vetëm pasi mbylli pazarin e radhës me Sali Berishën, tregon që bashkëpuntorët e vjetër e kanë gjetur përsëri rrugën për të dëmtuar interesat e shqiptarëve dhe për të ruajtur interesat personale.

Kërkesat e të gjithë partive politike si dhe të grupeve të interesit për hapjen e listave për votimin e disporës, për votimin elektronik për barazinë e votës nuk u dëgjuan nga dyshja Rama-Berisha, të cilët me pazarin e radhës duan ti imponojnë qytetarëve vullnetin e tyre, madje duke kandiduar dhe njërëz me preçedent penalë të cilët ligji i dekriminalizimit i pengon.

Partia Demokratike do kërkojë nga të gjithë faktorët politikë dhe shoqërorë që ti bashkohen betejës së saj për të pastruar politikën nga kriminelët, për ti dhënë mundësi shqipëtarëve të zgjedhin vetë përfaqësuesit e tyre, për ti dhënë mundësi diasporës që të votojë masivisht dhe pa asnjë pengesë, si dhe për ti dhënë votës të njëjtën peshë nga Kukësi në Gjirokastër.

Read More
17 Mar
0

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD, Berat

 

PJESË NGA FJALA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË KUVENDIN ZGJEDHOR TË DEGËS SË PD, BERAT

 

Pakti apo pazari javës që po mbyllet, nuk është aq i pafajshëm apo qesharak siç duket. Është dhe qesharak, sepse të nisesh dhe t’u thuash demokratëve se do të rrëzojë Edi Ramën dhe të përfundosh me një komision që do të qortojë Ilir Beqën, ndërkohë që prokurorët e SPAK-ut do ta marrin të pandehur nesër, kjo do të thotë të tallesh jo vetëm me demokratët, por me cdo shqiptar. U është bërë faqja sholl sepse nuk kanë interesat e shqiptarëve.

Dua të jem fare i qartë, unë nuk jam kundër bashkëpunimit në politikë, se përndryshe do të ishim enveristë. Vetëm enveristët dhe komunistët dhe enveristët e shpallnin kundërshtarin armikpër ta asgjësuar. Kjo padiskutim është një kulturë post enveristë e ngulitur thellë në Shqipëri. Kundërshtari politik në një situatë normale nuk është për t’u asgjësuar, është për të debatuar dhe për të fituar ideja më e mirë në favor të shqiptarëve. Prandaj dua ta përsëris dhe sot, nëse këta bajlozët 34 vjeçarë, edhe më të lashtë faktkisht atëherë kur kishte vetëm një parti, do të ishin bashkuar për ta çliruar sistemin politik, për të thënë ok boll më kështu se u bëmë gjyshër e stërgjyshër, t’ua kthejmë shqiptarëve atë që ua kemi marrë, në veçanti që ua kemi marrë nga 2008-ta. Sepse këta dy shkatërruan sistemin zgjedhor duke i mbyllur listat dhe duke u hequr shqiptarëve të drejtën per të çuar në parlament atë që duan shqiptarët e jo ata që duan kryetarët.

Pra në qoftë se do të kishin rënë dakord për listat e hapura, në qoftë se do të kishin rënë dakord për vettingun e politikanëve, në qoftë se do të kishin rënë dakord siç ua kam propozuar me shkrim në parlament për të hequr imunitetin e parlamentarëve, pra në qoftë se këta do të ishin bashkuar se i kanë thirrur mendjes me një ndjesi faji apo dhe ndjese ndaj shqiptarëve, padiskutim do ta kisha përshëndetur. Dhe votat e deputetëve të Partisë Demokratike do të ishin aty për të mbështetur ndryshime të tilla. Por ky Pazar, kjo marrëveshje bëhet për interesat e tyre dhe jo vetëm jo për interesat e shqiptarëve, por kundër interesave të shqiptarëve.

Read More
17 Mar
0

Basha i përgjigjet Ramës: Pazari me Berishën edhe që kriminelët të garojnë në zgjedhje, kundër SPAK, dhe kundër hapjes së listave

 

Reagimi i kryetarit të PD, Lulzim Basha:

Nuk është marrëveshje për anëtarësimin në BE, por është pazar i pastër mes rrangalleve të vjetra të tranzicionit, që duan të mbajnë peng Shqipërinë, duke ruajtur monopolin e sistemit, sepse vetëm ashtu mund të mbajnë njëri-tjetrin, sipas lojës 35-vjeçare, që i yti mishin të ha, por kockën ta ruan.

Sot nuk ka shqiptar që beson përrallat e Edi Ramës, i cili një ditë i quan idiotë ata që akuzojnë se po bën pazar, ndërsa të nesërmen vetë zyrtarizon pazarin me Sali Berishën, të cilin, kur s’i duhet e quan “Non grata”, ndërsa kur i hyn në punë, e quan partner për jetën parlamentare.

Pazari për të mbrojtur plaçkën e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, është i qartë, por përveç kësaj, së bashku ata duan edhe të zhbëjnë ligjin e dekriminalizimit, duke i hapur rrugë personave me precedentë penal dhe zyrtarëve të dënuar për korrupsion, që të kenë mundësi të kandidojnë në zgjedhjet e radhës. Edi Rama ka treguar se pa bashkëpunim me krimin e organizuar nuk mund të fitojë dot.

Ashtu sikurse të dy janë të interesuar për t’i bërë presion drejtësisë së re, e cila ka premtuar se nuk do të kursejë askënd, pavarësisht hierarkisë apo pozicionit të lartë shtetëror.

Partia Demokratike është e vendosur për një koalicion të gjerë me qytetarët dhe me të gjithë faktorët politikë që duan një Shqipëri të njerëzve dhe për njerëzit kundër kastës së vjetër 35-vjeçare të dinosaurëve të korrupsionit.

Read More
17 Mar
0

Ironia e Edvin Kullurit: Kur do mblidhet MbiKomisioni 313-Ballkon i Reformave kushtetuese dhe zgjedhore?

 

REAGIMI I SEKRETARIT PËR MARDHËNIET ME PUBLIKUN NË PD, EDVIN KULLURI

 

Kur do mblidhet MbiKomisioni 313-Ballkon i Reformave kushtetuese dhe zgjedhore?

Se NenKomisioni mbi Komisionet nuk rri! Apo kemi kaluar ne nivelin Kamasutra Kushtetuese?

Sukese ne jete!

Read More