Blog

15 Nën
0

Elbasani nën shtypjen e varfërisë, papunësisë, errësirës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha takohet me banorët e Elbasanit të cilët denoncojnë varfërinë ekstreme dhe terrorin policor.

Varfëri ekstreme, papunësi, terror policor. Kjo është panorama e Elbasanit sot. Në takimet e zhvilluara me kryetarin e Partise Demokratike, Lulzim Basha, banorët e kanë njohur me gjendjen tejet të vështirë ekonomike që po kalojnë. Sipas banorëve, ata e kanë të vështirë të sigurojnë edhe bukën e gojës, ndërsa çdo ditë përballen me terrorin policor për faturat e energjisë elektrike të cilat në shumicën e rasteve janë abuzive. Fëmijëve përveç se të mësojnë nën dritën e qirinjve, u duhet të përballojnë dhe terrorin policor.

– “Më mirë të na vrasë, se sa kështu; më mirë poshtë tokës se sa sipër! Ilaçe nuk marrim dot. Kam 100 mijë lekë ilaçe, një vit që i kam marrë e nuk i kam larë. Ço 5 mijë lekë sot, 3 mijë lekë nesër. Kështu do jetojmë ne?!”, thotë një qytetar.

– “Çfarë kërkon Edi Rama? I kemi njerëzit, në punë asnjë. Unë me një pension jam. 30 mijë lekë i dua ilaçe. Ku ti gjej unë?”, shprehet një tjetër.

– “Unë jam e sëmurë, me dy çuna beqarë në shpi, pa punë. Unë…do e vras veten, nuk duroj dot ma”, tha e dëshpëruar një nënë.

– “Unë jam në klasë të parë. I bëjmë mësimet me qiri. Na ka ardh policia në shtëpi, na ka tremb natën”, shprehet i frikesuar nje femije.

– “Vetëm kriminelët bëjnë kështu. Edhe Enver Hoxha ishte kriminel, po ta jepte një shpi. Ky as shpi, as punë, asgjë”, akuzoi një qytetar tjetër.

– “Këta s’po kapin kriminelët, vijnë te ne se s’kemi drita”, protestoi një elbasanas.

Situatë e vështirë paraqitet edhe në zonat rurale. Fermerët prodhues të duhanit thonë se çdo premtim që u është dhënë në fushatë ka rezultuar mashtrim dhe se që pas zgjedhjeve, askush nuk ua hap më dyert. Asnjë ndihmë apo mbështetje nuk kanë parë nga shteti, ndërsa vazhdojnë të përballen me rritje taksash dhe çmimesh. Nga ana tjetër, studentët e universitetit “Aleksandër Xhuvani” shprehin shqetësimin për dyfishimin e tarifave dhe pamundësinë e prindërve për t’u paguar vijimin e studimeve.

– “Unë e quaj sistem enverist këtë. Sepse e ka shkatërru këtë popull, e ka çu mu në fund”, thotë një qytetar.

Basha: Vende pune jo, rritje rrogash jo, rritje pensionesh jo, këtej rrit çmimet dhe faturat.

– “Kam hallin e djalit, se mos ma heqin nga puna. E kanë thirr dhe i kanë thënë je i padëshirueshëm për komunitetin se ke bërë propagandë për Ahmet Zogun”, ankohet nje banor.

– “Kush mbyll një shkollë, hap një burg, këtë po bën kjo qeveri”.

– “Unë kam votuar për të majtën se thashë ndoshta do bëjë ndonjë mrekulli të madhe. Jo vetëm mrekulli që nuk bënë, po më morën bukën e kalamajve”, apelon një qytetar.

Read More
14 Nën
0

Kukësi në revoltë: S’kemi punë, s’kemi përkrahje, s’kemi drita, s’kemi bukë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, takohet me qytetarët e Kukësit dhe banorët e zonave rurale të rrethit verior. Denoncohet papunësia, varfëria, dhe shtrenjtimi i çmimeve, rritja e naftës, ndërperja e energjisë elektrike.Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar turin e bashkëbisedimit me qytetarët, duke u ndalur me banorët e Kukësit. Gjendja tepër e vështirë ekonomike, papunësia e lartë dhe mungesa e investimeve kanë qenë shqetësimet që ata i kanë shprehur zotit Basha. “Kukësi është  diskriminuar,- thanë banorët ndërsa kanë gjetur rastin ti kujtojnë kryeministrit se “liqeni që furnizon me energji elektrike gjithë Shqipërinë ka përmbytur tokat e tyre dhe qeveria nuk ka dhënë asnjë ndihmë, madje të parëve që u ka ndërprerë energjinë  janë ata”. Mbyllja e filialit të Universitetit të Kukësit ka qenë një tjetër shqetësim i banorëve, të cilët thanë se nuk kanë mundësi ti çojnë fëmijët në shkollë.

“Kam votu që 20 e ca vjet majtas. Mirë po më heq prej pune, po ma gjej një ven pune se të kam pagu taksat tash 20 vjet”, shprehet një banor.

“Dokumenti që më kanë dhënë mu është se filani që është me shkollë të lart largohet dhe futet një me shkollë të mesme”, denoncon një qytetar.

“8 veta asnjë nuk e kam në punë. Me 5 mijë lekë mbaj familjen dhe me një ndihmë ekonomike”, rrëfen një qytetar.

“Nuk ka as vende pune. Jam vetë i 5, me një përkrahje marr 32 mijë lekë të vjetra. 185 mijë lekë vjen fatura e dritave”, ankohet banori.

“Mbyllja e universitetit për ne është krim. Ne nuk e përballojmë dot”.

“Ma bërrnut nuk ka ku me shku ma tepër. Po duhet me u çu në këmbë ky popull se u mbytëm me borxhe”, bën thirje një kuksian.

“Furnizohet krejt Shqipëria me tokat e Kukësit (liqeni) që janë të përmbytura krejt dhe vjen e i ndëpret energjinë mas pari Kukësit. Turp të ketë!”

“Unë i bana 48 vjet, kam pa lloj lloj qeverish. Po ma si ky nuk ban me ia marr shpirtin popullit or ti. Tashi unë vetë i 5 ku ha?!”, pyet i revoltuar një qytetar.

“Ai ka thënë nuk do të ketë më pare që të paguhen nëpër spitale. 2-fish jam tu pagu nëpër doktorrata”.

Basha: Problemi është që në vend që të reflektojnë e të tërhiqen nga rruga e gabuar, po e çojnë zullumin edhe më tej. Do ta rrisin çmimin e energjisë kur s’kanë hapur asnjë vend pune. Taksat po i rrisin prapë për 2015-ën. 460 milion dollarë më shumë parashikojnë me u marr shqiptarëve.

Banorët e zonave rurale i thanë zotit Basha se, rritja e çmimit të naftës ka bërë që toka të mbetet djerrë, pasi nuk kanë asnjë mundësi për ta punuar.

“Kam djalin, ka mbaru shkollën e mesme dhe nuk e kam çu në shkollë të lartë se s’kam lekë. Jam vetë i 7-të”, shprehet një banor i zonës.

“Nafta, sa ma poshtë të ulet se krejt kjo tokë është djerrë se nuk kemi lekë”.

“Në qoftë se një dynym bën në Lushnje 13 mijë lekë, këtu është 17-19 mijë, sa nuk punohet fare”, ankohet një tjetër.

“Që del Erion Velia bën dasëm 400 milion lekë, ku i mori për një vit?  Mi dha nana! Po ne as s’kemi nane? Pse s’po na i japin nanat tona? Të dalim në protestë dhe ti thona ndal, se do të jetë shumë vonë”, shpreh revoltën banori i Kukësit.

Read More
14 Nën
0

Shehu: Buxheti 2015 rëndon qytetarët, bizneset si edhe ul punësimin

Deputeti i PD Sherefedin Shehu analizon projektbuxhetin 2015 dhe konstaton se nga ky projekt përfitojnë vetëm qeveritarët.

Analiza e buxheti 2015 tregon se, ndryshe nga deklarimet publike, qeveria po rrit taksat për luksin e saj. Buxheti shkon në 31.5% të PBB-së duke shënuar një rritje shpenzimesh me 3.2% të PBB-së kryesisht për qellime inproduktive mbasi investimet publike dhe shpenzime të tjera të rëndësishme ulen. Kështu barra e shtetit në ekonomi rritet me rreth 500 milionë dollarë ndërsa investimet publike ulen ndjeshëm ndaj viteve të mëparshme kur ivestohej 7% e PBB në një buxhet që ishte 28% të PBB-së ose ¼ e tij.

Buxheti 2015 rëndon qytetarët dhe bizneset si edhe ul punësimin. Barra fiskale rritet me 160 milionë dollarë, 60% e shtesës së PBB konsumohet nga qeveria dhe investimet publike mbeten 67 miliardë lekë sa në 2014. Në terma reale ato ulen nga 4.8% në 4.5% të PBB, ndërsa investimet në infrastrukturë ulen rreth 3 miliardë lekë.

Në buxhetin 2015 qeveria ka braktisur shtresat ne nevojë. Ata jane të pambrojtur nga rritja e taksave, tarifave dhe çmimit të energjisë elektrike. Në vend të kompensimit financiar qeveria ul buxhetin e ndihmës ekonomike nga 21 në 19.9 miliardë lekë. Qytetarët do të hiqen nga skema e ndihmës ekonomike dhe rreziku i varfërise rritet.

Ky buxhet ul pagat dhe pensionet. Pagat mbeten në nivelin vitit 2013 dhe parashikohen 1.2 miliard lekë për të indeksuar pensionet. Por, ndonese inflacioni eshte rreth 2%, cmimet e ushqimeve dhe shërbimeve bazë janë rritur 6%-8% sipas tremujorëve. Keshtu paga reale eshte rreth 15% më e ulet dhe pensionet duhet te rriten te pakten tre herë më shume se sa parashikon në buxhet qeveria.

Buxheti 2015 rrit luksin për qeveritarët. Ndërsa investimet dhe pagat ulen, shpenzimet administrative dhe fondi i pagave rriten. Buxheti i kryeministrit rritet 30% dhe shpenzimet administrative 12%. Fondi i pagave rritet 30 milion dollarë për të paguar shtimin e 176 shërbëtorëve dhe propogandisteve për kryeministrin, 1100 policëve, 400 policë burgjesh, 1400 nëpunesve në Ministrinë e Punës dhe disa të tjerë. Ky luks është tallje me të perndjekurit, të cilëve ju ka bllokuar dëmshperblimet dhe me pronarët, për të cilët ka vetëm 1.4 miliardë lekë nga të cilat 1 miliardë lekë do të merren nga legalizimet.

Buxheti 2015, perkeqeson shërbimet publike, si arsimi dhe shëndetësia dhe ato te ofruara nga pushteti lokal. Ndersa premtoi rritje ne 5% të PBB dhe dyfishim të buxhetit të arsimit, ne 2015 ai ulet rreth 400 milione leke. Ndërkohë investimet në arsim ulen, dhe në arsimin universitar investohen vetëm 3 milionë euro.

Në shëndetësi rritja e moderuar nuk garanton asnjë objektiv apo standard të premtuar dhe investimet janë vetëm 1,8 miliardë lekë. E njëjta gjë do të ndodhë me ujin e pijshëm, kanalizimet, pastrimin, etj. të ofruara nga pushteti lokal, mbasi grantet nga buxheti i shtetit ulen 5-29% sipas njesive.

Me këtë buxhet, qeveria braktis mbështetjen për bujqesine dhe po pergatit falimentimin e fermereve. Pas rivendosjes se TVSh për inputet, u shpall programi qe mbeshtet kliente te qeverise dhe jo fermeret. Keshtu nga rreth 6000 fermerë, që kanë përfituar mesatarisht çdo vit, kete vit dhe ne vazhdim pritet të ketë rreth 200 përfitues tregëtare dhe jo fermerë. Ne 2015 trefishohen kontributet e fermereve per sigurime shoqërore dhe rrezikohet perfitmi i pensionit. Nga 23 dhe 30 mijë lekë qe paguajne sot sipas zonave, ne 2015 duhet të paguajnë 80 mije lekë në vit pavaresisht zones.

Së fundi ky buxhet është i pambrojtur dhe rrezikon stabilitetin e financave publike. Evazioni i lartë, të paktën 40%, e bën te dyshimte rritjen e te ardhurave dhe do rrise arbitraritetin e administrates tatimore. Rritja e borxhit publik me 150 miliard lekë është inproduktive mbasi u provua se detyrimet e prapambetura ishin vetëm 25 miliardë lekë. Kjo ka rritur 9 miliard lekë koston e borxhit në 2015 dhe presionin per rritje te metejshme.

Skontimi i eurobondit e ka rritur huamarjen e huaj në rreth 70 miliardë lekë dhe nderkohe qeveria duhet te leshoje deri 15 miliarde lekë garanci për blerjen e energjisë. Për të gjitha këto rreziqe qeveria ka rezervuar vetëm 5 miliard lekë dhe kjo mbrojtje e ulet rrezikon investimet dhe projektet e tjera te buxhetit 2015.

Sic shihet, buxheti 2015 garanton vetem luksin e qeverisë dhe mbështet natyrën policore dhe dhunuese të saj.

Read More
13 Nën
0

Buxheti, më pak para për fermerët, për arsimin për shendetësinë, për të varfërit, më shumë para për luksin e Edi Ramës

Deputetët e Partisë Demokratike të Komisionit të Ekonomisë analizuan sot shifrat e projektbuxhetit 2015 të cilin e përkufizuan si buxhetin e mjerimit të shqiptarëve. Deputeti Sherefedin Shenu analizoi shifrat e shpenzimeve duke vënë në pah se ato ulen për shtresat në nevojë në mënyrë të ndjeshme, por nga ana tjetër buxheti rritet me 30% për shpenzimet e Kryeminist Edi Rama dhe për mjaft ministri të tjera. Sipas Shehut, nga 6 mijë fermerë në vit që janë subvencionuar, vitin e ardhshëm do të marrin para nga buxheti vetëm 200 fermerë. Ai nenvizoi edhe uljen e ndjeshme të investimeve publike. Deputetja Tabaku vuri theksin tek ulja e fondeve për pushtetin lokal, ish të përdjekurit dhe pronarët. Shifrat e qeverisë, sipas saj, tregojnë një ndihmë 10 herë më pak për ish të përdjekurit politikë krahasuar me vitin 2013. Ndërsa deputeti Ridvan Bode analizoi strukturën e projekbuxhetit 2015 duke e cilësuar si “zgjerim të madh të trashjes së zullumit të qeverisë”. Ai e vlerësoi si dramatike situatën ndërsa qeveria ka programuar për më pak se dy vite një shpenzim 500 milionë dollarësh për shpenzime operative.

Sherefedin Shehu: Më pak fonde për ndihmën ekonomike, 30 % më shumë për Kryeministrinë  

“Tashmë është bërë e qartë për të gjithë qytetarët shqiptar që ata do të mbajnë koston e keqqeverisjes. Deri më tani, është ilustruar dhe prezantuar, para gjithë qytetarëve dhe grupeve të tjera të interesit, që rritja e taksave do të jetë një kosto e cila do t’i varfërojë të gjithë shqiptarët dhe do të konsumojë gati 70% të rritjes së PBB vjetor. Por kësaj barre të dukshme dhe të drejtpërdrejtë, do ti shtohet edhe kërcënimi që ky buxhet i bën rritjes ekonomike, pra prosperitetit ekonomik të vendit tonë, sepse e para, qeveria konsumon 1/3 e PBB, por nga ana tjetër ky konsum është inproduktiv sepse shpërndarja e parave në buxhetin e vitit 2015 nuk kontribuon as në mirëqenien e qytetarëve shqiptar, por as në rritjen ekonomike të vendit dhe krijimin e vendeve të punës.

Që në fillim, shifrat e këtij buxheti, tregojnë që ky është buxhet vetëm për qeveritarët dhe nuk ofron asgjë për qytetarët. Tashmë, që vitin e kaluar, qytetarët e dinë që nuk do të ketë rritje të pagave dhe të pensioneve por fatkeqësisht ka rritje të shpenzimeve për pagat sepse qeveria po rrit numrin e punonjësve të administratës publike dhe rrit numrin e atyre punonjësve që nuk prodhojnë asgjë, përvecse i krijojnë luks Kryeministrit dhe do ta shikojmë edhe të referuar me shifra ku shtesa i përket kryesisht policëve dhe administratës që i shërben drejtpërsëdrejti Kryeministrit. Por, nga ana tjetër, rriten edhe shpenzimet administrative në një kohë kur totali i shpenzimeve rritet shumë pak dhe investimet nuk rriten aspak dhe njëkohësisht kemi shtim të nëpunësve inproduktiv. Këtu kemi një ilustrim të këtyre krahasimeve: Investimet rriten zero. Shikoni buxhetin e Kryeministrit që rritet 30%, investimet zero ndërsa shpenzimet administrative sic e shikoni rriten me 12%. Por është ironi e madhe sepse nga ana tjetër shikoni cfarë ndodh tek ndihma ekonomike. Qytetarëve u ulet edhe ajo pjesë me të cilën ata siguronin kafshatën sepse kjo është kategoria më vulnerabël. 21 miliard është këtë vit ky buxhet ndërsa do ta bëjë atë 19.800 miliard lekë.

Shikoni edhe piramidën e shtuar të administratës publike ku siç e shihni kryeson Ministria e Punës me lojrat që bën kryeministri duke fuqizuar këtë Ministër të cilit i beson vet. Eshtë administrata e Kryeministrit e cila shtohet me rreth 170 vetë, aparati i Kryeministrit. Ndër to, 53 vetë janë punonjës që i shërbejnë drejtpërsëdrejt kryeministrit, pjesa tjetër i përkasin departamenteve nën Kryeministrin dhe kemi rreth 1001 policë të shtuar, pra shumë qartë shikojmë  që ky buxhet i shërben vetëm Kryeministrit dhe krijimit të shtetit policor, tendenca më e rrezikshme në sistemet demokratike. Thashë që buxheti përbën një kërcënim për rritjen ekonomike dhe nëpërmjet buxhetit, i vetmi sektor ekonomik që përfiton dhe duhet të përfitojë mbështetje, është bujqësia. Por po ta shikojmë sektorin e Bujqësisë dhe politikat për zhvillimin rural në tërësi, ato janë ilustrimi më i qartë që me këtë buxhet qeveria goditjen më të madhe ua jep fermerëve.

Së pari, jeni të njohur me efektet e mëdha të rritjes së taksave që i godet këta edhe si konsumatorë por edhe si prodhues. Njëkohësisht është miratuar një ligj i cili trefishon kontributet e sigurimeve shoqërore, ose për pensionet, pra do ti hiqet edhe mundësia për të marrë një pension. Janë hequr masat që nxisnin rritjen e prodhimit bujqësor, siç ishte tatimi mbi vlerën e shtuar për inputet, i cili ishte dhe një premtim i bujshëm që do të hiqet TVSH-ja nga qeveria e sotme dhe më e keqja është, sepse është ristrukturuar i gjithë procesi i mbështetjes së drejtpërdrejtë të fermerve, siç do shikojmë edhe në grafik. Nga rreth 6000 përfitues, fermerë, që kanë përfituar mesatarisht çdo vit, nga viti 2008 në vitin 2013, në këtë vit deri tani janë rreth 200 përfitues dhe e keqja është që këta nuk janë fermerë por janë tregëtar sepse politikat e subvencionimit nxisin dhe mbështesin shtresën e tregtarëve me një argument i cili është i paparanueshëm në kushtet e zhvillimit të Shqipërisë ku akoma dominojnë fermat e vogla, që përgjithësisht janë ferma të mbijetesës, dhe që kanë nevojë për mbështetje për t’u strukturuar dhe për t’u integruar.

Ndërsa qeveria ka si qëllim që të mbështesë një grup i cili mesa duket është grup rreth apo afër qeverisë. Dhe ja raporti i numrit të përfituesve fermerë, nga 6000 ka rënë rreth 200 fermerë. Por disporpocioni i madh, dhe pamundësia për pensione duket në kontribute. Shikoni sot, pra në vitin 2014, sa paguajnë: 23.000 dhe 30.000 lekë kontribute dhe tani duhet të paguajnë rreth 800.000 lekë në vit çdo fermer dhe i padiferencuar nga zona fushore në zonën malore. Por në tërësi, qytetarët kërcënohen nga recesioni apo rënia ekonomike sepse, në kushtet ku rritet barra tatimore, investimet publike ulen dhe jo vetëm që nuk ka stimul ekonomik për biznesin, por përkundrazi ka vështirësi, ka barrë që duhet ta përballojë biznesi.

Së dyti, kemi një evasion të dukshëm fiskal që arrin minimumi në 40%. Në këtë situatë, qeveria, këtë gropë që krijon evazioni, synon që ta mbushë me rritjen e taksave. Por nga ana tjetër, kemi një borxh të lartë. Qeveria pretendon se po e ul por pesha e borxhit në raport me PBB mbetet më i larti historik përjashtuar vitin e qeverisjes së Partisë Socialiste. Siç e thamë dhe më përpara, mbështetja për prodhuesit apo për fermerët tashmë do të shndërrohet në mbështetje për tregtarët. Shikojmë çfarë ka ndodhur me investimet. Referenca është nga vitit 2013 ku pjesërisht kanë qeverisur Socialistët sepse po ti referohemi viteve të mëparshme, investimet kanë qenë në nivele shumë më të larta sidomos në raportin me PBB, siç e shihni dhe në 2013 kanë qenë rreth 6% të PBB, por kemi arritur edhe në 11% të PBB.

Pra këtu e shikojmë ç’ndodh me investimet. Pra nga 80 miliard lekë ato kanë zbritur në 67 miliard lekë dhe në këtë nivel do të jenë edhe në vitin 2015, pra zero rritje investimesh. Shikoni
në përqindjen ndaj PBB. Rreth 6% kanë qenë vitin e kaluar, kjo shifër në gjithë qeverisjen e Partisë Demokratike, dhe ka zbritur në 4.8 dhe shkon në 4.5. Pra nuk kemi rritje në shuma absolute, përkundrazi kemi një rënie kundrejt PBB që është tendenca më negative dhe problemi më i madh, brenda investimeve, është tek infrastruktura e cila përfaqëson pjesën më aktive që kontribuon në rritjen ekonomike, po të kemi parasysh ndikimin në investime publike në zhvillimin ekonomik. Dhe siç e shikoni, nga rreth 23 miliard lekë që kanë qenë në buxhetin e 2014, dhe tashmë ne e dikë që kjo shifër nuk do të realizohet, ajo në vitin 2015 shohim që bie në rreth 20 miliard e 500 milion lekë. Pra kemi një rënie me rreth 3 miliard lekë të investimeve publike në infrastrukturë.

Por problem më i madh është që ky buxhet edhe me këto shifra nuk ka siguri, mbart me vete shumë rreziqe dhe po të shikojmë, sivjet qeveria duhet të skontojë eurobonde dhe duhet të marrë në tregun e huaj, pa futur efektin e tregut të brendshëm, 70 miliard lekë. Qeveria duhet, ose ka marrë përsipër detyrimin që të lëshojë garanci 15 miliard lekë për blejren e energjisë elektrike. Rezerva që ka krijuar në buxhet për të përballuar rrisqet e mundshme, është vetëm 5 miliard lekë, ajo që aty është kontigjenca. Dhe natyrisht që problem më i madh është që rritja e borxhit nuk bëhet për investime por bëhet për luksin e qeverisë. Sepse shikojmë çfarë ka ndodhur. Kemi rritjen e borxhit 150 miliard lekë, por nga ana tjetër argumenti i qeverisë ishin detyrimet e prapambetura. në të vërtetë detyrimet e prapambetura janë vetëm 25 miliard lekë. Pra argumenti që borxhet na detyruan të rrisnim borxhin ka rënë. Shikoni disporpocionin e madh.

Por, nga ana tjetër, kjo rritje e shfrenuar e borxhit, ka lënë një pasojë që do të vazhdojë në vite dhe vetëm në vitin 2015 shikoni efektin e borxhit të rritur në rritjen e kostos, që do të jetë 9 miliard lekë kostoja e borxhit publik. Dhe më në fund, duhet të theksojmë edhe sektorë të tjerë të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit. Ndër to, referenca më e mirë është arsimi ku ndryshe nga premtimi i bujshëm prej 5% të arsimit në PBB dhe dyfishim të buxhetit, në buxhetin e 2015 kemi 400 milion lekë ulje, pra një rast i paprecedent. E tillë është edhe shëndetësia, me një rritje minimale që nuk përmbush dhe garanton asnjë objektiv apo standart të premtuar për shërbimet shëndetësore por në rastin e arsimit kemi bërë këtë ilustrim që buxheti ulet me 400 milion lekë. Dhe së fundmi, goditje me këtë buxhet merr edhe pushteti vendor. Po të shikoni transfertën që Qeveria bën tek pushteti vendror, për çdo njësi ajo ulet nga 5% deri në 29% në vitin 2015, krahasuar me vitin 2014 dhe siç e shikoni, ndryshe nga tendenca historike, kemi dhe një ulje të shumës totale të kësaj transferte, nga 2014 në 2015, që është në rreth 13 milard e 300 milion dhe zbret në 12 miliard e 400 milion lekë.

Pra këto ishin disa nga tiparet e këtij buxheti, që në mënyrë të përmbledhur, mund të themi që ky buxhet përveçse rrit barrën mbi qytetarët bën edhe një keqpërdorim të parave të qytetarëve ndonëse me një barrë të rritur, por nuk mbështet sektorët që garantojnë rritje ekonomike, kryesisht infrastruktura dhe bujqësia dhe nga ana tjetër kemi që buxhet të bazuar në një nivel të lartë të borxhit publik i cili kërcënon ose rrezikon të ardhmen e stabilitetit të financave publike.

Jorida Tabaku: 10 herë më pak fonde për ish të përdjekurit, më pak edhe për pronarët 

Dua të ndalem në disa elementë shumë të rëndësishëm si pushteti vendor, ish pronarët dhe ish të përndjekurit. Kemi të bëjmë me elementë shqetësues sepse kemi të bëjmë me një ulje të fondeve për pushtetin vendor çka ndodh për herë të parë. Nga 254 njësive të qeverisjes vendore (68 % të 373 Nj.Q.V-ve që janë në total) u ulet transferta e pakushtëzuar për 2015 krahasuar me 2014 me 25% – 29%.

Për herë të parë u hiqen të drejta komunave dhe të zgjedhurve dhe ia kalojnë prefektit duke cenuar rëndë pavarësinë e pushtetit vendor. Vetëm 11 njësive të qeverisjes vendore, nga 360 njësi në total, u rritet transferta e pakushtëzuar vitin e ardhshëm, nga të cilat vetëm njëra prej tyre drejtohet nga përfaqësues i Partisë Demokratike (Bashkia Vorë), kurse të tjerat drejtohen nga përfaqësues të së majtës shqiptare. Prefekti ka marrë një rol kryesor, pasi pa miratimin e tij shumë veprime financiare nuk mund të kryhen.

Në lidhje me të përdjekurit premtimi është për 2 miliardë lekë, sa vitin e kaluar,  por duke pasur parasysh se fondi është pothuajse sa viti aktual dhe është disbursuar vetëm 267 milionë lekë, ose 25% sa premtimi i periudhës, i bie rreth 10 herë më pak se ç’është paguar në 2013 nga qeverisja e PD. Askush nuk kishte iluzion që ministri me shall me yll do të shpërndante paratë e të përndjekurve politikë, dhe në realitet nuk ka ndodhur.  Në buxhetin e paraqitur për miratim, nuk kemi asnjë nga premtimet që mazhoranca pati premtuar. Premtime si, ndryshimi i disa kritereve të vendosura nga qeveria e mëparshme në lidhje me legalizimin e shtëpive me letra me vlerë që ish-të persekutuarit kanë marrë gjatë programeve të mëparshme. Kjo do të sillte rritjen e dëmshpërblimit, i cili nuk u mbajt as këtë vit e as nuk do të mbahet. Mungon zëri i veçantë për ndërtimin e Muzeut të Kujtesës.

Përsa i përket pronarëve, buxheti aktual i miratuar është 1.4 miliardë lekë ku përsëri thuhet se do të merren rreth 1 miliardë lekë nga legalizimet dhe përsëri mbetet një premtim, si kompensimi i pronarëve ashtu dhe legalizimi falas. Në buxhetin e ri, nuk kemi asnjë tregues se do të kemi kompensime fizike aq shumë të propaganduara në programin elektoral. Nga ana tjetër, nuk kemi asnjë ndryshim në skemën e kompensimeve dhe pse gjykata e Strasburgut ka vendosur një afat limit përmes së cilës qeveria duhet të paguajë detyrimet e saj ndaj pronarëve të tokës. Përsëri pa një plan pune për shpërndarjen qoftë të fondit financiar qoftë edhe atij fizik.

Ridvan Bode: Buxheti do rrisë varfërinë, por rrit shpenzimet e luksit për qeveritarët 

Ne diskutuam javën e kaluar me shqetësim faktin që qeveria po vijon të rrisë taksat në mënyrë progresive dhe po ashtu efektet që po japin ato në drejtim të jetës së qytetarëve do të jenë të mëdha. Do të ishte me interes të shihej nëse qeveria përmes funksionit rishpërndarës të buxhetit do të mund të adresonte nevojën për një vëmendje më të ngritur në disa aspekte që janë të domosdoshme për t’i marrë në konsideratë në këtë periudhë dhe në përputhje edhe me angazhimet publike të vetë qeverisë. Por, për fat të keq ne po mësojmë një përkeqësim të mëtejshëm dhe një denatyrim, një degradim të thellë të strukturave buxhetore, të cilat i japin një rrisk edhe më të madh financave të vendit. E gjitha kjo do të bëjë të detyrueshme që politika progresive e rritjes të taksave do të vazhdojë edhe në të ardhmen nga ana e kësaj qeverie. Në demagogjinë e saj, qeveria në rritjen e taksave dhe në zgjerimin e bazës tatimore në përgjithësi në drejtim të qytetarëve dhe të bizneseve e ka justifikuar me faktin se po e bën për të vendosur nën kontroll borxhin dhe defçitin. Por, në të vërtetë, që nga shifra e parë e shpenzimeve të buxhetit dëshmohet e  kun
dërta. Buxheti i vitit 2015 do të jetë një buxhet që do të zërë 31.5% të PBB-së së vendit. Dhe kjo flet për një zgjerim të madh të trashjes së zullumit të qeverisë. Në gjithë këtë periudhë të presioneve të krizës globale dhe në vijimësi financat publike të Shqipërisë kanë mbajtur një nivel të ulët të shpenzimeve, sepse i jemi përmbajtur parimit të një qeverisjeje të vogël dhe një ekonomi të vogël, dinamike.

Rritja me 3.2 pikë të përqindjes së PBB-së, ose e thënë ndryshe rreth 500 milion dollarë, të shpenzimeve buxhetore në harkun e këtyre dy viteve përbën lajmin më të keq për ekonominë dhe qytetarët. Shpenzimet e buxhetit rriten me 500 milion dollarë, por kush përfiton? Nëse qeveria përmes kësaj shume prej 500 milionë dollarësh shtesë do të bënte të mundur ose vendosjen nën kontroll të defiçitit, apo borxhit publik, ose zgjidhjen e problemeve shoqërore që shkakton rritja progresive e taksave dhe e tarifave që po përdor qeveria, do të gjente një justifikim dhe do të mund të gjente arsye dhe argument për të negociuar në mënyrë publike me komunitetin e biznesit dhe qytetarët të cilët do të paguajnë më shumë taksa. Në të vërtetë ndodhi krejt e kundërta. Qeveria rriti me 500 milionë dollarë shpenzimet e buxhetit  duke konsoliduar stuktura jo produktive në shpenzimet e buxhetit. Çka do të thotë se zullumet e kësaj qeverie, e cila rrit me 16% shpenzimet operative dhe mban të bllokuara të gjitha ato zëra që do të përbënin sens për të ndërhyrë nga ana e qeverisë për një rritjeje të kujdesshme të ekonomisë së vendit.

Shpenzimet administrative të qeverisë rriten me 12% dhe investimet publike ulen në vlera reale në krahasim edhe me vitin 2014 dhe pale pastaj po t’i krahasojmë me periudhat e mëparshme ku vendi investonte në infrastrukturë dhe në të gjitha shërbimet e tjera publike. Të gjitha këto janë bërë në një kohë, kur edhe buxheti ka qenë më i ulët se ky i kësaj qeverie. Pra mbanim një buxhet me 28% të PBB-së dhe investonim rreth 7% të PBB-së. Pra çerekun e këtij zëri investimesh ne i kishim investime publike. Por nuk janë vetëm investimet publike që me këtë buxhet po mbahen të bllokuara, sepse këtë tashmë e ka deklaruar edhe vetë kryeministri Rama se nuk do të bëjë investime.

Me buxhetin e 2015, ulje pësojnë edhe shërbimet publike, si arsimi dhe shëndetësia. Këtu dua të përmend se arsimi është në ulje në vlerë absolute në krahasim me vitin 2014. Po ta marrim në raport me PBB-në kjo ulje është edhe më e madhe. Mbetet e bllokuar shëndetësia me një staniacion të plotë. Në këtë buxhet, niveli i shërbimit shëndetësor në të gjitha rangjet e tij jo vetëm spitalor, por edhe në të gjitha shërbimet e tij edhe parësore, të cilat nga ana tjetër kanë dëshmuar se kanë një problamatikë të theksuar, po krijojnë një përkeqësim të këtyre shërbimeve në raport me qytetarët.

E njëjta gjë ndodh me pushtetin vendor, i cili ofron një sërë shërbimesh publike në nivel lokal. Grantet për to në këtë buxhet vijnë duke u ukur në këtë vit. Buxheti i shtetit vjen duke u rritur, shpenzimet e qeverisë rriten me 16%, ndërsa grantet që i akordohen pushtetit vendor pësojnë një ulje të qënësishme me 5-29% sipas risive. E gjitha kjo do të krijojë një premisë për uljen e mëtejshme të asistimit të pushtetit vendor në raport me qytetarët sa i takon nevojave dhe shërbimeve që ata kanë, të cilat kanë të bëjnë me ujësjellësit, pastrimin , apo shërbime të tjera që janë të domosdoshme, që në këtë rast ofrohen vetëm se nga pushteti vendor dhe nga askush tjetër.

Ky buxhet jo vetëm që ul në tërësi shërbimet, investimet publike , por braktis përfundimisht mbrojtjen ndaj shtresave më të ekspozuara të shoqërisë. Ky buxhet i braktis këto shtresa, duke mos u garantuar atyre mbrojtje nga rritja e taksave, tarifave, pa përmendur këtu edhe rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Sikurse e patë buxheti për mbrojtjen shoqërore, për ndihmën ekonomike, për pagesën e papunësisë dhe për pagesat e aftësisë së kufizuar pëson një rënie në krahasim me buxhetin ekzistues të vitit 2014. Në vend që të kishte një rritje të qenësishme për të kompensuar sadopak këto efekte që vijnë nga rritja e taksave indirekte, nga rritja e çmimit të energjisë elektrike. Sikurse e keni dëgjuar, qeveria do të marrë në mbrojtje një numër shumë të kufizuar të familjeve në nevojë. Kjo do të thotë që rreziku për të rënë në varfëri ekstreme vjen duke u thelluar dhe është evident në vitin 2015.

Ky buxhet nuk parashikon asnjë rritje pagash për vitin 2015. Ato do t’i mbajë të ngrira të nivelit të fundit të vitit 2013. Për të dytin vit me radhë të gjithë punonjësit nuk do të kenë rritje pagash dhe pensionistët nuk do të kenë po ashtu rritje pensionesh. Qeveria ka programuar rreth 1.2 miliard lekë për të indeksuar pensionet, gjasme për inflacionin, e cila do të jetë në masën 2%. Edhe kjo shifër do të targetojë të diferencuar shtresën e pensionistëve, çka do ta ekspozojë edhe më shumë këtë të fundit përballë problematikës së taksave të rritura dhe të çmimeve të rritura po ashtu. Pjesa e ushqimeve dhe shërbimeve bazë që i adresohet shtresës së pensionistëve ato kanë një rritje nga 6%-8% sipas tremujorëve të deklaruar nga vetë qeveria. Kjo do të thotë se kjo shtresë edhe sikur të indeksohej edhe sikur të kishte një rritje reale të pensionit do të kërkonte medeomos një rritje të paktën tre herë më të madhe se ajo që ka programuar qeveria. Dhe e gjitha kjo vetëm për të mbajtur të njëjtin nivel dhe standard  të mirëqenies që ka pasur edhe në vitet e mëparshme.

Qeveria jo vetëm që braktis shtresat në nevojë, çka përbën edhe misionin kryesor dhe funksional të politikës rishpërndarëse të buxhetit, por qeveria braktis edhe politikat për mbështetjen sektoriale për sektorë të veçantë të ekonomisë, të cilët kanë dëshmuar në këtë periudhë që kanë vitalitet dhe që mund të mbajnë ritmin e zhvillimit të ekonomisë shqiptare. Bujqësia është braktisur tërësisht në këtë buxhet të këtij viti. Politika e nxitjes  së prodhimit bujqësor përmes atij programi të lançuar edhe nga qeveria e mëparshme tashmë është tërësisht e braktisur. Tashmë nuk përfiton më fermeri që mbjell, që kultivon, apo që mban bagëti, por financohen në mënyrë klienteliste një numër prej 40-50 herë më i vogël në krahasim me numrin që jepej më përpara. Ata që financohen janë njerëz që merren me aktivitet jo të drejtpërdrejtë bujqësor, por tregtarë dhe biznesmenë që merren me zinxhirin e tregtimit, konservimit dhe të shpërndarjes së produketeve  bujqësore.

Jo se kjo nuk duhet por përqendrimi i atyre pak fondeve vetëm tek një numër i kufizuar njerëzish krijon një padrejtësi të madhe për t’i dhënë impulse prodhimit bujqësor i cili vijon të mbajë rritjen ekonomike për shkak të disa investimeve të kryera në vitet e mëparshme, por kjo do të thotë se në vitet e ardhshme do të mbetet e kërcënuar edhe kjo degë e ekonomisë. Pra në tërësinë e tij, ky buxhet mund të karakterizohet si buxhet që majm qeverinë, që trash zullumin e qeverisë, që rrit shpenzimet e buxhetit, edhe pse nevoja është për t’i ulur ato në mënyrë që të ulet borxhi, që të ulen taksat dhe t’i lihet ekonomisë një pjesë më e madhe e prodhimit të brendshëm për ta rinvestuar dhe për të krijuar vende pune, dhe jo për të krijuar vende pune në Ministrinë e Punës, dhe të çështjeve sociale, jo në Policinë e Shtetit, jo në Kryeminsitri, por për të krijuar vende pune
për qytetarët përmes politikave që nxisin ekonominë në tërësi.

Ekonomia vijon të zvogëlohet pasi sikurse e pamë nga ana e nxjerrjes së të ardhurave, rëndon ekonominë rritja e qënësishme e taksave, në kushtet e një prodhimit të brendshme bruto shumë të limituar dhe gati në nivelet 0, dhe nga ana tjetër shpërndarja e këtyre taksave nuk adreson aspak ndonjë prioritet për ekonominë e vendit. Pra bën një braktisje tërësore të politikave për mbështetjen e ekonomisë edhe në aspektin e investimeve. Së treti, karakteristikë e këtij buxheti është braktisja e shtresave në nevojë dhe rritja e rrezikut që varfëria ekspreme të përfshijë një numër më të madh familjesh. Varfëra dhe mjerimi në më shumë famlje shqiptare do të jetë evidente dhe do të thellohet me shpejtësi të madhe përgjatë vitit 2015 dhe nga ana tjetër ky buxhet mund të karakterizohet si buxheti i rrisqeve të mëdha për ti realizuar pasi si nga ana e të ardhurave, pretendohet se do të ketë 300 milionë dollarë shtesë që do të vijnë nga kërbaçi administrativ dhe polici, çka do të jetë jo e mundur lehtë nëse do të përdoren instrumenta standarde të nxjerrjes së taksave, dhe nga ana tjetër nuk programon rezerva të mjaftueshme për të përballuar dhe kompensuar në një moment të caktuar atë diferencë dhe deficit që do të vijë nga mosrealizimi i të ardhurave dhe nga rënia e mëtejshme e ekonomisë së vendit. E vetmja gjë që nuk do të mungojë do të jetë zullumi i trashur i qeverisë në luksin e saj të shfrenuar dhe në qëllimin e saj për të theksuar karakterin policor e dhunues të qeverisë Rama në raport me qytetarët.

Read More
13 Nën
0

Rendi në pikën më të ulët, militantët e Ramës po kapin Policinë e Shtetit

Deklaratë e deputetit Ristani ku denoncohet vërshimi i ri i militantëve në Policinë e Shtetit, dhe pasojat që po sjell kjo në rënien e sigurisë publike. Po zhbëhen standartet e arritura me milionat e partnerëve amerikanë dhe europianë në trajnime dhe rritjen e kapaciteteve të oficerëve tanë.

Rendi dhe siguria publike janë sot në pikë të hallit, sic është e gjithë jeta e vendit.

Brenda 12 orëve të fundit, 3 shpërthime me tritol kanë tronditur Tiranën, Krujën e Fushë-krujën. Është ky agresioni më i madh që mund të bëhet ndaj pronës, e ndaj jetës së qytetarit.

Vrasje po ndodhin cdo ditë.

Aksidentet me jetë të humbura janë shtuar.

Policia e Shtetit gjendet këto ditë në momentet më kritike, pasi  fushata e dorëzimit të saj përfundimtar në duart e militantëve, po jep efektet e saj të plota.

Po emërohen në detyra të rëndësishme, po marrin gradat më të larta, militantë të njohur të Partisë në pushtet, ish-sigurimsa të kohës së diktaturës dhe persona që spikasin për besnikërinë ndaj Ministrit e klanit të tij.

Edi Rama dhe ministri i tij, kanë zhbërë dhe po zhbëjnë, deri në specialistin e fundit, investimin e madh të shoqërisë shqiptare, investimin prej miliona dollarësh të partnerëve amerikanë, investimin maksimal të partnerëve europianë, për trainimin, dhe përgatitjen e kapaciteteve të Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit ka braktisur sot detyrën e saj kryesore që është rendi dhe siguria publike, dhe po urdhërohet të përdoret për fushatat selektive të Kryeministrit, kundër fukarenjve që rregullojnë catinë e shtëpisë, apo që nuk paguajnë energjinë, ndërkohë që tritoli, vrasjet e aksidentet, vjedhjet dhe grabitjet, janë kthyer në zakonin e ditës.

Më e keqja ndërkohë po gatuhet këto ditë, kur Policia e Shtetit po merr krejtësisht formën e një strukture partiake, për të shërbyer arbitraritetin dhe dhunën e qeverisë, teksa po shkojmë në vit zgjedhor.

Edi Rama po nxiton ta kthejë vendin në një shtet policor, sa më shumë shtohet pakënaqësia ndaj qeverisjes së tij klienteliste e të korruptuar, sa më shumë rritet varfëria e mjerimi për shkak të akteve të tij kundër qytetarit, kundër ekonomisë, kundër punësimit.

Presim nga partnerët ndërkombëtarë të nxjerrin konkluzionet e duhura për cka po ndodh me Policinë e Shtetit, me investimin e taksapaguesve europianë dhe amerikanë.

I kujtojmë z.Rama, se pakënaqësinë që ka shkaktuar në popull, protestën që pritet të vijë, nuk e ndal dot as me policë, as me militantë të veshur si policë.

 

Read More
13 Nën
0

Vlora e zhgënjyer, krizë dhe skamje në çdo drejtim

Kryetari i Partisë Demokratike dëgjon shqetësimet e banorëve të Vlorës dhe Komunës së Gjormit për rritjen e taksave, faturat e energjisë, papunësinë, falimentimin e fermerëve, skamjen dhe varfërinë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bashkëbiseduar me banorët e Vlorës, për situatën ekonomike që po kalojnë qytetarët, rritjen e taksave, rritjen e çmimit të energjisë, pasigurinë për jetën dhe pronën.

Banorët e qytetit të Vlorës i kanë shprehur z.Basha kushtet e vështira ekonomike në të cilat jetojnë, papunësinë, pamundësinë për të siguruar ushqimet bazë dhe faturat abuzive të energjisë elektrike. Rritja e taksave dhe rënia e fuqisë blerëse ka çuar drejt mbylljes shumë biznese të Vlorës –  u shprehën tregtarët.

“20 mijë lekë të qelbura që marrim përkrahje sociale, ça do paguajmë dritat tani!? Unë s’kam të ha bukë. Vetë i pestë, pa asnjë të ardhur fare në shtëpi”, shprehet një qytetar.

“Kam qenë 7 vjet në Itali, shtëpia ime ka qenë e kyçur, më vijnë dy kontrata. Kontrata e parë është zero, zero dhe më vjen kontrata tjetër, afrofe me 9 milionë e 200 mije lekë”, ankohet një qytetar.

“Dem baba dem, e them hapur këtu, kam qenë i majtë por jam zhgënjyer shumë. E para papunësia, e dyta për dritat…” shprehet banori i Vlorës.

“Kur papunësia është e madhe, ngaqë ti  mbyll çdo gjë, nga do punojë biznesi?!”, pyet një qytetar.

Basha: Janë ulur taksat?

“Jo, jo, janë rritur taksat”.

Basha: Edhe për biznesin e vogël?

“Po, për çdo lloj gjëje”.

“Për të vënë sahat në këtë shtëpinë time, në kolibe, më thotë do të paguash 80 e ca mijë lekë. Pas kësaj do marrësh sahatin thotë, 250 mijë lekë. Në qoftë se ti i paguan me këto lekë që kam unë këtu, 26 mijë lekë në muaj, hajde më vrit mua!”, proteston një qytetar.

“Atje ku janë puset e naftës është tokë e gjyshit. Unë isha atje 7 vjet roje dhe jam pa punë sot. Tre vetë kam në familje dhe unë katër”.

Kryetari i Partisë Demokratike u shpreh se: “Kjo situatë është rezultat i drejtpërdrejtë i rritjes së taksave, rritjes së paligjshmërisë, rritjes së pandjeshmërisë, faktit që nuk duan t’i dëgjojnë më qytetarët. Ua morën votën dhe s’duan t’i dëgjojnë më”.

“Ne kemi mbetur si ajo kopeja pa çoban, prandaj vini dorë dhe neve na keni mbrapa!”, pohon një qytetar.

Kryetari i opozitës Lulzim Basha është njohur edhe me situatën në zonat rurale të qarkut të Vlorës. Rritja e çmimit të naftës, – theksuan banorët – ka vështirësuar punimin e tokës, sikundër ata shprehën shqetësimin edhe për mungesën e subvencioneve nga ana e qeverisë. Banorët e Gjormit i folën Bashës dhe për pasigurinë që ndiejnë çdo ditë, për jetën e tyre.

“Hall kam se kam edhe katër fëmijë në shkollë e nuk i çoj dot se më kërkon lekët e librave, më kërkon para për çdo gjë. Ku t’i çoj, me çfarë t’i çoj?! Nuk punon dot fshatari me 2000 lekë kilen e naftës,si  të punojmë tokën. Nuk punon dot absolutisht. Tani, si?!, shprehet banori i Gjormit

“Ai s’ka investuar një lek në energji,asnjë lek në blegtori, në bujqësi,  asnjë subvencionim. Tani duhet vënë dorë”, thotë një tjetër.

“Punësim s’kemi, para s’ka. Ka gënjeshtra”.

“Populli ndodhet në gjendje ekonomike shumë të vështirë. Nuk merr dot bukën e fëmijëve. Ore, ne vemi në Vlorë e na duhen 4 mijë lekë pa pirë një kafe, mot do vejë gjashtë!”, ankohet dikush.

“Nuk del dot tutje po u errësua, se të vrasin”, shprehet i shqetësuar një qytetar.

“Premtoi vende pune. Vetëm vende  burgjesh po shoh”.

Read More
12 Nën
0

Biznesi: Të kthehet taksa e sheshtë 10%, jo rritje taksash për të mbuluar evazionin

Kryetari i Partisë Demokratike organizon një tryezë me përfaqësuesit e biznesit, ku u kërkon të angazhojnë potencialin e tyre për të ndaluar paketën fiskale që do të sjellë një kolaps në ekonomi dhe falimentim të biznesit 

Kryetari i Partisë Demokratike organizoi sot një tryezë me përfaqësues të biznesit në lidhje me paketën fiskale të qeverisë që parashikon rritje të mëtejshme të taksave.

Basha u bëri thirrje bizneseve të angazhojnë potencialin e tyre e të bashkohen në aksionin për të ndaluar këtë rritje taksash, që do të sillte pasoja katastrofike për ekonominë dhe biznesin.

Rritja e parë e taksave që bëri qeveria një vit më parë, tha Basha,  solli recesion, një rritje e mëtejshme do ta thellojë atë dhe do ta fusë ekonominë në paralizë.

Duke bërë të ditur se nuk është aty për të fituar kapital politik, Basha tha se opozita mund të zgjidhte të kundronte krizën që po shkakton qeveria, por ka zgjedhur të angazhohet për të ndaluar skenarin më të keq për ekonominë e vendit.

“Rritja e të ardhurave buxhetore duhej të mbështetej në mirëadiminstrimin fiskal dhe zhvillimin ekonomik dhe jo në rritjen e barrës fiskale. Politika fiskale në asnjë mënyrë nuk duhet kthyer në qëllim në vetvete në mbushjen afatshkurtër të buxhetit të shtetit dhe duke rrezikuar në afatgjatë zhvillimin e ekonomisë kombëtare. Me keqardhje unë vë re që, në mënyrë të përsëritur, Shqipëria nuk ka Ministri Ekonomie sepse mungon vlerësimi ekonomik për efektet e paketës fiskale mbi secilin sektor dhe ekonominë kombëtare në tërësi”, u shpreh Gjergj Buxhuku i Konfindustrias. Buxhuku parashtroi kërkesat e organizatës që përfaqëson, konkretisht: Rikthim në taksimin e sheshtë me bazë maksimumi 10% për të gjitha bizneset që veprojnë në tregje të hapura. Rikthim në taksimin e sheshtë me 10% për të gjitha të ardhurat personale plus pagën, pa dallim. Gjithashtu Buxhuku tha se duhet lehtësuar bllokimi i plotë i lejeve të ndërtimit, sepse praktikisht ka çuar në kolaps industrinë e materialeve të ndërtimit, industrinë e ndërtimit dhe punësimin e njerëzve në këtë sektor.

“Ajo që do të kërkoja unë është që prirja dhe tendenca e cdo qeverie duhet të jetë ulja e ngarkesës fiskale dhe administrimi i saj. Për sipërmarrjen ky duhej të ishte mentaliteti më i drejtë dhe objektiva nuk duhet të jetë rritja e taksave por se si të luftojnë evazionin fiskal. Së dyti, ne kërkojmë disa politika nxitëse dhe stimuluese në fushën e turizmit. Ne kemi kërkuar që nga 20 përqind, TVSH,  të jetë 8 ose 10 përqind pasi vendet e rajonit e kanë shumë më të vogël se sa ne, e kanë gati 2-3 herë më pak, Greqia e ka 6.5 tani, dhe Greqia kur e bëri këtë politikë në 2011 u rritën të ardhurat në fushën e turizmit. Sigurisht kur ka qenë tatami mbi fitimin 10 përqind, nuk ishte shumë e ndjeshme për biznesin, por tashmë që taksa është bërë 15 përqind, të paguajmë edhe më shumë shkon në 30 përqind, pra është një skemë që ndoshta do të rrisë evazionin në sektorin e ndërtimit dhe punët në dy balance. Kjo nuk është gjë e mirë se ne çdo ditë e më shumë jemi të ndërgjegjshëm që duhet të kontibuojmë në buxhetin e shtetit”, u shpreh Luan Bregasi, përfaqësues i Biznes Albania. Bregasi shtoi se ata kërkojnë një klimë më të mirë për të punuar, konkurencë të barabartë, jo politika monopol, të paguajnë të gjithë, jo dikush të paguajë e dikush të mos paguajë, të ulet presioni i njerëzve të klientelës.

“Të gjitha vendet e rajoni po bëjnë politika kryesisht lehtësuese për turizmin pasi mendojnë se është industria më e rëndësishme e vendit. Nëse do të zbatoheshin politikat që ka rajoni Shqipëria do të kishte 1 deri në 2 miliardë euro më tepër të ardhura nga turizmi. Po rriten të ardhurat që shqiptarët nxjerrin jashtë pasi nuk gjejnë statndarte dhe nuk gjejnë mundësitë për të pushuar në Shqipëri. Viti 2014 ishte viti më i tmerrshëm. Rreth 54 milionë euro shqiptarët nxorën më tepër jashtë nga viti 2013. Shifrat janë zyrtare të publikuara nga Banka e Shqipërisë”, u shpreh Topuzi i Shoqatës Shqiptare të Turizmit.

Dhoma Amerikane e Tregtisë është sot dhoma që përfaqëson interesat e një grupi të madh investitorësh të huaj.

“Ne kemi disa shqetësime që këtu nuk dolën shumë në pah. Investitorë nuk kanë kahe politikë dhe nuk janë klientë të asnjë partie dhe të askujt. Në këtë sens ato shqetësime që lidhen ngushtë me të ardhurat dhe bzinesin e tyre. Na është lënë shumë pak kohë për Paketën Fiskale, më pak se një javë, por kemi marrë opinionin e të gjithëve. Të gjithë bizneset e huaja, duke qënë se janë biznese amerikane dhe vijnë nga një vend ku kanë një legjislacion të përcaktuar, e kanë shumë të vështirë në vendin tone, ku evazioni dhe korrupsioni janë në nivele shumë të larta. E kanë të vështirë të operojnë. Ata kanë shqetësim se çdo rritje taksash rëndon mbi kurrizin e tyre. Rritja e taksave do ta përkeqësojë këtë raport kundrejt ekonomisë formale tek ajo informale. Rritja e këtyre taksave do të rëndojnë dhe më shumë këto biznese. Një shqetësim tjetër është për të ftuar biznese të huaja. Një feedback që morëm nga një takim në SHBA me biznesmenë është se ata e konsiderojnë Shqipërinë si vend pa stabilitet, stabilitet ligjor dhe stabilitet taksash. Pra sot vihet një taksë dhe pas një viti shtohet. Këtë ia bëmë të qartë edhe komisionit të Ekonomisë. Ua thamë që nuk ka elementë politikë për rritje taksash, por kush do ta paguajë vrimën në buxhet, investimet e huaja?! Por ai nuk do vijë më të investojë tek ne sepse paketa nuk ka marrë parasysh sa janë taksat në rajon të cilat janë në nivelin të 10%. Ditën që invetsitori do paguajë 15% tatim fitimin dhe 15% mbi dividentin, atëhere pse do vijë tek ne?!”, u shpreh përfaqësuesi i Dhomës Amerikane të Tregtisë.

Eskperti kontabël, Agim Binaj tha se nuk është koha për të rritur taksat.

“Unë gjykoj që nuk është koha për të rritur taksat, aq më tepër në këto nivele që mendohet të rriten sepse këtu ka gabime të tilla si thotë ai TAB-i mbi depozitat. Tabi nuk është mbi depozitat, është mbi interesat se nuk ka asnjë vend në botë t’i marrë dikujt 15% mbi depozitën që ka në Bankë. Ky është një gabim teknik. Dividenti nuk duhet të rritet kurrësesi. Vende të tjera si Bullgaria e vende të tjera të Ballkanit e kanë 10%, që ata janë edhe në Europë. Kam një studim të bërë në 31 vende dhe të pakta janë vendet në rajonin tonë që e kanë 15%. Ai shkon 10-12%, si Kroacia, etj. Përse nuk mendojmë të bëjmë politika përshëmbull në turizëm? Kroacia e ka 13% TVSH. Bullgaria e ka 9%. Kjo është politikë, që unë zhvilloj turizmin. Apo në Bujqësi sepse ne themi dy janë degët kryesore, Bujqësi, Blektori. Nuk mendohet fare për këtë. Unë mendoj që, për të mbuluar keqadministrimin e taksave ne mundohemi të rrisim taksat. Ne e dimë shumë mirë që evazionin fiskal e kemi 40%. Pse s’mendojmë ta ulim evazionin në 20% dhe ti japim buxhetit 400 milion euro? Se kaq dalin llogaritë. Unë jam kundër rritjes së dividentit sepse kjo do pengonte investimet në fushën e kapitalit. Ne jemi për rritje të kapitalev
e. Përshembull, kemi shoqëri të huaja që operojnë në Shqipëri që kanë investuar 12 miliard, 20 milion euro, dhe ti t’i marrësh 15% mbi dividend, kur të gjitha vendet e rajonit e kanë 10%, maksimumi 12%?”, shprehet Binaj.

Përfaqësuesi i Agrobiznesit, ka konstatuar se është hequr fare mbështetja për fermerin.

“Paketa e cila është për Bujqësinë, është një paketë thjesht për 10-15 biznesmen të cilët merren me grumbullimin dhe tregtimin, ndërsa për fermerin deri më sot nuk ke asnjë fjalë që thuhet do mbështetet fermeri. Edhe ato mbështetje të pakta që pati për mbjelljen e drufrutorëve, ullirit dhe aroreve, ato janë hequr. Problemi madhor sot për fermerin është rritja e kostos. Është hequr në vitin 2013 TVSH-ja për inputet bujqësore. E kishin kërkuar, edhe këta që janë sot, bashkë me ne, që e kishin mbështetur edhe Opozitën e atëhershme, duke i bërë Maxhorancës së athershme presion që të heqësh TVSH-në për imputet bujqësore, për të ulur koston në mënyrë që të kemi rritje të prodhimit bujqësor. U hoq, por me të ardhur në pushtet, e hoqën këtë skemë, që të mos ketë rritje të prodhimit për interesa klienteliste që të rritet importi. Dihet që para 7 vjetve ka qenë importi 1 me 13, dhe para një viti ishte 1 me 7 që do të thotë që ata që importonin artikuj për konsum ditor për qejf të vet kishin të ardhura marramendëse që do të thotë se do ti mbrojnë me të gjitha mënyrat dhe godasin prodhuesin tonë”, u shpreh përfaqësuesi i agrobiznesit, Ferizaj.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se vitin e kaluar opozita kundërshtoi rritjen e taksave gjë që solli për vitin 2014 përkeqësim, evazion, mosrritje të të ardhurave dhe goditje të përqendruar ndaj biznesit.

“Ne besojmë jo për demagogji por për emergjencë kombëtare se nuk duhet të mjaftohemi sot në këto kushte me rikhtimin e taksës së sheshtë 10 %, por duhet të japim sot një sinjal të fortë pendese për paparashikueshmërinë dhe pasigurinë që kemi krijuar me amullinë fiskale në këto 15 muaj dhe vullneti politik nëse ekziston dhe demonstrohet, unë ju garantoj sot si kryetar i opozitës do të dal ta përshëndes i pari”, tha Basha, duke shtuar se konkurues do të thotë që ta shikojnë Shqipërinë me të njëjtin interes siç shikojnë vendet më konkuruese të rajonit, 9%, 8.5% po të jetë e nevojshme, të bëhet taksa e sheshtë.

Nga ana tjetër, Basha kërkoi vëmendje dhe politika të qarta stimuluese për sektorët strategjikë.

“Le ta marrim nga bujqësia. Kemi pasur në total 45 mijë fermerë të financuar në 6 vite. Siç thatë ju z.Ferizaj unë kam qënë në terren tek fermerët e Lushnjës,  Fierit dhe Vlorës në fund të kësaj jave që shkoi. Ose nuk kam parë subvension me sy ose aty ku e e merrnin 15 veta subvencionin sot e marrin 3, dhe cilët 3?! 3 më të kamurit. Ata që janë më në gjendje. Ndërsa për të gjitha premtimet e tjera ka 0 realizime. As rimbursim për naftën, as subvencionim për kultivimin e pemëve frutorë të ullirit apo pemëve të tjera. Asgjë. Këtu jemi në nivelin e fjalëve dhe paketa fiskale dhe buxheti 2015 e përkeqëson këtë”.

“Ne nuk po bëjmë politikë me këtë paketë, në kuptimin elektoral të fjalës. Ne po kërkojmë, e do ta kishim fare të lehtë të nderuar zonja dhe zotërinj , mos t’u flisnim fare, mos t’u dëgjonim fare. po të gjerbnim kafenë nëpër kafenetë e opozitës e të prisnim ndërsa kjo të rrokullisej ashtu si do të rrokulliset nëse do ta lëmë të rrokulliset. Kemi marrë një tjetër detyrë përsipër, s’po presim që ti dalë flaka në kulm por po bëjmë gjithshka për të parandaluar një katasrofë ekonomike të përmasave të pandjera që nga 1997-ta për efektet ekonomike dhe sociale”, deklaroi Kryetari i opozitës, Lulzim Basha.

Read More
11 Nën
0

Paketa shkatërruese fiskale, 670 mijë lekë taksë për cdo familje

Prezantimi i plotë dhe bashkëbisedimi me studentët i z.Basha dhe përfaqësuesve të tjerë të Partisë Demokratike në lidhje me shqetësimet që ka sjellë paketa e re fiskale që parashikon rritje të tjera të taksave, asfiksim të biznesit dhe largim të investitorëve të huaj. 

Jorida Tabaku: Nga 1 janari, qytetarët do taksohen më shumë, do paguajnë më shumë

Në dhjetor të vitit të kaluar Partia Demokratike ngriti shqetësimin për efektet që solli rritja e taksave në ekonomi, tek bizneset dhe tek individët.

Dhe sigurisht që nuk ndjejmë kënaqësi të themi që e kishim parashikuar që efekti i rritjes së plot 12 taksave vitin e kaluar në dhjetor dhe çoroditja që solli në sistemin fiskal lëvizja nga taksa e sheshtë tek tatimi progresiv, i ka dhënë efektet gjatë këtij viti.

Biznesi ka përjetuar rënie te investimeve, reduktim stafi të reflektuar në të ardhurat nga sigurimet shoqërore, investimet e huaja janë përgjysmuar nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar dhe Shqipëria nuk është më atraktive në rajon sic ka qënë më parë më një sistem fiskal me taksa më të lartë dhe dukshëm kompleks.

Por ne sot duam të ndalemi tek individi. Çfarë ka ndodhur me Shqiptarët gjatë këtij viti të fundit?

Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin Tetor 2014, arriti 116,4% kundrejt muajit Dhjetor 2007.

Krahasuar me muajin Tetor 2013, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shërbimi arsimor” me 11,2 % ku vetëm tarifat e arsimit u rritën me 22%.

Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” dhe “Komunikimi” u rriten respektivisht me 3,8 % dhe 2,7 %.

Çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rriten me 1,6 %. Brenda këtij grupi çmimet e nëngrupit “fruta” janë rritur me 9,2 %, pasuar nga nëngrupi “zarzavate përfshirë patatet me 7,3 %, nëngrupi “qumësht, djathë e vezë” me 2,1 %, etj.

Realiteti pa syzet e propagandës

Të dhënat nga Banka e Shqipërisë flasin për rënie të pagës me 5.5%. që do të thotë të gjithë ata që kanë vetëm një burim të ardhurash nga paga në këto 9 muaj janë 5.5% më të varfër se vitin e kaluar. Një tregues i frikshëm duke pasur parasysh që shqiptarët e ndershëm që kanë të ardhura vetëm nga paga janë pothuajse 90 përqind e shqiptarëve.

Nga të dhënat zyrtare të INSTAT, papunësia gjatë kësaj periudhe është rritur në masën 18.3%. Dhe kjo bashkë me rënien e nivelit të pagës është një tregues që tregon qartë përkeqësimin e jetës së qytetarëve dhe pasojat direkte që ka paketa fiskale e dhjetor në buxhetet familjare. Ndërkohë që qeveria pretendonte se do të paguante detyrimet e prapambetura për t’i dhënë frymë dhe problemit të kredive të këqija, duket se fatkeqësisht asnjëra nga këto nuk ka ndodhur.

Shqetësimi kryesor për ekonominë në këtë moment është rënia e konsumit, rënie konsumi e shprehur në shumë drejtime, por me pasoja drastike për qytetarët e bizneset. Duket qartazi që ky nuk është shqetësim për qeverinë. Duket qartazi që në asnjë rresht të projekt buxhetit të ri, qeveria nuk ka vizion se cilat janë shtyllat kryesore që ajo do të mbështesë si dhe masat e nxitësit e nevojshëm për të ringritur ekonominë.

Kjo situatë do të kish qënë një këmbanë alarmi për cdo qeveri, por jo për qeverinë tonë e cila dhe buxhetin aktual e prezanton në të njëjtën linjë, përkundrazi më shtrënguese se ai vitit të kaluar.

Masat që qeveria merr për të rimëkëmbur ekonominë janë:

•Barra fiskale rritet me 220 mln $ (të dpd 150 ml) përmes rritjes së tre taksave kryesore, tatimit mbi të ardhurat personale (Objekt i kesaj rritjeje prej 50% do te jene te gjitha te ardhurat qe nje individ gjeneron përfshi dividentin, interesin, fitimin kapital, qerane, pronësine intelektuale dhe industriale etj.), taksës së qarkullimit e cila përvec rritjes me 12 Lek në dhjetorin e kaluar, rritet dhe me 12 lekë të tjera këtë fundviti, dhe akcizës së duhanit!

•Rritja e cmimit të energjisë elektrike përmes heqjes së fashës 300 Kv për energjinë elektrike e cila praktikisht prek cdo shtresë të këtij vendi duke ofruar një kompensim prej 1.6 miliardë lekësh ose 700 lekë për 200.000 familje ndërkohë që janë dhe 3 herë sa kjo që preken nga rritja e tarifës së energjisë!

•Rritja e tarifës së studimit në shkollat e larta.

•Heqja e taksave për disa biznese selektive pranë qeverisë. Askush nuk mund të na thotë se qeveria ka prioritet rritjen e importit të gomave, ose mosstimulimin e miellit vendas!

Cfarë do të sjellë kjo për ekonominë?

•Mungesë në përkujdesjen për rritjen e investimeve private, eksporteve dhe konsumit. Asnjë sektor i identifikuar si prioritar, asnjë incentiv se pse duhet bizneset e huaja të investojnë në Shqipëri!

•Rritje e PBB me rreth 800 million $ nga të cilat 460 million $ i hiqen ekonomisë dhe mbyllen në arkën e shtetit. E gjithë vlera e shtuar në ekonomi shkon mbrapsht shtetit nëpërmjet taksave duke shterrur cdo burim të bizneseve për të investuar, duke bllokuar në këtë mënyrë të gjitha investimet private në vend. Për vitin që po mbyllim 2014, sipas llogarive aktuale dhe duke pasur parasysh që kemi rënie ekonomike me 0.6 përqind kjo normë ka qënë 85 përqind që do të thotë praktikisht cdo shtesë në PBB i është kthyer shtetit nëpërmjet taksave duke shtrydhur xhepat e bizneseve dhe të qytetarëve.

•Mungesë në investimet publike në të gjithë sektorët, duke ngrirë kështu buxhetin e shpenzimeve. Asnjë projekt i ri investimi, buxhete në rënie për arsimin, shëndetësinë, ndihmën sociale, bujqësinë, infrastrukturën! I vetmi zë me rritje janë fasadat e qyteteve, mirëmbajtja kryeministrore dhe shpenzimet për të mbajtur shtetin policor.

Nga 1 Janari, qytetarët do të paguajnë më shtrenjtë për arsimin, më shumë për faturat e energjisë elektrike, do të paguajnë më shumë taksa, do të marrin më pak shërbime, më pak investime, do të kenë cilësi jete më të keqe! Duket se qeveria është duke e shtyrë ne ekstrem çdo gjë dhe me siguri është duke arritur rekorde në shtrëngimin fiskal ku çdo gjë që prodhon ky vend e merr shteti!

Sigurisht që ne nuk mund ta quajmë këtë një sistem fiskal të mirëfilltë, por një krim që i bëhet qytetarëve duke qënë se në vite ky është buxheti në mënyrë absolute më anti-antizhvillim, dhe është i dështuar në parim! Sepse nuk niset nga themelet e ekonomisë së tregut, nuk niset nga nxitja dhe stimulimi i ekonomisë, por nga penalizimi i kapitalit.

Lulzim Basha: Paketa fiskale, 670 mijë lekë në vit për cdo familje

Të dashur studentë dhe studente,

Eshtë një kenaqësi dhe emocion i veçantë gjithmonë për  mua të takohem sot me ju në këtë ambjent në qytetin “Studenti”, të paharrueshëm për shqiptarët, për brezat e mëparshëm, për brezat që do të vijnë.

Sepse asnjë prej nesh këtu nuk harron se zanafilën, Shqipëria e re demokratike, Shqipëria moderne, Shqipëria Europiane, dhe liritë e të Drejtave individuale, nga liria e fjalës, liria e mendimit, liria e besimit, i ka këtu ku jemi sonte. Eshtë vendosur një standard nga kjo sallë në djetorin e vitit 1990, nga paraardhësit tuaj, nga studentët e lavdishëm të dhjetorit 1990, një standard i angazhimit, një standard i sjelljes qytetare, një standard sipas të cilit studentët kanë një përgjegjësi të dorës së parë në këtë shoqëri, sipas të cilit kjo përgjegjësi ka të bëjë jo vetëm më jetën tuaj për problemet e studentëve, për çdo problem madhor të vendit.

Eshtë vendosur një standard i cili thotë se studentët vendosin, studentët prijnë, studentët ia dalin, për cështjet ku përkushtohemi të gjithë së bashku. Eshtë vendosur një standard të cilin e keni konfirmuar se ju jeni, studentët janë, rinia është, shpëtimi, aty ku në lojë është humbja e të gjithëve.

Pra vijmë këtu në një mbrëmje të tillë, ndërkohë që jemi angazhuar si forcë politike me konsultime të gjithanshme me grupet e interesit, por vijmë këtu të vetëdijshëm për këtë standard, i cili vazhdon t’u shoqërojë ju dhe që ju vazhdoni ta nderoni si bashkësi studentore.

Sa herë kërcënohet e mira e përbashkët, sa herë kërcënohet demokracia, sa herë abuziviteti dhe arroganca qeveritare përpiqet t’u mbivendoset lirive dhe të drejtave themelore të qytetarëve, sa herë që koha të kërkojë këputjen e nyjes gordiane të së keqes, studentët ngrihen të parët, studentët prijnë, studentët vendosin.

Pas tyre e bashkë me ta gjithë qytetarët e lirë të këtij vendi.

Miqtë e mi,

Siç u tha, PD dhe unë personalisht jemi angazhuar në një tur takimesh të hapura, jo vetëm me grupet e interesit, por me qytetarët anembanë vendit. Kemi ndërmend ta vazhdojmë këtë bashkëbisedim në ditët dhe javët e ardhshme kudo në Shqipëri.

Këto ditë kam vizituar Vlorën, Fierin, Lushnjen. Jam takuar me shumë prej prindërve tuaj, banorëve dhe qytetarëve të këtyre zonave. Me dhimbje të madhe kam parë se si burra dhe gratë e këtij vendi të përloten për shkak të pamundësive ekonomike, që shkon deri tek pamundësia për ti ofruar ushqimin femijeve të tyre të parritur. Njerëz të ndershëm por të pafuqishëm për të kryer detyrat e tyre prinderore. Pse ndodh kjo? I kam pyetur dhe kam dashur të marr përgjigje nga gojët e tyre dhe jo ta formuloj si tezë politike të opozitës.

Më kanë thënë se qeveria nuk i lë njerëzit të punojne, por u sul policinë, ju shkatërron pronat dhe u ngre taksat. Vjet hyri në fuqi taksa progresive dhe goditi të gjithë elitën profesionale të vendit. Sivjet po përgatitet rritja e taksave mbi të ardhurat, tashmë si një taksë e sheshtë që nuk kursen askënd, nga 10 në 15%.

Po mbytet inisiativa e lirë, po goditet shpirti sipërmarrës, po shkurajohen investitorët potenciale, vendas dhe të huaj. Shifrat qeveritare flasin vetë. Investimet e huaja janë në ditën e tyre më të zezë në rekordin më të ulët historik.

Kam një përvojë politike aktive, po mbush një dekadë përvoje të tillë, në fushata dhe jo në fushata, kam takuar mijëra qytetarë, njerëz, të rinj, të reja, por mund t’u them se nuk më ka ndodhur t’i shoh qytetarët shqiptarë kaq të vrarë,  kaq të indinjuar, kaq të pashpresë, kaq të revoltuar me qeverinë e tyre, me qeverinë Rama-Meta.

Kemi qënë bashkë me deputetët dhe shkuam ti dëgjonim për hallet e tyre. Të vrarë e të indinjuar  nga mashtrimet e qeverisë. Kanë pasur pritshmëri njerëzit. Eshtë e lehtë sot përballë dështimeve të qeverisë t’i harrojmë, por kanë pasur pritshmëri nga premtimet mbi të cilat kanë dhënë votat. Nga dështimet, nga arrogance, nga padrejtësia, nga varfëria në rritje, nga mungesa e shpresës. Ndihen të shpërfillur, ndihen të braktisur, të lënë vetëm në mënyrën e fatit nga një qeveria që e ka humbur lidhjen me realitetin.

Anti-reformat kanë goditur fort qytetarin, xhepin e tij, familjen, atë që ka pak apo aspak, kanë goditur ata me të ardhura mesatare, kanë goditur biznesin.

Ekonomia është në renie të lirë si kurrë më parë.

E keni pare se c’ndodh me çdo sektor, duke përfshirë edhe arsimin?

Kemi parë dhe kemi mbledhur një zemërim i madh, të një sensi të madh revolte ndaj njerëzve që perceptojnë padrejtësi, abuzivizëm, arrogancë.

Si opozitë, kemi detyrimin ti kuptojmë thellë dhe vërtetësisht shkaqet e kësaj gjendje. Të bëjmë punë tonë për të kanalizuar këtë gjendje shpërthyese, me një energji pozitive dhe jo shkatërruese, por po kështu, të kërkojmë protesta dhe të kërkojmë me çdo kusht ndryshimin e gjendjes.

Ne  kemi nisur një bashkëbisedim që nuk ka të bëjë vetëm me situatën aktuale,  nuk ka të bëjë vetëm me gjendjen e rëndë të ekonomisë në tërësi dhe asaj familiare e individuale në veçanti, por edhe për të nesërmen që na pret.

Për impaktin negativ që do të këtë në ekonomi dhe në mirëqënien e çdo shqiptari kjo paketë shkatërrimtare nëse do e lëmë të hyjë në fuqi, nëse e lëmë të marrë forcën e ligjit dhe të godasë drejtpërdrejtë shqiptarët. Kjo, pa marrë parasysh, rritjen e paralajmëruar të çmimit të energjisë, është vjedhja më e madhe që shteti u bën shqiptarëve në këto 23 vite.

Për ju studentë të ekonomisë, 460 milionë dollarë para që qeveria planifikon ti marrë mbi paratë që merr këtë vit nga vlera e shtuar e ekonomisë. Eshtë një tregues domethënës. Për një pjesë të madhe të shqiptarëve, 460 milionë është një shifer tepër e madhe për tu përkthyer në realitete të prekshme për ta.

Le ta përkthejmë së bashku. 460 milionë dollarë, nga 800 milionë dollarë të shtuar që do të krijojë ekonomia sipas skenarit më pozitiv që kanë planifikuar qeveritarët, do të thotë që nëse kjo barrë ndahet baraz për 700 mijë familjet shqiptare, do të thotë që secila familje të paguajë plot 670 mijë lekë më shumë seç kanë paguar deri në fund të këtij viti. Vetëm taksat 670 mijë, sikur të ndahej në mënyrë të barabartë. Këtë planifikon të bëjë qeveria. Me një të rënë të lapsit ka planifikuar sikur do të rritet ekonomia me 800 milionë dollarë, 460 milionë prej të cilave do ti marrë për vete.

Çfarë impakti jep kjo në ekonomi. Çfarë do ti bëjë qeveria këto para? Ne jemi kundër në parim që paratë të grumbullohen në xhepin e qeverisë. Kemi besuar dhe besojmë jo vetëm sot në kushtet e kësaj krize që ka mbërthyer vendin, por edhe në kushte më të mira eknomike, se paraja punon, prodhon, krijon dhe shumëfishohet më shpejt, më drejtë nëse është në xhepat dhe në duart e privatëve. Por këta mund të na thonë që ne jemi një koalicion partish të majta, kemi ardhur me një vizion tonin dhe kemi mënyrën tonë. E shikojmë shtetin si zgjidhj
e dhe jo si problemin. Por çfarë na afrojnë me këto 460 milionë dollarë. 670 mijë lekë më shumë që i marrin çdo familje shqiptare. Rrugët i kanë alergji, investime të tjera publike janë në të njëjtin nivel si këtë vit. Ishte një vit si mos më keq për investimet publike. Shpenzimet në arsim në rënie, në shëndetësi po kështu. Çfarë na afrojnë? 1100 policë më shumë në Policinë e Shtetit, 300 inspektorë më shumë në INUK, 400 policë më shumë në burgje dhe 400 mësues fiskulture. A thua se fiskultua mbetet problemi më i madh i një populli të cilit kur i ke marë edhe kacidhen e fundit nuk i ngelet gjë tjetër veçse të hajë bukë e kos, dhe të bëjë fiskuturë.

E mora këtë si ilustrim, por këto janë probleme madhore. Sepse realiteti është i hidhur dhe jo shumë larg nga kjo që sapo thashë. Ishim bashkë me deputetët e Fierit në Levan dhe pamë familje të tëra që ushqeheshin me thes me krunde dhe me qepë, dhe me asgjë tjetër. Janë probleme madhore që duhet të diskutohen me shqiptarët, duam ti diskutojmë me elitën e kombit që jeni ju studentët prandaj jemi sot këtu. Mundet të ishim kufizuar sot të diskutonim vetëm problemet e arsimit, me ato që kanë të bëjnë me arsimin universitar dhe pasuniversitar, që janë çështje specifike tuajat si studentë, sepse edhe në këtë rrafsh problemet janë një mal dhe ne do të flasim për to. Por siç e theksova pak më lart, studentët nga natyra shohin përtej, shihni më tej se hunda juaj.

Çfarë është në thelb projekti i paketës së re fiskale të qeverisë, cili pritet të jetë impakti i saj nëse do të miratohej nga shumica qeveritare kështu siç është? Ne po e studiojmë në detaje me ekspertët tanë, por konsultohemi me grupet e interesit dhe më vonë me konsumatorët. Duam ta diskutojmë sot me ju. Të marrim pyetjet tuaja, t’u përgjigjemi, e të marrim mendimin tuaj.

Nëse do të duhej të përkufizonim përmbajtjen e kësaj pakete do të thonim pa pikë dyshimi se kjo është:

1. Paketa e taksimit më të rëndë dhe rrjedhimisht e varfërimit më të rëndë të shqiptarëve dhe,

2. Paketa e luksit qeveritar dhe e klientelës qeveritare.

Pse e themi këtë? Rritet barra fiskale mbi taksapaguesit shqiptarë pa përjashtim, kanë hequr dorashkat pa përjashtim, ndërkohë që vendet e punës nuk janë shtuar por janë pakësuar, të ardhurat nuk janë rritur por ulur, ekonomia nuk është rritur qoftë edhe sadopak, nuk ka qëndruar as në vendnumëro, por siç thotë INSTAT ka prekur në kufinjtë e reçesionit, me minus 0.6% në tremujorin e dytë. Si e tillë, kjo është paketë që synon t’u marrë taksapaguesve, të vegjël, të mesëm apo të mëdhenj, kacidhen e fundit.

Eshtë një paketë klienteliste e diktuar nga interesat e grupeve të lidhura me qeverinë që për të marrë monopolet në tregjet e mallrave të konsumit të gjërë nuk janë menduar, por kanë goditur për vdekje prodhimin e biznesit vendas.

Eshtë një paketë e shpenzimeve të tipit “për rrush e kumbulla”, për të cilën u shpreh zonja Tabaku. Me përjashtim të asaj që thamë që është paketa e fiskulturës dhe e shtetit policor për një popull që i kanë lënë më pak se një tas me kos. Eshtë një paketë që do të thellojë reçesionin deri në paralizë të plotë te ekonomisë kombëtare.

Ky nuk është një parashikim kasandrash, ky që bëjmë sot ne dhe ekspertët tanë, por një konkluzion i nxjerrë nga analiza e impaktit të rritjes së taksave vitin e kaluar në ecurinë e ekonomisë kombëtare dhe e treguesve të tjerë të zhvillimit ekonomimk dhe social të vendit. E bënë eksperimentin vitin e kaluar. Ne u thamë jo, ata e bënë. Tani rezultatet i keni përpara. Çdo taksë e rritur dështoi. Por me dhunë, me arbitraritet u goditën bizneset, u falimentuarn bizneset, u hodhën njerëzit në rrugë. Eshtë vertetuar tashmë se rritja e taksave vitin e kaluar prodhoi ardhjen në kufinjtë e reçesionit. Ekpertët tanë ndërkohë kanë bërë publike se vetëm nga rritja e parashikuar e çmimit të karburantëve dhe  energjisë, pa llogaritur asgjë tjetër, fuqia blerëse totale e konsumtorit do të jetë 4% më e vogël se sa është sot, dhe do ta çoj automatikisht në një situatë rritjeje prej 2,4% vendin në staniacion.

Po bëjmë çmos, ndaj nuk jemi këtu siç e tha dhe Jorida, për të fërkuar duart, në dështimin e tyre se është dështim që peshon tek shqiptarët, tek çdo shqiptar. Po bëjmë çmos t’u themi kundërshtarëve tanë në qeveri, mos e bëni këtë. Ua them edhe sot, jua kujtoj edhe sot, jo për politike, as për batutë, por për ta kuptuar përkufizimin e budallallëkut, si të përsëriturin e të njëjtave gabime, duke pritur një rezultat të ndryshëm. Nuk mund të presësh rezultat tjetër nëqoftëse përsërit të njëjtat gabime.

I rritën vitin e kaluar taskat. Rezultati ishtë në rënie. Duan ti rrisin sërish. Rezultati do të jëtë një rënie e dyfishtë. Ne jemi të vendosur të bëjmë çmos ta prapsojmë këtë paketë. Këtë paketë të mjerimit ektrem të shqiptarëve. Kemi shpallur platformën tonë të kundërshtimit, të plotë dhe pa kushte, kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike dhe kemi ftuar të gjithë qytetarët në protestë për ketë dhe i bashkangjisim kësaj kërkese edhe kërkesën tonë të dytë ultimatike, asnjë rritje taksash për vitin e ardhshëm.

Paralelet e dështimit dhe suksesit i kemi kudo, të shtrira në histori, në kontinentin tonë apo në përvojat e ekonomive të tjera të mëdha si SHBA. Kujtojmë një prej drejtuesve më të shquar të forcave të qendrës së djathtë, Presidentin Regan, që mori ekonominë amerikane në gjendje reçesioni. E mori ekonominë amerikane në gjendje taksash të rritura, në një spirale pafund të rënies ekonomike, një prej ekonomive kryesore të botës dhe ia doli vetëm përmes uljes së taksave dhe kontrollit të shpenzimeve të shfrenuara dhe luksit qeveritar, ta sillte brenda 3 viteve me një rritje ekonomike prej 6.8%, një ekonomi të përmasave të tilla. I rikthehemi përvojës së vendeve të tjera duke përfshirë Shqipërinë tonë, ku ulja e taksave jo vetëm prodhoi më shumë mirqënie, rriti ekonominë, por rriti edhe të ardhurat e shtetit, mundësinë për t’iu përgjigjur me ambicie gjithmonë më në shtim programeve dhe objektivave qeveritare.

Reflektimi i kësaj gjendjeje, në gjendjen e arsimit të përgjithshëm dhe atë të arsimit të lartë, është i qartë. Me VKM famkeqe 668, qeveria vendosi pengesën e parë përmes uljes së kuotave të studimit dhe gurin e parë të një ngrehine që nuk e trajton më studentin, studimet e larta si një e mirë publike por si një luks. Me uljen 40% numrin e kuotave për Masterat Profesionalë dhe me 30% për Masterat Shkencorë. Pengesa e dytë është rritja e tarifës për të cilën studentët janë ngritur. Janë ngritur në një proces madhështor si ata që dini të ndërtoni vetëm ju, por që sonte dua t’u deklaroj edhe njëhere fuqimisht mbështetjen time, të Partisë Demokratike, të Opozitës Shqiptare për kërkesat tuaja të drejta. Rritja nga 14-30% e tarifës së studimit është një padrejtësi e madhe që u bëhet ju dhe prindërve tuaj. Eshtë thelbi i një shteti të padrejtë që tjetër gjë thotë, për tjetër gjë zotohet dhe ndryshe godet prapa krahëve.

Pengesa e tretë ka të bëjë me keqfinancimin e arsimit ng
a buxheti i shtetit, që kështu nisi në 2014 dhe kështu vazhdon në 2015. Dhe këtu vjen edhe kërkesa jonë tjetër. Krahas mbështetjes totale, politike dhe të gjithanshme, për aksionin tuaj, për mos rritjen e tarifave të studimit Partia Demokratike do kërkoj dyfishimin e buxhetit për arsimin e lartë universitar në Shqipëri dhe prapë do të jemi nën premtimin e bujshëm apo mashtrimin e bujshëm se arsimi do të arrijë në kuotën prej 5%, kur aktualisht arsimi i lartë merr më pak se 1/10 e saj (0.4%) të PBB. Betohet dhe stërbetohet Kryeministri, për orë të tëra, për fatin e shoqërisë të lidhur me fatin e të mirëarsimuarve, të studentëve përgatitur në auditore cilësore. Llafet i merr era apo siç thonë në anglisht: “Show me the money”.

Kjo është e papranueshme. Ne kërkojmë në 2015, vitin e ardhshëm, nga Janari, me efekt të menjëhershëm, dyfishimin e buxhetit për arsimin e lartë në Shqipëri. Po kështu mendojmë se kredia studentore, si një nga opsionet tona politike, Modeli që kemi paraqitur duhet të konsiderohet si një mjet lehtësus e jo si një mjet rëndues për studentët tanë. Të merren të gjitha masat që kjo kredi të mund të merret me interesa të ulëta, të përballueshme nga studentët dhe të shlyhet deri në 20 vite, duke bërë të mundur pagesat 20 deri në 30 dollarë apo mijë lek në muaj, pas futjes në punë të studentëve për një periudhë 20 vjeçare.  Kjo po është e përballueshme, është e ndershme.

Të nderuar studentë, u futa në këto detaje jo për ti paraprirë debatit, pyetjeve,  sugjerimeve, zërit tuaj, por për t’u thënë se si forcë politike dijmë jo vetëm të qëndrojmë fort për parimet dhe vlerat tona, jo vetëm të angazhohemi me të gjitha format demokratike për t’iu bërë barrierë e pakapërcyeshme arbitraritetit dhe arrogancës, por dimë të japim alternativën tonë, zgjidhjen tonë, rrugën tonë, e t’u them se me këtë cilësi të rinjsh Europian që rrezaton ky auditor sot, që rrezatojnë mes jush edhe disa nga prurjet e reja cilësore në Partinë Demokratike, Koordinatorët tanë Kombëtar, disa prej tyre pedagogë në këtë universitet apo në të tjera institucione akademike të vendit dhe të cilët dua ti përshëndes për angazhimin e tyre dhe për praninë e tyre sot këtu bashkë me ju, bashkë me grupin tonë parlamentar, ekspertizën e vyer politike dhe të gjithanshme të të cilit e kemi pararojë të veprimtarisë tonë politike, ne jemi të vendosur nga njëra anë të ndërmarrim të gjitha hapat, bashkë me shqiptarët, bashkë me rininë për ti thënë ndal dhe për ti vënë fre shkatërrimit dhe rrënimit përfundimtar të ekonomisë familjare dhe kombëtare të vendit, përmes propozimit të papërgjegjshëm të paketës fiskale dhe buxhetit të vitit 2015. Ju bëjmë thirrje që zërin e arsyes ta dëgjojmë, të sprapsemi e të marrin hapat dhe vendimet që nuk e  bëjnë të pakthyeshme rrugën e papërgjegjshmërisë dhe përgjegjësine e tyre për këtë papërgjegjshmëri. Por nëqoftëse zgjedhin mos të na dëgjojnë,  nëqoftëse zgjedhin përsëri të bëjnë shurdhin, të papërgjegjshmin, shpërfillësin, arrogantin, ne jemi gati që bashkë me ju dhe me forcën e shqiptarve të lirë, të marrim përgjegjësitë që na takojnë për të ecur në drejtimin e duhur drjet një Shqipërie Europiane të njerzve të lirë ku çdokush të ketë mundësi të barabarta për të prodhuar, për të punuar në bazë të aftësive të tij apo të saj dhe ku shteti të mos jetë një barrë e rëndë, një gur në qafën e individit, mos jetë një derr i majmun para individit të vobektë e të pamundur por të jetë një parner në krah të gjithsecilit. Por para se ta mbyll, edhe diçka tjetër. Me projektin e Bulevardit të Ri të Tiranës, Bashkimi Europian caktoi fonde për ndërtimin e pallatit të drejtësisë. U përcaktua zona ku do ndërtohej ky pallat i drejtësisë, që do të ishte shtëpia e Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Faktit, Gjykatës së Apelit, dhe disa institucioneve të tjera të rëndësishme, në fazën e parë dhe në fazën e dytë edhe e pjesës tjetër të institucioneve të Drejtësisë, Ministrisë së Drejtësisë, mu në hyrje të Bulevardit të Ri të Tiranës. Prona u identifikua, projekti u hartua, cilësia e projektit u përmirësua me fondet e Bashkisë së Tiranës, investimi do kryej me fondet e Bashkimit Europian dhe taksapaguesve Europian, por sindroma e vitit zero e çoi Kryeministrin Rama në një vendim absurd të ngrirjes së investimit të Bulevardit dhe mesa kuptoj të ngrirjes edhe të një investimi tjetër që është me paratë e taksapaguesve Europian për një qëllim të rëndësishëm siç është infrastruktura në drejtësi. Aty është toka, aty janë paratë, aty është projekti, por në vend që të ndërtojë këtë infrastrukturë të rëndësishme, e cila po kështu do të shërbejë për të punësuar një numër jo të vogël bashkëqytetarësh tanët, ka vendosur ti marrë godinën Fakultetit të Gjeologji-Minierave dhe të nxjerrë mbi 2000 studentë dhe pedagogë në mes të katër rrugëve. Në këtë situatë ku zullumet e qeverisë përditë ndodhin me frekuencë të madhe, ndodh që të keqkuptohemi se nuk i ndjekim të gjitha, por i ndjekim me kujdes të madh, ndaj sot dua ti dërgoj një mesazh studentëve dhe Fakultetit, pedagogëve të Fakultetit të Gjeologji-Minierave, se në kërkesën e tyre të drejtë për të mos u zhvendosur nga premisat historike dhe investimet e rëndësishme akademike të kësaj selie, po kështu kanë veshin tonë, mbështetjen tonë dhe fuqinë e plotë opozitare që do ti mbështesë në çdo hap që ata do hedhin për të ruajtur infrastrukturën akademike dhe për të detyruar Qeverinë që infrastrukturën e rëndësishme të drejtësisë ta bëj ashtu siç e kishim planifikuar tek Bulevardi i Ri i Tiranës me fondet e Bashkimit Europian.

Pyetje: Quhem Artemisa nga fakulteti i Drejtesise. Ky buxhet është gjithëpërfshirës dhe jo vetëm për Fakultetin e Ekonomisë. Pyetja ime është për një debat publik mbi masat shtrënguese fiskale dhe dobishmërinë e tyre që kanë përfshirë sëfundmi jo vetëm Shqipërinë por dhe disa vende të Bashkimit Evropian. Mendimi juaj lidhur me këtë. Faleminderit.

Zana Guxholli: Masat shtrënguese, efekt negativ në ekonomi

Eshtë me të vërtetë një debat mbarë botëror që ka përfshirë liderët e ekonomisë si dhe qeveritë. Cfarë duhet aplikuar në kohë krize dhe pas krize në këtë vit të parë? Eshtë shtrëngesa fiskale apo stimuli fiskal? Po të shikojmë se si kanë vepruar ekonomitë qoftë evropiane qoftë amerikane etj, ne vëmë re që ka vërtet dy përqasje, ajo e shtrëngesës e osteritetit dhe ajo e stimulit, pra nxitja e ekonomisë nëpërmjet politikave të ndryshme. Nuk ka një përgjigjie definitive që të thuash se cila është receta më e mirë përfundimisht dhe që duhet ndjekur. Duhet parë në përshtatje me kushtet e cdo vendi, ekonomitë e zhvilluara dhe në cfarë stadi të krizës apo të rimëkëmbjes ato ndodhin në ekonomitë në zhvillim si dhe në cfarë kushtesh ndodhen këto ekonomi. Shembujt më tipikë që ne të gjithë njohim apo kemi degjuar jane ekonomia e SHBA apo po të marrim Europën, kemi shembullin e Gjermanise apo vendeve që kane ndjekur të njejtin model; si Hollanda apo Austria, etj. Të gjithë e dimë që Gjermania është implementuese apo njihet si partizane e masave shtrënguese. Masa të cilat në një farë mënyre iu imponuan dhe ekonomive të vendeve të tjera si Greqia, Portugalia, Irlanda etj. Tani përgjigja është: A janë këto vende me mirë pas këtyre politikave shtrenguese fiskale? Përgjigja është jo, me gjithë paratë që vërshuan drejt tyre si ndihmë, si rez
ultat i shtrengesave që ato pranuan. Për fat të keq ato ekonomi nuk kanë atë gjendje që duhet të kishin.  Ndërsa po të krahasojme Ameriken e cila pershtati një politike dhe reforma relativisht të buta simuluese duke shkuar 1/3 ne favor të uljes së taksave dhe 2/3 duke manipuluar me masa dhe reforma te tjera, pavaresisht se papunësinë nuk e ka aq të ulet sa e ka Gjermania, ka rritje shumë më të madhe se sa Gjermania. Pra nuk ka një pergjigjie fikse. Ka studime të koheve të fundit të cilat do t’ua rekomandoj studënteve të ekonomise, të shkollës së Kenedit, të Universitetit te Harvardit si dhe të departamentit federal të energjisë, ku shumë qarte provohet dhe demostrohet se politikat duhet të jenë të avancuara dhe në kohë krize ekonomia do oksigjen, dhe nuk është asnjëherë më i rendësishëm balancimi i buxhetit se sa rritja dhe frymëmarrja e ekonomisë.

Pyetje: Quhem Arjon Geca nga fakulteti i Drejtësisë, keni kritikuar rritjen e defiçitit dhe borxhit buxhetor, pyetja ime është veçanërisht për borxhin publik, a do të rritet drejt niveleve të paparashikueshme dhe të papërballueshme për të ardhmen?

Ridvan Bode: Rrisin taksat për të rritur luksin e tyre

Kjo çështja e defiçitit dhe borxheve në fakt, është kthyer në një gogol nga ana e Ramës për të gënjyer dhe për të larë duart e veta. Ne jemi vendi që përgjatë periudhës së krizës përballuam rirskun e rritjes së shpejtë të borxhit publik dhe kemi pasur përgjatë katër viteve të krizës një rritje të borxhit publik të parametrave 4.5% të PBB, ndërkohë që mesatarja e vendeve të rajonit tonë, që janë vende me defiçit shumë më të ulët se sa Shqipëria, kanë pasur një rritje prej 18.5%. Dhe rreth vitit 2012 edhe vendet si Mali i Zi dhe Serbia që ishin dikur me nivel të ulët të borxhit publik kaluan në nivelin tonë. Dhe Maqedonia që ishte me 40% borxhi publik, i shkoi dhe asaj 50% borxhi publik. Çështja e rritjes së borxhit publik ishte një sëmundje e përgjithshme, sidomos vendet që ishin në tregjet globale patën një rritje shumë të shpejtë, për shkak të rritjes së kostove të borxhit. A është i lartë apo i ulët, sigurisht që parametrat e dikurshme kanë qënë që  vendet në zhvillim si vendi ynë do ta kishin rreth 50% nivelin. Ne arritëm drejt 53% pastaj nuk i qëndruam dot presionit të krizës dhe gradualisht për të përdorur stimuj fiskalë, që të mos arrinim në këto ditë që ka arritur ekonomia shqiptare, për ta mbajtur jashtë krize e çuam nga 53 deri në 61% në fund të vitit 2012. Cështja osteritet apo nxitje e ekonomisë në sistemin fiskal mendoj se është një cështje që është shumë e bukur për ta dëgjuar në debatin akademik. Tashmë në të gjithë botën ka prevaluar nevoja për të marrë masat për rritjen e ekonomisë. Ajo që po ndodh në ekonominë shqiptare nuk është osteritet fiskal, taksat po rriten jo për të ulur dhe për të tërhequr shpenzimet e qeverisë, taksat po rriten sepse duan të kompensojnë rritjen që po bën. Shikoni se c’ndodh? Në tre katër vjet ne i kemi mbajtur shpenzimet totale të buxhetit në parametrat 28 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, sepse nevoja për të lënë për biznesin dhe qytetarët gjithë 100 përqind në dy vite 2012, 2011, i është lënë qytetarëve dhe biznesit. Nuk kemi bërë zgjerim të taksave, përkundrazi kemi ulur taksat edhe në këto vite për të mundësuar që atë pak prodhim të përgjithshëm që kemi realizuar në këto dy vite ta lëmë në dispozivion të qytetarëve. C’ndodh këtë vit që jemi 2014-2015? më 2014, 73 për qind e prodhimit të brendshëm bruto jo të realizuar por të programuar nga qeveria e kanë tërhequr në formën e taksave shtesë. Në vitin 2015 mendojnë që 60 për qind e prodhimit të brendshëm bruto do të tërhiqet në formën e taksave nga ana e qeverisë. dhe kemi një rënie të menjëhershme të mundësive që kanë qytetarët për të mbijetuar dhe të biznesit për të investuar. 28 për qind I kishin shpenzimet tani i kanë cuar 31.4-31.5. përqind e prodhimit të brendshëm bruto është vlerë për 460 milion dollarë që ata do të rrisin taksat për vitin që vjen. në qoftë se qeveria do të ishte përmbajtur për të qëndruar në parametrat që kishin të shpenzimeve totale, pra një qeverisje të vogël që thoshim ne, atëherë nuk do të kishte nevojë për të rritur taksat dhe të bënin që 100 përqind të prodhimit të brendshëm bruto edh në këtë vit t’ia destinonin qytetarëve dhe biznesit. Ata kanë rritur shpenzimet por nuk kanë rritur investimet, investimet janë më pak. janë 30-40 përqind nën mesataren disavjecare. Kanë rritur shpenzimet qeveritare, shtojnë policët, shtojnë pagat e policëve, rritin shpenzimet operative të adminsitratës dhe të qeverisë. As investime, as shëndetësi, as arsim, që mund të ishin prioritetet e tyre. Pra nuk kemi të bëjmë me një politikë, ne nuk jemi kundër osteritetit, ne jemi kudnër rritjes së taksave për të rritur luksin qeveritar. 3 për qind janë rritur shpenzimet, 3 për qind e prodhimit të brendshëm bruto që do të thotë rreth 450-460 milion dollarë janë rritur shpenzimet. kjo kërkon kompensim dhe kompensimi vjen nga rritja e taksave.

Pyetje: Meqenëse situata ekonomike në Itali dhe Greqi prej vitesh nuk është mirë a mendoni se kjo ndikon në Shqipëri?

Arbi Agalliu: Kjo paketë fiskale mban larg investitorët

Përshëndetje quhem Arbi Agalliu, koordinator i PD, ekonomist në profesion. Pyetja është shumë me vend, ne rrethohemi nga shtete të zhvilluara apo shtete të cilat kanë resurse që ne mund ti përdorim shumë mirë për zhvillimin ekonomik dhe kjo ka të bëjë me filozofinë tonë për të bashkëpunuar me këto shtete. Eshtë e vërtetë që edhe Greqia apo edhe Italia ku ne kanalizojmë afro 70% të totalin tonë tregtar po pëson dhe ka kaluar në një vështirësi ekonomike, e cila ka ndikuar jo pak në realitetin e tyre ekonomik. Por pyetja që ne duhet të shtrojmë është se çfarë do të bëjmë ne, në mënyrë që atë potencial ndoshta më të vogël nga vitet e kaluara që ka Italia apo Greqia, për ata biznesmenë të cilët dëshirojnë të kryejnë investime të huaja në Shqipëri, cila do të jetë politika jonë ekonomike që ne ti tërheqim në Shqipëri? A do tu ofrojmë ne një paketë fiskale e cila do të jetë në favor të tyre apo do të krijojmë ne një paketë fiskale e cila i mban larg investitorët e huaj? Një paqartësi në paketën fiskale, një ndryshueshmëri në vazhdimësi krijon një mos-vizion të tyre se çfarë do të ndodhë në Shqipëri. Pasiguria është risku apo rreziku më i madh që ka një biznes sot, nëse është i pasigurtë ai nuk shkel kurrë këtu. Kështu që, detyra e qeverisë shqiptare, detyra e të gjithëve ne është që të krijojmë një siguri tek investitori duke i parashtruar atij një platformë, një strategji zhvillimi ekonomik  disa vjeçar dhe jo duke e ndryshuar atë sot për nesër dhe në vazhdim. Kështuqë sado që të jetë problematike situata tek fqinjët tanë nuk mund ta shikojmë të pavarur nga mënyra se si ne e menaxhojmë, nga strategjitë tona të zhvillimit ekonomik, e kundërta, dhe sikur ata të mos kishin probleme ekonomike, nëse ata do të ndiheshin të pasigurtë të jeni të bindur që nuk do të vinin tek ne. Kështu që, për ta përmbyllur atë pyetje që ju bëtë, vetëm një paketë fiskale me frymë liberale e orinetuar drejt biznesit, drejt nxitjes së sipërmarrjes së lirë, vetëm atëherë do të sjellë në dyert tona individë që trokasin për të investuar, në të kundërt jo vetëm që nuk do të vijnë por madje do të përflitemi siç po përflitemi
për një mos siguri në investimet e huaja direkte.

Pyetje: Përshëndetje, jam Jurgen Maho nga Fakulteti i Ekonomisë brenda Universitetit Europian të Tiranës, cilat janë reformat ku do të fokusohet vendi jonë për ndryshimin e klimës së biznesit?

Lulzim Basha: Taksa të ulëta, stimulim të biznesit

Eshtë një pyetje shumë e mirë për qeverinë Jurgen, por edhe për opozitën, se opozita bëhet qeveri pastaj. Reformat ku ne do të fokusoheshim do të ishin krejt e kundërta e kësaj që qeveria po bën sot. Reforma strukturore, të cilat krijojnë siguri tek biznesi, rrisin sigurinë tek investitorët e huaj, bëjnë të mundur që kapitali të vijë në Shqipëri, të hapë vende pune. Për çfarë? Për Sektorët strategjikë. Por cilët janë sektorët strategjikë? Jo policia, as INUK-u dhe as policia e burgjeve, të cilat janë prioritetet e kësaj qeverie. Për ne është bujqësia, është turizmi, është agroindustria, është energjia. Atëherë çfarë bëhet? Bëhet e mundur përmes stimujve fiskalë, përmes dedikimit të fondeve publike, një infrastrukturë ndihmëse për këto sektorë që kostoja e prodhimit në këto sektorë, të jetë tërheqëse si për investitorët vendas ashtu edhe për investitorët e huaj, që kapitali të vijë, që të mos kemi vetëm 6 lekë ku….dhe pastaj të bëhen 8 dhe pastaj të bëhen 10. Të rritet sa më shumë mundësia për investime të huaja. Kjo kërkon një strategji të qartë përsa i përket sektorëve prioritarë. Kush janë sektorët prioritarë për këtë qeveri? Ju jeni studentë të ekonomisë, ju e e dini se cfarë do të thotë kjo më mirë se sa publiku i gjerë. A mund të më thoni se cili është sektori prioritar i kësaj qeverie, sipas jush? Nuk ka prioritete ekonomike, nuk ka krijim të hapësirës, si krijohet hapësira? Shteti e krijon atë si duke u tërhequr aty ku është invaziv ashtu dhe duke investuar aty ku duhet shtuar kjo hapësirë. Privatizimet e sektorëve strategjikë bëjnë të mundur përthithjen e investitorëve të huaj, bëjnë të mundur investime të mëdha kapitale që shteti vet nuk është në gjendje të bëjë, ose nuk i bën dot me efiçencë. Rrit prodhimin, rrit potencialin, rrit punësimin. Reformat strukturore të eknoomisë shqiptare, të sektorëve strategjikë me përparësi privatzimin e tyre, taksa të ulëta dhe çdo taksë që mblidhet shkon për investime dhe jo për shpenzime dhe luks qeveritar. Nuk do shpikim rrotën ne. Kjo është formula e suksesit, është dëshmuar katërcipërisht në ekonomitë e konsoliduara dhe ato në tranzicion, dhe ato në vështirësi. E kemi bërë këtë dhe ka pasur sukses. Prandaj përgjigjia shkurt është e kundërta e kësaj që po bën kjo qeveri. Jo rritje, por ulje taksash, konsolidim i sistemit energjetik, investime në këtë sistem, por jo abuzivizëm. Ke një faturë abuzive, pastaj çon një tjetër dhe pastaj shkon ti mbledhësh tek dikush që sapo e ke hequr nga puna. Po ku të çon gomari, nëse ke akoma gomar, se mund të të ketë ikur dhe gomari ndërkohë. Prandaj them që kjo qeveri ka humbur lidhjen me realitetin. Sepse në mënyrë të tillë është taksuar në mesjetë. Pra, sa do ta taksojmë, sa para na duhen. Do bëjmë luftë me vendet fqinje, sa para na duhen aq do i taksojmë bujkrobërit. Kjo nuk është mënyrë e të menduarit në një shoqëri të lirë. S’mund ta trajtosh shqiptarin si skllav apo bujkrob. Por në funksion të çfarë? Të luftës së pronës së shqiptarëve. Se për çfarë duhen 1100 policë, 300 të INUK e 400 të burgjeve. Mungesë totale vizioni,e bashkuar me arrogancë dhe me një vizion të vjetruar majtist për shtetin si përgjigje e të gjithave. Jo, shteti është problemi. Cila është gënjeshtra më e madhe e botës, sipas Presidentit Regan, …..”kam ardh nga qeveria dhe dua t’iu ndihmoj”.  Qeveria duhet të krijojë kushtet për konkurrencë të lirë dhe të ndershme, për më shumë kapital në duart e sektorit privat, për taksa më të ulëta. duhet ta bëjë këtë dy herë dhe dyfish më e përkushtuar në kohë krize. Prandaj pa asnjë frikë, përkundrazi duke i yshtur që ta marrin platformën tonë, propozimi ynë i parë ishte që të kthehemi në nivele konkurence rajonale me sistemin tonë të taksave të kërkojnë një ndjesë të thellë për amullinë që kemi bërë në këto 15 muaj, pasigurinë juridike që kemi krijuar tek investitorët e huaj, jo 10, po 9 përqind t’ua bëjnë taksën shqiptarëve që punojnë dhe prodhojnë dhe të shtrëngojmë rripin e qeverisë, lulishteve, poltronit, ndricimit e shpenzime të tjera për të cilat lekët merren po nuk i shikojmë as se ku po shkojnë. Cdo lek i qytetarit shqiptar duhet të kthehet në investime publike që i shërbejnë qytetarit shqiptar për shërbimet esenciale për të cilat ekziston shteti.

Pyetje: Fondi Monetar Ndërkombëtar ka deklaruar se reformat e qeverisë janë në rrugën e duhur. Ju a ndani të njëjtin mendim me FMN?

Sorina Koti: Qeveria po dështon në kërkesat e FMN

Mund të themi që takimi i tretë i FMN me qeverinë ka qenë i dështuar.  Madje ata kanë ikur dhe pa dhënë një deklaratë rreth diskutimeve dhe përfundimeve që kanë nxjerre gjatë diskutimeve të tyre. Por nuk mund të themi që ky është një debat që ka lindur tani. Eshtë nje debat që ka nisur që para një viti që kur u nënshkrua marrëveshja e FMN me Shqipërinë. Problemi tjetër është që kësti i tretë nuk është disbursuar akoma. Kemi një performancë shumë të dobët të mbledhjes së të ardhurave nga doganat, nga administrate tatimore, e cila sjell dhe këtë ngërç që ka ekonomia në këto momente. Nëse themi që paketat e nënshkruara nga FMN me qeverinë kanë qenë tri, atëherë paketa e parë është aplikuar tani presim që në Janar të aplikohet paketa e dytë. Do të thotë që jemi në një ngërc financiar realisht serioz. FMN ka kërkuar një shtrëngim dhe një riaplikim dhe një ristrukturim të reformave strukturore dhe rregullatore. Pikat kryesore ku FMN ka kërkuar një vëmëndje më të madhe nga qeveria kanë qenë pensionet dhe energjetika. Për reformën në energji mund të themi që përvec dëshirës për rritje të cmimit nuk kemi dicka tjetër reale. Atëherë pozicioni i FMN me qeverinë është shumë i largët. Nuk mund të themi që kemi një performancë të mirë.

Read More
11 Nën
0

Buxheti i qeverisë, më shumë taksa për 95% të shqiptarëve

Deputeti Bode në një analizë të detajuar për rritjen e re të taksave që parashikon qeveria për vitin 2015, barrë që do ta paguajnë 95 përqind e shqiptarëve

Projektbuxheti i sjellë në Kuvend nga qeveria dhe që po debatohet aktualisht në fushën e të ardhurave për mënyrën se si mendon t’i realizojë ato për vitin 2015, karaktrerizohet nga një  rritje progresive e taksave që çon në varfërimin progresivisht të qytetarëve dhe thellon rënien e mëtejshme të ekonomisë. Këto janë tiparet lehtësisht të lexueshme në këtë buxhet, të cilat do t’i argumentojmë si më poshtë. Qeveria rriti progresivisht taksat në të gjitha llojet e tyre. Pas rritjes me 50% të taksës mbi korporatat vitin e kaluar, në projektbuxhetin e vitit 2015 rritet edhe tatimi  mbi dividentin nga 10-15%, ose me një efekt rritje prej 10 milion dollarësh. Rriten taksat mbi depozitat, nga 10 ne 15%, që ka një efekt prej 12 milionë dollarësh.  Rritet taksa mbi qeratë, nga 10 ne 15% duke synuar që prej kësaj take, në buxhetin e shtetit të arkëtohen edhe 10 milionë dollarë shtesë. Dhe po ashtu, rritet taska mbi çdo të ardhur tjetër nga 10 në 15%. Vetëm prej kësaj takse qeveria synon të marrë 28 milionë dollarë. Nëse i shohim, të gjitha taskat mbi të ardhurat, taksat mbi korporatat, taksat mbi biznesin rriten në nivelin 15%. Një masë e tillë e bën vendin tonë vendin me taksat më të larta, duke humbur çdo avantazh konkurues me vendet e tjera të rajonit, të cilat vijojnë që këtë nivel taksash ta kenë në masën 9-10-11%. Përjashtim këtu bën Serbia e cila këtë nivel taksash e ka në 15%.

Qeveria rrit progresivisht të gjitha taksat

•Mbi korporatat, nga 10 në 15%

•Mbi dividentin, nga 10 ne 15% (+ 10 milionë USD)

•Mbi depozitat, nga 10 ne 15% (+12 milionë USD)

•Mbi qeratë, nga 10 ne 15% (+10 milionë USD)

•Mbi çdo të ardhur tjetër, nga 10 në 15%; (28 milionë USD)

•Taksë e sheshtë me rritje 50% në të gjitha nivelet.

•Rajoni nën nivelin 10%, përveç  Serbisë.

Qeveria nuk ndalon vetëm tek këto taksa, pasi në projektbuxhetin e vitit 2015 rriten edhe taksa të tjera mbi konsumatorin dhe biznesin, siç është taksa e qarkullimit të automjeteve automjeteve mbi karburantet dhe akciza mbi duhanin.

Taksa e qarkullimit të automjeteve për të dytin vit radhazi rritet duke përfshirë edhe efektin e TVSH-së me 24 lekë për litër duke e rritur me 4 herë në 2 vite nivelin e kësaj takse. Për secilën prej 340 mijë familjeve do të jetë një taksë e re për 2015 për të paktën 1.5 milion lëke të vjetra në vit. Këto janë nga 95% të familjeve që gjoja do të paguanin më pak taksa nën taksën progresive të qeverisë Rama. Dhe nuk janë vetëm familjet, por edhe fermerët që të gjitha shërbimet do t’i kryejnë me një taksë të rritur më shumë. Janë industritë përpunuese po ashtu që kanë humbur avantazhet konkurruese në rajon, të cilave u rritet një kosto shtesë. Eshtë gjithashtu edhe biznesi në tërësi që do të paguajë një çmim më të rritur. Rritja nga 8.4 lekë që ka qenë, duke përfshirë edhe TVSH, ka shkuar plot në 32.4 lekë me rritjen e re të taksave. Dhe e gjitha kjo është vetëm nga taksa e qarkullimit të automjeteve. Efekti që qeveria programon të marrë prej kësaj takse shtesë në 2015 është 6.7 miliardë lekë, ose 67 milion dollarë.

Akciza e duhanit rritet edhe me 24 lekë për paketë duke rritur në 2.3 herë këtë taksë  mbi konsumatorët në 2 vjet, dhe kjo është një taksë që do të paguhet nga ajo 95% e familjeve shqiptare, të cilave Rama u premtoi se do të paguajnë edhe më pak taksa me qeverinë e tij. Rritja e akcizës ka shkuar nga 36 që ka qenë në vitin e shkuar së bashku me TVSH-në, në 84 lekë për çdo paketë. Efekti që kërkon të marrë në buxhet për 2015 është 4.2 miliardë lekë, ose 42 milion dollarë.

Rritja e taksave edhe mbi duhanin dhe karburantin

•Taksa e qarkullimit të automjeteve për të dytin vit radhazi rritet duke përfshirë edhe efektin e TVSH-së me 24 lekë për litër duke e rritur me 4 herë në 2 vite. Për secilën prej 340 mijë familjeve do të jetë një taksë e re për 2015 për të paktën 1.5 milion lëke të vjetra në vit. Këto janë nga 95% të familjeve që gjoja do të paguanin më pak taksa. Po fermerët? Industritë perpunuese? Biznesi në tërësi?  (Rritja 8.4 – 20.4 – 32.4).  Efekti 6.7 miliardë lekë.

•Akciza e duhanit rritet  edhe me 24 lekë për paketë duke rritur në 2.3 herë këtë taksë  mbi konsumatorët në 2 vjet, dhe këto familje janë nga 95% e familjeve përfituese nga taksa progresive?! (rritja 36-60-84 lekë). Efekti 4.2 miliardë lekë.

Por kush e paguan rritjen e taksave?

Nëse shohim me detaje, kemi të bëjmë me një varfërim progresiv, pikërisht të konsumatorit, qytetarit. Përllogaritjet e qeverisë për nivelin e konsumit të këtij viti 2014 thonë se do ketë një rritje për taksat e mësipërme me një efekt prej 16 miliardë lekë ose 160 milionë dollarë. Ky do të jetë efekti i taksave që përmenda pak më parë dhe që rriten në 2015. Por nga këto 15 miliardë lekë (150 milionë USD) do të paguhen nga konsumatorët dhe vetëm 1 miliardë lekë (10 milionë USD) do të paguhen nga nga biznesi si rritje e tatimit mbi dividentin. Pra 94% e taksave shtesë do të paguhen nga mbi 90% e qytetarëve dhe vetëm 6% e kësaj rritjeje taksash do të paguhet nga biznesi. Ky është premtimi i qeverisë Rama për uljen e taksave për 95% të qytetarëve. Dhe këtu nuk po llogarisim efektet e rritjes së çmimit të energjisë që rrit faturën me minimumi 7 mijë lekë në muaj për mbi 74% e familjeve të cilat kanë të ardhurat më të ulëta. Në këtë rast, premtimi i qeverisë Rama se më të pasurit do paguajnë edhe më shumë dhe familjet më të ardhura të ulëta do paguajnë edhe me pak, tashmë është tërësisht fals dhe i diskretituar në sytë e opinionit publik.

Kush paguan rritjen e taksave? Qytetarët varfërohen në mënyrë progresive.

•Përllogaritjet e qeverisë për nivelin e konsumit të këtij viti thonë se do ketë një rritje për taksat e mësipërme me një efekt prej 16 miliardë lekë (160 milionë USD).

•Nga këto 15 miliardë lekë (150 milionë USD) do të paguhen nga konsumatorët dhe vetëm 1 miliardë lekë (10 milionë USD) nga biznesi si rritje e tatimit mbi dividentin.

•Pra 94% e taksave shtesë do të paguhen nga mbi 90% e qytetarëve dhe vetëm 6% nga biznesi.

•Dhe këtu nuk po llogarisim efektet e rritjes së çmimit të energjisë që rrit faturën me minimumi 7 mijë lekë në muaj për mbi 74% e familjeve të cilat kanë të ardhurat më të ulëta.

•Premtimi: më të pasurit do paguajnë edhe më shumë dhe familjet më të ardhura të ulëta do paguajnë edhe me pak!!!!!

Por qeveria nuk ndalon vetëm tek rritja e taksave që ka programuar sipas efekteve që unë përmenda pak më lart. Pasi qytetarët konsumatorë nuk do të paguajnë më shumë vetëm nga taksat e reja që vendosen. Qeveria parashikon që me arbitraritet administrativ dhe me shkopinjtë e policit të mund të rrjepë nga qytetarët më shumë se këtë vit edhe: 9 miliardë e  457 milionë lekë (100 milionë USD) nga TVSH, që është taksa e fshehur në çmimin e mallrave e cila paguhet 100% nga konsumatori, qytetarët pra ajo pjesë që përbën 95% të shqiptarëve që konsumojnë. Gjithashtu konsumatorët do të paguajnë 7 miliardë e 184 milionë lekë (72 milionë USD) nga akciza që po ashtu është një taksë që përfshihet në çmimin e mallrave. Pra kjo e fundit do të paguhet nga qytetarët. Janë 7 miliardë e 115 milionë lekë do të jetë rritja, apo shtesa që do të paguajnë qyetarët  nga tatimi i të ardhurave personale. Edhe kjo do të paguhet 100% nga konsumatori shqiptar. Janë 8 miliardë e 586 milionë lekë, ose rreth 86 milion dollarë janë shtesa që qeveria do të arkëtojë nga rritja e taksave nacionale, ku rritja kryesore është nga taksa e qarkullimit, por edhe e taksave të tjera. Plot 5 miliardë e 241 milionë lekë, ose rreth 52 milion dollarë do të jenë rritje në  kontributin e sigurimesh, ose quajtur ndryshe si  taksa e punës. Si dhe 3 miliardë e 820 milionë lekë shtesë do të jenë nga tarifat e shërbimeve që qytetarët do të paguajnë në administratën e qeverisë. Ndërkohë, biznesi do të paguajë  vetëm 1 miliardë e 643 milionë lekë shtesë për tatimin mbi fitimet në krahasim me vitin 2014. Pra kush i paguan rritjen dhe shtesën e taksave? Sigurisht vetëm qytetarët!

Çfarë do të paguajmë më shumë në 2015?

•Por qytetarët konsumatorë nuk do të paguajnë më shumë vetëm nga taksat e reja. Qeveria parashikon që me arbitraritet administrativ dhe me shkopinjtë e policit të mund të rrjepi nga qytetarët më shumë se këtë vit edhe:

–9 miliardë e  457 milionë lekë (100 milionë USD) nga TVSH, taksa e fshehur në çmimin e mallrave e cila paguhet 100% nga konsumatori;

–7 miliardë e 184 milionë lekë (72 milionë USD) nga akciza

–7 miliardë e 115 milionë lekë nga tatimi i të ardhurave personale

–8 miliardë e 586 milionë lekë nga taksat nacionale

–5 miliardë e 241 milionë lekë kontribut  sigurimesh, taksa e punës

–Si dhe 3 miliardë e 820 milionë lekë shtesë nga tarifat e shërbimeve që qytetarët do të paguajnë në administratën e qeverisë.

–Biznesi do të paguajë 1 miliardë e 643 milionë lekë shtesë për tatimin mbi fitimet.

Por nëse bëjmë një analizë të mëtejshme rreth 90% e qytetarëve paguajnë 85% të të ardhurave shtesë të vitit 2015. Në shtesën prej 46 miliardë e 520 milionë lekë (465 milionë USD) që do të shtohen për vitin 2015 qytetarët konsumatorë (95 përqindëshi) do të paguajnë më shumë se këtë vit, plot 39 miliardë e 125 milionë lekë ose rreth 85% të shtesës së programuar të të ardhurave të buxhetit të shtetit për 2015. Kjo shumë është sa gjysma e vlerës së prodhimit që qeveria vetë ka programuar për ta lënë në dispozicion të tyre për vitin 2015 si pjesë të konsumit. Dhe kjo do të thotë se qeveria ka programuar vetë varfërimin absolut të të gjitha familjeve shqiptare pa përfshirë në këtë përllogaritje efektin që do të ketë rritja e çmimit të energjisë elektrike.

Konsumatorët (rreth 90% e qytetarëve) paguajnë 85% të të ardhurave shtesë të vitit 2015

•Pra në shtesën prej 46 miliardë e 520 milionë lekë (465 milionë USD) qytetarët konsumatorë (95 përqindëshi) do të paguajnë më shumë se këtë vit, plot 39 miliardë e 125 milionë lekë ose rreth 85% të shtesës së programuar të të ardhurave të buxhetit të shtetit për 2015.

•Kjo shumë është sa gjysma e vlerës së prodhimit që qeveria vetë ka programuar për ta lënë në dispozicion të tyre për vitin 2015.

•Pra qeveria ka programuar një varfërim absolut të të gjitha familjeve shqiptare pa përfshirë në këtë llogaritje efektet e rritjes së çmimit të energjisë.

Kjo paketë nuk është bazuar vetëm në rritjen e taksave dhe nuk varfëron vetëm shqiptarët, por buxheti i 2015 thellon rënien e ekonomisë shqiptare më tej.  Por nuk janë vetëm qytetarët konsumatorë që buxheti ka programuar t’i varfërojë për vitin 2015, edhe ekonomisë projekti i qeverisë i shteron çdo mundësi zhvillimi për ekonominë e vendit.  Nga 80 miliardë e 70 milionë lekë që programohet të rritet ekonomia në 2015 (një programim i fryrë jo realist duke parë ecurinë e ekonomisë dhe predispozitat e ekonomisë për vitin që vjen), qeveria do të tërheqë edhe për këtë vit në buxhet në formën e taksave një shtesë 46 miliardë e  520 milionë lekë , ose 465 milion dollarë. Kjo do të thotë se përmes taksave ajo synon të tërheqë rreth  60% të PBB të vitit 2015. Pra është rreth 60% e punës që do të bëjnë qytetarët ddhe biznesi. Pra biznesi dhe qytetarët do të punojnë 7 muaj për qeverinë dhe 5 muaj për vetën e tyre. E gjithë pjesa e PBB 2015 që i lihet në dispozicion biznesit për t’u investuar, rritur punësimin, rritur pagat e shpërblimet e të punësuarve, për të rritur konsumin apo për rritur shpenzimet operacionale, është vetëm 335 milionë dollarë  ose rreth 100 dollarë për frymë.  Të mendosh se ekonomia zhvillohet dhe i qëndron presionit të krizës globale me një shtesë të PBB-së dhe t’I lësh në dospozicion ekonomisë, biznesi dhe konsuamtorit vetëm 100 dollarë për frymë kjo është sa qesharake aq edhe dritëshkurtër për të pretenduar zhvillim dhe rritje ekonomik.

Kush perfiton nga PBB në 2015?  Ekonomia thellon rënien.

•Por nuk janë vetëm qytetarët konsumatorë që buxheti ka programuar t’i varfërojë për vitin 2015, edhe ekonomisë projekti i qeverisë i shteron çdo mundësi zhvillimi.

•Nga 80 miliardë e 70 milionë lekë që programohet të rritet ekonomia në 2015 (një programim i fryrë jo realist), qeveria do të tërheqë në buxhet në formën e taksave shtesë 46 miliardë e  520 milionë lekë ose 60% të PBB të vitit 2015.

•Gjithë pjesa e PBB 2015 që i lihet në dispozicion biznesit për t’u investuar, rritur punësimin, rritur pagat e shpërblimet e të punësuarve, për të rritur konsumin apo rritur shpenzimet operacionale, është vetëm 335 milionë USD ose rreth 100 USD për frymë.  Qesharake për të pretenduar zhvillim dhe rritje ekonomike.

Por  le t’i referoheshim ndër vite se sa është përdorur nga buxheti dhe sa është marrë dhe konsumuar nga vetë konsuamtorët dhe biznesi për të ruajtur një nivel të lartë të investimeve dhe për të mos dëmtuar rritjen ekonomike. Në këtë grafik, në vitet kur rritja ekonomike ka qenë vetëm 2% siç edhe e shihni, buxheti nuk ka marrë asnjë lekë nga prodhimi i brendshëm bruto i krijuar në vitet respektive. Dhe e gjitha kjo është bërë për ta lënë në shërbim të investimeve, rritjes së punësimit dhe të konsumit në ekonominë tonë. Siç e shini në 2014-2015, pjesa që arkëtohet në buxhetin e shtetit është 73-60% e PBB_së dhe këtu është
arsyeja se përse ekonomia në 2014 vijoi rënien e mëtejshme, rriti papunësinë dhe ka filluar varfërinë dhe mjerimin. Dhe kjo grykësi e pafund e qeverisë ndodh në të njëjtin moment kur kursimet e qytetarëve kanë rënë, kur kredia për biznesin ngelet në të njëjtin nivel me një vit më parë dhe kur dërgesat e emigrantëve janë në rënie. Kjo politikë fiskale asfikson ekonominë dhe shteron çdo mundësi punësimi dhe të rritjes së mirqënies shoqërore. Projektbuxheti i 2015 ka këto tipare që përmenda: Rrit progresivisht taksat; Varfëron progresivisht qytetarët; Thellon rënien e mëtejshme të ekonomisë.

Ju faleminderit!

Read More
11 Nën
0

Vetëvrasja e inxhinierit pas largimit nga puna, akuzë për oligarkët‏

Deputeti Bedri Hoxha denoncon arrogancën dhe pandjeshmërinë e treguar ndaj kryefamiljarit që u hodh në rrugë, e pas kësaj ai kreu aktin ekstrem të vetëflijimit

Një inxhinier pyjesh nga Mati, baba i dy fëmijëve, bashkëshorti i një gruaje të papunë, është vetvrarë sot pasi e larguan nga puna pa motiv, nga puna ku shërbente prej vitit 1995.

Sami Hani kishte mbaruar shkollën pyjore dhe e ushtronte detyrën me të cilën mbante familjen prej 19 vitesh. Inxhinieri pyjor po kalonte një periudhë mjaft të vështirë ekonomike pas largimit nga puna, dhe familjarët tregojnë se pavarësisht gjëndjes së rëndë ku gjendej me gruan pa punë dhe njërin nga djemtë me sëmundje të rëndë, sërish qeveritarët lokalë, e hodhën në rrugë.

Kjo ngjarje e rëndë është realiteti i kësaj qeverisje, është shëmbëlltyra e sistemit që kanë instaluar Edi Rama dhe Ilir Meta.

Oligarkët e vegjël në rrethe i ngjajnë shefave të tyre dhe janë njësoj të pandjeshëm, arrogantë, të pashpirt.

Për këtë, ata kanë licensën për të hedhur këdo në rrugë, pavarësisht përvojës, profesionalizmit, apo kushteve ekonomike.

Edhe më e rëndë bëhet ngjarja, kur inxhinieri profesionist zëvendësohet me një militant të pashkollë.

Kjo qeveri ka larguar pa motiv mbi 6 mijë punonjës nga puna. Kjo qeveri ka detyruar shumë punonjës, burra e gra kryefamiljarë, të shkojnë drejt aktit ekstrem të vetëflijimit, prej arrogancës e trajtimit armiqësor.

Partia Demokratike e dënon këtë akt të rëndë të largimit pa motiv nga puna, dhe bën direkt përgjegjës oligarkët Rama-Meta për jetët e humbura nga politika e tyre cnjerëzore.

Read More