Blog

07 Nën
0

Basha: Koordinatorët kombëtarë, pasuri e madhe për Partinë Demokratike dhe për Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prezantoi sot 24 kordinatorë kombëtarë, për cështje të caktuara të programit dhe veprimtarisë politike të Partisë Demokratike.

Duke e konsideruar këtë si tregues të ribashkimit, hapjes dhe përtëritjes, z.Basha tha se kordinatorët janë një pasuri e madhe për Partinë Demokratike dhe për Shqipërinë, janë përfaqësues të shquar të një brezi të ri që është fytyra, shpirti dhe mendja e Shqipërisë së re, e ardhmja e saj e re dhe e sigurt.

“E gjithë kjo është ndërkohë- nuk ka përse të mos e them-  një shprehje  e distancimit tonë pa kompromis, kundër promovimit nga shumica Rama-Meta në politikë, në Kuvendin e Shqipërisë  dhe në administratën shteterore të injorancës më të paimagjinueshme për kohën që jetojmë, të spekullantëve që kanë blerë diploma për të përfituar poste drejtuese, të individëve me rekorde kriminale që pasi kanë dalë nga  burgu apo vazhdojnë të jenë të skeduar nga policia si trafikantë dhe kontigjentë të krimit, kanë marrë detyra me peshë në  gjithë piramidën  e qeverisjes aktuale”, u shpreh Basha duke shtuar se kordinatorët e rinj me kualifikimin e tyre ata janë një fuqi e shtuar e forumeve të Partisë Demokratike, fuqi e dijes, fuqi e mendimit, fuqi e ekpertizës, fuqi e  këshillimit, fuqi e veprimit politik.

Më poshtë fjala e Kryetarit Basha:

Mirdita, mirë se keni ardhur

Së pari dua të përshëndes gjithë të pranishmit këtu, të ftuarit e veçantë, përfaqësuesit e mediave Shqiptare, drejtuesit, krye redaktorët, gazetarët politikë, komentatorët, analistët, të gjithë qatetarët që na ndjekin përmes ekranit, dhe shpreh kënaqësinë time për rastin që na ka mbledhur: Prezantimin publik të një numër kordinatorësh kombëtarë për çështje të caktuara të programit dhe aktivitetit politik të  Partisë Demokratike.

Para se të ndjekim së bashku një prezantim të tyre, më lejoni të pohoj me gëzim të madh se ky i sotmi është një tregues tjetër për ne si forcë politike se ribashkimi, hapja dhe ripërtëritja kanë bërë që në Partinë Demokratike të vërshojnë dhjetra dhe qindra intelektualë, njerëz të spikatur të moshave të reja, por jo vetëm, vajza dhe djem, burra, gra, të shkolluar, të diplomuar dhe të doktoruar me rezulate të shkëlqyera në Universitete me emër jashtë vendit dhe brenda vendit, të sprovuar si profesionistë  të aftë në fushat e tyre përkatëse dhe të vendosur për t’i vënë njohuritë dhe aftësitë e tyre, përvojën e tyre, në shërbim të vendit përmes angazhimit politik në Partinë Demokratike.

Këta janë një pasuri e madhe për Partinë Demokratike dhe për Shqipërinë. Janë përfaqësues të shquar të një brezi të ri që është  fytyra, shpirti dhe mendja e Shqipërisë së re, e ardhmja e saj e re, e sigurtë dhe Europiane.

Shqipëria u hap para dy dekadash. Rrugët u hapën, shkollat dhe universitetet u hapën, familjet shqiptare në tërësi e ngritën dijen në katedrën më të lartë të vlerave, duke sakrifikuar jo pak, duke sakrifikuar shumë për shkollimin e  bijve dhe bijave të tyre.

Në historinë tonë 23 vjeçare të hapjes, investimi pa kursyer asgjë në shkollimin, në lartësimin e dijes brenda familjes shqiptare është një ndër aktet më madhështor dhe frymëzues, që nderon familjen dhe shoqërinë tonë, që duhet të vlerësohet dhe refleketohet siç e meriton,  përmes njohjes së meritës dhe aplikimit të njohjes së meritës, apo siç quhet ndryshe meritokracisë në qeverisje, në drejtim, në eskpertizë, në ligjvënie, dhe në forumet partiake të të gjitha partive politike.

Shqipëria e re, Shqipëria demokratike e ka gjeneratën e Nisjes së re. Më të mirët në  formim dhe në virtyte janë fati i saj.

Nga kjo elitë kanë dalë në të gjithë vendin shumë individë që kanë konkuruar për t’u zgjedhur në forumet e Partisë Demokratike, në kuvendet e degëve dhe në Kuvendin Kombëtar.

Disa kanë fituar, disa nuk kanë fituar, siç është në logjikën e garave të hapura, por nuk ka dyshim se në pikamje të angazhimit ata janë gjithmonë të fituar. Të gjithë gëzojnë respektin dhe mirënjohjen tonë, respektin dhe mirënjohjen time të thellë si Kryetar i Partisë Demokratike.

Pikërisht nga ky grup janë përzgjedhur kordinatorët që prezantoj sot. Me kualifikimin e tyre ata janë një fuqi e shtuar e forumeve të Partisë Demokratike, fuqi e dijes, fuqi e mendimit, fuqi e ekpertizës, e konsultimit,  fuqi e aksionit tonë politik.

Janë  një  pasuri e shtuar e burimeve  njerëzore  të partisë, e  drejtuesve  dhe të zgjedhurve, një vlerë e shtuar e alternativës tonë për përgatitjen e së cilës  këta koordinatorë do  të japin kontributin e tyre të çmuar.

Unë dua të vlerësoj dhe t’i përgëzoj nga zemra të gjithë ata për rezultatet e arritura, rezultatet e larta akademike për masterat dhe doktoraturat e spikatura, për sukseset e derisotme në karrierën profesionale.  Dua t’i falenderoj që kanë zgjedhur dhe kanë vendosur të kontribuojnë në Partinë Demokratike sot në opozitë dhe përmes  Partisë Demokratike, nesër në qeverisjen e vendit.

Në  vijim të përvojave më pozitive që ne kemi përjetuar si forcë politike, duam dhe jemi të vendosur të afrojmë dhe angazhojmë në Partinë Demokratike sa më shumë të rinj e të reja, intelektualë, ekspertë dhe specialistë të aftë e të përgatitur për të çuar përpara kauzën e demokracisë, zhvillimit, përparimit, dhe integrimit Europian të vendit.

Duam të  bëjmë  gjithçka. Gjithçka që varet nga ne për të  realizuar një ndryshim themelor pozitiv në kulturën politike të vendit, duke promovuar pozitivitet dhe kulturë të bashkejetesës demokratike që mbështetet në pasurimin e zgjidhjeve dhe alternativave, në debatin e tyre të civilizuar, në respektimin e programeve të votuara dhe në zbatimin e tyre, dhe mbi të gjitha në sundimin e ligjit, në shtetin ligjor.

Si rregull, në botën e civilizuar Perëndimore, ku ka zgjidhje dhe punë konkrete ka më shumë debat të shendoshë dhe mirëkuptim, ndërsa ku nuk ka zgjidhje, por vetëm fjalë dhe propagandë ka fukarallëk dhe konflikt.

Partia Demokratike është e vendosur tu garantojë të gjithë hapësirën dhe mbështjejen çdo qytetari, njerëzve që prodhojnë dhe propozojnë ide dhe zgjidhje, që dinë ti vënë ato në jetë dhe në zbatim. Ne duam të  sendërtojmë me veprime konkrete parimin e vyer të partive të familjes tonë, të partive popullore se mendja, ekspertiza dhe talenti janë pronë sa e individit aq edhe e shoqërisë. Pasuri sa e individit aq edhe e kombit.

Duam të japim mesazhin dhe shembullin, siç po japim sot, se propozimi ynë për qytetarët shqiptarë janë këto vlera, janë në radhë të parë të rinjtë dhe të rejat, burrat dhe gratë që  e kanë kokën plot, që  dinë dhe duan të kontribuojnë për Shqipërinë e re Europiane, bashëkohore dhe moderne, që kanë dhënë prova indivi
dualisht dhe vazhdojnë të japin çdo ditë  prova se mund të marrin përgjegjësi dhe t’i përmbushin ato me cilësi të lartë.

E gjithë kjo është ndërkohë – nuk ka përse të mos e them – është një shprehje e distancimit dhe kundërsulmit tonë pa kompromis, kundër promovimit nga  shumica aktuale në politikë, në Kuvendin e Shqipërisë  dhe në administratën shteterore të injorancës më të paimagjinueshme për kohën ku jetojmë, të spekullantëve që kanë blerë diploma për të  përfituar poste drejtuese, të individëve me rekorde kriminale që pasi kanë dalë nga  burgu apo  vazhdojnë të jenë  të skeduar nga agjencitë e ligjzbatimit si  trafikantë dhe kontigjentë të krimit, kanë marrë detyra me peshë në  gjithë piramidën drejtuese të qeverisjes aktuale.

Kjo është një nga njollat më të mëdha dhe më të errta që kjo shumicë dhe bashkryetarët e saj i kanë vënë vendit me ardhjen e tyre në pushtet.  Dhe kjo në kontrast të plotë me atë që thamë më parë. A thua se nuk janë në këtë vend, në Shqipëri ku familjet kanë hequr kafshatën e bukës dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë për të shkolluar dhe mundësuar edukimin sa më cilësor të fëmijëve, por sikur ky është vendi ku shkolla me e sukseshme e administratës publike  është “shkolla” e spekullimit dhe  e krimit.

Ne do ta heqim këtë njollë. Dhe shumë të tjera. Me çdo kusht. Me ndihmën dhe mbështetjen e rinisë dhe të familjeve shqiptare, me ndihmën e të gjithë qytetarëve që sot, me legjitimitet të plotë, kërkojnë të drejtën e tyre të patjetërsuershme për t’u drejtuar e për tu shërbyer nga njerëz të përkushtuar, të ndershëm, të edukuar, dhe të përgatitur.

“Struktura e dijes përcakton stukturën e pushtetit”, është një sentencë e vjetër sa civilizimi perëndimor. Aty ku injoranca ngjitet dhe dija  flaket, aty ku forcën e ideve e zëvendëson ideja e forcës, aty ku  stukturën e dijes e zëvendëson struktura e krimit, pushteti nuk mund të jetë tjetër veçse,  i paaftë, i  trashur dhe i kriminalizuar.

Bashkë me të gjithë shqiptarët ne duam të vendosim pushtetin që  mbështetet piksëpari në dije të qëndrueshme dhe bashkëkohore, në mendje të zgjuara dhe të kohës, dhe në zemra të përkushtuara, shqiptare dhe Europiane.

Për të rifituar besimin e qytetarëve tanë, për të ecur të sigurtë drejt  forcimit dhe fitores së Partisë Demokratike, e kemi të qartë, nuk është e mjaftueshme të formulojmë vetëm programe politike dhe propozojmë zgjidhjet më të mira që do të sillnin një ndryshim të ri pozitiv në jetën e shqiptarëve, por duhet të ndyshojmë edhe mënyrën e të menduarit dhe të bërit politikë. Duhet ta afrojmë atë tek qytetarët, duke e bërë konkrete, të prekshme, civile, të virtytshme, të  komunikueshme, të vërtetë, dhe bashkëkohore, të mbështetur në  problematikën reale me të cilat ndeshen qytetarët, por po kështu në vlera dhe dije. Për të gjitha këto, sfida jonë e madhe është identifikimi dhe angazhimi i më të mirëve.

Tre janë gjëra shumë të rëndësishme të identitetit tonë si forcë politikë, që  duam t’i  ndajmë  dhe t’i zhvillojmë me gjithë të rinjtë dhe të rejat e vendit, me mbarë qytetarët.

Atdhedashuria, Liria, Përgjegjësia. Jetojmë në një botë të hapur, jemi një brez që u formua në shoqërinë e hapur, flas për brezim tim dhe të shumicës  së kordinatorëve të rinj.

Hapja ka qenë dhe oportuniteti,  privilegji ynë i  jashtëzakoshëm që nuk e kanë pasur për shumë vite prindërit tanë. Aspirojmë integrimin Europian, punojmë për integrimin Europian me bindjen se integrimi  Europian është rruga e duhur për  më shumë paqe, siguri,  zhvillim dhe  mirëqënie  për të gjithë shqiptarët.

Por  e kemi të qartë se në Europë do të hyjmë e do të mbetemi me identitetin tonë kombëtar si materializimi i përjetshëm dhe i përditshëm i atdhedashurisë, që është jo vetëm shenja dalluese, por edhe pasuria jonë në këtë familje të madhe.

Liria, është lënda tjetër themelore e identiteti që edukojmë e kultivojmë me përparësinë e demokratit. Eshtë identiteti ynë politik si  forcë e qendrës dhe qendrës së djathtë, sepse kemi lindur,  jemi e do të mbetemi parti e Lirisë, e luftës dhe përpjekjeve për lirinë  e çdo individi në veçanti dhe të gjithë qytetarëve në tërësi,.

Këto përpjekje, si çdo gjë tjetër, kanë pasur e kanë kurbën e tyre të ulje ngritjeve. Sot është koha që fjala liri të kumbojë me fort në shtëpinë tonë të Lirisë dhe në shoqërinë shqiptare.

Liria sigurisht ka nevojë për ligje. Koha ka treguar se liria punon në vetvete, ndërkohë që  ligjet nuk punojnë dot pa lirinë.

Duke  mbajtur lart kauzën e lirive, ne dimë e do të dimë të zhvillojmë  akoma më mirë një vlerë tjetër të madhe të partive popullore, atë që  quhet etika e lirisë, që ka për emër përgjegjesinë. Përgjegjësinë për të mbajtur e zbatuar në ekulibër të drejtat dhe detyrimet; përgjegjësinë  për të ndërtuar një shtet të fortë dhe efikas, por që për detyrë të parë ka garantimin e lirisë, sigurisë, pronës dhe barazisë para ligjit si kushtet e nevojshme për  investime, punësim e zhvillim ekonomik.

Atdhedashuria që na frymëzon e nuk do të rreshtë së frymëzuari, liria që punon e nuk do të rreshtë së punuari, përgjegjësia, përgjegjësia për të vazhduar për të bërë të mundur atë që konsiderohet e pamundur. Këto të treja, janë forca të mëdha në gjirin e shtëpisë sonë të lirisë që do ta çojnë përpara Shqipërinë Europiane.

Prezantimi i kordinatorëve kombëtarë

Read More
06 Nën
0

Rritja e çmimit të energjisë dhe çmimit të naftës, shkatërrim për familjet shqiptare

Kryetari i Partisë Demokratike mbledh në tryezë përfaqësuesit e pensionistëve, të personave me aftësi të kufizuar, të sindikatave, të biznesit dhe ekspertët e fushës, për të kundërshtuar efektet dramatike që do të sjellë në ekonominë shqiptare plani i qeverisë për rritjen e cmimit të energjisë dhe çmimit të naftës

Kryetari i Partisë Demokratike thirri sot një tryezë për energjinë elektrike, me përfaqësues të grupeve të interesit, specialistë të fushës, ku u shpreh shqetësimi i thellë për projektin që ka qeveria për rritjen e cmimit.

Duke bërë një analizë të situatës së vështirë ekonomike ku gjendet vendi, basha konstatoi se qeveria nga premtimi për ulje të cimimit të energjisë, po shkon në drejtimin e kundërt, të rritjes së saj, duke e rënduar edhe më shumë varfërinë e të paktën 2 milionë shqiptarëve që do të preken nga ky vendim.

“Familjet shqiptare janë në ankth për shkak të rritjes së paralajmëruar nga qeveria  të çmimit të energjisë elektrike. Cdo ditë përsërit të njëjtin refren për t’ia fshehur mbi 2 milion shqiptarëve koston që do të sjellë në jetën e tyre rritja e çmimit të energjisë. Pse zoti kryeministër nuk tregon se sa do të jetë çmimi i energjisë? Cfarë po fsheh? Pse ka frikë të përballet me qytetarët e tij?”, deklaroi Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike dënoi edhe goditjet selektive të qytetarëve me fushata policore, duke denoncuar faktin se miqtë e qeveria ia hedhin kollaj, ndërsa janë lëshuar si bandë mbi ata që nuk sigurojnë dot ushqimin e ditës.

Basha u ndal edhe tek skandali i Edi Ramës me kompaninë CEZ, skandal që po e ndjejnë qytetarët në xhepat e tyre.

“S’e pati fare të vështirë madje na e shiti si arritje të madhe megavjedhjen, skandalin e faljes së 600 milion eurove detyrime të pranuara të  kompanisë CEZ kundrejt shqiptarëve. Me këto 600 milion euro kryeministri mund te kishte investuar ne permirmisimin e sistemit dhe nuk do te kishte nevoje te rriste çmimin. Por nuk e beri. Zgjodhi qe këtë tua faturoje qytetareve”, tha Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike denoncoi edhe faktin se prej një viti qytetarët janë përballur me mbi-faturime të energjisë. Detyrimet e tyre janë dyfishuara krahasuar me periudha të njëjta të vitit 2012. Askush nuk i merr ne konsideratë ankesat e tyre. Askush nuk i dëgjon.

“Rritja e çmimit të  energjisë elektrike në një kohë kur treguesit e varfërisë janë në rritje, ndërsa  treguesit e zhvillimit ekonomik dhe ato të të ardhurave për qytetarët janë në rënie të vazhdueshme, është shprehje e një cinizmi të skajshëm, karakteristik për qeveritë që humbasin çdo lidhje shpirtërore me qytetarët e vendit të tyre, çdo lidhje me realitetin”, deklaroi Basha.

“Rritja e çmimit të energjisë elektrike, i akcizës së naftës dhe taksave të tjera që  ka planifikuar të rrisë kjo qeveri janë paralajmërimi i sigurtë i  thellimit të sigurtë të recesionit ku e futi ekonominë e vendit këtë vit. Efektet zinxhir të rritjes së çmimit të energjisë energjisë do të ndihen në produktet kryesore të konsumit për gjithë familjet shqiptare. Efektet e rritjes së akcizës së naftës do të jenë tepër negative jo vetëm për konsumatorët pa përjashtim, por edhe për ekonominë në tërësi”, shtoi Basha.

Në këtë tryezë, eksperti Mateo Spaho ka treguar në mënyrë të detajuar efektet që do të sjellë në ekonominë familjarë rritja e cmimit të energjisë dhe rritja e cmimit të naftës.

“Kemi ndërtuar një model mbi efektet e rritjes së çmimit të energjisë dhe rritja me 12 lekë e karburanteve. Kemi llogaritur efektet që do të kenë në xhepat e shqiptare dhe në rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Kemi bërë një llogaritje mbi mallrat më të rëndësishme të shportës  sikur çmimi të rritet vetëm 15 përqind, pra jo mesatarizimi, nga 7.7 në 8.8 dhe rritje me 12 lekë të çmimit të karburantet dhe impakti që do të ketë në rritjen e çmimit të bukës, vezës, djathit, qumështit etj. Kemi llogaritur për familjet e varfëra që marrin 30 mijë lekë në muaj dhe ato mesatare me 50 mijë lekë në muaj.

Buka ka një kosto për 24 lekë për t’u prodhuar vetëm nga energjia. Meqë kostoja e një buke është pak a shumë 50 lekë, i kemi shumëzuar dhe kemi parë që do të kemi një shtesë të kostos prej 1.8 lekësh të reja. E njëjta gjë ndodh për vezën, qumështin, djathin ku kemi kontributin e energjisë elektrike në koston e tyre përfundimtare. Familjet që  marrin 30 mijë lekë në muaj do të humbasin 2.5% në fuqinë e tyre blerëse vetëm nga rritja me 15% e rritjes së çmimit të energjisë elektrike, pa llogaritur çmimin e karburanteve. Familjet që  marrin 50 mijë lekë në muaj do të humbasin 1.5% në fuqinë e tyre blerëse dhe mirëqënien e tyre. Në fakt në produktet e shportës shumë e më shumë, dhe efekti pritet të jetë më i madh, në një kohë që rritja e çmimit e energjisë mund të jetë edhe më e madhe se 15% që e kemi llogaritur ne.

Për taksën e dytë, rritjen e taksës së karburanteve. Çdo vit në Shqipëri zhdoganohen rreth 450 mijë tonelata karburantesh për të gjithë mjetet motorrike. Ka në përdorim 400 mijë makina dhe do të thotë se në vit një përdorues makine kosnumon mesatarisht 1100 litra karburant. Nëse bëjmë një llogaritje të thjeshtë duke shumëzuar 12 lekë për litër me konsumin mesatar atëhere janë 14 mijë lekë të reja dëmi që i shkaktohet secilit përdorues makine. Nëse një familje e farfër ka një makinë, fuqia e tyre blerëse do të ulet me 3.9% ndërsa familjes mesatare me 2.3%. Kjo është ulje e mëtejshme. Por në vendet e Europës jemi të 16-tët në krahasim me 50 shtetet e kontinetit për nga niveli i çmimit. Një rritje e kësaj takse me 12 lekë do të bëjë që benzina do ti kushtojë shqiptarit rreth 1.91 dollarë  dhe nafta 1.81 dollarë. Por një europian e ka mesatarisht 3.25 herë më shumë fuqinë blerëse se një shqiptar. Që një shqiptar të paguajë 200 lekë për litër është e barabartë që një europian të paguajë 700 lekë për litër ose 5 euro.

Efekti i përbashkët i këtyre dy taksave të energjisë dhe naftës, është një humbje prej 230 mijë lekësh të vjetra për çdo familje shqiptare, për familjet e varfëra me 30 mijë lekë në muaj është një humbje prej 6. 35 % të fuqisë së tyre blerëse. Për familjet me të ardhura 50 mijë lekë ka një humbje prej  3.8 % në fuqinë e tyre blerëse”, sqaroi eksperti Spaho.

Përfaqësuesit e grupeve shoqërore që kanë nevojë për mbrojtje në lidhje me cmimin e energjisë, u shprehën kundër planit që ka qeveria.

“Unë nuk jam as i majtë dhe as i djathtë, nuk jam i politizuar. Por, për të drejtat e mia, në çdo qeveri, unë zërin do ta ngre. Kemi takuar edhe para Parlamentit z.Stephan Fyle, i cili na premtoi që çmimi i energjisë elektrike nuk do të ngrihet. Ne do të kritikojmë çdo qeveri, me paraplegjikët nuk do të tallet askush. Për çmimin e energjisë elektrike ne do të kundërshtojmë, unë jam i pari që do të kundërshtoj. Kryeministri sot e di shumë mirë se si një p
araplegjik në Itali, Gjermani, Zvicër i ka kushtet. Një para dhe tetra plegjik shtëpinë e ka falas dhe energjinë elektrike e ka falas, kurse këtu neve nuk e përballojmë dot me këto çmime. Ne do të protestojmë për të drejtat tona” u shpreh përhaqësuesi i shoqatës së Para dhe Tetraplegjikëve.

 “Përfaqësoj shoqatën në ndihmë të fëmijëve jetim. Këto ditë kam pasur shumë gra që rrisin fëmijë të vetme, fëmijë jetim dhe kishin një shqetësim. Ato nuk kanë të paguajnë se janë me lista nëpër dyqane, vetëm për të ushqyer ato fëmijë e jo më për të paguar shumat e mëdha që i vënë nëpër sahate. Shqetësimi i tyre ishte, mirë që do na fusin në burg, se këta po bëjnë shtet policor, po fëmijët tanë ku do shkojnë”, tha Hajrie Hasanaj:

Gëzim Kalaja u spreh se Bashkimi i Sindikatave po bëhet gati për protesta.

“Shqiptarët po shohin me sytë e tyre varfërimin e tejskajshëm me vendimet që po merr kjo qeveri, me një kryeministër i cili nuk merret me menaxhimin e ekonomisë kombëtare. Jam këtu për të komunikuar një vendim politik të Bashkimit të Sindikatave Shqiptare, se do të fillojë protestat me 22 nëntor, për arsye të ngritjes së energjisë elektrike, për arsye të pezullimit të lejeve të ndërtimit në gjithë Shqipërinë, i cili ka sjellë një impakt dhe pasoja të jashtëzakonshme, ka sjellë heshtjen e industrisë së ndërtimit që do të thotë me qindra punëtorë kanë dalë në rrugë, që çimentoja që prodhohet në Shqipëri mos të ketë treg shitjeje, që do të thotë largimin e investitorëve të huaj, mbylljen e fabrikave dhe daljen e punëtorëve të papunë. Rritjen e çmimit të karburantave, vendosjen e 21 taksave në momentin e marrëveshjes me Fondin e Monetar Ndërkombëtar, vendosjen e 10 taksave të reja dhe mos stabilitetin e Ministrisë së Financave ndaj Taksave që u vendos Shqiptarve. Në çdo tre muaj ka një politikë shtrënguese të taksave në Shqipëri”, tha Kalaja.

“Unë si përfaqësues i prodhuesve dhe i përpunuesve, rritja e energjisë tek ne ka efekt tek të dy këto lloj biznesesh. Pra do të kemi një kosto në lëndën e parë, dhe më pas do të shkojë tek përpunuesi pra duke shtuar 15% të rritjes së energjisë, nëse do të jetë kaq, plus 20% e kësaj rritje. Kjo rritje do të na cojë në një falimentim të sigurtë dhe është orgurzesë për këtë lloj biznesi. Duhet ta kundërshtojmë me forcën tonë popullore sepse mund të përballemi me disfata të tjera”, tha Edison Balla, prodhues dhe përpunues.

Përfaqësuesi i shoqatës të së verbërve të Shqipërisë u shpreh se personat me aftësi të kufizuar po shikojnë çdo ditë e më shumë se të drejtat e tyre vështirësohen shumë. “Për sa i përket energjisë elektrike, qeveria po godet pjesën më të madhe të atyre familjeve që nuk e kalojnë 300 kv energji elektrike në muaj. Pra po goditet pjesa më e madhe e këtyre familjeve dhe në mënyrë të veçantë personat me aftësi të kufizuar. Gjendja e jonë ekonomike është shumë e rëndë dhe me këto tarifa të pensioneve plus dhe rritjes së jetesës është bërë tepër e vështirë arritja e kushteve minimale”.

Po kështu kundërshtoi edhe përfaqësuesi i shoqatës së pensionistëve të Shqipërisë.

“Nga një përllogaritje e thjeshtë mund të themi se vlera e akorduar nga qeveria për subvencionimin është një vlerë që nuk plotëson as një të katërtën e njerëzve në nevojë. Shuma që do të indeksojë të gjitha kategoritë përfituese nga rritja e çmimit të energjisë është plot 160 lekë të reja. Pra është një shumë qesharake dhe tepër e ulët në një kohë kur bëhet fjalë për një heqje fashojë të energjisë elektrike. Nuk bëhet fjalë vetëm për një rritje të çmimit të energjisë elektrike, pasi kjo do të pasohet edhe me rritje të tjera të çmimeve për produktet që konsumojmë. Gjendja ekonomike në të cilën ndodhet mosha e tretë e ka të pamundur që ta përballojë çmimin e ri të energjisë elektrike”, u shpreh Osman Terziu.

Ish-Kryeministri Berisha, i pranishëm në takim, i cilësoi politikat e qeverisë në favor të të pasurve dhe në kurriz të atyre që nuk kanë.

“Fasha është një detyrim për cdo qevri të një vendi në stadin tonë të zhvillimit. Ajo është një garanci. Ndërsa tani këta që kanë më pak po tatohen dhe po u rriten taksa të paktën me 40% kurse ata që kanë me shumë dhe konsumonin për komoditetin e tyre më të madh 700 apo 800 kilovat tani do paguajnë si këta. Dhe e bën këtë ky që ngrihej kundër taksës së sheshtë 10%, tani vendos taksën e sheshtë për të varfërit dhe lehtëson ata që kanë”, u shpreh Berisha.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha theksoi qëndrimin e Partisë Demokratike:

“Kërkojmë sot nga qeveria të mos rrisë në asnjë mënyrë çmimin e energjisë, por të marrë masa drastike për mirëadministrimin e Kompanisë së Shperndarjes, uljen e humbjeve, dhe kryerjen me emergjencë të investimeve të duhura në rrjetin e shpërndarjes. Qeveria të përmbushë detyrimet e saj para se të kërkojë sakrifica nga qytetarët. Ne kërkojmë sot amnistimin e faturave abuzive të vendosura nga kompania CEZ ndaj të gjitha familjeve”, u shpreh Basha.

Read More
06 Nën
0

Vrasjes i parapriu imuniteti që i dha Rama vrasësit

Deklaratë e Grida Dumës ku i kërkohet Kryeministrit të mbajë përgjegjësi për privilegjet dhe paprekshmërinë që kishte krijuar për autorin e vrasjes së katërfishtë

Nuk harrohet z.Rama skandali që i parapriu vrasjes së katërfishtë në Tiranë, më kot mendon se i lave duart me teatrin me dy akte të luajtur në Kryeministri.

Autori i vrasjes, ishte në kërkim nga policia, por ai ishte ndryshe nga qytetarët e tjetë rë vendit, kishte privilegj e mbrojtje, ndaj bridhte lirshëm në Tiranë me pistoletë në brez.

Zoti Rama, dje, sot, e gjithnjë do të jesh përgjegjës për këtë ngjarje të rëndë, pasi ti i ke dhënë imunitet vrasësit, i ke dhënë mbrojtje. Ai falë teje ishte i paprekshëm.

Fakt është se;

Xhuvani është në kërkim prej datës 26 prill të këtij viti. Dhe është në kërkim për vepra të rënda penale, për kanosje me armë të qytetarit, për armëmbajtje pa leje. Pra një rrezik potencial për shoqërinë. Por policia e lejon, sepse ai është djali i miqve të tu, ai ka lejen për të bërë ctë dojë. Sic rezultoi fatalisht, ka lejen edhe për të vrarë, dhe jo për herë të parë.

Kjo është një përgjegjësi e rëndë, më e rënda që një politikan, apo më shumë, një kryeministër ka mbi shpatulla. Një përgjegjësi që ti z.Rama duhet ta mbash. Duhet ta mbash ti, ministri yt, drejtori yt i Policisë.

Jeni sot në borxh me shoqërinë shqiptare. Duhet të veproni e të mbani përgjegjësinë, pasi ajo që ka ndodhur është një humbje dramatike e katër qytetarëve, një tragjedi për familjet e të afërmit e tyre, por është gjithashtu një vrasje e ligjit, e rregullit, e sigurisë publike në vend.

Keni vrarë zoti Rama besimin që duhet të kenë qytetarët tek shteti. Se nuk mund të besojnë më kur një i kërkuar nga policia, me precedent të fortë penalë, nuk ndalohet sepse është miku juaj.

Dhe jo vetëm kaq, por e dorovisni edhe para kamerave të kërkuarin nga policia, në oborrin e Parlamentit, aty ku duhet të jetë shenjtëria e ligjit, për ta përdorur politikisht kundër opozitës.

Nga kjo ngjarje ka dalë e qartë para gjithë shqiptarëve se krimi ka lidhje me qeverinë. Se krimi ka një kryeministër. Që jeni ju z.Rama. Aq më shumë rëndohet pozita juaj, sa më shumë i ikni kësaj përgjegjësie, sa më pak skuqeni para kamerave teksa përsërini deri në mërzi dokrrat e përditshme.

E keni kthyer Shqipërinë në një kamp internimi për qytetarët që vënë një tullë, që rregullojnë catinë e shtëpisë, që nuk paguajnë dot dritat se s’kanë me se të jetojnë, ndërkohë që krimi po arrin majat ku për një javë kemi 10 viktima.

Jeni drejtpërdrejt përgjegjës për humbjen e katër jetëve.

Ngjarja nuk do të kishte ndodhur pa imunitetin që i ke dhënë vrasësit.

Mbani përgjegjësi. Mbajeni sot, tani.

Read More
05 Nën
0

Pensionistët po varfërohen, qeveria sjell projekt vetëm për 150 minatorë

Deputetët e Partisë Demokratike në Komisionet Parlamentare të Ekonomisë, Shëndetësisë e Çështjeve Sociale dhe Veprimtarisë Prodhuese, diskutuan sot në lidhje me projekligjin e qeverisë për pensionet e minatorëve. Sipas konkluzioneve të deputetëve të Partisë Demokratike, qeveria po bën një demagogji me pensionet e minatorëve pasi ulja me 5 vite e moshës së daljes në pension shoqërohet me një rritje prej 5% e kontributit të sigurimeve shoqërore. Përfitimi do të jetë minimal, aq sa prek vetëm 150 persona gjithsej. Nga ana tjetër, deputetët e djathtë u shprehën se projekti i qeverisë harron profesione të tjera të vështira, ndërsa theksuan se pensionistët nuk do të mbështetën më me rritje pensionesh edhe për vitin e ardhshëm 2015 ndërsa çmimet e ushqimeve dhe ilaçeve janë rritur si dhe pritet të rriten edhe çmimet e energjisë dhe shërbimeve të tjera.

Ridvan Bode:

Pensionistët po varfërohen çdo ditë

Projektligji që diskutohet dhe do zbatohet në fakt, është një demagogji dhe një propagandë e cila synon që të lajë duart me premtimet elektorale dhe me angazhimet e tjera politike të mazhorancës aktuale, të cilët premtuan se do të ulin moshën e pensionit për penisionistët, për industritë respektive në 50 vjeç, dhe duke ruajtur e duke respektuar kriteret ekzistuese të mëparshme përmes të cilave përfitimet që kishte pasur sektori i industrive nxjerrëse dhe minierave. Në të vërtetë çfarë realizon ky projektligj? Me ligjin që miratuam po vetë, vitin e kaluar, për pensionet e kishin përcaktuar si moshë dalje në 60 vjeç. Tani bëjmë një hap mbrapa për të ulur me 5 vjet daljen në pension, pra në moshën 55 vjecare për minatorët, por këtë jo si një politikë sociale, si kujdes të veçantë që shoqëria, përmes buxhetit dhe qeverisë, do ti kushtonte këtij sektori apo edhe sektorëve të tjerë që këtu u folën, që janë po sektorë ku vështirësitë e punës janë më të mëdha, sëmundjet profesionale më evidente, dhe jetëgjatësia e atyre që punojnë në këto sektorë, këto industri specifike, është më e ulët në krahasim me sektorët e tjerë edhe me jetëgjatësinë mesatare të vendit, por qeveria shet 5 vjet më pak daljen në pension në këmbim të një kontributi prej 5% më shumë, që do të thotë me pagesën aktuale, një rritje prej 18% të kontributeve që do të jepen në sektorin e industrive nxjerrëse minerale . E gjithë ajo që ky ligj sipas përllogaritjeve të vetë qeverisë ofron për qytetarët, është që do të jenë 150 veta që do të përfitojnë një pension në bazë të këtij ligji, pasi gjithë pjesa tjetër prej 3.690 vetave që do të mbulojë ky ligj tashmë janë në një skemë pagese nga ana e buxhetit dhe jo kundrejt kontributeve shtesë, 5% që do të paguhet nga kompanitë me 3% dhe nga vetë të punuësuarit me 2% rritje, ose 20% të kontributit që japin aktualisht do të rritet kontributi. Janë vetëm 150 vetë që do të përfitojnë, ose 9% e përfituesëve të skemës. 3.840 minatorë, ish minatorë janë sot përfitues të skemës, përmes pagesës kalimtare e cila është më e ulët në krahasim me këtë pension minimal që përcaktohet prej 12.300 lekë, është diku tek 9.000 lekë të reja, por që shtron një çështje tjetër më të madhe, kriteret e përcaktuara në këtë ligj; 30 vjet vjetërsi pune dhe minimum i punës nën tokë 12.5 vjet, mund të bëjë që një pjesë e mirë e përfituesëve të pagesës kalimtare ta humbasë këtë pagesë, pasi nuk kanë 30 vjet punë të siguruar që i kërkon ligji. Kanë punuar në minierë deri sa kanë qenë minierat, kanë punuar në fshat dhe qeveria sot, për të plotësuar 30 vitet e kontributeve, do tu kërkojë që të derdhin kontribute ekstra, të cilat janë në nivele shumë të larta sipas ligjit të ri të pensioneve. Nuk janë më si më përpara që paguhej një kontribut si i vetëpunësuar pasi kontributi i të vetëpunësuarve dhe i sektorit të bujqësisë u barazua me kontributin e të gjithë punonjësve, që janë punonjës aktiv, në sektorët e tjerë të ekonomisë. Pra, në vend që të kemi një ligj që rrit përfitimet, kemi një ligj që rrit taksat në mënyrë të diferencuar dhe që ul numrin edhe pse këtu thuhet në relacion që do të jenë 3. 896 veta që do të përfitojnë. Rreziku është që masa e përfituesve të përgjysmohet. Për më tepër, sipas kritereve të këtij ligji, 74% e përfituesëve të kësaj skeme do të jenë përfitues të një pensioni minimal, gati tërësisht ata që sot trajtohen do të kenë po të njëjtin trajtim, vetëm kanë rriskun e humbjes ose pagesave ekstra për të plotësuar vitet e kontributeve në skemën pensionale dhe minimumi është 12.300 lekë i këtij pensioni. Pra e gjithë ajo propagandë e demagogji e bërë në këtë sector, gjasme për të ndihmuar e për të mbajtur fjalën e premtimet elektorale, janë thjesht një shitje e një produkti, sigurim 5 vjet më përpara se të tjerët, krijimin e një fondi profesional të cilin mund ta bëjë secila nga industritë në mënyrën e vet. Ky ligj në fakt ka sjellë në debat dhe në vëmendje edhe çështjen e pensioneve dhe gjendjen e kësaj shtrese, e pensionistëve nën qeverisjen aktuale. U bënë dy vjet që qeveria nuk rrit pensionet siç ishte programuar dhe siç ishte bërë vitet e shkuara me synimin që pensionet minimale gradualisht të arrinin në parametra që të plotësonin minimumin jetik të qytetarëve. Vitin që jemi, vitin 2014, pensionet u rritën vetëm 2%, ndërkohë po të marrim produktet që konsumohen nga pensionistët, dy kategoritë, ushqimet dhe shërbimet, kanë një normë inflacioni të paktën prej 6% sipas statistikave të qeverisë për periudhën 9 mujore. Ndërkohë që rritja e pensioneve maksimalisht është në nivelin 2%, nga 1 në 2 %, çka do të thotë që ndërkaq kjo shtresë vazhdon të vërfarohet për shkak se dinamika e rritjes së pensioneve nuk ndjek rritjen e çmimeve të kategorive respective, strukturën e produkteve që konsumon kjo shtresë e popullësisë, që janë ushqimet dhe shërbimet që janë të detyruar ti plotësojnë dhe nuk mbaron vetëm këtu. Së shpejti do të rritet energjia elektrike përmes heqjes së fashës mbrojtëse, rritje që shkon 18% për kategorinë e pensionistëve. Po ashtu gjatë vitit 2014, zëvendësimi i një pjese të madhe të ilaçeve me ilaçe xhenerike që marrin pensionistët, që trajtohen, sidomos ato që kanë të bëjnë me sëmundjet e zemrës dhe sëmundje të tjera kronike, do të detyrojë pensionistët që të paguajnë në çdo muaj një shumë sa 30% e pensionit të tyre, vetëm e vetëm për të kompensuar rënien e mospagimit të kompesimit që do të merrnin nga skema e rimbursimit të ilaçeve që përdor aktualisht qeveria dhe kjo është tashmë në masë, dhe çdo pensionist mund ta dëshmojë në mënyrë të drejtpërdrejtë këtë.

Mbrëmë qeveria solli në Parlament dhe shpërndau tek deputetët projektbuxhetin e vitit 2015 dhe në këtë projektbuxhet të qeverisë parashikimi për rritjen e pagave, është zero. U bënë dy vjet rresht që pagat më nuk rriten dhe mosrritja e pagave në punonjësit publik ka krijuar të njëjtën tendencë edhe në sektorin privat. Pagat e sektorit privat jo vetëm që nuk janë rritur por kanë presion për tu ulur, përballë rritjes se papunësisë dhe gjetjes me shumicë të një oferte në tregun e punës. Për pensionet përsëri llogaritet, për 600.000 pensionistë, përllogaritet një rritje që shkon 12 milion dollarë dhe 12 milion dollarë rritje, për 600.000 pensionistë, i thonë 2 dollarë në muaj
për pensionist, as 2 dollar, 1.8 dollarë rritje pensioni, ndërkohë që dinamika e rritjeve të çmimeve është jashtëzakonisht e madhe.

Ne sot nuk po ndalemi për të diskutuar rreth projektbuxhetit të vitit 2015, edhe njëherë ngrejmë vëmendjen që gjithë politikat e kësaj qeverisje të deklaruar të majtë, me një propagandë të barazisë dhe të kujdesit social, në fakt rezultojnë demagogji sepse gjithçka që është bërë, edhe në buxhetin e vitit 2015, është që të gjithë shtresat më të ekspozuara paguajnë më shumë. 90% të shtesës së taksave të vitit 2014 ka ardhur nga qytetarët sepse janë taksa konsumi. Kanë ardhur nga masa e njerëzve që trajtohen edhe me pensione dhe vetëm 10% kanë ardhur nga biznesi. E njëjta gjë programohet për vitin që vjen, bile e kundërta. Gjithë paketa e re fiskale që ka ardhur është një paketë që rëndon konsumatorin, qytetarin, me taksën për karburantet, me taksat e tjera mbi të ardhurat dhe sidomos me rritjen e fshehur të taksave përmes tatimit të vlerës së shtuar i cili programohet që përsëri do të jetë burimi kryesor i rritjes së të ardhurave në buxhetin për vitin që vjen. Pra, ndërkohë që mbeten nën nivelin e vitit 2014 fondet për mbështetje sociale, kriza po agravohet, po përparon varfëria, po thellohet mjerimi. Kjo ndodhi në 2014 dhe është më e dukshme në projektbuxhetin e vitit 2015. Qeveria ndryshoi në gusht fondet duke i rritur me 4 miliard, deklaroi kryeministri, fondet për mbështetjen sociale, por në fakt në projektbuxhetin e vitit 2015 i ka më të  ulëta nga ato që janë fakti I vitit 2014. Pra, shtresat më të ekspozuara janë të pambrojtura përballë zhvillimeve jo të këndshme të ekonomisë tonë, ndrydhjes së ekonomisë, rritjes së papunësisë, rritjes së çmimeve, dhe një pjesë e çmimeve të diktuara nga politikat fiskale të qeverisë, siç është rritja e çmimit të energjisë apo rritja e taksave mbi karburantin, që do të thotë shtrenjtim i të gjitha produkteve që konsumon popullsia.

Albana Vokshi:

Projekti, diskriminues, shton ankthin për pensionin

Po ndalëm në impaktin social që sjell ky projekligj i qeverisë për minatorët. Në dukje është si një premtim i mbajtur por në fakt mbetet vetëm në kuadër të një demagogjie boshe pasi edhe ulja nga 60 në 55 vjeç e moshës, nuk do sjellë asnjë përfitim për ta. Kjo pasi kriteret e tjera për daljen në pension nuk ndryshojnë aspak. Në vijim do e shohim se përfituesit do të jenë shumë të pakët dhe numërohen me gishtat e dorës. Në nivelin makro, mund të them që është një projekligj shumë selektiv. Projekligjet duhet të jenë gjithpërfshirëse dhe kategoritë duhet të katerizohen sipas vështirësisë së profesioneve dhe jo përsa i përket qokave dhe premtimeve elektorale për grupe interesi. Bashkë me këtë projekligj ne do të donim të kishim edhe profesionet e tjera të vështira si metalurgët, pëlumbarët, punonjësit e ferrokromit, pilotët, artistë e cirkut, ansamblit shtetëror të këngëve dhe valleve, operas, instrumentistët frymorë etj, të cilët nuk janë prekur aspak me këtë projektligj. Unë besoj se do të shkaktojë edhe një bumerand shtesë për jetën e minatorëve. Me artificën e uljes së moshës së pensionit por mbajtjes të njëjtë të viteve të punës, por dhe rritjes së përqinjes së sigurimeve shoqërore, maxhoranca pseudo-sociale nuk sjell asnjë risi pozitive dhe shprese për ta. Në fakt drafti u hartua që në gjenezë i mbrapshtë dhe i fshehtë dhe nuk u përfill mendimi i palëve të interesuara dhe nuk u thirr asnjë sindikatë. Unë këtu kam një shkresë drejtuar kryeministrit dhe kryetarëve të komisioneve parlamentare nga unioni i sindikatave të pavarura dhe të minatorëve të cilët që në fjalinë e parë cilësojnë se ata janë njohur nga media për këtë draft dhe nuk janë ulur asnjëherë në tavolinë.  Ky projekligj ka bërë vetëm një ulje statike të moshës por nuk ka plotësuar asnjë prej kërkesave të tyre që ata i kanë çuar edhe me shkrim. Kjo kërkesë e tyre nuk i është dorëzuar asnjë deputeti apo pale të interesuar dhe nuk janë ftuar për degjesë në komision. Ka pasur edhe brenda maxhorancës konflikte përsa i përket procedurës të këtij projektligji dhe janë bërë publike në media. Ky ligj rëndon më tej problematikën e pensioneve. Grupet më të goditura si gratë, punonjësit e sektorëve të vështirë, për ta procedura e daljes në pension tashmë është kthyer në një mankth. Të mos harrojmë se minatorët dhe kategoritë e tjera vulnerabël janë të zbuluar nga rritja e çmimeve, nga rritja e çmimit të energjisë, ndërsa qeveria kërkon t’u mpijë mendjen me propagandë boshe. Ky projekligj për minatorët është një tjetër shkelje e hapur e të drejtave të njeriut, në përpjekje për të kthyer kohën e shfrytëzimit të miratorëve për të paguar veprat propagandistike të kryeministrit. Në relacion të hartuar me siguri nga militantë thuhet se në katër vitet e ardhshme numri shtesë i minatorëve që do të përfitojë është vetëm 150 vetë. Po flas me shifrat e qeverisë dhe jo tonat. Në relacion thuhet se aktualisht në skemën financiare janë 3690 minatorë dhe brenda katër viteve nga ky projekligj do të përfitojnë 3860. Pra vetëm 40 minatorë më tepër në një vit. Dhe kjo më shumë i ngjan një pazari votash pasi ky projekligj i ishte premtuar si një haraç postzgjedhor. Sipas projekligjit minatorët do të dalin 55 vjeç në pension por duhet të kenë 30 vite punë. Desha të pyes edhe Ministrin se sa minatorë i kanë 30 vite punë të sigurura? Sindikata ka propozuar një tabelë me 3 shtylla ku propozohet mënyra se si të përfitojnë pasi ata kanë dalë të papunë për shkak edhe të reformave dhe nga mbyllja e minierave, dhe sjanë punësuar rregulisht dhe për këtë, ata kanë kërkuar që të zbatohet kolona e parë dhe e tretë për këtë grup, për pjesën tjetër të zbatohet kolona e dytë. Paturpësisht jepet edhe fatura financiare që është  310 milionë lekë për pensionistët minatorë ndërkohë që për ministrin Veliaj të pensioneve, për një kompani të tij janë dhënë në një ditë me leje kryeministrore 394 milionë lekë.

Sheferedin Shehu:

Projekti rrit barrën për biznesin, ul të ardhurat për minatorët

Natyrisht mënyra se si qeveria e ka prezantuar këtë projekligj nuk ka ndryshim nga ajo që kemi parë deri tani dhe po e them me një fjalë që për qeverinë, qytetarët janë një turmë që mund të manipulohet. Politikat më shumë kanë si karakter manipulimin se sa adresimin dhe zgjidhjen e problemit të qytetarëve. Të njëtën gjë kemi parë me taksat teksa qeveria i ka rritur ato, teksa ka thënë se i ka ulur. Qeveria thotë nuk rrisim çmimin por heqin fashën e çmimit të energjisë elektrike. Qeveria i ka ulur pesnionet duke thënë se po i rrit. Momentalisht kemi një projekligj i cili është lexuar vetëm në pjesën e parë të tij që është ulja e moshës së daljes në pesnion të minatorëve. Po cila është e vërteta në këtë projekt? Duke parë projektin në tërësi, qeveria nuk po bën gjë tejtër vetëm se po u shet 5 vite pension minatorëve. Pra minatorët dhe kompanitë minerare do të bëjnë 5 vite pension, për minatorët e punësuar,  përmes një kontributi shtesë prej 5 %. E parë në këndvështrimin e biznesit kjo skemë është një rritje e kostos por në një moment të papërshtatshëm për biznesin sepse para dy javë qeveria ka kaluar një vendim shtesë që kërkon investime shtesë në miniera, për të krijuar disa standarde që janë të panevojshme momentalisht por që janë shumë të kushtueshme për to. Pra minatorët do të paguajnë për 5 vitet e
daljes më herët në pension. Ndërkohë, po të shikojmë statistikat kemi të bëjmë me një rënie ekonomike, të konsumit dhe më e keqja është se kemi një rritje të shportës së konsumit që e konsumojnë të gjitha shtresat, pavarësisht të ardhurave. Me këtë ligj qeveria po u pakëson të ardhurat minatorëve dhe ndërkohë është një sistem pensionesh i padrejtë. Qeveria ka bërë deformime të shumta por tashmë kemi një deformim të ri. Kemi një skemë e cila nuk është e detyrueshme për skemat e pensioneve por kjo skemë  është e padrejtë sepse ajo mund të ishte një skemë pensioni suplementar. Pra do të ishte e pranueshme nëse do të ishtepër një pension të dytë, siç janë standardet e vendeve të zhvilluara apo për profesionet e vështira sic është ai i minatorit. Jemi në kushtet kur keqqeverisjen qeveria e shkarkon tek qytetarët e vetë duke bërë politika populiste dhe duke i gënjyer ata.

Kozma Dashi:

Naftëtarët po flaken dhe po u mohohen të drejtat

Vazhdoj të them që është një projektligj farsë. Shqetësimi im është konkret, për ta bërë të prekshme nga shqiptarët, është konkretisht për naftëtarët e Qarkut Fier, konkretisht për zonën Patos Marins. Nga naftëtarët kërkohet statusi i tyre dhe siç theksoi kolegia Vokshi, nuk janë parë të tëra shtresat e shoqërisë që e meritojnë këtë trajtim në këtë projektligj. Pra dalim tek ajo që ky projektligj është farsë. Shqetësimi im është që së fundmi, 600 naftëtarë, të cilët duhet të përfitojnë në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave, po enden dyerve të gjykatave të Fierit. Konkretisht, 200 të parët kanë fituar gjyqin me Albpetrolin, pasi me makinacione nga më të çuditshmet, Albpetroli u ka mohuar vjetërsinë dhe u njeh vetëm atë pas vitit 1999. Eshtë një paradoks, njerëzit kanë punuar në sektorin e naftës nga 30-40 vjet, dhe çuditërisht marrin kontribute vetëm nga kjo. Pra kjo qeveri që të bëjë këtë projektligj, nuk po mendon. Pra po mendon thjesht anën propagandistike, farsën dhe nuk po zgjidh hallet që janë në tavolinë. Thashë, konkretisht 200 të parët kanë fituar gjyqin në Fier por shqetësimi është kjo gjë, që këto Gjykata të kapura po vazhdojnë në Apel dhe po fillojnë kthimet e para të vendimeve. Që do të thotë që këta njerëz flaken tërësisht dhe nuk marrin as edhe një gjë, nuk flitet këtu për projektligje që këta njerëz ti stimulojë. Shqetësimi im vjen po them nga takimet me shumë e shume naftëtarë, inxhinierë teknikë që kanë punuar një jetë të tërë. Pra, nuk flet ky projektligj dhe nuk kërkon ky projektligj të rregullojë shumë çka por dhe këto që u takojnë t’ia mohojë.

Read More
05 Nën
0

Edi Rama ka përgjegjësi për vrasjen, të japë llogari para qytetarëve

Deklaratë e deputetit Bumci për faktet e rënda; Përse ishte i paprekshëm vrasësi? Përse policia nuk zbatonte urdhërin e ndalimit? Kush i kishte dhënë imunitet vrasësit që të bridhte lirshëm me pistoletë në brez?

Edi Rama është sot para një përgjegjësie publike që e lidh me vrasjen e katërfishtë në Tiranë;

Ai duhet të japë llogari para qytetarëve të vendit për këto fakte;

Përse vrasësi ishte i shpallur në kërkim nga policia për vepra të rënda penale dhe nuk ndalohej?

Kush e kishte porositur Policinë të mos zbatonte urdhërin për ndalimin e vrasësit?

Kush i kishte dhënë imunitet vrasësit që të bridhte lirshëm me pistoletë në brez?

Pse ishte i paprekshëm vrasësi, një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe autor i një vrasjeje tjetër?

Edi Rama ka përgjegjësi për vrasjen dhe duhet ta mbajë këtë përgjegjësi.

Kryeministri që është kthyer në xhelat të qytetarëve të pamundur të vendit, që burgos cdokënd që rregullon catinë, që shemb e bën gërmadha banesat e fukarenjve, rrënon dyqanet me të cilat ushqehen familjet, që rras brenda e dhunon të varfërit se nuk paguajnë energjinë pse skanë bukë të hanë, kryeministri që sillet me shqiptarët si komandat nazist, ky Kryeministër jep privilegje, jep mbrojtje, jep licencë për një vrasës.

Kryeministri që jep imunitet për një vrasës është rrezik për gjithë shoqërinë.

Nuk mund të fshihet më pas retorikave boshe e sulmeve ndaj opozitës.

Jep llogari sot, jep llogari tani.

Read More
04 Nën
0

Krimi nuk do të ndodhte nëse vrasësi s’do të kishte mbrojtjen e Edi Ramës

Edi Paloka publikon faktin se autori i vrasjes së katërfishtë ka qënë person i shpallur në kërkim nga policia me 26 prill të këtij viti. Xhuvani nuk u ndalua sepse kishte mbrojtjen e Kryeministrit

Sot ka ndodhur një krim i tmerrshëm, që mori jetën e katër qytetarëve.

Partia Demokratike i shpreh ngushëllimet më të ndjera viktimave dhe gjendet pranë dhimbjes së tyre.

Ne inkurajojmë drejtësinë të veprojë me forcën më të madhe të ligjit.

Dorëheqja si deputete e mamasë së autorit të krimit këtë mbrëmje, është një gjest për t’u vlerësuar, ndonëse mbarë opinioni publik e kërkonte këtë me ngulm gjatë gjithë ditës.

Por është e refuzueshme deri në neveri melodrama e shpifur e luajtur nga Edi Rama, i cili rreket që edhe në këtë orë dramatike, kur katër familje janë në zi të thellë, të bëjë demagogji, të përfitojë nga rasti për të sulmuar opozitën, dhe të lajë duart nga përgjegjësia e rëndë morale dhe politike që është sot dhe gjithë ditën e tija dhe vetëm e tija për këtë vrasje të paralajmëruar.

Me paramendim, me një fjalim të shkruar e të lajmëruar që paradite, Edi Rama i diferencon qytetarët e këtij vendi, duke treguar dashuri, përvuajtje, e konsideratë për prindërit e autorit, që janë miqtë e tij, dhe duke lënë në një qoshe e në përcmim 4 viktima, familjet e të afërmit e tyre, të cilët në retorikën e tij të gjatë morën vetëm një rresht.

Në vend të dedikimit përdëllyes për familjen e autorit, Edi Rama duhet të përgjigjet për një fakt që ai e di shumë mirë, për një fakt që nxjerr zbuluar përgjegjësinë e tij për këtë krim, një fakt që po ia risjellim në vëmendje publikut.

Kostandin Xhuvani ka qenë person i shpallur në kërkim nga policia që me 26 prill të këtij viti, për shkak se ka kanosur qytetarët dhe ka qëlluar me armë në lagjen 18 shtatori në Gjirokastër.

Eshtë shpallur në kërkim, por nuk është ndaluar kurrë nga policia. Sepse Konstandin Xhuvani është shpallur në mbrojtje nga qeveria, përpara se të shpallej në kërkim. Sic u shpall në mbrojtje edhe kur  iu kundërvu me armë forcave të policisë gjatë operacionit në Lazarat, një fakt i dëshmuar nga vetë Drejtori i Policisë së Gjirokastrës në mediat televizive.

Nëse ligji do të zbatohej njësoj për të gjithë, autori i krimit të sotëm që mori katër jetë do të ishte ndaluar në oborrin e parlamentit, ku u soll me vrik nga Gjirokastra me mjete të ushtrisë, për t’i shpëtuar aksionit të policisë dhe për ta përdorur para kamerave edhe këtë rast si sulm ndaj opozitës.

Nëse Edi Rama nuk do ti bëhej mburojë recidivistit të dënuar për vrasje,

-nëse nuk do të ekzistonte Shqipëria ku kriminelët e lidhur me Edi Ramën kanë imunitet e bredhin lirshëm me pistoletë në brez edhe pse janë në kërkim,

-nëse nuk do të ekzistonte Shqipëria e të tjerëve që bien viktima të fëmijëve të pushtetit,

-Shqipëria ku policia i merr shpirtin qytetarëve të zakonshëm për një tullë, apo për një faturë energjie që nuk e paguajnë dot se s’kanë bukë të hanë

-po ku nderohen banditët e lidhur me qeverinë apo të dënuarit e sjellë deri në Kuvend si deputetë nga Edi Rama,

-atëherë krimi i sotëm mund të ishte evituar.

Rrethanat e krimit të ndodhur janë objekt hetimi i drejtësisë, por ka disa rrethana të tjera që duhet tja themi sot hapur njëri-tjetrit.

Në Shqipëri është instaluar një oligarki e përzier me bandat, si pjellë e aleancës me krimin që lidhi Edi Rama para zgjedhjeve.

Shqiperia nuk do të ketë paqe po nuk shpëtoi nga kjo mynxyrë. Sa më gjatë të sundojë kjo e keqe aq më të mëdha do të jenë dëmet që do të shkaktojë ne jetët dhe shpirtrat e njerëzve dhe mbarë shoqërisë. Tani është koha të reagojmë.

Read More
04 Nën
0

Basha: T’i japim fund praktikave që thellojnë tiraninë e varfërisë dhe pabarazinë para ligjit dhe t’i kthehemi me dinjitet rrugës së Zotit

Mesazhi i Kryetarit të Partisë Demokratike në ditën e shenjtë të Ashures

Dua ta nis me një urim nga zemra për të gjithë besimtarët bektashinj në këtë ditë të shenjtë, ditën e Ashures. T’u uroj gëzuar, sjelltë sa më shumë dritë e mbarësi atyre dhe gjithë shqiptarve dhe gjithë besimtarëve të Zotit, kjo ditë e veçantë, e cila për mijëra vjet, jo vetëm në fenë islame por në çdo fe,  përkujton fitoren e popullit mbi tiraninë, fitoren e profetit Musa, të Moisiut, e popullit të tij mbi shtypjen dhe tiraninë. Pra është një ditë feste, një ditë ku kremtohet shpëtimi, bashkimi dhe forca e bashkimit kundër shtypjes.

Jam i ndërgjegjshëm që këtë ditë e uroj në një kohë të vështirë për qindra mijëra bashkëqytetarë, për një kohë ku ata jo që nuk ndihen të çliruar por ditë për ditë ndihen më të shtypur nga tirania e varfërisë, e pamundësisë ekonomike, dhe nga tirania e padrejtësisë, kështuqë, bashkë me urimin tim shpreh dhe shpresën dhe lutjen që duke besuar tek triumfi i të mirës mbi të keqen, duke bashkuar forcën e zemrave për drejtësi për barazi para ligjit, për sa më shumë shanse dhe mundësi për të gjithë anëtarët e shoqërisë tonë, për të gjithë qytetarët, nga më i vogli tek më i moshuari, t’i japim fund praktikave që thellojnë tiraninë e varfërisë. Ti japim fund praktikave që thellojnë pabarazinë para ligjit, e ti kthehemi me dinjitet rrugës së Zotit që është në fakt edhe aspirata e kahershme e shqiptarëve për të jetuar me dinjitet, me barazi para ligjit, me mundësi sa më të mëdha për progres, që është në fakt edhe udhëtimi europian që shqiptarët kahera dëshirojnë.

Në një ditë me bilanc tragjik për kryeqytetin si sot, nuk është e lehtë të projektosh këtë urim shprese. Eshtë akoma më e vështirë të rrëmosh në shkaqet e vërteta të fatkeqësisë apo të fatkeqësive me të cilat përballet shqiptarët çdo ditë. Por është akoma më e pamundur të ecet përpara, në qoftëse nuk ndalemi dhe nuk kuptojmë shkaqet e përkeqësimit, të thellimit të varfërisë, pamundësisë ekonomike, të rritjes së pamundësisë. Të fakir fukarait që goditet, ndërkohë që për të njëjtët vepra penale milionerët vazhdojnë të shkelin ligjin e të gëzojnë përkrahjen e antiligjit dhe shpeshherë me petkun qeveritar. Një shoqëri e drejtë, ku ligji është i barabartë për të gjithë dhe të gjithë jemi të barabartë para ligjit, vjen mbi të gjitha si vullnet. Si vullnet i vendimmarrësve dhe kur ky vullnet mungon, është koha e sovranit, është koha e qytetarëve, është koha e popullit, ta kërkojnë dhe ta marrin me çdo mjet.

Read More
04 Nën
0

Vrasësi serial ka qeverinë në krah që i krijon lehtësi dhe i jep imunitet

Pas masakrës tragjike në Tiranë, Deputeti Strazimiri denoncon lehtësitë që i krijohen krimit e bandave, dhe represionin e dhunshëm policor ndaj qytetarëve të pafajshëm                                               

Pavarësisht se mijëra ngjarje kriminale që ndodhin cdo ditë në cdo cep të vendit qëllimisht fshihen nga policia, qeveria dhe media pranë saj, situata kriminale në vend po arrin nivele alarmante si kurrë më parë.

Masakra tragjike me katër të vrarë e ndodhur në orët e para të ditës së sotme në një nga rrugët më të ruajtura të Tiranes, më shumë se sa autorët ka përgjegjës drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, Ministrin e Brendshëm dhe Kryeministrin e vendit.

Sepse Kryeministri dhe banda e tij kanë krijuar të gjitha lehtësitë për autorin, djalin e deputetes Xhuvani, që të lëvizë i lirshëm me armë  në brez, madje të krijojë edhe një bandë kriminale dhe ta ushtrojë aktivitetin me shantazhe, gjobvënie e vrasje në mes të Tiranës.

Kryeministri dhe banda e tij, e kanë shndërruar Shqipërinë në një paraburgim të madh, ku rrasen “cip mbi cip” qytetarë të thjeshtë vetëm sepse vendosin një tullë, qytetarë që nuk kanë mundësi të paguajnë dritat se nuk kanë bukë të hanë dhe nga ana tjetër kriminelët dhe bandat e organizuara janë më aktive se kurrë dhe kanë kontrollin në territoret e tyre.

Kryeministri dhe banda e tij, kanë krijuar një shtet policor që po u merr frymën qytetarëve të ndershëm ndërkohë që kemi dështim të Policisë në detyrat e saj kryesore, në arsyen pse kjo strukturë ekziston, që është rendi dhe siguria publike.

Autori i dyshuar, djali i deputetes Xhuvani, i ndaluar nga Policia, është jo vetëm një vrasës serial, i pandëshkuar, por dukshëm me imunitet politik gjë që është shfaqur hapur edhe në televizionet tona.

Autori i dyshuar, djali i deputetes Xhuvani, ka mbështetjen e Policisë, pasi ishte një nga persant që i shpëtoi aksionit të Lazaratit dhe u transportua me mjete ushtarake në Tiranë e u soll në oborrin e parlamentit për tia treguar edhe kamerave.

Ja pra pse 4 viktimat e sotme, djali i deputetes Xhuvani, i shkaktoi në bashkëpunim me krerët e Policisë, me Ministrin e Brendshëm dhe me Kryeministrin

Prej 13 muajsh vujamë në një republike aspak demokratike e ligjore, as arsimore, as kulturore! Jo!

Mbijetojmë në një republikë “POLICORE”, me një polici të dominuar nga krimi, e ku krimineli më i madh e i pakonkurueshëm është SHTETI! Eshtë vetë Edi Rama!

Katër viktimat e mëngjesit të sotëm kanë autor SHTETIN, Kryeministrin, Ministrin e Brendshem, Policinë, e cila po merret me gjithcka përvecse me krimin e licensuar nga Partia Socialiste dhe aleatët e saj!

Me krimin në qeveri, që sot më shumë se kurrë ka kapur shtetin, duke e bërë vetë shtetin, qeverinë, parlamentin, administratën, policinë dhe me sa duket shumë shpejt edhe prokurorine e gjykatën, Kriminelin më të rrezikshëm!

Në këtë “shtet” që në 13 muaj është bërë armiku i cdo qytetari, cdo qytetar që jeton me djersë e respekton ligjin është fatkeq!

Të nderuar motra dhe vëllezër! Koha është tani! Të mbrojmë SHTETIN nga sulmi i krimit, përpara se të kthehemi zyrtarisht në vitin ’89!

Read More
03 Nën
0

Afera 394 milionëshe, mekanizëm i ngritur për t’u pasuruar shpejt e shpejt

Deklaratë e Grida Dumës mbi shkeljet ligjore dhe skemën e ngritur nga Ministri Veliaj për të përfituar nga paratë e taksapaguesve

Afera 394 milionë lekëshe për interesat e qeveritarëve është një dëshmi tronditëse e trajtimit të financave të shtetit si fond privat, e injorimit total të ligjit dhe procedurës.

Paratë i jepen përfaqësuesit të Ministrit Veliaj, me prokurim të drejtpërdrejtë, pa garë, cka do të thotë shpenzohet i gjithë fondi limit. Nuk kursehet asgjë nga taksat e qytetarëve.

Paratë i jepen klientelës qeveritare në shkelje të ligjit, pasi shoqëria nuk plotëson kushtet kryesore teknike. Kompania 8 mujoreshe e Veliajt nuk paraqet dot as bilancin e vitit të shkuar dhe nuk e ka as në objektin e saj dekorimin e qytetit.

E gjitha kjo bëhet pa asnjë droje, as nga ana formale, përfituesi nuk bën kujdes të fshehë adresën e zyrës, që është i njëjti apartament me kompaninë e vëllait të Erion Veliajt.

Po një analizë e kujdeshme, të con në përfundimin se kemi të bëjmë me një mekanizëm të ngritur enkas për të përfituar, për t’u pasuruar shpejt e shpejt.

Personi që zyrtarisht administron EAG, nuk është rastësisht aty, por pjesë e kalkulimeve të ftoha. Ka qënë aktiv në fushatën e zgjedhjeve të Partisë Socialiste, ka punuar në Kryeministri në ngritjen e websiteve.

Ka kaluar provat e besnikërisë ndaj ai përdoret për tenderin 394 milionë lekë me një firmë që ka vetëm 8 muaj e krijuar. Dhe për shërbimet e ofruara, përfaqësuesi i Veliajt ka marrë bekimin për të qënë edhe kandidat për AMA-n.

Ndërsa vendi është në terror burgosje për dëme dhjetëmijë lekëshe, një kompani e Veliajt merr 394 milion me një dorë për zbukurime. Ja për cfarë përdoren taksat e shqiptarëve, për pasurim dhe për karrierë, nën drejtimin e Ministrit, me mbrojtjen e Kryeministrit.

Ky është pushteti dhe interesat që ndjek kasta e Ramës, teksa vendi është zhytur në varfëri, papunësia ka arritur kulmin, cmimet janë rritur, taksat shtohen, dhe e ardhmja me këtë qeveri është e errët e pashpresë.

Read More
02 Nën
0

Përfaqësuesi i 394 milionëve të Veliajt, kandidat për kreun e AMA-s

Deputeti Bogdani nxjerr fakte të reja mbi skandalin financiar. Kompania 8 mujore e Veliajt nuk plotëson kriterin kryesor teknik që është bilanci i vitit të kaluar. Përfaqësuesi Skenderaj, kandidat për kreun e AMA-s

Përfitimi financiar me dekorin e qytetit nga qeveritarët, mund të merret në mbrojtje nga Edi Rama, por faktet e bëjnë skandalin edhe më tronditës.

Përfituesi i 394 milionë lekëve me prokurim të drejtpërdrejtë, Gentian Skënderaj, është më shumë se sa përfaqësuesi ligjor i kompanisë së Erion Veliajt dhe vellait te tij.

Ai është projektuar nga Ministri i Edi Ramës për të shkuar lart, propozuar dhe miratuar si kandidaturë për kreun e AMA-s.

Pak ditë më parë, teksa fliste si kandidat për kreun e AMA-s, njeriu i Veliajt u angazhua për zbatimin e ligjit.

Po a është respektuar ligji në rastin kur ai ka marrë 394 milionë lekë nga Ministria e Kulturës.

Kushti kryesor teknik është që kompania garuese të paraqesë bilancin e vitit të fundit. Një kusht i paplotësuar nga kompania e Veliajt, derisa kishte vetëm disa muaj që ishte krijuar, saktësisht me 17 janar të këtij viti.

Objekti i i shoqërisë lidhet me organizimin e fushatave, reklamave dhe marrdhëniet me publikun. Dekorimi i qytetit nuk parashikohet. Kjo është një tjetër shkelje.

A e bëjnë këto shkelje dhe ky abuzim, përfaqësuesin e Erion Veliajt një kandidat të përshtatshëm për të drejtuar Autoritetin e Medias Audiovizive.

Për standartet që i duhen Shqipërisë dhe Europës, jo.

Për standartet e ministrit dhe Edi Ramës po.

Qytetarët shqiptarë ose të vobektit, sic i quan Ministri, duhet të kuptojnë mirë, se sa qesharake është kur Erion Veliaj flet për të varfërit, teksa me një firmë përvetëson 394 milionë lekë të taksapaguesve shqiptarë.

Dhe qytetarët e kuptojnë mirë se sa qesharake është kur Edi Rama flet për drejtësi e shtet ligjor, kur në shkelje të cdo procedure i jep Ministrit të tij, 394 milionë lekë të taksapaguesve.

Read More