Reagon Kryetari i grupit parlamentar, Edi Paloka. “Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese sipas orekseve, arsyeja pse opozita kërkon garanci ndërkombëtare”
Kryetari i Parlamentit doli sot para shqiptareve për të mbrojtur ortakun e pushetit dhe me brockulla hipokrite ftoi opozitën në parlament pasi paska lindur një klimë e re bashkëpunumi.
I bëjmë të qartë sot bashkëkryetarit të mazhorancës se ngritja e komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita është detyrim kushtetutes i kryetarit të Parlamentit. Eshte ai personalisht përgjegjës për bllokimin prej më shumë se 6 muajsh të zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushetutese për ngritjen e komisioneve hetimore. Eshtë ai personalisht përgjegjës për këtë bllokim për më shumë se 10 seanca plenare, ku grupi parlamentar i PD ka kërkuar ekzekutimin e vendimeve të Gjykates Kushetutese.
Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushetutese nuk ka të bëjë asnjëherë me humorin dhe as me klimen ngriva-shkriva mes dy bashkryetarëve! Ka të bëjë me detyrimin ligjor, kushtetues që kanë personalisht të dy për të ekzekutuar MENJEHERE, vendimet e gjykates. Shkelja e Kushetutes është krim kushtetues, dhe recidivizmi është rrethane rënduese. Edhe tani që flasim, Rama dhe Meta vazhdojnë ta shkelin Kushtetutën.
Ndaj para se bashkëkryetari të ftojë opozitën për të shijuar klimën e re mes tyre, duhet të kërkojë ndjesë publike para qytetareve dhe para partnereve ndërkombëtare për kthimin e parlamentit në një ciflig personal, ku Kushetuta zbatohet sipas dëshirës së kryetarit dhe jo sipas rregullave të një demokracie funksionale.
Qendrimi i sotëm i kryetarit të Parlamentit se ngritja e komisioneve parlamentare dhe zbatimi i kushetutese nuk bëhet si një detyrim imediat kushtetues, por sipas orekseve të dyshes Rama-Meta, tregon qartë se opozita ka plotësisht të drejtë kur kërkon një marrëveshje me mbikqyrje ndërkombëtare, në menyrë që zbatimi i Kushtetutës të mos jetë peng i humorit dhe as i klimës mes dy bashkkryetarëve të mazhorances.
Sot Meta foli dhe për bllokimin që po i bëhet dekreteve të Presditent të Republikes për antaret e Gjykates së larte. Janë 3 vende vakant në Gjykatën e Lartë që po pengojnë punën e kësaj gjykate duke bërë që qytetarët të presin me vite në dyert e saj, për të marre vendimin. Janë tre vende vakante që u krijuan me ligjin e ri të votuar me konsesusin e kërkuar prej vetë Metës me 30 maj 2013.
Sot bashkëkryetari i mazhorancës keqinformoi opinionin publik se rrëzimi i dekreteve paska të bëjë me kritere ekstra ligjore që i paska vendosur Gjykata Kushetutese. I bëjmë sot të qartë opinionit publik dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë se nuk ka asnjë kriter ekstraligjor për përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë për të cilët flet kryetari i parlamenti. Asnjë të vetëm.
Vendimi i Gjykatës Kushetutese që i referohet nëpër dhëmbë kryetari i parlamentit dhe ortakët e tij është i vitit 2011 dhe i referohet ligjit të vjetër të Gjykatës së Larte. Ligji i ri i vitit 2013 i cili u miratua me KONSESUS me kërkesën e Metës me 30 maj 2013, pas diskutimit prej 1 viti me aktorët e drejtësisë, me opozitën e djeshme, me ekspertet ndërkombetarë, dhe që ishte një prej 3 ligjeve që kërkoheshin nga BE për statusin e vendit kandidat, mori parasysh pikërisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese për përzgjedhjen e anëtarëve të vitit 2011, dhe saktësoi njëherë e mirë se bashkëpunim në kuptim të vendimit të kësaj gjykate do të thotë diskutim në kritere dhe jo diskutim ne emra.
E vërteta e qëndrimit të Edi Ramës ndaj dekreteve të Presidetit për në Gjykatën e Lartë, të cilën doli për ta mbrojtur sot bashkkryetari, është se atyre nuk u interesojnë kriteret ligjore të kandidateve, as Kushtetuta, as një gjykatë me profesionale dhe eficente dhe e pakorruptuar. E vërteta është se atyre u intereson të cojne në drejtësi njerëzit e bindur politikisht, ashtu sic cuan në Shkollën e Magjistraturës të bekuarin e bandës së Lushnjes, sic kërkojnë të cojnë në KLD gjyqtarin e diktaturës dhe një kamikaze politike.
Procesi sipas Ramës dhe Metës është pazari. Sic bënë pazar me ndarjen e vendeve të KLD duan pazarin për në Gjykatë të Lartë. Kushetuta dhe parlamenti për ta janë asgjë, mbi të gjitha është pazari dhe ndarja e tortës së pushtetit të drejtësisë.
Ndaj Partia Demokratike i bën thirje gjithë faktorit ndërkombëtar të ndjekë nga afër bllokimin antikushetutes që po i bëhet Gjykatës së Lartë dhe presionit që i bëhet Presidentit të Republikës për të bërë Pazar në perzgjedhjen e kandidateve për në Gjykate te Lartë.
Ne inkurajojmë Presidentin e Republikes që të vijojë të zbatojë me rigorizitet dhe pikë për pikë Kushtetutën e vendit dhe ligjin e ri të Gjykatës së Lartë i cili u hartua me ekspertize eurupiane dhe konsesus të plotë politik në 30 maj 2013. Inkurajojmë Presidentin që të vijoje të përzgjedhë kanditurat prestigjoze të drejtësisë, nga brenda sistemit, të aftë dhe me integritet të lartë moral e profesional si deri me sot, dhe te informojë partnerët ndërkombëtarë mbi presionin që po bëhet për të futur gjyqtare në Gjykatën e Lartë, nga jashte sistemit të drejtësisë, me qellimin e vetëm, kapjen politike të kesaj gjykate.
Read More