Blog

03 Pri
0

Deklarata e sekretarit të përgjithshëm të PD, Enkelejd Alibeaj, për amnistinë penale

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SEKRETARI I PËRGJITHSHËM, ENKELEJD ALIBEAJ

 

 

Përshëndetje, jam sot së bashku me sekretarin ligjor të Partisë Demokratike, edhe me zotin Murizi i cili është edhe avokati në fakt i të gjithë protestuesve ndjekur në mënyrë kohore që nga viti 2018-të e në vazhdim. Protestuesve qoftë atyre të penalizuar dhe në rastin kur është organizuar protestat dhe manifastimet nga ana e Partisë Demokratike, apo dhe protestat e tjera të organizuara nga shoqëria civile, apo edhe në rastet e tjera. Dal sot për të bërë një sqarim pasi sipas mediave jemi njohur së pari me një pretendim nga ana e mazhorancës që ditën e enjte, nesër pra në seancë plenare do të kalonte edhe ligjin e shumëpërfolur tashmë të amnistisë. Fakt është që deri në këto momente, rendi i ditës për seancën e nesërme nuk e përfshin projektligjin për amnistinë. Jam njohur nga ana tjetër me një amendament të paraqitur nga një grup deputetësh dhe nga kjo mora spunto sot për të bërë këtë sqarim publik. Së pari, që nesër të mos futet në mënyrë të vjedhur, fshehtas një projektligj kaq i rëndësishëm në errësirë, të panjohur, se cili është versioni mbi të cilin do të diskutohet. Do të jetë versioni fillestar i qeverisë ndaj të cilit ne kemi paraqitur amendamente. Do të jetë versioni i dalë nga komisioni i ligjeve ku tashmë dihet publikisht që janë shtuar përfitues të amnistisë edhe subjekte që janë në ndjekje penale nga SPAK-u apo të dënuar nga gjykata kundër korrupsionit, e për këtë arsye sqaroj sot se cili është pozicioni ynë nën optikën e këtyre pikpamjeve apo versioneve që qeveria ka mbajtur gjatë gjithë kësaj kohe dhe të amendamenteve të paraqitur nga ana e deputetëve.

Së pari do të duhet të sqaroj qëndrimi ynë ka qenë publik dhe i qartë. Amnistia do të duhet të kalojë, subjektet të cilat do të duhet të përfitojnë do të duhet të jenë vetëm ata të cilët përfitonin sipas versionit fillestar të qeverisë, që do të thotë: asnjë i ndjekur penalisht, asnjë i gjykuar, asnjë i dënuar nga SPAK-u dhe GJJKKO-ja, nuk duhet të përfitojë nga amnistia. Ky është rasti për t’i dhënë një mbështetje drejtësisë së re. Së dyti, e kemi bërë publike, ne do të jepnim votën tonë pro amnistisë në qoftë se do të përfitonin edhe protestuesit gjatë protestave të organizuara nga Partia Demokratike, nga shoqëria civile, protestuesit e Astirit, të Teatrit, të Shkozës, ata që u ngritën për vrasjen e të riut Klodian Rasha, e me rradhë. Nga analiza e të gjitha versioneve të sjella nga qeveria sipas Komisionit të Ligjeve, ku lejohen ata të dënuar apo të ndjekur nga SPAK-u dhe GJKKO-ja që të përfitojnë nga amnistia, apo dhe nga amendamentet e paraqitura nga një grup deputetësh sipas së cilës nuk përfitojnë protestuesit e organizuar, të protestave të organizuara nga Partia Demokratike, qëndrimi ynë është ky: As njëri variant dhe as tjetri nuk përmbush kushtet. Kushtet për të cilat besojmë ne, janë kushtet që i çojnë sinjale të interesit publik dhe ruajnë të paprekur mbështetjen që do të duhet të japimndaj SPAK-ut dhe drejtësisë së re. Po ju marr një shembull, lidhur me protestuesit, protestuesit të cilët janë ngritur në protesta sipas thirrjeve të bërë nga Partia Demokratike, nga shoqëria civile, apo të organizuar spontanisht, janë përjashtuar sipas versionit të qeverisë, sipas versionit të komisionit të ligjeve, apo sipas amendamentit të sjell nga grupi i deputetëve, këto dispozita penale.

Neni 151, paragrafi i dytë, shkatërrimi i pronës me zjarr. Neni 235, paragrafi i dytë, kundërshtimi i punonjësve që kryejnë një deyrë shtetërore si një shërbim publik. Dhe sidomos neni 236 paragrafi i dytë, për nenin që titullohet kundërshtimi i punonjësve të rendit publik. Po ju bëj me dije që shumica dërrmuese e protestuesve janë të akuzuar mes shumë e shumë veprash penale, por ka një emërues të përbashkët për këtë dispozitë, neni 236 paragrafi i dytë “kundërshtimi i punonjësve të rendit publik”. Dhe kjo është e kuptueshme, në një shtet policor protestuesit akuzohen për këtë dispozitë penale. Si në versionin e qeverisë, si në versionin e komisionit të ligjeve, ashtu dhe në versionin e amendamentit të sjellë nga deputetë nuk përfshihet kjo dispozitë. Do të thotë, protestuesit nuk përfitojnë.

Ndaj e bëj të qartë sot që qëndrimi final i yni është ai që kemi mbajtur në vazhdimësi. Amnistia do të duhet miratohet, por do të duhet të përfitojnë vetëm ata të cilët nuk janë produkt i ndjekjes penale, i dënimit, i gjykimit, i kallëzimit nga SPAK, BKH dhe GJKKO, pra nga drejtësia e re. Dhe do të duhet të përfitojnë protestuesit sipas opinionit dhe amendamentit tonë. Cënimi i njërit prej këtyre dy kushteve, e bën që qëndrimi ynë të jetë i qartë. Të mos e mbështesim një produkt të këtill. Së fundi do të uroja që për sa kohë në rendin e ditës nuk është i përfshirë amnistia, do të uroja që nesër të mos përfshihet në rendin e ditës pa bërë dritë se mbi cilin version do të votojë nesër parlamenti. Amendamentet mbi cilin version janë sjellë, që mos të jetë një produkt i një kulise, i një pazari, i një marrëveshjeje e cila nuk bën asgjë dhe nuk i shërben interesit publik, por se është dhe vetëm një produkt i një marrëveshjeje okulte dhe në fshetësi. Do të presim nesër. E bëra që sot të qartë qëndrimin tonë, të shohim nesër se cili do të jetë qëndrimi i palëve të tjera lidhur me amnistinë. Faleminderit!

Read More
03 Pri
0

Fjala e plotë e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në konferencën me gazetarët

 

FJALA E PLOTË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË KONFERENCËN ME GAZETARËT

 

Mirë se vini në këtë konferencë për shtyp një ditë para seancës së radhës, ku kam dy çështje kryesore për të parashtruar. E para, ndodhemi para një përpjekje sa absurde aq edhe tinëzare për të ndërtuar struktura paralele. Me të njëjtin zell siç ndërtohen dhe financohen strukturatparalele në veri të Kosovës. Por është e pakuptueshme kur kjo ndodh në një vend i cili ka detyrime të qarta të veprojë, detyrime të cilat nuk po i zbaton, detyrime karshi qytetarëve të vet, detyrime karshi aleatëve të vet, detyrime ndaj të sotmes dhe të nesërmes së vendit, detyrime ndaj sigurisë kombëtare. Struktura e parë paralele që është paalajmëruar që në janar është një komision monitorimi për SPAK-un. Ka ngritur sërish kokë kjo ide mbrëmjen apo ditën e djeshme dhe vazhdon të qarkullojë me kokëfortësi si një përpjekje absurd anti-kushteuese, për të vendosur nën kontroll politikë të vetmen instancë e cila duket se është pjesërisht jashtë kontrollit të qeverisë. E kanë barë në një mënyrë tinëzare, e kanë hedhur njëherë poshtë rogozit, e pastaj janë përpjekur ta zhbëjnë, është tërhequr lajmi nga disa portale, ka mbetur në disa të tjera. Dua të përsëris edhe një herë në mënyrë të qartë dhe të prerë që Partia Demokratike qëndron fuqimisht kundër çdo përpjekje të kësaj mazhorance, me çfarëdo lloj aleatësh të fshehur apo jo, në Pazar apo jo për të filluar presionet e hapura institucionale kundër SPAK-ut.

Kushtetuta e Shqipërisë është e qartë, roli Parlamentit është i qartë, instrumentet Kushtetuese për të garantuar pavarësinë por edhe balancën e institucioneve janë po kështu qartësisht të përcaktuara në Kushtetutë dhe në ligje. Krijimi i një instance, e një instrumenti të ashtuquajtur “monitorimi të institucioneve të drejtësisë” e në veçanti ndaj Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, është për ne i papranueshëm. Sikundër jam i bindur që kjo është një ndjesi, ky është një qëndrim që ndahet nga shumica dërrmuese e shqiptarëve të cilët kanë pritshmëri të larta ndaj SPAK-ut, në veçanti luftën kundër korrupsionit galopant që po thyen çdo rekordnë këtë qeverisje. Ndaj, ana tjetër e kësaj medaljeje është qartësisht paniku, ndërkohë që SPAK ka filluar të jap rezultatet e para në raport me figurat e pushtetshme të kësaj mazhorance qoftë në nivel qëndror, siç janë ish zëvendëskryeministri dhe ministrat e tjerë, qoftë në nivel në lokal siç është në bllok administrata e Bashkisë së Tiranës dhe padiskutim dhe i pari i BAshkisë së Tiranës. Inkurajimi për punën e SPAK-ut është i plotë nga ana jonë. Mbështetja për SPAK-un është i pakusht. Sikundër është i pakusht kundërshtimi për ndërtimin e një structure paralele për t’iu mbivendosur funksioneve normale që Parlamenti ka nën Kushtetutë dhe ligj me qëllim presionin ndaj SPAK, apo Byrosë Kombëtare të Hetimeve, apo Gjykatës Kundër Korupsionit dhe Krimit të Organizuar.

E nis me këtë për t’i dhënë një mesazh të qartë atij, apo atyre që në bashkëpunim të fshehtë apo të hapur qëndrojnë pas kësaj. Partia Demokratike nuk e ka humbur vigjilencën ndaj këtij plani diabolic që ka qëllime të godasë shpresën e vetme të shqiptarëve për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të filluar një kulturë të re të barazisë para ligjit të të gjithëve.

Strukturë paralalele ndërkohë në Parlament për të zëvendësuar Komisionin Bipartizan të Reformës Zgjedhore. Një strukturë memece, sekrete, e paaksesueshme nga media. Ndërkohë që ka hyrë prilli dhe efektivisht kemi më pak se dy muaj kohë nga nisja e fushatës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare nëse ato mbahen në afatet e përcaktuara të kodit zgjedhor, pas pazarit mes palëve për të prishur Komisionin e Reformës Zgjedhore, nuk ka asnjë transparencë në raport me arritjet e deritanishme. Përkundrazi ka një strukturë paralele që duket qartë se misiontë vetëm ka çuarjen deri në fund të pazarit, që do të thotë mbajtjen në fuqi të marrëveshjes famëkeqe të Kushtetutës së 2008-ës dhe një komplot kundër votës së shqiptarëve, duke u mohuar shqiptarëve listat e hapura, duke u mohuar çdo debat, e lë më të riparim të shkeljes flagrante të Kushtetutës me pabarazinë e votës. Duke fundosur shpresat e shqiptarëve jashtë vendit për tëmarrë pjesë aktivisht në demokracinë shqiptare dhe duke skaduar me qëllim ditë pas dite afatet për votimin elektronik dhe numërimin elektronik.
Këto janë dy struktura të qarta paralele të cilat janë produkt i pazareve të nëndheshme dhe që janë prodfukt i shërbimit të verbër të interesave të Edi Ramës dhe i çdokujt që me lakun në fyt apo me shpresa të reme bën patericën e Edi Ramës, por janë kundër inetersave të shqiptarëve. Jo vetëm interesave të demokratëve, por kundër dhe të interesave të shqiptarëve.

E treta pastaj është thagma e sotme me të ashtuquajturin Komision të Posaçëm. E them fare qartë, Partia Demokratike ka qenë dhe është e para në luftën kundër influencës malinje të Rusisë dhe të vendeve të tjera armiqsore ndaj objektivave të NATO-s për paqe, stabilitet dhe siguri në Europë, në Ballkan dhe më gjerë. Partia Demokratike është e para dhe unë si kryetar i saj që kemi provuar se çdo të thotë fushatë dezinformimi me 50 milionë mesazhe të paguara nga kush e di se kush, për të goditur personalisht kryetarin e Partia Demokratike dhe përmes tij PD-në në zgjedhjet e kaluara parlamentare. Partia Demokratike ka dërguar amendamente, disa prej të cilave janë hedhur poshtë në mënyrë flagrante pa asnjë shpjegim për strategjinë e sigurisë kombëtare, ku ka kërkuar që strategjisë së sigurisë kombëtare t’i bashkëngjitet lufta kundër korrupsionit. Sepse korrupsioni është një nga rreziqet kryesore të sigursisë kombëtare për Shqipërinë dhe një nga pikat e dobëta ku puntojnë Putini dhe aleatët e tij. Po kështu amendamentet tona për ndihmë ushtarake për Kosovën. Të gjitha këto janë injoruar dhe papritur në të njëjtën ditë, e ashtuquajtura Konferencë Kryetarësh, miraton një të ashtuquajtur komision të posaçëm, pa dhën asnjë shpjegim publikut ça është ky komision i posaçëm. Çfarë do të bëjë?! Sepse kur vjen fjala tek lufta kundër dezinformimit, informimeve të rema nga armiqtë, kundërshtarët e NATO-s dhe po kështu të Shqipërisë, Parlamenti ka dy instrumente paraprake dhe vet Parlamenti ka detyrën të bëjë ndryshimet ligjore.

Njëri instrument siç e thasot kryetarja e Komisionit të Medias dhe nënkryetarja e partisë zonja Flutura Açka, është Komisioni i Medias. Instrumenti tjetër është Komisioni i Sigurisë Kombëtare. Në këtë të dytin si rregull, anëtarët duhet të kenë çertifikatën e sigurisë. Pra roli i komisioneve parlamentare është të bëjnë inventarin e legjislacionit për një problem dhe në qoftë se ka nevojë legjislacioni rregullohet, përmirësohet, ndryshohet, abrogohet. Çnevojë ka për një komision të posaçëm? Nëse bëhet fjalë për ekzekutim, në qoftë se bëhet fjalë për të vepruar përtej ligjit, në qoftë se ka nevojë për përmirësime në ligj, ja ku është Komisioni i Medias, ja ku është Komisioni i Sigurisë. Komisioni i Medias dhe Komisioni i Sigurisë e kanë detyrë, tagër që të veprojnë qoftë në rastin e dezinformimit, qoftë në rastin e sigurisë kombëtare. Përveç kësaj kemi AMA-ën, Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Shërbimin Informativ Shtetëror, Policinë, Prokurorinë, Drejtorinë e Parandalimit të Pastrimit të Parave të Pista, Drejtorinë e Tatim Taksave. Po ndalem këtu, se ka edhe instance të tjera shteti.

Çfarë është kjo, lojë me shqiptarët? Të binë ministrat dhe drejtorët e bashkisë në burg edhe hajde hedhim një shashk? Ndaj kjo është një tjetër përpjekje për një strukturë paralele për propagandë dhe jo për t’u marrë sëriozisht me atë që padiskutim e bashkëndajmë me aleatët tanë në NATO, që është kundërvënia ndaj influencave malinje të kundërshtarëve dhe armiqve tanë të Shqipërisë dhe të NATO-s. Këto pra sa i takon thagmave dhe përpjekje për të hequr vëmendjen nga çështjet e mprehta, skandalet e përditshme që kanë të bëjnë me qytetarët shqiptarë.

Tani vijmë te çështja e dytë. Ka prej shtatorit që me një sebep, apo me një sebep tjetër zvarriten, sabotohen, nuk futen në rendin e ditës propozime, projektligje, projektvendime të Partisë Demokratike që kanë lidhje pikërisht me këto tema. Të sigurisë kombëtare, të luftës kundër korrupsionit, të reformës zgjedhore, e tjera. Po numëroj 6 prej tyre:
-Projektligji për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. I depozituar njëkohësisht edhe në komisionin bipartizan të reformës zgjedhore, edhe në Kuvendin e Shqipërisë. Mbahet peng me strukturën paralele të sapokrijuar në një komplot kundër shqiptarëve, kundër votës së shqiptarëve.
-Projektligji për vettingun e politikanëve. i detajuar, nuk futet për diskutim as në komisionet përkatëse, e natyrisht as në seancë plenare.
-Projektligji për Kosovën, ndihmën ushtarake për Kosovën në vlerën 50 milionë euro për këtë vit, me një parashikim të një ndihme të përvitshme për mbrojtjen e Kosovës. As nuk denjojnë, kur në fakt është një nga ato akte të cilat duhet transendojnë përtej politikës së përditshme dhe duhej të ishte miratuar prej kohësh. Sot këto para duhej të ishin nën administrim nga Kosova për mbrojtjen e Kosovës.
-Projektvendimi për heqjen e imunitetit për deputetët, që është një shërbim i drejtpërdrejtë në luftën kundër korrupsionit, për të larguar mundësitë e arratisjes e atyre që sot janë subjekte të hetimeve kundër korrupsionit, siç është rasti i numrit dy të Edi Ramës.
– Projektligji për profesionet e lira, për kthimin në titull ekzekutiv për faturat tatimore, për të shmangur proceset gjyqësore për profesionet e lira, sikundër është për bizneset e mëdha. Po përmend një projektligj të kësaj natyre.
-Tre projektligjet për dekomunistizimin, si dhe dy interpelanca të cilat në kundërshtim dhe në shkelje flagrante të Kushtetutës, sigurisht edhe me ndihmën e aktorëve në teatrin e deri pardjeshëm janë shmangur nga Edi Rama. Siç është interpelanca për çështjen e kampeve të refugjatëve dhe interpelanca për çështjen e Arben Ahmetajt dhe akuzave në drejtim të kreut të qeverisë.

Këto pra janë një inventor konçiz i realitetit dhe i çështjeve me interes publik. Pavarësisht prej teatrit që vazhdon ditën dhe natën, Partia Demokratike është e vendosur të qëndrojë fortë për interesin publik dhe për këto çështje. Për reformën zgjedhore për të cilën palët e interesuara në Pazar duan të skadojnë afatet dhe t’i lënë shqiptarët pa lista të hapura, pa votë për diasporën, pa votim dhe numërim elektronik dhe pa barazi të votës. Për vettingun e politikanëve dhe luftën kundër korrupsionit. Për çështjet e sigurisë kombëtare duke përfshirë sigurinë e Kosovës dhe natyrisht për të gjithë çështjet e tjera për të cilat Partia Demokratike ka qëndruar dhe qëndron në mënyrë të hapur fuqishëm, por me transparencë para qytetarëve shqiptarëve. Dhe këtë do të vazhdojmë ta bëjmë nesër, e ditë për ditë deri në fundin e mandatit të këtij parlamenti dhe të kësaj qeverie të zhytur deri në fyt në skandale dhe në korrupsion.

Read More
03 Pri
0

Komisioni për dezinformimin, nënkryetarja e PD, Flutura Açka: Kam hijet e mia të dyshimit që do të jetë një arsye për të kontrolluar ndoshta më shumë median në Shqipëri

 

Nënkryetarja e PD dhe kryetarja e komisionit parlamentar të edukimit dhe mjeteve të informimit, Flutura Açka, ka folur për mediat pas mbledhjes së konferencës së kryetarëve ku u kërkua ngritja e një komisioni të posaçëm për dezinformimin. Zonja Açka shprehu shqetësimin e saj se ky komision kërkohet nga qeveria me qëllim për të kontrolluar më shumë mediat në Shqipëri dhe për të lënë pas dore punën e disa institucioneve të tjera të rëndësishme që i mbulojnë këto fusha siç është AMA.

 

PRONONCIMI PËR MEDIAN I NËNKRYETARES SË PD, KRYETARE E KOMISIONIT PARLAMENTAR TË EDUKIMIT DHE MJETEVE TË INFORMIMIT, FLUTURA AÇKA, PAS MBLEDHJES SË KONFERENCËS SË KRYETARËVE

 

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve u vendos sigurisht siç ishte dhe me nxitim. Jo pa arsye ishte i nxituar vendimi për kalimin e Komisionit të Posaçëm për dezinformimin. Në fakt unë ngrita parashtresat e mia që janë disa arsye se pse është i nxituar, jo se jam kundër këtij komisioni. Por më duket e shumë e parakohëshme dhe nuk është argumentuar mjaftueshëm që të jetë bindës për të kaluar në Konferencën e Kryetarëve. Kështu si kryetare e Komisionit të Medias, por edhe si deputete kam hijet e mia të dyshimit që do të jetë një arsye për të kontrolluar ndoshta më shumë median në Shqipëri, por edhe për të lënë pas dore punën e disa institucioneve të tjera të rëndësishme që i mbulojnë këto fusha. Por edhe për të kontrolluar ndoshta AMA-n, e cila e ka bërë në mënyrë të vazhdueshme këtë vetrregullim. Por edhe me ndryshimet e fundit që kemi bërë, që kemi sjell në nëntorin e vitit të kaluar, ne kemi sjell ndryshimet në ligjin e AMA-s qëi rregullojnë këto çështje, të cilat ky komision do të mblidhet.

 

Një gjë tjetër që u kërkua me insistim ishte nëse do të ishte e mundur të kishte një bashkëkryetar të këtij komisioni në mënyrë që opozita të ketë mundësi që të ketë kontroll mbi veprimtarinë e këtij komisioni. Po them nga kërkesat e para që kam pasur nga akorë të caktuar mediatik, është ngritur dyshimi që objekti i këtij komisioni do të jetë, ndoshta do të keqpërdoret  dhe do të përdoret ndoshta për të kontrolluar. Meqenëse jemi në një vit zgjedhor, duam nuk duam ne dhe kohëgjatësia e këtij komisioni që është fiks një vit i plotë deri në zgjedhjet e ardhshme mund të na çojë ndoshta për shkak të objektit që ka nga një lloj mbikqyrje deri te ndryshimi i kuadrit ligjor, ndoshta mund të përdoret në një moment të caktuar për të ndryshuar edhe Kushtetutën në funksion të grabitjes së zgjedhjeve. E them me keqardhje këtë gjë. Sepse përderisa një komision i tillë ka në dorë, ne kemi një përvojë të hidhur nga ndryshimet Kushtetuese të vitit 2020, kush na garanton që nuk do të ketë një ndryshim tjetër Kushtetues në funksion të zgjedhjeve të ardhshme.

Read More
03 Pri
0

Këshilltarja e PD në Bashkinë Tiranë, Enriketa Papa: Arrestimet dhe Hetimet e SPAK, konfimuan faktin e korrupsionit galopant që kisha paralajmëruar që në nëntor të 2023

 

Reagimi i këshilltares së PD në Bashkinë Tiranë, Enriketa Papa:

 

Me 15 Nentor 2023, para mbledhjes se Keshillit bashkiak, kam kerkuar ne komisione e keshillit, por dhe ne seancen e mbledhjes se Keshillit, se ku kane shkuar parate e taksapaguesve shqiptare?

Ne mbledhjen e nentorit dhe ne ate te shkurtit, i kam paralajmeruar dhe ju kam kerkuar keshilltareve te mazhorances, qe te mos vijonin arrogancen, duke ngritur kartonat, teksa SPAK po hetonte shperdorimin e parave te qytetareve e Tiranes nepermjet skemave te korrupsionit te funksionareve te Bashkise Tirane, nga kreu i bashkise, deri tek specialistet e drejtorive. Shume ceshtje te aferave korruptive jane ne SPAK dhe po hetohen, sic edhe ECO Tirana, me monopolin e shtrirjes se saj per 25 vjet ne te gjithe territorin e Bashkise Tirane, fale insistimit arrogant te kartonave dhe duartrokitjeve te keshilltareve socialiste.

Arrestimet dhe Hetimet e SPAK, konfimuan faktin e korrupsionit galopant. Uroj shpejt, t’u vije rradha te dalin para drejtesise, nga i pari i bashkise, deri tek me i fundit, per nga perfshirja ne keto megaafera korruptive dhe mashtrime.

Read More
03 Pri
0

Arrestimet e SPAK në bashkinë e Tiranës, Kulluri: Heshtja e Veliajt si pranim i fajeve!

 

Postimi i sekretarit për marrëdhëniet me publikun në PD, Edvin Kulluri:

 

Ne 2 muajt e fundit SPAK ka marre ne hetim duke ndaluar ne paraburgim apo arrest shtepie pothuaj 20 nenpunes te nivelit te larte te Bashkise Tirane! Ne fillim per Inceneratoret dhe tashme per tendera abuzive. Ne te dyja rastet Erion Veliaj nuk flet, nuk jep asnje sqarim per opinionin publik. Ashtu si Rama, edhe Veliaj mburret me sukseset por fshihet per skandalet e njerezve te tij. Njeriu qe edhe nga tualeti ben selfie, nuk gjen dot 20 sekonda kohe per te folur rreth abizimeve te renda te dyshuara nga SPAK!

Hipokrizi, burracakeri qe fshihet pas fryrjes si gjel neper ekrane kur shperndan tasa me supe ne qendrat sociale. Asnje fjale, asnje belbezim per dhjetera miliona euro shperdorime te dyshuara. Njeriu qe drejton i pari gishtin ndaj opozites por qep gojen per njerezit e tij. Njeriu qe paguan fotografe per te nxjerre ne facebook punetoret e bashkise duke pastruar kazanet e plehrave por qe nuk belbezon per parate qe ka paguar per inceneratorin qe nuk ekziston. Njeriu qe inaguron cdo rrugice, hesht per tenderat miliona euroshe qe vartesit e tij i japin vetes.

Hesht sepse e di qe eshte pergjegjes!

Read More
02 Pri
0

Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të artistit të madh, Ali Oseku

 

Mesazhi i kreut të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha:

Lamtumirë Ali Oseku, njeriu ynë i madh, artisti i paepur dhe i palodhur, i cili së bashku me dimensionin modern i dha pikturës shqiptare universin e një krijimtarie unikale si një thesar i çmuar i artit pamor kombëtar. U prehsh në paqe!

Read More
02 Pri
0

Nënkryetarja e PD, Oriola Pampuri: Personat autik në Shqipëri ende përballen me forma të stigmatizimit apo diskriminimit në shoqëri

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, NËNKRYETARJA, ORIOLA PAMPURI

 

Sot në ditën botërore të ndërgjegjësimit për autizmin, në mbështetje të Konventës e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (KPAK), ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë me “Ligjin Nr. 108/2012” ku në nenin 4 të kësaj konvente kërkon që “Shtetet Palë të marrin përsipër të sigurojnë dhe promovojnë realizimin e plotë të të gjitha të drejtave dhe lirive themelore të njeriut për të gjithë personat me aftësi të kufizuara pa asnjë lloj diskriminimi në bazë të aftësisë së kufizuar”;

 

Duke njohur vështirësitë e personave me çregullim autik në Shqipëri, që ende vazhdojnë të përballen me forma të stigmatizimit apo diskriminimit në shoqëri, institucionet publike, arsimore, shëndetësore, dhe në tregun e punës, për shkak të mosnjohjes së plotë apo të kufizuar duke përfshirë: diagnozën e vonuar ose të gabuar; mungesa e mbështetjes pas diagnozës; vështirësi në aksesin në arsim, shërbime sociale dhe shëndetësore; tranzicione të vështira nga fëmijëria në moshën madhore; kufizime për marrjen dhe qëndrimin në punë; shëndet i dobët mendor dhe praktika të papërshtatshme (siç është vendosja dhe trajtimi i pavullnetshëm në reparte psikiatrike); dhe problemet gjatë ndërveprimit me organet e zbatimit të ligjit dhe sistemin e drejtësisë.

 

Duke njohur se familjet e personave me çrregullimit autik bartin sistematikisht ngarkesa të konsiderueshme emocionale, ekonomike dhe të kujdesit. Autizmi ka ndikim jo vetëm tek personi me këtë çrregullim, por edhe tek familjet e tyre, kështu që numri i personave që preken është shumë më i lartë.

 

Ndaj në frymën e parimeve kushtetuese për garantimin gjithëpërfshirës e të drejtave dhe lirive e të qytetarëve,

 

Nëpërmjet kësaj resolute kërkojmë miratimin e një legjislacionin specifik për personat me çrregullime të autizmit, si dhe strategjitë kombëtare të autizmit dhe planet e veprimit që janë në përputhje me Konventës e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (KPAK);

 

Miratimin e një moduli trajnues detyrues për zbatim me profesionistët që ndërveprojnë me fëmijët me autizëm dhe familjarët e tyre, përfshirë, punonjësit socialë, mësuesit, profesionistë mjekësorë, oficerë policie, profesionistë ligjorë, etj;

 

Në mbështetje të Konventës e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (KPAK), ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë me “Ligjin Nr. 108/2012” ku në nenin 4 të kësaj konvente kërkon që “Shtetet Palë të marrin përsipër të sigurojnë dhe promovojnë realizimin e plotë të të gjitha të drejtave dhe lirive themelore të njeriut për të gjithë personat me aftësi të kufizuara pa asnjë lloj diskriminimi në bazë të aftësisë së kufizuar”;

 

Duke njohur vështirësitë e personave me spektrin autik në Shqipëri, që ende vazhdojnë të përballen me forma të stigmatizimit apo diskriminimit në shoqëri, institucionet publike, arsimore, shëndetësore, dhe në tregun e punës, për shkak të mosnjohjes së plotë apo të kufizuar duke përfshirë: diagnozën e vonuar ose të gabuar; mungesa e mbështetjes pas diagnozës; vështirësi në aksesin në arsim, shërbime sociale dhe shëndetësore; tranzicione të vështira nga fëmijëria në moshën madhore; kufizime për marrjen dhe qëndrimin në punë; shëndet i dobët mendor dhe praktika të papërshtatshme (siç është vendosja dhe trajtimi i pavullnetshëm në reparte psikiatrike); dhe problemet gjatë ndërveprimit me organet e zbatimit të ligjit dhe sistemin e drejtësisë.

 

Duke njohur se familjet e personave me spektrin autik bartin sistematikisht ngarkesa të konsiderueshme emocionale, ekonomike dhe të kujdesit. Autizmi ka ndikim jo vetëm tek personi me këtë spektër, por edhe tek familjet e tyre, kështu që numri i personave që preken është shumë më i lartë.

 

Ndaj në frymën e parimeve kushtetuese për garantimin gjithëpërfshirës e të drejtave dhe lirive e të qytetarëve,

 

Miratimin e një legjislacionin specifik për personat në spektrin e autizmin, si dhe strategjitë kombëtare të autizmit dhe planet e veprimit që janë në përputhje me Konventës e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (KPAK);

 

Miratimin e moduli trajnues detyrues për zbatim me profesionistët që ndërveprojnë me fëmijët me autizëm dhe familjarët e tyre, përfshirë, punonjësit socialë, mësuesit, profesionistë mjekësorë, oficerë policie, profesionistë ligjorë, etj;

 

Mbështetje në vazhdimësi përgjatë gjithë jetës të personave me autizëm, e një veçanti përgjatë fazës së zhvillimit nga fëmijë në moshë madhore;

 

Mbështetje për aftësimin profesional sipas nevojave të personave me autizëm dhe integrimi në tregun e punës nëpërmjet programeve dhe politikave të nxitjes së puënsimit;

 

Përfshirja e personave të spektrit autik dhe familjarëve të tyre në trajtimin e veçantë, për përfitimin e lehtësira për lëvizshmërinë, përdorimin e mjeteve të transportit publik urban pa u penguar nga pamundësia financiare për të aksesuar këto shërbime.

Autizmi nuk zgjedh, nuk pret, nuk ka kohë më për fjalë. Autizmi kërkon iniciativa konkrete nga të gjithë ne.

Read More
02 Pri
0

Reagimi i përfaqësuesit ligjor i PD, Rezart Kthupi

 

REAGIMI I SEKRETARIT PËR REFORMËN ZGJEDHORE DHE PËRFAQËSUES LIGJOR I PD, REZART KTHUPI

 

Për të qartësuar mjegullën e mashtrimeve dhe dezinformimeve në lidhje me proçesin e sotem gjyqesor në Gjykatën e Tiranës kjo e fundit vendosi:

1) të ndërpresë shqyrtimin gjyqesor me qëllim verifikimin e legjitimitetit (te drejtes për t’ ju drejtuar Gjykatës) të të ashtuquajturit “mbledhje online e Këshillit Kombetar” të perfaqesuar nga shtatë deputetë.

2) tërheqjen e Vendimit të Gjykatës së Lartë të datës 27 dhjetor në kopje të njejtë me origjinalin.

 

Vetëm nëse pala kërkuese, e ashtuquajtura “mbledhje online e Këshillit Kombetar”, ja del të provojë përpara gjykatës se ajo e gëzon te drejtën ti drejtohet Gjykatës do të mund të fillojë procesi gjyqesor.

Read More
02 Pri
0

Masakra e 2 Prillit 1991, deputetja e PD, Eralda Tase: Sakrifikuan jetën për t’i thënë “Ndal” regjimit më të egër komunist

Postimi i plotë i deputetes së PD, Eralda Tase:

 

Martirët e 2 Prillit 1991, Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka përvec dhimbjes së madhe që shkaktuan në shoqërinë e asaj kohe, bënë që tek unë të lindte një adhurim për guximin e trimërinë që treguan, duke sakrifikuar edhe jetën për t’i thënë “Ndal!” regjimit më të egër komunist.

Heronjtë që deri në atë kohë unë i kisha njohur vetëm nëpër libra, papritur morën një tjetër pamje, një pamje më reale e të vërtetë, për të cilën të gjithë kishim nevojë. Një emocion ky që akoma jeton ne memorien time.

2 Prilli duhet të jetë një thirrje, për të dërguar para drejtësisë autorët e këtij krimi. Drejtësia nuk ka vepruar kurrë mbi komunistët e djeshëm dhe as mbi ata të sotëm.

Ata ende janë në pozicionet më të rëndësishme drejtuese.
Ndërgjegja jonë duhet të na shtyjë të luftojmë me forcë rrënjët e të keqes më të madhe që ka mbërthyer Shqipërinë ndër vite.

Lavdi përjetë heronjve të kombit!

Read More
02 Pri
0

33 vjet nga masakra e 2 Prillit, Basha: Një kambanë e përhershme dhe një thirrje e pandalshme se asnjëherë nuk duhet të rreshtim së përpjekuri për t’i tharë rrënjët e së keqes, e të mbjellim farën e së mirës

 

Kryetari i PD, Lulzim Basha, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka përkujtuar 33 vjetorin e masakrës së 2 Prillit në Shkodër. “Ndonëse regjimi ishte duke dhënë shpirt, ai ishte i gatshëm të godiste pa mëshirë të gjithë ata që donin ndryshim dhe një Shqipëri si të gjithë Europa”, – shkruan Basha.

Postimi i plotë:

Protesta e 2 Prillit 1991 dhe masakra që pasoi është një ngjarje e përmasave epokale që tregon se përmbysjet e mëdha nuk mund të realizohen pa sakrifica të mëdha. Ndonëse regjimi ishte duke dhënë shpirt, ai ishte i gatshëm të godiste pa mëshirë të gjithë ata që donin ndryshim dhe një Shqipëri si të gjithë Europa.

Përulje të thellë dhe nderim të përjetshëm për lulen e rinisë shkodrane, Arben Brocin, Bujar Bishanakun, Nazmi Kryeziun dhe Besnik Cekën, martirizimi i të cilëve shënjoi nisjen e një ndryshimi rrënjësor, që sa më shpejt të ndodhte aq më mirë do të ishte për të gjithë shqiptarët.

Edhe pse kanë kaluar 33 vite, duket se e keqja përsërit vetveten, ndaj ngjarje të tilla duhet të na shërbejnë si përkujtim se për Lirinë dhe Demokracinë duhet të shkojmë në betejë përditë.

Kjo datë është një kambanë e përhershme dhe një thirrje e pandalshme se asnjëherë nuk duhet të rreshtim së përpjekuri për t’i tharë rrënjët e së keqes, duke i shkulur një herë e përgjithmonë, dhe duke mbjellë farën e së mirës për një shoqëri dhe komb që e ka të domosdoshëm ndryshimin dhe përtëritjen.

Read More