Blog

16 Dhj
0

Krimet po shtohen, policia ka prioritet porositë dhe propagandën e Edi Ramës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani dënon largimin e Policisë së Shtetit nga detyra dhe arsyeja kryesore e ekzistencës së saj, që është rendi dhe siguria publike. Krimet kundër jetës e pronës dhe aksidentet po shtohen çdo ditë.

Ngjarjet e rënda sot, me 3 viktima në Tiranë dhe me të plagosur në Durrës, po dhe ngjarjet e rënda dje, e cdo ditë, po dëshmojnë se rendi dhe siguria vazhdojnë të jenë në gjëndje kritike në Shqipëri dhe pasiguria për qytetarët po rritet cdo ditë.

Ky është realiteti që po jetojmë, por duhet të kujtohemi se ende disa ngjarje nuk dalin në media, pasi krimet kundër jetës e pronës, grabitjet me maska, aksidente tragjike, po ndodhin cdo ditë, dhe sidomos ato të periferive dhe rretheve të largëta policia nuk i raporton.

Partia Demokratike është e shqetësuar për përkeqësimin e situatës së rendit dhe sigurisë, gjë që vjen drejpërdrejtë si pasojë e shfokusimit të policisë nga detyra e saj kryesore, dhe përqendrimi tek porositë, urdhërat dhe aksionet propagandistike të Edi Ramës.

Kjo situatë skandaloze dhe e papranueshme e rendit dhe e sigurisë është përgjegjësi e Edi Ramës, i cili e ka vërsulur policinë ndaj qytetarëve të pamundur, ndaj familjarëve të varfër që s’kanë me se të paguajnë energjinë, ndaj të moshuarve, shpesh dhe ndaj grave e të miturëve, duke braktisur arsyen kryesore pse ekziston kjo strukturë dhe pse mbahet nga taksat e publikut, dhe arsyeja kryesore është rendi dhe siguria publike.

Partia Demokratike kërkon me vendosmëri që  Policia e Shtetit të rikthehet në rolin e saj kushtetues, e të refuzojë përdorimin politik.

Të shërbejë për qytetarët e për sigurinë e tyre, dhe jo për propagandën e Edi Ramës.

Krimi po rritet e po fiton terren.

Kjo është një përgjegjësi e rëndë nga e cila nuk do të mund të shpëtojnë dot ata që e kanë për detyrë ta luftojnë krimin.

Ne nuk do të lejojmë që kronika e zezë të kthehet në një normalitet për vendin tonë.

Read More
16 Dhj
0

Rama-Meta po rrënojnë çdo standard demokratik dhe po rrezikojnë bashkëjetesën demokratike në vend

Kryetari i Partisë Demokratike pret Drejtorin për Cështjet e Europës Qendrore dhe Jugore në Departamentin amerikan të Shtetit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti Drejtorin për Cështjet e Europës Qendrore dhe Jugore në Departamentin amerikan të Shtetit, Thomas Yazdgerdi në një takim ku shprehu shqetësimin e thellë për rrënimin nga mazhoranca në një vit e gjysëm të standardeve demokratike të arritura në 24 vite.

Kryetari Basha e informoi z. Yazdgerdi për asgjësimin e instrumentave të mbikqyrjes parlamentare dhe sulmet fizike me skenarë të mirëorganizuar nga kryeministri, me anë të deputetëve me të shkuar kriminale, të cilët gjenden enkas në kuvend për të kërcënuar fjalën e lirë.

Basha i bëri të ditur zyrtarit amerikan se në kundërshtim me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, mazhoranca refuzoi tre kërkesa radhazi të opozitës për të ngritur komision hetimor për shitblerjen e votave në Korcë, vjedhjen e miliona të dhënave të serverit të tatimeve, si dhe për të hetuar mekanizmin e emërimeve kriminale.

Kryetari i Partisë Demokratike i shprehu përfaqësuesit të Departamentit Amerikan të Shtetit alarmin për kapjen e institucioneve të pavarura nga dyshja Rama-Meta dhe rritjen e presionit ndaj gjykatave. Pushteti absolut oligarkik dhe shteti arbitrar, e jo demokracia dhe shteti ligjor është realiteti që po instalon në vend kjo dyshe, tha Basha.

Basha u ndal tek dhunimet masive të të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, dhunimin e banesës, veprimet në kundërshtim me ligjin dhe urdhrat e vendimet e gjykatave dhe shoqërimet e paligjshme në polici deri të fëmijëve të mitur, si dhe natyrën thellësisht selektive dhe arbitrare të fushatave të ndërmarra nga ekzekutivi. Në takim kryetari i opozites vuri në pah faktin se media dhe shoqëria civile janë nën trysninë e vazhdueshme të qeverisë.

Basha theksoi se opozita kërkon prej muajsh normalizimin e jetës parlamentare përmes funksionimit të Parlamentit sipas rregullores e Kushtetutës dhe cmontimit të mekanizmit që promovon të inkriminuarit nga administrata deri në Parlament.

Duke i bërë të ditur zyrtarit të lartë amerikan se rrënimi i standarteve demokratike po rrezikon bashkëjetesën demokratike në vend, kryetari i opozitës shprehu bindjen se monitorimi dhe asistenca e partnerëve tanë strategjikë do të kontribojnë në rikthimin e stabilitetit politik të vendit.

Basha rikthesoi qëndrimin e Partisë Demokratike se harta territoriale e miratuar nga shumica ka për synim kapjen e zgjedhjeve në tavolinë dhe deformimin e vullnetit dhe të drejtës së qytetarëve për një qeverisje sa më afër tyre.

Për këto arsye kjo hartë e interesave politike dhe pazareve të dyshes Rama-Meta është e papranueshme nga opozita.

 

 

 

Read More
15 Dhj
0

Rama themeloi papagallin me rrotacion, disa pyetje për deputetin Manja

Edi Rama ka themeluar institucionin e papagallit me rrotacion në parti, që sulmon opozitën sa herë që Partia Demokratike denoncon realitetin e keqeverisjes, të korrupsionit, të braktisjes së qytetarëve.

Kemi sot disa pyetje për deputetin Ulsi Manja;

A është emëruar motra juaj me shkollë të mesme nëndrejtoreshë shkolle në Dibër?

A është emëruar vëllai juaj shef i zyrës së kurrikulës në Drejtorinë Arsimore në Dibër?

Cilët janë fermerët që kanë marrë subvencion nga qeveria në Dibër, a janë ata miqtë tuaj?

Pse keni refuzuar ti takoni studentët e Dibrës, pasi Edi Rama mbylli atje universitetin?

Cila është hera e fundit që keni pritur apo dëgjuar qytetaret e zonës tënde elektorale?

Read More
15 Dhj
0

Basha: Partia Demokratike nuk e pranon dhe nuk do ta pranojë kurrë hartën e pazareve të pista Rama-Meta

Nuk jam këtu për të komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese sepse nuk e kam bërë këtë dhe nuk do ta bëj kurrë, edhe pse kësaj radhe vendimi na u komunikua me twitter nga Kryeministri Edi Rama.

Jam këtu për të përsëritur edhe njëherë qendrimin tonë. Harta territoriale Rama-Meta u ndërtua pa konsensusin me opozitën, u ndërtua pa pyetur qytetarët, u ndërtua kundër frymës së bashkëpunimit dhe gjithëpërfshirjes të këshilluar nga institucionet ndërkombëtare, të pritur, të dëshiruar nga qytetarët, të kërkuar nga praktika më e mirë e 23 viteve.

U ndërtua në kundërshtim me kriteret e rekomanduara nga institucionet e specializuara vendase dhe të huaja për një qëllim të vetëm; sepse nuk është hartë reforme por është tortë e ndarjes elektorale të Shqipërisë.

Partia Demokratike nuk e pranon dhe nuk do ta pranojë kurrë këtë hartë të turpshme të pazareve të pista Rama-Meta dhe të thërrimeve për këdo tjetër që u ul në këtë sofër. Ne do të ndërmarrim të gjitha hapat e nevojshëm politikë, institucionalë, demokratike, duke rivendosur sovranitetin e qytetarëve në këtë proces jetik që është ndarja territoriale e vendit; duke u kujtuar oligarkëve se pronarë të këtij vendi nuk janë ata, por është sovrani, janë qytetarët, të cilët janë shprehur, e do të vazhdojnë të shprehen.

70 mijë firma janë depozituar sot për referendume lokale që përfaqësojnë qindra mijëra qytetarë anembanë vendit për të cilët kjo hartë është e papranueshme, është në kundërshtim me interestat e tyre, është armike e interesave të tyre. Partia Demokratike do të jetë në krah të tyre, do të jetë zëdhënëse e fuqishme e zërit të tyre, përfaqësuese e interesit të tyre dhe drejtuese e protestës së tyre të drejtë dhe legjitime kundër kësaj maskarade.

 

 

Read More
15 Dhj
0

Shqiptarët janë braktisur nga kjo qeveri, vendi po zhytet përditë e më thellë në krizë

Kryetari i Partisë Demokratike takon nga afër banorët e qarkut të dibrës, të cilët ankohen për faturat aforfe, çmimin e lartë të naftës, mungesën e tregut dhe të fuqisë blerëse që ka sjellë kalbjen e prodhimit. Janë hequr infermieret në fshatra dhe mësuesit me përvojë janë zëvendëusar me militantë. Studentët në Peshkopi protestojnë për mbylljen e universitetit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur në qarkun e Dibrës, në turin e bashkëbisedimit me qytetarët. Rritja e çmimeve, faturat aforfe të energjisë elektrike, mungesa e tregut dhe e subvencioneve për fermerët kanë qenë disa prej shqetësimeve të shprehura nga banorët. Po kështu, mungesa e infermierëve dhe rritja e kostos për shërbimet shëndetësore ka bërë që banorët të vihen në vështirësi të meëdha për jetën dhe shëndetin e tyre, pasi nuk kanë mundësi të shkojnë nëpër spitale.

“1800 deri 2000 lekë e marrim litrin e naftës, 130 lekë është në Maqedoni. Ku është ul nafta?! Për ne nuk është ul as nafta dhe asgjë. S’ka subvencion, s’ka asnjë gjë. Jemi duke i hedh prodhimet në prrua prapë”, ankohet një banor.

“ Fëmijët e mi kanë bërë 200 kuintalë mollë, sot janë kalbur të shtëpia”.

“U ba qe 6 muaj, infermieren në fshatin tonë e kan hek dhe nuk ka”, shpreh shqetësimin një banor.

“Këto mbifaturimet na kanë ardhur …. ne nuk jemi fabrika të shpenzojmë nga 100 mijë lekë energji elektrike”.

Basha: “Nga jugu në veri,nga lindja në perëndim shqiptarët janë braktis nga kjo qeveri, taksat i ka rrit, çmimet e naftës i ka rrit, po përgatit të rrisë çmimin e energjisë. Nuk e thotë. Thotë mesatarizim. Ça do me thënë mesatarizim?! D.m.th rritje apo ulje?”

Në Peshkopi, kryetari i Partisë Demokratike u njoh me shqetësimin e studentëve për mbylljen e universitetit. Me një shkresë të ardhur nga Ministria e Arsimit theksohet se ky universitet do të mbyllet më 31 mars dhe studentët do të transferohen në universitetin e Durrësit. Studentët thonë se nuk kanë mundësi t’i vazhdojnë studimet dhe paralajmërojnë protesta, nëse nuk do të rishikohet vendimi.

Ne jemi përballë vendimit që duhet patjetër ta ndërpresim studimin, sepse ne nuk është se jemi këtu se s’kemi aftësi të studiojmë dhe në Tiranë apo në Durrës por problemet ekonomike na kanë lënë në universitetin e Peshkopisë, shprehen studentët. Dega jonë, biokimi nuk rezulton në Durrës. Ne nuk kemi asnjë shpresë se çfarë do të bëhet me ne, theksojnë ata.

Basha: “Kjo qeveri nuk do qytetarë të lirë, nuk do qytetarë të ditur, nuk do qytetarë të arsimuar, nuk do qytetarë me mendje të pavarura, do papagaj.”

“Studentët, të paktën 2000 vetë do përfundojnë në bulevard dhe do vish ti shikosh çdo ditë”!

Basha: “Studentët duhet t’i prijnë të gjithë qytetarëve me guximin e tyre dhe ne do na keni në krah, ne do na keni në ballë të protestës tuaj.”

Banorët e Peshkopisë i bënë të ditur z. Basha se ka rënë fuqia blerëse dhe nëpër dyqane janë shtuar aq shumë listat sa po i çojnë dhe subjektet tregtare drejt falimentimit. Një tjetër shqetësim është shprehur nga mësuesit të cilët po largohen çdo ditë nga puna, për t’u zëvendësuar me mësues pa arsimin përkatës dhe vellezër e motra të deputetëve.

“Jam mësues matematike, kam mbaru në ‘94. Jam largu nga puna në një kohë që 90 % e mësuesve në Kala të Dodës janë me arsim të mesëm”, shprehet një arsimtar.

“Kam 24 vite pune në arsim, kam shkallën e parë të kualifikimit, kam mbaru gjuhë – letërsi, sot jam pa punë”, pohon një mësues i shkarkuar në mënyrë arbitrare.

Read More
15 Dhj
0

Rama-Meta, asnjë shpjegim për 1.2 milionë dollarë dhuratë për klientin e saj

 

Deputetja Ademi denoncon heshtjen e qeverisë pas denoncimit të skandalit financiar, ku oligarkia shpërblen klientin në kundërshtim me ligjin. I biri shef i madh në Ministri tenderon për të atin, ndërsa Ministri i Metës thotë se janë të pavarur. Mosmbajtja e përgjegjësisë thellon abuzimin

1.2 milionë dollarë është dhurata e dyshes Rama Meta për klientin e saj, dhe prej tre ditësh, oligarkia nuk jep asnjë sqarim.

I biri e tenderon këtë shumë për të atin, duke shënuar një rekord mahnitës në fushën e korrupsionit, një precedent mbase unik në gjithë botën, dhe sërish oligarkia hesht.

Doli Ministria e Mjedisit e Metës, dhe Partia e Ramës e sulmuan opozitën me hartime.

Për faktin, që tashmë është publik, asnjë përgjegjësi.

Ministri i Metës thotë se tenderin e miliona dollarëve e paskan bërë drejtoritë rajonale, dhe flet për pavarësinë e tyre.

Po 600 inxhinierë të specializuar nëpër drejtoritë rajonale në gjithë Shqipërinë që u shkarkuan drejpërdrejtë me firmën e Ministrit, dhe u zëvendësuan me militantë pa shkollë të LSI, cfarë tregojnë, pavarësinë e drejtorive rajonale?

Me urdhërin e oligarkisë, drejtoritë rajonale vetëm sa zbatojnë urdhërat e shefit.

Ministri i Metës thotë se “po”; klienti i saj i ka marrë 1.2 milionë dollarë, por këto janë gogla, janë pak se fondi është më i madh. Po përse nuk e bën transparente Ministria, pse nuk i bën publike, listën e projekteve. Përse nuk bën publike planet e mbarështrimit të pyjeve. Përse nuk e bën publike procedurën e ndjekur, si i ka ndarë paratë?

Ne e sfidojmë sot dyshen Rama-Meta të tregojë publikisht nëse e kanë respektuar ligjin për këtë rast.

Po nuk kanë se si. Sepse oligarkia nuk ndjek procedurë, ligj apo transparencë. Ka vetëm një plan në fuqi. Ndarja e hiseve me miqtë, pasurimi i shpejtë, dhe abuzimi me sa më shumë fonde.

Kjo kur papunësia, e mjerimi janë ulur këmbëkryq.

Por shqiptarët janë në protestë. Dhe do ta ndalin të keqen.

 

Read More
15 Dhj
0

Urimi i Ramës, letër nga ferri, shqiptarët në mjerim e errësirë

Kryeministri po dërgon letra për fundvit, ndërkohë që pensionistët janë pa shpërblim, nëpunësit pa pagën e 13. Urimi i Ramës, hipokrizi, kur mijëra familje janë në errësirë në prag të festave për shkak të faturave abuzive, dhe qindra të rinj, familjarë, gra, të mitura e të moshuar, janë në qeli, se nuk kanë me cfarë të paguajnë. Salianji denoncon edhe debitorin Damian Gjiknuri. 

Letra e Edi Ramës për qytetarët, është në të vërtetë një letër nga ferri.

Nuk ka si të jetë ndryshe, kur mijëra familje sot janë në errësirë, janë të pamundura për të paguar energjinë dhe faturat abuzive, sepse nuk kanë një vend pune, nuk kanë asnjë burim ekonomik.

Urimi për festat e fundvitit, është hipokrizia më e madhe që mund të ndodhë me realitetin e zymtë që e ka krijuar ai vetë, Edi Rama me politikat e represionin e tij, me shtetin policor, me rritjen e taksave, me dështimin e njëpasnjëshëm në ekonomi, me papunësinë e mjerimin që ka krijuar.

Shkruan Edi Rama letra, por pensionistëve u ka hequr shpërblimin e fundvitit, nuk rrit me asnjë qindarkë të ardhurat e tyre dhe të nëpunësve, dhe nuk u dha pagën e trembëdhjetë.

Firmos letra urimi Edi Rama por e ka kthyer OSHEE-, në portat e ferrit, ku asnjë qytetar nuk merr përgjigje, ku ankesat mbeten aty stok, ndërkohë që faturat abuzive dhe kamatvonesat mbi to po bëjnë kërdinë.

Edi Rama nuk kthen përgjigje për milionat arbitrare që u janë lënë poshtë derës familjeve si gjobë bandash.

Nuk kthen një përgjigje për familjarët, për gratë e të miturat, të rinjtë e të moshuarit që po i mban në biruca në këtë prag fundviti për shkak se nuk paguajnë dot, se nuk kanë me se të paguajnë. 

Edi Rama po inkriminon masivisht qytetarët. Po fut ndasi, duke i quajtur hajdutë të pamundurit, ndërkohë që vjedhësit më të mëdhenj të energjisë administrojnë pushtetin dhe janë drejtorët e tij.

Eshtë hipokrizi e asgjë më shumë kjo letër, kur në fakt, Edi Rama ndau 600 milionë euro me kompaninë CEZ, në një aferë të pastër korruptive kundër interesave të shqiptarëve.

Kemi sot rastin e Ministrit të Energjisë, Damian Gjinkuri. Në vitin 2010, ai ka qënë deputet, por debitor i paralajmëruar nga kompania në atë kohë, me 3 muaj pa paguar. Për Edi Ramën, ky është hajdut energjie. Sot cdo qytetar në këto kushte do të kishte përfunduar ose në errësirë, ose në burg. Por Damiani është ministër. Dhe janë mijëra familjarë që trajtohen si qytetarë të dorës së dytë, pa të drejta, pa mundësi apelimi, askush nuk dëgjon zërin e tyre.

Ndaj qytetarëve nuk u ka mbetur asnjë mundësi tjetër. 

Letra e Edi Ramës do të përfundojë aty ku e kanë vendin të tilla letra. 

Edi Rama nuk ka lënë zgjidhje tjetër, përvec protestës. 

Dhe protestë do të ketë, edhe më masive edhe më popullore, derisa e keqja të ndalet.

 

 

 

 

 

 

 

Read More
14 Dhj
0

Fermerët në krizë, bujqësia para kolapsit

Kryetari i Partisë Demokratike i bën qeverisë apel nga Korca: Mos shkelni mbi djersën e shqiptarëve, durimi i popullit po soset

Kryetari  i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dëgjuar nga afër shqetësimet e fermerëve ne Pojan, Zvezdë, Zëmblak, Tvoran, të cilët po përballen me një situate tepër të vështirë. Mijëra tonë prodhime bujqësore, si patate, qepe fasule, e molle, po u kalben nëpër magazina. Çmimi i naftës, i plehrave, i farërave, dhe i pesticideve është rritur, kostot e prodhimit janë më të larta se kurrë, ndërsa fuqia blerëse ka rënë. Fermerët shprehën shqetësimin  për favorizimin që po u bëhet kompanive importuese të produkteve bujqësore. Po kështu, fermerët te cilët sot llogarisin miliona dëme, i bënë të ditur zotit Basha se nuk kanë marrë asnjë subvencionim. Në të gjithë qarkun e Korçës, theksuan ata, janë shpërndarë subvencione për katër personat te cilët merren me shitblerje toka.

“Të gjitha, dhe plehrat kimike dhe pesticidet janë rritur gati 15%. Premtuan që do të subvencionin prodhimin me skemat që bënë bujë  por deri tani  asnjeri s’ka marrë asgjë, unë kam 40 kuintal (fasule) gjendje në magazinë. Me çfarë te ardhurash do të mbjell unë për mot?”, shprehet një fermer.

Basha: Pse nuk shite këtë vit?

“kanë futur nga jashtë”

“Para tre vjetëve e andej kam marrë 10 milion në 6 dynym. Tashi vjen puna mbledhim supet,tani me çfarë lekësh do shkojmë ne të blejmë ato plehrat kimike, naftën si do ta marr që thotë ai ula naftën, çfarë nafte ka ulur, çmimi është 1780”, ankohet një fermer i zonës.

Basha: Në vend që të fabrikojë realitete nga ekrani i TV, të  vijë dhe t’i shikojë vetë se çfarë ka bërë. Ja kjo është vepra e tij.

“T’i ndalojnë prodhimet që hyjnë që nga Italia e nga hyjnë, që ta shesë fshatari. Shumë investime që erdhën këtë vit ne qarkun e  Korçës i morën katër vetë, te cilët shumë pak kanë të bëjnë me bujqësinë”, denoncon një fermer.

“Dvorani sivjet ka fundosur fare. Kemi vënë lekë nga xhepi dhe nuk e përballojmë dot jetesën”, pohon një banor i fshatit.

“Të tëra shpenzimet më kanë ikur në greminë bashkë me Edi Ramën, bashkë me autobuzin që doli fshat më fshat dhe qytet që na bëri ato premtimet. S’kanë bukë të hanë njerëzia që jeton nëpër fshatra  e ju thoni shpenzime, as gjë bukë s’kanë të hanë”, pohon një banor.

“Kam paguar jo më pak se 5 milion lekë me ilaçe dhe tani s’po shitet malli, gjynah. Ku të ha bukë unë, të vete të vjedh. Atëherë qeveria të vërë dorë këtu të bllokojë doganat t’i shesë, pastaj t’i hapë”.

Basha i ka bërë thirrje qeverisë të reflektojë pa humbur kohë, të mbajë premtimet që dha për bujqësinë. “Njerëzve u ka ardhur laku në fyt,- tha zoti Basha, ndërsa qeveria ia doli që në një vit t’i kthejë fermerët 10 vite pas”. “Fermerët janë në krizë, bujqësia është para kolapsit”,- theksoi kryetari i opozitës.  “Përgjegjësinë për naftën e ka qeveria, përgjegjësinë për çmimin e plehrave e ka qeveria, përgjegjësinë për importin që po bën kërdinë në mënyrë korruptive duke i lënë produktet tuaja të kalben në fushë, e ka qeveria. Përgjegjësitë e tyre do t’i mbajnë një për një. Shqiptarëve u ka ardhur laku në fyt dhe kjo qeveri nuk është më as socialiste, as liberale, por është qeveri oligarkike që mendon vetëm për veten e vet”,- deklaroi zoti Basha.

 

 

Read More
14 Dhj
0

Edi Rama nuk tërhiqet nga penalizimi i mijëra studentëve


Drejtuesi i Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike, Boci denoncon kursin e Edi Ramës që përjashton nga e Drejta Kushtetuese për Arsimin e Lartë 40 përqind të studentëve. Rritja e tarifave financiare tjetër akt armiqësor ndaj studentëve, dhe favorizim i klientelës private. Protesta e tyre është e drejtë dhe do të mbështetet nga qytetarët.

Edi Rama nuk po tërhiqet nga kursi i tij i mbrapshtë, i politikës agresive, madje armiqësore me studentët.

Megjithëse kërkesat e studentëve janë të drejta e legjitime, Edi Rama po rezufon të dëgjojë zërin e tyre.

Nga njëra anë, studentët po shtrëngohen të paguajnë 40 përqind më shumë tarifën e shkollimit, në një kohë kur varfëria e papunësia po thellohet në mënyrë dramatike, por më e keqja Edi Rama ka vendosur të heqë në mënyrë arbitrare të drejtën kushtetuese për arsim të lartë, për 40 përqind të studentëve.

Ulja e kuotave për master me 40 përqind, është thjesht përjashtim me dhunë e 40 përqind të studentëve që kanë mbaruar nivelin e parë, nga e drejta e tyre themelore për arsimin e lartë.

Të përjashtuarit nga Edi Rama, që janë mijëra studentë, gjenden sot në udhëkryq, pasi kanë investuar 3 vite të jetës së tyre, dhe kursimet e prindërve, për një gjë që nuk vlen fare në tregun e punës.

Studentët që kanë mbaruar 3 vitet e bachelorit, por që nuk lejohen nga Edi Rama të vazhdojnë studimet për nivelin e dytë të masterit, janë pa profesion, pasi mundësitë për punësim me këtë nivel arsimor janë zero. 

Ky vendim i Ramës është në dëm të interesave të mijëra studentëve e familjeve të tyre, por është një vendim që favorizon klientelën e tij, pasi këta të rinj do të jenë të detyruar të hyjnë në borxhe të mëdha financiare për të plotësuar shkollimin tek privatët.

Ministria e Arsimit gënjeu publikisht dy ditë më parë.

Tarifat për studentët janë rritur me rreth 40 përqind. Kuotat për studentët për nivelin master janë ulur po ashtu me 40 përqind. Kjo është e vërteta.

Por studentët s’do ta lejojnë të keqen. Ne dhe qytetarët e vendit, do të jemi në protestë bashkë me ta për kauzën e tyre të drejtë.

 

 

Read More
14 Dhj
0

Rama-Meta mbulojnë korrupsionin skandaloz me sulme qesharake ndaj opozitës

Zëdhënësja Nebijaj denoncon faktin se qeveria nuk mban asnjë përgjegjësi pas publikimit të aktit korruptiv, ku i biri i tenderon të atit 1.2 milionë dollarë. Rama dhe Meta bëhen qesharakë me reagimet e tyre që konfirmojnë skandalin, por sulmojnë opozitën për transparencën që bën

Fakti është se forma e korrupsionit që kanë instaluar Edi Rama dhe Ilir Meta, është e denjë për rekord gines.

1.2 milionë dollarë, që i biri shef i madh tek Ministria e Mjedisit, ia tenderon të atit të tij, që ka kompani fidanësh.

Ky është fakti, ja ku është e dokumentuar tek buletini zyrtar.

Qytetarët dhe opinioni publik, janë edhe më shumë të tronditur nga reagimi i dyshes Rama-Meta.

Edi Rama nga njëra anë e pranon që kjo ka ndodhur, dhe del e sulmon opozitën. Papagalli është kthyer në institucion, i njëjti refren. Asnjë përgjegjësi për këtë akt skandaloz, vetëm tymnajë politike. Por publiku nuk coroditet nga kjo, fakti mbetet.

1.2 milionë dollarë, i biri drejtor ia tenderon babait biznesmen.

Në anën tjetër, në një garë absurde se kush duket më qesharak, Meta me Ministrinë e Mjedisit, edhe ai e pranon, por thotë se këto tendera me miliona euro nuk i bën ai, por vartësit në rrethe, që qenkan edhe të pavarur. Të gjitha estradat të mbledhura bashkë nuk do t’ia kalonin dot kësaj shakaje qeveritare.

Por problemi është shumë serioz.

Këto para janë të taksave të shqiptarëve.

Taksat e shqiptarëve po ndahen në tavolinat e miqve, sipas një skeme të pastër korruptive.

Kjo është në të vërtetë qeverisja Rama-Meta dhe arsyeja e vetme e ekzistencës së tyre.

Papunësia e varfëria po thellohet, Rama e Meta ndajnë hiset me klientelën.

Cmimet dhe taksat po rriten, Rama dhe Meta e rrjeti i tyre i interesave pasurohen.

Oligarkia e milionave do të ndalet.

Populli është në këmbë.

Read More