Blog

31 Jan
0

Transparencë dhe nxjerrje përgjegjësie për implikimin e forcave të armatosura në trafik droge

Rasti i majorit të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge është një tjetër dëshmi që tregon se ku ka përfunduar integriteti i forcave tona të armatosura. Duhet transparencë e plotë dhe e menjëhershme për rastin. Duhet llogaridhënie deri në pikën e fundit.

Partia Demokratike i kërkon Ministres së Mbrojtjes të bëjë transparencë mbi rastin e majorit të Forcave të Armatosura të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge.

Kjo është një cështje e rëndësisë publike, ka të bëjë me sigurinë kombëtare, dhe nuk mund të trajtohet nga Edi Rama apo zonja Kodheli si punë e tyre personale.

Kur një major, nga më të besuarit sic pranohet zyrtarisht, përfshihet në trafik ndërkombëtar droge, një ministre nuk mund të fshihet e të bëjë arroganten.

Ne do të kërkojmë në parlament interpelancë me zonjën Kodheli, por ftojmë prokurorinë të nisë një hetim të plotë për zbardhjen e ngjarjes.

Si ka mundësi që shërbimi informativ i ushtrisë, apo strukturat e tjera monitoruese nuk kanë informacion për oficerët me detyra kaq delikate sa majori në fjalë, i cili ishte një nga pilotët e besuar të flotës tonë ajrore?

Si mund të rekrutohet majori i besuar nga trasikantët ndërkombëtarë të drogës?

Të dhënat tregojnë se majori ka hyrë dhe ka dalë 6 herë nga vendi gjatë vitit të fundit deri para pak ditësh kur ndodhi ngjarja në Spanjë.

A ka të dhëna Ministria e Mbrojtjes, se ku shkojnë oficerët, dhe me cfarë aktiviteti merren kur janë jashtë shtetit për specializim?

A është ai i vetmi oficer që ka kryer këtë aktivitet, dhe a kanë dijeni eprorët për këto raste?

Ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe janë bërë shumë reforma e përpjekje për arritjen e standarteve në këtë sektor në shumë vite.

Por me Edi Ramën ka vetëm kthim mbrapa. Fabrika kokaine e shndrrimi i vendit në kolumbi të Europës. Pak kohë më parë, u zbulua se insfrastruktura e mbrojtjes ishte përdorur për trafik droge. Në fillim Edi Rama dhe Ilir Meta u tallën dhe i quajtën avionët e narkotrafikut mushkonja, por më pas të dhënat treguan përdorimin kriminal të Gjadrit dhe pikave të tjera dhe qeveria u detyrua nga presioni publik e qytetar të mbyllë aerodromet. Rasti i majorit të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge është një tjetër dëshmi që tregon se ku ka përfunduar integriteti i forcave tona të armatosura.

Duhet transparencë e plotë dhe e menjëhershme për rastin. Duhet llogaridhënie deri në pikën e fundit.

Partia Demokratike do të vërë në lëvizje cdo mjet derisa kjo ngjarje të zbardhet e të dalin të gjithë përgjegjësit e përgjegjësitë për implikimin skandaloz të forcave të armatosura në trafik ndërkombëtar droge.

Read More
31 Jan
0

Dy Shqipëri; Rama me miqtë e tij ndërtojnë pa leje, shtëpitë e të pamundurve hidhen në tokë

Ligji nuk vepron njësoj në Shqipëri me Edi Ramën. Kërbaci për qytetarët e pamundur, kulaci për miqtë e kryeministri. Kjo është filozofia e qeverisjes dhe thelbi i saj. Shqipëria e rilindur nuk qenka e qytetarit, por e pushtetarit.

Shqipëria sot, është një Shqiperi ku futet në burg qytetari dhe lejohet të shkelë ligjin sipas qejfit pushtetari.

Arroganca e këtij pushteti ka arritur në ate pikë sa qytetarët dhunohen, u shkatërrohet prona dhe futen në burg deri për një fjalë goje, ndërkohe që miqtë e kryeministrit e deri ministrat e tij e shkelin ligjin pa pikën e përgjegjësisë.

Ndërkohë që qytetarëve në cdo cep të Shqipërisë u prishen shtëpitë dhe bizneset e ndërtuara me djersën e tyre, vetë kryeministri e nisi ditën e parë të punës duke ndërtuar pa leje, miqtë e tij ndërtojnë në mes të parkut të liqenit, deputeti buze detit, ndërsa ministri i tij ndërton pa leje në mes të Tiranës.

Veliaj si minister i mirëqënies sociale apo i të ‘vobektëve’ sic i quan ai shqiptaret e ndershëm, e ka treguar disa herë deri tani arrogancën e pushtetit. Kësaj here e bën duke shkelur ligjin! Sepse si ministër dhe punonjës i shtetit duhet të ishte i pari që të zbatonte ligjin dhe jo të justifikohet.

Për më tepër, nuk duhet të reklamoje me të madhe faktin që po nderton një qendër rinore, sepse vetëm me parate që vellai i vet ka fituar me tendera në 1 vit e gjysëm qeveri, mund të kishte ndërtuar jo një, por njëzet të tilla.

Por me sa duket, ligji nuk vepron njësoj në Shqipëri me Edi Ramën. Kërbaci për qytetarët e pamundur, kulaci për miqtë e kryeministri. Kjo është filozofia e qeverisjes dhe thelbi i saj. Shqipëria e rilindur nuk qenka e qytetarit, por e pushtetarit.

Read More
30 Jan
0

Basha: Krimi i organizuar, sfida më e madhe për shtetin ligjor dhe integrimin

Kryetari i Partisë Demokratike priti Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit pranë Komisionit Europian, Christian Danielsson. 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit pranë Komisionit Europian, Christian Danielsson, me të cilin ndau shqetësimin për rritjen e kriminalitetit në vend dhe depërtimin e krimit deri në nivelet më të larta të qeverisjes.

Basha shprehu shqetësimin e thellë të kthimit të vendit në një terren të favorshëm për prodhimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, duke përmendur rastet e fundit të instalimit të impiantit të kokainës, apo përfshirjen e efektivit të FA në trafik ndërkombëtar të narkotikëve.

Kryetari i Partisë Demokratike vlerësoi se dekriminalizimi është një proces jetik për vendin, e për të ardhmen europiane, pasi cdo ditë po konstatohen raste të emërimit të personave me precedentë të rëndë penalë deri në postet me të larta të qeverisjes.

Basha e njohu Drejtorin e Zgjerimit me aktet e njëanshme të mazhorancës që synojnë kapjen e drejtësisë dhe jo reformimin e saj.

Korsia që po ndjek mazhoranca, tha Basha, pa konsensus, pa ekspertizën e partnerëve ndërkombëtarë, pa përfshirjen e aktorëve të drejtësisë, është e rrezikshme, dhe e kundërta e modelit europian për të cilin ka nevojë vendi.

Read More
30 Jan
0

Majori në trafik droge, dëshmi e dështimit të çdo strukture përgjegjëse

Deklaratë e deputetit Strazimiri. Në Spanjë, aksidentalisht, ka dalë në pah se në çfarë derexheje është katandisur siguria kombëtare, Forcat e Armatosura, Policia Ushtarake, strukturat inteligjente dhe të informacionit të ushtrisë dhe të Policisë së Shtetit, kontrolli i territorit, lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve.

Dje në seancë plenare, Kryeministri njoftoi opinionin publik se në Malaga të Spanjës, citoj; “është rrëzuar nga Gurdia Civil”, një helikopter që transportonte drogë nga Maroku në Spanjë dhe se piloti ishte një major, pra një officer i lartë i Forcave të Armatosura të Republikës.

Më tej, Ministria dhe ministrja e Mbrojtjes e cilësoi, citoj; “një ngjarje të pakëndëshme” dhe një “gabim” të “njërit prej pilotëve më të besuar të Forcës sonë Ajrore”.

E vërteta është se në Spanjë ka ndodhur shumë herë më shumë se “një ngjarje e pakëndëshme” apo një “gabim”.

Në Spanjë, aksidentalisht, ka dalë në pah se në çfarë derexheje është katandisur siguria kombëtare, Forcat e Armatosura, Policia Ushtarake, strukturat inteligjente dhe te informacionit të ushtrisë dhe të Policisë së Shtetit, kontrolli i territorit, lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut te narkotikëve.

“Rilindja” e strukturave inteligjente të ushtrise dhe policisë, me ish-punonjës të “shtëpisë me gjethe”, operativë të Sigurimit të Shtetit, në këto 498 ditë i ka lidhur sytë, veshët, duart dhe këmbët çdo qelize të shtetit, duke u lënë dorë të lirë organizatave kriminale nga e gjithë bota të hapin praktikisht “zyrë pune” në Shqipëri.

Në 498 ditë, Edi Rama ia doli të “rilindë” trafikun e kokainës në baza më të shëndetëshme se kurrë ndonjëherë në këtë vend, madje më të shëndetëshme edhe se në ’97 kur nuk kishte fare qeveri;

me linja të mbrojtura nga qeveria, e cila “nuk I sheh” e “nuk I dëgjon”, madje as kur kanë investuar aq shumë sa për të ndërtuar laboratorë përpunimi të kokainës e kur lënda e parë e furnizimi u vjen nga ana tjetër e globit.

Në 498 ditë Shqipëria është kthyer në një vend me “ofertë” të pakufizuar për krimin dhe trafikun ndërkombëtar, I cili rekruton këdo, madje edhe ushtarakë të lartë të çertifikuar si të besueshëm nga qeveria shqiptare, madje në mënyrë të përsëritur, me firmen e vetë ministres, të cilët për këtë shkak kanë akses në informacionin dhe bazat më të rëndësishme të NATO-s, siç është rasti më I fundit I majorit të Forcës Ajrore.

Nëse aksidentalisht, helikopteri I drogës, nuk do të kishte përfunduar në telat e tensionit të lartë në Spanjë, I kthyer “nga pushimet” piloti në fjalë do të rikthehej “në krye të detyrës” I pashqetësuar, për të transportuar “sajmirin” e kryeministrit nëpër gërxhet e jugut, nga ku njofton se çfarë suksesi ka arritur në luftën kundër mushkave dhe barit nëpër monopate malesh.

Aktualisht, individë me të dhëna të tilla, “gabimesh” apo “lapsusesh” “të vogla”, të gjitha në lidhje me vepra penale të trafikut të paligjshëm, kanë penetruar për shkak të vullnetit politik në çdo qelizë të shtetit, në polici, ushtri, shërbimin civil e deri në parlament.

Sot krimi nuk po lufton me shtetin! Sot krimi është në shtet!

E vetmja gjë që ia prish qetësinë dhe harmoninë idilike me Kryeministrin dhe qeverinë, janë aksidentet, si ai i Divjakës apo ky i Spanjës, dhe herë pas here Interpoli… me operacione që fillojnë në anën tjetër të globit e përfundojnë në oborrin e qeverisë.

Read More
30 Jan
0

Sarajet e shkeljes së 4 ligjeve, Rama merr në mbrojtje ndërtuesin e tij

Partia Demokratike denoncon rastin e vilave të paligjshme në Parkun e Liqenit, dhuratë e Ramës në këmbim të sarajeve të Surrelit. 10 pyetje për kryeministrin, mbi paligjshmërinë flagrante të këtyre ndërtimeve. 

Dje papagalli i Edi Ramës beri 3 faqe deklarate politike në përpjekje për t’iu pervjedhur shqetësimit qytetar për kafshimin e parkut të liqenit nga ndërtuesi/financues i sarajeve të Surrelit që Edi Rama po e paguan në natyrë.

Partia Demokratike nuk pyeti me se e kalon kohën Lame-Ziu por pse nuk vepron shteti ligjor në Parkun e Madh të Tiranës kur ka edhe vendim prishje dhe INUK, e ka detyrim ligjor të veprojë brenda parqeve.

Z.Lame para 2 vitesh bënte lolon duke kërkuar të mos zgjerohet rruga e Elbasanit se do dëmtohej Parku i Liqenit, packa se zgjerimi i rrugës u shërbente 2 milionë qytetarëve. Ndërsa sot, për interesat e ndërtuesit të Edi Rames nuk e ka problem të thotë se do legalizojë me mënyre të dyshimtë qindra hektare mes Parkut te Liqenit, mjaft që Edi Rama ta lërë në krye të parave.

Papagalli i Edi Ramës rreket të tregojë një hartë të zonave informale, por nuk besoj që ai të shfaqet kaq axhami dhe mos të kuptoje se qëllimin e perdorimit të tokës e përcakton Plani Rregullues i Tiranës dhe ky plan ka shqyrtuar dhe respektuar vendimet e KRTRSH.

Lamja bëri 3 faqe llogje për t’iu fshehur thelbit të problemit. Sot po i rikthehemi thelbit të ceshtjes dhe kemi 10 pyetje për z.Rama:

1. A janë ato saraje, ndërtime të paligjshme apo kanë leje ndërtimi?

2. A ndodhen brenda vijës së Parkut të Liqenit të miratuar me vendim KRTRSH-së të 2004 dhe vendim të KRT Tiranë dhe KRTRSH, të 2006?

3. A janë këto ndërtime të paligjshme në dhunim të disa ligjeve në fuqi?

4. A janë këto saraje në dhunim të Planit Rregullues të Tiranës?

5. A ka vendim ligjor nga INU prej disa muajsh për prishjen e tyre?

6. A është ky ndërtues i njëjti që ka ndërtuar sarajet e Surrelit?

7. A po e paguan në natyre mikun tënd z.Rama duke e lejuar të kafshojë mushkëritë e Tiranës?

8. Pse nuk vepron INUK që shkon deri në rrugica të qytezave në kundërshtim me ligjin dhe nuk vepron këtu që e ka me detyrim?

9. Pse përdoren standarte të dyfishta?

10. Sa ligje të tjera duhet të shkelë ky familjari i Edi Ramës derisa të funksionoje shteti ligjor?

Bën mirë që kryeministri të përgjigjet vetë për këto pyetje dhe të mos fshihet më pas papagajve! Ata janë të pafuqishëm për të mbuluar paligjshmerinë luksoze në Parkun e Liqenit dhe standardet e dyfishta kriminale që Rilindja e Edi Ramës po zbaton për qytetarët e këtij vendi.

Read More
29 Jan
0

Ndërtuesi i sarajeve të Ramës, zapton liqenin, shkel 4 ligje, dhe është i paprekshëm

Miku e donatori i Edi Ramës, ndërtuesi Ardian Nela shkel 4 ligje, dhunon planin rregullues të Tiranës, dhunon vendimin e KRTRSH së 2004 kur Lame ishte sekretar, dhe vazhdon i qetë ta cojë deri në fund shkeljen brutale të ligjeve pasi objektet po përfundojnë ndonëse ka një vendim prishje prej disa muajsh nga inspektoriati i Bashkisë. INUK ka shkatërruar pronën e ligjshme të mijëra qytetarëve, por nuk prek vilat e paligjshme të mikut të Edi Ramës, vetëm 2 km larg zyrave të qeverisë.

A e dini ku gjendet rezidenca qeveritare e Presidentit të Republikës, në këtë foto?

Nuk është asnjëra nga këto dy ndërtesat këtu. Eshtë kjo këtu në cep që mezi duket. Dy vilat luksoze që shohim janë të oligarkut të Edi Ramës.

Keto janë dy ndërtime të paligjshme brenda Parkut të Madh të Liqenit. Sipas ligjeve në fuqi në parqe nuk lejohet as të jepet leje zhvillimi dhe as të legalizohen objekte ndërtimi. Për më tepër, parqet, zonat arkeologjike dhe vija bregdetare janë të vetmet raste ku INUK ka tagër të veprojë pa pritur asnjë njoftim nga pushteti vendor.

Në këtë rast, Inspektoriati Ndërtimor vendor ka vendosur prishjen e këtyre objekteve.

Pse nuk prishen? Pse INUK bëhet SNUK?

Arsyen e kësaj paligjshmërie kriminale tek Parku i Madh i Liqenit, duhet ta kërkojmë në Surrel.

Lidhja e pronarit të këtyre objekteve me Edi Ramën është e njohur dhe ka themele e mure të forta.

Shkelësi i ligjit tek Parku i Madh i Liqenit, është ndërtuesi i sarajeve të Surrelit. Kursimtari Edi Rama me 3000 euro kursime jete përfitoi saraje, të vlerësuara sipas ekspertëve me mbi 1 milionë euro vetëm vlerë betoni. Për pasojë, Edi Rama e shpërblen donatorin e tij duke e lejuar të kafshojë mushkëritë e qytetit, si të ishte prona e vet.

Jemi vetëm 2 kilometra larg zyrave të qeverisë, por ligji këtu nuk vepron. Ligji nuk është i barabartë.

Ndërkohë që ndërtues-financues i Edi Ramës është i paprekshëm, janë me mijëra qytetarë të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë që gjenden sot mbi gërmadhat e pasurisë së tyre të ligjshme, të bërë hi nga INUK-u që sillet si bandë e paligjshme. Janë me mijëra, qytetarët e pamundur që kishin banesën e jetës së tyre, ose një dyqan që mbanin familjen, që nuk e kanë më sot, për shkak të paligjshmërisë së bandës INUK. Ndërsa ndërtuesi i sarajeve të Edi Ramës, shkel 4 ligje, dhunon planin rregullues të Tiranës, (dhunon edhe vete vendimin e KRTRSH se 2004 kur z. Lame ishte sekretar i KRTRSH) dhe vazhdon i qetë ta cojë deri në fund shkeljen brutale të ligjeve, sic mund të dallohet lehtë mes fotove të fillimit të Nentorit 2014 ku objektet janë pa dyer, pa dritare dhe pa grila, dhe fotos së sotme ku objektet po përfundojnë ndonëse ka një vendim prishje në fuqi prej disa muajsh.

Edhe sa ligje të tjera duhet të shkelë ky oligark që të funksionojë shteti ligjor?

Read More
28 Jan
0

Projektligjet e PD për uljen e çmimit të naftës dhe energjisë, Rama para mundësisë për të reflektuar

Deklaratë e nënkryetarit Spaho. Nëse Edi Rama nuk i miraton këto dy iniciativa, ai konfirmon edhe një herë se ka braktisur popullin e këtij vendi, dhe është aty thjesht për interesat e tij dhe të klientelës që e rrethon. Qeveria duhet të reflektojë përpara se të jetë vonë. Në të kundërt, qytetarët do të marrin vetë në duar të ardhmen e tyre, do të mbrojnë familjet dhe vendin nga kursi i pandalshëm shkatërrimtar i Edi Ramës. 

Partia Demokratike sapo dorëzoi në Kuvend, dy projektligje që synojnë uljen e cmimit të naftës dhe uljen e cmimit të energjisë.

Nga sot, Edi Rama, ka në dorë mundësinë për të miratuar këto projektligje, për t’u shërbyer qytetarëve të vendit, duke hequr taksën e qarkullimit, e duke ulur TVSH-në për energjinë elektrike me masën 14 përqind.

Deri më sot, Edi Rama ka bërë zgjedhjen e kundërt, ka rritur taksën e qarkullmit në mënyrë të përsëritur, duke bërë që karburanti sot të paguhet nga shqiptarët shumë shtrenjtë, duke i ndaluar ata që të përfitojnë nga ulja e madhe e cmimit të naftës kudo në rajon, në europë e në botë.

Deri më sot, Edi Rama ka bërë zgjedhjen e kundërt, ka rritur cmimin e energjisë me 25 përqind, ndërkohë që erdhi në pushtet duke premtuar ulje drastike të faturës, me reduktimin e TVSH-së.

Sot, ai ka në tryezë dy projektligje që do të bënin të mundur kthimin e normalitetit në vend, uljen e cmimit të naftës dhe të energjisë për ekonominë dhe familjet.

Nisma e Partisë Demokratike, është materializimi i kërkesës së përditshme të qytetarëve, të cilët po vuajnë papunësinë dhe varfërinë më ekstreme të 20 viteve të fundit, për shkak të politikave dhe taksave të Edi Ramës,.

Nëse Edi Rama nuk i miraton këto dy iniciativa, ai thjesht do të konfirmojë edhe një herë se ka humbur cdo kontakt me realitetin, ka braktisur popullin e këtij vendi, dhe është aty thjesht për interesat e tij dhe të klientelës qe e rrethon.

Qeveria duhet të reflektojë përpara se të jetë vonë.

Në të kundërt, qytetarët do të marrin vetë në duar të ardhmen e tyre, do të mbrojnë familjet dhe vendin nga kursi i pandalshëm shkatërrimtar i Edi Ramës.

Dhe ne do të jemi në ballë të protestave me masive që ka njohur ndonjëherë vendi.

Read More
28 Jan
0

Rama hakmerret ndaj protestuesve, fushatë gjobash për ndalimin e makinave

Partia Demokratike denoncon ndëshkimin policor me porosi të kryeministrit. Këto janë shenjat e një regjimi që ka humbur legjitimitetin, që kërkon të nënshtrojë me forcë qytetarët e vendit. Të tillë regjim, e ka vuajtur ky vend për shumë vite. Qytetarët e vendit do të ngrihen edhe më të shumtë, edhe më të bashkuar derisa e keqja të shkulet me rrënjë. 

Menjëherë pas protestës së qytetarëve kundër cmimit të lartë të karburantit, Edi Rama ka nisur hakmarrjen duke e urdhëruar policinë e shtetit në një ofensivë gjobash e ndëshkimesh për drejtuesit e mjeteve që ndaluan të hënën për 5 minuta makinat.

Megjithëse Policia e Shtetit ishte vënë në dijeni për këtë protestë, ajo ka marrë urdhër të gjurmojë makinat e targat, dhe të ndëshkojë qytetarët që u ngritën kundër taksave të larta të Edi Ramës.

Ky është reagimi i një oligarku që sundon mbi qytetarët dhe që refuzon të dëgjojë zërin e tyre.

Shqiptarët gjetën një mundësi për të shprehur edhe një herë shqetësimin dhe kërkesën e tyre për uljen e cmimit të naftës, duke refuzuar për 5 minuta tarifat e qeverisë.

Kjo erdhi pas kërkesave të përsëritura, por të injoruara nga Edi Rama.

Pas kësaj lëvizje masive, mbarë popullore, në cdo rrugë të Shqipërisë, pritej normalisht që kryeministri të reflektonte, sic do të bënte cdo kryeministër normal i një vendi normal.

Po cfarë bën Edi Rama. Ndëshkon me gjoba, duke thelluar politikën e tij të kërbacit ndaj qytetarëve. Pasi mban me kokëfortësi cmimin më të lartë në rajon e në Europë të karburantit për shkak të taksave të përsëritura që ka vënë, duke ndëshkuar ekonominë e cdo familjeje në vend, tani kur qytetarët protestojnë, vendos ti ndëshkojë sërish ata. Dhunë ndaj qytetarëve, e njëjta dhunë që vazhdon që prej ditës së parë kur erdhi në pushtet, teksa nga ana tjetër, Edi Rama ruan dhe konsolidon favoret dhe paprekshmërinë ndaj njerëzve të tij, ndaj klientelës së tij.

Këto janë shenjat e një regjimi që ka humbur legjitimitetin, që kërkon të nënshtrojë me forcë qytetarët e vendit. Të tillë regjim, e ka vuajtur ky vend për shumë vite. Manovra dhe gjeste policore si këto bënte regjimi i vjetër në agoninë e tij.

Qytetarët e vendit do të ngrihen edhe më të shumtë, edhe më të bashkuar.

Ky regjim oligarkësh që varfëron popullin, krijon papunësi e padrejtësi do të ndalet.

Partia Demokratike do të jetë në krye të protestave, që nuk do të ndalen, derisa e keqja të shkulet me rrënjë.

Read More
27 Jan
0

Taksat dhe korrupsioni e zbresin Shqipërinë pas 5 vitesh në renditjen e lirisë ekonomike

Raporti i Heritage Foundation dhe Wall Street Journal, hedhin poshtë propagandën e qeverisë. Ekonomia shqiptare po vuan nga asfiksia që kanë sjellë rritja e taksave, korrupsioni e klientelizmi. Shqipëria ka rënë me 7.5 pikë në lirinë për të hapur biznes dhe me 5 pikë në lirinë për të investuar.

Propaganda e fryrë dhe boshe e qeverisë për gjendjen e ekonomisë shqiptare është diskredituar edhe një herë sot kur “Heritage Foundation” dhe “Wall Street Journal”, raportuan rënien për herë të parë të Shqipërisë pas 5 vitesh në aspektin e lirisë ekonomike, për shkak të rritjes së taksave dhe korrupsionit, cka ka përkeqësuar mundësinë për të investuar dhe ka zhytur në krizë ekonominë shqiptare.

Renditja e Shqipërisë në krahasim me vitin e kaluar është përkeqësuar me 9 pozicione.

Heritage Foundation konstaton rënie me 7,5 pikë të lirisë për të bërë dhe për të hapur biznes si dhe rënie të lirisë fiskale për shkak të taksave të Edi Ramës.

Mundësia për të investuar është zvogëluar gjithnjë e më shumë nga qeveria, e cila ka ulur me 5 pikë lirinë për të investuar.

Qeveria ka rritur tatimin mbi të ardhurat personale deri në 23% dhe mbi fitimin deri në 15%, por ajo nuk ia ka dalë të rrisë të ardhurat buxhetore, cka është dëshmi e informalitetit dhe korrupsionit.

Me qeverinë Rama-Meta duhen 200 ditë për të filluar një biznes.

Qeveria ndërhyn përmes klientelës dhe korrupsionit në cmimet e brendëshme duke dëmtuar konkurencën e lirë, duke kontribuar në krizën ekonomike.

Kjo pra është tabloja e zymtë e ekonomisë tonë me qeverinë e Edi Ramës, cka po sjell varfëri, papunësi, e thellim të krizës.

Shifrat e bëra publike nga Heritage Foundation konfirmojnë faqe botës gjëndjen e rëndë keonomike, papunësinë e varfërinë që shqiptarët e ndjejnë në kurriz prej më shumë se 1 viti.

Asnjë paradë suksesesh imagjinare të stilit të dikurshëm nuk mund të mbulojë të vërtetën e hidhur që jetojnë sot shumica e shqiptarëve dhe që po e konstatojnë edhe institucionet prestigjioze ndërkombëtare.

Rritja e taksave, korrupsioni e padrejtësitë e dyshes Rama-Meta e kanë zhytur Shqipërinë ne krizë ekonomike.

Eshtë koha që shqiptarët të marrin në dorë fatet e tyre, është koha të ndalim shkakun e krizës, që është keqqeverisja Rama-Meta.

Read More
27 Jan
0

PD, dy amendamente për uljen e çmimit të naftës dhe energjisë

Partia Demokratike kërkon heqjen e taksës së qarkullimit, dhe uljen e TVSH për energjinë me masën 14 për qind. Dhe nisjen e punës për një paketë masash për nxjerrjen e vendit nga kriza. Ndryshe protestat do të përshkallëzohen, deri në largimin e qeverisë. 

Partia Demokratike falenderon qytetarët shqiptarë që iu përgjigjën dje masivisht thirrjes së opozitës në të gjithë Shqipërinë, duke fikur për 5 minuta makinat në gjithë rrugët e vendit si shenjë refuzimi ndaj cmimit të karburantit më lartë në rajon e Europë.

Qytetarët, folën qartë dje kundër rritjes së takës së qarkullimit me 24 lekë të reja për litër, që prej ardhjes në pushtet të qeverisë-Rama.

Eshtë faktuar përtej cdo propagande e mashtrimi se Shqipëria ka çmimin më të lartë në rajon si rezultat i taksave të larta që aplikohen nga qeveria ndaj karburanteve.

Përllogaritja e këtyre taksave tregon se qytetarët dhe bizneset paguajnë për cdo litër karburant, 1008 lekë taksën-rama. Kjo e ka shndërruar Shqipërinë në vendin ku paguhet më shtrenjtë karburtanti, edhe pse me të ardhurat më të ulëta në Europë, teksa në rajon nafta dhe benzina blihet nga 120 dollarë fuqia 8 muaj më parë, në 48 dollarë sot.

Abuzimi i qeverisë rama-meta me qytetarët, vecanërisht me ata në nevojë, vazhdon me rritjen nga 7.7 lekë në 9.5 lekë të cmimit të energjisë. Që do të thotë efektivisht një rritje prej 25 përqind për shumicën e qytetarëve ndërkohë që të ardhurat e tyre janë më pak se sa vitin e shkuar.

Protesta e djeshme ishte refuzim ndaj rritjes së cmimeve e ritjes së taksave që ka sjellë mbylljen e vendeve të punës, rënien e konsumit, rritjen e papunësisë dhe varfërisë dhe futjen e vendit në spiralen e krizës ekonomike.

Për këtë arsye, Partia Demokratike paraqet sot në Kuvend amendamentet për ndryshimin e Ligjit për Taksat Kombëtare dhe ndryshimin e Ligjit për TVSH duke propozuar; Heqjen e rritjes së Taksës së Qarkullimit dhe rikthimin në nivelin  e mëparshëm; dhe dy, uljen me 14% të TVSH për energjinë elektrike sipas vetë premtimit elektoral të Edi Ramës.

Kërkojmë shqyrtimin me shpejtësi të këtyre amendamenteve ditën e enjte në seancë dhe votimin e tyre me konsensus.

Qeveria duhet të refklektojë sa nuk është vonë.

Ulja e dy taksave të sipërpërmendura është vetëm hapi i parë në sprapsjen e politikës së futjes së duarve të qeverisë në xhepat e qytetarëve dhe sipërmarrjes që ka sjellë edhe asfiksimin e ekonomisë kombëtare dhe individuale, sic e thekson sot edhe raporti prestigjioz i Heritage foundation.

I bëjmë thirrje qeverisë dhe shumicës parlamentare të shqyrtojnë pa vonesë dhe të aprovojnë propozimet tona.

I ftojmë të nisin nga puna për një pakete masash për nxjerrjen e ekonomisë nga kriza ku e ka futur vendin rritja e taksave, paligjshmëria dhe arroganca e qeverisë rama-meta.

Në të kundërt, Partia Demokratike do të përshkallëzojë protestat masive popullore kundër taksave e cmimeve të larta, kundër varfërisë, papunësisë dhe krizës ekonomike, kundër padrejtësisë dhe paligjshmërisë së qeverisë, deri në largimin e saj.

Read More