Blog

13 Jan
0

Shëndetësia në ditën më të keqe, Rama nis gjuetinë e shtrigave ndaj mjekëve dhe infermierëve

Deputetja Deda denoncon testimin që kërkon t’u bëjë qeveria mjekëve dhe infermierëve, kundër ligjit, Urdhërave dhe edukimit në vazhdimësi. Edi Rama nuk merret me mungesën e ilaçeve dhe ngrohjes por kërkon të kapë dhe shëndetësinë në mënyrë korruptive. 

Shëndetësia në Shqipëri është në ditën më të keqe, dhe kjo po zbulohet çdo ditë nga skandalet që kanë mbuluar këtë sektor jetik, nga mungesa e ilaçeve, e ngrohjes, e cilësisë së shërbimit.

Shëndetësia dhe gjëndja e spitaleve sot është një nga dështimet spektakolare të Edi Ramës, që jo vetëm nuk u bë falas, por po u kushton tmerrësisht shumë qytetarëve.

Në vend që të kujdeset për prioritetet bazë, në vend se të sigurojë ilacet dhe ngrohjen ne spitale, Edi Rama ka nisur betejën me mjekët dhe infermierët, duke shpallur testimin për ta.

Ky testim është i paligjshëm, është diskriminues, është korruptiv, sepse mjekët dhe infermierët do të vlerësohen nga Edi Rama, dhe kjo është thjesht një gjueti shtrigash për të larguar disa e për të futur në sistem militantët e tij.

Vlerësimi i mjekëve dhe infermierëve është i rregulluar sipas Urdhërit të Mjekut dhe Infermierit, si dhe edukimit në vazhdim.

Shumica e mjekëve dhe infermierëve jo vetëm kanë kryer shkollimin dhe specializimin e duhur, por kanë dhe përvojën e mjaftueshme, arritje profesionale që Edi Rama i zeron me një të rënë të lapsit.

Kjo është një tendencë e hapur e Edi Ramës për të kapur edhe shëndetësinë, pasi ka gjunjëzuar dhe futur nën kontroll shumicën e pushteteve në vend.

Partia Demokratike e konsideron të papranueshëm këtë testim, dhe i nxit mjekët dhe infermierët të kundërshtojnë këtë akt tallës, fyes dhe njëkohësisht të paligjshëm.

Read More
12 Jan
0

Basha pret Thaçin, shpreh besim në rrugën e integrimit europian të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot në takim zv/Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi.

Duke i uruar suksese qeverisë së re të Kosovës, z. Basha përshëndeti marreveshjen për bashkqeverisje të arritur ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Z. Basha shprehu besimin se ndërtimi i qeverisë me bazë të gjërë do t’i shërbejë më së miri interesave të qytetarëve të Kosovës, ndërmarrjes së reformave të rendësishme për përshpejtimin e procesit të integrimit Europian dhe liberalizimit të vizave, njohjes së mëtejshme ndërkombëtare të Kosovës dhe antarësimit në organizatat ndërkombetare; si dhe forcimit të bashkëpunimit dhe stabilitetit rajonal duke vijuar dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrdhënieve ndërmjet të dy vendeve.

Z. Basha rikonfirmoi mbështetjen e fuqishme që Partia Demokratike do të vazhdojë japë për të gjitha nismat dhe hapat që forcojnë në mënyrë konkrete dhe të matshme bashkëpunimin mes Shqipërsië dhe Kosovës dhe sjellin përfitime të prekshme për qytetarët tanë.

Read More
12 Jan
0

Predikon lirinë e shprehjes Edi Rama që sulmon fjalën e lirë dhe opozitën

Zëdhënësja Nebijaj dënon propagandën boshe të kryeministrit mbi lirinë e shprehjes. Edi Rama shpenzoi më shumë se një orë me tjerrje fjalësh, por nuk gjeti asnjë minutë për të dënuar kërcënimet me jetë të fjalës së lirë, përfaqësuesve të opozitës e kreut të saj.

Fjalë dhe vetëm fjalë, vijnë nga Edi Rama, i cili shpenzoi më shumë se një orë me një propagandë që është krejt e kundërta e akteve të tij konkrete, e sjelljes së tij në realitet, e kursit që ndjek.

Më shumë se një orë predikoi lirinë e shprehjes, por nuk gjeti asnjë minutë për të dënuar apo për t’u distancuar nga kërcënimi që i është bërë kryetarit të opozitës, pikërisht për fjalën.

Predikon lirinë e shprehjes ndërkohë që përgenjështron vetën e tij në cdo hap që hedh.

Edi Rama është ai që organizoi goditjen fizike ndaj deputetit të opozitës, pikërisht ngaqë nuk përballon lirinë e shprehjes.

Eshtë ai që frymëzon kërcënimin me jetë të përfaqësuesve të opozitës, sepse ai nuk e duron dot lirinë e shprehjes.

Ndaj ka sjellë në administratë, zyra e deri në parlament, persona të inkriminuar, ata që janë errësira, e kundërta e lirisë së shprehjes.

Ndaj Edi Rama ofron lehtësi e favore qeveritare për banditë të cilët lirinë që e kanë të sigurta nga qeveria, e shfrytëzojnë për të kërcënuar fjalën e lirë.

Me Edi Ramën liria e të shprehurit po zëvendësohet nga presioni i gjithanshëm  ndaj mediave, zërave kritikë e shoqërisë civile.

Pikërisht sot në ditën e predikimit të tij të gjatë u dhunua një gazetar investigues vetëm 50 metra larg dyerve të komisariatit.

Këto janë ngjarje që lidhen direkt me përgjegjësinë e Edi Ramës, e për të cilat ai nuk mban asnjë përgjegjësi.

Propaganda dhe tjerrja pa fund e fjalëve për tema të tjera, janë një kostum që i rri shumë gjërë kryeministrit tonë, dhe janë një përpjekje e dëshpëruar për t’u fshehur nga realiteti i zymtë e lirisë së shprehjes që ai ka krijuar.

Ndaj sa herë që Edi Rama të flasë për lirinë e të shprehurit, është e sigurtë audienca e telenovelave të pasdites.

Ai nuk bind më askënd dhe qytetarët nuk harxhojnë asnjë dekikë të jetës së tyre plot halle për retoriken boshe e të tejfryrë të kryeministrit.

Read More
12 Jan
0

Dhunimi i gazetarit Skuqi, produkt i frymëzimit Rama për goditjen e fjalës së lirë

Sekretarja për Marrdhëniet me Publikun, Grida Duma, dënon sulmin fizik ndaj gazetarit investigues sot në Gjirokastër në mes të ditës, 50 metra larg komisariatit. Skuqi njihet për qëndrimet kritike dhe shkrimet për trafikun e drogës. Edi Rama është bekuesi i goditjes së fjalës së lirë dhe kërcënimit të kundërshtarëve.

Dhunimi i gazetarit Telnis Skuqi sot në mesditë 50 metra larg komisariatit të Gjirokastrës, është një këmbanë alarmi për dhunimin e fjalës së lirë, për kërcënimin e lirisë së shprehjes.

Gazetari Skuqi është i njohur  për qëndrimet e tij kritike e për investigimin e korrupsionit e të trafikut të drogës. Nuk është aspak rastësi goditja e tij në mes të ditës dhe fare pranë zyrave të shtetit.

Nuk është rastësi, dhe këtë e vërteton qartazi fakti që komisariati i Gjirokastrës disa orë pas ngjarjes vazhdonte të mos pranonte kallëzimin e tij me pretekste të papranueshme.

Teksa Edi Rama bën gjithcka që të shesë si demokratik konceptin e tij të lirisë së shprehjes në Paris, këtu në vendin që ai qeveris, fjala e lirë goditet, gazetari dhunohet në derën e komisariatit, deputeti i opozitës goditet.

Revanshi agresiv ndaj fjalës ka burim frymëzimi kryeministrin e vendit. Duke kërcënuar opozitën, duke organizuar skenarin e dhunës në parlament, duke mos dënuar e duke mos u distancuar nga kërcënimi i Kryetarit të opozitës, Edi Rama ka dhënë miratimin e tij për goditjen e fjalës së lirë.

Këto janë simptomat e regjimit të fshehjes dhe mbylljes së gojës, që Edi Rama dhe oligarkia e tij po ndërtojnë në cdo instancë.

Partia Demokratike e dënon ashpër goditjen e gazetarit Skuqi, dhe i kërkon Policisë të reagojë menjëherë e të vërë para ligjit agresorin e tij.

Read More
12 Jan
0

Janari më i acartë për ekonominë dhe xhepat e qytetarëve

Deklaratë e deputetes Tabaku, ku denoncohen efektet shkatërruese në ekonominë e vendit dhe në atë familjare të; rritjes së taksave, të mosuljes së cmimit të naftës si kudo në botë, rënies së konsumit dhe skemës rrënuese të pensioneve 

Mungon entuziasmi i fillimit të vitit të ri në këtë janar, sepse ky Janar i ka gjetur qytetarët dhe bizneset në një situatë më të vështirë se asnjëherë më parë.

Viti 2015 për Biznesin filloi me taksa të rritura, me çmim të rritur të energjisë.

Të gjithë, do të paguajmë 25 përqind më shumë për energjinë elektrike, ndërsa Bizneset do të paguajnë 33 përqind më shumë duke ndikuar kështu në rritjen e çmimeve të produkteve.

Shqiptarët, falë taksave të reja do të paguajnë më shumë për karburantet edhe pse në Bursat ndërkombëtare çmimi i naftës është më i ulëti i 7 viteve të fundit. Ne sot paguajmë 1000 lekë taksa për çdo litër karburant. Në vendin fqinj Maqedoni karburanti tregtohet 15% më lirë, në vendet e BE kjo shifër varion deri në 30 përqind më lirë, ndërkohë që në Shqipëri për shkak të kësaj qeverie, është e pamundur ulja e mëtejshme e çmimit. Rama u përkujdes që për të dytin vit rradhazi taksën e qarkullimit ta rrisë me plot 120 lekë duke e çuar këtë taksë në 350 lekë për litër dhe karburanti përbën rreth 10% të pagës bruto mujore.

Jemi shndërruar kështu në vendin lider në rajon dhe në Europë, për çmimin e karburantit që rritet jo si pasojë e bursës por si pasojë e taksave qeveritare ndaj tij.

Viti i Ri, i gjeti bizneset me tatim fitim të rritur në 15% për të gjitha llojet e të ardhurave, nga fitimi, qeraja, depozita renta. I gjeti qytetarët përsëri me taksa të rritura e me cmime më të larta.

Të dhënat e fundit të Instat janë vërtetë shqetësuese duke qënë se norma e inflacionit është 0.7%, duke treguar një rënie të përgjithshme të konsumit për produktet kryesore dhe kjo pikërisht në periudhën festive. Kjo rënie e kërkesës konsumatore dhe rënie e konsumit janë si efekt i drejpërdrejtë i rritjes së taksave të vitit të kaluar.

Rritja e taksave sigurisht që ka patur efekt dhe në realizimin e të ardhurave nga ana e qeverisë, ku në nëntor për herë të parë drejtoreshat e tatimeve dhe doganave nuk na bënë paradën mujore të konferencave për shtyp, duke qënë se të ardhurat ishin të paktën 30 milionë usd më pak se plani dhe pothuajse sa nëntori i vitit të kaluar kur taksat ishin të ulura.

Që nga 1 Janari i këtij viti, shqiptarët janë futur në një skemë pensioni ku vetëm 5% e tyre do të trajtohen me pekule ndërkohë që shumica e shqiptarëve do të digjen nga skema e cila do tí sigurojë atyre të ashtuquajturin Pension Social që do të jetë dy herë më i vogël se pensioni minimal i djeshëm.

E gjithë kjo vështirësi ekonomike, që shumë shpejt mund të shkojë në një mbijetesë për shumicën e shqiptarëve që iu premtua parajsa, është vetëm pjesa e parë e dhuratës të një kryeministri i cili nuk di të jetë ekonomist, por vetëm piktor. Mbase, nga ky vit e tutje do tí duhet të mbajë në xhep jo vetëm lapsa por edhe një makinë llogaritëse. Dhe pazarin të fillonte ta bënte atje ku e bëjnë 95% e shqiptarëve.

Read More
11 Jan
0

Thirrja për të denoncuar, Edi Rama dhe Saimir Tahiri rreziku më i madh për rendin

Reagim i Partisë Demokratike pas deklaratave të Ministrit të Brendshëm

Ministri i Brendshëm u ka bërë sot thirrje qytetareve që të denoncojne problemet me rendin, apo ngjarjet e dyshimta.

Ja disa fakte dhe ngjarje shumë të dyshimta që godasin rendin, ligjin e sigurinë publike.

Rrezik për rendin është ortaku, shoqëruesi, drekuesi e darkuesi, madje shpesh edhe shoferi i Emiliano Shullazit, Saimir Tahiri.

Rrezik për rendin është kur oficeri i forcave speciale bëhet pjesë e bandës dhe përplasjes së përgjakshme në mes të Tiranës.

Emërimi ne krye të SHKB të diplomatit të larguari nga Italia për trafik droge, është rrezik për rendin. Caktimi në krye të Keshillit të Qarkut të Vlores të personit të perfshirë në rrembimin e një fëmije, është rrezik për rendin.

Hapja e dyerve të parlamentit për deputetë të lidhur me krimin e trafiqet, është rrezik për rendin.

Caktimi Drejtor Rajonal të Transportit në Sarande të të kapurit me 750 kg hashash, është rrezik për rendin. Kur bën kryetar partie dhe Drejtor Rajonal për Transportin e Tiranës, trafikantin e dënuar të drogës, është rrezik për rendin. Vendosja në pikën kyce të Lojërave të Fatit të të kapurit me 200 kg heroinë në Turqi, është rrezik për rendin.

Emërimi Drejtor Shërbimesh në Prefekturen e Tiranës të të dënuarit me 10 vite burg për trafik droge, emërimi drejtor në Portin e Durrësit të të dënuarit për trafik droge, emërimi në krye të Ujesjellesit të të denuarit për trafik droge me 16 vite burg, janë rrezik për rendin.

Këto e dhjetra emërime të tjera në poste kyce të personave me precedent penalë, janë rreziku kryesor për rendin që qytetaret duhet të denoncojne.

Dështimi monumental i qeverisë me rendin dhe sigurinë publike, shfrytëzimi i Policisë për urdhëra politike e propagandë, është rrezik për rendin.

Por kanosja me e madhe që i behet rendit, eshte Edi Rama dhe rruga që i ka hapur ai krimit, e bashkeqeverisja me të. Ai është rreziku më i madh, që qytetarët duhet të denoncojnë.

Read More
11 Jan
0

Non grata në Itali për trafikun e drogës, Rama e bën shef të SHKB-së

Deputeti Strazimiri denoncon emërimet kriminale të Edi Ramës. Drini Bello ishte konsulli shqiptar në Romë dhe u largua nga Italia në vitin 2003, si “non grata” pasi policia e vendit fqinj e survejonte për trafik droge e armësh. Vëllai i tij u kap dhe u dënua në Itali për trafik droge. Sot Bello është shefi i SHKB për Tiranën. Sekretari i Përgjithshëm i Edi Ramës, ka qënë avokati i cështjes në Itali.

Në kuadrin e “reformimit” të administratës shtetërore, dhe të “rrugës së mbarë drejt Evropes” në të cilën po ecka vendi, Edi Rama dhe banda që sot drejton shtetin vazhdon të promovoje dhe të emëroje në pozicione kyce elemente me të kaluar kriminale.

Dhe me sa duket, meqënëse “po shkojmë drejt Evropës”, kriminelët e emëruar zgjidhen me “eksperience kriminale… evropiane”

Kështu:

Në vitin 2003, me kërkesë të shtetit italian, u largua nga detyra e konsullit shqiptar në Romë, Drini Bello.

Ai survejohej gjatë gjithë kohës nga policia, pasi kishte dyshime të vazhdueshme për përfshirje në trafik droge dhe armësh, duke shfrytëzuar imunitetin diplomatik dhe faktin se makina e tij ishte e mbrojtur me targa CD.

Në përfundim të operacioneve të saj, policia italiane arrestoi vëllanë e konsullit, i cili edhe u dënua për trafik droge, ndersa konsulli Drini Bello i shpallur “persona non-grata”, u shkarkua nga autoritetet tona.

Ky rast është një nga skandalet e rënda të diplomacisë shqiptare që mbahet në dosjen e zezë të përfshirjes së funksionarëve tanë të jashtëm në afera e trafiqe.

Cfarë ka ndodhur me ish konsullin?

Me Edi Ramën, Drini Bello është rilindur sigurisht.

Sot ai është shefi i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm për Tiranën, në strukturat e Ministrisë së Brendshme, me detyrën e mbikqyrjes së policëve shqiptarë që ….të mos merren me drogë e trafiqe të paligjshme…

Sipas standarteve të emërimeve të Edi Ramës, ky person ka pikërisht atë cka i duhet, ka lidhjet që i duhen, ka të shkuarën që i duhet, për të ushtruar këtë funksion kaq të rëndësishëm në policinë e shtetit.

Caktimi në poste kyce i personave të lidhur me trafikun e drogës, është bërë sipas një skeme gjakftohtë e të mirëmenduar.

Secilit vendin e tij, sipas llojit të krimit ku ka qënë më parë i përfshirë.

Ky pra është inkriminimi. Raste flagrante si këto e bëjnë të domosdoshëm dekriminalizimin dhe pastrimin e Policisë, të administratës, të Politikës.

Por kjo kërkon vullnet.

Për fat të keq, vullneti i Kryeministrit është në anën e kundërt, në afrimin e trafikantëve, kriminelëve, në frymëzimin e tyre, në ndarjen e pushtetit me ta, dhe në caktimin e tyre në poste kyce.

Për ish-konsullin e përfshirë në skandalin e trafikut të drogës dhe armëve me makinën e tij CD, dhe që përdorte edhe konsullatën si bazë, si burim i vlefshëm informacioni për “të painformuarin” kryeministër, mund të shërbejë Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaci.

Ai do t’i japë më shumë informacion, pasi ka qënë jo vetëm dëshmitar i ngjarjes, por avokat i vëllait të konsullit që u kap dhe u dënua nga drejtësia italiane për trafik droge.

Read More
10 Jan
0

Deklaratë për shtyp e Partisë Demokratike

Reagim i Partisë Demokratike pas qëndrimeve të Edi Ramës

Partia Demokratike dënon me forcë qëndrimet e Edi Ramës i cili prej një jave sulmon opozitën, por nuk gjen asnjë moment për të dënuar kërcënimin që i është bërë Kryetarit të Partisë Demokratike nga banditi Emiliano Shullazi.

Si kryeministër i vendit, Edi Rama do të duhej ta dënonte këtë ngjarje, më e pakta, e të distancohej nga ajo. Por ashtu si edhe me sulmin ndaj opozitës në parlament, Edi Rama mbron kriminelët dhe sulmon opozitën. Mosdistancimi është po aq i rëndë sa edhe kërcënimi. Mosdistancimi dhe mosdënimi i kësaj ngjarje nga Edi Rama është baraz me dalje zot kërcënimit, është baraz me mbrojtjen e kërcënuesit.

Opinioni publik është fare i qartë për ngjarjet mbi të cilët Edi Rama tenton të hedhë mjegull, si dikush që e ka humbur davanë.

Emiliano Shullazi është arrestuar disa herë në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike, dhe ka vuajtur dënime. Sic provohet edhe nga arkivat e medias dhe të drejtësisë, ai u arrestua edhe në zgjedhjet vendore të vitit 2011 dhe u dënua me burgim.

Fakt është se Emiliano Shullazi në zgjedhjet e fundit parlamentare ishte njeriu kryesor i shtabit elektoral të Saimir Tahirit, dhe janë qindra e mijëra qytetarë të Tiranës dëshmitarë okularë për afërsinë dhe shoqërimin e tij me Ministrin e sotëm të Rendit.

Sic është fakt, se Emiliano Shullazi u lirua menjëherë pas përplasjes së përgjakshme në zemër të Tiranës, 5 ditë më parë, me të vdekur e të plagosur. Sic është fakt se oficerë të forcave speciale ishin në radhët e bandës së tij. Sic është fakt lehtësia që gëzon ai për të kërcënuar fjalën e lirë, opozitën dhe kreun e saj.

Këto pra janë faktet që tregojnë për mbështetjen dhe lidhjen që ka kjo bandë me Edi Ramën, Saimir Tahirin e kompani.

Read More
10 Jan
0

Basha: Të vendosur në betejën kundër krimit dhe lidhjeve me politikën, deri në fitore

Deklaratë e Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Përshëndetje

Jam sot këtu për një mesazh të shkurtër.

Dua t’i bëj të ditur Kryeministrit të vendit, se asnjë përpjekje e tij, asnjë kërcënim përmes krimit dhe banditëve të tij, nuk ka për të pasur sukses.

Eshtë e qartë, se Edi Rama me aleancën me krimin po mundohet të instalojë regjimin e heshtjes, të mbysë kritikën dhe kundërshtimin, të ndalë fjalën e lirë.

Por kjo nuk ka për të ndodhur.

Ky skenar i Ramës ka nisur herët, ka nisur që ditën e tij të parë në parlament, ku bashkë me betimin kërcënoi se s’kishim parë asgjë akoma. Madje, ai pikërisht për këtë u betua, për të sulmuar e goditur opozitën, fjalën e lirë.

Skenari i tij për mbytjen e kritikës, kundërshtimit dhe fjalës së lirë, vazhdoi me dhunimin fizik të përfaqësuesve të opozitës në Kuvend, përmes deputetëve të inkrimuar, të sjellë enkas prej tij në atë sallë, me këtë qëllim, goditjen e së vërtetës, goditjen e kundërshtimit, goditjen e fjalës së lirë.

Kjo dhunë u shoqërua sic e dini edhe me kërcënime me jetë për deputetin dhe përfaqësues të tjerë të Partisë Demokratike.

Pak ditë më parë, Edi Rama ka hedhur hapin tjetër, duke frymëzuar një bandit si Emiliano Shullazi, i cili rrethohet gjithë ditën nga favore qeveritare, që të kërcënojë sërish opozitën, konkretisht mua si Kryetar i Partisë Demokratike.

Edi Rama nuk po kupton, se skema e tij është dështake, është skema e një furacaku të dëshpëruar, i cili pasi e ka zhytur vendin në krizë, e pasi ka themeluar një normë korrupsioni të përbindshme në çdo zyrë publike, kërkon që përmes inkriminimit dhe lidhjeve me krimin, të mbajë mbyllur fjalën e lirë, tenton të heshtë opozitën, e vetmja shpresë sot për ta nxjerrë vendin nga ky tunel i errët ku e ka futur Edi Rama.

Partia Demokratike nuk ka pasur asnjë ditë të sajën takim me frikën.

Dhe nuk do të ketë kurrë një takim të tillë.

Une i bëj sot me dije qytetatarëve të vendit, demokratëve dhe gjithë qytetarëve pavarësisht bindjeve politike, se ne do të jemi këtu çdo orë më të vendosur se kurrë për tu përballur me të keqen. Do të zhvillojmë betejën tonë me lidhjet kriminale dhe do të çojmë përpara dekriminalizimin e qeverisjes, politikës dhe sferës publike në tërësi.

Do të dështojë pra me turp çdo skenar i Edi Ramës dhe xhahilëve të tij.

Çdo ditë, Partia Demokratike, opozita dhe unë do të jemi në shërbim të interest më të lartë publik, në shërbim të së vërtetës.

Të vërteta të hidhura ka shumë për Edi Ramën. Të vërteta të hidhura po dalin ditë për ditë në dritë për qeverisjen e tij, por vendi s’ka për të mbetur peng i asnjë bande.

Ne shërbejmë Shqipërinë europiane dhe do ta bëjmë pareshtur, me përkushtim e devocion pa u ndalur asnjë ditë.

Faleminderit!

Read More
10 Jan
0

Testimi i mjekëve dhe infermierëve, i paligjshëm, diskriminues, korruptiv

Deklaratë e kreut të Departamentit të Shëndetësisë, Tritan Shehu, mbi nismën e qeverisë për të testuar mjekët dhe infermierët

Mbas Kryeministrit, Ministria e Shëndetësisë konfirmon fillimin e një procesi të tillë “testimi”, denigrues dhe të jashtëligjshëm.

Ata që nuk do ta “fitojnë” këtë “provim”, do të humbin vendin e punës.

Kjo inisiative nuk është e bazuar në ligj, praktikën tonë e ndërkombëtare.

“Testimet” e tilla tingëllojnë abuzive, jo profesionale dhe bien ndesh ëdrejtat e profesionistëve dhe të njeriut.

Janë diskriminuese se tentojnë të largojnë qindra specialistë nga puna për t’i zëvëndësuar me të tjerë.

Personeli ynë shëndetësor provohet në procesin e diplomimit, në provimin e shtetit, nëpërmjet edukimit të vazhdueshëm, apo konkurseve.

Ne po e ndjekim me vëmendje këtë proces “sui generis”.

Jemi në pritje të publikimit të dokumentave të domosdoshme zyrtare.

Më tej do të veprojmë qoftë politikisht, qofte duke atakuar vendime të tilla në Kuvend e organet e drejtësisë.

Read More